Me besimin se Gjermania duhet të jetë partneri strategjik ekonomik i Shqipërisë, Partia Demokratike ka nisur hartimin e programit të saj ekonomik, në bashkëpunim me ekspertët germanë të partisë qeverisëse CDU në Gjermani. I pari që ka mbërritur në Tiranë nga Berlini është dr.Martin Henze, Kryetar I Komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU-së. Në tryezën për programin ekonomik, me fokus tek çështjet e infrastrukturës, energjisë dhe dixhitalizimit, të zhvillohuar në selinë e Partisë Demokratike, kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh CDU ka tek PD një partner të besueshëm dhe të vendosur, që I qëndron parimeve të demokracisë, shtetit ligjor dhe konkurencës së lirë. “Ditën e parë që do të marrim besimin për të qeverisur vendin, do ta përdorim këtë dorë që na shtrihet nga Gjermania mike për të nisur sa më parë transformimin e vendit, për t’i dhënë Shqipërisë zhvillimin dhe shqiptarëve shpresën”- u shpreh Basha.
Kreu i opozitës tha gjatë tryezës ekonomike të realizuar nga PD, në bashkëpunim me CDU se PD është e gatshme që, në një moment të tillë krize kaq të madhe, t’u japë shqqiptarëve shpresën, besimin, rrugën e daljes nga kjo gjendje. Basha vuri në dukje se Shqipërisë I duhet një përmbysje totale e gjendjes në vend, në mënyrë që Gjermania të investojë këtu dhe të hapë vende punë.
“Së pari duhet të garantojmë shtetin e së drejtës. Asnjë investitor serioz nuk mund të japë paratë e veta në një vend ku nuk ka zbatim të ligjit, ku ligji është një copë letër pa vlerë për qeverinë, ku rregullat nuk zbatohen njësoj dhe lidhja me krimin ka shkatërruar dhe kapur institucionet kryesore të vendit. Rikthimi i vendit nën sundimin e ligjit do të thotë bërja sa më shptej funksionale e Gjykatës Kushteteuse, do të thotë një drejtësi penale dhe civile funksionale, që ndëshkon dhe nuk mbron politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin, garanton të drejtat e liritë e qyterarëve, duke përfshirë të drejtat e pronës së tyre dhe të bizneseve.” – u shpreh Basha.
Gjatë tryezës për programin e ekonomisë së PD, në bashkëpunim me partnerët gjermanë të CDU-së, kreu i opozitës vuri në dukje se Shqipëria është e izoluar nga investimet e mëdha perëndimore. Ai tha se hapi i dytë do të jetë kthimi i Shqipërisë në një vend atraktiv për investimet. “Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që, në 6 vjet, nuk ka investim serioz perëndimor. Dy investimet e fundit perëndimore TAP-i dhe “Devolli” u kontraktuan gjatë qeverisjes së PD dhe, me mbylljen e tyre, mijëra njerëz do të gjenden pa punë”-tha Basha.
Kreu i opozitës u shoreh optimist se me ndihmën e partnerëve gjermanë dhe duke fituar betejën për demokracinë dhe shtetin ligjor, në Shqipëri do të kthehet shpresa dhe vendi do të zhvillohet.
“Ne kemi një plan dhe vendosmërinë për ta zbatuar atë deri në fund. Ne kemi partnerë të çmuar që nuk e kanë humbur shresën, që kanë ditur të shndërrojnë gërmadha ekonomike si Gjermania Lindore, në modele të shkëlqyera të zhvillimit ekonomik dhe konkurrencës”. – u shpreh Basha.
Në takimin e punës me dr. Martin Henze, një nga zërat më të rëndësishëm të politikave ekonomike të Gjermanisë, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se për Partinë Demokratike është shumë i rëndësishëm vazhdimi i bashkëpunimit me CDU për të konkretizuar planin ekonomik, i cili është i qartë dhe i thjeshtë për t’u zbatuar.
• Përmirësimi i klimës së biznesit do të nisë me thjeshtimin fiskal, taksën e sheshtë 9 %
• Çlirimin total të biznesit të vogël e të mesëm nga tmerri i arrogancës dhe arbitraritetit tatimor.
• Sigurimi i konkurences se lirë e të barabartë në Shqipëri, duke i dhënë fund politikave klientelsite dhe korruptive, të cilat kanë përthithur deri më sot qindra milionë euro të parave publike, që nëse e lejojmë, por nuk do ta lejojmë do ta çojnë borxhin e shqiptarëve në 82 përqind.
Basha tha se PD do t’ua heqë këtë peshë shqiptarëve, do të çlirojë energjinë e kyçur të rinisë nëpërmjet takave të ulëta, displinës buxhetore, prioriteteve të qarta të investimeve publike, investimeve të kapitalit gjerman.
Kreu i PD ka një mesazh të veçantë për shqiptarët, të cilët ndjekin çdo ditë nga selia e PD betejën e opozitës kunder krimit të lidhur me pushtetin.
“Dua t’u rikonfirmoj sot qytetarëve që, ndonëse beteja e përditshme me të keqen na e pamundëson ta themi këtë përditë, ne punojmë ditë për ditë për vizionin tonë të së nesërmes, të një Shqipërie të zhvilluar, me mundëis për një jetë më të mirë për rininë dhe për të gjithë shqiptarët dhe se këtu mbështetemi fuqimisht në ekspertizën e miqve tanë të çmuar kristian demokratë.”- u shpreh Basha.
Si të gjithë gjermanët, dr.Martin Henze, një nga zërat më të rëndësishëm të ekonomisë gjermane, ishte konkret dhe i dretpërdrejtë për situatën ekonomike në Shqipëri, që e quajti katastrofale, si dhe për vendimet e gabuara strategjike të qeverisë shqiptare. Martin Henze, Kryetar i Komisionit për Transportin në Këshillin Ekonomik të CDU-së tha se “Borxhi ekonomik është shumë i lartë, popullsia po reduktohet dhe pjesa më inteligjente e shqiptarëve po kërkon azil, arratia nga zona rurale është një tjetër problem që po prek Shqipërinë, infrastruktuar është plot mangësi, gjendja me titujt e pronësisë është katastrofale dhe siguria e tyre është jetike për ata që duan të investojnë e të blejnë prona në Shqipëri.”
Dr. Henze ngriti si shqetësim nismat favorizuese për Kinën dhe Turqinë. të disa vendeve të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë,
“Nisma 16+1 është një marrëveshje jo e mirë për Shqipërinë. Ju duhet të sqaroni ç’do të bëni, do të bëheni pjesë e BE-së apo të ndërmerrni një aleancë strategjike me konkurrentin tonë, Kinën. Nëse e kuptova mirë zotin Basha, të gjithë në Shqipëri thonë se duam të anëtarësohemi në BE. Është si në martesë, s’mund të kesh dy burra apo dy gra. Natyrisht mund të besh biznes edhe me Kinën, por s’mund të negociosh elementët nevralgjikë të ekonomisë, si portet, aeroportet, energjinë, furnizimi me ujë. Ne në Gjermani bëjmë shumë kujdes që këtë infrastrukturë të mos u jepet kompanive aziatike. Edhe ju në Shqipëri duhet të bëni shumë kujdes.“- u shpreh Henze, i cili mori si shembull sektorin e naftës.
“Pse rezervat e naftës, për shfrytëzimin e të cilave mund t’ju ndihmojnë shumë firma evropiane, në Shqipqri nuk është treguar një kujdes i tillë. Në Portin e Durrësit ka patur interes nga ana e kinezëve dhe nuk e kuptoj vërtet këtë mungesë të largpamësisë në Shqipëri. Kam patur mundësi të bëj biseda me përfaqësues të ndryshëm në BE që kanë shumë përvojë në infrastrukturën portuale, që do të angazhoheshin me shumë dëshirë në Shqipëri. “- theksoi dr. Henze.
Dr. Martin Henze vuri në dukje se Shqipëria është paralajmëruar nga partnerët në BE dhe SHBA për të mos ua dhënë portet dhe aeroportet me koncesion apo për shitje kompanive kineze dhe turke. “Tjetër gjë është të bësh biznes, me ata që Bashkimi Europian i konsideron konkurentë Strategjikë, por jo në fushën e insfrastrukturës.” – tha ai.
Dr. Martin Henze, Kryetar i Komisionit për Transportin në Këshillin Ekonomik të CDU-së shprehu besimin se demokratet janë ata që do ta çojnë vendin përpara dhe se është shumë e rëndësishme që shqiptarët të zgjedhin qeverinë e duhur.
Read More