Blog

07 Nën
0

“Unaza e Re” është një aferë korruptive që i jep 18 milionë euro një kompanie guaskë, me pronarë të panjohur. 

  • “Unaza e Re” është një aferë korruptive që i jep 18 milionë euro një kompanie guaskë, me pronarë të panjohur.
  • Tenderi në total 40 milionë euro ka fitues të paracaktuar, me garë fiktive.
  • Banoret tek Unaza e Re, të cilëve Rama dhe Veliaj u kanë marrë paratë dhe votën për legalizim, duhet të dëmshpërblehen pa vonesë.

 

INA ZHUPA, ZËDHËNËSE E PARTISË DEMOKRATIKE

 

Prej disa ditësh, qindra familje tek Unaza e Re, po protestojnë për braktisjen totale nga qeveria, e cila po u shkatërron shtëpitë pa u dhënë asnjë dëmshpërblim për llogari të një afere të madhe korruptive dhe klienteliste për rindërtimin  e 3 segmenteve të Unazës së Re të Tiranës.

 

Janë 40 milionë euro të shpërndarë praktikisht pa garë tek tre kompani, të cilat janë shpallur fituese, sepse pjesëmarrësja e dytë në tender, nuk ka dhënë asnjë ofertë. Kompania “Vëllezërit Hysa” është përdorur për të mashtruar ligjin dhe për të nxjerrë fituese kompanitë e paracaktuara nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

 

Skandali i aferës tek Unaza e Re thellohet edhe më shumë nga shpallja fituese e bashkimit të një kompanie guaskë, DH Albania, pronarët e së cilës janë të panjohur, me një kompani shqiptare, BIba X, që vazhdimisht ka qenë nën sekuestro për mos shlyerje borxhesh. Ky konsorcium ka fituar pjesën e luanit në tender, !8 milionë euro.

 

Faktet se pas rindërtimit të Unazës së re fshihet një afere korruptive janë disa:

  1. Kompania Dh Albania është krijuar në korrik të këtij viti, një muaj e gjysëm para hapjes së tenderit
  2. Kompania mëmë e saj është kompani e regjistruar në parajsë fiskale, me pronarë të panjohur.
  3. Kompania biba X ka nuk ka përvojë në ndërtim rrugësh, aktivitet të cilin e ka shtuar pak para së të shpallej fitues i tenderit
  4. Kompania Biba X, sipas të dhënave të medias, ka qenë nën sekuetsro edhe gjatë periudhës kur ka marrë pjesë në tenderin e Unazës së Re, në shkelje flagrante të ligjit të Prokurimeve Publike.

 

Edi Rama dhe Rrion Veliaj duhet t’u thonë sot shqiptarëve kush është pronari i vërtetë që fshihet pas kompanisë guaskë, duke grabitur me maskën e parajsës fiskale, 18 milionë euro të taksave të shqiptarëve.

 

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dëmshpërblejnë pa vonesë të gjithë banorët, të cilëve u kanë marrë paratë dhe votat për të legalizuar shtëpitë, ndërsa tani i trajtojnë si qytetarë të paligjshëm.

 

Partia Demokratike gjen rastin të sigurojë shqiptarët se me “Ligjin Antimafia” askush nuk do të gëzojë pasurinë e grabitur, duke u fshehur në guaskën e parajsave fiskale.

Read More
07 Nën
0

Dosja “339” është radiografia e pushtetit të lidhur me krimin, arrestimi i Vangjush Dakos ”, bashkëpunëtor me bandat për blerjen e votës është hapi i parë i domosdoshëm

  • Dosja “339”, nuk do të jetë “çudia që zgjat vetëm 3 ditë”! Ajo është radiografia e pushtetit të lidhur me krimin, në shërbim të krimit.
  • Zbardhja deri në fund e krimit elektoral në dosjen 339 është e panegociueshme.
  • Arrestimi i Vangjush Dakos ”, bashkëpunëtor me bandat për blerjen e votës është hapi i parë i domosdoshëm.

GENT STRAZIMIRI, DEPUTET I PARTISË DEMOKRATIKE

Dosja “339”, nuk do të jetë “çudia që zgjat vetëm 3 ditë”!

Dosja “339” është radiografia e pushtetit të lidhur me krimin, pushtetit në shërbim të krimit pushtetit që këmben favore me krimin, në nevojën e përbashkët për të mbijetuar në kurriz të ligjit dhe interesit publik.

Në përgjimet e dosjes 339 është faktuar simbioza e pushtetit me krimin, përmes komunikimit sistematik me bandat të Vangjush Dakos, udhëheqësit politik të fushatës në Durrës, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, respektivisht për të siguruar përkrahjen e ndërsjelltë, përmes favoreve të ndërsjellta duke shprehur në fund edhe mirënjohjen e ndërsjelltë për “zgjidhjen e halleve” të ndërsjellta.

“Harresë” për dosjen 339 nuk do të ketë dhe arrestimi i Vangjush Dakos është prova nëse në Shqipëri do të ketë apo jo drejtësi, do të ketë apo jo luftë kundër krimit, do të ketë apo jo normalitet ligjor e elektoral dhe për pasojë qeveri legjitime, si në çdo shtet normal.

Legjitimiteti i qeverisjes në Shqipëri është po aq solid, sa ç’është paprekshmëria e bandave dhe banditëve si Vangjush Dako.

Legjitimiteti i qeverisjes dhe përkrahja me votë e saj në popull, është aq e vërtetë sa ç është fakti se populli detyrohet të votojë në përputhje me interesin dhe influencën e bandave, të cilat nga ana e tyre kanë interes që në pushtet të jetë qeveria që:

– i lajmëron të largohen përpara arrestimit,

– që edhe nëse aksidentalisht janë arrestuar,

– që lëshon karakteristikë “rehabilitimi” për t’i nxjerrë nga burgu,

– që mbyll njërin sy, ose të dy, kur bandat ndërtojnë pa leje, zaptojnë pa ligj, kërcënojnë hapur e bëjnë karshillëk në port, në doganë, tek tatimet, në polici e madje edhe në prokurori.

Dosja 339 nuk do të mbyllet e as do të rrijë pezull, si një çudi e radhës, me të cilën shqiptarët do të mësohen. Jo!

Zbardhja deri në fund e aferave kriminale e politike të provuara në dosjen 339 është e panegociueshme, dhe arrestimi i Vangjush Dakos si ndërlidhësi dhe “hallezgjidhësi” i bandave në këmbim të votës është hapi i parë i domosdoshëm dhe urgjent në këtë drejtim.

Çdo ditë në liri për Vangjush Dakon, do të thotë një ditë më shumë skllavëri edhe më e rëndë për shoqërinë, do të thotë paprekshmëri për bandat, do të thotë shkatërrim provash, do të thotë presion e influenca kriminale që shtohen e forcohen për t;i siguruar pandëshkueshmëri Vangjush Dakos dhe bandave.

Çdo ditë bllokim i Dosjes 339 është një provë e delegjitimimit të mëtejshëm të një prokurorie nën thundrën e një qeverie ilegjitime, që sot është në pushtet vetëm për shkak të gjushëve, anëtarë të bandave të trafikut ndërkombëtar.

 

Read More
06 Nën
0

BASHKËBISEDIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, ME BANORËT E PIRGUT NË BASHKINË E MALIQIT

TAKIMI DHE BASHKËBISEDIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, ME BANORËT E PIRGUT NË BASHKINË E MALIQIT

Me banorët e Maliqit Kryetari i PD Lulzim Basha bashkëbisedoi për alternativën e opozitës për ringritjen e bujqësisë, e cila mbështetet në 3 shtylla: subvencionet direkte,  Investimet në infrastrukturë dhe mbrojtja prodhimit vendas me tarifat doganore.

 “Në rastin e bujqësisë nuk ka nevojë të shpikim rrotën. Politikat për të mbështetur bujqësinë funksionojnë njësoj, si në Europë,  edhe të fqinjët tanë, Maqedonia dhe Kosova. Buxheti ynë për subvencionet vitin e parë do të jetë 150 milion euro dhe do të vazhdojë duke u rritur sipas projeksionit tonë, siç do të vazhdojë të rritet edhe prodhimi I bujqësisë shqiptare. “- tha Basha.

Duke bërë një krahasim me fondet që parashikon buxheti 2019 vetëm për një grusht koncesionesh korruptive në pronësi të qeverisë apo klientë të saj, Basha tregoi edhe burimin e financimit për ringritjen e bujqësisë.

“100 milion euro do të harxhojë vitin e ardhshëm, po e lamë, vetëm për 10 oligarkë Edi Rama. Vetëm për tre inceneratorët, që janë makina të prodhimit të parave, Arben Ahmetaj do të marrë 22 milion euro për veten e tij, t’i fusë në xhepat e tij. Ne do t’i japim fund koncensioneve korruptive që na e kanë çuar kilometrin e rrugëve në 25 milionë euro.”- theksoi kreu i opozitës në takimin me banorët e Maliqit.

Pjesë e alternativës qeverisëse të opozitës është edhe rritja e pensioneve, paratë për te cilat do të gjenden tek dhënia fund e abuzimit me tenderat që, vetëm vitin e kaluar llogariten në rreth 500 milionë euro.

“Ne do të nisim që prej ditës tonë të parë në pushtet, rritjen e pensioneve. Rritja e parë do të jetë në nivelin e 200 mijë lekëve dhe deri në fund të mandatit, pensioni minimal në Shqipëri do të jetë 250 mijë lek të vjetra për pensionist.” – u shpreh Basha.

Kryetari I opozitës i ftoi banorët e Maliqit t’i bashkohen opozitës për të bërë të mundur që vendin të mos e qeverisë pakica, por shumica reale e këtij vendi që përkrah projektet konkrete të opozitës për zhvillimin e vendit.

 “Asgjë prej këtyre nuk mund të vijë pa një rotacion politik, pa një transformim total, që është po aq i nevojshëm sot sa para 30 vitesh. Para 30 vitesh kishim 13 anëtarë të Byrosë Politike që nuk mendonin për njerëzit, por mendonin vetëm për veten e tyre. Edhe sot kemi 5 banditë, 5 oligarkë dhe 5 politikanë që mendojnë vetëm për veten e tyre. Para 30 vitesh ata e kishin bërë Shqipërinë kopësht zoologjik të stalinizmit. Edhe sot këta 15 Banditë e oligarkë e konsiderojnë gjithë Shqipërinë çifligun e tyre.”- u shpreh Basha.

Read More
05 Nën
0

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Këmbëngulja e Edi Ramës për emërimin e Sandër Lleshit në drejtimin e Ministrisë së Brendshme konfirmon qëndrimin e opozitës se Rama e ka jetike kontrollin e plotë të Ministrisë së Brendshme.

Duke qenë vetë de facto Ministër i Brendshëm, Edi Rama ka më shumë mjete për të mbrojtur Olsi Ramën, Vangjush Dakon, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetaj dhe këdo tjetër anëtar të bandës së tij në pushtet.

Emërimi i figurës më të papërshtatshme për të drejtuar Ministrinë e Brendshme provon që Edi Ramës nuk i intereson lufta kundër krimit të organizuar, por mbrojtja e tij me çdo çmim.

Është fakt që deri më sot asnjë emërtesë e Edi Ramës në krye të Ministrisë së Brendshme nuk  e ka luftuar krimin e organizuar, por ka bashkëpunuar dhe e ka mbrojtur atë me porosi direkte të Edi Ramës.

Edi Rama nuk mund ta luftojë Edi Ramën, prandaj i duhet një kukull si Sandër Lleshi për të mbrojtur veten dhe për t’i siguruar  paprekshmëri krimit.

Read More
05 Nën
0

Buxheti 2019 nuk projekton zhvillim dhe mirëqenie, por lëmoshë për qytetarët dhe taksim të rëndë për bizneset.

 

  • Buxheti 2019 nuk projekton zhvillim dhe mirëqenie, por lëmoshë për qytetarët dhe taksim të rëndë për bizneset.
  • Buxheti pasuron një grusht njerëzish pranë Edi Ramës dhe e parashikon faturën 100 milionë USD për koncesione dhe PPP.
  • Buxheti 2019 shoqërohet me 40 milionë USD taksa më shumë për shqiptarët dhe me rritje të borxhit publik.
  • 1 në çdo 3 lekë te fituara i paguhen qeverisë si taksë.
  • Buxheti 2019 nuk parashikon më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve për të përballuar çmimet, taksat dhe tarifat e rritura prej saj.
  • Buxheti 2019 është i pamëshirshëm me më të varfrit, me më të pamundurit, duke larguar nga skema e ndihmës ekonomike rreth 40 mijë familje.
  • PD do të bëjë gjithçka që ky të jetë buxheti i fundit i qeverisë së Edi Ramës për ta çliruar ekonominë nga oligarkët dhe klientët banditë të Edi Ramës.

 

JORIDA TABAKU, DEPUTETE E PARTISË DEMOKRATIKE, N/KRYETARE E KOMISIONIT TË EKONOMISË

 

Buxheti 2019, njësoj si në 4 vitet paraardhës, nuk projekton zhvillim dhe mirëqenie, por lëmoshë për qytetarët dhe taksim të rëndë për bizneset.

Ky është buxheti që pasuron një grusht njerëzish pranë Edi Ramës.

Ky është një buxhet që shoqërohet me 40 milionë USD taksa më shumë për shqiptarët dhe me rritje të borxhit publik, që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, e ka kaluar 72% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, përfshirë faturën e koncesioneve.

Nga janari 2014, kur Edi Rama bëri buxhetin e tij të parë dhe deri më sot,  shqiptarët kanë paguar 5 miliard taksa më shumë, duke bërë që jetesa për ta  të jetë më e shtrenjta në Ballkan, ndërsa të ardhurat nga më të ulëtat.

FMN ka llogaritur se taksat zënë 1/3 e të ardhurave për shqiptarët.

Që do të thotë se 1 në 3 lekë që fiton, çdo shqiptar ia jep qeverisë, e cila ka dështuar t’i kthejë ato në shërbime më të mira dhe infrastrukturë më të mirë.

Le të themi disa të vërteta që ky buxhet nuk u jep zgjidhje.

FMN na rendit të fundit në Europë për të ardhurat në familje.  Sot të ardhurat e familjeve shqiptare shkojnë për:

  • Tarifën e rritur të energjisë elektrike me 24%.
  • Tarifën e rritur të arsimit të lartë me 30%.
  • Tekstet e rritura shkollore me 7%.
  • Çmimin më të lartë të karburantit në rajon me 60%.

A ka parashikuar qeveria rritje të ardhurash për familjet shqiptare të paktën për të përballuar çmimet, taksat dhe tarifat e rritura po nga kjo qeveri?

Përgjigjja është JO!

Buxheti 2019 nuk parashikon më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve.

Sipas të gjitha raporteve serioze vendase dhe ndërkombëtare, bizneset sot në Shqipëri paguajnë taksa të larta në raport me mundësinë e të ardhurave apo xhirove që këto biznese kanë dhe kjo është arsyeja se përse qe 45 biznese mbyllen në ditë.

Ndonëse u morën votën bizneseve me premtimin se do të ulnin taksat, për të gjashtin buxhet me rradhë, kjo qeveri nuk aplikon asnjë politikë lehtësuese fiskale.

Vendosja e TVSH-së mbi biznesin e vogël ka qenë fatale duke rezultuar pikërisht në atë që opozita deklaroi, rritjen e infomalitetit.

Buxheti nuk artikulon asnjë politikë pro biznes e pro investime të huaja. Por sërish fokuson të gjitha energjitë e saj për të zhdukur konkurrencën dhe për të prodhuar vetëm monopole.

Vëmendja është sërish tek klientët e qeverisë.

Asnjë investim, masë apo projekt për hapjen  e vendeve të reja të punës.

Përkundrazi, taksa e re mbi bitumin, mund të çojë në mbylljen e vendeve të punës nga kompanitë, duke lënë pa të ardhura mijëra qytetarë që jetojnë vetëm nga kjo industri në zonën e Selenicës në Vlorë.

Buxheti 2019 është buxheti që ul të ardhurat për shumicën dhe i rrit ato për pakicën. Në këtë buxhet është parashikiar një shifër rekord, 100 milion euro, për faturën e konçesioneve dhe PPP-ve korruptive.

Buxheti trajton në mënyrë qesharake dhe përbuzëse arsimin. Qeveria ka vendosur që vitin e ardhshëm t’i japë mësuesve dhe pedagogëve një lëmoshë prej 1 USD në ditë ndërkohë që 135 mijë studentëve të mos I japë asnjë si investim në arsim.

Njëkohësisht buxheti i vitit të ardhshëm formalizon fatkeqësisht mbylljen e 150 shkollave në të gjithë vendin.

Megjithëse fshatarët paguajnë 27 lekë/litër në naftë investimet e qeverisë në Bujqësi janë në ndihmë të atij që do të marrë konçesionin e rradhës.

Ndërkohë që skema e PPP-ve dhe pasurimit personal të kryeministrit, po merr dalëngadalë çdo të ardhur që gjenerohet nga taksat.

Buxheti 2019 është i pamëshirshëm me më të varfrit, me më të pamundurit, duke larguar përfundimisht dhe zyrtarisht nga skema e ndihmës ekonomike rreth 40 mijë familje.

Një vit më parë qeveria premtoi fondin prej 10 mln USD për rritjen e pagave.

Por shqiptarët nuk do ta shohin rritjen derisa të vijnë zgjedhjet, një skemë e dalë boje që dëshmon vullnetin e qeverisë për të përdorur çdo burim për të ndikuar votën.

Pavarësisht retorikës qeveritare, përgjysmohen fondet për shtresën e ish-të përndjekurve politikë. Për vitin 2019 do të alokohen vetëm 10 mln dollarë, ndërkohë që në buxhetin fillestar të 2018 ky fond ishte dy herë më i lartë.

Me këto ritme do të duhen 3 dekada për të ezauruar faturën financiare ndaj kësaj shtrese të përvuajtur.

Buxheti 2019 është një tjetër fletore detyrimesh dhe koncesionesh me të cilën qeveria kërkon të gënjejë shqiptarët.

Asnjë ulje takse për biznesin e vogël, asnjë ulje takse për të stimuluar punën, asnjë politikë fiskale për të tërhequr investimet e huaja. Asnjë stimul për arsimin profesional, asnjë stimul për të çliruar ekonominë.

Për fat të mirë, shumica e shqiptarëve po kuptojnë se shpresa e vërtetë për taksa më të ulëta, për një klimë më të mirë pro biznes, për të ardhura më të larta vjen vetëm nga oferta e Partisë Demokratike.

Ne mendojmë se taksa e sheshtë, rregullat strikte të borxhit publik si dhe investimet e duhura në infrastrukturë; do t’i japë impulsin e duhur ekonomisë.

Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që ky të jetë buxheti i fundit  Edi Ramës për ta çliruar ekonominë nga oligarkët dhe nga klientët që sot po zhvasin buxhetin!

Read More
05 Nën
0

VangjushDako duhet të arrestohet pa vonesë për krimin elektoral të blerjes së votave nëpërmjet bandave.

  • VangjushDako duhet të arrestohet pa vonesë për krimin elektoral të blerjes së votave nëpërmjet bandave.

 

  • Çdo ditë në liri, ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.

 

  • Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi.

 

  • Nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!

 

 

EDMOND SPAHO, NËNKRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE

 

Ka të paktën dy javë që shqiptarët kanë parë provat e vërtetësisë së denoncimit të Partisë Demokratike se Vangjush Dako ka bashkëpunuar me bandat e Durrësit duke i përdorur ato për të  blerë vota për pushtetin e tij dhe të Edi Ramës.

 

Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blear për tepsinë e Edi Ramës.

 

Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg!

Deri tani janë publikuar vetëm 3 përgjime, që janë maja e ajsbergut e provave se Vangjush Dako e qeveris Durrësin me bandat më të rrezikshme, njësoj si Edi Rama qeveris vendin me krimin e organizuar.

Përgjimet zyrtare të prokurorisë nga dosja 339 nxjerrin në pah marrëdhënien e ngushtë të Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve, trafikantë ndërkombëtarë droge nga Amerika latine në Euopë, të cilët i ka përdorur në fushatë për të blerë zgjedhjet. Përgjimet faktojnë gatishmërinë dhe garancinë e Vangjush Dakos për t’i mbaruar punë bandës.

 

Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë.

 

Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Mosarrestimi i Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama.

Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të prokurorisë së krimeve të Rënda.

Mosarrestimi i Dakos hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi.

Ndodhemi para një momenti dramatik për fatin e drejtësisë dhe të vendit.

Nuk mund të ketë as drejtësi as paqe sociale, kur arrestohen dhe mbahen në burg ata që protestojnë për bukën e gojës dhe bredhin të lirë politikanë kriminelë si Vangjush Dako, vetëm pse gëzojnë mbështetjen e kreut të qeverisë.

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!

Read More
04 Nën
0

Basha prezanton në Korçë Platformën për Pastrimin e Politikës nga Krimi, Vetingun e Politikanëve

Përshëndetje zonja e zotërinj, të rinj e të reja, qytetarë të Korçës. i dashur Aldo, kryetar i Partisë Demokratike të Korçës, i dashur zoti Ristani, sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike, e nderuar profesoreshë Duka, të nderuar zoti Ervin Salianji, zoti Klevis Balliu, zoti Hekuran Hoxhalli, deputetë të Qarkut të Korçës, të nderuar deputetë dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar që më shoqëroni në këtë takim, zonja Tabaku, zoti Bylykbashi, zoti Mima, zoti Bardhi, këshilltar ligjor dhe ish-ministër i Drejtësisë.

Së pari më lejoni t’u falenderoj nga zemra për këtë 24-orësh të mrekullueshëm që dini ta ofroni si rrallëkush me mikpritjen tuaj, me qytetarinë tuaj me vlerat më të larta të civilizimit që janë mbrujtur këtu në Korçë, që janë ruajtur këtu në Korçë dhe që rrezatojnë po aq fort sa sot dielli në këtë ditë të bukur që duket si një ditë pranverore.

Ky falenderim është për të gjithë qytetarët e Korçës. Me shumicën prej jush, jemi takuar shpesh, në këtë sallë, por edhe jashtë kësaj salle. Kemi diskutuar, kemi debatuar për gjendjen e vendit, për sfidat e mëdha, por edhe për problemet që për fat të keq kanë ardhur duke u rënduar.

Ta themi shkurt dhe qartë, pa lajle-lule, pa i rënë rretheqark. Kjo qeveri ka shkatërruar themelin e demokracisë, ka shkatërruar votën e lirë. Ka dorëzuar qeverisjen tek krimi dhe tek oligarkët, ka dorëzuar pasuritë publike, taksat e shqiptarëve, të cilat i ndan me skemat më të ndyra të korrupsionit në 30 vite, me një grusht njerëzish që përfitojnë në kurriz të qytetarëve më të varfër të Evropës.

Sot jam këtu jo për t’u treguar se ç’kemi thënë deri sot për gjendjen e rëndë ku ndodhet vendi, sepse faktet flasin vetë: lidhjet politike të Edi Ramës me kriminelët dhe banditët janë shfaqur jo thjesht dhe vetëm në denoncimet e opozitës.

Edhe në Raportet e OSBE/ODIHR-it, në raportet e vetë qeverisë teknike, por tashmë edhe në përgjimet e prokurorisë, nga lidhjet e Bajrajve me Ditmir Bushatin, të Çelajve në Elbasan me Taulant Ballën, të Avdylajve, Lul Berishës, Plarent Dervishit, Indrit Taullait dhe bandave të tjera të Durrësit me Vangjush Dakon e Blendi Klosin, të Rragamit dhe banditëve të tij me Niko Peleshin…e kështu anembanë vendit. Natyrisht duke kulmuar me lidhjen e vetë kapobandës së organizatës kriminale të “Rilindjes” Edi Ramën, pa të cilin kjo skemë nuk do të ishte vënë në funksion.

Përqendrimin e parave në një grusht njerëzish, parave publike, tenderave, koncesioneve po kështu e kemi denoncuar nga kjo sallë dhe ju e dini fare mirë, se për çdo projekt që ka investuar para qeveria këtu, gjysma apo më shumë e parave këtu janë futur direkt në xhepat e pushtetarëve dhe kontraktorëve, sepse preventivët kanë qenë të fryrë 2-3 fish.

Natyrisht këto janë paratë e qytetarëve korçarë, nuk janë paratë e Edi Ramës, as të Niko Peleshit. Projektet janë realizuar me 2 deri në 3 herë vlerën e tyre dhe kontraktorët janë përdorur thjesht dhe vetëm për t’i zhvatur këto para dhe për t’i futur në xhepat e tyre dhe në xhepat e politikanëve që u kanë bërë të mundur të fitojnë këto tendera, jashtë gjithë ligjeve dhe rregullave të prokurimit public.

Është fakt se në pjesën tjetër të vendit për 5 vite nuk ka patur asnjë investim domethënës, që të përmirësojë infrastrukturën, shëndetësinë, shkollat, nuk ka patur rritje rrogash e pensionesh, madje janë ulur, në raport me inflacionin. Është fakt se nuk ka një investitor të huaj në 5 vite, nuk ka një investim serioz perëndimor që të jetë kryer në këtë vend, është fakt që në Korçë e në të gjithë Shqipërinë, numri total i bizneseve që mbyllin qepenat për shkak të situatës së rëndë ekonomike, rënies së fuqisë blerëse, taksave të rritura, futjes abuzive në skemën e tvsh-së, sjelljes prej gangsterësh të administratës fiskale, ka arritur shifrën dramatike prej 45 biznesesh në ditë.

45 biznese në ditë i bie mesatarisht që në kohën kur zhvillojmë këtë aktivitet në këtë sallë, kur të dalim jashtë të kemi 2 apo 3 biznese që kanë mbyllur qepenat. 2 apo 3 familje, apo më shumë, që kanë humbur të ardhurat e tyre, që kanë humbur bukën e gojës.

Është fakt, se përtej premtimeve fasadë, çmimet janë rritur, taksat janë rritur, faturat janë rritur, nga ajo e energjisë, deri tek ajo e naftës, që është fatura më kriminale, çmimi më i lartë i naftës për popullin më të varfër të Evropës. Është fakt se 49 përqind e shqiptarëve nuk paguajnë dot faturën e dritave dhe të ujit, ndërsa 39 përqind e shqiptarëve nuk ngrohin dot shtëpitë e tyre.

Është fakt se afro 70 përqind e afro 500 mijë qytetarëve që kanë lënë vendin në 5 vitet e qeverisjes nga organizata kriminale e “Rilindjes” përbëhen nga grupmosha 19-34 vjeç, lulja e rinisë, shpresa e kombit, shpresa e vendit.

Por sot nuk jam për tu zgjatur këtu duke gërvishtur këtë plagë që mbetet e freskët dhe e hapur, këtu në Korçë dhe anembanë Shqipërisë. Sot jemi këtu për të prezantuar themelet e programit tonë për zgjidhjen e këtij problem. Ne kemi paraqitur 3 platforma, që kanë lidhje me situatën e vendit dhe me daljen nga kjo situatë dhe që përbëjnë themelin e programit tonë politik: Ndarjen e politikës nga krimi, pastrimin e politikës nga politikanët e lidhur me kriminelët; Dekriminalizimin e zgjedhjeve;

Luftën kundër korrupsionit dhe oligarkisë, për të çliruar ekonominë, nga zgjedha e rëndë e oligarkisë dhe e korrupsionit qeveritar.

Sot kam nderin dhe kënaqësinë që këto platforma që kemi shpalosur në nivelin kombëtar, të fillojmë t’i shpalosim edhe para qytetarisë. Nuk ka vend më të mirë dhe qytet më të mirë për ta nisur këtë sesa Korça, e natyrisht do ta vazhdojmë këtë anembanë vendit.

Këto platforma, të cilat do të pasurohen nga debate dhe bashkëbisedimi me qytetarët janë baza e veprimit, dhe të vëna në jetë, ato do të ndryshojnë njëherë e përgjithmonë situatën në Shqipëri, do të ndikojnë në hapjen e rrugës së saj drejt Bashkimit Evropian, zhvillimin ekonomik dhe mbi të gjitha në kthimin e qeverisjes në duart e qeveritarëve dhe jo në duart e një grushti kriminelësh, banditësh e oligarkësh.

Prandaj besoj se sa më shumë e sa më shpejt qytetarët të bashkohen rreth vizionit tonë, aq më shpejt nuk do të jenë thjesht dhe vetëm platforma, por do t’i kthejmë së bashku në realitet.

Shumica e shqiptarëve i kanë mirëpritur dhe i kanë mbështetur këto propozime.

Ndarja e politikës nga krimi

Është e qartë për të gjithë shqiptarët, dhe për faktorin ndërkombëtar, se sa thellë i ka futur rrënjët krimi i organizuar në qeverisjen e vendit, se si Edi Rama i përdori bandat dhe brutalitetin e tyre për të marrë dhe për të mbajtur pushtetinh.

E kemi denoncuar që vitin e parë të qeverisjes së tij, futjen e personave me rekorde kriminale, njerëz që nuk i lidhte asgjë me politikën, as me Partinë Socialiste, por që u katapultuan si deputetë dhe si kryebashkiakë, drejtpërdrejt nga burgjet e Evropës, ku vuanin dënime për vepra të tmerrshme kriminale; tgrafiqe, vrasje, përdhunime e kështu me radhë.

Ne denoncuam se si këta banditë, përdhunues dhe trafikantë, jo vetëm i promovoi në pushtet, por Edi Rama i mbrojti me thonj, deri në çastin e fundit. Bëri gjithçka për të penguar dhe zvarritur për dy vite me radhë Ligjin e Dekriminalizimit, por vendosmëria jonë, e opozitës dhe e qytetarëve që na mbështetën, bëri që ky ligj të vihej në zbatim dhe si rezultat sot kemi 350 zyrtarë, politikanë, deputetë dhe krybashkiakë, që Ligji i Dekriminalizimit i nxori nga zyrat dhe ua bëri të pamundur futjen përsëri në këto zyra.

Megjithatë, siç jemi të gjithë dëshmitarë, kjo është e pamjaftueshme, pasi marrëdhënia midis politikës dhe krimit është transformuar. Edi Rama ka gjetur menyra të tjera për t’i bërë bisht Ligjit të Dekriminalizimit. E ka kthyer krimin e organizuar në një partner të drejtpërdrejtë të politikanëve të karrierës. Ne denoncuam lidhjen e Tahirit me Habilajt, shndërrimin e Ministrisë së Brendshme dhe kupolës së policisë në një aksesor të mafias së drogës.

Sot është fakt, ai vazhdon të jetë nën hetim, megjithë përpjekjet titanike që po bëhen që ta shpëtojnë, dhe gjysma e kupolës së policisë në kërkim. Ne denoncuam trafikantin Agron (Geron) Xhafaj, vëllain e ministrit të Brendshëm, tashmë ish-ministrit të Brendshëm.

E paimagjinueshme në një vend demokratik dhe e paprecedentë në Evropë të kemi ministër të brendshëm vëllain e një trafikanti droge. Por, falë qëndresës, betejës tonë, sot ai është i shkarkuar dhe i larguar me turp dhe i delegjitimuar nga detyra e tij, që në fakt nuk e kreu për asnjë ditë, sepse preokupimi i tij i vetëm ishte që si e si të mbulonte aferat e të vëllait, edhe duke përdorur policinë dhe prokurorinë, për të sulmuar ata që denoncuan këtë aferë.

Ne denoncuam lidhjet e Taulant Ballës me kriminelë që marrin tendera publikë në kundërshtim me ligjin. Presionet e tij ndaj Prokurorisë për të liruar të tjerë kriminelë të cilët ndihmuan në vjedhjen e votës në Elbasan. E para është faktuar përtej çdo dyshimi dhe pret ndjekjen penale nga një prokurori që duhet dhe do të çlirohet nga kapja politike dhe kriminale.

E dyta është faktuar përmes dëshmive e oficerëve të policisë në azil, oficerit Emiljano Nuhu, dhe pret që dosja të dalë nga kasaforta e Prokurorisë së Elbasanit dhe Taulant Balla të vihet përpara përgjegjësisë penale.

Por problem kryesor është që ligji nuk funskionon njësoj për këtë vend. Ligji funksionon me dy standarde. Ndryshe për qytetarët që nuk paguajnë dot faturën e dritave, ndryshe për politikanët socialist të lidhur me krimin dhe të afërmit e tyre.

Dhe nuk ka shëmbull më tronditës se sa shembulli i deputetit kriminel të Krujës Rrahman Rraja dhe djalit të tij të cilët pasi dhunuan, torturuan një qytetare, një vajzë jetime, angazhuan të gjithë shtetin me ndihmën e Edi Ramës dhe Taulant Ballës e Policisë nën thundrën e banditëve të veshur me uniformë, jo vetëm për të mbyllur çështjen por për ta kthyer këtë çështje tronditëse për çdo qytetar e në veçanti për gratë dhe vajzat shqiptare, por edhe për baballarët, për prindërit e vajzave dhe grave anembanë vendit, nga një viktimë në një person të manipuluar, të marrë peng e cila përqafon dhunuesit dhe sulmon denoncuesit.

Pyetja shtron çdo shqiptar i ndershëm dhe pa komplekse është se a ka Partia Socialiste njerëz të ndershëm të cilëve mund tu besohen detyra shtetërore?! Pse duhet që kriteri më i rëndësishëm në biografinë e atyre që emërohen në detyra shtetërore janë rekordet kriminale?! Përgjigja është e thjeshtë.

Kundërshtari ynë historik Partia Socialiste sot është rrezik shpërbërje për shkak të asaj që quhet organizata kriminale e rilindjes. Një grup që nuk ka asnjë lidhje me programin politik, me vizionin politik me interesin publik dhe madje as me interesin e socialistëve. Por që ndodhet në pushtet për shkak të krimit, qeveris me krimin dhe për krimin.

Shqiptarët marrin borxh për të arsimuar fëmijët e tyre dhe janë krenarë. E bëjnë këtë me krenari dhe jo me keqardhje. Mjaftojnë që tu sigurojnë arsimin e duhur fëmijëve të tyre. E ku më mirë e dimë këtë se sa këtu në qytetin e Mësonjtores. Pse është e pamundur që këta fëmijë të mirëarsimuar me sakrifica ti marrin vendet njerëz me diploma false.

Kriminelë të regjur në burgjet e Europës dhe hajdutë me damkë. Kjo duhet të marrë fund prandaj kemi propozuar vetingun në politikë, pastrimin e politikës nga krimi, kthimin e politikës në shërbim të njerëzve dhe jo në shërbim të kriminelëve.

Njësoj si me dekriminalizimin Edi Rama po bën gjithçka për ta ndalur njësoj. Por si me dekriminalizimin nuk do ia dalë dot. Jam i bindur se nuk ka shqiptar të ndershëm, të djathtë apo të majtë që nuk e do pastrimin e politikës nga krimi.

Objektivi i vetëm i organizatës kriminale të rilindjes, qëllimi i vetëm i Edi Ramës është pushteti dhe paraja. Prandaj i duhen bandat, i duhen oligarkët, i duhen kriminelët.

Kriminelët dhe paratë iu deshën Edi Ramës që në vitin 2013 për të ardhur në pushtet. Kriminelët dhe paratë i përdori përsëri në vitin 2017 për të mbajtur pushtetin dhe i duhen akoma për të mbajtur pushtetin.

E keni parë dhe dëgjuar me vepra dhe prova se si është përfshirë krimi në zgjedhje për të blerë vota, për të angazhuar votues. Eskponentët e PS janë kapur në përgjime zyrtare të Prokurorisë duke bërë pazare me disa kriminelë me damkë.

E keni parë po kështu se ka qënë fushëbeteja e parë e shitblerjes së votave në zgjedhjet vendore të pjeshme të vitit 2013 këtu në Korçë. E mbani mend apo jo. Por më flagrant është fakti se të gjitha këto nuk janë vetëm të verifikuara apo të raportuara në raporte zyrtare por janë prova ligjore dhe penale në dosjet e prokurorisë.

Vangjush Dako, kryetari i bashkisë së Durrësit është kapur në përgjigje zyrtare duke konsumuar veprat penale, krimin elektoral të shitblerjes së votave me bandat kriminale të Durrësit dhe Shijakut. Dhe ndërkohë që në burgje kemi kryefamiljarë për vepra penale shumë më të lehta, kryebashkiaku i Durrësit vazhdon të mbetet i lirë.

Kjo është drejtësia me dy standarde. Ky është ligji me dy standarde. Ky është turpi i të ashtëquajturës reformë në drejtësi e cila pas dy vjetësh ka arritur në këtë pikë sa nuk arrin dot të imponojë të njëjtin standard të ligjit si për kryebashkiakun e korruptuar të Durrësit dhe eskponentë të tjerë të PS të kapur në vjedhjen e votave ashtu edhe për qytetarët e tjerë të zakonshëm.

Prandaj kemi paraqitur platformën tonë për dekriminalizimin e zgjedhjeve, vetingun e politikës, pastrimin e policisë ndaj lidhjes me krimin, sistemin e masave kundër shitblerjes së votës, financimin e fushatës së partive, dhe përdorimin e teknologjive në votim të cilat do të prezantohen në detaje nga z Bylykbashi.

Marrëdhënia mes politikës dhe krimit nuk është mjaftuar me shkatërrimin e demokracisë , me kapjen dhe prishjen e zgjedhjeve, me kapjen e drejtësisë dhe shkatërrimin e reformës në drejtësi, por ka avancuar si një kancer në një fushë tjetër jetike për Shqipërinë, ekonominë shqiptare.

Forma e e evoluimit mes krimit dhe politikës në ekonomi tashmë janë të qarta dhe transparente për opinionin publik. Nga check-up tek inicereratorët, nga sterilizimi tek Durrës-Kukës dhe tek PP-të e tjera në infrastrukturë, e deri tek qershia në tortën e helmuar të PPP-ve, afera e Teatrit Kombëtar Rama-Fusha, janë prova se si Edi Rama ia ka dalë ta shkatërrojë tërësisht themelin e ekonomisë; konkurencën e ndershme. Qoftë kjo për tendera publikë apo në tregun e lirë e ta zëvëndësojë atë me një klientelë kapitaliste i cili nuk rinovon, nuk punëson por vetëm thith si shushunjë fonde publike, merr dhe shkatërron pasuritë e shqiptarëve dhe i vë ato në funksion të një grushti njerëzish.

Për këtë vit buxheti i cili është vënë në diskutim apo ka filluar diskutimi formal ka planifikuar 9 milionë dollarë vetëm për check up-in ndonëse për 7 muajt e parë me letra janë bërë vetëm 58 % e statistikave e njerëzve që gjoja kanë bërë check-upin.

Ndërkohë për iniceneratorët vitin e ardhshëm planifikohen 22 milionë dollarë subvencione nga shteti. Të gjitha në dorën  një njeriu, vartësit të ministrit të Financave. Përfaqësojnë simbjozën mes krimit të organizuar dhe ekonomisë së kapur.

Planifikohet të shkatërrohet Teatri Kombëtar për të ndërtuar 7 kulla me një shumë marramendëse e cila nuk mund të vijë nga anjë burim tjetër përveçse nga pastrimi i parave të pista të drogës.

100 milionë dollarë në total janë planifikuar për PPP-të dhe asnjë nuk e përmbledh dhe simbolizon më mirë këtë se sa afetar 1 miliardë dollarë e PPP-ve, pastrimit të parave të pista. Një aferë e cila përkëthehet në korrupsion gjigand, grabitje e xhepave të qytetarëve më të varfër të Europës për të pasuruar një grush njerëzish të cilët janë njerëzit që janë pasuruar më shpejt në historinë e 10 viteve të fundit të Europës, edhe këta një grusht shqiptarësh pasurohen në kurriz të gjithë shqiptarëve.

Platforma jonë kundër korrupsionit dhe oligarkisë si pjesë e ligjit antimafia synon të krijojë një mjedis të barabartë për konkurencën dhe biznesin. Ky përfituesit e tenderave dhe koncensioneve të jenë ata që ofrojnë zbatimin e projekteve për leverdi të shqiptarëve me çmimin dhe koston më të ulët të projekteve dhe jo më të lartat.

Barazia në tendera dhe koncensione dhe përdorimi sa më efikas i parave të shqiptarëve në shërbim të qytetarëve është synimi ynë të materializohet në këtë platformë. Thelbi i propozimit, ajo që quhet mekanizmi antimafia, është që përmes ligjit dhe institucioneve shtetërore të garantojmë që gjithçka që i është marrë shqiptarëve nga buxheti i shtetit dhe pasuritë publike t’ju konfiskohen e t’ju kthehen shqiptarëve përmes mekanizmit të ligjit antimafia dhe kjo do të shpjegohet në detaje nga zonja Jorida Tabaku.

Zonja dhe zotërinj, përtej denoncimeve, përtej dhënies zë të dëshpërimit, zhgënjimit dhe zemërimit popullor sot Partia Demokratike po paraqet rrugët e daljes nga kjo krizë jo thjeshtë vetëm me slogane, jo thjeshtë vetëm me parrulla apo fjalë po me platforma konkrete. Ne presim që këto platforma të jenë produkt jo thjeshtë dhe vetëm i eskpertëve tanë, i ekipit tonë më i mirin ë Shqipëri, jo vetëm sepse është i ndershëm, me integritet dhe i përkushtuar ndaj fatit të qytetarëve por edhe për shkak të eskpertizës tonë, por të pasurohet po kështu duke i dhënë dimesionin e plotë të debatit, diskutimit dhe shkëmbimit të mendimit me qytetarët.

Ndaj ju ftoj pa humbur kohë të ndjekim 3 prezantime të shkurtra nga z Bylykbashi, z Bardhi dhe znj Tabaku për të nisur së bashku më pas diskutimin dhe debatin për këto 3 cështje por edhe për të tjera çështje të aktualitetit për Korçën dhe mbarë Shqipërinë.

Faleminderit.

Read More
04 Nën
0

Skandali me tenderin e uniformave të urgjencës, u vodhën 450 milionë lekë

Sistemi shëndetësor në vend është përkeqësuar nga viti në vit, sepse korrupsioni dhe babëzia qeveritare po e gërryen me shpejtësi, duke u hequr qytetarëve mundësinë e një shërbimi me standarte.

Shërbimi i Urgjencës është një nga modelet e abuzimeve dhe korrupsionit të Rilindjes që, nëpërmjet fasadës, vjedh dhe shpërdoron me qindra milionë lekë.

Tenderi për uniformat e punonjësve të urgjencës me vlerë rreth 450 milionë lekë përbën një rast revoltues sesi abuzohen paratë e taksapagursve.

Rasti i denoncuar nga emisioni investigativ “Boom” provoi me dokumenta zyrtarë se një uniformë për shërbimin e urgjencës kushton rreth 800 mijë lekë, ndërsa cilësia është nga më të këqijat.

Është e papranueshme që për shërbimin e urgjencës nuk ka autoambulanca mjaftueshëm dhe Ministrja e Shëndetësisë mburret me uniformat e shtrenjta të personit.

Është jo humane që autoambulancat të jenë në gjendje të mjerueshme, me mungesa në personel dhe në pajisje bazë për shpëtimin e jetëve, ndërsa Ministrja e Shëndetësisë shpërdoron 450 milionë lekë për uniforma të cilavepo u del boja nga cilësia e dobët.

Dyshimet se tenderi me uniformat 800 mijë lekëshe të Urgjencës është korruptiv nuk ka të bëjë vetëm me çmimin e lartë dhe të pajustifikueshëm.

Fituesja e tenderit për uniformat që reklamon Manastirliu është një kompani që nuk duhet të merrte pjesë në tendera deri në vitin 2019.

Përveç dokumentave të tenderit, Partia Demokratike po ju vë në dispozicion njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit 2 vjet më parë, ku kërkon përjashtimin nga tenderat për 3 vjet të kompanisë Marsi&Al. Në atë kohë, Policia e Shtetit e ndërpreu kontratën për uniformat e saj, sepse cilësia më të cilën ato u prodhuan, ishte skandaloze.

Kompania u dërgua për ndjekje penale nga Policia e Shtetit dhe, sipas njoftimit të tyre, Agjencisë së Prokurimit Publik i shkoi dokumentacioni për përjashtimin e kompanisë deri në vitin 2019.

Ministrja Ogerta Manastirliu duhet të japë llogari për skandalin e uniformave 800 mijë lekëshe të urgjencës, që u reklamuan prej saj si standart I ri shërbimi, por që në të vërtetë fshehin një aferë  korrupsioni dhe gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë.

 

Read More
04 Nën
0

Belind Këlliçi në Forumin e të Rinjve të PPE: Gjendja e rinisë në Shqipëri është alarmante

Delegacioni i Forumit Rinor të Partisë Demokratike kryesuar nga Belind Këlliçi, mori pjesë në Kongresin e XII të Forumit të Forumit Rinor të Partisë Popullore Europiane YEPP me temë: “Revolucioni digital: Detyrë e Europës për ta udhëhequr atë”.

Në kete kongres u zgjodh edhe bordi i ri drejtues i YEPP si dhe Presidentja e re e kësaj organizate, Lidia Pereira e cila pranoi me shumë kënaqësi ftesën e kryetarit të FRPD për të vizituar Shqipërinë në muajt në vijim.

Në lidhje me situatën aktuale të të rinjve në Shqipëri, z. Këlliçi u shpreh se rritja e tarifave të studimit ka pamundësuar ndjekjen e studimeve për shumë të rinj me rezultate te larta. Tarifat e edukimit janë rritur nga 6 deri në 10 herë ndërsa varfëria dhe mjerimi janë shtuar. 110 mijë të rinj janë larguar në shifra zyrtare. Mijëra të tjerë janë larguar në 2017, në atë që njihet si emigrimi i heshtur. Ikin por nuk regjistrohen si azilkërkues.

Mbi 50% e të rinjve në Shqipëri shohin si të ardhme vetëm emigrimin. Largimi i trurit është një këmbanë alarmi. Mbi 1000 infermierë e 600 mjekë janë larguar nga vendi në vetëm 3 vite.

Shqiperia ndodhet sot ne nje krize politike, institucionale dhe ekonomike per shkak te kapjes nga qeveria te te gjitha institucioneve ne menyre te vecane te prokurorise, lidhjes se politikes me krimin dhe perdorimit te krimit per shitblerje votash. Rasti i kryebashkiakut te Durresit Vangjush Dako i kapur ne pergjimet e prokurorise duke komunikuar me trafikante per vota ka zbuluar skemen mafioze te Edi Rames per blerje votash. Dy ish ministra te brendshem te lidhur me trafikante jane larguar fale presionit dhe vendosmerise se opozites. Cdo dite faktohen lidhje te mazhorances me kriminele duke u dhene atyre dhe tendera publike siç eshte rasti i kreut te grupit parlamentar Taulant Balla. PD ka propozuar nismen e vetingut ne politike e cila mbeshtet nga cdo i ri qe kerkon nje Shqiperi si e gjithe Europa ku vendimarrja i takon qytetareve dhe krimit. Ne kete kuader z. Kellici kerkoi dhe mori mbeshtetjen e drejtuesve te rinj te YEPP por dhe te EPP per betejen e opozites shqiptare per ndarjen e politikes nga krimi, per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Përpos takimeve me drejtues të forumeve dhe organizatave rinore europiane, z. Këlliçi pati mundësinë të takojë edhe kryetarin e grupit parlamentar të EPP dhe kandidatin për President të Komisionit Europian, z. Manfred Weber. Ashtu si sot në krye të grupit më të madh në Parlamentin Europian dhe nesër Weber tha se do të mbështesë të ardhmen europiane të Shqipërisë e cila do të avancojë vetëm me drejtimin e vendit nga PD, siç ka ndodhur deri më sot.

YEPP, ku bën pjesë edhe Forumi Rinor i Partisë Demokratike të Shqipërisë, e zhvilloi në Athinë Kongresin e saj të XII, duke u fokusuar tek revolucioni digital, roli parësor i Europës për të udhëhequr këtë nismë, demokracia në epokën digitale, rëndësia e projekteve start up si dhe zgjedhjet parlamentare europiane.

 

Read More
02 Nën
0

Vangjush Dako duhet të jetë në burg për përdorimin e bandave të Durrësit për të  blerë vota për pushtetin e tij dhe të Edi Ramës.

  • Vangjush Dako duhet të jetë në burg për përdorimin e bandave të Durrësit për të  blerë vota për pushtetin e tij dhe të Edi Ramës.
  • Vangjush Dako ka patur lidhje me bandën e Avdylajve jo vetëm në fushatë elektorale, siç mashtron ai.
  • Përgjimi i publikuar dje nga “Të paekspozuarit”, pjesë e dosjes 339, provon se Dako ka patur komunikim të vazhdueshëm me organizatën që bënte trafik droge nga Amerika Latine në Europë.
  • Mosarrestimi i Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama.
  • Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!

FLAMUR NOKA, DEPUTET I PD, NËNKRYETAR I KOMISIONIT TË SIGURISË

Vangjush Dako ka bashkëpunuar me bandat e Durrësit duke i përdorur ato për të  blerë vota për pushtetin e tij dhe të Edi Ramës. Për këtë krim ai duhet të jetë në burg!

Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta. Përgjimet në dosjen 339 janë të plota dhe provojnë lidhjen e tij me bandën e Avdylajve, disa prej të cilëve janë në burg për trafik droge, si pjesë e të njëjtës dosje hetimore.

Dako dështoi të mashtronte shqiptarët se nuk e dinte aktivitetin kriminal të Avdylajve dhe se i ka takuar ata vetëm në zgjedhje, si të gjithë qytetarët e Durrësit, duke mos u bërë anjë favor.

Dëgjojeni edhe një herë mashtrimin e tij.

Sinkron VANGJUSH DAKO

Deklarata e Dakos është mashtrim i plotë, sic provohet nga një përgjim tjetër i prokurorisë  që publikoi emisioni “Të paekspozuarit’.

Vangjush Dako ka patur lidhje me Avdylajt jo vetëm në fushatë elektorale, siç mashtron ai.

Përgjimi i prokurorisë i publikuar dje nga “Të paekspozuarit”, pjesë e dosjes 339, provon se Vangjush Dako ka patur komunikim të vazhdueshëm me organizatën që bënte trafik droge nga Amerika Latine në Europë.

Ky përgjim është bërë në shkurt të vitit 2017, 4 muaj para zgjedhjeve. Në këtë përgjim është është regjistruar një bisedë tjetër me Altin Avdylajn, Niçen e famshëm të blerjes së votave, që sot është në burg për trafik kokaine.

Përgjimet zyrtare të prokurorisë nxjerrin në pah marrëdhënien e ngushtë të Vangjush Dakos me numrin dy të bandës së Avdylajve dhe gatishmërinë dhe garancinë për t’i mbaruar punë bandës.

Në këmbim, bandat kanë blerë vota, kanë kërcënuar zgjedhës për llogari të tepsisë së Edi Ramës.

Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Cdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët.

Mosarrestimi i Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama.

Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të prokurorisë së krimeve të Rënda.

Mosarrestimi i Dakos hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi.

Ndodhemi para një momenti dramatik për fatin e drejtësisë dhe të vendit.

Nuk mund të ketë as drejtësi as paqe sociale, kur arrestohen dhe mbahen në burg ata që protestojnë për bukën e gojës dhe bredhin të lirë politikanë kriminelë si Vangjush Dako, vetëm pse gëzojnë mbështetjen e kreut të qeverisë.

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!

Read More