Blog

04 Sht
0

Shkodër, takim i jashtëzakonshëm i opozitës

Takimi i opozitës në Shkodër mesazh mbështetjeje për shkodranët për qëndresë kundër krimit me mbështetje qeveritare.
Opozita dhe jo Rama është në Shkodër, sepse Rama ka zgjedhur të bashkëqeverisë dhe t’i japë pushtet krimit kundër interesit qytetar.
Edi Rama bashkëpunoi haptazi në zgjedhje me familjen kriminale Bajraj, që e ka kthyer Dobraçin në një zonë të pakalueshme dhe Shkodrën si në një zonë në gjendje lufte.
Edi Rama është një kryeministër në letër, Fatmir Xhafa është një ministër i Brendshëm në letër, kontrollin në territor nuk e ka policia, por e kanë bandat dhe krimi i organizuar.
Opozitës nuk mund t’i kërkohet të bëjë ligje me Fatmir Xhafën, vëllain e trafikantit të drogës, me Taulant Ballen mik me trafikantin e drogës, me Jurgis Çyrbjen anëtar të bandës së Shullazit.
Situata e krimit nuk ka qenë kurrë më kritike sesa sot! Vendi do të vazhdojë të mbetet në duart e bandave dhe krimit të organizuar, sa kohë kemi një kryeministër dhe një Ministër të brendshëm të lidhur me krimin.
Ajo që kemi përballë, nuk është aspak e lehtë.Për pushtetin e tij, Edi Rama, bëri pakt me Bajrët anembanë Shqipërisë. Vendi nuk ka kryeministër. Kryeministër kanë bandat.
Sfida që kemi përpara, ka përmasa akute! Detyra e opozitës është t’u japë shqiptarëve besim dhe shpresë, prandaj prioriteti numër 1 është çlirimi i qeverisë nga krimi me çdo sakrificë.
Asnjë reformë, asnjë ligj, asnjë projektligj, asnjë akt nuk ka asnjë domëthënie pa e çliruar qeverisjen nga krimi. Opozita nuk mund të ketë axhendë tjetër veç çmontimot të krimit. Së shpejti opozita do  të shpallë platformën për arritjen e këtij objektivi politik.
Detyra jonë si opozitë, është që një orë e më parë t’i bëjmë kriminelët dhe padronët e tyre politikë të tundin bizhamat me vija prapa hekura dhe para drejtësisë.

Read More
04 Sht
0

Basha në Shkodër: Opozita dhe populli nuk kanë rrugë tjetër veç përballjes për të çliruar qeverisjen nga krimi

Kryetari i opozitës Lulzim Basha nisi nga Shkodra mobilizmin e strukturave të Partisë Demokratike për t’iu përgjigjur sfidës jetike të vendit, çlirimit të qeverisë nga krimi. Në takimin me kryesinë e degës së Shkodrës Basha kërkoi që përfaqësuesit e PD të përdorin avantazhin kryesor të opozitës për të mobilizuar njerëzit – frikën që krimi ka nga Partia Demokratike, e cila ka treguar me vepra tolerancën zero ndaj krimit sa herë ka drejtuar vendin.

“Ajo që ka rëndësi, është shkalla e mobilizimit me të cilën ne si PD, në nivelin e lagjeve, blloqeve, shtëpive e fshatrave, do të mund t’i përgjigjemi thirrjes për një aksion radikal politik, që të ketë synim largimin e këtij kryeministri dhe të kësaj qeverie. Që nga ky moment, që kur të ndahemi prej ketij takimi, puna duhet të nisë derë me derë me njerëzit. Sot rrugë tjetër përveç përballjes nuk ka.”- tha Basha.

Lidhja e qeverisë me krimin, i cili bën ligjin në çdo qytet të vendit, asgjesimi i institucioneve dhe pasiguria e qytetarëve për jetën janë arsyet kryesore që po e çojnë opozitën dhe popullin drejt përballjes si rruga e vetme e mbetur për ndryshimin e gjendjes.

“Prandaj ka shumë rëndësi që procesi i organizimit të brendshëm, të evidentojë më të mirët brenda partisë, të evidentojë më të mirët në raport me zgjedhjet e ardhshme lokale dhe, me gjasa zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që janë objektivi final i aksionit dhe i platformës, që opozita do të bëjë publike në ditët dhe javët e ardhshme.”- tha Basha.

Read More
03 Sht
0

Edi Rama kryeministër në letër, Fatmir Xhafa Ministër i Brendshëm në letër, kontrollin nuk e ka policia, por bandat dhe krimi i organizuar

  • Takimi i opozitës në Shkodër mesazh mbështetjeje për shkodranët për qëndresë kundër krimit me mbështetje qeveritare.  
  • Opozita dhe jo Rama është në Shkodër, sepse Rama ka zgjedhur të bashkëqeverisë dhe t’i japë pushtet krimit kundër interesit qytetar.  
  • Edi Rama bashkëpunoi haptazi në zgjedhje me familjen kriminale Bajraj, që e ka kthyer Dobraçin në një zonë të pakalueshme dhe Shkodrën si në një zonë në gjendje lufte.  
  • Edi Rama është një kryeministër në letër, Fatmir Xhafa është një Ministër i Brendshëm në letër, kontrollin në territor nuk e ka policia, por e kanë bandat dhe krimi i organizuar. 
  • Opozitës nuk mund t’i kërkohet të bëjë ligje me Fatmir Xhafën, vëllain e trafikantit të drogës, me Taulant Ballen mik me trafikantin e drogës, me Jurgis Çyrbjen anëtar të bandës së Shullazit.  
  • Situata e krimit nuk ka qenë kurrë më kritike sesa sot! Vendi do të vazhdojë të mbetet në duart e bandave dhe krimit të organizuar, sa kohë kemi një kryeministër dhe një ministër të brendshëm të lidhur me krimin.  
  • Ajo që kemi përballë, nuk është aspak e lehtë.Për pushtetin e tij, Edi Rama, bëri pakt me Bajrët anembanë Shqipërisë. Vendi nuk ka kryeministër. Kryemonistër kanë bandat.  
  • Sfida që kemi përpara, ka përmasa akute! Detyra e opozitës është t’u japë shqiptarëve besim dhe shpresë, prandaj prioriteti numër 1 është çlirimi i qeverisë nga krimi me çdo sakrificë.  
  • Asnjë reformë, asnjë ligj, asnjë projektligj, asnjë akt nuk ka asnjë domëthënie pa e çliruar qeverisjen nga krimi. Opozita nuk mund të ketë axhendë tjetër veç çmontimot të krimit. Së shpejti opozita do  të shpallë platformën për arritjen e këtij objektivi politik.  
  • Detyra jonë si opozitë, është që një orë e më parë t’i bëjmë kriminelët dhe padronët e tyre politikë të tundin bizhamat me vija prapa hekura dhe para drejtësisë.

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA NË TAKIMIN E JASHTËZAKONSHËM TË OPOZITËS NË SHKODËR

Të nderuar zonja deputetë, të nderuar zotërinj deputetë!

Më lejoni ta nis këtë mbledhje të opozitës së bashkuar këtu në qytetin e Shkodrës me një mirëseardhje për gjithësecilin prej jush dhe një përshëndetje të veçantë për mikpritësit tanë, qytetarët e Shkodrës, kryebashkiaken e Shkodrës, kryetarin e Qarkut të Shkodrës, dhe përfaqësuesit politikë të forcave opozitare në Shkodër.

Ne jemi sot këtu, në të njëjtën kohë kur në Tiranë mazhoranca hap punimet e sesionit në Kuvendin e Shqipërisë. Ne jemi këtu për dy arsye të pandara nga njëra-tjetra:

E para, për të dhënë një mesazh të qartë dhe të prerë në mbështetje të Shkodrës, të qytetarëve të Shkodrës, në një qendresë të prerë dhe të pakompromis kundër krimit të organizuar dhe bandave që po e sundojnë këtë qytet, duke marrë peng të sotmen dhe të nesërmen e tij.

Ky është mesazhi i parë dhe kjo është domethënia e mbledhjes së opozitës së bashkuar në nisje të sesionit parlamentar këtu në qytetin e Shkodrës.

Në më pak se 3 muaj, në këtë qytet kanë ndodhur 6 vrasje tronditëse mafioze dhe janë rrëmbyer të paktën 2 persona, për fatin e të cilëve dyshohet më e keqja. Ndërkohë, nga media lokale raportohet se para një jave ka ndodhur edhe rrëmbimi i 2 fëmijëve, si pjesë e skemave mafioze, të cilët për fat të mirë nuk janë dëmtuar dhe janë rikthyer në gjirin e familjes, por vetëm pasi mafia dhe krimi i organizuar kanë arritur qëllimet e tyre të gjobëvënies.

Kjo është situata në Shkodër, për shkodranët që e dinë fare mirë, dhe për çdo shqiptar.

 

Është e qartë se këtu nuk duhet të ishim ulur vetëm ne, këtu duhet të ishte kryeministri i Shqipërisë, dhe jo për të shitur mend e për të bërë batuta, po për të raportuar arrestimin e keqbërësve, arrestimin e kriminelëve që terrorizojnë prej 6 muajsh qytetin e Shkodrës.

 

Por Edi Rama nuk mund të jetë këtu!

Ai është në Tiranë me Jurges Çyrbjen, me Taulant Ballën, me Fatmir Xhafën dhe shumë eksponentë të tjerë të “Rilindjes”, të faktuar si persona të lidhur me krimin e organizuar.

Kjo është arsyeja e dytë se pse opozita mblidhet këtu.

Nuk ka shqiptar të mos ea kuptojë sa hipokrite janë thirrjet që vijnë sot nga foltoret e Kuvendit, se sa të dëshpëruara janë bojatisjet e propagandës për bashkëpunim.

Me kë të bashkëpunojmë? Me vëllain e Agron Xhafës, ministrit të vetëm të brendshëm të Europës, i cili harxhon gjithë kohën e tij për të menazhuar aferat e vëllait të tij të dënuar për trafik droge?

Me Taulant Ballën, sekretarin e përgjithshëm të forcës në pushtet, kryetarin e grupit parlamentar, të cilit pasi i plasi skandali i Toyota Yarisit dhe pastrimit të parave të pisëta të drogës, pohoi me gojën e tij se është mik me një prej anëtarëve kryesorë të bandës më famëkeqe në historinë 30-vjeçare të Shqipërisë, bandës së Lushnjes, të dënuar për trafik droge në Itali 21 vite burg, Edmond Begos?

Apo me Jurges Çyrbjen, të cilin prokuroria vazhdon ta përkëdhelë e ta ledhatojë, ndërkohë që vetë përgjimet e ligjshme të prokurorisë, të botuara nga media tregojnë se si i referohet vetes së tij dhe bandës së Emiliano Shullazit e të Lul Berishës si një e vetme?

Dhe në fakt kështu është, nuk ka gënjyer!

Sot kufiri midis krimit dhe qeverisë është shuar përfundimisht. Edi Rama bashkëpunoi haptazi me kriminelët në qytetin e Shkodrës në zgjedhjet e vitit të kaluar, bashkëpunoi haptazi me familjen kriminale Bajraj, që e ka kthyer Dobraçin në një “no go zone”, si të ishim në një luftë ballkanike, dhe tani ka humbur çdo fuqi dhe çdo mundësi për të imponuar ligjin dhe rendin.

Edi Rama është një kryeministër në letër, Fatmir Xhafa është një ministër i Brendshëm në letër, kontrollin në territor nuk e ka policia, por e kanë bandat dhe krimi i organizuar.

Ky është realiteti në Shkodër, ky është realiteti po kështu në Durrës, në Elbasan, në Vlorë, në Fier, në Shijak e gjetkë.

Para disa ditësh, krimi i organizuar goditi me breshëri automatiku shtëpinë ku flinin fëmijët e një gazetareje investigative. Mbrëmë, në vazhdimësi të një ngjarjeje kriminale në Kurbin u kërcënua një tjetër gazetar, janë qëlluar biznesmenë, janë rrëmbyer dhe zhdukur qytetarë, janë vrarë të tjerë, siç ishte rasti para disa ditësh me Arjan Ferracakun këtu në Shkodër.

Situata është totalish jashtë kontrollit. Situatën e kontrollon krimi i organizuar.

Sot Dobraçi duhet të ishte tërësisht nën kontrollin e forcave lëvizëse operacionale që paguhen me taksat e shqiptarëve, por në fakt është në një shtetrrethim të vërtetë kriminal, ku roje private të armatosur deri në dhëmbë diktojnë se kush lëviz e kush jo. Ne një lagje të Shkodrës, në një ndër 5 qytetet më të mëdha të Shqipërisë, nuk lëvizet dot lirisht, si të jemi në gjendje lufte, sepse kontrollin e kanë bandat, kontrollin e kanë kriminelët, dhe jo shteti, shteti është në gjunjë përpara tyre.

Në gjunjë është edhe policia e Shkodrës.

Sot kam një thirrje për Drejtorin e Policisë së Qarkut të Shkodrës: Jep dorëheqjen dhe largohu menjëherë, përndryshe do të jesh njësoj përgjegjës si Edi Rama dhe Fatmir Xhafa për këtë gjendje. Në qoftëse nuk ta mban të thuash të vërtetën, nëqoftëse nuk guxon të mobilizosh Policinë e Shtetit kundër kriminelëve, përkundrazi, i shoqëron ata me blinda dhe me furgonë policie, atëhere e vetmja që të shpëton nga përgjegjësia jote morale dhe penale është largimi yt dhe i çdo oficeri tjetër që nuk zbaton dot ligjin, që nuk shtyp dot krimin, për një arsye të thjeshtë dhe të kuptueshme për të gjithë; sepse krimi ua ka marrë kalanë nga brenda.

Ju ka marrë ministrin e brendshëm, Fatmir Xhafën, “kampionin” e reformës në drejtësi, që vendosi standardet që kur një prokuror apo gjyqtar fotografohet me një person të krimit të organizuar, duhet të humbasë vendin e punës. Propozuesin e vettingut në polici, që kur një polic kapet në një foto apo në një video, në një aktivitet familjar apo social, me një person me rekorde kriminale, humbet vendin e punës.

Por kur ministri i brendshëm kapet me të vëllain trafikant të dënuar droge, që i ka shpëtuar dënimit falë të vëllait politikan dhe pastaj zbulohet se ai është pashai i drogës në Vlorë, Fatmir Xhafa vazhdon detyrën. Vazhdon e them sa për sy e faqe, se Fatmir Xhafa nuk është më asnjë sekondë ministër i Brendshëm, por thjesht dhe vetëm vëllai i Agron (Geron) Xhafës. Është i tillë për efektivët e policisë, është i tillë për drejtuesit e policies.

Ndaj morali i organizatës së policisë është zero. Natyrisht, është i tillë edhe për kriminelët, të cilët e konsiderojnë ministrin e brendshëm anëtar të familjes së tyre. Dhe i tillë është, as më pak, as më shumë.

Si mund t’i kërkohet opozitës të ulet e të bëjë ligje me Fatmir Xhafën deputet e ministër të Brendshëm, kur duhet të ishte nën hetim, sipas ligjit antimafia, ai dhe e gjithë pasuria e tij?

Si mund të na kërkohet të ulemi e të bëjmë reforma me Jurges Çyrben, anëtarin e vetëshpallur, të vetërrëfyer të bandës së Emiliano Shullazit dhe Lul Berishës?

Si mund t’i kërkohet opozitës të negociojë me Taulant Ballën e Toyota Yaris, i cili pranon publikisht pa iu dridhur syri se ka miqësi personale me një trafikant të dënhuar droge, anëtar të Bandës së Lushnjes?

Vendi ynë nuk mund të jetë një fole krimi, siç është sot godina e parlamentit shqiptar. Vendi ynë është pranë njerëzve dhe pranë qytetarëve. Në veçanti, kur ata janë më në nevojë se kurrë, të kërcënuar, të dhunuar, të frikësuar, nga Shkodra në Vlorë dhe anembanë Shqipërisë.

Prandaj jemi sot këtu, për të shprehur mbështetejn tonë totale, për Shkodrën dhe qytetarët e Shkodrës. Për të shprehur vendosmërinë totale, që të marrim të gjitha masat që na takojnë si opozitë politike sot, dhe nesër me besimin e qytetarëve, të vëmë në lëvizje instrumentat e një shteti të ndarë nga krimi, për të çmontuar organizatat mafioze. Për të shtypur bandat që kanë marrë peng Shkodrën, Elbasanin, Durrësin, Vlorën dhe gjithë Shqipërinë.

Situata nuk ka qënë kurrë më kritike se sa sot!

Nga njëra anë precepitimi i rendit publik dhe përkëqësimi i mëtejshëm i sigurisë së qytetarëve, për shkak të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin dhe nga ana tjetër, kapja e mediave dhe jo vetëm mediave, me qëllim për ti shitur shqiptarëve nga mëngjesi deri në darkë, gënjeshtrat për të vërteta dhe për të fshehur të vërtetën e tmerrshme: Shqipërisë i janë mbyllur dyert e integrimit europian.

Siç u bë e qartë edhe sot nga eksponentë të lartë europianë, do të vazhdojë të mbeten të mbyllura sa kohë vendi ndodhet në duart e bandave dhe krimit të organizuar.

Dhe vendi do të vazhdojë të mbetet në duart e bandave dhe krimit të organizuar, sa kohë kemi një kryeministër dhe një ministër të brendshëm të lidhur me krimin. Sa kohë kemi deputetë në Kuvendin e Shqipërisë që sot duhet të ishin pa imunitet dhe nën hetim.

Sa kohë kemi një prokurori, skllave të kryeministrit, sa kohë është asgjesuar tërësisht pushteti gjyqësor dhe vendi është si asnjë vend tjetër në planet pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë.

Për çdo forcë politike në çdo vend, për çdo opozitë në Europë apo kudo tjetër, këto sfida do të dilnin e do të tepronin. Dhe unë e di që ajo që kemi përballë, nuk është aspak e lehtë.

Modeli pesë vjeçar i Edi Ramës na ka sjellë këtu!

Shkrirja e interesave politike me interesat kriminale dhe oligarkike na ka sjellë këtu!

Për pushtetin e tij, Edi Rama, bëri pakt me Bajrët anembanë Shqipërisë. Me kriminelët nga jugu në veri, nga lindja në perëndim. Qytet më qytet e fshat më fshat.

Për pushtetin e tij, ju liroi, ju hapi krahun në polici, në kupolën e policisë, gjysma e së cilës është akoma në arrati e akuzuar për trafik droge. Për pushtetin e tij ju hapi vendin në Parlament.

Kaluam nga një ministër i brendshëm që e bënte trafikun e drogës me kushërinjtë e tij, tek një ministër i brendshëm që e bën trafikun e drogës me vëllain e tij.

Tek një kryetar grupi parlamentar e një sekretar i përgjithshëm i një force kryesore politike në Shqipëri, që për turpin e faqen e zezë të asaj force dhe gjithë socialistëve të ndershëm, nuk e ka për gjë të pranojë lidhjet e tij haptazi, por nuk na tregon se çfarë e lidh me trafikantin e drogës. Të një force politike që i ka bërë “bypass”, ligjit të dekriminalizimit që ne e detyruam ta miratonte. Dhe sot në vend të kriminelëve, kemi kasnecët e kriminelëve, ku shembulli më tipik por jo i vetëm,  është Jurges Çyrbja.

Sfida që kemi përpara, ka përmasa akute!

Shqipëria nuk mund ta durojë më këtë gjëndje!

Shkodra nuk mund ta durojë më këtë gjëndje!

As Shqipëria dhe as Shkodra nuk mban më!

Ka përmasa historike!

Ne nuk mund ta lëmë vendin të boshatiset. Ne nuk mund të lëmë familjet shqiptare dhe fëmijët e tyre të largohen nga vendi, derisa këtu të mbeten vetëm skllevërit e Edi Ramës.

Ka përmasa europiane pasi këtu ku jemi shkojmë prapa e jo para në raport me Europën.

Ka përmasa humane, se vetëm ata që ia kanë shitur shpirtin djallit, krimit të organizuar në këtë rast, për kuletën e tyre. Për stilin e jetës së tyre të zhytur në luks, me chartera private e me hotele të shtrenjta si Edi Rama, Taulant Balla, Arben Ahmetaj me shkokë.

Vetëm ata mund të pranojnë që qytetë të tëra të masakrohen, terrorizohen, dhe këta të mjaftohen në rastin më të mirë me një Tëitter hipokrit dhe të thatë.

Ne mblidhemi këtu, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për integrim, partitë e tjera opozitare, plotësisht të vetëdijshëm edhe për të metat tona, të afërta, më pak të afërta dhe të largëta.

Por me të mirat e të këqijat tona, për tu zotuar para qytetarëve shqiptarë, se nuk do ti lëmë vetëm në këtë betejë për jetë e vdekje me krimin e organizuar.

Shqipëria nuk qeveriset më!

Nuk ka më kryeministër!

Kryeministër janë banditët!

Ministër i brendshëm janë banditët!

Edi Rama është një figurinë që vetëm hedh firma për të grabitur prona me PPP, me tendera me koncensione, taksat dhe pasuritë e shqiptarëve dhe për të plotësuar tekat e tij, qejfet e tij në luks të shfrenuar. Duke harxhuar miliona për udhëtime jashtë shtetit, duke harxhuar vetëm për automjete, aq sa është buxheti për ndihmën ekonomike në 8 muaj, siç e keni parë dhe nga shifrat që janë bërë transparente.

Por ne na lind detyra që sëbashku me shqiptarët, ti hapim vendit një rreze drite. Ti japim vendit prespektiven që sot është nxirë nga retë e zeza të krimit dhe kjo nuk mund të fillojë nga asnjë prioritet tjetër veçse prioritetit numër 1:

Çlirimi i qeverisë nga krimi!

Çlirimi i qeverisjes nga krimi!

Çlirimi i Shkodrës dhe i Shqipërisë nga krimi!

Çfarëdo sakrifice dhe çfarëdo masash dhe veprimesh do të kërkojë, prioritet tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Dhe çdokush që mendon ndryshe, gënjen veten e tij apo të saj.

Asnjë reformë, asnjë ligj, asnjë projektligj, asnjë akt nuk ka asnjë domëthënie pa e çliruar qeverisjen nga krimi.

Pa i dhënë fund sundimit të krimit, në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë, pa rikthyer rendin dhe sigurinë publike, pa ndërruar rolet, ku të jenë policët zbatojnë ligjin dhe diktojnë krimin dhe jo e anasjellta, si në Dobraç, Kiras apo kudo tjetër.

Me këtë përpjekje, Partia Demokratike, jam i bindur gjithë aleatët tanë opozitar dhe çdo forcë tjetër politike dhe jopolitike, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë axhendë tjetër veçse shtypjes dhe çmontimit të krimit.

Nuk kemi ne, absolutisht asnjë sinor për të ndarë me Edi Ramën në aferat kriminale, trafiqet e drogës, korrupsion.

Kriminelët që veprojnë pa teklif dhe vrasin, presin e gjobisin në mes të ditës janë përballë nesh dhe ne jemi përballë tyre me një dhe vetëm një qëllim: Ti shohim një orë e më parë prapa hekurave, kushdo qofshin dhe çfarëdo emrash e mbiemrash paçin. Shumica e tyre tundin sot flamurin e pushtetit, sepse u aka dhënë Edi Rama ta tundin në dorë.

Detyra jonë si opozitë, është që një orë e më parë ti bëjmë ata dhe padronët e tyre politikë, të tundin bizhamat me vija prapa hekura dhe para drejtësisë.

Këto janë objektiva të qarta që nuk lënë asnjë mëdyshje, të shpallura në vazhdimësi në këto ditë dhe javë, nga ne Partia Demokratike, LSI dhe gjithë aleatët tanë, të ndarë dhe të bashkëndarë nga faktorë të tjerë të rëndësishëm politikë dhe jopolitikë.

Detyra jonë është se të gjithë sëbashku, duke filluar nga këtu sot dhe duke vazhduar edhe me këta faktorë të tjerë shoqërorë, të gjejmë rrugët, mënyrat, të formulojmë aksionin dhe platformën politike dhe për ti dhënë fund kësaj gjendje të padurueshme për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë.

Për ti dhënë vendin siguri, rend, demokraci dhe shtet të së drejtës.

Por le të fillojmë nga e para dhe më e rëndësishmja:

Përpunimi i një platforme të qartë politike, për ne si parti politike opozitare parlamentare, për tu përballur me problemin numër një, pa zgjidhjen e së cilit asnjë problem tjetër nuk zgjidhet: Shkëputjen, çlirimin e qeverisjes nga krimi. Vënies fund të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin!

Këto janë mesazhet që doja të ndajë në fillim të kësaj mbledhje, e cila është një mbledhje pune përtej një mbledhje solidariteti, mbështeje ndaj qytetarëve të Shkodrës dhe paraljamërimi dhe qendresë të fortë para kriminelëve të bërë njësh me pushtetin këtu në Shkodër.

Jam i bindur se sot dhe në ditët në vazhdim, ne si opozitë parlamentare dhe çdo factor tjetër shoqëror që nuk e pranon këtë gjendje, do të dijmë të formulojmë bashkë me objektivat tona edhe rrugët, aksionin, aktet dhe veprimet që do ta ndalin theqafjen e Shqipërisë në këtë humenrë dhe do të plotësojmë objektivin e parë të vendit, objektivin e parë të qytetarëve , objektivin e parë kombëtar dhe politik të vendit:

Çlirimin e qeverisjes nga krimi!

Ju faleminderit.

 

Read More
03 Sht
0

 3.2 milionë euro është shuma që OSSHE do të çojë në llogaritë e drejtorit të Ramës 

​-         Edi Rama rrit taksat dhe paratë e shqiptarëve, ua jep familjarëve dhe shpurës së tij të inkriminuar 

         OSSHE do të marrë direkt nga xhepat e shqiptarëve 4 përqind të taksës së banesës 

         3.2 milionë euro është shuma që OSSHE do të çojë në llogaritë e drejtorit të Ramës 

         Mbledhja e taksës së banesës nga OSSHE, shkel rëndë autonominë e pushtetit vendor 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETJA DHURATA ÇUPI

Edi Rama ka dy standarde në qeverisjen e vendit:

Nga njëra anë rrit taksat për shqiptarët, duke i varfëruar gjithmonë e më shumë;

Nga ana tjetër, buxhetin me taksa të rritura ia shpërndan krimit e trafikantëve shokë e miq të deputetëve.

Ia shpërndan familjes së tij, si në rastin e baxhanakut Armand Frangu. Apo ia shpërndan miqve që e financojnë, si Agron Papuli, duke i pasuruar ata gjithnjë e më shumë.

Këtë ka ndërmed të bëjë edhe me taksën më të re që u ka vënë shqiptarëve.

Nga një anë u merr familjeve shqiptare paratë e taksës së rritur të shtëpisë dhe të ndërtesës së biznesit, nga ana tjetër do t’ia japë një pjesë të këtyre parave Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë

Dihet se ku i çon OSHEE-ja paratë e shqiptarëve: ia jep miqve trafikantë droge te qeveritareve  ose baxhanakut të kryeministrit.

Sipas planit të Edi Ramës grabitja për qytetarët me taksën e ndërtesës do të jetë e dyfishtë.

Njëherë me rritjen e pajustifikuar të taksës, pastaj me caktimin e OSHEE-së si mbledhëse e kësaj takse, duke e shpërblyer me 4 përqind të shumës së mbledhur nga taksat e rritura.

Përvecse një dhunim flagrant i  kompetencave të pushtetit vendor,   vendimi pasuron arkën e OSHEE-së hajdute, duke i hequr nga xhepi një dorë parash shumicës dërrmuese të qytetarëve. Formula e Edi Ramës detyron që për një shtëpi me vlerë tregu 100 milionë lekë, qytetari të paguajë rreth 60 mijë lekë taksë ndërtese në vit. Për biznesin në qytet dhe fshat taksa është edhe më e lartë, ndërkohë që qeveria përjashton nga taksa hotelet me 5 yje.

Nga rreth 80 milionë euro që parashikon të mbledhë nga taksa e rritur e ndërtesës, ne vit,  Edi Rama synon që OSHEE të marrë 3.2 milionë euro.

Qytetarët duhet ta dimë se kaq kushtojnë vetem  dy tenderat që kanë marrë javët e fundit baxhanaku i Edi Ramës dhe miku i Taulant Ballës.

Shqiptarët nuk meritojnë një qeveri që u rrit taksat dhe i shpërndan paratë tek krimi, miqtë dhe familja.

Së bashku, ne duhet të bëjmë gjithçka për të larguar një qeveri që po rrënon ekonominë e familjeve të zakonshme shqiptare!

 

Read More
03 Sht
0

 Qeveria e Ramës, në 8 muaj shpërdoron për luks 11.3 miliardë lekë, aq sa është fondi për ndihmën ekonomike

–         Qeveria e Ramës, në 8 muaj shpërdoron për luks 11.3 miliardë lekë, aq sa është fondi për ndihmën ekonomike

–         AKU dhe AKT 188 milionë lek nga buxheti i shtetit vetëm për dy limuzina luksoze

–         Vetëm për vitin 2018 qeveria e tepsisë Rama, ka shpenzuar miliarda lek për blerje apo qira makinash për zyrtarë e qeveritarë 

Deklaratë e Partisë Demokratike, drejtuesja e Departamentit të Antikorrupsionit, Lealba Pelinku

Ndërsa Shqipëria kryeson turpshëm listën e vendeve të varfëra, qeveria Rama për pesë vite ka vazhduar praktikën e shtimit të luksit për interesa personale, praktikën e shpërdorimit të parasë publike për luksin personal.

Rama urdhëroi shpërdorimin e miliarda lekëvevë marra borxh nga FMN, duke i kthyer në bojë për fasada, duke rritur borxhin public në kufijtë më të lartë në histori.

Por nuk grabitja nga korrupsioni nuk ndalet me miliardat në të ashtëquajturën rilindjen urbane.

Vetëm për vitin 2018 qeveria e tepsisë Rama, ka shpenzuar 25 milionë euro për blerje apo qira makinash për zyrtarë e qeveritarë. Ndërkohë që prej vitit 2014 kjo vlerë shpenzimesh luksi kap shifrën marramendëse prej 61.2 milionë euro.

Sa më shumë shfleton fletoret e buletinet e tenderave publik, aq më shumë tmerrohesh nga skandali në të cilin është përfshirë kjo qeveri dhe kjo mazhorancë.

Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga vetë qeveria, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shpenzuar nga buxheti i tij, 88 milionë lekë për një limuzinë Sedan, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Turizmit, një tjetër çerdhe korrupsioni e Edi Ramës, ka shpenzuar 100 milionë lekë për 1 automjet të vetëm.

Këto dy institucione janë vetëm disa nga lista e gjatë e atyre segmenteve të qeverisë që abuzojnë, keqpërdorin paratë e shqiptarëve, ndërkohë që 38% e shqiptarëve kanë shpenzuar më pak për ushqimet e tyre e të fëmijëve të tyre.

Kjo është qeveria që në vetëm 8 muaj të këtij viti ka shpenzuar 11.3 miliardë lekë, aq sa vlera e Ndihmës Ekonomike në Buxhet, vetëm për serviset e luksit të automjeteve të qeveritarëve.

Në vetëm 8 muaj 20 miliarde lekë i janë hequr shqiptarëve për të blerë a marrë me qira automjete me specifikime që sheikët dhe bosët e mafies ia lejojnë vetes. Kjo sepse zyrtarët e Ramës së charterave, duhet të udhëtojnë si turistë klasi nga një qytet në tjetrin, duke dhënë spektaklet e radhës me një popull që nuk ushqen dot fëmijët e tij dhe që i largon ata nga bankat e shkollës.

113 milionë lekë automjet Sedan blen Kuvendi i Shqipërisë pa iu dridhur dora, ndërkohë që nuk ka parà për të persekutuarit e pronarët e nëpërkëmbur.

Kjo është keqqeverisja që Edi Rama dhe banda e tij në pushtet I ofron sot shqiptarëve. Ndaj Partia Demokratike, fton qytetarët, gjithë ata që ende kanë shpresë se ky vend meriton më të mirën, ti thonë stop qeverisë që vjedh ndihmën ekonomike dhe e kthen në luks për qeveritarët.

Partia Demokratike, me ardhjen e saj në pushtet do të hartojë një legjislacion që jo vetëm I jep fund kësaj grabitje, por që do të vendosë para ligjit çdo zyrtar, nga Edi Rama deri tek më I thjeshti firmëtar tendaresh, PPP-shë  apo koncensioni korruptiv në këtë vend.

Read More
01 Sht
0

Zbulohet video nga AKPT e cila vërteton edhe një herë planin e betonizimit të liqenit 

 

  • Zbulohet video nga AKPT e cila vërteton edhe një herë planin e betonizimit të liqenit 
  • Plani i Veliajt, ndërtesat do të jenë mbi 9 kate e 29 metra lartësi tek Parku i Liqenit. 
  • Sfidë për Veliajn që të ballafaqohemi me fakte për këtë plan betonizimi dhe të mos fshihet pas propagandës boshe. 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA INA ZHUPA

Para disa ditësh provuam para jush me fakte, me dokumenta shtetërore, se si është përgatitur nga Rama dhe Veliaj betonizimi i hapësires se liqenit artificial të Tiranës. Faktet ishin të qarta dhe të pakundërshtueshme. Madje dhe vetë kryebashkiaku i betonit përtej propagandës u detyrua të pranoj që pikërisht TR169 është emërtuar zona e liqenit në planin e përgjithshëm vendor të bashkisë Tiranës, zonë e cila ka radhën për tu betonizuar, ku aktualisht ndodhet garda, oborri i saj dhe gjelbërim i liqenit.

Veliaj vijoj avazin e vjetër të të vetmes gjë që di të bëjë mashtrimit por nuk na dha asnjë dokument për të kundërshtuar betonizimin ardhshëm të kësaj pjese të parkut.

Ai për këtë na dha fjalën e tij, të njëjtën fjalë që u dha dhe qytetarëve të Tiranës se nuk do kishte ndërtime në dhe ka dhënë rreth 2000 leje ndërtimi. Tirana rekord ndërtimesh në vitet e Erioni Betonin.

Sot po u japim një tjetër fakt që vërteton se plani i betonizimit të parkut është i miratuar ne detaje,  kulla me ambiente zyrash, banimi, shërbimi, parkingje etj dhe është gati për zbatim.

Le të ndjekim një video të bërë nga një punonjës i Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit,  i cili hyn në server dhe na tregon zonën Tr169 që është liqeni dhe që Veliaj thotë gjithçka por nuk e mohon dot planin e betonizimit te tij.

Siç e ndoqët,  video ishte shumë e qartë. Kemi të bëjmë me një plan të qartë në shërbim të mafias së ndërtimit dhe pastrimit te parave që përgatiten ti kryejnë një krim mjedisor Tiranës dhe shëndetit të qytetarëve dhe një vjedhje të pashembullt të tokës publike.

E sfidoj publikisht  Erion Veliajn që të ballafaqohemi me fakte për këtë plan betonizimi dhe të mos fshihet pas propagandës sepse qytetarët nuk i besojnë më mashtrimet e tij.

Shëndeti i qytetarëve të Tiranës nuk është i sigurt me një kryebashkiak që çdo ditë pronën publike të qytetarëve e vë në shërbim të mafias së ndërtimit, e pastrimit të parave të krimit me qëllim pasurimin e tij dhe të shefit të tij. Me Erion Veliaj, Tirana po shkatërrohet. Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë.

Read More
01 Sht
0

Erjon Veliaj blen makina luksoze me lekët e faturave të ujit që paguajnë qytetarët e Tiranës 

 

  • Erjon Veliaj blen makina luksoze me lekët e faturave të ujit që paguajnë qytetarët e Tiranës 
  • Tenderat e luksit të Veliajt dhe UKT-së, rriten disa herë çmimin e ujit në Tiranë 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETJA ALBANA VOKSHI

Të gjithë qytetarët e Tiranës e dinë dhe e ndjejnë se Fatura e ujit të pijshëm po shtrenjtohet çdo vit, që kur qyteti drejtohet nga Erion Veliaj. Por, megjithëse paguajnë shumë herë më shtrenjtë, ujë të rrjedhshëm në rubinet nuk ka.

Çmimi bëhet disa herë më i shtrenjtë sidomos për ata qytetarë që e blejnë ujin në treg.

Erion Veliaj, i cili ka rritur taksat dhe tarifat, përfshirë edhe atë të ujit, ankohet se nuk ka para mjaftueshëm për ujësjellësin.

E vërteta është se Ujësjellësi i Tiranës, nën varësinë direkte të Erion Veliajt, ka parà, por, në vend që t’i investojë ato për furnizimin me ujë të kryeqytetit, Erion Veliaj i shpërdoron për t’ia dhënë miqve e sponsorëve.

Në këtë tabelë, në një analizë shumë të thjeshtë, gjeni se ku shkojnë tenderat e ujësjellësit të Tiranës.

86 tendera nga 260 ose një në tre tendera jepet pa garë.

Vlera që do të kursehej nëse do të kishte garë të rregullt sipas ligjit është 2.4 milionë euro.

Por shpenzimet e luksit janë edhe më skandaloze.

73 tendera nga 260, ose 12.7 milionë euro, shkojnë për luksin dhe rehatinë e Erjon Veliajt dhe drejtuesve të UKT-së.

Erion Veliaj ka para për ujësjellësin, por në vend që t’i investojë ato për furnizimin me ujë të kryeqytetit, ka blerë këto ditë, 5 makina elektrike.

Ajo çfarë bie në sy janë specifikimet e ujësjellësit për aksesorët luksozë të makinave të blera, që nga pasqyrat me palosje elektrike deri tek sistemi i navigimit.

Partia Demokratike disponon të dhëna se vendimi i Ujësjellësit të Tiranës për të blerë makina luksoze elektrike është korruptiv dhe për interesa biznesi që lidhen me atë vetë, miqtë dhe familjen e kryeministrit.

  • Makinat elektrike me vlerë gati 40 milionë lekë secila prej tyre, pra shumë herë më tepër se çmimi i një makine të njëjtë por me çmim normal tregu, janë blerë tek miku i Edi Ramës, Agron Papuli, i cili ka qenë i vetëm në garë, sepse, sipas specifikimeve të Ujësjellësit, dhënia e miliona lekëve janë paracaktuar për makinat e Papulit. Ky është i njëjti përson të cilit policia i mori me qera disa makina pak kohë më parë për 1.8 milionë euro të tjera. Ky është financuesi i Edi Ramës, të cilit i ka dhënë 17.3 milionë euro nga buxheti vetëm për blerje makinash
  • Erion Veliaj duhet të tregojë a është blerja e këtyre makinave dhe plani për autobuzët elektrikë, pjesë e aferës me vëllain e kryeministrit, Olsi Rama, për të siguruar karikimin e automjeteve elektrike në pikat e kontrolluara nga vëllai i kryeministrit, Olsi Rama?!

Qytetarët e Tiranës paguajnë më shumë për faturat e ujit të pijshëm, sepse Erion Veliaj nuk blen vetëm makina elektrike për të pasuruar financuesin e Edi Ramës, por për të pasuruar edhe vëllain e Drejtorit të Rrugëve, tek i cili blen matësit e ujit të cilën qytetarët e Tiranës e paguajnë 56 mijë lek.

Erion Veliaj nuk e trajton veten njësoj si qytetarët e Tiranës, të cilët nuk kanë ujë të pijshëm në shtëpi, sepse investimet e Bashkisë mungojnë. Për zonën rezidenciale ku Erion Veliaj banon, Ujësjellësi ka investuar rreth 300 milionë lekë që Erion Veliajt të mos i mungojë uji në shtëpinë e tij luksoze.

Qytetarët e Tiranës nuk meritojnë një kryebashkiak të korruptuar, prioriteti kryesor i të cilit është pasurimi i shpejtë nëpërmjet grabitjes së qytetarëve.

 

Objekti: “Blerje Automjete”

Fondi limit: 18.833.333,00 leke (te rinj) ose 188.3 mln leke (te vjeter)

Sipas DST, behet fjale per prokurimin e 5 automjeteve elekrike:
1.       Vlera e nje automjeti i bie te jete3.766.667,00 leke (te rinj) ose 37.7 mln leke (te vjeter)
2.       Numri i dyerve 5 dhe numri i vendeve min 4+1
3.       Permasat e Autovetures:
Gjatesi:  min 4.400 mm
Gjeresia:  min 1.400.mm
Lartesia:  min 1.800.mm
Distanca aksiale:  min 2.700.mm
Specifikime teknike:
1.       Te dhena elektrike
2.       Motorri Elektrik
3.       Fuqia Max 88Ke 120 kf
4.       Distanca max me nje karikim min 250 km
5.       Tipi i baterise Lithium-ION Polymer
6.       Voltazhi i karikimit te baterise 240 V
7.       Kapaciteti i baterise 28KEH
8.       Shpejtesia max min 160 km/h
9.       Pershpejtimi 0-100 km/h (Sport /Normal)
10.    Konsumi i Energjise kEh/100km
11.    Kombinuar km/kEh
12.    Koha e karikimit te plote 230V
13.    Prize normale 0-100%
14.    Koha e karikimit te plote 6,6 KE
15.    Stacion Karikimi 0-100% 4,5 ore
16.    Koha e karikimit te plote 50KE
17.    Stacion Karikimi 0-80% 30 min
18.    Karikim i plote 30.1 Ke/h
19.    Emisionet CO2  0
Aksesore shtese:
1.       Airbag  min 6 cope
2.       ABS+ ESC+ HAC
3.       Kontroll Automatik i Dritave
4.       Drita Mjegulle
5.       Dorezat e jashtme me ngjyren e makines
6.       Mbyllje qendrore me pult
7.       Pasqyrat me palosje elektrike
8.       Xhamat elektrike para dhe mbrapa
9.       Dritat Led te dites dhe Led mbrapa
10.    Ndezje e makines pa celes
11.    Timon Multifunksional
12.    Bluetooth
13.    Pasqyrat fotokromatike
14.    Kontroll shpejtesie ( Cruis Control)
15.    Kondicioner klimatronik
16.    Xhamat e erret mbrapa me solar
17.    Sensor parkimi para dhe mbrapa
18.    Sistem kamera mbrapa
19.    Sistem i monitorimit te gomave
20.    Radio me AUX+ USB
21.    Sistem navigimi
22.    Disqe Alumini min  16
23.    Karikim telefoni me Wireless Android

Read More
31 Gus
0

Sfida kryesore në këtë sezon të ri politik është largimi i kësaj qeverie të lidhur me krimin e organizuar

 

  • Detyra kryesore është të ndalim rënien e vendit në humnerën ku e ka çuar qeverisja e Edi Ramës me krimin 
  • Sfida kryesore në këtë sezon të ri politik është largimi i kësaj qeverie të lidhur me krimin e organizuar 
  • Nuk ka asnjë pakt me Partinë Socialiste dhe nuk do të ketë asnjë pakt me PS për Reformën Zgjedhore, para se ne ti japim zgjidhje politike, katastrofës në të cilën ndodhet vendi 
  • Nuk do të ketë një pakt tjetër Rama-Basha. Nuk do të ketë bashkëqeverisje PD-PS. Synimi i Partisë Demokratike dhe i imi është ti japim fund një orë e më parë, qeverisë së lidhur me krimin 
  • Me një mobilizim kombëtar ne do t’ia dalim! Nuk do ta lëmë Shqipërinë të bjerë në humnerë 
  • Me ardhjen në pushtet do të hartojmë një legjislacion që do të mundësojë një vetting shumë të rreptë të çdo entiteti publik dhe privat përfshirë në koncesione dhe PPP 
  • Çdokush që ka firmosur një koncesion apo një PPP korruptive, nga kryeminstri deri tek zyrtari më i thjeshtë i vendit, do t’i nënshtrohet një vetting-u të rreptë

BASHKËBISEDIMI I PLOTË I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA ME GAZETARËT

Përshëndetje dhe mirë se keni ardhur në këtë bashkëbisedim në Partinë Demokratike.

Para 5 javësh, nga kjo sallë, së bashku me ju, u jam drejtuar me shqetësimin e thellë se Shqipëria po përjeton një krizë të trefishtë; një krizë të sigurisë, që ilustrohet nga bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin, një krizë kushtetuese, aspekti më i dukshëm i të cilit është kapja e drejtësisë dhe e reformës në drejtësi nga qeveria e lidhur me krimin, dhe një krizë të thellë ekonomike, me pasoja të mëdha për shoqërinë, siç është emigracioni, siç është falimentimi në masë i bizneseve, kryesisht atyre të vogla e të mesme, siç është rënia e prodhimit të brendshëm në nivele dramatike, pra një ekonomi që nuk prodhon më, por ka vetëm shërbime, tregti në këtë mënyrë, jo vetëm që nuk ofron garanci për të nesërmen, por nuk ofron as mjaftueshëm vende pune për të sotmen, si dhe përparësitë, sipas opozitës, sipas Partisë Demokratike, për të dalë nga kjo gjendje kolapsi i trefishtë. Për fat të keq, kjo verë nuk ka qenë e nxehtë vetëm në kuptimin e temperaturave të motit, çka është normale për Shqipërinë si një vend mesdhetar, por ka qenë e nxehtë edhe në kuptimin e vazhdimit të skandaleve dhe të akteve që konfirmojnë krizën e trefishtë ku ndodhet vendi. Së pari dhe më kryesorja, bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin.

Bashkëqeverisja me kriminelët, e cila ilustrohet më së miri nga fakti se qytetarëve u ka ndërtuar një faqe internet, për t’ju thënë nuk keni më punë me mua, nuk keni më punë me qeverinë, shkruajini në internet, shkruajini në letër, kurse gjithë kohën e tij e kalon me kriminelët. Kriminelët kanë akses të drejtpërdrejtë, me ata ulet gju më gju, ulet vetë Edi Rama, ulet ministri i tij i brendshëm, ulet kryetari i grupit parlamentar dhe sekretari i përgjithshëm i partisë në pushtet, madje e thotë me mburrje se unë kam miqësi me trafikantë të dënuar drogës dhe anëtarë të bandës së Lushnjës dhe normal edhe deputetë të tjerë si Çyrbja i Durrësit, i cili është faktuar gjatë verës si anëtar i bandës së Emiliano Shullazit. Në fakt ky është edhe rasti i parë që shpërtheu këtë verë, skandalet e verës zbulojnë më së miri skemën se si Edi Rama bashkëqeveris me krimin, por për fat të keq, për fat të hidhur – se ka edhe një ironi të hidhur këtu, sepse sa herë që plas një skandal, dikush mërzitet e dikush gëzohet, siç thotë edhe ajo kënga e famshme e ABBA-ve.

Plasi skandali i Fatmir Xhafës, u gëzua Saimir Tahiri, u hidhërua Fatmir Xhafa, plasi skandali i Çyrbjes, u gëzua Fatmiri, u hidhërua Çybja, plasi skandali i Taulant Ballës, u gëzua Çyrbja, u hidhërua Taulanti, plasi skandali i Ëngjëll Agaçit e Denar Bibës, u gëzuan gjithë këta të tjerët… Pse, sepse basti që ka vënë Edi Rama është bashkëqeverisja e tij me krimin do të mbyllë çdo hapësirë për reagim nga shoqëria, nga mediat dhe çudia do të zgjasë vetëm 3 ditë. Unë jam sot këtu për të garantuar atë, si dhe t’i them çdo qytetari shqiptar se ne si opozitë po bëjmë gjithçka që kjo të mos ndodhë. Dhe se prioriteti i parë dhe kryesor i Partisë Demokratike, i imi si kryetar i saj dhe si lider i opozitës, mbetet shkëputja e lidhjeve të krimit me qeverinë.

Asgjë në këtë vend nuk ka për të ndryshuar për të mirë, asnjë reformë, sado e mirë në letër, nuk do të japë efekte, sakohë që vendi bashkëqeveriset me krimin. Dhe që vendi të mos bashkëqeveriset nga krimi, kushti i parë dhe minimal është që të mos kemi një kryeministër të lidhur me krimin. Sa kohë do të kemi një kryeministër të lidhur me krimin, vendi do të jetë në dorë të bandave kriminale. Të cilat, dje kanë ndërmarrë një akt të paprecedentë deri më sot, me sulmin me armë automatike, ndaj shtëpisë së koleges tuaj Klodiana Lala. I turpshëm dhe i neveritshëm është reagimi i Prokurorisë, e cila në vend të deklaratave inkurajuese, duhet menjëherë të fillojë veprimet për një hetim gjithëpërfshirës. Nuk ka njeri në Shqipëri, në Ballkan, në Europë, që nuk e kupton se një sulm i tillë ndaj gazetarëve nga krimi i organizuar bëhet vetëm kur krimi i organizuar ka mbështetje të drejtpërdrejtë politike. Kriminal është reagimi i policisë, që në fillim u mjaftua me një njoftim me iniciale, tallje është Twitter-i i Edi Ramës…

Të gjitha këto provojnë se pas këtij krimi qëndron bashkëpunimi qeveri-krim. Pas këtij akti kriminal, qëndron bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin. Akti i fundit i kësaj gazetareje ishte pikërisht denoncimi i aferës “Çyrbja”, i përgjimeve zyrtare të prokurorisë shqiptare që tregojnë se si Çyrbja, deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Durrësit, një nga dy deputetët që kam denoncuar që ditën e parë si të emëruar të bandave, respektivisht të Durrësit dhe të Shijakut, komunikon në telefon me një anëtar të bandës së Shullazit, duke iu referuar bandës dhe vetvetes si “ne”. “E kemi punën keq”…kush e ka punën keq? Punën keq e ka bashkëqeverisja me krimin, e ka banda e Emiliano Shullazit, e ka vetë deputeti i Edi Ramës.

Është e papranueshme që edhe sot e kësaj dite prokuroria nuk ka asnjë reagim asnjë reagim për përgjimet e kryera në mënyrë të ligjshme prej saj dhe arsyet e mosveprimit të prokurorisë. Në qoftë se kukullat e Edi Ramës në prokurori, ky i fundit do t’i lejonte, do t’u jepte leje, në Kuvend do të kishte mbërritur kërkesa për arrestimin e Jurges Çyrbjes, anëtar i bandës së Emiliano Shullazit. Ai e thotë vetë “ne”.

Mos kujtoni se organizatat kriminale e kanë anëtarësinë me teserë apo me bordero, kjo është anëtarësia në një organizatë kriminale, bashkëpunimi në kundërshtim me ligjin, për të kryer vepra të rënda penale. Asnjë kërkesë e tillë nuk ka mbërritur dhe ska se si të mbërrijë, sepse Prokuroria është një skllave shërbëtore e Edi Ramës.

Dhe ja ku i kemi pasojat, pasi krimi e kupton syshkeljen nga shteti. Krimi nuk ka nevojë ta marrë në telefon Edi Rama, që nuk përton ta marrë në telefon, e t’i çojë mesazhe, e t’i çojë korrierë, e t’i çojë njerëz të besuar… Gjithçka që po ua them, nuk po ua them për propagandë, mbajini mend këto fjalë. Por edhe një syshkelje mjafton, mjafton mosveprimi në rastin e Jurges Çyrbjes, që krimi të marrë krah e të godasë në shtëpinë ku flinin dy vajzat, në dhomën e gjyshes së tyre. Mjafton pakti i ndërsjellët për zgjedhjet e Shkodrës, që familja kriminale e Bajrave të terrorizojë qytetin nga mëngjesi deri në darkë, të marrë peng, të dhunojë, të përdhunojë e të vrasë njerëz, dhe prapë të shoqërohet me furgonë policie e makina të blinduara, fakt ky i denoncuar në mënyrë të përsëritur nga Partia Demokratike, edhe dje dhe më vjen shumë keq që një pjesë e mediave e kanë censuruar.

S’kanë asnjë arsye tjetër ta censurojnë përveç terrorit që po ngjall krimi i organizuar, sepse nuk ka fuqi më të madhe sesa krimi i organizuar me qeverinë prapa. Sikundër nuk ka njerëz më frikacakë sesa banditët, në qoftë se kemi një qeveri të palidhur me krimin. Sepse e dinë se një qeveri, një kryeministër dhe një ministër i brendshëm i palidhur me krimin, ua shtyp kokat dhe i çmonton. Është vetëm çështje kohe dhe jo kohë e gjatë. Por kur kryeministrin e kanë në xhep dhe ai i ka ata në xhep, ata sundojnë. Sot ata sundojnë Shkodrës, sundojnë Elbasanin, ku goditën policinë, dhe me gjithë premtimet e mëdha të vëllait të Agron Xhafës, asnjë nuk ka përfunduar prapa hekurave, nga bandat që e kryen këtë krim. Pse? Sepse janë të lidhura me pushtetin. E kanë për krenari lidhjen me pushtetin dhe pushteti e ka për krenari. E dëgjuat Taulant Ballën: po, tha, e kam mik, jemi miq. Është mik me anëtarin e bandës së Lushnjes, të dënuar me 21 vjet burg në itali. Dhe kjo miqësi ka bërë që ligji për prokurimet publike të shkelet me të dyja këmbët.

Dhe ky mik, Edmond Bego, të përfitojë 14 milionë euro në 3 tendera dhe leje minerare në zonën elektorale të Taulant Ballës. Nuk ka as forcë të ligjit, as ligj antimafia që të veprojë në këtë rast. Në çdo vend normal, miqësia familjare me një të dënuar të botës së krimit, aq më shumë një anëtar të një organizate kriminale, do të sillte dorëheqjen nga çdo funksion politik dhe publik. Edhe në Shqipëri këtë standard e kemi vendosur me ligj, për gjyqtarët, prokurorët dhe magjistratët shqiptarë.

Mjafton një fotografi në një dasëm, përbëjnë kauzë që ai gjyqtar apo prokuror të mos e kalojë vetingun. E dini këtë apo jo? Ka njeri që nuk e di këtë? Përveç kësaj kanë kaluar edhe vetingun në polici, të cilin ne nuk e votuam sepse nuk u përmbush një kërkesë që kishim, që vetingu të fillonte me ministrin. Të fillonte me ministrin, me zëvendësministrat, me drejtuesit e lartë në Ministrinë e Brendshme, dhe pastaj të shkonte tek policët roje në Ersekë e në Pukë, apo në Konispol e Vermosh. Policët, magjistratët me ligjet respektive, në qoftë se nuk faktojnë një pasuri, qoftë kjo një biçikletë apo motoçikletë apo televizor, apo nëqoftëse faktohen të ulur në një tavolinë me një person me precedentë penalë, humbasin vendin e punës. Taulant Balla ngrihet në detyrë.

Pse-ja është fare e thjeshtë, sepse kjo është themelore, esenciale për Edi Ramën: bashkëqeverisja me krimin. Në vijim të këtyre dy zhvillimeve dramatike që provojnë se qeveria e Edi Ramës sot funksionon me mentalitetin e një organizate kriminale, të ngjashme me bandën e Lushnjes dhe banda të tjera të Shqipërisë, pra të skandalit Çyrbja dhe të skandalit Balla, kanë dalë në dritën e diellit edhe të dhëna të tjera që tregojnë se një qeveri që bashkëqeveris me krimin, objektiv kryesor ka zhvatjen e parave të shqiptarëve. Korrupsioni qeveritar ka marrë përmasa të paprecedenta në 30 vite.

Korrupsion ka patur çdo qeveri. Edhe qeveritë e Partisë Demokratike kanë patur pjesën e tyre të korrupsionit dhe kjo është e padiskutueshme. Por korrupsioni qeveritar i Edi Ramës është i paprecedentë në 30 vite. Në 30 vite nuk ka patur korrupsion të tillë. Meqë Edi Rama fshihet pas Ulsirave dhe Fugërave, faktet të cilave duhet t’u japë përgjigje janë këto; faktet zyrtare, KLSH-ja: 3,7 miliardë euro abuzim. 3,7 miliardë euro është një shifër që nuk ia rrok mendja asnjë shqiptari.

Ta përkthejmë, i bie 5 mijë euro për çdo familje shqiptare. Vetëm vitin e kaluar, abuzimi ka qenë 923 milionë euro, pra 300 euro për familje shqiptare. 300 euro për familje shqiptare vjedhje të parave publike, vjedhje të taksave të shqiptarëve. Ju merr taksën dhe i kthen ato para në vjedhje dhe rryshfete për veten e tij, ministrat e tij dhe klientelën e tij. Si e bën këtë? Rasti epik, vjedhja më e shëmtuar, më kriminale është padyshim “check-up”-i, dmth bëhet vjedhje në kurriz të drejtpërdrejtë të shëndetit të shqiptarëve, nga foshnjat deri tek të moshuarit.

Vetëm këtu, siç tregon KLSh-ja, është paguar 22 milionë euro nga lekët e shqiptarëve, nga të cilat 7 milionë euro për analiza që nuk i ka kryer kurrë. KLSH-ja i ka thënë rishiko kontratën, por nuk ndërmerret asnjë veprim. Pse? Sepse këto 7 milionë euro natyrisht nuk shkojnë thjesht dhe vetëm në xhepat e Vilma Nushit, ndahen me Edi Ramën dhe shpurën e tij. 19 milionë euro me pronën publike, sepse nuk mjaftohet me taksat e shqiptarëve – siç e tregon rasti i Teatrit, Ligji “Fusha” tani syrin ua ka vënë pronave publike në qendrën e Tiranës, parqet dhe hapësirat publike, bregdetin, vijën turistike, pasuritë minerare, naftën dhe gjithçka tjetër që është pronë e përbashkët, publike, e shqiptarëve.

Vjedhja dhe korrupsioni pra kanë arritur nivele alarmante, më të lartat në 30 vite. Më të larta edhe se në 98-n, kur qe shpartalluar totalisht shteti. Kjo është një vjedhje e çertifikuar, një vjedhje me ligj, siç thuhet në gjuhën popullore, e cila faktohet më mirë se në çdo rast tjetër, nga ligji “Fusha”. Arsyeja kryesore pse Edi Rama ka shtënë në dorë sistemin e drejtësisë dhe reformën në drejtësi, është pikërisht të mbrojë këtë vjedhje, natyrisht edhe aleancën e tij me kriminelët dhe bashkëqeverisjen me ta.

Por përveç këtyre parave, 5 mijë euro në total për familje, që ka vjedhur në këto 5 vite, 300 euro për familje vetëm vitin e kaluar, kemi edhe paratë e tjera të cilat vidhen me koncesione dhe PPP. Sepse vjedhja është shtrirë në dy dimensione të tjera, të panjohura ose pak të njohura më parë. Kemi të paktën 300 milionë euro që paguhen nga taksat e shqiptarëve vetëm në sektorin e shëndetësisë, kemi 120 milionëshin e Vilmës, kemi 100 milionë për laboratorët, dhe 92 milionë për sterilizimin e pajisjeve mjekësore.

Asnjë nga këto nuk ka kontribuar në përmirësimin e shërbimit shëndetësor për shqiptarët. Asnjë prej tyre nuk ka kontribuar në përmirësimin e sistemit dhe ofrimin e një shërbimi më kualitativ, përkundrazi, njerëzit ankohen këtë vit, më shumë se vjet, vit për vit më shumë, për një shërbim shëndetësor të rënë përtokë, për radhë të gjata, për mungesë ilaçesh, deri edhe për ilaçet për sëmundje të rënda, dhe për një cilësi të tmerrshme në institucionet e shërbimit shëndetësor, duke filluar me spitalin e QSUT-së, imagjinoni me spitalet e tjera.

Kemi licencat ekskluzive, siç janë ato për inceneratorët, 178 milionë euro. Dy licenca ekskluzive ka marrë vetëm Klodian Zoto; që është siç e dini fasada e Arben Ahmetajt dhe Klodit tjetër. 178 milionë euro me subvencione shtetërore të cilat jepen akoma pa filluar puna për inceneratorët.

200 partneritete ka bërë qeveria “Rama”, pothuajse asnjërin nuk e ka bërë me kompani perëndimore. Pse? Europa Perëndimore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka klauzolë antikorrupsion. Në qoftë se provohet se përfaqësuesit e një kompanie të huaj i paguajnë ryshfet një qeverie përfundojnë në burg. Pra, është tërësisht e papërshtatshme për Edi Ramës të sjellë investitorë të huaj në Shqipëri, gjithçka është bërë me një grusht klientësh të Edi Ramës; ata që populli sot i njeh si oligarkët.

Pra, është e qartë se me këto PPP-të, me këto koncensione jo vetëm që nuk do të sjellë asnjë përmirësim në cilësinë e jetës së shqiptarëve, por dëmi, taksat e shqiptarëve dhe dëmi në cilësinë e shërbimit që shqiptarët nuk e marrin është jashtëzakonshëm; i llogaritur në një vlerë prej 3.7 miliardë eurosh i pari dhe i dyti i pallogaritshëm.

Me mijëra jetë kushton sistemi i sotshëm shëndetësor shqiptar i cili është edhe inferior ndaj kujdesit në sistemin shëndetësor në rajon, përfshi Maqedoninë.

Fakt, meqë pretendojnë se opozita i shpik këto. 41 tendera me 15.6 milionë euro nga shtatori 2013 deri sot ka marrë Armand Frangu që është baxhanaku i Edi Ramës. Nuk denjon të japë përgjigje Edi Rama. 15.6 milionë euro; 27 kontrata sekrete ka marrë i njëjti nga AKSHI, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit që është agjencia e Këshillit të Ministrave për Shoqërinë e Informacionit; 850 mijë euro i njëjti person. Dhe vetëm tenderin e fundit e ka fituar me 1.56 miliardë lekë ndonëse ka qenë oferta më e lartë. Normalisht që s’del vetë dhe fshihet prapa Fugës, domethënë thyhet në dysh; domethënë të fshihesh prapa Fugës do të thotë të thyhesh në dysh dhe të ulësh galiç, siç ulesh në banjo turke që të fshihesh prapa Fugës. Pse? Që të mos kthejë përgjigje pse i ka thënë 15.6 milionë euro baxhanakut të vet.

Ndërkohë statistikat kanë treguar se pikat e basteve janë 4-fishuar që kur Edi Rama erdhi në pushtet. E mbani mend “Fundin e marrëzisë”, por në fakt ka qenë fillimi i një marrëzie të paparë e të padëgjuar vënë në funksion për t’i dhënë të vëllait Olsi Ramës, koncensionin e lojërave të fatit.  Kemi kaluar nga 928 pika bastesh në 4230 pika bastesh. Këto janë faktet.

Jo vetëm kaq por sektori i vetëm që përfiton lehtësira fiskale me Edi Ramën është sektori i bixhozit, duke kaluar nga 25% në 15 % taksën për bixhozin. Biznesi i vogël falimentohet, futet në skemën e TVSH-së që çon dhe po çon drejt falimentimit të tyre. Fatura e ujit rritet me 40%, energjia elektrike rritet me 30%. Mesatarisht çdo biznesi i janë rritur detyrimet me 23%, si kombinim i të gjitha këtyre, ndërkohë bixhozit i ulet nga 25% në 15%.

Kjo tregon një tjetër tipar të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin, të qeverisjes së tij korruptive, që është qeverisje grabitqare, paratë i merren qytetarëve dhe i jepen në këtë rast familjarëve të kryeministrit. Nuk ndalon me kaq, i jepen miqve të tij.

Ne kemi denoncuar me dhjetëra afera. Afera e fundit është ajo e Papulit i cili përfiton 1.8 milionë euro nga dhënia me qera e makinave të Policisë. 127 tendera ka marrë miku i tij Agron Papuli që kur Edi Rama është bërë kryeministër. Rezulton që ka marrë 17.3 milionë euro nga buxheti i shtetit, vetëm një njeri.

Begon e thamë ka marrë 14 milionë vetëm me 3 tendera, ndërkohë që me ligjin e Prokurimeve Publike i ndalohet të marrë pjesë në prokurimet publike dhe nga ana tjetër kemi 45-50 biznese në ditë mesatarisht që mbyllin dyert.

Kemi 133 mijë nxënës që kanë braktisur shkollën në 5 vite të qeverisjes së Edi Ramës. Kemi 230 milionë euro, që të jem i saktë 229 milionë euro makina, karburant, bileta avioni, fasada, pajisje, zyra, komoditete, duke mos llogaritur këtu charter-at e Edi Ramës dhe shpenzimet e luksit në hotele me 5 yje të nivelit më luksoz në Europë dhe në Amerikë dhe bredhjet e tij në ekspozita me piktura në kryeqendrat më të shtrenjta të botës që kanë kushtuar miliona euro dhe për të cilat rezufon t’u bëjë transparencën shqiptarëve se kush i ka paguar këto shpenzime luksi.

Se një charter vetëm një fluturim nga Tirana në Romë apo në Stamboll apo në Ankara kushton mesatarisht 30 deri në 60 mijë euro, një charter i vogël. Kush i paguan këto para? Pse duhet të marrë kryeministri i vendit më të varfër në Europë charter për të bredhur, kush ja paguan këto? Pse i paguajnë, nëse i paguajnë të tretët këto para? Çfarë marrin në këmbim të këtyre parave apo e kanë nga dashuria për shokun Edi?

Pyetje që mbeten pa përgjigje, por me deklarata bajate propagande, për të fshehur një stil jete prej sheiku që Edi Rama ka zgjedhur për veten e tij dhe për bashkëpunëtorët e tij, ndërkohë që shqiptarët rrëmojnë xhepat për qindarkën e fundit për të blerë sandale dhe këpucë për fëmijët që do të çojnë në shkollë.

Pra, këto të dhëna tregojnë qartë se buxheti i shtetit ka vetëm një synim, të rrëmbehet dhe të plaçkitet nga Edi Rama për familjarët e tij, për miqtë e tij, për klientelën e tij. Dhe ky është edhe qëllimi i vetëm pse Edi Rama mbahet me thonj pas pushtetit, për të vjedhur shqiptarët.

Ka privatizuar buxhetin e shtetit, ka privatizuar qeverisjen për të vjedhur shqiptarët, e konsideron Republikën e Shqipërisë një koorporatë private, buxhetin e së cilës e nxjerr nga taksat e xhepave të shqiptarëve dhe e përdor për xhepat e vet. Çdo lekë që nxirret nga xhepat e shqiptarëve përmes taksave përfundon në xhepat e tij, të familjarëve të tij dhe të klientelës së tij.

Fakt, Gjykata Europiane e Auditimit publikoi të dhënat se 30% e tenderave Rama i jep me negocim pa shpallje, pra nuk ka tender, zgjedh se kush do ta marri, me çmin në tavan. Dhe atëherë kur ka tender prapë e fiton ai që ka çmimin më të lartë dhe jo ai me çmim më të ulët.

Ky është një fakt i nxjerrë nga Gjykata Europiane e Auditimit, jo nga Departamenti Antikorrupsion i Partisë Demokratike.

Gjykata Europiane e Auditimit ka nxjerrë se 1 në 3 kompani përfiton abuzivisht nga tendera, se 26% e tenderave janë dhënë me ofertën më të lartë duke i kushtuar buxhetit të shtetit dhjetëra e qindra milionë euro.

Pasojat, po kështu kanë dalë në pah nga një sërë vrojtimesh prej agjencive të specializuara të cilat kanë faktuar, siç e thash me sipër disa të dhëna tronditëse dhe pasojat e bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin dhe të braktisjes së njerëzve dhe qytetarëve.

1 në 6 nxënës ka braktisur shkollat, pra kemi 133 mijë fëmijë shqiptarësh që kanë braktisur shkollat. 51% e shqiptarëve deklaruan në vrojtimin e Barometrit Ballkanik se janë përjashtuar nga shoqëria, se kriza ekonomike dhe korrupsioni po rrënojnë jetët e tyre. 48% e shqiptarëve kanë deklaruar se një nga pengesat kryesore në jetën e tyre, korrupsioni në shëndetësi, spitalet dhe ilaçe. Natyrisht, sepse 300 milionë euro që mund të bëheshin barna shtesë në listën e barnave të rimbursueshme, që mund të ktheheshin në kujdes më të lartë mjekësor, në paga më të larta për mjekët, në më shumë kryeinfermier dhe infermier të trajnuar, përfundojnë në xhepat e 3 koncensionarëve të Edi Ramës.

 

85% e shqiptarëve janë shprehur në vrojtimin e fundit të Barometrit Ballkanik, se pasuria e vendit iu shkon të pasurve dhe diferenca mes të pasurve dhe të varfërve është rritur dhjetëra herë brenda një viti. Natyrisht bëhet fjalë për perceptim por siç e dini, siç tregojnë edhe faktet që preka më herët ky perceptim është bazuar mbi të dhëna konkrete.

Pra, kjo hedh në erë edhe propagandën bajate që Edi Rama bën me njerëzit, shfaqjet që bën me njerëzit i ka vetëm për propagandë, faqen e internetit e ka për të shmangur çdo kontakt njerëzor me shqiptarët. Sepse kontaktin njerëzor e ka rezervuar me banditët dhe me oligarkët.

Fakton po kështu se as arsimi, as rinia nuk janë prioritet për Edi Ramën, siç nuk janë as shëndetësia, as punësimi.

Së fundmi, skandali që shpërtheu para disa ditësh dhe që zbulon para shiqptarëve dhe atyre miqve të huaj që kanë patur ndonjë dyshim deri tani, se si Edi Rama kontrollon sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe procesin e vetingut, është skandali i Strasburgut.

Kur dërgohen emisarët e Edi Ramës për të kërcënuar gjyqtarin shqiptar në Strasburg për ta joshur dhe kërcënuar, që të marrë krahun e qeverisë në çështjet e shtetit shqiptar. Pra, që të ndalohen proceset e pronarëve shqiptarë në Strasburg, imagjinoni se çfarë presioni i bëhet gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë që të mbyllin dosjet, që të mbrojnë dhe mos ndëshkojnë bandat e lidhura me Edi Ramën dhe ministrat e zyrtarët e lartë të Edi Ramës të kapur në mënyrë flagrante në korrupsion dhe vetë Edi Ramën.

Imagjinoni se çfarë korrupsioni iu shtrohet atyre komisionerëve të vetingut që nuk vijnë drejtpërdrejtë nga paradhoma e Edi Ramës. Se ka edhe të tillë në komisionin e vetingut, që vijnë nga paradhoma e Edi Ramës, dhe janë kontigjente kriminale, komisionerë vetingu që janë kontigjentë kriminale; janë subjekt i ligjit “Antimafia” dhe janë komisioner vetingu. Hiq këta që i ka jo në xhep, por në poture, të tjerët imagjinoni se çfarë presioni iu bëhet që të mbahen në sistem gjyqtarë të korruptuar, me damkë, shkelës flagrantë të ligjit, mbrojtës të vrasësve të policëseve, dhunues të Kushtetutës; nga Ardian Dvorani tek Dritan Halluni me shokë.

Të paktën 11 të tillë të cilët gjyqtarë dhe prokurorë që edhe nga raportet e komisionit të vetingut dukshëm nuk plotësojnë kriteret e pastërtisë të figurës apo të justifikimit të pasurisë. Por i duhen Edi Ramës si kontingjent në drejtësinë e kapur, për të mbrojtur aferat korruptive, grabitur, vjedhjen që iu bëhet shqiptarëve dhe kontingjentin kriminal.

Këto pra janë lajmet e verës, të cilat rikthehen edhe një herë në vëmendje situatën e rëndë ku është vendi; bashkëqeverisje me kriminelët, ekonominë në rënie totale, pa investime të huaja, pa prodhim. E patë studimin e fundit, 100 kompanitë më të mëdha shqiptare sa prej tyre prodhonin?

Struktura e ekonomisë është një strukturë sot tërësisht e diktuar nga kapja ekonomike, janë kompani që ose marrin tendera, ose pastrojnë paratë e krimit. Mirëqenie në rënie, varfëri në rritje të njerëzve. Ndërkohë një Ramë me varësi ndaj krimit, ndaj drogës dhe luksit.

E gjitha ka me origjinë kapjen e qeverisë nga krimi, kapjen e  kryeministrit nga krimi. Sepse mendoj se nuk do shpjegim të gjatë, krimi kurrë nuk ka prodhuar dhe nuk prodhon mirëqenie, prodhon vetëm viktima, prapambetje dhe përplasje sociale dhe politike.

Shqipëria është në prag të katastrofës. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë sepse po vazhdoi kombi, vendi do të bjerë në greminë. Në qoftë se ne e lejojmë që kjo gjendje të vazhdojë jo vetëm që do të bjerë në greminë por do të duhen dekada që të dalë nga kjo greminë.

Kështu që detyra kryesore është të ndalim rënien e vendit në një humnerë totale. Për këtë arsye prioritet tona mbeten të pandryshuar, nga këto 5-6 javë, apo 4-5- javë të gushtit, prioritet mbetet shkëputja e lidhjeve qeveri-krim; që do të thotë minimalisht një kryeministër dhe një ministër i Brendshëm i palidhur me krimin, do të thotë po kështu të japim fund kapjes së drejtësisë nga ekzekutivi, që është fundi i një republike kushtetuese dhe që prodhon mostra të tilla, si ligji “Fusha” ku me ligj special grabitet prona publike për një qëllim privat dhe kriminal, që është ndërtimi i kullave me paratë e drogës. Para të tjera në ekonomi nuk po pompohen, e patë niveli i kreditimit ka rënë.

Niveli i leje të ndërtimit në Tiranë është rritur 5-6 fish, kredia ka rënë. Pse? Sepse në themel të ndërtimit, të këtyre lejeve të ndërtimit është pastrimi i parave të pista të drogës dhe të krimit që është edhe mortaja ekonomike që po shkatërron ekonominë dhe po shkatërron vendet e punës.

Pra, prioriteti i parë mbetet ndërprerja e lidhjeve të krimit me politikën, ndërpreja e lidhejve të krimit me qeverinë. Një qeveri e çliruar nga krimi është një kusht i patejkalueshëm për çdo proces tjetër. Nuk do të ketë proces normale politike, as reforma, as zbatim reformash, as zgjedhje normale sa kohë që do të kemi një kryeministër të lidhur me krimin dhe vendin në dorë të bandave kriminale.

Ky është prioriteti numër një i opozitës, i cili do të diktojë po kështu planin e punës opozitare, ku natyrisht Partia Demokratike si forca kryesore opozitare do të ketë rolin e saj veprues.

Pyetje: Z. Basha, presidenti Meta ktheu për shqyrtim ligjin për Teatrin, do ti kalojë seancës. PS i ka votat, çfarë do të bëjë opozita nëse maxhoranca nuk do të ndryshojë qëndrim?

Basha: Qëndrimi politik i Partisë Demokratike është i qartë, prioriteti absolut është shkëputja e lidhjeve të krimit më qeverinë. Sa kohë kemi një kryeministër të lidhur me krimin, asnjë proces politik nuk ka besueshmëri. Çdo përpjekje edhe për të sjellë në binar kushtetuese, reformën në drejtësi një kryeministër të lidhur me krimin sepse ai ka interesa të tjera. Ka interesa që prokuroria të mos hetojë as Çyrben, as Ballën, as Xhafën, as Tahirin, sepse i bie pastaj të hetojë kokën e kësaj pune që është Edi Rama.

Pra, duhet të jemi fare të qartëqë ky është prioriteti kryesor. Duke qënë se ky është prioriteti kryesor, dua ta them qartazi dhe shkoqur edhe bashkëkryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi, që mesa duket se kanë dëgjuar disa apo skanë dashur ta dëgjojnë.

Nuk ka asnjë pakt me Partinë Socialiste. Dhe nuk do të ketë asnjë pakt me Partinë Socialiste për Reformën Zgjedhore, para se ne ti japim përgjigje dhe zgjidhje politike, katastrofës në të cilën ndodhet vendi dhe para se ne të arrijmë në akord opozitar, me të gjitha forcat politike të opozitës. Gjithçka tjetër është mashtrim, I cili bëhet me qëllim për të intensifikuar thashethemnajet e verës se do të ketë një tjetër pakt Rama-Basha. Nuk do të ketë një pakt tjetër Rama-Basha. Nuk do të ketë bashkëqeverisje PD-PS. Synimi i Partisë Demokratike dhe i imi është ti japim fund një orë e më parë, një qeverie të lidhur me krimin. Sepse pa i dhënë zgjidhje politike këtij problem

Gjithçka që ka ndodhur këto 6 javë, këto 5 vite, do të ndodhë edhe më keq në javët, muajt dhe vitet e ardhshme, dhe Shqipëria nuk e mban dot më.

Me shifra, 13% e shqiptarëve kanë braktisur vendin.

Me shifra 86% e shqiptarëve duan të ikin.

Nuk do presim ne të zbazet Shqipëria e të kemi pashallëkun e Edi Ramës në vend të Republikës së Shqipërisë.

Pra, të jemi fare të qartë!

Nuk do të kemi as bashkëqeverisje me Edi Ramën dhe as pakt me Edi Ramën, as zgjedhor pa i dhënë zgjidhje politike katastrofës në të cilën ndodhet vendi.

Ligji për Teatrin, apo “Ligji Fusha” le të themi, sepse nuk ka Ligj për Teatrin, sepse po të ishte Ligj për Teatrin nuk do të ishte ligj për kullat.

Teatri i intereson Edi Ramës, sa kohë që mund të ndërtojë kulla.

Po nuk pati kulla nuk ka interes.

Dua t’i përsëris thirrjen time të prerë, të tërhiqet menjëherë pa bërë gëk-mëk. Shansin ia ka dhënë Presidenti me kthimin e Dekretit e arsyetuar në mënyrë të plotë.

Dua ta përshëndes edhe personalisht këtë akt dhe arsyetimi që shpalos para shqiptarëve qartë shkeljet kushtetuese.

Pa një pa dy, të tërheqë Ligjin “Fusha”.

Mos t’i shkojë në mendje ta sjellë në seancë! Mos t’i shkojë në mendje ta sjellë në seancë!

Se çfarë do të bëjmë, do ta shikoni. Nuk kam ndërmend ta njoftoj nga kjo sallë.

Por mos t’i shkojë ndërmend ta sjellë, sepse ajo do të jetë siç ju thash edhe më parë, do të jetë një shpallje e konfrontimit dhe përplasjes civile.

Do të thotë; Të asgjësosh Kushtetutën!

Do të thotë, që nga ky moment, ai mund të ndërmarrë akte të tjera, kur s’ka Gjykatë Kushtetuese, mund të thotë e zëmë “Ezmerët nuk lejohen të hyjnë në Tiranë dhe lëkurbardhët do të jenë vetëm në Korçë”.

Po marr ligjet e profilit racial për t’ju thënë se ku mund të shkojë çmenduria nqse ne lejojmë që mazhoranca të diktojë një Ligj antikushtetues, për grabitjen e pronës publike për të pastruar paratë e drogës.

Se interes tjetër nuk ka.

Mos t’i shkojë në mendje ta sjellë në seancë sepse do të përballet me pasojat më të paparashikueshme.

Ajo është vija e kuqe!

Edi Rama ta mbajë këtu, vath në vesh! Mos ta kalojë vijën e kuqe sepse përndryshe, ta dijë që jo vetëm procesi politik që e ka asgjësuar vetë nuk do të funksionojë, por gjithçka do të jetë në dorë të njerëzve.

Nqse ti njerëzit i merr dhe themelin e bashkëjetesës paqësore, që është Kushtetuta, atëherë njerëzit do të marrin në dorë atë që iu takon, sepse sovraniteti nuk i takon as Edi Ramës, as banditëve, i takon njerëzve.

Do ta marrin në dorë dhe këtu opozita nuk dikton më se me çfarë mjetesh e marrin në dorë.

Pyetje: Z. Basha, ju deklaruat se veprimet e opozitës do të ndërmerren në varësi të veprimeve  të qeverisë, megjithatë, ditën e hënë nis sesioni i ri parlamentar, çfarë raportesh do të ketë Grupi parlamentar i PD-së me Parlamentin?

Basha: Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e hënë paradite, siç do të mblidhen edhe aleatët tanë dhe ne do të diskutojmë për detajet organizative dhe formën që do t’i japim aksionit tonë politik në funskion të platformës sonë politike që kemi konsultuar në fund të muajit korrik me të gjithë anëtarësinë e Partisë Demokratike në Shqipëri në mbi 60 aktive të Partisë Demokratike, ku piketat kryesore mbeteten ato që ju thash;

  • Shkëputja e lidhjeve të krimit me qeverinë dhe qeverisë me krimin,
  • Dhënia fund e kapjes së drejtësisë nga qeveria
  • Kriza ekonomike

Këto janë tre prioritetet tona kryesore.

Pyetje: A ka koordinim mes partive opozitare në lidhje me këtë?

Basha: Sigurisht, të përditshëm dhe të përnatshëm.

Pyetje: Kam një pyetje në lidhje me një deklaratë të përsëritur të zonjës Kryemadhi në lidhje me kandidaturat e opozitës për zgjedhjet lokale. Ajo për të dytën herë ditën e djeshme ka deklaruar se Partia Demokratike dhe LSI duhet të dalin edhe me kandidatura të përbashkëta. Keni një vendimmarrje në lidhje me këtë?

Basha: Unë e lexova deklaratën e zonjës Kryemadhi ku ajo shprehet se nuk është sekret që opozita do të dalë e bashkuar në zgjedhjet lokale. Kjo është një shprehje e vullnetit të LSI-së nga kryetarja e LSI-së, sikundër edhe vullneti im dhe i aleatëve të tjerë, është që natyrisht që opozita do të përballet e bashkuar me të gjitha sfidat, por jo vetëm ne, jo vetëm  faktorët politikë, por ne po kërkojmë dhe do të zhvillojmë instrumentet që ky bashkim të jetë sa më i madh i shqiptarëve dhe jo vetëm i faktorëve politikë. Dhe një nga këto sfida është pa dyshim edhe sfida e zgjedhjeve lokale, por siç ju thash, në rendin e prioritetev e, prioritet numër një është, shkëputja e lidhjeve midis krimit dhe qeverisë dhe ky është një prioritet absolut i Partisë Demokratike i aleatëve tanë, i çdo aleati tonin, dhe natyrisht i imi si kryetar i opozitës.

Pyetje: Çfarë qëndrimi keni në lidhje me premtimet e artikuluara nga Presidenti Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve. A mendoni se duhen korrigjuar kufijtë për të arritur në një marrëdhënie normale mes Kosovës dhe Serbisë?

Basha: Për këtë çështje qëndrimi im është bërë publik në takimet që kam patur së fundmi me Presdenten e Kroacisë por edhe në takimet e tjera që kam patur në nivelet e larta në Berlin, Uashington dhe me përfaqësuesit më të lartë të diplomacisë Britanike. Është e qartë dhe e thjeshtë për t’u kuptuar se sovraniteti i Kosovës është në duart e popullit të Kosovës. Ky sovranitet bazohet në Paketën Ahtisari që është kompromisi historik i Kosovës për të arritur pavarësinë e njohur sot nga 117 vende. Nga të cilat 111 vende anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Nga 193 që ka OKB, 111njohin Pavarësinë e Kosovës, shtetin e Kosovës me kufijtë përkatës. Pa dyshim që ne mbështesim si Parti Demokratike, dhe e kemi bërë këtë publikisht të ditur, dialogun, për të çuar drejt normalizimit të marrëdhënieve, njohjes reciproke Prishtinë- Beograd, si një parakusht për ecjen përpara të të dy vendeve drejt anëtarësimit të plotë në BE. në rastin e Kosovës, edhe në anëtarësimit të saj në NATO. Paketa  Ahtisari nuk lë asnjë vend për mëdyshje. Ajo përcakton qartë integritetin territorial, formën unitare të qeverisjes, dhe i bashkëngjit asaj vullnetin e shprehur të popullit të Kosovës, përmes përfaqësuesve legjitim të popullit të Kosovës, Parlamentit të Kosovës, për një Kosovë anëtare të BE dhe NATO. Pketa Ahtisari është themel i paqes dhe stabilitetit në rajon, sikundër përbën së bashku me marrëveshjen e Ohrit dhe Dejtonit, themelet mbi të cilat është ndërtuar një Ballkan në paqe, sepse në paqe ka qenë, pavarësisht se gangsterat e Ballkanit pretendojnë se e sollën ata paqen, Ballkani në paqe ka qenë këto 18 vite, por që duhet të luftojë për të arritur bashkëpunimin rajonal dhe për të plotësuar reformat që na fusin në BE. Momentin që jemi në BE, kufijtë nuk kanë më asnjë lloj kuptimi. Ç’kuptim ka kufiri Franko-Gjerman. Besoj shumica prej jush ka patur mundësinë të udhëtojë nga Franca në Gjermani, apo Gjermania në Francë. Ose Italo-Austriak. Ka ndonjë kuptim kjo? Mallrat, njerëzit, kapitali, kalojnë pa asnjë farë vështirësie. BE këtë ka vlerë, që i zeron kufijtë dhe i bën rregullat, ligjet, të drejtat e qytetarëve pavarësisht se jeton në Lizbonë apo Bratisllavë, në Helsinki apo në Nikosia, prandaj parimisht dua të përsëris atë që i kam thënë përfaqësuesve më të lartë europianë dhe amerikanë jo vetëm këto gjashtë muaj, por që prej tetorit 2010 kur m’u paraqit për hërë të parë nga drejtues serbë idea e rikonfigurimit të kufijve të Ballkanit, se kjo në thelb është një ide anti BE dhe anti NATO. Shpreh bindjen e thellë se BE dhe SHBA janë aksionerë kryesorë të paqes në Ballkan dhe mbështetësit kryesorë të orientimit Euroatlantik dhe Europian të Ballkanit. Nuk do të lejohet të zhbëhet investimi i tyre prej tre dekadash. Miliarda dollarë dhe miliarda euro dhe qindra mijëra bija e bij në perëndim që kanë shërbyer me apo pa uniformë në këto tre dekada për të na sjellë në këtë ditë. Ndaj sfida për të gjithë drejtuesit e udhëheqësit e vendeve të Ballkanit në  qeveri apo në opozitë, është të realizojnë reformat e nevojshme për t’u anëtarësuar sa më shpejt në BE dhe NATO , për të hedhur hapat e nevojshëm edhe pa u arritur ky anëtarësim i plotë të BE vendet tona me një vullnet të mirë, të reduktojnë në maksimum domethënien e kufijve. Kjo ka qenë një platformë për të cilën unë kam punuar si Ministër i Brendshëm, kam arritur edhe dakordësi me përfaqësuesit relevantë të qeverisë serbe në një kontekst ballkanit që ne të kemi një shengen ballkanik ku njerëzit të udhëtojnë pa kontrolle kufitare. Kjo pra duhet të jetë në bindjen dhe vizionin tim dhe në qëndrimin e palëkundur të PD, ku ne do të mbështesim fuqimisht do të qëndrojmë prapa çdo përpjekje popullit të Kosovës dhe përfaqësuesve të popullit të Kosovës për të avancuar procesin e dialogut por duke qëndruar fuqimisht në parimet e sovranitetit, integritetit territorial dhe natyrës unitare të qeverisjes së Republikë së Kosovës.

Pyetje: Ju thoni se nuk do të ketë bashkëqeverisje me PS-në, ne duam të dimë nëse do të ketë hapa konkretë, jeni mbledhur si opozitë për të marrë vendime konkrete se cilat do të jenë ndryshimet që do të jenë në kodin zgjedhor për zgjdhjet lokale konkretisht. Çfarë propozoni, sepse po përflitet që nuk do të ketë ndryshime.

Basha: Edhe një herë dua ta bëj fare të qartë pozicionin tonë të bashkërenduar me të gjithë aleatët tanë; prioritet i parë është të sigurojmë një proces zgjedhor ku; Nuk shitet e nuk blihet vota, nuk dhunohet komisioneri dhe votuesi, ku garantohet që qytetarët shqiptarë ta shprehin të lirë vullnetin e tyre. Të jenë ata që e zgjedhin qeverinë, jo kriminelët. Sepse nqse kriminelët zgjedhin qeverinë, atëherë kemi këtë situatë që kemi sot. Një Parlament me të emruar të krimit, një kryeministër të lidhur me krimin, një Ministër të Brendshëm, vëlla të një trafikanti, një kryetar të Grupit Parlamentar që e pranon haptazi miqësinë me një njeri të dënuar si pjestar të bandave dhe të narkotrafikut. Pra kjo situatë zgjidhet vetëm nqse ne garantojmë një proces normal zgjedhor. Pra, pak rëndësi ka sistemi. Nqse ne zgjedhim sistemin më të mirë, dhe nuk zgjidhim problemin e tjetërsimit të votës, atëherë jemi në vend numëro. Partia Demokratike dhe unë mbetemi të hapur për të diskutuar në rradhë të parë me aleatët tanë dhe së dyti me një Parti Socialiste të çliruar nga pengmarrja prej krimit të organizuar, të gjitha mënyrat se si mund të avancojmë por objektivi ynë është ai që kam shpallur tash sa kohë, që qeverisja t’u takojë njerëzve, t’u takojë qytetarëve, dhe pa dyshim nqse zgjidhet problemi i cënimit të votës, ka mënyra dhe forma se si kjo mund të garantohet për të cilat jam shprehur dhe jam gati të shprehem qartë. Por nqse shprehem sot  do të krijoj iluzionin se kjo vetëm mund ta zgjidhë problemin, por kjo nuk do ta zgjidhë problemin për sa kohë që ne nuk garantojmë që ligji të zbatohet edhe një Reformë zgjedhore në letër, do të mbetet në letër.

Për sa kohë ne nuk garantojmë një qeverisje të ndarë nga krimi, gjithçka tjetër është vanitet.

Prandaj prioritet kryesor mbetet shkëputja e lidhjeve midis qeverisë dhe krimit.

Prioriteti kryesor mbetet shkëputja e lidhjeve mes qeverisë dhe krimit. Prioriteti numër një që do t’i hapë rrugën një reforme zgjedhore është që te paktën Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm të mos jetë i lidhur me krimin.

Nuk kam ndërmend t’ju englendis as ju askënd tjetër me propozime, sepse ato janë të pafundme dhe mund të përbëjnë lajm për atë që nuk e kupton që nuk është lajm.

Lajmi është ky; asnjë propozim nuk do të sgjidhë krizën e kapjes së qeverisë me krimin pa zgjidhur këtë problem çdo propozim është maskë, si ato që prodhohen në Shkodër dhe shiten në Venecia.

Ne nuk do të bëhemi maskë për fytyrën lebroze të procesit politik sot në Shqipëri. Sot nuk ka proces politik por është i diktuar nga krimi dhe kriminelët.

Pyetje: Z.Basha në kushtet e asaj që ju e quani në bashkëqeverisje me krimin, dhe refuzimit për të bërë një pakt me kryeministrin Rama, cila mendoni se do të jetë rruga që opozita të marrë pjesë në zgjedhjet vendore. Të paktën në atë që ju shprehët, ishin kushtet e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore pa u plotësuar disa kushte. Kryeministri ka deklaruar gjithashtu se do të paraqesë në shtator për opozitën. Do të merret në konsideratë kjo plarformë? Përfshirë edhe disa nga ligjet për reformën në drejtësi?

Basha: Platformën për Reformën në Drejtësi e kemi parashtruar nga kjo sallë dhe është propozim i Partisë Demokratike dhe i aleatëve për të dalë nga situata e kolapsit të Reformës në Drejtësi. Por kjo plaftormë siç e thash kërkon besueshmëri politike. Që do të thotë se në anën tjetër të tavolinës nuk mund të jenë as ata që dhunuan Kushtetutën e 22 korrikut dhe paktin politik të 22 korrikut dhe që kanë kapur sot Prokurorinë, Gjykatat dhe Komisionet e Vettingut, do të thotë që sikundër në rastin e Reformës Zgjedhore, kemi nevojë për një partner të besueshëm dhe kur them të besueshëm nuk po themi të mos jetë socialist, sepse ka një Parti Socialiste, por ky partner i besueshëm nuk mund të jetë një njeri i lidhur me krimin sepse pak rëndësi ka se ai thjesht dhe vetëm ka krimin nën urdhëra apo është në një formë apo një formë tjetër i marrë peng nga krimi, pak rëndësi ka. Për sa kohë që në anën tjetër të tavoliës ku ndërparti, analogu, diktohet jo nga interesi publik i shqiptarëve, interesi i socialistëve shqiptarë, por nga interesat e krimit, çdo proces qoftë reforma zgjedhore apo ajo në drejtësi nuk mund të ketë besueshmëri dhe nuk mund të çojnë tek produkti që duan qytetarët, gjyqtarë dhe prokurorë që ndëshkojnë dhe nuk mbrojnë politikanë të lidhure me krimin, bandat dhe korrupsionin dhe një sistem zgjedhor ku shqiptarët të zgjidhin formën e qeverisjes të lirë dhe të pandikuar nga blerja e votës dhe falangat kriminale.

Pyetje: Si do të jetë marrëdhënia me Parlamentin. Është të hënën. Do të jetë normale apo do të jetë strategjia e bllokimit që ju keni përdorur në fund të sesionit të fundit.

Basha: Siç i thash edhe koleges suaj Metaj, nuk kam ndërmend t’ju zbërthej teknikat opozitare për të matrerializuar aksionin politik. Këndvështrimi im është i qartë dhe ne do të ecim në bazë të një plani të mirëfilltë opozitar dhe jo ad hoc dhe kuturu. Pak rëndësi ka forma, por përmbajtja. Edhe këtu kontrasti është i qartë me kundërshtarin tonë politik i cili sot për fat të keq qeveris vendin. Dje u tha lezhianëve, që kjo më ka mbetur, t’ju surprizoj me veshjen time. Shkon me tuta dhe atlete në samite dhe me kostum tek njerëzit e thjeshtë, kjo ju ka mbetur t’ju surprizojë. Nqse për të është forma dhe me anë të formës justifikon përbajtjen grabitqare dhe bashkëqeverisjen me krimin, këtu në selinë e Partisë Demokratike rëndësi ka përbajtja.

Përmbajtja është kjo:

Prioriteti numër një është të shkëputja me lidhjet e krimit me qeverinë, që do të thotë: të kemi një kryeministër dhe një ministër të Brendshem që nuk janë të lidhur me krimin. Ne do të bëjmë të gjitha detyrat që na takojnë, kjo është një parti politike: Ndërgjegjësimin, vetëdijësimin e qytetarëve, aksionin tonë politik, protestat, gjithçka. Arsenalin opozitar do ta vëmë të gjithin në lëvizje për ta arritur këtë qëllim. Se si, do ta shikojmë dhe do të shpaloset hap pas hapi. 

Pyetje: Jemi 10 muaj larg nga zgjedhjet lokale, në këtë situatë politike, me këtë kryeministër, me këtë Ministër të Brendshem, Partia Demokratike a do të hyjë në zgjedhje apo ka opsione të tjera?

Partia Demokratike do të nisë paralelisht, procesin e zgjedhjeve të brendshme në shtator dhe procesin e identifikimit të kandidatëve për zgjedhjet lokale dhe natyrisht do të përgatitet për zgjidhjen politike, e cila nuk mund të jenë zgjedhjet lokale.

Pra ne do të jemi në një proces aktiv me të gjitha strukturat, me gjithë anëtarësinë tonë, me gjithë simpatizantët tanë, natyrisht bashkë me aleatët por jo vetëm, edhe me faktorë të tjerë politikë dhe atë pjesë të shëndoshë të Shoqërisë Civile që të identifikojmë njerëzit më të mirë, në mënyrë që si në zgjedhjet lokale si në zgjedhjen tjetër politike, që natyrisht do të kalojë nëpërmjet zgjedhjeve politike të parakohshme, të kemi përfaqësimin më dinjitoz. Të kemi përfaqësimin e elitës së mendjes dhe shpirtit të kombit për të bërë një kontrast të thellë me bashkëqeverisjen me krimin që është sot realitetit që duam dhe do ta përmbysim.

Unë kam bindjen e thellë se me një mobilizim kombëtar ne do t’ia dalim! Nuk do ta lëmë Shqipërinë të vithiset në humnerë. Jemi në prag të vithjes në humnerë por ne nuk do ta lëmë dhe ky është prioriteti ynë.

Pyetje: Zoti Bashan në Kuvend gjatë këtyre tre javëve do të shqyrtohet dhe kërkesa e dy organeve të Vettingut për më shumë personel dhe më shumë paga. Vjet i keni mbështetur këto dy kërkesa, ju do ta mbështesni këtë herë apo do ti qëndroni gjykimit tuaj se ky proces është nën kontrollin dhe ndikimin e kryeministrit Edi Rama?   

Ne qëndrimin tonë e kemi shprehur qartë. Një nga arsyet kryesore se pse kontrollohet sistemi i drejtësisë, është sepse janë emëruar njerëz të tillë, si në prokurorinë e përgjithshme, apo kanë mbetur njerëz të tillë në gjykata, të cilët nuk duhet të ishin sot gjyqtarë dhe prokurorë, sepse siç e thashë pak më përpara, kanë një arkiv të qartë të shërbimit politik, të shërbimit ndaj krimit dhe të lidhjeve korruptive.

Në këtë kuadër, duke vlerësuar performancën e deritanishme të komisioneve të vettingut do të marrim edhe vendimet tona sa i përket hapave të tjerë. Në parim ne e kemi mbështetur, në fillim para se procesti të niste, që të kishin më shumë mjete financiare. Sigurisht nuk mund të them se jam i entuziasmuar që sot kemi të paktën një anëtar të Komisionit të Vettingut të lidhur me botën e krimit dhe me zyrtarët më të lartë të Edi Ramës.

Sikundër kemi dhe një jurisprudencë vendimesh të cilat vënë në pikëpyetje, integritetin e procesit të vettingut. Dhe këtu e kam fjalën për ato vendime që kanë lejuar një numër jo të vogël gjyqtarësh dhe prokurorësh ta kalojnë vettingun, ndërkohë që këta gjyqtarë dhe prokurorë kanë liruar vrasës të policëve. Kanë shkelur hapur Kushtetutën dhe janë përfshirë në skandale grabitje pronash. Për të thënë vetëm disa prej rasteve flagrante dhe prapë se prapë e kanë kaluar vettingun.

Pyetje: Zoti Basha, për tu përqëndruar pak tek ekonomia, ju sapo folët për ngjarjet kriminale, ndërsa kryeministri foli për suksesin e sezonit turistik. Sipas të dhënave që ju keni, cili është ndikimi që kanë pasur këto ngjarje në këtë sezon turistik? Dhe një koment  për futjen në tregun e fluturimeve të kompanisë Air Albania me kapital shtetëror?

Basha: Air Albania, është një ndërmarrje korruptive dhe e paligjëshme e shtetit shqiptar dhe e Edi Ramës. Nuk ka asnjë ndryshim nga PPP-të dhe konçencionet e tjera korruptive, vetëm I jep Edi Ramës një mundësi të certifikuar me ligj, pra Ii jep një mundësi të ketë një shoqëri ajrore në kontrollin total të tij. Ne e pamë se çfarë ndodhi kur Edi Rama krijoi flotën e avionëve të drogës, që e quajti mushkonja. Imagjinoni se çfarë do të ndodhë kur të ketë avionët e tij personal. Përfundimisht është një aferë korruptive me sfond kriminal e cila si çdo korrupsion, si çdo PPP, do ti nënshtrohet me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, një ligjislacioni të posaçëm që do ta bëjë vettingun të duket si një piknik. Për të gjitha!

Natyrisht që sezoni turistik, siç kanë vërejtur dhe mediat, ka qënë më i mjeri i dekadës së fundit dhe për këtë mjafton të merrni, siç keni marrë përshtypjet e operatorëve turistikë, të hotelierëve, të restorantëve, nga Ksamili në Velipojë. Si mund të ketë një sezon të suksesshëm turistik në Shqipëri, qeverisja e së cilës ka braktisur detyrën dhe ka rendur pas qefeve dhe lukseve, charterave privatë dhe pushimeve me kriminelët.

Pyetje: Zoti Basha, para disa javëve keni paralajmëruar amendimin e ligjit Antimafia, për shkëputjen e politikës nga krimi. Keni paralajmëruae se do ta prezantoni në shtator. Nëse mundeni mund të na thonë disa prej këtyre pikave? A prek direkt ndëshkimin e pushtetarëve që kanë lidhje me organizatat kriminale?

Basha: Sapo ju thashë se sa I përket konçencioneve dhe PPP-ve, ne do të parashikojmë në legjislacionin shqiptar, si pjesë e ligjit Antimafia apo jo kjo është një çështje teknike, një legjislacion që do të mundësojë një vetting shumë të rreptë të çdo entiteti publik dhe privat përfshirë në konçencion dhe PPP. Që do të thotë se si entiteti që ka dhënë PPP-në, qoftë kjo një bashki, që nga bashkia e Tiranës e deri tek Këshilli I Ministrave, kryeministri, ministrat, nga ana tjetër çdo kompani do ti nënshtrohen një “procesi automatik vettingu”, për të parë se në çfarë dimensionesh qëndron korupsioni i pamohueshëm nëpër afera që u kanë grabitur shqiptarëve miliarda euro. Dhe vazhdojnë ti grabisin shqiptarëve miliona euro nga xhepat e tyre.

Pra për tu ndalur tek kjo çështje, zotimi im public si kryetar I Partisë Demokratike është se: me ardhjen tonë në pushtet, çdo konçencion, absolutisht çdo konçencion, do ti nënshtrohet një procesi ligjor, por përdor fjalën vetting meqë shqiptarët e njohim tashmë këtë fjalë, vetting kontrolli të imtësishëm aplikantit që ka fituar një kontratë të tillë dhe veprimeve administrative duke nisur me kryeministrin e vendit dhe duke përfunduar me nëpunësin më të thjeshtë që ka nënshkruar një copë letër.

Në qoftë se kjo do të kërkojë gjashtë muaj, gjashtë muaj do të marrë. Nëse do të kërkojë një vit, një vit do të marrë.  Sikur asgjë tjetër të mos bëjmë vitin tonë të parë në pushtet, ttë jeni të sigurtë se do të bëjmë më shumë se kaq, kësaj do t’i shkojmë deri në fund.

Bëhet fjalë për miliona e miliarda euro, të cilat i janë zhvatur me të padrejtë shqiptarëve dhe të cilat do tu kthehen shqiptarëve.

Pyetje: Gjatë fjalës tuaj folët shumë për problemet e sigurisë, lidhjet e ministrit të brendshëm me krimin si dhe mosveprimet e prokurorisë. Me këtë situatë ku sipas jush policia dhe prokuroria nuk është në krah të qytetarëve, çfarë veprimesh konkrete do të bëni ju pasi kjo është përtej politikës? Vetëm gjatë verës flasim për 40 jetë të humbura!

Basha: Duhet ta kuptoni se ne nuk jemi as prokuroria, as hetuesia dhe as nuk kemi një polici paralele. Policia e opozitës apo gjykatat e opozitës, apo prokuroria e opozitës. Ne jemi një parti politike dhe kemi për detyrë, jo vetëm të denoncojmë të keqen, por edhe të ofrojmë edhe zgjidhjen politike. Zgjidhja nuk bëhet as në mes as me këmbët e problemit, por bëhet te koka e problemit.

Pse kemi sot, siç e konstatuova unë më parë dhe ju, një situatë të shpartalluar të rendit public? Sepse nuk kemi polici, nuk kemi prokurori dhe nuk kemi gjykata. Sot shantazhohet gjyqtari në mes të ditës, siç e tregojnë provat e audioregjistrimit në Strasburg. Sot qëllohen në mes të ditës gazetarët, siç u qëllua dje familja e Klodiana Lalaës! Qëllohen biznesmenët, siç e dini fare mirë! Grabitën qytetarët dhe policia në vend që ti ndjekë këto raste, shoqëron banditët dhe kriminelët me furgon policie. Këta të parët bredhin me makina të blinduara. Nga Shkodra në Elbasan, Shijak, Durrës, në Vlorë dhe kudo.

E gjithë kjo situatë nuk do të vinte kurrë nëse nuk do të kishim një kryeministër të lidhur me krimin. As Bajrët, as Shullazët, as Habilajt, as Balilajt, as Sanxhaktarët, as Çelajt, asnjë nga këta nuk do të guxonte sot të tregonte fytyrën, jo më të diktonte ligjin nga Shkodra në Vlorë, në qoftë se nuk do të kishte mbështetjen e drejtpërdrejtë të Edi Ramës. Mbështetje e cila është pjesë e bashkëqeverisjes me krimin.

Bashkëqeverisja me krimin është prodhimi normal I një partie që ka ardhur në pushtet me krimin. Socialistët e thjeshtë nuk e kanë idenë se kush është Çyrbja, apo ai tjetri me numër 6 në listën e Durrësit, siç nuk e kanë idenë për shumë të tjerë që janë sot deputetë të Partisë Socialiste dhe skanë si ta kenë idenë sepse ata nuk I kanë emëruar socialistët. Ata i ka emëruar krimi, bandat i kanë emëruar.

Pra, me dekriminalizimin e hoqëm mundësinë për shumë njerëz që të kandidonin, kriminelë njerëz të dënuar, po Edi Rama i dha këtë zgjidhje: Dakord ti nuk kandidon dot, por më sill një të njohurin tënd. Më sill djalin, vajzën, më sill një person tëndin të besuar. Këta janë kandidatët e krimit sot në Parlament. Këta janë deputetët e krimit në Parlament dhe autori I kësaj është Edi Rama. Një parlament i kriminalizuar, një qeveri e kapur nga krimi, një kryeministër me lidhje kriminale, janë arsyeja se pse kemi sot rendin e shpartalluar dhe bandat që bëjnë ligjin.

Prandaj zgjidhja është një dhe vetëm një!

Largimi një orë e më parë i lidhjeve kriminale të qeverisë, një kryeministër dhe një Ministër i Brendshëm që nuk janë të lidhur me krimin, është çelësi i cili hap derën e proceseve politike shumë të rëndësishme, siç është refoma zgjedhore, reforma në drejtësi sipas Kushtetutës.

Pyetje: Do na njihni pak me axhendën tuaj dhe të opozitës, çështjet prioritare të fillimit të sezonit të ri politik?

Basha: Prioritetet tona janë tre dhe nuk kanë ndryshuar në këto tre javë e gjysëm: Është shkëputja e lidhjeve të qeverisë me krimin. Pra një qeveri me një kryeministër dhe një ministër të brendshëm që nuk kanë lidhje me rrjetet kriminale. Është dhënia fund e kapjes së drejtësisë nga qeveria dhe për këtë rruga që kemi parashtruar është zbatimi i reformës në drejtësi sipas 22 korrikut, dhe as kthimi tek institucionet e vjetra dhe as kapja e institucioneve të reja. Dhe është plani ynë për ti dhënë fund krizës ekonomike, që do të fillojë me një program të veçantë anti-oligarki dhe antimonopoly, mes procesit të vettingut të kontratave PPP dhe konçencioneve. Pra kontrollit të imtësishëm të kontratave të PPP-ve dhe konçencioneve.

Këto janë tre piketat kryesore që do të udhëheqin aksionin tonë opozitar.

Pyetje: Zoti Basha ju folët për zgjedhje politike, cili është synimi: që ato të bëhen para atyre lokale?

Basha: Synimi im është që sëbashku me partitë e opozitës dhe çdo factor të shoqërisë, të imponojmë çdo zgjidhje politike që I jep fund situatës së katastrofës ku është vendi sot. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më. Hapi I parë dhe kryesori është të kemi një qeveri, një kryeministër dhe një ministër të brendshëm që nuk janë të lidhur me krimin.

Faleminderit                       

 

Read More
30 Gus
0

Sulmi me armë ndaj gazetares që denoncoi lidhjet e ngushta të deputetit të Edi Ramës, Jurgis Çyrbja me bandën e Emiljano Shullazit

  

  • Sot u realizua skenari që u ndodh vendeve që sundohen nga krimi: një gazetare që zbulon lidhjet e mafias me pushtetin është sulmuar me armë 
  • Sulmi me armë ndaj gazetares, që denoncoi lidhjet e ngushta të deputetit të Edi Ramës, Jurgis Çyrbja me bandën e Emiljano Shullazit 
  • Kam një mesazh për Edi Ramën: Do të mbash ti përgjegjësi, i vetëm, nëse gazetares Klodiana Lala, familjes së saj, çdo gazetari që nuk ha bukën tënde, i preket qoftë edhe një fije floku 
  • Sa kohë kryeministri qeveris me krimin, Shqipëria do jetë në mëshirën e bandave. Koha të përballemi me të 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Të dashur bashkëqytetarë!

Të dashur dhe të nderuar gazetarë, operatorë dhe punonjës të medias!

Në vendin tonë të vogël të stërmunduar nga varfëria, krimi dhe korrupsioni, sot u realizua edhe ajo pjesë e skenarit që u ndodh vendeve që sundohen nga krimi: një gazetar që zbulon lidhjet e mafias me pushtetin është sulmuar me armë.

Familja e gazetares Klodiana Lala është sulmuar sot herët në mëngjes me breshëri automatiku dhe plumbat kanë goditur dhomën ku flenë vajzat e saj në shtëpinë e gjyshes së tyre.

Mesazhi mafioz për gazetaren është i qartë: se kush del nga rreshti, kush nuk i bindet urdhrave, kush shqetëson qeverinë, kush nuk i bindet sundimit të krimit, e ka fundin e shpejtë.

Dua të shpreh vendosmërisht mbështetjen time dhe të Partisë Demokratike për Klodiana Lalën, familjarët e saj dhe çdo gazetar të papërkulur nga krimi, të pablerë nga kjo qeveri që, prej 5 vjetësh, nuk u shërben qytetarëve, por bashkëqeveris me krimin.

Dua t’u them atyre, familjeve të tyre dhe çdo shqiptari që refuzon të qeveriset nga krimi, se kemi vetëm një rrugë për ta fituar betejën: duhet të qëndrojmë! Duhet të luftojmë! Duhet të përballemi!

Sa herë media hesht, krimi triumfon!

Sa herë shoqëria hesht, krimi na qeveris!

Ne ia kemi dalë të largojmë nga parlamenti dhe nga disa bashkitë e vendit disa dhjetëra kriminelë, me të cilët Edi Rama erdhi në pushtet, por fitorja nuk është akoma në anën e shoqërisë.

Edi Rama i ka zëvendësuar kriminelët që dekriminalizimi i nxori jashtë Parlamentit, me të emëruarit e kriminelëve.

Sulmi me armë ndaj gazetares Klodiana Lala, e cila së fundmi denoncoi dhe nxori në dritë lidhjet e ngushta të deputetit të Edi Ramës, Jurgis Çyrbja me bandën e Emiljano Shullazit, janë tregues se me Edi Ramën, krimi ndjehet i paprekshëm!

Kjo është e vërteta e hidhur! Prej 5 vjetësh krimi po triumfon, sepse krimi bashkëqeveris me Edi Ramën!

Falë bashkëqeverisjes me Edi Ramën, krimi kontrollon kupolën e policisë dhe Ministrinë e Brendshme.

Prej bashkëqeverisjes  së Edi Ramës, me krimin, sot Shqipëria nuk ka polici, nuk ka prokurori, nuk ka gjykata.

Prandaj shantazhohen gjyqtarë, qëllohen me armë gazetarë, qëllohen me armë biznesmenë, dhunohen, përdhunohen e grabiten qytetarë nga shtëpitë e tyre.

Edi Rama të lërë lotët e krokodilit dhe të gjejë autorët e sulmit mafioz me armë kundër gazetares Klodiana Lala!

E ka fare të thjeshtë!

Le të thërrasë banditët e vet brenda dhe jashtë burgut, le të flasë me horrat e vet brenda dhe jashtë parlamentit dhe të gjejë mafiozët që, nën mbrojtjen e qeverisë së tij, guxojnë të përdorin armë kundër gazetarëve që zbulojnë lidhjet e krimit me Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

Sot, kam edhe një mesazh për Edi Ramën: do të mbahesh ti përgjegjësi i vetëm, nëse gazetares Klodiana Lala, familjes së saj, çdo gazetari që nuk ha bukën tënde apo çdo opozitari me qeverinë tënde, i preket qoftë edhe një fije floku nga horrat dhe krimi që ke nën urdhra!

Mesazhi im për çdo qytetar është i thjeshtë dhe i kuptueshëm për ata që duan ta kuptojnë!

Sa kohë kryeministri i vendit është i lidhur me krimin, Shqipëria do jetë në mëshirën e bandave.  Me të mirat dhe të këqijat tona, duhet të qëndrojmë të bashkuar, të qëndrojmë dhe të çlirohemi nga krimi që qeveris vendin.

Faleminderit!

Read More
30 Gus
0

Rrëmbimi i dy personave në Shkodër, Policia e Shtetit fsheh të vërtetën e ngjarjes kriminale

  • Rrëmbimi i dy personave në Shkodër, Policia e Shtetit fsheh të vërtetën e ngjarjes kriminale 
  • Ngjarja lidhet me bandat kriminale që mbështesin dhe mbledhin vota për Edi Ramën në Shkodër 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI ERVIN SALIANJI

Ngjarjet e rënda të ndodhura ditët e fundit në Shkodër dëshmojnë se krimi dhe bandat e lidhura me qeverinë janë më të forta se ligji.

Vetëm kur bandat e lidhura me qeverinë sundojnë një qytet, ndodh që të kemi disa vrasje të njëpasnjëshme, gjobëvënie, shkatërrim prone, atentate dhe rrëmbime personash, pa autor.

Vetëm kur bandat janë të lidhura me qeverinë, policia e shtetit fsheh ngjarjet kriminale, si rrëmbimi mafioz i dy shtetasve Agron Molla dhe Gëzim Hysaj, të dy thuajse në të njëjtin orar.

Komunikata e policisë, familjarët kanë denoncuar në polici për rrëmbimin e këtyre personave por policía e ka fshehur ngjarjen, sipas informacioneve nga Shkodra edhe kjo ngjarje lidhet me bandat që mbështesin dhe mbledhin vota për Edi Ramën në Shkodër.

Banda e lidhur me qeverinë dhe me Edi Ramën, që njihen në Shkodër si banda e Bajrajve, ka totalisht nën kontroll qytetin e Shkodrës, duke krijuar të njëjtën situatë të rëndë kriminale si në Durrës, Elbasan, Fier dhe Vlorë, ku krimi bën ligjin dhe vendos për jetën e qytetarëve.

Qeveria që mburret dhe e shet në televizion kapjen e një hajduti, hesht para ekzekutimeve mafioze, si ai i ish-policit me gruan e tij, apo krimeve të tjera të rënda, si vrasja e Mehdi Kavajës, e Fatbardh Licit, apo zhdukja pa lënë gjurmë e dajës dhe nipit të tij prej 6 ditësh.

Të gjitha këto, krime të ndodhura javët e fundit, dhe situata sa vjen e rëndohet, ndërkohë që banda e qeverisë kapardiset edhe ekraneve, duke dhënë intervista.

Shtypi belg ka paraqitur kohët e fundit fakte tronditëse se si Bajrajt, që duhej të ishin në burg për shumë krime, shëtisin të lirë në Shkodër dhe kanë në dorë bizneset kryesore atje, të gjitha me mbështetjen e qeverisë.

Kryeministri dhe ministri ka marrë mesazhe nga qytetarë të Shkodrës që denoncojnë dhe dëshmojnë për krimet e kësaj bande, por askush nuk përgjigjet! Mesazhet e qytetarëve përfundojnë në celularët e të paprekshmëve dhe bandave të qeverisë.

Shqiptarët nuk e meritojnë këtë qeveri dhe kryeministër të lidhur kokë e këmbë me krimin e organizuar.

Qytetaret po e shohin këtë çdo ditë, opozita po e fakton këtë çdo ditë.

Shqiptarët meritojnë një qeveri që lufton me zero tolerancë krimin e organizuar! Partia Demokratike garanton qytetarët se që ditën e parë në pushtet do të nisë shtypjen dhe çmontimin e krimit të organizuar, ne do të realizojmë shkëputjen e politikës nga krimi dhe do të çoje prapa hekurave të burgut këdo që cënon sigurinë e familjeve dhe biznesit shqiptar.

Read More