Blog

05 Tet
0

Salianji dorëzon në Prokurori një material për të nxitur të bëjë detyrën me paanshmëri dhe të marrë në pyetje persona që janë deklaruar se kanë dijeni për çështjen, Edi Rama, Fatmir Xhafa dhe Taulant Balla

  • Do të bashkëpunoj me prokurorinë, megjithë mungesën e besimit, për të mos i lënë asnjë alibi që të mbyllë çështjen për Agron Xhafajn, vëllanë e Ministrit të Brendshëm, i përfshirë në trafik droge.
  • Prokurorisë i dorëzova një material për ta nxitur të bëjë detyrën me paanshmëri dhe të marrë në pyetje persona që janë deklaruar se kanë dijeni për çështjen, Edi Rama, Fatmir Xhafa dhe Taulant Balla. 

ERVIN SALIANJI, DEPUTET PD

Pyetje: Çfarë u pyetët nga Prokuroria?

Salianji: Në kuptimin e provës, dorëzova në prokurori në mënyrë proceduriale dhe me procesverbal, një material të cilin e kam dhe, besoj, se do ta bëj publik edhe për ju, pak më vonë, për personat që kanë dijeni për rrethanat e çështjes. Edhe unë isha sot në prokurori me këtë cilësi, si person që kam dijeni për rrethanat e çështjes.

Qëndrova gjatë për të dhënë çdo përgjigje dhe për t’i shkuar deri në fund të vërtetës dhe për të mos i lënë asnjë alibi prokurorisë për të shmangur apo për të mos çuar deri në fund hetimin për Agron Xhafën, vëllain e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafa, i cili drejtonte trafikun e drogës në Vlorë.

Është e qartë që Fatmir Xhafa nuk mund ta hetojë vetë veten, ai sot drejton hetimet për vëllain e vet, të kapur në trafik droge. Bashkë me Ramën po përdorin gjithë infrastrukturën shtetërore dhe pushtetin politik që kanë të dy, për të varrosur çështjen e Fatmir Xhafajt. Për këtë arsye, unë nuk kam besim tek prokuroria, ashtu si gjithë publiku tanimë, dhe kam arsye të forta për këtë.

Së pari, ka 5 muaj që vetëm zvarritet çështja nga ana e prokurorisë, një çështje shumë e thjeshtë, për t’i lënë mundësi Ramës dhe Xhafës si Ministër i Brendshëm për të sajuar prova, për të shantazhuar dhe blerë dëshmitarë apo për të kërcënuar personat e përfshirë në këtë çështje.

Së dyti, siç e thashë, Prokuroria dhe qeveria, Ministri i Brendshëm lejoi që personi kryesor i përfshirë në këtë çështje, Agron Xhafaj, të largohej në Itali për të vuajtur një dënim të vjetër dhe për të mos u dënuar për veprën penale të re që është trafikimi I lëndëve narkotike me ndihmën e vëllait të vet ministër i brendshëm.

Së treti, prokuroria nuk ka thërritur si persona që kanë dijeni për çështjen kryeministrin Edi Rama i cili deklaron nga mëngjesi deri në darkë se ka aktekspertizën.

Pyetje: Ekspertiza e ardhur nga Britania e Madhe rrëzon versionin e bërë publik nga Partia Demokratike. A u njohët ju zyrtarisht me këtë ekspertizë dhe a ju bënë pyetje rreth kësaj ekspertize të ardhur? 

Salianji: Janë broçkulla. Siç edhe e thashë, janë broçkulla të cilat i broçkullit kryeministri nga mëngjesi deri në darkë dhe i pompojnë mediat rrotull kryeministrit. Nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk janë thirrur si persona që kanë dijeni për rrethanat e çështjes Edi Rama dhe Fatmir Xhafa që deklaron nga mëngjesi në darkë që ka prova, dhe Taulant Balla që është i përfshirë po aq dhe deklaron për para dhe dëshmitarë.

Pyetje: Çfarë do të ndryshonte për çështjen thirrja e këtyre 3 personave?

Salianji: ja, po jua them se çfarë do të ndryshonte thirrja e këtyre 3 personave që I bëjnë presion prokurorisë dhe broçkullisin për qytetarët mashtrime, përfshirë edhe mashtrime të këtij lloji.

Pyetje: Zoti Salianji, ku është materiali origjinal, pse nuk e keni dorëzuar? 

Salianji: Unë nuk jam prokurori i çështjes, unë jam deputet i Partisë Demokratike që kam publikuar një material investigativ të bërë publik nga gazetarët. Ne kemi paraqitur të gjitha provat konkrete dhe po ju them se kam çmontuar për dy orë të gjithë të pavërtetat që qarkullojnë në media, të cilat nuk mund t’i bëj publike këtu, sepse janë pjesë e sekretit hetimor, por që prokurorinë dhe shteti i gjithë, përfshirë edhe ministrin e brendshëm që drejton hetimet për vëllain dhe heton vetveten, nuk kam asnjë provë dhe asnjë alibi se pse nuk e ka arrestuar dhe nuk vuan sot dënimin si gjithë qytetarët e tjerë vëllai i vet Agron Xhafa.

Pyetje: Z.Salianji, ju na thatë që do të vini në dispozicion disa pamje filmike. A mund të na shpjegoni se çfarë përmbajnë këto pamje?

Salianji: Përmbajnë provën për personat e tjerë që kanë dijeni për rrethanat e kësaj çështje për të treguar dy standardet që Prokuroria e kapur nga Edi Rama për të thirrur, unë do të jem sa herë që të jetë e nevojshme për të mos i lënë asnjë alibi as Edi Ramës, as Partisë Socialiste as Fatmir Xhafajt që kjo çështje po pengohet për shkak të Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të saj, por që t’i shkohet çështjes deri në fund, duhet të thirren si persona që kanë dijeni për rrethanat e çështjes, tre personat që ju thash pak më sipër.

Pyetje: I druheni një arrestimi për këtë situatë? Ju jeni sot një person si deklarues, por keni dijeni shumë, dy orë keni dëshmuar, ka dëshmuar edhe gazetari Jetmir Olldashi ditë me radhë.

Salianji: Këto janë, e ritheksoj, broçkulla të cilat thuhen nga Fatmiri ose Rama, nuk po them tek gazetarët, por tek mediat e kontrolluara prej tij, nuk ka asnjë element të veprave penale të kryera nga asnjë prej nesh. Personat që duhet të kenë frikë janë Edi Rama, Fatmir Xhafaj, pa diskutim në lidhje në këtë rast me vëllain e tij dhe ofrimit të të gjithë infrastrukturës së nevojshme për të ushtruar veprimtarinë e vetë kriminale në qytetin e Vlorës.

Pyetje: A keni pasur njohje të përparshme me Albert Veliun?

Salianji: Të gjithë të tjerat janë pjesë e sekretit hetimor dhe unë nuk kam njohje me Albert Veliun, as s’e kam shok, as vëlla. Nuk kam asnjë njohje që mos të ketë asnjë keqkuptim. E gjithë tymnaja publike është bërë për të shpëtuar Agron Xhafajn. Sot Agron Xhafaj është në burg, vëllai i tij vazhdon të jetë Ministër për turp të vet!

Read More
05 Tet
0

Në policinë e Fushë Krujës janë 8-10 kamera, por me urdhër të Edi Ramës, nuk tregon çfarë përmbajnë pamjet e 21 korrikut, kur Balla, Bushi dhe Rraja morën pjesë në kërcënimin me pistoletë në kokë të Emiljano Nuhut

FLAMUR NOKA, DEPUTET PD

Edi Rama ka folur për gjithçka këto 10 ditët e fundit, por ai dhe qeveria e tij nuk kanë guxuar të japin asnjë shpjegim se çfarë përmbajnë kamerat e Policisë së Fushë Krujës më 21 Korrik.

Policia, nën urdhrat e Edi Ramës hesht prej 10 ditësh për një pyetje fare të thjeshtë: A tregojnë kamerat e policisë praninë e Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rrahman Rrajës në zyrën e nënkomisar Emiljano Nuhut?

Taulant Balla ka nxjerrë disa versione këto 10 ditë për të mohuar dëshminë e oficerit të policisë, që tregoi se Balla, bashkë me Rrajën dhe Bushin, ishin të pranishëm, kur atij iu vu pistoleta në kokë për të mbyllur çështjen e djalit përdhunues të deputetit socialist.

Edi Rama, si regjisor i skenarit për të shpëtuar kriminelët me të cilët mban pushtetin, i mashtroi edhe mbrëmë shqiptarët. Me deklaratën e mbrëmshme se ishte Balla ai që denoncoi ngjarjen përpara se Shijak TV të bënte publike dëshminë e nënkomisar Emiljano Nuhut, provoi se krimi e ka vënë përfund kryeministrin e vendit.

Me ndihmën e makinerisë së propagandës së Edi Ramës, Taulant Balla, po bën çdo përpjekje që njerëzit të harrojnë se ditën e parë ai e quajti edhe përdhunimin një “idiotizëm”, se ditën tjetër tha se kishte qenë në një aktivitet publik, pastaj tha se kishte qenë në një inaugurim dhe në fund tha se kishte qenë për peshkim.

Në 10 ditë 4 versione të ndryshme për vendndodhjen e Taulant Ballës, i cili u zhyt edhe më thellë me fallsifikimin e tabulateve të rreme telefonike që po përhap në media prej mbrëmjes së djeshme.

Atëherë çfarë e pengon Edi Ramën të publikojë pamjet që provojnë praninë e Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rexhep Rrajës në Policinë e Fushë Krujës?

Nënkomisar Emiljano Nuhu bëri publik faktin se atje ndodhen 8-10 kamera, të cilat kanë rregjistruar çdo lëvizje të datës 21 korrik.

Skenari për të mbuluar të vërtetën me heshtje, kërcënime dhe manipulime nuk do të ketë sukses. Shqiptarët e dinë se nga arkitekt i bashkëqeverisjes me krimin, Edi Rama është shndërruar në peng të krimit të organizuar.

Read More
05 Tet
0

Rama mbron krimin e Ballës

‪Edi Rama gënjen për të mbrojtur krimin e Taulant Ballës në policinë e Fushë Krujës.

Read More
05 Tet
0

Qeveria lë në mëshirë të fatit 5 mijë banorë të gjashtë fshatrave të Bashkisë Tiranë

  • Qeveria lë në mëshirë të fatit 5 mijë banorë të gjashtë fshatrave të Bashkisë Tiranë
  • Tokat janë të shkretuara nga mungesa e ujësjellësit dhe kanaleve vaditëse, rrugë janë të pashtruara dhe qendra shëndetësore është jashtë funksionit
  • Banorët paguajnë vetë qindra mijë lek për hapjen e puseve, mbijetojnë nga emigracioni dhe azili

NJOFTIM I TAKIMEVE TË DEPUTETES JORIDA TABAKU, ME BANORË TË GJASHTË FSHATRAVE TË BRAKTISURA

 

Gjashtë fshatra të Bashkisë Tiranë, Kasallë, Çekrez, Qinam, Kallmet, Orit dhe Rradhesh, janë lënë në mëshirë të fatit pas Reformës territoriale.

Deputetja Jorida Tabaku ishte në këto zona ku banojnë rreth 5 mijë qytetarë por nuk ka pasur asnjë investim.

Qytetarët u ankuan se nuk kanë ujë, rrugë dhe investime.

Ata I treguan deputetes Tabaku se mënyra e vetme e jetesës është emigracioni i të rinjve dhe puna e grave në fasoneri.

” Kemi harxhuar 6 milionë lek për të hapur puset. Blejmë çdo vit pompa nga 700 mijë lek. Tokat nuk përdoren sepse nuk ka ujë”, thotë një banor.

Shqetësim tjetër I banorëve ishte edhe taksa për puset të cilëve do t’u vendoset sahat që nga muaji Janar.

“Po edhe atë punë e bëjnë ata”, shtoi banori,”e kanë në dorë me na mbyt”. 

Jorida Tabaku theksoi se taksat e ulëta janë një mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës që të rinjtë të mos largohen nga vendi.

“Këtu nuk ka ardhur asnjë njeri, jemi të diskriminuar”, tha një tjetër banor.

Hasi është një i ri 16 vjeçar i cili shprehet i shqetësuar për largimin e bashkëmoshatarëve të tij dhe situatën ekonomike të familjes.

“Taksa kanë për të vendosur edhe për tokat tona. ujin e nxjerr me lekët e tua e ata të vënë taksën për ujin që e ke nxjerrë me lekët e tua, me djersën tënde. Nuk ka një familje këtu që nuk ka një fëmijë në Angli ose Gjermani. Vëllai im ka tre vjet në Gjermani, kot.”

Mungesa e investimeve në rrugë është një tjetër shqetësim i banorëve.

“Këtë rrugë e kanë lënë pas dore. Duhet ndërhyrje në mënyrë emergjente”. 

Deputetja Tabaku theksoi se 5 mijë banorët e lënë në mëshirë të fatit paguajnë rregullisht taksat, ndërsa shteti nuk u jep asgjë në këmbim.

“Një zonë pothuajse e izoluar e cila duhej të ishte pjesë e administrative e Tiranës, por fatkeqësisht e kanë ndarë dhe e kanë izoluar duke e kthyer në një zonë të varfër, një zonë pa asnjë mundësi mbijetese. Banorët më thonë që kanë kohë që nuk shohin një përfaqësues të qeverisë, kanë kohë që nuk vjen një investitor në këtë zonë për të ofruar një mundësi punësimi e vetmja mundësi punësimi është për zonjat e kësaj zone në fasonë të cilët ndodhen pothuajse një orë e gjysëm larg. këta qytetarë të Tiranës paguajnë çdo taksë, edhe taksa të rritura, paguajnë energjinë elektrike, edhe atë të rritur, paguajnë vetë për të sjellë ujin në shtëpitë e tyre, ndërkohë që shteti nuk u jep asgjë në këmbim. këtu duket sikur shteti nuk ekziston, sikur shteti e ka harruar këtë zonë e cila duhej të ishte si çdo zonë tjetër e Tiranës”, tha Tabaku.

Read More
04 Tet
0

PS miraton me një vit vonesë amendamentet e opozitës për të mos iu shkurtuar fondet organeve të vettingut

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Socialiste refuzoi një vit më parë amendamentet e opozitës për të miratuar pa asnjë shkurtim kërkesën e organeve të vettingut për burime njerëzore.

Ishte vendim i Edi Ramës që të shkurtonte me 40 % numrin e këshilltarëve dhe stafit ndihmës të organeve të vettingut.

Sot, një vit më vonë Edi Rama u kthye tek amendamentet e opozitës.

Për të mbuluar faktin se u bë pengesë qëllimisht për funksionimin e shpejtë të organeve të vetingut, nxiti Taulant Ballën të shpifë kundër opozitës.

Qeveria e Edi Ramës nuk mund të mbulojë lidhjet me krimin e organizuar me përbetimet e dashurisë ndaj Reformësn në Drejtësi, zbatimin  etë cilës po e vonon prej 2 vjetësh.

Opozita nuk ka kërkuar dhe nuk do të kërkojë kurrë Pazar me Edi Ramën!

7 pikat e platformës së opozitës kishin për qëllim vetëm zbatimin e Kushtetutes.

Edi Rama nuk e do këtë, sepse është përkrah bandave dhe është armiku kryesor i shtetit ligjor.

Read More
04 Tet
0

Qeveria hesht për kamerat e policisë së Fushë Krujës, për të mbrojtur Taulant Ballën për praninë e tij atje gjatë kërcënimit me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut.

  • Qeveria hesht për kamerat e policisë së Fushë Krujës, për të mbrojtur Taulant Ballën për praninë e tij atje gjatë kërcënimit me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut.

 

  • Sa herë Edi Ramës i kapet në krim një deputet brenda në komisariat, kamerat ose fiken, ose fshihen, si në rastin e përplasjes me armë të bandës së Armando Prengës në komisariatin e Laçit.

 

GENT STRAZIMIRI, DEPUTET PD

 

Policia dhe prokuroria janë përfshirë në operacionin e fshirjes së gjurmëve dhe shkatërrimit të provave që implikojnë Taulant Ballën në krimin e kërcënimit të nënkomisar Emiljano Nuhut.

 

Partia Demokratike i kërkoi dje Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës t’i tregojnë publikut çfarë është bërë me kamerat e Policisë së Fushë Krujës dhe me kamerat rreth saj.

 

Në vend të përgjigjes, Edi Rama ka angazhuar të gjithë makinerinë e propagandës për të hequr vëmendjen nga dëshmia kyçe e nënkomisar Nuhut: se Taulant Balla, Artur Bushi dhe Rrahman Rraja kanë qenë të pranishëm, kur atij i është vënë pistoleta në kokë për të mbyllur çështjen e djalit përdhunues të deputetit të Edi Ramës.

 

Partia Demokratike njohu dje shqiptarët me denoncimet e punonjësve të policisë dhe të SHKB-së, që varet direkt nga Fatmir Xhafa, se me kërkesë të Taulant Ballës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, urdhëroi në korrik fshirjen e çdo kamere që mund të provojë praninë e deputetëve socialistë në policinë e Fushë Krujës më 21 korrik.

 

Punonjës të policisë kanë denoncuar se si grupi i ngritur nga Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës, Alfred Çepe, me detyrë specifike fshirjen e kamerave dhe serverave të bizneseve pranë Policisë, ka kërcënuar me tatimorë, banditë dhe armë këdo që ka refuzuar të bashkëpunojë për shkatërrimin e provave.

 

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk përgjigjen se çfarë është bërë me kamerat e policisë së Fushë Krujës, sepse sa herë atyre iu kapet në krim një deputet brenda në komisariat, kamerat ose fiken, ose fshihen, si në rastin e përplajses me armë të bandës së Armando Prengës në komisariatin e Laçit.

 

Megjithëse u vu në dijeni nga nënkomisar Emiljano Nuhu për krimin e Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rrahman Rrajës, shërbëtorja e Edi Ramës nuk nisi hetimet kryesisht. Arta Marku që nuk guxon as ta përmendë me emër Taulant Ballën, provoi se nuk ka ndërmend të hapë një çështje penale kundër tij.

 

Krimi mbrohet nga qeveria, prokuroria e kapur dhe policia, sepse kryeministri është në të njëjtin grup parlamentar me bandën e Fushë Krujës, me bandën e Emiljano Shullazit, me bandën e Agron Xhafajt; sepse Prokurorja e Përgjithshme caktohet me dhunë nga përfaqësuesit e bandave në Parlament dhe sepse qeveria varet nga bandat që mbajnë peng kukullën e krimit – Edi Rama.

Read More
04 Tet
0

Opozita kallëzim penal kryeministrit Edi Rama, për kanosje ndaj komisar Emiljano Nuhu dhe përpjekje për të shtrembëruar të vërtetën

• Opozita kallëzim penal kryeministrit Edi Rama, për kanosje ndaj komisar Emiljano Nuhu dhe përpjekje për të shtrembëruar të vërtetën

• Vendi sot ka nevojë për paketën antimafia, për shkëputjen e krimit nga qeveria.

 

PRONONCIMI I PLOTË I N/KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, EDMOND SPAHO, PAS DORËZIMIT TË KALLËZIMIT PENAL NË PROKURORINË E TIRANËS

 

Spaho: Së bashku me z.Petrit Vasili sapo dorëzuam një kallëzim penal ndaj kryeministrit Edi Rama për kanosjet që i ka bërë oficerit të policisë Emiljano Nuhu si dhe përpjekjet për të shtrembëruar të vërtetën në lidhje me ngjarjen që tashmë jeni të gjithë të njohur.

 

Në datën 26 shtator komisari Emiljano Nuhu në një intervistë të dhënë në “Shijak Tv” shpjegoi gjerësisht ngjarjen e ndodhur dy muaj më parë në rrethin e Krujës ku djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja përndiqte, kërcënonte, dhunonte shtetasen Xhisiela Maloku.

 

Ndërkohë në datën 14 shtator komisar Nuhu iu drejtua të gjitha instancave shtetërore përfshirë Kryeministrin, Kryeprokuroren dhe Presidentin e Republikës ku i informonte se ishte kërcënuar, kanosur madje me vdekje nëse do të vazhdonte hetimet dhe do të nxirrte përpara ligjit, përpara përgjegjësisë djalin e deputetit. Kanosjet i kishin ardhur nga vetë deputeti Rrahman Rraja, nga i biri i tij dhe nga familjarë të tyre.

 

Dëshiroj të sjell në vëmendje se edhe në fillimin e procesit penal ndaj ngjarjes, kryetari i grupit parlamentar të PS, kryetari i Bashkisë Krujës dhe deputeti Rrahman Rraja gjithashtu kishin qenë në komisariat dhe kishin kërcënuar komisarin që të tërhiqej nga këto hapa.

 

Paralelisht me njoftimin e të gjithë instancave shtetërore komisari Nuhu kishte bëre edhe një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për kanosjet, kërcënimet që ai kishte marrë.

Çuditërisht pas fillimit të hetimeve nga Prokuroria, pasi mbi bazën e kallëzimit të tij, Prokuroria njoftoi se kishte filluar hetimin penal si për rastin në Krujë, ashtu edhe për kërcënimet ndaj komisarit Emiljano Nuhut. Pra, kishte dy hetime të filluara ndërkohë nga Prokuroria. Dhe çuditërisht në datën 29 shtator kryeministri në një komunikim publik kërcënon komisarin Nuhu duke e quajtur horr i cili është kthyer në hero që ka penguar hetim dhe ka përdorur rastin për të marrë azil politik.

 

Me këtë deklarim publik kryeministri ka kërcënuar, i është kanosur komisarit në kushtet e të qenurit në detyrë shtetërore, ka ndërhyrë në detyrën e organeve hetimore, pasi Prokuroria kishte filluar paralelisht dy hetime. Dhe me deklarimet e tij kryeministri paracaktoi rezultatin e hetimit, e vendosi se si ai duhej të ishte, ku të mbrohej djali i deputetit dhe të denigrohej, të poshtërohej dhe të dënohej komisar Emiljano Nuhu. Gjithashtu ai nëpërmjet këtij deklarimi publik paralajmëroi komisarin Nuhu që të mos vazhdojë me publikimin e fakteve dhe të vërtetave të tjera që ai disponon, duke u përpjekur të pengojë hetimin dhe njëkohësisht paralajmëroi edhe oficerët e tjerë të ndershëm në rradhët e policisë të cilët në përkushtimin që kanë për kryerjen e detyrës, do të mund të nxirrnin fakte dhe të luftonin krimin e organizuar dhe mafian që ka pushtuar tërë jetën ekonomike, politike dhe shoqërore  të vendit. Nisur sa më sipër, nga deklarimet e kryeministrit Rama, ai ka kryer tre vepra penale, referuar Kodit të Proçedurës Penale.

  1. Kanosje për shkak të detyrës ndaj komisarit Emiljano Nuhu
  2. Ka ndërmarrë veprime për fshehjen e së vërtetës
  3. Kanosje për të mos kallzuar ndaj komisarit Nuhu

Veprime që dënohen me 2, 3 dhe 4 vjet burg. Për këtë arsye, Partia Demokratike, se bashku em LSI-në, në emër të qytetarëve shqiptarë, duke qenë zëdhënës të tyre, ndërmorrëm veprimin e kallximit penal ndaj kryeministri Rama, në mënyrë që të bëhemi zëdhënës të qytetarëve në luftën  ndaj krimit të organizuar, lidhjen e tij me Rilindjen, me qeverinë dhe vetë z. Rama si mbështetësi dhe frymëzuesi i mafies dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Shpresojmë, insistojmë që Prokuroria të hetojë seriozisht dhe të vërë kryeministrin Rama përballë përgjegjësisë penale për ato që ai ka ndërmarrë dhe ka kryer.

Pyetje: Z. Spaho nuk keni frikë që kryeministri Edi Rama ju padit edhe ju si opozitë për shpifje? Ai ka paralajmëruar për përegatitjen e një pakete antishpifje për të gjithë ata persona që shpifin ndaj qeverisë dhe maxhorancës.

Spaho: Vendi sot nuk ka nevojë për paketa të cilat synojnë t’i mbyllin gojën të gjithë atyre të cilët dëshirojnë të denoncojnë mafian dhe lidhjen e krimit të organizuar me këtë qeverisje. Vendi ka nevojë ka nevojë për paketën anti-krim, për paketën anti-mafia e cila i pret lidhjet mirë e mirë të krimit të organizuar me politikë dhe do të bëjë të mundur që Shqipëria të hyjë në rrugën europiane ashtu si të gjitha vendet. Prandaj thirrja është që të votohet paketa që ka propozuar opozita për të luftuar krimin e organizuar kudo ku ai është shtrirë në vendin tonë.

Pyetje: Komisar Nuhu ende nuk ka paraqitur asnjë provë mgjse ai pretendon se ai ka prova që z.Balla, Z.Bushi  dhe anëtarë të fisit Rraja kanë qenë në komisariat.

Spaho: Nqse ju mendoni se nuk është paraqitur asnjë provë deri tani, ky është perceptimi juaj, por deri tani janë paraqitur të gjitha provat, faktet, dëshmitarët në lidhje me ç’ka ndodhur para dy muajsh në Krujë me Xhisiela Malokun dhe ndërhyrjen e autoriteteve shtetërore. Sikurse e dini ju, ajo ka bërë tre kallxime penale në Polici dhe asnjë denoncim nuk është marrë përsipër, nuk është administruar nga policia, përkundrazi, është lënë nën mëshirën e fatit.

Mos më lini të komentoj më tepër në lidhje me deklarimet e saj në media, pas fillimit të hetimit penal.

Pyetje: Një ditë më parë Presidenti i Republikës deklaroi se nuk e besonte komisarin. Cili është komenti juaj mqse PD ka një mbështetje të plotë ndaj tij?

Spaho: Presidenti i Republikës nuk deklaroi se nuk e beson, por tha nuk besoja që mund të ndodhnin ngjarje të tilla dhe ka ngarkuar një nga këshilltarët e tij së bashku me ekipin që ka në Presidencë që të hetojë dhe do të prononcohet pasi të jetë i informuar për të gjithë ngjarjen. Pasi Presidenti nuk ka qenë këtu, ka qenë jashtë.

 

Read More
03 Tet
0

Policia e Xhafajt në vend që të godasë krimin e organizuar në Elbasan, dhunon fëmijët e fshatit Mengël që kërkojnë shkollë

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI LUÇIANO BOÇI

Kur të gjithë presin që në Elbasan forcat speciale ti turren krimit të organizuar ulur këmbëkryq në qytet, Fatmir Xhafaj dhe i emëruari nga vëllai i tij tafikant në krye të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, lëshojnë policinë si banditë kundër fëmijëve.

Me urdhër të drejtuesve më të lartë të rendit në vend, policia e Elbasanit, ndihmuar edhe nga Forcat Speciale kanë ushtruar një dhunë të paprecedent ndaj nxënësve të shkollës Mengël të cilët nuk duan asgjë vetëm që të shkojnë në shkollë.

Në një kohë që krimi i organizuar dhe mafia mbajnë nën zap qytetin, policinë dhe jetën e qytetarëve të Elbasanit, forcat speciale të vëllait të të dënuarit për trafik droge, Agron Xhafaj, në vend që të përballen me ta, ju turren kafshërisht dje fëmijëve të klasës së parë që kërkojnë të drejtën themelore kushtetuese: arsimimin.

Pamjet filmike të cilat i keni në ekran, tregojnë tmerrin që kanë përjetuar dje fëmijët dhe prindërit e tyre në fshatin Mengël të cilët në të drejtën e tyre protestonin paqësisht.

Dhuna e djeshme ndaj fëmijëve dhe banorëve të fshatit Mengël, është një rast i paprecedentë në historinë shqiptare.

Policia e shtetit nuk dhunoi as djegësit e dhunshëm të gomave që bllokimin rrugët e vendit në vitin 2010, që krejt ndryshe nga këta fëmijë nuk kërkonin shkollë, por pushtet me dhunë dhe as deputetet që hipën sipër policëve në rrethimin e KQZ-së

Partia Demokratike e dënon ashpër dhunën e ushtruar dje nga policia e shtetit ndaj fëmijëve të pafajshëm, e grave të pambrojtura, të cilët me të drejtë bllokuan rrugën nacionale, si e vetmja mundësi për të tërhequr vëmendjen e institucioneve që u kanë mbyllur padrejtësisht shkollën.

Pikërisht pas protestës së fëmijëve dhe prindërve, bashkia u detyrua të gjejë një arsye të sajuar, për të justifikuar mbylljen e shkollës së fshatit Mengël.

Gjatë natës, zyrtarët e bashkisë kanë vendosur një tabelë ku lajmërojnë fillimin e punimeve me një shumë fare qesharake prej 600 Mijë lekësh për restaurimin e ndërtesës së shkollës, ndërkohë që deklaronin se ishte ajo e rrëzuar në një pjesë nga tërmeti dhe jashtë çdo funksioni.

Dorëzimi i Bashkisë ishte një fitore e qëndresës, forcës e revoltës së banorëve të Mengëlit, të cilët meritojnë mirënjohjen e gjithë shoqërisë.

Bashkia vrapoi mbrëmë për të dërguar ustallarët vetëm pas presionit të nxënësve dhe prindërve, mbështetur dhe nga opozita, duke u detyruar që të fillojë të paktën sa për sy e faqe restaurimin e shkollës.

PD do ta ndjekë nga afër këtë çështje dhe së bashku me komunitetin do të bëjë gjithçka që fëmijëve të fshatit Mengël, tu kthehet shkolla dhe ata ti rikthehen mësimit normal.

Tre javë kalojnë shumë shpejt dhe ne do të jemi prapë aty, në Mengël, për të parë nëse shkolla do të rikonstruktohet apo do të shembet ashtu siç dyshojnë banorët.

Read More
03 Tet
0

Punonjës të policisë dhe SHKB-së denoncojnë se Taulant Balla i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, të marrë masa për të zhdukur provat e pranisë së tij në Policinë e Fushë Krujës në 21 Korrik

  • Punonjës të policisë dhe SHKB-së denoncojnë se Taulant Balla i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, të marrë masa për të zhdukur provat e pranisë së tij në Policinë e Fushë Krujës në 21 Korrik.

 

  • Sot, Edi Rama dhe Fatmir Xhafa  kanë detyrimin t’u tregojnë publikut çfarë është bërë me kamerat e Policisë së Fushë Krujës dhe me kamerat rreth saj.

ENKELEJD ALIBEAJ, DEPUTET PD

Edi Rama po përdor të gjithë makinerinë e tij të propagandës  që askush të mos flasë për denoncimin e oficerit të policisë, Emiljano Nuhu, i cili përmend me emra mbrojtësit politikë të bandës famëkeqe të Fushë Krujës Taulant Balla, Artur Bushi dhe Rrahman Rraja.

Ata janë të përfshirë në kërcënimin me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut natën e 21 Korrikut, por Policia ka bërë gjithçka për ta fshehur ngjarjen dhe për të zhdukur çdo gjurmë që mund ta vërtetojë atë.

Është fakt se deri më sot nuk ka asnjë veprim ligjor të asnjë organi shtetëror për të verifikuar se Taulant Balla, Rrahman Rraja, Artur Bushi dhe banda e tyre kanë qenë në 21 Korrik në Stacionin e Policisë së Fushë Krujës.

Është fakt i provuar me dokumenta nga nënkomisar Emiljano Nuhu se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ministri i Brendshëm, Kryeministri, Prokurorja e Përgjithshme janë vënë zyrtarisht në dijeni të ngjarjes dhe përfshirjes së Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe Artur Bushit në kërcënimin me armë të oficerit të policisë, por kanë heshtur dhe kanë mbuluar krimin.

Është fakt se nuk është bërë asnjë veprim ligjor për të pyetur policët e tjerë për praninë e bashkëpunëtorëve të Edi Ramës atë natë në Policinë e Fushë Krujës.

Asnjë nga këto veprime nuk është kryer, sepse, me urdhër të eprorëve më të lartë, Policia e Shtetit është vënë në shërbim të bandës dhe politikanëve banditë për të fshirë gjurmët e krimit.

Çdo oficer në Policinë e Krujës Fushë Krujës dhe të Durrësit e di se gjithçka ka dëshmuar nënkomisar Emiljano Nuhu është e vërtetë.

Punonjës të policisë, por edhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm kanë denoncuar se menjëherë pas bërjes publik të krimit në korrik, Taulant Balla i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, të marrë masa për fshirjen e gjurmëve të krimit dhe për të zhdukur provat e përfshirjes së tij.

Me urdhër të Ardi Veliut, Drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, Alfred Çepe, ka ngritur një grup pune për të gjetur dhe fshirë çdo kamera që mund të provojnë praninë e Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe Artur Bushit në Policinë e Fushë Krujës në 21 Korrik.

Policët e zonës e dinë se ky grup pune me detyrë specifike fshirjen e kamerave dhe serverave të bizneseve pranë Policisë kanë kërcënuar me tatimorë, banditë dhe armë këdo që ka refuzuar të bashkëpunojë për shkatërrimin e provave.

Punonjësit e policisë dhe punonjësit e SHKB-së tregojnë se vetë Drejtori i Policisë se Qarkut Durrës, Alfred Çepe është përfshirë personalisht në operacionin për zhdukjen e provave që implikojnë Taualant Ballën, Artri Bushin dhe Rrahman Rrajën në kërcënimin me armë të nënkomisar Emiljano Nuhut.

Ministri i Brendshëm është në dijeni të plotë të këtij operacioni, por nuk ka ndërhyrë për ta ndaluar atë. SHKB-ja që varet direkt nga Fatmir Xhafaj, duhet t’i kishte sekuestruar dhe administruar kamerat që provojnë praninë e Taulant Ballës në Fushë Krujë, por nuk e ka bërë këtë për t’i dhënë kohë shkatërrimit të provave.

Sot, Edi Rama dhe Fatmir Xhafa  kamë detyrimin t’u tregojnë publikut çfarë është bërë me kamerat e Policisë së Fushë Krujës dhe me kamerat rreth saj.

Heshtja, me shpresën se skandali do të harrohet, nuk ka për t’i ardhur në ndihmë as Taulant Ballës, as pengut të krimit Edi Rama.

Read More
02 Tet
0

Vajza e përdhunuar nga djali i deputetit socialist është marrë peng nga bandat e Fushë-Krujës për të shpëtuar banditët me pushtet sipas skenarit të organizuar në zyrat e Edi Ramës

DEKLARATË E SEKRETARES PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN, GRIDA DUMA

Të gjithë pamë mbrëmë se si krimi në pushtet tregoi fuqinë e vet të egër, kur detyroi vajzën, viktimë të përdhunimit nga djali i një deputeti, të akuzonte të flijonte veten, duke shfaqësuar kë?

Duke shfaqësuar përdhunuesit dhe torturuesit me pushtet.

Të gjithë u bëmë dëshmitarë sesa i pamëshirshëm është skenari i Edi Ramës për të sakrifikuar një vajzë të marrë peng nga bandat e tij, në mënyrë që t’u garantojë paprekshmëri këtyre banditëve që i sigurojnë pushtetin në Krujë dhe Fushë Krujë.

Gazetarët kurajozë pohuan mbrëmë një pjesë të së vërtetës: se Xhesila është peng. Por peng i kujt? I nxis gazetarët ta thonë të plotë të vërtetën – se Xhisiela është marrë peng nga banda e Rrahman Rrajës nën garanacinë e Edi Ramës; se plani mediatik për të shfaqur viktimën në mbrojtje të dhunuesve është bërë në zyrat e Edi Ramës në interes të bandës  më famëkeqe të Fushë Krujës, që ka në parlament përfaqësuesin e vet Rrahman Rraja.

Ky është i njëjti pushtet që i trajton shqiptarët si Xhisiela sa herë që ka zgjedhje. I godet, i kërcënon, i poshtëron dhe pastaj i sundon me kamxhikun e rrahmanëve.

Read More