Blog

01 Tet
0

Arrestimi për “Përndjekje”, me akuzën më të lehtë për djalin përdhunues të deputetit të PS, fakton se Rama bashkëqeveris me krimin

  • Arrestimi për “Përndjekje” është akuza më e lehtë për djalin përdhunues të deputetit, me të cilën ai ra dakord vetë që në 21 Korrik.
  • Arrestimi për krimin më të lehtë është provë e pandëshkueshmërisë së krimit nën qeverisjen e Edi Ramës!
  • Në orën 17.30 t’i bashkohemi protestës qytetare para kryeministrisë për të mos lejuar që fëmijët tanë të rriten nën pushtetin e krimit.

JORIDA TABAKU, DEPUTETE E PD

Opinioni publik u trondit dje, kur mësoi nga kryeministri se djali përdhunues i deputetit të tij Rrahman Rraja është arrestuar për një akuzë me të cilën ai kishte rënë vetë dakord që më 21 korrik – atë të përndjekjes së vajzës, të cilën e përdhunoi, e torturoi dhe e kërcënoi disa herë me armë.

Të gjitha këto janë vepra të rënda penale, por, nën mbrojtjen e plotë të kryeministrit të vendit dhe me prokurorinë vegël të Ramës, përdhunuesi me pushtet do të gjykohet për veprën më të lehtë – përndjekjen.

Në vend që një përdhunues që kërcënon me armë një vajzë të pambrojtur të gjykohet për krimet e tij më të rënda, pushteti i Edi Ramës i ka garantuar lehtësim të akuzës. Nëse shpallet fajtor, i biri i deputetit do të dalë nga qelia pas 6 muajsh.

Ndërkohë, deri më sot për vajzën nuk është ofruar asnjë mbrojtje. Xhisiela vazhdon të jetojë nën kërcënimin e bandës me pushtet, e cila ka garancinë e Edi Ramës për mosprekjen e tyre.

Vajza e re dhe familja e saj nuk është marrë ende në mbrojtje, sepse asnjë hallkë e mekanizmit për parandalimin e dhunës ndaj grave e vajzave qëllimshëm sot nuk funksionon, sepse institucionet apo agjencitë e specializuara për ndihmë  janë nën urdhrat e Kryeministrit, avokatit të kriminelëve.

Çfarë e bën ngjarjen akoma më të rëndë, është se akuza për përndjekje, është ajo që ra dakord vetë përdhunuesi dhe babai i tij deputet natën e 21 korrikut, kur, në praninë e një oficeri policie, detyruan me armë vajzën e torturuar të tërhiqte dëshminë e saj.

Prej asaj nate derisa skandali u bë publik, prokuroria nuk bëri asnjë veprim, megjithëse opozita e ka denoncuar këtë fakt, policia bëri gjithçka për të fshirë gjurmët e krimit dhe tani thjesht po bëjnë shoën e rradhës. Arrestimin për fasadë në shkëmbim të heshtjes së opinionit publik.

Arrestimi i një përdhunuesi me pushtet me akuzën më të lehtë, atë të përndjekjes, është truku që Rama po përdor për të mbrojtur kriminelët që i sigurojnë atij pushtetin në Krujë dhe Fushë Krujë.

Arrestimi për fasadë ka edhe një qëllim tjetër madhor – mbylljen sa më parë të skandalit dhe të përfshirjes të niveleve më të larta të Partisë Socialiste dhe deputetit Rraja.

Për qytetarët dhe për shqiptarët sot po qartësohet çdo ditë e më shumë se Edi Rama e ka të lidhur fatin e tij politik me kriminelët.

Tani është momenti për ta ndalur këtë pushtet mafioz!

Nëse tolerojmë në heshtje, radha që banditët dhe kriminelët të veshur me pushtet të na ndjekin këmba-këmbës do të na vijë ne dhe fëmijëve tanë!

Sot unë do t’i bashkohem protestës së qytetarëve të lirë, përpara kryeministrisë në orën 17.30 për të treguar se jam një njeri i lirë, se jam një nënë që nuk pranon që fëmijët e saj të rriten nën pushtetin e krimit!

Së bashku ne mund t’ia dalim këtë që po ndodh sot në Shqipëri.

Së bashku mund ta ndalim krimin!

Read More
30 Sht
0

Edi Rama nuk i dha mbrojtje vajzës së përdhunuar

Këto ditë kam marrë me qindra mesazhe nga nëna dhe vajza të reja të tronditura nga sjellja mafioze e shtetit me një vajzë të pambrojtur, të përdhunuar dhe të torturuar nga një kriminel me pushtet dhe i paprekshëm.

 

Mekanizmin mafioz të mbrojtjes së kriminelëve dhe të sulmit ndaj denoncuesve të krimit e konfirmoi vetë Edi Rama pas 4 ditëve heshtje mafioze.

 

Edi Rama zgjodhi të mbrojë publikisht horrat dhe përdhunuesit e grupit të tij parlamentar, duke mos treguar shenjën më të vogël të mbështetjes apo dhembshurisë njerëzore për vajzën e torturuar.

 

Ajo vazhdon të jëtojë nën kërcënimin e bandës me pushtet, e cila ka garancinë e Edi Ramës për paprekshmëri.

 

Vajza e re dhe familja e saj nuk është marrë ende në mbrojtje, sepse asnjë hallkë e mekanizmit për parandalimin e dhunës ndaj grave e vajzave qëllimshëm nuk funksionon, sepse institucionet apo agjencitë e specializuara për ndihmë  janë nën urdhrat e Kryeministrit, avokatit të kriminelëve.

 

Mediat raportojnë sot një skenar edhe më makabër. Vetë Rama po bën çdo përpjekje që ta shfaqë vajzën publikisht para gazetarëve për të shpëtuar kriminelët e veshur me pushtet.

 

Nëse deputetët nën akuzë publike Taulant Balla dhe Rrahman Rraja nuk do të kishin bekimin e kryeministrit, sot ata duhet të ishin jashtë parlamentit dhe do të ishin para drejtësisë; viktima do të ishte marrë nën mbrojtje dhe djali përdhunues i deputetit do të ishte në burg.

 

Edi Rama zgjodhi të qëndrojë në krah të kriminelëve dhe përdhunuesve brenda dhe jashtë grupit të tij parlamentar, duke sulmuar denoncuesin e kriminelevë të tij, nënkomisar Emiljano Nuhut, me të njëtën gjuhë prej banditi që sulmoi komisar Dritan Zaganin, kur denoncoi trafikun e drogës së Habilajve, me ndihmën e Saimir Tahirit.

 

Nënkomisari Emiljano Nuhu ishte një nga policët e rinj, i vlerëësuar nga të gjitha misionet e huaja në Shqipëri me të paktën 10 certifikata ndërkombëtare për profesionalizmin dhe ndërshmërinë e tij, që ka ndjekur këmba këmbës trafikantët e drogës dhe të armëve, me të cilët Edi Rama ndan pushtetin.

 

Edi Rama e ka provuar me rastin e komisarit Dritan Zaganit se sjellja si boss mafioz, me kercënim, shantazh dhe denigrim, e vonoi të vërtetën e përfshirjes së Saimir Tahirit në trafikun e drogës, por nuk e fshehu dot atë për shumë kohë!

 

Tani është momenti për ta ndalur këtë pushtet mafioz!

 

Nëse tolerojmë në heshtje, rradha që banditët dhe kriminelët të veshur me pushtet të na ndjekin këmba-këmbës do të na vijë ne dhe fëmijëve tanë!

 

Read More
29 Sht
0

Shoqëria civile: Përdhunuesi i Xhisiela Malokut, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, është ende në liri

  • Shoqëria civile: Përdhunuesi i Xhisiela Malokut, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, është ende në liri
  • Intelektualët: Nuk kemi besim më tek institucionet shtetërore, shteti po mbron përdhunuesin
  • Opozita: Shteti i shërben vetëm pushtetarëve të lidhur me bandat, jo qytetarëve
  • Opozita: Mbështesim shoqërinë civile dhe qytetarët në tubimin e ditës së hënë, ora 17:30

 

Përdhunimi dhe dhuna ndaj Xhisielës, mbrojtja shtetërore dhe institucionale ndaj djalit të akuzuar të deputetit socialist Rrahman Rrahja, i cili është ende në liri, solli reagimin e shoqërisë civile të mbështetur nga përfaqësueset opozitës.

Në një tubim përpara Kryeministrisë studentë, pedagogë, artistë dhe intetelektualë theksuan se në Shqipëri nuk mund të kesh më besim tek isntitucionet.

Studentja e psikologjisë Sonja Braha theksoi se të rinjtë sot nuk kanë besim tek policia.

“Si do e gjejnë këtë mbështetje kur nuk ka besim tek policia, ku do e gjejnë guximin që të flasin  dhe të tregojnë problemet dhe dhunën që ushtrohet ndaj tyre”?

Avi, studentja e Fakultetit të Drejtësisë i bëri thirrje çdo prindi, motre, vëllai, t’i bashkohen revoltës kundër dhunës ndaj gruas.

“Ajo që më shqetëson është dhuna shtetërore. Është mbrojtja që ky shtet po i ofron përdhunuesit. Çdo ditë ndjehemi të pasigurt. Nesër mund të jemi ne në rastin e Xhiseldës. Nëse ne do të ishim në vendin e saj, asnjë nënë, asnjë baba, as një motër e as një vëlla nuk do të mungonte në këtë shesh”, tha ajo.

Vrasjet e grave janë në rritje vitet e fundit dhe shembujt janë të shumtë, tha artistja Taulanta Jupi.

“Gjyqtarja Firdez vdiq dhe ne nuk reaguam, një vajzë u dhunua për rreth 16 vjet nga i ati dhe ne nuk reaguam, dje një gjyshe vdiq nga dhuna e nipit dhe ne heshtëm. Vërtetë duhet të heshtim? Dhuna ndaj grave ka fytyra të ndryshme por mendoj se dhunuesi i Xhisielës sot ka fytyrën e shtetit. Kjo nuk është Shqipëria që ne duam”, tha pedagogia Jupi.

Pedagogia Enriketa Papa teksa shprehu shqetësimin mbi mbrojtjen politike që i bëhet dhunuesve, theksoi se shoqëria shqiptarepo përjeton kulmin e terrorit.

“Kemi harruar të qeshim. Shihni rreth e rrotull, ne jemi njerëz të trysnuar, të dhunuar. Kjo është një shenjë shqetësuese”, tha ajo.

Tubimi u mbështet edhe nga gratë deputete të opozitës.

“Shenjat e cigares në trupin e Xhisieles janë një këmbanë alarmi dhe një ftesë për të reaguar fort të gjithë e sidomos nënat gratë e vajzat. Është koha të flisni, jo të heshtni”, tha Kryetarja e grave deputete Dhurata Çupi.

“Xhisiela trokiti në dyert e Komisariatit, por ato iu mbyllën, donte një urdhër mbrojtje, por ai nuk iu dha, kërkoi ndihmë por ajo ndihmë nuk iu dha, kërkoi asistencë ligjore nga avokati, por ai u tërhoq dhe nuk e ndihmoi. Ajo sot është e vetme, nuk ka ndihmë e as mbështetje dhe as mbrotje. Shteti është i lidhur me bandat dhe krimin”, tha deputetja Oriola Pampuri.

Kryetarja e Lidhjes demokratike të Gruas Albana Vokshi, shprehu revoltën e saj për heshtjen e  Kryeministrit Rama, Kryetarit të Parlamentit, Ministrit të Brendshëm, ndaj strukturave shtetërore që është bërë palë me krimin dhe me bandat. Sot përdhuesi është i lirë, tha ajo.

“Xhisiela një vajzë jetime e përdhunuar, djegur me cigare në mënyrë çnjerëzore, rrahur në mënyrë shtazore, goditur me tytën e armës dhe shteti e braktisi. Shteti u bë palë me dhunuesin dhe përdhunuesin. Sot ajo vajzë është e braktisur nga të gjitha instancat shtetërore, shteti sot nuk i shërben më qytetarëve, shteti i shërben vetën pushtetarëve të lidhur me bandat dhe me krimin për të ruajtur pushtet. Kemi djalin e një deputeti i cili është dhunuesi dhe përdhunuesi dhe asnjë institucion shtetëror nuk ka reaguar ndaj tij dhe sot ai është i lirë. Ministria e Brendshmë dhe Prokuroria bëjnë ping-pong me përgjegjësinë. Ndërkohë ai, dhunuesi dhe përdhunuesi është i lirë”, tha Vokshi.

Deputetja e LSI-së Klajda Gjosha e cila mbështet thirrjen e shoqërisë civile për të kundërshtuar dhunën shtetërore, theksoi se kjo ka ardhur si rezultat i krimit të organizuar dhe bandave.

“Rasti i Xhisielës është i papreçedentë dhe tregon qartë mosfunksionimin e institucioneve, rënien e sistemit të drejtësisë, policisë së shtetit, e Ministrisë së Brendshme e cila minimumi duhej të kishte një deklaratë të vetme ku të tregonte të vërtetën e rastit të Xhisielës”, tha Gjosha.

Shoqëria civile, intelektualët dhe e gjithë opozita e bashkuar i bënë thirrje qytetarëve, grave dhe vajzave t’i bashkohen protestës ditën e hënë në orën 17.30 përpara Kryeministrisë.

 

Read More
29 Sht
0

Edi Rama i kapur në krim

Sa herë kapet në krim, Edi Rama mbron kriminelët dhe sulmon denoncuesit e krimit.

Read More
28 Sht
0

Ervin Bushati fsheh 7 pasuri mes të cilave 3600 m2 tokë. Me pasuri të padeklaruar një gjykatës apo prokuror shkarkohet ose shkon në burg

  • Gjithë vëmendja, kujdesi dhe dashuria e Edi Ramës nuk është për shqiptarët, por për të mbrojtur pasuritë e veta dhe të oligarkëve.
  • Ervin Bushati shpif kundër PD dhe sajon biseda korridoresh, sepse i duhet mbrojtja e Edi Ramës për të siguruar paprekshmërinë e tij për fshehje të pasurisë.
  • Ervin Bushati, i cili u bë deputet vetëm se i fali për 1 euro gruas së Edi Ramës tokën në Surrel ka fshehur 7 pasuri mes të cilave 3600 m2 tokë truall.
  • Me kaq pasuri të padeklaruara, një gjykatës apo prokuror nën veting do të ishte shkarkuar menjëherë nga detyra dhe do të kishte shkuar në burg.
  • Frikë nga vetingu në politikë dhe nga paketa antimafia duhet të kenë vetëm ata që, bashkë me Edi Ramën, u kanë vendosur gjobë shqiptarëve, vetëm me koncesione, 2.2 miliardë euro.

GAZMENT BARDHI, KËSHILLTAR LIGJOR I PD

Edi Rama dhe e gjithë Partia Socialiste është hedhur në sulm për mbrojtjen e klientëve dhe parave që kanë bërë me klientët.

Edi Rama ka shpallur fushatën se e gjithë vëmendja është tek njerëzit, por, në të vërtetë, e gjithë vëmendja, përkujdesja dhe dashuria e tij është për klientët e oborrit.

Përditë nxjerr deputetët e krimbur nga paratë e vjedhura të shqiptarëve për të mbrojtur oligarkët.

Ervin Bushati, i cili u bë deputet vetëm se i fali për 1 euro gruas së Edi Ramës tokën ku Rama ka ngritur vilën miliona euroshe, doli prapë sot për të shpifur kundër opozitës.

Ervin Bushati që, me kompaninë “Bushati shpk” ka marrë miliona nga tendera shtetërorë dhe miliona të tjera nga oligarkët e Ramës, shpif për opozitën për të mbrotjur paratë e tij, të Padronit të tij dhe të klientëve të Edi Ramës.

Ervin Bushati shpif kundër Partisë Demokratike, sepse i duhet mbrojtja e Edi Ramës për të siguruar paprekshmërinë e tij për fshehje të pasurisë.

Këto janë deklaratat e pasurisë së Ervin Bushatit nga viti 2014, kur është bërë deputet për hërë të parë, deri tani. 

Deputeti i Edi Ramës Ervin Bushati ka fshehur plot 7 pasuri të paluajtshme me sipërfaqe totale 3600 metër katrorë.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit zyrtar rezulton se:

  1. Nuk ka deklaruar pasuri me sipërfaqe 938 m2 në Tiranë, fituar më 21 prill 2017.
  2. Po në Tiranë, nuk ka deklaruar një pasuri truall me sipërfaqe 600 m2, e fituar po në 21 prill 2017.
  3. Në Tiranë Ervin Bushati nuk ka deklaruar as pasurinë me sipërfaqe 938 m2 truall, fituar më 25 korrik 2014.
  4. Në Sarandë, deputeti i Edi Ramës nuk ka deklaruar pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall, e fituar më 17 Korrik 2014.
  5. Po në Sarandë, ka fshehur pronësinë e 1 nga 13 garazheve në pronësi të tij.
  6. Deputeti i Ramës ka fshehur dy pasuri në Qerret të Kavajës, të fituara në të njëjtën ditë, 30 maj 2016; njëra pasuri truall 376 m2, tjetra ndërtesë me sipërfaqe 76 m2.

Me kaq pasuri të padeklaruara, një gjykatës apo prokuror do të ishte shkarkuar menjëherë nga detyra dhe do të kishte shkuar në burg. Ndërsa Ervin Bushati, i cili shpif dhe sajon biseda korridorresh, vazhdon të gëzojë pasuritë e padeklaruara nën mbrojtjen e Edi Ramës, që t’i shërbejë Padronit dhe të mbrojë oligarkët e tij.

Është pasuaria e grabitur dhe e fshehur motivi i vetëm pse Edi Rama dhe shërbëtorët e tij, kundërshtojnë platformën e opozitës, që do të sekuestrojë pasuritë e politikanëve të korruptuar dhe oligarkëve të lidhur me ta. Me nismën e vet, Partia Demokratike do ta çlirojë ekonominë nga një grusht oligarkësh dhe klientësh të Edi Ramës, duke i dhënë mundësi të barabartë për konkurim çdo biznesi.

Frikë nga vetingu në politikë dhe nga paketa antimafia duhet të kenë vetëm ata që, bashkë me Edi Ramën, u kanë vendosur gjobë shqiptarëve, vetëm me koncesione, 2.2 miliardë euro.

Read More
28 Sht
0

Përdhunimi dhe torturimi i vajzës nga Nikla është një provë e veprimit të pushtetit mafioz, që me bekimin e Edi Ramës mbron kriminelët dhe dhunon sërish viktimën

GRIDA DUMA, SEKRETARE PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN

 

Në 48 orët e fundit shqiptarët po ndjekin se si një jetë njerëzore mund të shkelet, dhunohet, coptohet dhe të vritet natën e të  vajtohet ditën nga pushteti.

 

Në këto 48 orë nuk ka nënë, grua apo prind që  nuk po ndjek këtë sagë mafioze ngjarjesh dhe mos të kuptojë sa të pambrojtur janë përballë pushtetit politik dhe  padrejtësisë.

 

Djali i një deputeti që përdhunon, rreh dhe djeg me cigare në mish sipas dëshmisë së saj poston foto me armë dhe simbole me hashash dhe mbetet i lirë.

 

Ky rast  është vetëm maja e një ajsbergu që e në pjesën tjetër fsheh krime më të rënda të pazbuluara.

 

Sot gazetari që zbuloi këtë krim është nën akuzë, dhe komisari i policisë që iu largua rrezikut për jetën duke dëshmuar të vërtetën është në arratisje.

 

Propaganda shkon më tej, pas dhunimit e përdhunimit po përdoret si klloun për të dëshmuar që “tani është pajtuar me përdhunuesin e madje fajin e ka pasur ajo”.

Kjo skenë makabre njerëzore  shpjegohet vetëm me një arkitekt të pushtetit:

 

Vetëm me bekimin e Edi Ramës mund të fshihet ky krim makabër, vetëm me bekimin e Edi Ramës  bëhet e mundur  që:

 

  • djali dhunues i deputetit sot nuk arrestohet dhe është në gjendje të lirë,
  • viktima, vajza e përdhunuar është në mëshirë të presionit pa urdhër mbrotje ndërsa jeton në Nikël vetëm me të ëmën me babain e vdekur dhe pa asnjë mbrojtje familjare
  • prokuroria dhe policia nuk kërkojnë as ndjesë që nuk kanë vepruar dhe të tregojnë që njohin përgjegjësinë e shumëfishtë deri sot dhe duhet të jenë nën presion të madh të zbatojnë ligjin e të drejtën
  • asnjë deklaratë zyrtare për praninë e deputetëve natën e krimit në komisariatin e policisë

 

Përdhunimi dhe rrahja e vajzës nga Nikla është një provë e veprimit të  pushtetit mafioz.

 

Në dhunimin e vajzës janë përfshirë, një djalë deputeti, efektivë policie dhe rangu më i lartë i politikës që sipas dëshmive fsheh dhe kërcënon të vërtetën.

 

Fshehja e kësaj dhune është e një implikimi të lartë;  shpjegohet vetëm me mbrojtjen e plotë të  kryeministrit. Pa bekimin e kryeministrit sot deputetët nën akuzë do të kishin dhënë dorëheqjen, do ishte arrestuar djali dhunues do ishte mbrojtur një viktimë.

 

Heshtja e plotë e Kryeministrit për një ngjarje që ka tronditur mbarë shqiptarët është prova e plotë e përfshirjes së tij.

 

Heshtja e plotë e Edi Ramës edhe nëse do të shfaqej me lot krokodili është provë e plotë që ai as për show nuk ka mundësi të reagojë sepse cilido reagim do të jetë një bombë me sahat.

 

Heshtja e Ramës, policia që të përcjell me “kush të rreh të do” janë dhuna përfundimtare që shkatërroi jetën e kësaj viktime.

 

Heshtja e Edi Ramës buçet vetëm në veshët e shqiptarëve me thirrje të fortë që shpëtimi I tyre është rrëzimi  i këtij pushteti dhunues mbytës  e çnjerëzor.

Read More
27 Sht
0

Erion Veliaj mashtroi të paktën 3 herë sot në Këshillin Bashkiak

Erion Veliaj është një mashtrues serial dhe i rrezikshëm, një kryebashkiak që nuk u shërben qytetarëve, por vetëm interesave për pasurimin e vet personal dhe interesave të klientëve të tij dhe të Edi Ramës.

 

Mashtrimi i Erion Veliajt se Lulzim Basha si Ministër Transportesh bëri ligj të ri që fëmijët të paguajnë biletë autobusi është skandaloz.

 

Ligji i transportit është i vitit 1998 dhe prej atëherë ai ka ndryshuar 10 herë, duke nisur nga viti 2002 deri në vitin 2016.

 

Ligji respekton autonominë e bashkive për t’u siguruar banorëve transport brenda qytetit dhe fëmijëve transport falas.

 

Gjatë drejtimit të bashkisë nga Lulzim Basha linjat urbane u shtuan, fëmijët nuk paguan biletë dhe çmimi për qytetarët nuk u rrit.

 

Gjatë drejtimit të bashkisë nga Erion Veliaj çmimi i biletës u rrit me 100 lekë dhe po bëhet fushatë mediatike për të bërë me pagesë biletat e fëmijëve.

 

Përpara se të mashtrojë qytetarët e Tiranës, Erion Veliaj, duhet të përgjgjigjet se për interes të kujt po luan lojën disa milionë euroshe të biletave për fëmijët.

 

Erion Veliaj është mashtrues serial dhe I rrezikshëm, sepse gënjen publikisht për leje ndërtimi për komplekse pallatesh në kohën e Lulzim Bashës tek Stacioni Multimodal.

 

E vërteta është se projekti Basha nuk parashikonte asnjë metër katror leje ndërtimi për kompleks pallatesh.

 

E vërteta është se Erion Veliaj u shërben oligarkëve si Salillari, duke pranuar që buxhetit të bashkisë t’i shkojnë vetëm 5 përqind të ardhurave nga koncesionari, në vend të 15 përqind, që parashikonte projekti i Lulzim Bashës.

 

Erion Veliaj është mashtrues serial dhe i rrezikshëm, sepse, ndryshe nga deklaratat e tij, në vendimet e këshillit Bashkiak nuk ka patur deri tani, nuk ka as sot një vendim për të kthyer në shkollë zyrat e UKT-së.

 

Tenderat disa milionësh që ka ndërmend të bëjë Erion Veliaj për UKT-në, nuk mund të fshehin të vërtetën se në godinën ku ndodhen zyrat e ujësjellësit në njësinë 8, më përpara kanë qenë zyra të Policisë.

 

Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë!

 

Modeli i Erion Veliajt nuk është model i zhvillimit, por është simbol i mashtrimit dhe abuzimit me pushtetin.

 

Ky model po braktiset çdo ditë nga qytetarët! Prandaj Erion Veliaj dhe shefi i tij Edi Rama, sot kanë aleatë vetëm mafian e ndërtimit dhe të drogës.

 

 

 

 

 

 

Read More
27 Sht
0

Shërbëtorët e Edi Ramës Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati mbrojnë pasuritë e tyre prej miliona eurosh duke sulmuar me të pavërteta opozitën.

ORJOLA PAMPURI, DEPUTETE PD

Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali iu shtua sot listës së shërbëtoreve të oborrit të Edi Ramës për të sulmuar me të pavërteta opozitën, në mënyrë që të mbrojë pasurinë e saj personale.

Është fakt i njohur botërisht se Elisa Spiropali u bë deputete pasi u publikuan të dhëna se e shfrytëzoi postin në dogana për të vënë 5 milion euro pasuri të paligjshme. Elisa Spiropali nuk ka dhënë akoma asnjë shpjegim se më çfarë parash ka blerë një makinë luksoze, që kushton rreth 100 mijë euro.

Elisa Spiropali nuk ka dhënë akoma shpjegim sesi e ka blerë familja e saj apartamentin lukzos buzë Lungomares në Vlorë.

Elisa Spiropali bën shërbëtoren e edi ramës për të sulmuar me të pavërteta opozitën, për të mbrojtur pasurinë e saj të paligjshme dhe pozicionin e bashkëshortit të saj si anëtar i bordit të shoqërisë shtetërore “Albgaz”, që menaxhon intresa miliona eurosh në fushën e gazit. 

Me vettingun që propozon Partia Demokratike Elisa Spiropali largohet nga politika.

Por nuk është e vetmja.

Ervin Bushati, një shërbëtor tjetër i oborrit të familjes së Edi Ramës, ka një perandori financiare për të mbrojtur me sulmet e pavërteta kundër opozitës.

Familja e Ervin Bushatit i ka shitur Linda Ramës, tokën ku Edi Rama ka ndërtuar sarajet luksoze në Surrel.

Me dy kontrata të veçanta vjehrra e Ervin Bushatit I ka shitur Linda Ramës tokën me çmim qesharak.

Ervin Bushati sillet si mercenar I Edi Ramës, sepse do të mbrojë pasurinë që I buron nga kompania e tij e ndërtimit dhe nga aksionet në bankën Credins. Credisn leasing QKR (1)

Është pasuaria prej miliona eurosh motivi i vetëm pse Edi Rama dhe shërbëtorët e tij milionerë, si Elisa Spiropali, Ervin Bushati dhe Klotilda Bushka  kundërshtojë platformën e opozitës, që do të sekuestrojë pasuritë e politikanëve të korruptuar dhe oligarkëve të lidhur me ta.

Me nismën e vet, Partia Demokratike do ta çlirojë ekonominë nga një grusht oligarkësh dhe klientësh të Edi Ramës, duke i dhënë mundësi të barabartë për konkurim çdo biznesi.

Frikë nga vetingu në politikë dhe nga paketa antimafia duhet të kenë vetëm ata që, bashkë me Edi Ramën, u kanë vendosur gjobë shqiptarëve vetëm me koncesione 2.2 miliardë euro.

Read More
27 Sht
0

Partia Demokratike mbështet protestën e naftëtarëve, të larguarit nga Alpetrol nuk janë kompensuar

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI LUAN BAÇI

Pak ditë më parë, në këtë sallë denoncova punësimet partiake dhe të paligjshme që po bëhen në Albpetrol ndërkohë që ka shpallur ristrukturimin e kompanisë.

Ashtu siç pritej, Ministria e Damian Gjiknurit, bëri një sqarim të gjatë me plotë të pavërteta.

E pavërteta e parë është se bisedimet për ristrukturim janë kryer me sindikatën e punëtorëve. E vërteta është se përfaqësuesit e  sektit të Gjiknurit në Albpetrol nxorën jashtë loje 7 sindikata të ligjshme dhe krijuan vetë një sindikatë, ku nuk ka punëtorë të Albpetrol, por truproja të kompanisë.

Drejtuesi i sindikatës quhet Konstadin Kina, Shef i policies private ne Albpetrol.

E pavërteta e dytë është se Albpetrol nuk ka të punësuar asnjë person të ri dhe, nëse do të hapen vende pune, prioritet kanë punonjësit e larguar nga ristrukturimi.

E vërteta është se janë marrë në punë 79 persona dhe ne e disponojmë këtë listë.

Do të doja të mos i përmend emrat e të punësuarve, por do ta bëj këtë në emër të naftëtarëve të ndershëm të Fierit, Patosit, Roskovecit, Mallakastrës, Vlorës dhe Delvinës që, ose janë larguar nga puna, ose rrinë me zemër të ngrirë.

Gjatë periudhës së ristrukturimit është marrë në punë:

Ermal Cakrani        : Bashkshort i kryetares PS Fier

Gentjan Lamçe       : koordinator i PS Patos

Limonera Bozha   : Vajza e Administratorit të PS Portëz

Ilir Kripa                   : Anëtar  i KZAZ 59 Patos

Sefret Hoxhaj          : Kryetar i PS Cakran

Bashkë me ta janë edhe disa militantë të tjerë të PS.

Ervis Toska

Flauers Shoshi

Florenc Gjata

Samontha Kondi

Silva Jano

Irid Ciko

Jelsona Qirko

Sokol Saliaj

Dritan Shahu

Hajri Hoxha

Enea Prifti e shumë të tjerë.

E pavërteta e tretë është se gratë kryefamiljare do të kenë përparësi dhe nuk do të hiqen nga puna.

E kundërta është e vërtetë. Kryefamiljarët i kanë zëvendësuar me militantë partiakë. Shembull për këtë është zonja Vjola Tafa kryefamiljare, me 11 vjet punë, nënë e një fëmije të mitur. Nuk i është mbyllur vendi i punës, i plotëson të gjitha pikët,  por është hequr nga puna si simpatizante e PD.

Ministria e Damian Gjiknurit gënjen edhe për kompensimin financiar të të larguarve nga puna, sepse ata akoma nuk janë paguar.

Në thonin se statusin e naftëtarit e bëri të mundur PS, dhe këtu ju gënjeni.

Kjo u bë e mundur nga nisma e një deputeti të PDIU-së që ishte pjesë e koalicionit të djathtë në zgjedhjet e vitit 2013.

Por edhe për këtë po i zvarrisni procedurat në pafundësi.

Na thoni se së shpejti do të ngrini Institutin Shkencor të Naftës por nuk na thoni, a do ta linin ë Fier institutin apo do ta sillni në Tiranë siç e keni programuar.

Partia Demokratike është e vendosur të mbështesë protestën e naftëtarëve.

Këtë do ta bëjmë dhe nesër para prefekturës në Fier.

Do ta bëjmë derisa Albpetroli të çlirohet nga interesat mafiozë që punojnë për pushtetarët dhe oligarkët e naftës të lidhur me ta.

Read More
26 Sht
0

Të gjithë para drejtësisë për krimin shtetëror të torturimit të një vajze

Së pari dua të falenderoj gazetarin investigativ Basir Çollaku dhe dhe televizionin Shijak që bënë të mundur të parët transmetimin e kësaj dëshmie tronditëse.

Një vajzë e pambrojtur është dhunuar, përdhunuar, rrëmbyer dhe torturuar në mënyrë sistematike. Është një krim monstruoz që meriton dënimin më të rëndë.

Mbi të gjitha ky është një krim shtetëror, ndaj para drejtësisë duhet të dalë jo vetëm sadisti çnjerëzor Rexhep Rrahja, por edhe pushtetarët që i dhanë mbrojtjen shtetërore kriminelit: Rrahman Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla, ky i fundit një politikan bandit i zhytur në botën e krimit.

Së bashku me ta, para drejtësisë duhet të dalin të gjithë drejtuesit e policisë dhe të prokurorisë që braktisën ligjin, detyrën dhe qytetaren e pafajshme, veçanërisht ata që përndoqën, larguan dhe kërcënuan dhe bënë plane për ta eliminuar nënkomisarin Emiljano Nuhu që u përpoq të luftonte krimin.

Ky krim i rëndë kundër njeriut, i mundësuar dhe mbrojtur nga funksionarët më të lartë të shtetit është këmbana e alarmit për të gjithë shoqërinë se tashmë jetët e çdo kujt janë të rrezikuara nga kriminelët e rrugës që mbrohen nga kriminelët e shtetit.

U bëj thirrje të gjithëve qytetarëve, veçanërisht grave dhe vajzave, që të mos heshtin por të ngrenë zërin dhe të dënojnë ashpër këtë krim shtetëror ndaj një vajze të pambrojtur. Nëse nuk ngremë zërin të gjithë bashkë sot, krimi nuk do të kursejë asgjë as pronën, as jetën dhe as të ardhmen e askujt. Vetëm forca e njerëzve të bashkuar mund ta mposhtë diktaturën e krimit.

I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos mbyllin sytë sërish por të shohin nivelin alarmant të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, për të mos u bërë me heshtjen e tyre mundësuesit e kriminalizimit të shtetit.

Heshtja dhe iluzionet e rreme mundësuan drogën dhe krimin në politikë, por sot kjo heshtje rrezikon të çojë në përplasje shoqërore: kur shtetin e kap krimi, qytetarëve ju mbetet vetëm dhuna për të mbrojtur jetën dhe fëmijët e tyre.​

Read More