Krimi drejtohet nga shteti09
nëntitull: Dëshmi tronditëse e oficerit të policisë Emiljano Nuhu për kërcënimin e tij me pistoletë në kokë në prani të Taulant Balles, deputetit të PS Rrahman Rrahja, kryetarit te Bashkisë Krujë, Artur Bushi.2
Krimi drejtohet nga shteti09
nëntitull: Dëshmi tronditëse e oficerit të policisë Emiljano Nuhu për kërcënimin e tij me pistoletë në kokë në prani të Taulant Balles, deputetit të PS Rrahman Rrahja, kryetarit te Bashkisë Krujë, Artur Bushi.2
Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka bëri sot rolin e shërbëtores së oborrit të Edi Ramës për të sulmuar me të pavërteta opozitën, në mënyrë që të mbrojë pasurinë e saj personale.
Këtë pasuri Klotidla Bushka e ka vënë duke grabitur tenderat publikë. Duke hedhur baltë mbi opozitën, Klotilda Bushka u fshehu pasurinë në emër të bashkëshortit të saj.
E vërteta është se Altin Bushka, bashkëshorti I Klotildës, ka 10 fishuar të ardhurat e kompanisë me marrjen e pushtetit nga Edi Rama.
Grafiku tregon qartë se kompania Selcom, në pronësi të Altin Bushkës dhe Gentian Sulës, një tjetër klient I Edi Ramës dhe Erion Veliajt, deri në vitin 2012 ka qenë pothuajse inekzistente. Por në 4 vitet e fundit kompania ka rritur me 10 herë pasurinë e saj.
Dhe kjo është vetëm pasuria e dukshme e Klotilda Ferhatit.
Vetëm me tendera publikë kompania e Klotilda Bushkës ka marrë 3 miliardë e 500 milionë lekë nga paratë e shqiptarëve.
Me vettingun që propozon Partia Demokratike Klotilda Bushka largohet nga politika.
Është pasuaria e grabitur motivi i vetëm pse Edi Rama dhe shërbëtorët e tij, si Klotidla Bushka, kundërshtojnë platformën e opozitës, që do të sekuestrojë pasuritë e politikanëve të korruptuar dhe oligarkëve të lidhur me ta.
Me nismën e vet, Partia Demokratike do ta çlirojë ekonominë nga një grusht oligarkësh dhe klientësh të Edi Ramës, duke i dhënë mundësi të barabartë për konkurim çdo biznesi.
Frikë nga vetingu në politikë dhe nga paketa antimafia duhet të kenë vetëm ata që, bashkë me Edi Ramën, u kanë vendosur gjobë shqiptarëve vetëm me koncesione 2.2 miliardë euro.
FLAMUR NOKA, DEPUTET PD
Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama janë drejtpërdrejtë të përfshirë në një komplot shtetëror për të mbyllur me metoda mafioze skandalin e vëllait trafikant droge të Ministrit të Brendshëm.
Njësoj si Edi Rama, edhe Fatmir Xhafaj deklaroi se përgjimi i të vëllait trafikant droge është i sajuar dhe se ai ka prova për këtë.
Le të ndjekim pohimin kriminal të Fatmir Xhafës bërë mbrëmë në një studio televizive.
“Është tjetër gjë të provosh është apo s’është (i vërtetë përgjimi) dhe tjetër gjë të provosh kush dhe përse e ka bërë këtë gjë. Dhe unë kam provat e mia. Kam faktet e mia, padyshim”
Është e qartë se deklarata të tilla janë pjesë e skenarit mafioz për t’i imponuar prokurorisë një rezultat hetimor të paracaktuar. Me veprime të tilla kriminale Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë kryer veprën penale të pengimit të drejtësisë dhe manipulimit të së vërtetës.
Nëse ka prova, Ministri i Brendshëm duhet t’i kishte çuar në Prokurori.
Njëlloj duhet të kishte vepruar edhe Edi Rama, kur deklaroi se dispononte përgjigjet e një laboratori imagjinar shkencor për vërtetësinë e audiopërgjimit të vëllait trafikant droge të Ministrit të Brendshëm.
Në një shtet normal ku mbrohet interes publik dhe jo interesi i pushtetit të lidhur me krimin, prokuroria duhet ta kishte hetuar Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën, më së paku, për fshehje të provave dhe pengim të drejtësisë.
Fatmir Xhafaj duhet të ishte nën hetim edhe për faktin se:
Propozimi i Partisë Demokratike për vettingun e politikanëve është zgjidhja më e mirë për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin.
JORIDA TABAKU – ABUZIMI ME PASURINË DHE PARATË PUBLIKE
Shumë biznese sot që nuk marrin dot pjesë në garë sepse gara është e paracaktuar. Ka shumë biznese të ndershme sot që mbyllen se një biznes tjetër merr kontratën e koncesionit. Ka shumë biznese të ndershme sot që nuk vazhdojnë aktivitetin e tyre, ulin prodhimin, heqin njerëzit nga puna prej taksave të larta dhe prej situatës në të cilën ndodhet ekonomia sot; një ekonomi pa një model rritjeje, një ekonomi pa burim rritje. Më kujton ekonominë e komanduar ku shteti cakton, shteti vendos.
Opozita është kundër këtij modeli.
Abuzimet me paratë dhe pasurinë publike në 5 vitet e shkuara janë të paprecedenta. 39 mijë kontrata, tendera janë zhvilluar gjatë 5 viteve të fundit. E çudia më e madhe është se 1 në 3 tendera është dhënë pa garë duke i hequr mundësinë atij biznesi të ndershëm që mbyllet të mos bëhet pjesë në garë.
Pothuajse 2100 tendera janë dhënë për klientë, për miqtë e drejtpërdrejtë që lidhen me Ramën. 252 milionë euro që nga Carapuli i vilës së Ramës e deri tek Intech i Ilir Beqës; 11 kompani të identifikuara nga opozita si kompani të lidhura drejtpërdrejtë me qeverinë.
12 mijë tendera ose pothuajse 753 milionë euro kanë shkuar për fasada, kanë shkuar për shpenzime luksi, kanë shkuar për rehabilitim zyrash, kanë shkuar për udhëtime. Një shifër e paprecedentë në 5 vite kjo qeveri ka arritur atë që kurrë në 27 vite nuk kish ndodhur më parë.
Ne kemi arritur që të bëjmë një ndarje të të gjithë abuzimeve të buxhetit të shtetit.
Të financuara nga buxheti i shtetit, që paguhen drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit, që janë kontrata publike, tendera ose koncesione dhe krijimi i një situate e cila i ka vendosur duart në fyt biznesit.
Duke krijuar trajtime preferenciale, duke dhënë leje dhe licenca ekskluzive, ligje speciale që vijnë në Parlament me emra biznesesh, situata favorizuese, kontrata publike abuzive që sot nuk e lënë biznesin e ndershëm që të operojë. Kjo e pengon zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Kjo mungesë transparence e pengon zhvillimin e ekonomisë shqiptare.
Ndryshe nga sa ishte konceptuar deri në vitin 2013, shërbimi shëndetësor filloi të jepej me koncesion. Duke filluar nga kontrata e parë e check-up-it, 120 milionë euro për kompaninë Marketing and Distrubution të Vilma NUshit, e cila ishte e licencuar vetëm 2 ditë më parë për të marrë këtë koncesion. Një kompani e cila siç e ka faktuar Partia Demokratike, në mënyrë abuzive ka ndryshuar me vendime qeverie, ka detyruar administratën që të marrë pjesë për të ndryshuar numrin vetëm që kompania të marrë pagesën nga buxheti i shtetit.
Vazhdon me pagesën e sterilizimit, kompania e Ilir Rrapajt e cila është një kompani ndërtimi me dy punonjës me një shërbim i cili ishte investuar 15 milionë euro nga qeveria “Berisha”, u dha me koncesion të nesërmen e ditës që filloi qeveria “Rama”.
Ofrimi i shërbimeve laboratorike i cili është tenderuar këtë vit. Ky shërbim është dhënë me koncesion duke pasur tradicionalisht një shërbim laboratorik që ka vite që zhvillohet në mjekësinë shqiptare ku janë është investuar me pajisje, me sete laboratorike. Sot i është dhënë këtij koncesionari privat.
Inceneratorët, 178 milionë euro kompanisë së Klodian Zotos. Një kompani pa asnjë eksperiencë në fushën e incenerimit. Në Tiranë 128, në Elbasan dhe në Fier në total prej 178 milionë eurosh. Pa asnjë eksperiencë, kompani of-shore, kompani e krijuar enkas për këtë shërbim, kompani e cila nuk ka zhvilluar asnjëherë asnjë biznes tjetër. Klodian Zotka pasur vetëm një punë në jetën e tij, në kompaninë Hermes i lidhur me ministrin Arben Ahmetaj. Pasi merret koncesioni kompania shet kuotat për 200 mijë lekë tek një kompani tjetër. Në cilin vend të botës një koncesion prej 178 milionë eurosh shet kuotat e aksionit prej 200 mijë lekësh?
Sigurisht që një aferë e madhe korruptive fshihet pas saj.
Një grup projektesh të lidhura me abuzimin gjigant që po ndodh me projektin “1 miliardë”, infrastrukturë, duke filluar nga Rruga e Arbrit e duke vazhduar me rrugën Milot-Balldre, të gjitha oferta të pakërkuara, të kontestuara fuqimisht nga opozita por edhe nga FMN-ja, të gjitha oferta që kanë rritur në mënyrë fiktive koston e projekteve.
Operimi i rrugës Milot-Morinë i dhënë kompanive Kastrati dhe Salillari 98 milionë euro nga buxheti i shtetit por subvencion edhe për trafikun e munguar.
Ne besojmë që kjo rrugë e ndërtuar nga paratë e shqiptarëve duhej të kishte një mirëmbajtje.
120 milionë euro vijnë nga taksa e rritur e qarkullimit. Vetëm 40 milionë euro duhen në vit për të mirëmbajtur rrugët. Por jo, qeveria zgjedh që ta japë këtë shërbim me koncesion.
Duke vazhduar me grupin tjetër i cili lidhet me aferat korruptive me trajtime preferenciale, për publikun ligji për prishjen e teatrit, ligji “Fusha” është ligji më i freskët.
Një kompani zapton pronën publike, pronën private në mes të Tiranës për 200 milionë euro, një ligj që kalon dy herë në parlament, një ligj që kthehet nga Presidenti, nuk e ndal asgjë Ramën në babëzinë e tij.
Por kjo nuk ishte e para, aeroporti Vlorës prej 80 milionë eurosh, një konsorcium prej kompanish turke i ka bërë një ofertë të pakërkuar për të ndërtuar atë pa studim ndërkohë që kishte studime për aeroporte të tjera në zonë.
Porti i Kapenit një aferë gjigante, me kompani off-shore që nuk dihet burimi i parave, e denoncuar nga opozita si lidhje me vëllain e kryeministrit. Pas tre vitesh pasi ka kaluar ligji në parlament, edhe ky një ligj me emër biznesi sot rezultoi në një fluks sapuni.
Kemi pasur vendime specifike për “Air Albania”. Një investitor, Sinan Idrizi i cili nuk kishte asnjë eksperiencë në fushë, i cili nuk kishte asnjë kriter, përzgjidhet me një procedurë ekstra ligjore në bashkëpunim edhe me autoritetet shtetërore në kundërshtim edhe me rregullat e Eurocontrolit për prishjen e konkurrencës së lirë.
Ndërtimi është një fushë tjetër ku ka pasur abuzime. Kemi marrë këtu vetëm tre raste. Kemi marrë rastin e ndërtimit të stadiumit me kullë. Kemi marrë rastin e kompanisë “Invest Society” e cila nuk ka asnjë bilanc në ndërtim, është një kompani lojërash fati. Por sot çcuditërisht po merr leje ndërtimi në Tiranë, 261 leje ndërtimi dhënë vetëm vitin e kaluar.
A e dini që muajin e kaluar Këshilli Bashkiak i Tiranës ka kaluar një listë me vendime, 17 vendime, 9 prej të cilash ishin për dhënie me qera të truajve publikë, të gjitha të vendosura në dispozicion të kompanive me ofertat të pakërkuara.
Ku është konkurrenca këtu? Ku është tregu i lirë këtu? Ku është mundësia për konkurrencë të ndershme këtu?
Afera që po ndodh në Jalë për llogari të mikut të vjetër Xhillari duke larguar nga banesat e tyre pronarët e ligjshëm, duke detyruar ata që të largohen që t’i hapet rruga ndërtimit të një kompleksi i cili nisi si rezultat i vendimit të Këhsillit Kombëtar të Territorit.
Ndërkohë që trajtime preferenciale kemi patur edhe për disa kategori të tjera, VKM për sistemin qendror online të lojërave të fatit. Asnjë VKM nuk ka patur për ligjin e lojërave të fatit që u shty me 4 vite, e vetmja monitorimi online i lojërave të fatit ku kompani të basteve siç e ka denoncuar PD, kompani të basteve edhe të lidhura me Ministrin e Brendshëm Agron Xhafaj kanë rritur aktivitetin e tyre dhe janë të parë në sistein e monitorimit të lojërave të fatit.
Leje minerare të dhënë për persona me precedentë kriminalë, Edmond Bego.
Leje minerare të dhënë pronarit të kompanisë të inceneratorëve për Quarz, z. Klodian Zoto, asnjë eksperiencë në sektor. Sektori i naftës, sektori i hidrokarbureve, Besnik Sula, në të dy kompanitë, edhe në kompaninë ARMO edhe në kompaninë GULF, të dyja të denoncuara nga opozita me forcë. Kompania e cila u mor ARMO, u shfrytëzua për 220 milionë euro, iu falën 100 milionë euro taksa dhe u la të degradojë dhe për t’i kaluar investitorit të rradhës.
Dje denoncuam koncesion e shërbimit të sistemit të hidrokarbureve. Të pareçedentë me një situatë monopol në treg me një ofertë përsëri të pakërkuar dhënë një kompanie pa eksperiencë e cila do të ketë mundësinë që të kontrollojë këtë treg, të ketë mundësinë e bashkëpunimit me të gjitha kompanitë e hidrokarbureve në vend, do të ketë mundësi të vendosjes së sasisë së karburantit për t’i hapur rrugë një situate ku do të hyjë edhe në akreditimin e shërbimeve të tjera.
Të gjithë këto shëmbuj që dhash sot këtu opozita i ka denoncuar me forcë.
Të gjithë këto shembuj përblidhen në disa elementë kryesorë.
Elementi parë, janë kompanitë e liçensuara në pak ditë, janë krijuar dhe kanë marrë lejen ose liçensën, janë krijuar dhe kanë marrë koncesionin. Janë kompani pa përvojë në fushën specifike. Kompani offshore me burime të dyshimta parash, shpiken propozime të pakërkuara për shërbime që duhet t’i japë shteti, ndërkohë që shërbime që shteti tradicionalisht i merr nga privati, si psh aviacioni, atë e bën kompani shtetërore.
Tendera për eksponentë të krimit të organizuar që nuk kishin të bënin me zyrat e shtetit, hyjnë e dalin sot nga QKR-ja dhe regjistrojnë biznesin si pa të keq. Krityere preferenciale në ligj, rritje fiktive të vlerës së tenderit, skualifikime të padrejta dhe intimidim të bizneseve për të marrë pjesë në tender.
Të gjitha këto konstatime janë të përbashkëtat e të gjitha aferave korruptive që përmenda sot këtu.
Të gjitha këto janë bazë e platformës që do të prezantojnë kolegët e mi.
Po sa është fatura finsnaciare?
Sa i ka kushtuar buxhetit të shtetit gjithë kjo zhvatje me tendera, me koncesione abuzive.
z. Mima do të na japë më shumë informacion.
FLORION MIMA – FATURA E ABUZIMEVE NGA KONCESIONET/PPP
Do ju tregoj mënyrat se si abuzohet me paranë dhe pronën publike:
1 – Me tendera, koncesione dhe PPP.
2 – Trajtime preferenciale me ligje special
Shqiptarët duhet të dinë, kanë të drejtë të dinë dhe opozita ka detyrim moral dhe ligjorë të jua thotë të vërtetën: sa është fatura e tenderave, koncesioneve, PPP-ve, ligjeve special dhe trajtimeve preferenciale të qeverisë për klientët e saj.
Vetëm për katër vitet e para, 2018-2021, vlera totale është 463 mlilionë euro, përsëris: 463 milionë euro e ndarë në rreth 75 milionë në vitin koherent, 111 milionë vitin e ardhshëm, 132 milionë në vitin 2020, për të arritur në 145 milionë në 2021.
Po për një hark kohor më të gjatë, I cili përkon me kohëzgjatjen e kohëveprimit e këtyre kontratave korruptive, për çfarë shifre bëhet fjalë?
Shifra totale që ne kemi arritur të mbledhim dhe të nxjerrim sot para jush është 2.2 miliardë euro. E përsëris: 2.2 miliardë euro, shifër e frikëshme e cila përbëhet nga kontratat e mëposhtme:
– Check-up, rreth 120 milionë euro
– Sterilizim,i 77 milionë euro
– Laboratorët, rreth 104 milionë euro
– Inceneratorët Fier, 28 milionë euro
– Inceneratorët Elbasan, rreth 22 milionë euro
– Inceneratorët Tiranë, 128 milionë euro
– Rruga e Arbërit, 268 milionë euro
– Rruga Milot-Morinë, rreth 98 milionë euro
– Rruga Thumanë-Vorë, 225 milionë euro
– Rruga Orikum- Dukat, 50 milionë euro
– Rruga Milot-Balldre, 161 milionë euro
– Skanimi në dogana, pas ndryshimeve të bëra nga qeveria aktuale, 215 milionë euro
– Shkollat në bashkinë e Tiranës, 51 milionë euro
Këto janë vetëm kontratat e miratuara dhe të notifikuara , të njoftuara nga qeveria. Në by-plan janë dhe të tjerat:
– Spitali I Fierit, 75 milionë
– Orikum-Himarë, 142 milionë
– Kashar-Rrogozhinë, 332 milionë euro
– Aeroporti I Vlorës, 84 milionë euro
Kjo listë, për hir të vërtetës, është e vërtetë 100% deri mbrëmë. Sot njoftohemi se janë tre koncesione të tjera që janë ngjizur dhe po bëhen gati të lindin në maternitetin e Rilindjes:
– Koncesioni i pompave të naftës
– Koncesioni i monitorimit të kasave fiskale
– Koncesioni për stacionin e autobusëve
Fondi Monetar, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Banka Botërore kanë shprehur shqetësim, jo sot por që në 2015-ën, kur këto punë filluan dhe vunë alarmin. Shqipëria ishte vendi i parë në Ballkan me 8% të GDP në koncesione dhe në PPP duke çuar në rritjen e borxhit publik aktualisht me 16.5% të GDP.
Sot duhet vënë kuja dhe përveç kujës i duhet dhënë fjala zotit Alibeaj për të pasqyruar dhe shfaqur këtu para jush Platformën e PD, se si dilet nga kjo situatë tejet e rëndë.
Borxhi Publik rrezikon të shkojë në afro 88%, çka do të thotë që për shqiptarët e brezave të ardhshëm, do të duhet të punojnë vite e vite të tëra për të mbuluar dhe paguar për çmenduritë e Rilindjes.
Do të duhet që taksat ndaj shqiptarëve të rriten disafish për të kompensuar paratë që po dalin me papërgjegjshmërinë më të madhe nga kjo qeveri në drejtim të klientëve të tyre korruptuar.
ENKELEJD ALIBEAJ – PLATFORMA KUNDËR KORRUPSIONIT DHE OLIGARKISË
Ajo çka tha z Mima për shifrën 2.2 miliardë euro është fatura e këtij abuzimi. Një gjendje e jashtëzakonshme, një situatë e nevojës ekstreme e cila kërkon një zgjidhje. Zgjidhja është platforma kundër korrupsionit dhe Oligarkisë që opozita prezanton sot.
Zgjidhja është tek mekanizmi antimafia që opozita e ka draftuar në një ligj i cili bazohet në një premisë bazë. Çdo koncesion korruptim, çdo PPP korruptive, çdo leje apo licensë korruptive, të gjitha këto kalojnë përmes një kanali të thjeshtë të një kontrate. Legjislacioni shqiptar përmban një rregull të artë. Një kontratë e cila është në përputhje me ligjin ka forcën e ligjit. Një kontratë e cila është në kundërshtim me ligjin është e pavlefshme. Çdo kontratë apo akt publik i cili vjen në kundërshtim me ligjin është e pavlefshme.
Legjislacioni shqiptar përmban këtë rregullt të artë që pavlefshmëria e një kontrate apo një akti publik me fjalë të tjera do të thotë; çdo gjë e marrë, e zhvatur, e përfituar në mënyrë abuzive do të duhet të kthehet publikut, buxhetit të shtetit, pasuri apo para publike. Ky është rregulli i artë mbi të cilin bazohet pikërisht platforma kundër korrupsionit e cila në thelbin e vetë ka mekanizmin antimafia. Si e kemi bërë?! Në bazë të ndryshimeve të ligjit Antimafia. Cili është qëllimi? Parandalimi dhe goditja e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. Gjendja aktuale. Mbrojtja e pasurisë publike dhe garantimi i konkurrencës së lirë. Standarde kushtetuese të vendosura për tregun e lirë në këtë vend.
Çfarë do të verifikohet? Çdo kontratë abuzive koncesioni. Çdo kontratë abuzive e prokurimit publik. Çdo kontratë abuzive e PPP-ve. Çdo kontratë abuzive e tjetërsimit të pasurisë publike, shitje, dhënie me qera, dhënie për shfrytëzim për ndërtim. E bashkë me to edhe çdo akt administrativ abuziv si leje, licensa, autorizime. E reja që kemi sjellë në këtë platformë është se ky mekanizëm antimafia do të veprojë sigurisht për të gjitha kontratat, licensat, PPP, shitjet e pasurive aktuale, ato që janë lidhur dhe janë në realizim e sipër. Së dyti do të jetë pengesë edhe për të ardhmen, pra nuk do të lejojë asnjë lloj kontrate abuzive me paranë me pasurinë publike.
Dhe ç’është më re rëndësishmja, do të ketë një shtrirje me fuqi prapavepruese dhe çdo kontratë, çdo leje, e dhënë në të shkuarën do ti nënshtrohet filtrit dhe mekanizmit antimafia. Platformë e cila do të veprojë për të tashmen, për të ardhmen edhe për të shkuarën.
Si do të bëhet? Kush do ti nënshtrohet këtij mekanizmi? Do ti nënshtrohet pasurisë së kompanive private përfituese dhe pronarëve të tyre. Përfituesit pra. Kjo është vetëm njëra anë. Do ti nënshtrohen këtij filtri e mekanizmi çdo zyrtar publik nga nëpunësi më i thjeshtë e deri tek kryeministri, ata që kanë detyrimin për ta mbrojtur dhe garantuar pasurinë dhe paranë publike. Jo vetëm kaq, por do ti nënshtrohen këtij filtri të gjithë personat e afërt familjarët e nëpunësit më të thjeshtë por edhe të kryeministrit. Ata të cilët kanë marrë pjesë në këtë veprimtari të nënshtrimit apo emetimit të këtyre praktikave abuzive.
Pasuritë të atyre që kanë përfituar dhe pasuritë e atyre zyrtarëve të lartë dhe të ulët, nga i thjeshti te kryeministri do të verifikohen, do të sekuestrohen, do të konfiskohen, me në kusht pavarësisht nëse do të dënohen apo jo penalisht. Dhe ky është revolucioni i vërtetë që sjellim në këtë platformë. Procesi, mekanizmi, antimafia, është tërësisht i ndarë nga procesi penal. Dënohen apo jo është tjetër çështje. Pasuria do të verifikohet, do të sekuestrohet, e do të konfiskohet sipas kushteve që skanë të bëjnë aspak me procesin penal.
3 janë fazat ku do të kalojnë dhe ku është bazuar ky ligj. Verifikimi, hetimi, vendimmarrja. Verifikimi do të bëhet nga një Drejtori Antikorrupsion për të cilën kemi marrë modelin britanik. Për ta rikujtuar, ligji antimafia i miratuar në 2009 kishte model frymëzimi atë britanik pavarësisht se më vonë nën qeveritë e tyre pësoi ndryshime. Do të jetë një drejtori antikorrupsion ajo që do tu japë spunto procesit antimafia. Ligji natimafia nuk zbatohet sot pikërisht se ska një model, një motor që ta çojë përpara. Kjo është risia ë e madhe q ëkemi sjellë për këtë ligj.
Të gjitha këto faza që nga verifikimi, hetimi, vendimmarrja do të bazohen me një rregull drastik e që është pikërisht barra e provës për të vërtetuar ligjshmërinë e përfitimit të pasurisë nga ana e përfituesve abuzivë oligarkisë apo të verpimtarisë së zyrtarëve nga më i thjeshti tek më i larti, i takon pikërisht atyre. Kjo është masa kryesore në të cilët bazohet mekanizmi antimafia.
Ligji është i detajuar dhe ka përcaktuar të gjitha kompetencat, instrumentat, levat përsa i përket të treja këtyre fazave dhe autoriteteve përkatëse. Verifikimi që do të bëhet nga drejtoria antikorrupsion. Në ligj janë përcaktuar të gjitha.
Drejtoria Antikorrupsion, modeli britanik që kemi marrë, në bashkëpunim me avokaturën e përgjithshme të shtetit ndërmerr verifikimet e nevojshme ndaj akteve dhe kontratave publike si dhe çdo procedure të ndjekur në miratimin e tyre. Përcakton dëmin financiar të shkaktuar apo interesin publik të cënuar. Evidenton personat juridik që zotërohen aktualisht nga ortakët dhe pronarët e kompanive përfituese. Verifikon mjetet financiare, pasuritë, veprimtaritë ekonomike, tregtare e profesionale, të kompanive private e përfituese dhe zyrtarëve publikë që kanë nënshkruar aktin apo kontratën publike.
Kush ka bërë çfarë.
Verifikon fondet financiare publike apo pasuritë publike të përfituara.
Nivelin ekonomik dhe burimet e të ardhurave të kompanive private përfituese, ia përcjell pas këtij verifikimi, SPAK-ut për të vazhduar pjesën tjetër të veprimtarisë që është ajo e hetimit.
Këto janë hapat konkretë sipas proçedurës administrative që do të ndoqen pikërisht ng ky instrument.
HETIMI
Hetimi që do të organizohet nga SPAK, janë këto kompetenca dhe këto hapa.
1. Do të bëjë; hetimet e nevojshme ndaj kompanive private përfituesit, dhe nga ana tjetër, zyrtarëve publikë, nënshkrues të kontratave apo akteve publike. Të dyja anët, palët e paktit abuzues dhe korruptiv.
2. Hetimet e nevojshme për mjetet financiare, pasuritë, veprimtaritë ekonomike, tregtare dhe profesionale, fondet financiare publike, apo pasuritë publike të përfituata. Sigurisht, edhe për nivelin ekonomik dhe burimet e të ardhurave.
3. Do të marrë në pyetje personat që kanë dijeni për faktet dhe objektin e këtij ligji si edhe kryhen edhe aktet hetimore përkatëse, ekspertimete nevojshme.
4. Bashkëpunon me autoritetet e huaja në rast nevoje.
5. Paraqet kërkesën për marrjen e masave parandaluese he në fund
6. Vendos sipas rastit pushimin apo mosfillimin e hetimit.
VENDIMMARRJA
Kjo është një platformë dhe një mekanizëm antimafia drastik. Por si gjithmonë do të garantojë edhe procesin e rregullt ligjor. Gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar shqyrton dhe vendos për;
1. Ankimin e Ministrit të Drejtësisë ndaj vendimit të SPAK për pushimin apo mosfillimin e hetimeve
2. Kërkesën për marrjen e masave parandaluese dhe goditëse sipas ligjit,
3. Aplikimin e një apo më shumë nga llojet e masave parandaluese dhe goditëse,
4. Heqjen apo pezullimin e masës parandaluese he goditëse.
Dhe këtu janë hapat përkatëse të proçedurës, ligji i ka të detajuara.
Në fillim ju thash; çdo kontratë në kundërshtim me ligjin është e pavlefshme.
Pavlefshmëria e një kontrate e një akti publik bën që çdo gjë të rikthehet në dorë të atyre që u takon. Buxhetit dhe publikut.
Por cilat janë më në detaje këto kushte?
Çdo kontratë apo akt publike të cilat dyshohet se janë në kundërshtim me ligjin, do t’i nënshtrohen mekanizmit anti mafia.
Çdo kontratë apo akt publik i cili është në shkelje të procedurave konkurruese publike ka një ligj i cili përcakton këto procedura konkurruese, dhe nëse është në shkleje të atyre procedurave do t’i nënshtrohet mekanizmit antimafia.
Çdo kontratë apo akt publik i dhënë i cili është emetuar në shkelje të parimit të përzgjedhjes, trajtimit të barabartë pa transparencë në proçedurë dhe pa barazi në detyrime, do të thotë shkelje e legjislacionit që përcakton këto strandarde e përderisa ka shkelje të legjislacionit që përcakton këto strandarde, vetë kontrata është e pavlefshme, sepse është në kundërshtim me ligjin.
Do t’i nënshtrohen këtij mekanizmi antimafia të gjitha aktet të cilat janë rrjedhojë e akteve të dyshuara korruptive apo si pasojë e shpërdorimit të detyrës nga zyrtarë publikë përgjegjës.
Katër kushte që detajojnë filtrin e parë mbi të cilat ngrihet dyshimi se lidhen kontrata abuzive dhe kontrata në shkelje të legjislacionit.
Çfarë masash do të merren pas gjithë kësaj proçedure?
Çdo të ndodh?
Katër janë grupet e masave sa herë që do të verifikohet që ka kontrata, koncesione, prokurime, dhënie të pasurisë publike, akte, apo leje, apo liçensa, në kundërshtim me ligjin.
E para është, anulimi apo shfuqizimi i kontratës publike çfarëdo lloj qoftë ai, për shkakun se është në kundërshtim me ligjin.
Së dyti, masa të cilat ku drejtohen ndaj pasurisë, në një analizë të fundi, motivi i cili shtyn qoftë zyrtarët, nga më i thjeshti, e sidomos atij më të lartit, kryeministrin, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, çdo përfitues, çdo subjekt ekonomik është fitimi, goditet në zemrën e vetë pikërisht kjo lloj praktike.
Konfiskohet çdo gjë e fituar në mënyrë të kundraligjshme.
Do t’i nënshtrohen konfiskimit, pasuria e zyrtarëve publikë të përfshirë në procedurat e nënshkrimit, apo miratimit të akteve ose kontratave publike, nga më i ulëti nëpunës zyrtar, deri tek më i larti.
Jo vetëm në momentin final të miratimit, por nga momenti fillestar i nisjes së proçedurës administrative.
Çdo zyrtar do të duhet të mbajë përgjegjësi.
Konfiskim i cili do të jetë i plotë, apo i pjesshëm, i pasurisë së paluajtshme publike të tjetërsura së bashku me investimin e kryer mbi të.
Konfiskim i vlerës së plotë apo të pjesshme të fondit financiar të përfituar pavarësisht nëse është kryer apo jo shërbimi.
Dhe e fundit, siç parashikon legjislacioni shqiptar, është detyrimi për të rikthyer pasurinë e paluajtshme publike në gjendjen që ishte.
Përpara nënshkrimit apo miratimit të kontratës publike.
E nuk mbaron këtu, porse çdo kompani, çdo subjekt i cili rezulton i përfshirë në akte të tilla të abuzimit me ligjin, pasurinë dhe paranë publike, do të jetë i përjashtuar minimalisht 20 vjet nga çdo proçedurë konkurruese publike ose marrëdhënieje me shtetit, për 20 vitet në vijim.
EFEKTET E LIGJIT
Cilat janë efektet e ligjit?
Efekti i parë dhe i menjëhershëm është ky.
Paratë e përfituara në mënyrë korruptive dhe klienteliste i merren dhe i kthehen qytetarëve dhe bashkë me të edhe pasuria.
Pasuritë publike të përfituara në mënyrë korruptive dhe klienteliste i kthehen të zotit të cilit i janëq marrë në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme.
Kompanitë private do të përgjigjen për dy masat më sipër, për pasuritë e tyre për përfitimet abuzive.
Zyrtarët publikë ata, nga më i thjeshti e deri tek më i larti, kryeministri, do të përgjigjen me pasurinë e tyre për abuzimet me pushtetin.
Për dëmin që i kanë shkaktuar dhe përfitimet që kanë marrë nga kjo veprimtari korrutive dhe abuzuese.
Parandalon korrupsionin, shpërdorimin e parave apo pasurisë publike në të ardhmen. Kush do të ishte ai që do t’i nënshtrohej një praktike të tillë abuzive apo korruptive nëse do të kishte këtë shpatë Demokleu, siç është mekanizmi antimafia të cilin prezantojmë.
Demotivon dhe parandalon përfshirjen e biznesit privat në përfitime të drejtpërdrejta.
Interesi publik është i tillë i cili do të duhej mbrojtur sigurisht nga garantët që janë nëpunësit publikë.
Por interesi publik është i tillë që do të duhej mbrojtur edhe nga pjesa private.
E mira e përbashkët duhet të ketë garantë nga të dyja palët.
Kontratat klienteliste dhe korruptive janë të pavlefshme, kjo është premiusa bazë, dhe ligji vepron me fuqi prapavepruese.
Jo vetëm për sot, jo vetëm për nesër, por edhe për dje.
Dhe e fundit, paratë publike dhe pasuritë e konfiskuara së paku 2.2 miliardë deri tani sa z. Mima tha, do të përdoren për shërbime dhe investime publike.
Vendosja e këtyre masave ndëshkuese aktualisht, që do të sjellin edhe efektin demotivues për të mos u përfshirë nga ana palës private në praktikat e
tjera abuzive sjell edhe një gjë fare të prekshme për çdo biznes.
Përmirësimin e klimës së binzesit për të garantuar konkurencë të lirë, dhe barazi përpara ligjit të subjekteve private.
Gjendje e jashtëzakonshme, nevojë ekstreme, kërkon domosdoshmërisht masa të tilla ekstreme, drastike.
· Platforma antimafia e opozitës për çlirimin e ekonomisë, propozon mekanizmin ligjor për evidentimin, identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të personave privatë dhe zyrtarëve publikë përfshirë në afera kriminale korruptive, PPP, tendera, koncesione, leje apo licenca.
· Këto janë masa drastike për një kohë sfidash dramatike për vendin. Pa ndalur këtë të keqe dhe pa iu rikthyer shqiptarëve paratë dhe asetet që po vidhen çdo ditë nga një qeveri e bërë njësh me krimin as sipërmarrja nuk do të shohë asnjë ditë të bardhë.
· Bashkë me vetingun në politikë, çlirimi i ekonomisë përmes platformës antikorrupsion dhe antioligarki, do t’i japë Shqipërisë frymëmarrjen e munguar.
FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË PREZANTIMIN E PLATFORMËS ANTIMAFIA PËR ÇLIRIMIN E EKONOMISË
Zonja dhe zotërinj mirë se keni ardhur në prezantimin e sotëm të platformës të opozitës për çlirimin e ekonomisë kundër korrupsionit dhe oligarkisë.
Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë për praninë e tyre përfaqësues të komunitetit të Kukësit, përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, mjekë dhe profesorë të nderuar nga sektori i shëndetësisë, banorët e Zharrëzit, përfaqësuesit e tyre këtu sot, përfaqësuesit e komunitetit të Mbrostarit, Vërrisë, Elbasanit dhe Sharrës; që përfaqësojnë tre bombat ekologjike ku po zhvillohen tre veprat korruptive të inceneratorëve.
Në mënyrë të veçantë dua të falënderoj për mbështetjen dhe përkrahjen e tyre ekspertë të shquar të ekonomisë.
Falënderoj po kështu për praninë e tyre, intelektualë, zëra publikë, analistë, opinionistë, gazetarë, të cilët janë përgjigjur me praninë e tyre ftesës së opozitës për këtë prezantim të rëndësishëm.
Të nderuar të pranishëm,
Të dashur bashkëqytetarë,
Shqipëria është në një gjendje kolapsi, një krizë e trefishtë; ekonomike, politike dhe morale ka kapluar vendin.
Opozita është angazhuar tashmë jo thjeshtë të nxjerrë në pah të vërtetën që jetojnë dhe përjetojnë familjet shqiptare çdo ditë, por edhe të përpunojë dhe të hedhë për diskutim me qytetarët platformat tona, rrugët tona për të dalë nga kjo e keqe.
Që të dalim nga e keqja, duhet të kuptojmë rrënjët e të keqes!
Për ne, sikundër për shumicën e qytetarëve, ato janë dy: E para është rënia e demokracisë dhe shtetit ligjor për hesap të bashkëpunimit krim –pushtet. Aleanca midis krimit dhe qeverisë ka shkatërruar demokracinë, ka kapur dhe ka shkatërruar zgjedhjet, përmes shitblerjes së votës dhe deformimit të vullnetit të popullit.
Ka kapur shtetin ligjor përmes shkatërrimit dhe kapjes së institucioneve të drejtësisë dhe reformës në drejtësi për hesap të bandave kriminale të lidhura me pushtetarët.
Opozita ka propozuar platformën e vetingut politik, si një nga përgjigjet ndaj këtij problemi kombëtar.
Vetingu politik nuk është asgjë më shumë dhe asgjë më pak, në kuptimin e mekanizmit dhe instrumentit, sesa vetingu i policëve, gardistëve, i gjyqtarëve, i prokurorëve.
Largimi pra i politikanëve me lidhje me krimin e organizuar dhe që nuk justifikojnë ligjshmërinë e pasurisë së tyre.
Deri më sot, Edi Rama dhe qeveria kanë refuzuar vetingun në politikë me lloj-lloj pretekstesh dhe justifikimesh. Në fakt vetëm pak ditë më parë e dëgjuam të thoshte hapur që është kundër qëllimit të propozimit tonë ligjor, vetingut në politikë, kundër instrumentit, ndonëse është po ai bashkë me Fatmir Xhafën dhe Taulant Ballën, me Jurgis Çyrben që kanë votuar të njejtët dispozita ligjore për gjyqtarët, për prokurorët, për policët dhe gardistët.
Logjika është e thjeshtë dhe e kuptueshme për çdo shqiptar, ajo që vlen për policët e thjeshtë, ajo që vlen për gardistët, ajo që synon të zbatohet për gjyqtarët dhe prokurorët, nuk duhet të vlejë për politikanët. Politikanët janë specialë, janë mbi ligjin.
Natyrisht kjo është e papranueshme.
Ne jemi të vendosur ta ndjekim deri në fund rrugën ligjore dhe institucionale për të kaluar vetingun në politikë si një masë kushtetuese që do të ndërpresë mandatet e politikanëve të lidhur me krimin dhe do të pamundësojë praninë e tyre në institucione shtetërore.
Transformimi i marrëdhënies midis politikës dhe krimit, nga banditët dhe kriminelët që kishim në Kuvend derisa u miratua ligji për dekriminalizmin, tek politikanët e karrierës që bashkëpunojmë haptazi me bandat e krimit të organizuar, nga Taulant Balla me bandat e Lushnjës dhe bandën e Elbasanit, tek Ditmir Bushati me Bajrët e Shkodrës dhe natyrisht tek koka e qeverisë, pa autorizimin dhe mbështetjen e së cilit asnjë prej këtyre bandave nuk do të ishte në pozitat që është sot, të diktimit dhe kontrollit të territorit dhe kontrollit të ekonomisë.
Por sot jemi mbledhur këtu për shtyllën e dytë të së keqes, të platformën, zgjidhjen, që opozita ka për këtë. Marrëdhënia midis krimit dhe politikës nuk është mjaftuar me shkatërrimin e demokracisë, me kapjen dhe prishjen e zgjedhjeve, kapjen e drejtësisë dhe shkatërrimin e reformës në drejtësi por ka avancuar si një kancer në një fushë tjetër në ekonominë shqiptare.
Forma e evoluimit midis krimit dhe politikës në ekonomi tashmë janë të qarta dhe transparente në opinionin publik. Mjafton të shikojmë dy akte që parlamenti shqiptar ka ndërmarrë në dy javë; Javën e kaluar me kalimin e ligjit antikueshtetues, korruptiv dhe kriminal “Fusha –Rama”, për grabitjen e pronës publike, për shkatërrimin e memories historikë, me qëllim pastrimin e parave të pista të drogës në një aferë 200 milionë euro në ndërtimin e 7 kullave në qendër të Tiranës dhe një javë para kësaj uljen e taksave për bixhozin.
Kuvendi i Shqipërisë, vendi ku duhet të zgjidhen hallet e shqiptarëve, ku duhet të kalojnë legjislacione dhe të merren vendime për të përmirësuar
jetën e tyre është kthyer në vendin që ligjëron dhe legjitimon pastrimin e parave të pista; përmes industrisë së bixhozit dhe përmes aferave korruptive, të ndërtimit që janë dy mënyrat e preferuara të mafies për të pastruar paratë e krimit.
Asgjë nuk e përmbledh më mirë korruptimin total të kësaj qeverie, sesa afera korruptive 1 miliardë euro e cila po përkthehet në koncesione korruptive dhe PPP-të korruptive me anë të cilave po zhvaten miliarda lekë, qindra milionë euro nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës për të pasuruar një grusht oligarkësh dhe klientësh të kryeministrit dhe qeveritarëve.
Nga Durrës-Kukës tek check-up, nga inceneratorët tek sterilizimi dhe ajo që i përmbledh të gjitha që tregon se nuk ka asnjë fre derisa ne ti vëmë fre, pra “Fusha-Rama”, që po shkatërron apo dëshiron të shkatërrojë edhe Teatrin Kombëtar.
Kapja totale e shtetit merr formë përmes këtyre dy gjëmave të mëdha; kriminalizimit të vendimmarrjes dhe shkatërrimit të ekonomisë dhe konkurrencës së lirë përmes përqendrimit të pushtetit ekonomik në duart e pak faktorëve ekonomik, që shqiptarët tashmë janë mësuar t’i njohin si oligarkë.
Janë në fakt klientë të qeverisë që ndajnë paratë me qeverinë, që fitojnë në mënyrë të padrejtë pozicione në treg, shkatërrojnë konkurrencën, shkatërrojnë tregun dhe janë bashkëpërgjegjës për gjendjen e mjeruar të ekonomisë shqiptare. Vetë statistikat shqiptare flasin për 45 biznese që mbyllen çdo ditë. 45 biznese mbyllen çdo ditë!
Ne i kemi denoncuar këto afera një për një dhe do të vijojmë t’i denoncojmë ato pa asnjë hezitim.
Por, kjo që do të bëjmë sot është më shumë se denoncim.
Ne do të prezantojmë para jush platformën antimafia për çlirimin e ekonomisë, e cila shkurt dhe thjeshtë konsideron dhe propozon mekanizmin ligjor dhe institucional për evidentimin, identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të personave privatë dhe zyrtarëve publikë përfshirë në afera kriminale korruptive, qofshin këto PPP, tendera, koncesione, leje apo licenca.
Para pak ditësh, është shprehur me të drejtë shqetësimi për klimën e biznesit në Shqipëri. Dua të garantoj të gjithë përfaqësuesit e biznesit të ndershëm se Partia Demokratike, por edhe aleatët tanë se qëndrojnë fuqishëm pro sipërmarrjes.
Por sipërmarrja nuk do të shohë asnjë ditë të bardhë nëse ne nuk garantojmë konkurrencën e lirë të tregut.
Sipërmarrja nuk do të shohë asnjë ditë të bardhë nëse një grusht njerëzish përfitojnë gjysmën e fondeve publike në mënyrë jotransparente dhe akte korruptive për afera që nuk sjellin asnjë leverdi publike.
Thënë ndryshe, shërbimi më madh që mund t’i bëhet biznesit shqiptar, sipërmarrjes shqiptare, është të rikthejmë kushtet e konkurrencës së lirë midis bizneseve, kushtet e garës së barabartë dhe mbi të gjitha zbatimin e ligjit, ku të gjithë përfaqësuesit e sipërmarrjes nga më i madhi tek më i vogli të jenë të barabartë para ligjit.
Ky është synimi i platformës sonë të cilën sot do ta prezantojmë në tre pjesë.
Së pari, zonja Tabaku do të bëjë një prezantim të shkurtër të bilancit të abuzimeve në sektorin e koncesioneve, tenderave por po kështu edhe në sektorin e monopoleve, oligopoleve dhe të licencave dhe lejeve korruptive.
Së dyti, z.Mima do të bëjë një bilanc financiar se çfarë do t’i kushtojë kjo qytetarëve shqiptarë, taksapaguesve shqiptarë dhe ekonomisë shqiptarë.
Së treti, z.Alibeaj do të bëjë një prezantim të projektligjit që opozita tashmë ka gati për amendimin e ligjit Antimafia ku njësoj si me krimin e organizuar dhe me asetet e krimit të organizuar, të gjithë ata që përfitojnë në mënyrë korruptive paratë e taksapaguesve shqiptarë do të jenë subjekt i të njëjti mekanizëm, i cili konsiston në dy pjesë: Së pari, barra e provës do të jetë me subjektet e ligjit dhe jo me shtetin. Njësoj si me krimin e organizuar do t’ju takojë këtyre që janë bërë në këto afera korruptive të provojnë pafajësinë e tyre dhe ligjshmërinë e aseteve të tyre. Dhe së dyti, duke bërë të mundur që pavarësisht nga procesi i penal –juridik, pasuritë e vëna në këtë mënyrë t’i nënshtrohen procesit të verifikim-sekuestrim-
Këto janë masa drastike për një kohë sfidash dramatike për vendin. Pa ndalur këtë të keqe dhe pa iu rikthyer shqiptarëve paratë dhe asetet që po vidhen çdo ditë nga një qeveri e bërë njësh me krimin as sipërmarrja nuk do të shohë asnjë ditë të bardhë, as qytetarët shqiptarë nuk do të mund të dalin nga spiralja e të keqes që i ka mbërthyer.
FalEnderoj tre prezantuesit, natyrisht edhe ekipin që ka punuar intensivisht për këtë platformë, grupin e punës për këtë shtyllë, që njihet si shtylla e katër e platformës.
E para, vettingu në politikë,
E dyta, çlirimi i drejtësisë nga kapja politike,
E treta, çlirimi i zgjedhjeve
E katërta, çlirimi i ekonomisë.
Grupi ka bërë një punë të jashtëzakonshme, në një kohë relativisht të shkurtër.
Dua të falënderoj në veçanti ekspertët që u morën me detajimin e konkluzioneve politike të grupit të punës në propozimin antimafia, në veçanti z. Bardhi, znj. Pelinku dhe z. Teliti, dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në këtë punë intensive.
Shpresoj që prezantimi të ketë qenë i plotë dhe shterues.
Thelbi i propozimit tonë, është që përmes ligjit dhe institucioneve, shtetit të së drejtës, të garantojmë që gjithçka që i është marrë me të padrejtë qytetarëve shqiptarë, buxhetit të shtetit, pasuritë publike, t’u merren atyre që i kanë përfituar me të padrejtë dhe t’u kthehen njerëzve.
Ky është ndryshimi thelbësor në qasjet që duhet të bëjmë.
Sot kemi një kryeministër dhe një qeveri, që u merr qytetarëve, zhvat njerëzit, shkatërron bizneset, për të pasuruar pesë oligarkë dhe veten e tyre.
Nesër do të kemi përmes këtij ligji dhe këtyre mekanizmave që kërkojnë vullnet politik, ndalimin e menjëhershëm të kësaj praktike shkatërrimtare për konkurrencën, për tregun, për ekonominë, për punësimin, për mirëqenien e shqiptarëve dhe gjithçka që kanë përfituar, do t’u merret dhe do t’u kthehet qytetarëve.
Kjo do të ndodhë jo me parulla, as me praktika revolucionare jakobinë, por me praktika ligjore të konfirmuar në vendet zhvilluara të perëndimit, siç është Britania e Madhe dhe vendet e Bashkimit Europian.
Bashkë me vetingun në politikë, çlirimi i ekonomisë përmes platformës antikorrupsion dhe antioligarki, do t’i japë Shqipërisë frymëmarrjen e munguar, duke çliruar parlamentin dhe qeverinë nga politikanët e lidhur me kirmin dhe duke çliruar ekonominë shqiptare nga klientela e politikanëve të lidhur me krimin, nga përdorimi i aseteve publike për pastrimin e parave të pista të krimit dhe nga shkatërrimi total i konkurrencës ku sipas biznesit sot, punojnë vetëm 5 veta, ata që marrin lejen dhe miratimin e kryeministrit.
Rikthimi i konkurrencës së lirë, i transparencës, i kushteve të barabarta, sundimi i ligjit, ku duhet të jenë të barabartë të gjithë, nga biznesi më i vogël me një kryefamiljar, e deri tek korporata më e madhe multinacionale, është parakusht që Shqipëria të thithë investime dhe të futet në rrugën e progresit teknologjik dhe krijimit të vendeve të punës.
Më lejoni ta përfundoj, përpara se e t’u jap fjalën të pranishmëve, me një konstatim të bërë nga një zyrtar i lartë gjerman, pak përpara gjatë një takimi me të.
Nuk ka nevojë të prezantosh në detaje se çfarë po ndodh në Shqipëri. Nuk ka pasqyrë më të mirë për politikën gjermane se sa atë që thotë, ndjen, apo tregon biznesi gjerman.
Shifrat e investimeve gjermane në Shqipëri janë 300 milionë.
Shifrat e investimeve gjermane në Maqedoni, janë 3 miliard.
Kjo flet mjaftueshëm.
Ndaj kam besim të madh, se me prezantimin e kësaj platforme konsultimi do të shtrihet në të gjitha grupet e interesit, duke nisur me të prekurit e të goditurit, përfaqësuesit e të cilëve i kemi këtu në këtë sallë, e duke vazhduar me përfaqësuesit e sipërmarrjes së ndershme shqiptare, dhe bëjnë të mundur që Shqipëria të mos mbetet prapa vendeve të rajonit, por të krijojë kushtet për një ekonomi të tregut të lirë, konkurrencës së barabartë dhe zbatimit të njëjtë të ligjit.
Ju falënderoj për vëmendjen dhe tani fjala është për ju.
Shqipëria ndodhet sot e mbërthyer nga një krizë ekonomike, politike dhe morale.
Për të dalë nga kjo gjendje e padurueshme, paraqitëm sot platformën antimafia për çlirimin e ekonomisë, nëpërmjet së cilës do evidentohen dhe sekuestrohen pasuritë e personave të përfshirë në afera korruptive si PPP, tendera, koncesione, leje etj.
Bashkë me vetingun në politikë, çlirimi i ekonomisë përmes platformës antikorrupsion dhe antioligarki, do t’i japë vendit dhe sipërmarrjes frymëmarrjen e munguar, dhe shqiptarëve mundësi për punësim dinjitoz dhe jetë më të mirë.
Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit ka marrë goditje të paprecedentë gjatë këtyre ditëve nga Arta Marku, Kryeprokurorja e Edi Ramës, që me veprime të qëllimshme dhe me paramendim, po godet, dekurajon dhe shantazhon, grupin e prokurorëve antimafia.
Transferimi i paligjshëm i 3 prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe procedimi disiplinor për 10 prej tyre, është pjesë e një skenari të urdhëruar nga Edi Rama, për të shantazhuar prokurorët që janë në betejë të përditshme me krimin e organizuar, pushtetarët e lidhur me të dhe qeveritarët e korruptuar.
Sulmi ndaj prokurorëve të Krimive të Rënda është pjesë e marrëveshjes së Edi Ramës me krimin e organizuar, që fuqizohet çdo ditë e më shumë, falë mbështetjes nga Qeveria.
Qëllimi është që drejtësia mos të funksionojë për bandat e lidhura me pushtetin, siç nuk funksionoi për Agron Xhafën, vëllanë e Ministrit të Brendshëm, dhe si nuk ka për të funksionuar as për Saimir Tahirin.
Transferimi i njërit prej prokurorëve dhe procedimi disiplinor i një prokurorit tjetër, të dosjes së Saimir Tahirit, vetëm pak orë pasi kishin urdhëruar sekuestrimin e plot 31 pasurive të grupit kriminal “Habilaj”, është një mesazh i qartë për drejtësinë: Kush vepron ndaj bandave të lidhura me pushtetin, largohet nga detyra, ndëshkohet dhe sulmohet.
Ky është urdhri i sekuestrimit të pronave të grupit kriminal Habilaj, i firmosur nga prokurorët e Krimeve të Rënda, të cilët u ndëshkuan vetëm pak orë më pas nga shërbëtorja e Edi Ramës dhe e krimit të organizuar në krye të Prokurorisë.
Arta Marku është e vetëdijshme se pse është në atë pozicion në mënyrë krejtësisht të paligjshme dhe të imponuar nga Edi Rama: Që t’i mbyllë gojën asaj pjese të drejtësisë që nuk ka frikë të luftojë krimin e organizuar të lidhur me pushtetin dhe korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës!
Mekanizimi i mbylljes së gojës së drejtësisë nga Arta Marku dhe lidhja shkak-pasojë që e vërteton atë, gjendet në vendimet e Partisë Socialiste në Parlament.
I njëjti grup individësh që kartonin e deputetit e përdorën për të penguar prokurorinë që të arrestonte Saimir Tahirin, 54 ditë pas këtij akti, imponuan emërimin e paligjshëm të Arta Markut, që prokuroria të mos kërkonte më arrestimin e Saimir Tahirit dhe të dështonte hetimet ngaj tij.
Shpërbërja e grupit hetimor të dosjes së Saimir Tahirit, dhe pengimi i drejtësisë në këtë rast, janë veprime kriminale të Kryeprokurores Arta Marku dhe ajo duhet të përgjigjet përpara ligjit për këtë.
Hetimi pa vonesë për padinë penale të opozitës dhe pezullimi i Arta Markut nga detyra është shërbimi më i madh që prokurorët e ndershëm mund t’i bëjnë drejtësisë, duke mos lejuar që një kryeprokurore e përkohshme, shërbëtore e krimit të organizuar, t’i bëjë Shqipërisë një dëm të përhershëm.
Koncesionet dhe tenderat korruptivë të qeverisë së Edi Ramës po zhvasin gjithnjë e më shumë shqiptarët.
Nga kasat dhe pajisjet e reja fiskale që do t’i kushtojnë secilit biznes të paktën 600 euro, shumë shpejt shqiptarët do të paguajnë akoma më shumë edhe për karburantet!
Qeveria e Edi Ramës ka vendosur të japë me koncesion tek klientët e tij kontrollin e kolaudimit të pompave të karburanteve.
Aktualisht, ky është një shërbim shtetëror, por korrupsioni në qeveri ka vendosur që t’ia kalojë atë privatit, i cili do të vendosë cilat pompa karburantesh i vjedhin shqiptarët dhe cilat pompa nuk i vjedhin.
Fitimi për koncesionarin, klient i Edi Ramës, llogaritet të jetë rreth 60 milionë euro, të cilat do të paguhen nga shqiptarët ose tek çmimi, ose tek sasia e karburantit me të cilën do të furnizohen nga pompat e kolauduara prej kompanisë provate.
Kjo është e njëjta kompani që ka marrë me koncesion shkollat e Tiranës, me pronar Gentian Sulën. Është e njëjta kompani, për të cilën qeveria shpiku një koncesion tjetër korruptiv prej 95 milion eurosh, atë të targave me çip. Por që, për shkak të presionit së opozitës dhe pakënaqësisë së qytetarëve, qeveria u tërhoq nga ky koncesion absurd dhe korruptiv.
Kontrolli i matjes së pompave të naftës, për shkak të kritereve të vendosura që tenderi të fitohet vetëm nga kompania e Gentian Sulës, vendos monopolin në treg, duke shkatërruar garën dhe duke thelluar përqendrimin e ekonomisë në pak duar.
PD është e vendosur të denoncojë dhe më pas të anullojë çdo koncesion apo tender që vjedh shqiptarët për llogari të Edi Ramës, Ministrave të tij dhe drejtorëve të tij.
Lufta me tolerancë zero ndaj korrupsionit është alternativa e Partisë Demokratike për të nxjerrë vendin nga gremina ku e ka hedhur bashkeqeverisja e Edi Ramës me krimin dhe korrupsionin!
JORIDA TABAKU, DEPUTETE PD
3 vjet më parë Partia Demokratike zbuloi skandalin e Edi Ramës për dhënien e koncesionit të TVSH-së prej 67 milionë eurosh një kompanie të lidhur me vëllanë e tij, Olsi Rama, një kompanie kineze offshore.
Në atë kohë, për shkak të zbulimit të skandalit, Edi Rama u tërhoq nga plani për t’ia dhënë koncesionin e TVSH-së kinezëve të lidhur me ortakët e Olsi Ramës.
Por faktet tregojnë se Edi Rama nuk është tërhequr nga vjedhja e biznesit që vepron në Shqipëri, për llogari të një firme kroate, besoj lidhjet me të cilën do të zbulohen së shpejti.
Qeveria e Ramës ka hapur një tender prej 15 milionë eurosh për monitorimin e sistemit të tatimeve, që përfshin një gamë të gjerë elementësh, duke përfshirë edhe koncesionin e tvsh-së. Ky është një sistem pothuajse identik me atë monitorimit të pikave të basteve, I kontrolluar nga ortakët e Olsi Ramës.
Kriteret e tenderit janë përcaktuar që atë ta fitojë vetëm një kompani, të cilës i janë dhënë të drejta ekskluzive që të bëjë propozime ligjore për të ndryshuar ligjin e tatimeve. Në këtë mënyrë I hapet rruga nga njëra fitimit të kompanisë së paracaktuar nga Edi Rama, nga ana tjetër, biznesit që vepron në Shqipëri i shkaktohet një dëm kolosal.
Hapja e garës farsë, ku kriteret janë vendosur në mënyrë të tillë që ta fitojë vetëm një kompani e paracaktuar nga qeveria, ngjajnë me rastin e ligjit antikushtetues “Rama-Fusha”. Edhe atje gara do të jetë farsë, sepse askush nuk përmbush kriteret e tenderit korruptiv.
Partia Demokratike ka analizyar mbi 80 tendera të dhëna në fushën e IT, por asnjë nuk ka patur kritere kaq specifike san ë këtë rast.
Nisma e qeverisë Rama, që mund të çojë në falimentimin e mijëra bizneseve për shkak të rritjes drastike të kostove, vjen pak kohë pasi Edi Rama ashpërsoi ndëshkimin e bizneseve, duke dyfishuar gjobat për mos shtypjen e kuponit tatimor.
Në katër vitet e para të qeverisjes së Edi Ramës, shqiptarët kanë paguar 3.7 miliard euro taksa shtesë pa marrë asgjë mbrapsht, as spitale më të mira, as rrugë më të mira, as arsim më të mirë, as vende pune më shumë, as më shumë investime.
Tenderi korruptiv për monitorimin online të biznesit nuk do të zbatohet.
Partia Demokratike mirëpret çdo iniciativë që kthen ekonominë në binarët e ligjshmërisë, çdo inisitivë që ul ekonominë informale, që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, por kjo që po ndodh këto ditë me tenderin e tatimeve ëhstë thjehst një procedurë korruptive.
ENDRI HASA, DEPUTET PD
Me të drejtë kolegia Tabaku vuri në dukje se kostot e vendimit të qeverisë për të bërë një sistem të ri të monitorimit online të biznesit, i cili është vrasës për biznesin.
Jemi konsultuar me ekspertët më të mirë dhe rezulton se sistemi i ri i pagëzuar si sistemi i menaxhimit dhe kontrollit të faturimit do t’i kushtojë biznesit nga 80-100 milionë euro.
Kjo kosto kolosale do të ndodhë, sepse me sistemin e ri, qeveria do të detyrojë të gjitha bizneset të ndërrojnë të gjitha pajisjet fiskale dhe sistemet elektronike që kanë në përdorim.
Monopoli që po krijon qeveria detyron çdo biznes që të heqë kasat dhe sistemet që ka sot, për të blerë pajisje te reja fiskale që punojnë me sistemin e ri dhe që do të informojnë tatimet në kohë reale. Qeveria nuk ka bërë të ditur çfarë do të bëhet me 140 mijë kasat fiskale ekzistuese, për të cilat një biznes ka paguar të paktën 300 euro për t’i instaluar.
Shqiptarët duhet të dinë se pas projektit korruptiv të Edi Ramës fshihet fakti se çdo biznes do të detyrohet të paguajë nga 600 deri në 1000 Euro në mënyrë që biznesi i tyre të mos mbyllet nga hordhia e tatimorëve.
Sipas llogaritjeve tona, ky është shpenzimi minimal që do t’i duhet çdo biznesi, sepse në të nuk llogariten kostot e tjera që kanë të bëjnë me stafin, trajnimet, kompjuterin, dhe linjën e internetit për të transmetuar në kohë reale në sistem çdo shitje.
Megjithëse fshihet nën fjalën tender, akti korruptiv i qeverisë është monopol i pastër për llogari të inetersave korruptive të Edi Ramës, të cilat vazhdon t’i përdorë për të qëndruar në pushtet.
Llogaritë janë të thjeshta dhe nuk do shumë mend për të kuptuar se qeveria nuk ka asnjë qëllim për të ndihmuar apo formalizuar biznesin, por ajo punon vetëm për të pasuruar klientet e Edi Ramës.
Tenderi korruptiv prej 15 milionë euro për monitorimin e sistemit online të biznesit nuk duhet të zbatohet!
Ai do të jetë vrasësi i mijëra vendeve të punës në Shqipëri dhe i falimentimit të mijëra bizneseve.