Blog

21 Sht
0

Opozita kallzim ndaj kryeprokurores Arta Marku, për largimin e paligjshëm të prokurorëve

Opozita padit kryeprokuroren Arta Marku për largim të paligjshëm të prokurorëve që hetojnë ish-​ Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me qëllim  mbylljen e  hetimit ndaj tij.

Ne emër të opozitës, kallëzimin e depozituan në prokurorinë e Tiranës, kryetarët e grupeve parlamentare PD- LSI, Spaho dhe Vasili.

Në kallëzim thuhet se “Arta Marku ka ndërmarrë veprime aktive që kanë shkaktuar pasoja të rënda për funksionimin e organit të prokurorisë”.

Opozita i cilëson lëvizjet e paligjshme të prokurorëve të urdhëruara politikisht.

Opozita e paditi kryeprokuroren për shpërdorim detyre, pasi ajo vendosi të shpërbëjë tërësisht grupin e prokurorëve të çështjes penale ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. “Arta Marku ka ndërhyrë në mënyrë aktive për dështimin e hetimeve ndaj tij”-shprehet opozita në kallëzimin penal.

“Fillimisht, largoi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke komanduar si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, znj. Elisabeta Imeraj, Më pas, transferoi edhe prokurorin tjetër të çështjes, z. Besim Hajdarmataj nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Pogradecit. Lëvizja dhe transferimi i prokurorëve që udhëheqin çështjen penale të  Saimir Tahirit, është një veprim aktiv dhe i kundërligjshëm, që bëhet me qëllimin e plotë të dështimit të hetimeve dhe përbën pa asnjë dyshim pengim të drejtësisë. Kjo lëvizje vjen në një kohë ku afati ligjor i hetimeve është drejtë përfundimit dhe prokurorët do të duhet të dalin me konkluzionin përfundimtar mbi këtë hetim”– thuhet në kallëzimin e depozituar në Prokurorinë e Tiranës.

Në Kallëzimin Penal theksohet gjithashtu, se akte të tilla të paligjshme nga Arta Marku, provojnë tërësisht se qëllimi i saj në detyrë është shërbimi politik ndaj Edi Ramës, dhe dështimi apo pengimi i hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë të kësaj Qeverie apo organizatave kriminale të lidhura me të.

Duke qenë se Arta Marku drejton prokurorinë dhe kallëzimi është bërë tek vartësit e saj në Prokurorinë e Tiranës, opozita ka kërkuar njëkohësisht edhe marrjen e masës së përkohshme të prezullimit nga detyra deri në përfundimin e hetimit.

KALLZIM PENAL ARTA MARKU

Read More
21 Sht
0

Krimi po kontrollon qeverinë, Shqipëria po destabilizohet. Europa të thotë se nuk pranon kryeministra të inkriminuar

  • Teza se autokratët e Ballkanit sigurojnë stabilitet ka dështuar dhe ata europianë që e mbështesin këtë duhet të korrigjojnë kursin e tyre.
  • Ata që flasin në emër të Europës të mos na gënjejnë më, por ta thonë qartë: Europa nuk do të na pranojë kurrë sa kohë të kemi kryeministra, ministra apo parlamentarë të lidhur me krimin.
  • Roli i Prokurores së kapur politike është të shkatërrojë hetimet kryesore të politikanëve të lidhur me krimin dhe të banditëve të lidhur me politikën.
  • Qeveria nuk e ka më kontrollin e territorit dhe të ekonomisë. Është krimi që kontrollon ato. Shqipëria po destabilizohet nga krimi.
  • Kushti kryesor për të kthyer procesin politik në vend është largimi i politikanëve të lidhur me krimin dhe për këtë ne kemi propozuar vetingun e politikanëve.
  • Autokratët e korruptuar po rikthejnë skemat destabilizuese për rajonin. Propozimi për shkëmbimin e territoreve, është legjitimim i aventurierëve dhe legjitimim i 5 bandave të krimit të organizuar në veri dhe në jug të lumit Ibër.
  • Nëse ka vullnet politik për të çmontuar këto pesë banda, bie edhe alibia e fundit për mosfunksionimin e territorit të Kosovës.

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA NË KONFERENCËN BALLKANIKE ME TEMË “30 VJET MË PAS. ÇFARË E MBAN BALLKANIN JASHTË BE. ROLI I GRUAS NË PROCESIN E INTEGRIMIT”,  ORGANIZUAR NGA LIDHJA DEMOKRATIKE E GRUAS SË SHQIPËRISË DHE FORUMI I GRUAS SË PARTISË POPULLORE EUROPIANE ME MBËSHTETJEN E FONDACIONEVE KONRAD ADENAUER DHE HANNS SEIDEL. 

 

Faleminderit zonja Vokshi!

 

Dhe më lejoni t’ju përgëzoj ju si kryetare e Lidhjes Demokratike e Gruas dhe gjithë bashkë organizatorët e tjerë; Fondacionin Konrad Adenauer, Valter Gloss, Fondacionin Hanns Seidel, Nertila Moskën dhe gjithë partnerët e tjerë për këtë mbledhje të shkëlqyer që keni organizuar sot në Tiranë!

 

Dua t’i uroj mirëseardhjen kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas të Kosovës, Lira Kajtazi, Kryetares së Bashkisë së Tetovës znj. Teuta Arifi, znj. Duraku e cila vjen nga Mali i Zi, përfaqësueseve të grave nga Presheva, por, po kështu, përfaqësuesve të larta të organizatave politike të grave nga Rumania, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi, që tregojnë qartë se gratë dhe organizatat politike të grave janë sot rrjeti më i fuqishëm dhe më i përgatitur për t’u përballur me sfidën e madhe  akoma të papërmbushur të integrimit europian të rajonit.

 

Këtu ju ka mbledhur një axhendë, e cila ju bashkon të gjithëve, integrimi europian i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe gratë janë ato që vuajnë më shumë se kushdo tjetër pasojat e stanjacionit, korrupsionit dhe luftës të pamjaftueshme kundër krimit të organizuar, kundër kapjes së shtetit dhe vështirësive ekonomike. Po janë, po kështu, dhe luftëtaret më të forta që përballen me autokracinë, me autokratët e korruptuar ballkanikë që flasin me gjuhën e Europës, por kërcejnë vallen e despotizmit lindor të zhytur deri në fyt në korrupsion dhe, sa herë përballen me zërin e grave, çjerrin këtë maskë dhe del fytyra e tyre e vërtetë.

 

Del kjo fytyr,ë kur fyejnë dhe sulmojnë personalitete të shquara, sa herë që nuk iu pëlqen ajo çfarë këto personalitet e thonë troç dhe pa dorashka, siç është rasti jo sot dhe jo këtu në Shqipëri, por për 30 vite me radhë në çdo vend të Ballkanit, me presidenten e nderuar të Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane znj.Doris Pack, njëkohësisht presidenten e Forumit “Robert Schuman”; Siç është rasti me deputetet opozitare në Kuvendin e Shqipërisë dhe në kuvendet  e tjera të rajonit;

Siç është rasti me gazetarët e nderuara këtu në Tiranë, në Bruksel, gazetare, analiste por edhe gazetare kronike dhe terreni, të cilët përballen jo vetëm me dhunën verbale të autokratëve, të politikanëve të bërë njësh me krimin e organizuar dhe korrupsionin, por përballen edhe me plumba, siç ishte rasti i gazetares kurajoze investigative Klodiana Lala. Siç ishte rasti i sulmeve ndaj Ambrozia Meta, siç është rasti i presioneve të dukshme dhe të padukshme ndaj gazetareve kurajoze të Shqipërisë, të cilat ndodhen nën presion të dyfishtë- atë të pushtetit të korruptuar dhe të politikanëve të korruptuar dhe tjetrin të pronarëve dhe mediave të blerë nga pushteti i korruptuar.

 

Është një sallë tepër e vogël për të mbajtur një kurajo kaq të madhe. Por më lejoni t’ju them se jam tepër mirënjohës që jeni sot këtu. Krah për krah tuaj shoh të rinj të forumeve rinore të Partisë Demokratike dhe të aleatëve tanë dhe disa politikanë me përvojë. Jemi këtu për të mësuar nga përvoja juaj, për të marrë nga kurajoja juaj. Por, po kështu, jam këtu për t’ju thënë se për Partinë Demokratike fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave shqiptare në politikë është një objektiv madhor dhe i patjetërsueshëm.

 

Ky objektiv mori formë me pasjen për herë të parë në një bashki madhore të vendit një kryetare bashkie, siç është kryetarja e Bashkisë Shkodër, të ripërtëritjes së pranisë së grave në grupin Parlamentar të Partisë Demokratike dhe do të zgjerohet, po kështu, me pjesëmarrjen masive të grave demokrate në procesin e riorganizimit të Partisë Demokratike dhe më vonë në përfaqësimin e tyre në zgjedhjet lokale dhe në zgjedhjet e përgjithshme; për të arritur objektivat që Partia Demokratike ka shpallur për barazi gjinore dhe përfaqësimin më të denjë të grave në politikë.

 

Sot jemi mbledhur në Tiranë dhe pavarësisht prej mikpritjes, Lidhja Demokratike e Gruas jam i sigurt se Albana Vokshi ka siguruar që të mos ju shpëtojë se, përtej këtyre dritave në këtë sallë, Shqipëria po kalon një kohë shumë të vështirë.

 

Në 5 vitet e fundit, vit për vit, kemi një rritje galopante të varfërisë dhe papunësisë. 290 mijë shqiptarë sipas statistikave shqiptarem që janë gjithmonë të manipuluara nuk arrijnë të sigurojnë bukën e fëmijëve.

Kush më shumë se gratë dhe nënat e vuajnë mungesën e bukës në tavolina për fëmijët e tyre, mungesën e mjeteve financiare për të blerë librat e shkollës apo këpucët apo veshmbathjet për fëmijët e tyre?!

I përcjellin nënat shqiptarë fëmijët në shkollë me frikën e sigurisë, sepse pranë shkollave tregtohet hashash, heroinë dhe kokainë. që prodhohet dhe tregtohet me bekimin e qeveritarëve.

 

Sipas statistikave të organizatës kundër krimit të organizuar dhe drogës të OKB-së, Shqipëria ka kapur vendin e parë në botë për konsumin e kokainës me 2.5% të popullsisë që konsumon kokainë.

Qendrat e qyteteve janë shndërruar në arenën e larjeve të hesapeve dhe një nga arsyet kryesore janë larjet e hesapeve të drogës që prodhohet dhe eksportohet me bekimin e qeverisë.

 

Kjo ka qenë kauza jonë prej viti 2014, kur na akuzonin për shumë gjëra. Mund të akuzoni se kemi qenë të parakohshëm për paralajmërimet që ju kemi dhënë por nuk mund të na akuzoni se nuk kemi thënë të vërtetën se nuk kemi vënë gishtin në plagë.

 

Për të mos folur për punësimin e grave dhe vajzave apo promovimin e tyre sepse ju mungon kriteri kryesor i promovimit të tyre sipas Edi Ramës, që është rekordet kriminale.

 

Kjo që them unë është e hidhur dhe cinike. Më lejoni ta perifrazoj në mënyrë optimiste, te gratë është çelësi kryesor i daljes nga kjo gjendje, pikërisht sepse te gratë kontingjenti i rekordit kriminal është pothuajse inekzistent.

 

Ne jemi të vendosur dhe unë jam i vendosur që me ndihmën e partnerëve tanë, Partisë Popullore Europiane, ku gjej rastin të falënderoj praninë e sekretarit të marrëdhënieve me jashtë, jo për herë të parë, në mënyrë të përsëritur në aktivitetet tona, zotit Patrick Voeller, për ndihmën e kristiandemokratëve gjermanë të Angela Merkel, për ndihmën e Partisë Popullore Evropiane, për ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do ta ndryshojmë këtë realitet, i cili nuk mund të vazhdojë më kështu, dhe do ta kthejmë Shqipërinë në rrugën e integrimit dhe të zhvillimit.

 

Kusht kryesor është ndarja e politikës me krimin.

 

Nuk dua të përsëris ato që tha Doris Pack, ndonëse e meritojnë të përsëriten, sepse mediat e humbën lidhjen direkte, ndërkohë që ajo fliste, por dua të them se integrimi në Evropë nuk është lojë fjalësh, nuk është propagandë bajate, siç e shet qeveria. Shqipëria e humbi shansin për hapjen e negociatave përsëri, për shkak të mosplotësimit të kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian.

 

Dhe qëkur e humbi shansin në qershor, nuk ka asnjë masë, asnjë veprim për të ecur përpara. Përkundrazi, që nga mbledhja e fundit e Këshillit Evropian, Shqipëria ka bërë vetëm hapa prapa, ka bërë regres. Lidhja e politikës me krimin është pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Provat e mbrëmshme janë tronditëse. Prokurorja e kapur politike, shërbëtorja e Edi Ramës, me një të rënë të lapsit, ka lënë pa prokuror të çështjes, çështjen e Saimir Tahirit dhe çështjen e Emiliano Shullazit. Siç kemi paralajmëruar, roli i saj është të shkatërrojë hetimet kryesore të politikanëve të lidhur me krimin dhe të banditëve të lidhur me politikën.

 

Prokuroria sot është në mbrojtje të Saimir Tahirit, është në mbrojtje të Fatmir Xhafës, është në mbrojtje të Jurges Çyrbjes, është bërë gati lirimi i Shullazit, mikut të Tahirit dhe mikut të mikut të Ramës, është liruar Ermal Hoxha, i dënuar në rastin e kokainës së Xibrakës, për sjellje të mirë, sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit, si një nga personat e përfshirë në fabrikën e kokainës në Xibrakë.

 

Krimi ka marrë kontrollin e qyteteve, sepse ka bekimin e kryeministrit, sepse ka bekimin e ministrit të brendshëm.

 

Paratë publike përfundojnë në kontot bankare të politikanëve të korruptuar dhe të kriminelëve të lidhur me ta përmes tenderave dhe PPP-ve, të cilat, në shumicën e rasteve përfundojnë në duart e personave me precedentë të tmerrshëm kriminalë. Njerëz të dënuar në Itali, në Greqi, në SHBA, në Holandë, në Gjermani, për trafik droge, në kundërshtim me Ligjet e vendit fitojnë qindra miliona euro tendera nga qeveria e Edi Ramës.

 

Lidhja midis krimit dhe politikës, ka arritur në pikën më të paimagjinueshme pastrimi i parave të pista të krimit: ka kapur Parlamentin e Shqipërisë. 4 vjet më parë problemi ishte kanabisi, tani problemi është kanabisi, kokaina, heroina dhe pastrimi i parave të pista. Ku i pastrojnë paratë e pista kriminelët? Me bixhoz, me ndërtim.

 

Shikoni çfarë aktesh ka miratuar parlamenti shqiptar në dy të enjte radhazi. Javën e kaluar uli taksat për bixhozin, dhe dje kaloi një ligj për të vjedhur me ligj pronën publike, për të shkatërruar Teatrin Kombëtar, që të pastrojë paratë e drogës dhe të fitojë 200 milionë euro me 7 kullat që duan të ndërtojnë tek Teatri Kombëtar.

 

E kuptoni pra, Parlamenti i Shqipërisë nuk merret më me hallet dhe problemet e shqiptarëve, të cilat vetëm sa vijnë e shtohen, ka vetëm një preokupim, të pastrojë paratë e pista të drogës e të krimit. Pse? Sepse ky është shqetësimi kryesor i Edi Ramës. Parlamenti i Shqipërisë, brenda dy javësh, ka ndërmarrë vetëm dy hapa, bixhozit i uli taksat dhe legjitimoi me ligj vjedhjen dhe grabitjen e tokës publike, prapë për t’i hapur rrugë pastrimit të parave të pista, përmes industrisë korruptive të ndërtimit.

 

Nuk ka asnjë fizibilitet ekonomik, bankat nuk po i kreditojnë, Banka e Shqipërisë shprehet se këto po financohen me mjete alternative, janë paratë e drogës.

 

A ka definicion më të qartë të kapjes së shtetit, sesa kur vetë Kuvendi i Shqipërisë, tashmë jo kryeministri, por Kuvendi, hallka e fundit shtetërore, që duhet të mbajë përgjegjëse ekzekutivin, kthehet në trupën që legjitimon pastrimin e parave. Ul taksat për bixhozin dhe vjedh pronën publike. Ky është roli i parlamentit, ky është roli i një mazhorance të dalë nga një proces zgjedhor ku sipas studimeve të financuara nga Bashkimi Evropian 20 % e shqiptarëve pranuan shitblerjen e votës. 20 % pranuan, natyrisht përqindja është shumë më e madhe. 20 % e pranuan shitblerjen e votës!

 

Kjo është gjendja. Prandaj, duke mbështetur atë që tha Doris, askush nuk ka nevojë në këtë vend, jam i sigurt edhe në vendet e tjera të rajonit, dhe askush nuk i merr seriozisht më, ata të cilët janë bashkëpërgjegjës për këtë situatë, ata që kanë lejuar Edi Ramën dhe autokratë të tjerë të korruptuar të Ballkanit, që të përqendrojnë të gjithë pushtetet në një dorë, pushtetin ekzekutiv, pushtetin legjislativ, drejtësinë – siç është rasti në Shqipëri – të kapin mediat, të kapin bizneset, për hir të stabilokracisë, perceptimit se këta autokratë të korruptuar të paktën sigurojnë stabilitet në vendet e tyre.

 

Mbështetësit e kësaj linje në Komisionin Europian dhe në disa vende europiane, duhet ta kuptojnë se kjo përqasje ka dështuar dhe të korrigjojnë kursin e tyre një orë e më parë, ndryshe kredibiliteti i tyre në rënie do të vazhdojë të bjerë.

 

Askush nuk i ha më frazat për thellim dhe intensifikim të reformave, kur nuk ka më institucione të pavarura dhe procese politike. Sepse institucionet i ka kapur krimi. Europa nuk do tëna pranojë kurrë sa kohë të kemi kryeministra, ministra apo parlamentarë të lidhur me krimin.

 

Atëherë le tu bëjmë thirrje atyre që flasin në emër të Europës mos të na gënjejnë më, mos të flasin me patate në gojë, por ta thonë qartë: Europa nuk i toleron politikanët e lidhur me krimin dhe vendet, që qeverisen nga politikanë të lidhur me krimin, nuk kanë për të ecur përpara.

 

E kanë thënë qartë drejtues të politikës gjermane, por është koha ta thonë të gjithë!

 

Sa për opozitën shqiptare, ne jemi të qartë. Kushti kryesor për të kthyer procesin politik në vend është largimi i politikanëve të lidhur me krimin dhe për këtë ne kemi propozuar vetingun e politikanëve. Ashtu si me dekriminalizimin katër vjet më parë, e mbani mend besoj apo jo, Doris dhe Patrik, rruga do jetë e vështirë. Nisi me skepticizëm. U detyruam të bëjmë bojkot për gjashtë muaj me radhë për të thërrmuar propagandën qeveritare. Por në fund, dekriminalizimi nxori nga Parlamenti dhe nga institucionet e larta të vendit 333 persona me rekorde kriminale. Trafikantë droge, përdhunues, vrasës që ishin deputetë, kryetarë bashkish dhe zyrtarë të lartë të shtetit që nuk janë më dhe nuk do të hyjnë më në institucione.

Por, marrëdhënia midis politikës dhe krimit është transformuar. Nuk kemi më trafikantin por kemi shokun e trafikantit, nuk kemi më anëtarë të bandave të Emiliano Shullazit, Lul Berishës me shokë. por kemi Jurgis Çyrben, përfaqësuesin e tyre në Kuvend dhe në institucione të tjera të vendit, siç e tregojnë përgjimet e Prokurorisë.

 

Nuk kemi më Arben Ndokën, Armando Prengën, Mark Frrokun me shokë, por kemi politikanë karriere të lidhur direkt me krimin e organizuar.

 

Kemi kaluar nga një Ministër i Brendshëm që e bënte drogën me kushërinjtë, tek një Ministër i Brendshëm me vëllain trafikant droge.

 

Kemi Taulant Ballën e “Toyota Yaris” që nuk e ka për turp të pranojë se është shoku I një të dënuari me 21 vjet në Itali për trafik droge dhe që falë shoqërisë së tij, ka përfituar 14 milionë euro tendera publikë, dhjetëra licenca. Është kthyer dhe transformuar në një biznesmen të madh e të suksesshëm falë lidhjeve politikë.

 

Transformimi i marrëdhënies midis krimit dhe politikës, ka ardhur me një kosto më të rënduar për qytetarët shqiptarë.

 

Deri dy vjet përpara, shqetësimi ynë kryesor si opozitë edhe para partnerëve ndërkombëtarë, ishte impakti që krimi i organizuar ka sjellë për keqqeverisjen e vendit dhe për demokracinë.

 

Sot impakti është akoma më dramatik!

 

Tani kontrollin e ka krimi. Në Shkodër, në Vlorë, në Durrës, në Elbasan, kudo në Shqipëri krimi kontrollon qytetet, lagjet e qyteteve. Policia është strukur, bën shfaqje 12 orëshe dhe struket prapë. Është krimi pra që kontrollon territorin dhe ekonominë, qeveria nuk e ka më kontrollin e territorit dhe të ekonomisë.

 

Ja pra ku ka rënë edhe fabula e famshme se autokratët ballkanikë sigurojnë stabilitet. Shqipëria po destabilizohet nga krimi. Dhe autokratët e korruptuar jo vetëm destabilizojnë vendet e tyre por po rikthejnë skemat destabilizuese për rajonin.

 

Propozimi për shkëmbimin e territoreve, është legjitimim i aventurierëve dhe legjitimim i 5 bandave të krimit të organizuar në veri dhe në jug të lumit Ibër. Në qoftë se ka vullnet politik për të çmontuar këto pesë banda të krimit të organizuar në jug dhe në veri të lumit Ibër, atëherë edhe alibia fundit për mosfunksionimin e territorit të Kosovës bie.

 

Vettingu në politikë është zgjidhja që kemi propozuar. Jemi të vendosur për ta realizuar dhe bashkë me të shumë shpejt do të bëjmë publike edhe nismën ligjore për PPP-të, koncesionet dhe tenderat korruptivë, për konfiskimin e pasurive të vëna në mënyrë të paligjshme dhe çlirimin e ekonomisë nga paratë e krimit dhe të drogës.

 

Jam shpresëplotë se herën tjetër, kur përfaqësuesit dhe përfaqësueset e nderuara të organizatave politike të grave të Ballkanit të mblidhen në Tiranë, ne do të kemi një realitet krejt të ndryshe për të shpalosur para jush. Dhe shpresoj që ky të shërbejë si një shembull për të forcuar vendosmërinë dhe kurajon për të zgjidhur problem të ngjashme anembanë rajonit.

 

Në këtë betejë, gratë kanë një rol kyç dhe unë jam fatlum të bashkëpunoj me gra kurajoze në Partinë Demokratike dhe mund të mbështeten në miqësinë, vendosmërinë dhe ndershmërinë e grave kurajoze europiane si Doris Pack me shoqe.

 

Ju faleminderit!

 

Read More
21 Sht
0

Njoftim për qëndrimet e përfaqësuesve të PPE, Patrick Voller dhe Doris Pack

Dy prej përfaqësuesve të lartë të PPE, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Patrick Voller dhe Presidentja e Grave të Partisë Popullore Europiane, Doris Pack, vunë në dukje në Tiranë se me krim të organizuar që i sjell Shqipërisë dhe Europës destabilitet, integrimi europian do të vonohet edhe më shumë.

“Dekriminalizimi i politikës është kyç për Shqipërinë dhe ligjet e miratuara duhet të vihen në zbatim.”-u shpreh Voller, i cili vuri komentoi me tone kritike ngjarjet e fundit në prokurori.

“Forcimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit, pavarësia në sistemin gjyqësor duhet të shënojë progres, por  transferimi i prokurorëve siç ndodhi dje, nuk është një shenjë e mirë.”-tha Voller. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten dy kërkesa themelore në mënyrë që Shqipëria të bëjë përpara me negociatat vitin e ardhshëm.

 “Le të themi se peshqit e mëdhenj dhe të paprekshmit, duhet çohen përpara drejtësisë.”– u shpreh Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Popullore Europiane.

Akoma më mosbesuese dhe kritike ndaj qeverisë së Ramës është Presidentja e Forumit të Grave të PPE, Doris Pack, vuri në dukje se Shqipëria ka bërë hapa prapa, e cila shprehu shqetësim për veprimet e papranueshme të prokurorisë për mbylljen e dosjeve Tahiri dhe Shullazi.

“Kryeprokurorja e përkohshme po i nxjerr jashtë loje prokurorët që duhet të përballen me kriminelë të rrezikshëm dhe i dërgon ata në detyra të tjera. Ky është një simbol që tregon për veprime për të mos respektuar drejtësinë dhe për t’i shpëtuar daljes para gjykatës dhe sigurisht që është diçka që s’mund të pranohet.”- tha Presidentja e Forumit të Grave në PPE.

Ajo foli edhe për situatën e rëndë të krimit në Shkodër, duke vënë në dukje ekzistencën e bandave mafioze, vrasjeve, pengmarrjeve, situatës së rëndë të krimti ën Vlorë dhe mosveprimti të qeverisë për të siguruar jetën e njerëzve. Duke iu referuar këtij realiteti, Doris Pack ishte kritike me kolegët e saj europianë.

“Shpesh ndihem e turpëruar për gjithçka çfarë ka ndodhur në vitet e fundit dhe nuk janë marrë në konsideratë nga jashtë. Zyrtarët e BE-së kanë thënë vetëm që vendi është në rrugë të mbarë e kështu me radhë në vend që të vendosnin gishtin në plagë. Kjo ka qënë e turpshme dhe para zgjedhjeve të vitit të kaluara i vetmi zë në perëndim që fliste për kanabisin këtu isha unë. Nuk është se jemi kundër dikujt, por se jemi në favor të njerëzve që jetojnë në këtë vend.“– u shpreh Presidentja e Forumit të Grave të PPE, Doris Pack.

Patrick Voller dhe Doris Pack morën pjesë në konferencën ballkanike me temë “30 vjet më pas. Çfarë e mban Ballkanin jashtë BE. Roli i Gruas në procesin e Integrimit”, e organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë dhe Forumi i Gruas së Partisë Popullore Europiane me mbështetjen e Fondacioneve Konrad Adenauer dhe Hanns Seidel.

Read More
20 Sht
0

Kur në një qytet si Shkodra, ka 6 vrasje dhe 2 rrëmbime, nuk mund ta imagjinoj që kjo të ndodhë në një vend

Kryetarja e Forumit te Grave të PPE, Doris Pack, vizitoi sot Shkodrën, duke vënë në dukje situatën e rëndë të kriminalitetit. E shoqëruar nga kryetarja e LDGSH Albana Vokshi, Doris Pack u takua me Kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi, ku diskutuan për çështjet e sigurisë, nivelin e kriminalitetit dhe çështje të tjera të Shkodrës. Zonja Pack u takua edhe me Arqipeshkvin Masafra dhe më pas dha një prononcim për mediat.

 

DORIS PACK, PRESIDENTE E FORUMIT TË GRAVE TË PPE GJATË VIZITËS NË SHKODËR

 

Jam këtu sepse më pëlqen Shkodra, dhe e mbaj mend kur isha herën e fundit, kur kisha fatin të hapja këtë muze nga koha e mizorive të Enver Hoxhës.

 

Kam përshtypje shumë të mira për qytetin dhe jetën këtu.

 

Por kam gjithashtu përshtypjen se shumë gjëra kanë ndryshuar,  pasi Shkodra është në qendër të vëmendjes së shumë kriminelëve, siç është mafia.

 

Jam e shokuar.

 

Nëse janë 6 vrasje, 2 rrëmbime, nuk mund ta imagjinoj se kjo ndodh në një vend, i cili është në rrugën për të nisur negociatat me BE-në.

 

Kjo më xhindos dhe nuk mund ta kuptoj se qeveria e këtij vendi nuk është ende gati t’ju ndihmojë.

 

Nuk është vetëm Shkodra, është gjithashtu edhe Vlora dhe qytete të tjera.

 

Ka shumë vrasje nëpërmjet mënyrave mafioze.

 

Mendoj se për sa kohë qeveria nuk ka vullnetin të ndërhyjë dhe të ndihmojë institucionet në qytete t’i dërgojë këta kriminelë përpara gjykatës e më pas në burg, mendoj se ky vend nuk meriton të hyjë në BE.

 

Unë dua që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. E dua me zemër, sepse i dua qytetet e saj, i dua shqiptarët, dhe nuk mund ta kuptoj se si ministritë të cilët janë përfshirë pranë këtyre njerëzve, të cilët po kryejnë këto vepra, nuk distancohen.

 

Unë flas hapur, sepse, po nuk fole hapur në bazë të fakteve njerëzit asnjëherë  nuk do të të besojnë.

 

I kërkoj qeverisë që, së paku, të kuptojë se nëse qeveria nuk kujdeset për sigurinë e qytetarëve të saj kjo nuk është rruga e duhur.

 

Apeloj të bëhet diçka dhe shpresoj që, së paku, dikush që nuk është i përfshirë në politikë këtu, ose ka mbaruar mandatin (ka dalë në pension) nga Parlamenti Europian, por ende është i interesuar për të mirën e qytetarëve, jo për të mirën e politikanëve, do të ndihmonte të hapte sytë e disa politikanëve, sepse jo të gjithë janë të përfshirë, disa prej tyre duhet të kenë ndjesinë për pasigurinë e qytetarëve e për t’i ndihmuar ata, sepse këta qytetarë kanë fëmijë dhe nëse këta fëmijë nuk kanë punë, siguri dhe jetën e tyre këtu në vendin e tyre, ikin.

 

Shqiptarët ikin jo sepse urrejnë vendin e tyre, por nuk kanë zgjedhje tjetër. Sepse ata nuk kanë punë, ata punojnë në fushat me kanabis dhe këtë ata nuk e duan.

 

Ju lutem, kuptoni jam këtu sepse jam vërtetë e shokuar nga kjo situatë dhe dua të bëj një thirrje zgjimi për të gjithë ata që i duan këta njerëz, po aq sa i dua unë.

Read More
20 Sht
0

Me vettingun politik krimi dhe qeveria nuk do të jenë të ulur në karrige. Rama nuk e do vetingun politik dhe do të bëjë gjithçka për ta bllokuar

  

  • Në bindjen time më të thellë, çlirimi nga sovrani i parlamentit të uzurpuar nga kriminelët dhe hajdutët,  përmes mobilizimit qytetar, është rekursi i vetëm në gjendjen e emergjencës kombëtare, ku shteti ka rënë, ku nuk ka më gjykata dhe prokuroria ka rënë, siç e demonstron qartësisht rasti i Emiliano Shullazit dhe jo vetëm. 
  • Është e qartë se në qoftë se Edi Raman vazhdon ta qeverisë Shqipërinë, nuk do të jetë e largët dita kur nuk do të kemi asnjë prokuror që të mund të përballet me banda. Nuk do të kemi asnjë gjyqtar që do të guxojë të gjykojë bandit. Do të vazhdojmë të kemi politikanë të lidhur me banditët në Kuvend dhe Kuvendi do të vazhdojë të bëjë të vetmen gjë që po bën dhe sot: vjedhjen me ligj të shqiptarëve. 
  • Duket qartë që Edi Rama nuk e do vetingun politik dhe do të bëjë gjithçka për ta bllokuar atë. Me vettingun politik, asnjë nga krerët aktualë të pushtetit nuk mund të qendrojnë më në karriget që kanë uzurpuar. Emiljano Shullazi, Sajmir Tahiri dhe Edi Rama janë një dhe vetëm një. 
  • Suke nisur nga java e ardhshme, do të nisim një konsultim mbarëkombëtar me qytetarët shqiptarë për të marrë vendimin final të opozitës në raport me emergjencën kombëtare ku ndodhet vendi.  
  • Pjesë e platformës se opozitës është Ligji Antimafia për shpronësimin, sekuestrimin e pasurive të të gjitha kompanive dhe individëve, oligarkëve që kanë lidhur kontrata korruptive, PPP-je, tenderash dhe koncesionesh me Edi Ramën dhe lukuninë e tij barbare të hajdutëve. 
  • Naivëve, të paditurve dhe veglave të Edi Ramës që pyesin përse PD dhe opozita nuk janë sot në Kuvend, iu themi qartë dhe prerë; Teatri nuk është shkaku por pasoja e emergjencës kombëtare. Një parlament i mbushur me shërbëtorë të krimit nuk është vendi për të kërkuar zgjidhje, por është vendi për të marrë fshesën dhe për të pastruar. 
  • Nuk do të ketë më asnjë ligj, asnjë reformë, asnjë pakt, asnjë negociatë, asnjë bisedë pa zgjidhur këtë çështje themelore, që është, largimi i politikanëve të lidhur me krimin. 
  • Nëse kjo nuk ndodh nëpërmjet shansit të fundit institucionalisht, ligjit për vetingun e politikanëve, atëherë është detyra e qytetarëve shqiptarë që së bashku me ne, opozitën e vendin, t’i japim zgjidhjen që i jep çdo vend i civilizuar kur institucionet, Kushtetuta dhe ligji uzurpohen nga kriminelët, hajdutët dhe politikanët e lidhur me ta.

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA NË TAKIMIN E JASHTËZAKONSHËM TË OPOZITËS NË VLORË

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë të opozitës,

Të nderuar kryetarë të partive të koalicionit opozitar. Më lejoni ta nis me një shprehje mirënjohjeje për mikpritësit tanë vlonjatë, të cilët mirëpresin sot tryezën e opozitës së bashkuar në qytetin e Vlorës edhe në emër të tyre t’i uroj mirëseardhjen gjithsecilit prej jush, në këtë tryezë të katërt të vendimeve opozitare në gjendjen e emergjencës kombëtare që po kalon vendi.

Zonja dhe zotërinj, ndërkohë që ne jemi mbledhur në këtë sallë, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë një maxhorancë e korruptuar dhe e inkriminuar deri në palcë po ndërmerr një akt të paprecedentë në historinë treqindvjeçare të Europës.

Nuk dua ta shpjegoj nga pikëpamja kushtetuese për të mos i dhënë mundësinë asnjë qytetari të thjeshtë të humbasë në argumenta politike. Por le t’i themi çdo nëne, babai, të riu dhe të reje se çfarë po ngjet, Edi Rama dhe hajdutët dhe kriminelët  e tij në Parlament bashkë me një tufë delesh, u kapën flagrant në vjedhje, në aktin e vjedhjes përmes procedurës së përshpejtuar dhe ligjit të vjedhjes përmes ligjit special “Rama-Fusha” për grabitjen e pronës publike, të Teatrit Kombëtar me qëllim që së bashku me mafien e drogës dhe përfaqësuesit e tyre në industrinë e ndërtimit të ngrinin 7 kulla me një vlerë prej 200 milionë eurosh.

Nga Uashingtoni në Bruksel nuk ka njeri që nuk e kupton më se Edi Rama është një hajdut me damkë, qëllimi i vetëm i të cilit është të mbahet pas karriges për të zhvatur edhe centin e fundit dhe pasurinë e fundit të shqiptarëve. U kapën në një akt vjedhjeje.

Kur një qytetar, cilido qoftë ky kapet në një akt vjedhjeje, çfarë e pret? Çfarë ndodh me të?

Media ka raportuar këto ditë e fundit disa raste vjedhjesh ordinere dhe se çfarë ka ngjarë me këta qytetarë, njëri prej tyre kryefamiljar, pikërisht këtu në zonën e jugut arrestohet, ndiqet penalisht dhe çohet në burg.

Kur Edi Rama dhe delet e tij në Kuvendin e Shqipërisë kapen në një akt vjedhjeje rikthehen aty dhe përpiqen ta ridekorojnë vjedhjen me një ligj fasadë si ai që duan ta kalojnë sot.

Nuk ka pra për Edi Ramën dhe hajdutët e tij ligj njësoj si për qytetarët e thjeshtë që kapen duke kryer një vepër penale. Përkundrazi sot nga Kuvendi i Shqipërisë, nga salla e Kuvendit të Shqipërisë këta hajdutë të babëzitur do të votojnë përsëri të njëjtin ligj, me një zbukurim, me një falsitet që e shtyn 30 ditë aktin e konsumimit të vjedhjes.

Nuk ka rëndësi nëse Fusha kësaj radhe do të quhet kodër, mal apo breg, Edi Rama është i vendosur t’i shkojë deri në fund vjedhjes, grabitjes me ligj.

Vjedhja është e dënueshme kudo.

Çfarë ndodh në një vend ku vidhet me ligj?

Kjo është pyetja së cilës duhet t’i japim përgjigje së bashku me qytetarët shqiptarë.

Çfarë duhet të bëjmë me hajdutët që vjedhin me ligj?

Çfarë duhet të bëjmë me ata që kanë uzurpuar karriget e Kuvendit të Shqipërisë, jo për t’u shërbyer njerëzve por për t’i vjedhur me ligj; për t’iu marrë edhe qindarkën e fundit, pasi iu kanë hequr ndihmën ekonomike dhjetëra mijëra familjeve, pasi kanë ngritur çmimin e karburantit në qiell më të lartat në Europë, pasi kanë ngritur çmimin e energjisë elektrike, pasi kanë ngritur çmimin e ujit, pasi kanë rritur taksat për të gjithë në përjashtim për bixhozin kur janë vetë aksionerë.

Tani ka filluar grabitje me ligj e pronave të shqiptarëve.

Cila është Policia që duhet të arrestojë ligjvënësit që vjedhin me ligj? Para cilës drejtësi do të paraqiten ata?

Policia është një shtojcë e organizatave kriminale, siç tregon gjendja në Vlorë, në Shkodër e në gjithë Shqipërinë.

Drejtësia, e tregon rasti i Emiliano Shullazit, se ku e katandisi Edi Rama me një grusht shërbëtorësh të korruptuar dhe të blerë me paratë e drogës shqip-folës apo jo.

Keni parë se çfarë ka ndodhur dje në gjyqin e Emiliano Shullazit? Bllokuar prej tre muajsh, që nga qershori. Dje e gjithë trupa e prokurorëve ka refuzuar duke u larguar nga mbledhja, farsën e organizuar nga kamikazja, ushtarja e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Donika Prela, për gjoja një short të ri, për të caktuar prokurorë të rinj të çështjes.

Sot gjyqi ndaj kryebanditit Shullazi është pa prokuror.

Nuk ka prokuror për të gjykuar banditët.

Kjo është vepra e Edi Ramës me reformën në drejtësi. Nga një instrument i drejtësisë është kthyer në një instrument të politikanëve të lidhur me krimin.

Sepse Emiliano Shullazi, Sajmir Tahiri dhe Edi Rama janë një dhe vetëm një.

Ky është shërbimi i Edi Ramës ndaj Emiliano Shullazit dhe dhjetëra shullazëve të tjerë brenda në qeli, që po lirohen nga qelitë, apo që mbeten në liri.

Drejtësia në kolaps, shteti në kolaps. Pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa prokuror, që ndjekin çështje të mprehta të kriminalitetit, nuk mund të jetë zgjidhja për vjedhjen me ligj që votohet sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Ne ndodhemi në një emergjencë kombëtare ku nuk ka më shtet, ku shteti ka rënë, ku nuk ka më gjykata, nuk ka gjykata dhe prokuroria ka rënë, siç e demonstron qartësisht rasti i Emiliano Shullazit dhe jo vetëm.

Ne jemi në një shtet ku policia dhunon qytetarët, për të mbrojtur oligarkët, siç ndodhi para dy ditësh në Jalë me kryebanditin Meta i cili mbron pronat e oligarkut Alban Xhillari dhe shkatërron shtëpitë e qytetarëve të pafajshëm dhe pastaj kërcënon opozitarët që janë në

krahë të qytetarëve në misionin e tyre.

Cili është roli i opozitës parlamentare dhe i koalicionit opozitar?

Çfarë mund të bëjmë ne, duke u rikthyer në Kuvendin e Shqipërisë në këto kushte? Së pari, fasadën e krimit e të kriminelëve që ndodhen aty; nga Taulant Balla tek Jurges Çyrbja, te fatmir Xhafa e te Edi Rama. A është kjo mënyra për t’u shërbyer qytetarëve shqiptarë dhe interesit të tyre, demokracisë dhe shtetit ligjor? Cili është roli i qytetarëve, kur parlamentin e kanë marrë peng një tufë banditësh, kriminelësh dhe hajdutësh? Në bindjen time më të thellë, çlirimi i parlamentit nga sovrani, çlirimi i parlamentit të uzurpuar nga kriminelët dhe hajdutët, përmes mobilizimit qytetar, përmes mobilizimit të sovranit, është rekursi i vetëm në gjendjen e emergjencës kombëtare ku ndodhemi sot.

Kjo emergjencë kombëtare merr shprehje në iniciaticën tonë për vettingun politik, që është mënyra kushtetuese dhe ligjore për të larguar politikanët e lidhur me mafian, nga karriget e parlementit, nga karriget e ministrave dhe të kryeministrit, nga karriget e kryebashkiakëve dhe të institucioneve të tjera të vendit. Duket qartë që Edi Rama nuk e do vetingun politik dhe do të bëjë gjithçka për ta bllokuar atë. Arsyet janë të qarta. Me vettingun politik, asnjë nga krerët aktualë të pushtetit nuk mund të qendrojnë më në karriget që kanë uzurpuar. Sekreti i tyre nuk është as vizioni, as plani, as oferta, as alternativa, as zgjidhjet për shqiptarët. Sekreti i tyre është marrëdhënia me krimin. Në momentin që humbasin krimin, ata humbasin pushtetin. Kjo është arsyeja pse refuzojnë vettingun politik.

Emergjenca kombëtare kurrkund tjetër nuk merr shprehje kaq të dhimbshme e të përgjakur sa në qytetin e Vlorës. Këtu në Vlorë vetëm në 12 muajt e fundit ka një bilanc lufte, i cili i atribuohet drejtpërdrejtë klaneve kriminale “Habilaj”, “Xhafaj” dhe kriminelëve të tjerë që e kanë kthyer Vlorën në çifligun e tyre, ku dhunojnë, vrasin, presin dhe ushtrojnë terror mbi qytetarët, pa ju hyrë gjemb në këmbë nga policia e bërë njësh me krimin.

Prishja e pazareve të drogës, përplasja midis banditëve kanë shkaktuar 6 të vdekur dhe 11 të plagosur midis të cilëve edhe një fëmijë 8-vjeçar. 5 makina janë djegur apo janë hedhur në erë, shkrumbuar, 15 ngjarje kriminale të rënda janë regjistruar në një periudhë fare të shkurtër kohore, duke nisur me tritolin e vendosur në makinën e Flamur Lamajt, duke vazhduar me vrasjen e parë, të regjistruar me 9 shkurt, ku Klodian Pashaj dyshohet se vrau Aldrin Lulushin, me 10 prill këtu në zonën e Skelës kemi ekzekutimin me 15 plumba të Elidon Mehmetit, akoma e pazbardhur; 10 ditë më pas kemi Ergys Gjoveshajn të vrarë dhe 4 persona të tjerë të plagosur, në një local këtu në këtë qytet, me autorin e krimit të identifikuar si Aranit Kondin. Më 24 maj në zemër të Vlorës, vrasja e dyfishtë e biznesmenit Ervin Hyseni dhe drejtorit rajonal të OSHEE-së Taulant Saliui. Më 26 qershor vrasja e Fatjon Sinanajt, dhe pak më vonë, eksplozivi në automjetin e Elton ismailajt. 33 ditë më vonë kemi vrasjen e Renato Ymerit në Lungomare, në kulmin e mbipopullimit të asaj zone nga qytetarët. Më 1 tetor kemi atentatin ndaj Ferdinand Llanajt dhe birit të tij 8-vjeçar si dhe Dritan Begajt. Me 21 nëntor, djegia e makinës së Zihni Zenelajt, inspector i policisë. Më 27 nëntor, eksplozivi shpërthyer që plagosi 25 vjeçarin ines Hajrullai, me 500 gr. eksploziv; me 16 dhjetor, eksploziv poshtë makinës së Endrit Sabadinajt… Kjo është kronika e përmbledhur e krimit që sundon qytetin, ku i pari i listës së “Rilindjes” kriminale është vetë kryeministri, i ndjekur nga i vetmi ministër i brendshëm në Europë, që e ka vëllain të dënuar për trafik droge, i cili ishte, siç u ekspozua nga media, baroni i drogës në Vlorë.

Jo vetëm kaq, Vlora është qyteti rekord i personave të zhdukur pa lënë gjurmë. Adriano Jaho 52 vjeç, Harisel Maze, 28 vjeç, të zhdukur prej datës 3 korrik, Ksandro Ymeraj, 32 vjeç, Albano Ymeraj 26 vjeç,  Albano Xhaferri dhe Ervis Troçe… Në tërësi, sipas të dhënave që mbahen sekret nga policia e korruptuar e Fatmir Xhafës, 18 persona të zhdukur pa lënë gjurmë. Trefish i personave të zhdukur në çdo qark tjetër, të marrë së bashku, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Ky bilanc kriminal është kaq i rënduar në Vlorë për dy arsye të thjeshta. Edi Rama, kryedeputet i Vlorës ia dorëzoi kontrollin e këtij qyteti dhe këtij qarku Saimir Tahirit dhe pas komprometimit të tij të plotë, përmes hetimeve të antimafias italiane Fatmir Xhafës. Por të gjithë e dimë, se nëqoftëse i pari e bënte drogën me kushërinj, i dyti e bën drogën me vëllain e tij. i dyti nuk mjaftohet me drogën, ai u ka dhënë carta bianka bash të dënuarve të vëllait të tij, të zotërojnë dhe të kapin 1/3 e lojërave të fatit anembanë Shqipërisë, industrinë e bixhozit, me anë të të cilit pastrohen paratë e pista të krimit.

Ndërkohë, ekonomia e Vlorës është në kolaps total. Papunësia është në nivele rekord. Numri i të rinjve vlonjatë që largohen nga qyteti i tyre dhe nga vendi është konkurrues me numrin e të rinjve të një tjetër qyteti fqinj, atij të Fierit.

Krimi i organizuar, në bashkëpunim me Edi Ramën, e ka shndërruar Vlorën në një zonë lufte të vërtetë. Lufte për kontroll dhe treg midis bandave kriminale, ku viktimat janë qytetarët e pafajshëm, janë prindërit dhe fëmijët e tyre, janë biznesmenët e ndershëm, është ekonomia e këtij qyteti, është e ardhmja e këtij qyteti, i cili ka një vend të veçantë për krenarinë historike dhe tipike, dhe që sot është kokëulur dhe kokëpërdhe. i heshtur, i trembur, i terrorizuar.

Ndaj jemi sot këtu, për të çjerrë maskën e takimeve fallco dhe fasadë që Edi Rama mban me kukullat dhe vartësit e tij, për të treguar këtu nga Vlora të vërtetën tronditëse të një qyteti e komunteti të tërë të marrë peng nga krimi, për arsyen e thjeshtë dhe të vetme: Sepse kryeministri është peng i krimit.

Por Vlora nuk mund të rrijë peng i krimit!

Shqipëria nuk mund të rrijë peng i krimit!

Fatura që ne po paguajmë për këtë është tepër e lartë, me jetë njerëzore, me pasiguri, me papunësi, në varfëri dhe siç u bë e qartë dje nga Tirana, në bllokimin total të përparimit të mëtejshëm të Shqipërisë drejt integrimit europian. Asnjë vend në Europë nuk do dhe nuk mund të votojë për hapjen e negociatave të një vendi që drejtohet nga një kryeministër me lidhje kriminale, ku ligjin e bëjnë shokët dhe miqtë e banditëve nga Taulant Balla te Jurgis Çyrbja me shokë. Ku zbatimi i ligjit dhe ndëshkimi i kriminelëve i besohet një ministri të brendshëm të bërë njish me krimin, siç është Fatmir Xhafa.

Këtij kolapsi, që është prodhimi i vetëm i kësaj bashkëqeverisje të Edi Ramës me krimin, i shtohet edhe kolapsi në drejtësi. Kapja e qeverisë nga krimi i organizuar, dorëzimi i territorit dhe ekonomisë tek krimi i organizuar, është vetëm njëra pjesë e degradimit dhe emergjencës Kombëtare ku e ka future Edi Rama, Shipërinë.

Ndërkohë, ka nisur dhe po përparon ekzekutimi i pjesës së dytë të skenarit mafioz: Asgjesimit të sistemit të drejtësisë. Përveç rastit të Emiljano Shullazit, i cili tregon qartë se sot nuk kemi më prokurorë të gatshëm për të ndjekur penalisht krimin e organizuar, rasti tjetër që tregon fare qartë këtë kolaps, është ai i Ardian Dvoranit. Dështimi i procesit të vettingut simbolizohet me rastin e Ardian Dvoranit. Komisioneri publik, për turpin dhe faqen e zezë të tij, nuk e ankimoi vendimin për të mbajtur në sistemin e drejtësisë, gjyqtarin e korruptuar Ardian Dvorani, praktikisht ushtarin e Edi Ramës në Gjykatën e Lartë dhe kandidatin e tij për të uzurpuar Gjykatën Kushtetuese.

Konfirmimi në detyrë i Ardian Dvoranit, është prova e qartë e korruptimit të procesit të vettingut për shërbëtorët e qeverisë dhe për hesap të Edi Ramës, Saimir Tahirit, Fatmir Xhafës, Agron Xhafës, Olsi Ramës dhe bandave të tjera kriminale në Shqipëri.

Është e qartë dhe përtej çdo dyshimi, se Ardian Dvorani, me zbatimin e të njëjtit standard siç është zbatuar për një numër të madh gjyqtarësh dhe prokurorësh të tjerë, duhet të ishte larguar. Organet e vettingut kanë fshehur dhuratën prej 17 milionë lekësh që Albtelekomi i ka bërë në vitin 2013-të, Ardian Dvoranit. Kjo ishte pjesa e mbetur e këstit të papaguar për shtëpinë që Albtelekomi i bleu Dvoranit, në kohën kur ishte pjesë e bordit të kompanisë shtetërore. Organet e vettingut mbyllën sytë para faktit të fshehjes së rreth 100 milionë lekëve që Ardian Dvorani nuk i ka deklaruar në deklaratën e tij të pasurisë.

Organet e vettingut, me porosi të Fatmir Xhafajt, nuk e hetuan lidhjen e ngushtë që Ardian Dvorani ka me familjen mafioze Xhafaj dhe anëtarët e tjerët të grupit të strukturuar kriminal Xhafaj, të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat italiane.

Organet e vettingut injoruan faktin se Ardian Dvorani, pre katër vitesh shkel Kushtetutën duke qëndruar në detyrë përtej mandatit të tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese vetëm për të shërbyer si vegla e Edi ramës në Gjykatën e Lartë.

Organet e vettingut dështuan të hetojnë ankesat për veprimtari korruptive dhe konflikt interesi në çështje gjyqësore. Organet e vettingut shpërfillën faktin se Ardian Dvorani është prokurori i diktaturës që në vitin 1991, ka kërkuar dënimin me 15 vjet të rinjve të Shkodrës pas rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.

Me këtë akt organet e vettingut dhe Komisioneri Publik, kanë vulosur, jo vetëm para opozitës, por para të gjithë shqiptarëve mungesën totale të integritetit të tyre dhe kanë shkatërruar besimin e publikut tek integriteti i procesit të vettingut.

Vetë vettingu, pas mbajtjes në detyrë të Ardian Dvoranit, është vërtetuar si një proces me standarte të dyfishta, ku ka dy palë të korruptuara: të korruptuarit që largohen dhe të korruptuarit më të barabartë së të korruptuarit që largohen, por që mbahen për ti shërbyer Edi Ramës.

Kapja e qeverisë nga krimi i organizuar, kapja e shtetit nga krimi i organizuar, diktoi edhe kapjen e vettingut nga qeveria, pra, kapjen e vettingut nga krimi i organizuar.

Sot procesi i vettingut është i diskretituar para shqiptarëve dhe çdokush që analizon faktet, këto standarde të dyfishta dhe mbajtjen në detyrë të Ardian Dvoranit dhe të paktën dhjetë magjistratëve të tjerë të kapur flagrant duke liruar vrasësit e policëve, duke tjetërsuar pronat e qytetarëve, duke mos justifikuar pasurinë e tyre, nuk bëjnë gjë tjetër veçse zbulohet para shqiptarëve si një armik i drejtësisë së pavarur dhe institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Zonja dhe zotërinj!

Është e qartë se nëqoftëse Edi Raman vazhdon ta qeverisë Shqipërinë, nuk do të jetë e largët dita kur nuk do të kemi asnjë prokuror që të mund të përballet me banda. Nuk do të kemi asnjë gjyqtar që do të guxojë të gjykojë bandit. Do të vazhdojmë të kemi politikanë të lidhur me banditët në Kuvend dhe Kuvendi do të vazhdojë të bëjë të vetmen gjë që po bën dhe sot: vjedhjen me ligj të shqiptarëve.

Në kushtet e kësaj emergjence kombëtare, propozimi ynë për vettingun politik, propozimi që do diskutohet sot për ndryshimet në ligjin Antimafia, që do të sekuestrojnë pasuritë e çdo individi që merr pjesë në koncesione, PPP dhe tendera publikë korruptivë dhe që nuk arrin të justifikojë veprimtarinë korruptive në bashkëpunim me entet qeveritare, si dhe shpalosja e platformës për zgjedhje të lira e të ndershme dhe platormës për të shpëtuar reformën në drejtësi nga kapja politike, janë në rendin e ditës.

Ne do të konkludojmë sot me opozitën e bashkuar, për të katër këto çështje themelore dhe duke nisur nga java e ardhshme, do të nisim një konsultim mbarëkombëtar me qytetarët shqiptarë për të marrë vendimin final të opozitës në raport me emergjencën kombëtare ku ndodhet vendi.

Duke qenë që mediat e kapura nga Edi Rama kanë vendosur të shkëpusin sinjalin… po bëjmë një pauzë, presim derisa të rilidhemi përsëri në lidhje direkte me ta.     

(Ndërpreje e transmetimit në media)

Falenderoj edhe një herë ato media që janë rikthyer me transmetimin e drejtpërdrejt të mbledhjes së jashtëzakonshme të opozitës nga qyteti i Vlorës.

Sikundër i bëj thirrje disa mediave që vazhdojnë të bëjnë fasadën e qeverisë, ta ndërpresin lidhjen me Arta Markun se Arta Marku po të ishte prokurore, sot duhej të arrestonte të paktën një duzinë prej atyre prej të cilëve po u flet.

Po Arta Marku është shërbëtore e Edi Ramës dhe jo Prokurore e Republikës.

Kështu që vendosni të vazhdoni të transmetoni shërbëtorët e qeverisë e kuptoni vetë se çfarë ju bën ju të nderuar pronarë dhe kryeredaktorë të medias, një akt i tillë.

Pra, falënderoj edhe një herë të gjitha mediat që janë rikthyer online në këtë  takim.

Nuk ka asnjë kuptim t’i jepni shqiptarëve iluzionin, se në Kuvend po ndodh diçka tjetër, përveç vjedhjes.

Në fakt, prania e kryeprokurores kukull të Edi Ramës në Kuvendin e Shqipërisë, është çertifikata e vjedhjes.

I vetmi rol dhe i vetmi justifikim për praninë e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës në Kuvendin e Shqipërisë, sot do të ishte nqse do të kishte shkuar me pranga dhe të tërhiqte zvarrë një duzinë hajdutësh dhe politikanësh të korruptuar dhe të lidhur me krimin në atë sallë, të cilët bashkë me pjesën tjetër të rilindësve dele, po përgatiten të konsumojnë edhe një herë aktin e vjedhjes me ligj.

Ç’kuptim ka  të raportojmë statistika, se sa vjedhës qepësh dhe preshësh paska kapur policia dhe paska ndjekur prokuroria, kur mazhorannca po vjedh dhe është kapur me presh në duar madje edhe në prani të kamikazes së tyre në Prokurorinë e Përgjithshme, dhe asgjë nuk i hyn në këmbë.

Ky është një teatër i shëmtuar, i cili duhet të marrë fund një orë e më parë.

Opozita, Partia Demokratike, aleatët tanë, të gjithë ne i kemi ndëgjuar thirrjet e qytetarëve.

Edhe thirrjet e artistëve me të cilët pata dje një takim të gjatë, për të ndarë një shqetësim të gjatë, të tyrin, jo vetëm të tyrin për aktin kriminal që konsumohet sot në Kuvendin e Shqipërisë.

I kemi dëgjuar po kështu thirrjet e intelektualëve publikë për t’i dhënë fund teatrit, fasadës së demokracisë, duke marrë së bashku me qytetarët fatin tonë dhe duke u kërkuar qytetarëve të hedhin të vetmin hap që ka mbetur në një demokraci të kapur, në një shtet ligjor të shkatërruar, pa institucione, ku ligjin e bëjnë kriminelët.

Ku territorin dhe ekonominë e kontrollojnë kriminelët, ku kryeministri është peng i kriminelëve, dhe ka marrë pend drejtësinë.

Zgjidhjet tona për lidhjet e krimit me politikën i keni të qarta të dashur qytetarë, me apo pa delet e rilindjes dhe kriminelët e rilindjes, dita do të vijë kur me votën tuaj, jne do ta bëjmë vetingun politik realitet.

Asnjë politikan i lidhur me krimin nuk do të ulet më në institucionet e vendit.

Sot në nga kjo tryezë do të diskutojmë propozimine dytë.

Shpronësimin, sekuestrimin e pasurive të të gjitha kompanive dhe individëve, oligarkëve që kanë lidhur kontrata korruptive, PPP-je, tenderash dhe koncesionesh, me Edi Ramën dhe lukuninë e tij barbare të hajdutëve.

Sot po kështu do t’i japim formë përfundimtare platformës sonë për ta shpëtuar drejtësinë nga kapja politike dhe për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Këto katër shtylla të platformës sonë, këto katër shtylla për t’u ringritur nga emergjenca kombëtare ku e ka futur vendin bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin, prej ditës së nesërme, do t’i nënshtrohen një konsultimi të drejtpërdrejt me ju, të dashur qytetarë.

Dhe me ju do të marrim vendimin final për t’i dhënë përgjigjen e merituar shtetit të kapur nga krimi, për të çliruar institucionet e kapura nga krimi, duke filluar me çlirimin e Kuvendit.

Naivëve, të paditurve por edhe kaçurreleve të Edi Ramës që pyesin përse PD dhe opozita nuk janë sot në Kuvend, iu themi qartë dhe prerë; Teatri nuk është shkaku por pasoja e emergjencës kombëtare.

Një parlament i mbushur me kriminelë, me politikanë që bashkëpunojnë haptazi me krimin, e pranojnë këtë pa iu dridhur syri dhe nuk u hyn asnjë gjemb në këmbë, nuk është vendi për të kërkuar zgjidhje, por është vendi për të marrë fshesën dhe për të pastruar.

Nuk do të ketë më asnjë ligj, asnjë reformë, asnjë pakt, asnjë negociatë, asnjë bisedë pa zgjidhur këtë çështje themelore, që është, largimi i politikanëve të lidhur me krimin.

Nëse kjo nuk ndodh nëpërmjet shansit të fundit institucionalisht, ligjit për vetingun e politikanëve, atëherë është detyra e qytetarëve shqiptarë që së bashku me ne, opozitën e vendin, t’i japim zgjidhjen që i jep çdo vend i civilizuar kur institucionet, Kushtetuta dhe ligji uzurpohen nga kriminelët, hajdutët dhe politikanët e lidhur me ta.

Procesi i konsultimit me qytetarët do të nisë pa vonesë.

Ne shkojmë tek ta, jo thjesht me konstatimin e problemeve të rënduara që çdokush i di se i ka provuar në tavolinën e vetë, në xhapat e vetë, në kurrizin e vetë, në papunësi, në gjendjen e arsimit, të shëndetësisë, në mbylljen e bizneseve, në varfëri, në dëshpërim, në mungesën totale të shërbimit dhe përkujdesjes shtetërore, po ne vijmë për të konsultuar zgjidhjet dhe së bashku t;i kthejmë këto zgjidhje në realitet.

Rruga që na pret është e vështirë.

Sfida që do të kalojmë është prova e zjarrit.

Në një vend ku qytetarët e bashkuar vendosin të marrin fatin e tyre në duart e tyre dhe të zbëjnë kriminelët dhe hajdutët nga institucionet e shtetit, është një vend ku kultura demokratike është e konsoliduar dhe një paralajmërim i qartë për pushtetarët e sotëm dhe pushtetarët e nesërm se çfarë i pret nëse dhunojnë Kushtetutën, kapin institucionet dhe vihen në shërbim të krimit për interesat e pasurimit dhe të pushtetit të tyre.

E kundërta është shenjë e qartë se nuk ka më një demokraci, por një diktaturë, një tirani.

Tashmë jo një tirani ideologjike, por një tirani të krimit.

Kam bindjen e thellë se bashkimi qytetar nga Vlora në Shkodër, nga Durrësi në Korçë, duke kulmuar në Tiranë, do t’i provojë të gjithë shqiptarëve dhe botës mbarë se koha kur një tufë banditësh dhe hajdutësh marrin peng Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, do të marrë fund shumë shpejt.

Do të nisim pa vonesë diskutimin e platformës, por më lejoni edhe në emrin tuaj, t’i uroj mirëseardhjen kryetarin e Partisë për Drejtësisë Integrim dhe Unitet, z. Shpëtim Idrizi.

 

Read More
19 Sht
0

Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, votimi i ligji Rama-Fusha është akt grushti shteti dhe vendos çdo deputet që do ta miratojë në pozita të barabarta me terroristët

Sot, kam pritur përfaqësues të nderuar të Aleancës për Teatrin, artistë dhe intelektualë të shquar, njerëz me kontribut të jashtëzakonshëm për dekada me radhë radhë për artin, kulturën, për vetëdijen e shqiptarëve, përfaqësues të elitës së mendjes dhe shpirtit të shqiptarëve, të cilët ndajnë një shqetësim të madh që është edhe shqetësimi i qindra mijëra qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, artdashësve dhe padyshimi shqetësimi i Partisë Demokratike dhe i imi personalisht.

Nesër në Kuvendin e Shqipërisë do të kryhet një akt antikushtetues. Në vend të rrëzimit apo pranimit të dekretetit të Presidentit të Republikës për ligjin korruptiv Rama-Fusha, do të amendohet ky ligj për t’i hapur rrugën një procesi fasadë 30 ditor, në fund të së cilës krimi i organizuar dhe përfaqësuesit e tyre përsëri do të marrin lejen për të gllabëruar pronën publike, për të shkatërruar një perlë të kulturës, historisë, trashëgimisë kulturore dhe memories qytetare dhe kombëtare, siç është rrethi kulturor Skënderbeg, Teatri Kombëtar dhe për të pastruar paratë e krimit dhe të drogës me një përfitim marramendës prej 200 milionë eurosh për Edi Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë krim.

Partia Demokratike ka një qendrim të qartë dhe të pandryshuar. Ligji Rama-Fusha është një ligj antikushtetues. Ai duhet të rrëzohet nesër në parlament.

Do t’i them sot çdo deputeti të rilindjes që do të jetë në atë sallë se votimi i një ligji që do t’i hapë rrugë shkatërrimit të teatrit është i papranueshëm për Partinë Demokratike; është akt grushti shteti dhe vendos çdo deputet të rilindjes në pozita të barabarta me terroristët, terroristët të cilët, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, tjetërsojnë pronën publike, shkatërrojnë memorien historike, gllabërojnë dhe shkatërrojnë vlerat kulturore për të mbushur xhepat e Edi Ramës dhe kriminelëve që bashkëqeverisin vendin me të.

Nesër opozita do të mbajë një qendrim të qartë dhe të prerë, në varësi të ngjarjeve. Sonte secili prej kartonmbajtësve të rilindjes në Kuvendin e Shqipërisë ka orët e fundit të reflektojë që nesër çdokush që ngre kartonin për të kaluar një ligj të tillë antikueshtetues dhe për të shembur në mes të terrorit shtetëror godinën e Teatrit Kombëtar do të trajtohet politikisht nga opozita si terrorist shtetëror.

 

Read More
19 Sht
0

Pack: Pastrimi i politikës duhet të nisë nga maja e politikës. Nëse maja e politikës nuk është e pastër, duhet të veproni

Në Partinë Demokratike u zhvillua sot një bashkëbisedim i hapur me temë “Sfidat e integrimit europian-roli i të rinjve dhe i grave në procesin e negociatave”, organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas dhe Forumi Rinor i PD.

Mes dhjetëra të rinjve, studentë të ekselencës dhe grave në Partinë Demokratike, në bashkëbisedim mori pjesë Presidentja e Forumit të Grave në Partinë Popullore Europiane, Doris Pack, zv presidenti i të rinjve të Partisë Popullore Europiane, Marcello Gamberalle dhe Virgiglio Falco, Kryetar i Studentëve Demokratë.

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi tha se vitet e fundit në Shqipëri janë tronditur themelet e demokracisë,m dhe kjo ka çuar në një degradim dhe përkeqësim të mirëqënies së shqiptarëve.

“Banka Botërore raporton se gjysma e popullsisë jeton në varfëri. Raporti i DASH evidentoi se korrupsioni ka zaptuar të gjitha nivelet e qeverisjes. Sot rreth 300 mijë të rinj janë të papunë ose rreth 40 % e të gjithë të të rinjve. 133 mijë të shqiptarë kanë braktisur shkollën në 4 vjet dhe kjo është ajo shifër që unë do të doja sot të përqendrohesha sepse 1 në 6 të rinj kanë braktisur shkollën këta 4 vjet. Një shifër tronditëse është edhe se po mbyllen qindra shkolla në të gjithë Shqipërinë. Sot kemi mësuar se janë aftërsisht 180 shkolla të mbyllura dhe kjo do të thotë se mbyllja e një shkolle është si hapja e një burgu”, tha zonja Vokshi.

Presidentja Doris Pack u ndal në problemin e keqqeverisjes së vendin dhe në emigrimin e shqiptarëve, që sipas saj, po ndodh pasi qeveritarët nuk po kujdesen për nevojat e qytetarëve. “Kam qënë në Shqipëri që nga viti 1993 dhe nëse bëj një krahasim me çka kam parë në Tiranë në 5 vitet e fundit, mund t’ju them që nuk ju duhen kaq shumë kulla por ju duhen shumë shkolla. Juve ju duhen investime dhe ato mund të vijnë nëse ka një sistem drejtës drejtësie të duhur dhe të mirë. Në duam brenda demokracisë tuaj të rinj e të reja të cilët të shtyjnë politikanët të bëjnë politika më të mira”, tha Pack.

E pyetur nga të rinjtë demokratikë se si ata të veprojnë kundër krimit i cili ka kapur qeverisjen e vendit, politikania e njohur europiane tha se “problem kryesor është se shumë prej tyre janë zgjedhur dhe duhet të kishte një kulturë dhe etikë në politikë për zgjedhjen e përfaqësuesve. Duhej që kjo kulturë të bazohen në vlera, në moral dhe jo tek paratë që ata kanë. Por kam parë në Shqipëri se shumë shumë politikanë kanë dhënë para për të kandiduar dhe nëse e mbani mend në legjislaturën e kaluar ishin shumë deputetë të PS që duhet të largoheshin dhe kjo është vërtetë dicka e pabesueshme. Kjo gjë ndryshon shumë përceptimin e politikës së pastër. Ndaj duhet të filloni me majën e politikës. Nësë maja e politikës nuk është e pastër, duhet të veproni. Nuk dua të them që çdo kundërshtar i yni është kriminel. Nuk po them këtë por por them se ka shumë të zgjedhur që nuk janë aty në bazë të vlerave por vetëm për shkak të parave. Dhe kjo krijon korrupsion në të gjitha nivelet.”

Dua të shtoj edhe diçka- tha Pack. Si mund të edukoni fëmijët në një vend të mbushur me kanabis?! Edhe ka ndodhur që fëmijët  s’kanë shkuar në shkollë, sepse kanë qenë të detyruar të punojnë në fushat e kanabisit. Nuk i fajësoj prindërit e tyre por, fajësoj qeverinë që nuk gjen punë për këta prindër që të mos çojnë fëmijët në fushat e kanabisit”.

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi u ndal tek politikat ndaj të rinjve, në veçanti arsimi dhe punësimi.

Ai tha se arsimi i t më rinjve ka shënuar rënia të frikshme ndërsa punësimi i të rinjve ka rënë, duke parë si shpresë vetëm emigrimin nga vendi. “Këto 5 vite kemi parë të zgjedhur me rekonde dhe precedent kriminalë. Ne ende flasim për të rinj që duan të qendrojnë në Shqipëri për të ndjekur ëndrrat e tyre, kur rreth 1 milionë shqiptarë kanë aplikuar për llotarinë amerikane, një shifër e frikshme bashkë me 155 mijë të rinj që kanë lënë Shqipërinë dhe kemi 70 % të të rinjve që shohin të vetmin mundësinë emigrimin e tyre. Sot ne fatkeqësisht flasim për deputetë të larguar apo që vijojnë të jenë në parlament, kryetarë bashkish apo të tjerë drejtues të akuzuar për vepra të rënda kriminale dhe sigurisht që këta nuk i përkasin Partisë Demokratike. Ndaj unë mendoj se sot kemi nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e aleatëve tanë në Europë. Ndaj sot kemi nevojë për promovimin e të rinjve për të pasur të rinj të suksesshëm në Parlament”, tha Këlliçi i cili apeloi tek të rinjtë për të qendruar në Shqipëri për të vepruar kundër kësaj situate.  Ai  apeloi tek të rinjtë për të qendruar në Shqipëri për të vepruar kundër kësaj situate.

Diplomati Agim Çejku tha se në qendrën që ai drejton, janë realizuar disa sondazhe dhe në qershorin e këtij viti, duke pyetur 3 mijë qytetarë në zonat urbane, rezulton se një e treta e tyre janë shprehur se kanë plotësuar llotari apo dokumentacion për t’u larguar nga vendi. Këto të dhëna -tha ai- japin një panoramë se mbi 1 milionë shqiptarë kërkojnë të largohen nga vendi. Këto të dhëna, për të ardhur keq, tha z Çejku, ia kalojnë edhe një vendi si Afganistani. Ai tha më tej se në sondazhin e realiazuar nga qendra që ai drejton në Dhjetor 2017, 58 % e shqiptarëve deklarojnë se situate e tyre ekonomike është më e keqe se një vit më parë. Ndërsa në qendror të këtij viti, 62.9 % kanë thënë se situata e tyre ekonomike është më e keqe, një përkeqësim të situatës ekonomike që përputhet me tendencën për tu larguar nga vendi.​

Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Gerti Bogdani tha se qeverisja nuk po promovon asnjë model për të rinjtë shqiptarë. “Modelet e suksesit sot janë ato të trafikantit, të pasuruarit brenda natës, të korruptuarit, modelet e intrigës. Sot ka vlerë antivlera dhe kjo është ajo që përballet të rinjtë sot. Një nga gjërat që duhet të ndryshojë është modeli që duhet tu ofrojmë të rinjve”, tha Bogdani.

Virgiglio Falco, Kryetar i Studentëve Demokratë, tha se në vendin e tij, në Itali, Shqipëria përceptohet fatkeqësisht si nëj vend i korruptuar.  “Shqipëria përceptohet fatkeqësisht si një vend i korruptuar një vend me probleme me trafikun e drogës ku Guardia di Financia është plot me raporte të tilla. Por ju mund ta ndryshoni këtë situatë të tillë. Ne do tu mbështesim dhe keni mbështetjen nga Brukseli”, tha Falco. Ndërsa kolegu i tij, Marcello Gamberalle zv-President i të Rinjve të PPE, u kërkoi të rinjve të pranishëm që të ndryshojnë kulturën e shoqërisë për të vepruar kundër korrupsionit.

Read More
19 Sht
0

Takimi i Kryetarit të PD, Basha me Krye Zv. Ndihmës Sekretaren e Shtetit, Znj. Elisabeth Millard

Kryetari i PD, Lulzim Basha, priti sot në një takim Krye Zv. Ndihmës Sekretaren e Shtetit, Znj. Elisabeth Millard, të cilën e njohu me përkeqësimin e të gjitha standarteve të demokracisë dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar në Shqipëri.

Lidhjet e politikës me krimin janë kthyer në shqetesimin kryesor në vend sepse sot kriminelë dhe banda të rrezikshme kontrollojnë qeverisjen dhe përfitojnë shumicën e parave dhe aseteve publike.

Lideri i opozitës vuri në dukje se, ndonese ligji i dekriminalizimit, që u realizua falë këmbënguljes dhe vendosmërisë së PD, nxori jashte institucioneve 333 persona  me rekorde kriminale, sot lidhja krim-politike ka gjetur forma te tjera për të qenë në krye të institucioneve vendimarrëse nga Kuvendi dhe Qeveria, në bashki, polici e kudo.

Falë lidhjeve dhe bashkëpunimit të kryepushtetarëve me eksponentë të krimit të organizuar, territori dhe ekonomia e vendit kontrollohen nga bandat, që kanë siguruar paprekshmërinë e tyre për shkak të lidhjeve me pushtetin.

Kreu i opozitës e njohu Krye Zv. Ndihmës Sekretaren e Shtetit, Elisabeth Millard, me nismën e opozitës për vettingun e politikës, për pastrimin e Parlamentit, Qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore nga politikanë të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Basha nënvizoi se ky është një proces pastrimi, që nuk pengon hetimet e drejtësisë për politikanët dhe zyrtarët e lartë. “Në një vend ku krimi dikton vendimarrjen – theksoi zoti Basha – nuk mund të flitet për institucione të pavarura dhe standarde demokratike”.

Kreu i opozitës shprehu vendosmerinë për t’i shkuar deri në fund pastrimit të politikës nga krimi duke kërkuar ndihmën dhe mbështetjen edhe të SHBA në këtë proces jetik per vendin dhe të ardhmen e vendit.

Kryetari iPartisë Demokratike shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e jashtëzakonshëm të SHBA për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit dhe ndau me zyrtaren e lartë amerikane vlerësimin e tij se roli dhe vëmendja e SHBA ndaj zhvillimeve në rajon është e një rëndësie përcaktuese për të ardhmen euro-atlantike dhe europiane të Ballkanit Perëndimor.​

Read More
19 Sht
0

Takim i Kryetarit të PD Lulzim Basha me Ministrin e Jashtëm të Gjermanise, Heiko Maas

Në takimin me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, lideri i opozitës Lulzim Basha, shprehu shqetësimin e PD dhe të opozitës për përmasën e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, gjatë viteve të fundit, falë lidhjeve dhe bashkëpunimit me politikanët në pushtet.

Duke iu referuar kushteve të vendosura në Samitin e Sofjes, zoti Basha i konsideroi lidhjet e politikës me krimin si pengesën më të madhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, si dhe rrezik për stabilitetin e vendit.

Zoti Basha shprehu gatishmërinë e opozitës  për të vazhduar të kontribuojë në  zbatimin e reformës në drejtësi, bazuar në parimet e respektimit të Kushtetutës, moskapjes partiake të gjyqësorit dhe arritjes së rezultateve të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kreu i opozitës rikonfirmoi qëndrimin për mosndryshimin e kufijve në Ballkan dhe falenderoi Kancelaren Merkel dhe qeverinë gjermane për pozicionimin e qartë në këtë çështje.

Një falenderim dhe mirënjohje të veçantë, Lulzim Basha i shprehu Ministrit të Jashtëm Maas për ndihmën e madhe e të pakursyer që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në 3 dekadat e fundit, veçanërisht për integrimin europian. “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mbetet objektivi kryesor politik i Partisë Demokratike”- theksoi zoti Basha.

Read More
19 Sht
0

Kryeinspektori Fatmir Meta, kërcënon deputetin Agron Shehaj

Kryeinspektori Fatmir Meta, Fatmiri i Nasibesë siç njihet ndryshe, kërcënoi deputetin e Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ndërsa ai bënte detyrën në krah të njerëzve, duke i kërkuar llogari kryeinspektorit dhe banditëve të tij për veprimet e tij antiligjore.

Për ata që nuk e njohin, sepse janë tepër të rinj ose dhe e kanë harruar historinë e 20 vjetëve më parë, Fatmiri Nasibesë, Fatmir Meta, është ish-shefi i komisariatit të Tropojës në periudhën më të errët.

Me makinën e shefit të komisariatit të Tropojës, pra të Fatmir Metës, udhëtoi me 12 Shtator 1998 për në Tiranë, banda që ekzekutoi heroin e demokracisë, Azem Hajdari. Po atë natë, me makinën e shefit të tyre Fatmir Meta, banda e veshur me uniformën e policisë u kthye në Tropojë e pandaluar nga askush.

Nën përgjegjësinë e plotë të Fatmir Metës, komisariati i Tropojës veshi nën uniformë bandat dhe banditët që terrorizuan të gjithë veriun e Shqipërisë.

Gjatë kësaj periudhe në territorin ku drejtonte rendin dhe sigurinë publike së bashku me bandat, u vodh 3 herë Banka e Kursimeve të Tropojës dhe u vranë 86 qytetarë, një prej të cilëve oficer i Policisë së Shtetit, brenda ambjenteve të komisariatit.

Këto janë bëmat e Fatmir Metës i cili u emërua në krye të komisariatit të Tropojës si shpërblim për anëtarësinë e tij në bandën kriminale të Zani Çaushit. Që prej ardhjes së Edi Ramës në pushtet, bashkëpunëtori në vrasjen e Azem Hajdarit, i shërben bandës së Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.

Read More