Blog

19 Sht
0

Padi penale për Erion Veliajn. I dha “Fusha shpk” 2.6 milionë euro pa garë për të zëvendësuar palmat e thara me pisha

  • Padi penale për Erion Veliajn. I dha “Fusha shpk” 2.6 milionë euro pa garë për të zëvendësuar palmat e thara me pisha. 
  • Një pishë kushton 6.500 euro, por një pjesë e tyre janë tharë ose prerë nga bashkia. 
  • Arta Marku të mos pengojë hetimin për Erion Veliaj. Ai duhet të përfundojë në burg përpara se vetingu të pastrojë zyrën e kryehajdutit të Tiranës!  

KLEVIS BALLIU, DEPUTET PD

Tani po kthehem nga Prokuroria ku dorëzova kallëzimin penal kundër Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Erion Veliaj ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante për t’i dhënë miliona euro të tjera kompanisë “Fusha”, të njëjtës kompani që zgjodhën për të vjedhur tek Sheshi Skenderbej, të njëjtës kompani që po përdorin për të grabitur tokën e Teatrit Kombëtar për të ndërtuar kullat me paratë e drogës dhe korrupsionit.

Në kundërshtim të plotë me ligjin e prokurimeve, Erion Veliaj i ka dhënë kompanisë “Fusha” 2.6 milion euro për blerjen e 400 pishave. Ligji përcakton garë transparente, por kur bëhet fjalë për “Fushën”,  për Maliqin e Bashkisë së Tiranës ligji shkelet dhe gara eliminohet.

Për t’i dhënë “Fushës” 2.6 milionë euro, Erion Veliaj ka pranuar që një pishë të blihet me një vlerë marramendëse 6 500 euro copa.

Me 2.6 milionë euro Erion Veliaj mund të kishte ndërtuar një shkollë të standarteve më të mira, me pajisje të kohës, laboratorë dhe palestër, por ai zgjodhi të blejë pisha, disa prej të cilave janë tharë, të tjera janë prerë nga vete bashkia, edhe pse kanë kushtuar 6 500 euro copa.

Në prokurori kam paraqitur prova filmike dhe disa fotografi që tregojnë prerjen dhe tharjen e pishave, njësoj si palmat. Kundrejt kësaj situate, Erion Veliaj ka mbyllur sytë dhe Bashkia nuk ka marrë asnjë masë ndaj “Fushës”.

Në më pak se 3 vjet, Erion Veliaj i ka dhënë rreth 25 milionë euro kompanisë “Fusha”,  gjysmën e të cilave pa garë.

Partia Demokratike ka treguar më herët se pronari i kompanisë Fusha, Shkëlqim Fusha, është familjar i afërt me Petrit Fushën që, deri dje, drejtonte Prokurorinë e Tiranës, dhe mbylli dosjen e Ardit Gjoklaj, ku Bashkia kishte përgjegjësi penale. Pas kësaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj i dhanë Shkëlqim Fushës ndërtimin e sheshit Skënderbej dhe parkingut privat atje.

Dhe sa para duhet të paguajnë qytetarët e Tiranës që Veliaj të lajë borxhin me Fushajt në kurriz të drejtësisë për Arditin dhe duke vjedhur shqiptarët?!

I bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, të mos pengojë hetimin për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës për aferën korruptive të 2.6 milionë euro për pishat e thara e të prera. Erion Veliaj duhet të përfundojë në burg përpara se vetingu të pastrojë zyrën e kryetarit të Bashkisë nga kryehajduti i Tiranës!

Read More
18 Sht
0

Edi Rama do të mbajë përgjegjësi nëse i preket një fije floku çdo deputeti apo përfaqësuesi të opozitës

Të dashur bashkëqytetarë, gjatë gjithë ditës ju dhe fëmijët tuaj keni përjetuar dhe keni parë përmes ekraneve ngjarje tronditëse që janë zhvilluar në Jal; dhunimin barbar të banorëve, të të rinjve dhe madje edhe të fëmijëve, të cilët u ngritën në mbrojtje të banesave të tyre dhe objekteve të tjera, të shkatërruara barbarisht nën dhunë policore dhe bandideske nga banditët e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.

Prania policore në Jal ka një dhe vetëm një qëllim; për të grabitur trojet e çmuara të Jalës.

Kjo ndërhyrje ka qenë e dhunshme, e paligjshme dhe me akte të rënda si arestimi dhe shoqërimi i të miturve.

Dëshmitarët dhe banorët kanë dëshmuar sot në media se toka do t’i kalojë në pronësi Ministrisë së Mbrojtjes për t’u shndërruar më pas në pasuri të miqve të Edi Ramës. Është e njëjta skemë mafioze grabitje si Teatri Kombëtar.

Banorët vunë në dukje se shembja e banesave të tyre është bërë  pa asnjë lajmërim, me pretendimin se janë pa leje, ndërsa kompleksin e Alban Xhillarit, një prej financuesve të pasurisë së pasurisë prej 200 milionë eurosh që OSBE-ja ka deklaruar se Edi Rama posedon tash sa vite, mirëbërësit dhe donatorit të Edi Ramës, që ka zaptuar të gjithë bregun e Jalit, nuk e preku fare ky operacion i banditëve me uniformë

Deputetët tanë, Agron Shehaj dhe Nada Meçorapaj u nisën menjëherë pasi shpërtheu konflikti me veprimtarinë tinzare që nisi në orët e para të mëngjesit pa asnjë njoftim dhe dhunimit të banorëve nga Policia.

Policia dhe IKMT janë sjellë si banditë me banorët dhe me përfaqësuesit tanë, deputetët e opozitës.

Kryeinspektori Fatmir Meta, Fatmiri i Nasibesë siç njihet ndryshe, kërcënoi deputetin e Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ndërsa ai bënte detyrën në krah të njerëzve, duke i kërkuar llogari kryeinspektorit dhe banditëve të tij për veprimet e tij antiligjore.

Për ata që nuk e njohin, sepse janë tepër të rinj ose dhe e kanë harruar historinë e 20 vjetëve më parë, Fatmiri Nasibesë, Fatmir Meta, është ish-shefi i komisariatit të Tropojës në periudhën më të errët.

Me makinën e shefit të komisariatit të Tropojës, pra të Fatmir Metës, udhëtoi me 12 Shtator 1998 për në Tiranë, banda që ekzekutoi heroin e demokracisë, Azem Hajdari. Po atë natë, me makinën e shefit të tyre Fatmir Meta, banda e veshur me uniformën e policisë u kthye në Tropojë e pandaluar nga askush.

Nën përgjegjësinë e plotë të Fatmir Metës, komisariati i Tropojës veshi nën uniformë bandat dhe banditët që terrorizuan të gjithë veriun e Shqipërisë.

Gjatë kësaj periudhe në territorin ku drejtonte rendin dhe sigurinë publike së bashku me bandat, u vodh 3 herë Banka e Kursimeve të Tropojës dhe u vranë 86 qytetarë, një prej të cilëve oficer i Policisë së Shtetit, brenda ambjenteve të komisariatit.

Këto janë bëmat e Fatmir Metës i cili u emërua në krye të komisariatit të Tropojës si shpërblim për anëtarësinë e tij në bandën kriminale të Zani Çaushit. Që prej ardhjes së Edi Ramës në pushtet, bashkëpunëtori në vrasjen e Azem Hajdarit, i shërben bandës së Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.

Rama dhe Xhafaj e kanë hedhur policinë në sulm kundër popullit për të mbrojtur grabitjen, për të mbrojtur oligarkët, për të mbrojtur kriminelët, me të cilët ndajnë paratë.

Nga Kukësi, në Tiranë, në Lushnjë, në Jal e në gjithë Shqipërinë banditët e Edi Ramës me uniformë si Fatmir Meta me shokë po ushtrojnë dhunë dhe terror mbi qytetarët.

Kur policia arrin të dhunojë një deputet, është e qartë se ajo është kthyer në një bandë pa tru në shërbim të kryesundimtarit.

Nuk ka më siguri për askënd me përjashtim të kriminelëve. Sot në Shqipëri janë të sigurtë vetëm kriminelët të cilët bëjnë ligjin me bekimin dhe ndihmën e Edi Ramës.

Sot duhet t’i drejtoj këtij banditi dhe kryebanditit një mesazh të drejtpërdrejtë.

Partia Demokratike do të depozitojë sot një kallëzim penal për kryebanditin Fatmir Metën. Drejtësia e ka shpëtuar njëherë për vrasjen e Azem Hajdarit. Kamikazët e Edi Ramës në Prokurori dhe në Gjykata mund tia bëjnë të lehtë për pak muaj, por rrota e drejtësisë do të kapë për bishti.

Ndërsa padrionit të tij, Edi Ramës, po i jap këtë paralajmërim:

Një fije floku po iu prek çdo deputeti apo përfaqësuesi të opozitës, nga banditi yt Fatmir Meta apo banditët e tjerë, që ke lëshuar si zagarë në të gjithë Shqipërinë, përgjegjësinë do ta mbash ti dhe vetëm ti Edi Rama, në kokën tënde.

Read More
18 Sht
0

Vettingun nuk do ta bëjë politika, do të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare

Mirëdita të nderuara gazetarë, gazetare, punonjës të medias,

Të dashur bashkëqytetarë,

Në qendër të bashkëbisedimit të sotëm është çështja kryesore i aktualitetit politik, propozimi kushtetues i PD dhe aleatëve tanë për vettingun e politikanëve.

Kjo është java e fundit, ku sipas Rregullores së Kuvendit duhet të nisë shqyrtimi i nismës kushtetuese të deputetëve të opozitës për të amenduar Kushtetutën me qëllim që, njësoj si gjyqtarët, si prokurorët, madje njësoj edhe si policët dhe gardistët e thjeshtë, edhe politikanët e vendit t’i nënshtrohen procesit të vettingut.

Kjo nismë kushtetuese vjen në një kontekst dramatik sa i përket depërtimit të krimit në nivelet më të larta të qeverisjes, sa i përket bashkëqeverisjes me krimin, që do të thotë as më shumë dhe as më pak: vënien e kabinetit të Edi Ramës dhe Kuvendit, të kontrolluar nga ai, në funksion të aferave korruptive dhe kriminale. Nga njëra anë, kriminelët që duhet të jenë në burg, lirohen apo nuk ndiqen penalisht, nga ana tjetër, gjithë tenderat, licencat, lejet e ndërtimit, jepen në kundërshtim me ligjet e vendit tek një dorë banditësh, të cilët sot kanë depërtuar në ekonominë publike të vendit dhe në ekonominë private.

Kanë depërtuar që nga shtrimi i rrugëve në Tiranë, i autostradave dhe projekteve të tjera anembanë vendit, tek marrja e licencave minerale, lejet e ndërtimit dhe lojrave të fatit. Pra, krimi, pasi ka kapur politikën, ka kapur edhe ekonominë e shqiptarëve.

Jemi në kushtet, kur kemi Jurgis Çyrbjen, të provuar si anëtar të bandës kriminale të Emiliano Shullazit, që është përfshirë, mes të tjerave, në grabitjen dhe tjetërsimin e pronave, në aktivitete kriminale dhe ky (Çyrbja) nuk pëson asgjë, qëndron i patrazuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Kemi Fatmir Xhafën, të vërtetuar si njeriun që ndihmoi vëllanë e dënuar t’i fshihej drejtësisë italiane derisa e denoncoi opozita. Po kështu, e ndihmoi të vazhdonte aktivitetin e tij kriminal të trafikut të drogës, siç e denoncoi kolegu juaj përmes investigimit gazetaresk. Po kështu ndihmoi ortakët e tij, vëllezërit Murataj që, së bashku, me Agron Xhafën, të shtinin në dorë pothuajse 1/3-ën e lojrave të fatit të Shqipërisë për të pastruar paratë e pista të drogës.

Fatmir Xhafaj vazhdon të mbetet Ministër i Brendshëm, i vetmi Ministër i Brendshëm në Europë dhe në historinë e Europës me vëllain trafikant droge, i vetmi Ministër i Brendshëm në Europë dhe në historinë e Europës që, si kryetar i Komisionit të Ligjeve, ndryshoi Kodin e Procedurës Penale për të ndihmuar vëllain e tij t’i shpëtojë dënimit për trafik droge. Si kryetar i Komisionit të Ligjeve zvarriti ligjin e lojrave të fatit në favor të bandave të vëllait dhe bandave të tjera që kanë shtënë në dorë industrinë e lojërave të fatit, siç është denoncuar nga opozita me emra dhe mbiemra, me fakte konkrete, siç është bërë një shqetësim i madh publik i denoncuar, po kështu, edhe nga mediat të tjera, siç është Zëri i Amerikës. I vetëvritet edhe shoferi me dy plumba, me 17 mijë euro orë në dorë. Çështja mbyllet.

Në aferën e Fatmir Xhafës duhej të ishte marrë i pandehur Edi Rama, i cili ka shpallur para 4 muajsh ekspertizën e videopërgjimit dhe pas kësaj e ka fshehur. E ka fshehur për një arsye të thjeshtë: Edi Rama ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe pengimit të drejtësisë. Dhe sot e kësaj dite nuk i thotë shqiptarëve ku e bëri ekspertizën, nëqoftëse nuk e bëri në Surrel.

Por natyrisht të gjitha këto ndodhin, sepse ne jemi në kushtet e një grushti shteti, ku Rama kontrollon prokurorinë, gjykatat.

Gjykata Kushtetuese ka pushuar së ekzistuar; Gjykata e Lartë ka pushuar së ekzistuari; Policia që, shoqëron banditët si eskortë në vend që t’i shoqërojë në komisariate, struket para krimit që po bën kërdinë nëpër rrugët e qyteteve dhe fshatrave tona.

Kemi Taulant Ballën, “Toyota Yaris”-in. Edhe këtu Prokuroria nuk vepron. Madje vepron për dekonspirim në vend që të veprojë me arrestimin e Taulant Ballës. Silleni, këtu kërkesën që të deponoj unë për dekonspirim e ta merrni vesh se çfarë do të thotë mosbindje civile! Prokurori e korruptuar, e shantazhuar, e blerë dhe e shitur. Duhej të kishte hapur hetimet prej kohësh, i ka të gjitha faktet e përfshirjes së Taulant Ballës dhe jo vetëm atij me Bacën e “Toyota Yaris”.

Prokurori e korruptuar, e shantazhuar, e blerë, shërbëtore e mjerë e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, i cili po kështu ka pranuar miqësinë me një të dënuar të bandës më famëkeqe të Shqipërisë, bandës së Lushnjes, i cili falë kësaj miqësie ka përfituar tendera në kundërshtim me ligjin, falë kësaj miqësie ka përfituar leje dhe licenca në zonën e Taulant Ballës dhe asgjë nuk i ndodh.

Taulant Balla del edhe na flet për ligjin për vettingun në politikë, na jep edhe mend sesi duhet të bëhet ligji për vettingun në politikë.

Alket Hyseni ka rrëmbyer prona në jug. Asgjë nuk i ka ndodhur. Edhe ky bën leksione nga brenda dhe jashtë Parlamentit.

Arben Ahmetaj, ortak në bizneset e inceneratorëve me njerëz të dënuar për krime në vendet europiane. Ministër dhe deputet i Edi Ramës.

Damian Gjiknuri, i regjistruar duke bërë pazare me kriminelë për vota nuk i ndodh asgjë, Ministër dhe deputet.

Vangjush Dakos, i mbylli hetimet dje apo pardje kamikazja e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kamikazja e  Fatmir Xhafës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Po dje në orët e vona u lirua edhe Ermal Hoxha për sjellje të mirë, sigurisht. Për sjellje të mirë sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës, që është garantuesi në emër të Edi Ramës i fabrikës së kokainës.

Ndaj ka problemin e lepurit dhe të kapelës Edi Rama. Nuk i shpëtuan kot ato fjalë. Nuk ka mizë nën kësulë, nuk ka mizë nën kapele. Në fakt, edhe lepurin nuk e ka në kapele, e ka në bark, por do t’ia nxjerrin shqiptarët. Dje nxori Ermal Hoxhën nga burgu. Saimir Tahiri që u vërtetua që, me jaht personal nën shoqërinë e 5 të tjerëve ka hyrë dhe ka dalë nga Mali i Zi në Itali, i jep mbrojtje politike, Fatmir Xhafës po kështu.

Pse?

Sepse është vetë i përfshirë në aferën kriminale të trafikut të drogës, jo thjesht si arkitekti i shndërrimit të Shqipërisë në prodhuesin dhe eksportuesin më të madh të drogës në Europë, por edhe në aferën e kokainës në Xibrakë, dhe të tjera kapituj kokaine, përmes vëllait të tij.

Fatmir Xhafa dhe Saimir Tahiri kanë provat të përfshirjes së Olsi Ramës në fabrikën e kokainës në Xibrakë.

Kjo është dosja me të cilën mbahet peng Edi Rama. E mbajnë peng ish-ministri i Brendshëm. E mbajnë peng bandat kryesore të vendit të cilat sot bëjnë ligjin nga Shkodra në Vlorë.

Dhe për të përfunduar pastaj tek Alfred Peza, që nga gazetar u bë deputet, nga deputet shkoi për hetim për 1 milionë dollarë, tani u mbyll çështja. Dhe, me siguri, do të bëhet përsëri analist nëpër studio, megjithëse Edi Rama sapo e promovoi si sekretar dixhital apo çfarë e bëri.

Këto pra janë, kjo është gjendja në të cilën ndodhet vendi – pa gjykata, prokurori të kapur nga Edi Rama, polici të nënshtruar nga krimi, me politikanë të lidhur drejtpërdrejtë me krimin në Kuvend, në qeveri dhe kudo.

Kjo situatë ka vënë në pikëpyetje stabilitetin e vendit. Zona të tëra të Shqipërisë janë jashtë kontrollit të policisë, e cila shkon atje si “nuse” për 12 orë dhe tërhiqet përsëri duke lënë territorin në duart e bandave dhe banditëve.

Natyrisht, opozita nuk ka as kapacitetetin dhe as rolin të përballet drejtpërdrejt me banditët. Ky është roli i shtetit. Kjo është detyrë e shtetit dhe e policisë. Por kjo nuk do të ndodhë sa kohë që policia dhe shteti drejtohen nga qeveritarë dhe kuvendarë të lidhur drejtpërdrejtë me krimin.

Ja pra, pse përtej prioriteteve të tjera absolute; ekonomike, shoqërore, shëndetësisë, arsimit, dramave të mëdha që vuajnë shqiptarët, prioritet mbi prioritet mbetet çlirimi i shoqërisë nga krimi, çlirimi i Shqipërisë nga bashkëqeverisja me krimin. Sa kohë që kjo nuk ka për të ndodhur, asnjë përparim domethënës, asnjë zgjidhje nuk do të kenë shqiptarët, as për shkollat dhe shkollimin e fëmijëve të tyre, as për shëndetësinë.

Edi Rama ia ka dorëzuar qeverisjen banditëve dhe vete merret nga mëngjesi deri në darkë me propagandë dhe me udhëtime luksi. Qeverisje nuk ka më.

Për këtë arsye, sot Gramoz Ruçit i është drejtuar formalisht kërkesa që të skedulojë ditën e premte në orën 13.00, në përputhje me rregulloren e Kuvendit, fiks dy javë pas depozitimit të amendamenteve kushtetuese, kërkesa që të mbledhë Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve, për të nisur menjëherë, procesin kushtetues të shqyrtimit dhe miratimit të amendamenteve kushtetuese për vettingun e politikanëve.

Si do të bëhet ky vetting? Për 10 ditë Edi Rama dhe zëdhënësit e tij kanë këputur gënjeshtra dhe broçkulla. Çfarë thonin në mëngjes, nuk e thoshin në darkë. Dhe vetë Rama, brenda dy orëve, çfarë tha në fillim, nuk tha në fund. Tha ta fillojmë me Vilën në Surrel, pastaj tha “jo jo, ta çojmë në Venecia”.

Prandaj është e vendit, të rikthej edhe njëherë në vëmendje piketat kryesore të vettingut për politikanët.

E para, propozimi është fare i thjeshtë. Është i njëjti formulim ligjor, si për gjyqtarët, prokurorët, policët dhe gardistët. Trajtim special për politikanët nuk do të ketë më. Në këtë vend do të marrë fund praktika ku çfarë vlen për policin e thjeshtë, nuk vlen për ministrin e brendshëm, çfarë vlen për qytetarin e thjeshtë nuk vlen për deputetin, çfarë vlen për njeriun e thjeshtë, nuk vlen për ministrin, nuk vlen për politikanin. Parimi i Europës ku duam të shkojmë është “të gjithë të barabartë para ligjit”.

Ajo që kemi propozuar është sanksionimi i vettingut politik me të njëjtat norma, të njëjtat parime, si vettingu i gjyqtarëve dhe i prokurorëve. Siç jeni njoftuar dje, edhe përmes përfaqësuesve të Partisë Demokratike nëpër studio televizive, edhe përmes materialit filmik që botova në faqen time të facebook-ut, ky do të jetë një proces i cili do të kalojë përmes 5 rregullave kryesore.

  • E para, do të jetë një proces i pavarur dhe i palidhur me vettingun në drejtësi.
  • E dyta, do të jetë një model i thjeshtë, i qartë, njësoj si modeli i dekriminalizimit, i cili nxori 333 zyrtarë nga parlamenti dhe nga zyrat e larta të shtetit.
  • E treta, do të kryhet nga një strukturë profesionistësh të pavarur nga politika.
  • E katërta, nuk do të jetë kurrë dhe kurrsesi një strukturë parlamentare, aq më pak një strukturë e përbërë nga përfaqësues partiakë, sepse do të ishte tallëse dhe absurde që politikanët që janë subjekt i vettingut të jenë po kështu zbatues të vettingut.
  • E pesta, padyshim do të ketë mbikqyrje ndërkombëtare.

Përcaktimin se çfarë është vettingu, çfarë është lidhja e politikanëve me krimin e kemi në kushtetutë dhe tek ligji i vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët. I njëjti definicion.  Vetëm zëvendësoni fjalën prokuror dhe gjyqtar me fjalën politikan, sipas kategorive që kemi thënë aty; deputetë, ministra, kryetarë bashkish dhe krerë të institucioneve të larta të vendit.

Procedurën si do të arrihet të verifikohet kjo, si do të identifikohen faktet dhe si do të arrihet në konkluzionin është apo s’është i lidhur ky politikan me krimin, i keni po kështu në kushtetutë, në Ligjin e Vettingut. Modelin e keni të ngjashëm me modelin e Ligjit të Dekriminalizimit, modeli më i qartë, më transparent, që ka dhënë rezultatet e veta, derisa Edi Rama e transformoi marrëdhënien midis krimit dhe politikës, duke mos kandiduar më personat me rekorde kriminale që ua ndalon ligji i Dekriminalizimit, por duke futur këta të tjerët, miqtë e kriminelëve, dhe duke bërë qarkun e shkurtër midis politikanëve të korruptuar dhe grupeve kriminale.

Pra, modeli do të jetë i ngjashëm me modelin e Ligjit të Dekriminalizimit, detyrë që u ngarkohet disa institucioneve, që në përmbushje të roleve të tyre të caktuara me ligj, plotësojnë dhe kontrollojnë njëra-tjetrën.

Vettingu i politikanëve as nuk e pengon, as nuk e ngadalëson, s’ka asnjë lidhje me vettingun e drejtësisë, as me reformën e drejtësisë, as me hetimet që do të bëhen nga Byroja Kombëtare e Hetimit apo SPAK-u. S’ka asnjë lidhje, s’kanë asgjë të përbashkët.

Çdo gjë që dëgjohet apo thuhet në këtë drejtim është mashtrim dhe propagandë nga Edi Rama dhe zëdhënësit e tij.

SPAK-u dhe Byroja e Hetimit kanë tjetër mandat. Nuk kanë mandat vettingun, kanë mandat hetimin e politikanëve të korruptuar, hetimin e krimit të organizuar dhe dërgimin e tyre para drejtësisë. Janë dy gjëra të ndryshme. Vettingu i nxjerr nga institucionet, SPAK-u dhe BKH-ja i çojnë në burg.

Në rastin e vettingut, barrën e provës e ka politikani, të provojë që nuk është i lidhur me krimin dhe të justifikojë burimin e pasurisë dhe ligjshmërinë e saj. Në rastin e hetimeve penale, natyrisht, sipas të gjitha normave evropiane, barra e provës është e organeve të akuzës, që të provojnë para organeve të drejtësisë akuzën që ngrenë.

Në rastin e vettingut, mund edhe të mos provohet përfshirje e drejtpërdrejtë e politikanit në aktivitet kriminal, por përsa kohë që provohet afërsia e tij me kriminelë – siç përdora citimin e Paolo Borselinos – atëhere ai përjashtohet nga institucionet politike, qofshin këto të zgjedhura apo të emëruara. Këtë s’e bën dot SPAK-u, as BKH-ja.

SPAK-u dhe BKH-ja po nuk gjetën një qytetar në shkelje të ligjeve të vendit ndaj Kodit Penal, nuk ndërmarrin dot asnjë masë ndaj tij apo saj. Ndërsa vettingu i largon nga vendimmarrja politike, i largon nga institucionet e vendit politikanët e lidhur me krimin.

Këto janë pra piketat kryesore me të cilat do të ecet përpara.

Të premten, sipas rregullores së Kuvendit, Gramoz Ruçi duhet të mbledhë Komisionin e Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit për të nisur pa vonesë procedurën kushtetuese të amendimeve kushtetuese.

 

Opozita ka përcaktuar të njëjtat definicione si në rastet për gjyqtarët dhe prokurorët, alibia se ka nevojë për negociata ka rënë, i njëjti ligj është votuar për gjyqtarët dhe prokurorët nga Rama, Xhafa, Balla me shokë, të njëjtin ligj, të njëjtat amendamente duhet t’i votojnë, për veten e tyre dhe për të gjithë politikanët, javët e ardhshme.

 

Një gjë është e sigurt, situatë ku ne të pranojmë të vazhdojmë procese fasadë, pseudoreforma, pseudoligje, me politikanë të lidhur me krimin në Kuvend, kjo nuk do të ndodhë.

 

Opozita nuk do të jetë fasadë e një qeverie që bashkëqeveris me krimin.

 

Prandaj është emergjente që të nisë një orë e më parë procedura, është emergjencë për të ndarë krimin nga qeverisja, është emergjencë jo thjesht dhe vetëm politike, por është emergjencë për ata qytetarë nga Dobraçi në Konispol, nga Velipoja në Bilisht, e në Kënetë, e në Shijak, që do të mbeten nën tutelën e krimit sa kohë krimi ka nën tutelë qeverisjen dhe kryeministrin e vendit.

 

Tani jam i hapur për pyetjet tuaja në lidhje me këtë temë, dhe për çdo temë tjetër – absolutisht çdo temë tjetër – do t’u jap shumë shpejt, brenda javës, rastin të diskutojmë lirisht.

 

Pyetje: Zoti Basha, sa i besueshëm është procesi i vettingut në politikë, jo vetëm për publikun, por edhe për vetë Partinë Demokratike, në kushtet kur opozita i ka atakuar dhe nuk i njeh institucionet kryesore që ngarkohen me ligj për të dhënë informacion për politikanët, si DSIK-në, ILDKP-në, Prokurorinë e Përgjithshme, SHISH-in. Të gjitha institucionet e rëndësishme janë të atakuara nga Partia Demokratike.

 

Përgjigje: Qëllimi i vettingut është që DSIK-ja, Prokuroria e Përgjithshme, Kryeministria, Ministria e Brendshme të mos kontrollohen nga krimi.

Dhe vetë procesi i vettingut politik do të mundësojë që përmes nxjerrjes jashtë institucioneve politike të politikanëve të lidhur me krimin, këtyre institucioneve t’u kthehet profesionalizmi dhe besueshmëria për t’ju shërbyer njerëzve dhe për të zbatuar ligjin, jo për t’i shërbyer Edi Ramës, as Saimir Tahirit, as Fatmir Xhafës, duke shtrembëruar ligjin. Pra është fare e thjeshtë, procesi i vettingut është një process që ndihmon në dhënien fund të kësaj gjendjeje grushti shteti, ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka Gjykatë të Lartë, ku prokuroria kontrollohet politikisht, ku policia është nën tutelën e krimit, dhe ku institucionet kryesore të ligjzbatimit, përfshirë ato të informimit, siç është SHISH-i dhe DSiK-ja, janë ditë e natë në shërbim të Edi Ramës dhe politikanëve të tjerë të lidhur me krimin.

 

Pyetje: Është DSIK-ja dhe ILDKP-ja që do të japin informacione për kryeministrin. Në këto kushte, kush e kontrollon kontrollin e informacionit, sepse institucionet kryesore ju po i atakoni. Në këto kushte, sa i besueshëm do të jetë informacioni që do të jepet për deputetë, për politikanët?

 

Përgjigje: Asnjë institucion, performanca e të cilit vihet në dyshim për shkak të lidhjeve kriminale apo trysnisë politike, nuk do të ketë rol vendimmarrjeje. Ky nuk do të jetë një proces-fasadë. Nuk do të ketë në këtë proces hapësirë nga institucione të kapura që t’i ofrojnë alibinë Edi Ramës.

Nuk do ta bëjnë vartësit e Edi Ramës procesin e vettingut. Natyrisht, as vartësit e opozitës nuk do ta bëjnë. Që të jetë një proces i suksesshëm, duhet të jetë i besueshëm.

Që të të jetë i besueshëm, duhet të kryhet në mënyrë të tillë dhe nga instanca dhe faktorë të tillë që gëzojnë besueshmërinë e plotë dhe janë përtej çdo dyshimi sa i përket integritetit të tyre. Kush janë këto instanca, do ta merrni vesh në kohën e duhur, or dyshim të mos kini që ne do t’ua dorëzojmë vettingun e politikanëve instancave dhe hallkave të korruptuara apo të kapura politikisht.

 

Që të kthehemi prapë tek rasti i Dvoranit. Siç shpëtoi Dvorani, siç shpëtoi Saimir Tahiri, të shpëtojë edhe Fatmir Xhafa me shokë. Kjo nuk ka për të ndodhur!

Ndaj ju them se janë dy raste komplet të ndryshme. Vettingu në drejtësi ka treguar problematiken e vet të kapjes së sistemit, ndërsa procesi i vettingut në politikë do të jetë i tillë që duke mësuar nga gabimet dhe pësimet e reformës në drejtësi, të mos lërë asnjë shteg, asnjë, për politikanët e lidhur me krimin dhe politikanët që nuk justifikojnë dot pasurinë.

 

Pyetje: Zoti Basha ju po kaq ishit optimist edhe për çështjen e vettingut në drejtësi dhe kjo sipas opozitës ka dështuar. Çfarë e bën që ju të besoni se do të ketë një proces të vërtetë të vettingut në politikë?

 

Basha: Në fakt, krahasimi duhet bërë me dekriminalizimin.

Unë kam insistuar, siѯ e dini, për katër muaj me rradhë sëbashku me grupin tonë parlamentar, bojkotuam Parlamentin deri sa u bind I madh dhe I vogël, brenda dhe jashtë Shqipërisë, se rrugë tjetër përveçse dekriminalizimit nuk mund të kishte. Natyrisht mori kohë, Edi Rama e zvarriti procesin me të njëjtit argumenta siç përpiqet ta zvarrisë dhe sot, me të njëjtat argumenta, por, në fund procesi çoi në largimin nga Kuvendi, nga bashkitë, nga zyrat e shtetit të 333 pushtetarëve. Ajo që ka ndodhur pas kësaj, është se Edi Rama e ka transformuar marrëdhënien e tij me krimin. Duke qënë se ligji për dekriminalizimin përbën një pengesë për të sjellë persona me rekorde kriminale, ka sjellë në Kuvend dhe në qeveri, dy kategori të tjera të lidhjeve kriminale: Përfaqësues të drejtëpërdrejtë të grupeve kriminale, rasti tipik i Çyrbjes, ushtar I bandës së Emiljano Shullazit. Kategoria e dytë, politikanë karriere të Partisë Socialiste janë vënë drejtpërdrejt në shërbim të bandave kriminale si Saimir Tahiri, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj dhe vetë Edi Rama, kryepengu i fabrikës së kokainës së Xibrakës. Pra është fare e qartë dhe fare e thjeshtë. Ligji për vettingun e politikanëve, bazohet në të njëjtin instrument të ligjit të dekriminalizimit, përdor të njëjtat norma dhe parime si ligji I vettingut. Por ndryshe nga ligji i vettingut, I cili u kalua pa votat e opozitës dhe që çoi së pari në kapjen e komisionerëve të vettingut, dy prej të cilëve, të paktën, janë demaskuar publikisht. Njëra e lidhur me krimin e organizuar dhe vartëse politike e Edi Ramës dhe Ëngjëll Agaçit dhe tjetri falsifikator diplomash. Dhe sigurisht, kur kap komisionerët e vettingut, vetë komisioni I vettingut çon në rezultate të tilla si Ardian Dvorani apo Dritan Hallunaj, për të marrë dy shembuj tipikë të korruptimit të vettingut. Prandaj, bazuar në këto mësime dhe pësime, ligji për vettingun e politikanëve nuk do të lejojë asnjë hapësirë për kapje politike të procesit që do të çonte në daljen e peshqve të mëdhenj nga rrjeta, për të përdorur metaforën e dashur me të cilën na janë bërë veshët daulle për dy vite me radhë.

Pyetje: Zoti Basha të ndalemi edhe njëherë tek mekanizmat që do të bëjnë vettingun. Kush është mekanizmi që do të bëjë vettingun e politikanëve? Ju thoni se nuk do e bëjë politika, po kush do e bëjë? Ju thoni që do të ketë mbikqyrje ndërkombëtare, por ne ende nuk e dimë se kush janë këta ndërkombëtarë? Dhe duam të dimë se kush janë strukturat e pavarura?

 

Basha: Partia Demokratike dhe opozita ka një plan të detajuar për të përmbushur pesë kushtet që ju parashtrova këtu, pesë rregullat mbi të cilat do të kryhet vetting. Ju e mbani mend fare mirë Reformën në drejtësi. E mbani mend që njëherë pati ndryshime kushtetuese dhe pastaj u kalua në ligj. E para dhe kryesorja për vettungun në politikë është shprehja e vullnetit politik përmes ndryshimeve kushtetuese.

Kjo është ora kur palët duhet të shprehen qartë para institucioneve, pra në Kuvend, dhe para shqiptarëve: Janë pro apo kundër vettingut në politikë?! Nëse janë pro vettingut në politikë, atëherë duhet të votojnë amendamentet kushtetuese që janë fjalë për fjalë të njëjta me vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky është diskutimi sot dhe çdo përhumbje në detajet sesi do të zbatohen pesë parimet e qarta kristal, nuk bëjnë asgjë tjetër vecse i jep alibi Edi Ramës për të vazhduar të bëjë atë që bëri për dekriminalizimin. Për ta zvarritur, për ta vonuar, për ta turbulluar, me qëllim që ti shpëtojnë vettingut në politikë. Ne nuk do ta lejojmë këtë.

Në respekt të kësaj, unë nuk do të lejoj që asnjë lloj diskutimi, as sa kam unë në dorë, të kapet dhe të merret peng nga diskutime teknike, të cilat natyrisht do të bëhen pasi të jetë shprehur vullneti politik. Rrugën e kemi përcaktuar qartë.

Përcaktimin e vettingut e keni në Kushtetutë.

Procedurën se si identifikohen faktet dhe si arrihet në konkluzion e keni në kushtetutë dhe në ligjin e vettingut.

Modelin e keni në ligjin e dekriminalizimit.

Pra, këto janë parimet dhe për gjithçka tjetër që ka të bëjë me zbatimin e plotë të vettingut në politikë ne do të paraqesim detajet dhe do ti çojmë ato për votim në Kuvend, por jo para se Edi Rama dhe të tijtë, të shprehet qartë para shqiptarëve, jo më me fjalë, jo më me batuta apo me përralla, por me votë.

Janë pro apo kundër vettingut në politikë!

Ditën e premte duhet të mblidhet seanca e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve. Brenda një periudhe kohore deri tre javë nga ai moment, java e ardhëshme është ajo e përgatitjes, dhe tre javë nga ai moment propozimi duhet të jetë në sallën e Kuvendit.

Momentin që kemi një votë pro, një konsensus politik për vettingun politik atëherë do të procedojmë hap pas hapi siç është proceduar në rastet e mëparëshme, siç thashë duke mësuar nga gabimet dhe pësimet dhe duke siguruar që rrjeta e vettingut politik të mos lërë as peshq e as balena ti shpëtojnë kësaj rrjete.

 

Pyetje: Nëse kjo nuk ndodh, a do ta dëgjoni këshillën e ish-kryeministrit, zotit Berisha, për të mos hyrë në zgjedhje. Dmth hyrja e opozitës në zgjedhje është asgjësim me kryeministër Edi Ramën?

 

Basha: Siç ju thashë sot do të mbetemi tek çeshtja e vettingut dhe një gjë është e sigurtë: Kjo do të ndodhë. Në një mënyrë apo në një tjetër, kjo do të ndodhë. Një gjë është e sigurtë: Shqipëria nuk mund të qeveriset në Parlament nga Ballët e Çyrbet me shokë. Nuk mund të qeveriset nga Xhafët, Tahirët dhe nga një kryeministër I lidhur me krimin. Kjo nuk mund të ndodhë.

Ne kemi paraqitur këtë propozim politik që është detyra e opozitës, këtë alternativë që është detyra jonë. I kemi dhënë formën ligjore të amendamenteve Kushtetuese.

Tani është radha të pyesni Edi Ramën: Do ta votojë? Nëqoftëse jo, pse nuk do ta votojë?

Pastaj është radha jonë tu tregojmë se çfarë opsionesh kemi dhe çfarë rruge do të ndjekim, por një gjë është e sigurt: Shqipëria do të çlirohet nga bashkëqeverisja me krimin.

Detyra jonë është ta bëjmë sa më shpejt e më një faturë sa më të vogël për qytetarët shqiptarë. Por çdo orë që kalon, kjo faturë rritet dhe opsionet për ta arritur këtë ngushtohen. Sot po flasim për opsionin Kushtetues. Ndaj duke qenë të qartë për qëndrimin tonë sot, detyra juaj që ju e dini më mirë se tjua them unë, është të kuptoni se çfarë do të ndodhë me ata që e kanë në dorë ta bllokojnë.

Do ta bllokojnë vettingun politik apo do ta votojnë vettingun politik i cili është fjalë për fjalë, i njëjti instrument që është parashikuar në Kushtetutë për vettingun e gjyqtarëve dhe të prokurorëve.

 

Pyetje: Zoti Rama ka lajmëruar se do ti drejtohet Komisionit të Venecias. Pse nuk prisni Komisionin e Venecias dhe përgjigjen e tyre siç ka propozuar dhe kryeministri?

 

Basha: Pyetje shumë e mirë! Jam i bindur se secili prej jush e ka përgjigjen. E dini ju përgjigjen se pse nuk presim dhe se ky është një tjetër mashtrim. Ky tekst ka shkuar në Venecia dhe Venecia e ka aprovuar për gjyqtarët dhe prokurorët. Pastaj pa pyetur fare Venecian e kanë bërë për policët dhe gardistët. Tani që vjen puna të politikanët, tani duhet ta çojnë prapë në Venecia?!

Pra e gjithë kjo është një alibi për të zvarritur procesin. Hapini arkivat e 2014-2015 dhe do të shikoni se të njëjtën gjë bënë me dekriminalizimin. Të njëjtën gjë. Hapeni arkivin e para dy muajve, ligjin special Rama-Fusha, që e kaluan me procedurë të përshpejtuar. E mbani mend që tha dikush ta çojmë në Venecia dhe u çua “Toyota Yaris”dhe tha: Ta kalojmë njëherë e pastaj ta çojmë në Venecia! Habiti edhe Gramoz Ruçin, ministrin e fundit të brendshëm të komunizmit. E habiti edhe atë. Edhe parimet e Gramoz Ruçit u shokuan nga ideja që ta kalojmë me shpejtësi ligjin Rama-Fusha dhe pasi ta kalojmë ta çojmë në Venecia, ndërsa ligjin për vettingun e politikanëve ta çojmë në Venecia.

Jo. Jo. Ky ligj ka qenë në Venecia. Ka qënë për gjyqtarët dhe prokurorët dhe norma është pranuar për gjyqtarët dhe prokurorët. Norma është zbatuar për policët dhe gardistët dhe e njëjta normë do të zbatohet edhe për politikanët.

Ne nuk pranojmë të tërhiqemi zvarrë. Prandaj po ju them se ne jemi në rolin tonë politik. Kemi propozuar një zgjidhje e cila do të bëjë të mundur largimin e politikanëve të lidhur me krimin nga institucionet. Nëqoftëse pala tjetër e bllokon këtë iniciativë, padyshim që ne nuk mund dhe nuk do ta pranojmë këtë situatë, nuk do ta pranojmë këtë gjendje dhe do të hedhim hapa të tjerë. Se cilat do të jenë këto hapa, padyshim që të parët që do ti merrni vesh jeni ju dhe përmes jush do ta marrin vesh edhe qytetarët.

Sot nuk është dita të diskutojmë këtë. Sot është dita ti ktheni kamerat dhe mikrofonat nga ata që po e bllokojnë dhe ti pyesni: Do ta bllokoni apo do ta votoni vettingun politik?

Dhe të siguroni transparencë publike për hapat që duhen hedhur nga e premtja ora 13.00 që është afati sipas rregullores për të mbledhur Komisionin e Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit në një mbledhje të përbashkët.

 

Pyetje: Z. Basha ju deklaruat që vettingu i politikanëve do të ketë të njëjtin standard si vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Neni 33 i ligjit të vettingut, standardi i kontrollit të figurës, pika 4 a: Subjekti i rivlerësimit është fotografuar ose kur një dëshmitar mund të përshkruhet në një takim me një person të përfshirë me krimin e organizuar.Kjo pikë mund të vlejë për gjyqtarët dhe prokurorët, nuk vlen për politikanin, i cili për shkak të specifikës së profesionit, takon shumë njerëz. Ju kërkoni që Ligji të jetë kaq i ashpër apo ne kur të kemi një përkufizim për kontaktin e papërshtatshëm për politikanin, do ta kemi më specifik?

 

Basha: Përcaktimi kushtetues do të jetë i njëjti. Përcaktimet ligjore kanë për qëllim jo të ndërtojnë mekanizma të pazbatueshëm, as të bëjnë sho# dhe shfaqje, por të garantojnë që në Parlament apo në Qeveri, të mos kemi politikanë të cilët bashkëqeverisin me bandat.

Rasti i Sajmir Tahirit, rasti i Fatmir Xhafës, vetë rasti i Edi Ramës, tregojnë qartë se këta njerëz jo thjeshtë fotografohen me kriminelë nëpër dasma e nëpër gostira, këta bashkëqeverisin me krimin.

Sajmir Tahiri bashkëqeverisi me Habilajt, Fatmir Xhafaj bashkëqeverisi me bandën e Agron Xhafës dhe ortakëve të tij, Edi Rama nuk qeveris sot, dhe ia ka dorëzuar qeverisjen bandave sepse e mbajnë peng bandat për shkak të përfshirjes së tij dhe të vëllait të tij në fabrikën e kokainës.

Këto nuk janë fotografi dasmash, këto janë probleme, reale, të vërteta, që kanë çuar në paralizën e institucioneve, kapjen e institucioneve.

Kanë çuar në qeverisjen e lagjeve dhe të qyteteve nga bandat kriminale, kanë çuar në shkatërrimin total të moralit dhe funksionimit të policisë së shtetit, kanë çuar në kapjen e ekonomisë, që pastron paratë e pista të drogës e të krimit, me lojëra fati, me ndërtime, me PPP, me koncesione.

Korrupsioni në drejtësi, është zgjatim dhe prodhim i korrupsionit politik. Është korrupsion i politikanëve të lartë, që lindin nevojën për një drejtësi të korruptuar që i mbronte ata dhe nuk i ndëshkonte para ligjit.

Prandaj, të mos ketë askush asnjë fije dyshimi.

Vettingu dhe standardi i vettingut të politikanëve, ka një qëllim.

Të flakim, për të përdorur fjalët e Paolo Borselinos, “estramettere”, të flakim, “estramettere”, t’i flakim nga institucionet politikanët që bashkëpunojnë me krimin dhe shoqërohen me krimin.

 

Pyetje: Po Komisioni i Venecias çfarë thotë?

 

Basha: Sepse Venecia është shprehur një herë për këtë dhe nuk kanë kohë banorët e Dobraçit të presin Venecian, që të shprehet prapë për diçka për të cilën është shprehur. Besoj se kjo është e qartë. Shqiptarët nuk kanë kohë të presin që Venecia të shprehet për diçka për të cilën është shprehur, katër herë. Nuk ka shqiptar të bindet se duhet të shkojë prapë Edi Rama në Venencia për t’i pyetur gjyqtarët dakord, prokurorët dakord, policët dakord, a mund të bëjmë vetting edhe për politikanët? Se kjo nuk është asgjë tjetër përveçse të blejmë kohë për bandat dhe krimin e organizuar. Në rrafshin praktik kjo do të thotë të kesh më shumë banditë që t’i bien me automatik shtëpive të kolegëve tuaj. Dhe ne nuk kemi kohë të presim për këtë. Prandaj, ose do të zgjidhet kështu në këto parametra, ose ndryshe opozitës së qytetarëve i lind detyra të përpunojnë opsione të tjera.

 

Pyetje: Do ta kushtëzojë vettingu në politikë praninë tuaj në Parlament?

 

Basha: Ne do të bëjmë detyrat tona përsa i përket këtij procesi. Ajo që ka rëndësi nuk është se çfarë do të bëjmë dhe si do ta bëjmë në Parlament, rëndësi ka: do të votohet apo jo vettingu për politikanët nga Edi Rama dhe deputetët e tij? Nëse do të votohet, kjo hap një mundësi për të institucionalizuar objektivin tonë kryesor që është ndarja e politikës me krimin. Nëse jo, atëherë ne nuk kemi përse të gënjejmë as veten tonë, as shqiptarët dhe as miqtë tanë ndërkombëtarë dhe as të pranojmë që të gënjehen ata dhe pastaj, pasi të gënjehen, të gënjejnë edhe ata para kamerave e të na flasin për vazhdimësinë e reformave, por do t’u themi: ky është një vend që ka një grusht shteti kushtetues, pa gjykata, pa prokurori, pa polici dhe ku kontrolli i territorit dhe i ekonomisë është në duart e krimit. Dhe ku ata që ia kanë dhënë nën kontroll krimit, refuzojnë që, në mënyrë ligjore dhe kushtetuese, me të njëjtat standarde që bëhet vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët, t’i nënshtrohet vettingut për veten e tyre.

Kjo është rruga në të cilën do të ecim. Nuk ka asnjë dilemë, nuk ka asnjë paqartësi. Ndërsa padurimit për të kaluar tek hapat e tjerë, do t’i përgjigjem me një kërkesë dhe një lutje që, pasi të keni marrë të plotë dhe të qartë qëndrimin tonë, mos ta lini në pikëpyetje qëndrimin e palës tjetër. Qëndrimi i palës tjetër për vettingun në politikë,do të jetë edhe shkaku apo arsyetimi i hapave të tjerë, të cilat opozita është e detyruar të hedhë.

 

 

Pyetje: Z. Basha, Përse nuk i ndihmuat dje qytetarët kuksianë të mobilizohen në protestë kundër tarifës së “Rrugës së Kombit”, në një kohë që jemi koshientë që policia ka ushtruar presion. Kështu ka deklaruar opozita dhe këshilltarët e Bashkisë së Kukësit. Policia ka ushtruar presion për të ndaluar çdo tentativë për protestë. Në një kohë që ju dhe qytetarët jeni për tarifë zero.

 

Basha: Qëndrimi im politik është i qartë. E përsërita dy ditë më parë..

 

Ndërhyrje e gazetares pa mikrofon

 

Basha: Do të bëjmë debat apo do më bëni pyetje? Se nëse do të bëni debat, atëherë jo në raport me ju, por në raport me televizionin që përfaqësoni, kam shumë për të thënë. Është televizion tërësisht në shërbim të qeverisë. Jeni Top Channel apo jo?

 

Gazetarja: Jo, jam gazeta Shekulli.

 

Basha: Ah Shekulli, mirë. Keni një të përbashkët me Top  Channel sa i përket drejtimit dhe pronësisë. Jeni të dy në kaçurrelat e Edi Ramës.

Nuk është e vërtetë kjo që thatë ju. Ne kemi një qëndrim të qartë dhe qytetarët kanë marrë një përgjigje të qartë nga PD.  Ne nuk e njohim atë koncesion dhe do ta anulojmë me ardhjen tonë në pushtet. Ne do ta hetojmë atë plotësisht.

Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të ngihen dhe të rezistojnë me të gjitha format dhe mënyrat. Dje, sot, nesër, pasnesër dhe natyrisht jemi për t’i mbështetur siç i mbështetëm edhe herën e parë. Por opozita nuk ka as reparte ushtarake, as kamionë ushtarakë, opozita ka mesazhin, ka të vërtetën, ka alternativën, dhe këto të treja i ka shpalosur në mënyrë të qartë gjatë gjithë këtyre kohëve sa i përket koncesionit korruptiv të “Rrugës së Kombit”, sa i përket koncesioneve të tjera korruptive dhe gjithçkaje tjetër. Dhe në vijim të qëndrimeve tona siç ju kam njofttuar në gusht, shumë shpejt do të publikojmë platformën tonë për vettingun e koncesioneve dhe PPP-ve ku do të përfshihet, enti publik dhe enti privat që është i përfshirë në marrjen dhe zhvatjen e pasurive publike. Pra nuk ka asnjë paqartësi këtu, përveç atyre që duan të jenë të paqartë. Atyre u them të qartësohen.

 

Pyetje: Një pyetje kam për diskutimin që do të bëhet ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese të Ligjit për Teatrin. A do të jetë opozita në Komision dhe në seancë plenare ditën e enjte?

 

Basha: Do të kemi një mbledhje grupi për të vendosur për këtë çështje dhe do të njoftoheni shumë shpejt.

 

Pyetje: A keni një koment për shembjen e shtëpive në Jalë?

 

Basha: Siç ju thashë, ne sot do ta mbajmë tek çështja e vettingut. Unë ju respektoj shumë, por duhet të respektoni fokusin, që kemi vendosur sot. Në Jalë ndodhen dy deputetët tanë, Agron Shehaj dhe Nada Meçorapaj, të cilët po mbledhin informacion mbi dhunën e ushtruar atje. Ne do të mbledhim informacionin e plotë dhe do të hedhim të gjitha hapat që na takojnë në mbështetje të qytetarëve dhe kundër dhunës barbare të Edi Ramës, ku sipas informacioneve paraprake bëhet për qëllime korruptive, për t’i hapur rrugë ndërtimeve korruptive.

 

Pyetje: Z. Basha, do të përfshijë vettingu lidhjen e politikanëve me biznesmenët?

 

Basha: Politikanët e lidhur me krimin dhe justifikimi i ligjshmërisë së pasurisë së tyre, sipas kritereve të përcaktuara qartë edhe në parimet e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët, janë dy piketat kryesore të vettingut për politiikanët. Ju ftoj dhe ju nxis të lexoni dokumentet që ju kemi shqpërndarë, që të jeni fare të qartë, të mos keni asnjë paqartësi.

 

Pyetje: Tek mekanizmi që do të bëjë vettingu në politikë. Ju keni përkrahë ligjvënës mjaft të mirë të Partisë Demokratike, që shpeshherë përdorin një shprehje që mund t’jua citoj : Djalli fshihet pas detajeve. Kush është djalli që fshihet pas detajit të propozimit të Partisë Demokratike. Përse po e mbani sekret, ku me tone gati kërcënuese ju i kujtoni z. Kryeparlamentar rregulloren e Kuvendit që ka një javë kohë për të diskutuar nismën e PD.

 

Basha: Djalli nuk fshihet në detaje, djalli është në Kuvend, djalli është në Qeveri, djalli është në Dobraç, djalli është para shtëpisë së koleges suaj, ku i ranë me automatik, djalli po u merr jetën shqiptarëve nga mëngjesi deri në darkë, dhe kjo për arsye se Edi Rama ka bërë pakt me krimin. Edi Rama duhet të thotë do ta votojë apo jo vettingun në politikë. Nëqoftëse nuk e voton vettingun në politikë, atëherë le ta dinë të gjithë shqiptarët dhe bota mbarë që nuk ka më asnjë rekurs institucional, nuk ka asnjë mënyrë tjetër për t’u përballur me krimin në mënyrë politike dhe institucionale. Dhe pasojat do t’i diskutojmë pastaj bashkë me shqiptarët për t’i dhënë përgjigjen përfundimtare.

 

 

 

Read More
18 Sht
0

Qeveria grabit pronën e banorëve në Jalë, pa asnjë paralajmërim

  • Qeveria grabit pronën e banorëve në Jalë, pa asnjë paralajmërim
  • Policia dhunoi dhe shoqëroi familjarë, bashkë me ta edhe një 14 vjeçare
  • Deputetët Shehaj dhe Meçorapaj: Shteti sulmon qytetarët thjeshtë e jo bandat e krimin, koha të bashkohemi!

Deputetët e qarkut të Vlorës Agron Shehaj dhe Nada Meçorapaj, ishin në Jalë pranë banorëve, shtëpitë dhe pronat e të cilëve u shkatërruan nga IKMT pa asnjë dokument zyrtar. Ata theksuan se këto prona kërkohet të përvetësohen për afera klienteliste dhe korruptive pranë qeverisë.

Deklaratë e deputetit të Vlorës, Agron Shehaj

Këtu në jalë ka ndërtime pa fund pa leje, por laku gjithmonë bie mbi shpinën e fukarenjve.

E vërteta është që Edi Rama dhe oligarkët e tij e duan bregdetin për vete. Këtë bregdet që ju shihni këtu, me një potencial të jashtëzakonshëm turistik, nuk duan ta ndajnë me asnjë, e duan vetëm për vete.

E vetmja mundësi që kanë shqiptarët është që të bashkohen dhe të mbështesim njëri-tjetrin.

Sepse mund të vijë dita për secilin prej nesh që të bëhemi viktimë e këtij regjimi dhe e këtij grupi.

 

Deklaratë e deputetes së Vlorës, Nada Meçorapaj

Jemi këtu në mbështetje të banorëve të cilët sot janë zgjuar në një terror të jashtëzakonshëm dhe vazhdon akoma. Siç e shikoni në sfond, janë akoma duke u prishur. Zhurmat e fadromave dhe të mjeteve të rënda të cilat janë duke shkatërruar të gjitha objektet që janë këtu. Sipas banorëve ata nuk kanë pasur informacion që ditën e sotme në 5 të mëngjesit do të zhvillohej ky aksion. Po sipas tyre konfirmohet se nuk ka projekt të justifikojë këto lloj prishjesh. Kjo ka mbrapa aktin korruptiv e cila po shkakton një katastrofë për të gjithë banorët e kësaj zone. Ka të bëjë me të gjithë ata ndërtues që janë mbrapa firmës së kryeministrit Rama. Ka të bëjë me oreksin e madh të tyre për gjithçka, për atraksionin turistik, për këtë vend të mrekullueshëm që është Jala. Me a duket Jala po bëhet një zonë e ndaluar për të gjithë ata që janë autoktonë, pasi kanë tokën e tyre të trashëguar brez pas brezi ne këtë vend, por po bëhet i oligarkëve dhe i qeverisë. Jemi në mbështetje të banorëve. Është e paprecedentë që të arrestohen banorët dhe një familje e tërë dhe një vajzë 14 vjeç e cila është marrë zvarrë prej leckash, sepse kërkon të mbrojë pronë  dhe tokën e tyre. Janë të lindur këtu. Janë autoktonë. Kjo pronë nuk është e asnjë qeveritari, nuk është e asnjë pushtetari. Është atyre që kanë lindur dhe meritojnë ta gëzojnë.

 

Agron Shehaj: Shteti është i kapur nga banditë. Në një kohë që kërcënon deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, duke më thënë “Do e mbash mend se kush jam”, imagjinoni se çfarë mund të bëjë me këta njerëz këtu. Mesazhi është e duhet të bashkohemi të gjithë bashkë, është e vetmja mundësi. Sot në mëngjes janë paraqitur rreth 300 forca policie për të nxjerrë nga shtëpia 30 familjarë.

Read More
18 Sht
0

Lirimi nga burgu para kohe i Ermal Hoxhës është bërë me urdhër të Edi Ramës, i cili po mbron nga drejtësia vëllain e tij Olsi Rama, garanti kryesor i ndërtimit të fabrikës së kokainës në Xibrakë 4 vjet më parë

  • Lirimi nga burgu para kohe i Ermal Hoxhës është bërë me urdhër të Edi Ramës, i cili po mbron nga drejtësia vëllain e tij Olsi Rama, garanti kryesor i ndërtimit të fabrikës së kokainës në Xibrakë 4 vjet më parë.

ERVIN SALIANJI, DEPUTET

Lirimi nga burgu para kohe i Ermal Hoxhës, anëtar i bandës së kokainës në Xibrakë, është provë e re sesi krimi i organizuar në Shqipëri kontrollon drejtësinë nëpërmjet kryeministrit të vendit Edi Rama.

Lirimi nga burgu para kohe i një trafikanti ndërkombëtar droge, pjesë e krimit të organizuar, është i papranueshëm jo vetëm për Partinë Demokratike, por për shumicën e shqiptarëve që kërkojnë luftë me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar.

Shqiptarët duhet ta dinë se trafikanti i kokainës Ermal Hoxha është liruar para kohe nga burgu për një arsye: ai ka mbrojtjen direkte të kryeministrit Edi Ramës. Duke mbrojtur Ermal Hoxhën, Edi Rama mbron nga drejtësia vëllain e tij Olsi Rama, i cili është garanti kryesor i ndërtimit të fabrikës së kokainës në Xibrakë 4 vjet më parë.

Kushtet për lirimin para kohe të Ermal Hoxhës dhe organizatës kriminale të kokainës së Xibrakës u parapërgatitën një vit më parë, kur bandës iu ul dënimi përfundimtar me disa vjet nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.

Ulja drastike e dënimit dhe lirimi para kohe me urdhër të Kryeministrit Rama i trafikantëve ndërkombëtar të drogës është thikë pas shpine edhe për partnerët tanë ndërkombëtarë. Me ndërhyrjen e partnerëve qeveria u detyrua të arrestojë disa prej trafikantëve të drogës, duke i dhënë kohë për arratisje kreut të rrjetit ndërkombëtar të kokainës, Genci Xhixha, mik i ngushtë me Olsi Ramën.

Prandaj, opozita kërkon vettingun e politikanëve për të bërë të mundur shkëputjen përfundimtare të krimit nga politika dhe qeverisja e vendit.

Read More
17 Sht
0

Brenda një dite u mbyllën 150 shkolla, mes tyre shkollat në vendlindje të Fishtës dhe Asdren-it, në katër vjet 130 mijë nxënës kanë braktisur mësimin

  • Ministria e Arsimit fsheh numrin e shkollave të mbyllura dhe numrin e nxënësve të cilët nuk nisën ditën e parë mësimore. 
  • PD evidenton se brenda një dite janë mbyllur 150 shkolla, mes tyre shkollat në vendlindje të Fishtës dhe Asdren-it, në katër vjet 130 mijë nxënës kanë braktisur mësimin.
  • Ministria e Arsimit shkeli Ligjin, mbylli shkollat pa konsultim me komunitetin. Gjendja në arsim është katastrofike si rrjedhojë e politikanëve antisociale të Edi Ramës dhe politikave të dështuara Rama-Nikolla në arsim. 
  • Partia Demokratike do të ketë arsimin prioritet në programin e saj, financim në nivelin 5% për arsim cilësor dhe të barabartë për të gjithë.

DEKLARATË E KRYETARES SË KOMISIONIT TË EDUKIMIT, ALBANA VOKSHI

Sot është dita e parë e shkollës së vitit shkollor 2018-2019. Qindra mijëra fëmijë e kanë sot një ditë shumë të rëndësishme, e kanë një ditë të mbushur plot emocione dhe emocionet shkojnë jo vetëm për fëmijët por edhe për prindërit, fëmijët e të cilëve sot e kanë ditën e parë të shkollës.

Ndaj unë gjej rastin që nga përpara Ministrisë së Arsimit t’i uroj të gjithë fëmijëve, në të gjithë Republikën e Shqipërisë, po ashtu edhe 34  mijë mësuesve një vit sa më të mbarë dhe sa më të suksesshëm!

Por aryseja përse unë sot jam para jush është se jo të gjithë fëmijët e kanë pasur një ditë me emocione, një ditë të lumtur. Janë me mijëra fëmijë në të gjithë Republikën e Shqipërisë, por kryesisht në zonat rurale të cilët ose nuk kanë patur mundësi që të shkojnë në një shkollë, pasi shkollat  e tyre janë mbyllur, ose janë detyruar të udhëtojnë me kilometra të tëra edhe më këmbë për të shkuar në shkollën më të afërt.

Sot që është dita e parë e shkollës nuk kemi as edhe një informacion nga Ministria e Arsimit për numrin e mbylljes së shkollave; sa është numri total dhe ku janë shkollat që janë mbyllur? Sa është numri i nxënësve që duhen të shpërngulen nga njëra shkollë e mbyllur në shkollat e tjera? Sa është numri total i mësuesve të cilët kanë ngelur në ditën e parë të shkollës, të cilët janë edhe me shumë përvojë dhe eksperiencë, të cilët sot gjenden në rrugë?

Partia Demokratike duke mos pritur informacione nga Ministria e Arsimit, sot ka pasur në terren të gjithë deputetët e saj të cilët kanë vizituar të gjitha shkollat e mbyllura në të gjitha fshatrat. Në fakt gjendja është shumë e rëndë, është tronditëse, pasi janë rreth 150 shkolla të mbyllura.

Në oborret e shkollave nuk ka fëmijë të qeshur e të lumtur, por fëmijët janë zëvendësuar me qen ose me gjela, ose me pula, ose me shkurre. Por, faktin që unë dua të përmend sot janë edhe më të rënda, pasi jo vetëm ka dhjetëra shkolla të mbyllura në të gjitha qarqet e vendit, janë rreth 9 shkolla në Lezhë, 10 shkolla në Bulqizë, 10 shkolla në Mat, 6 shkolla në Klos, 8 shkolla në Pogradec, 3 shkolla në Devoll, 18 shkolla në Elbasan, 18 shkolla në Gjirokastër, 8 shkolla në Tiranë, 3 shkolla në Berat, janë disa shkolla në Vlorë, është një shkollë në Shkodër, janë rreth 150 shkolla të mbyllura sot. Gjendja në arsim është katastrofike dhe e gjitha kjo ka ardhur si rrjedhojë e politikanëve antisociale të Edi Ramës, si pasojë e politikave të dështuara Rama-Nikolla në arsim, si pasojë e braktisjes së arsimit, si pasojë e braktisjes së shkollave, sepse qytetarët duke qenë kaq të varfër, duke mos pasur asnjë mundësi jetese në qytet dhe në fshat, janë detyruar të azilojnë, janë detyruar që të braktisin shkollën.

Nuk janë mbyllur vetëm klasa kolektive ashtu sikurse Ministrja e Arsimit pretendon, por janë mbyllur edhe shkolla mëmë, dhe një pjesë prej tyre shkolla që kanë vlera shumë të rëndësishme historike, janë mbyllur sot dhe e kemi denoncuar nga deputetët e Partisë Demokratike, është mbyllur shkolla në vendlindjen e Fishtës.

Është mbyllur sot shkolla në vendlindjen e Asdren-it, janë mbyllur shkolla të cilat janë hapur që në 1920 dhe 1926, me para të emigrantëve shqiptarë në Amerikë dhe sot Rilindja e Ramës i mbyll. Dhe mbyllja e shkollave është bërë në mënyrë antiligjore.

Është bërë në mënyrë antiligjore, pasi Ministrja e Arsimit ka shkelur nenin 41 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar.

Për mbylljen e një shkolle, duhet të dalë një urdhër i Ministres së Arsimit, por duke pasur paraprakisht konsultim me komunitetin dhe duke pasur gjithashtu një propozim me shkrim të përbashkët nga Bashkia, njësia vendore, së bashku me drejtoritë arsimore lokale.

Përderisa Ministria nuk i ka bërë publike këto, atëherë ka shkelur urdhërin në mënyrë flagrante pasi asnjë pikë e nenit 41 nuk është përmbyshur.

Dua të denoncoj në emër të Partisë Demokratike, keqqeverisjen, mungesën e investimeve, mungesën e fondeve, për sa i përket sektorit që është më jetik për të gjithë qytetarët shqiptarë që është arsimi.

Arsimi sot është në ditën më të zezë, arsimi në fonde është në ditën e tij më të ulët, ndaj unë jam këtu për të premtuar se Partia Demokratike do ta ketë prioritet i prioriteteve në programin e saj. Financimi për arsimin do të jetë në nivelin 5%, duke siguruar një arsim cilësor dhe të barabartë për të gjithë, si në qytet edhe në fshat.

Read More
16 Sht
0

Basha thirrje shqiptarëve në Maqedoni të dalin masivisht në votime

Ali Ahmeti: “Falenderoj nga zemra mikun tim Lulzim Bashën për këtë përkrahje kaq të sinqertë që po u jep jo vetëm shqiptarëve por të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë sepse 30 shtatori është paqja, stabiliteti, siguria, ardhmëria, marrëdhënia me fqinjët, janë në dobi të të gjithëve dhe nga paqja fitojmë të gjithë.”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot një vizitë në Maqedoni ku u takua me të gjithë lidershipin shqiptar. Zhvillimi i referendumit në 30 Shtator ishte temë qendrore e bisedimeve të z Basha. Ai u prit nga kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Menduh Thaçi, kryetari i Lëvizjes Besa, z. Bilal Kasami, kryetari i Partisë Aleanca e Shqiptarëve, z. Ziadin Sela, si dhe nga kryetari i Komunës së Strugës, z. Ramiz Merko.

Në takimet me krerët e politikës shqiptare në Maqedoni, Basha vlerësoi si shumë të rëndësishme mbështetjen e shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë për të votuar në referendumin e 30 shtatorit ç’ka do t’i hapë rrugën anëtarësimit të Maqedonisë në NATO por edhe të garantimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan.

Më poshtë, prononcimi i plotë për mediat pas takimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.

Ali Ahmeti: Kisha kënaqësinë të bëj një takim me mikun tim, kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, me ç’rast nga zemra me rrjedh që miqtë e vërtetë në ditë të rëndësishme takohen e bashkëbisedojnë kokë me kokë për zhvillime, aq më tepër në këto ditë të rëndësishme ku kryetari i PD-së së Shqipërisë na dha forcë e na inkurajoi për një proces shumë të rëndësishëm. E informova mbi organizimin tonë, mbi rrjedhën e zhvillimeve në vend. Në 30 shtator vendoset për paqen, për stabilitetin, për sigurinë. vendoset mbi ardhmërinë për vendin tonë.​

Është një moment historik që nuk përsëritet dhe tërësisht për këtë angazhim z Basha na dha përkrahjen e fortë që ne të vazhdojmë me përkushtim që vendi ynë të jetë anëtar i plotë në NATO, të jetë anëtar i plotë në Bashkimin Europian. dhe me 30 shtator vendoset jo vetëm për një Maqedoni stabile por për një rajon shumë më të sigurtë, si për popujt që jetojnë këtu ashtu edhe vendet rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Prandaj do doja ta falenderoja nga zemra mikun tim Lulzim Bashën për këtë përkrahje kaq të sinqertë që po u jep jo vetëm shqiptarëve por të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë sepse 30 shtatori është paqja, stabiliteti, siguria, ardhmëria, marrëdhënia me fqinjët, janë në dobi të të gjithëve dhe nga paqja fitojmë të gjithë. Ky ishte mesazhi që dha kryetari i Partisë Demokratike i cili na entuziazmoi dhe besoj se suksesi nuk do të mungojë i dashur z Basha.

Me 30 shtator nuk është një referendum i thjeshtë. Me 30 shtator nuk votohet thjeshtë për një marrëveshje të arritur mes dy vendeve ku zgjidhet një problem gjysëm shekullor. Me 30 shtator votohet për ardhmërinë e vendit tonë. Në 30 shtator votohet për më shumë paqe, stabilitet dhe siguri dhe kjo arrihet duke qënë anëtar në NATO dhe në BE. Kjo do të thotë se 30 shtatori është ditë historike për ne. Ditë e papërsëritshme.

Të gjithë qytetarët duhet të jenë të vetëjdishëm se vendoset për faqet e tyre pavarësisht se kujt komuniteti dhe feje ata i takojnë. Ditë historike dhe asnjë nuk duhet të hezitojë por të dalin e të votojnë për të ardhmen e vendit tonë.

Lulzim Basha: Kam ardhur të ndaj me kënaqësi qendrimin e përbashkët të të gjithë forcave politike të shqiptarëve në Maqedoni. Liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, miku im Ali Ahmeti, e tha qartë dhe shkoqur. Mesazhi i tij, i cili rezonon sot anembanë Maqedonisë pranë qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, është mesazhi i stabilitetit, i paqes, i sigurisë dhe i të ardhmes së sigurtë të Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj si anëtare e aleancës më të madhe më të fuqishme politike dhe ushtarake në botë, aleancës së NATO-s dhe si prolog i anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Europian.

Unë jam këtu që në emër të Partisë Demokratike të mbështes dhe të përgëzoj nga zemra përpjekjet e palodhura të lidershipit shqiptar, të z Ali Ahmeti, të kolegëve të tij, krah për krah edhe forcave të tjera politike të Maqedonisë që me 30 shtator të shënohet një kapitull i rëndësishëm për Maqedoninë por edhe për mbarë rajonin duke hedhur hapin vendimtar drejt anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

Partia Demokratike ka një porosi apo një këshillë, një mesazh për të gjithë qytetarët e Maqedonisë e në veçanti për bashkëkombasit tanë shqiptarë, të dalin masivisht e të marrin pjesë masivisht të gjithë në referendumin e 30 shtatorit dhe të hedhin votën e tyre për Maqedoninë në NATO dhe për të ardhmen e sigurtë euroatlantike dhe europiane të Maqedonisë dhe mbarë rajonit.

 

Read More
15 Sht
0

Në vend që të luftojë bandat, policia godet qytetarët

  • Policia është sjellë si bandë me familjen e të plagosurit në Rremas të Lushnjës, e cila nuk ka asnjë lidhje me kriminelët e kërkuar.
  • Në vend që të luftojë bandat, policia godet qytetarët, duke u përdorur për show nga qeveria e lidhur me krimin.
  • Siguria në vend mund të kthehet vetëm me çlirimin e qeverisë nga krimi. Të bëhemi zotër të vetes. Kjo qeveri të vret natën dhe të qan ditën.

DEPUTETËT ERVIN SALINJI DHE MYSLYM MURRIZI NË FAMILJEN E TË PLAGOSURIT NË GJUMË NGA POLICIA 

Sekretari i Aksionit Qytetar, deputeti Ervin Salianji dhe Kryetari i PD se Lushnjës, deputeti Myslym Murrizi vizituan familjen e 77 vjeçarit Haxhi Lika, i plagosur në shtëpinë e tij nga policia në fshatin Rremas të Lushnjës. Familjarët e të moshuarit të pafajshëm, të goditur me plumb në kokë nga policia, treguan keqtrajtimin dhe ushtrimin e dhunës pa asnjë shkak.

“Terror or burrë, terror. U thashë, aman ore çfarë ju kemi bërë, kush jeni? Çfarë doni nga ne u thashë”- u shpreh njëri prej familjarëve që tregonte dhunën e policisë, ndërsa e ema e moshuar qante.

Gjyshja e familjes, me bashkëshortin e plagosur dhe fëmijët e dhunuar ishte akoma e tronditur nga dhuna e ushtruar nga policia në këtë familje që thotë se nuk ka asnjë lidhje me të kërkuarit nga policia.

“Myslym Murrizi: Me këta dy persona që me demek janë në kërkim keni lidhje miqësore? I njihni? 

Nipi i të plagosurit: Jo, jo fare. Nuk e dimë fare. Nuk kemi lidhje farefisnore fare. As nuk i njoh, as nuk më njohin, çfarë të të them unë.” 

Dëshmitë e familjarëve nxorën në pah mashtrimin  e policisë se i plagosuri ka dalë në dritare i armatosur, një pretendim i pavërtetë përsa kohë ai e ka plumbin në kokë dhe jo në bark, siç duket nga lartësia e vrimave në mur.

“Nipi i të plagosurit: Xhaxhai ka qenë shtrirë. Sa është ulur, e ka kapur në kokë. 

Myslym Murrizi: Në atë distancë që është, 1 metër, ka qenë në krevat, se po të ishte në këmbë, do ta kapte në bark plumbi jo në kokë.”

Deputeti Ervin Salianji kërkoi ndjekjen penale të kujtdo që ka shkrpeur armën ndaj një qytetari të pafajshëm dhe ka ushtruar ndaj një familjeje të zakonshme, pa lidhje me krimin.

“Kanë blinda ata në Vlorë. Përse nuk venë në Shkodër, përse nuik venë në Lushnje në qytet, me bandat e Aldo Bares. Përse nuk përballen këta në mënyrë të drejtpërdrejt me “Hakmarrjen për Drejtësi”, përse nuk përballen këta me vëllain e kryeministrit, po me bandat e vëllait të Ministrit të Brendshëm përse nuk përballen këta? Ata vijnë tek ju që jeni punëtorë, që punoni, që jeni të pamundur, sepse janë të pafuqishëm, janë të tredhur për t’u përballur me bandat ata.”-u shpreh Salianji.

Salianji tha se situata dramatike e sigurisë së qytetarëve sot mund dhe duhet të ndryshojë vetëm duke çliruar qeverinë nga krimi.

“Ne po themi dhe ju po thoni, kemi thënë që Zoti na ruaj. Tani duhet të bëhemi zotër të vetes sonë. Me këtë qeverisje nuk ecet më. Këta janë banditë. Këta janë fiks ajo shprehja, që vijnë të vrasin natën dhe të qajnë ditën.”- tha Ervin Salianji.

Read More
15 Sht
0

Kompania e bixhozit të vëllait të Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj dhjetëfishoi të ardhurat nga 1 milionë euro në 10 milionë euro pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës

  • Kompania e bixhozit të vëllait të Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj dhjetëfishoi të ardhurat nga 1 milionë euro në 10 milionë euro pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës. 
  • Pasuria marramendëse që ndan me krimin e organizuar e detyron Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të refuzojnë vettingun e politikanëve.

ENKELEJD ALIBEAJ, NËNKRYETAR I KOMISIONIT TË LIGJEVE

Partia Demokratike i njohu shqiptarët një ditë më parë me fakte tronditëse, të bazuar në dokumenta zyrtarë, sesi Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të marrë nën kontroll industrinë e bixhozit nëpërmjet vëllezërv të tyre Olsi Rama dhe Agron Xhafaj.

Edi Rama, me firmën e tij, i dha të vëllait koncesionin korruptiv prej miliona eurosh të monitorimit të sistemit online të pikave të basteve, të cila, gjatë qeëverisë së Edi Ramës, u katërfishuan që fitimet e të vëllait të jenë edhe më të mëdha.

Fatmir Xhafaj bllokoi për 8 muaj ligjin e mbylljes së lojrave të fatit në qytete dhe pastaj, bashkë me “Hakmarrjen për Drejtësi” me lidhje direkte me Olsi Ramën, e ndryshuan ligjin, duke dëshmuar sesi funksionon në praktikë lidhja mes pushtetit dhe krimit të organizuar, që kontrollon lojrat e fatit.

Shqiptarët duhet ta dinë se gjatë qeverisë së Edi Ramës numri i kompanive të licensuara për bastet u përqendrua në 3 duar.

Shqiptarët duhet të dinë se 1 nga 3 kompanitë më të fuqishme të basteve në Shqipëri zotërohet nga Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, i dënuar në itali për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në krim të organizuar .

Shqiptarët duhet ta dinë se disa nga pikat më të njohura të basteve që u zhvasin paratë shqiptarëve në vesin më shkatërrues për familjet jane Ecobet, Baste live, Eurolive, Basti shqiptar, të gjitha të zotëruara nga kompania prapa së cilës qëndron vëllai i Minitrit të Brendshëm.

I fshehur pas identitetit të dy anëtarëve të tjerë të bandës, të dënuar në të njëjtin proces në Itali, Agron Xhafaj, ia ka dalë që, menjëherë pas ardhjes në pushtet të të vëllait  Fatmir Xhafaj, të zgjerojë aktivitetin e kompanisë së basteve me shtimin e 2176 pikave të reja në të gjithë Shqipërinë.

Sot, ne po publikojmë të dhëna të tjera që tregojnë sesi kompania e basteve, prapa të cilës qëndron vëllai i Ministrit të Brendshëm ka rritur fitimin në mënyrë të frikshme në 4 vitet e pushtetit të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.

Sic tregohet në grafik, nga një kompani me të ardhura jodomethënëse për një biznes bastesh, kompania e Agron Xhafajt ka nisur rritjen galopante ditët e para të ardhjes në pushtet të Edi Ramës.

Nga 1 milionë dollarë ne vitin 2014 të ardhurat e kompanisë së basteve të vëllait të Ministrit të Brendshëm janë dhjetëfishuar në 4 vjet, duke shkuar në 10 milionë dollarë në vitin 2017.

Është kjo pasuri marramendëse që ndan me krimin e organizuar, e cila detyron Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të refuzojnë vettingun e politikanëve.

Edi Rama ka frikë të pranojë për vete të njëjtat standarde si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët, sepse kryeministri i Shqipërisë është peng i krimit të organizuar.

Read More
14 Sht
0

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe për të pastruar paratë e krimit

 

  • Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe për të pastruar paratë e krimit dhe të drogës nëpërmjet lojrave të fatit, të kontrolluara nga vëllezërit e tyre. 
  • Fatmir Xhafaj bllokoi në komision ligjin e lojrave të fatit për 8 muaj për interes të kompanive të vëllait Agron Xhafaj, të fshehura pas emrave të dy anëtarëve të bandës. 
  • Kompania e Agron Xhafajt me Ecobet, Baste Live, Eurolive etj janë shtuar me 2176 pika që nga viti 2014. 
  • Kompania e ortakut të Olsi Ramës me firmën e Edi Ramës do të fitojë miliona euro nga koncesioni i monitorimit të sistemit online të lojrave të fatit. 
  • Lidhja me krimin e organizuar dhe aktivitetin kriminal të pastrimit të parave të krimit, arsyeja e vërtetë pse Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj refuzojnë vettingun e politikanëve. 

JORIDA TABAKU, NËNKRYETARE E KOMISIONIT TË EKONOMISË

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe për të pastruar paratë e krimit dhe të drogës nëpërmjet lojërave të fatit.

Dy njerëzit më të pushtetshëm të vendit, kanë ofruar mundësi korruptive dhe mbrojtje politike për vëllezërit e tyre.  Olsi Rama dhe Agron Xhafaj në fushën e bixhozit dhe të lojërave të fatit.

Fatmir Xhafa si kryetar i Komisionit të Ligjeve në vitin 2015 bllokoi ligjin për mbylljen e lojërave të fatit në qytete duke detyruar që të dalin nga tregu biznesmenë të ndershëm dhe të suksesshëm, që kishin mbi 25 vite, për t’i përqëdnruar lojërat e fatit në dy ose tre duar.

Lojërat e fatit jo vetëm nuk u mbyllën por u shumëfishuan nën presionin e kryetarit të atëhershëm të Komisionit të Ligjeve.

Të gjithë e mbajnë mend sherrin e papreçedentë të Fatmir Xhafës, me drejtuesen e atëhershme të Lojërave të Fatit, Luneda Sufali.

Ky sherr përfaqësonte interesat e dy bandave për zotërimin e tregut të lojërave të fatit.

Fatmir Xhafaj e bllokoi për tetë muaj në Komisionin e drejtuar nga ai ligjin, derisa bënë marrëveshje për ndarjen e tregut të bixhozit.

Ndonëse ligji u paraqit për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve në prill të vitit 2015, Fatmir Xhafaj, si kryetar i Komisionit të Ligjeve e bllokoi atë deri në nëntor 2015, duke e bërë atë ligjin që ka qëndruar më gjatë në Komisionet parlamentare në historinë e Parlamentit.

As Ligji i Pronave, as Ligji për Pensionet, as Buxheti i Shtetit, as Ligji për Arsimin e Lartë, madje as ndryshimet Kushtetuese për Reformën në Drejtësi nuk kanë marrë tetë muaj kohë nga nisja në shqyrtim deri tek miratimi në parim.

Për ligjin e Lojërave të Fatit, siç edhe Fatmir Xhafaj e pohon vetë, gjatë mbledhjes, ka kryer negociata private me Ministrin e Financave të asaj kohe.

Unë kam këtu proces-verbalet e takimit të Komisionit të Ligjeve, ku zoti Xhafaj e pohon diçka të tillë.

Negociata sekrete midis Xhafajt dhe Ministrit të Financave prodhojnë ndryshimet më të mëdha që favorizojnë biznesin e bixhozit, jo gjatë diskutimeve 8 mujore, por në seancën plenare gjatë miratimit të tij.

  • Nga 200 m distancë, qeveria përgjysmoi në 100 m largësinë e pikave të bixhozit nga shkollat dhe institucionet fetare,
  • Nga 23% tatim mbi fitimin bruto u ul në 15% tatim mbi fitimin e realizuar.

Është fakt se mbështetja e Qeverisë ndaj bixhozit katërfishoi pikat e basteve nga 9204200.

Sot në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë ka më shumë dyqane bastesh dhe kazino sesa librari apo dyqane ushqimore. Shumë prej tyre kanë lidhje me klanin mafioz  Xhafaj.

Ja përse Fatmir Xhafaj ka pasur interes direkt në bllokimin prej tetë muajsh të Ligjit të Lojërave të Fatit.

ENKELEJD ALIBEAJ, NËNKRYETAR I KOMISIONIT TË LIGJEVE 

Rreth 4 muaj më parë Partia Demokratike publikoi dënimin në Itali të Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Agron Xhafaj është dënuar me burg në Itali për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge. Pjesë e bandës së Agron Xhafajt janë edhe dy bashkëpunëtorë të ngushtë të tij, vëllezërit Besnik dhe Gramos Murataj, të dënuar, gjithashtu, për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge.

Ky është vendimi i gjykatës italiane ku vërtetohet se vëllezërit Besnik dhe Gramos Murataj janë pjesë e bandës së Agron Xhafës, të arrestura dhe dënuar në Itali për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge.

Bashkëpunëtorët e Agron Xhafajt, vëllezërit Murataj, janë pronarë të dy kompanive të basteve. Njëra prej kompanive, ITGSA është më e njohura ne tregun e bixhozit dhe njihet me disa emra si Ecobet, Baste Live, Eurolive.

Për këta dy të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, duhet të kishte vepruar Ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Por deri tani ligji nuk ka vepruar për kompaninë e rregjistruar me emrin e dy trafikantëve të drogës, pasi anëtarët e bandës së Agron Xhafajt janë fasada që fshehin pronësinë reale të Agron Xhafës mbi këtë kompani.

Nga vitit 2015 deri ne vitin 2018, Ecobet, Baste Live Eurolive, nën pronësinë e Agron Xhafajt dhe me mbështetjen politike të Fatmir Xhafës brenda 5 vjetëve ka shumëfishuar aktivitetin ne tregun e bixhozit, duke hapur 2176 pika të reja bixhozi.

Të dhënat – në grafik-  tregojnë qartë se shtimi i pikave të bixhozit ka nisur gjatë operacionit Fundi i Marrëzisë, duke vazhduar me periudhën kur Fatmir Xhafaj bllokoi ligjin për llogari të grupit kriminal Xhafaj.

Fatmir Xhafaj me vëllanë e tij Agron Xhafaj, dhe Edi Rama me vëllanë e tij Olsi Rama ortak në kompaninë e konçesionit korruptiv të lojrave të fatit janë provat e qarta si funksionon në praktikë lidhja mes pushtetit dhe krimit të organizuar që kontrollon lojrat e fatit.

Koncesioni i monitorimit online të pikave të basteve i siguron Olsi Ramës miliona euro fitim, sepse i vëllai kryeministër detyron me ligj  pikat e basteve të bëjnë pagesën e mirëmbajtjes së sistemit tek kompania monopol e tij, që pastron paratë e krimit të organzuar dhe korrupsionit.

Shqiptaërt e kanë parë se si Edi Rama i trembet vetingut të politikanëve njësoj si dekriminalizimit dhe nuk pranon që për politikanët të zbatohet i njëjti standart i përcaktuar për gjyqtarët, prokurorët, punonjësit e Policisë dhe Gardës së Republikës.

Është kjo lidhje me krimin e organizuar dhe aktivitetin kriminal të pastrimit të parave të krimit, arsyeja e vërtetë pse Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj refuzojnë vettingun e politikanëve.

Read More