Blog

30 Gus
0

PD informoi Brukselin para përgjimit në lidhje me Ligjin antikushtetues për pronat

  

  • Gjykata e Strasburgut konfimoi se sekseri i Ramës, shantazhoi gjykatësin Ledi Bianku   
  • PD letër drejtuar Strasburgut: Qeveria “Rama” po shpronëson për herë të dytë pronarët, për të pasuruar një grup personash nën termin “pronarë të rinj”

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, N/KRYETARJA E KOMISIONIT TË EKONOMISË DHE FINANCAVE, JORIDA TABAKU

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konfirmoi dje zyrtarisht se qeveria shqiptare ka tentuar të ushtrojë presion dhe e ka konsideruar të papërshtatshme këtë ndërhyrje. Cdo gjë tjetër nga ana e qeverisë dhe prokurorisë është propagandë.

Përfaqësues të qeverisë shqiptare, nën emrin dhe frymëzimin e drejtë për drejtë të Kryeministrit Rama kanë kërkuar të ndikojnë në vendimin e Gjykatës Europiane në lidhje me shqyrtimin e Ligjit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Një përpjekje e tillë jo vetëm që është e turpshme dhe fyese për një qeveri që këndon refrenin e Reformës në Drejtësi, por mbi të gjitha është edhe akti më domethënës i asaj çfarë përfaqëson Rama dhe qeveria e tij. Prandaj, jo rastësisht komunikimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut si dhe emërimet e qeverisë shqiptare pranë kësaj gjykate, janë tërësisht partizane dhe politike. Qëllimi i këtyre emërimeve ka qenë dhe mbetet krijimi i një linje informacioni të drejtpërdrejtë nga Gjykata tek Rama.

Arsyeja se përse qeveria dërgoi z. Biba si një mesazher lidhet me një çështje të rëndësishme; pronën!

Kjo nuk është diçka e re për qeverinë në trajtimin e çështjes së pronës, për këtë arsye këtë pranverë Partia Demokratike ka informuar Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut për veprimet arbitrare të Qeverisë dhe mjetet ligjore të përdorura duke cenuar rëndë drejtën e pronës nga viti 2014 e në vijim.

Politika e ndjekur nga ana e Qeverisë Shqiptare nuk ka qenë në asnjë rast në drejtim të zgjidhjes së problemit të pronës. Qeveria “Rama” është angazhuar në drejtim të shpronësimit të dytë të pronarëve, në shërbim të pasurimit të një grupi personash nën termin “pronarë të rinj” që në fakt janë uzurpues të paligjshëm të pronave.

Konkretisht:

–        Kryeministri Rama që prej vitit 2014 nuk ka zbatuar vendimin pilot dhe jurisprudencën e  GJEDNJ në lidhje me çështjen e ekzekutimit të vendimeve përfundimtare në lidhje me kthimin dhe kompensimin e pronave.

–        Po i njëjti njeri që prej vitit 2014 është përpjekur për të eliminuar pronarët nga kthimi dhe kompensimi fizik i pronës. Fillimisht ajo përdori transferimin e fondeve nga Agjencia e Kthimit Kompensimit të Pronave tek Ministria e Bujqësisë për t’i transferuar ato kundrejt vlerës 1 euro tek investitorët, klientë të qeverise.

–        Qeveria e kryeministrit Rama miratoi Ligjin për Investime Strategjike që i jep shtetit autoritetin të ndërhyjë në marrëdhënien mes një pronari të tokës dhe investitorit privat. Ligji në fjalë i jep akses të tepruar qeverisë duke cenuar sigurinë juridike të pronarëve. Megjithëse Partia Demokratike përgatiti amendamente këto nuk u miratuan.

–        Miratimi i dy VKM-ve të njëpasnjëshme brenda pak muajsh që i japin autoritet qeverisë që të mos ia kthejë pronën të zotit por t’ia japë atë një investitori strategjik, i cili e fiton me pa të drejtë.

–        Vetë kryeministri Rama u investua personalisht për të miratuar Ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, që bie në kundërshtim me Kushtetutën. Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për plotësimin e boshllëkut të krijuar nga shfuqizimi i disa dispozitave të këtij ligji nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për më shumë se 2 vite.

Për këtë qëllim në Partinë Demokratike ka funksionuar një grup i posaçëm pune që ka identifikuar këto e shkelje të tjera të Kushtetutës, të ligjeve e të drejtës së pronës. Ne kemi përgatitur një informacion të plotë e të detajuar se si prona e pronarëve po grabitet me ligje të veçanta. Që nga pronat në jug e deri tek Teatri Kombëtar në mes të Tiranës rruga që ndjek Rama është e njëjtë.

Vendimet e njëpasnjëshme të Ramës tregojnë qartazi synimin për të tjetërsuar me të gjitha mënyrat pronën e pronarëve të ligjshëm. Arsyet e vërteta që lidhen me Ligjin e ri të Kthimit dhe Kompensimit të Pronës nuk janë pamundësia e qeverisë për të kthyer pronën apo për ta kompensuar. Por është mos dëshira për të regjistruar pronat, për të krijuar një fond të konsoliduar fizik dhe financiar e deri në mungesë vullneti për t’u koordinuar mes institucioneve që merren me pronat.

Përgjatë këtyre muajve, kemi parë se si qeveria ka shpronësuar dhe ka zhvlerësuar me çmime qesharake prona në qendër të qytetit për t’ua dhënë atë oligarkëve dhe tarafit të saj.  Partia Demokratike ka parë dhe ka identifikuar me dhjetëra vendime që japin për 1 euro pronën e pronarëve të ligjshëm, të cilat do t’i bëjë publike në ditët në vijim.

Nga sa më sipër është tejet e kuptueshme përpjekja qesharake e një qeverie të korruptuar që përpiqet të ndikojë vendimin e një Gjykate.

Beteja jonë për të drejtat e pronës dhe pronarëve do të vazhdojë derisa atyre t’u jepet një zgjidhje e plotë dhe përfundimtare konform këshillave të GJEDNJ dhe mbi të gjitha konform të drejtës hyjnore të njeriut për të trashëguar pronën e tij.

Partia Demokratike, nuk ka për të lejuar që pronarët e ligjshëm të këtij vendi të kompensohen me çmime qesharake të Enver Hoxhës, ashtu siç do të bëjë Rama dhe qeveria e tij.

 

*Bashkëngjitur Letra Strasburg Shqip, Letra Strasburg Anglisht

Read More
29 Gus
0

Qeveria, akt korruptiv me kompanitë e Agron Papulit; morën 1,8 milionë euro nga dhënia me qira e makinave për policinë

  • Buxheti i Shtetit po shpërndahet me shpejtësi tek klientët e familjes së kryeministrit
  • Vetëm në korrik, kompanitë e Agron Papulit morën 1,8 milionë euro nga dhënia me qira e makinave për policinë
  • Marrja me qera dhe jo blerja e makinave, akt korruptiv i qeverisë së Edi Ramës

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI FLAMUR NOKA 

Edi Rama, po tregon çdo ditë se qëllimi i pushtetit të tij nuk ka qenë dhe nuk është qeverisja e shqiptarëve, por vjedhja dhe pasurimi i tij dhe i oborrtarëve të tij.

PD denoncoi një ditë më parë provën e dokumentuar se si qeveria e Edi Ramës, i ka dhënë baxhanakut të tij Armand Frangu, 41 tendera me vlerë 15.6 milion euro.

Ky nuk është rasti i fundit.

Sot, po bazuar në dokumente zyrtare, po denoncojmë faktin se si Edi Rama vijon të favorizojë një ndër binzesmenët e afërt të tij, duke i dhënë miliona euro nga buxheti i shtetit, me gjithë denoncimet e shpeshta publike.

Kompanisë së mikut të Ramës, Agron Papuli, siç provohet edhe në dokumentet zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik në muajin korrik të këtij viti i është dhënë tenderi e rradhës. Bëhet fjalë për një tender me objekt “qira operacionale automjetesh nga Policia e Shtetit, 1.8 milion euro.

Marrja me qera e makinave është korrupsion i pastër për të pasuruar financuesin e Edi Ramës, kjo sepse harxhohen miliona euro për makina me qera dhe makinat nuk i mbeten policisë, por i rikthehen përsëri mikut të Ramës. Kostoja e marrjes me qera të makinave është më e madhe sesa blerja e tyre.

Favorizimi me tendera muk ndalet vetem me makinat e policisë. Në dy vitet e fundit, nga kompania shtetërore OSHEE, kompanitë e preferuara të Ramës, në pronësi të Agron Papulit kanë përfituar 6 tendera, me vlerë 4.3 milion euro.

Ky është një korrupsion i paracaktuar dhe një akt korruptiv kriminal, pasi të gjitha specifikat e tenderave për makinat në qeverisjen e Edi Ramës janë përcaktuar nga vetë Agron Papuli duke pamundësuar garën për të tjerët.

Janë 127 tendera që i janë dhënë mikut të kryeministrit, Agron Papuli, që prej ditës që qeveris Edi Rama. Duke bërë një llogari të thjeshtë, rezulton se nga buxheti i shtetit për mikun e kryeministrit Agron Papuli, janë dhënë 17.3 milion euro.

1.8 milionë eurot e përfituara në korrik të këtij viti janë kësti i fundit i një politike arrogante të kryeministrit, i cili buxhetin e shtetit e shpërndan ekskluzivisht për familjen e tij, baxhanakun, miqtë e deputetëve të partisë si dhe për oligarkët që pastrojnë paratë dhe paguajnë tarifën tek kryeministri.

Por zullumi i kësaj qeverie s’ndalet së trashuri, prandaj klika e baxhanakëve, e miqve të gruas dhe e grave të miqve s’mund të mbijetojë gjatë.

Shqiptarët nuk do të lejojnë që Edi Ramës t’i jepet shansi ta privatizojë edhe buxhetin e vitit të ardhshëm.

Read More
29 Gus
0

Heshtja e Edi Ramës, prova se ai është ideatori i kërcënimit të gjykatësit të Strasburgut 

  • Gjyqtari i Strasburgut rrezoi justifikimin e Denar Bibës dhe Edi Ramës, duke e denoncuar shantazhin tek kreu i Gjykatës 
  • Heshtja e Edi Ramës, prova se ai është ideatori i kërcënimit të gjykatësit të Strasburgut 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ISH-MINISTRI I DREJTËSISË GAZMENT BARDHI

Audio rregjistrimi i publikuar dje në media, ku, në emër të Edi Ramës, nënkryetari i KQZ Denar Biba, shantazhon anëtarin e Gjykatës së Strasburgut, Ledi Bianku, u provoi shqiptarëve se qeverisen nga një kryeministër armik i të drejtave themelore të njeriut dhe që e drejton vendin si një organizatë mafioze.

Në materialin audio kërcënimi është i qartë: “Nëse nuk zbaton porosinë e Edi Ramës, pas përfundimit të mandatit do të mbetesh pa punë. Sakrifica për të zbatuar me korrektësi ligjin nuk do të shërbejë për asgjë. Ky tren- pra mundësia e për të bërë pazar me Qeverinë-nuk do të  vijë më në jetë”.- është thelbi i kërcënimeve mafioze të të dërguarit të Edi Ramës për gjyqtarin e Strasburgut.

Edi Rama, Sekretari i tij i Përgjithshëm Engjëll Agaçi, nënkryetari i KQZ, Denar Biba mund të përdorin të gjithë pushtetin për të mbyllur çështjen, por ata nuk mund të ndryshojnë dot një fakt: se gjyqtari Ledi Bianku e ka raportuar shantazhin tek eprorët në Gjykatën e Strasburgut.

Media që zbuloi skandalin ka kontaktuar gjyqtarin shqiptar në Strasburg Ledi Bianku dhe ai ka konfirmuar jo vetëm takimin me Denar Bibën, por edhe përmbajtjen e bisedës në regjistrimin audio.

Gjithashtu, gjyqtari shqiptar në Strasburg ka konfirmuar se në përputhje me detyrimet e tij etike dhe ligjore, pas takimit me Denar Bibën, ka informuar Kryetarin e atëhershëm të Gjykatës së Strasburgut, duke e cilësuar mesazhin e të dërguarit të qeverisë si ndikim të papërshtatshëm.

Mjafton ky pohim për të kuptuar përpjekjen qesharake të sekserit të Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit për t’u thonë shqiptarëve se nuk është ashtu siç duket, se shantazhi nuk është shantazh, por miqësi e vjetër.

Çfarëdo të bëjë Edi Rama me Engjëll Agaçin, është fakt i pandryshueshëm se të ashtuquajturën “bisedë miqësore” të Denar Bibës, gjyqtari shqiptar në Strasburg e raportoi pranë Kryetarit të Gjykatës së Strasburgut si ndërhyrje të paligjshme në punën e tij. Një ndërhyrje e tillë synonte ndihmë për qeverinë kundër interesave të pronarëve shqiptarë.

Audio regjistrimi është prova më diskredituese për Edi Ramën se, pasi u hoqi shqiptarëve të drejtën për t’u ankuar me nxjerrjen jashtë funksionit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, me mënyra mafioze, po u heq të drejtën pronarëve për t’u gjykuar nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe për të rifituar pronën e grabitur nga qeveria.

Heshtja e Edi Ramës ndaj këtij akti kriminal është pohim i asaj që beson sot shumica e shqiptarëve se ai është urdhëruesi i aktit mafioz për shantazhimin e gjyqtarit në Strasburg dhe se kërcënimi, kapja politike, blerja e korruptimi është modeli i drejtësisë së re që po instalon Edi Rama.

Read More
28 Gus
0

Audio regjistrimi i Denar Bibës, kandidat për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, provë e kapjes së drejtësisë nga Edi Rama

  • Shantazhimi dhe kërcënimi i papreçedentë i gjykatësit të Strasburgut në emër të krahut të djathtë të Edi Ramës, provon funksionomin e qeverisë si organizatë mafioze.  
  • Audio regjistrimi i Denar Bibës, kandidat për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, prova më e pakundërshtueshme sesi e ka projektuar Edi Rama drejtësinë e re për shqiptarët dhe sesi ai kontrollon vettingun. 
  • Prokuroria duhet të niste menjëherë hetimin për Engjëll Agaçin dhe Denar Bibën për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në kryerjen e detyrës. 

Deklaratë e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Përshëndetje të dashur bashkëqytetarë,

Jam sot para jush për të denoncuar një skandal të përmasave europiane.

Siç jeni njoftuar përmes medias sot, një audio regjistrim ku dëgjohet shkoqur sesi gjyqtari shqiptar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, shantazhohet në emër të Engjëll Agaçit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe krahut të djathtë të Edi Ramës, të ndikojë për të bllokuar vendimet e Strasburgut për pronat, siç e kërkon qeveria e Edi Ramës dhe kundër pronarëve shqiptarë, përbën provën më tronditëse të zbuluar në këto 28 vite, që fakton që qeveria e Edi Ramës me të në krye tashmë funksionon si një organizatë tipike mafioze.

Audio regjistrimi i Denar Bibës, aktualisht nënkryetar i KQZ-së dhe kandidat i Edi Ramës për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, është prova më e pakundërshtueshme sesi e sheh dhe e projekton Edi Rama drejtësinë e re.

Pasi ka vënë nën kontroll gjykatat dhe prokurorinë shqiptare, Edi Rama ka kërcënuar edhe shantazhuar  gjyqtarin shqiptar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Regjistrimi audio i publikuar në media, tregon qartë se si Denar Biba, në emër të Engjëll Agaçit, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, shantazhon gjyqtarin shqiptar në Strasburg, që të bëjë kompromis me Edi Ramën në kurriz të të drejtave të pronarëve shqiptarë.  Kërcënimi dëgjohet qartë: Nëse nuk zbaton porosinë e Edi Ramës “pas përfundimit të mandatit do të mbetet pa punë dhe se sakrifica për të zbatuar me korrektësi ligjin nuk do t’i shërbejë për asgjë”.

Me këtë gjuhë tipike mafioze, i dërguari i Engjëll Agaçit, pra i Edi Ramës, i kujton gjyqtarit shqiptar në Strasburg se:  “ky tren, pra mundësia e për të bërë pazar me Qeverinë, nuk do t’i vijë më në jetë”.

Ja pra zonja dhe zotërinj, kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës.

Ky shantazh është një akt të mirëfilltë mafioz përbën një rast të paprecedentë jo vetëm në historinë e shtetit shqiptar, por edhe në historinë e Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut.

Engjëll Agaçi dhe Denar Biba, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me porosi të Edi Ramës, kanë kryer veprat penale të korrupsionit aktiv dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike.

Prokuroria duhet të kishte nisur këtë mëngjes procedimin penal ndaj tyre, dhe duhet ta kishte komunikuar këtë publikisht, për të treguar se nuk është një vegël në dorën e Edi Ramës dhe të sejmenëve të tij.

Por prokuroria e kapur nga Edi Rama hesht, siç ka heshtur për çdo krim dhe çdo hetim që përfshin zyrtarë të lartë të qeverisë së Edi Ramës.

Shantazhi ndaj gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, tregon qartë para shqiptarëve dhe miqve të Shqipërisë, mekanizmin që përdor Edi Rama për të kontrolluar çdo vendim të prokurorëve, gjyqtarëve e komisionerëve të vettingut në Shqipëri.

Kur Edi Rama arrin të shantazhojë dhe kërcënojë gjyqtarin në Gjykatën e Strasburgut, çdo shqiptar e ka të thjeshtë të përfytyrojë presionin, korrupsionin dhe kërcënimin që Edi Rama u bën gjyqtarëve, prokurorëve dhe komisionerëve të vettingut.

Kjo është prova dhe arsyeja pse komisioni i vettingu ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, siç vinte në dukje pak ditë më parë edhe Washington Times.

Sot prokuroria duhet të kish nisur menjëherë procedimin penal ndaj Engjëll Agaçit dhe Denar Bibës për shantazh ndaj gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut.

Sot një hap i tillë duhej të ishte njoftuar publikisht.

Por kjo nuk ndodh dhe nuk ka për të ndodhur sa kohë kemi një Prokurori të kapur nga Edi Rama dhe njerëzit e tij të lidhur kokë e këmbë me krimin.

Me vënien e tyre para përgjegjësisë penale, një prokurori që i shërben njerëzve dhe ligjit, jo mafias dhe pushtetit, do të provojë atë që dimë të gjithë, se urdhëruesi dhe porositësi i kërcënimit të gjyqtarit shqiptar në Strasburg, është vetë Edi Rama.

Asgjë tjetër nuk e justifikon dot heshtjen e tij i cili sot duhet shkarkonte nga detyra Engjëll Agaçin dhe Denar Bibën e t’ia dorëzojë po sot drejtësisë.

Read More
28 Gus
0

Zbulohen dokumentat;Rama i jep 15.6 milionë Euro tendera baxhanakut të tij  

Zbulohen dokumentat;Rama i jep 15.6 milionë Euro tendera baxhanakut të tij  

Deklaratë e Partisë Demokratike, n/kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku

Në Shqipëri, mund të fitosh një tender publik vetëm nëse je i lidhur me qeverinë. Rasti i Mond Begos i cili pasi ka ndryshuar katër apo pesë emra duke krijuar kompani nga hiçi për të fituar tendera publikë.

Ky nuk është vetëm konkluzioni i Partisë Demokratike, ky është konstatim i raportit të fundit të DASH, i Gjykatës Europiane të auditimit dhe strategjisë së zgjerimit. Por kjo fatkeqësisht është dhe e vërteta e publikuar nga raportet e Agjensisë së Prokurimit Publik.

Por, për të përfituar një tender publik është e domosdoshme që të jesh edhe brenda rrethit familjar të kryeministrit Rama, oligark brenda kryeministrit, ose kriminel me rekorde kriminale.

Firma ABS që Partia Demokratike po denoncon sot,  jo rastësisht është e lidhur me familjen e kryeministrit, ka mundur të përfitojë 15.6 milion euro tendera nga shtatori 2013 deri më sot.

Kompania “Advanced Business Solutions” zotërohet në bashkëpronësi nga baxhanaku i kryeministrit Armand Frangu, i cili së bashku me kompaninë B360 marrin pjesë gjithmonë në të njëjtat tendera, gjithmonë duke ndarë përfitimet me njëri-tjetrin.

Si rregull për ta bërë garën në dukje të ligjshme, por nga ana tjetër është thjesht vetëm një farsë.

Në tenderin e fundit të ofruar nga OSHEE me një vlerë prej 1.94 mld lekësh (të vjetër) kompania ABS ka pasur ofertën më të lartë dhe përsëri ka fituar.

Ndërkohë që kompania B360 shpk ka marrë pjesë në këtë tender si spektator.

Jo vetëm kaq, por Partia Demokratike këtu publikon 41 tendera që kompania ABS ka përfituar me vlerë 15.6 milionë euro nga shtatori 2013 deri më sot, si edhe 27 kontrata sekrete, të përfituara nga AKSHI me vlerë 850 mijë euro.

Të gjitha këto para janë në xhepat e familjarëve të kryeministrit dhe jo në shërbim të qytetarëve.

Të gjitha këto tendera janë qoka që kryeministri ka rezervuar nga tepsia e parave publike, për njeriun e familjes së tij.

Tenderi më i fundit i marrë nga kompania e tij nga AKSH-i, ka një vlerë prej 1.56 miliardë lekësh dhe përsëri ka fituar oferta më e lartë.

Tenderat që i shpërndahen oligarkëve, ofiqarëve të PS-së, të inkriminuarve që mbajnë me oksigjen deputetët e mazhorancës dhe së fundi familjen e kryeministrit, janë një provë e rëndë për krimin që po kryhet me tenderat publik në Shqipëri.

Këto janë një tjetër dëshmi që provon akuzën e ngritur nga Partia Demokratike dhe faktuar edhe nga Gjykata e Auditit të Bashkimit Europian se 1 në 3 tendera jepet pa garë, 1 në 3 tendera jepet abuzivisht.

Jo vetëm kaq, shembulli i kompanisë së baxhanakut të Ramës, dëshmon edhe raportimet e Departamentit Amerikan të Shtetit që thekson se “Raportet e korrupsionit në prokurimin e qeverisë janë të zakonshme.”

Vetëm për vitin 2017 sipas të dhënave publike të disponueshme online nga Agjensia e Prokurimit Publik, 1281 ose 26% të tenderave të prokuruar, janë dhënë me ofertën më të lartë.

Kjo I ka kushtuar buxhetit të shtetit 41 milionë euro, që mund të ishin përdorur për ndihmën ekonomike, që  mund të ishin përdorur për mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve në Shqipëri.

Prokurimet publike janë dëshmi e qartë e dështimit të turpshëm dhe vjedhjes së hapur që një qeveri e korruptuar ka prodhuar nga shtatori i vitit 2013 e deri më sot.

Partia Demokratike angazhohet që çdo tenderim abuziv, ta çojë përpara ligjit.

Angazhohet për të ndryshuar ligjin e konçesioneve, Ligjin e PPP-ve dhe Ligjin e Prokurimeve, për të siguruar një garë të hapur, duke besuar se vetëm me një garë të hapur mund të çlirohet ekonomia, mund të vijnë investimet e huaja, mund të rritet punësimi.

Kjo që po i ndodh sot ekonomisë është thjeshtë kapja e rradhës nga kryeministri dhe familjarët e tij.

Read More
27 Gus
0

Miku trafikant droge i Taulant Ballës, Edmond Bego ka përfituar pasuri publike nga ministrat e Ramës

· Miku trafikant droge i Taulant Ballës, Edmond Bego ka përfituar pasuri publike nga ministrat e Ramës

· Zbulohet leja minerare firmosur nga Damian Gjiknuri për ish-anëtarin e bandës së Lushnjës

DEKLARATË E DEPUTETIT ERVIN SALIANJI


Edmond Bego, miku trafikant droge me 5 emra i Taulant Ballës, nuk ka përfituar vetëm para publike në kundërshtim me ligjin – 10 milionë euro dhe 6.4 miliardë lekë në 7 muajt e fundit, por ka përfituar edhe pasuri publike.

Për shumëfishimin e pasurisë së mikut trafikant droge të Taulant Ballës janë përfshirë edhe ministrat e Edi Ramës.

Damian Gjiknuri, 3 vjet më parë, atëherë kur trafikanti i drogës Bega dhe politikani Balla u bënë miq familjarë, ka firmosur leje minerare pa garë për Edmond Begon.

Leja minerare është dhënë në zonën elektorale të Taulant Ballës, në Elbasan, njësoj si shumica e punëve të tjera publike.

Sipas lejes që ka firmosur Damian Gjiknuri, miku trafikant droge i Taulant Ballës, ka të drejtë të shfrytëzojë për 25 vjet pasuritë natyrore në interes të biznesit të tij të ndërtimit, i cili duhet të ishte tani nën sekuestro nga prokuroria.

Prokuroria sërish hesht dhe bën të njëjtën lojë si në rastin e Agron Xhafës.

Njoftoi jozyrtarisht se ka nisur verifikim pasuror, po jo hetim, siç ia kërkon ligji, me shpresën se gjithçka do të harrohet, kur shërbëtorët e mafias dhe të krimit në pushtet të mbyllin dosjen.

Taulant Balla hesht, edhe Edi Rama hesht, që të mbulojnë me harresë përfitimet skandaloze dhe të paligjshme të trafikantit të drogës, pasi ai u bë mik familje me Taulant Ballën dhe që tani implikojnë edhe ministrin Damian Gjiknuri.

Njësoj si për lejen minerare të firmosur nga Damian Gjiknuri, PD ka sjellë fakte dhe dokumenta që provojnë se miku trafikant i Taulant Ballës e ka shumëfishuar pasurinë duke shkelur ligjin për prokurimin publik.

Ligji skualifikon nga gara çdo ofertues, të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale, si Edmond Bego.

Prokuroria, e cila po provon çdo ditë se i shërben krimit të organizuar të lidhur me pushtetin, po ndjek skenarin e Edi Ramës, duke mos nisur hetimet për Taulant Ballën per te provuar nëse ai ka qenë sekseri mes qeverisë dhe mikut trafikant, si dhe për këdo që ka shkelur ligjin duke i dhënë anëtarit të bandës kriminale të Lushnjës miliona euro punë publike dhe leje për shfrytëzim të pasurisë publike.

Për pasuritë e trafikantëve si Bega dhe politikanëve si Balla e Gjiknuri, drejtësia mund të vonojë, por me ligjin tonë antimafia, do të bëjmë që drejtësia të mos harrojë.

Read More
27 Gus
0

Betonizimi i Liqenit të Tiranës është afera e radhës kriminalo-korruptive e Ramës dhe Veliajt. 

  • Betonizimi i Liqenit të Tiranës është afera e radhës kriminalo-korruptive e Ramës dhe Veliajt. 

Deklaratë e zëdhënëses Ina Zhupa

Rama dhe Veliaj kanë përgatitur fillimin e një krimi tjetër mjedisor dhe grabitje të pronës publike  për planin e tyre të pasurimit dhe pastrimit të parave nëpërmjet kullave. Pasi kanë ngritur kullën e stadiumit dhe po tentojnë të bëjnë kullat të teatri, destinacioni i radhës janë pikërisht mushkëritë e vetme të qytetit, Liqeni Artificial i Tiranës.

Betonizimi i Liqenit të Tiranës është afera e radhës kriminalo-korruptive e Ramës dhe Veliajt.

Sipas dokumentave zyrtare që disponojmë është planifikuar në Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë që është miratuar me vendimin nr.1 datë 14.4. 2017  nga Këshilli Kombëtar i Territorit, zona e Gardës së Republikës prej 25 004 m2 , është emërtuar TR169 dhe plani zhvillimor i ka dhënë destinacion zonë për ndërtime të larta.

Në kriteret e vendosura të tipologjisë së ndërtimit për këtë zonë TR169 ku shtrihet oborri i Gardës së Republikës , zona është miratuar me destinacion që do të ndërtohen struktura lineare të gjata që quhen kullë, ku do të ofrojnë shërbime biznesi, banimi, parkingje etj.

Për ta bërë planin efektiv Këshilli i Ministrave me vendimin  Nr. 406, datë 4.7.2018 ka miratuar kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë hapësirën prej 25 004  m2 që ishte pjesë e Gardës së Republikës.

Tani Veliaj e ka rrugën e hapur që mbas fasadës së personit që do bëj Hyrje për Parkun siç e ka quajtur projektin e kullave, të ndërtojë për interesa të mafias së ndërtimit dhe të drogës kulla në tokën publike, në një nga zonat që duhet të ishin të mbrojtura me ligj.

Partia Demokratike është dhe do jetë gjithmonë kundër këtij plani të Veliajt dhe Ramës. Qytetaret e Tiranës duhet te reagojnë sa nuk është vone pasi Tirana po shkatërrohet çdo dite dhe po behet e pajetueshme nga masakra urbane e babëzisë së Veliajt.

Tirana është për Ramën dhe Veliaj thjesht një mundësi për të pastruar paratë e krimit dhe për përfitim personal.

Shëndeti i qytetarëve të Tiranës nuk është i sigurt me një kryebashkiak që betonizon me kulla qytetin. Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë.

Read More
27 Gus
0

Zbulohet leja minerare firmosur nga Damian Gjiknuri për ish-anëtarin e bandës së Lushnjës 

  • Miku trafikant droge i Taulant Ballës, Edmond Bego ka përfituar pasuri publike nga ministrat e Ramës 
  • Zbulohet leja minerare firmosur nga Damian Gjiknuri për ish-anëtarin e bandës së Lushnjë

Deklaratë e deputetit Ervin Salianji

Edmond Bego, miku trafikant droge me 5 emra i Taulant Ballës, nuk ka përfituar vetëm para publike në kundërshtim me ligjin – 10 milionë euro dhe 6.4 miliardë lekë në 7 muajt e fundit, por ka përfituar edhe pasuri publike.

Për shumëfishimin e pasurisë së mikut trafikant droge të Taulant Ballës janë përfshirë edhe ministrat e Edi Ramës.

Damian Gjiknuri, 3 vjet më parë, atëherë kur trafikanti i drogës Bega dhe politikani Balla u bënë miq familjarë, ka firmosur leje minerare pa garë për Edmond Begon.

Leja minerare është dhënë në zonën elektorale të Taulant Ballës, në Elbasan, njësoj si shumica e punëve të tjera publike.

Sipas lejes që ka firmosur Damian Gjiknuri, miku trafikant droge i Taulant Ballës, ka të drejtë të shfrytëzojë për 25 vjet pasuritë natyrore në interes të biznesit të tij të ndërtimit, i cili duhet të ishte tani nën sekuestro nga prokuroria.

Prokuroria sërish hesht dhe bën të njëjtën lojë si në rastin e Agron Xhafës.

Njoftoi jozyrtarisht se ka nisur verifikim pasuror, po jo hetim, siç ia kërkon ligji, me shpresën se gjithçka do të harrohet, kur shërbëtorët e mafias dhe të krimit në pushtet të mbyllin dosjen.

Taulant Balla hesht, edhe Edi Rama hesht, që të mbulojnë me harresë përfitimet skandaloze dhe të paligjshme të trafikantit të drogës, pasi ai u bë mik familje me Taulant Ballën dhe që tani implikojnë edhe ministrin Damian Gjiknuri.

Njësoj si për lejen minerare të firmosur nga Damian Gjiknuri, PD ka sjellë fakte dhe dokumenta që provojnë se miku trafikant i Taulant Ballës e ka shumëfishuar pasurinë duke shkelur ligjin për prokurimin publik.

Ligji skualifikon nga gara çdo ofertues, të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale, si Edmond Bego.

Prokuroria, e cila po provon çdo ditë se i shërben krimit të organizuar të lidhur me pushtetin, po ndjek skenarin e Edi Ramës, duke mos nisur hetimet për Taulant Ballën per te provuar nëse ai ka qenë sekseri mes qeverisë dhe mikut trafikant, si dhe për këdo që ka shkelur ligjin duke i dhënë anëtarit të bandës kriminale të Lushnjës miliona euro punë publike dhe leje për shfrytëzim të pasurisë publike.

Për pasuritë e trafikantëve si Bega dhe politikanëve si Balla e Gjiknuri, drejtësia mund të vonojë, por me ligjin tonë antimafia, do të bëjmë që drejtësia të mos harrojë.

 

Read More
25 Gus
0

Prokuroria po ndjek skenarin e Edi Ramës duke heshtur dhe duke mos nisur hetimet për Taulant Ballën

  • Prokuroria po ndjek skenarin e Edi Ramës duke heshtur dhe duke mos nisur hetimet për Taulant Ballën, mikun e tij trafikant droge dhe këdo që ka shkelur ligjin e prokurimit publik për t’i dhënë miliona euro punë publike një të dënuari si anëtar i organizatave kriminale.

    DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI LUÇIANO BOÇI

Arrestimi 7 ditë më parë nga autoritetet greke i trafikantit të rrezikshëm të drogës, Edmond Bego, nxori në dritë faktin tronditës se ai i shndërrua në biznesmen të fuqishëm ndërtimi, duke përfituar miliona euro nga buxheti i shtetit, pasi lidhi miqësi familjare me Taulant Ballën.

Por qeveria dhe prokuroria kanë zgjedhur të heshtin përballë fakteve, në mënyrë që të mbulojnë me harresë të vërtetën e përfitimit të miliona eurove nga një trafikant droge në kundërshtim flagrant me ligjin e prokurimit publik.

Prokuroria, e cila po provon çdo ditë se i shërben krimit të organizuar të lidhur me pushtetin, po ndjek skenarin e Edi Ramës, duke mos nisur hetimet për Taulant Ballën, mikun e tij trafikant droge dhe këdo që ka shkelur ligjin dhe i ka dhënë atij miliona euro punë publike.

Prokuroria hesht, pavarësisht se Partia Demokratike ka paraqitur fakte që provojnë shkeljen e ligjit për t’i dhënë të paktën 14 milionë euro mikut me 5 emra i Taulant Ballës.

Neni 45 i Ligjit për Prokurimin Publik parashikon qartë përjashtimin nga një punë me para publike të çdo ofertuesi, kur ka të dhëna se ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale.

Prokuroria hesht si shërbëtore besnike e krimit me pushtet, pavarësisht se miku familjar i Taulant Ballës, i dënuar me 21 vjet burg si trafikant i rrezikshëm droge, ka përfituar pasuri nga disa punë publike në kundërshtim me ligjin, duke nisur me 10 milionë euro nga rruga e re Tiranë-Elbasan.

Vetëm në 7 muajt e parë të këtij viti, nën mburojën politike të Taulant Ballës dhe më shkelje të plotë të ligjit të prokurimt publik, që skualifikon automatikisht të dënuarit, pjesë e organizitave kriminale, trafikanti i drogës ka përfituar:

• 641 milionë lekë nga OST për mirëmbajtje rrjeti

• 1 miliard lekë sërish nga OST për nënstacionin Librazhd

• 3 miliardë lekë nga OSHEE për disa kabina elektrike

Dhe, pavarësisht faktit që i ka përfituar 10 milionë ruro dhe 6.4 miliardë lekë në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik, që skualifikon të dënuarit, anëtarë të organizatave kriminale, si miku i Taulant Ballës, prokuroria hesht!

Heshtja e organit të prokurorisë është një këmbanë e fortë alarmi se tashmë Shqipëria është nën diktaturën e krimit të organizuar, që jo vetëm qeveris vendin nëpërmjet Edi Ramës, por kontrollon edhe çdo institucion të pavarur në vend.

Read More
24 Gus
0

Miku trafikant droge i Taulant Ballës ka përfituar miliona euro nga buxheti i shtetit në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik

·         Miku trafikant droge i Taulant Ballës ka përfituar miliona euro nga buxheti i shtetit në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik.  

·         Ligji skualifikon nga gara çdo ofertues, të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale, si Edmond Bego. 

·         Prokuroria duhet të nisë procedim pasuror ndaj Edmond Begos dhe të hetojë, nëse ka qenë Taulant Balla që ka ndërmjetësuar për miliona eurot e përfituara nga Bego në kundërshtim me ligjin.

GAZMENT BARDHI, KËSHILLTAR LIGJOR I PARTISË DEMOKRATIKE

Prej gati një jave Partia Demokratike ka sjellë prova, të bazuar në dokumenta zyrtarë se trafikanti I drogës, Edmond Bego, u shndërrua në biznesmnen të fuqishëm pas miqësisë familjare që lidhi me Taulant Ballën.

  • 10 milionë euro të përfituar nga punimet në rrugën Tiranë Elbasan
  • 1 miliard lekët për ndërtimin e nënstacionit të Librazhdit
  • 3 miliardë lekët në disa punë të tjera publike kryesisht në zonën elektorale të Taulant Ballës, në Elbasan

Pra, rreth 14 milionë euro nga buxheti i shtetit janë fakte të mjaftueshme që prokuroria të nisë kryesisht hetimin për të provuar se kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, taulant Balla ka bërë rolin e sekserit për shumëfishimin e pasurisë së trafikantit të drogës, kompania e të cilit, para miqësisë familjarëe me Taulant Ballën, ishte në prag falimenti dhe 2 herë nën sekuestro.

Shqiptarët duhet të mësojnë sot se përfitimi i miliona eurove nga miku i dënuar për trafik droge i Taulant Ballës është bërë në kundërshtim të hapur me ligjin për prokurimin publik.

Ligji për prokurimin publik parashikon qartë se organet shtetërore duhet të përjashtojnë nga një procedurë prokurimi çdo ofertues, kur ka të dhëna se ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale. Sipas këtij ligji, është detyrë e autoritetit shtetëror kontraktor që të marrë informacionet e nevojshme për integritetin dhe gjendjen personale të një ofertuesi.

Ky ligj është në fuqi në Shqipëri që nga viti 2006, por nuk zbatohet për mikun e Taulant Ballës, që përfiton miliona euro nga Buxheti i Shtetit, në kundërshtim me ligjin.

Sot Taulant Balla, që u mburr me mikun e tij trafikant droge dhe me qeverinë e tij që nuk i kishte dhënë mbrojtje politike, ka detyrimin t’u shpjegojë shqiptarëve:

·       Si qenka ligji i njëjtë për këdo, kur ai nuk zbatohet për mikun e tij?

·       A e ka ndihmuar ai mikun e tij Edmond Bego, të dënuar për pjesëmarrje në organizata kriminale të përfitojë tendera publikë në kundërshtim me ligjin?

·       Kush i ka detyruar dhe ka ndërmjetësuar me organet shtetërore që t’i japin mikut të Taulant Ballës tendera dhe miliona euro nga paratë e shqiptarëve, në kundërshtim të hapur me ligjin?

Taulant Balla prej disa ditësh hesht, në një përpjekje të dëshpëruar për të fshehur atë që e mendojnë të gjithë, se është pikërisht ai personi i pushtetshëm që i ka siguruar trafikantit të drogës akses në kundërshtim me ligjin në paratë dhe pasuritë e shqiptarëve dhe se ky akses në miliona euro është burimi i miqësisë familjare që Taulant Balla ka me ish anëtarin e bandës së Lushnjës.

Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë së shtetit të kthehet në krye të detyrës dhe të mos bëhet mburojë e krimit të organizuar me mbështetje politike!

Prokuroria ka sot detyrimin të fillojë menjëherë procedim pasuror ndaj Edmond Begos, si dhe procedim penal për të hetuar tenderat publikë që ai ka fituar, kush ka ndërmjetësuar me organet shtetërore që t’i japin mikut të Taulant Ballës tendera dhe miliona euro nga paratë e shqiptarëve, në kundërshtim të hapur me ligjin.

Heshtja e organit të prokurorisë është një këmbanë e fortë alarmi se tashmë Shqipëria është  nën diktaturën e krimit të organizuar, që jo vetëm qeveris vendin nëpërmjet Edi Ramës, por kontrollon edhe çdo institucion të pavarur në vend.

Bashkëngjitur neni 45 i LIGJI PER PROKURIMIN PUBLIK, qe ndalon pjesemarrjen e Edmond Begos ne tendera publike,  VENDIMI I GJYKATES se Larte per nenin e pjesemarrjes se Begos ne organiziate kriminale, si dhe deklarate e plote e Gazment Bardhit. 

Read More