Blog

30 Kor
0

Anëtari i Vettingut Lulzim Hamitaj ka falsifikuar certifikatën e gjuhës angleze, një nga kushtet për t’u kualifikuar.

  • Anëtari i Vettingut Lulzim Hamitaj ka falsifikuar certifikatën e gjuhës angleze, një nga kushtet për t’u kualifikuar.
  • Dokumentat provojnë se certifikata e anglishtes së anëtarit të vettingut nuk e ka vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës.
  • Nga sistemi TIMS rezulton se Lulzim Hamitaj nuk ka qenë në Shqipëri, kur është pajisur me çertifikatën e anglishtes.
  • PD kërkon shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të anëtarit të vettingut dhe nisjen hetimit penal për fallsifikim dokumentash zyrtare. 

DEKLARATA E PLOTË E NËNKRYETARIT TË GRUPIT PD, ENKELEJD ALIBEAJ DHE KËSHILLTARIT LIGJOR NË PD, GAZMENT BARDHI

Partia Demokratike gjatë këtyre ditëve ka paraqitur të dhëna të pakontestueshme se organet e vettingut po aplikojnë standarde të dyfishta në procesin e rivlerësimit dhe se po konfirmojnë në detyrë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, sipas porosisë politike të Edi Ramës.

Përdorimi politik nga Edi Rama i komisionerëve të vettingut është i pritshëm, po të mbahet në konsideratë integriteti moral e profesional i ulët i pjesës dërrmuese të Komisionerëve.

Sot Partia Demokratike do të bëjë transparencë sesi një nga 12 Komisonerët e vettingut, jo vetëm nuk përmbush kriteret ligjore për ushtrimin e detyrës, por rezulton të jetë përfshirë në veprime të ulëta, siç është falsifikimi i dokumenteve që ka depozituar gjatë aplikimit.

Sipas nenit 6 të ligjit për vettingun kandidati për komisioner duhet të përmbushë edhe kriterin e zotërimit shumë mirë të gjuhës angleze. Ky është një kriter ligjor, pa të cilin një person nuk mund të zgjidhet në pozicionin e Komisionerit të vettingut.

Anëtari i vettingut Lulzim Hamitaj rezulton që në vitin 2016 ka aplikuar për pedagog pranë Univeristetit Europian të Tiranës, ku ka deklaruar se zotëron nivelin fillestar B1 të gjuhës angleze.

[CV UET 2016]

Ndërkohë një vit më vonë, në 2017-ën, kur aplikon për pozicionin e Komisionerit të vettingut, Lulzim Hamitaj depoziton një çertifikatë të zotërimit të gjuhës angleze në nivelin më të përparuar, C1, të lëshuar në vitin 2015 nga Qendra e Gjuhëve të Huaja Tiranë. Kjo provohet nga dokumentat e dosjes së tij, e marrë prej nesh në rrugë zyrtare nga Kuvendi.

Dokumenti i depozituar pranë Avokatit të Popullit, më pas pranë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Kuvendit të Shqipërisë, mbi bazën e të cilit ai është kualifikuar, mban logon e University of Cambridge, ESOL Examinations, BULATS, datë 6 Prill 2015, me numër reference 4571.

[CERITIFKATA 2017]

Partia Demokratike pyet sot, atë që do të pyeste çdo shqiptar:

Nëse në vitin 2015 Lulzim Hamitaj do të ishte i pajisur me çertifikatë që provon se zotëron nivelin e përparuar C1, atëherë pse në aplikimin e vitit 2016, deklaron se zotëron anglishten në nivelin fillestar B1?

Qytetarët kanë të drejtë të mësojnë përgjigjen e kësaj pyetje.

Edhe një fakt tjetër.

Çertifikata e dorëzuar gjatë aplikimit për në organet e vettingut, mban datën 6 Prill 2015.

Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS, rezulton se shtetasi Lulzim Hamitaj, në datën 6 Prill 2015, ku pretendon se ka dhënë provimin dhe është pajisur me çertifikatë të zotërimit të gjuhës angleze, nuk ka qenë në Shqipëri!

Dokumentet zyrtare tregojnë se Lulzim Hamitaj, Komisioneri i vettingut, nuk ka qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 6 Prill 2015, ku pretendon se ka zhvilluar testimin dhe është pajisur me çertifikatë, pasi rezulton se, ai ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë në datën 28 Mars 2015 ora 11:10 min dhe ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 23 Korrik 2015 në orën 07:08 min.

[TIMS]

Partia Demokratike pyet sot Komisionerin e vettingut Lulzim Hamitaj:

       A është Çertifikata e gjuhës angleze e depozituar pranë organeve shtetërore, një dokument i falsifikuar?

       A është siguruar kjo çertifikatë në vitin 2017, dhe jo në vitin 2015 siç shënohet në të, për efekt mashtrimi të organeve shtetërore përgjegjëse?

       A ka kontaktuar Lulzim Hamitaj me një avokat për të siguruar këtë dokument të falsifikuar?

       A ka frekuentuar ai ndonjëherë Qendrën që e ka pajisur me çertifikatë dhe a ka bërë ai ndonjëherë testin e gjuhës angleze në këtë Qendër?

       A korrespondon numri i referencës së certifikatës së gjuhës angleze, 4571, në regjistrin e Qendrës me emrin e Komisionerit të vettingut Lulzim Hamitaj?

       Pse çertifikata e depozituar prej tij nuk e ka vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës?

Pajisja e individëve me çertifikata të falsifikuara ka qenë pjesë e një investigimi të realizuar nga emisioni Fiks Fare në datë 29 Shtator 2015, pas të cilit organi i prokurorisë nisi hetimet dhe Qendra, ku anëtari I vettingut Lulzim Hamitaj, ka marrë ceritifikatën e gjuhës angeleze, u mbyll.

Qartësisht në investigimin e këtij emisioni rezulton se dallimi midis një çertifikate të rregullt dhe një çertifikate të falsifikuar është fakti se çertifikata e falsifikuar nuk mban vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës.

[DENONCIMI NE EMISION]

Përveç faktit që në datën 6 Prill 2015, ku ai pretendon se është testuar, Komisioneri i vettingut nuk ka qenë në Shqipëri, rezulton e provuar edhe fakti që çertifikata e depozituar nga Lulzim Hamitaj nuk e përmban vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës.

DEKLARATA E GAZMENT BARDHIT

Këto fakte krijojnë bindjen e arsyeshme se Lulzim Hamitaj, Komisioner pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ka mashtruar organet shtetërore dhe ka përdorur një dokument të falsifikuar, me qëllim që të siguronte kualifikimin në konkurim.

Ky fakt i rëndë tregon se ai nuk gëzon integritetin e duhur moral për të ushtruar detyrën e rëndësishme në organet e vettingut. Falsifikimi dhe përdorimi i dokumenteve të falsifikuara është vepër penale dhe në këtë rast është kryer me dijeni të plotë për qëllime të mashtrimit të organeve shtetërore.

Partia Demokratike i kërkon publikisht Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të fillojnë procedurat disiplinore për shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra për:

  1. Mosplotësimin prej tij te kushteve dhe kërkesave Kushtetuese dhe Ligjore per te qene Gjyqtar/Komisioner ne organit kushtetues te Vettingut KPK
  1. Përdorimin prej tij te Çertifikatës se falsifikuar përsa i përket mbrojtjes se gjuhës se huaj
  1. Falsifikimin prej tij te CV, Formularëve dhe te akteve, ne lidhje me kualifikimin, te dorëzuara pranë organeve shtetërore dhe që jane marrë ne konsideratë dhe kanë shërbyer për zgjedhjen e tij si Gjyqtar/Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Partia Demokratike i kërkon publikisht organit të prokurorisë që të nisë menjëherë procedim penal ndaj Komisionerit të vettingut Lulzim Hamitaj për falsifikimin dhe përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, të cilat i ka depozituar pranë organeve shtetërore dhe për të cilën Kodi Penal parashikon dënim deri në 4 vjet burgim.

Për Partinë Demokratike integriteti moral dhe profesional i anëtarëve të vettingut është kusht i domosdoshëm për të siguruar besimin e publikut tek procesi i vettingut dhe parakusht i domosdoshëm për të siguruar pastrimin real të sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

 

 

 

 

Read More
30 Kor
0

Herceptina ende mungon, Rama mashtroi se kimiopreparati do të sigurohej për pacientët

  • Deputetja Oriola Pampuri denoncoi mashtrimin e Edi Ramës për të sëmurët me kancer. Nga spitali Onkologik, deputetja Pampuri vuri në dukje mungesën e herceptinës, një ilaç jetik për të sëmurët me kancer, për të cilin Edi Rama premtoi më 20 Prill se nuk do të ketë asnjë mungesë.

DEKLARATA E DEPUTETES ORIOLA PAMPURI

Ndodhem para Spitalit Onkologjik në qendrën Spitalore Universitare. Jemi për një çështje shumë të rëndësishme, mungesës së herceptinës, një ndër kimiopreparatet e rëndësishme për pacientët për zonjat paciente që vuajnë nga kanceri i gjirit.

Pak muaj më parë kryeministri mashtroi duke thënë se herceptina nuk do të mungojë dhe pacientët do të jenë të gjithë të furnizuar me flakonët e kimiopreparatit.

Nqse do të pyesni në korridoret e Spitalit Onkologjik dhe në oborr pacientët që presin, kimiopreparati mungon, ose vjen në sasi fare të vogla që nuk përmbushin nevojat e pacientëve çka shkakton përkeqësim të gjendjes së pacientëve të cilët janë operuar apo kanë nevojë e kimiopreparatit, dhe gjithashtu nxit kaos në marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit i cili shpesh i duhet të bejë përzgjedhje selektive mes pacientëve të cilëve u duhet në mënyrë emergjente kimiopreparati.

Sigurisht që kimiopreparati është i rëndësishëm, seancat e kurave janë nga 6 muaj deri në 1 vit.

Kush mund të ketë fatin, mund të marrë një kurë, ndërsa të tjerët duhet të presin me muaj të tërë.

E gjithë kjo pritje ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e tyre.

Ky është mashtrim i rradhës që këtë herë fatkeqësish kryeministri e gjeti ta bënte pikërisht me këta pacientë të cilët luftojnë çdo ditë me jetën.

Pyetje: Sipas të dhënave tuaja, sa është nevoja e marrjes së herceptinës dhe sa e marrin aktualisht?

Pampuri: Shqipëria ka incidencën më të lartë me të sëmurë që vuajnë nga kanceri dhe këtu ndërkohë që është e theksuar edhe mungesa e kimiopreparateve të tjera.

Nëse mund të vijnë 20, 30, 40 flakonë, nevoja për to mund të jetë për 200, 300, 400 pacientë. Mendojeni vetë se sa mangësi ka të këtij kimiopreparati. Unë mund ta them me bindje. Është mashtrim i kryeministrit që në vend që të vërë prioritete, me dëshirën e tij, vendos interesat e tij.

Në vend që të mendojë për shëndetin e qytetarëve ka menduar për check-up. Pra i alokon klientes së tij miliona euro, në vend që këto miliona t’i përdorë për të blerë kimiopreparate apo medikamente të tjera të cilat janë në mungesë për pacientët sot në QSUT.

Read More
30 Kor
0

Anëtari i Vettingut Lulzim Hamitaj ka falsifikuar certifikatën e gjuhës angleze, një nga kushtet për t’u kualifikuar

• Anëtari i Vettingut Lulzim Hamitaj ka falsifikuar certifikatën e gjuhës angleze, një nga kushtet për t’u kualifikuar.

• Dokumentat provojnë se certifikata e anglishtes së anëtarit të vettingut nuk e ka vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës.

• Nga sistemi TIMS rezulton se Lulzim Hamitaj nuk ka qenë në Shqipëri, kur është pajisur me çertifikatën e anglishtes.

• PD kërkon shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të anëtarit të vettingut dhe nisjen hetimit penal për fallsifikim dokumentash zyrtare.

DEKLARATA E PLOTË E NËNKRYETARIT TË GRUPIT PD, ENKELEJD ALIBEAJ DHE KËSHILLTARIT LIGJOR NË PD, GAZMENT BARDHI

Partia Demokratike gjatë këtyre ditëve ka paraqitur të dhëna të pakontestueshme se organet e vettingut po aplikojnë standarde të dyfishta në procesin e rivlerësimit dhe se po konfirmojnë në detyrë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, sipas porosisë politike të Edi Ramës.

Përdorimi politik nga Edi Rama i komisionerëve të vettingut është i pritshëm, po të mbahet në konsideratë integriteti moral e profesional i ulët i pjesës dërrmuese të Komisionerëve.

Sot Partia Demokratike do të bëjë transparencë sesi një nga 12 Komisonerët e vettingut, jo vetëm nuk përmbush kriteret ligjore për ushtrimin e detyrës, por rezulton të jetë përfshirë në veprime të ulëta, siç është falsifikimi i dokumenteve që ka depozituar gjatë aplikimit.

Sipas nenit 6 të ligjit për vettingun kandidati për komisioner duhet të përmbushë edhe kriterin e zotërimit shumë mirë të gjuhës angleze. Ky është një kriter ligjor, pa të cilin një person nuk mund të zgjidhet në pozicionin e Komisionerit të vettingut.

Anëtari i vettingut Lulzim Hamitaj rezulton që në vitin 2016 ka aplikuar për pedagog pranë Univeristetit Europian të Tiranës, ku ka deklaruar se zotëron nivelin fillestar B1 të gjuhës angleze.

[CV UET 2016]

Ndërkohë një vit më vonë, në 2017-ën, kur aplikon për pozicionin e Komisionerit të vettingut, Lulzim Hamitaj depoziton një çertifikatë të zotërimit të gjuhës angleze në nivelin më të përparuar, C1, të lëshuar në vitin 2015 nga Qendra e Gjuhëve të Huaja Tiranë. Kjo provohet nga dokumentat e dosjes së tij, e marrë prej nesh në rrugë zyrtare nga Kuvendi.

Dokumenti i depozituar pranë Avokatit të Popullit, më pas pranë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Kuvendit të Shqipërisë, mbi bazën e të cilit ai është kualifikuar, mban logon e University of Cambridge, ESOL Examinations, BULATS, datë 6 Prill 2015, me numër reference 4571.

[CERITIFKATA 2017]

Partia Demokratike pyet sot, atë që do të pyeste çdo shqiptar:

Nëse në vitin 2015 Lulzim Hamitaj do të ishte i pajisur me çertifikatë që provon se zotëron nivelin e përparuar C1, atëherë pse në aplikimin e vitit 2016, deklaron se zotëron anglishten në nivelin fillestar B1?

Qytetarët kanë të drejtë të mësojnë përgjigjen e kësaj pyetje.

Edhe një fakt tjetër.

Çertifikata e dorëzuar gjatë aplikimit për në organet e vettingut, mban datën 6 Prill 2015.

Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS, rezulton se shtetasi Lulzim Hamitaj, në datën 6 Prill 2015, ku pretendon se ka dhënë provimin dhe është pajisur me çertifikatë të zotërimit të gjuhës angleze, nuk ka qenë në Shqipëri!

Dokumentet zyrtare tregojnë se Lulzim Hamitaj, Komisioneri i vettingut, nuk ka qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 6 Prill 2015, ku pretendon se ka zhvilluar testimin dhe është pajisur me çertifikatë, pasi rezulton se, ai ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë në datën 28 Mars 2015 ora 11:10 min dhe ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 23 Korrik 2015 në orën 07:08 min.

[TIMS]

Partia Demokratike pyet sot Komisionerin e vettingut Lulzim Hamitaj:
• A është Çertifikata e gjuhës angleze e depozituar pranë organeve shtetërore, një dokument i falsifikuar?
• A është siguruar kjo çertifikatë në vitin 2017, dhe jo në vitin 2015 siç shënohet në të, për efekt mashtrimi të organeve shtetërore përgjegjëse?
• A ka kontaktuar Lulzim Hamitaj me një avokat për të siguruar këtë dokument të falsifikuar?
• A ka frekuentuar ai ndonjëherë Qendrën që e ka pajisur me çertifikatë dhe a ka bërë ai ndonjëherë testin e gjuhës angleze në këtë Qendër?
• A korrespondon numri i referencës së certifikatës së gjuhës angleze, 4571, në regjistrin e Qendrës me emrin e Komisionerit të vettingut Lulzim Hamitaj?
• Pse çertifikata e depozituar prej tij nuk e ka vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës?

Pajisja e individëve me çertifikata të falsifikuara ka qenë pjesë e një investigimi të realizuar nga emisioni Fiks Fare në datë 29 Shtator 2015, pas të cilit organi i prokurorisë nisi hetimet dhe Qendra, ku anëtari I vettingut Lulzim Hamitaj, ka marrë ceritifikatën e gjuhës angeleze, u mbyll.

Qartësisht në investigimin e këtij emisioni rezulton se dallimi midis një çertifikate të rregullt dhe një çertifikate të falsifikuar është fakti se çertifikata e falsifikuar nuk mban vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Përveç faktit që në datën 6 Prill 2015, ku ai pretendon se është testuar, Komisioneri i vettingut nuk ka qenë në Shqipëri, rezulton e provuar edhe fakti që çertifikata e depozituar nga Lulzim Hamitaj nuk e përmban vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës.

DEKLARATA E GAZMENT BARDHIT

Këto fakte krijojnë bindjen e arsyeshme se Lulzim Hamitaj, Komisioner pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ka mashtruar organet shtetërore dhe ka përdorur një dokument të falsifikuar, me qëllim që të siguronte kualifikimin në konkurim.

Ky fakt i rëndë tregon se ai nuk gëzon integritetin e duhur moral për të ushtruar detyrën e rëndësishme në organet e vettingut. Falsifikimi dhe përdorimi i dokumenteve të falsifikuara është vepër penale dhe në këtë rast është kryer me dijeni të plotë për qëllime të mashtrimit të organeve shtetërore.

Partia Demokratike i kërkon publikisht Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të fillojnë procedurat disiplinore për shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra për:

A. Mosplotësimin prej tij te kushteve dhe kërkesave Kushtetuese dhe Ligjore per te qene Gjyqtar/Komisioner ne organit kushtetues te Vettingut KPK

B. Përdorimin prej tij te Çertifikatës se falsifikuar përsa i përket mbrojtjes se gjuhës se huaj

C. Falsifikimin prej tij te CV, Formularëve dhe te akteve, ne lidhje me kualifikimin, te dorëzuara pranë organeve shtetërore dhe që jane marrë ne konsideratë dhe kanë shërbyer për zgjedhjen e tij si Gjyqtar/Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Partia Demokratike i kërkon publikisht organit të prokurorisë që të nisë menjëherë procedim penal ndaj Komisionerit të vettingut Lulzim Hamitaj për falsifikimin dhe përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, të cilat i ka depozituar pranë organeve shtetërore dhe për të cilën Kodi Penal parashikon dënim deri në 4 vjet burgim.

Për Partinë Demokratike integriteti moral dhe profesional i anëtarëve të vettingut është kusht i domosdoshëm për të siguruar besimin e publikut tek procesi i vettingut dhe parakusht i domosdoshëm për të siguruar pastrimin

Read More
29 Kor
0

No Title

Qeveria shqiptare ka krijuar një situatë të paprecedentë në marrëdhënien e shtetit shqiptar me Këshillin e Evropës dhe Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke bllokuar prej 2 vitesh emërimin e gjyqtarit që përfaqëson Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgut.

Bllokimi nga Edi Rama i emërimit të gjyqtarit në Gjykatën e Strasburgut po bëhet për të njëjtën arsye që ka bllokuar edhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

Për Edi Ramën nuk mund të ketë drejtësi, nëse ajo nuk kontrollohet plotësisht prej tij nëpërmjet veglave të veta në sistemin e drejtësisë. Bllokimi është alternativa që ofron Edi Rama derisa të ketë siguruar kapjen e drejtësisë.

Shqiptarët kanë të drejtë të dinë se bllokimi i emërimit të gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut prej 2 vitesh bëhet për shkak se Edi Rama nuk heq dorë nga propozimi si kandidat i kunatit të Fatmir Xhafajt, ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Sokol Berberi apo përfaqësuesve të Fondacionit Soros, së fundmi të Darien Pavlit.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka refuzuar 4 herë kandidaturat e propozuara nga Shqipëria dhe zyrtarisht 2 herë ka informuar Qeverinë Shqiptare se procesi i përzgjedhjes së kandidaturave ka qenë jo transparent dhe nuk ka garantuar profesionalizimin dhe meritokracinë në përzgjedhje.

Pavarësisht refuzimit disa herë nga Këshilli i Evropës të standardit të përzgjedhjes politike dhe korruptive të kandidatëve për gjyqtarë, Edi Rama nuk heq dorë.

Për të pestën herë propozon si kandidat për gjyqtar në Strasburg kunatin e Fatmir Xhafës, Sokol Berberin, që është refuzuar me votë disa herë nga Këshilli i Europës dhe i është shmangur vettingut.

Edi Rama po shpërblen edhe Fondacionin SOROS për ndihmën e vyer që i dha për projektin e kapjes politike të sistemit të drejtësisë.

Kandidati tjetër alternativ që propozon Qeveria Shqiptare për gjyqtar në Strasburg është Darien Pavli. Si drejtues i SOROS, ka qenë Koordinator i Sekretariatit Teknik që ndihmoi Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të hartonte paketën ligjore të kapjes së drejtësisë.

Nëpërmjet dërgimit në Gjykatën e Strasburgut të personave të besuar dhe të kontrolluar prej tij, Edi Rama kërkon t’i përdorë ata si kamikazë në vendimmarrje të rëndësishme kundër interesave të qytetarëve shqiptarë, siç janë çështjet për respektimin e të drejtave themelore të njeriut në përgjithësi dhe të drejtës së pronës në veçanti.

Partia Demokratike i konsideron kandidaturat e propozuara nga Qeveria për në Gjykatën e Strasburgut si kandidatura tërësisht nën kontrollin e Edi Ramës dhe të përzgjedhura në një proces të korruptuar politikisht.

Për Partinë Demokratike kjo nuk është drejtësia e pavarur që po kërkojnë qytetarët shqiptarë, një drejtësi që të mbrojë të drejtat e tyre dhe të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

 

Read More
29 Kor
0

A i ka shërbyer Ardian Dvorani krimit të organizuar duke ndihmuar bandën e Agron Xhafajt?!

Ardian Dvorani, gjyqtari simbol i drejtësisë së kalbur nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar, i konfirmuar në detyrë nga organet e vettingut, është marrë nën mbrojtje publike nga tutori i tij Edi Rama për të kaluar në heshtje faktet që provojnë se ai duhet të ishte shkarkuar nga detyra.

Partia Demokratike pyeti dy ditë më parë, nëse organet e vettingut e kishin verifikuar faktin e kontaktit të papërshtatshëm të Ardian Dvoranit, mikut të Fatmir Xhafajt me vëllanë e tij Agron Xhafaj, i dënuar me burg si anëtar i një organizate kriminale dhe trafikant ndërkombëtar droge.

Duke mos marrë përgjigje mbi këtë fakt, sot Partia Demokratike pyet përsëri dhe drejtpërdrejtë organet e vettingut:

• A ka qenë Ardian Dvorani ndërmjetësi i Agron Xhafajt me anëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të vendosur mosekstradimin në Itali të Gramoz Murataj, anëtarit të bandës së Agron Xhafajt, i dënuar bashkërisht me të për trafik ndërkombëtar droge?

• A ka kontaktuar Fatmir dhe Agron Xhafaj me gjyqtarin Ardian Dvorani gjatë asaj periudhe?

Organet e vettingut kanë detyrimin të japin përgjigje mbi këto pyetje dhe të sqarojnë opinionin publik, nëse i kanë verifikuar këto fakte dhe si i kanë verifikuar ato.

Ardian Dvorani u konfirmua në detyrë, duke patur në dosje edhe shërbimin që i bëri Edi Ramës me vendimin e tij lidhur me çështjen e sekuestrimit të pasurive të paligjshme të baronit të drogës Klement Balili.

Ndërsa 26 mijë qytetarë presin në rradhë prej vitesh që çështjet e tyre të shqyrtohen, çështja e pasurive të Balilajve u mor në shqyrtim nga Gjykata e Lartë pa kaluar 1 muaj nga data e saj e regjistrimit, duke favorizuar familjen Balilaj.

Këto dhe fakte të tjera, të bëra publike nga Partia Demokratike për:

  • Mosjustifikimin e 100 milionë lekëve pasuri
  • Blerjen e 3 shtëpive në konflikt interesi
  • Moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mbarimin e mandatit
  • Dënimin e shkodranëve në dhjetor ‘90 për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës si prokuror i çështjes

provojnë qartë se për shërbëtorin e Edi Ramës, Ardian Dvorani, organet e vettingut kanë realizuar një proces farsë.

 

Heshtja e shërbëtorit dhe e tutorit të tij politik, heshtja e organeve të vettingut për këto fakte veçse e rrënon besimin e qytetarëve tek procesi i vetingut, i cili po mban në sistem gjyqtarë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Read More
28 Kor
0

Partia Demokratike është e vendosur të anulojë çdo koncesion korruptiv dhe, me ligjin e ndryshuar antimafia, t’u kthejë shqiptarëve çdo qindarkë të grabitur

 

  • Koncesioni korruptiv i check up prej 7 milionë euro në vit ka dështuar dhe duhet anuluar! 
  • Pavarësisht rritjes fiktive me urdhër të qeverisë, vetëm 26 përqind e popullsisë që e përfiton, ka bërë check up. 
  • Partia Demokratike është e vendosur të anulojë çdo koncesion korruptiv dhe, me ligjin e ndryshuar antimafia, t’u kthejë shqiptarëve çdo qindarkë të grabitur. 

Deklaratë e deputetes Albana Vokshi

Edi Rama erdhi në pushtet me premtimin e shëndetësisë falas,  por shqiptarët po i paguajnë shumë më shtrenjtë me vuajtjet në spitalet pa ilaçe dhe shërbimet e përkeqësuara.

Simboli i korrupsionit në shëndetësinë e Edi Ramës është konçesioni i kontrollit të përgjithshëm shëndetësor, i njohur si konçesioni i check up-it, pronar i të cilit është Vilma Nushi, klientja dhe sponsorizueja e Edi Ramës.

Vilma Nushi paguhet që prej 2015-ës me rreth 7 milionë euro në vit që të bëjë 475 mijë kontrolle, por sipas kontratës korruptive të Edi Ramës, shteti është i detyruar t’i paguajë Vilma Nushit çdo qindarkë të 7 milionë eurove, edhe sikur check up-in të mos e bëjë as edhe një qytetar i vetëm.

Ky është një skandal që Partia Demokratike e ka denoncuar që ditën e parë të shpalljes së  kontratës korruptive, që rrënon shëndetësinë dhe pasuron Edi Ramën me Vilma Nushin.

Disa vite më pas është qartësisht e dukshme se kontrata e konçesionit të check up-it tashmë ka dështuar.

Jo vetëm se analizat janë të pasakta dhe burrat rezultojnë shtatzanë dhe gratë me prostatë, por edhe sepse, me gjithë fallsifikimet dhe rritjet fiktive, vetëm 26 përqind e popullsisë që përfiton, kanë kryer analizat e check up-it.

Pavarësisht numrit shumë të ulët, sipas kontratës korruptive, klientja dhe sponsorizuesja e Edi Ramës është paguar miliona euro për shërbime të pakryera kurrë.

Në vitin 2015 Vilma Nushi është paguar 1.7 milionë euro, për 100 e 11 mijë e 830 analiza të paktyera kurrë.

Në vitin 2016 Vilma Nushi është paguar 2.2 milionë euro, për 145 mijë e 445 analiza të pakryera kurrë.

Në 2017 Vilma është paguar plotë 2.5 milionë euro për 163 mijë e 32 analiza që nuk i ka bërë kurrë.

Pra në total, në tre vite, Vilma Nushi është paguar 6.4 milionë euro për mbi 420 mijë analiza të pakryera asnjëherë.

Konçesioni i Check up ka dështuar, edhe pse Edi Rama urdhëroi që askush të mos marrë ndihmë ekonomike, pa kryer check up, asnjë viktimë e dhunës në familje të mos marrë ndihmën që i takon, pa kryer chekup, askush nuk mund të punojë në arsim dhe shëndetësi pa kryer check up.

Dështimi i koncesionit të Edi Ramës me chek up është skandaloz, pavarësisht vendimit të qeverisë për të futur në listë edhe personat nga 35 vjeç e lart, kur kontrata fillestare caktonte moshën mbi 40 vjeç.

Dështimin e konçesionit të check up-it e ka konfirmuar edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili i ka rekomanduar qeverisë rishikimin total të kontratës.

KLSH ka kerkuar që konçesionari të mos paguhet për shërbime të pakryera si deri më tani dhe të sigurohet cilësia e lartë e analizave për të sjellë besueshmërinë e qytetarëve.

Por Edi Rama sigurisht ka urdhëruar të mos bëhet rishikimi i kontratës së Vilma Nushit.

Partia Demomratike ka një tjetër qëndrim!

Konçesioni i dështuar i check up duhet të anullohet dhe 7 milionë eurot që i jepen çdo vit klientes së Edi Ramës të programohen për rritjen e shërbimit në spitale.

7 milionë Euro të konçesionit të dështuar të check up, do të mjaftonin për t’u siguruar kurat dhe mjekimet e munguara të sëmurëve me kancer, që shpesh dergjen në mëshirë të fatit pa asnjë shpresë dhe detyrohen që të pagujanë çdo kursim të tyre ose të marrin kredi për t’i siguruar ato në spotalet private.

7 milion Euro të konçesionit të dështuar të check up do të mjaftonin për të rritur pagat dhe për të siguruar shpërblime për të gjithë mjekët dhe infermierët që punojnë në kushte skandaloze dhe që, shpesh përballen me zemërimin e drejtë të të sëmurëve apo të afërmve të tyre se nuk u sigurojnë dot mjekimin e duhur.

Partia Demokratike është e vendosur të anullojë konçesionin e dështuar të chek up dhe çdo konçesion tjetër korruptiv dhe me ligjin e ndryshuar antimafia, çdo pasuri dhe qundarkë e grabitur, do t’u kthehet shqiptarëve.

Read More
28 Kor
0

Ardian Dvorani Më 13 Dhjetor 1990 me akuzën “për akte terroriste kundër pushtetit popullor” kërkoi dënimin me 15 vjet burg të shkodranëve që rrëzuan bustin e Enver Hoxhës.

Ardian Dvorani, shërbëtori i Edi Ramës në Gjykatën e Lartë, është simboli i persekutorit politik të diktaturës në sistemin e ri të drejtësisë.  

Me 13 Dhjetor 1990  me akuzën “për akte terroriste kundër pushtetit popullor” kërkoi dënimin me 15 vjet burg të shkodranëve që rrëzuan bustin e Enver Hoxhës.

Deklaratë e deputetes Izmira Ulqinaku

Konfirmimi në detyrë nga organet e vettingut i Ardian Dvoranit, shërbëtorit politik të Edi Ramës në Gjykatën e Lartë, nuk ishte thjesht një lajm i keq për Reformën në Drejtësi, duke i vënë vettingut vulën e një procesi politik.

Ardian Dvorani, simbol i korrupsionit financiar dhe politik në sistemin e drejtësisë, me 100 milionë lekë pasuri të padeklaruar apo me, të paktën, 3 shtëpi të privatizuara në kushtet e konfliktit të pastër të interesit, simboli i gjyqtarit që nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbarimin e mandatit të tij, është edhe simbol i persekutorit të regjimit komunist në sistemin e ri të drejtësisë.

Shkodranët e njohin mirë prokurorin e diktaturës Ardian Dvorani, por çdo qytetar tjetër ka të drejtë ta dijë se Ardian Dvorani është një shërbëtor i vjetër i Partisë së Punës sa herë ajo ka qenë në pushtet, në diktaturë dhe më demokraci,me emrin Partia Socialiste apo Rilindje!

Ardian Dvorani ka qenë prokurori që, 1 ditë, pas krijimit të partisë së parë opozitare në vend, pas 45 vitesh diktaturë, akuzoi për terrorizëm dhe kërkoi 15 vjet për shkodranët që rrëzuan bustin e Enver Hoxhës.

Më 13 Dhjetor 1990 me zellin e shërbëtorit ndaj Partisë, Ardian Dvorani, akuzoi qytetarët e pafajshëm shkodranë, që kërkonin demokraci, për  “akte terroriste kundër pushtetit popullor”.

Ardian Dvorani, që sot ka kaluar vettingun dhe i shërben Edi Ramës më Gjykatën e Lartë, 28 vjet më parë kërkonte dënimin me 15 vjet burg për “armiqtë e popullit”, për aktin heroik të hedhjes së bustit të diktatorit në Shkodër.

Qytetarët që kanë vuajtur nga persekutimi i prokurorit politik të diktaturës, Ardian Dvorani, janë ende gjallë dhe janë dëshmi ulëritëse sesi Edi Rama po mban në sistem shërbëtorët e diktaturës më të egër në Europë.

Ardian Dvorani është simbol i kalbjes së sistemit të drejtësisë në vend.

Nëse organet e vettingut nuk do te ishin të korruptuara politikisht, sot Ardian Dvorani duhet të ishte përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mungesën e integritetit moral dhe profesional, pasi një shërbëtor i zellshëm i diktaturës deri në grahmat e fundit të saj, nuk mund të jetë i denjë dhe nuk mund të japë drejtësi në një sistem demokratik.

Read More
27 Kor
0

Modeli i Veliajt po braktiset nga qytetarët, ka aleatë vetëm mafian e ndërtimit dhe drogës

Partia Demokratike përshendet vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për rrëzimin e ligjit antikushtetues për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe grabitjes së pronës publike për projektin kriminal të ndërtimit të kullave me paratë e pista të drogës dhe korrupsionit.

Partia Demokratike e konsideron vendimin e Presidentit si një akt të përgjegjshëm në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të trashëgimisë kultorore, në mbrojtje të interesit publik për të mos lejuar shkatërrimin dhe grabitjen me ligj të pasurisë kombëtare.

Vendimi i Presidentit është një provë tjetër se projekti për shembjen e Teatrit Kombëtar është një akt i paligjshëm i babëzisë së Edi Ramës, Erion Veliajt dhe mafias së ndërtimit, që nuk ka asnjë lidhje me nevojën për një Teatër të Ri.

Sa herë ligji të triumfojë mbi mafian, Edi Rama dhe Erion Veliaj do të zhgënjehen!

Propaganda e dalë boje e Erion Veliajt është e pafuqishme për të mbuluar të vërtetën se ai është sekseri i Edi Ramës në aferën e të paktën 200 milionë eurove.

Qëndrimi zyrtar i Presidentit të Republikës është këmbanë e fortë alarmi se Kryetari i Bashkisë së Tiranës është në krye të grupit kriminal për zbatimin e projektit mafioz të kullave tek Teatri.

Për shkeljet flagrante të ligjit dhe Kushtetutës të evidentuara nga Presidenti, një drejtësi e pavarur do ta kishte çuar sot në burg Erion Veliajn për të paktën dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Këmbëngulja e Erion Veliajt për zbatimin e projektit korruptiv të Edi Ramës është provë se ai është një kukull në duart e mafias së ndërtimit dhe mafias së drogës, që kanë planifikuar pastrimin e parave të pista në Qendrën Historike të Tiranës.

Erion Veliaj ka dhënë prova të mjaftueshme se për interesa të mafias dhe përfitimeve korruptive, nuk kursen as jetën e fëmijëve.
Qytetarët e Tiranës e dinë se Erion Veliaj është përgjegjësi për mbulimin e vrasjes së Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

Qytetarët e Tiranës e dinë se propaganda e Erion Veliajt nuk mbulon dot faktin se Projektet e Unazës së Re, Pazarit të Ri dhe Bulevardit të Ri, të nisura nga Lulzim Basha, u penguan dhe u sabotuan qëllimisht nga Edi Rama dhe Erion Veliaj për t’I shndërruar nga projekte në dobi të qytetarëve, në projekte në shërbim të interesave të oligarkëve.

Qytetarët e Tiranës e mbajnë mend mirë se ishte këmbëngulja e Partisë Demokratike që frenoi projektin shkatërrues të Liqenit me kulla, i fshehur pas parkut të lodrave të fëmijëve.

Qytetarët e Tiranës duhet ta dijnë se Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk kanë hequr dorë nga projekti i kullave tek Parku, për të cilin kanë nxjerrë vendim qeverie për zhvendosjen e Gardës së Republikës.

Modeli i Erion Veliajt nuk është model i zhvillimit, por është simbol i mashtrimit dhe abuzimit me pushtetin.

Ky model po braktiset çdo ditë nga qytetarët! Prandaj Erion Veliaj dhe shefi I tij Edi Rama, sot kanë aleatë vetëm mafian e ndërtimit dhe drogës. ​

Read More
27 Kor
0

Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat dhe jo për Teatrin

Mirëse keni ardhur në selinë e Partisë Demokratike në këtë bashkëbisedim të cilin dua ta nis me një prononcim të shkurtër sa i përket aferës së grabitjes së Teatrit Kombëtar dhe manovrës së fundit të mafias në pushtet të përfaqësuar nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj. Mashtrimi që i është bërë artistëve me gjoja ndërtimin e Teatrit të ri, është një mashtrim total sepse e gjithë afera ka të bëjë vetëm me ndërtimin e kullave.

Nuk ka të bëjë me ndërtimin e një teatri të ri.

Nuk ka asnjë interes për një teatër të ri pa kulla.

Pra ajo që quhet, projekti i teatrit të ri, është projekti i ri i kullave.

Nuk ka asnjë interes për ndërtim teatri, përveçse për shkak të kullave.

Po të ishte për teatrin do të hapej një tender ndërkombëtar për dizajnin e teatrit, do të akordoheshin fonde sepse në pesë vite Edi Rama ka shpenzuar vetëm për luks. Për zyra, për makina të reja, për perde, për orendi, për udhëtime luksi. Mjaftueshëm para sa për të ndërtuar pesë godina teatri vetëm me shpenzimet e luksit të qeverisë. Nuk po flas për aferat korruptive, PPP-të, koncesionet dhe tenderët që shkojnë me fondin limit dhe me fitues të paracaktuar, flas vetëm për shpenzimet e luksit. Natyrisht që mirëkuptoj artistët që kërkojnë kushte më komode dhe një teatër të ri dhe natyrisht kjo është plotësisht e mundur të bëhet dhe të kenë një teatër të ri. Për këtë kur para se qeveria dhe bashkia zaptoheshin nga Edi Rama dhe velina e tij në Bashki, ekzistonte edhe plani, që ishte në Bulevardin e ri. Bulevardi i ri si një zgjatim strategjik i qytetit, krijonte hapësira jo që t’i merrte Sadri Abazi dhe “Hakmarrja për drejtësi”, dhe bandat e tjera të lidhura me pushtetin. Por ishte planifikuar si një zhvillim ku do të kishte një shesh të drejtësisë, ku do të ishte gjykata e re me fondet e BE-së, ku do të kishte një shesh të madh të kulturës, ku do të kishte një qendër multi-kulturore ku mund të konceptohej pa dyshim edhe Teatri i ri Kombëtar, apo një teatër shtesë. Pra, mundësitë ekzistonin. Ekziston edhe një mundësi tjetër, që është Piramida. Është komplet jashtë funksionit. Pra, mundësitë për të ndërtuar një teatër të ri janë të shumta, por një teatër i ri nuk mund të ndërtohet duke shkatërruar një pjesë të trashëgimisë kulturore të Tiranës, të vendit dhe të Europës. Ju kujtoj që Europa Nostra e cilëson kompleksin e Teatrit, apo rrethin Italo-Shqiptar “Skënderbej”, si pjesë të trashëgimisë kulturore. Të drejtën për ta shkatërruar këtë perlë të trashëgimisë sonë kulturore, nuk e ka askush dhe asnjë gjeneratë. S’mund të sillesh si pronar me trashëgiminë kulturore sepse ajo është diçka që trashëgohet nga brezat e mëparshëm dhe i takon brezave të ardhshëm. Asnjë gjeneratë nuk mund ta shkatërrojë dhe të thotë që dua të bëj diçka të re këtu. Prandaj, mundësitë ekzistojnë për një teatër ri. Nuk ka vullnet për një teatër të ri, sepse as Edi Rama, as Erjon Veliaj, as mafia e ndërtimit, as bosët e drogës që do lajnë paratë me kullat tek Teatri, nuk kanë interes për teatër të ri, teatri i ri është “loja”për kullat. “Puna e komisarit ishte loja”, që thotë ai në filmin komunist. Edhe këtu puna e teatrit është “loja”. Nuk ka lidhje teatri, këtu është çështja e kullave. Është një aferë prej 200 milionë eurosh, ku grabitet prona publike, shkatërrohet, i vihet dinamiti shtetit kushtetues ligjor me një ligj special ndërkohë që s’ka Gjykatë Kushtetuese për ta ndalur dhe po kështu dhunohet edhe autonomia lokale sepse në fund të fundit kjo është çështje të cilën do ta gjykojnë edhe qytetarët e Tiranës, përmes përfaqësuesve të tyre dhe jo përfaqësuesve të mafias së plehrave, por përmes përfaqësuesve të tyre të denjë në këshillin bashkiak. Në thelb mund t’ju them që kur lexova të ashtuquajturin peticion, ndjeva neveri për mënyrën se si Edi Rama ia ka dalë të mashtrojë artistët dhe të abuzojë e të manipulojë me dëshirën e tyre për të pasur kushte komode.

Është një dëshirë legjitime.

Qëllimi i vetëm i kësaj është të relativizojë zemëratën dhe revoltën qytetare për grabitjen që po i bën truallit publik dhe përgatitjes që po bën për të shembur një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit në mënyrë që të fillojnë të fshijë çdo gjë nga trashëgimia kulturore e qytetit të mos quhet më Tirana por të quhet “Ti-Rama”.

Kjo është ëndrra e vjetër e këtij psikopati taleban.

Pa dyshim që kjo nuk është e re si metodë.

Mashtrimet e Edi Ramës janë të afishuara.

Është gjithmonë e më e vështirë në situatën e mediave të kapura nga qeveria, të afishohen drejtpërdrejt përmes ekraneve të kapura nga qeveria, por mjaton të kujtojmë premtimet për 300 mijë vende pune, për shëndetësinë falas, po marr dy nga premtimet kryesore, e të kuptojmë se kemi të bëjmë me një mashtrues serial. Kjo shtrihet në çdo kategori njerëzish. Mund të gjejnë mashtrimin e Ramës në jetën e vetë. Fermerët për subvencionet, sipërmarrësit për taksat, rinia për aksesin në universitete dhe vende pune pas studimeve. Pritshmëritë për drejtësinë dhe barazinë përpara ligjit. Kaluam nga një ministër trafikant të lidhur me kushërinjtë, me një ministër me vëllain trafikant. Pra në çdo fushë mashtrim dhe propagandë e cila nuk mund të arrijë pa media të kapura të cilat tani kanë kaluar në çensurimin e opozitës dhe në propagandë frontale për Edi Ramën nga mëngjesi deri në darkë, por këto janë simptomat e fundit të një regjimi, të një diktature të krimit, të një modeli që ka fuzuar në një; interesat politike të Edi Ramës, interesave të bandave të drogës, interesat e klientëve të Edi Ramës me 5-6 klientë ekonomikë të Edi Ramës dhe interesat e mediave kryesore në vend të cilat për fat të keq janë në duart e ortakëve të klientëve. Shpresa dhe besimi im është që kurajo gazetareske të materializohet përmes jush që jeni këtu në këtë sallë dhe gazetarëve të tjerë, do të triumfojnë mbi projektin e Edi Ramës për të shndërruar mediat shqiptare në ndërmarrje nën varësinë e tij siç ka shndërruar disa prej sektorëve kryesorë të ekonomisë që nga ndërtimi, tek turizmi, trajtimi i mbetjeve, shëndetësia, hidrokarburet etj…

Kjo pra është çështja me të cilën doja ta filloja këtë bashkëbisedim sot. Nuk ka Edi Rama teatër të ri si projekt, ka si projekt kulla; puna e teatrit është loja. Dhe çdokush që i shkon pas idesë apo nuk arrin që ta kuptojë këtë instrumentalizohet. Dhe shpreh keqardhjen sepse janë mashtruar. Janë mashtruar, janë manipuluar artistët me kërkesën e tyre për të pasur kushte më dinjitoze. Mundësitë ekzistojnë, alternativat ekzistojnë, nuk ka vullnet. Sepse kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk kanë vullnet t’i shërbejnë artit aq sa i kanë shërbyer ekonomisë, aq sa i kanë shërbyer sipërmarrjes, aq sa i kanë shërbyer shëndetësisë, aq sa i kanë shërbyer arsimit, aq sa i kanë shërbyer të rinjve, fermerëve, aq kanë ndërmend t’i shërbejnë edhe artistëve. Ne natyrisht që kemi një alternativë, të cilën unë kam patur rastin ta diskutoj drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e artistëve.

Alternativa përbëhet nga dy shtylla kryesore:

Së pari, një plan financimi i artit dhe kulturës të jetë në nivelin e vendeve të rajonit.

Dhe së dyti, që menaxhimi i këtij financimi, pra bëhet fjalë për subvencionimin buxhetor të bëhet drejtpërdrejtë në mënyrë demokratike dhe transparente nga strukturat e artit dhe kulturës, duke përfshirë këtu edhe Teatrin Kombëtar.

Pra, depolitizim dhe decentralizim i financave të cilat siç e thashë do të dedikohen nivelit të rajonit, por në raste të veçanta do të dedikohet edhe më shumë se aq, për t’i shërbyer në mënyrë komplementare faktorëve të ekonomisë, në veçanti turizmit i cili me një sektor të fortë kulturor ka shanse shumë më të mëdha të rritet dhe jo të tkurret siç po ndodh vit pas viti me turizmin në Shqipëri.

 

Pyetje: Z.Basha dje maxhoranca ju ka bërë një ftesë të hapur për tí shkruar ju, opozita, amendimet për ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në mënyrë që me 3 shtator me nisjen e sesionit parlamentar më në fund të miratohet ligji që jep mundësinë magjistratëve të rinj që do të nisin vitin akademik në Shkollën e Magjistraturës. A pranoni ju që të bashkëpunoni me shumicën për këtë çështje?

 

Basha: Janë dy pyetje të ndryshme, e para përjashton të dytën. Me të parën ata na ftojnë ne që atë që do të bënin me duart e tyre, shkeljen e Kushtetutës dhe kthimin tek institucionet e vjetra, të kalbura të drejtësisë, tani ta bëjnë me duart tona. Në fakt ata kanë një propozim mbi tavolinë me 7 pika që trajton 7 çështje kryesore të krizës totale të sistemit të drejtësisë dhe kapjes së reformës në drejtësisë për interesa politike. Në qoftë se ka një vullnet politik në atë entitet që quhet Partia Socialiste i cili nuk mund të përfaqësohet nga ata që shkelën, jo thjesht sepse nuk dua unë por sepse interesat e tyre janë të kundërta me reformën në drejtësi.  Ata kanë hall të shpëtojnë vëllezërit dhe kushërinjtë nga burgu, në disa raste veten e tyre nga burgu dhe në disa raste banditët me të cilët kanë lidhur fatin e tyre. Por në qoftë se – përjashtuar këtë klikë që nuk është për fat të mirë përfaqësuese e gjithë socialistëve shqiptarë. Partia Socialiste Shqiptare si një koncept politik abstrakt ka me të vërtetë vullnetin t’i japë fund kapjes politike të sistemit të drejtësisë, i ka propozimet tona të qartë. Ne jemi gjithmonë të gatshëm t’i japim formë këtyre propozimeve. Një pjesë prej tyre i kemi dhënë formë, siç është rasti i Prokurorit të Përgjithshëm; që të mos kemi një Prokuror të Përgjithshëm të emëruar vetëm me votat e qeverisë dhe pa veting, ndërkohë që Kushtetuta kërkon në të kundërtën. Por, tani të zbresim nga niveli teorik, siç e dini praktikisht nuk ka vullnet. Dhe kjo në vend që t’i përgjigjen ftesës tonë vijnë me një propozim qesharak, që mënyra se si të kapim, mënyra si të kthehemi tek institucionet e vjetra të drejtësisë dhe të shkelim Kushtetutën, të mos e shkruajmë ata por ta shkruajmë ne. Kuptoni sa qesharake, sa banale është. Është thjesht një truk për të fshehur të vërtetën. Ata nuk kanë ndërmend të zbatojnë reformën në drejtësi. Propozimi i tyre, edhe një herë për qytetarët, konsiston në zhbërjen e reformës në drejtësi, kthimin tek institucionet e vjetra të drejtësisë, KLD-ja dhe Prokurori i Përgjithshëm t’i kenë kompetencat, jo KLGJ-ja dhe KLP-ja dhe shkeljen e Kushtetutës, vetë propozimi është antikushtetues.

 

Pyetje: A  do të bini dakord që të ofroni zgjidhje të paktën për këtë vit?

 

Basha: Jo, nuk po flasim, kjo është një truk, nuk po flasim vetëm për vit të ri akademik. Po flasim për një amendament, i cili ju jep kompetenca KLD-së dhe Prokurorit të Përgjithshëm, institucioneve të vjetra të drejtësisë të bëjnë emërime që do të bënte KLGJ-ja dhe KLP-ja.

 

Pyetje: Flasim vetëm për amendamentin që 80 studentë të Drejtësisë të shkojnë në universitet? Ka patur edhe një thirrje nga Bashkimi Europian.

 

Basha: Jo, nuk ka patur thirrje nga Bashkimi Europian, ka patur intervista klandestine me ndonjë stacion televiziv të cilat unë nuk i marr për thirrje nga Bashkimi Europian. Por kjo pak rëndësi ka. Edhe një herë duhet ta keni të qartë çfarë po kërkojnë? Po kërkojnë të kthehemi tek institucionet e vjetra të drejtësisë. Pastaj në qoftë se ju thonë se jemi gati që ta heqin këtë pjesë por duan vetëm t’i japin të drejtë fondacionit “Qemal Stafa” të zgjedhë kandidatët për Magjistraturës, natyrisht që përgjigja për këtë është jo.

A e kuptoni se se çfarë ka ndodhur?! Edhe një herë të kthehemi tek habia e madhe e mikut tonë Johannes Hahn. Pasi e kapën Magjistraturën e kanë rrethuar me një gardh që të mos futet njeri brenda. Cili është gardhi? Ligji ndryshohet vetëm me 3/5-at. Pse? Sepse e kanë kapur. Merrni shikoni bordin, ata 15 –të anëtarët e bordit, si mora me vete por kaq punë e bëni, ju bëni shumë më shumë por s’ua lënë ata që keni mbi kokë t’i shpalosni në ekrane.

Nxirrni se kush janë ata 15 veta dhe bëni analizën se çfarë përfaqësojnë. Bordi i Magjistraturës është më politik se Bordi i fondacionit “Qemal Stafa”. Pra, në kushtet e reformës në drejtësi, gjëja e parë që duhet të ndodhë, duhet të kemi institucione të cilat grantojnë një përqasje sa më larg influencës politike sepse në qoftë se ti ke tek Shkolla e Magjistraturës gjithë nomeklaturën e Partisë Socialiste, madje edhe nomenklaturën e Partisë së Punës dhe të Sigurimit të Shtetit dhe i thua opozitës hajde tani që këta të zgjedhin studentët që do të bëhen nesër gjyqtarë dhe prokurorë, përgjigja besoj se merret me mend nga të gjitha palët pavarëissht se në cilën anë të ndarjes politike qëndrojmë.

Cila është ajo opozitë që mund të thotë po merre ti tani dhe hajde të vendosim. Vendoseni në anën e kundërt, në qoftë se Shkolla e Magjistraturës në shumicën e saj do të përbëhej nga anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike apo të Fondacionit për Liri dhe Demokraci të Partisë Demokratike dhe t’u themi socialistëve hajdeni ju të hapeni që t’i zgjedhin këta se kush do të jenë gjyqtarë dhe prokurorë. Nuk funksionon kjo dhe nuk ka për të funksionuar.

Ndërkohë po bëjmë gati një kontratë publike, si premtim ndaj qytetarëve, artistëve, artëdashësve, por edhe si paralajmërim ndaj mafias së ndërtimit, mafias së drogës, Edi Ramës dhe shqyrtarëve të të tij në bashkinë e Tiranës, se nëse vihet dorë mbi Teatrin Kombëtar, çfarëdo qoftë kjo rruspa apo mina, të njëjtën gjë e pret dhe gjithçka tjetër që lidhet me këtë project mafioz.

Pra, minat dhe rruspat e presin çdo konstruksion i cili do të ndërtohet mbi gropën makabre në zemër të Tiranës, në qoftë se ka ndërmend të ecë në atë drejtim. Sigurisht që ne do të bëjmë gjithçka për ta shmangur, për ta parandaluar, por paralajmërimin do ta kenë me shkrim.

Me shkrim dhe të shpallur publikisht se: minat dhe rruspat i presin, për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet aty dhe kjo është më e pakta se i pret diçka shumë më e keqe pas kësaj. I pret kontrolli më i imtësishëm që do ta bëjë vettingun të duket si piknik. I pret të gjitha ata që lidhen me këtë project korruptiv, që nga Bjorke a Bjarke Ingels, për të cilin po përgatitet padija penale dhe do të depozitohet shumë shpejt dhe me këtë do të njiheni edhe ju edhe prokuroria e Danimarkës, e deri tek blerësi më i rëndomtë i ndonjë prone të ngritur mbi këtë krim monstruoz

Pyetje: Zoti Basha, njëra palë thotë se do të shkatërrohet teatri me mina, ndërsa edhe thirrja juaj dhe e opozitës është vendosja e minave dhe kjo ngjan si një thirrje terroriste. A i lejohet kjo kryetarit të opozitës? A është kjo zgjidhja zoti Basha sepse qytetarët presin zgjidhje dhe jo shkatërrim?

Basha: Qytetarët nuk duhet të presin por duhet të bëhen pjesë e zgjidhjes. Opozita ofron alternativen. Në qoftë se ata i vënë minat teatrit, ne do t’i vemë minat kullave. Me ligj! Këtë ju kam thënë dhe këtë po ju përsëris: Me ligj! Do të kalohet një ligj i posaçëm për ti vënë minat kullave.

Pyetje: Pra një ligj special si Rama për të prishur kullat?

Edhe njëherë ju them. Në qoftëse këta kanë ndërmend ti venë minat bashkëjetesës demokratike, ne nuk kemi ndërmend të kthehemi në historianë dhe kronikanë të rrënimit të Republikës Demokratike dhe kthimit të saj në pashallëkun e Edi Ramës. Dhe padyshim në rrafshin e alternativës, të sigurtë të jenë që ata që do ti vënë minat teatrit, pronën e tyre nuk do ta gëzojnë.

Pra këtu nuk ka të bëjë asgjë me ato etiketimet që I vutë ju sepse këtu terrorizmi është terrorizëm shtetëror. Ky është një terrorizëm shtetëror. Dhe kur është jashtë Kushtetutës dhe kur ke shkatërruar Gjykatën Kushtetuese, ky është terrorizëm shtetëror.

Pyetje Elda Menga News 24: Duke qënë se shumica i ka votat për të kaluar ligjin dhe ju ‘nuk i kini për ta ndalur prishjen e teatrit, ju po thoni se duhet të presim 3 vjet sa të ndërtohet që ta shkatërrojme me ligj këtë teatër të ndërtuar nga maxhoranca?

Basha: Mirë do të ishte që të merreni me problemin tani sesa me problemin se si do ta bëjmë ne. Ne e kemi shpallur, ne do t’i qëndrojmë fjalës dhe do ta bëjmë. Merruni me problemin tani. Një nga mënyrat për ti shërbyer qeverisë, është të merreni me skenarët hipotetikë se si do të ndodhë nesër apo pasnesër dhe për të analizuar në detaje se si do të ndodhë kjo. Pra për tu marrë me gjurmët, ndërkohë që duhet të merremi me ujkun. Prandaj ftesa ime është të merremi me ujkun, pastaj merremi dhe me gjurmët, por gjurmët kanë pak rëndësi nëqoftë se nuk ka ujk apo nëqoftëse nuk e kapim ujkun.

Pyetje nga Aida Topalli, Standard: Zoti Basha, ambasadorja në ikje e BE-së, është shprehur për një ecuri normale dhe pozitive të reformës në drejtësi, ndryshe nga sa thotë opozita. Ndërkohë indirekt ka thënë që zvarritja e reformës në drejtësi ka ardhur nga opozita! Cili është qëndrimi juaj?

Basha: Çfarë ka të re këtu! Ajo që ka qënë gjithë kohës kur jemi ballafaqur gjatë gjithë kohës me sulme politike për të mbuluar mbështetjen që i është dhënë kapjes së drejtësisë nga njerëz të cilët me qëndrimet e tyre nuk i kanë shërbyer mandatit, por i kanë shërbyer kapjes së drejtësisë nga Edi Rama. Asgjë tjetër të re për ne nuk ka, asnjë surprizë.

Pyetje: Zoti Basha, dje zonja Kryemadhi në një deklaratë për mediat ka bërë fajtorë ndërkombëtarët për dështimin, sipas saj, të reformës në Drejtësi dhe i quante ata përfitues të këtij dështimi të reformës. Ju u bashkoheni deklaratave të zonjës Kryemadhi?

Basha: Unë bëj deklaratat e mia dhe zonja Kryemadhi bën të sajat, ju keni për detyrë t’i jepni publikut se ku bashkohemi dhe ku nuk bashkohemi. Kështu që mos më vendosni në pozitat e komentatorit të zonjës Kryemadhi, as të zonjës Kryemadhi në pozitën e komentatorës së deklaratave të mija. Secili është Sovran në deklaratat dhe qëndrimet e veta. Jemi kryetar të dy partive të ndryshme, por jemi të bashkuar në një front opozitar i cili shqetësim kryesor, sot ka kapjen e drejtësisë nga Edi Rama. Dhe qëllim kryesor ka çlirimin e qeverisë nga krimi dhe çlirimin e drejtësisë nga kapja politike.

Pyetje gazetarja e gazetesh Shekulli: Zoti Basha deshëm të dimë edhe për reformën zgjedhore, duke qënë se është bërë thirrje dhe nga ndërkombëtarët që të përshpejtohet procesi i punës me këtë reformë e cila është në një rrugë të ngadaltë. Duke qënë se është krijuar një ngërç në sistemin e Drejtësisë, mendoni se duhet gjetur një rrugë më e mesme dhe një konsensus mes maxhorancës dhe opozitës që ky ngërç të zgjidhet sa më shpejt dhe të vazhdohet puna me reformën zgjedhore, në mënyrë që ajo të zhvillohet sipas standardeve të BE?

Basha: Në kuptimin teknik, reforma zgjedhore ka ecur përpara, sepse, komisioni ka punuar deri ditën e fundit, stafet teknike janë takuar. Në kuptimin teknik ka ecur përpara. Siç e thasëh dhe herën e fundit që u takuam këtu, edhe sikur reforma zgjedhore të mbarojë me konsensus të plotë mes palëve, nuk e zgjidh “çështjen e Toyota Yaris”. Me një apo dy Toyota Yaris, blihen zgjedhjet dhe nuk ka reform zgjedhore që ti japë zgjidhje kësaj. Prandaj prioritet absolut i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është ndarja e qeverisë nga krimi. Të mos kemi më një qeveri të lidhur me krimin. Së dyti mos të kemi një drejtësi të kontrolluar nga qeveria. Në funksion të këtyre dy objektivave, nuk mjafton thjeshtë dhe vetëm një reformë zgjedhore në letër, por duhet të kemi zgjidhje reale politike, që kalojnë, sipas meje, Partisë Demokratike, opozitës apo dhe sipas qytetarëve, në rradhë të parë me një qeveri që të paktën kryeministri dhe ministri i brendshëm, të mos jenë të lidhur me krimin, si parakusht për besueshmërinë e çdo procesi për zbatimin e reformës në drejtësi, sipas Kushtetutës, dhe po kështu edhe reformës Zgjedhore dhe si parakusht për zbatimin e këtyre dy reformave. Që do të thotë, luftën e vërtetë ndaj krimit dhe korrupsionit. Që do të thotë gjyqtarë dhe prokurorë që nuk inkurajojnë, por i ndëshkojnë politikanët e lidhur me krimin, si Saimir Tahiri me shokë. Politikanët e korruptuar, nuk po ndalem se është një listë më e gjatë. Dhe do të thotë po kështu zbatim i reformës zgjedhore që çon në zgjedhje dhe ku nuk janë paratë e krimit e të drogës që nuk përcaktojnë se kush do të jetë në qeveri dhe kush do të jetë në opozitë, po ku është vota e shqiptarëve, në bazë të kontratës që lidhim me të zgjedhurit e tyre, kush është në opozitë e kush është në qeveri. Synimi ynë është që të kemi një reformë zgjedhore që trajton në pikpamjen teknike çeshtjet kryesore të sigurisë së procesit. Identifikimin biometrik, votimin elektronik, numërimin elektronik dhe natyrisht pas kësaj, rëndësi ka një zgjidhje politike e cila bën të mundur që sistemi zgjedhor të jetë pasqyrues i vullnetit të qytetarëve shqiptar. Qoftë sa i përket zgjedhjeve vendore, qoftë sa i përket zgjedhjeve të përgjithëshme. Por unë nuk mund të them sot, nuk mund të garantoj sot, as nesër se besoj, nëse do të ketë consensus për këtë çeshtje, sepse siç ju thashë , reforma zgjedhore ashtu si edhe refoma në drejtësi, janë vetëm dy aspekte të punës së madhe që nap ret, por që nuk mund të kryhet dhe nuk do të kryhet me një qeverid he me një kryeministër të lidhur me krimin dhe drogën dhe një drejtësi të kapur nga kjo qeveri dhe nga ky kryeministër.

Pyetje: Nëpër korridoret politike dhe mediatike, përflitet për një takim të fshehtë mes jush dhe kryeministrit Edi Rama. Nuk e di nëse e konfirmoni?

Basha: Të gjitha thashethemet për një takim midis meje dhe Edi Ramës, nuk janë produkt i korridoreve mediatike, por i paradhomës së Edi Ramës që më pas trafikohet në korridoret mediatike, përmes kanaleve tashmë të njohura. Në mënyrë absolute, nuk jam takuar dhe nuk kam ndërmend të takohem me Edi Ramën. Por, do të bëj gjithçka, sëbashku me PD dhe me aleatët tanë që ti japim vendit një orë e më parë, një qeveri me një kryeministër të palidhur me krimin, si hap i parë dhe i domosdoshëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi, sipas Kushtetutës së 22 korrikut. Si edhe për zgjedhje të lira e të ndershme, si domosdoshmëri për të kthyer besimin e shqiptarëve te Shqipëria dhe demokracia.

Pyetje: Presidenti ka edhe 3 ditë kohë për tu shprehur. Nëse vendimi nuk do të jetë sipas pritshmërive tuaja, a do tí drejoheni Gjykatës Kushtetuese.

 

Basha: Ne do të ndjekim institucionalisht të gjitha hapat ligjorë, por e rëndësishme është të theksoj se shkelja e parimeve bazë të shtetit, si kontratë e bashkëjetesës paqësore, si mekanizëm i zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve është kaq totale dhe evidente në këtë ligj, saqë detyrimi i dekretimit të ligjit me heshtje apo në mënyrë tjetër nuk është gjë tjetër vese pjesëmarrje në grushtin e shtetit.

E kam fjalën për do instancë që bëhet pjesë e kthimit të parlamentit në një Rajshtag të stilit hitlerian. Merr pushtete që nuk ia lejon kushtetuta. E kam fjalën që sot merr teatrin, nesër vendos që çdo kaçurrels të mos punësohet në sektorin public, pasnesër vendos që vetëm bjondët muind të trashëgojnë pronën e prindërve,… Çfarë i pengon? Askush! Kjo është vija e kuqe. Në qoftëse kjo vijë e kuqe kapërcehet, ne jemi de facto në gjendjen e një lufte civile.

 

Pyetje: Zoti Basha, ju folët për intervista klandestine të BE-së, por ka pasur edhe një qendrim nga SHBA-të, ku në Zërin e Amerikës thuhet se bëhet fjalë vetëm për një ndryshim në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, një kërkesë për të përmbushur edhe një nga kërkesat për një system funksional të drejtësisë…

 

Basha: Nuk kam ç’ti shtoj asaj që sapo thashë. Besoj se e kam bërë fare të qartë: Ne nuk pranojmë të bëhemi pjesë e shkeljes së kushtetutës. Ne nuk pranojmë të kthehemi tek institucuionet e kalbura të drejtësisë. Ne i ftojmë partnerët tanë ndërkombëtarë të hapin sytë përpara realitetit tragjik ku ndodhet Shqipëria; pa Gjykatë Kushtetutese, efektivisht pa Gjykatë të Lartë, pa asnjë kontroll ndaj pushtetit abuziv të ekzekutivit, i cili sot kontrollon të gjitha pushtetet, ekzekutivin, legjislativin, gjyqësorin, prokurorinë, median, ekonominë, pra para një diktature tipike. Dhe këtu qendrimet tona politike janë të qarta. Prioritet i parë është ndarja e qeverisë me krimin. Prioritet i dytë është të kemi një drejtësi të pakapur nga qeveria dhe e treta një ekonomi të çliruar nga oligarkët dhe klientët qeveritarë. Këto janë tre prioritetet absolute, këto janë tre sfida të mëdha me të cilat po përballet vendi. Dhe asnjë përqasje e fragmentuar, që e izolon problemin nga tërësia, nuk mund të funksionojë, aq më shumë kur bazohet mbi të dhëna të pasakta. Edhe njëherë, në rastin e shkollës së magjistraturës, shkolla e magjistraturës është sot në të njëjtat parametra si Fondacioni “Qemal Stafa”. Ky nuk është problemi më i madh i reformës në drejtësi. Problemi më i madh i reformës në drejtësi është që reforma në drejtësi është ndalur, që qeveria shkurtoi fondet e vetingut, futi në kolaps sistemin e drejtësisë, gjykatën kushtetuese, gjykatën e lartë, kapi prokurorin e përgjithshëm, ka sabotuar krijimin e SPAK dhe të BKH-së, dhe si rezultat kemi atë që kemi, Saimir Tahiri shëtit me kalë, kuksianët në burg, një ministër të brendshëm që e bënte drogën me kushërinj dhe tjetri që e bën me të vëllanë, një ekonomi në kolaps dhe një qeveri që shpenzon qindra milionë euro për PPP-të. Një popull i tërë që i ka sytë nga emigracioni, sepse nuk ka më asnjë shpresë tek vendi apo tek procesi politik. Zgjedhje të kapura e të blera, media të kapura e të blera…Dhe asnjë nga këto problem nuk zgjidhen duke mbyllur sytë e duke folur për një proces siç është ai i hapjes së kuotave për kandidaturat e magjistraturës. Kjo është simptoma që kemi të bëjmë me një sëmundje të rëndë dhe simptoma nuk mund të trajtohet thjesht duke e lyer me krem. Po bëj edhe njëherë një krahasim mjekësor për ta bërë më të thjeshtë: mund të kruhet trupi sepse ke diçka tepër të lehtë dhe që mund të zgjidhet edhe me krem, por – larg qoftë – mund të kesh edhe kancer. Sistemi ynë ka kancer. Nuk e zgjidh kremi këtë punë. Prandaj të gjithë duhet tëndërgjegjësohemi për gjendjen ku ndodhet vendi, duke përfshirë këtu, shpresoj edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, sepse sfidat që kemi përpara nuk zgjidhen dot, pa veprime të mëdha dhe të guximshme, pa një zgjidhje të qendrueshme politike.

 

Pyetje: A duhet të nisë dialogu politik dhe a jeni të gatshëm të uleni në një tryezë me Edi Ramën për t’i dhënë zgjidhje – siç e dhatë edhe në 2016-n – problematikave në sistemin e drejtësisë?

 

Basha: Jo, nuk e zgjidhi dialogu me Edi Ramën, e zgjidhi presioni politik i Viktoria Nuland, në do ta dish. Mund të flasim e mund të bëjmë edhe një emision të veçantë për këtë punë, se shumë rrena janë thënë, nga shqiptarë dhe të huaj, për reformën në drejtësi këto kohë. Por e vërteta është e fiksuar në momente, nuk e zgjidhi asnjë këtu në Tiranë, se ishin të gjithë në pizhamat e Edi Ramës apo në robdeshambrin e Edi Ramës. Atë e zgjidhi ndërhyrja e vendosur e Viktoria Nuland.

 

Pyetje: Prisni një ndërhyrje të re të ndërkombëtarëve?

 

Basha: Unë s’pres asgjë në fakt, unë punoj çdo ditë për vetëdijësimin e të gjithë faktorëve, në radhë të parë atyre shqiptarë, natyrisht edhe miqtë tanë, se para çfarë rreziqesh të mëdha ndodhet sot vendi. Të tjerat janë pastaj çështje sensacionesh mediatike. Nuk ka asnjë rrugë tjetër për të dalë nga kjo, përveçse të përballemi me të vërtetat. Dhe të vërtetat janë të tmerrshme. Zgjidhjet duhet të vijnë përmes zgjedhjeve të plota politike, dhe këtu – siç kam thënë edhe herën e parë – përsa i përket reformës në drejtësi, janë 7 propozimet tona, sa i përket përqasjes apo procesit, ky process duhet të ketë besueshmëri. Dhe besueshmëria nuk mund të vijë nga të njëjtët aktorë që shkatërruan procesin, shkelën marrëveshjen, shkelën kushtetutën, kapën drejtësinë, i kanë dhënë imunitet total krimit dhe sot përbëjnë pengesën kryesore për Shqipërinë Evropiane. Kur them për Shqipërinë Evropiane, do të thotë për hapjen e negociatave.

 

Pyetje: A është i unifikuar qëndrimi i Partisë tuaj me atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, sa u përket 7 kushteve që ju keni paraqitur për ligjin e Magjistraturës?

 

Basha: Në vlerësimin dhe bindjen time po.

 

Pyetje: Zoti Basha, në një tryezë të ngjashme si kjo e sotmja, pak ditë më përpara përmendët se do të amendoni një ligj antimafia kur të vini në pushtet. Si do të jetë kjo ndërhyrje, a mund të kemi diçka më konkrete?

 

Basha: Puna ka nisur dhe besoj që me fillimin e shtatorit do t’ju prezantohet edhe projekti ynë i amendimit të ligjit antimafia që do të bëjë të mundur që çdo klient i qeverisë i përfshirë në skema korruptive PPP-sh do t’i nënshtrohet formatit dhe le të themi kontrolleve të ligjit antimafia. Ndërkohë, po bëjmë gati edhe një kontratë publike, si premtim ndaj qytetarëve, artistëve, artdashësve, por edhe si një paralajmërim ndaj mafias së ndërtimit, mafias së drogës, Edi Ramës dhe shqytarëve të tij në bashkinë e Tiranës, se, nëse vihet dorë mbi Teatrin Kombëtar, çfarëdoqoftë kjo, rruspa apo mina, të njëjtën gjë e pret dhe gjithçka tjetër që lidhet me këtë projekt mafioz. Pra, minat dhe rruspat e presin çdo konstruksion që do të ndërtohet mbi gropën makabre në zemër të Tiranës, nëqoftëse ka ndërmend të ecë në atë drejtim. Ne do bëjmë gjithçka për ta shmangur, por paralajmërimin do ta kenë me shkrim. Me shkrim dhe të shpallur publikisht, se minat dhe rruspat e presin çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet aty. Ndërkohë po bëjmë gati një kontratë publike, si premtim ndaj qytetarëve, artistëve, artëdashësve, por edhe si paralajmërim ndaj mafias së ndërtimit, mafias së drogës, Edi Ramës dhe shqyrtarëve të të tij në bashkinë e Tiranës, se nëse vihet dorë mbi Teatrin Kombëtar, çfardo qoftë kjo rrupspa apo mina, të njëjtën gjë e pret dhe gjithçka tjetër që lidhet me këtë project mafioz.

Pra, minat dhe rruspat e presin çdo konstruksion i cili do të ndërtohet mbi gropën makabre në zemër të Tiranës, në qoftë se ka ndërmend të ecë në atë drejtim. Sigurisht që ne do të bëjmë gjithçka për ta shmangur, për ta parandaluar, por paralajmërimin do ta kenë me shkrim.

Me shkrim dhe të shpallur publikisht se: minat dhe rruspat i presin, për çdo project korruptiv që do të ndërtohet aty dhe kjo është më e pakta se i pret diçka shumë më e keqe pas kësaj. I pret kontrolli më i imtësishëm që do ta bëjë vettingun të duket si piknik. I pret të gjitha ata që lidhen me këtë projekt korruptiv, që nga Bjorke a Bjarke Ingels, për të cilin po përgatitet padija penale dhe do të depozitohet shumë shpejt dhe me këtë do të njiheni edhe ju edhe prokuroria e Danimarkës, e deri tek blerësi më i rëndomtë i ndonjë prone të ngritur mbi këtë krim monstruoz

 

Pyetje Elda Menga, News 24: Zoti Basha, njëra palë thotë se do të shkatërrohet teatri me mina, ndërsa edhe thirrja juaj dhe e opozitës është vendosja e minave dhe kjo ngjan si një thirrje terroriste. A i lejohet kjo kryetarit të opozitës? A është kjo zgjidhja zoti Basha sepse qytetarët presin zgjidhje dhe jo shkatërrim?

 

Basha: Qytetarët nuk duhet të presin por duhet të bëhen pjesë e zgjidhjes. Opozita ofron alternativen. Në qoftë se ata i vënë minat teatrit, ne do t’i vemë minat kullave. Me ligj! Këtë ju kam thënë dhe këtë po ju përsëris: Me ligj! Do të kalohet një ligj i posaçëm për tú vënë minat kullave.

Pyetje Olta Blaceri Vizion Plus: Pra një ligj special si Rama të prishur kullat?

Edhe njëherë ju them: Në qoftëse këta kanë ndërmend ti venë minat bashkëjetesës demokratike, ne nuk kemi ndërmend të kthehemi në historianë dhe kronikanë të rrënimit të Republikës Demokratike dhe kthimit të saj në pashallëkun e Edi Ramës. Dhe padyshim në rrafshin e alternativës, të sigurtë të jenë që ata që do ti vënë minat teatrit, pronën e tyre nuk do ta gëzojnë.

Pra këtu nuk ka të bëjë asgjë me ato etiketimet që I vutë ju sepse këtu terrorizmi është terrorizëm shtetëror. Ky është një terrorizëm shtetëror. Dhe kur është jashtë Kushtetutës dhe kur ke shkatërruar Gjykatën Kushtetuese, ky është terrorizëm shtetëror.

 

Pyetje Elda Menga News 24: Duke qënë se shumica i ka votat për të kaluar ligjin dhe ju si kini për ta ndalur prishjen e teatrit, ju po thoni se duhet të presim 3 vjet sa të ndërtohet që ta shkatërrojme me ligj këtë teatër të ndërtuar nga maxhoranca?  

 

Basha: Mirë do të ishte që të merreni me problemin tani sesa me problemin se si do ta bëjmë ne. Ne e kemi shpallur, ne do ti qëndrojmë fjalës dhe do ta bëjmë. Merruni me problemin tani. Një nga mënyrat për ti shërbyer qeverisë, është të merreni me skenarët hipotetikë se si do të ndodhë nesër apo pasnesër dhe për të analizuar në detaje se si do të ndodhë kjo. Pra për tu marrë me gjurmët, ndërkohë që duhet të merremi me ujkun. Prandaj ftesa ime është të merremi me ujkun, pastaj merremi dhe me gjurmët, por gjurmët kanë pak rëndësi nëqoftë se nuk ka ujk apo nëqoftëse nuk e kapim ujkun.

 

Pyetje nga Aida Topalli, Standard: Zoti Basha, ambasadorja në ikje e BE-së, është shprehur për një ecuri normale dhe positive të reformës në drejtësi, ndryshe nga sa thotë opozita. Ndërkohë indirekt ka thënë që zvarritja e reformës në drejtësi ka ardhur nga opozita! Cili është qëndrimi juaj?  

 

Basha: Çfarë ka të re këtu! Ajo që ka qënë gjithë kohës kur jemi ballafaqur gjatë gjithë kohës me sulme politike për të mbuluar mbështetjen që i është dhënë kapjes së drejtësisë nga njerëz të cilët me qëndrimet e tyre nuk i kanë shërbyer mandatit, por i kanë shërbyer kapjes së drejtësisë nga Edi Rama. Asgjë tjetër të re për ne nuk ka, asnjë surprizë.

 

Pyetje Klan+: Zoti Basha, dje zonja Kryemadhi në një deklaratë për mediat ka bërë fajtorë ndërkombëtarët për dështimin, sipas saj, të reformës në Drejtësi dhe i quante ata përfitues të këtij dështimi të reformës. Ju u bashkoheni deklaratave të zonjës Kryemadhi?

 

Basha: Unë bëj deklaratat e mia dhe zonja Kryemadhi bën të sajat, ju keni për detyrë ti jepni publikut se ku bashkohemi dhe ku nuk bashkohemi. Kështu që mos më vendosni në pozitat e komentatorit të zonjës Kryemadhi, as të zonjës Kryemadhi në pozitën e komentatores së deklaratave të mia. Secili është Sovran në deklaratat dhe qëndrimet e veta. Jemi kryetar të dy partive të ndryshme, por jemi të bashkuar në një front opozitar i cili shqetësim kryesor, sot ka kapjen e drejtësisë nga Edi Rama. Dhe qëllim kryesor ka çlirimin e qeverisë nga krimi dhe çlirimin e drejtësisë nga kapja politike.

 

Pyetje gazetarja e gazetesh Shekulli: Zoti Basha deshëm të dimë edhe për reformën zgjedhore, duke qënë se është bërë thirrje dhe nga ndërkombëtarët që të përshpejtohet procesi i punës me këtë reformë e cila është në një rrugë të ngadaltë. Duke qënë se është krijuar një ngërç në sistemin e Drejtësisë, mendoni se duhet gjetur një rrugë më e mesme dhe një consensus mes maxhorancës dhe opozitës që ky ngërç të zgjidhet sa më shpejt dhe të vazhdohet puna me reformën zgjedhore, në mënyrë që ajo të zhvillohet sipas standarteve të BE?

 

Basha: Në kuptimin teknik, reforma zgjedhore ka ecur përpara, sepse, komisioni ka punuar deri ditën e fundit, stafet teknike janë takuar. Në kuptimin teknik ka ecur përpara.

Siç e thasëh dhe herën e fundit që u takuam këtu, edhe sikur reforma zgjedhore të mbarojë me konsensus të plotë mes palëve, nuk e zgjidh “çështjen e Toyota Yaris”.

Me një apo dy Toyota Yaris, blihen zgjedhjet dhe nuk ka reform zgjedhore që ti japë zgjidhje kësaj.

Prandaj prioritet absolut i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është ndarja e qeverisë nga krimi. Të mos kemi më një qeveri të lidhur me krimin.

Së dyti mos të kemi një drejtësi të kontrolluar nga qeveria.

Në funksion të këtyre dy objektivave, nuk mjafton thjeshtë dhe vetëm një reformë zgjedhore në letër, por duhet të kemi zgjidhje reale politike, që kalojnë, sipas meje, Partisë Demokratike, opozitës apo dhe sipas qytetarëve, në rradhë të parë me një qeveri që të paktën kryeministri dhe ministri i brendshëm, të mos jenë të lidhur me krimin, si parakusht për besueshmërinë e çdo procesi për zbatimin e reformës në drejtësi, sipas Kushtetutës, dhe po kështu edhe reformës Zgjedhore dhe si parakusht për zbatimin e këtyre dy reformave. Që do të thotë, luftën e vërtetë ndaj krimit dhe korrupsionit. Që do të thotë gjyqtarë dhe prokurorë që nuk inkurajojnë, por i ndëshkojnë politikanët e lidhur me krimin, si Saimir Tahiri me shokë. Politikanët e korruptuar, nuk po ndalem se është një listë më e gjatë. Dhe do të thotë po kështu zbatim i reformës zgjedhore që çon në zgjedhje dhe ku nuk janë paratë e krimit e të drogës që përcaktojnë se kush do të jetë në qeveri dhe kush do të jetë në opozitë, por ku është vota e shqiptarëve, në bazë të kontratës që lidhim me të zgjedhurit e tyre, kush është në opozitë e kush është në qeveri.

Synimi ynë është që të kemi një reformë zgjedhore që trajton në pikpamjen teknike çeshtjet kryesore të sigurisë së procesit. Identifikimin biometrik, votimin elektronik, numërimin elektronik dhe natyrisht pas kësaj, rëndësi ka një zgjidhje politike e cila bën të mundur që sistemi zgjedhor të jetë pasqyrues i vullnetit të qytetarëve shqiptar. Qoftë sa I përket zgjedhjeve vendore, qoftë sa I përket zgjedhjeve të përgjithëshme. Por unë nuk mund të them sot, nuk mund të garantoj sot, as nesër se besoj, nëse do të ketë consensus për këtë çeshtje, sepse siç ju thashë , reforma zgjedhore ashtu si edhe refoma në drejtësi, janë vetëm dy aspekte të punës së madhe që nap ret, por që nuk mund të kryhet dhe nuk do të kryhet me një qeveri dhe me një kryeministër të lidhur me krimin dhe drogën dhe një drejtësi të kapur nga kjo qeveri dhe nga ky kryeministër.

 

Pyetje Elda Menga News24: Nëpër korridoret politike dhe mediatike, përflitet për një takim të fshehtë mes jush dhe kryeministrit Edi Rama. Nuk e di nëse e konfirmoni?

 

Basha:  Të gjitha thashethemet për një takim midis meje dhe Edi Ramës, nuk janë produkt I korridoreve mediatike, por i paradhomës së Edi Ramës që më pas trafikohet në korridoret mediatike, përmes kanaleve tashmë të njohura.

Në mënyrë absolute, nuk jam takuar dhe nuk kam ndërmend të takohem me Edi Ramën.

Por, do të bëj gjithçka, sëbashku me PD dhe me aletatët tanë që ti japim vendit një orë e më parë, një qeveri me një kryeministër të palidhur me krimin, si hap i parë dhe i domosdoshëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi, sipas Kushtetutës së 22 korrikut.

Si edhe për zgjedhje të lira e të ndershme, si domosdoshmëri për të kthyer besimin e shqiptarëve te Shqipëria dhe demokracia.

 

Read More
27 Kor
0

Projekti mafioz për kapjen e drejtësisë është arsyeja pse Edi Rama hesht përballë fakteve zyrtare se vettingu nuk po pastron Pallatin e Drejtësisë nga të korruptuarit

Deklaratë e nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj

Partia Demokratike tregoi dje me fakte, bazuar në raportin zyrtar të shërbimeve inteligjente sesi organet e vettingut po konfirmojnë në detyrë gjyqtarë të kapur në flagrancë me përgjime në afera korruptive.

Gjyqtari Ilir Toska, kandidat i Edi Ramës për Këshillin e Lartë Gjyqësor është vlerësuar nga institucionet përgjegjëse dhe shërbimet inteligjente si i papërshtatshëm me detyrën dhe duhej shkarkuar nga organet e vettingut.

Ky fakt tregon se organet e vettingut po mbajnë në sistem gjyqtarë të korruptuar sipas urdhrave të Edi Ramës, i cili hesht dhe fshihet përballë provave të qarta që zbulojnë çdo ditë projektin mafioz të tij për kapjen e drejtësisë nëpërmjet gjyqtarëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Në 10 Prill 2018 institucionet përgjegjëse i kanë përsëritur organeve të vettingut papërshtatshmërinë e gjyqtarit Ilir Toska, kandidat i Edi Ramës për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në raportin zyrtar, institucionet që verifikojnë pastërtinë e figurës, i kujtojnë organeve të vettingut se “përfshirja e këtij gjyqtari në veprime korruptive është përcaktues i integritetit profesional të tij dhe që tregon për pastërtinë e figures së çdo gjytqtari dhe prokurori”.

Si ka mundësi që Edi Rama nuk shqetësohet kur një gjyqtar i kapur në përgjime në aferë korruptive, jo vetëm nuk u shkarkua nga detyra, por iu hap rruga për të kandiduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, që është qeveria e gjyqësorit?!

Si ka mundësi që ai u shet shqiptarëve për pastrim të Pallatit të Drejtësisë procesin që konfirmon në detyrë gjyqtarë të korruptuar?!

Edi Rama do të vazhdojë të heshtë për këto pyetje dhe për faktet e bëra publike, sepse tani maska e tij si reformator i drejtësisë ka rënë!

Shqiptarët po shohin çdo ditë se Edi Rama është arkitekti i farsës me vettingun, sepse atij i duhen gjyqtarët e korruptuar për zbatimin e projektin mafioz të kapjes së sistemit të drejtësisë për ta vënë atë në shërbim të mbrojtjes së korrupsionit dhe krimit të organizuar, më të cilin qeveris vendin.

Read More