Blog

24 Gus
0

Miku trafikant droge i Taulant Ballës ka përfituar miliona euro nga buxheti i shtetit në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik

·         Miku trafikant droge i Taulant Ballës ka përfituar miliona euro nga buxheti i shtetit në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik.  

·         Ligji skualifikon nga gara çdo ofertues, të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale, si Edmond Bego. 

·         Prokuroria duhet të nisë procedim pasuror ndaj Edmond Begos dhe të hetojë, nëse ka qenë Taulant Balla që ka ndërmjetësuar për miliona eurot e përfituara nga Bego në kundërshtim me ligjin.

GAZMENT BARDHI, KËSHILLTAR LIGJOR I PARTISË DEMOKRATIKE

Prej gati një jave Partia Demokratike ka sjellë prova, të bazuar në dokumenta zyrtarë se trafikanti I drogës, Edmond Bego, u shndërrua në biznesmnen të fuqishëm pas miqësisë familjare që lidhi me Taulant Ballën.

  • 10 milionë euro të përfituar nga punimet në rrugën Tiranë Elbasan
  • 1 miliard lekët për ndërtimin e nënstacionit të Librazhdit
  • 3 miliardë lekët në disa punë të tjera publike kryesisht në zonën elektorale të Taulant Ballës, në Elbasan

Pra, rreth 14 milionë euro nga buxheti i shtetit janë fakte të mjaftueshme që prokuroria të nisë kryesisht hetimin për të provuar se kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, taulant Balla ka bërë rolin e sekserit për shumëfishimin e pasurisë së trafikantit të drogës, kompania e të cilit, para miqësisë familjarëe me Taulant Ballën, ishte në prag falimenti dhe 2 herë nën sekuestro.

Shqiptarët duhet të mësojnë sot se përfitimi i miliona eurove nga miku i dënuar për trafik droge i Taulant Ballës është bërë në kundërshtim të hapur me ligjin për prokurimin publik.

Ligji për prokurimin publik parashikon qartë se organet shtetërore duhet të përjashtojnë nga një procedurë prokurimi çdo ofertues, kur ka të dhëna se ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale. Sipas këtij ligji, është detyrë e autoritetit shtetëror kontraktor që të marrë informacionet e nevojshme për integritetin dhe gjendjen personale të një ofertuesi.

Ky ligj është në fuqi në Shqipëri që nga viti 2006, por nuk zbatohet për mikun e Taulant Ballës, që përfiton miliona euro nga Buxheti i Shtetit, në kundërshtim me ligjin.

Sot Taulant Balla, që u mburr me mikun e tij trafikant droge dhe me qeverinë e tij që nuk i kishte dhënë mbrojtje politike, ka detyrimin t’u shpjegojë shqiptarëve:

·       Si qenka ligji i njëjtë për këdo, kur ai nuk zbatohet për mikun e tij?

·       A e ka ndihmuar ai mikun e tij Edmond Bego, të dënuar për pjesëmarrje në organizata kriminale të përfitojë tendera publikë në kundërshtim me ligjin?

·       Kush i ka detyruar dhe ka ndërmjetësuar me organet shtetërore që t’i japin mikut të Taulant Ballës tendera dhe miliona euro nga paratë e shqiptarëve, në kundërshtim të hapur me ligjin?

Taulant Balla prej disa ditësh hesht, në një përpjekje të dëshpëruar për të fshehur atë që e mendojnë të gjithë, se është pikërisht ai personi i pushtetshëm që i ka siguruar trafikantit të drogës akses në kundërshtim me ligjin në paratë dhe pasuritë e shqiptarëve dhe se ky akses në miliona euro është burimi i miqësisë familjare që Taulant Balla ka me ish anëtarin e bandës së Lushnjës.

Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë së shtetit të kthehet në krye të detyrës dhe të mos bëhet mburojë e krimit të organizuar me mbështetje politike!

Prokuroria ka sot detyrimin të fillojë menjëherë procedim pasuror ndaj Edmond Begos, si dhe procedim penal për të hetuar tenderat publikë që ai ka fituar, kush ka ndërmjetësuar me organet shtetërore që t’i japin mikut të Taulant Ballës tendera dhe miliona euro nga paratë e shqiptarëve, në kundërshtim të hapur me ligjin.

Heshtja e organit të prokurorisë është një këmbanë e fortë alarmi se tashmë Shqipëria është  nën diktaturën e krimit të organizuar, që jo vetëm qeveris vendin nëpërmjet Edi Ramës, por kontrollon edhe çdo institucion të pavarur në vend.

Bashkëngjitur neni 45 i LIGJI PER PROKURIMIN PUBLIK, qe ndalon pjesemarrjen e Edmond Begos ne tendera publike,  VENDIMI I GJYKATES se Larte per nenin e pjesemarrjes se Begos ne organiziate kriminale, si dhe deklarate e plote e Gazment Bardhit. 

Read More
23 Gus
0

Erion Veliaj po hesht dhe po përdor vartësit për të manipuluar opinionin publik për zjarre të qëllimshme në çerdhe

Një javë nga shpërthimi i bombolës së gazit në çerdhen nr. 14 në “Ali Demi” dhe tre dite nga zjarri në çerdhen nr. 16 në Blloku, jo vetëm nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, por ai po bën gjithçka për të manipuluar opinionin publik.

Veliaj që s’ lë pemë, gur a stol pa propaganduar, vazhdon të fshihet pas urdhrave për manipulimin e dy ngjarjeve të rënda që nxorën në dritë sa të pasigurtë janë fëmijët në çerdhe dhe kopshtet e Tiranës.

Vartësit e Erion Veliaj në Shërbimin e Zjarrfikësve, në tejkalim kompetencash, pohuan atë që Erion Veliaj kishte paracaktuar që ditën e parë dhe që e deklaroi drejtoresha e çerdheve në bashki: se zjarrvënia është e qëllimshme dhe jo përgjegjësi e Bashkisë.

Provat qesharake se kanë gjetur një xham të thyer në një dhomë, ku shpërthimi i një bombole gazi kishte rrëzuar murin përtokë, ngjajnë me skenarin e Griseldës shtatzënë të rrëmbyer nga qeveria e Berishës, skenar të cilin Erion Veliaj e përhapi në Europë për të akuzuar Partinë Demokratike.

Ftojmë mediat të publikojnë të plotë deklaratën e datës 16 të drejtoreshës së çerdheve, e cila, me urdhrin e Erion Veliajt, siguroi prindrit se shpërthimi nuk ka ndodhur në çerdhe, se çerdhet nuk përdorin gaz dhe se ato janë të sigurta.

Në të dyja rastet, si drejtoresha e çerdheve, si zjarrfikësit, po manipulojnë të vërtetën, duke konsumuar disa vepra penale, për të fshehur përgjegjësinë e Erion Veliajt, njësoj siç u veprua edhe me fshehjen e vrasjes së 16 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës 2 vjet më parë.

Nëse e vërteta do të ishte kjo që po tenton të na imponojë Erion Veliaj, atëherë i gjithë shteti duhet të ishte në këmbë, sepse do të ishim përpara akteve të mirëfillta terroriste.

Heshtja e Erion Veliajt është provë e qartë e përgjegjësisë së tij direkte ligjore në mosverifikimin e sigurisë në çerdhe dhe që po rrezikon seriozisht jetën e fëmijëve.

·       Në asnjë vend të botës një kryetar bashkie nuk do të heshtte për dy ngjarje kaq të rrezikshme për jetën e qindra vogëlushëve, siç po bën Erion Veliaj.

·       Në çdo vend normal të botës, kryetari i bashkisë do të shkonte në çerdhet e përfshira nga zjarret dhe do të urdhëronte verifikimin urgjent të gjendjes.

–      Por vetëm në një vend si Shqipëria, kryetari i bashkisë përdor fëmijët si fasadë dhe kapital politik, pavarësisht se cënon sigurinë e jetës së tyre.

Qytetarët e Tianës nuk meritojnë një kryebashkiak si Erjon Veliaj, që mashtron dhe vë në rrezik jetën e fëmijëve të Tiranës, për përfitime ekonomike e politike.​

Read More
23 Gus
0

Miku i Taulant Ballës, kompania e trafikantit të drogës u pagua 10 milionë euro për punimet në Tiranë – Elbasan

Tre vjet më parë, si në këtë kohë, i shtrenguar nga presioni ndërkombëtar, Edi Rama u detyrua të nxjerrë një nga një kriminelet e tij nga parlamenti. Por kjo ishte vetëm fasada, sepse bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin mbetet e pacënuar dhe Shqipëria parajsë e krimit të organizuar.

Kjo qeveri ka vënë buxhetin e shtetit në shërbim të trafikantëve të drogës, të vrasësve, të dënuarve për përdhunim dhe trafik vajzash e fëmijësh.

Dokumenti që Partia Demokratike publikoi dje për tenderin 1 miliardë lekë që miku trafikant droge i Taulant Ballës fitoi në Librazhd dy muaj më parë, është vetëm një nga shumë dokumentat zyrtarë që provojnë sesi taksat e shqiptarëve shkojnë për pasurimin e një grushti kriminelësh të lidhur me pushtetin.

Taulant Balla hesht, për të fshehur atë që e mendojnë të gjithë, se është ky personi i pushtetshëm që i ka siguruar trafikantit të drogës akses në paratë dhe pasuritë e shqiptarëve dhe se ky akses në miliona euro është burimi I miqësisë familjare që Taulant Balla ka me ish anëtarin e bandës së Lushnjës, që dikur luante futboll me kokat e prera.

1 miliardë lekët e dy muajve më parë për nënstacionin e Librazhdit janë shumë pak në krahasim më paratë e siguruara 3 vitet e fundit, jo nëpërmjet tenderave publikë, por si nënkontraktues i firmave private, që detyrohen nga I pushtetshmi i Partisë Socialiste t’i kalojnë paratë kompanisë së trafikantit të drogës.

Rasti më flagrant është ai I ndërtimit të autostradës së Elbasanit.

Partia Demokratike ka vërtetuar se kompania “Inerte Express” e trafikantit të drogës dhe mikut të familjes së Taulant Ballës ka përfituar 10 milionë euro që nga viti 2015 deri më sot nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Është kjo një nga arsyet pse gjendja për njerëzit e zakonshëm është përkeqësuar dhe mesatarisht 45 biznese mbyllen në ditë, që kur Edi Rama vendosi thundrën në ekonominë shqiptare.

Ti dyqanxhi, biznesmen shqiptar apo i huaj, që psherwtin në kafe dhe thua që leku “është mçef”,  kupto që leku nuk është fshehur! Ai shkon në xhepat e trafikantëve të drogës, biznesi i të cilëve shumëfishohet brenda ditës nën kujdesin e veçantë të Edi Ramës dhe taulantëve të tij.

Read More
23 Gus
0

Publikohet prova e parë e përfitimit të mikut të Taulant Ballës nga buxheti i shtetit

Arrestimi i trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego, mik familjar i kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është dëshmia më e freskët sesi Edi Rama ka kriminalizuar gjithçka, që nga zyra ku punon, deri tek paratë që u merr shqiptarëve me taksa gjithnjë e më të larta.

Partia Demokratike po publikon sot një provë zyrtare sesi buxheti i shtetit është vënë në shërbim të mikut kriminel të Taulant Ballës, I cili tha dje se nuk ishte përdorur si mburojë politike për ish anëtarin e bandës së Lushnjës.

Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania “Inerte Express”, me pronar trafikantin e drogës dhe mikun e familjes së taulant ballës, nuk ka përvojë në ndërtimin e nënstacioneve elektrikë dhe se këtë funksion ai e shtoi në fund të dhjetorit 2017.

Pak muaj më vonë, kompania pa përvojë e mikut trafikant droge të Taulant Ballës përfitoi një tender publik nga Operatori i Sistemit të Transmetimit.

Dokumentat tregojnë se tenderi i OST-së me vlerë 100 milionë lekë i është dhënë trafikantit të dënuar me 21 vjet burg për drogë, në fillim të verës, në zemër të zonës elektorale të Taulant Ballës, në Librazhd.

Kolegu im, Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duhet t’u thotë shqiptarëve a ka bërë ai sekserin me OST-në, që miku i tij trafikant droge të fitojë një tender prej 100 milionë lekë?

Sa më shumë të heshtë Taulanti pa sqaruar çfarë e lidh atë me miqësi familjare me një trafikant të rrezikshëm droge, që autoritetet italiane e kanë dënuar me 21 vjet burg, aq më shumë forcohet bindja për rolin e Taulant Ballës si sekser të miliona eurove që ia merr shqiptarëve për t’i ndarë me trafikantin e drogës.

Read More
23 Gus
0

Veliaj duhet të japë llogari dhe të nisë me urgjencë kontrollin për sigurinë në çerdhe dhe kopshte

Në Tiranë mbrëmë një tjetër çerdhe, në mes të bllokut, u përfshi nga flakët. Fati deshi që të mos kishte fëmijë dhe punonjës të lënduar. Për fat, edhe shpërthimi i tmerrshëm i pak ditëve më parë ndodhi, kur në çerdhen 14 nuk kishte fëmijë apo kujdestarë. Çerdhet, kopshtet, shkollat ne Tiranë nuk duhet të jenë në dorë të fatit, por të kenë standarte që garantojne sigurinë e fëmijëve.

 

3 vjet më parë, Erion Veliaj, doli 31 ditë rresht në ekrane, duke inauguruar te ashtuquajturin rikonstruksion falas të 31 çerdheve të Tiranës. Por përveç propagandës me ngjyra, Erion Veliaj nuk përmendi asnjëherë masat e marra për sigurinë në kopshte dhe çerdhe, për të cilat bashkia që ai drejton është përgjegjese direkte.

 

Qytetarët duan të dijnë pse nuk reagon Erion Veliaj për dy rastet skandaloze të rënies së zjarrit në çerdhet e Tiranës, por vazhdon me propagandën bajate, sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

 

Në vend që të japë llogari për shqetësimin e prindërve dhe në vend që të nisë me urgjencë kontrollin e sigurisë dhe të standardeve në çerdhe dhe kopshte, Erion Veliaj fshihet pas përhapjes së lajmeve për zjarrvënie të qëllimshme.

 

Nëse është kështu, Policia duhet të sqarojë urgjentisht këtë situatë, e cila, po të verifikohet si e vërtetë, përbën një akt terrorist, që duhet të kishte ngritur shtetin në këmbë. Por, nëse rezulton se Veliaj po përpiqet të viktimizohet, ai dhe kushdo tjetër duhet të merret në përgjegjësi penale për pengimin e drejtësisë për përhapjen e lajmeve të rreme.

 

Partia Demokratike kërkon që të nisë me urgjencë kontrolli për sigurinë dhe standartet në të gjitha çerdhet, kopshtet dhe shkollat publike dhe private.

 

Qytetarët presin që, të paktën në rastin e sigurisë së fëmijëve, prokuroria të mos veprojë si një shërbëtore e verbër e pushtetit, kryebashkiakut dhe mafias së ndërtimit në Tiranë.

 

Fëmijët në Tiranës nuk janë të sigurt me një kryebashkiak që i përdor për fasadë. Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë.

Read More
21 Gus
0

Taulant Balla pranoi miqësinë familjare, por nuk shpjegoi çfarë e lidh me anëtarin e bandës së Lushnjës

Njësoj si Saimir Tahiri disa muaj më parë, Taulant Balla nuk kurseu as djalin e tij, as fëmijët e mikut të tij trafikant ndërkombëtar droge për t’u dukur të dy si viktima në sytë e publikut.

Partia Demokratike hedh poshtë me neveri këtë përpjekje të turpshme të numrit dy të Partisë Socialiste, që përdor si mburojë pafajësinë e fëmijëve.

Sot, 3 ditë pas arrestimit nga autoritetet greke të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Taulant Balla u detyrua të pranojë atë që e dinë të gjithë: se ai ka miqësi familjare me ish anëtarin e bandës më të pamëshirshme në Shqipëri, që është i dënuar në Itali me 21 vjet burg si trafikant i rrezikshëm droge dhe është shndërruar nga Rilindja në një biznesmen të fuqishëm ndërtimi.

Në çdo vend normal, një rrëfim i tillë për miqësi familjare me botën e krimit do të pasonte me dorëheqjen nga çdo funksion politik. Në Shqipëri ky standard funksionon me shkarki nga detyra për gjyqtarët, prokurorët dhe policët. Por nuk funksionon për Edi Ramën, Fatmir Xhafën dhe Taulant Ballën.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste nuk iu përgjigj pyetjes kryesore që bëjnë shqiptarët dhe opozita:

Çfarë e lidh atë me një trafikant ndërkombëtar droge, pasuria e të cilit është shumëfishuar që nga lidhja e miqësisë me Taulant Ballën, që njihet, tani edhe si mr. Toyta Yaris?

Taulant Balla gënjeu publikisht, kur tha se miqësia me Edmond Begon nuk i ka dhënë trafikantit të drogës mburojë politike, por nuk i dha përgjigje pyetjes: Pse aksioni qeveritar “Forca e Ligjit”, i cili verifikon ligjshmërinë e pasurisë së trafikantëve të drogës, nuk ka vepruar ndaj mikut të tij Mondi Bego.

Është gënjështër e pacipë deklarata e Taulant Ballës se miku i tij me 5 emra ishte një njeri i zakonshëm dhe po përdoret nga PD për të hedhur baltë mbi të për qëllime politike. Edmond Bego, alias Manoli Bego, alias Mond Bega, alias Saimir Sina, alias Saimir Gjatari është anëtar i bandës së Aldo Bares, trafikant i jashtëzakonshëm droge, i dënuar me 21 vite burgim në Itali.

Sot Taulant Balla nuk duhet të sfidojë PD, por Prokurorinë dhe policinë për t’iu kërkuar zbatimin e “Forcës së Ligjit” për verifikimin e ligjshmërisë së pasurisë së mikut të tij trafikant.

Taulant Balla duhet të sfidojë Prokurorinë dhe Policinë për të hetuar dhe sqaruar shqiptarët, nëse pasuria e trafikantit biznesmen është shtuar këto dy vjet me ndikimin dhe ndërhyrjen e Taulant Ballës.

Numri dy i Partisë Socialiste duhet të sfidojë Prokurorinë dhe Policnë, duke iu kërkuar zbatimin e “Forcës së Ligjit” për të hetuar se kush e ka ndihmuar një trafikant të rrezikshëm droge, ish anëtarin e bandës së Aldo Bares, të pajiset me leje, liçensa dhe të fitojë miliona euro punë publike.

Përsa i përket shpjegimit për Jurgis Çyrbjen, anëtarin e bandës tjetër, asaj të Emiljano Shullazit, i mjeri Taulant Balla gënjeu trashë.

Prokuroria nuk mund të japë zyrtarisht, siç tha Balla, asnjë informacion për persona nën hetim. Sot prokuroria ka rastin të sakrifikojë diçka nga përkushtimi politik dhe të japë përgjigje, nëse e ka informuar apo jo Taulant Ballën për Jurgis Çyrbjen.

Heshtja e prokurorisë, siç ka vepruar gjithë këto ditë, veçse konfirmon faktin se ajo nuk i shërben të vërtetës, por pushtetit të Edi Ramës dhe krimit të organizuar të lidhur me të.

 

Read More
21 Gus
0

Heshtja nuk e shpëton dot Taulant Ballën! Ai duhet të tregojë sa herë ka komunikuar me Edmond Begën

Qeveria në pakt me krimin, parlamenti i varur nga krimi, policia e drejtuar nga krimi dhe prokuroria nën urdhrat e krimit po heshtin për t’i dhënë kohë numrit dy të Partisë Socialiste, që të mbulojë me harresë akuzat publike për lidhjet e tij me trafikantin e rrezikshëm ndërkombëtar të drogës, Mond Bega.

Në vend që policia t’u thotë shqiptarëve pse autoritetet greke kanë arrestuar dhe kanë vendosur të mbajnë në burg narkotrafikantin me lidhje politike, policia hesht.

Në vend që prokuroria të nisë menjeherë hetimet për të zbardhur arsyet e mosveprimit të Policisë së Shtetit ndaj trafikantit të shndërruar në biznesmen të fuqishëm ndërtimi, prokuroria hesht.

Ne vend që Edi Rama t’i kërkojë Taulant Ballës të sqarojë pozicionin e tij, Edi Rama hesht.

Në vend që Taulant Balla t’u përgjigjet pyetjeve, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, hesht, me shpresën se gjithçka do të harrohet.

Taulant Balla dhe padroni i tij, Edi Rama, e kanë gabim.

Shqiptarët dhe partnerët tanë janë bindur se Shqipëria është kthyer në parajsën e krimit të organizuar, për shkak të lidhjeve direkte me drejtuesit më të lartë të pushtetit.

Duke përfaqësuar pjesën më të mirë dhe më të madhe të shoqërisë që nuk pranon të qeveriset nga krimi, Partia Demokratike nuk do të heqë dorë nga misioni i saj për të shkëputur krimin nga politika.

Policia e Shtetit dhe prokuroria duhet t’u thonë shqiptarëve:

  • Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane arrestohet nga Policia greke, por jo nga Policia shqiptare?

 

  • Çfarë e pengon prokurorinë të zbatojë ligji Antimafia për sekuestrimin e pasurisë dhe bisneseve të trafikantit ndërkombëtar të drogës Mond Bego?

 

Ndërsa Taulant Ballën nuk e ndihmon dot fshehja pas mashtrimeve të trasha të zëdhënësit të krimit në grupin parlamentar të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i cili tha dje se trafikanti i drogës ishte liruar menjëherë nga drejtësia greke.

 

Taulant Balla duhet t’u shpjegojë shqiptarëve:

 

  • Çfarë e lidh me trafikantin e drogës, të shndërruar në biznesmen të fuqiëshm këto dy vitet e fundit?

 

  • Sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189?

 

  • A është Taulant Balla sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen?

 

Këtyre pyetjeve Taulant Balla nuk u shpëton dot. Drejtësia vonon, por nuk harron!

 

Read More
18 Gus
0

Në vend të lejojë prokurorinë që të arrestojë deputetin Jurgis Çyrbja, Edi Rama merr në mbrojtje anëtarin e bandës së Emiljano Shullazit

Prej 24 orësh media ka bërë publike përgjimet e prokurorisë, ku deputeti i Edi Ramës në Shijak, Jurgis Çyrbja, faktohet si anëtar i bandës së Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtor për rregjistrimin e pasurive të paluajtshme në emër të tij.

Në një përpjekje të dëshpëruar, deputeti i Edi Ramës mashtroi dje shqiptarët dhe u përpoq t’u hidhte hi syve për të shpëtuar veten.

Është e papranueshme sesi nga Prokuroria nuk ka asnjë reagim për komunikimet e përgjuara në mënyrë të ligjshme prej saj, ku deputeti I Edi ramës ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çeshtjen e hotel Vollgës. Kjo pronë është rregjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit nga Jurgis Çyrbja, por ndryshe nga Shullazi që është në burg, Çyrbja është në parlament nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Edi Rama, njësoj si prokuroria që ka në varësi, hesht prej 24 oresh. Pse e ka kyçur gojën Rama, i cili komenton edhe fustanet e grave, por jo lidhjet e deputetit të tij të Shijakut me bandën e Emiljano Shullazit?!

Edi Rama nuk flet për të dënuar lidhjet e krimit me politikën, sepse ai është arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin, i cili e mban në pushtet.

Kështu po mbron Rama Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Damian Gjiknurin, Mark Frrokun, Arben Ndokën, Armando Prengën dhe çdo lidhje të krimit brenda dhe jashtë parlamentit.

Shqiptarët duhet ta dinë që, nëse Edi Rama do të lejonte kukullat e veta në Prokurori të zbatojnë ligjin, në Kuvend duhet të kishte shkuar kërkesa për arrestimin e menjëhershëm të deputetit Jurges Çyrbja, anëtar i bandës së Emiljano Shullazit.

Read More
17 Gus
0

Përgjimet provojnë së deputeti i PS Jurgis Çyrbja është anëtar i bandës së Emiljano Shullazit

Çdo ditë që kalon po provon se Edi Rama e qeveris vendin si drejtues i një organizate kriminale, se ligji i dekriminalizimit është një copë letër që nuk zbatohet dhe se vrasësit, përdhunuesit, trafikantët e drogës në parlament i ka zëvendësuar me shërbëtorët e tyre në zyrat e shtetit.

Jurgis Çyrbja, deputet i Edi Ramës në Shijak, është simbol sesi kryeministri i vendit vazhdon bashkëqeverisjen me krimin e organizuar.

Përgjimet e bëra publike sot nga media provojnë qartë se deputeti i Edi Ramës, Jurgis Çyrbja, është anëtar i bandës së Emiljano Shullazit, por ndryshe nga ai, nuk është në burg, por anëtar i Parlamentit.

Sipas përgjimeve të publikuara, deputeti Çyrbja ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çeshtjen e hotel Vollgës, e cila është rregjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit nga Jurgis Çyrbja.

Në të dyja rastet, si shërbëtor besnik, deputeti Çyrbja, në atë kohë drejtor i Hipotekës Durrës, e informon Gilmano Danin për veprimet e prokurorisë.

Telefonata e parë u bë prej anëtarit të bandës në krye të Hipotekës menjëherë pas sekuestrimit të dosjes së hotel Vollgës nga prokuroria. “E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time.”- janë fjalët e deputetit Çyrjbja në adresë të Gilmano Danit, i cili ka qenë në përgjim.

Telefonata e dytë mes të dyve është kryer menjëherë sapo ish kreu i hipotekës ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe i ka kërkuar takim, Gilmano Danit krahut të djathtë të Emiljano Shullazit.

Disa muaj më pas, Jurgis Çyrbja gjatë seancës gjyqësore jo vetëm që dëshmoi në favor të Emiljano Shullazit, por ai ka gënjyer drejtësinë, duke pohuar se të vetmin kontakt me Gilmano Danin e ka patur gjatë kohës së rregjistrimit të pronës.

Partia Demokratike e ka denoncuar që në fillim ish drejtorin e hipotekës së Durrësit, Jurgis Cyrbja, si anëtar të bandës së Emiljano Shullazit, por, në vend që të ishte në burg bashkë me bosin e tij, Edi Rama e shpërbleu dhe e mori në mbrojtje bandën, duke e bërë Jurgis Çyrbjen deputet të Kuvendit të Shqipërisë.

Sot, kamikazet e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në atë të Krimeve të Rënda duhet t’u thonë shqiptarëve se përse ligji nuk vepron mbi deputetin e Ramës dhe përsë Jurgis Çyrbja nuk është në burg, njësoj si Emiljano Shullazi.

Partia Demokratike kërkon nga Prokuroria zbatimin e ligjit duke sjellë në Kuvend kërkesën per arrestimin e menjëhershëm të deputetit Jurges Çyrbja, anëtar i bandës së Emiljano Shullazit. ​

Read More
17 Gus
0

Ngjarja e rëndë, Erion Veliaj urdhëroi zhdukjen e çdo gjurme kriminale në shpërtimin e bombulës së gazit në çerdhen 51

Ngjarja skandaloze e shpërthimit të gazit në një çerdhe të Tiranës i ka hequr lustrën e propagandës dhe ka nxjerrë Erion Veliajn e vërtetë, atë që jo të gjithë e njohin: një mashtrues të korruptuar, që nuk kursen as fëmijët për hir të pushtetit.

Erion Veliaj vazhdon të heshtë për ngjarjen e tmerrshme në çerdhen 51 të Tiranës, ku shpërthimi i fuqishëm,, fatmirësisht, ndodhi në një orë kur çerdhet janë të zbrazura.

Njësoj siç veproi për të fshehur dhe pastaj për të mbuluar krimin e vrasjes së 16 vjeçarit Ardit Gjoklaj tek plehrat e Sharrës, Erion Veliaj ka urdhëruar zhdukjen e çdo gjurme të përgjegjësisë kriminale të Bashkisë së Tiranës për shpërthimin shkatërrues nga një bombol gazi, në çerdhen 51 në Ali Dem.

Erion Veliaj është angazhuar personalisht të gënjejë dhe mashtrojë çdo njeri publik që flet për ngjarjen, duke u thënë se shpërthimi ishte në një godinë jashtë çerdhes dhe pa lidhje me të.

Erion Veliaj urdhëroi vartësit të gënjenin prindërit e alarmuar duke u thënë se çerdhja nuk përdorte gaz.

Pamjet televizive të ekraneve që nuk e çensuruan ngjarjen, siç e çensuroi Top Channel, dhe dëshmitë e gazetarëve nga vendngjarja provojnë mashtrimin kriminal të Erion Veliajt. Tregojnë se shpërthimi është brenda çerdhes dhe se prindërit dëshmonin për erën e fortë të gazit

Një kryebashkiak i përgjegjshëm, që nuk i përdor fëmijët për fasadë dhe propagandë, do të kishte sqaruar publikisht rrethanat që, vec për hatër të Zotit nuk sollën një tragjedi, si dhe do të kishte marrë masa urgjente për të verifikuar gjendjen e të gjitha çerdheve dhe kopshteve në Tiranë!

Realiteti është se Tirana drejtohet nga një mashtrues dhe hajdut që bën gjithçka për të fshehur krimet e tij.

Nëse Prokuroria do të ishte në krye të detyrës dhe jo nën kontrollin e qeverisë, Erjon Veliaj do të ishte në burg si përgjegjës për manipulimin dhe fshehjen e provave, ose e thenë me terma teknike ‘pr pengim të drejtesise’, të së vërtetës! Çështja është se “drejtesia” nuk po e kërkon TE VERTETEN!

Read More