Blog

03 Kor
0

Organet e vetingut po zbatojnë standarde të dyfishta duke vënë në dyshim serioz besueshmërinë ndaj procesit. Rasti i Arta Markut është prova e qartë për këtë.

Deklaratë e deputetit Enkelejd Alibeaj

Partia Demokratike ka ndjekur me vëmendje dhe pa asnjë ndërhyrje ecurinë e procesit të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga organet përgjegjëse të rivlerësimit.

Deri tani, kemi konstatuar aplikimin e standardeve të dyfishta nga organet e vettingut, në varësi të preferencave politike mbi gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar, të cilët edhe pse në kushte të njëjta, fatin e kanë patur të ndryshëm.

E gjitha kjo ka vënë në dyshim serioz besueshmërinë ndaj procesit, i cili po provon se nuk udhëhiqet nga ligji dhe se është një proces i korruptuar politikisht.

Një provë e fortë mbi këtë u dha sot, ku radha për vetting i erdhi kamikazes së Edi Ramës në prokurori.

Arta Marku, e deleguara e Edi Ramës në Krye të organit të prokurorisë, pritet të konfirmohet në detyrë, jo sepse përmbush kriteret e vendosura nga ligji, por se kriteret e kualifikimit që po aplikohen kanë si kusht kryesor se cili gjyqtar apo prokuror i shërben më shumë Edi Ramës dhe Qeverisë së tij të korruptuar.

Sa më shumë t’i shërbesh Edi Ramës, aq më shumë rriten shanset për të kaluar me sukses vettingun. Ky është mesazhi që deri më sot ka dhënë ky proces.

Është fakt i njohur botërisht që Arta Marku në 6 muaj në Krye të organit të prokurorisë, ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, duke bërë emërime e komandime të paligjshme të prokurorëve, duke emëruar e shkarkuar drejtues prokurorie, edhe pse neni 160, pika 2 e ligjit për statusin e magjistratit, ia ndalojnë shprehimisht këtë.

Vetë ajo ishte betuar përpara Komisionit të Ligjeve, ditën kur paraqiti kandidaturën, se nuk do të bënte shkarkime dhe emërime, sepse ato ishin në kundërshtim me ligjin.

Shkelja e hapur e ligjit tregon jo vetëm mungesë respekti ndaj ligjit, por qartësisht mungesë të theksuar të integritetit moral e profesional, kushte këto të domosdoshme për të kaluar me sukses vettingun.

Komisionet e vettingut kanë për detyrë të verifikojnë mënyrën e ushtrimit të funksioneve si Prokuror i Përgjithshëm nga Arta Marku, sepse këtë e detyron neni 42, pika 1, e ligjit për vettingun. Nuk e kanë bërë këtë, sepse nuk ia lejon Edi Rama.

Duke vepruar si prokurore politike, Arta Marku ka shkelur ligjin duke  shndërruar organin e prokurorisë nën varësinë e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme. Sot hetimet kanë për zot jo prokurorin, por Ministrin e Brendshëm. Edhe këtë paligjshmëri organet e vettingut kishin për detyrë ta verifikonin, por qartësisht mbyllën sytë për të mbrojtur emërimin politik të Edi Ramës në krye të Prokurorisë.

Përfaqësuesit e ONM gjatë seancës së sotme ngritën edhe shqetësimin se Arta Marku gjatë ushtrimit të detyrës si prokurore, ka kërkuar mbajtjen në burg të qytetarëve, jashtë kritereve që parashikon ligji. Kjo tregon injorim të ligjit, por as këtë organet e vettingut nuk  kanë ndërmend ta shohin.

Mungesa e respektit ndaj ligjit tregohet edhe në rastin kur, edhe pse me detyrë prokurore, Arta Marku bën ndërtime pa leje, në shkleje të ligjeve në fuqi, për të cilat një qytetar i thjeshtë dënohet me burg. Një prokuror tjetër u shkarkua nga detyra për këtë motiv, ndërsa Arta Markun ky standard nuk zbatohet.

Ne kemi publikuar dokumenta tronditës, sesi Arta Marku, në cilësinë e Prokurorit në Shkodër, harroi në burg një qytetar për 2 muaj e 13 ditë, duke i hequr në këtë mënyrë lirinë, në mënyrë të paligjshme dhe të padrejtë.

Do të mjaftonte ky rast që Arta Marku të shkarkohej nga organet e vettingut, për shkak se në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare ka cenuar rëndë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Ky është një fakt i njohur për Komisionin, sepse është fakt i njohur botërisht, dhe për pasojë nuk kanë nevojë për prova të mëtejshme.

Këto të dhëna dhe të tjera si këto, provojnë qartësisht se Arta Marku, jo vetëm nuk ka integritetin moral dhe profesionale për të qëndruar në detyrë, por ka cënuar rëndë besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë.

Nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot Arta Marku do të ishte shkarkuar nga detyra.

Por përsa kohë ky proces diktohet nga Edi Rama e Fatmir Xhafaj, që e përdorin procesin për të shantazhuar prokurorë e gjyqtarë dhe për të shpërblyer shërbëtorët e tyre në sistemin e drejtësisë, ne nuk kemi asnjë besim se Arta Marku do të marrë atë që meriton, sipas ligjit- shkarkimin nga detyra.

Read More
02 Kor
0

PD ka një detyrë. T’i prijë opozitës, t’u prijë qytetarëve dhe të largojmë krimin nga politika.

  • 28 vjet më parë kanceri ishte komunizmi. Sot kanceri është krimi, që Edi Rama e përdor si vegël për të mbajtur pushtetin. Kur flas për largimin e krimit nga politika, kam parasysh vetëm një gjë: largimin e Ed Ramës.
  • Krimi dhe droga e lidhur me qeverinë ka izoluar Shqipërinë, ka shkatërruar tregun, konkurencën, imazhin e vendit. Simboli i izolimit është moshapja e negociatave. Vetëm çlirimi i politikës nga krimi na çon tek hapja e negociatave.
  • Për ata që pranojnë të investohen në mënyrë donkishoteske për alibinë e Ramës, që mendojnë se problemet zgjidhen, kur opozita dhe qeveria të bëjnë valsin e lumturisë, ta harrojnë! Janë fare out dhe u ka mbaruar koha. Partia Demokratike nuk bashkëpunon me qeverinë e krimit dhe të drogës.
  • PD ka një detyrë. T’i prijë opozitës, t’u prijë qytetarëve dhe të largojmë krimin nga politika. Të largojmë Edi Ramën nga qeveria. Zgjidhja jonë politike për shqiptarët është largimi i Ramës një orë e më parë. Sa më shpejt ta largojmë, aq më e ulët fatura për shqiptarët, aq më shpejt do të hapet rruga e integrimit.
  • Siç do të çlirojmë politikën nga krimi, do të çlirojmë ekonominë nga 5 oligarkë që, bashkë me Ramën kontrollojnë sot Shqipërinë. Me PD kjo do të marrë fund. Gjithçka që kanë marrë me kontrata abuzive, korruptive apo me ligj si ky i Teatrit,  ne do ta zhbëjmë.
  • Le t’ia themi të gjithë së bashku: Edi Rama je hajduti më i madh në 28 vite. Paratë e drogës, paratë e krimit, paratë e shqiptarëve i ke përdorur vetëm për pushtetin tend. Ne do t’ua kthejmë ato qytetarëve.
  • Me ligj duan ta marrin teatrin, por nuk do t’I lejojmë. Në qoftëse hedhin këtë hap, do të përballen me vendosmërinë totale të opozitës në Parlament dhe të qytetarëve.  Ajo që na takon sot, është përballja deri në fitoren e demokracisë, e shtetit të së drejtës. 

Bashkëbisedimi i plotë i Kryetarit të PD, Lulzim Basha, me të rinjtë e FRPD.

Së pari, ju falenderoj që jeni mbledhur sot në PD, në shtëpinë e lirisë dhe në shtëpinë e rinisë. Përshëndes veçanërisht anëtarët e FRPD për betejën e jashtëzakonshme që kanë zhvilluar këto javë për Shqipërinë Europiane dhe të rinjtë që na janë bashkuar sot në sallë. 2 Korriku është një datë historike, është një datë lirie. Ne e përdorim shpesh si datë që shënon larine, sepse kjo është me të vërtetë një datë lirie. Është dita kur rinia shqiptare hodhi murin e izolimit përmes asaj që njihet si kriza  e ambasadave 1990. Në të njëjtën ditë, 2 Korrik 1990, deputetët e parlamentit në Kosovë shpallën deklaratën e tyre të Pavarësisë. Të dyja këto ndodhën në të njëjtën ditë, 2 Korrik 1990. Të dyja ndodhën në një moment të vështirë për kombin shqiptar. Shqipëria ishte totalisht e izoluar ndërsa Kosova bëhej gati të futej në një konfrontim fatal me Serbinë, i cili pas shumë dhimbjesh, pas një lufte çlirimtare, pas një genocidi, përfundoi me çlirimin e Kosovës dhe Pavarësinë e saj, duke na çuar në këtë moment ku jemi sot. Shqipëria sot është anëtare e NATO-s, Kosova është shtet i pavarur. Por sot nuk jemi mbledhur në një moment gëzimi. 28 vjet më parë Shqipëria ishte vendi më i izoluar në Europë. Një nga vendet më të izoluara të Botës. E kishte izoluar komunizmi. Kanceri i komunizmit na kishte izoluar fizikisht. Çfarë do të thotë kjo?! Shumica prej jush nuk ka lindur në atë kohë. Kjo do të thotë që shumë pak njerëz kishin një pasaportë, kur them shumë pak, flas për qindra, jo për mijëra. Nuk jepej pasaporta përveç se për nomeklaturën e jo më të dilje e të udhëtoje jashtë Shqipërisë. Nuk kishte pasaportë. Në fakt lëvizja brenda vendit kufizohej, quhej pasaportizim. Ku e psaportizimin duhej të thoshte se ku jetoje, sepse të lëvizje nga një qytet në tjetrin duhej të merrje leje me shkrim nga autoritetet. Edhe lëvizja brenda vendit ishte e kontrolluar. Liria e lëvizjes në rastin konkret, liria e shprehjes: Një vit përpara se të shpërtheheshin muret e ambasadave, në Shqipëri u var poeti Havzi Nela në Kukës. Është ekzekutimi i fundit politik në Europë. Nuk u ekzekutua një kundërshtar i regjimit që goditi me armë regjimin, apo i hodhi një bombë, jo, jo, një poet ishte ekzekutuar për vargjet që kishte shkruar. Të rinjtë futeshin në burg se dëgjonin muzikë perëndimore. Dëgjonin Beatles apo Rolling Stones. Arrestoheshin dhe futeshin në burg. Apo iu griseshin pantallonat nga Fatmir Xhafaj me shokë, që s’është shpikje, atëherë Sekretar i Rinisë, përse i kishin tepër të ngushta. U dukeshin pantallonat tub. Një brez para jush e di se çfarë do të thotë. Ishte vendi më i izoluar, fizikisht i izoluar, shpirtërisht i izoluar nga pjesa tjetër e botës. Ishte në fakt kopësht zoologjik i komunizmit në zemër të Europës. Dhe çarja e izolimit nisi me 2 Korrik. Shumë gjëra kanë ndodhur por nuk duhet ta harrojmë. Sot ëstë dita t’u themi faleminderit kujtdo prej tyre, qindra mijëra të rinjve që ishin protagonistët e shembjes së “Murit të Berlinit” më 2 Korrik. Nuk janë më të rinj. Shumica prej tyre janë jashtë Shqipërisë. Një pjesë e madhe e madhe nuk janë kthyer më dhe shpeshherë e di që ndjehen të harruar dhe të pavlerësuar. Sot është dita t’u them në emër të brezit tim dhe në emër të brezit tuaj, faleminderit, për atë që ishte çarja e digës komuniste më 2 Korrik dhe, që më pas, solli hapjen e plotë të murit dhe hapjen e Shqipërisë para botës. Faleminderit të gjithë protagonistëve të 2 Korrikut! Regjimi i quajti huliganë, por në fakt ata ishin heronjtë në momentin që askujt nuk ia merrte mendja se dikush të kishte guximin të ngrihej ndaj një regjimi të tillë gjakatar. Ky ishte kanceri i Shqipërisë 28 vite më parë i cili e mbante Shqipërinë të izoluar. Po sot, përse jemi të izoluar? Sepse edhe sot të izoluar jemi. Sot jemi të izoluar nga tregjet. Sot jemi të izoluar nga zhvillimi teknologjik. Nuk ka asnjë investim në Shqipëri që të përfaqësojë denjësisht revolucionin teknologjik, që po ndodh kudo në botë. Në fushën e teknologjisë dhe të informacionit, në fushën e manifakturës dhe prodhimit, asgjë nga këto prodhime nuk po vijnë në Shqipëri. Po vijnë në Maqedoni, po vijnë në Kosovë dhe Preshevë, në Serbi po e po, në Mal të Zi, por jo në Shqipëri. Jemi të izoluar me tregjet rajonale dhe europiane. Jemi të izoluar nga tregjet e kapitalit. Nuk vjen kapitali i huaj sot të investojë. Nuk vjen eksperienca e huaj të ndërtojë ndërmarrje prodhimi që të kualifikojmë rininë shqiptare, inxhinierët shqiptarë. Të mësojnë për rrugët e reja të zhvillimit, të inovacionit teknologjik, të cilët po ecin me hapa të jashtëzakonshëm, nga fusha e mjekësisë, e teknologjisë së informacionit, fusha transportit, fusha e komunikimit. Kudo po ecet me hapa gjigande. Shikoni vetëm sa ka ndryshuar celulari në vetëm 5 vite. Shikoni si po ndryshon teknologjia e transportit, automjetet, shikoni si po ndryshon teknologjia e informacionit. Shumë prej këtyre ndryshimeve po ndodhin në kuptimin e fabrikimit të pajisjeve apo programimit këtu në Ballkan. 3 mijë punonjës, gjysma e tyre nën moshën 35 vjeç në Maqedoni, prodhojnë pjesë të automjeteve më të përparuara të perëndimit, të Gjermanisë? Në Serbi ka investime ku ka qindra të rinj që bëjnë programime avangarde për kompanitë më të mëdha në Kaliforni. Këtu nuk ka asnjë investim të tillë. Jemi të izoluar. Jemi totalisht të izoluar në këto zhvillime. Kemi një izolim ekonomik, fatura e të cilit është që këtu nuk krijohen vende të reja pune, por po shkatërrohen edhe ato që ekzistojnë. Kemi një izolim tjetër, kemi izolimin që na vjen nga imazhi. Për shkak të kësaj qeverie, imazhi jonë është vendi i krimit dhe i drogës. Dhe kjo po na izolon. Shifrat e turizmit perëndimor në Shqipëri janë më të ulëta në raport me vendet e tjera të rajonit, ndërkohë që ne kemi potencialin më të madh. Përse? Edhe prej imazhit. Një vend që ka imazhin e krimit dhe të drogës, ku në fakt është një vend i bukur, përrallor, me 400 e ca km bregdet. Me një rini të mrekullueshme, poliglote, me mikpritje fantastike, por me një imazh të keq. Dhe simboli i izolimit është moshapja e negociatave. Moshapja e negociatave nga Bashkimi Europian, është shprehja më e qartë e izolimit që po vuajmë ne sot. Shqiptarët i meritojnë negociatat. Shqiptarët e meritojnë Europën. Moshapja e negociatave nuk është bërë për shkak të shqiptarëve, aq më pak të rinisë shqiptare. Ju e dini fare mirë. Ky është një mesazh që i jepet qeverisë. Është qeveria ajo që ia ka mbyllur derën negociatave Shqipërisë. Dhe Europa e ka dhënë fare të qartë mesazhin. Ka thënë: Shqipëri, shqiptarë, e keni në dorën tuaj hapjen e negociatave, por nuk mund t’i hapni kështu. Prisni, zonja dhe zotërinj shqiptarë. Nuk ka vende që  bëhen pjesë e familjes europiane, ku kanceri i komunizmit është zëvendësuar me kancerin e krimit, që është vegla që përdor Edi Rama për të mbajtur pushtetin. Në cilin vend në Ballkan hapen negociatat me një Ministër të Brendshëm, koka e trafikut të drogës, që bredh i lirë. Ministrin tjetër të Brendshëm që harxhon gjithë energjinë dhe kohën e vetë duke mbrojtur vëllain e tij trafikant. Me një kupolë të tërë të policisë në kërkim për drogë. Dhe mbi të gjitha një kryeministër i cili këto pesë vite është faktuar si kryeministër i lidhur me drogën. Tani e dinë të gjithë që Edi Rama është i lidhur me drogën. Se nuk është rastësi që të kesh ministër pas ministri, kryetar të grupit parlamentar të lidhur me drogën dhe pastrimin e parave të drogës. Ku jemi sot? Këtej mburret që nuk ka hashash, por hashash ka. E patë dje që hashashi është mbjellë prapë. Hashashin ia kanë lënë gjynahqarëve, tani vetë merret me kokainën, heroinën, pastrimin e parave. Merren me pastrimin e parave, prandaj mbushet “Toyota Yaris” me euro. Se tani kanë kaluar tek pastrimi i parave. BBC Ëorld thotë se është deri në 3.5 miliard euro janë të ardhurat e drogës. Ku shkojnë këto para? Ku do t’i çojnë këto para? Do t’i pastrojnë këto para. Prandaj shikoni kulla gjithandej. Prandaj e do teatrin, ta marrë e ta bëjë kullë që të pastrojë paratë. Janë paratë e krimit, janë paratë e drogës. Do të pastrojë pjesën e vet. Në këtë vend nuk ka punë. Prindërit tuaj duhet të punojnë nga 20, 30, 40 vjet të shlyejnë kredinë për një apartament. Papritur tregu gjeneron kërkesë të mijëra apartamenteve dhe kulla. Nuk është pjesë e tregut. Tregun e ka shkatërruar krimi. E ka shkatërruar droga. Këtë ka bërë krimi dhe droga. Ka shkatërruar tregun, ka shkatërruar konkurencën. Ka shkatërruar imazhin e vendit. Ka izoluar Shqipërinë nga pjesa pjesa tjetër e Ballkanit dhe nga pjesa tjetër e Europës. Dhe askush nuk i ndjen më shumë pasojat e këtij izolimi se rinia. Hendeku midis asaj që ju e meritoni realisht dhe asaj që ofron Shqipëria nën Edi Ramën është i tmerrshëm. Aspiratat, ëndrrat, aftësitë, potencialet tuaja janë vite dritë larg asaj që ofron sot Shqipëria. Përse? Sepse sistemi i krimit në pushtet, ofron vetëm dy mundësi për të çarë. Ose të bëheni anëtarë të partisë në pushtet, ose të lidheni me krimin. Sistemi kriminal shpërblen gjakatarin, të fortin (por jo në kuptimin e mirë të fjalës), banditin, dhe lë prapa njerëzit e meritës, lë prapa njerëzit e aftësive. Pra, askush nuk e vuan më shumë se rinia këtë izolim, sikundër askush më shumë se rinia nuk i korri përfitimet e heqjes së vizave. Këtë besoj e mbani mend, 2010-ën besoj e mbani mend. Në 2010-ën Shqipëria, hoqi vizat, përse na i hoqën vizat, përse na lejuan të udhëtojmë të lirë? Sepse  kaluam disa provime goxha të vështira për luftën kundër krimit, për luftën e aseteve kriminale, për vërtetësinë e dokumentave, për kontrollin e kufijve, për konfiskimin e aseteve kriminale. 120 detyra të kontrolluara një për një. I keni kryer, s’i keni kryer? Si funksionojnë? Urdhëro, ik kryej detyrat dhe u hoqën vizat për shqiptarët. Kaq e thjeshtë është. Çfarë duhet të bëjmë sepse kjo gjendje është e papranueshme. Kjo është vdekja e kombit. Çfarë duhet bëjmë? Qeveria, Edi Rama, që është përgjegjës për gjendjen vazhdon historinë e tij të mohimit. Thotë, jo nuk na ka ndodhur gjë, përkundrazi, na i kanë hapur negociatat. Është bërë si diktatori i Koresë së Veriut që thoshte se  kemi fituar kampionatin botëror të futbollit. Vetëm se për shqiptarët kjo është një tallje e dhimbshme edhe për koreanët, por izolimi i tyre është si izolimi ynë para 28 viteve. Duke u përpjekur të gënjesh shqiptarët, e para tregon që nuk ke respekt për shqiptarët, por për këto nuk kishim nevojë të dëgjonim këto fjalë ,se e k emi dëgjuar se iu flet qytetarëve edhe në telefon edhe drejtpërdrejt. E dyta tregon se ky nuk ka ndërmend të ndryshojë. Edhe po të kishte ndërmend, ky nuk ndryshon dot, sepse pushteti i tij, është i lidhur drejtpërdrejt me krimin. Forca e pushtetit të tij nuk është vota e qytetarëve, por është pakti me krimin. Forca e pushtetit të tij nuk është vota e qytetarëve, nuk janë projektet për njerëzit. Është pakti me krimin. Krimi është vegla që e mban në pushtet. Për ne është fare e qartë, është mirë që shqiptarët të përballen me të vërtetën. Më vjen shumë keq që edhe sot ka pasur një investim Donkishotesk edhe nga ndonjë i huaj, vegël e Edi Ramës që flet gati për çdo gjë veçse jo për problemin.  Problemi këtu nuk është intimidimi I opozitës. Këtu nuk është problem i komunikimit qeveri – opozitë, nuk është këtu përballja qeveri-opozitë problem. Problemi është kapja e drejtësisë nga qeveria. Problem është ekonomia, ku s’ka investime, ku taksat rriten, prodhimi bie e çmimet rriten dhe papunësia rritet. Këto janë problemet e Shqipërisë! Të tjerat janë për t’i hedhur hi syve. Të tjerat janë alibitë e Edi Ramës. Në qoftë se do të vazhdojmë të kemi ministra të brendshëm të lidhur me krimin, nëse do të kemi një kryeministër, i cili bën ligje të posaçme për të grabitur pronën publike, teatrin, që të pastrojë lekët e drogës me kullat, lekët e Yaris me kullat, në qoftë se këtu kemi e do të vazhdojmë të kemi një drejtësi që nuk i ndëshkon politikanët e lidhur me krimin, i mbron ata, që merret me justifikimin e krimit si e si t’i inkriminojë denoncuesit e krimit në vend që të merret me kriminelët. E dëgjuat se cfarë bënë sot me regjistrimin e vëllait të Fatmir Xhafës? Dy muaj u munduan t’ua veshin Italianëve, kur italianët nuk ua morën përsipër, tani do të shkojnë ta çojnë në një laborator tjetër. Por e kotë është ajo se analizën politike ia ka bërë laboratori i Surrelit. Ndërsa analizën e vërtetë ia kanë bërë të gjithë njerëzit. Të gjithë e dinë fare mirë se ai është regjistrim autentik, ku vëllai i ministrit të Brendshëm vazhdon të bëjë trafik droge në Vlorë dhe nuk ka vlonjat që nuk e di këtë. Këta duan të bëjnë budallenj gjithë Vlorën dhe pastaj gjithë Shqipërinë. Pse? Që të mbajnë Fatmir Xhafën. Për Fatmir Xhafën, për Saimir Tahirin, për Taulant Ballën, për Habilajt, për Balilajt i kanë mbyllur dyert vendit. Prandaj rruga është fare e qartë. Për ata që bëjnë leksione jo bashkëpunimi, jo puthuni, jo kërceni bashkë, janë fare out (jashtë kohës) dhe u ka mbaruar koha. Partia Demokratike nuk bashkëpunon me qeverinë e krimit dhe të drogës. Partia Demokratike e ka bërë punën e saj për hapjen e negociatave duke parë të vërteta në sy, duke u thënë europianëve kështu siç thoni ju dhe pikërisht se është kështu siç thoni ju, na duhet ndihma juaj dhe hapja e negociatave, do të ishte një ndihmë shtesë për t’i mbajtur përgjegjësit. Por nuk mjaftoi as kërkesa jonë as aspirata e gjithë shqiptarëve, sepse realisht asnjë vendi nuk i janë hapur negociatat në këto kushte ku është Shqipëria sot. Ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë. Detyra e parë është të çlirojmë politikën nga krimi dhe çlirimi i politikës nga krimi nuk vjen dhe nuk do të vijë duke i dhënë indulgjencë, klemencë, falje Edi Ramës, por duke i treguar derën Edi Ramës dhe qeverisë së tij të lidhur me krimin! Duke e larguar këtë qeveri. Vetëm kjo, vetëm çlirimi i politikës nga krimi na çon tek hapja e negociatave. Çlirimi i ekonomisë nga oligarkët. Pesë oligarkë e kontrollojnë sot Shqipërinë. Ky që bën stadiumin me kullë, që pastron paratë e pista të drogës, për llogari të Edi Ramës, Damian Gjiknurit dhe të tjerëve, ky merr çdo tender. Edhe një tender për pesë  zyra që duhen rregulluar, prapë ky e merr. S’ka biznese të tjera të mesme e të vogla? Pesë apo dhjetë punëtorë, që mund të punojnë? Jo! Pesë kompani kontrollojnë gjithçka dhe biznesi i vogël po shkon kokëposhtë. Pesë oligarkë që marrin gjithçka! Kjo do të marrë fund. Me ne kjo do të marrë fund. Ashtu siç do ta çlirojmë politikën nga krimi, ashtu do ta çlirojmë ekonominë nga oligarkët. Dhe gjithçka që kanë marrë me kontrata abuzive, korruptive apo me ligj si ky që duan të kalojnë në Parlament ditën e enjte, në një kohë që vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese, pra, gjithçka që kanë ndërmarrë, gjithçka që kanë bërë, ne do ta zhbëjmë. Me ligj duan ta marrin teatrin, por nuk do t’I lejojmë! Në qoftëse hedhin këtë hap, do të përballen me vendosmërinë totale të opozitës në Parlament dhe të qytetarëve. Dhe ju ftoj dhe ju si rini ,meqë jeni sot këtu, që në orën 19.00 t’i bashkangjiteni artistëve atje, se nuk do t’i lëmë vetëm ne artistët në atë project grabitjeje monstruoze, ku do të pastrohen paratë e drogës, ku 50 përqind do t’i marrë Edi Rama.  200 milion euro fitim! Prandaj vijnë makinat e mbushura me euro, se do të pastrohen atje e kudo tjetër ku do të ngrihen kulla nëpër Tiranë. Pra asnjëherë nuk ka qënë më e qartë rruga. Asnjëherë nuk ka qënë më dinake përpjekja për t’u treguar shqiptarëve se u hapen, nuk u hapen, kapitulli, puna përgatitore, screening jo screening. Nuk hapen negociatat me një kryeministër të lidhur me drogën. Nuk hapen negociatat me një ministër të Brendshëm të lidhur me drogën. Nuk happen negociatat me një ekonomi të drogës dhe të krimit. Nuk hapen! Sa ç’u happen në 2016-ën, sa ç’u hapën këtë qershor, aq do të hapen edhe në qershorin tjetër. Por ne e kemi në dorën tonë ta ndryshojmë. Kujtoni kurajon e atyre disa mijëra të rinjëve 28 vite më parë, kur gjithçka ishte në dorën e diktaturës. Dhe me kurajon e tyre të bëjmë atë që na takon sot. Dhe ajo që na takon sot, po jua them edhe njëherë, është përballja. Përballje, përballje, deri në fitoren e demokracisë, e shtetit të së drejtës. Europë do të thotë e vërtetë, jo mashtrime. Europë do të thotë dinjiteti i individit jo tallja, përbuzja, poshtërimi i qytetarëve. Europë do të thotë liri! Këto janë vlerat europiane, këto janë vlerat tona si demokratë. Këto janë dhe vlerat e shqiptarëve. Çfarë do të sjellë kjo për ju si të rinj? Ju tani gjithë kohën e keni mendjen vetëm për të ikur apo të përgatiteni sa më mirë për të ikur dhe kjo është një dramë e madhe. Sepse, po iku rinia, nuk ka betejë që fitohet pa rininë. Ky është një plan djallëzor i Edi Ramës. Ta zbrazë Shqipërinë nga shqiptarët e në veçanti nga rinia. Ta zbrazë nga të aftët e të rrethohet vetëm nga kriminelë, hajdutë dhe njerëz të paaftë që t’i bëjnë fresk Edi Ramës. E kundërta është sfida jonë: Si ta mbajmë rininë këtu! Çfarë mund t’u ofrojë Shqipëria rinisë. E para, që mund t’i ofrojmë njëherë janë kushtet për një shkollim europian. Dhe kjo fillon me një ligj të ri për arsimin. Dje po lexoja lajmet në vendin ku unë kam studiuar, në Holandë. Tarifa e universiteteve është standard për të gjitha universitetet, tani ishte diku te 2060 euro. Kur kam studiuar unë ka qënë sa gjysma e kësaj se ka qënë me gulden, afro 2000 gulden. Tani është 2060 euro! Imagjoni universitet e Holandës janë në mënyrë konstante tek 50-100 universitetet më të mira të botës. 2060 euro! Dhe tani kishin marrë një masë që për dy vitet e para të studimit ta përgjysmojnë, do të jetë 1000 euro për të hyrë në vitin e parë. Po ne që kemi nevojë më shumë se kurrë t’u japim mundësi për arsim kualitativ rinisë, ne i rrisim tarifat nga viti në vit. Pse? Që të mbushin xhepat oligarkët që marrin PPP-të e koncencionet. Se lekët e tarifave nuk po shkojnë për asgjë tjetër, po shkojnë vetëm për buzëkuq elektoral, për pllaka që dalin me shiun e parë dhe për të mbushur xhepat e oligarkëve. Ja pra, ja ku është marzhi i ndryshimit. I japim fund kësaj praktike, t’i japim fund kësaj hajdutërie që e ka emrin Edi Rama. Hajdutëria më e madhe në 28 vite e ka emrin Edi Rama. Ia tha Fabian Pinderi, iu vërsul me sharje. Po t’ia themi të gjithë së bashku: Edi Rama je hajduti më i madh në 28 vite. Paratë e drogës, paratë e krimit, paratë e shqiptarëve i ke përdorur vetëm për pushtetin tënd, tani do të të vëmë kufirin tek thana. Rruga e vetme për të ndryshuar është që këto para t’ua kthejmë njerëzve. E me këto para ne, e para punës mund të ulim tarifat universitare dhe ne do t’i ulim tarifat universitare. Të mos ketë asnjë djalë apo vajzë në Shqipëri që nuk studion dot sepse prindërit nuk përballojnë tarifat. E dyta, do të ndjekim një praktikë që është praktika europiane. Në vend që të paguajmë oligarkët e korruptuar me koncencione dhe PPP-ëra, Edi Ramës me 12 hajdutë, ne do të paguajmë stazhe për të gjithë ata që do të mbarojnë universitetin me rezultate të mira, në mënyrë që për një vit me pagesë nga shteti ata të kenë të garantuar një vit praktikë që do të lehtësojë shumë mundësinë e tyre për të hyrë në tregun e punës. Fatura për të paguar diçka të tillë është krejtësisht e përballueshme. Ja pra që e kemi zgjidhjen! Ajo që mungon sot është një qeveri që mendon për ju. Është një qeveri që ju ofron një model europian. Unë ju siguroj ju se Partia Demokratike dhe unë personalisht nuk kemi asnjë model tjetër, përveç modelit europian. Unë nuk njoh model tjetër përveç modelit europian. Nuk kam ndenjur ndonjëherë me kriminelë, për mëngjes, për drekë dhe për të darkë siç rri ky dhe as kam ndërmend të rri. Dhe e dyta, jo vetëm që e njohim dhe përqafojmë vlerat e modelit europian, por kemi dhe vullnetin dhe këtë e kemi bërë. E kemi dhënë këtë provë për heqjen e vizave. Kemi vullnetin për t’i shkuar deri në fund kësaj rruge. Ajo që na duhet është që gjithë shqiptarët vullnetmirë të bashkojnë forcat, sepse rrugë të shkurtër për në europë nuk ka! Rruga kalon vetëm përmes largimit të krimit nga politika, që do të thotë as më pak e as më shumë veç largimit të Edi Ramës nga qeverisja. Prandaj të gjitha ata që investohen në propagandë, pavarësisht nëse flasin në shqip apo në anglisht dhe që mendojnë se problemet zgjidhen, kur opozita dhe qeveria të bëjnë valsin e lumturisë, ta harrojnë. PD ka një detyrë. T’i prijë opozitës, t’u prijë qytetarëve dhe të largojmë krimin nga politika. Të largojmë Edi Ramën nga qeveria. U zgjata pak, apo kemi edhe një çerek ore. Atëherë po e dorëzoj mikofonin tek rinia.

Pyetje: Përshëndetje kryetar. Unë isha sot në takimin me Romana Vllahutin dhe Knut Fleckenstein, organizuar nga Fridriech Erbert. Ishte një takim i politizuar duke i dhënë falenderime qeverisë dhe duke pranuar çdo fjali të thënë nga Taulant Balla dhe Ministri Ditmir Bushati. Patjetër që ne i dime qasjet e majta të Fleckenstain dhe Vllahutin, poor nuk është e thënë të vuajmë nga raportet e rreme të tyre, që ia dërgojnë Bashkimit Europain. Dukë bërë këto teatro, opinionit publik i servieret idea se Shqipëria është në rrugë të mbarë. Unë do të doja të dija prej jush se cili duhet të jetë qëndrimi i të rinjve demokratë për t’u ofruar qytetrëve një këndvështrim sesi realisht janë gjërat fhe jo sesi ata e transmetojnë.

Basha: Mendoj se Bashkimi Europian ka folur qartë se nuk e pranon mashtrimin. Nuk ka rëndësi nga vjen mashtrimi dhe kush e mbështet mashtrimin. Mashtrimi vjen nga Edi Rama. Natyrisht ai ka pasur edhe dëshmitarë të rremë, që kanë folur se nuk kanë parë drogë, nuk kanë parë krim, nuk kanë parë korrupsionin. Por kështu nuk shkohet në Europë. Europa ka thënë se tek ne nuk hyhet me gënjeshtra. Ti mund të hysh me gënjeshtra në fshatrat e Shqipërisë, mund të hysh me gënjeshtra në qytetet e Shqipërisë, me mashtrime, propagamdë. Mund të mashtrosh një pjesë të shqiptarëve për një pjesë të kohës, por ti nuk mashtron dot Europën. Nuk hyn dot në europë me mashtrime as me kërcënime. Në Europë hyhet vetëm me të vërteta. Dhe është e vërteta e dhimbshme e Shqiërisë, e një qeveriëe të lidhur me krimin dhe e një qeverie të korruptuar që na i ka mbyllur dyert e Europës. Nuk i ka mbyllur dyert konflikti politik. Ata që thonë këtë janë mercenarë të Edi Ramës. Lufta opozitare është luftë europiane. Ajo e bën ndryshimin. Mes një vendi europian dhe një vend ku opozita i bën urra pushtetit, ai nuk është vend europian. Ajo është pseudo opozitë në një pseudo demokraci. Pra opozita, PD ka qenë në detyrën e saj si opozitë europiane, si parti europiane. Kështu do të vazhdojmë të jemi, partia më prouropiane, me properëndimore në Shqipëri. Ndërsa këto përsiatjet hajde puthuni, përqafohuni etj etj, këto janë antieuripiane. Sepse demorkacia europaine ka në thelb antagonizmin. S’i shërbehet të vërtetës, s’i shërbehet demokracisë, s’i shërbehet lirive të qytetarëve, duke i bërë fresk qeverisë, por  duke e përballur qeverinë, cilado qoftë ajo, e jo më kjo që kemi ne, e lidhur me krimin.

Tre problem ka Shqipëria. Pa i zgjidhur këto nuk hyjmë në Europë.

  • Ka një qeveri të lidhur me krimin,
  • Ka një drejtësi të apur nga edi rama
  • Ka dhe nje ekonomi të falimnetuar pa asnjë investim të huaj dhe pa investime të brendshme serioze.

Këto janë tre problemet që do t’i zgjidhim Prandaj edhe njëherë, mesazhi i Euripës është i qartë. Europa e di çfarë po ndodh këtu.  pavarësisht prej investimeve të mëdha të Edi Ramë për ta fshehur të vërtetën, e vërteta është e qartë. Çfarë duhet të bëjmë ne? Ta çlirojmë politikën nga krimi. Ta çlirojmë drejtësinë nga kapja politike. Nuk do të hyjmë në Europë  si një vend pa Gjykatë Kushtetuse, me jnë Prokuror të Përgjithshëm kukulll të kryeministrit. Nuk do të hyjmë n Europë me një kryeministër që është edhe kryeministër edhe kryeprokuror, edhe kryegjyqtar, edhe kryeredaktor, edhe një kryearkitekt, por në fakt nuk është asnjë nga këto, sepse është një kryehajdut dhe kryemashtrues i lidhur me krimin. Ky është problemi, kjo është nyja që duhet të zgjidhin shqiptarët. Tani ka ardhur koha t’i themi gjërat troç. Nuk ka më kohë për t’t rënë rreth e qarl. Po i ranë prapë rreth e  qark, po ushqyem më iluzione, po nuk e pamë më veten në sy, këtu ku jemi sot, këtu do të jemi prapë pas një viti në raporot me Europën, në raport me ekonominë, nëqoftëse nuk e shohim të vertetën në sy. Dhe e  vërteta në sy është kjo: problem ynë është qeveria e lidhur me krimin. 28 vjet më parë kanceri ishte komunizmi. Sot kanceri ëhstë krimi, që Edi Rama e përdor si vegël për të mbajtur pushtetin. Kur flas për largimin e krimit nga politika, kam parasysh vetëm një gjë: largimin e Ed Ramës. Pa largimin e Edi Ramës, nuk do të ketë largim të krimit nga politika. Së dyti, t’i japim vendit një drejtësi europiane, që nuk o mbron, por i ndëshkon të korruptuarit, që nuk i jep imunitet politikanëve. Të enjten e ardhshme duan të vendosin standardin Tahiri në Rregulloren e Parlamentit, që, kur të vijnë kërkesat nga prokuroria për të arrestuar ministrat e korruptuar të Edi Ramës, të mos shkojë kërkesa në gjykatë, por të thonë deputetët e shumicës bëjnë apo jo provat. Dhe e kanë ruajtur javën pas vendimit të BE. Ky akt është një thikë në shpinën e shtetit ligjor. Ky është thelbi. Tani po merren me pastrimin e parave të pista për të pastruar paratë e pista, po grabisin teatrin me ligj. Dhe po me ligj duan të mbrojnë ata që kanë bërë trafikun e drogës dhe që tani bëjnë trafikun e parave të pista. Kësaj duhet t’i japim fund me çdo kusht.

  • Çlirimi i politikës nga krimi,
  • Çlirimi i drejtësisë nga politika
  • Çlirimi i ekonomisë nga oligarkët

Janë detyrat e mëdha që na presin. Jam i bidnur, që do t’i dalim në krye me sukses, nëse kemi rininë në ballë.

Pyetje: Ju falenderoj që keni krijuar këtë bashkëbisedim me rininë shqiptare. Sot është 2 korrik dhe njësoj si 28 vjet më parë vetëm viti ndryshon, situata është po e njëjtë. Të gjithë duan të ikin. Kjo nuk është vetëm përgjegjësi e qeverisë, është edhe përgjegjësi e opozitës. Mbase ne nuk kemi qenë në lartësinë e duhur për të bindur shqiptarët për të mos ikur nga ky vend. Unë ka një kërkesë dhe një pyetje. A është e gatshme PD të nisë hartimin e  një plani komëbtar për punësimin e rinsië shqiptare, sepse papunësia e rinisë është problem më i madh. Nëse ju do të keni mbi tryezë një ftesë për një bashkëqeverisje pa Edi Ramën kryeministër për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE mund të kemi një përgjigje çfarë ndodh, për të vënë Shqipërinë mbi partitë?

Basha: Faleminderit Indrit. Ne kemi një Plan për Punësimin  e, në veçanti, një plan për punësimin e rinisë. Disa prej jush kanë qenëe bashkëpunëtorë në hartimin e këtij Plani. Një ndihmë të veçantë na kanë dhënë gjermanët e CDU-së. Plani për punësimin e rinisë është pjesë e Planit për Punësimin Kombëtar. Shtylla kryesore për ringritjen e ekonomisë shqiptare, për rigjallërimin e ekonomisë shqiptare është që ta bëjmë atë atraktive për investitorët vendas dhe të huaj. Kush do të investojë në një ekonimi ku me një kontenier bananesh futen 180 milionë euro drogë? Cili model biznesi konkuron me një Toyota Yaris me 3.4 milionë euro para droge? Askush. Pra, modeli ekonomik që do të ndërtojmë është modeli ekonomik i konkurencës së lirë, një model i konkurencës së lirë dhe i taksave të ulëta konkuruese për Ballkanin. Prandaj platforma jonë që mbështetet nga ekonomistët gjermanë, është për taksën e sheshetë 9 përqind. Është për ngritjen e nivelit të TVSH deri në 12 milionë lekë te reja, për të mos patur pagesë të tvsh për biznesin e vogël deri në këtë kufi. Është për subvencione të drejtpërdrjeta për fermerët. Jo për grumbulluesit, as për importuesit, por për fermerët në bazë të prodhimit me identifikim të thjeshtë në bazë të numrit të tyre të identifikimit. Ndërsa për rininë platforma jonë e punësimit kalon nëpër ato dy hapa që përmenda. E para t’i mundësojmë aksesin e plotë rinisë shqipare në studimet e larta, natyrisht duke potencuar ato degë, të cilat janë ekonomikihst më fizibël, siç është teknologjia  e informacionit, mjekësia, kujdesi shëndetësor në tërësi, inxhinieritë dhe degë të tjera të ekonomisë, të cilat i spcializojë të rinjtë në fusha ku ka kërkesë të tregut të punës. Dhe, më pas, pas kualifikimit të çdo të riu që dëshiron të ndjekë studimet e larta, pra duke hequr pengesën financiare, që të mos ndodhë siç u tha këtu, që lihen shtëputë kolateral për të marrë kredi studentore. Nuk duhet të ketë të ri shqiptar që nuk bëjnë dot studimet se prindrit nuk paguajnë dot. Kjo është fare e thjeshtë. Ju dhashë shembullin e vendit ku kam studiuar vetë. E kanë përgjysmuar tarifën nga 2 mijë në 1 mijë euro për vitin e parë, sepse e kanë prioritet. Kurse Edi Rama nuk e ka prioritet rinnë, e ka dekor. Ndërsa unë, ju siguroj, që e kam prioritet rininë. Masa e dytë shumë konkrete është që ne do të shpenzojmë 25 milionë euro në vit për të paguar 10 mijë stazhe në vit për të gjithë ata që mbarojnë shkollën. 1 vit stazh i paguar është një mundësi për të rinjtë, është edhe një mundësi për të gjetur punë. Shanset e punësimit pas një stazhi variojnë midis 70 dhe 90 %, sepse lidhen me tregun, njohin tregun, krijojnë lidhjet e tyre, aftësohen. Lekët që i jep ky Vilma Nushit dhe oligarkëve të tjerë, ne do t’i kalojmë në investime për rininë, do t’i kalojmë në stazhe për rininë. Pra e kemi një Plan. Nuk janë premtime këto. Ky është një Plan i përllogaritur, i inkuadruar në mundësitë reale të Shqipërisë. Nuk janë premtime boshe, si 300 mijë vende pune, por janë të mirëmenduara si projekte, janë pjesë e një plani konkret. Përsa i përket zhvillimeve politike, unë mendoj se fola qartë. Partia Demokratike nuk bën asnjë koalicion me Edi Ramën dhe qeverinë e tij të krimit. Synimi ynë, zgjidhja joë politike për shqiptarët është largimi i tij një orë e më parë. Sa më shpejt ta largojmë, aq më e ulët fatura për shqiptarët, aq më shpejt do të hapet rruga e integrimit, aq më shoejt do t’i heqim litarin nga qafa sipërmarrjes së vogël, fermerëve, të papuënve, prindërve tuaj, rinisë shqiptare. Ky është objektivi ynë i qartë, i prerë, i padiskutuedshëm: largimi një orë e më parë i qeverisë së krimit dhe i kryeministrit të lidhur me  drogën, që sot shpoenzon gjithë energjitë e tij për të mbrotjur kriminelët, për të pastruar paratë e drogës për të marrë 50 %-shin. Nuk është më 20%, por 50%. Kjo është e keqja e vendit dhe unë personalisht , jam i bindur sie çdo demokrat, se, së bashku me shqiptarët, do të ndahemi një orë e më parë nga kjo e keqe. Pa u ndarë nga kjo e keqe nuk ka shpresë. Se edhe kjo puna e shpresës, disa e përdorin si alibi për pasivitetin e tyre, për uljen e kokës, për mungesën e guximit, për zvarritjen e tyre. Disa i kuptoj, s’kanë më durim, forcë, mjete për ekzistencë. Ia ka arritur Edi Rama t’u marrë çdo gjë. T’i varfërojë. E kanë mendjen tek korja e bukës, tek thesi me miell, tek thesi i miellit. Edhe këtu në Tiranë, jo vetëm nëpër fshatra. E kanë mendjen tek vendi i punës. Dhe nuk e kam fjalën për njerëz të thjeshtë, por edhe njerëz të elitës. Çfarë thonë sot, nuk thonë nesër. Edhe për teatrin. Kjo nuk është mënyra për t’u përballur me të keqen. Kjo nuk është mënyra për të gjetur alibira. S’kam shpresë… Kur të largosh Edi Ramën atëherë do të kesh shpresë, atëherë zgjidhe vetë, opsionin që është më i mirë për ty. Në një garë të ndershme, besoji me votë programit që beson, zgjidh qeverinë që meriton me votë, dhe le të përgjigjet. Ne duhet të shkatërrojmë mekanizmin kriminal që na ka marrë peng. Është kapja e politikës nga krimi që ka një emër dhe një mbiemër. Edi Rama. Pa e zgjidhur këtë çështje asgjë tjetër nuk do të lëvizë përpara.

Pyetje: Unë ju dëgjova me vëmendje dhe konstatova faktin që ju i qëndroni pikave të programit që keni shpalosur, taksa e sheshtë 9%, ndryshimi i ligjit për Arsimin e Lartë, pagimi i stazheve për të rinjtë nga shtetit. Doja t’ju pyesja nëse i qëndroni premtimit që keni bërë dhe programit që keni hartuar përsa i përket uljes së TVSH-së me 15%, pasi unë si i ri jam i vetëpunësuar, kam vendosur të hap aktivitetin tim personal, por gjatë ushtrimit të profesionit tim, jam avokat i ri në treg, kam konstatuar se TVSH për të gjitha profesionet e lira, pa përjashtim nga xhiro vjetore që bëjnë, përbën një barrë. Çfarë qëndrimi do të mbajë Partia Demokratike dhe ju si kryetar përsa i përket klasifikimit të profesioneve të lira, tek TVSH sipas xhiros që përcakton ligji dhe VKM.

Basha: Programi ynë është i qartë dhe i thjeshtë. Forca e programit tonë është tek thjeshtësia. Një program i thjeshtë është i lehtë për t’u zbatuar, transparent për t’u mbikqyrur. Sa më të komplikuar ta bësh, aq më kollaj vidhet. Programi ynë është:

deri në 12 milionë lek të reja xhiro në vit, nuk do të jesh pjesë e pagesës së TVSH-së.

Taksa do të jetë 0.5% e xhiros vjetore deri në 12 milionë lek të reja në vit.

Taksa e sheshtë,9%, për biznesin me xhiron mbi 12 milionë lek të reja, do të jetë e barabartë, 9%, taksa e kontributit shoqëror. 18%, 9% + 9% sipas marrëveshjes punëdhënës-punëmarrës. TVSH 15%.

Ky nuk është dhe nuk ka qenë kurrë premtim. Ky është një plan program i cili është hartuar me ekspertët më të mirë gjermanë. Është hartuar një vit para se të ulte taksat Amerika e Donald Trump. Është hartuar një vit e gjysëm para se Italia të kishte një qeveri që erdhi në pushtet duke premtuar taksën e sheshtë. Është kështu apo jo? Është pjesë e një vizioni lirie për ekonominë. Pjesë e një vizioni liberal për ekonominë, që është tipike për Partinë Demokratike. Prandaj, me taksat e ulëta, me taksën e sheshtë ne do të kemi një vegël të fuqishme të ndezjes së motorrëve të ekonomisë, të çlirimit të energjive pozitive në ekonomi, të largimit, davaritjes, depresionit që ka shkaktuar kjo situatë aktuale ku sistemi fiskal ka për qëllim të mbrojë ata 5 oligarkë që bëjnë para nga mëngjesi deri në darkë për t’i ndarë me Edi Ramën dhe të godasë këdo tjetër dhe t’i japë mundësi çdokujt që të ecë përpara në bazë të aftësive në veçanti njerëzve si ty, të rinjve që kërkojnë të hapin biznesin duke provuar, talentin, potencialin, në një ekonomi me të vërtetë të lirë.

Pyetje: Në zonën time ka  me qindra familje që kanë shitur çdo gjë. Kanë lënë vendet e punës. Kanë lënë çdo gjë mbrapa dhe janë larguar për në vende të ndryshme të Europës. Shumë prej këtyre familjeve ishin pa fat dhe janë kthyer. Çfarë mund të bëjmë ne dhe cila është platforma e PD për të riintegruar këto familje dhe në veçanti të rinjtë që kanë lënë shkollat, nuk kanë aplikuar në Universitet, kanë lënë çdo gjë dhe rikthehen duke mos gjetur më asgjë?

Basha: Ky është një problem shumë i madh i cili ka marrë përmasa gjigande këto 3-4 vitet e fundit. Më kujtohet në vitin 2010 u hoqën vizat, në vitin 2012 ishin 486 persona fizikë shqiptarë që kishin kërkuar azil në Europë, sipas të dhënave gjermane. Sot siç e tha Belindi në fillim të fjalës, jemi të dytët për numrin absolut, për frymë popullsie jemi të parët në botë. As Afganistani, as Siria, nuk ka çuar më shumë emigrantë të paligjshëm, kladestinë apo azilantë, sa ç’kemi çuar ne për frymë popullsie. Ky është një problem gjigand që është krijuar këto tre vite dhe është agravuar në përmasa dramatike.

Çfarë zgjidhjesh do t’i ofrojmë atyre që kanë shitur shtëpitë, janë zhytur në borxhe. Banorët e zonave rurale kanë shitur bagëti, toka e gjithçka tjetër, kanë shkuar atje edhe kthehen. Është një pyetje të cilës nuk mund t’i përgjigjem sot. Do të të gënjeja, po të të thoja sot, se kam zgjidhjen për këtë. Por, një gjë di t’ju them, nëse rindezim motorin e ekonomisë, nëse çlirojmë energjitë pozitive, nëse projektojmë, shpresë dhe besim tek e nesërmja, nëqoftëse i japim çdokujt mundësinë të përparojë në bazë të talentit, të djersës, së mundësive të veta, dhe jo në bazë të lidhjeve politike apo CV-së kriminale, kjo do të krijojë një cikël zhvillimesh, i cili patjetër do të krijojë hapësirë edhe për këta fatkeqë.

Por ky është një problem që do të merremi në veçanti, sepse nuk është më problemi i disa dhjetëra apo qindra familjeve, është problemi i mijëra familjeve.

Dhe fakti që zonat si Malësia e Madhe, si Kukësi, janë pothuajse të përgjysmuar në popullsi, e kthen këtë problem në emergjencë kombëtare. Një vit përpara kur prezantuam programin tonë, fokusi ishte të ndalnim largimin e shqiptarëve, të rikthenim shpresën tek ekonomia. Dhe me këtë pyetje që shtrove sot, shtrove domosdoshmërinë. Ne na lind detyra të mendojmë zgjidhje edhe për këta që po kthehen në një tokë të djegur. Nuk ka për të qenë e lehtë, por jam i bindur që duke parë mundësitë reale të vendit, duke e patur këtë problem në qendër të vëmendjes edhe në këtë fushë do të arrijmë të bëjmë diçka në mënyrë që këta njerëz të mos kthehen si refugjatë në vendin e tyre, por të kenë edhe ata një shpresë dhe një dritë në fund të tunelit.

Read More
01 Kor
0

Ngjarja tragjike me shoferin e Ministrit të Brendshëm është vrasje mafioze, nuk është skenar fantazie, siç do ta shesë kryeprokurori Edi Rama.

Këto 5 vjet në pushtet Edi Rama ka mohuar çdo skandal që implikon atë dhe qeverinë e tij në krim!

Edi Rama quajti skenar fantazie edhe transportin e  droges me avionë.

Ai tha se kriminelet në Parlament dhe bashki ishin skenarë makabër të opozitës.

Kanabizimin e vendit Edi Rama e quajti njësoj si sot, skenar fantazie makabër.

Përfshirjen e Saimir Tahirit me Audin e tij AA 003 GB në trafikun ndërkombëtar të drogës bashkë me Habilajt, Edi Rama e cilësoi skenar kriminal të opozitës.

Edi Rama mohoi për 5 vjet dënimin e Agron Xhafës, vëllait të Ministrit të Brendshëm, për trafik ndërkombëtar droge.

Tani, po mohon, me të njëjtat fjali, përfshirjen e Taulant Ballës, në pastrimin e parave të drogës me çështjen e 3.4 milionë eurove, të kapura në Toyota Yaris vetëm pasi u denoncuam nga opozita.

Mohimi i këtyre të vërtetave e la Shqipërinë jashtë Europës! Sepse më vend të së vërtetës dhe të Europës, Edi Rama zgjodhi Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Taulant Ballën, bashkëqeverisjen me krimin dhe drogën, duke tradhëtuar interesat e shqiptarëve.

Me Edi Ramën kryeministër dyert e Europës do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe Qershorin tjetër.

Edhe për faktin se, për të fshehur një vrasje mafioze, Edi Rama ka marrë publikisht rolin e kryeprokurorit, duke paracaktuar se vrasja mafioze ishte vetëvrasje me 3 plumba.​

Read More
01 Kor
0

Rilindja si bashkim i krimit dhe diktaturës, familjarët e ish Byrosë Politike në poste diplomatike

Një nga kushtet që Shqipërisë t’i hapen negociatat qershorin e ardhshëm është detyrimi i qeverisë për të ndërtuar dialog konstruktiv me opozitën!

Por qeveria e ka shkatërruar që tani këtë prioritet, duke e shndërruar diplomacinë shqiptare në strehën e pinjollëve te ish diktaturës komuniste.

Ministri Ditmir Bushati, i biri i Sul Bushatit, zbaton të njëjtat kritere siç bënte dikur i ati në diktaturë, duke emëruar familjarët e ish Byrosë Politike në poste të rëndësishme diplomatike.

Rasti i fundit është ai i emërimit të ambasadorit të Shqipërisë në Suedi të Virgjil Kules, dhëndri Rita Markos.

Ky emërim nuk është i rastësishëm!

Mbesa e Hysni Kapos është emëruar ambasadore në UNESCO

Dhëndri i Lenka Çukos ambasador në Izrael.

Për të rinjtë që nuk i njohin, këta janë njërëzit që, bashkë me Enver Hoxhën, burgosën dhe vranë kundërshtarët e regjimit të tyre gjakatar, shtypën dhe sunduan për gati 5 dekada shqiptarët, duke na varfëruar deri në mjerim, duke na grabitur pronën, duke na mohuar të drejtat dhe identitetin tonë europian.

Asnjë nga këto emërime nuk është rastësi!

Edi Rama e konceptoi Rilindjen si bashkim mes krimit dhe pinjollëve e funksionarëve të regjimit komunist, duke nisur nga ai vetë.

Dhe bashkë me Gramoz Ruçin, Fatmir Xhafën, Ditmir Bushatin, Ilir Beqjen, dhjetëra funksionarë të tjerë të lartë, me rikthimin në  shërbimin sekret të oficerëve të Sigurimit të Shtetit, me portretin e Enver Hoxhës në festat zyrtare, Edi Rama ka ngritur sistemin kriminal të narkoenverizmit, një diktaturë e re që pushtetin e ka bazuar tek blerja e votës me paratë e drogës dhe të krimit.

Partia Demokratike nuk do të njohë asnjë nga emërimet e lidhjeve të Edi Ramës me diktaturën komuniste dhe krimin! Partia Demokratike, si një alternativë e rinisë, do t’i hapë rrugën të rinjve shqiptarë për një Shqipëri si gjithë Europa!

Read More
30 Qer
0

Gramoz Ruçi është bashkëpërgjegjës me Edi Ramën për shndërrimin e Parlamentit në strehën e kriminelëve

  • Gramoz Ruçi është bashkëpërgjegjës me Edi Ramën për shndërrimin e Parlamentit në strehën e kriminelëve dhe mbrojtësin e politikanëve të lidhur me krimin dhe korrupsionin.
  • Rama dhe Ruçi kanë sjellë në parlament për miratim vendimin që kthen Parlamentin në Gjykatë dhe u jep imunitet nga arrestimi ministrave dhe deputetëve të mazhorancës.
  • Vendimi rrëzon reformën në drejtësi dhe heq çdo mundësi që peshqit e mëdhenj të arrestohen nga drejtësia, duke u vënë nën mbrojtjen e Edi Ramës në Parlament, njësoj si Saimir Tahiri.
  • Vendimi i Ramës dhe Ruçit shkon kundër kushtit kryesor të BE për hapjen e negociatave, ku kërkohet jo imunitet dhe pandëshkueshmëri por hetim dhe arrestim i zyrtarëve të lartë të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Deklarata e deputetit Oerd Bylykbashi

Edi Rama nxori sot Gramoz Ruçin për të quajtur fitore vendimin e Bashkimit Europian, për t’i mbyllur derën Shqipërisë. Për t’i mbyllur derën edhe një vit tjetër, pikërisht për një arsye se Edi Rama dhe Gramoz Ruçi janë autorët kryesorë përse Bashkimi Europian ia mbyll derën Shqipërisë.

Edi Rama dhe Gramoz Ruçi bashkë e kanë kthyer Parlamentin jo vetëm në strehën e kriminelëve, por e kanë kthyer edhe në mbrojtësin e kriminelëve.

Gramoz Ruçi po sjell në Parlament me kërkesë të Edi Ramës për miratim, të enjten që vjen, të një vendimi i cili rastin “Tahiri” e kthen në rregull.

Pra, mbrojtjen me vendim të Parlamentit, me imunitet nga Parlamenti nga arrrestimi dhe ndjekja penale të Sajmir Tahirit, sot duan ta kthejnë në rregull për të mbrojtur ministra të korruptuar, kryeministrin e korruptuar, deputetët e Edi Ramës, të cilët janë të lidhur me krimin e organizuar dhe me korrupsionin.

Me vendim kërkojnë që Parlamenti të kthehet në Gjykatë. Të jetë Parlamenti ai që do të çmojë, nëse ka prova për të hequr imunitetin, për të arrestuar apo për të bërë kërkim dhe kontroll në banesat e Ministrave, deputetëve të korruptuar apo të lidhur me krimin e organizuar.

Prova për këtë Parlamenti ka patur plot dhe jo thjesht me familjarë të lidhur me kriminelë, por me kriminelë brenda në Parlament.

Me këtë veprim Edi Rama dhe Gramoz Ruçi duke i dhënë imunitet dhe mbrojtje kriminelëve, imunitet parlamentar dhe duke kthyer Parlamentin në Gjykatë, rrëzon Reformën në Drejtësi.

I heq çdo mundësi që peshqit e mëdhenj të arrestohen nga drejtësia, qoftë edhe ajo e reformuar, dhe të mbrohen ashtu siç bënë me Sajmir Tahirin.

Kjo është arsyeja bazë për të cilën sot Bashkimi Europian na ka mbyllur derën dhe na ka shtyrë provimin për një vit tjetër.

Jo vetëm zbërthimi i bandave kriminale dhe rrjeteve kriminale, por Bashkimi Europian kërkon arrestimin e peshqve të mëdhenj, zyrtarëve të lartë, deputetëve dhe politikanëve, ministrave të korruptuar apo të lidhur me krimin e organizuar. Këtë kërkon Bashkimi Europian si kusht parësor për hapjen e negociatave, pikërisht këtë pengon Edi Rama. Pikërisht këtë pengon Edi Rama.

Edi Ramës i intereson pikërisht kjo dhe jo më kot priti ashtë muaj që kur e ka paraqitur për herë të parë këtë akt, për ta sjellë dhe miratuar sot që Bashkimi Europian i ka mbyllur derën.

Me këtë veprim Edi Rama u jep provën të gjithë shqiptarëve që jo vetëm në 2019-ën nuk mund të ketë për Shqipërinë hapje negociatash, por është e qartë që, sa kohë që Edi Rama me Gramoz Ruçin, instrumentin e tij thelbësor për të vrarë parlamentarizmin dhe kthyer në strehë dhe mbrojtës të krimit nuk ka për të patur hapje të negociatave për Shqipërinë.

PROJEKTVENDIMI PS

KERKESA PS

Read More
30 Qer
0

PD publikon skemën e grabitjes së Teatrit Kombëtar dhe pronës publike për ndërtimin e 6 kullave, nëpërmjet të cilave Rama dhe Veliaj do të pastrojnë paratë e krimit dhe drogës.  

 Deklaratë e Kryetares së Komisionit të Kulturës Albana Vokshi

Edi Rama dhe Erion Veliaj e kanë mbajtur të fshehtë deri më sot projektin e kompanisë së tyre private, që do të shkatërrojë Teatrin Kombëtar dhe do të ndërtojë 6 kulla në qendrën historike të kryeqytetit.

Kryeministri dhe kryebashkiaku gënjejnë publikisht, kur thonë se territori i Teatrit nuk do të preket asnjë centimetër.

Gënjejnë për të mbrojtur milionat e tyre të paligjshme nga droga dhe korrupsioni. Miliona që duan t’i pastrojnë duke bërë një krim edhe më të madh: shembjen e Teatrit Kombëtar, grabitjen e pronës së tij dhe pjesës tjetër pranë tij, si dhe noterizimin e grabitjes dhe pastrimit të parave nëpërmjet ligjit të jashtëzakonshëm, që duan ta miratojnë në parlament me urgjencë deri të enjten.

Harta që po publikojmë sot tregon sipërfaqen e Teatrit Kombëtar, sipas vërtetimit hipotekor.

5.522 m2 janë pronë e Teatrit Kombëtar,  për të cilin Veliaj tha se nuk preket asnjë centimetër. Por harta tregon qartë se projekti i Edi Ramës për shkatërrimin e Teatrit, parashikon ngritjen e 3 kullave në territorin e Teatrit Kombëtar.

Përfitimi minimal i përllogaritur nga ekspertët është 205 milionë euro.

Për të rritur sa më shumë fitimin nga kullat e krimit, Edi Rama i ka vënë tokës publike në qendrën historike të Tiranës çmimin qesharak 470 euro për metër katror, ndërkohë që çmimi në atë zonë për një apartament apo biznes është 5 -10 herë më i shtrenjtë, por në asnjë rast më pak se 2500 euro metri katror.

Prej më shumë se dy javësh, Kryetari i Bashkisë refuzon kërkesën e opozitës për të dhënë shpjegime në Komisionin Parlamentar, si dhe refuzon të përmbushë detyrimin ligjor për të dhënë informacion me shkrim rreth projektit të propozuar nga kompania “Fusha”, ku përcaktohet hedhja në erë e Teatrit Kombëtar dhe  ngritja e 6 kullave.

Në shkelje të afateve ligjore, Erion Veliaj, sekseri i Edi Ramës në bashki, nuk ka sjellë asnjë përgjigje në Parlament, duke mbajtur të fshehtë Skemën e Grabitjes së Teatrit Kombëtar dhe Pronës Publike në mes të Tiranës.

Siç ju treguam, skema e grabitjes është paracaktuar në zyrën e Edi Ramës që, pasi nxorën jashtë funksionit Gjykatën Kushtetuese, ka planifikuar të miratojë me urgjencë, brenda dy ditësh, vjedhjen e shqiptarëve me ligj të jashtëzakonshëm dhe antikushtetues.

Janë këto grabitje që ia kanë mbyllur derën Shqipërisë për në Europë, e cila refuzon një kryeministër hajdut si Edi Rama.

Tani, është në dorën tonë të mos lejojmë Edi Ramën të shkatërrojë çdo vlerë të identitetit kulturor dhe europian të shqiptarëve!

Të mos e lejojmë të na përdhosë dinjitetin njerëzor, i vetmi etalon që përcakton, nëse jemi apo jo europianë.

Partia Demokratike iu bashkohet artistëve në kauzën e drejtë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar!

Është koha që çdo shqiptar me dinjitet ta bëjë këtë!

Read More
29 Qer
0

Pa luftuar krimin dhe drogën, pa larguar politikanët e lidhur me krimin, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat as në vitin 2019.

  • Shqiptarët duhet ta dinë se pa luftuar krimin dhe drogën, pa larguar politikanët e lidhur me krimin, pa larguar politikanët e korruptuar, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat as në vitin 2019.
  • Fotoja e Taulant Ballës vërteton lidhjet e tij me bandën e Elbasanit, prej nga ka marrë foton. Balla është garantuesi i kalimit të parave të drogës së bandës së Elbasanit, për të cilën Policia është njoftuar nga partnerët.
  • Jemi në fazën e fundit të narkoshtetit, ku nuk hetohet dhe gjykohet trafikanti i drogës dhe politikani i lidhur me të, por hetohen dhe gjykohen denoncuesit.
  • Me Teatrin Kombëtar Edi Rama po zbaton të njëjtën skemë korruptive grabitjeje si për Kinema 17 Nëntorin dhe Kinema Republikën, për stadiumin. I prishi për të ndërtuar kulla, prej të cilave si kryetar bashkie merrte 20 %, si kryeministër, pastron dhe merr 50 % të milionave të drogës.
  • PD do t’i kërkojë Presidentit të Republikës të mos bëhet pjesë e grabitjes me Teatri, duke i vënë veton ligjit. Faktori ndërkombëtar, i cili ka një përgjegjësi se vendi është pa një Gjykatë Kushtetuese, duhet të bëjë gjithçka për të ndaluar këtë grabitje.

Komunikimi me gazetarët i Kryetarit të PD, Lulzim Basha. 

Pyetje: Zoti Basha, qeveria thotë se po bëhet gati për të nisur përgatitjen për hapjen e negociatave, opozita çfarë duhet të bëjë për largimin e kësaj qeverie, siç e deklaruat dje në Parlament?

Basha: Duhet të kemi parasysh dhe shqiptarët duhet ta kuptojnë fare mirë, pa luftuar krimin dhe drogën, pa larguar politikanët e lidhur me krimin, pa larguar politikanët e korruptuar, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat as në vitin 2019. Aq sa iu hapën në vitin 2016, aq sa iu hapën në vitin 2018, aq do t’i hapen edhe vitin e ardhshëm në qoftë se kemi përsëri Sajmir Tahirin, i cili nuk përballet me drejtësinë, sepse e mbron Edi Rama, Fatmir Xhafën, Ministër të Brendshëm me vëllanë trafikant droge, Kryetarin e Grupit Parlamentar, Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste garantues i pastrimit të parave të pista dhe Edi Ramën që sundon mbi këtë perandori të krimit, duke iu dhënë trafikantëve të drogës lirinë ta kthejnë Shqipërinë në një hambar droge dhe, pastaj, duke përdorur paratë e drogës për të ndërtuar kulla si këto që po bëhet gati të ndërtojë tek teatri.

Sa kohë që të ndodhë kjo, sa kohë që në Shqipëri nuk ka një shtet të së drejtës, sa kohë që në Shqipëri nuk ka një shtet të së drejtës, sa kohë që në Shqipëri nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale, sa kohë që në Shqipëri ka një Prokurori të kapur nga Edi Rama që nuk ndëshkon, por mbron politikanët e lidhur me krimin dhe politikanët e korruptuar dhe vetë kokat e krimit të organizuar, të cilat bredhin të lira nuk do të ketë hapje negociatash me Shqipërinë.

Ky është mësimi i 2016-ës, ky është mësimi i 2018-ës dhe në qoftë se Shqipëria dhe shqiptarët nuk e mësojnë këtë mësim do të jetë edhe mësimi i 2019-ës. Tani përpara shqiptarëve shtrohet pyetja, çfarë duhet bërë?

Duhet të presim që Edi Rama të heqë mbrojtjen politike dhe të lejojë që Saimir Tahiri të shkojë në burg?

Duhet të presim që Edi Rama të largojë Fatmir Xhafën dhe të sjellë një Ministër të palidhur me krimin?

Duhet të presim që t’i kërkojë falje artistëve dhe qytetarëve që për të larë paratë e pista të drogës po bëhet gati të shembë Teatrin Kombëtar që të ndërtohen kulla. Shikojeni pak, ku është Kinema 17 Nëntori? Ku është kinema Republika? Shikoni, në vend të Kinema 17 Nëntorit dhe Kinema Republikës janë kullat.  Edi Rama tashmë e ka bërë këtë rrugë, vetëm se përpara kur ishte Kryetar Bashkie merrte 20 përqind, sot merr 50 përqind. Është skema e stadiumit me kullë dhe kullës me stadium që do të zbatojë edhe tek Teatri Kombëtar.

Si opozitë, për ne rruga është e qartë. Ne duhet patjetër të garantojmë që qeverisja e vendit të mos ketë ministra të brendshëm të lidhur me krimin. Politikanët që janë faktuar të lidhur me krimin, të shkojnë para drejtësisë. Që drejtësia të jetë e barabartë për të gjithë, që asnjë të mos jetë mbi ligjin dhe asnjë politikani të mos i garantohet mbrojtje politike, siç po bëhet me Fatmir Xhafën, siç po bëhet me Saimir Tahirin, siç po bëhet me Taulant Ballën, garantuesin e parave të pista të drogës. Dhe, po kështu, na duhet një vend, ku të kemi kontroll dhe balancë pushtetesh. Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese mbron të drejtat e njeriut, mbron funksionimin normal të shtetit.

Pse është eliminuar Gjykata Kushtetuese?

Që të kemi zot dhe shkop Edi Ramën, kryeministrin e lidhur me krimin. Sa kohë kjo të mos ndryshojë, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat dhe kjo duhet të jetë e qartë për çdo shqiptar.

Sa kohë që ne vazhdojmë kështu, ajo që ne na gjeti në 2016-ën, ajo që ndodhi para dy ditësh në Bruksel, ajo do të ndodhë prapë pas një viti.

Vetëm në qoftë se hedhim këto hapa, atëherë ekziston mundësia që Bundestagu, Parlamenti holandez, vendet e tjera anëtare të japin dritën jeshile dhe pastaj Këshilli Europian që është instanca e fundit vendimmarrëse, të japin dritën jeshile për negociatat.

Në qoftë se kjo nuk ndodh, na pret prapë pas një viti kjo që patë sot, këtë vit, kjo që patëm edhe para dy vitesh. Ky është realiteti i thjeshtë për çdo shqiptar që ta kuptojë.

Pyetje: Z. Basha qeveritë largohen nga votat dhe ju duhet të prisni deri zgjedhjet e ardhshme për të larguar qeverinë?

Basha: Më pyetët për çështjen e integrimit europian që shqiptarët të kuptojnë se çfarë po e bllokon integrimin europian. Po e bllokon një qeveri e lidhur kokë e këmbë me krimin. Sa kohë që të kemi politikanë të lidhur me krimin, ministra, deputetë, sa kohë që të kemi politikanë të lidhur me krimin dhe drogën që në vend që të shkojnë para drejtësisë, shëtisin me kalë, Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Nuk ka vend të negociojë për t’u bërë anëtare e familjes europiane që të ketë një ministër të brendshëm të akuzuar për lidhje me drogën,  i cili bredh i lirë, sepse drejtësia është nën presion, siç e thonë edhe vetë diplomatët në Tiranë. Një ministër tjetër të lidhur me drogën, me vëllain e tij kësaj radhe, jo thjesht me kushërinjtë, që prapë krekoset majë podiumit dhe një Kryeministër që jo vetëm garanton trafikun e drogës, por tani e ka vënë qeverinë e tij në funksion të pastrimit të parave të drogës, siç po bëhet me kullat e teatrit dhe për këtë arsye ka asgjësuar edhe Gjykatën Kushtetuese.

Kaq e thjeshtë është!

Pyetje: Si do të veproni në 5 korrik, z. Basha kur parashikohet të kalojë ligji?

Basha: Opozita ka një plan të qartë, të cilin do ta vërë në veprim. Së pari, ne do të kundërshtojmë në komisionet parlamentare dhe në seancën e 5 korrikut me të gjitha format dhe mënyrat parlamentare këtë projekt grabitje. Kjo është grabitje. E njëjta grabitje që u bë tek “17 Nëntori”, e njëjta grabitje që u bë tek “Republika”, e njëjta grabitje që u bë tek stadiumi. Bëhet vetëm që Edi Rama të marrë jo 20 por 50% të milionave, të pastrojë paratë e drogës dhe të marrë 50% të milionave të drogës. Pra, ne do ta kundërshtojmë në çdo instancë të parlamentit, në komisione dhe në seancë.

Së dyti, ne do t’i kërkojmë Presidentit të Republikës të mos bëhet pjesë e kësaj grabitje dhe t’i vërë veton çfarëdo ligji, që Edi Rama dhe kupola e tij grabitqare duan të kalojnë në Parlament.

Së treti, duhet t’i bëjmë presion faktorit ndërkombëtar, i cili ka një përgjegjësi se vendi është pa një Gjykatë Kushtetuese që të bëjë gjithçka për të ndaluar këtë grabitje.

Dhe së katërti, patjetër që do të protestojmë dhe do t’i bashkohemi qytetarëve në protestë, do t’i thërrasim qytetarët në protestë dhe do të protestojmë për të ndaluar këtë grabitje.

Pyetje: Zoti Basha çfarë lidhje keni me vëllezërit Vladi? Sot ka nisur prokuroria një hetim ndaj jush. Nuk dhatë një përgjigje së çfarë ju lidh me ta, kur zoti Balla ju parashtroi një foto në zyrën tuaj.

Basha: Parashtrimi i fotos vërteton vetëm se Taulant Balla është kapobanda dhe e ka marrë atë foto nga banda e Elbasanit. Unë takoj me mijëra njerëz si politikan. Nuk e mbaj mend atë person, as nuk më ka prezantuar njeri me atë person. Është apo nuk është ai, këtë nuk mund ta them unë, Një gjë është e saktë: Nëse është ai, ta marrin, ta arrestojnë që tani. Ta arrestojnë në këtë moment, nëse ky qenka personi i dyshuar.

Pyetje: A e mbani mend kur ka qene në zyrën tuaj?

Basha: Jo nuk e mbaj mend. Disa thonë që mund të ketë qenë në kuadër të një fushate të zgjedhjeve të pjesshme në Dibër, por e kam të pamundur për momentin, sepse, siç e dini ju, unë takoj me mijëra njerëz. Personi në fjalë nuk më thotë asgjë, por nxjerrja e kësaj fotoje vërteton se kapobanda është Taulant Balla. Taulant Balla është garantuesi i kalimit të parave të bandës së Elbasanit.

E para, paratë janë të bandës së Elbasanit. Se çfarë janë aksesorët e tjerë, pak rëndësi ka. E dyta, policia është njoftuar nga partnerët. Dhe  e treta, këto janë para droge, të cilat pastrohen me bekimin dhe garancitë e kupolës socialiste, në këtë rast të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS. 

Pyetje: Opozita e ka kushtëzuar marrëdhënien me Parlamentin e denoncimin që sapo përsëritët. Gjithashtu, keni deklaruar se me moshapjen e negociatave ju do të merrni një kthesë të madhe dhe do të përshkallëzoni aksionin opozitar. Kur do të nisë ky përshkallëzim dhe a përfshihet bojkoti  i Parlamentit si pjesë e këtij përshkallëzimi, pasi ka qene edhe diçka që është kërkuar nga grupi parlamentar.

Basha: Të gjitha opsionet janë në tavolinë. Diskutimet kanë nisur, do të intensifikohen ditët e ardhshme dhe vendimet, natyrisht, do të bëhen publike.  

Pyetje: Zoti Basha po shkelni ju në dërrasë të kalbur siç tha Ministri i Brendshëm?

Basha: Mos bridhni pas fjalëve të atyre që janë kapur në krim! Duhet ta keni kuptuar tani që Edi Rama, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj dhe veglat e tyre, Arta Marku me shokë, nuk merren me krimin, por merren me denoncuesit e krimit. Prandaj janë vendosur aty, që, në vënd që të merren me krimin dhe kriminelët, në vend që të merren me organizatat e drogës, me kokat e organizatave kriminale, rrjeteve kriminale, siç thotë Bashkimi Europian në raportin e fundit, në vend që të merren me pastruesit e parave, merren me denoncuesit. Kjo është faza e fundit e narkoshtetit. Nuk kemi më ç’të presim pas kësaj, përveçse hapave që një shoqëri e civilizuar duhet të hedhë për t’u çliruar nga droga dhe nga narkoshteti.

Pyetje: A ndjeheni viktimë e rrethanave, deklarata juaj në parlament dhe fotoja me zotërinë, a është një koincidencë shumë e çuditshme?

Basha: S’ka fare lidhje kjo. Paratë janë të një prej bandave më të rrezikshme të Elbasanit. Garantuesi i marrëveshjes quhet Taulant Balla. Të tjerat janë përpjekje që kriminelët dhe garantuesit, në këtë rast, Taulant Balla, t’i shpëtojnë pasojave ligjore. Normalisht, policia duhet ta kishte ndjekur se ku do të kishin shkuar paratë, duhet të kishte ndjekur informacionin që u ka shkuar i plotë nga agjencitë serioze të ligj zbatimit. Por, natyrisht, policia nuk është aty as për të arrestuar kokat e krimit, as për të vënë para përgjegjësisë Taulant Ballën, që është garantues i marrëveshjes. Është aty për t’u marrë me denoncuesit dhe jo me krimin. PD dhe unë kemi denoncuar dhe do të vazhdojmë të denoncojmë pa asnjë ngurrim dhe pa asnjë hezitim krimin dhe aksesorët e krimit në Partinë Socialiste dhe në Policinë e Shtetit.

Ju faleminderit!

Read More
29 Qer
0

Droga dhe pastrimi i parave të pista nga organizatat kriminale me mbështetje qeveritare janë dy nga arsyet kryesore pse Shqipërisë nuk iu hapën negociatat dhe as kanë për t’iu hapur as në 2019-ën.

 Deklaratë e deputetit Flamur Noka

Dëshmia e zyrtarëve të policisë italiane në gazetën franceze “Liberation” se në Shqipëri vazhdon të mbillet kanabis me sasi të mëdha është një provë tjetër se Edi Rama mashtron, kur thotë se e ka hequr Shqipërinë nga harta e kultivimit të kanabisit.

Siç pohon, Nicola Altieri, gjeneral brigade në Bari, atje është bllokuar 10 ton drogë vetëm në katër muajt e parë të këtij viti. 10 tonë drogë që nuk është prodhim nga stoku i vjetër, sepse analizat e policisë italiane kanë treguar se prodhimi i përket muajve të fundit. I përket  kohës, kur nga Edi Rama u shpall fitorja e luftës kundër kanabisit, njësoj siç shpalli tani fitoren për hapjen  e negociatave. 

E vërteta është se lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës është një nga kushtet që Bashkimi Europain i ka vënë Shqipërisë, në mënyrë që të vendosë për hapjen e negociatave qershorin e ardhshëm. 

Në të vërtetë, nuk do të ndodhë asgjë nga ato që presin shqiptarët dhe bashkimit Europian, sepse Edi Rama është përfituesi kryesor i parave nga kultiivimi dhe trafikimi i drogës. 

Edhe mediat europiane tani po e shprehin hapur se “paratë e drogës janë bërë para të politikës në Shqipëri”. 

Rasti i 3.4 milionë eurove të drogës me Toyota Yaris është simboli i përfshirjes së maxhorancës së Edi Ramës në pastrimin e parave të drogës, duke nisur nga dy ministrat e brendshëm tek kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. 

Shqiptarët, por dhe Bashkimi Europian nuk kanë më ansjë dyshim se kjo qeveri e ka lidhur fatin e saj me krimin dhe drogën, duke tradhëtuar intersat e vendit. Tani është koha  ta largojmë, për t’I hapur Shqiperisë rrugën europiane.   

Read More
28 Qer
0

Kushtet për Shqipërinë janë shtuar nga 5 në 13, Rama nuk luftoi krimin, por bashkëqeverisi dhe përfitoi prej tyre

  • Në Europë shkohet vetëm duke përqafuar të vërtetën. E vërteta është se nuk ka hapje negociatash me Shqipërinë.  Ka një shtyrje të vendimit me 1 vit dhe, në qoftë se kushtet nuk plotësohen, prapë nuk ka hapje negociatash. 
  • Kushtet për Shqipërinë janë shtuar nga 5 në 13, sepse kemi një kryeministër që, në vend të ndëshkonte krimin dhe korrupsionin, bashkëqeverisi dhe përfitoi prej tyre. 
  • Gjermania kërkon kontroll rigoroz të plotësimit të 13 kushteve. Kjo është arsyeja pse vjen në Korrik Komisioni Europian. 
  • Qëndrimi i Gjermanisë 24 orë pas vendimit: “Deri në qershor 2019 nuk ndodh asgjë sa i përket negociatave, vendet duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë. Konferenca e parë e negociatave mund të bëhet në fund të 2019 vetëm në varësi të progresit të arritur dhe aprovimit nga Këshilli. Nuk ka hapje të negociatave përpara se të ketë një vendim të Bundestagut”. 
  • Me Edi Ramën, që zgjodhi Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën dhe vjedhjen e shqiptarëve përpara interesit të shqiptarëve për integrimin europian, Qershori i vitit tjetër do të jetë edhe më keq se ky Qershor. 
  • Esat Toptan, Haxhi Qamil dhe Hamza Kastriot kemi vetëm Edi Ramën, njeriun që zgjodhi të tradhëtojë interesat e shqiptarëve, për hir të fatit të vet politik personal që e ka të lidhur me krimin. 
  • Asgjë nuk do të ndryshojë sa kohë që Edi Rama është kryeministër. Bashkimi Europian nuk do t’i hapë negociatat për sa kohë krimi, korrupsioni dhe droga janë të vetmet produkte të kësaj qeverie. 
  • Detyra jonë kryesore nuk është të korrigjojmë projektin kriminal të Rilindjes, por është që së bashku me shqiptarët të formulojmë zgjidhjen politike e cila mund dhe do të zhbllokojë integrimin e bllokuar europian. Mundësia jonë e vetme për të ecur përpara është ta largojmë sa më parë qeverinë dhe kryeministrin e kapur nga krimi dhe oligarkia. 
  • Le të fillojmë ta kërkojmë Europën brenda vetes tonë si opozitë. Le të ndërtojmë së bashku një aleancë të madhe të vlerave europiane. Kjo është një sfidë e madhe për të cilën ju siguroj që unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur ta marrim përsipër. 
  • Le ta nisim betejën për të vërtetën sot e të mos e ndalim derisa ta çlirojmë vendin nga kjo e keqe. Derisa ta largojmë Edi Ramën dhe klikën e tij të korruptuar e t’i japim vendit qeverinë që do të bëjë të mundur plotësimin e aspiratës sonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

Fjala e plotë e Kryetarit të PD, Lulzim Basha, në Parlament. 

Zoti na e ka dhënë përgjigjen.

Nuk e ka kufizuar budallallëkun që të durojmë këtë e të kuptojmë në kurrizin tonë, në kurrizin tuaj se çfarë ndodhë kur zgjedh apo pranon të të vjedh votat një mashtrues, një hajdut, një njeri i lidhur me krimin si askush në ë vite, si ky që sapo la sallën.

Për këtë arsye po na teston Zoti e do të vazhdojë të na testojë derisa të ngrihemi në nivelin e sfidës dhe të marrim fatin tonë në duart tona.

Deri në atë moment ky do të vazhdojë të pëllasë në këtë sallë pa dhënë asnjë llogari, do të vazhdojë t’ju fyejë nëpër lëndina, nëpër qytete e në telefon me gjuhën e rrugaçit, që s’e ka dëgjuar njëri në ë vite nga goja e një kryeministri.

Do të vazhdojë t’ju shesë sapunin për djathë; moshapjen e negociatave për hapje negociatash; kriminelët për ministra të brendshëm, hajdutët për ministra financash e fkonomie.

Do të vazhdojë t’jua shesë:

  • Mjerimin që ju rritet dita-ditës si sukses të pakundërshtueshëm,
  • Pasigurinë e rrugëve, shkollave si gjendjen më normale në botë
  • Mjerimin e shëndetësisë si përparim,
  • Arsimin në ditën e tij më të zezë si arritje speciale të rilindjes.

Vëllezër e motra, zonja dhe zotërinj,

Sot e nesër është mbledhja e Këshillit Europian. Askush përveç Këshillit Europian nuk mund të hapë negociatat.

Të hënën dhe të martën Këshilli i Përgjithshëm, i përbërë nga ministrat e Jashtëm,  mori në shqyrtim rekomandimin pa kushte të Komisionit Europian që Shqipërisë t’i hapen negociatat.

Në muajt pararendës Edi Rama brodhi cep më cep duke rrahur gjoksin se në Shqipëri nuk ka më krim, nuk ka korrupsion, nuk ka drogë, nuk ka ministra të lidhur me krimin, nuk ka drejtësi të kapur politikisht, se këtu shteti i së drejtës funksionon normalisht e duke kërkuar kësisoj se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave.

Në të njëjtët muaj edhe ne opozita shkuam kryeqytet e më kryeqytet, e në veçanti aty ku policitë e vendeve anëtare e dinë fare mirë se që prej ditës që Edi Rama është bërë kryeministër tre gjëra janë rritur në vendin e tyre;

  • eksporti i krimit shqiptar,
  • eksporti i drogës shqiptare
  • numri i shqiptarëve që kërkojnë azil politik apo shkojnë si emigrantë të paligjshëm.

Këto janë tre arritjet e vetme të Edi Ramës në 5 vite të qeverisjes më të zezë në 30 vite që ka njohur vendi.

“Çfarë kërkoni? Si mund të kërkoni hapjen e negociatave në kushte të tilla?”, ka qenë pyetja e drejtë, e sinqertë e atyre që nuk kanë kursyer as paratë e taksapaguesve të tyre për të ndihmuar Shqipërinë, që e duan Shqipërinë dhe i duan shqiptarët, por që janë sot më të vetëdijshëm se kurrë që ky vend drejtohet nga një qeveri e lidhur me krimin dhe që, së bashku, kanë kapur drejtësinë dhe kanë shkaktuar kolapsin ekonomik, vrasjen e shpresës që është arsyeja kryesore për fluksin e emigrantëve drejt vendeve të tyre.

Përgjigjja jonë po kështu ka qenë e qartë. Ndryshe nga ky që nuk duroi dot se nuk i mbajnë leqet, leqet e gënjeshtrave s’i mbajnë më dhe e la sallën, ndryshe nga ky, ne i kemi thënë: “Po është e vërtetë, nuk i mohojmë këto probleme, të cilat janë rritur dhe rriten nga dita në ditë, por kjo është një arsye më shumë që të punojmë së bashku për t’i zgjidhur ato. Ne kemi nevojë për ndihmën e Europës,  kemi nevojë për ndihmën tuaj.”

Ndaj hapja e negociatave do të sillte edhe më shumë mbikëqyrje dhe monitorim, që të mos mos kemi më ministra të Brendshëm si Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj, të lidhur me krimin drejtpërdrejtë apo përmes familjarëve të tyre, që të mos kemi më Polici të Shtetit ku gjysma e kupolës është në kërkim nga drejtësia si bashkëpunëtore në trafikun e drogës, që të mos kemi më një kryeministër, ministra të fnancave dhe të ekonomisë, infrastrukturës, energjetikës që vjedhin me kamionë përmes partneritetit publik privat, që është në fakt skema e pastrimit të parave të pista.

Kemi nevojë për më shumë dhe jo për më pak Europë.

Pas kësaj përpjekje, erdhi Samiti i Sofjes. Në këtë samit, në Samitin e Partive Popullore u tha qartë: konkluzioni është se Edi Rama nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë, ka gënjyer, ka mashtruar, edhe ka kërcënuar me Rusi e me Kinë, me ekstremizëm islamist, me refugjatë dhe me çdo lloj kërcënimi, por detyrat e shtëpisë nuk i ka bërë.

Ka bërë atë që bën me gangsterët e tij, kur shkon në fushatë për të vjedhur votat dhe mendon se kështu do të shkojë edhe në Europë; duke mashtruar, duke gënjyer, duke kërcënuar.

Përgjigjen e ka marrë të qartë: Në Europë nuk shkohet duke gënjyer. Në Europë nuk shkohet duke mashtruar. Në Europë nuk shkohet duke kërcënuar.

Në Europë shkohet vetëm duke përqafuar të vërtetën dhe e vërteta është ajo që Këshilli i Ministrave e ka vendosur të zezën mbi të bardhë: Nuk ka hapje negociatash me Shqipërinë.  Ka një shtyrje të vendimit me 1 vit dhe, në qoftë se kushtet nuk plotësohen, prapë nuk ka hapje negociatash.

Nuk janë më 5 kushtet fillestare, janë 13 sa i përket Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian dhe, akoma më shumë, sa i përket vendeve anëtare.

Qytetarët duhet ta kuptojnë: vendimin për të hapur negociatat e marrin vendet anëtare. Mjafton një vend anëtar të shfaqë rezerva dhe vendimi nuk merret. Vendet anëtare kanë insistuar, më i madhi ndër vendet anëtare, Gjermania ka insistuar që jo vetëm do të ketë një kontroll rigoroz të plotësimit të 13 kushteve, jo vetëm Komisioni Europian do ta bëjë nga fillimi detyrën. Prandaj vjen në korrik, jo për t’i krehur bishtin Edi Ramës, tradhtarit të interesave të shqiptarëve, që për Fatmir Xhafën, për Agron Xhafën, për Saimir Tahirin ia mbylli negociatat shqiptarëve edhe këtë vit, por për të kontrolluar kushtet dhe zbatimin e tyre.

  • Sa kohë kemi një ministër të Brendshëm, i cili harxhon gjithë kohën e tij duke mbrojtur vëllain e tij kriminel droge,
  • Sa kohë të kemi paraardhësin e tij në liri, sepse Edi Rama tmerrohet, në qoftë se ai shkon atje ku e ka vendin dhe bilbilos për rolin e Edi Ramës në mbulimin e Shqipërisë me kanabis dhe kthimin e saj në eksportuesin kryesor të drogës në Europë,
  • Sa kohë kemi një qeveri që nga mëngjesi deri në darkë planifikon vetëm vjedhjen e shqiptarëve dhe pronave të tyre, siç po ndodh me Teatrin Kombëtar, për të pastruar paratë e drogës, Qershori i vitit tjetër do të jetë edhe më keq se ky qershor.

Europa na e ka bërë të qartë; është në dorën tuaj shqiptarë, është në dorën tuaj nëse doni Europën, duhet të luftoni krimin, duhet të luftoni korrupsionin, duhet të luftoni drogën, duhet të keni gjyqtarë dhe prokurorë që nuk mbrojnë, por ndëshkojnë politikanët e lidhur me krimin, politikanët e korruptuar, që zhvasin vendin, buxhetin e shtetit dhe pronat e vendit.

Nuk është kot edhe kushti shtesë, e ka thënë qartë si drita e diellit: Europa nuk do të tolerojë më zgjedhje si këto që ka bërë Edi Rama, zgjedhje të manipuluara, vota të blera, angazhim të ushtrisë së kriminelëve dhe narkotrafikantëve për të shkatërruar vullnetin e qytetarëve shqiptarë, sepse ja ku na sjell, në një kabinet, në një kryeministër i cili nuk ka asnjë përgjegjësi para njerëzve.

Vjen këtu dhe flet si e “ëma e Zeqos majë thanës”, sepse nuk ka asnjë përgjegjësi ndaj qytetarëve, nuk e lidh asgjë me fatin tuaj. E lidh gjithçka me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh me të cilët e ka marrë pushtetin dhe për të cilët e ka pushtetin bashkë me veten e tij.

Kryemashtruesi, politikani më mashtrues në ë vite pluralizëm vetëm me 9 maj 2018 tha tekstualisht: “Ne po punojmë që të hapim negociatat që në qershor, por është shumë e rëndësishme që ky hap të ndodhë edhe në dhjetor, mjafton që të jetë brenda vitit 2018-të. Kjo sepse vitin e ardhshëm është periudhë zgjedhjes në BE dhe unioni mund të përballet me një sërë ndryshimesh gjë që mund të komplikojë rrugën tonë drejt integrimit”,  – mbyll citimin.

Kjo është ajo që tha një muaj e gjysëm përpara. Dje kur e pa se nuk kishte asnjë shqiptar që të besonte gënjeshtrën, mblodhi grupin parlamentar dhe ministrat që t’ua shiste gënjeshtrën atyre, se me këta e ka kollaj, se tundin kokën për çdo gjë që thotë ky. Edhe kur u thotë “fluturon gomari”, thonë “po fluturon gomari”. “Janë hapur negociatat, po janë hapur, urra”.

Me standartin e tyre mund të përfundojmë si Koreja e Veriut që shpalli se kishte fituar kampionatin botëror të futbollit. Në qoftë se do t’i lëmë aty do të përfundojmë! E vërteta është fare ndryshe, Këshilli Europian nuk do të vendosë sot për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Këshilli Europian do të respektojë konsensusin e vendeve anëtare, i cili është i qartë si drita e diellit.

Vendimi për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë do të shqyrtohet edhe njëherë në qershor të vitit 2019-të. Një vit, sepse Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet, sepse Shqipërisë i janë shtuar kushtet. Sepse kemi një kryegënjeshtar si kryeministër, sepse kemi një njeri i cili në vend që të ndëshkonte e të largonte ministrat e lidhur me krimin e korrupsionin, i mbron dhe i promovon sepse është vetë autori dhe përfituesi i skemave të tyre.

Kjo është arsyeja se pse Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Ndaj Esat, Haxhi Qamil dhe Hamza Kastriot kemi një dhe vetëm një njeri. Njeriun që zgjodhi të tradhëtojë interesat e shqiptarë, të tradhëtojë aspiratën tonë për të qënë pjesë e familjes së madhe europiane, për hir të Habilajve, të Balilajve, të Xhafajve. Për hir të Saimir Tahirit, për hir të një grushti kriminelësh me të cilët e ka lidhur në mënyrë të pazgjidhshme  fatin e vet politik dhe personal.

Ky është tradhtari i vetëm në këtë sallë. E ka bërë me vetëdije të plotë, është zgjedhja e tij. Është zgjedhja e tij, ka qënë zgjedhja e tij dhe tani nuk ndahet dot nga kjo zgjedhje që ka bërë. Është e kotë që të presim, është i njëjti njeri:

  • që i solli kriminelët këtu në këtë sallë dhe i bëri deputetë,
  • që i bëri kriminelët kryetarë bashkish e u dha pushtet, që u vuri kriminelëve policinë në dispozicion.
  • që u vuri kriminelëve në dispozicion pasuritë e Shqipërisë për t’i tjetërsuar me PPP-të e për të pastruar paratë e pista të krimit,
  • që vuri në dispozicion kupolën politike të PS-së, sa për të bërë drogë aq për të pastruar para.

Ato Yaris-it janë maja e ajsbergut, prandaj e kemi euron në pikën rekord sot në raport me lekun. Sepse ditë për ditë në të gjitha pikat kufitare, pushtetarët socialist sjellin paratë e pista të drogës dhe dalin garant për paratë e pista të drogës që po shkatërrojnë ekonominë shqiptare.

Kjo po ndodh për një dhe vetëm një arsye: sepse Edi Rama prej kohësh ka tradhtuar aspiratën tonë për të qënë jo vetëm si gjithë Europa, por edhe fatin dhe ekzistencën e vetë vendit. Është e kotë të shpresojmë se kjo do të ndryshojë sa kohë që Edi Rama është kryeministër. Kjo nuk do të ndryshojë dhe nuk mund të ndryshojë, nuk mundet. Është e pamundur që Edi Rama ta ndryshojë këtë ekuacion dhe, papritur, të zgjedhë Europën e të lëshojë Fatmirin, Saimirin e kupolën e drogës.

Është e pamundur që Edi Rama të kthejë milionat e eurove që ka marrë ryshfet nga aferat korruptive me oligarkët nga stadium tek Teatri. Nga PPP-të e konçesionet!

Është e pamundur të presim që e keqja që ka zënë rrënjë me projektin kriminal të rilindjes të ndalet.

E vetmja mënyrë që kjo e keqe mbahet në këmbë është duke e thelluar të keqen.

Ndaj sot në vigjilje të këtij vendimi të hidhur është më e qartë se kurrë se detyra jonë kryesore, nuk është të korrigjojmë projektin kriminal të Rilindjes, as të riedukojmë e rehabilitojmë Fatmirin, Saimirin, Agronin, Arbenin, Damianin apo vetë kapobandën, por është që së bashku me shqiptarët të formulojmë zgjidhjen politike e cila mund dhe do të zhbllokojë integrimin e bllokuar europian. Padyshim nuk mund të kalojë pa përfshirjen e socialistëve të ndershëm shqiptarë, të atyre që nuk kanë në tavolinat e tyre, po aq të varfra sa edhe të pjesës tjetër të popullsisë, frutet e helmuara të bashkëpunimit me krimin. Të atyre që nuk e lidhin ekzistencën e tyre nga mëngjesi në darkë me shoqërinë me kriminelë. Të atyre që nuk ua pinë gjakun shqiptarëve me aferat korruptive dhe humbasin çdo fundjavë qindra mijëra euro në kazinotë e Maqedonisë dhe të Selanikut. Të atyre që nuk u kanë vënë kazmën aspiratave të shqiptarëve për shpirtkazmërinë, makutërinë e shpirtit të tyre të shitur tek djalli. Duhet të jetë patjetër një bashkim kombëtar, por mund dhe do të nisë vetëm atëherë, kur e keqja që ka zënë rrënjë në atë karrige dhe në gjithë Shqipërinë, të jetë mundur e të jetë larguar. Që ta bëjmë këtë duhet ta fillojmë me pranimin e të vërtetës.

  1. Bashkimi Europian nuk do t’i hapë negociatat për sa kohë krimi, korrupsioni dhe droga janë të vetmet produkte të kësaj qeverie.
  2. Bashkimi Europian nuk do t’i japë dritën jeshile të besimit, një kryeministri që është faktuar si tutori dhe protektori i krimit dhe i drogës në këtë vend. Bashkimi Europian nuk do t’i hapë dritën jeshile një vendi që nuk garanton themelin e Demokracisë: zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
  3. Bashkimi Europian nuk mundet t’i hapë dyert një vendi ekonomia e të cilit ka rënë pre e peshkaqenëve të krimit dhe oligarkëve dhe ku nuk ka një investim të huaj serioz në pesë vite qeverisje dhe ku oligarkët fitojnë gjithçka, nga PPP-të deri tek tenderat e zyrave të qeverisë, duke rrënuar e shkatërruar biznesin e vogël e të mesëm, shtyllën e ekonomisë, nga dita në ditë. Duke shkaktuar papunësi, varfëri, rritje çmimesh, rritje të kostos së jetesës dhe dëshpërimit.

Tradhtari i Shqipërisë nuk është ai që denoncon krimin, drogën dhe korrupsionin.

Tradhtari i Shqipërisë ai që e solli drogën, krimin dhe korrupsionin. Është ai që zgjodhi dhe zgjedh aleancën me krimin, drogën dhe korrupsionin para hapjes së negociatave dhe fatit të shqiptarëve. Ka një dallim shumë të madh midis Griseldës, historisë së gruas së Elvis Roshit që vuri një jastek në bark, deklaroi pastaj se e abortuan me forcë demokratët në mënyrë që Edi Rama dhe Erjon Veliaj të vraponin në Bruksel e të gënjenin miqtë e Shqipërisë dhe denoncimit të të këqijave që ua kanë zënë fytin shqiptarëve dhe që po e mbysin çdo ditë në mjerim, në pamundësi, në padrejtësi.

Ka një ndryshim shumë të madh në luftën për të nxirë imazhin e vendit, që të mos bëheshim anëtarë të NATO-s, që të mos hiqeshin vizat për shqiptarët, dhe përpjekjes për t’u thënë europianëve, ndryshe nga ky që mban me të padrejtë skeptrin e krye sunduesit të vendit, ne opozita, i njohim problemet tona. E dimë se pa i zgjidhur ato nuk ka Europë. Jemi këtu për t’ju kërkuar ndihmën tuaj dhe për të bashkëpunuar me ju me vizionin tonë dhe platformën tonë dhe mbi të gjitha me pastërtinë tonë, për një Shqipëri të çliruar nga krimi.

Qeverisja e kapur nga krimi, drejtësia e kapur nga qeveria, ekonomia në faliment, janë tre fondamentalet. Pa zgjidhjen e këtyre tre problemeve, nuk ka e nuk mund të ketë Shqipëri europiane.

Ja çfarë thotë Gjermania 24 orë pas marrjes së vendimit, moshapjes së negociatave dhe shtyrjen e vendimit për hapjen e negociatave ose jo deri në qershor. Citoj, si duhet lexuar vendimi i Këshillit Europian: “Deri në qershor 2019 nuk ndodh asgjë sa i përket negociatave, vendet duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë, implementimi do të vëzhgohet dhe vlerësohet nga Komisioni. Është e paqartë se çfarë do të ndodhë në qershor 2019, por jo negociatat. E qartë është që Këshilli, si edhe këtë vit, edhe në qershor 2019 do të merret me paketën e zgjerimit dhe do të nxjerrë përfundimet. Konferenca e parë e negociatave mund të bëhet në fund të 2019 vetëm në varësi të progresit të arritur dhe aprovimit nga Këshilli”. “Procesi i negociatave’, vazhdon dokumenti të cilin e citoj fjalë për fjalë, “fillon në fund të 2019, gjithmonë nëse janë arritur përparimet e nevojshme sipas pikëpamjes së Këshillit. Vendimi për hapjen e negociatave në Konferencën e parë”, vijon dokumenti zyrtar gjerman “është edhe në varësi të procedurave të parlamenteve kombëtare”, citohen konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm. “Këtu”, vazhdon dokumenti gjerman, “do të pyetet edhe Bundestag-u përpara se Këshilli të dalë me qëndrimin e tij në dhjetor 2019. Kjo do të thotë”, përfundon dokumenti zyrtar gjerman, “nuk ka hapje të negociatave përpara se të ketë një vendim të Bundestag-ut”, që është natyrisht, e drejta dhe detyrimi kushtetues i Parlamentit gjerman.

E gjithë pjesa tjetër është propagandë bajate e atyre që nuk shohin krimin, korrupsionin dhe drogën. E atyre, të cilët po mundohen që edhe dështimin e tyre ta shesin si sukses. Të atyre që ju kemi thënë dhe jua përsërisim, që në këtë mënyrë nuk ndihmoni as Edi Ramën, as Shqipërinë. Realiteti është ky. Kjo është e vërteta. Këtë paralajmërova prej janarit. Këtë paralajmërova këtu nga kjo foltore, kur u ktheva nga Sofja. Këtë paralajmërova para një jave dhe ja ku është fakt i pakundërshtueshëm.

Zonja dhe zotërinj,

Kushtet e Këshillit Europian për hapjen e negociatave tregojnë qartë se përqasja e Edi Ramës natën në krevat me krimin, drogën dhe korrupsionin dhe ditën duke u hequr si europian vetëm me retorikë, ka falimentuar. Se qeveria e tij ka dështuar. Se përqasja e fasadave ka dështuar. Se Europa ka hedhur poshtë fasadat dhe ka vënë gishtin në plagë. Shqipëria duhet të zgjidhë problemin e krimit. Shqipëria duhet të zgjidhë problemin e korrupsionit. Shqipëria duhet të zgjidhë problemin e drogës para se të pretendojë t’i hapen negociatat.

Dy vjet më parë e njëjta histori. Pas dy vjetësh e njëjta histori. Tani duhet të presim të paktën dhjetorin e vitit 2019 dhe kjo vetëm nëse përsëri i plotësojmë kushtet.

Pra, ky nuk është lajmi më i keq. Lajmi më i keq nuk është shtyrja deri në dhjetor 2019. Lajmi më i keq është se, në qoftë se nuk e largojmë këtë qeveri, rezultati do të jetë i njëjtë. Prapë do të mblidhemi në këtë sallë me kim Jong Un-in që do të bërtasë “Fitore”, bashkë me teveqelët  e tij dhe me një Shqipëri akoma më të varfër, akoma më të padrejtë akoma më të zbrazur.

Prandaj sot është dita ta themi qartë dhe hapur se Edi Rama dhe qeveria e tij me aktin e djeshëm ka falimentuar në çdo aspekt.

Është i vetmi kryeministër në ë vite që nuk ka asnjë arritje të vetme sa i përket integrimit europian të Shqipërisë. Është e vetmja qeveri, e cila e kapur thellësisht nga interesat e krimit dhe të oligarkisë, vetëm sa do e thellojë të keqen, nëqoftëse e lëmë të vazhdojë.

Prandaj mundësia jonë e vetme për të ecur përpara është ta ndryshojmë sa më parë, ta largojmë sa më parë dhe na pret një detyrë shumë më e madhe.

Nuk shkohet në Europë duke u sjellë si satrap oriental, nuk shkohet në Europë duke u sjellë si kllouna me fasada, ekspozita, atlete dhe poture për të mbuluar krimin, drogën, korrupsionin. Nuk shkohet në Europë, duke vjedhur, varfëruar popullin tënd gjithë ditën me tabiate orientale dhe një herë në muaj, duke bredhur në kryeqytete e duke folur si europian. Sepse ia kanë pirë lëngun. E dinë, që ky që flet si europian nuk është gjë tjetër veçse një despot i vogël oriental që po shkatërron themelet e bashkëjetesës demokratike, zgjedhjet, shtetin ligjor, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Prandaj, duhet ta kuptojmë mirë se thjesht dhe vetëm largimi i Edi Ramës nuk është zgjidhja. Pa largimin e tij nuk mund të ketë zgjidhje, por edhe vetëm largimi i tij nuk është zgjidhja. Ajo që na lypset është një përqasje krejt e re. Një përqasje europiane. Një qeverisje europiane. Një sjellje europiane ndërtuar mbi kultin e së vërtetës, jo kultin e gënjeshtrës, mbi transparencën, jo errësirën, si ajo që shoqëron çdo vendim si ajo që përfshin për grabitjen e Teatrit Kombëtar, si vendimi i fundit makut i klikës hajdute në pushtet. Duhet të përqafojmë vlerat europiane. Pa përqafuar vlerat europiane, Europa vetëm do të na largohet ditë pas dite.  Le të fillojmë ta kërkojmë Europën brenda vetes tonë si opozitë.

Kjo është një ftesë edhe për ata socialistë të ndershëm që nuk kanë zhytur turinjtë, duart apo brrylat në çorbën e prishur të krimit dhe të drogës. Dhe natyrisht për të gjithë shqiptarët, fermerë, biznese të vogla e të mesme, të papunë e në veçanti për rininë. Për rininë dhe po kështu për elitën e vendit, për intelektualët, për artistët.

Le të fillojmë ta kërkojmë Europën brenda vetes tonë.

Le të ndërtojmë së bashku një aleancë të madhe të vlerave europiane që janë në esencë vlerat shqiptare të drejtësisë, të moralit të shëndoshë, të të vërtetës, të respektit për njëri – tjetrin, të respektit për ligjin, për Kushtetutën, për liritë themelore. Të një raporti të ri midis qeverisë dhe qytetarit, ku kjo e para nuk mund të jetë kurrë më pronare e fatit të njerëzve por shërbëtore e fatit të tyre. Të një vendi ku shkelja e Kushtetutës dhe shkelja e ligjit të mos shoqërohet me gajasjen e Kryeministrit dhe institucioneve të tjera të vendit, por të çojë drejtpërdrejt në pasoja ligjore dhe penale sikundër në çdo vend tjetër normal europian apo që do të bëhet pjesë e Europës.

Kjo është një sfidë e madhe për të cilën ju siguroj që unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur ta marrim përsipër. Ndaj dua të ftoj të gjithë shqiptarët sot në këtë ditë të zezë për vendin, në këtë ditë kur retë e refuzimit kanë eklipsuar shpirtrat dhe mendjet tona, të kuptojmë që pas reve ka gjithmonë një rreze dielli, një rreze shprese. Ta kuptojnë se ky është momenti kur ëndrra jonë europiane do të jetë më fortë se kurrë për ta çarë, për ta davaritur renë e zezë të Edi Ramës dhe Rilindjes së tij të bërë një me krimin, për të patur besim, se po të jemi të gjithë bashkë kundër së keqes nuk ka asnjë mundësi dhe asnjë rrugë tjetër për të keqen po se të largohet e të davaritet si këto re të zeza që sot i kanë zënë frymën vendit.

Dua nga thellësia e zemrës, t’i bëj një thirrje në veçanti brezit të ri, të rinjve dhe të rejave shqiptare, të mos ulin kokën e të pranojnë fatin e zi që u ka rezervuar këto pesë vite rilindja në auditorët e universiteteve, në papunësinë që i pret pas universitetit, apo pasigurinë mes gjimnazit dhe universiteteve, por të ngrihen në këmbë e të bëjnë atë që ka bërë rinia e çdo vendi kur qeveritë e tyre i kanë bllokuar rrugën europiane. Të protestojnë për të drejtat e tyre! Të protestojnë për të drejtën e tyre të patjetërsueshme, për të ndërtuar jetën e tyre në vendin e tyre.

Alternativa nuk është largimi. Nuk mund të jetë kurrë largimi i rinisë. Alternativa është largimi i atyre që Shqipërinë po e trajtojnë si çifligun e tyre personal dhe që ia kanë vënë në dispozicion krimit dhe kriminelëve.

Alternativa nuk mund të jetë kurrë gënjeshtra, nuk mund të jetë kurrë mashtrimi. Alternativa është dhe do të jetë e vërteta.

Le ta nisim betejën për të vërtetën sot e të mos e ndalim derisa ta çlirojmë vendin nga kjo e keqe. Derisa ta largojmë Edi Ramën dhe klikën e tij të korruptuar e t’i japim vendit qeverinë që do të bëjë të mundur plotësimin e aspiratës sonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

Read More
28 Qer
0

Pa përqafuar vlerat europiane, Europa vetëm do të na largohet ditë pas dite

Le të fillojmë ta kërkojmë Europën brenda vetes sonë si opozitë. Kjo është një ftesë edhe për ata socialistë të ndershëm që nuk kanë zhytur turinjtë, duart apo brrylat në çorbën e prishur të krimit dhe drogës.

Dhe natyrisht për të gjithë shqiptarët, fermerë, biznese të vogla e të mesme, të papunë e në veçanti për rininë. Për rininë dhe po kështu për elitën e vendit, për intelektualët, për artistët.

Le të fillojmë ta kërkojmë Europën brenda vetes tonë. Le të ndërtojmë së bashku një aleancë të madhe të vlerave europiane që janë në esencë vlerat shqiptare të drejtësisë, të moralit të shëndoshë, të të vërtetës, të respektit për njëri tjetrin, të respektit për ligjin, për Kushtetutën.

Për liritë themelore të një raporti të ri midis qeverisë dhe qytetarit, ku kjo e para nuk mund të jetë kurrë më pronare e fatit të njerëzve por shërbëtore e fatit të tyre.

Read More