Blog

09 Qer
0

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, konfirmon paligjshmërinë e mbledhjes së informacioneve private për rreth 80 përqind të votuesve nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi

Partia Demokratike ka denoncuar disa herë javët e fundit shkeljen e Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi në lidhje me urdhrat e Ministres së Shëndetësisë  Ogerta Manastirliu dhe Ministres së Arsimit Lindita Nikolla për grumbullimin e paligjshëm të të dhënave personale të pacientëve, punonjësve të administratës dhe prindërve të fëmijëve ndjekin arsimin publik, me qëllim përdorimin e tyre për manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme.

Partia Demokratike i kërkoi Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave, të hetonte e të reagonte ndaj këtij skandali që çdo ditë merr përmasa edhe më të mëdha. Ne kemi dorëzuar edhe padinë penale në Prokurori për veprën penale “shpërdorim i detyrës” dhe “përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, duke kërkuar pezullimin nga detyra të Ministreve Manastirliu dhe Nikolla, deri në hetimin e plotë nga ana e prokurorisë.

Kjo është përgjigja e dytë zyrtare nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në shkresën e parë, Komisioneri Urdhëronte pezullimin e menjëhershëm të të dhënave  nga Ministria e Arsimit. Në këtë shkresë, Rekomandim, Komisioneri vë në dijeni që pas kërkesës së PD-sw, ka kryer edhe një hetim administrativ në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në Rekomandimin nr. 21 të datës 31 Maj, Komisioneri shprehet qartë se urdhri i Ministres Manastirliu që kërkon nga pacientët dhe administrata  “numrin personal të identifikimit” është në shkelje flagrante të ligjit  “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Ashtu siç PD kishte ngritur shqetësimin, Hetimi i Komisionerit konfirmon denoncimin e PD, kur shprehet se “mbledhja e të dhënave dhe përditësimi i tyre nga Ministria e Shëndetësisë nuk mbështetet në asnjë bazë ligjore” pra asnjë akti ligjor apo nënligjor duke nxjerrë zbuluar mashtrimet e Ministreve Manastirliu dhe Nikolla.

Komisioneri vlerëson se në shkelje të ligjit është gjithashtu numri i madh i të dhënave të tjera të kërkuara nga ministrja e Shëndetësisë, e cila e nisi procedurën e paligjshme me urdhër të Edi Ramës.

Legjislacioni në fuqi e ndalon rreptësisht përdorimin apo përpunimin e të dhënave pa ditur qëllimin. As pacientët, as punonjësit e administratës, nuk janë informuar mbi qëllimin dhe mënyrën e përpunimit të të dhënave. Ata janë shantazhuar dhe kërcënuar me pushime nga puna, nëse nuk plotësojnë tabelën e dërguar nga zyra e Ramës, tabelë në të cilën ndodhen të dhënat personale që do t’i shërbejnë Edi Ramës për operacionin e paligjshëm të blerjes së votës apo intimidimit të votuesve.

Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit pretendojnë se kanë hequr dorë nga paligjshmëria, por ne kemi informacion që të dhënat personale kanë vazhduar të mblidhen me detyrim si në shumë shkolla të vendit ashtu edhe po vazhdojnë të mblidhen në pjesën më të madhe të Institucioneve apo Qendrave Shëndetësore, duke ndërhyrë edhe tek regjistrat e pacientëve.

Duke zotëruar në rrugë të paligjshme informacion personal për të paktën 80% të votuesve, nëpërmjet prindërve të nxënësve, pacientëve, si dhe administratës spitalore dhe arsimore, Edi Rama e ka më të lehtë planifikimin e metodave antikushtetuese të shtrëngimit të votës me kërcënime për humbjen e vendeve të punës, jo vetëm në shtet, por edhe në kompanitë private.

Kur e paditëm këtë skandal në Prokurori, nuk kishim aspak besim se drejtësia do të bëhet.

Prokuroria është shumë e zënë me manipulimin e provave dhe mbylljen e skandalit tjetër të madh, atë të vëllezërve Xhafaj dhe nuk ka bërë asnjë veprim për të hetuar urdhrat e paligjshëm dhe antikushtetues të dy ministreve të tjera, Manistirliiu dhe Nikolla. Prokuroria hesht, sepse një hetim i pavarur do t’i çonte tek zyra e Kryeministrit dhe zbulimin e skandalit të të gjitha skandaleve: atë të skemës për blerjen e votave dhe manipulimin e zgjedhjeve.

Në 25 maj 2018, në vendet e BE ka hyrë në fuqi ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili e ka veprimin e tij edhe përtej vendeve anëtare. ligji vendos rregulla shumë strikte në marrjen apo përpunimin e të dhënave dhe qëllimin e tyre, madje kërkon fshirjen e të dhënave ekzistuese në shkolla apo universitete, apo institucione. Ndaj Edi Rama urdhëroi që të punohej me urgjencë e me kapacitet të plotë për vjedhjen e të dhënave në mënyrë të paligjshme.

Partia Demokratike, fton edhe një herë të gjithë prindërit, mjekët, mësuesit, infermierët, punonjësit e administratës të refuzojnë dhënien e të dhënave personale Ministreve të Ramës, pasi qëllimi i vetëm i mbledhjes së tyre është keqpërdorimi.

Partia Demokratike është e vendosur ta ndjekë këtë çështje me të gjitha format institucionale si dhe do ta adresojë në institucionet përgjegjëse të BE për të frenuar këtë marrëzi me efekte jo vetëm elektorale por me shumë gjasa edhe kriminale.

Read More
08 Qer
0

U kam kërkuar miqve tanë të bëjnë gjithçka që negociatat për anëtarësim të hapen dhe ky vendim të merret në Këshillin Europian në fund të këtij muaji.

Të nderuar bashkëqytetarë,

kam kënaqësinë e madhe të mirëpres sot në selinë e Partisë Demokratike dy miq të shquar të Shqipërisë Reinhold Lopatka, Kryetar i Komisionit të Çështjeve Europiane dhe Nënkryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin austriak  dhe z. Michael Hammer zv/Kryetar i Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Parlamentin austriak.

Në vizitën e tyre dy parlamentarët e shquar të Austrisë mike kanë ndërmarrë një sërë takimesh dhe, gjatë takimit me përfaqësues të opozitës dhe gjatë takimit që kanë patur këtu me mua, kemi diskutuar për prioritetin më madhor kombëtar, negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në emër të opozitës, në emër të Partisë Demokratike kam përsëritur qëndrimin tonë të qartë, të prerë duke i kërkuar miqve tanë të bëjnë gjithçka që negociatat për anëtarësim të hapen, ky vendim të merret në Këshillin Europian në fund të këtij muaji.

Natyrisht shqetësimet për gjendjen politike në vend mbeten, veçanërisht sa i përket kapjes së politikës, kapjes së pushtetit nga krimi, kapjes së drejtësisë nga pushteti dhe problemeve që kjo ka shkaktuar për shtetin ligjor, për shtetin e së drejtës dhe për ekonominë.

Por pikërisht për këto arsye duke mos e fshehur të vërtetën, iu kemi thënë miqve tanë austriakë që ne e dimë fare mirë se kemi probleme serioze, jemi të angazhuar si opozitë për t’i zgjidhur këto probleme, kemi nevojë për ndihmën austriake dhe ndihmën europiane për t’i zgjidhur këto probleme, ndaj kërkojmë hapjen e negociatave si një instrument presioni dhe kontrolli ndaj qeverisë me qëllim që Shqipëria të përparojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës, në luftën kundër korrupsionit, në zhbërjen e kapjes së shtetit nga krimi dhe në një drejtësi të pavarur e cila nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Dua të falenderoj me këtë rast, Sebastian Kurtz, Kancelarin e Republikës së Austrisë, për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Shqipërisë dhe qëndrimin e tij të qartë pro hapjes së negociatave dhe të falenderoj nga zemra dy bashkëbiseduesit dhe dy miqtë e nderuar sot në Tiranë, zyrtarët e lartë, përfaqësuesit e lartë të parlamentit austriak.

Dhe tani dëshiroj t’i jap fjalën zotit Reinhold Lopatka.

Deklarata e Reinhold Lopatka, Kryetar i Komisionit të Çështjeve Europiane dhe Nënkryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin austriak

Zonja dhe zotërinj!

Siç e dini, Austria e ka mbështetur gjithnjë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian. Dhe ne jemi të lumtur që të marrim presidencën e Këshillit Europian në vijim pas Bullgarisë dhe për vazhduar në rrugëtimin e filluar. Padyshim, që në jemi pro hapjes së negociatave në Këshillin Europian në fund të qershorit. Ky është një qëndrim i ndarë nga të gjitha partitë e Parlamentit Austriak dhe të gjithë ne e mbështesim këtë qëndrim pro Shqipërisë edhe të kancelarit Kurz. Sot kemi pasur mundësinë të shkëmbenim me parlamentarë si të shumicës parlamentare, ashtu edhe të opozitës dhe me kënaqësi konstatoj se hapja e negociatave mbështetet nga të dyja palët. Kryetari Basha e konfirmoi këtë mbështetje të hapjes së negociatave në takimet tona, ashtu si edhe nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi.

Megjithatë më duhet të theksoj se ne jemi të shqetësuar për çështjen Xhafaj. Rasti i ministrit Xhafaj duhet të hetohet në mënyrë të besueshme në mënyrë që të mbështesë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Qytetarët austriakë janë të shqetësuar përsa i përket krimit të organizuar shqiptar në Europë. Duhet luftë kundër  elementëve kriminalë për të stabilizuar funksionimin e ligjit, Kushtetutën, e cila është shumë e rëndësishme për ne.

Top Channel: A jeni ju në dijeni për një plan të mundshëm për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri, i referohem disa publikimeve në media të ndryshme që kanë qarkulluar nga dita e djeshme dhe sot të cilat citojnë disa deklarata të Kancelarit Kurzt, ku nuk përmendet shprehimisht Shqipëria por lihet një lloj dyshimi. Nga biseda që keni pasur me miqtë austriakë, a keni ju një informacion shtesë për një gjë të tillë?

Basha: Unë kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me partnerët tanë duke përfshirë kancelarin austriak Kurz dhe të tjerë përfaqësues të qeverive perëndimore edhe mbi këtë problem. Shqetësimi për sa i përket Shqipërisë dhe aktivizimit të ashtuquajturës “Rrugë Ballkanike”, ka të bëjë me a është e aftë Shqipëria me këtë gjendje të shtetit ligjor, në këtë gjendje luftës ndaj korrupsionit dhe krimit, që konsiderohet e pamjaftueshme, të përballojë një krizë të tillë. Ne si opozitë jemi të angazhuar plotësisht për të dhënë kontributin tonë dhe nga ana tjetër kemi bërë fare të qartë që, ashtu si në luftën kundër trafikut të drogës, trafikut të qenieve njerëzore,  luftën kundër korrupsioni qeveritar, diferenca bëhet nga mungesa e vullnetit politik apo nga ekzistenca e vullnetit politik. Opozita, Partia Demokratike, ka demonstruar katërcipërisht vullnetin politik për t’u përballur me të vërtetat, jo për t’i fshehur ato dhe as për të pretenduar se nuk ekzistojnë, ndërsa një qeveri, e cila, deri më dje, mohonte krimin, drogën, kultivimin dhe trafikun e saj, në vlerësimin tonë, nuk ka as besueshmërinë, as vullnetin politik dhe as potencialin për të mobilizuar kapacitetet shtetërore. Ndaj një dimension i tillë kapërcen kufijtë e vendit tonë, natyrisht nuk mund të jetë kurrsesi një vendim i vetëm një personi, aq më pak, nëqoftëse kjo serviret një karamele për të ëmbëlsuar gojën e hidhur të Europës, nga skandalet Tahiri, Xhafaj dhe lufta e pamjaftueshme kundër drogës dhe krimit.

Report TV: Gazeta “Shqiptarja.com”, ka zbuluar se në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është vetë ofruar një personi cili ka pretenduar se ka qenë ai  që ka folur me dëshmitarin X, ose Albert Veliun. A keni informacion se kush është ky person?

Basha: Jo, por me siguri artikulli është shkruar në Surrel, kështu që bëjani pyetjen kryeministrit.

Read More
07 Qer
0

Mungesa në seancë e dy prej kokave kryesore të aleancës së pushtetit me krimin, Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, shprehja e qartë e kapitullimit dhe rënies së qeverisë së krimit dhe drogës

Fjalimet e plota të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Parlament.

Të dashur qytetarë,
Në këtë seancë gjeni shprehjen më të qartë të kapitullimit dhe të rënies së qeverisë së krimit dhe të drogës, ku mungojnë dy nga kokat kryesore të aleancës së pushtetit me krimin, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.
Kërkesa e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është e qartë dhe e kuptueshme për ju si kryetar i Kuvendit për deputetët, për median, për çdo qytetar, kjo seancë nuk duhet të vazhdojë pa praninë e këtyre të dyve këtu.
Llogaridhënia e të cilëve në këtë moment kyç dhe kritik për nesërmen, për vendimmarrjen europiane është një detyrim moral dhe politik.
Nqse kanë vendosur të mos vijnë më në këtë sallë, atëherë le ta çojnë deri në fund.
Të largohen sot dhe të çlirojnë Shqipërinë nga aleanca e krimit me pushtetin që është pengesa numër një për integrimin europian të vendit.
Këtë shqetësim jua kanë shprehur fare qartë ditën e martë përfaqësuesit më të lartë gjermanë, përfaqësueses së Partisë Socialiste gjatë vizitës së saj në Bundestag.
Natyrisht më kanë informuar edhe mua.
Jam informuar hollësisht për qëndrimet e Bundestagut, të Kancelarisë, të Elysee-së, të Binnenhof-it dhe të kancelarive të tjera europiane.
Shumë më mirë se disa prej jush këtu natyrisht i painformuar nuk është as ai që nuk është dhe as ai tjetri aty.
E dinë fare mirë se çfarë duhet të bëjnë.
Ai (i drejtohet Fatmir Xhafës) duhet të largohet një orë e më parë dhe ky tjetri (Ramës), duhet të marrë përgjegjësi.
Ka katër javë që skandali i vëllezërve Xhafaj, njëri kokë e krimit të organizuar në Vlorë dhe në mbarë Shqipërinë, dhe tjetri Ministër i Brendshëm që e mbron dhe i mundëson aktivitetin kriminal ka pushtuar vëmendjen e opinionit publik dhe natyrisht partnerëve tanë ndërkombëtarë.
Ka katër javë që Edi Rama dhe fatmir Xhafaj, i fshihen të vërtetës.
Ka katër javë që kjo sallë, institucionet e këtij vendi, kjo parti politike, mbahen peng për të mbrpjtur Agron Xhafajn dhe Fatmir Xhafajn.
I mban peng Edi Rama.
E vërteta është se këtë të hënë dhe të martë isha në Berlin jo në vizitë klandestine siç bëni ju, as të paguar me milionat e drogës të kanabis – diplomacisë suaj por i ftuar nga autoritetet më të larta gjermane për të diskutuar shqetësimin e tyre se situata politike në vend, 6 javë pas largimit të Edi Ramës nga Berlini, jo vetëm që s’ka shkuar drejt përmirësimit, por ka shkuar drejt përkeqësimit.
Se Sajmir Tahiri ashtu siç paralajmëruam, u lirua si pjesë e paktit mafioz Rama-Tahiri dhe e njëjta skemë po ndiqet, për të mbrojtur vëllezërit Xhafaj.
Dhe se në këto kushte është e paimagjinueshme që Bundestagu apo cilido institucion tjetër europian, të rekomandojë atë që kemi kërkuar ju dhe ne.
Hapjen e negociatave.
Ju me pretendimin se Shqipëria e meriton për shkak të reformave që keni bërë dhe ne me fakte dhe argumenta se pavarësisht që në vend të shoni përpara, keni shkuar mbrapa në raport me demokracinë, shtetin ligjor, luftën kundër krimit, luftën kundër korrupsionit, hapja e negociatave është instrumenti i vetëm i cili mund të garantojë presion maksimal ndaj bandës që qeveris sot pa ligj dhe pa Kushtetutë në këtë vend.
Z. Kryetar, pezullo seancën, thirr këtu Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën.

Pjesa e dytë

Zoti Ruçi e shoh që keni dështuar në përpjekjen tuaj për të sjellë në këtë sallë dy personazhet kryesore të skenarit kriminal për mbrojtjen dhe pandëshkueshmërinë e Ministrit të Brendshëm, yllit 4-vjeçar të Edi Ramës, Saimir Tahiri dhe për mbrojtjen e klanit mafioz të vëllezërve Xhafaj. Pyetja që na shtohet është se cfarë kanë këta të dy më të rëndësishme që nuk vijnë sot në Parlament të përballen me opozitën, të përballen me qytetarët, të përballën me median? Përgjigjen për këtë na e kanë borxh ata. Natyrisht nëse refuzojnë të vijnë në këtë seancë, jemi gati të jua japim me fakte konkrete dhe prova të padiskutueshme se çfarë gjëje të rëndësishme ka Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj tani që nuk e lejojnë të vijnë këtu në këtë sallë, që nuk e lejojnë të mbledhë qeverinë. Që nuk e lejojnë të qeverisë por që i kanë detyruar të dy, dhe pjesën më të madhe të kësaj qeverie të gangrenizuar nga krimi dhe lidhjet me trafiqet e drogës, të shpenzojnë gjithë ditën dhe gjithë natën e tyre në skenarë kriminalë të shkatërrimit dhe të fshehjes së provave për hetimet për Saimir Tahirin. Për hetimet që duhet të zhvillohen për Agron Geron dhe Fatmir Xhafajt dhe natyrisht për hetimin që duhet të kishte nisur një prokurori po ti kishte mbetur një fije pavarësie, ndaj Edi Ramës si pjesëmarrës në një skenar kriminal në kuptimin penal të fjalës, jo në kuptimin politik, për të zhdukur provat, për të penguar drejtësinë në hetimin e Agron Xhafajt, një prej kokave të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në Vlorë dhe në mbarë Shqipërinë. Ndaj dhe njëherë duke mirëkuptuar pafuqinë tuaj, i bëj thirrje Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës të dalin nga vrima ku janë strukur, të vijnë këtu e të përballen me të vërtetat ose ti japin fund makthit të tyre duke dhënë edhe formalisht dorëheqjen. Sepse praktikisht janë dorëhequr nga çdo detyrë kushtetuese dhe ligjore, e vetmja detyrë që kryen nga mëngjesi deri në darkë është mbrojtja e krimit dhe aferave kriminale ku janë zhytur e po zhytën dita ditës.
Thërrit Edi Ramën, Fatmir Xhafën të përballen me opozitën, të përballen me të vërtetën!
z.Ruçi ju flisni për një realitet që ekziston vetëm në kokën tuaj, as në këtë sallë, as në këtë vend në asnjë qytet, në asnjë fshat nuk vepron më as ligji, as Kushtetuta. Këtu në këtë sallë e keni “therur” Kushtetutën më 16 dhjetor për të emëruar kukullën tuaj në krye të Prokurorisë të Përgjithshme duke dhunuar reformën në drejtësi, për të vënë në krye të Prokurorisë një njeri i cili të garantonte atë që po ndodh; lirimin e Saimir Tahirit, shkatërrimin e hetimeve, provave, ekstradimin e paligjshëm të dëshmitarëve të çështjes për të bllokuar dhe mbrojtur me çdo kusht Agron Xhafajn, Fatmir Xhafajn. Sepse kjo është e vetmja mënyrë se si mund të mbrohet kreu i kësaj pune, kreu i kësaj kupole Edi Rama.
Ju flisni për ligjin, ndërkohë që Florin Onuzin, babin e tre fëmijëve që s’ka asnjë lekë për t’i mbështetur, për t’i blerë bukën e jo më për të blerë librat dhe këpucët për ti çuar në shkollë e la të pësonte atak kardiak në qelitë e burgut, sepse u ngrejt kundër trarit që i vutë tek dera e shtëpisë. Saimir Tahiri na pinë birra nga ballkoni në ish-Bllok me kapot e drogës dhe krimit të përfshirë këtu edhe vëllain e kryeministrit.
Katër të tjerë i mbani akoma në qeli, me qindra shqiptarë i mbani në qeli, shpeshherë në shkelje flagrante të ligjit dhe dhunime mizore të të drejtave të tyre kushtetuese nga një tufë horrash të maskuar nën uniformën e Policisë së Shtetit, që po turpërojnë gjithë atë trupë njerëzit që duhet t’i shërbejnë ligjit dhe sot kanë vetëm një qëllim, t’i shërbejnë makthit dhe anktheve të Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Saimir Tahirit.
Prandaj siç e kuptoni nuk jeni në pozicion të negocioni me mua për zbatimin e rregullores kur ju jeni bashkëpërgjegjës për dhunimin e Kushtetutës dhe të ligjit.
Edi Rama dhe Fatmir Xhafa nuk kanë asnjë punë të rëndësishme tani përveçse të shpëtojnë lëkurën e tyre, mision ky krejtësisht i pamundur.
Dëgjojeni mirë!
Mision i pamundur! Kësaj rradhe proçka që keni bërë ka marrë erën dhe nuk ka lobist dhe miliona droge të vënë…
Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj po i fshihen medias, po i fshihen qytetarëve si dy burracakë, si dy njerëz të përfshirë në një komplot, në një skenar kriminal për të penguar hetimet, për të penguar drejtësinë.
Nuk iu mjafton kapja e Prokurorisë, nuk iu mjafton Arta Marku, as Donika Prela, nuk iu mjafton as kamxhiku i vetingut që përdorën për të liruar Saimir Tahirin.
Jua thanë, meqë keni shumë qejf ti referoheni ambasadorit Lu këto tre vitet e fundit, pse nuk iu referuat kur tha se po bëhet presion.
Kush e bëri presionin për të liruar Saimir Tahirin?
Unë e bëra?! PD e bëri?! Opozita e bëri?!
Kush e bëri presionin për të liruar Saimir Tahirin ? Kush e bëri presionin ndaj gjyqtarëve? Kush ofroi para gjyqtarëve?
Kush ndihet i kërcënuar nga Saimir Tahiri në arrest shtëpie apo në burg? Kush investon miliona për të liruar Saimir Tahirin? Kush takohet fshehtësi me Saimir Tahirin?
Është i njëjti njeri i cili ideoi largimin e Dritan Zaganit në azil dhe ngriti në piedestal krye trafikantin e drogës Saimir Tahiri.
Është i njëjti njeri, është Edi Rama prapa këtij skenari kriminal dhe korruptiv për të penguar hetimet ndaj Agron Xhafajt, për të penguar drejtësinë të bëjë punën e saj dhe për të mbrojtur vëllain tjetër të familjes mafioze, për turp të Zotit faqe kësaj bote akoma ministër i Brendshëm i Shqipërisë.
Ndaj thirri këtu një orë e më parë! Le të vijnë këtu dhe të ballafaqohen me të vërtetat. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asgjë më të rëndësishme se sa drama e një republike të rënë, pa demokraci, pa shtet ligjor, pa Kushtetutë, pa ligj, por një korporatë politiko-kriminalo-oligarkike që ka zaptuar gjithçka në këtë vend.
Ndaj s’ka nevojë ta hapësh fare mikrofonin se më ndjekin live në Facebook, ka ikur koha kur mund të kontrollonit sipas qejfit zërin e kundërshtarit tuaj politikë. Edhe një herë ia drejtoj këtë thirrje të drejtpërdrejtë dy burracakëve që fshihen: Ejani këtu dhe përballuni me të vërtetat! Përballuni me të vërtetat sot këtu! Dilni nga vrimat ku jeni fshehur! Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj ejani përballuni me të vërtetat !

Pjesa e tretë

Z. Ruçi ndërkohë që Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj vazhdojnë të fshihen vrimave të miut për të mos u përballur me të vërtetën, ndërkohë që ata po bëjnë gjithçka për të mos u përballur me të vetmen aulë ku dëgjohet zëri i opozitës pa filtra e medias së kapur dhe analistëve të blerë me paratë e drogës, vazhdon avazi i nisur prej 3-4 ditëve i qeverisë bamirëse.
Edi Rama iu hoqi ndihmën ekonomikë 30 mijë familjeve, i hodhi në mes të katër rrugëve dhe para dy ditëve na u ul në një mexhlis të stisur për gjoja bamirësi. Natyrisht këto gjëra të shëmtuara ndodhin në dy lloj vendesh; ndodhin në vende ku injoranca sundon mjerimin dhe varfërinë, ndodhin dhe në territoret e mafias, bamirësia e stisur, e shtirur është një ndër aktet e mafias për përmirësimin e imazhit.
Paradoksi i njëriut që iu hoqi bukën 30 mijë familjeve, qindra prej të cilëve i kam vizituar personalisht, ciniku i cili bënte sikur nuk shihte baballarët që shisnin gjakun e trupit për të ushqyer fëmijët, jetimët pa pritur na holloi zërin, na përkundi shtatin dhe na mori pozat e Nënë Terezës.
Kjo është një shëmti që duhet dënuar me forcë nga çdo shoqëri e emancipuar, nga çdo njeri me ndërgjegje qytetare dhe patriotike, qoftë me 8-vjeçare, me shkollë të mesme e në veçanti nga ata të paktë intelektualë që i kanë mbetur vendit.
Sa për talasemikët e sapo përmendur këtu do të mjaftonte 1/10 e parave që ka shpërdoruar dhe vjedhur Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri për t’u kujdesur për tre gjenerate për talasemikët e gjithë Mesdheut.
Ndaj lërini këto poshtërsira, këto hipokrizira, ky është poshtërim për talasemikët, poshtërim për të varfrit. Këtu ka një dhe vetëm një problem, shteti i kapur nga krimi. Ndaj thirri të vijnë këtu dhe të përballen me të vërtetat dhe faktet.

Pjesa e katërt

Zonja dhe zotërinj,
Të dashur qytetarë,
U mbushën plotë katër javë e disa ditë që nga publikimi i fakteve se vëllai i Ministrit të Brendshëm, i dënuar për trafik droge, jo vetëm mbrohej por i sigurohej liria dhe të gjitha kushtet me mbështetje policore, pulitike dhe qeveritare, për të vazhduar aktivitetin kriminal të trafikut të dragës në Vlorë dhe mbarë Shqipërinë, për të vazhduar aktivitetin kriminal të pastrimit të parave të pista të krimit dhe të drogës përmes aktiviteteve kriminale të pikave të basteve, të ;lojërave të fatit dhe të ndërtimeve në Shqipëri, në Maqedoni e gjetkë.
Kaluan katër javë dhe asnjë masë nuk është nërmarrë nga Prokuroria, asnjë distancim nga pushteti, nga Edi Rama, dhe vëllkai i tij i cili për faqen e zezë të vendit dhe turpin e pashlyeshëm të kësaj qeverie, mbetet rasti unik dhe i vetëm në botë, ku Ministri, përgjegjës për të zbatuar Ligjin Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia.
U bënë katër javë që Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj i japin mbrojtje dhe mbështetje të përditshme krimit, trafikut dhe bandave të lidhura me qeverinë.
Tahiri sot është në liri.
Xhafaj mungon sepse nuk i del koha mes shkatërrimit të provave, intimidimit të dëshmitarëve, kërcënimit të gazetarëve, survejimit të opozitës dhe joshjes me qindra mijëra euro të drogës të kujtdo se mendon se mund ta nxjerrë nga halli i madh që i ka rënë në kokë.
Kapja e prokurorisë, presioni i vazhdueshëm i drejtësisë i denoncuar edhe nga partnerët tanë strategjikë, janë vepra të drejtpërdrejta të një njeriu i cili është urdhëruesi dhe arkitekti i lirimit të Sajmir Tahirit, i mbajtjes së Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme dhe i mbështetjes së vazhdueshme, përkrahjes pa kufi ndaj bandave dhe organizatave kriminale me të cilat e ka lidhur fatin e vetë politik.
Për Tahirin, për Xhafën, por në esencë për veten e vetë, Edi Rama po bllokon integrimin europian të Shqipërisë.
6 javë më parë në Berlin e mori të qartë mesazhin se negociatat rrezikohen nga ajo që konsiderohet si luftë e pamjaftueshme ndaj krimit dhe korrupsionit, nga kapja e shtetit dhe moszbatimi i ligjit.
Nga fakti që politikanëve të zbuluar dhe të provuar si të lidhur me krimin, Edi Rama u jep mbrojtje dhe mbështetje duke shkelur rregullat e parlamentit, kushtetutën, dhe ligjet, duke shndërruar parlamentin në gjykatë, siç bëri për Sajmir Tahirin.
Është e papranueshme për Europën të ulet në tavolinën e bisedimeve një vend që ka në krye një qeveri që e renditi vendin në 20 më të korruptuarit e Botës.
Pas kthimit nga Berlini, për t’i hedhur hi syve dhe në përputhje të plotë me paktin e paralajmëruar nga opozita Rama-Tahiri, ky i fundit që vrapo sa iu mbajt fryma për të mos djegur mandatin, vetëm një javë më parë, papritur pas një takimi kokë më kokë me Edi Ramën në Tiranë, të dokumentuar nga burime të besueshme dhe prova të pakontestueshme nga opozita, na dha dorëheqjen.
Dha dorëheqjen pasi mori garancitë se do të dorëzohej në mënyrë të kontrolluar tek drejtësia nën thundrën e Edi Ramës.
Dhe kështu ndodhi.
10 ditë arrest shtëpie, birra dhe qofte në ballkon dhe tani liri totale për Sajmir Tahirin.
Ministrin e Brendshëm që për katër vite e shndërroi Shqipërinë në strehë të krimit të organizuar, në prodhuesin dhe eksportuesin kryesor të kanabisit dhe pikë kyçe poër trafikun e kokainës dhe heroinës.
Burg për kuksianët, azil politik, përndjekje për Dritan Zaganin.
I njëjti skenar po ndiqet, por tashmë me përmasa thellësisht më kriminale, për të shpëtuar vëllezërit Xhafaj nga drejtësia.
I njëjti arkitekt, i njëjti urdhërues.
Edi Rama ti i ke shpallur me veprimet, vendimet dhe mosveprimet e tua, marrjen në mbrojtje shtetërore të vëllezërve Xhafaj, të Agronit të dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg dhe vëllait të tij Ministrit për faqen tënde të zezë, akoma të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, njësoj siç bëre me Habilajt dhe Tahirin.
Edi Rama, ti i ke mundësuar Fatmir Xhafajt që t’i sigurojë vëllait trafikant, lirinë në Shqipëri edhe pse duhej të ishte në burg prej pesë vitesh sipas vendimeve të autoriteteve italiane.
Edi Rama ti bën sikur nuk sheh dje dhe sot, që Ligji Antimafia nuk zbatohet sepse nuk e zbaton autoriteti përgjegjës Fatmir Xhafaj, i cili në një moment të vetëm ndershmërie në 40 e ca vjet të karrierës së tij politike që nga Partia e Punës si hetues i sigurimit të shtetit dhe sekretar i rinisë komuniste, si Ministër Drejtësie dhe si Ministër i Brendshëm, pohoi se teorikisht e kap Ligji Antimafia, por praktikisht jo. Praktikisht e kishte fjalën për ty Edi Rama me mbështetjen që i jep ti.
Që ligji të mos jetë i barabartë për të gjithë.
Që një qytetar pa mbështetje politike, pa lidhje me politikanët, me të pushtetshmit, me të fortët, gjobitet, shoqërohet në polici, keqtrajtohet, dhunohet, shtyhet drejt vetëvrasjes, torturohet dhe të vritet.
Por një njeri që sot duhej të ishte nën kontrollin rigoroz të Ligjit Antimafia, jo vetëm që nuk e bën këtë, por e pengon qëllimisht nga pozitat e Ministrit të Brendshëm.
Edi Rama ti dhe Fatmiri u kujdesët që Agroni të vazhdonte me aktivitetin kriminal të drogës natyrisht s’kishte pse të pendohej, me burg u dënua, asnjë ditë nuk bëri.
Natyrisht nuk kishte përse të de motivohej, Ligji Antimafia, nuk ia merr pasuritë e krijuara përmes drogës dhe krimit.
Ti Edi Rama, njësoj si me Sajmir Tahirin, vendose të bësh dorëzimin e kontrolluar të Agron Xhafajt.
E largove në fshehtësi dhe me urgjencë, për t’ia fshehur drejtësisë në Shqipëri dhe për të manipuluar procesin penal ndaj tij.
Këtë vendim ti Edi Rama e shpalle publikisht vetëm disa orë pasi shqiptarët dëgjuan qartë dhe pastër, pa asnjë dyshim materialet e siguruara nga hetimi gazetaresk se Agron Xhafaj e vazhdon aktivitetin e tij kriminal edhe gjatë kohës që vëllai i tij është ministër i Brendshëm dhe ti zgërllitësi i madh je Kryeministër.
Largimi në fshehtësi dhe në urgjencë e Agron Xhafajt është ekspertiza më e qartë se ti Edi Rama ke patur dijeni për trafikun e drogës nga Agron Xhafaj.
Tani shqiptarët do të marrin vesh shumë shpejt. Pra sot është ora për t’i thënë shqiptarëve të vërtetën e një skenari kriminal ku është përfshirë drejtpërdrejtë ky njeri, dhe ai tjetri që mungon aty. Skenar i dënueshëm nga Kodi Penal, skenar për të bllokuar hetimet, për të manipuluar provat, ky që qesh dhe ai aty që mungon janë sot dhe duhet të merren që sot si të pandehur për pjesëmarrjen në një skenar kriminal të manipulimit të hetimeve me prova të pakundërshtueshem që disponohen nga opozita, nga Partia Demokratike.
Brenda orëve Edi Rama e shpalli audiopërgjimin falso, por nuk iu shpjegoi kurrë shqiptarëve se ku e bëri akt ekspertizën e tij të cilën e ka shpallur brenda ditës kur çoi me urgjencë Agron Xhafajn në drejt të Italisë.
Pra, Edi Rama vendosi që hetimin penal ndaj Agron Xhafajt ta drejtonte personalisht i vëllai i tij, ministri i Brendshëm. Vetëm kështu mund të siguronte Edi Rama që prokuroria do ti bindej pa asnjë mëdyshje urdhërvve të tij dhe vendimeve të Prokurorisë do të ishte ai që paralajmëroi dhe paracaktoi Edi Rama natën e parë të publikimit të fakteve.
Në fakt kjo ndodhi, Prokuroria nuk guxoi të deviojjë asnjë centimetër nga skenari kriminal i hartuar nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. Prokuroria “Rama-Xhafaj-Marku” lejoi largimin nga Shqipëria të Agron Xhafajt pa guxuar ta marrë atë në pyetje si trafikant droge, pa e nxjerrë me zë dhe figurë përpara shqiptarëve dhe pa e ballafaquar për asnjë çast me dëshmitarët e çështjes.
Prokuroria “Rama-Xhafaj-Marku” pranoi në fshehtësi të plotë mostrat e zërit të regjistruara privatisht në mes të natës, edhe pse për tu realizuar ekspertiza kërkohet që regjistrimi të kryhet në të njëjtat kushte dhe me të njëjta pajisje siç është bërë përgjimi fillestar.
Prokuroria “Rama-Xhafaj-Marku” vuri në dispozicion të trafikantit në mes të natës prokurorët e Prokurorisë së Tiranës të cilët nuk guxuan të kërkonin asnjë provë që zëri i regjistruar si kampion eksperimental është apo jo i Geron Agron Xhafajt.
Prokuroria “Rama-Xhafaj-Marku” brenda natës me 15 maj 2018, me urdhër të treshes Rama-Xhafaj-Marku regjistroi kallëzimin penal të Agronit për kallëzim të rreme. Brenda natës hodhi shortin për caktimin e prokurorit, brenda natës prokurori mori në dorëzim dosjen dhe shqyrtoi materialet fillestare, brenda natës Prokurori vendos të kryejë veprime hetimore siç ishte administrimi i të dëshmisë së Agron Xhafës. Brenda natës prokurori vendosë të marrë në pyetje dëshmitarin Albert Veliu ende pa u bërë publik identiteti i tij, por natyrisht Prokuroria e kishte marrë vesh personalisht nga Agron Xhafaj.
Brenda natës Prokurori vendos ekspertin, brenda natës Prokurori vendos të pranojë mostrat e zërit, brenda 24 orëve vendos ta transferojë çështjen tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Spidi Gonzales, të gjitha këto u bënë për 24 orë. Për 24 orë Spidi Gonzales, Arta Marku u vu në lëvizje sepse skenari kriminal i Edi Ramës parashikonte fshehjen jashtë Shqipërisë të Agron Xhafajt. Më tej prokuroria “Rama-Xhafaj-Marku” transferoi materialet nga Prokuroria e Tiranës tek Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila vetëm pasi u sigurua që Agroni ishte larguar nga Policia, ishte larguar nga Shqipëria me nderime policore vendosi të regjistronte procedim penal 4 ditë pasi ishin publikuar materialet audio të hetimit gazetaresk.
Më tej ky “Rama-Xhafaj-Marku” ndërmorin skenarin kriminal të shantazhit të dëshmitarëve dhe denoncuesve duke mos guxuar kurrë ndërmarrjen e veprimeve hetimore që zbardhin të vërtetën brenda 24 orëve.
Prokuroria “Rama-Xhafaj-Marku” dërgoi për eskpertim materialet që i caktoi ky, Edi Rama dhe ia dorëzoi të gatshme përmes Agron Xhafajt, dërgoi për ekspertizë materialet e çështjes atje ku urdhëroi ky, Edi Rama, duke mos guxuar që ta zgjidhte ajo vetë laboratorin. Sepse laboratorin ajo vetë e kishte zgjedhur në Surrel, laboratorin e Surrelit, dhe analiza është bërë gati për tu shpallur duke injoruar çdo precedent të mëparshëm të bashkëpunimit dhe koordinimit me partnerët tanë, Byronë Federale të Hetimit që e përdorin si Jasminë kacavjerrëse për të mbuluar aferat. Por kësaj radhe nuk ia çuan Byrosë Federale të Hetimit sepse Edi Rama është në krye të zbatimit të një skenari kriminal.

Read More
01 Qer
0

Survejimi i paligjshëm dhe kriminal i kreut të opozitës me urdhër të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt është përdorim i policisë së shtetit si polici private në funksion të mbrojtjes së trafikut të drogës dhe krimit të organizuar, ku janë përfshirë drejtuesit më të lartë të qeverisë.

Deklarata e nënkryetarit të Partisë Demokratike Edmond Spaho

Operacioni klandestin i ndjekjes dhe përgjimit 24 orë të kryetarit të opozitës dhe familjes së tij është operacion i paligjshëm, antikushtetues dhe kriminal.

Operacioni klandestin është konceptuar dhe zbatuar nga Fatmir Xhafaj, ish-hetuesi i dhunshëm i komunizmit, me urdhër të Edi Ramës.

Ndjekja dhe përgjimi i kryetarit të opozitës bëhet për interesa kriminale. Në këtë operacion Rama dhe Xhafaj po përdorin strukturat e policisë që janë krijuar dhe kanë për qëllim të gjurmojnë dhe luftojnë krimin dhe drogën për të gjurmuar dhe luftuar ata që që denoncojnë krimin dhe drogën.

Ky operacion dëshmon se qeveria funksion si një pushtet privat kriminal në mbrojtje të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar ku janë përfshirë drejtuesit më të lartë të qeverisë.

Këto operacione klandestine kriminale kanë garancinë e mbrojtjes nga prokuria politike e drejtuar nga Arta Marku, përfaqësuesja dhe shërbëtorja politike e dyshes Rama-Xhafaj. Këto veprime kriminale kanë garancinë e mosndëshkimit si rezultat i shkatërrimit të Gjykatës Kushtetuese, paralizimit të plotë të Gjykatës së Lartë dhe kontrollit të plotë mbi sistemin e drejtësisë nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.

Në këto kushte, Shqipëria është sot është në një gjendje ku jeta, liria, prona dhe e drejta e çdo qytetari janë të rrezikuara nga krimi që mbrohet nga shteti.

Gjendja e lirisë, të drejtave të njeriut dhe drejtësisë në vend do të bëhet edhe më e rëndë pasi, për të mbrojtur lidhjet dhe përfshirjen e tyre kriminale në trafikun e drogës, dyshja Rama-Xhafaj do të vazhdojë të kryejë krime të tjera ndaj kujtdo që bëhet pengesë për ta.

Prandaj, sot më shumë se dje, është e domosdoshme që Fatmir Xhafaj të largohet për t’i hapur rrugën dekriminalizimit të vërtetë të Policisë së Shtetit, e cila është kthyer nga një strukturë private e vëllezërve Habilaj në një strukturë private të vëllezërve Xhafaj.

Sot, është më e domosdoshme se kurrë që Reforma në Drejtësi të kthehet në binarët kushtetues, për ta çliruar drejtësinë nga kapja që i ka bërë Edi Rama dhe, përmes tij, krimi i organizuar.

Read More
30 Maj
0

Mafia e kromit, mafia e lojërave të fatit, kanë marrë peng Edi Ramën, Olsi Ramën, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknurin, ashtu si krimi i organizuar ka marrë peng Ministrinë e Brendshme

  • Basha viziton në Spitalin e Traumës minatorin e plagosur ne Bulqizë, i cili bashkë me kolegun tjetër, janë jashtë rrezikut për jetën.
  • Vdekja e mbi 40 minatorëve gjatë 5 viteve të fundit është fatura e rëndë e korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës.
  • Mafia e kromit, mafia e Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit i kanë marrë jetën më shumë minatorëve se në 20 vite së bashku.
  • Ashtu si krimi i organizuar ka marrë peng Ministrinë e Brendshme , mafia e kromit, mafia e lojërave të fatit, kanë marrë peng Edi Ramën, Olsi Ramën, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknurin.
  • Ka ardhur koha ta flakim këtë qeveri që s’përfaqëson interesat e njerëzve, por interesat e mafies së drogës, mafies së lojërave të fatit, mafias së kromit.

Deklarata e plotë e Kryetarit të PD Lulzim Basha 

Kam vizituar sot Selim Zenelin, një nga dy të plagosurit në aksidentin e djeshëm në minierat e kromit në Bulqizë, i cili ka pësuar fraktura, por ndodhet, fatmirësisht, jashtë rrezikuar për jetën.

Jashtë rrezikut për jetën ndodhet edhe 31 vjeçari Mentor Xheka, të cilin Selimi u fut ta shpëtonte. Selimi është dëmtuar më rëndë se Mentori. Mentori ndodhet aktualisht në spitalin e Peshkopisë, sipas informacioneve që kemi marrë përmes deputetit Gjunkshi. Gjendja e tij paraqitet stabël, mjekët kërkojnë t’i bëjnë një ekzaminim më të hollësishëm në Tiranë.

Aksidenti i djeshëm dhe plagosja e dy minatorëve në Bulqizë vjen pas një sërë aksidentesh, të cilat kanë kushtuar jetën e shtatë minatorëve në pak muaj, siç jeni të gjithë dëshmitarë.  Shtatë minatorë kanë vdekur, katër bashkëqytetarët tanë, tre minatorë kinezë në pak muaj në minierat e Bulqizës.

Këto janë kostot dhe faturat e një korrupsioni qeveritar të një prej ministrave më të korruptuar të kësaj qeverie të krimit dhe korrupsionit, të cilit i është mbyllur goja me milionat e mafies së kromit, që është përgjegjësia kryesore bashkë me qeverinë e Edi Ramës për vdekjet e mbi 40 minatorëve gjatë 5 viteve që qeveris PS.

Jam përmbajtur t’i drejtohem kësaj teme menjëherë sapo ka ndodhur e keqja që të mos përsërisim  shfaqjen e shëmtuar të socialistëve, kur ishin në opozitë, por ia vlen të theksohet se në 5 vite mafia e kromit dhe mafia e Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit me shokë i kanë marrë jetën më shumë minatorëve se në 20 vite të marra së bashku.

Kjo nuk mund të vazhdojë më.

Dhe që të mos vazhdojë më, ne duhet t’i japim fund një qeverisje të marrë peng nga krimi dhe nga korrupsioni.

Ashtu si krimi i organizuar ka marrë peng Ministrinë e Brendshme, që nga koha e Saimir Tahirit dhe tani nga Fatmir dhe Agron Xhafaj, ashtu mafia e kromit, mafia e lojrave të fatit, kanë marrë peng Edi Ramën, Olsi Ramën, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknurin.

Natyrisht, kjo që themi sot, është e shkruar me vuajtje, me plagë, me varre të hapura në kurriz të shqiptarëve dhe lexohet qartë edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Ndaj, është një arsye më shumë për të gjithë shqiptarët të kuptojnë, se ka ardhur koha të flakim tutje këtë qeveri e cila nuk përfaqëson interesat e njerëzve, por përfaqëson interesat e mafias së drogës, mafias së lojërave të fatit, mafias në kromit dhe që është pengesa kryesore për një jetë më të mirë dhe shpresë për çdo shqiptar. Është pengesa kryesore për Shqipërinë europiane.

Beteja që ne kemi nisur, nuk është thjesht betejë për largimin e vëllait të familjes mafioze Xhafaj, në krye të Ministrisë së Brendshme, por është beteja për të larguar këtë qeveri, që nuk përfaqëson interesat e njerëzve, që ka tradhtuar Shqipërinë dhe shqiptarët dhe që bëhet gati të bëjë aktin përfundimtar të tradhtisë duke mbyllur derën e negociatave vetëm për të mbrojtur Fatmir dhe Agron Xhafaj, vetëm për të liruar Sajmir Tahirin, ndërkohë që mban në burg kuksianët dhe rrezikon dhe çon drejt vdekjes minatorët e pafajshëm të Bulqizës.

Faleminderit!

Read More
28 Maj
0

Deklaratë e opozitës së bashkuar

Opozita e bashkuar shpreh mirënjohjen dhe respektin e thellë për të gjithë qytetarët që protestuan me dinjitet dhe atdhetari kundër krimit, drogës, korrupsionit dhe qeverisë së kapur prej tyre, si dhe për qindra mijëra të tjerë që mbështetën protestën në çdo anë të Shqipërisë.

Ata dëshmuan vlerat europiane të popullit tonë përballë qeverisë së lidhur me krimin dhe trafikun e drogës, dëshmuan qytetarinë e popullit tonë përballë harbutërisë së qeverisë.

Ata bënë të qartë se shqiptarët nuk pajtohen me krimin dhe drogën dhe, mbi të gjitha, nuk mund të tolerojnë një qeveri të kapur nga krimi.

Qëndrimi i opozitës dhe qytetarëve të bashkuar kundër krimit dhe drogës për një Shqipëri Europiane është i vendosur dhe i pakapërcyeshëm:

Fatmir Xhafaj duhet të largohet nga Ministër i Brendshëm dhe t’i hapë rrugën një hetimi të pavarur dhe të pandikuar nga pushteti që ai mban sot.

Policia e Shtetit duhet të çlirohet nga kapja prej klanit Xhafaj, i cili zëvendësoi klanin Tahiri-Habilaj, duke vazhduar të mbrojë krimin dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.

Edi Rama po vazhdon në mënyrë kriminale mbrojtjen me mekanizma mafiozë presioni dhe manipulimi të Fatmir Xhafajt.

Largimi dhe hetimi i tij dhe vëllait të tij sipas Ligjit Antimafia, si dhe ndalja e kërcënimeve dhe presioneve kriminale të Edi Ramës ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve në procesin ndaj  Saimir Tahirit dhe figurave të larta qeveritare, që janë nën hetim për lidhje me krimin dhe korrupsion, janë kushte të pakalueshme për integrimin Europian të Shqipërisë.

Lufta kundër krimit dhe drogës është kushti kryesor i hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

Qeveria e Edi Ramës e lidhur me krimin dhe drogën po e mban Shqipërinë peng, të izoluar nga Europa dhe në varfëri e mjerim.

Ne nuk do të pranojmë dhe nuk do të lejojmë kurrë që e ardhmja e shqiptarëve të sakrifikohet për Fatmir Xhafajn, Saimir Tahirin dhe Edi Ramën.

Edi Rama ka zgjedhur krimin dhe i ka dalë zot krimit. Opozita ka zgjedhur shqiptarët dhe do t’u dalë zot shqiptarëve dhe aspiratës tonë kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa.

Read More
26 Maj
0

Largimi një orë e më parë i Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt është emergjencë kombëtare, imperativ i pakapërcyeshëm dhe i padiskutueshëm

Lulzim Basha vizitoi në Spitalin Ushtarak Kryeredaktorin e gazetës RD, Bledi Kasmi, i gjakosur nga poicia, ndërsa po merrte pjesë në protestë. Bledi Kasmi i tregoi Bashës dhe gazetarëve sesi u godit disa herë në në kokë nga policia.

“Nuk kishim as armë, përveçse celularëve që transmetonim fotot. Më kanë goditur herën e parë  njëri me dy shkopa gome diku në anën e majtë të kokës. Aty nuk pata çarje për momentin. Pastaj ishte dikush tjetër që nuk munda ta fiksoj dot, për shkak të hematomës dhe plagës që mora. Menjëherë më ka goditur tre herë kokës këtu. (tregon në kokë) Në atë moment humba edhe shikimin, s’munda të shihja asgjë tjetër, vetëm sa jam tërhequr.”- u shpreh Bledi Kasmi.

Kryeredaktori i RD tregoi edhe këmishën e gjakosur, të cilën e përdori për të fshirë gjakun që i kishte mbuluar fytyrën dhe se ishin deputetët Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri ata që i kishin ardhur në ndihmë.

“U përpoqa që të mbaja plagën që të mos dilte gjak. Pas 10 minutash apo çerek ore kemi thirru ambulancën. Ka ardhur ambulanca dhe na sollën këtu në Spitalin Ushtarak ku më kanë bërë qepjet. Janë 10 qepje në kokë që mund të konfirmohen edhe nga mjeku për të kuptuar se sa e rëndë ishte ajo plagë që mora. Nuk e kuptova një dhunë barbare, kriminale por që nuk është suprizë përderisa një ministër që vjen nga koha e diktaturës, këto lloj torturash do të ketë për njerëzit. Dhe kur ia bën një gazetari apo një politikani, nesër e panesër imagjinoni se çfarë mund t’i bëjë qytetarit që  vriten nëpër komisariate.” – tha Bledi Kasmi.

Lulzim Basha, i cili i uroi Bledi Kasmit shërim të shpejtë, falenderoi gazetarët që pasqyruan menjëhërë këtë rast flagrant të dhunës barbare të policisë Xhafaj mbi një gazetar, mbi median, mbi kryeredaktorin e gazetës “RD”.

“Ishte një protestë paqësore, ishte një protestë e qetë, europiane, qytetare dhe nuk pati për asnjë moment dhune ndaj organeve të rendit. Dhuna e ushtruar ndaj Bledi Kasmit dhe ndaj protestuesve të tjerë është treguesi më i mirë se si policia është dhe do të jetë në shërbim të familjes mafioze Xhafaj, të vëllezerve Xhafaj sa kohë që Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm.”-tha Basha.

Kreu i opozitës vuri në dukje sesi policia sillet me dy standarde me protestuesit dhe me vëllain trafikant të Ministrit të Brendshëm.

Kuksianët janë akoma në burg, Bledi Kasmi është në spitalin Ushtarak me 10 qepje pas një hemorragjie në kokë, ndërkohë që Agron Xhafaj  u përcoll me nderime, në fshehtësi të plotë vetëm e vetëm që t’i shpëtonte hetimit kriminal në Shqipëri për veprën penale të krimit të organizuar, trafikut të dorgës në Vlorë vetëm e vetëm të shpëtonte lëkurën e Fatmir Xhafajt, i cili bashkë me vëllain i tij Agron Xhafaj janë pjesëtar të një familje, subjekt i ligji Antimafia. Kjo është arsyeja përse Fatmir Xhafaj nuk mund  të rrijë asnjë sekondë në krye të Ministrisë së Brendshme. Në çdo moment që Fatmir Xhafaj është në krye të Minsitrisë së Brendshme përben një rrezik kombëtar, një rrezik për sigurinë e cdo qytetari, të gazetarëve, të prindërve, të fëmijëve. Çdo sekondë që Fatmir Xhafaj vazhdon të jetë ministër i Brendshëm, qytetarë të thjeshtë e të pambrojtur do të keqtrajtohen nga policia Xhafaj nën urdhrat e tij, ndërkohë që kriminelët më në krye Agron Xhafaj do të vazhdojnë të kenë mbrojtje.”-u shpreh kreu i opozitës.

Basha tha se largimi një orë e më parë i Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt është një emergjencë kombëtare, imperativ i pakapërcyeshëm, i padiskutueshëm, jo thjesht për opozitën,  por për sigurinë e qytetarëve, gazetarëve, fëmijëve.

“po kështu emergjencë kombëtare largimi i njeriut që ia ka dorëzuar Ministrinë e Brendshme dhe jo vetëm asaj,  krimit dhe trafikantëve të drogës. Pa shkëputur lidhjet e krimit me qeverinë Shqipëria nuk ka të ardhme dhe procesi i integrimit europian është i stopuar dhe i rrezikuar.

Fatmir Xhafaj duhej të dorëhiqej menjëherë, por sot ai duhet të largohet me çdo kusht e me çdo mjet.”- tha Basha.

Read More
26 Maj
0

Sot jemi mbledhur me qindra mijëra në këtë shesh për të treguar se jemi europianë dhe si europianë i qëndrojmë përballë qeverisë më antieuropiane që ka sot Europa.

Fjalimi i plotë i Kryetarit të PD Lulzim Basha

Zonja dhe zotërinj,

Vëllezër dhe motra,

Ja kjo ditë e uruar që lind nga perëndon,

atë anë e ke ndriçuar e ne pse na harron?

Dritëz e jetës dhe e vërtetës, dritna na, zgjona!

Një shekull e gjysëm më parë kur Shqipëria lëngonte në zgjedhën osmane, Naim Frashëri iu kujtonte shqipatrëve se dielli ynë lind në Perëndim.

Këto fjalë monumentale janë sot më të vërteta se kurrë.

Sot në këtë shesh jemi mbledhur me qindra mijëra për dritën e të vërtetës, për dritën e jetës, për diellin tonë që lind në Perëndim, për atë dritë që na u mohua në gjysëm shekulli komunizëm, për atë dritë që iu mjegullua shumë herë këto tre dekada tranzicioni, për atë dritë që sot kanë bllokuar retë e zeza të krimit, të drogës dhe korrupsionit.

Por pikërisht atëherë kur është më errët njeriu e kërkon më shumë dritën. Ndaj sot më shumë se kurrë sytë tanë kërkojnë dritë, kërkojnë dritën që vjen nga Perëndimi edhe pse ajo na shkëlqen nga larg.

Sot jemi mbledhur me qindra mijëra në këtë shesh për të treguar se jemi europianë dhe si europianë ne besojmë tek liria, ne besojmë tek demokracia, besojmë tek shteti i së drejtës, si europianë.

Ne sot protestojmë për liri, demokraci e drejtësi me dinjitetin dhe forcën e njerëzve të lirë.

Ne jemi këtu për t’i treguar Europës, ne jemi këtu për t’i treguar Perëndimit se qeveria bizantine që sot sundon ndër ne nuk përfaqëson popullin, nuk përfaqëson aspiratën e shqiptarëve.

Ne jemi mbledhur në këtë shesh për të qëndruar si europianë përballë qeverisë më antieuropiane që ka sot Europa.

Përpjekja jonë nuk është përplasje mes opozitës dhe qeverisë, përpjekja jonë nuk është luftë për pushtet. Përpjekja jonë është përpjekja e popullit kundër sundimtarit shkatërrues.

Përpjekja jonë është betejë mes të mirës dhe të keqes. Është beteja mes njerëzve që duan drejtësi dhe atyre që kanë kapur drejtësinë. Është beteja mes njerëzve që duan siguri dhe rend, dhe aleancës së pushtetit me krimin.

Problemi që ka sot Shqipëria nuk është problem i marrëdhënieve opozitë-qeveri. Problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e demokracisë, është rënia e shtetit të së drejtës, është dhunimi i të drejtave të qytetarëve, është shteti i kapur nga krimi dhe korrupsioni.

Sot nga ky shesh i mbushur si  kurrë më parë ne dëshmojmë se ne nuk e pranojmë autokracinë, se ne nuk e pranojmë korrupsionin. Se ne nuk mbyllim sytë para krimit dhe drogës. Ne sot dëshmojmë se demokracinë, përparimin dhe stabilitetin mund ta sjellë dhe garantojë vetëm njerëzit e lirë dhe kurrë jo autokratët e korruptuar.

Kohë më parë, popullit të këtij vendi iu premtuan vende pune. Por të vetmet punë që kjo qeveri hapi janë ato në fushat e drogës.

Kohë më parë, këtij populli iu premtua mirëqenie. Por e vetmja mirëqenie që kjo qeveri krijoi është lluksi për vete dhe për miqtë e saj.

Kohë më parë këtij populli iu premtua drejtësi. Por e vemtja drejtësi që kjo qeveri solli, është mbrojtja për kriminelët. Ndaj sot shqiptarët po largohen nga vendi i tyre. Me mijëra, çdo vit. Qindra mijëra të tjerë ëndërrojnë të ikin.

Në vitet 90-të shqiptarët u turrën drejt botës, për të prekur sa më parë lirinë dhe Perëndimin. Sot ata po dynden drejt botës, sepse kanë frikë të jetojnë në vendin e tyre. Sepse nuk besojnë më, se në Shqipëri do të ketë liri dhe demokraci perëndimore

Shpresën që nuk e vrau dot as komunizmi, e vrau Rilindja.

Rilindja është një projekt anti-kombëtar, në shërbim të egos pa kufi për pushtet, dhe marrëzisë së një individi.

Rilindja është projekt i një njeriu, urrejtës i lirisë dhe dinjitetit njerëzor, përcmues i atdheut të tij.

Si hakmarrje ndaj atdheut dhe njerëzve të tij, etja për pushtet, megallomania e injorancës, mungesa e dashurisë për vendin dhe njerëzit,e futi “Rilindjen” në hendekun e shkatërrimit të kombit, në rrugën e krimit dhe të drogës, të grabitjes së pasurive të vendit, të zhytjes së vendit në borxhe dhe prapambetje ekonomike.

Projekti i Rilindjes u ngrit mbi katër gjëma anti-kombëtare dhe anti Europiane:

Mbi aleancën me krimin, si burim parash, votash dhe force.

Mbi zëvendësimin e shtetit të së drejtës, Kushtetutës dhe institucioneve,

me sundimin personal, arrogant e të korruptuar.

Mbi përqëndrimin e të gjitha pasurive të vendit, dhe të gjithë pushtetit ekonomik në pak duar.

Mbi propagandën, mashtrimet dhe keqinformimin e shfrenuar, për të fshehur realitetin.

Rilindja nuk degradoi rrugës. Rilindja ishte që në ngjizje një projekt kriminal, për pasurim dhe pushtet personal, të një individi, dhe një grushti lakejsh rreth tij.

Ndaj që ditën e parë, Rilindja e plaçkiti atdheun. Ndaj që ditën e pare, Rilindja vandalizoi demokracinë.

Pas 5 vjetësh, Rilindja ka ndërtuar një sistem kriminal politik dhe ekonomik.

Në këtë sistem, pushteti nuk buron nga politika, por nga pazaret.

Pushteti nuk buron nga vota, por nga paraja.

Pushteti nuk buron nga vullneti i njerëzve të lirë, por nga forca e dhunës.

Në këtë sistem, pushteti nuk buron nga vetëdija qytetare por nga mashtrimi dhe gënjeshtra qeveritare. Ndaj pushteti i sotëm nuk është më pushtet i njerëzve, por pushtet i një pakice të zhytur e që zhytet përditet e më shumë në krim.

Një pakice që zhvat përditë e më shumë paratë e shqiptarëve.

Një pakice që prodhon përditë e më shumë propagandë e mashtrim për të mbajtur në këmbë këtë pushtet të padrejtë, kriminal dhe të korruptuar.

Gjithçka që fitohet me anë të ndërgjegjies, mbahet duke e thelluar të keqen.

Prandaj trafiku i drogës sa vjen e rritet, prandaj krimi sa vjen e shtohet, prandaj ministrat e brendshëm janë përherë të lidhur me krimin dhe drogën.

Prandaj korrupsioni sa vjen dhe thellohet, sepse ky pushte i ka rrënjët tek krimi dhe droga.

Ndaj frytet e tij janë, më shumë krim dhe drogë, më shumë varfëri, papunësi dhe dëshpërim për shqiptarët.

Sot nuk duket të më asnjë iluzion se kjo qeveri mund të çlirohet vetë nga krimi, se kjo qeveri do ta luftojë vetë drogën, se kjo qeveri do të përmirësohet.

Sot duhet të jetë e qartë për çdo shqiptar dhe të gjithë botën, se ka vetëm një rrugë, largimi i kësaj qeverie nga njerëzit, nga populli i bashkuar.

Vëllezër dhe motra,

Në këto 30 vite, udhëtimi ynë politik ka qenë plotë ulje dhe ngritje.

Kemi kaluar nga euforia dhe entuziazmi për ndryshimin, tek dëshpërimi i përcëritjes të së keqes në një cikël që vërtitet e vërtitet e nuk mbaron.

Ndaj sot ne nuk kërkojmë thjeshtë ndryshimin e qeverisë por ndarjen e politikës një herë e mirë nga krimi, korrupsioni, nga e keqja.

Ne sot kërkojmë një qeveri që punon për njerëzit, punon për të ardhmen e tyre.

Por asnjë qeveri nuk bëhet vetë e mirë.

Pushtetin e bën të mirë vetëm frika nga populli.

Të përparuara janë vendet ku qeveria e ka frikë popullin, të mjera janë vendet ku populli e ka frikë qeverinë.

Ndryshimi fillon vetëm atëherë kur populli nuk i zë besë pushtetit.

Kur populli sheh çdo pushtet me dyshim.

Asnjë qeveri nuk duhet lënë për mbikqyrje sepse pushteti abuzohet kur pushtetarët nuk japin llogari, kur njerëzit nuk e ngrenë zërin, kur njerëzit nuk ngrihen në këmbë për të drejtat e tyre.

Ne duhet të çlirohemi nga përpjekja për të gjetur udhëheqës të mëdhenj që premtojnë dëma të mëdha, që rrahin gjoksin si profet.

Shqipëria ka nevojë për udhëheqës normal, që punojnë për njerëzit, që respektojnë njerëzit, që sillen si europianë, që janë modestë dhe të përulur si europianë dhe nëse nuk sillen si të tillë duhet t’i ndërrojmë sa më parë pa pritur që e keqja të bëhet mal.

Për këtë duhet të kemi besim tek vota. Njerëzit mendojnë se vota e tyre nuk ka vlerë. Kur njerëzit mendojnë se vota e tyre nuk mund të sjellë ndryshim atëhere vota me të vërtetë nuk ka për të patur vlerë, atëherë vota do të shitet e do të blihet, atëhere vota do të dhunohet.

Arma jonë e demokracisë është qytetari i lirë dhe votë në dorë por mbi të gjitha ne kemi nevojë për besimin tek vetja, tek forca jonë, tek energjia jonë, tek fuqia jonë. Ne kemi nevojë të besojmë se ne mudn të bëjmë Shqipërinë, kemi nevojë të besojmë se ne mund ta mposhtim të keqen e të ndërtojmë të mirën.

Nëse 5 vitet e fundit kanë treguar një gjë është kjo; sa herë njerëzit janë bërë bashkë qoftë edhe pak qindra, ata ia kanë dalë. Mendoni se sa të fuqishëm jeni kur bëhemi bashkë me mijëra, me dhjetëra mijë, me qindra mijëra. Atëhere pushteti do të jetë vërtetë i njerëzve dhe të shërbim të njerëzve.

Vëllezër e motra ne për 5 vjet kemi luftuar krimin në politikë. Kemi luftuar drogën dhe trafiqet, kemi luftuar kapjen e shtetit, të medias dhe ekonomisë. Ka qënë një përpjekje  e mundimshme.

Unë dhe ju kemi provuar çdo gjë, talljen, mashtrimin, presionet, dhunën. Kemi provuar braktisjen dhe vetminë ku pushteti bëri gjithçka për të na larguar nga kjo përpjekje por Zoti dhe e vërteta na dhanë kurajon të vazhdojmë.

Dhe ja ku jemi sot bashkë në këtë demonstrim të jashtëzakonshëm të aspiratës tonë për demokraci, për dinjitet, për vlera europiane, për një jetë më të mirë dhe shpresë për çdo shqiptar.

Ne nuk jemi këtu nga dëshpërimi, ne jemi këtu nga dobësia, ne kemi dalë në këtë shesh si trumfatorë sepse kemi trumfuar mbi frikën, sepse kemi trumfuar mbi gënjeshtrën, mashtrimin dhe propagandën. Sepse kemi triumfuar mbi krimin dhe pushtetin e bërë njësh me të.

Mes jush sot këtu, unë nuk jam për të kërkuar pushtet për vete. Nuk jam këtu për të zaptuar, nuk jam këtu për të qënë mbi ju. Jam këtu për të marrë kurajo dhe për të ju dhënë kurajo. Për të qënë një nga ju! Për të qënë bashkë me ju.

Çfarë na pret përpara, nuk është më sfida e një njeriu!

Nuk është më udhëtimi i një njeriu!

Është udhëtimi i të gjithëve ne, është udhëtimi i gjithë shqiptarëve duke e ndjekur dritën që lëshon, diellin që lind në perëndim.

Zoti është treguar zemërgjerë me ne që na ka dhënë një vend në mes të perëndimit. Na ka falur natyrë të mrekullueshme. Na duhet punë, na duhet këmbëngulje dhe do të jemi një vend i begatë, një vend i përparuar, një vend i denjë europian.

Ka një baticë në punën e njerëzve e cila kur kapet çan drejt fatit. Kur kjo mundësi humbet, jeta lëngon në cektina dhe mjerim. Ne e kemi humbur shpesh çastin tonë dhe kemi humbur shumë vjet në cektina dhe mjerim, por tani batica po ngrihet përsëri. Ky është momenti ynë, kjo është vala që po ngrihet, e po ngrihet e po ngrihet…

Le të lëshohemi mbi të në këtë udhëtim drejt të ardhmes europiane për vete dhe fëmijët tanë. Për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë sonë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Zoti e bekoftë çdo shqiptar!

Read More
26 Maj
0

“Kryeministri” në intervista pune për Ministër të Brendshëm para kryeministrisë

“Kryeministri” para gardhit policor tek kryeministria duke marrë intervista pune për Ministër të Brendshëm.

Qytetarët ironizuan situatën me Ministrin e Brendshëm të përfshirë në mbrojtjen e vëllait trafikant droge, duke hapur portalin Kryeministri.com.

Me urdhër të paligjshëm nga AKEP u tentua bllokimi i portalit nëpërmjet kompanive të internetit.

Një veprim që tregon frymën autoritariste të qeverisjes së Edi Ramës kundër fjalës së lirë, kundër interesit publik.

Read More
26 Maj
0

Banderola “Poshtë Pashallarët e Krimit”

Banderola me slloganin “Poshtë Pashallarët e Krimit”, risjell në vëmendje skandalin Xhafaj për shkak të episodit të njohur kur, gjatë pazarit për drogën, Agron Xhafajn e quajnë “Pasha”.

Banderola mban portretet e Edi Ramës dhe dy ministrave të tij të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri me nga një kryq të kuq mbi secilin portret.

Banderola është një nga simbolet kryesore të protestës së Partisë Demokratike, duke dhënë mesazhin e opozitës së shqiptarëve nuk u duhet nje qeveri dhe një kryeministër në shërbim të krimit, i cili është kthyer në  pengesën kryesore për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit te vendit ne Bashkimin Europian.

 

Read More