Blog

19 Maj
0

Më 26 Maj në protestë e të mos e lëmë fatin e Shqipërisë Europiane në duart e qeverisë më antieuropiane

• Agresioni ndaj medias është nevoja e Edi Ramës për të mbuluar skandalin Xhafaj, ku njëri vëlla është trafikant, tjetri Ministër i Brendshëm në funskion të trafikantit.

• Dënimi më i madh për Edi Ramën është shpërndarja virale e videos së përballjes kurajoze të gazetares Ambrozia Meta nga qindra mijëra shqiptarë, që refuzojnë të qeverisen nga krimi.

• Të bashkohemi në protestë të shtunën, më 26 Maj, sepse tani është koha të mos e lëmë fatin e Shqipërisë Europiane në duart e qeverisë më antieuropiane.

Deklarata e plotë e Kryetares së Komisionit të Medias, Albana Vokshi.

Një gazetare e re, Ambrozia Meta, e televizionit po ashtu të ri, Fax News, është kthyer në kryefjalën e ditës, sepse me këmbëngulje i bëri kryeministrit pyetjet që donte t’i bëntë çdo shqiptar i ndershëm. Me kurajo Ambrozia nuk pranoi të shantazhohej prej Edi Ramës.

Me qetësi dhe profesionalizëm, Ambrozia ia doli të nxjerrë para shqiptarëve fytyrën e vërtetë të Edi Ramës: atë të një kryeministri që shantazhon, kur nuk ble dot, që kërcënon për të mbuluar pafuqinë e tij, që largohet, kur nuk përballet dot me të vërtetën!

E vërteta është se Edi Rama e ka lënë sigurinë e shqiptarëve në dorën e krimit të organizuar!

E vërteta është se Edi Rama shantazhon mediat dhe gazetarët që e përballin publikisht me realitetin e bashkëqeverisjes së tij me krimin, duke i rrëzuar fasadën e shndritshme që i ka kushtuar qindra milionë euro.

Përballja e turpshme dje e Edi Ramës me Ambrozian e Fax News-it, që i kërkonte llogari pse nuk emëronte ministra të brendshëm pa lidhje me krimin dhe drogën, ishte momenti kur shqiptarët panë sesi kryeministër i vendit është Agron Xhafaj, janë Habilajt dhe Balilajt.

Agresioni i djeshëm i Edi Ramës kundër gazetares së re dhe televizionit që ajo përfaqëson nuk është si dhjetëra rastet e tjera që Edi Rama ka tallur, fyer dhe ka nëpërkëmbur gazetarët!

Agresioni i djeshëm ndaj medias ishte nevoja jetike e Edi Ramës për të mbuluar skandalin “Xhafaj” dhe, nëpërmjet shantazhit e kërcënimit, të fshehë të vërtetën e dy vëllezërve: njëri, Agron Xhafaj, bos i drogës dhe i krimit të organizuar në Vlorë, tjetri, Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm, që ka vënë Policinë e Shtetit në shërbim të të vëllait trafikant.

Sot, ju ndoshta prisni fjalinë e zakonshme se Partia Demokratike dënon shantazhet dhe kërcënimet e kryeministrit nga gazetarëve dhe medias!

Por sot kjo është e tepërt! Nuk kanë kaluar 24 orë nga qëndrimi dinjitoz i Ambrozias përballë shantazhit të kryeministrit dhe video është bërë virale!

Janë me mijëra e mijëra shqiptarët që e kanë shpërndarë videon në rrjetet sociale, duke përgëzuar gazetaren e re kurajoze. Ky është dënimi më i madh për Edi Ramën!

Shumica e shqiptarëve të ndershëm nuk duan të qeverisen nga pakica e krimit, që është kthyër në pengesën kryesore për Shqipërinë Europiane!

Tani, na duhet që secili prej nesh ta tregojë çdo ditë të njëjtën këmbëngulje dhe kurajo si Ambrozia! Vetëm kështu do t’ia dalim të kemi nje qeveri që punon për shqiptarët dhe jo për krimin!

Të bashkohemi në protestë të shtunën, më 26 Maj, sepse tani është koha të mos e lëmë fatin e Shqipërisë Europiane në duart e qeverisë më antieuropiane.

Read More
18 Maj
0

Protestë kombëtare, të shtunën më 26 maj, për të çliruar Shqipërinë

Opozita e bashkuar fton shqiptarët të bashkohen në protestë kombëtare të shtunën, me 26 maj, pa dallime politike për largimin e krimit nga qeveria. 

Ne protestojmë për largimin e Fatmir Xhafajt, për një polici të çliruar nga krimi, për një drejtësi të barabartë nga qytetari më i thjeshtë tek politikani më i pushteshëm. 

Të bashkohemi në protestë, sepse tani është koha të mos e lëmë fatin e Shqipërisë Europiane në duart e qeverisë më antieuropiane.

Deklarata e plotë e Kryetarit të PD Lulzim Basha në emër të opozitës së bashkuar.

Opozita e bashkuar i fton të gjithë qytetarët shqiptarë, zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, nga jugu në veri, nga lindja në Perëndim, demokratë e socialistë, të bashkohemi në  protestën më të madhe kombëtare për të larguar pengesën e vetme për Shqipërinë Europiane, qeverinë e lidhur me krimin.

Ju ftojmë të protestojmë, për largimin nga pushteti të çdo hallke të shtetit, të atyre që ndihmojnë kriminelët, nga Agron Xhafaj tek Habilajt dhe Balilajt.

Ju ftojmë të bashkohemi në protestë, për largimin e Fatmir Xhafajt. Ne do t’i themi ndal, procesit të zëvendësimit të kriminelëve që i shërbenin Tahirit me ata që i shërbejnë Xhafës.

Sot duhet të kemi një Ministri të Brendshme dhe një polici që i shërben njerëzve. Jo një polici që rrëmben në mes të natës Dritan Zaganin dhe kuksianët e pafajshëm, ndërkohë që i nënshtrohet Artan e Moisi Habilajt dhe Agron Xhafajt.

Ne duam një polici ku vetingu të fillojë nga Ministri i Brendshëm tek polici më i thjeshtë. Ku nuk ka asnjë lidhje me krimin dhe me kriminelë, as polici i thjeshtë, as Ministri i Brendshëm.

Ne i ftojmë qytetarët për të protestuar për një drejtësi të vërtetë dhe jo fallco. Për drejtësi të barabartë për të gjithë nga qytetari më i thjeshtë te politikani më i pushtetshëm, pa përjashtim!

Të gjithë ne, pavarësisht se cilës parti i përkasim, pavarësisht se ku jetojmë, pavarësisht se në çfarë besojmë, jemi në rradhë të parë shqiptarë.

Mbi të gjitha ne duam vendin tonë, Shqipërinë!

Një Shqipëri pa krim, një Shqipëri pa drogë!

Një Shqipëri europiane!

Një Shqipëri me mundësi dhe dinjitet për të gjithë.

Tani është momenti të mos e shtyjmë më.

Ne nuk mund të humbasim më kohën dhe energjitë tona çdo ditë duke u marrë me kriminelin e rradhës në politikë.

Është koha t’u themi sot ndal të gjithë politikanëve të lidhur me krimin.

Është koha që të mbyllim një herë e mirë kapitullin e krimit në Shqipëri.

Që të hapim kapitullin e ekonomisë, që të hapim kapitullin e shëndetësisë, të arsimit, të investimeve të huaja, të punësimit.

Ndaj ne i ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohen në protestën kombëtare për t’i thënë ndal krimit dhe qeverisë së lidhur me krimin.

Së bashku ne mund ta arrijmë këtë.

Së bashku ne  e kemi arritur këtë.

Edi Rama e mbrojti, por ne e larguam Armando Prengën.

Edi Rama e mbrojti, por ne e larguam Arben Ndokën.

Edi Rama e mbrojti, por ne larguam Mark Frrokun.

Edi Rama e mbrojti, por ne larguam Elvis Roshin.

Edi Rama e mbrojti, por ne larguam Saimir Tahirin.

Sot Edi Rama po mbron Fatmir Xhafajn, por ne do ta largojmë atë dhe kupolën mafioze me Edi Ramën në krye.

Mbajtja e Fatmir Xhafës si Ministër i Brendshëm është kosto për Shqipërinë, është goditje për drejtësinë.

Shqipëria ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejnë popullit.

Edhe Partia Socialiste, ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejnë popullit.

Ndaj në protestë ftojmë edhe socialistët e ndershëm, Partinë e të cilëve Edi Rama jua u ka lënë peng të krimit dhe të drogës.

Prej katër vjetësh Edi Rama u dha pushtet kriminelëve dhe luftoi popullin.

Por ne kemi treguar në këto 4 vjet se jemi më të fortë se krimi, jemi më të fortë se Edi Rama i lidhur me krimin.

Pushteti u takon njerëzve dhe jo ministrave.

Pushteti është i popullit dhe jo i kryeministrit.

Nuk ka ndryshuar BE sic gënjeu sot përsëri Edi Rama. Nuk ka ndryshuar klima.

Klima është e njëjta.

Nuk hapen negociatat pa luftuar krimin dhe politikanët e lidhur me krimin.

Nuk hapen negociatat pa e ndarë qeverisjen nga krimi.

Nuk hapen negociatat kur qytetarët e pafajshëm plasen në burg por kur Ministri i Brendshem dhe Kryeministri kapin shtetin për të mbrojtur krimin e organizuar dhe vëllain trafikant droge.

Ky ka qene mesazhi i Brukselit dhe vendeve anëtare tash 5 vjet.

Ky është akoma më i fortë dhe më i qartë mesazhi i Samitit të Sofjes.

Klima nuk ka ndryshuar.

As Bashkimi Europian dhe as vendet anëtare nuk janë pengesa.

Edi Rama është pengesa. Fatmir Xhafa është pengesa. Kryeministri dhe ministrat e lidhur me krimin, përpushtetin dhe pasurinë e tyre në kurriz të shqiptarëve janë pengesa.

Qeveria Rama është pengesa e vetme per rrugëtimin europian dhe mirëqenien e shqiptarëve.

Ndaj i ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 maj në Tiranë, në protestën kombëtare për një Shqipëri të çliruar nga qeveria e lidhur me krimin.

I ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 maj në Tiranë për një Shqipëri të çliruar nga qeveria anti popullore e Edi Ramës që ka tradhtuar interesat e njerëzve të thjeshtë duke bashkëpunuar haptas me krimin për pushtetin dhe pasurinë e tij.

I ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 maj në Tiranë për një Shqipëri të çliruar nga qeveria anti-europiane që me rekordet e saj të zeza të korrupsionit dhe bashkëpunimt me krimin pengon ëndrrën e të gjithë shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa.

Tani është koha të mos e lëmë fatin e Shqipërisë Europiane në duart e qeverisë më antieuropiane.

Bashkë do t’ia dalim!

Read More
17 Maj
0

Intervista e plotë e dëshmitarit që dëshmon se Agron Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës

Si quhesh?

Albert Veliu.

 

Sa vjeç je?

51 vjeç.

 

Me se jeton?

Pa punë, me rrogën e djalit.

 

Çfarë ke bërë në jetë?

Kam qenë në Itali, kam punuar. Kam punuar tërë jetën në det ’93-’99. Në 2000-shin u shkëputa në Itali punova bashkë me zotin… me grupin e Agron Xhafajt gjer në 2002-in.

 

Çfarë pune?

Punuam punën e kokainës, të gjitha gjërave.

 

Shisnit kokainë? Çfarë bëje?

Shisnim kokainë në Itali.

 

Po në det çfarë pune ke bërë?

Kam punuar shoqërues gomone, por kam hequr dorë në 2000-shin.  Nëëëë….

 

Pse hoqe dorë?

Hoqa dorë se s’e përballoja dot më atë lloj pune. Shpëtova dy herë nga vdekja, do ishim të mbytur.

 

Po Agronin si e njeh?

E njoh që në ’99-ën që me anë të një mikut tim, me Ardin e Refatit që sot ndodhet brenda, në Brindisi, në Itali.

 

Si e ke njohur, ku e ke njohur?

Me anë të lidhjeve të punës në Itali.

 

Agroni drejtonte punën atje apo ishte pjesë e saj?

Normale, komandonin punën. Qe një grup që komandonin punën, merrnin mallin dhe ne e shisnim.

 

Po pastaj?

Në 2005-ën, më ndodhi aksident mua në punë dhe kryva një dënim prej 7 vjetësh.

 

Me çfarë u kape?

U kapa për…akuzohesha për kokainë, për 12 kile.

 

Ti po i çoje me gomone?

Jo, jo u kapa në Peskara.

 

Po?

Bëra dënim në Peskara, që më takonte. Në Shkallë të Parë mora 15 vjet, Apeli ma la 8 vjet, një vit mora ulje dhe bëra 7 vjet. Kurse nga Agroni që një mbetqejfje.

Gjatë këtyre kohëve që ne punuam bashkë, kur rashë brenda, mua nuk më solli një paketë cigare, një copë letër si shok, për aq sa kishim bërë për njëri – tjetrin. Kur dal nga burgu, kthehem në Shqipëri, e takoj, më afroi gjoja një nder, një punë për djalin…kamarier.

 

Kur, në çfarë viti?

Në 2007-ën, se në 2006-ën…jo, në 2016-ën për djalin më ka ofruar punë. Për djalin më ka ofruar punë në vitin 2016.

 

Sa vjeç është djali?

Djali është 22 vjeç. Punoi kamarier nja 6 muaj, s’e përballoi dot ekonomia e shpisë. E hoqa. Para 6 muajsh, 5 muajsh, nuk e di saktë sa ka 5 muaj, 6 muaj, që të flasim pastër, i kërkova të më bënte një nder. 4 muaj ka, tani më kujtohet. I kërkova të më bënte një nder për të hedhur barishte për Itali.

 

Çfarë barishtesh se s’e kuptoj? Çfarë është kjo barishte?

Hashash.

 

Po. Çfarë do t’i bënit hashashit?

Do ta çonim në Itali. I kërkova një favor më prezantoi me këtë Ermalin.

 

Ti ia kërkove vetë favorin që të…?

Ia kërkova se isha në gjendje të keqe ekonomike. Dhe e vura në provë sa korrekt qe për mua si Albert. Dhe mua më erdhi, që u bë gjithçka gati për t’u bërë rruga. Unë nuk e bëja këtë rrugë se kisha bërë nja 7 vjet dënim dhe dua të jem i pastër në këtë shtet. Po e vërtetova që…

 

Po pse nuk e bëje këtë rrugë ti? A shkove i kërkove ti këtë nder?

I kërkova këtë nder, por nuk e bëja atë rrugë se nuk dua ta vazhdoj më këtë lojë biznesi. Vetëm e vura në provë për ta zhveshur me një fjalë se cili është Agron Xhafa.

 

Pse vajte te Agroni?

Po vajte se qemë me mbetqejfje, se kur unë rashë brenda në burg në Itali, ai mua nuk më solli një paketë, më ktheu kurrizin.

 

Po tani ai bën një jetë normale, biznesmen.

Është biznesmen, është mes të gjithave dhe komandon edhe Vlorën.

 

Si e komandon Vlorën?

Po në çdo lloj drejtimi, me biznese, me dyqane, nga porti ta marrësh, në çdo lloj drejtimi.

 

Po pra, po ç ’lidhje ka ai me hashashin?

Po atë punë ka bërë tërë kohën, jo vetëm me mua, por mund ta ketë bërë edhe me shumë të tjerë, që mbase s’ua u di dhe emrat dhe s’mund të shprehem me emra, po me mua më bëri favor, më tha bujrum sille këtë çantë ta hedh matanë!

 

Kush të tha ty që mund t’i drejtohesh Agronit? Nga u nise ti?

Po unë e njihja atë. S’e njihja sot, kisha vite që e njihja.

 

Dhe ai nuk ka ndryshuar fare gjatë gjithë kësaj kohe?

Tani në jetën e tij të brendshme unë nuk futem. Por mua m’u përgjigj, u tregua korrekt. Më tha sille.

 

Me kë të prezantoi?

Me Ermalin, me këtë. Nuk e di ça është ai, shef kufiri.

 

Nuk ia di as mbiemrin?

Jo. jo mbiemrin s’ia di. Se nuk mund të pyes për tjetrin për mbiemrin. Flasim gjëra të qëna tani.

 

E takove Ermalin?

Po, jam ul në tavolinë. Edhe kemi folur dhe këto ça thuhen që janë fallco, të verifikohen, pastaj le të dalë emri im fallco. Mund të dalë edhe emri im fallco nesër.

 

Çfarë të tha Ermali?

Agroni më tha do vesh te Ermali, do të them unë. E lamë një takim sipas thënieve. Bile atë ditë ka rënë, që do të bënim xhadenë, që unë s’u paraqita, se thashë të shikoj jetën time, të jetoj i pastër, si dikushi. Si vuajta unë dënim, të vuajnë dhe të tjerët.

 

Ti s’e more kurajon të ikje me skaf?

Jo, jo s’i hipja unë në skaf më dhe nuk çoja më mall. Dua të jetoj me djersën e ballit e të ha një copë bukë. Të punoja aty në komunale që të haja një copë bukë. Me të tillë punë s’do të merrem më. Thjesht e vura në provë.

 

Ku e dije ti që ai merrej me këtë punë tani?

E dija se kisha edhe unë informacionet e mia, nga miqtë e mi.

 

Ça të thoshin miqtë e tu?

Që punën e bën, është njeri i saktë, është korrekt.

 

Punon, çfarë pune?

Që të ndihmon të hedhësh mallin në Itali. Ka miqtë e tij që të ndihmon. Mua më dha një drejtim, një rrugë, që do vesh te filani…

 

Ça miqsh?

Ermali. Qe dhe një skafist me nofkën Nake, që unë s’mund ta përmend prapë, se janë dhënë një herë ato që kanë dalë fallco nga dikushi që është çik më lartë nga i vëllai i tij, që na qenka dhe ekspert fjale. Edhe unë prapë ia shpreh dhe ia them si të dojë që unë nuk jam për ato lloj rruge. Por unë e vura në provë që ao është një njeri që vazhdon jetën e tija, edhe unë vazhdoj jetën time.

 

Pse ia bërë ti këtë vënien në provë atij?

E bëra vënien në provë, se ashtu më la edhe ai mua në baltë, kur isha brenda ,më ktheu kurrizin. Dhe unë tani që e vura në provë, i ktheva kurrizin e s’dua të merrem më me asnjë lloj gjëje. Dua të shikoj familjen time, fëmijët e mi.

 

Pse kjo hakmarrje ndaj tij?

Kështu janë gjërat, siç ia bën  një njeriut, ashtu do pësosh. Sot është ai dikushi, unë jam pa bukë në shtëpi…

 

Pse nuk iu drejtove dikujt tjetër, po iu drejtove atij?

Po me atë më kishte lidhur jeta që në 2000-shin, në 2002-shin.

 

Nga informacionet që ti kishe, kishte lidhje me Policinë e Vlorës?

Po, kishte me drejtorin e Vlorës bëhej shumë, dilte shpesh. Kishte me këtë shefin e kufirit.

Ça të them, punët e tyre. Ndoshta edhe punonte edhe në shtet, unë s’di gjë.

 

Për sa mall re dakord ti që të çosh?

Unë do të çoja një 100 –she, por gjallë në botë nuk e…. Do çoja një 100-she.

 

100 kile?

Po. Arrita të bëja 20. Që t’i blija me lekë borxh edhe ato 20 kile po.

 

Ti do e blije vetë mallin?

Vetë, vetë do ta blija mallin me lekë borxh.

 

Çfarë do të ofronte ai ty në momentin që ti do t’i blije këtë mall?

Transportin, të gjitha.

 

Si? Do të ofronin gomonen?

Po normale gomonen, se ata e kishin. Se unë s’kisha gomone, s’jam padrino, jam një hallexhi.

 

Po nuk kishe frikë se mund të ndeshje policinë rrugës?

Ishin të gjitha të zgjidhura, rrugët ishin të gjitha të hapura.

 

Çfarë të kishte thënë Ermali ty?

Jo, Ermali më thaaaa…Agroni më tha, kur të vijë dita do të vesh ta takosh Ermalin. Nuk e di çfarë ka qenë ky shef Kufiri a ça ka qenë, nuk e di.

 

Si e nise?

Atë ditë që ne u bëmë gati për të bërë rrugën aty u bë qameti në Vlorë, pati përmbytje dhe deti ka qenë 7-8 ballë. Mos të them më. Edhe u shpërndamë tha është vështirë, kanë ndodh shumë probleme tha dhe s’mund të vazhdojmë më tej. Kshu që u shpërndamë secili në rrugë të tyre.

 

U ndatë aty. Prandaj ti e bërë këtë?

Po unë nuk e hidhja atë mall, thjesht bëra një…

 

Pse vendose pastaj ta sjellësh tek Partia Demokratike?

Unë e solla këtu, sepse këtu është institucioni më i besuar. Si ta çoja në Prokurori, si ta çoja kudo janë gjëra që do ishin manipuluar, do të ishin zhdukur, nuk e di. Këtu e solla,  sepse këtu kam besim që luftohet gjithçka me drejtësi.

 

Nuk kishe frikë se mos bëheshe pjesë e një loje politike?

Me politikë as s’jam marrë as merrem kurrë.

 

Çfarë ka ndodhur këto ditë që doli përgjimi?

Mua, tani që doli përgjimi këto ditë, bile që ditën e parë më thotë djali im “baba je bërë figurë e njohur në Vlorë”. Isha me miqtë e mi, po pija një kafe, si çdo prind. Vete tek im bir, dëgjon videopërgjimet, i kishte thënë shoku Agronit, i kishte thënë pronarit të djalit tim, brenda gjysëm ore që kishte dalë audiopërgjimi…

 

Çfarë i kishte thënë?

Shiko se babai jot është bërë figurë e njohur në Vlorë. Vete shikoj ato, ça janë ato se s’ marr vesh nga telefonat me gishta, ça janë këto youtube , internet, që lexoj. Më tha mua “zëri jot”. Si ka mundësi zëri im -i thash unë.

 

Kush të tha që është zëri jot?

Pronari i djalit. Shiko se zëri jot, ia kishte thënë tjetri, shoku i ngushtë i imi dhe i Agronit i kishte thënë që zëri i Babales. Dhe nuk qe zëri i Babales, qe zëri i Agronit që i erdhi informacioni direkt, që i bënin presion Babales. Dhe prapë sot që po flasim, i kishe vajtur djalit te puna shefi i Krimeve.

 

Si e ka emrin?

Alket. I thotë dua të takoj babanë tënd se dua ta kaloj në mbrojtje. Unë s’kam bërë gjë që të kaloj në mbrojtje. Unë jam një fukara, mua më pikon shpija. Ai mendon të më mbrojë mua. Mua më mbron Zoti. Dhe veten time e mbroj vetë, s’dua mbrojtje as nga ai dhe as nga shteti.

 

S’ke frikë ti?

Frikë nuk kam se nuk i kam borxh njeriu, s’i kam borxh. Ça borxhi i kam?!

 

Ti thua që ata janë njësh me shtetin?

Le të jenë o, ça kanë në plan, le ta bëjnë. Unë di që jam njeri i drejtë dhe mua të më vijë shefi i Krimeve të më bëjë mbrojtje… Për çfarë të më bëjë mbrojtje mua ai, shefi i Krimeve? Të më thotë për çfarë do më bëjë mbrojtje? Kush e ka urdhëruar të më bëjë mua mbrojtje?

 

Po ndoshta ndihesh i kërcënuar?

Po nga kush? Ku doli ky emri im? Nuk është shpallur emri im. Nga e mësuan këta?!

 

Po ndoshta Agroni e mban mend që je ti personi?

Po mirë o, e shikon që ato thëniet që janë folur, që kanë qenë nëpër përgjim të Agronit a të dikujt tjetër, Agroni është vetë i vetëdijshëm.

 

Ke materiale të tjera ti për Agronin?

Materiale të tjera s’kam ça them unë për Agronin, se ai ka biznesin e tij, jetën e tij dhe mua s’më intereson jeta e tjetrit, mua më intereson…

 

Në këtë aventurën tënde që thua se e provove e bëre, ke bërë filmime të tjera?

Filmime të tjera unë s’kam bërë, filmime të tjera. Filmimet i ka bërë vetë Agroni, nuk i kam bërë unë dhe aty janë.

 

Si i ka bërë?

Po ku di gjë unë si i ka bërë, me dashje, pa dashje, i di Agroni, jo unë.

 

Po ti thua që Agroni ka përgjuar veten?

Po normale, ku di unë ça i është vënë Agronit dhe akuzon Andonin në anën tjetër. Ato të gjitha janë gjëra që janë fakte reale, si zëri që ne kemi folur. Gjithmonë e ha një fukara, nuk e ha një i pasur.

 

E njohin njerëzit zërin e Agronit?

800 metro larg.

 

Çfarë thonë në Vlorë?

Po zëri i atij thonë, zëri im, zëri i Ermalit dhe zëri i Altinit. Tani po ka ndonjë zë tjetër, pastaj mund të jetë edhe zëri i plakut tim në varreza. Nuk e di mos është ngjall plaku tim.

 

Dmth, ti thua që, të paktën Vlora, qyteti i Vlorës që ju njeh, njerëzit që e njohin janë shumë të bindur për vërtetësinë e zërit që është zëri i Agronit?

Po, çoje ku të duash, ai zë është.

 

Po ti vetë kur e kujtove bisedën, kur pe këto video përgjimet e kujtove bisedën?

Po normale. Kur unë e pash te djali, te lokali të gjitha këto foljet që u bënë, doli. Të gjitha thëniet që ne kemi bërë, thashë çne këto përgjime ne?!

 

Domethënë, ti mendon që Agronin e kanë përgjuar të tjerët?

Normale unë s’kam lidhje.

 

Nuk e ke përgjuar ti?

Secili ka mbrojtjen e tij ore. Ai tijën, unë timen, po nga ka ardhë kjo, e gjen Agroni, këto përgjime. Këto janë gjërat që po të them unë.

 

Kërcënime nga njeri ke marrë këto kohë?

Po kërcënimi më i bukur që është bërë, t’i vesh djalit te puna, se duam të ruajmë babanë, çne ti, kush je ti që do më ruash mua?.Ça kam bërë? Kush të urdhëruar ty, kush të ka dhënë urdhër të vesh tek im bir? Se dikush i madh i ka dhënë urdhër shefit të Krimeve në Vlorë a Rendi ça është…

 

Po ai mund të ketë vajtur konform ligjeve, rregullave?

Po ku? Mua s’më ka ardhur konform ligjeve “arrest shtëpie”, të vinte të më kontrollonte në shtëpi shteti. Çne emri im? Ku dihet që jam unë i infiltruar nga shoku Agron a është infiltruar në përgjim? Ça lidhje ka emri im në këtë mes?

Po a ke qenë ti që ke bërë atë bisedë me Agronin?

Po, e kam bërë bisedë me Agronin, unë s’e mohoj. I kam bërë ato biseda, siç i kam bërë të gjitha reale, nuk kam ça të mohoj. Por po është përgjuar zotëria, tjetër gjë, unë s’di gjë.

 

Mirë, edhe ai është kujtuar dhe ka menduar se e ke përgjuar ti?

Po unë s’jam, me se të përgjoj, unë jam një hallexhi. Ato i di ai, që merret me shtet.

 

Faleminderit!

S’ka asgjë vëllai im!

 

Read More
17 Maj
0

Deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Që prej publikimit të fakteve tronditëse të aferës kriminale Xhafaj, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, në bashkëpunim me prokurorinë e kapur prej tyre,

në bashkërendim dhe bashkëveprim me struktura kriminale dhe njerëz të krimit të organizuar, kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal.
Skenari i dyshes Rama Xhafaj është ky:

1. Moho përgjimin.
2. Kap, josh ose likuido dëshmitarin dhe familjen e tij.
3. Shkatërro provat.
4. Akuzo dhe kërcëno opozitën!

Ky skenar ka dy qëllime:

1. Mbrojten e Agron Xhafajt të kapur në flagrancë duke vazhduar aktivitetin kriminal të trafikut të drogës.

2. Shpëtimin e Fatmir Xhafajt nga pasojat ligjore dhe politike të mbrojtjes së krimit të vëllait të tij, duke mos e larguar nga posti i Ministrit Të Brendshëm.

Për të realizuar këtë skenar, Agron Xhafaj as nuk është arrestuar nga prokuroria dhe as nuk është ndaluar nga policia kufitare ndonëse.

Asnjë procedim nuk ka nisur ndaj tij mbi bazën e fakteve të zbulura se ai vazhdon trafikun e drogës në Vlorë.

Për të realizuar këtë skenar, Agron Xhafaj është përcjellë me nderime policore në avionin e linjës për në Itali. Qëllimi i përcjelljes së Agron Xhafajt në Itali nuk është vuajtja e dënimit atje për veprën e kryer në vitin 2002.

Qëllimi i largimit të Agron Xhafajt është për të krijuar alibinë se pse policia e Xhafajt dhe Prokuroria e Ramës nuk e arrestojnë dot, nuk e marrin dot në pyetje dhe nuk e procedojnë penalisht për trafikun aktual të drogës.
Në vend të këtyre detyrimeve ligjore, në çdo shtet sadopak normal, Policia Xhafaj dhe prokuroria Rama -Marku prej 72 orësh po ushtrojnë terror ndaj familjes së dëshmitarit dhe vetë dëshmitarit.

Presion dhe terror ndaj familjes së dëshmitarit dhe vetë dëshmitarit po ushtrojnë edhe figura të krimit të organizuar, trafikantë droge, ushtarë dhe bashkëpunëtore të Agron Xhafajt.

Qëllimi i presionit shtetëror dhe mafioz ndaj dëshmitarit dhe familjes së tij është vetëm një: kompromentimi me çdo kusht i dëshmitarit dhe i dëshmive të tij tronditëse për Agron Xhafajn.

Presioni shtetëror dhe mafioz është prova më e qartë e rënies së shtetit ligjor dhe e kapjes së shtetit nga Mafia dhe organizatat kriminale të trafikut të drogës, në bashkëpunim me dyshen Rama-Xhafaj.

Ky është i vetmi vend në botë ku policia dhe prokuroria, në vend që të arrestojnë kriminelin e kapur në flagrancë, marrin të gjitha masat për ta larguar në fshehtësi dhe me urgjencë nga vendi.

Ky është i vetmi vend në botë ku, në vend që policia të arrestojë kriminelin e kapur në flagrancë, policia dhe prokuroria i janë vërsulur denoncuesve të krimit, i janë vërsulur dëshmitarit dhe familjes së tij, i janë vërsulur me presione dhe kërcënime Partisë Demokratike dhe opozitës.

Hartimi dhe zbatimi i këtij skenari të presionit shtetëror dhe mafioz do të ishte i pamundur, në cdo rast shumë i vështirë, nëse Fatmir Xhafaj do të largohej nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Të gjitha këto nuk mund të arriheshin nëse Fatmir Xhafaj do të largohej nga posti i Ministrit të Brendshëm: shefit qeveritar të policisë dhe shefit politik të prokurorisë së kapur.

Por Fatmir Xhafaj është akoma Ministër i Brendshëm për të garantuar zbatimin e këtij skenari kriminal.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj gënjyen dje shqiptarët kur hodhën poshtë dëshminë kundër Agron Xhafajt. Ata e dinin që të hënën, se përgjimi është autentik.

Ata u informuan që të hënën nga Agron Xhafaj, kush është dëshmitari X, por ata bënë gjithçka për ta kapur, për ta terrorizuar, joshur dhe kompromentuar dëshmitarin para se ai të jepte këtë dëshmi tronditëse:

Ta ndjekim!

– Transmetohet e plotë dëshmia e Albert Veliut –

Ja pse shteti i Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt është vërsulur për të kapur dëshmitarin Albert Veliu.

Ja pse kanë ushtruar këto 72 orë terror mbi bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Ja pse Fatmir Xhafaj nuk largohet nga posti i Ministrit të Brendshëm:

Për të shmangur me cdo kusht e me cdo cmim të vërtetat tronditëse si kjo që sapo dëgjuat, se i vëllai i tij Agron Xhafaj është një nga kokat e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend.

Largimi në fshehtësi dhe me urgjencë i Agron Xhafajt, terrori dhe presioni policor dhe i bandave ndaj dëshmitarit Albert Veliu, bashkëshortes dhe fëmijëve të tij dhe aktiviteti i ethshëm për të prishur provat do të ishte i pamundur, nëse Fatmir Xhafaj nuk do të ishte më Ministri i Brendshëm.

Po ai është aty jo për të mbrojtur qytetarët nga krimi, por për të mbrojtur vëllain e tij dhe veten e tij nga ligji.

Fatmir Xhafaj është akoma Ministër i Brendshëm për të garantuar zbatimin e këtij skenari kriminal:

1. Moho përgjimin.
2. Kap, josh ose likuido dëshmitarin ose familjen e tij.
3. Shkatërro provat.
4. Akuzo dhe kërcëno opozitën!
E paralajmëroj sot Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn se, për çdo hap që do të ndërmarrin për të rrëmbyer, terrorizuar dhe vënë nën presion Albert Veliun, dëshmitarin e familjes mafioze Xhafaj dhe familjarët e tij, do të marrin përgjigjen më të ashpër nga opozita dhe populli!

I paralajmëroj sot Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn para gjithë shqiptarëve dhe para gjithë botës: larg duart nga presioni dhe terrori shtetëror dhe mafioz ndaj dëshmitarit Veliu dhe familjes së tij!

Dëshmia tronditëse dhe gjithçka tjetër që kanë bërë e po bëjnë Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama janë provat se jetojmë në një shtet të kapur nga mafia, krimi i organizuar dhe trafiku i drogës.

Në krye të kësaj kupole qëndrojnë Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, dhe sa kohë ky është fakt, vendi është në duart e krimit të organizuar.

Read More
17 Maj
0

Edi Rama, Fatmir Xhafaj nuk keni parë asgjë akoma!

Fjala e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Parlament

Zonja dhe zotërinj

Të dashur bashkëqytetarë,

Sot Fatmir Xhafaj duhej të ishte shkarkuar nga detyra e Ministrit të Brendshëm. Sot Agron Xhafaj duhej të ishte në arrest këtu në Shqipëri dhe në hetim nga Prokuroria.

Sot pasuritë e familjes Xhafaj duhej të ishin nën hetim sipas ligjit antimafia.

Por, dje Agron Xhafaj është përcjellë me ngut në Itali, fshehtas dhe me urgjencë.

Ndërsa Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë të zënë me nje punë tjetër. Se çfarë do ta marrim vesh shumë shpejt.

Prej 9 ditësh, shqiptarët dhe opinioni ndërkombëtar kanë parë dhe dëgjuar fakte të pranuara edhe nga vetë Fatmir Xhafaj.

Fakti se Agron Xhafaj u kap në një operacion ndërkombëtar nmdaj një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës të zhvilluar nga policia italiane dhe DEA, agjensia amerikane e luftës kundër drogës. U mohua për vite me rradhë, por u provua këtë javë edhe vetë nga Fatmir Xhafaj.

Fakti se Agron Xhafaj është dënuar në Itali me vendim të formës së prerë, konfirmuar nga Gjykata e Lartë Italiane me 7 vjet e 2 muaj heqje lirie për pjesmarrjen në një grup të strukturuar kriminal që kryente trafik ndëkrombëtar droge.

U mohua për pesë vjet me rradhë por u pranua sot.

Është fakt, se Agron Xhafaj i ka ikur gjithë këto vite drejtësisë se ai ka patur dijeni të plotë për të gjitha proçeset, ka patur avokat që e ka pajtuar vetë, por ka vendosur t’i ikë dhe t’i bëjë bisht drejtësisë gjatë gjithë proçesit të gjykimit dhe dënimit dhe më pas, pas vuajtjes së dënimit.

Është fakt, se Agron Xhafaj nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim, as në Itali ku është dënuar, dhe as në Shqipëri.

Është fakt, se deri para dy ditësh, deri dje, Agron Xhafaj ishte në Shqipëri, ishte në Vlorë.

Është fakt, se Agron Xhafaj ndërroi indentitetin e tij nga Agron në Geron.

Është fakt, i parë me zë dhe me figurë, se Agroni apo Geroni vazhdonte aktivitetin e tij kriminal të trafikut të drogës në qytetin e Vlorës.

Nëntë ditë pa asnjë përgjigje.

Nëntë ditë pa asnjë qëndrim dhe dje papritur Agron Xahafaj niset fshehtas dhe me urgjencë në Itali.

Jo siç ekstradohen të dënuarit me pranga në duar dhe të shoqëruar nga autoritetet por në avionin e linjës ku natyrisht as nuk i vunë prangat dhe as nuk kryhen proçedurat, por u përshëndet me qetësi me policët dhe hipi në avion.

Pesë vjet pa i hyrë gjemb në këmbë dhe papritur, pas iu publikuan faktet që e konfirmuan si kokën e krimit të organizuar në Vlorë, përcillet me nderime dhe me mallëngim të shtirë për në Itali.

Çfarë fshihet pas kësaj ngjarje?

Çfarë fshihet pas kësaj ngutje?

Policia duhej ta kishte ndaluar.

Prokuroria duhej të kishte nisur urgjent hetimin, por policia ka marrë një tjetër urdhër këto 72 orë nga vëllezërit xhafaj.

Prej 72 orësh, dëshmitari X dhe familja e tij janë nën presionin e tmerrshëm të dyfishtë të bandës dhe bandave Xhafaj dhe nën presionin dhe terrorin policor.

E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë dëshmitarit.

Policia e ka për detyrë, me ligj ta ndalonte Fatmir Xhafën, pas përgjimit që tregon me zë dhe figurë se është dhe mbetet koka e drogës në Vlorë.

Prokuroria e ka për detyrë të hapë hetimin, në një vend normal, sigurisht.

Por, kanë bërë diçka tjetër.

Terror policir, operacion të gjerë të shtrirë në mbarë Shqipërinë ndaj dëshmitarit X dhe familjes së tij.

E gjithë policia!

Shtrojmë disa pyetje, të cilave nuk u japin dot përgjigje, ndaj mungojnë Rama e Xhafaj.

Nëse siç pretendon kryeprokurori, kryegjykatësi, kryeministri, kryeredaktori, kryeoligarku Rama se audiopërgjimi nuk është i vërtetë;

  1. Përse i janë vënë prapa dëshmitarit X dhe familjes së tij? Çfarë nguti kanë? Përse i janë vënë prapa dëshmitarit X dhe jo bandave që po e terrorizojnë atë dhe familjen e tij paralelisht me terrorin dhe presionin policor?
  2. Nga e di policia e Xhafës? Nëse nuk do të ishte e vërtetë, siç pretendon Edi Rama. Këtu nuk ka asnjë rregull, rregulli këtu është t’i mbyllet goja opozitës dhe dëshmitarëve.
  3. Nëse nuk do të ishte i vërtetë, siç deklaroi kryegjyqtari, kryeprokurori, kryeksperti Edi Rama, që me siguri ekspertizën e ka bërë në Surrel, përse i janë vënë prapa dëshmitarit X dhe familjes së tij. Përse?
  4. Nga e di policia e Xhafës kush është dëshmitari X. Nga e dinë? Nga e dinë ata, kush është ky në audiopërgjimin që qenka i falsifikuar dhe i manipuluar? Kush ua tha? Ua thanë Xhafajt. Ua tha vëllai i madhe dhe vëllai i vogël sepse ata e dinë fare mirë kush është dëshmitari X. E dinë fare mirë, sepse gjithçka në atë bisedë është e vërtetë.

Por shteti nuk vepron. Kamikazet Marku dhe Prela, nuk veprojnë se për këtë punë janë aty. Agron Xhafaj ka emëruar shefat e policisë nëpërmjet Fatmir Xhafaj, duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm Ard Veliu dhe shefat e Vlorës. Fatmir Xhafaj bashkë me Edi Ramën kanë emëruar kamikazët e tyre në krye të Prokurorisë së Përgjithshme dhe në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Jo rastësisht kjo e fundit u bë ditën kur nisi denoncimi i skandalit Xhafaj.

Shteti i Edi Ramës ka një detyrë tjetër, të gjejë dhe t’i mbyllë gojën dëshmitarit X, t’i mbyllë gojën opozitës me kërcënime dhe ndjekje penale.

Shqipëria ka gati 5 vjet që harxhon të gjitha energjitë e saj për t’u mbrojtur nga krimi dhe kriminelët e Ramës.

Madje përpjekjet e opozitës dhe të gjithë shqiptarëve të ndershëm janë penguar dhe luftuar nga vetë Edi Rama.

 

****

 

Ditën që ky Parlament nuk u kompozua nga vota e e lirë e shqiptarëve por nga krimi e droga e Agron Xhafajt, Saimir Tahirit, të Balilajt, Habilajve me shokë, ka humbur çdo legjitimitet dhe gjithçka që bëni ju, jo vetëm dëmton drejtpërdrejt interesat e shqiptarëve përmes akteve që gllabërojnë pasuritë e tyre që varfërojnë shqiptarët, por ka për qëllim t’i mbyllë gojën opozitës.

Tani po të them Gramoz Ruçi, gojën opozitës nuk ke për t’ja mbyllur as ti, as Edi Rama dhe as Fatmir Xhafaj.

As me metodat e vjetra të sigurimit të shtetit ku jeni shkolluar dhe ku jeni rritur, dhe as me metodat e reja që ju kanë mësuar atë të cilët i paguani milionat e drogës.

Prandoj do ta vazhdoj këtu fjalën time për çeshtjen e vetme që ka ky Parlament, po të ishte Parlament.

Dhe nëse do të japësh kontributin tënd do më lesh ta mbaroj fjalën deri në fund. Nëse do të vazhdosh dhe skam asnjë dyshim se atë do të bësh, ritualin e ndaljes së fjalës opozitës për ceshtjen më të rëndësishme që ka sot Shqipëria: Një nga skandalet më të mëdha që po ndjek Europa, atëherë padyshim undë do të vazhdoj me mjetet që falë Zotit as Sigurimi i Shtetit dhe as kush tjetër nuk mund ta pengojë për të komunikuar me qytetarët. Zgjidh dhe merr!

Natyrisht nëse ky do të ishte një parlament normal, po ky nuk është një Parlament normal.

Ky është një Parlament që ka në gjirin e vet një Ministër të Brendshëm i cili garanton si pjesë e një familje mafioze aktivitetin kriminal të trafikut të drogës.

Ky është një Parlament, ku maxhoranca e cila pot ë kishte vetëm një fije nderi të mbetur do të ishte çuar në këmbë e do ta zbonte Fatmir Xhafajn, për të rivendosur nderin e poshtëruar të atyre socialistëve që keni tradhëtuar dhe padyshim tradhëtarët e shqiptarëve.

Nuk është opozita që flet të vërtetat, tradhëtarët e shqiptarëve janë Agron Xhafaj, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri dhe është Edi rama që me besimin e marrë nga shqiptarët e kthyen Shqipërinë në një zonë të lirë për krimin. Le të kthehemi tek çeshtja kryesore e ditës.

Zonja dhe zotërinj!

Të dashur qytetare dhe qytetarë!

Dita e sotme provon se i gjithë shteti është vënë në shërbim të dyshes Xhafaj dhe të Edi Ramës me një qëllim: të kapin dëshmitarin X, ti mbyllin gojën.

T’i mbyllin gojën me kërcënime, ose t’i mbyllin gojën me milionat e drogës. Kjo makineri që është vënë në lëvizje tregon fare qartë se cfarë është dhe cfarë bën Edi Rama.

Është e njëjta shfaqje që e kemi parë Edi ramën duke bërë në mbrojtje të Saimir Tahirit dhe bandës së tij të Habilajve. Janë të njëjtat veprime me të cila mohoi kanabizimin e Shqipërisë.

Është e njëjta shfaqje me të cilën mbrojti Mark Frrokun, Arben Ndokën, trafikantin e dënuar. Përdhunuesin dhe trafikantin e dënuar Elvis Roshin dhe cdo kriminel tjetër me të cilin ka lidhur fatin e tij dhe të pushtetit të tij. Sot ishte rradha e Fatmir Xhafajt dhe të vëllait të tij trafikant droge.

Është mashtrim deklarata e Edi Ramës se ai po pret raportet e agjensive ligjzbatuese nëse kanë indicia për Agron Xhafajn.

Faktet tregojnë se fshehu dhe mohoi raportet e shërbimeve sekrete vendase dhe të huaja për implikimin e Tahirit dhe të Policisë së Shtetit në kanabizimin dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.

Edi Rama e di fare mirë se përgjimi është i vërtetë.

Se Agron Xhafaj ka vazhduar trafikun e dorgës dhe e ka intensifikuar duke e kthyer në kokën e trafikut të drogës, në veçanti gjatë kohës që Fatmir Xhafaj është Ministër i Brendshëm.

Kjo është arsyeja pse Agron Xhafaj është nisur me urgjencë për në Itali, pa e nxjerrë para opionionit public me zë dhe figurë. Shqiptarët meritojnë dhe duan ta dëgjojnë vet zërin e Agron Xhafajt dhe jo ta dëgjojnë prej laboratorit të Surrelit apo laboratorëve të kapur të kamikazeve Marku e Prela. Mes propogandës, gënjeshtrave, ultimatumeve, kërcënimeve, Edi Rama tha dje gjithçka por nuk tha pse shqiptarët kanë sot për ministër të brendshëm një person që është vetë subjekt i Ligjit Antimafia.

Nuk dha llogari Edi Rama dje, pse Ministri i tij i Brendshëm ka penguar dhe pengon zbatimin e ligjit Antimafia për pasuinë e të vëllait. Pse pengoi dhe pengon  e aktivitetit aktual të vëllait të fatmir Xhafajt që e di gjithë Vlora, e di gjithë jugu dhe një pjesë e mirë e gjithë Shqipërisë, por mori rolin e ekspertit të audios. Mori rrolin e preferuar të prokurorit. Mori rrolin e preferuar të kryegjyqtarit që i volit sa herë i kapen kriminelët e tij me presh në duar.

Nuk i mjafton që e ka emëruar vetë kamikaze, pa veting, me 69 vota kur Kushtetuta thotë duhet të ishte me veting dhe me dy të tretat e votive.

Sot e kuptojmë se pse e shkeli Kushtetutën. Sepse Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, Qazim Sejdini janë gati të shkelin mbi trupa dëshmitarësh të vrarë  e jo më mbi Kushtetutën e vendit për të shpëtuar jo thjeshtë pushtetin, por lëkurën e tyre.

Duke qëndruar në detyrë edhe pse nuk u shfaq sot në këtë sallë, Fatmir Xhafaj është garancia e deformimit dhe pengimit të hetimit ndaj tij dhe të vëllait të tij, si për trafikun e dorgës nga Agron xhafaj, si për pasurinë e tij nga ligji Antimafia.

Zonja e zotërinj!

Duke qëndruar në detyrë dhe duke heshtur për 9 ditë, Fatmir Xhafaj dhe Edi rama po bëjnë pikërisht këtë: tani në këtë moment që flasim e gjithë policia është vënë pas dëshmitarit X. Dua ta përsëris para çdo shqiptari: nga e morën vesh kush është dëshmitari X, këta që pretendojnë se përgjimi nuk ishte autentik?

Dua të ja përsëris çdo shqiptari se kjo është një tejtër provë se Agron Xhafaj dhe fatmir Xhafaj, janë drejtëpërdrejt të përfshirë, i pari në trafik droge, i dyti në mbulimin e veprimtarisë së vëllait të tij.

Të dy bashkë, njëri përmes bandave të tij dhe tjetri përmes policisë që po vepron jashtë ligjit sipas urdhrave të tij. Duan të bëjnë të vetmen gjë që i shpëton: Presion dëshmitarit X! Presion familjes së dëshmitarit X!

Zonja dhe zotrinj!

Jemi në një moment kritik. Jemi në një moment vendimtar. E sotmja ka nxjerrë zbuluar e do të nxjerrë zbuluar në orët në vijim strukturën e plotë mafioze të shtetit të Edi Ramës.

Largimi i kontrolluar i Agron Xhafajt është pjesë e kësaj skeme. Ajo tregon se opozita kishte të drejtë! Ishte denoncimi ynë që i shtyu drejt këtij hapi të dëshpëruar. Por ishte dhe diçka tjetër. Duke ekstraduar, apo pretendimi që e kanë çuar në Itali, sepse nuk është ekstraduar, për të vuajtur dënimin, e shpëtojnë nga ndjekja penale këtu në Shqipëri. Krijojnë alibinë për të mos nisur hetimin.

Duket si një veprim i thjeshtë, duket sikur Agron Xhafaj shkoi si i penduar, por pot ë kishte qënë kështu, Agron Xhafaj do të kishte shkuar vetë. Vizat qeveria jonë i hoqi që në vitin 2010 dhe nuk mund të gënjejë që nuk merrte dot vizë. Aq më tepër që vendimi i formës së prerë është marrë në vitin 2012. Por e vërteta është se deri dje është Fatmir Xhafaj, ministri i brendshëm që mbronte Agron Xhafajn, mafiozin e kokainës dhe që dje është Agron Xhafaj, vëllai i tij mafioz që mbron fatmir Xhafajn dhe përpiqet ta shpëtojë atë dhe mbi të gjitha të shpëtojë veten nga hetimit i tij në Shqipëri i aktivitetit të tij kriminal.

Veprimet e kamikazes Arta Marku dhe Donika Prela që e lanë të largohet janë skandaloze. Sepse nëse ndaj tij kanë filluar hetimet sipas ligjeve shqiptare, ai nuk duhet të lejohej të largohej. Nëse nuk ka filluar hetim, pse nuk ka filluar hetim dyshja kamikaze Marku-Prela?

Natyrisht përgjigjen ju të gjithë e dini.

Ashtu si Agron Xhafaj përmes vëllait të tij ka emëruar të gjithë kupolën drejtuese të policisë, nga Ardi Veliu e poshtë ashtu dhe Rama e Xhafaj kanë emëruar të gjithë kupolën drejtues të Prokurorisë sot. Nga Marku e Prela e të gjithë poshtë.

Sot dua të ju bëj një thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë e në veçanti intelektualëve dhe figurave publike.

Është momenti kritik të kuptojmë se gjendemi në një gjendje skandaloze. Katastrofike! Ku krimi dhe mafia dominojnë gjithçka! Mos u merrni me propagandën dhe gjërat anësore që ju shërben Rama-Xhafaj.

Mos e shpërqendroni diskutimin publik nga thelbi. Ka vetëm një thelb: një qeverisje që nuk shkëputet dot nga krimi e cila ka humbur çdo mundësi të ju shërbejë shqiptarëve. Duhet ta kuptoni sot se krimi është shumë më i fortë se shteti. Që sot krimi kontrollon gjithçka. Që sot krimi nuk kursen askënd.

Ndaj sot është dita të marrim vendime të mëdha. Vendimet e mëdha që do ta ndajnë njëherë e përgjithmonë politikën dhe qeverinë nga krimi.

Ne jemi këtu sot në këtë sallë për të bërë detyrën tonë si opozitë. Ne do të jemi në krahun tuaj dhe në ballin tuaj në një aksion popullor I cili do të bëjë atë që ligji i vdekur, prokuroria e kapur dhe policia e bërë njish me bandit e Agron Xhafajt me shokë, nuk e bëjnë.

Së bashku do të shkulim nga pushteti këtë mafia që ka kapur Shqipërinë për fyti.

 

***

Zonja dhe zotërinj, të dashur qytetarë,

Edhe një herë dua nga kjo foltore të denoncoj dhe dënoj me forcë aktin terrorist, operacionin e përbashkët të bandave të Agron Xhafajt dhe policëve të Fatmir Xhafajt të cilët në vend dhe ashtu siç e do ligji të arrestonin Agron Xhafajn, por ushtrojnë terror dhe presion të paparë ndaj dëshmitarit X.

Pyetja për çdo shqiptar dhe për ju mediat është;

  1. Ku e morën vesh këta kush është dëshmitari X, nqse përgjimi nuk është i vërtetë?
  2. Ku e morën vesh se cili është dëshmitari nqse siç thotë kryeprokurori Rama, video përgjimi nuk është i vërtetë?
  3. Pse në vend që të arrestojnë Agron Xhafajn, por ushtron terror dhe presion mbi familjen e dëshmitarit dhe po përpiqen të kërcënojnë opozitën me ndjekje penale.

Përgjigjia është e thjeshtë .

Ky shtet mafioz ka për qëllim të shkatërrojë me çdo mjet e mënyrë çdo provë e cila do të çonte Agron Xhafajn në burg këtu në Shqipëri. Jo për dënimin e para 5 viteve, por sepse është koka e trafikut të drogës sot! Sepse Fatmir Xhafaj do me çdo kusht t’i shpëtojë verifikimit të pasurive të tij dhe të vllait të tij sipas ligjit antimafia.

Është e qartë për çdo shqiptar se përse Fatmir Xhafaj nuk largohet!

Fatmir Xhafaj nuk largohet sepse po të largohet ai policët nuk do të zbatojnë urdhërin e tij të paligjshëm për terror dhe presion ndaj dëshmitarit X, por do të shkonin të arrestonin vëllanë e tij, në vend që ta përcillnin “me nderime” nga Rinasi.

Është e qartë përse Fatmir Xhafaj vazhdon të jetë Ministër i Brendshëm sepse nga këto pozita ai do të kontrollojë operacionin e shkatërrimit të provave, intimidimit, pse jo, likuidimit ose joshjes së dëshmitarit X dhe familjes së tij.

Kjo është arsyeja përse Fatmir Xhafaj mbahet pas karrikes së Ministrit të Brendshëm. Jo për të luftuar krimin, por për të mbrojtur krimin.

A ka shqiptar që nuk e kupton këtë?

A ka socialist të ndershëm që nuk e kupton më këtë?

Por pyetja sot shtrohet; nqse e kupton i madh dhe i vogël, përse Edi Rama vazhdon ta mbajë Fatmir Xhafën Ministër të Brendshëm?

Edhe përgjigja e kësaj pyetje është shumë e thjeshtë.

Fati i Edi Ramës është i lidhur me fatin e Fatmir Xhafajt dhe Sajmir Tahirit me fatin e Agron Xhafajt dhe Habilajve, me fatin e kriminelëve me të cilët ka ardhur në pushtet.

Faktet për këtë nuk do të vonojnë.

Sot është dita të dëgjoni përsëri me zë dhe me figurë faktet e pakundërshtueshme.

Se jo vetëm që audiopërgjimi është autentik, e nuk mund ta ekspertojë këtë vila e Surrelit, edhe se dëshmitë faktet, për rolin e Agron Xhafajt si koka e krimit të oragnizuar, janë të plota dhe të thella!

Ajo që keni parë është maja e ajzbergut.

Edhe ajo që do të shikoni sot është akoma mbi ujë. Nuk doja kurrë ta thoja këtë, por fjalët në gjuhën shqipe, kaq janë.

Edi Rama, Fatmir Xhafaj nuk keni parë asgjë akoma!

Read More
16 Maj
0

Deklaratë e deputetit, Enkelejd Alibeaj

Kushdo që ka parë sot Fatmir Xhafajn të bëjë viktimën e një komploti, i është kujtuar Saimir Tahiri që derdhte lot krokodili në të njëjtën natë që kërcënoi Edi Ramën se burgosja e tij ishte baraz rënien e qeverisë dhe Edi Ramën në burg!

Fatmir Xhafaj ndoshta nuk ka një dosje aq të pasur sa të Saimir Tahirit për Edi Ramën, por ai njësoj si Tahiri, paralajmëroi Ramën se largimi i tij do ta thotë rënie e qeverisë!

Për të bërë këtë kërcënim për Ramën, Ministri i Brendshëm akuzoi opozitën se po bashkëpunon me djallin për të rrëzuar qeverinë!

Por kjo është më e parëndësishmja dhe pjesë e luftës së tyre të brendshme për pushtetin e kriminalizuar deri në palcë!

E vërteta është se materiali audio provoi se Agron Xhafaj nuk bën një jetë normale, por është drejtues i trafikut të drogës, nën mbrojtjen e të vëllait Ministër i Brendshëm.

Fatmir Xhafaj, njësoj si Edi Rama, e di se përgjimi është i vërtetë dhe se Agron Xhafaj ka vazhduar trafikun e drogës, veçanërisht gjatë kohës që i vëllai është Ministër i Brendshëm. Kjo është arsyeja e vetme pse Agron Xhafaj u dërgua në Itali pa ia nxjerrë më parë opinionit publik me zë dhe me figurë! Shqiptarët duan të dëgjojnë vetë zërin e Agron Xhafajt dhe jo të dëgjojnë prej Edi Ramës apo Fatmir Xhafajt rezultate ekspertize nga laboratorë apo agjensi të paidentifikuara!

Fatmir Xhafaj pati guximin të flasë edhe për dhimbjen e tij si vëlla pse vëllai trafikant droge, më në fund po kryen dënimin e merituar, si çdo qytetar tjetër në të njëjtat rrethana. Por, njësoj si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, nuk pati guximin të thotë asnjë fjalë ne deklaratën e tij për përgjegjësinë e tij direkte për moszbatimin e logjit Antimafia!

Është gënjeshtër dhe mashtrim përgjigja e tij se nuk është subjekt i ligjit Antimafia!

Është gënjeshtër dhe mashtrim se ai nuk i pengon hetimet për vëllain trafikant droge nga detyra e Ministrit të Brendshëm!

Është kriminale akuza e Fatmir Xhafajt se opozita vepron për llogari të interesave kriminale!

Është i njëjti qëndrim si i Saimir Tahirit dhe Edi Ramës, kur ne denoncuam kriminelët e Edi Ramës në parlament dhe bashki, kur denoncuam avionët e drogës, kur denoncuam kanabizimin e vendit, kur denoncuam se Saimir Tahiri kishte lidhje me bandat e trafikut te droges, kur denoncuam se është Edi Rama arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin!

Opozita është i vetmi autoritet në këtë vend që ka denoncuar lidhjet e qeverisë Rama me krimin! Ne as nuk jemi trembur dhe as nuk tërhiqemi nga sulmet e një bande kriminale qeverisëse që kërcënon  me burg opozitën, por jo kriminelët dhe trafikantët e drogës!

Beteja jonë do të vazhdojë me të njëjtën forcë!

Read More
16 Maj
0

Basha takon Daul: Moshapja e negociatave ndëshkon Shqipërinë dhe ndihmon politikanët që kanë tradhëtuar qytetarët shqiptarë, duke bashkëpunuar me krimin për pushtetin dhe pasurimin e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Sofje me Presidentin e Partisë Popullore Europiane Joseph Daul, i cili e përgëzoi Bashën për qëndrimin e opozitës në luftën kundër krimit të organizuar.

Takimi i paraprin pjesëmarrjes së zotit Basha sot në Samitin e PPE për Ballkanin Perëndimor, ku janë të pranishëm edhe kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, Kryeministri i Austrisë Sebastian Kurtz, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker, Presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani, Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, dhe drejtuesit më të lartë të Bashkimit Europian, përfaqësues të partive të qendrës së djathtë europiane.

Basha konfirmoi qëndrimin e opozitës për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Basha e argumentoi këtë qëndrim me bindjen se me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, Bashkimi Europian do të shtojë asistencën që vendi të luftojë kapjen e shtetit, krimin e organizuar, korrupsionin, të ndihmojë në sundimin e shtetit të së drejtës, përfshirë edhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Moshapja e negociatave, theksoi Basha, do të ndëshkonte Shqipërinë dhe shqiptarët. që presin dhe meritojnë standarde europiane dhe do të ndihmonte krimin dhe politikanët që kanë tradhëtuar interesat e Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë duke bashkëpunuar me krimin për pushtetin dhe pasurimin e tyre.

Presidenti i PPE Joseph Daul e garantoi Kryetarin e Partisë Demokratike për mbështetjen dhe ndihmën e Partisë Popullore Europiane për shpalosjen e vizionit dhe planit të demokratëve për çlirimin e shtetit nga kapja e krimit të organizuar, për shkëputjen e lidhjeve të politikës me krimin, luftën kundër korrupsionit, për rritjen ekonomike dhe rikthimin e shpresës në vend.

Read More
15 Maj
0

Kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të Fatmir Xhafajt

Në emër të Partisë Demokratike, në emër opozitës, kërkoj largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm. Fatmir Xhafaj si Kryetari i Komisionit të Ligjeve ka fallsifikuar Kodin e Procedurës Penale për të bërë të pamundur ekstradimin në Itali të Agron Xhafajt.  Fatmir Xhafaj si Ministër i Brendshëm, ka mundësuar që Agron Xhafaj, t’i shpëtojë ekstradimit në Itali, vuajtjes së dënimit Italian në Shqipëri dhe të vazhdojë trafikun e drogës. Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm, ka penguar dhe pengon zbatimin e Ligjit Antimafia ndaj vëllait të tij dhe atij vetë. Prokuroria duhej të kishte nisur një hetim të gjithanshëm ndaj Fatmir Xhafës. As Policia, as Prokuroria nuk vepron sa kohë Fatmir Xhafaj është Ministër i Brendshëm, eprori politik i Policisë që kryen verifikimet dhe hetimet dhe padroni politik i Arta Markut dhe Donika Prelës. Tani është momenti që të largohet si Ministër që t’i nënshtrohet ligjit anti-mafia. Shqipëria dhe shqiptarët nuk e meritojnë të kalojmë nga afera Tahirit, te afera Xhafaj.

Read More
15 Maj
0

Në emër të Partisë Demokratike, në emër opozitës, kërkoj largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm.

• Fatmir Xhafaj si Kryetari i Komisionit të Ligjeve ka fallsifikuar Kodin e Procedurës Penale për të bërë të pamundur ekstradimin në Itali të Agron Xhafajt.

• Fatmir Xhafaj si Ministër i Brendshëm, ka mundësuar që Agron Xhafaj, t’i shpëtojë ekstradimit në Itali, vuajtjes së dënimit Italian në Shqipëri dhe të vazhdojë trafikun e drogës.

• Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm, ka penguar dhe pengon zbatimin e Ligjit Antimafia ndaj vëllait të tij dhe atij vetë. Prokuroria duhej të kishte nisur një hetim të gjithanshëm ndaj Fatmir Xhafës.

• As Policia, as Prokuroria nuk vepron sa kohë Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm, eprori politik i Policisë që kryen verifikimet dhe hetimet dhe padroni politik i Arta Markut dhe Donika Prelës.

• Tani është momenti që të largohet si Ministër që t’i nënshtrohet ligjit anti-mafia. Shqipëria dhe shqiptarët nuk e meritojnë të kalojmë nga afera Tahirit, te afera Xhafaj

Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Prej një jave fakte dhe prova të qarta janë bërë publike për aferën Xhafaj. Prej ditësh shqiptarët pavarësisht prej bindjeve politike kanë pritur që Fatmir Xhafaj të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej.

Por Fatmir Xhafaj hesht dhe i fshihet përgjegjësisë së tij ligjore dhe politike.

1. Është fakt se Agron Xhafaj është kapur në një operacion ndërkombëtar kundër një organizate kriminale të trafikut të drogës i cili është zhvilluar nga Policia Italiane dhe DEA, agjencia amerikane e luftës kundër drogës.

2. Është fakt se Agron Xhafaj është dënuar në Itali me vendim të formës së prerë të konfirmuar nga Gjykata e Lartë e Italisë me 7 vjet e 2 muaj heqje lirie, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal që kryente trafik ndërkombëtar të drogës.

3. Është fakt se Agron Xhafaj i ka ikur drejtësisë, ka patur dijeni për të gjitha proceset, ka patur edhe avokat mbrojtës I cili ka ndjekur të gjitha shkallët gjyqësore, por ka zgjedhur që të mbetet në arrati gjatë gjithë procesit të gjykimit dhe dënimit.

4. Është fakt se Agron Xhafaj nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim, as në Itali dhe as në Shqipëri.

5. Është fakt se Agron Xhafaj ka qenë dhe është në Shqipëri me identitet të ndryshuar nga Agron në Geron Xhafaj.

Të gjitha këto janë fakte.

1. Në bazën e këtyre fakteve, ligji shqiptar kërkon që Agron Xhafaj të arrestohet dhe të vuajë dënimin që ka marrë.
2. Në bazë të këtyre fakteve, ligji shqiptar anti-mafia kërkon që pasuritë e tij dhe të vëllait Fatmir Xhafaj të hetohen.

Fatmir Xhafaj si Kryetari i Komisionit të Ligjeve ka manipuluar përmes falsifikimit ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, për të shtuar një nen i cili e bën të pamundur ekstradimin në Itali të Agron Xhafajt.

Fatmir Xhafaj si Ministër i Brendshëm, është sic e ka thënë vetë “pikëtakimi me njerëz të pushtetshëm mes krimit dhe pushtetit”, i cili ka mundësuar përmes pushtetit të tij që i vëllai i tij Agron Xhafaj, i dënuar me vendim të formës së prerë nga drejtësia italiane:

1. Ti shpëtojë ekstradimit në Itali dhe vuajtjes së dënimit Italian në Shqipëri dhe
2. të vazhdojë trafikun e drogës dhe të jetë një nga kokat e trafikut të drogës sic e panë dhe e dëgjuan dje mbarë shqiptarët.

Fatmir Xhafaj si Ministër i Brendshëm pengon zbatimin e Ligjit Antimafia i cili thotë:

1. Se pasuritë e atyre që dyshohen për pjesëmarrje në organizata kriminale ose trafik droge sekuestrohen, hetohen dhe nëse rezulton që janë produkt i aktivitetit kriminal atëherë konfiskohen.

2. Se edhe pasuritë e familjarëve përfshirë vëllezërit e atyre që dyshohen për pjesëmarrje në organizata kriminale ose trafik droge sekuestrohen, hetohen dhe nëse rezulton që janë produkt i aktivitetit kriminal atëherë konfiskohen, (në këtë rast vetë Fatmir Xhafaj dhe pasuritë e tij).

Në këtë rast Agron Xhafaj nuk është thjesht i dyshuar për pjesëmarrje në organizata kriminale ose trafik droge.

Agron Xhafaj është i dënuar me vendim të formës së prerë nga Drejtësia Italiane për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe trafik nërkombëtar droge.

Por Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm, ka penguar dhe pengon zbatimin e Ligjit Antimafia ndaj vëllait të tij dhe atij vetë.

Ky është rasti I vetëm në botë ku Ministri i Brendshëm përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia.

Në këtë situatë duhej që ndaj vetë Fatmir Xhafës të kishte nisur një hetim i gjithanshëm nga Prokuroria.

1. Fatmir Xhafaj duhet t’i nënshtrohet së pari hetimit të ligjit antimafia për pasuritë si familjar i personave me aktivitet mafioz.

2. Së dyti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave, vëllai i tij Agron Xhafaj i dënuar për trafik ndërkombëtar droge nga drejtësia Italiane me 7 vjet e 2 muaj nuk ka bërë asnjë ditë të vetme burg, as në Itali dhe as në Shqipëri.

3. Së treti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave Agron Xhafaj i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit.

4. Së katërti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, që mundësojnë vazhdimin e aktivitetit kriminal të Agron Xhafaj.

Por as Ministria e Brendshme, as Policia, as Prokuroria e kapur nga dyshja Rama-Xhafa nuk vepron dhe nuk do të veprojë sa kohë Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm, eprori politik i Policisë që kryen verifikimet dhe hetimet dhe padroni politik i Arta Markut dhe Donika Prelës.

Prandaj Fatmir Xhafaj duhet të largohet menjëherë nga Ministër i Brendshëm.

Shqipëria nuk mund të përballojë dot të shkojë nga një ministër i brendshëm i drogës tek një ministër tjetër i brendshëm i drogës.

Fatmir Xhafaj refuzoi që vetingu në polici të fillonte nga ai vetë dhe tani është e qartë pse nuk e pranoi këtë.

Tani është momenti që të largohet si Ministër që t’i nënshtrohet ligjit anti-mafia.

Shqipëria dhe shqiptarët nuk e meritojnë të kalojmë nga afera Tahirit, te afera Xhafaj. Ne nuk mund të kalojmë nga droga e Tahirit, tek droga e Xhafajt, e kështu me radhë.

Heshtja ndaj drogës dhe krimit, ndaj politikanëve të lidhur me krimin ndihmon vetëm krimin dhe politikanët e lidhur me të, jo Shqipërinë.

Ky nuk mund të jetë kurrë fati i Shqipërisë.

Në emër të Partisë Demokratike, në emër opozitës, kërkoj largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm.

Read More
14 Maj
0

Audio recording reveals that the brother of Albanian Interior Minister controls international drug trafficking from Vlora, under police protection

A recent audio recording between a justice collaborator and the Albanian Interior Minister’s brother, proves that Agron Xhafaj is currently involved in international drug trafficking.

Read More