Blog

14 Maj
0

Vëllai i Ministrit të Brendshëm që nuk ka vuajtur asnjë ditë nga dënimi, vazhdon aktivitetin kriminal të trafikut të drogës

VËLLAI I MINISTRIT TË BRENDSHËM QË NUK KA VUAJTUR ASNJË DITË NGA DËNIMI, VAZHDON AKTIVITETIN KRIMINAL TË TRAFIKUT TË DROGËS 

Agron Xhafaj, bos i drogës në Vlorë. 

  1. TRE FAKTET KUNDËR MINISTRIT TË BRENDSHËM FATMIR XHAFAJ

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shfrytëzuar postin publik dhe pushtetin politik për t’i siguruar paprekshmëri nga ligji vëllait Agron Xhafaj, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge me 7 vjet e 2 muaj burg.

Janë 3 fakte të rëndësishme sesi Fatmir Xhafaj, në detyrën e Ministrit të Brendshëm shkeli ligjin duke penguar cdo veprim për ekstradimin e të vëllait.

  1. Agron Xhafaj nuk e vuan dënimin, nuk bën asnjë ditë burg, sepse Fatmir Xhafaj nuk përmbush përgjegjësitë ligjore të Ministrit të Brendshëm:
  • Për të verifikuar dhe identifikuar identitetin e ri të Agron Xhafajt
  • Për të njoftuar autoritetet italiane për vendndodhjen e tij në Shqipëri
  • Për arrestimin dhe burgosjen e tij. Fatmir Xhafaj nga pozicioni i tij si Kryetar i Komisionit të Ligjeve fallsifikoi dokumentet zyrtare për të pamundësuar me ligj ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj.

Fallsikimi pamundësoi edhe vuajtjen e dënimit në Shqipëri dhe Agron Xhafaj, i dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vjet e dy muaj për trafik ndërkombëtar droge, nuk bën asnjë ditë burg.

  1. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton Ligjin Antimafia dhe pengon që ligji të veprojë ndaj tij dhe Agron Xhafajt. Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm e bën, automatikisht, subjekt të ligjit vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
  2. AGRON XHAFAJ, VËLLAI I MINISTRIT TË BRENDSHËM VAZHDON TRAFIKUN E DROGËS

Me 7 Tetor 2010 Fatmir Xhafaj deklaroi se “e ka ndihmuar vëllanë t’i rikthehet jetës normale, pa asnjë rekord negativ përballë ligjit”.

Kjo është gënjeshtër.

Kjo është e pamundur përsa kohë Fatmir Xhafaj siguron nga posti i tij që Agron Xhafaj të mos bëjë asnjë ditë burg nga dënimi dhe të vazhdojë të jetojë me paratë e drogës, pasuri e cila nuk është sekuestruar sic kërkon ligji Antimafia.

Dje e pyetëm Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj: 

A e vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal të trafikut të drogës?

Kanë kaluar 24 orë dhe Fatmir Xhafaj nuk ka kthyer përgjigje.

Ne i dimë arsyet përse ai hesht.

Arsyet janë se i vëllai i Ministrit të Brendshëm nuk bën një jetë normale, siç garanton Fatmir Xhafaj.

Ai është një nga bosët më të fuqishëm të trafikut të drogës në Shqipëri, që drejton dhe koordinon një grup kriminal me bazë në qytetin e Vlorës.

Partia Demokratike publikon sot një material audio që tregon se Agron Xhafaj e kryen aktivitetin kriminal të trafikimit të drogës edhe gjatë kohës që vëllai drejton Ministrinë e Brendshme.

III. Qëndrim përmbyllës

Kjo që dëgjuam është e vërteta dhe realiteti.

Agron Xhafaj është bos i drogës në Shqipëri, por i pa prekshëm përsa kohë është vëllai i Ministrit të Brendshëm.

Fatmir Xhafaj është mbrojtja e Agron Xhafajt.

Fatmir Xhafaj i siguron vëllait trafikant droge mbështetjen e Policisë së Shtetit.

Ky është realiteti i qeverisjes së Edi Ramës:

Ministrat e tij të brendshëm mbështesin dhe lehtësojnë trafikun e drogës.

Pushteti i Edi Ramës e ka lidhur fatin e vet me atë të krimit të organizuar.

Read More
13 Maj
0

PD pyet Fatmir Xhafën: A vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal të trafikut të drogës?

3 ditë më parë, në momentin e vetëm që foli publikisht për vëllanë e tij të dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge, Fatmir Xhafaj tha se nuk kishte asgjë për të shtuar më shumë sesa kishte thënë për këtë çështje në tetor 2010.  Fatmir Xhafaj e pranoi publikisht se kishte dijeni për dënimin e vëllait, por gënjeu publikisht, kur tha se i vëllai ka vuajtur pasojat ligjore.

“Një gabim dhe faj, PËR TË CILIN I VUAJTI PASOJAT LIGJORE. Historia e tij vetjake ishte dhe mbetet rekordi I VETËM negativ i tij përballë ligjit.”

Kjo deklaratë e Fatmir Xhafaj gjendet në faqen 53 të procesverbalit – Seanca Plenare e Kuvendit e datës 07.10.2010.

E vërteta është që Ministri Fatmir Xhafaj ka gënjyer. Agron Xhafaj nuk ka bërë asnjë ditë burg nga dënimi i dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë, me 7 vjet e 2 muaj burgim, për trafik ndërkombëtar droge. Ai nuk ka vuajtur asnjë pasojë ligjore, ndryshe nga sa deklaron Fatmir Xhafaj.

Si Kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj e ka ndihmuar Agron Xhafajn t’i shpëtojë drejtësisë, të mos burgoset, të ketë paprekshmëri nga Policia e Shtetit dhe prokuroria.

3 FAKTE SESI FATMIR XHAFAJ KA FALLSIFIKUAR DHE SHKELUR LIGJIN PËR T’I SIGURUAR PAPREKSHMËRI  VËLLAIT TRAFIKANT DROGE

Fatmir Xhafaj, nga pozicioni i Ministrit të Brendshëm, ka shkelur ligjin që i vëllai t’i shpëtojë vuajtjes së dënimit duke penguar çdo veprim për ekstradimin e tij:

për të verifikuar dhe identifikuar identitetin e ri të Agron Xhafajt;

për të njoftuar autoritetet italiane për vendndodhjen e tij në Shqipëri;

për arrestimin dhe burgosjen e tij.

Fatmir Xhafaj, nga pozicioni i tij si  Kryetar i Komisionit të Ligjeve, fallsifikoi dokumentet zyrtare dhe trafikoi në mënyrë të paligjshme në Kodin e Procedurës Penale një dispozitë ligjore:

Për të pamundësuar ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj, i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga Gjykata Italiane e Kasacionit për trafik ndërkombëtar droge.

Për të pamundësuar njohjen e vendimit nga drejtësia shqiptare në mënyrë që ,vëllai i tij Agron Xhafaj të mos bëjë asnjë ditë burg as në Shqipëri.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton Ligjin Antimafia duke penguar që ligji të veprojë ndaj Agron dhe Fatmir Xhafajt.

Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm e bën, automatikisht, subjekt të ligjit vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

A E VAZHDON TRAFIKUN E DROGËS AGRON XHAFAJ, VËLLAI I MINISTRIT TË BRENDSHËM?

Duke i qëndruar deklaratës së 7 Tetorit 2010, Fatmir Xhafaj rikonfirmoi 3 ditë më parë, se “e ka ndihmuar vëllanë t’i rikthehet jetës normale, pa asnjë rekord negative përballë ligjit”. Por a mund të arrihet kjo, kur ai nuk ka bërë ansjë ditë nga dënimi dhe kur ka vazhduar të jetojë më paratë nga trafiku ndërkombëtar i drogës, pasuri e cila nuk është cënuar nga pengimi I ligjit Antimafia?

Është aksiomë se kur pasuritë e vëna përmes aktivitetit kriminal të trafikut të drogës nuk sekuestrohen, ato shërbejnë si burim financimi për vazhdimin e aktivitetit kriminal.

Prandaj Fatmir Xhafaj duhet t’i përgjigjet sot disa pyetjeve që bëjnë të gjithë: 

·         A e vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal të drejtimit të organizatave kriminale të trafikut të paligjshëm të drogës?

·         A ka përgjegjësi ligjore, politike dhe morale Fatmir Xhafaj nëse Agron Xhafaj, pasi u bë “vëllai i Ministrit të Brendshëm”, koordinon veprimtarinë kriminale të trafikut të drogës në Shqipëri?

·         A është Agron Xhafaj një nga bosët e drogës në Shqipëri?

·         A e ka Agron Xhafaj nën urdhra Policinë e Shtetit, si strukturë ndihmëse që i lehtëson veprimtarinë kriminale?

Read More
13 Maj
0

 Shkolla e Magjistraturës shkel ligjin e vettingut dhe bën testimin në fshehtësi të plotë

Shkolla e Magjistraturës është vënë në shërbimin politik të Edi Ramës për të ndikuar vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke rrëzuar një nga shtyllat kryesore të reformës në drejtësi.

Në kundërshtim me ligjin e vettingut, Shkolla e Magjistraturës ka zhvilluar testimin e aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit në fshehtësi të plotë, pa transparencë dhe pa asnjë njoftim publik.

Ky proces i drejtuar nga kamikazi i Edi Ramës në Shkollën e Magjistraturës është jetik për të ardhmen e sistemit dhe mungesa e transparencës është shenjë e qartë se po zbatohet projekti i Edi Ramës për kapjen e drejtësisë përmes emërimeve të reja.

Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë për mungesën e transparencës në këtë proces jetik për garantimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë dhe eficencën e tij.

Shkolla e Magjistraturës ka detyrimin të informojë publikisht për datën e zhvillimit të këtij procesi. Testimi i aftësive profesionale për gjyqtarët dhe prokurorët  e rinj në shkelje të ligjit të vettingut dhe në mungesë të plotë transparence është treguesi që procesi është i korruptuar dhe i deformuar dhe që po zhvillohet nën ndikimin e plotë të Qeverisë.

Partia Demokratike nuk do të njohë asnjë proces të rekrutimeve të reja në sistemin e drejtësisë që është i korruptuar, jo transparent dhe i ndikuar politikisht.

Shmangia e ndikimit politik mbi sistemin e drejtësisë dhe eleminimi i kulturës së pandëshkueshmërisë, si qëllime madhore të Reformës në Drejtësi, janë e vetmja mënyrë për të siguruar një sistem drejtësie për qytetarët dhe që mbron të drejtat dhe liritë themelore të tyre.

Read More
12 Maj
0

Fatmir Xhafaj nuk e zbaton Ligjin Antimafia ndaj vëllait të tij të dënuar për drogë

FATMIR DHE AGRON XHAFAJ JANË SUBEJKTE TË LIGJIT “ANTIMAFIA”

Denoncimi i PD: Fatmir Xhafaj nuk e zbaton Ligjin Antimafia ndaj vëllait të tij të dënuar për drogë.

PËRMBLEDHJE E SHKURTËR E FAKTEVE TË BËRA PUBLIKEDënimi i Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, me 7 vjet e 2 muaj burgim, është tashmë një fakt i pranuar nga vetë Ministri. Edhe dijeninë e tij mbi këtë dënim, Fatmir Xhafaj e pranoi vetë, duke thënë se vendimin e ka gjetur online.

Mirëpo, është fakt që Agron Xhafaj nuk ka bërë asnjë ditë burg nga ky dënim.

Kjo ka ndodhur sepse Fatmir Xhafaj dukë shpërdoruar pozicionin e tij publik si Kryetar i Komisionit të Ligjeve, falsifikoi dokumentet zyrtare, dhe trafikoi në mënyrë të paligjshme në Kodin e Procedurës Penale një dispozitë ligjore:

Që pamundëson ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga Gjykata Italiane e Kasacionit, si dhe
Që pamundëson njohjen e vendimit nga drejtësia shqiptare në mënyrë që vëllai i tij Agron Xhafaj të mos bëj asnjë ditë burg as në Shqipëri nga dënimi i tij nga drejtësia italiane për trafik droge.

Fatmir Xhafaj hesht. Ai nuk përgjigjet për falsifikimin dhe trafikimin e këtij neni. Ai nuk përgjigjet për miratimin e një ligji që është në kundërshtim me Konventën Europiane të Ekstradimeve.

Fatmir Xhafaj ka detyrimin ligjor t’i shpjegojë shqiptarëve se përse nuk vepron ligji ndaj vëllait të tij?

Përse Agron Xhafaj ka imunitet mbi ligjin?

Pse nuk ekzekutohet vendimi i dënimit të tij, me 7 vjet e 2 muaj burgim?

Pse nuk vepron Policia e Shtetit?

Pse është degdisur Operacioni “Forca e Ligjit” në operacionin “Forca e Agronit”?

Si i falsifikoi Xhafaj dokumentet zyrtare për të siguruar që i vëllai t’i shpëtojë drejtësisë?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve, të cilat Fatmir Xhafaj nuk i jep dot, provojnë sesi e përdorë ai pozicionin e Ministrit të Brendshëm dhe të Kryetarit të Komisionit të Ligjeve për të mbrojtur të vëllain e dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Vetë Ministri italian i Drejtësisë vetëm 6 muaj më parë, kërkoi që vendimet e dënimit të dhëna në mungesë, duhet të ekzekutohen, dhe se Italia nuk jep garanci për rishikim të vendimit kur personit të dënuar i është garantuar e gjithë e drejta e mbrojtjes.

Heshtjes së Fatmir Xhafajt, ka vendosur t’i bashkohet edhe Arta Marku. Faktet dhe provat që tregojnë se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka kryer veprën penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë publikë dhe të falsifikimit të dokumenteve zyrtare, janë përpara syve të çdo shqiptari.

E vetmja që ka vendosur të mos i shohë është Arta Marku. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë: ajo është vendosur aty nga Edi Rama, në shkelje të Kushtetutës dhe pa veting, pikërisht për të garantuar  mbrojtjen e korrupsionit të qeverisë Rama.

Të dy Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku janë të angazhuar edhe në një shkeljë tjetër flagrane të ligjit të cilën jua prezantojmë më poshtë:

MOSZBATIMI I LIGJIT ANTIMAFIA PER AGRON XHAFAJN

Më 7 Nëntor 2017, Ministri i Brendshëm në një aktivitet publik për prezantimin e Operacionit Forca e Ligjit, deklaroi angazhimin që t’i shpallet luftë krimit të organizuar dhe pasurive të tij.

Për t’i identifikuar organizatat kriminale dhe goditur anëtarët dhe pasurinë e tyre – deklaroi Fatmir Xhafaj – është shumë e thjeshtë:

Mjafton të shohësh PIKË-TAKIMET APO LIDHJET E TYRE ME NJERËZ TË PUSHTETIT.

Sot e pyesim Fatmir Xhafajn: Cilat janë pikëtakimet apo lidhjet e Agron Xhafajt me njerëz të pushtetit?

A vlen angazhimi i Fatmir Xhafajt për të goditur pasuritë e organizatave kriminale edhe për vëllain e tij?

A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave me rekorde kriminale pasuritë e të cilëve duhet të verifikohen?
A është skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit Agron Xhafaj dhe aktiviteti i tij ekonomik, për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm kriminal në trafikun e drogës?
A ka operacioni “Forca e Ligjit” efekt mbi pasurinë e vëllait të Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge, apo ai është i paprekshëm sa kohë Ministër i Brendshëm dhe drejtues i operacionit është Fatmir Xhafaj?
A gënjeu Fatmir Xhafaj kur tha se as ai dhe as familjarët e tij nuk janë mbi ligjin, dhe se ai nuk ka asnjë pushtet për të ndikuar mbi këtë çështje?Ne sot do provojmë përpara jush, se falsifikimi i ligjit, për llogari të vëllait të dënuar për trafik droge, me qëllim që ai t’i shpëtojë drejtësisë, nuk është ndihma e vetme që Fatmir Xhafaj i ka dhënë vëllait të tij.

Mos-ekzekutimi i vendimit të dënimit të Agron Xhafaj, nuk është akti i vetëm sesi Fatmir Xhafaj po ndihmon vëllain që t’i shpëtojë drejtësisë.

Ne sot do ju provojmë se Fatmir Xhafaj nuk zbaton ligjin shqiptar antimafia ndaj vëllait të tij, dhe se përdor funksionin si Ministër i Brendshëm për t’i dhënë imunitet dhe paprekshmëri vëllait të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

III. FATMIR DHE AGRON XHAFAJ JANË SUBJEKT I LIGJIT ANTIMAFIA

Sipas ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i njohur publikisht si LIGJI ANTIMAFIA, Agron Xhafaj është subjekt, ndaj të cilit duhet të zbatohen masat ndaluese.

Ligji Antimafia ka për qëllim konfiskimin e pasurisë së personave, të cilët kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik, si rezultat i veprimtarisë së dyshuar kriminale, me qëllim parandalimin dhe goditjen ndaj krimit të organizuar dhe trafikuesve të lëndëve narkotike,

Subjekt i këtij ligji është çdo person për të cilin ka indicie se:

është pjesëmarrës apo ka kryer krime në kuadër të një organizate kriminale;
ka kryer krime që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike.

Për rastin e Agron Xhafaj, jo vetëm që ka indicie për kryerjen e këtyre krimeve, por ky fakt është i provuar nga vendimet e drejtësisë italiane.

Agron Xhafaj është dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim:

Për pjesëmarrje në grup kriminal që kishte për synim trafikun ndërkombëtar Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA, ku Agron Xhafaj kishte rolin e furnizuesit të grupit kriminal me heroinë.
Për drejtimin e një rrjeti të shpërndarësve të lëndëve narkotike heroinë, kokainë, hashash në Bolonja.
Për bashkëpunim në transportimin nga Shqipëria në Itali të lëndëve narkotike të llojit heroinë, kokainë dhe kanabis.
Për bashkëpunim me persona të tjerë, për mbajtjen në mënyrë të paligjshme, dhënien dhe marrjen e lëndëve narkotike.

Pyetja që shtrohet sot është: A e ka zbatuar Ligjin Antimafia Ministri i Brendshëm në rastin e Agron Xhafajt?

A ka vepruar Policia e Shtetit? A ka vepruar prokuroria?

Ligji Antimafia i detyron këto tre institucione që të marrin masa parandaluese ndaj Agron Xhafajt dhe rrethit të tij familjar, nëpërmjet sekuestrimit të pasurive, veprimtarive ekonomike apo tregtare, dhe nëse provohet që janë krijuar në mënyrë të paligjshme dhe të pajustifikuar, kanë detyrimin për konfiskimin e tyre.

Sipas Ligjit Antimafia, Neni 8, Policia e Shtetit, që është nën varësinë e Ministrit të Brendshëm, ka detyrimin që të veprojë me iniciativën e vet, për të verifikuar pasurinë e Agron Xhafajt.

Pasi merr dijeni për pasuritë, Policia ja referon çështjen prokurorisë. Është detyrë e prokurorisë të bëjë hetimin e mjeteve financiare, të pasurive, veprimtarive ekonomike, tregtare dhe profesionale, mënyrës së jetesës, si dhe të burimeve të të ardhurave.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka detyrimin të përgjigjet sot, nëse e ka përmbushur këtë detyrim ligjor.

Përgjigja është jo; Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk e ka zbatuar Ligjin Antimafia.

Kjo edhe për një arsye tjetër të fortë: Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm, automatikisht e bën subjekt të ligjit, vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas Ligjit Antimafia neni 3, vetë Fatmir Xhafaj është subjekt i këtij ligji.

Neni 3 e thotë qartë se dispozitat e Ligjit Antimafia zbatohen edhe ndaj pasurive të personave, në pronësi ose të zotëruara në mënyrë të tërthortë nga personat e afërm (bashkëshorti, fëmijët, vëllezërit, motrat, bashkëjetuesi), për të cilët prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta.

Shqipëria është i vetmi vend në botë ku Ministri i Brendshëm, përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia.

NË PËRMBYLLJE

Është e qartë dhe e kuptueshme për cdo shqiptar:

Sa kohë Ministër i Brendshëm është Fatmir Xhafaj, ligji antimafia, nuk vepron ndaj Familjes Xhafaj, pavarësisht dënimit për trafik ndërkombëtar droge të Agron Xhafajt.

Ata kanë imunitet, kanë fituar paprekshmëri.

Agron Xhafaj nuk vuan asnjë ditë nga dënimi, liria, paprekshmëria dhe pasuritë e tij janë të garantuara sa kohë Ministër i Brendshëm është vëllai i tij Fatmir Xhafaj.

Parimi se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, nuk ekziston më, është fshirë nga Kushtetuta dhe ligji, dhe është thjeshtë i pazbatueshëm.

Agron Xhafaj dhe Fatmir Xhafaj janë mbi ligjin dhe të paprekshëm nga Ligji Antimafia.

Shqipëria është i vetmi vend në botë ku Ministri i Brendshëm, përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia.

Read More
11 Maj
0

Italian Minister of Justice, Mr. Andrea Orlando, explaining in a TV interview the case of Albanian Interior Minister’s brother extradition.

Following the scandal relating to the convicted brother of Albanian Minister of Interior, the Democratic Party of Albania publishes an interview of the Italian Minister of Justice in which he explains the procedural conflict between the two Governments due to the change imposed by Fatmir Xhafaj, at the time, Chairman of the Legal Affairs Parliamentary Committee.

Read More
11 Maj
0

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të veprojë ndaj Fatmir Xhafajt

PD: Ministri Italian i Drejtësisë denoncoi ligjin e kontrabanduar nga Fatmir Xhafaj për të mbrojtur të vëllain e dënuar për trafik droge

I. PSE HESHT FATMIR XHAFAJ?

Fatmir Xhafaj kërkoi prova që i vëllai i tij është i dënuar për trafik ndërkombëtar droge dhe Partia Demokratike shpalosi përpara çdo shqiptari vendimin e dënimit të vëllait në Itali, me 7 vjet e 2 muaj.

Pas këtij fakti tronditës, Fatmir Xhafaj u detyrua ta pranonte ekzistencën e dënimit, por u përpoq të shfaqësohej se ai nuk e ka ndihmuar dhe nuk po e ndihmon të vëllain që t’i shpëtojë drejtësisë.

Dje Partia Demokratike, provoi me fakte dhe prova, me dokumente zyrtare të shtetit shqiptar, sesi personalisht Fatmir Xhafaj, ka falsifikuar dokumentet zyrtare për të mundësuar që i vëllai t’i shpëtojë përfundimisht drejtësisë dhe të mos bëjë asnjë ditë burg, pavarësisht se gjykatat italiane e kanë dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim.

Fatmir Xhafaj përfitoi nga pozicioni i tij publik si Kryetar i Komisionit të Ligjeve, që të kontrabandonte dhe impononte në parlament, një dispozitë ligjore:
1. për të pamundësuar ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga Gjykata Italiane e Kasacionit.
2. Po ashtu, për të manudësuar njohjen e vendimit nga drejtësia shqiptare në mënyrë që vëllai i tij Agron Xhafaj të mos bëj asnjë ditë burg as në Shqipëri nga dënimi i tij nga drejtësia italiane për trafik droge.

Fatmir Xhafaj hesht. Ashtu siç heshti për pyetjet që i kemi bërë prej ditësh:

Pse nuk e zbaton vendimin e drejtësisë italiane për vëllain e tij të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Pse nuk vepron Operacioni “Forca e Ligjit” për vëllain e Fatmir Xhafajt?

Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga publikimi i dokumenteve zyrtare që provojnë në mënyrë të pakundërshtueshme, falsifikimin që Fatmir Xhafaj i bëri versionit të ligjit të miratuar nga Komisioni i Ligjeve, duke ndryshuar nenin që jep imunitet ligjor dhe liri të përjetshme vëllait të tij, Fatmir Xhafaj nuk ka folur asnjë fjalë.

II. PSE GËNJEN VASILIKA HYSI DHE ULSI MANJA?

Fatmir Xhafaj ka shkelur ligjin, dhe ka falsifikuar aktet parlamentare. Këto vepra të rënda penale I ka ndërmarrë për në shërbim të vëllait të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Dy kolegët e tij Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja, mashtruan sot në mënyrë të pacipë, për t’i ardhur në ndihmë Fatmir Xhafajt, të kapur në flagrancë duke falsifikuar ligjet e Reformës në Drejtësi për të shpëtuar të villain e dënuar për trafik droge.

Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja, dhe cdo kamikaz i Xhafës dhe Ramës nuk mund të fshehin të vërtetën kriminale:

Faktet dhe dokumentet zyrtare të publikuara dje e tregojnë qartë. Ndryshimi u kontrabandua nga Fatmir Xhafaj, me një qëllim të vetëm: I vëllai t’i shpëtojë drejtësisë. Ky është një krim i dënueshëm nga ligji shqiptar.

Në përpjekjen të dëshpëruar për të mbuluar këtë krim, Xhafa dhe kamikazët e tij kanë shpallur se shpëtimi nga vuajtja e dënimit për Agron Xhafaj, të dënuar si trafikant ndërkombëtar droge është standart europian. Se Agron Xhafaj duhet t’i shpëtojë drejtësisë, për shkak se kështu thotë Konventa Europiane e Ekstradimi???

Nuk ka shqiptar që beson këtë gënjeshtër të trashë. Nuk ka shqiptar që beson se në Europë kur dënohesh me 7 vjet e dy muaj burgim për trafik droge nuk bën asnjë ditë burg.
Jo, ky nuk është standart Europian, ky është standarti mafioz Xhafaj, ku njëri vëlla merret me drogë dhe dënohet, vëllai tjetër përdor pushtetin politik si Ministër dhe si kryetar i komisionit të ligjeve për ta shpëtuar nga dënimi.

Ja faktet që rrëzojnë këtë mashtrim kriminal dhe vetëm rëndojnë pozitën penale të Fatmir Xhafajt:

III.ÇFARË THOTË KONVENTA EUROPIANE PËR EKSTRADIMIN?

Konventa Europiane për Ekstradimin, që ka qenë në fuqi dhe është zbatuar, edhe përpara se të bëhej ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, thotë krejt të kundërtën e asaj që deklaruan kamikazët e mazhorancës.

Konventa Europiane e Ekstradimit thotë shprehimisht se:

Ekstradimi mund të refuzohet, vetëm në ato raste kur Shqipëria mendon se procedurat e gjykimit në një cështje konkrete nuk përmbushin të drejtat minimale të mbrojtjes, të njohura për një person të akuzuar për një vepër penale. Në këtë rast, kërkohet garancia për rigjykim.

Nëse personit të dënuar në mungesë, i janë respektuar të drejtat minimale të mbrojtjes, por ai vetë ka zgjedhur që t’i fshihet drejtësisë, atëherë jo vetëm nuk kërkohet garanci për rigjykim, por sipas Konventës është e detyrueshme që të lejohet ekstradimi.

Kjo është Konventa. Ky është standardi europian.

Ndërkohë që ndryshimi I trafikuar në mënyrë korruptive nga Fatmir Xhafaj për për llogari të vëllait të tij, përcakton se edhe kur janë respektuar të drejtat minimale të mbrojtjes, edhe kur personi i fshihet me qëllim drejtësisë, përsëri ai nuk ekstradohet, nëse nuk jepet garanci për rigjykim.

Asnjë vend i Bashkimit Europian apo SHBA, nuk jep garanci për rigjykim në raste të tilla. Kjo nënkupton që personi i dënuar as nuk esktradohet dhe as nuk e vuan dënimin në burgjet shqiptare.

Rasti i vëllait të Ministrit të Brendshëm, hyn në rastet kur Konventa lejon ekstradimin pa kërkuar garanci për rigjykim. Kjo për faktin se atij i janë respektuar të drejtat e mbrojtjes të cilat Agron Xhafaj I ka ndjekur deri në fund përmes avokatëve të tij.

Dokumentet zyrtare të drejtësië Italiane vërtetojnë se:
1. Agron Xhafaj është është vënë në dijeni personalisht për ndjekjen penale.
2. Agron Xhafaj ka pajtuar avokat mbrojtës
3. Ai dhe avokatët e tij kanë ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit të Leces dhe më pas në Gjykatën e Lartë Italiane.
4. Këto ankime dhe provat dhe argumentet e paraqitura nga avokatët mbrojtës janë rrëzuar përfundimisht nga të dyja këto Gjykata.
5. Vendimi është përfundimtar dhe i formës së prerë dhe e drejta e mbrojtjes të dënuarit Xhafaj është garantuar plotësisht.

Por Agron Xhafaj, ka zgjedhur t’i fshihet drejtësisë dhe të strehohet në Shqipëri.

Në këto kushte, asnjë autoritet italian nuk jep garanci për rishikim të vendimit, në shkelje te legjislacionit italian dhe Konventës Europiane për Ekstradimet.

Tani si pasojë e amendamentit korruptiv Xhafaj në Kodin e Procedurës Penale, është pamundësuar ekzekutimi i dënimit në Itali ose në Shqipëri.

Pra i dënuari me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik droge nuk vuan asnjë ditë!

SEPSE ËSHTË VËLLAI I FATMIR XHAFAJT.

IV. QËNDRIMI I MINISTRIT ITALIAN TE DREJËSISË

Fakti që neni i kontrabanduar nga Fatmir Xhafaj, për llogari të vëllait të tij, nuk është standard i Konventës, nuk është qëndrim VETËM i opozitës shqiptare. Ky është qëndrim zyrtar i autoriteteve italiane.

Unë dëshiroj t’ju ftoj të dëgjoni me zë e figurë, qëndrimin e Ministrit Italian të Drejtësisë, të dhënë në një intervistë më datë 13 Dhjetor 2017, ku thekson se në bazë të Konventave vendime e dënimit të dhëna në mungesë duhet të ekzekutohen, dhe se Italia nuk ka dhënë garanci për rigjykim për 12 persona të dënuar në Itali dhe për të cilët është kërkuar ekstradimi nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit Xhafaj e deri në Dhejtor 2017.

V. QËNDRIM PËRMBYLLËS POLITIK DHE KËRKESA DREJTUAR PROKURORISË

Ministrin Italian të Drejtësisë e kanë dëgjuar edhe Hysi dhe Manja, të cilët duhet t’i kërkojnë ndjesë shqiptarëve që i gënjyen në mënyrë të pacipë, duke ia servirur mbrojtjen kriminale që Fatmir Xhafaj i ka bërë vëllait të tij, si standart europian!

Për ta përmbyllur:

Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, është provuar pa asnjë dyshim se është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për trafik ndërkombëtarë drogë, me 7 vjet e dy muaj.

Agron Xhafaj nuk ka bërë asnjë ditë burg nga ky dënim i dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë.

Fatmir Xhafaj, si Ministër i Brendshëm, nuk ka përmbushur përgjegjësitë e veta ligjore, për ta identifikuar shtetasin Agron Xhafaj dhe për të mundësuar përballjen e tij me drejtësinë italiane.

Fatmir Xhafaj, si Kryetar i komisionit të ligjeve, nëpërmjet veprave penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe korrupsionit të zyrtarët të lartë publik, kontrabandoi në ligj një nen të ta miratuar nga Komisioni, që I siguron vëllait të tij paprekshëmrinë dhe shpëtimin nga dënimi.

Këto fakte janë publikë, të rënda dhe të pakontestueshme.

Shqiptarët sot pyesin. C’po bën Prokuroria? Pse nuk vepron Prokuroria?

Prokuroria ka detyrimin ligjor të marrë në përgjegjësi penale Fatmir Xhafajn për falsifikim dokumentash dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë publikë.

Cdo vonesë, cdo ditë të mosveprimit të saj ndaj fakteve dhe provave të bëra publike për kryerjen e veprave penale nga Ministri i Brendshëm, e bën këtë organ përgjegjës ligjërisht.

Read More
10 Maj
0

Deklaratë e Partisë Demokratike

Lirimi i ish deputetit të akuzuar për vrasje Mark Frroku është prova më e re se drejtësia është plotësisht nën kontrollin e Edi Ramës dhe kupolës së tij mafioze.

Kryegjykatësi Edi Rama liroi mikun e tij Mark Frroku duke vepruar njësoj si me vëllain e tij vrasës të kryekomisarit, Arben Frroku.

Lirimi i Mark Frrokut, familja mafioze Xhafaj, kompromentimi i hetimeve për Saimir Tahirin, kapja e plotë e prokurorisë janë fundi i shtetit ligjor në Shqipëri!

Në këto kushte i vetmi që mund të japë shpresë është populli. Ka ardhur koha që njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët nuk duan të sundohen nga krimi, të marrin në dorë fatin e tyre. Ose qeveria mafioze e Edi Ramës, ose Shqipëria. Të dyja bashkë nuk mund të zgjasin më!

Read More
10 Maj
0

Skandali: Fatmir Xhafaj falsifikoi ligjet e Reformës në Drejtësi për të mbrojtur vëllain 

Skandali: Fatmir Fhafaj falsifikoi ligjet e Reformës në Drejtësi për të mbrojtur vëllain

Denoncimi i PD: Fatmir Xhafaj i ka siguruar paprekshmëri me ligj vëllait të tij të dënuar

XHAFAJ I DJESHËM MOHOI XHAFAJN E SHTATORIT 2017
Në Shtator 2017, Fatmir Xhafaj e konsideroj akuzën se i vëllai është i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, si një çështje të sajuar nga opozita, dhe se nëse do të kishte fakte dhe prova për këtë, atëherë PD duhet t’i gjente dhe do ishte një rast i mirë për ta “kryqëzuar” atë. Pasi PD publikoi dje vendimin gjyqësor të formës së prerë të Gjykatës së Kasacionit, se i vëllai i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Agron Xhafaj është i dënuar për trafik ndërkombëtar, me 7 vjet e 2 muaj burgim, dhe se ai nuk ka vuajtur asnjë ditë nga ky dënim, Fatmir Xhafaj doli dhe përgjënjeshtroi veten.

Ai u detyrua publikisht dje të pranonte se i vëllai është i dënuar, dhe se vendimi që publikoi dje Partia Demokratike është i vërtetë dhe se ai e disponon këtë vendim edhe për shkak se është lehtësisht i gjendshëm edhe online.

Për ndërsa pranoi se e ka gjetur online vendimin e dënimit të të vëllait, Fatmir Xhafaj la pa përgjigje, ashtu sic paralajmëruam edhe dje, 7 pyetjet që i bëmë.

Ndër to:

1)    Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të kërkuar identifikimin e Agron Xhafajt dhe për të verifikuar zyrtarisht nëse është apo jo i dënuar, në kushtet kur deklaron se cilido në këtë vend, përfshi atë vetë apo familjarët e tij nuk është mbi ligjin, dhe se ai dhe qeveria e tij nuk i siguron dhe nuk i garanton imunitet nga shkelja e ligjit askujt?

2)    Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij në Itali, siç ka vepruar për shtetas të tjerë? Pse nuk i ka kontaktuar Fatmir Xhafa, as shkresërisht, dhe as informalisht, autoritetet ligjzbatuese italiane, siç ka vepruar për shtetas të tjerë?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve, të cilat Fatmir Xhafaj nuk i jep dot, provojnë sesi po e përdor ai detyrën e Ministrit të Brendshëm për të mbrojtur të vëllain e dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Pyetja që ngrihet sot nga të gjithë është: A është ndihma që po i jep Fatmir Xhafaj si Ministër i Brendshëm të vëllait të dënuar për trafik droge, rasti parë, apo ai ka ndikuar edhe më herët, duke përdorur funksionet publike, për ta mbrojtur të vëllain?

Kësaj pyetje Fatmir Xhafaj iu përgjigj dje! Edhe kësaj here mashtroi.

FAKTE SE SI FATMIR XHAFAJ KA NDIKUAR MBI ÇËSHTJEN E TË VËLLAIT DUKE SHPËRDORUAR FUNKSIONET PUBLIKE

Në deklaratën e ditës së djeshme Fatmir Xhafaj pohoi se ai në raport me çështjen e dënimit të vëllait dhe shëtitjes së Agron Xhafajt të lirë, ndërkohë që duhet të ishte në burg, as ka patur e as nuk ka asnjë lloj pushteti për të ndikuar në çfarëdolloj forme mbi të.

Ky është mashtrim! Ne sot do të provojmë, me fakte dhe prova, sesi Fatmir Xhafaj, dje si Kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi dhe Kryetar i Komisionit të Ligjeve, njëlloj si sot Ministër i Brendshëm, jo vetëm ka ndikuar në këtë çështje, por i ka siguruar të vëllait lirinë e përjetshme, dhe garancinë me ligj të shmangies nga vuajtja e dënimit të marrë në mungesë për trafik ndërkombëtar droge!

Shqiptarët e kujtojnë se një nga ligjet e miratuara në kuadër të Reformës në Drejtësi, ishte edhe ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale. Pikërisht ky ligj ishte mundësia e artë që Fatmir Xhafaj të zgjidhte hallin e madh të vëllait të tij Agron Xhafaj të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, në Itali, në mungesë.

Pa transparencë dhe në konflikt të pastër interesi, Ftamir Xhafaj propozoi dhe miratoi një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale, që i siguron paprekshmërinë vëllait të tij Agron Xhafaj. Konkretisht, në nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale, befas dhe pa asnjë diskutim, shtohet pika “f”, duke parashikuar që NUK MUND TË JEPET EKSTRADIMI KUR PERSONI I KËRKUAR ËSHTË DËNUAR NË MUNGESË, ME PËRJASHTIM TË RASTIT KUR SHTETI KËRKUES JEP GARANCI PËR RISHIKIMIN E VENDIMIT.

Po si u ndryshua kjo dispozitë? A u falsifikua vendimi i Komisionit nga Fatmir Xhafaj, për të mbrojtur të vëllain e dënuar në mungesë?

III. FAKTE TË FALSIFIKIMIT TË PROCESVERBALEVE DHE VENDIMEVE TË KOMISIONIT NGA FATMIR XHAFAJ

Nga shqyrtimi i provave dhe fakteve, dhe konkretisht dokumenteve parlamentare, të publikuara zyrtarisht, rezulton se:

FAKT 1: Me shkresën nr. 3960, datë 28.12.2016, grupi i ekspertëve të nivelit të lartë, nëpërmjet deputetes Vasilika Hysi, ka propozuar këto ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, në nenin 491:

a)Në pikën 1, shkronja “c” shfuqizohet .
b)Pas shkronjës “e” shtohen shkronjat “ë” dhe “f” me këtë përmbajtje:
“ë) kur është parashkruar ndjekja penale ose dënimi sipas ligjit të shtetit kërkues ose të shtetit të kërkuar;

f) kur i personi i kërkuar është dënuar në mungesë dhe nuk jep pëlqimin për t’u ekstraduar.”
c)Pas pikës 1, shtohet pika 2 me këtë përmbatje:
“2. Në rastin e parashikuar nga shkronja f), Ministria e Drejtësisë fton shtetin kërkues që të kërkojë njohjen e vendimit penal të huaj dhe ekzekutimin e tij. Në rastin kur kërkesa paraqitet, zbatohen dispozitat e neneve 512 e vijues të këtij Kodi.”

Pra ky propozim në komisionin e ligjeve është I qartë. Nëse një shtetas I dënuar në mungesë jashtë territorit shqiptar nuk jep pëlqimin për tu ekstaduar dhe për ta vuajtur dënimin në vendin ku është dënuar, atëherë ai e vuan dënimin në burgjet shqiptare.

FAKT 2: Sipas relacionit shoqërues (faqe 38-39), këto ndryshime lidheshin me nevojën e reflektimit të parshikimeve të konventave dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar pas miratimit të Kodit të Procedurës Penale, si dhe rregullimin e problematikës së hasur në praktikë gjatë aplikimit të dispozitave.

FAKT 3: Ndryshimet janë diskutuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, në mbledhjet e tij të datave 13.03.2017; 20.03.2017; dhe 21.03.2017.

Në mbledhjen e parë të datës 13.03.2017, ndryshimi i propozuar në nenin 491 të K.Pr.P., nuk është diskutuar nga Komisioni dhe nuk është përmendur FARE gjatë prezantimit të ndryshimeve. Në mbledhjen e dytë të datës 20.03.2017, rezulton nga procesverbali që të mos ketë patur asnjë diskutim për ndryshimin e propozuar në nenin 491 të K.Pr.P. Në faqen 47 të procesverbalit rezulton që neni 268 (që në draft i referohet ndryshimit të propozuar në nenin 491 të Kodit ekzistues), është miratuar pa ndryshime dhe pa asnjë diskutim. Konkretisht, Komisioni është shprehur DAKORD me versionin e propozuar nga ekspertët nëpërmjet deputetes Vasilika Hysi.

Pra, është miratuar propozimi i bërë nga grupi i ekspertëve, ku shkronja “f”, kishte këtë përmbajtje: “f) kur i personi i kërkuar është dënuar në mungesë dhe nuk jep pëlqimin për t’u ekstraduar”, si dhe shtohej paragrafi 2, me këtë përmbajtje:  2. Në rastin e parashikuar nga shkronja f), Ministria e Drejtësisë fton shtetin kërkues që të kërkojë njohjen e vendimit penal të huaj dhe ekzekutimin e tij. Në rastin kur kërkesa paraqitet, zbatohen dispozitat e neneve 512 e vijues të këtij Kodi.

Edhe në mbledhjen e tretë të datës 21.03.2017, mbi ndryshimet e bëra në nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale, nuk rezulton të ketë patur asnjë diskutim nga anëtarët e Komsionit. Në këtë mbledhje është bërë miratimi në tërësi i ndryshimeve të propozuara në Kodin e Procedurës Penale.

FAKT 4: Në datën 21.03.2017, Kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj, i ka paraqitur seancës plenare Raportin për projektligjin ndryshues të Kodit të Procedurës Penale.

Në faqen 32 të Raportit pasqyrohet edhe ndryshimi që i bëhet nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale, ku pasqyrohet se ndryshimi ishte identik me atë që kishin propozuar ekspertët dhe kishte miratuar Komisioni, pra versioni i propozuar nga deputetja Vasilika Hysi zyrtarisht.

Mirëpo, në tekstin integral të ndryshimeve që i bashkëlidhej Raportit dhe i dërgohet seancës për votim, ndryshimi në nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale, është shkruar një version tjetër, i falsifikuar dhe i ndryshëm nga ai që ishte miratuar dhe që pasqyrohej në Raportin shpjegues të Komisionit.

Konkretisht, ndryshimi numërtohet neni 270, dhe ka këtë përmbajtje:

“Neni 491

Nuk mund të jepet ekstradimi:

a) për një vepër me karakter politik ose kur rezulton që ai kërkohet për qëllime politike;
b) kur ka arsye të mendohet se personi që kërkohet do t’u nënshtrohet persekutimeve ose diskriminimeve për shkak të racës, fesë, seksit, shtetësisë, gjuhës, bindjeve politike, gjendjes personale a shoqërore ose dënimeve a trajtimeve të egra, çnjerëzore a poshtëruese ose veprimeve që përbëjnë shkelje të një të drejte themelore të njeriut;
c) kur personi që kërkohet ka kryer një vepër penale në Shqipëri;
ç) kur ka filluar procedimi ose është gjykuar në Shqipëri edhe pse vepra është kryer jashtë shtetit;

d) kur vepra penale nuk parashikohet si e tillë nga legjislacioni shqiptar;
dh) kur për veprën penale është dhënë amnisti nga shteti shqiptar;
e) kur personi i kërkuar është shtetas shqiptar dhe nuk ka marrëveshje që të parashikojë ndryshe;
ë) kur është parashkruar ndjekja penale ose dënimi sipas ligjit të shtetit të kërkuar;

f) kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit.”

Ky version i falsifikuar nga Fatmir Xhafaj pamundëson ekstradimin e Agron Xhafajt të dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Lartë Italiane  për trafik ndërkombëtar droge me 7 vjet e 2 muaj.

Ky version po kështu pamundëson njohjen e vendimit nga drejtësia shqiptare në mënyrë që Agron Xhafaj ta vuajë dënimin e formës së prerë të drejtësisë Italiane në burgjet shqiptare.

Faktet e parashtruara më sipër vërtetojnë se ky version, që është kontrabanduar për miratim seancës plenare në datën 30.03.2017, nuk është produkt i diskutimeve në mbledhjet e Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Ndryshimi sipas këtij versioni të miratuar, është bërë pas votimit nga Komisioni, personalisht nga Kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj. Është e qartë se pas këtij ndryshimi fshihet një dhe vetëm një çështje. Shpëtimi i Agron Xhafajt nga drejtësia.

Fatmir Xhafaj është përpjekur ta fshehëe ndryshimin që kishte falisfikuar. Kjo duket qartë nga fakti se edhe pse në nenin 491 të K.Pr.P është bërë vetëm shtesa e shkronjës “f”, ndërkohë që shkronjat “a”-“ë” janë identike siç kanë qenë në Kod, Fatmir Xhafaj ka bërë riformulimin e të gjithë nenit, duke e prezantuar atë si një nen të ri!

Kjo është bërë për të fshehur qëllimin e vërtetë të ndryshimit dhe për t’i fshehur deputetëve falsifikimin e vendimit të Komisionit që kishte bërë personalisht Fatmir Xhafaj.

PSE KY FALSIFIKIM ËSHTË NDËRHYRJE NË ÇËSHTJEN E AGRON XHAFAJT DHE E BËN ATË TË PAPREKSHËM?

Sipas dispozitës së miratuar, për cdo rast kur personi është dënuar në mungesë, nëse nuk jepet garanci për rigjykim nga shteti kërkues, atëherë ekstradimi refuzohet. Kur shkroi dhe kontrabandoi në seancë këtë dispozitë ligjore, Fatmir Xhafaj kishte parasysh vetëm një njëri – vëllain e tij të dënuar në mungesë për trafik ndërkombëtar të drogës. Dhe kjo ishte mundësia për mbrojtur vëllain e dënuar: duke shtrembëruar ligjin përmes falsifikimit.

Xhafaj e bëri këtë sepse është fakt i njohur botërisht që Italia, vetëm në raste krejtësisht përjashtimore jep garanci për rishikim (Agron Xhafajt kjo kërkesë i është rrëzuar nga Gjykata e Kasacionit në Itali).

Nga ana tjetër, duke hequr pjesën që kishte miratuar Komisioni, pra që në ato raste kur refuzohet ekstradimi, Ministria e Drejtësisë detyrohej të kërkonte njohjen e vendimit në Shqipëri dhe që dënimi të vuhej këtu, si dhe duke lënë të pandryshuar nenin 514 të Kodit të Procedurës Penale, atëherë edhe njohja e vendimit (për të njëjtin shkak – mosthirrjen në gjykim të të pandehurit, pra dënimin në mungesë), bëhet e pamundur.

Për pasojë, personi i dënuar në mungesë, (në ratin konkret Agron Xhafaj) as nuk ekstradohet dot (që ta vuaj dënimin në shtetin e huaj), dhe as nuk i njihet vendimi i huaj penal në Shqipëri (që ta vuaj dënimin në Shqipëri). Pra, Fatmir Xhafaj nëpërmjet falsifikimit që ka kryer, i ka siguruar paprekshëmrinë dhe imunitet ligjor vëllait të tij.

Konkluzioni:

Këto janë faktet:

Fatmir Xhafa ka konsumuar veprat penale të korrupsionit të zyrtarit të lartë dhe të falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

Ai e ka bërë këtë duke shtrembëruar Kodin e Procedurës Penale dhe Reformën në Drejtësi për ti mundësuar Agron Xhafajt të dënuar me vendim të formës së prerë si trafikant ndërkombëtar droge që të mos vuajë dënimin as në Itali dhe as në Shqipëri.

Read More
10 Maj
0

Vëllezërit Xhafaj, kokat e një prej familjeve mafioze, kanë shndërruar Vlorën në kryeqytetin mesdhetar të kokainës

Fjala e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Parlament

Zonja dhe zotërinj,
Të dashur bashkëqytetarë,
Jemi mbledhur sot në këtë sallë, në një nga momentet më kataklizmike të demokracisë 27 vjeçare të Shqipërisë.
Këtu në këtë sallë para disa muajsh Fatmir Xhafaj, Ministri i Brendshëm në detyrë mohoi dënimin e të vëllait të tij për trafik droge.
Ai tha se kjo është një çështje e sajuar nga opozita, s’ka fakte, s’ka prova.
Dje Partia Demokratike publikoi vendimin e dënimit të Agron Xhafajt dhe dosjen e plotë të drejtësisë italiane të vëllait të Fatmir Xhafajt për trafik droge me 7 vjet e dy muaj burgim.
Në mbrëmje Fatmir Xhafa mblodhi kurajon për të mërmëritur para kamerave, se vëllai i tij ishte në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.
Faktet provojnë të kundërtën.
Vëllai i Fatmir Xhafajt është drejtues i një organizate kriminale që vepronte midis Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA-së për importimin e drogës nga Shqipëria.
Vëllai i Fatmir Xhafajt është furnizuesi i organizatës kriminale me heroinë, kokainë dhe mariuhanë.
Vendimi i bërë publik dje, është vendimi final i Gjykatës së Lartë të Republikës së Italisë, i cili la në fuqi dënimin e tij me 7 vjet e dy muaj burg, të dhënë nga Gjykata e Leçes.

Agron Xhafaj, është person i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, si pjesëtar i një organizate të trafikut ndërkombëtar të kokainës, heroinës dhe mariuhanës.

Këto janë faktet, “në vendin e gabuar, në kohën e gabuar”. Por, çfarë thotë dosja penale e Agron Xhafajt, e publikuar dje. Dua të falenderoj ato media që nuk ranë pre e çensurës. Ministria e Brendshme dje ndaloi çdo punë dhe u mor me intimidimin e gazetarëve, për mopublikimin e këtyre fakteve.

Kjo dosje e bën të qartë se Agron Xhafaj është dënuar për pjesmarrje në grup kriminal që kishte për synim trafikun ndërkombëtar përmes Europës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se marrëveshja mes grupeve kriminale ku bënte pjesë Agron Xhafaj ishte:

1. Për shkëmbimin fillestar të 50 kg heroinë me 300 kg kokainë. Se marrëveshja u ndryshua dhe parashikoi furnizimin e 40 kg heroinë, e paraprirë nga dorëzimi i një kampioni për të testuar në lidhje me furnizimin e madh të mëvonshëm. Ky operacion u interceptua nga DEA, agjensia merikane e luftës kundër drogës.

2. Ky vendim tregon se Agron Xhafaj është dënuar për drejtimin e rrjetit të shpërndarjes së lëndëve narkotike, heroinë, kokainë, hashash në Bolonja.

3. Për bashkëpunim në importimin nga Shqipëria në territorin e shtetit italian dhe transportin e lëndëve narkotike, ku Agron Xhafaj bënte të mundur tërheqjen direkte të drogës së transportuar nga Shqipëria dhe të fshehur në rrethinat e bregdetit të Salernos.

4. Për bashkëpunim me persona të tjerë, për mbajtjen në mënyrë të paligjshme, dhënien dhe marrjen e lëndës narkotike, duke përfshirë shpërndarjen dhe shitjen e saj. Jo vend dhe kohë e gabuar, por pjestar, dhe një nga krerët e një bande ndërkombëtare të trafikut të kokainës, heroinës dhe hashashit.

Ky vendim është bazuar mbi përgjime telefonike që kanë zgjatur një vit e gjysëm nga Prokuroria italiane. Ky vendim është pasuruar nga provat ligjore të sekuestrimit të furnizimit me heroinë nga Shqipëria dhe dorëzimit të kontrolluar në Firence, përgjime që vërtetojnë episode të tjera të trafikut të heroinës, kokainës dhe hashashit.
Ky vendim faktoi ekzistencën e një organizate kriminale për trafikun ndërkombëtar të drogës. Faktoi prokuroria rolin e Agron Xhafës, trafikimin e 50 kg heroinë, 300 kg kokainë, 40 kg heroinë, si edhe rastet kur furnizues i drejtpërdrejt i heroinës është vetë Agron Xhafaj.

Ky është vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar në Itali, me 7 vjet e dy muaj me vendim të formës së prerë, që nuk ka vuajtur një ditë në Itali, dhe asnjë ditë dënim në Shqipëri, jeton i lirë në Shqipëri.
Dje Fatmir Xhafa tha se nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë fakt.
E vërteta tronditëse që do të shpaloset sot përsëri me fakte dhe dokumenta nga selia e Partisë Demokratike është se Fatmir Xhafa ka të gjithë përgjegjësinë ligjore, politike dhe penale.
Sipas ligjit, detyrë kryesore e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, është pikërisht identifikimi i personave të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, në mungesë.

Pra, është detyrë e Ministrit të Brendshëm dhe vartësve të tij në Policinë e Shtetit që të identifikonin Agron Xhafajn, të verifikonin dënimin e tij në Itali, dhe të merrnin të gjitha masat ligjore që ai të arrestohej dhe ekstradohej për të vuajtur dënimin e tij prej 7 vjet e dy muaj burgim.

Ku është forca e ligjit?

Pse nuk ka efekt operacioni “Forca e Ligjit” mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge?

Agron Xhafa është një kriminel i dënuar për trafik kokaine por që nuk ka vuajtur asnjë ditë dënimin, sepse Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është vëllai i tij dhe refuzon të zbatojë ligjin.

Këto janë faktet!

Xhafaj u detyrua të pranojë atë që kishte mohuar. Dënimin e vëllait të tij.

Pranoi se ky vendim ekziston edhe online, por nuk u dha përgjigje këtyre pyetjeve:
1) Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të indentifikuar, arrestuar dhe ekstraduar, shtetasin e dënuar 7 vjet e 2 muaj për trafik droge?
2) Pse nuk ka kërkuar nisjen e proçedurave për ekstradim, ose validimin dhe vuajtjen e dënimit në Shqipëri?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve, të cilat Fatmir Xhafaj nuk i jep dot, provojnë përgjegjësinë ligjore dhe politike të Ministrit të Brendshëm i cili ka shkelur ligjin për të mbrojtur të vëllain e dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Por Fatmir Xhafa nuk është mjaftuar me kaq.

Në deklaratën e ditës së djeshme Fatmir Xhafaj deklaroi se ai në raport me çështjen e dënimit të vëllait nuk ka patur asnjë lloj pushteti për të ndikuar në çfarëdolloj forme mbi të. Ky është mashtrimi i dytë i Fatmir Xhafajt, kësaj rradhe jo për të mbrojtur vëllain e tij, por për të mbrojtur veten e tij nga vepra penale e korrupsionit të zyrtarit të lartë dhe fallsifikimit të dokumentave zyrtare. Siç do të provohet sot, me dokumentat zyrtare nga selia e Partisë Demokratike.

Fatmir Xhafa në detyrën e tij si kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi ka ndryshuar përmes falsifikimit të dokumenteve zyrtare Kodin e Proçedurës Penale, që i siguron paprekshmërinë vëllait të tij Agron Xhafaj. Konkretisht, në nenin 491 të Kodit të Proçedurës Penale.

Duke konsumuar veprat penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe korrupsionit të zyrtarit të lartë, si kryetar i komisionit të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj i ka siguruar paprekshmërinë me ligj të vëllait të tij.

Neni i miratuar në Komision parashikon për ekstradimin se: “Në rastin e parashikuar kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë dhe nuk jep pëlqimin për t’u ekstraduar Ministria e Drejtësisë fton shtetin kërkues të njohë vendimin penal dhe ekzekutimin e tij. Në rastin kur kërkesa paraqitet, zbatohen proçedurat e esktradimit”.

Neni i falsifikuar: “Kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit, përndryshe, as nuk ekstradohet, as nuk e vuan dënimin në Shqipëri”.

Pra, për Agron Xhafajn është shtrembëruar Kodi i Proçedurës Penale përmes një falsifikimi, një vepre penale të Fatmir Xhafajt për të siguruar paprekshmërinë që ai as mos të esktradohet në Itali, as mos vuajë asnjë ditë dënimi në Shqipëri.

Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka një Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge me vendim gjyqsor të formës së prerë që nuk arrestohet për të vuajtur dënimin.

Shqipëria është i vetmi vend në botë ku kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi falsifikon proçesverbalet zyrtare të Parlamentit për të mbrojtur vëllain e tij trafikant. A ka krim më të madh se të faksifikosh dokumentet zyrtare të Reformës në Drejtësi për të mbrojtur vëllain trafikant droge nga vuajtja e dënimit?

Fatmir Xhafa vetë është vetë peshku i madh, kokë e një prej familjeve mafiooe ku i vëllai bën trafikun e kokainës dhe ai vetë falsifikon ligjet për të mbrojtur vëllain e tij kriminel nga vuajtja e dënimit.

Agron Xhafa është kriminel i dënuar që i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit.

Fatmir Xhafa është kriminel i pandëshkuar.

Të dy bashkë janë kokat e një prej familjeve mafioze, që ka shndërruar sot Vlorën në kryequtetin mesdhetar të kokainës, ku apartamentet, shtëpitë, makinat shkëmbehen për qese kokaine.

Kjo, sepse Agron Xhafaj, që e thërrasin “Pashai i Vlorës”, trafikantët e drogës, ka nën urdhërat e tij policinë duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Prokurorinë në Vlorë e në të gjithë Shqipërinë.

Ky është realiteti i shtetit që ka ndërtuar Edi Rama, ku qeveria dhe krimi janë bashkë, të pandashëm, dhe ku rekordet kriminale, personale apo familjare, janë kriteri i vetëm i Edi Ramës për marrjen e posteve të larta publike.

Normalisht Prokuroria duhet të vepronte.

Fatmir Xhafa do të duhej të dilte nga kjo sallë me pranga në duar.

Por mafia në pushtet i ka marrë masat që kjo të mos ndodhë. Kapja e Prokurorit të Përgjithshëm dhe dje e Prokurorit të Krimeve të rënda këtë qëllim ka.

Kjo është ajo që Raporti i Departamentit të Shtetit e quan – Kapja e shtetit.

Ministri i Brendshëm kokë e një prej familjeve mafioze.

Prokuroria vegël e kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm.

Këtu ka përfunduar vendi me Edi Ramën.

Nuk ka ligj. Nuk ka polici. Nuk ka drejtësi.

Në këto kushte i vetmi që mund ta zgjidhë, e vetmja shpresë për Shqipërinë, është vetë populli, janë njerëzit e thjeshtë të këtij vendi.

Koha po thërret si kurrë më pare.

Njerëzit e thjeshtë të këtij vendi të marrin në dorë fatin e tyre.

Ose qeveria mafioze e Edi Ramës, ose Shqipëria.

Të dyja bashkë nuk mund të zgjasin dhe nuk do të zgjasin më!

Read More
09 Maj
0

Edi Rama po bën gjithçka për të shpëtuar Tahirin

6 ditë më parë, kur Sajmir Tahiri njoftoi lënien e mandatit, paralajmëruam se kjo ishte bërë në marrëveshje me Edi Ramën sipas një pakti mafioz: Saimir Tahiri do të heshtë për gjërat që di mbi rolin dhe përfshirjen e drejtëpërdrejtë në trafikun e drogës të Edi Ramës dhe Olsi Ramës, ndërkohë që Edi Rama do t’i siguronte Tahirit paprekshmërinë nga drejtësia.

Mbrëmë Edi Rama shpalli në media urdhrin e tij ndaj prokurorisë, kur deklaroi publikisht se nuk ka prova për ta dënuar Sajmir Tahirin dhe se ai kishte punuar mirë.

Por nuk u ndal me kaq. Sot kamikazja e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme, njoftoi shkarkimin e Kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, drejtuesin e prokurorëve që hetojnë Saimir Tahirin. Ai është zëvendësuar nga një tjetër kamikaze e Edi Ramës.

Shkarkimi i Kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, i kryer me urdhër direkt të Edi Ramës,:

– vjen vetëm pak ditë pas mbërritjes së materialeve hetimore nga Greqia dhe Italia

– vjen vetëm pak ditë pasi prokuroria mori në pyetje shoferin e Saimir Tahirit dhe vendosi të thërrasë edhe vetë këtë të fundit.

– vjen ditën kur prokuroria nuk kishte më nevojë për autorizimin e Edi Ramës dhe maxhorancës së tij socialisë për të arrestuar Saimir Tahirin, pasi KQZ konfirmoi heqjen e mandatit të tij si deputet.

Ky shkarkim vjen, gjithashtu sot, ditën kur Partia Demokratike denoncoi mbështetjen që Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ka dhënë dhe i jep vëllait të tij Agron Xhafaj, duke mos e arrestuar edhe pse është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në Itali si kreu i një bande ndërkombëtar të trafikut të kokainës.

A është shkarkuar Hajdarmataj se në dosjen hetimore po mblidheshin të tjera prova te mjaftueshme për Tahirin dhe lidhjen e tij me Ramën?

A është emëruar prokurorja e re për të shkatërruar këto prova për Tahirin qoftë edhe duke e dorëzuar Sajmir Tahirin në mënyrë të kontrolluar tek drejtësia? Që do të thotë e arrestojmë për sy e faqe dhe pastaj e shpallim të pafajshëm duke shkatërruar çdo provë.

Një gjë është e sigurtë: Edi Rama po bën gjithçka të shpëtojë Tahirin.

Kjo është arsyeja se pse shkarkimi i drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe emërimi i kamikazes së re të Ramës janë bërë në shkelje flagrante të ligjit. Prokurori i Pergjithshëm i Përkohshëm nuk ka të drejtë të emërojë dhe as të shkarkojë drejtues prokurorie.

Neni 160 i ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ia ndalon Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm që të marrë vendimin që ka marrë sot. Ky është një vendim i paligjshëm, për të cilin prokurorja e Edi Ramës do të mbajë përgjegjësi personale dhe ligjore.

Ndërkohë Kushtetuta ndalon çdo lloj emërimi në prokurori pa kaluar më parë vetingun.

Por vendimi nuk është i Arta Markut. Vendimin është i Edi Ramës që kontrollon plotësisht Arta Markun. Donika Prela është thjesht shërbëtore, e cila sikurse Arta Marku, po emërohet për të mbrojtur interesat kriminale të Edi Ramës, Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit dhe politikanëve të lidhur me krimin, pasi ka dhënë më parë prova të besueshme për këtë.

Me këtë akt të paligjshëm tani e gjithë struktura e prokurorisë është nën kontrollin e plotë dhe në shërbim të plotë të Edi Ramës.

Detyra e parë që i është ngarkuar dyshes Marku – Prela nga dyshja Rama-Xhafa tani është mbrojtja e Saimir Tahirit, mbrojtja e Agron Xhafës dhe Olsi Ramës, mbrojtja e trafikut të kokainës dhe heroines, që po pushton Shqipërinë.

Partia Demokratike e denoncoi që në Dhjetor 2017, se emërimi pa vetting, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin I Arta Markut, u bë për të futur nën konktroll politik organin e prokurorisë në tërësi dhe çështjet e nxehta të kësaj qeverie në veçanti.

Sot ky fakt u provua.

Prokuroria vendosi sot përfundimisht të jetë në krah krimit të organizuar dhe jo përballë tij. Sot shqiptarët e kanë edhe më të qartë se Kryeprokuror dhe Kryegjyqtar është vetë Edi Rama. Të tjerët, duke nisur nga Arta Marku dhe Donika Prela, janë instrumenta kriminalë, vegla të bindura të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëeve të tij kriminelë e trafikantë droge.

Prandaj edhe vendimi i sotëm i dyshes Rama-Marku për shkarkimin e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është një lajm i keq për drejtësinë e reformuar që prisnin shqiptarët. Është fitore për krimin e organizuar, për trafikantët e kokainës dhe heroinës mbi drejtësinë dhe njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.

Qeverisja sot është e kapur nga krimi. Prokuroria sot është e kapur dhe në shërbim të interesave kriminale. Liria, drejtësia dhe demokracia sot në Shqipëri janë nën mëshirën e krimit dhe eksponentit të tij në qeverisje, Edi Ramës.

Ky është lajmi më i zi që mund t’u jepej shqiptarëve në Ditën e Europës: reforma në drejtësi ka rënë, krimi i organizuar ka triumfuar mbi shtetin e së drejtës dhe shqiptarët e zakonshëm.

Read More