Blog

25 Pri
0

Die Welt: Tahiri është një nga ato raste që prishin dhe përcaktojnë imazhin e Shqipërisë në pjesën tjetër të Europës.

  • Edi Rama bllokon opozitën për hetimin në Komisionin “Tahiri”. 
  • Deputetët e opozitës nuk pajisen me çertifikata sigurie prej më shumë se 1 muaji. 
  • DSIK i dha çertifikatë sigurie Saimir Tahirit dhe drejtorëve të policisë në kërkim ndërkombëtar. 
  • Die Welt: Tahiri është një nga ato raste që prishin dhe përcaktojnë imazhin e Shqipërisë në pjesën tjetër të Europës. 

Deklarata e plotë e deputetit Enkelejd Alibeaj, anëtar i komisionit “Tahiri”

6 jave pas ngritjes së komisionit hetimor “Tahiri”, nuk është bërë asnjë veprim I rëndësishëm hetimor, sepse puna e anëtareve, përshirë kryetarin, është bllokuar me urdhër të arkitektit dhe përfituesit kryesor  të kanabizimit të vendit, kryeministrit Edi Rama.

Me një urdhër të paligjshëm, Edi Rama ka urdhëruar Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), që të vonojë dhe bllokojë pajisjen me çertifikatë sigurie të deputetëve të opozitës në Komision. Pa asnjë arsye ligjore, Drejtoria, nën varësinë direkte të Ramës, ka refuzuar zyrtarisht edhe pajisjen tonë me çertifikatë provizore sigurie, pavarësisht se kjo është një praktikë normale punë e DSIK-së dhe që jepet brenda ditës‎.

Pa çertifikatën e sigurisë, ne nuk mund të shohim dokumentat sekretë që kanë filluar të vijnë nga disa institucione. Pengimi i punës se Komisionit Hetimor është një veprim kriminal, për të cilin Drejtori i DSIK do të mbajë përgjegjesi! Askush nuk mund të pengojë veprimtarinë e Komisionit Hetimor, edhe kur urdhërohet nga Edi Rama apo mbrohet prej tij.

DSIK, nën varësinë e Edi Ramës, është iI njëjti institucion që ka pajisur me çertifikate sigurie brenda ditës Saimir Tahirin, i çertifikuar ndërkombëtarisht për trafik ndërkombëtar droge. Me shumë gjasë, Saimir Tahiri duhet ta ketë akoma të vlefshme çertifikatën e sigurisë dhe, po të ishte anëtar i komisionit, do të shihte dokumentet sekrete që provojnë se ai ka qenë në dijeni, ka ndihmuar, ka bashkëpunuar dhe ka përfituar nga trafiku i drogës, duke e shndërruar policinë në një organizatë kriminale.

DSIK, që po bën kamikazin politik për Edi Ramën kundër opozitës, ka pajisur më çertifkatë sigurie edhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, që sot janë në kërkim ndërkombëtar për të njëjtën vepër ponale si Saimir Tahiri, trafik ndërkombëtar droge.

Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës të heqë dorë ‎nga praktikat e paligjshme të bllokimit të punës së Komisionit Hetimor dhe cënimit të së drejtes kushtetuese të opozitës për kontroll parlamentar!

Edi Rama nuk e shpëton dot Saimir Tahirin! Siç thotë sot gazeta gjermane Die Welt, “Tahiri është një nga ato raste që prishin dhe përcaktojnë imazhin e Shqipërisë në pjesën tjetër të Europës.”

Read More
25 Pri
0

Safet Gjici ka fituar 315 tendera, 25.2 milionë dollarë, për llogari të fushatave elektorale të Edi Ramës

Deklaratë e deputetit Ervin Salianji

Safet Gjici nuk dha dje asnjë përgjigje përse ka kryer veprën penale të mashtrimit me tenderat publike, por kërcënoi me drejtësinë e re të Edi Ramës, i cili e ka bërë supermilioner me paratë e shqiptarëve.

Dokumentat e paraqitura nga Partia Demokratike tregojnë qartë se tenderat janë fiktive, se në tender merr pjesë vetëm Gjici, me dy kompanitë e tij kundër njëra- tjetrës dhe fiton njëra prej tyre, pra fiton Gjici.

Dy kompanitë, me të cilat drejtuesi politik i Ramës në Kukës thotë se nuk ka lidhje, quhen:

  1. EUROGJICI SECURITY shpk dhe ka përfituar 250 tendera, me vlerë 21.3 mln dollarë, nga të cilat 143 pa garë me vlerë 3 milion dollarë  dhe aktualisht  është e vëllait të tij
  2. TONI SECURITY shpk, ka përfituar 65 tendera, me vlerë 3.8 mln dollarë, nga të cilat 28 pa garë, me vlerë 709 mijë dollarë. Toni është emri i djalit të Safet Gjicit.

Këto dy kompani, që “konkurojnë” fiktivisht kundër njëra-tjetrës, kanë të njëjtën adresë fizike, të njëjtën adresë e-mail-i. Nga ekstraktet historike vërtetohet se, të dyja shoqëritë zotërohen nga i njëjti person (Gjici), pasi:

  1. Adresa fizike e selisë është e njëjtë, konkretisht: Rruga “Adem Jashari”, Njesia Bashkiake nr.5, Lagjja nr.8, hyrja nr.10, apartamenti nr.3, Tiranë (i njëjti apartament)
  2. Adresa elektronike është e njëjtëfinancaeurogjici@gmail.com

25.2 milion dollarët e përfituar nga Gjici nëpërmjet dy kompanive të tij, i janë dhënë duke prishur garën në tendera, duke falsifikuar dokumenta zyrtarë dhe duke i shkaktuar shtetit dëme me miliona Euro. Shkeljet janë të faktuara nga dokumentat e publikuara nga ne, dhe prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimin për të çuar para përgjegjësisë penale abuzuesit e miliona Eurove.

Edi Rama që po zhvat qytetarët kuksianë për të kaluar “Rrugën e Kombit” dhe nuk ka ndërmend t’i lërë ata të kalojnë falas në rrugën e ndërtuar edhe me taksat e tyre, i tall kuksianët me premtime për abone, ndërsa kuksianit Gjici, me të cilin blen vota për të ruajtur pushtetin, i jep 25.2 milionë dollarë.

Skema e përdorur nga Gjici në mashtrim të plotë të ligjit, përbën vepër penale për të cilën prokuroria duhet të nisë hetim të plotë.

Krijimi i kompanive fiktive, prishja e barazisë në tendera, falsifikiki i garës si mbulesë që Gjici të konkurojë  me veten e të përfitojë miliona dollar, janë shkelje që meritojne hetim te plote per Gjicin dhe pronarin e tij Rama.

Read More
24 Pri
0

Deklaratë e deputetit Ervin Salianji

Edi Rama ka ndërtuar një sistem ku vjedh Shqiptarët dhe Shqipërinë për t’i përdorur më pas  këto para për të vjedhur zgjedhjet dhe për të rivjedhur sërish Shqipërinë. Këtë sistem ka pasur propozim dhe këtë sistem ka instaluar në qeverisje.

Edi Rama ka kaluar në fazën tjetër të vjedhjes së Shqipërisë.

Pasi zhvati dhe zhvat miliona euro nga taksat e xhepat e shqiptarëve për të majmur dhe fryrë derra të kënaqun që kanë përthithur si shushunja me prokurime të drejtpërdrejta pa garë dhe pa negocim apo me tendera fiktivë.

Pikërisht kur BB thotë se  Shqipëria rrezikohet nga PPP e pakërkuara, kur Raporti i Departamentit të Shtetit denoncon korrupsionin e niveleve të larta, zbulohen fakte të reja për skemën korruptive të vjedhjes.

Sot po ju paraqesim fakte se si Safet Gjici, një prej qindra shërbëtorëve të pangopur të Ramës ka përfituar nga paratë publike 25.2 milion dollarë.

Shoqëria Eurogjici Security shpk zotërohet nga shtetasi Lavdrim Gjici, kushëri i Safet Gjicit, ndërkohë shoqëria “Toni Security shpk”, pavarësisht se zotërohet 100% nga shtetasi Nazmi Kurti, nga ekstraktet historike vërtetohet se, të dyja shoqëritë zotërohen nga i njëjti person (Gjici), pasi:

  1. Adresa fizike e selisë është e njëjtë, konkretisht:

Rruga “Adem Jashari”, Njësia Bashkiake nr.5, Lagjja nr.8, hyrja nr.10, apartamenti nr.3, Tiranë (i njëjti apartament)

  1. Adresa elektronike është e njëjtëfinancaeurogjici@gmail.com

Safet Gjici, nëpërmjet dy shoqërive të mësipërme ka përfituar 315 tendera, me vlerë 25.2 mln dollarë,  nga të cilat 171 pa garë, me vlerë 3.8 mln dollarë, konkretisht:

  1. EUROGJICI SECURITY shpk, ka përfituar 250 tendera, me vlere 21.3 mln dollarë, nga të cilat 143 pa garë me vlerë 3 milion dollarë.
  2. TONI SECURITY shpk, ka përfituar 65 tendera, me vlerë 3.8 mln dollarë nga të cilat 28 pa garë, me vlerë 709 mijë dollarë.

Për kontrastin me qytetarët kuksianë që mbahen në burg sepse kërkojnë që mos taksohen 10 euro për të shkuar në shtëpitë e vet,a kuksiani i Ramës zhvat 25.2 milione dollarë nga taksat e qytetarëve.

Në Republikën e Ramës të jesh hajdut bëhesh ministër, deputet, Kryetar Bashkie e milioner, të jetosh në mënyrë të ndershme përfundon në burg.

 

Read More
23 Pri
0

Kërcënohet me jetë funksionari i PD-së, përpjekje mjerane për t’i mbyllur gojën opozitës

Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj

Jam këtu për të denoncuar një ngjarje të rëndë kriminale!

Persona të armatosur në mes të natës kanë kërcënuar me pistoletë në kokë, kryetarin e grupit të punës për organizmin e Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës, Florian Xhuti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur, pasi Floriani po kthehej nga një takim me  strukturat e partisë në Tepelenë.

Në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, mjeti me të cilin Florian Xhuti udhëtonte i vetëm, është ndaluar nga një automjet tjetër, ku ishin dy persona, të cilët ai nuk ka mundur t’i identifikojë.

Pasi i kanë zënë rrugën në një vend të pandriçuar, njëri prej personave  është afruar tek mjeti i zyrtarit të Partisë Demokratike, Florian Xhuti, i ka vendosur pistoletën në kokë, duke e sharë dhe duke e kërcënuar me paralajmërimin të mos kthehej më në Tepelenë për të sharë qeverinë.

Të dy personat e paidetifikuar janë përpjekur ta zbresin nga makina Florian Xhutin, por fatmirësisht, aty ka kaluar një makinë tjetër, moment i cili është shfrytëzuar nga Floriani për të larguar armën nga koka dhe për t’u larguar.

Ai ka shkuar me urgjencë në drejtorinë e Policisë Fier ku ka bërë denoncim zyrtar për ngjarjen. Policia nga ana e saj ka marrë deklarimet e Xhutit dhe thotë se ka bërë veprimet dhe hetimet për ngjarjen. Kërcënimi me armë i përfaqësuesit të opozitës ka ndodhur afër mesnatës të së enjtes. Ne nuk e kemi denoncuar publikisht këtë ngjarje kriminale për t’i dhënë kohë policisë të bëjë detyrën për zbulimin e autorëve, por deri tani, i vetmi rezultat i saj është se autorët kanë ikur në drejtim të paditur.

Partia Demokratike e refuzon këtë përpjekje mjerane për t’i mbyllur gojën opozitës dhe përfaqësuesve të saj, që kanë denoncuar me forcë kultivimin dhe trafikimin e lëndës narkotike në Tepelenë, Memaliaj dhe në të gjithë Shqipërinë.

Duke dënuar me forcë këtë ngjarje kriminale që ka për qëllim intimidimin e opozitës dhe largimin e saj nga zonat që deri dje mbilleshin me kanabis, me lejen e Saimir Tahirit, Partia Demokratike i bën të qartë kujtdo se asgjë nuk do ta ndalë atë në denoncimin e lidhjeve të krimit më këtë qeveri në çdo nivel të saj.

Read More
22 Pri
0

Deklarata e kreut të Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi

Dita e Tokës në Tiranë u festua me shtëllungat vdekjeprurëse të tymit kancerogjen që ishin sot dëshmia më tronditëse se mjedisi në Shqipëri nuk është prioritet.

Prioritetet e Edi Ramës janë inceneratorët, kullat, betonizimi, prerja e pyjeve, gjithçka që shkon kundër shëndetit të qytetarëve.

Reja gjigande kancerogjene që zgjati për disa orë në Tiranë, nuk është e vetmja katastrofë mjedisore. Se bashku me Dr. Shkencave Pyjore Hasan Cani dhe ekspertin Genti Spahiu sapo jemi kthyer nga Fushë Arrëzi, të cilin e zgjodhëm me qëllim zbulimin e një masakre tjetër mjedisore në Ditën e Tokës.

Në shkelje të plotë të çdo ligji që mbron mjedisin dhe pyjet, mbetjet në Fushë Arrëz hidhen në pyll, i cili, edhe pa këto mbetje është në gjendje të mjeruar. Pylli është i prerë, deri edhe tek filizat e rinj. Banorët e zonës e dinë që përfituesit kryesorë të masakrës mjedisore janë Kryetari dhe nën-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit. Inxhinier Lulashi u pushua nga puna pak kohë më parë, sepse respektoi ligjin e moratoriumit të pyjeve dhe gjobiti vëllain e nenkryetarit socialist.

Moratoriumi i pyjeve është një copë letër pa vlerë edhe në Librazhd. Banorët e zonës atje denoncojnë Taulantin si protektorin e masakrimit të pyjeve dhe shitjes prej miliona lekësh të lëndës drusore.

Sipas informacioneve zyrtare kontrollet në pyje nuk funksionojnë fare qoftë nga strukturat menaxhuese të qeverisjes vendore, qoftë edhe nga Inspektoriati Shtetëror i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve. Megjithatë, ne jemi të bindur se nuk ka moratorium që i ndal Taulantët të shkatërrojnë pasurinë kombëtare për pasurimin e vet.

Nëse do të zhvishnim realitetin nga propaganda qeveritare, ajo që mbetet nga tabloja mjedisore janë pyje që priten, toka që shemben, mbetje që mbulojnë tokën dhe ajër kancerogjen.

Qeveria pretendon se ka mbjellë miliona pemë, por, në të vërtetë,  miliona jane pemët e prera, ndërsa qindra miliona euro po vidhen për disa inceneratorë që djegin mbetjet dhe pasurojnë bandën në pushtet.

Read More
21 Pri
0

Fushata kundër Kryetarit të Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag Gunther Krichbaum, e financuar nga paratë e krimit, drogës, korrupsionit në mediat e Ramës, Tahirit dhe Veliajt

  • Fushata kundër Kryetarit të Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag Gunther Krichbaum, e frymëzuar nga Edi Rama, është e turpshme dhe e papranueshme. 
  • Fushata e financuar nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit qeveritar në mediat e Ramës, Tahirit dhe Veliajt dëmton interesat dhe perspektivën europiane të Shqipërisë. 
  • Raporti i Departamentit të Shtetit konfirmon shqetësimet dhe kauzat kryesore që opozita dhe qeveritë europiane kanë ngritur, zgjedhje te blera, korrupsion të përhapur, drejtësi dhe media e kapur.

Deklarata e plotë e Kryetarit të PD Lulzim Basha.

Jam para jush për të dënuar fushatën e akuzave të pabaza dhe shpifjeve të ulëta kundër Gunther Krichbaum. Kryetarit të Komisionit të Çështjeve Europiane të Bundestagut, i cili është vënë nën shënjestrën e një fushate të turpshme dhe e papranueshme.

Kjo fushatë e pistë, e frymëzuar nga sulmet e Kryeministrit Edi Rama në mediat e kontrolluara prej tij, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish Ministrit të Brendshëm, trafikantit ndërkombëtar të drogës, Saimir Tahiri,  bie ndesh me çdo vlerë demokratike dhe europiane. Ajo dëshmon mentalitetin kriminal dheautokratik se kritikët dhe ata që mendojnë ndryshe duhet të sulmohen personalisht dhe të denigrohen.

Gunther Krichbaum është një nga figurat politike më të nderuara dhe të respektuara të Europës. Mbi të gjitha, Gunther Krichbaum është një njeri që e do dhe mbështet Shqipërinë. Por ai do një Shqipëri ku të sundojë shteti i së drejtës dhe demokracia. Prandaj ai ka shprehur hapur dhe me ndershmëri mendimet dhe kritikat e tij për të ndihmuar përparimin e Shqiëprisë dhe të integrimit të saj në Bashkimin Europian. Kritikat e  argumentuara dhe të paanshme të Krichbaum i janë shprehur Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare edhe nga shumë qeveri të tjera eurpiane,mbrëmë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kryesisht hapsirës Euroatlantike.

Por në vend që të ballafaqohet me realitetin e vërtetë që Krichbaum e argumenton në mënyrë bindëse, në vend që të reflektojë për kritikat e drejta të Krichbaum, Edi Rama ka zgjedhur të prodhojë një fushatë shpifjesh dhe lajmesh fallco, fake news, kundër Kryetarit të Komisionit të Çështjeve të Bashkimit Europian në Bundestag.

Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate, e cila po zhvillohet prej 3 ditësh në media, është se ajo financohet nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit qeveritar dhe që lidhen direkt me Edi Ramën, Saimir Tahirin dhe Erion Veliajn. Ky aksion i ulët  propagandistik dëmton interesat e shqiptarëve, dëmton interesat e Shqipërisë, dëmton prespektiven e saj. Me sulmet ndaj Krichbaum, Edi Rama vetëm sa po shton rradhët e deputetëve gjermanë në Bungestag që janë pesimistë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, vota e të cilëve është e domosdoshme para se qeveria gjermane të japën vendimin e saj për Shqipërinë.

Së fundmi, dua të shpreh neverinë time personale, jo vetëm si politikan, por mbi të gjitha si shqiptar, dhe të dënoj fuqimisht këtë fushatë shpifjesh dhe sulmesh skandaloze kundër dinjitetit njerëzor të një njeriu dhe politikani të ndershëm që punon për interesin e përbashkët europian jo vetëm të Gjermanisë, por të gjithë popujve europianë. 

Top Channel: Një pyetje për mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe në pritje të Kuvendit Kombëtar. Demokracia e brendshme është lançuar si një festë nga ana juaj në mars dhe lidhur me këto zhvillime, të paktën nga zërat kritikë, duket se nuk janë aspak optimistë që ata janë të përfshirë dhe mund të kenë zërin e tyre në parti. A keni një koment lidhur me këtë?

Basha: Unë dua të vlerësoj maksimalisht përpjekjet e forumeve të Partisë, të Kryesisë, të Këshillit Kombëtar, të cilat shpresoj se do të gjejnë shprehje edhe në punimet e Kuvendit Kombëtar, për të mishëruar në statutin e ri, parimet e një partie që synon garë të ndershme, të hapur, trasparente në të gjitha nivelet për këdo, që nga kryetari i Partisë deri tek anëtari më i thjeshtë. Së dyti, jam mirënjohës që është përqafuar platforma që unë e kam shpallur prej vitesh, e kufizimit dhe transferimit të pushtetit në organe kolegjiale, çka ka çuar në forcimin e vemdimmarrjes në Kryesi, në Këshillin Kombëtar dhe në Kuvendin Kombëtar të partisë. Por mund të them pa dyshim, që risia më e madhe, jo vetëm për Partinë Demokratike por për Shqipërinë, është përqafimi pa asnjë dilemë mbrëmë nga Këshilli Kombëtar dhe jam i bindur edhe të dielën nga Kuvendi Kombëtar, i parimit të konsultimit, me parimin një anëtar një votë, me të gjithë anëtarësinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë përpara se të vazhdohet me proçesin e seleksionimit të kandidaturave të ardhshme për Parlamentin e Shqipërisë. Këto janë ndryshime të mëdha, janë ndryshime qe e ndajnë historinë e Partisë Demokratike në dy pjesë. Përqafimi i këtyre standardeve do të imponojë një punë të madhe dhe jo të lehtë dhe jam i bindur se është rruga e duhur për Shqipërinë në rradhë të parë dhe natyrisht është mishërim i aspiratave, shpresave dhe kërkesave të demokratëve. Në këtë kuadër dua të përsëris ftesën time si kryetar i Partisë Demokratike, për çdo demokrate dhe demokrat, çdo qytetar, që të jetë pjesë e këtij projekti transformues për Partinë Demokratike sot dhe parimet e të cilit do të transformojnë nesër Shqipërinë. Kufizimi i pushtetit, çlirimi i politikës nga konflikti i interesit, vendosmëria për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe çlirimin e ekonomisë nga monopolet dhe oligarkët, janë parimet bazë me të cilat Partia Demokratike do ta udhëheqë vendin larg humnerës ku ndodhet sot, dhe do t’i hapë shqiptarëve mundësi dhe horizonte për t’u ndjerë europianë në vendin e tyre, në vend që të kërkojnë largimin masivisht nga Shqipëria.

TVSH: Z.Basha, a keni një koment për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe problematikat e publikuara në këtë raport për gjendjen në të cilën ndodhet sot vendi?

Basha: Mqse raporti është i qartë dhe i kuptueshëm për të gjithë, nuk ka nevojë për shumë komente. Për fat të keq është një pasqyrë e realitetit të trishtë të Shqipërisë, këtë herë nga qeveria amerikane. Ju e keni parë, shqetësimet kryesore përmblidhen në katër apo pesë konsiderata; zgjedhje të blera, qeverisje e korruptuar në çdo degë të saj, drejtësi e kapur, media të kapura dhe nën presion dhe sulm qeveritar, çdokush mund t’i lexojë vetë këto gjetje në raportin i cili për fat të mirë është online në anglisht, edhe shqip falë disa mediave. Arrestime, mbajtje të paligjshme të qytetarëve nga policia, po për këtë nuk keni nevojë të lexoni raportin sepse keni kujtesën e freskët nga sjellja kriminale ndaj kuksianëve të grabitur në mes të natës në shtëpitë e tyre. Kushte dhe trajtime çnjerëzore në isntitucionet e ndalimit, korrupsion në çdo nivel të policisë, dhunim të së drejtës së pronës, bllokim të sistemit të drejtësisë, në veçanti të emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, emërimet politike në sistemin e drejtësisë, që është një shqetësim i përsëritur i opozitës, mungesa e lirisë së medias, dënimi pa ekuivok që i bën gazetarëve dhe trajtimit jo të mirë të tyre. Mund të vazhdojmë gjatë, por nuk besoj se ka nevojë për shumë komente, konfirmojnë shqetësimet dhe kauzat kryesore që opozita por edhe faktorë të tjerë, qeveri të tjera europiane kanë ngritur mbi gjendjen ku ndodhet vendi sot.

Ju falemnderit!

 

Read More
20 Pri
0

Këshilli Kombëtar voton unanimisht ndryshimet në statut që i hapin rrugë zgjerimit të vendimarrjes nga anëtarësia dhe demokracisë së brendshme

Pyetje: Z Paloka, kur u hap procesi zgjedhor në PD u konsiderua si nisja e një feste brenda partisë dhe të bashkimit të gjithë kontributeve. A jemi në këtë fazë? Apo do presim akoma deri në Kuvendin Kombëtar?

Paloka: Sot, Këshilli Kombëtar miratoi statutin e ri të Partisë Demokratike i cili do ti paraqitet Kuvendit për miratim. Për pjesën tjetër nuk është thjeshtë çështje miratimi statuti, është një proces shumë më i gjërë që në radhë të parë kërkon edhe vullnet nga të gjithë palët.

Pyetje: Pati pretendime nga ana e atyre që njihen si zëra kritikë që nuk janë marë parasysh propozimet e tyre. Si ishte fryma në Këshillin Kombëtar?

Paloka: E pashë si lajm që është thënë se nuk u lejuan debati. Nëse mendoni që ne 4 orë aty vetëm u pamë njëri tjetrin në sy…Megjithatë pak rëndësi ka kjo. U diskutua çdo nen duke filluar nga propozimet që kishte çdo anëtar i Këshillit për çdo nen. U votua çdo propozim dhe në fund është votuar edhe neni që është propozuar nga kryesia e Partisë Demokratike, sepse statuti që u propozua sot ndryshe nga ç’u tha nuk ishte i grupit të punës pro ishte një projekt-statut i miratuar në kryesinë e Partisë Demokratike, parimet bazë. Pati ndryshime që erdhën si rezultat i propozimeve të ndryshme. Pra edhe projekti që u miratua në kryesi pati ndryshime në Këshillin Kombëtar. Jo ndryshime të shumta por e rëndësishme është që çdo nen u votua dhe çdo propozim i votua në Këshillin Kombëtar. Fituan ato që morën shumicën.

Pyetje: Një pyetje për nenin për kryetarin. Ka pasur një këmbëngulje nga ana e kritikëve dhe në dy platformat e tyre që të ketë një dorëheqje të kryetarit nëse humbet zgjedhjet apo në një mosrikandim të tij në rast humbja është më ulje. Cilat ishin argumentat pse z Basha apo kryetari në vazhdimësi të mos japë dorëheqjen kur humbet zgjedhjet.

Paloka: U propozuan disa variante. Qoftë për dorëheqje, qoftë për kufizim mandate të kryetarit. Lidhur me dorëheqjen argumentimi i parë është se dorëheqja është vullnetare. Nëse do të vihet në statut shkarkimi i kryetarit, është çështje tjetër. Por dorëheqja është vullnetare. Shkarkimi i kryetarit është në statut dhe i përcaktuar qartazi. Si propozohet, sa duhet ta votojnë, kush e propozon dhe ku votohet. Shkarkimi, edhe njëherë e përsëris është në statut i përcaktuar. Dorëheqja është çështje vullneti. Prandaj quhet dorëheqje. Për propozimin tjetër që ishte po për kryetarin për kufizimin e mandatit, edhe aty u dhanë argumente që kishin të bënin me procesin zgjedhor. Nëse do të bëheshin zgjedhje, dhe kjo ka qënë një ndër idetë e z Basha, dhe është kundërshtuar nga ne të tjerët edhe si grup pune, sepse i bindte që PD të ishte gjatë gjithë kohës në proces zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit gjë që nuk do ti shërbente aspak mbarëvajtjes së punës së Partisë Demokratike. Përveç pjesës tjetër që do nxiste gjithë kohës konflikte midis njerëzve që do të kishin ambicje për të marrë postin e kryetarit. Pra u mendua dhe u votua në Këshillin Kombëtar, të gjitha këto propozime u votuan dhe u hodhën poshtë me shumicë dërmuese të anëtarëve të Këshillit.

Read More
18 Pri
0

PD nuk vesh fanellën e një qeverie që ka zhytur Shqipërinë në krim

  • Rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave është një ngjarje e rëndësishme për  përmbushjen e aspiratës dhe konsensusit kombëtar të shqiptarëve për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.
  • Rekomandimi është ftesa për t’u futur në oborrin e Bashkimit Europian, por derën nuk e hap rekomandimi, e hapin vendet anëtare të Bashkimit Europian.
  • Gjermania renditet tek vendet skeptike sa i përket procesit të hapjes së negociatave me Shqipërinë, prandaj kërkesa e PD ishte e qartë dhe pa ekuivok: Shqipërisë t’i hapen negociatat.
  • Kriteret nuk janë plotësuar nga qeveria, por hapja e negociatave do të përbënte shtrëngimin e lakut për qeverinë dhe shtimin e presionit të monitorimit nga BE.
  • Problemet nuk zgjidhen duke u fshehur. Rama duhet të pranojë problemet dhe të marrë masa konkrete, të lejojë arrestimin e Saimir Tahirit.
  • Bashkimi Europian nuk është ERTV ku mund të thuash çfarë të duash pa mbajtur pikën e përgjegjësisë. Kërkohen rezultate për ndëshkimin e zyrtarëve të lartë, luftë kundër krimit të organizuar, në reformë zgjedhore dhe reformën në drejtësi.
  • PD nuk vesh fanellën e një qeverie që ka zhytur Shqipërinë në krim e në drogë dhe që pastaj kap drejtësinë për të mbrojtur zyrtarët e vet të korruptuar. Kjo është fanella e turpit.
  • Fanella e qeverisë ishte jeshile, tani është jeshile me njolla të bardha dhe të kuqe. Fjala është për kanabisin, kokainën, heroinën.
  • Qëndrimi i PD për hapjen e negociatave është në interesin më të mirë të shqiptarëve, i ndryshëm nga ai i Ramës në opozitë, kundër NATO-s dhe heqjes së vizave.​

Bashkëbisedimi i Kryetarit të PD Lulzim Basha me gazetarët

Sapo erdha nga Rinasi ku pata rastin të takoj përfaqësuesen e lartë për Politikën e Jashtme në Bashkimin Europian znj.Mogherini dhe ta falënderoj në emër të Partisë Demokratike dhe në emër të opozitës për vendimin pozitiv, rekomandimin pozitiv për Shqipërinë. Është një ngjarje e rëndësishme për aspiratën e popullit shqiptar për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, është një aspiratë mbarëkombëtare dhe është një nxitje konkrete që në këto kohë të vështira depresioni ekonomik, krize politike dhe besimi shqiptarët të ndihen optimist për të ardhmen e tyre.

Natyrisht rekomandimi është një hap i rëndësishëm por puna më e madhe mbetet përpara.

Takimi u organizua në Rinas për arsyen e thjeshtë që ju e dini tashmë, unë isha i ftuar në Berlin nga Qeveria Federale dhe nga Parlamenti Federal me ndihmën e partisë tonë simotër CDU-CSU-së dhe Konrad Adenauer, për të zhvilluar bisedime intensive me partnerët tanë ku qëllimi kryesor i imi dhe i opozitës ishte të kërkonim një votë pro nga Gjermania që renditet tek vendet skeptike sa i përket procesit të hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave, do ta bëjmë të qarët për të gjithë shqiptarët, është ftesa për tu futur në oborrin e Bashkimit Europian, është ftesa për të hapur derën e oborrit dhe për tu futur në oborrin e Bashkimit Europian. Por derën nuk e hap rekomandimi, derën e hapin vendet anëtare të Bashkimit Europian të cilat në datat 28-29 qershor do të mblidhen në Samit për të vendosur mes çështjeve të ndryshme të rëndësishme mbi këtë rekomandim nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë do ti hapen negociatat.

Hapjen e negociatave, siç e dini, është në vetvete në një proces i gjatë dhe i mundimshëm i arritjes së standardeve europiane në të gjitha fushat e jetës. Për ata që nuk e dinë, bëhet fjalë për 35 kapituj negociatash, të cilat normalisht hapen dy e nga dy çdo vit. Pra, në një skenar optimal na pret një punë e gjatë dhe voluminoze për t’ia arritur këto standarde që kanë të bëjnë me shtetin ligjor, me demokracinë, me zgjedhjet, me drejtësinë, me ekonominë, me kujdesin social, kujdesin shëndetësor, arsimin dhe të gjitha fushat e tjera të jetës. Vetëm kur Shqipëria të ketë plotësuar reformën që e sjellin legjislacionin shqiptar dhe sjelljen e institucioneve shqiptare në përputhje me këto norma europiane atëherë rekomandohet anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian.

Vetë hapja e kapitujve është një proces i mundimshëm politikë, për çdo kapitull kërkohet votimi i  çdo vendi anëtar. Prandaj e përsëris që sot nuk është dita për të festuar por është dita për të punuar dhe opozita, unë personalisht e kemi nisur punën akoma para se këtu të vinte edhe formalisht lajmi i mirë i hapjes së negociatave nga Komisioni Europian, pikërisht në vendin më të madh dhe më të fuqishëm politik të Bashkimit Europian, në Berlin, në Gjermani.

Për të gjithë ju dua të kthej në vëmendje faktin se për hapjen e negociatave ka 5 kushte, të cilat janë vlerësuar nga Komisioni dhe do të vlerësohen nga vendet anëtare. Për Gjermaninë siç mund t’ju kujtohet nuk janë 5 por janë 7; 5+2, zbatimi i ligjit të ligji të dekriminalizimit dhe reforma zgjedhore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në Berlin kemi patur një seri takimesh të nivelit më të lartë duke nisur me një seancë dëgjimore në Bundestag, në parlamentin gjerman me anëtarë të CDU-CSU-së dhe anëtarë të Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Komisionit të Çështjeve Europiane. Kërkesa jonë ka qenë e qartë, kërkesa ime ka qenë dhe pa ekuivok: Shqipërisë t’i hapen negociatat.

Por natyrisht në dialogun me palën gjermane kemi hasur jo pak skepticizëm dhe pesimizëm sa i përket stadit real të Shqipërisë në raport me këto 5 kushte apo 7 kushte.

Pse kërkojmë ne hapjen e negociatave?

Kjo është pyetja e parë që mu bë, je i bindur që janë arritur plotësimi i luftës kundër krimit, luftës kundër korrupsionit, reformës në drejtësi, reformës në administratën publike, të drejtat e njeriut? Sepse raportet e tyre tregojnë diçka tjetër. Raportet tregojnë se në luftën kundër krimit të organizuar nuk është çmontuar asnjë bandë, nuk është kapur asnjë kryebandit. Përkundrazi shumica prej tyre jo vetëm janë në liri por edhe kur njoftohen urdhër arreste ia mbathin. E njëjta gjë për politikanët e lidhur me krimin apo zyrtarët e lartë të lidhur me krimin, siç është rasti i Saimir Tahirit dhe rasti i oficerëve të lartë të policisë që janë në kërkim. Këto janë fakte publike dhe për më shumë Gjermania është një ndër vendet më të mirë informuara për situatën në Shqipëri.

Po sa i përket luftës kundër korrupsionit a ka patur progres domethënës?

Raportet tregojnë të kundërtën, tregojnë se Shqipëria ka zbritur në 11 vendet e korruptuara.

Në raport me reformën në drejtësi hapat janë shumë të ngadaltë në drejtim të vetingut, ndërsa në drejtime të tjera kemi hapa kundër reformës në drejtësi, siç është kapja e prokurorisë. Kapja politike e Prokurorisë, emërimi i kryeprokurores pa veting, në kundërshtim me parashikimet Kushtetuese me 3/5-at dhe impakti që kjo ka pasur në luftën kundër krimit, duke e dobëzuar luftën kundër krimit, siç është e qartë në rastin Tahiri por edhe në raste të tjera, po kështu u ngrit si shqetësim.

Reforma e administratës publike, raporti gjerman që na u vu përpara tregonte për 30% emërime politike vetëm gjatë viti të fundit.

Të drejtat e njeriut, çështja e parë që pyetën ishte çështja e Kukësit dhe keqtrajtimit të qytetarëve, shkeljet, nëpërkëmbjes, dhunimit të drejtave të tyre ligjore sipas ligjit shqiptar, sipas Kodit të Procedurës Penale që janë po kështu të drejta kushtetuese, që mbrohen nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe janë po kështu të drejta që mbrohen nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, ku Shqipëria është palë dhe është e detyruar ta zbatojë.

Pra, siç mund  ta imagjinoni dialogu në këtë  senacë dëgjimore të komisionit nuk ishte aspak e lehtë dhe detyra joën si opozitë nuk ëhstë as të fshehim të vërtetën, as të bëjmë hipokritin para miqve. Atëherë pse opozita kërkon dhe kërkoi të hapen negociatat?

Për një arsye të thjeshtë dhe të kuptueshme për çdo shqiptar. Sa më shumë të avancoj procesi i integrimit europian, aq më shumë presion do të ketë mbi autoritetet, mbi qeverinë për të arritur standardet eruopioane.

Çfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë se do të ketë shumë më shumë sy, veshë dhe zëra që do të dënojnë shkeljen e të drejtave të njeriut, arrestimin në mes të natës të njerëzve të pafajshëm që protestonin për mbijetesë nga njëra anë, dhe mos arrestimin e peshqve të mëdhenj duke nisur me Siamir Tahirin, nga ana tjetër.

Kjo do të thotë që do të ketë shumë më shumë zëra kritikë për pamjaftueshmërinë e luftës kundër krimit, dështimin në luftën kundër krimit, që e ka shndërruar Shqipërinë sipas raporteve të Bashkimit Europian në një qendër të krimit të organizuar në Europë.

Kjo do të thotë se do të ketë shumë më shumë përkushtim nga vendet e Bashkimit Europian për të mos pasur hapa arbitrarë, siç ishte largimi i 30 mijë familjeve me një të rënë të lapsit nga ndihma ekonomike. Këto gjëra nuk ndodhin në Europë dhe nuk tolerohen në vende që duan të bëhen anëtare të Bashkimit Europian.

Apo standardet e demokracisë, shitblerja e votës, ndarja e pushteteve, mos kapja politike e drejtësisë, presioni ndaj mediave dhe ndaj gazetarëve. Për të gjitha këto beteja të opozitës dhe të qytetarëve avancimi në proceset e integrimit europian është lajm i mirë. Sepse do të thotë se do të kemi shumë shumë vëmendje dhe më shumë instrumenta.

Ç’ka është veçanërisht e rëndësishme sot kur Edi Rama ka kapur të gjitha pushtetet; ekzekutivin, legjislativin, Prokurorinë, SHISH-in, segmente të tëra të drejtësisë dhe pothuajse mediat kryesore të vendit. Dhe po përqendron pushtetin ekonomik përmes monopoleve, PPP-ve, koncesioneve dhe kontratave korruptive në një grusht klientësh të tij, të cilët tashmë njihen në publikë si oligarkë; të vetmit që fitojnë kontratat, fitojnë PPP-të, marrin koncesionet janë ata.

Ja pra, ka një vlerë reale për demokracinë, për betejën e opozitës, por që po kështu është një kauzë madhore kombëtare që të kërkojmë siç kemi kërkuar hapjen e negociatave.

Argumentet kundër që dëgjuam në Berlin, i pari argument puro europian: Nuk keni plotësuar kriteret, nuk i hapin negociatat. Dhe natyrisht ne këtu kemi kërkuar që gjermanët të mos bëjnë gjyqtarin, sepse në rast se bëjnë gjyqtarin situata është e pashpresë, negociatat nuk hapen, por ta shikojnë këtë nga pikëpamja e opozitës, nga pikëpamja e qytetarëve shqiptarë.

Dhe cila është kjo pikëpamje?

Mos hapja e negociatave nuk ndëshkon autokracinë, arrogancën e pushtetit, shkeljen e ligjit, nuk e ndëshkon. Përkundrazi sa më pak monitorim të ketë një qeveri e korruptuar dhe e inkriminuar, aq më të lehtë e ka.

Kë ndëshkon? Ndëshkon qytetarin e thjeshtë. Ndëshkon biznesin e vogël, ndëshkon njerëzit në pamundësi ekonomike,ndëshkonrininë shqiptare, ndëshkon përpjekjen e të gjithë atyre, me opozitën dhe Partinë Demokratike në krye, që po bënjnë reforma të thella proeuropiane, si e vetmja mundësi për t’i siguruar shqjiptarëve standardin europian.

Ta shikojmë këtë, jo si një vendim të caktuar ku, Shqipëria është ulur përballë dhe ata marrin vendimin si gjyqtarë, dhe thonë; nuk i ke plotësuar kriteret, nuk ta hapim derën e oborrit. Por të qenë së bashku me ne, se çfarë efekti do të ketë të nesërmen ky vendim.

Do të ngjallë më shumë pasiguri, mungesë shprese, depresion, që do të thotë, më shumë shqiptarë që duan të largohen, do t’i hapë më shumë dyert rrugës së krimit, që do të thotë më shumë aktivitet kriminal në Shqipëri, që do të thotë cënim i interesave europiane dhe interesave gjermane.

Shpresoj për një lajm të mirë, por nuk është rradha ime të flas, për këtë do të flasin të zotët e punës në Berlin dhe shpresoj në Tiranë kur të vijnë, që këtu të kemi arritur një progres domethënës, dhe uroj që ky argument që kemi parashtruar, me sinqeritet, pa hipokrizi, pa fshehur të vërtetën, pa fshehur problemet, të tregojmë në të njëjtën kohë, se si i shërbejmë sa më mirë interesit të Shqipërisë dhe interesit të Europës dhe Ballkanit në tërësi.

Problemi i dytë që na u ngrit dhe që për fat të keq i paraprijnë ngjarjeve këtu në Tiranë, ishte frika se qeveria do ta përdorë hapjen e negociatave pa meritë, si makiazh për problemet në vend, në vend që të angazhohet për t’i zgjidhur ato.

E citoj fjalë për fjalë atë që më tha një nga zyrtarët më të lartë në Berlin.

Dhe për fat të keq në fjalët dhe mesazhet që ka dhënë Edi Rama, duke thënë disa të pavërteta, kur thotë se u hapën negociatat, ndërkohë që është vetëm rekomandimi, hapja është në dorë të vendeve anëtare. I ra tupanëve, arritja më e madhe në 30 vjet, harroi NATO-n, heqjen e vizave dhe bëri mirë që i harroi, sepse nqse do të flasim se çfarë ka ndryshuar për herë të parë në këto 30 vite, është që kemi një kryetar opozite që merr përgjegjësitë për interesin kombëtar dhe kërkon nga BE, hapjen e negociatave, ndërkohë si në rastin e NATO-s, si në rastin e vizave, e mbani mend fare mirë, se çfarë qëndrimesh mbante Edi Rama kur këto procese kanë të bëjnë me të mirën kombëtare.

Këtu dua t’ua bëj të qartë shqiptarëve.

Që qëndrimi që kemi mbajtur në Berlin, që kemi mbajtur me miqtë tanë konservatorë, në Holandë, në Francë dhe në çdo vend tjetër skeptik, është qëndrim i Partisë Demokratike, që ka lindur si parti e Shqipërisë europiane.

Është i palëkundur ndaj çdokujt. Votuesve, simpatizantëve, mbështetësve tanë, por edhe atyre që nuk votojnë për Partinë Demokratike, ta dinë. Tek Partia Demokratike kanë dhe do të kenë gjithmonë një parti që do të vendosë interesin tuaj, mbi interesin e momentit dhe interesat e politikës meskine këtu në Tiranë.

Thirrja ime për Edi Ramën është të bëjë të njëjtën gjë.

Unë e kuptoj ankthin e një kryeministri që është defiçitar me të pestë kriteret dhe që e shikon këtë, si një mundësi për të bërë propagandën e ditës.

Por ky ankth as nuk do të lehtësohet, as nuk do të largohet, vetëm sa do të shtohet nqse nuk ndërmertren hapat që BE pret, në raport me luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, kundër kapjes së shtetit dhe hapat e tjerë si kritere themelore të hapjes së negociatave me BE-në.

Ne do të vazhdojmë me përgjegjësi totale të bëjmë punën tonë, kërkojmë hapjen e negociatave si një instrument që do të ndihmojë në realizimin e këtyre prioriteteve dhe shpresojmë që kjo përpjekje të japë fryte pozitive.

Si në rastin e Gjermanisë, ashtu edhe të Francës e të Holandës e ndonjë vendi tjetër që ndan një pikëpamje skeptike dhe jo pozitive.

Dhe kjo është e vërtetë.

Gënjeshtra është ajo që u tha dje këtu, që ne nuk kemi asnjë sinjal që Gjermania është skeptike. Në Berlin u tha se, Ministrit të Jashtëm të Edi Ramës, për ne Shqipëria nuk ka plotësuar kriteret. Ajo që i është thënë atij, na u tha edhe ne para dy javësh.

Kjo është e vertëta.

Nuk zgjidhet problemi duke e fshehur.

Ai e fsheh problemin sepse është mësuar t’i thotë të bardhës së zezë, të zezës të bardhë.

Thotë që kjo është meritë e qeverisë dhe opozita punoi kundër.

E vërteta është e kundërta.

Opozita punon pro, sepse opozita vetëm përfiton duke e pasur Europën në krahë, në kauzën e luftës kundër krimit, e luftës kundër korrupsionit, në kauzën e çlirimit të ekonomisë, nga monopoli, oligarkët, nga PPP-të, nga konçesionet, nga tenderat e korruptuara, në kauzën e demokracisë dhe shtetit ligjor, ndarjes së pushtetit, respektit për median, opozita e ka Europën aleate në krahë, në të gjitha këto kauza.

E vërteta tjetër e dhimbshme është, që të gjitha këto dështime, janë përgjegjësi e Edi Ramës.

Janë përgjegjësi e qeverisë. Në çdo vend, janë dyfish përgjegjësi e Edi Ramës, që nuk ka lënë pushtet pa kapur, edhe drejtësinë sot.

Rreziku më i madh, kundër hapjes së negociatave dhe pengesa më e madhe është qeveria me veprimet e saj, antiligjore, arbitrare, të korrupsionit dhe ligjeve të saj kriminale. Ndaj ky është momenti që gjithësecili të marrë përgjegjësitë e veta.

Unë i kam marrë të miat. Partia Demokratike, opozita i ka marrë të sajat dhe do t’i mbajmë këto përgjegjësi para shqiptarëve dhe para Europës deri në fund.

Tani është ora që Edi Rama të marrë përgjegjësitë e tij, të mos fshihet pas fishekzjarreve dhe shashkave.

Të marrë përgjegjësitë e tij për të lejuar arrestimin e Sajmir Tahirit që të gjithë në Europë e dinë se e ka mbrojtur duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën. Duke e kthyer Parlamentin në një gjykatë.

Të marrë përgjegjësitë e tij duke lejuar drejtësinë të hetojë dhe të vërë para drejtësisë çdo politikan të korruptuar dhe çdo zyrtar të korruptuar të lidhur me krimin.

Këtu nuk bëhet fjalë për listë të hartuar nga opozita apo propagandë që ushqehet nga opozita.

Dua t’ia them të gjithë shqiptarëve sot dhe Edi Ramës, këto janë lista dhe të dhëna që burojnë nga agjensi e ligjzbatimit në Europë dhe vendet anëtare të BE-së, të cilat janë thellësisht të shqetësuara, për impaktin që ka krimi i organizuar shqiptar me lidhje politike.

Çfarë na pret përpara?

Shumë shpejt, vendet anëtare do të marrin vendimet e tyre. E kemi bërë dhe do ta bëjmë të qartë çdo ditë, derisa të vijë ora e vendimmarrjes më 28-29 qershor, që vendim negativ ndëshkon Shqipërinë dhe shpërblen keqbërësit.

Shpërblen shtetin e kapur, shpërblen kriminalitetin, krimin dhe korrupsionin.

Shpresojmë shumë që qëndrimi i qartë dhe pa ekuivok i opozitës të çojë drejt vendimeve pozitive.

Në Gjermani, vendimi do të kalojë përmes Bundestag-ut, Parlamentit Gjerman dhe kjo është arsyeja se gjatë dy ditëve të qëndrimit në Berlin, kemi patur më shumë se 20 takime dhe seanca dëgjimore me drejtuesit më të lartë të Komisioneve të çështjeve europiane, komisionit të jashtëm dhe sigurisë, të drejtuesve të grupit parlamentar CDU/CSU, të drejtuesve të lartë të njësive që merren me raportimin për Ballkanin Perëndimor, me qeverinë gjermane, me kancelaritë, shefin e politikës së jashtme dhe të sigurisë, këshilltarin e kancelares Merkel. E gjithë energjia është për të qëndruar që Bundestag-u dhe familja jonë politike të përqafojë të njëjtij këndvështrim që ka edhe opozita, sa i përket hapjes së negociatave.

Hapja do ta ndihmojë Shqipërinë. Moshapja ndëshkon Shqipërinë dhe shqiptarët dhe në mënyrë paradoksale shpërblen ata që duantë vazhdojnë pengmarrjen e Shqipërinë me korrupsion në shkelje të ligjit.

Ka një numër çështjes për të cilat janë të patejkalueshme për Tiranën.

Kjo ka të bëjë me mosndëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë, ka të bëjë me raste konkrete të luftës së krimit të organizuar, ka të bëjë me një nga kriteret kyçe që gjermanët parashtruan në nëntor 2016, që është Reforma Zgjedhore, sepse shqetësimi për demokracinë në Shqipëri ka arritur në nivelin më të lartë.

Ka të bëjë me reformën në drejtësi, ku kërkohet që kjo reformë të avancojë ashtu siç është votuar me Kushtetutë, që të çojë drejt një drejtësie të pakapur politikisht dhe më e rëndësishmja është që të ketë produkt, të kerë rezultate.

Rezultati i parë është, që qytetarët të jenë të barabartë përpara ligjit, rezultati i dytë është për ata që janë të lidhur me krimin dhe korrupsionin të marrin atë që meritojnë nga ligji.

Pyetja: Zoti Basha, kryeministri Rama iu ka bërë një thirrjes sot gjatë konferencës për shtyp, ku ju kërkon të mos bashkëpunnoni me asnjë faktor politik që për interesa të veta do ta pengojë Shqipërinë në këtë proces?

Basha: Kjo është pikërisht sjellja që në Berlin zyrtari i lartë e quajti: kemi frikë se do ta përdorë Edi Rama, i cili njihet në Europë për aftësinë e tij të propagandës, do ta përdorë për të bërë makiazh, do ta bëjë këtë si një aspekt tjetër të të bërit politikë dhe jo për të adresuar problemet. Tani problemet nuk i shpik opozita, dhe aq më pak CDU-CSU-ja apo deputetët e vendeve europiane apo eurodeputetët, apo institucionet europiane që janë interlekutorët kryesorë të opozitës. Këto janë problem reale dhe i gjithë ai diskurs, se nuk dua ti them ndonjë fjalë më të rëndë, po ia kthej në europiançe se në shqip meriton ndonjë një tjetër fjalë për atë argument. Ka për qëllim të fshehë këtë fakt: që në Shqipëri ka problem të thella të demokracisë. Nuk funksionon demokracia! Zgjedhjet shiten dhe blihen me paratë e drogës. Kjo ka çuar në një aleancë të krimit me politikën. Kjo ka çuar në Shqipëri nyjën kryesore të trafikut të drogës, jo thjeshtë kanabisit por edhe të heroinës dhe të kokainës. Këto nuk janë as përshtypjet e mia, as tekat e opozitës. Ky është realiteti dhe kjo është përgjegjësia e Edi Ramës. Tani këtë realitet nuk e fsheh dot Edi Rama dhe pot ë doja unë, nuk e fsheh dot unë. Sepse është në raportet e Interpolit, Europolit, Departamentit të Shtetit. Është praktikisht në çdo raport serioz ndërkombëtar problem i madh i krimit të organizuar në Shqipëri. E njëjta gjë sa i përket korrupsionit, e njëjta gjë sa i përket mborjtjes së zyrtarëve të korruptuar sa i përket shkjeljes së ligjit, arratisjes së gjysmës së kupolës së policisë sapo u shpallën urdhër arrestet. Mbrotja e Saimir Tahirit, ndalja e hetimeve për figurat kryesore politike të mazhorancës. Nga Vangjush Dako te Qazim Sejdini, te Ilir Beqja, tek aferat korruptive të ministrive të Damian Gjiknurit dhe Arben Ahmetajt. Këto janë fakte, nuk janë shpifje. Ndaj ndjehem i trishtuar që ende pa ardhur këtu, fjalët e zyrtarit të lartë gjerman dalin të vërteta. Edi Rama është më i interesuar të bëjë makiazh me këtë hap të rëndësishëm që është rekomandimi i hapjes së negociatave sesa të kuptojë se ndodhemi përpara një momenti shumë të rëndësishëm dhe nuk mund të kalohet lumi me llogjet e ditës. Nuk është Bashkimi Europian, ERT ku mund të thuash çfarë të duash pa mbajtur pikën e përgjegjësisë dhe i thua këmbës dorë, të bardhës të zezë e të zezës e bardhë. I fut edhe një të sharë në fund të fjalës opozitës dhe mediave dhe thua: e fitova ditën edhe sot. Nuk funksionon kështu BE. Unë e di këtë fare mirë edhe nga formimi edhe nga përvoja ime e mëparshme dhe sot si kryetar i opozitës kam marrë përgjegjësitë e mia para Bashkimit Europian dhe para vendeve anëtare dhe para shqiptareve. Ne si opozitë bëjmë gjithçka që këto kritere të përmbushen, sepse kjo i sherben Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe se kjo është rruga e vetme që çon tek hapja e portës së oborrit. Na pret një rrugë edhe më e vështirë përpara. Në qoftë se këtu akoma pa hyrë në oborr fillojme e dredhim bishtin me propagandë alla Rama, çfarë do të bëjmë kur kërkesat do të jenë shumë më të forta?! Kur inspektimi e monitorimi do të jetë shumë rexhid?! Nuk i dilet kështu! Nuk mund të ecë Shqipëria përpara në këtë mënyrë dhe ky është një problem politik. Kjo tregon në thelb se kjo qeveri e ky kryeministër nuk kanë kapacitetin as ta kuptojnë se çfarë është procesi i integrimit europian e jo më të bëjnë detyrat e tyre në raport me Shqipërinë, për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Por ne e kuptojmë fare mirë, ne po bëjmë detyren tonë si opozitë. Ne kemi përgatitur alternativën tonë për përgjegjësitë nesër dhe pa asnjë ekuivok po ndërtojmë kapacitetet tona dhe po transformojmë në rradhë të parë, Partinë Demokratike dhe përmes PD marrim përgjegjësitë tonë si një parti europiane për rrugën e vështirë që nap ret. Nuk ka rrugë tjetër përveç bërjes së detyrave të shtëpisë.

Pyetje: Zoti Basha përballë kësaj kauze madhore kombëtare siç e cilësuat ju, bindjen e vendeve skeptike deri në muajin qershor për çeljen e negociatave, cili do të jetë qendrimi që do të mbajë opozita? A do të heqë dorë nga aksioni i mosbindjes civile?

Basha: Nuk duhet të ngatërrojmë gjërat. Në Europë është e pakonceptueshme ti thuash opozitës: a do të heqësh dorë nga roli yt dhe hajde e vish fanellën e qeverisë. Kjo është mendësi joeuropiane. Nuk më lejon pozicioni ta themi se mendësia e kujt është kjo, por e Europës jo. Ti thuash opozitës ndal aksionin, mos bëj rolin tënd si opozitë. Eja e vish fanellën e qeverisë. E cilës qeveri? Një qeveri që ka zhytur Shqipërinë në krim e në drogë dhe që pastaj kap drejtësinë për të mbrojtur zyrtarët e vet të korruptuar. Që dhunon qytetarët e thjeshtë, fut në burg të pafajshmit dhe liron kriminelët? Një qeveri që ka kapur gjithë ekonominë dhe ia ka dhënë 5 klientëve të kryeministrit. Që ushtron çensurën më të paparë në 27 vite kundër mediave dhe gazetarëve? Sigurisht që jo! Kjo është fanella e turpit, por mbi të gjitha është fanella e një ekipi antieuropian dhe kurrsesi Partia Demokratike nuk mund ta veshë atë fanellë. Ne kemi fanellën e Europës, me ngjyrat e Europës dhe dhe jo tonat. Këtë se them në kuptimin e përciptë të fjalës. Vlerat tona janë vlerat e Europës. Zgjedhje të lira, drejtësi e pakapur dhe kuftë pa kompromis kundër krimit e korrupsionit kushdoqofshin këta zyrtarë, të cilësdo ngjyre politike, por në veçanti të krimit të korrupsionit të lidhur me qeverinë sot dhe që është pengesa kryesore, që u është vënë shqiptarëve për të hedhur hapin tjetër drejt Bashkimit Europian. Pra në këtë kuptim përgjigja është e thjeshtë: Opozita do të vazhdojë të bëjë detyrat e saj në një demokraci europiane. Ne nuk jemi në një demokraci europiane, por e vetmja mënyrë sesi mund të shkojmë drejt Europës është që të paktën një nga të dy palët të bëjë detyrat e saj. Opozita e ka vendosur rolin e saj. Ne do të bëjmë detyrat tona si një opozitë europiane. Kjo do të thotë se do të ndërmarrim të gjithë aksionin politik që ndërmerr një opozitë europiane ku përballë, apo nëse përballet me dhunime dhe shkelje të tilla të Kushtetutës, të ligjit, të të drejtave të qytetarëve. Do ta bëjmë këtë në institucione, do ta bëjmë me qytetarët, do ta bëjmë duke qëndruar në krah të tyre. Në të gjitha format dhe mënyrat demokratike me të cilat vepron opozita kur shkelen dhe nëpërkëmbën rregullat elementare të demokracisë dhe të shtetit ligjor

Pyetje: Do të bllokoni sërish Parlamentin?

Basha: Padrejtësisht vëmendja përqëndrohet tek; çfarë do të bëni ju, sesa çfarë ju shtyn ta bëni këtë. Sa herë që përballemi me një padrejtësi, është detyra e njeriut të lirë, e njeriut me ndërgjegje europiane apo euroatlantike e amerikane të ngrihet kundër padrejtësisë. Kjo është një ftesë që i bëj çdo qytetari shqiptardhe padyshim është një detyrë elementare e opozitës, në veçanti sot kur përpjekjet e Ramës nëpërmjet përqëndrimit të pushtetit është të topisë çdo fkctor tjetër që mund ta bëjë këtë. Kap median, kap drejtësinë, kap Prokurorinë, kap SHISH. Përdor Parlamentin si dyqanin e vet privat, qeverinë po se po. Ndaj është detyrë e opozitës të qëndrojë fuqimisht për themelin e Europës, atë që njihet si “Parimet e Kopenhagenit”: Demokracia, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dekriminalizimi, drejtësia e pakapur, shteti ligjor, kriminelët në burg jo populli i pafajshëm. Çlirmin e ekonomisë nga monopolet dhe nga oligarkët. Transparencë për shpenzimet qeveritare se taksat kanë shkuar në qiell dhe investimet e qeverisë janë në diell. Taksat po shkatërrojnë biznesin e vogël. 50 biznese falimentojnë ditë për ditë. Sot që po flasim, 50 familje kanë mbyllur qepenat dhe janë në mes të rrugës, ndërkohë që flasim. Këto janë problem të rënda e të thella të përditëshme të Shqipërisë dhe këto nuk mund të zgjidhen duke pretenduar se problemet nuk ekzistojnë dhe duke mos i vënë gishtin shkaktarit të këtyre problemeve. Problemet ekzistojnë, janë të rënda dhe shkaktari është; qeverisja, Edi Rama, me përqëndrimin e pushtetit, me aleancën me krimin, me mos ndëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë duke nisur me Saimir Tahirin dhe për fat të keq duke vazhduar traditën e tij të spekullimit dhe të mos pranimit të problemeve në raste të veçanta siç është ky i sotmi. Sot duhet ta shikonte aktin e hapjes së negociatave si një mundësi për të reflektuar thellë. Por po e them dhe njëherë: vërteton sot se nuk ka kapacitet për të reflektuar dhe ky është një problem i madh politik i vendit, nuk është vetëm i opozitës, është i vendit. Është edhe i Partisë Socialiste. Keni një kryeministër të ndëruar kolegë socialist dhe të dashur bashkëqytetarë socialistë në të gjithë Shqipërinë i cili nuk është në gjendje as të reflektojë, ta kuptojë se cili është problem e jo më të kontribuojë në zgjidhjen e tij. Ky është një problem i madh, nuk është problemi i demokratëve, nuk është problem i opozitës por është problem i të gjithë shqiptarëve

Pyetje: Megjithatë z Basha, z Rama ju ka ftuar sot për bashkëpunim, duke përmendur për të punuar si kombëtarja me fanellën kuqezi?

Basha: Këto janë fjalë boshe dhe më duhet të përsëris aty që thashë më parë. Fanella kuqezi është fanella e kombëtares dhe kemi futbollistët me këtë fanellë, apo ekipe të tjera. Edi Rama dhe ekipi i tij nuk kanë fanellën kuqezi. Fanella e tyre ishte jeshile, tani jeshile me njolla të bardha dhe të kuqe. E kam fjalën për kanabisin, kokainën, heroinën dhe gjakun e djersën e shqiptarëve. Ndaj ajo që kërkoj unë sot është që të marrë përgjegjësitë sepse janë të tiat për çfarë ka ndodhur deri më sot. Opozita do të vazhdojë të mbajë përgjegjësitë e saj të plota si një opozitë europiane. Nuk ishte zgjedhur më kot ky moment i ftesës dhe i vizitës tonë në Berlin. Opozita e çdo vendi është edhe alternative. Opozita e sotme është edhe alternative e nesërme e vendit dhe ne kemi marrë dhe do të marrim përgjegjësitë tona para shqiptarëve.

Pyetje: z Basha, duke nisur nga sot deri më 28 qershor, cilat janë hapat më emergjentë që duhet të bëjë qeveria sipas jush?

Basha: Hapi më emergjent që duhet të bëjë Shqipëria është të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën dhe kjo është tërësisht, për fat të keq, vetëm në dorën e qeverisë dhe të Edi Ramës. Sepse sot ai i kontrollon të gjitha. Edhe prokurorinë, edhe segmente të tjera të drejtësisë. Pra është tërësisht në dorën e qeverisë. Por shpresa dhe optimizmi që unë kam është që një po, qoftë edhe një Po me kushte, nga vendet anëtare për hapjen e negociatave do të vijë po kështu një presion i madh politik dhe publik për të arritur pikërisht këtë. Ndarjen e politikës nga krimi. Pa e bërë këtë Shqipëria do të vijojë të jetë në duart e krimit të organizuar. Pra ky është prioriteti numër një. Prioriteti tjetër është të planifikojmë të nesërmen. Sot jemi para një parlamenti ilegjitim që ka dalë nga një votë, siç e keni para nga studimet europiane, ku na u cituan në Berlin, ku një studim thoshte 20 %, një tjetër 30 % e shqiptarëve kanë pranuar se iu ëhstë blerë vota. Pra hapi tjetër është edhe refoma zgjedhore dhe gjithë hapat e tjerë që të mundësojnë që të kemi një sistem dhe proces elektoral që pamundëson apo e bën shumë të vështirë shitblerjen e votës. Dhe së treti, të kemi një drejtësi që të mos denojë të pafajshmit e të lirojë kriminelët por të bëjë të kundërtën. Vlerësoj se ky është minimum për çdo shqiptar dhe natyrish është minimum për Europën. Nuk ka vend anëtar i BE ku burgosen njerëzit e pafajshëm dhe lihen të lirë kriminelët.

Pyetje: z Basha, për reformën zgjedhore a do kemi një angazhim normal të PD-së?

Basha: Angazhimi ynë për reformën zgjedhore ka qënë i plotë apo i pandërprerë në çdo moment dhe do të vazhdojë.

Pyetje: Për çfarë biseduat me zonjën Mogerini?

Basha: E falenderova për rekomandimin e KE-së dhe e informova për vizitën në Berlin. i thashë që në këto momente të errëta ku ndodhet Shqipëria kjo është një dritë shprese e shumëpritur. Natyrisht që zonja Mogerini dhe zyrtarët e KE-së janë plotësisht në dijeni të skepticizmit të vendeve anëtare të rëndësishme siç është Gjermania, Franca dhe Holanda. i shpreha bidnjen time se tejkalimi i këtij skepticizmi nuk mund të vijë duke fshehur problemin duke thënë që nuk egziston apo duke thënë që nuk është aq keq saç thuhet sepse në këto momente vendet anëtare, për shkak se po i vuajnë vetë pasoja e krimit, drogës dhe emigracionit, është shumëfishuar në 4 vitet e fundit që rama qeverisë, kanë të dhëna të plota. Nuk mund ti gënjesh e tu thuash nuk kam ndërkohë që ata shohin se si numri i refugjatëve nga Shqipëria është rritur dhjetëra apo qindra herë në raport me 5 vite më parë. Ndërkohë që sasia e drogës që shkon në vende e tyre sepse vetëm një e dhjeta kapet është në nivele të paimagjinueshme dhe se problem i krimit në Shqipëri është bërë problem në shumë prej këtyre vendeve dhe kjo është arsyeja se pse këto vende nuk duan të hapin negociatat, le tit hemi gjërat troç. Holanda problem kryesor ka krimin. Ndaja këtë dinje me të që duhet të jemi të drejtpërdrejtë që këto problem ekzistojnë. Ne opozita jemi angazhuar prej fillimit në luftë kundër këtyre problemeve. Kundër kriminelëve në politikë, kundër kultivimit të drogës kur gjithkush tjetër thoshte ku është droga se nuk e shohim dot, kundër hapave që do të minonin reformën kushtetuese në drejtësi dhe do të mundësonin kapjen e drejtësisë sepse kjo do të thotë se nuk do të kesh prokurorë dhe gjyqtarë që do të çojnë para drejtësisë qeveritarët e korruptuar dhe betejën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sot opozita dhe vendet e BE-së qendrojnë krah më krah për zgjidhjen e tyre. Deri fje shumë prej këtyre problemeve pretendohej se nuk ekzitonin. Tani bindja ime është që argumenti më i mirë në raport me vendet skeptike është ky; moshapja e negociatave do të përbënte një lajm të keq pikërisht për këto reforma kryesore; për refomën zgjedhore, për zbatimin e vërtetë të reformës në drejtësi, për luftën krimit, korrupsionit, drogës, emigracionit të paligjshëm. Sado paradoksale të duket, edhe pse qartësisht kriteret nuk janë plotësuar nga qeveria, hapja e negociatave do të përbënte shtërngimin e lakut për qeverinë, me fjalë popullore, dhe shtimin e presionit të monitorimit nga BE. Ky është një argument që unë besoj se ka dhënë rezultat edhe ndër me skeptikët ndër interlokutorët e mi në Berlin, drejtues të lartë të politikës në Berlin, dhe besoj dhe shpresoj  se do të japë efektet e ngjashme me me skeptikët e tjerë në Paris dhe në Hagë.

Pyetje: z Basha, ju thashë që morën pjesë në Gjermani si alternative në Shqipëri dhe pak më parë thatë se jeni në një proces reformimi në PD dhe të premten keni mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD. Ju si kryetar keni bërë gjë konkrete për ndryshime në statut?

Basha: Qëllimi kryesor i punës së madhe që është bërë dhe që do i parashtrohet Këshillit Kombëtar është të saknksionojë dy vlera bazë dhe të garantojë zbatimin e tyre. Së pari demokracinë e brendshme në parti ku insistimi im është që vendimet e rëndësishme të merren me konsultim me të gjithë anëtarësinë e PD, duke përfshirë listën e ardhshme të deputetëve të PD. Dhe së dyti, krijimi i një structure partie moderne europiane në përputhje me modelet e partive fituese të Partisë Popullore Europiane duke përfshirë edhe të miqve që sapo u ktheva CDU-CSU gjermane.

Pyetje: Duke përfshirën edhe çështjen e kryetarit…

Basha: Të gjitha çështjet janë hapur dhe diskutuar. Ju e dini që kemi bërë një takim prej 5 orësh në kryesi dhe çdo çështje është diskutuar dhe propozimet e kryesosë do ti parashtrohen Këshillit Kombëtar, i cili do të ketë hapësirën për të diskutuar dhe propozuar.

Pyetje: z Basha, a ju ka informuar zonja Mogerini për takimin e ministrave të jashtëm ditën e hënë dhe dhe ashtu nga ministrat janë paraqitur ditën e martë përgatitjet për samitin e majit në Sofies dhe samimit e zgjerimit të paraqitur dje në Strasburg. A ju informoi ajo se ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Holandës dhe Francës, kanë kërkuar tashmë samite i Sofjes nuk duhet të jetë një samit zgjerimi dhe as që duhet përmendur kjo fjalë, dhe ministri i Holandës ka thënë që nuk do bëjmë pazare për as për integrimin e Maqedonisë dhe as Shqipërisë. Në këto kushte dhe mos përfshirja e kësja çështje në samitin e Qershorit, cilat do të ishin hapat tuaja për ti bindur sidomos holandezët që kjo çështje të paktën të futet në rendin e ditës?

Basha: Së pari kam informacionin e plotë se çfarë ka ndodhur në mbledhje. Zonja Mogerini bëri një parashtrim të shkurtër por unë e kisha informacionin që dje nga interlokutorët në Berlin. Natyrisht është një zhvillim jo i mirë por jo i papritur. Nga ana tjetër unë nuk e kam humbur besimin dhe do të vazhdoj të punoj bashkë me PD dhe opozitën me qëllim që qershori të sjellë lajme të mira për Shqipërinë. Duhet ta kuptosh që nuk është detyra ime të bind Holandën por është detyra ime, siç e shoh unë, jo siç e ka parë ai që ishte para meje kryetar i opozitës, të bëjë gjithçka që vendet anëtare skeptike ti hapin dritën jeshile negociatave. Linja e argumentit me këto vende është ajo që ju parashtrova. Në fund të fundit, hapja e negociatave është fillimi i një rruge të gjatë dhe të vështirë dhe hapja e negociatave mundëson dhe jep më shumë instrumenta, njerëz, resurse, fonde  të BE dhe vendeve anëtare për të ushtruar presion pranë qeverisë e cila është ajo që duhet të plotësojë detyrimet e shkruara në rekomandimet e KE-së. Pra edhe me më skeptimët ky ka qënë argumenti. Ju sot nuk po votoni të bëhet Shqipëria anëtare e BE dhe kemi 35 kapituj për të negociuar dhe në çdo kapitull duhet vota juaj që happen mesatarisht dy në vit. Pra nuk është ky zhvillimi final apo vendimi i fundit. Për të perifrazuar Çurçillin, është fillimi i fillimit. Pra në këtë kuadër do të vazhdojmë të kërkojmë pranë miqve tanë, ku në disa vende kanë kualicion, të kërkojmë me ato mundësi që ne kemi si opozitë duke mos fshehur të vërtetat por duke treguar se e vërteta e të vërtetave është , që të vërtetat e Shqipërisë do bëhen edhe më të dhimbshme për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe me më pasoja për europianët nëse nuk happen negociatat, nëse Shqipërisë i pamundësohet avancimi i mëtejshëm në rrugën e integrimit europian. Ndihmën më të madhe në këtë drejtim do ta jepte nje qeveri që do të bënte detyrat e shtëpisë. Por ne po bëjmë më shumë se detyrat tona dhe po e bëjmë me ndërgjegje të plotë dhe të pastër para shqiptarëve dhe shqiptarët.

Pyetje: Z Basha, mendoni se  Shqipërisë i hapet dera për në BE pavarësisht gjithë këtyre faktorëve?

Basha: Rrugëtimi do të jetë i gjatë për të gjitha vendet e ballkanit siç e tha komisioneri Hahn. Është ambicione të mendohet 2015 dhe kur e thotë Hahn që është një optimist i pakorigjueshëm atëhere kuptohet që procesi do të jetë më i gjatë se aq. Por e rëndësishme është q ëpuna të nisë dhe vetë rezultat e punës do ti shërbejnë shqiptarëvë. Nëse ka luftë kundër krimit do të kemi më pak kriminelë, më shumë siguri, më pak vendimarrje që do të diktohet nga krimi, do të kemi më pak konkurencë nga droga për biznesin e ndershëm, do të kemi më pak mundësi për kriminelët që të helmojnë fëmijët tanë me drogë përpër shkolla, do të kemi më pak mundësi që kriminelët të diktojë zgjedhjet e të blejnë votat, kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Pra të jenë ata zotërit e vërtetë të Shqipërisë bashkë me politikanët e korruptuar dhe jo njerëzit e thjeshtë. Pra procesi nëse bëhet ashtu si duhet frutet do ti vjelin shqiptarët. Prandaj edhe pse do të jetë një proces i gjatë dhe i dhimbshëm rëndësi ka që të nisë dhe puna të ecë përpara.

Pyetje: z Basha ju lobuat në Gjermani për çeljen e negociatave por ju si opozitë jeni shprehu vazhdimit për një shtet të lidhur me krimin dhe me drogën. A mos ka një mospërputhje e qendrimit të PD?

Basha: Rama është shumë i zoti të fusë veten e vetë në kurth në raport me një numër të madh çështjesh por opozitën nuk e fut dot në kurth sepse ajo që ne themi është e hapur. Një opozitë që thotë se gjërat në vnd janë për së mbari kur të gjithë e dimë se si është gjendja e vendit në raport me demokracinë, lirinë, me të drejtat, korrupsionin, krimin, gjendjen ekonomike , një opozitë që gënjen nuk është më opozitë. Opozita ka një rol institucional dhe moral për ti shëbyer interesave të vendit. Pra alternative që ne të shohim problemin dhe të bëjmë sikur të mos e shohim, nuk ekziston. Tani këto problem që ne shohim dhe që i sheh Berlini pavarësisht prej nesh dhe bashkë me ne, që i sheh Brukseli, Uashingtoni, Londra, janë para syve tanë, detyra jonë si opozitë është që ti bindim këto vende se këto problem do të zgjidhen më mirë nëse happen negocitata se san nuk hapen për arsyen e thjeshtë se nëse nuk happen është izolim. Dhe shumë prej jush këtu që kanë lindur pas diktaturës dua tu kujtoj se një nga armët më të sukseshme të tij është izolimi i Shqipërisë kur nuk ke sy dhe veshë dhe shohin dhe gjykojnë e ke shumë më të lehtë ta sundosh atë në mënyrën më barbare siç u bën për 50 vite me radhë. Shpëtimi i vendit vjen duke hapur negociatat apo duke mos treguar problemet e vërteta por duke i njohur ato dhe duke kërkuar bashkëpunim me Europën, për ti zgjidhur këto problem. Ato janë plotësisht të zgjidhshme dhe kërkojnë vetëm vullnet politik që nis me njohjen e problemeve  dhe vazhdon me zgjidhjen e tyre. Për njohjen e problemeve ne i kemi dhënë provat sepse kemi qënë denoncuesit e këtyre problemeve. Për zgjidhjen e tyre kemi parashtruar zgjidhjet tona. Pra problem mbetet qeveria dhe Edi Rama. Mungesa e vullnetit për të pranuar problemet është lajm i keq përsa i përket zgjidhjes së problemit. Prandaj edhe ftesa ime sot është që të ulet dhe të reflektojë thellë dhe ta kuptojë se nuk është moment që mund ta kalojë me aheng fpor është një moment që kalohet vetëm duke reflektuar thellë e duke pranuar përgjegjësisë dhe duke bërë atë që duhet. Arrestimin e Saimir Tahirit. Parlamenti duhet të mblidhet menjëherë dhe të kthejë prapa vendimin antiligjor e antikushtetues për arestimin e Tahirit në vetvete dhe si një akt politik që do të tregonte se këtu merr fund kultura e mbrotjes së politikanëve të lidhur me krimin duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën. Si dhe një sërë aktesh të tjera që do të mjaftonin në vlerësimin tim do të bandit skeptikët që të votonin që nesër. Nëse e ka me gjithë mend atëhere le ta demonstrojë këtë vullnet politik. Të tjera janë llogje pazari. Janë llafe për të mbuluar dështimin e qeverisë.

Pyetje: Z Basha ju keni akuzuar Saimir Tahirin por rama tha sot se nuk ka asnjë provë për ta arrestuar atë?

Basha: Ky është problem sepse Rama është kryeministri, kryeprokurori, kryegjyqtari, kryeredaktori. Apo jo?! Në fakt nuk është për të qeshur dhe ju e dini këtë. Ky është problem dhe nuk i takon Edi Ramës të vendosë ka apo nuk ka prova. Nuk ka vend të Europë që vendos kryeministri ka apo jo prova. Është gjykata. Problemi është që kjo prokurori dhe kjo gjykatë e kapur nga Edi Rama shkon dhe disa i rajton si terroristë dhe terrorizon fëmijët në sytë e tyre që u ngritën për bukën e tyre, ndërsa këtë qe e ka kapur antimafia me bandat thotë që nuk ka prova. Ai mund të jetë opinion i tij por një shtet ligjor dhe europian opinion i tij ka zero vlerë dhe gjykata u ndalua. Mos e harroni këtë. Ndaloi gjykatën të merrte vendim mbi kërkesën e prokurorisë. E ndaloi me vendimin e parlamentit dhe maxhorancës në mënyrë të paprecedentë. Këtë  mos e harroni dhe kjo sjelle i bën vendet skeptike. Për ta mbyllur me një fjalë është se kjo është që vendet janë skeptike për ti hapur negociatat se nuk ka vend në Europë ku kryeministri të thotë çfarë është apo jo i fajshëm, se çfarë përbën provë dhe çfarë nuk përben provë. Në Europë e vendos Gjykata se çfarë ëhstë ose jo provë, jo kryeministri apo parlamenti. Dua ta mbyllur duke iu drejtuar qytetarëve shqiptarë që ky është një lajm i rëndësishëm dhe i mirë, dhe që ne si opozitë do bëjmë gjithçka të mos mbetet këtu apo më keq të zhbëhet ky lajm i mirë duke u trajtuar si një makiazh nga qeveria. Do bëjmë gjithëçka që ky lajm të pasohet nga lajme të tjera të mira. Hapja e negociatave do të jetë parathënie e lajmeve të tjera të mira që do të thotë se BE ka vendosur të përballet dhe të luftojë bashkë me opozitën dhe qytetarët e thjeshtë kundër padrejtësisë dhe kudnër grabitjes së Shqipërisë. Faleminderit.

Read More
18 Pri
0

Njoftim pas takimeve të Kryetarit Basha në Berlin

Basha kthehet pasdite nga Berlini ku ka zhvilluar takime të shumta me parlamentarë dhe funksionarë të qeverisë gjermane, një seancë dëgjimore me deputetët e grupit më të madh parlamentar gjerman CDU/CSU, dhe me anëtarët të Komisionit për Çështjet Europiane dhe të Politikës së Jashtme.

Takime të veçanta me Johann Wadephul, Nënkryetar i Grupit Parlamentar CDU/CSU dhe Kryetar i Grupit të Punës për Ballkanin, me Gunther Krichbaum, Kryetarin e Komisionit për Çështje Europiane; me Raporterin e CDU/CSU për Shqipërinë Thorsten Frei, me Këshilltarin e Grupit CDU/CSU për punët e Jashtme dhe sigurinë Joachim Falenski dhe me përfaqësues të lartë të qeverisë dhe në kancelarinë gjermane ku u prita nga Këshilltari i Kancelares Merkel për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Dr. Jan Hecker.

Në këto takime kryetari i opozitës ka argumentuar pro hapjes së negociatave si një hap i rëndësishëm në vetvete për të forcuar demokracinë, shtetin ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.​

Read More
17 Pri
0

Njoftim për vizitën e Kryetarit Basha në Berlin

Seanca dëgjimore e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me anëtarë të Komisionit për Çeshtjet Europiane dhe të Politikës së Jashtme kishte për qëllim bindjen e grupit më të madh parlamentar gjerman CDU/CSU për miratimin e nisjes së negociatave së Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Basha e vlerësoi këtë si një detyrë të vështirë, sepse ky grupim është skeptik për zgjerimin dhe kritik për  hapjen e negociatave dhe ka si shqetësim kryesor luftën kundër drogës, luftën kundër korrupsionit, reformën ne drejtësi.

Kreu i opozitës vlerëson se hapja e negociatave është edhe si një mjet shtesë presioni dhe monitorimi për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimin e vertetë të Reformës në Drejtësi, të pakapur politikisht, por edhe për çeshtje të tjera siç është reforma e Administratës Publike dhe Reforma Zgjedhore.

”Kjo është detyra që kemi sot dhe do të thoja pjesa më e vështirë e misionit këtu në Berlin për të bindur anëtarët e këtij Komisioni që i përkasin spektrit më skeptik për hapjen e negociatave“ – tha Basha.

Deklaratat e plota pas takimit të Kryetarit të PD Lulzim Basha dhe Kryetarit të Forumit Rinor të CDU, Paul Ziemak. 

Lulzim Basha: Përshëndetje! Jemi këtu me Paul Ziemak, që është anëtar i Komisionit për Çështjet Europiane dhe Çështjet e Jashtme, por është po kështu kryetari i Forumit Rinor CDU-së, i cili është një nga mbështetësit më të fuqishëm të Shqipërisë dhe të rinisë shqiptare. E falënderoj për ndihmën që na dha sot në këtë mbledhje të vështirë të Komisionit, për të bindur anëtarët e Komisionit, anëtarët e CDU-së dhe CSU-së për një votë pozitive për negociatat, si një kontribut për të shtuar presionin ndaj qeverisë në raport me demokracinë, shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi, reformën zgjedhore.

Pra, për të ndihmuar përmes presionit të shtuar në arritjen e objektivave europiane që ka opozita, Partia Demokratike, rinia e Partisë Demokratike dhe rinia shqiptare.

Paul Ziemak: Faleminderit për vizitën tuaj këtu në Parlamentin gjerman, Bundestag. Faleminderit për diskutimin e shkëlqyer që patëm sot. Urimet më të mira nga unë, Forumi Rinor dhe partia tonë për të rinjtë në Shqipëri. Ne besojmë tek ju. Punojmë shumë mirë bashkë, ndaj dhe urimet më të mira nga Berlini për Shqipërinë!

Read More