Blog

09 Pri
0

Me skemën e TVSH Rama shkatërron biznesin e vogël

Nga skema e TVSH-së humbasin të gjithë me përjashtim të një grushti njerëzish. Futja e biznesit të vogël në TVSH rrit koston e biznesit të vogël, çon në falimentim mijnëra biznese të vogla, rrit papunësinë, rrit çmimet, rrit evazionin fiskal, zbras arkën e publikut. Mbytja e bizneseve me taksa, shkatërrimi i Teatrit Kombëtar ka si qëllim politik goditjen dhe asgjësimin e zërave të pavarur në shoqëri, sepse ky kryeministër urren gjithçka dhe këdo të pavarur. Me skemën e TVSH Rama synon shkatërrimin e biznesit të vogël dhe devijimin e xhiros së tij tek një grusht oligarkësh që i kontrollon vetë, janë klientët e tij dhe me të cilët po grabit Shqipërinë copë pas cope. Rama po bën gati t’i japë të vëllait konçensionin e TVSH-së. Motoja e bandës kriminale që drejton vendin është: grabiti shumicës dhe jepi pakicës. Për inceneratorët e Ahmetajt jep 25 milionë euro, nga TVSH planifikon të marrë 15 milionë euro. Fjalët e kanë humbur kuptimin. Duhet të ngrihemi! Vetëm veprimi nëpërmjet protestave do të rikthejë shpresën në vend. Rama nuk e arreston dot të gjithë popullin. Nëse çohemi të gjithë për t’i thënë jo padrejtësisë dhe grabitjes, banda bie brenda 24 orësh.

Read More
09 Pri
0

Fjala e Kryetarit të PD Lulzim Basha në takimin me biznesin e vogël

Dua t’ju përshëndes ju, Shoqatën e Biznesit të Vogël, Shoqatën për Mbrojten e Tregut që keni mbledhur sot në këtë sallë dhjetra përfaqësues të sipërmarrjes së vogël në prag të katastrofës tregëtare që do të shkaktojë futja e biznesit të vogël ne skemën e TVSH-së.

Dua ta nis me një përshëndetje të përzemërt për fjalët tuaja që gjithsecili prej jush parashtroi të vërtetat tuaja, të vërtetën e biznesit të vogël, gjendjen dramatike ku ndodhet sot biznesi i vogël, që është punëdhënesi dhe punësuesi kryesor në Shqipëri. 97% e vendeve të punës në Shqipëri në ekonominë shqiptare sot janë hapur nga biznesi i vogël, mijëra dhe dhjetra mijëra vende pune do të mbyllen drejtpërdrejt si rezultat i kësaj mase futjes së biznesit të vogël në skemën e TVSH-së dhe në fakt siç u tha këtu është një hap tjetër në një seri masash rritje taksash rritje çmimesh, të karburantit, të energjisë dhe krijimit të një klime armiqësore ndaj biznesit në tërësi,  të vogël në veçanti duke përfshirë kontrrollet e shpeshta, gjobat e larta, gjobat intensive dhe ambientin e pasigurisë që është krijuar.

Vetëm javët e fundit për shkak të pasigurisë disa përfaqësues të biznesit të vogël, disa pronarë të biznesit të vogël kanë humbur jetën apo janë plagosur rëndë dhe dhjetra biznese janë grabitur në mes të ditës siç ishte rasti i para disa ditëve në Korçë. Dua t’u bëj një thirrje medias të jetë sa më transparente dhe e drejtpërdrejtë. Përsa kohe që u mbajt fjala e përfaqësuesve kryesore vetëm një media ishtë në transmetim të drejtpërdrejtë. Dua t’i bëj thirrje kryeredaktorëve,  gazetarëve por dhe pronarëve të medias, mos ta çensurojnë këtë aktivitet edhe pse nuk arritën të transmetojnë live fjalët e kryetarit të shoqatës të Biznesit të Vogël dhe kryetarit të shoqatës së Mbrojtjes të Tregut të Shqipërisë, t’i trasmetojnë të plota fjalën e tyre.

Harxhohen orë të tëra me propagandën qeveritare, nga mëngjesi deri në darkë ka mbirë në ekran një njeri, Edi Rama, i cili gënjen dhe mashtron shqiptarët kur shqiptarët marrin fjalën e tyre dhe janë ata që po flisnin sot janë përfaqësuesit e biznesit dhe ne jemi te ftuar. Mediat, me ndonjë përjashtim të rrallë,  ndërpresin transmetimin. Kjo nuk i nderon për të mos thënë që është e turpshme, e dëmshme për vendin. Mos ia hiqni zërin dhe figurën qytetarëve, mos ia hiqni zërin dhe figurën përfaqësuesve të biznesit, ndaj ju bëj një kërkesë ta korrigjojnë censurën e mëngjesit duke trasmetuar të plotë shqetësimet e vërteta reale të folësve këtu në këtë sallë. Të mos presin vetë që t’i them unë apo t’i përsëris unë apo anëtarë të tjerë të opozitës. Ta marrin drejtpërdrejt ashtu siç u tha këtu, cilat janë të vërtetat për masën kriminale të futjes së biznesit të vogël në skemën e TVSH. Kjo është një skemë nga e cila do të humbasin të gjithë, me përjashtim të një grushti njerëzish. Do të ketë pasoja negative për të gjithë. Futja e biznesit të vogël në skemën e TVSH do të rrisë koston e biznesit të vogël do të çojnë falentimin e mijëra bizneseve të vogla, për rrjedhojë do të nisë papunësinë duke rritur çmimet për artikujt bazë dhe do të rrisë evazionin fiskal dhe arka e publikut nuk do të përfitojë nga kjo masë.

E tha fare mirë dhe fare qartë edhe zoti Agolli kontabilisti, kur e shprehu sesi funksionon dhe si do të shkatërrojë biznesi i vogël i përfshirë në TVSH do të shkatërrohet, cmimet e konsumit do të rriten. Rritja e çmimeve të konsumit do të çojë në ulje konsumit do të çojë në ulje të fuqisë blerëse. Ulja e konsumit do të ulë të ardhurat për biznesin, ulja e të ardhurave për biznesin e vogël do të ulë punësimin, do t’i çojë drejt uljes apo largimit nga puna të përsonave që biznesi i vogël punëson. Pse bëhet e gjitha kjo atëherë? Absolutisht këtu ka një element politik i cili bashkon këto akte kriminale, TVSH- në për biznesin e vogël, taksën për rrugën e Kombit, shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. Akti politik është të goditen dhe të asgjësohen zërat e pavarur në shoqëri. Kjo qeveri dhe ky kryeministër e urren gjithçka dhe këdo të pavarur. Ndaj ka këtë armiqësi ndaj biznesit të vogël dhe duan ta shkatërrojnë biznesin e vogël. Do që ta çojë të gjithë biznesin e vogël dhe xhiron e tij në një grusht oligarkësh që i kontrollon vetë, klientët e tij me të cilët drekon dhe darkon ditë për ditë dhe me të cilët po sheshin dhe grabisin Shqipërinë copë pas cope.

E njëjta gjë edhe me Teatrin Kombëtar. Nuk është thjesht urrejtja e një artisti të dështuar. Është vendosmëria për t’i mbyllur gojën dhe për të asgjesuar një trupë elitë prej 200 apo 300 artistësh që janë ndërgjegja kulturore e kombit, për të shkatërruar një tjetër vatër të mendimin ndryshe, të mendimit kundër, për të asgjesuar një tjetër mendim kundër.

E njëjta gjë me protestuesit që u ngritën në Kukës për të mbrojtur mbijetesën e tyre, bukën e gojës së tyre. Me terror ndaj tyre dhe trajtimin e tyre si terroristë nga një kryeministër që refuzon të arrestojë kriminelët dhe trafikantët, që mbron duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën, me Ministrin e tij të Brendshëm të kapur në trafik droge, që lejon të arratiset gjysma e kupolës së Policisë që është sot në kërkim për trafik droge por nga ana tjetër godet njerëzit e thjeshtë. Të gjithë këto janë tipare të një regjimi, të një bande kriminale që ka një moto. Grabit shumicës dhe jepi pakicës. Dhe kjo është e dyta e vërtetë e futjes së TVSH-së për biznesin e vogël.

TVSh-ja po futet tek biznesi i vogël dhe po bëhet gati koncensioni i TVSh-së për t’ia dhënë vëllait të vet. Një plan për të cilin e bëri kurban një ministër financash dhe solli këtë të dytin që vetëm me financat nuk ka lidhje përveç pjesës së vjedhjes dhe grabitjes. Meqë ra fjala, vetëm sa vjedh Arben Ahmetaj me konsencionin e ineceneratorëve këtë vit ku është planifikuar të marrë 25 milionë dollarë nga taksat e shqiptarëve ndërkohë që me TVSH-në e biznesit të vogël planifikon të fusë në arken e shtetit 15 milionë. Pse bëhet e gjitha kjo?! Pse çohen 50 mijë biznese drejt falimentimit, qindra mijëra shqiptarë drejt papunësisë për të futur 15 milionë dollarë më shumë në arkën e shtetit kur vetëm Arben Ahmetaj do të marrë nga arka e shtetit 25 milionë dollarë për koncensionin e ineceneratorëve. Ky është një koncension korruptiv e kriminal.

Kjo pra është e vërteta. Kjo është e vërteta e TVSH-së. Grabitet shumica për t’i dhënë pakicës. E thatë shumë mirë. Pse për koncensionet jepen kontrata 30 vjeçare, ndërsa sistemi fiskal ndryshon çdo 3 muaj?! Sepse kjo është një qeveri që mendon vetëm për xhepat e një pakice dhe për këtë flijon ditë për ditë interesat e shumicës. Si qendron e vërteta në Europë?! Franca e ka kufirin e TVSh-së 82 mijë euro, Irlanda 75 mijë euro, Italia 60 mijë euro, Sllovakia 50 mijë euro, Sllovenia 50 mijë euro, Britania e Madhe 55 mijë sterlina. Po përmend disa nga shtetet për kufirin që kanë për biznesin e vogël. Ja si e mbrojnë biznesin e vogël qeveritë europiane.

Arsyet pse biznesi i vogël po futet në TVSh janë arsyet korruptive të cilat inkriminojnë drejtpërdrejtë Edi Ramën. E para që të bëjë koncensionin e TVSH-së dhe t’ia japë vëllait të tij dhe e dyta e gjithë xhiroja që bën bzinesi i vogël kur të mbyllet ky biznes ta drejtojë në 4 apo 5 oligarkë që kontrollojnë tregun. Kaq e thjeshtë është. Prandaj e kemi kundërshtuar dhe e kundërshtojmë me forcë. Mbështesim thirrjet që keni bërë sot. Nuk pret më koha. Fjalët nuk kanë për ta ndryshuar më këtë realitet. Duhet veprim dhe qendresë. Të enjten kur qytetarët bllokuan 4 akset rrugore dhe ne ishim dhe do të jemi në krah të tyre, siç do të jemi në krahun tuaj në Tiranë, Fier e Korçë u ulën qepenat dhe unë dua t’i përshëndes e t’i përgëzoj të gjithë ata sipërmarrës të vegjël që ndërmorën këtë akt mosbindje qytetare, këtë akt proteste me uljen e qepenave. Ju bëj thirrje t’i bashkoheni aksionit që ndërmerr nesër shoqata e biznesit të vogël dhe shoqata për mbrotjen e tregut nga ora 11 deri në orën 12, mbylljen e qepenave në mbarë Shqipërinë.

Por mos u mjaftoni me kaq. Është një grusht njerëzish që po grabit dhe po vjedh e po dhunon Shqipërinë dhe shqiptarët. Po grabit pasuritë publike, nëntokën, bregtetin, taksat tuaja. Një grusht njerëzish po mban peng 3 milionë shqiptarë. Nuk janë të fortë, nuk janë të pathyeshëm. i pathyeshëm është bashkimi i njerëzve kur luftojë për të drejtat e tyre. i pathyeshëm do të jetë aksioni i biznesit të vogël i cili do të bashkojë qindra e mijëra sipërmarrës të vegjël dhe të punësuarit e tyre. i pathyeshëm është bashkimi i njerëzve dhe qytetarëve kur ngrihen kundër padrejtësisë.

Të mos lejojmë këta 10-15 pushtetarë kriminelë dhe oligarkë sa byroja politike njëherë e një kohë të marrin peng të ardhmen e një populli të tërë. Të ngrihemi të gjithë dhe t’i refuzojmë. Bashkimi i qytetarëve në protestë për të drejtat e shkelura kundër padrejtësië dhe grabitjes, është i pathyeshëm dhe ne do të jemi në krahun tuaj dhe nuk na frikëson dot Edi Rama me hetuesinë politike. Le të vijnë të më arrestojnë mua të parin. Nuk na arrestojnë dot të gjithë. Nuk ju arrestojnë dot të gjithëve, mos kini frikë. Ngrihuni. Nuk ka rrugë tjetër. Fjalët e kanë humbur kuptimin, vetëm veprimi do të rikthejë shpresën në këtë vend dhe ky vend mund dhe do të bëhet. Nuk jam dakord me atë që thotë Berti se i kanë mbyllur dhe nuk do t’i hapin, por do t’i hapin kur të jenë kushtet këtu. Shikoni çfarë vendi kemi në zemër të Europës. Shikoni çfarë klime që kemi që shndrit dielli me këtë bregdet e me këta njerëz që duan të punojnë. Nuk jemi në humbëtirë, por në zemër të Europës. Jemi europianë dhe duam të punojmë me djersën e ballit. Por kemi një grusht njerëzish që punon kundër popullit të tyre nga mëngjesi në darkë. Ne mund dhe duhet ta zgjidhim këtë dhe do ta zgjidhim këtë.

Konkretisht, z Maliqi ne nuk bëjmë premtime, por ne kemi një plan konkret të cilin e kemi hartuar me shumë mund pasi kemi vëzhguar në detaje realitetin shqiptar. Kemi fotografuar jo vetëm performancën ekonomike shqiptare por të paktën 15 vjeçarin e fundit, kemi parë zgjidhjet europiane  dhe kemi afruar ekspertët më të mirë të Gjermanisë, Britanisë, Amerikës dhe kemi bërë një plan ekonomik që është cilësuar nga të gjithë ata që e kanë parë dhe lexuar dhe për për fatin e keq nuk patëm mundësi ta shpjegonim mirë gjtë fushatës së kaluarë, si plani ekonomik më i mirë i bërë ndonjëherë në Shqipëri.

Konkretisht për biznesin e vogël, plani ynë parashikon rritjen e nivelit të të ardhurave të biznesit të vogël që të nxirren jashtë skemës së tvSh-së në 12 milionë lekë të reja, ose 120 milionë lekë të vjetra. Deri në 120 milionë lekë të vjetra në vit, biznesi do të paguajnë 0.5 % të xhiros taksë vjetore, me 3 këste dhe me vetëdeklarim. Do të ketë një pullë fiskale e cila do të demonstrohet në ambjentet e jashtme dhe kjo pullë e cila vërteton edhe pagesën me vetëdeklarim të 0.5 % të xhiros do të jetë njëkohësisht edhe urdhëri që çdo inspektor të rrijë larg ambjenteve të biznesit të vogël dhe të mesëm. Kjo është platforma jonë për biznesin e vogël. Ne besojmë se në këtë mënyrë jo vetëm që do të krijojmë një klimë miqësore për biznesin e vogël, duke larguar terrorin e inspektorëve  me taksat, por do t’i japim shpresë dhe energji sipërmarrësve të vegjël, të punojnë më shumë, të punojnë më mirë, të rrisin fitimet e tyre dhe të rrisin punësimin si një gjenerator i shpresës dhe burimeve pozitive për gjithë zinxhirin të ekonomisë shqiptare. Sic e thamë 97 % e të punësuarve në Shqipëri i punësoni ju.

Ky është plani për biznesin e vogël. Taksa e sheshtë 9 % për biznesin e madh, 9 % taksë për kontributet shoqërore, ulja e TVSH-së në 15 %. Janë të gjitha masa të cilat nga njëra anë klimën më të mirë për biznesin në rajon dhe nga ana tjetër do të gjenerojë energji pozitive dhe do t’i japë sinjale tregut të kapitalit, një sinjal bankave për të kredituar si dhe sinjal sipërmarrësve për të investuar. Sot po i marrin paratë dhe po i çojnë jashtë shtetit të gjithë. 800 milionë euro kanë nxjerrë jashtë vitin e kaluar. Këtë vit pritet të shkojë në 2 miliardë euro dhe shqiptarët i nxjerrin jashtë vendit të tyre se nuk kanë më besim për shkak të luftës që i bëhet biznesit këtu. Këtu nuk ka më investime të huaja dhe nuk ka më as investime të brendshme. Të gjithë po mendojnë si ta heqin kapitalin dhe si ta heqin familjen nga Shqipëria. Sipërmarrja e vogël mbyll biznesin dhe ikën në emigracion. Po nuk e frenuam këtë, merr fund vendi. I kemi të gjitha mundësitë ta frenojmë këtë.

E kemi pra planin, një plan realist dhe po kështu me vendime të mëdha dhe të forta të cilat do të rikthejnë besimin tek ekonomia shqiptare që i ka të gjitha mundësitë të rritet e të gjenerojë punësim dhe me rroga më të mira për shqiptarët. Por që të ndodhë kjo ne duhet të ndalim një orë e më parë rrokullosjen në greminë të ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare. Është e thjeshtë dhe e kuptueshme për të gjithë dhe nuk ka nevojë për formula të komplikuara. Kemi një grusht njerëzish që i grabit shumicës për t’i dhënë pakicës dhe përsa kohë nuk i japim fund kësaj rrokullisja do të vazhdojë.

Ndaj, përsa i përket biznesit të vogël thirrja ime është kjo. Ngrihuni, refuzojeni, ulni qepenat, bojkotoheni rritjen e TVSh-së me të gjitha format dhe mënyrat që qindra e mijëra anembanë Shqipërisë, do ta detyroni sprapsjen e kësaj mase kriminale dhe shkatërrimtare për ekonominë. Dhe ne do të na keni në krah. Jemi në krahun tuaj sot. Do të jemi në krahun tuaj nesër në grevën që keni paralajmëruar në të gjithë Shqipërinë nga ora 11 deri në 12 dhe do të jemi në krahun tuaj derisa kjo betejë të fitohet dhe derisa ta çmontojmë këtë bandë kriminale që di vetëm të grabisë dhe të ushtrojë padrejtësi ndaj njerëzve. Nuk dua të zgjatem më tej, por dua t’u them që plani ynë është produkt edhe i konsultimit edhe me ju.

I bashkohem edhe njëherë thirrjes tuaj në emër të opozitës. Po kështu dua t’ju garantoj se do të jemi në krahun tuaj nesër dhe në çdo përpjekjen tuaj dhe po kështu t’ju garantoj se në çdo hap të mëtejshëm sot në opozitë dhe nesër kur të kemi përgjegjësitë e qeverisjes, do ta bëjmë në kosnultim të plotë me biznesin e vogël, me grupet e interesit, për të vendosur interesin tuja, të njerëzve dhe interesin publik mbi çdo interes tjetër. Kjo është rruga e drejtë dhe rruga që ne do të ndjekim. Duke njohur përgjegjësitë tona, ju premtoj se me projektin që kemi do të arrijmë jo vetëm t’ju nxjerrim nga gjendja so,t por të rikthejmë shpresën, të mos largoheni nga Shqipëria, por edhe ata që janë largua,r ta kuptojnë se në këtë vend po krijohen dhe do të krijohen kushtet që të kenë mundësinë të krijojnë biznes më mirë se në çdo vend të Europës. Dhe ta bëjnë këtë në vendin e tyre, ku flitet gjuha e tyre, ku kanë lindur prindrit e trye dhe ku duan të rrisin fëmijët e tyre. Kjo është sfida, kjo është detyra dhe ky është misioni i madh që PD dhe opozita i kanë vënë vetes dhe ju jap fjalën se do të jemi në krahun tuaj për t’i realizuar ato të drejta dhe legjitime.

Ndërhyrja e dytë në tryezë nga kryetari Basha pas pyetjes çfarë mund të bëjë opozita për të ndaluar ndryshimin e ligjit për investimet strategjike apo ligjin për konçesionet:

Ne kemi çuar amendamentet për ligjin për investimet strategjike dhe për të gjitha çështjet të cilat po diskutohen sot janë rrëzuar masivisht. 60 amendamente janë çuar në Kuvend, kur është diskutuar paketa e buxhetit dhe janë rrëzuar pa u diskutuar fare. Pra, normale është që opozita të bëjë amendamente dhe maxhoranca i diskuton, pastaj i rrëzon në mënyrë të logjikshme. As nuk janë futur fare të diskutojnë amendamentet që kemi çuar.

Pse?

Sepse këta vetëm fasadën i kanë ruajtur parlamentit dhe institucioneve të tjera, prapa kësaj fasade nuk ka më shtet, ka një bandë, e cila ka vendosur interesin e vet dhe do t’i shkojë deri në fund interesit të vet. E vetmja gjë që mund ta ndalë është reagimi qytetar. E vetmja gjë që e ndali traun ishte reagimi i kuksianëve dhe reagimi i shtetit ndaj kuksianëve duke i trajtuar si grup terrorist është pikërisht për të trembur shqiptarët që të mos reagojmë ne të gjithë. Sepse ata e dinë që po të reagojmë ne të gjithë kjo padrejtësi merr fund. Ky është thelbi të tjerat janë llafe kot. Në qoftë se ne çohemi të gjithë për t’i thënë jo padrejtësisë, jo grabitjes, kjo skemë falimenton brenda 24 orësh, kjo bandë bie brenda 24 orësh.

Prandaj merren me marifete të tilla, marrin burgosin kuksianët, ndërkohë që lirojnë kriminelët. Çojnë për kallëzim deputetë të opozitës, por nuk çojnë për kallëzim ministrat dhe kryebashkiakë të kapur me vjedhje prej miliona euroshe. Skema e tyre falimenton për 24 orë në qoftë se shqiptarët ngrihen.

Prandaj e mbështesim totalisht thirrjen tuaj për grevën nesër. Do t’ju mbështesim, do të jemi pranë jush. Ju kujtoj edhe një herë shqiptarëve se po mbyllen 50 binzese në ditë, sipas të dhënave zyrtare.

Ndërsa paratë që duan të marrin nga biznesi i vogël ai 15 milionëshi do të shkojë i gjithë për luksin qeveritar, jo për njerëzit që nuk kanë bukë të hanë, jo për njerëzit që kanë hequr nga ndihma ekonomike. Kanë hequr 30 mijë familje nga ndihma ekonomike. Nuk po ju fusin ju në skemën e TVSH-së që ato 15 milionë dollarë t’i çojnë për ndihmën ekonomike. Jo, jo  ato 15 milionë dollarë do t’i çojnë vetëm për rikonstruksion të godinave të ministrive, për blerje makinash dhe pajisje për zyra 18.4 milionë dollarë. Pra, paratë e biznesit do të shkojnë për luks qeveritar. E thatë edhe vetë e ulë TVSH-në për hotelet me 5 yje dhe ju vënë TVSH-së bizneseve që sigurojnë bukën e gojës.

Lekët tuaja do të shkojnë për inceneratorët, do të shkojnë për Vilmën, do të shkojnë për të gjitha koncensionet korruptive, nuk do të shkojnë për qytetarët. Kjo është grabitje ndaj duhet të ngrihemi e t’i jepni fund kësaj grabitjeje, do ta na keni në krah.

Ju  e keni parë që askush nuk është pro vendosjes së TVSH-së. FMN-ja është shprehur kundër vendosjes së TVSH-së për biznesin e vogël, ekspertët e ekonomisë pavarësisht prej spektrit të djathtë apo të majtë janë shprehur kundër, shumica e bizneseve janë kundër, përvoja botërore dhe europiane janë kundër; vetëm dy faktorë janë pro, qeveria e korruptuar e Edi Ramës dhe oligarkët sepse ata janë të vetmit që përfitojnë nga kjo skemë.

Ndaj edhe një herë ju shpreh mbështetjen e plotë të PD dhe opozitës për qëndrimin tuaj dhe për aksionin që paralajmëruat sot. do të jemi në krahun tuaj. Ju bëj thirrje të gjithë sipërmarrësve të vegjël të ngrihen, të bashkohen, të rezistojnë me të gjitha format dhe mënyrat demokratike të mosbindjes qytetare, të mbyllin qepenat, të na kenë në krah. Do të kenë në krah opozitën, jam i bindur që do të kenë në krah qytetarët. Sepse po kështu qytetarët konsumatorë do të goditen egër nga futja e TVSH-së në biznesin e vogël, çka do të reflektohet në rritjen e çmimeve të mallrave të konsumit.

 

Read More
09 Pri
0

Urimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha për Pashkët

Kam kënaqësinë e madhe nga Katedralia “Ngjallja e Krishtit” t’ju uroj të gjithë besimtarëve ortodoksë në këtë ditë të shenjtë; për shumë vjet Gëzuar Pashkët. E ardhmja lind përmes sakrificës, e mira vjen përmes dhimbjes ndaj ju uroj të gjithë shqiptarëve dhe besimtarëve të Zotit që kjo ditë të shënojë ringritjen drejt të mirës, bashkimin për fitoren, e së drejtës mbi të keqen, e dritës mbi errësirën. Për shumë vjet gëzuar!​

Read More
09 Pri
0

Përkushtimi i PD që të mos ekzistojë asnjë taksë, asnjë tarifë shtesë për rrugën e Kombit

Kryetari i komunës së Mitrovicës, zoti Bahtiri më ka informuar mbi zhvillimet në Mitrovicë dhe në Kosovë, të cilat natyrisht unë i ndjek me vëmëndje të madhe. E kam përgëzuar për punën e jashtëzakonshme që ka bërë, në veçanti në përparimin e përditshëm për largimin e barrierave që i ndajnë qytetarët e Mitrovicës dhe në investimet e përkushtimin e tij për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e shanceve për punësim në Mitrovicë dhe në veçanti për rininë.

Po kështu I kam shprehur vendosmërinë time dhe të Partisë Demokratike, për të bërë gjithçka që asnjë pengesë e re most ë vendoset midis Shqipërisë dhe Kosovës, port ë hiqen pengesat ekzistuese. Të lehtësohet sa më shumë komunikimi dhe të lehtësohet sa më shumë kosto e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe pjesë e padiskutueshme e kësaj është përkushtimi I Partisë Demokratike që të mos ekzistojë asnjë taksë, asnjë tarifë shtesë për rrugën e Kombit. Jo më kot takimin e kemi bërë në prani edhe të kryetarit të bashkisë së Kukësit, zotit Shehu.

Nga ana tjetër I kam dhënë mbështetjen totale, përpjekjeve të tij dhe të lidershpit të Kosovës  për të përparuar me objektivin e popullit të Kosovës, që besoj se po kështu është edhe objektivi i Europës dhe partnerit tonë Strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për bashkimin e Mitrovicës në të gjitha senset. Një bashkim ekonomik, social I cili do t’I japë fund manipulimit politik që i është bërë tash 18 vjet kësaj ndarje të padrejtë dhe për të hapur sëbashku me gjithë qytetarët e Mitrovicës, shqiptarët por edhe serbët, një kapitull të ri të një Kosove që funksionon dhe përparon e bashkuar drejt një qëllimi, Kosovës europiane, Kosovës euroatlantike si garanci dhe hipotekë për stabilitetin rajonal dhe për të ardhmen europiane të të gjithë vendeve të rajonit, përfshirë Serbinë.

Pyetje: Zoti Basha sot ju por edhe deputetë të tjerë të opozitës jeni proceduar penalisht. Si e shikoni këtë?

Është një veprim qesharak i hetuesisë politikë Rama-Marku, i cili ekspozon për fat të keq, atë që kemi paralajmëruar para shumë kohësh, që tani Edi ram aka future në dorë edhe drejtësinë edhe prokurorinë. Kjo është faza e fundit e autokracisë që grumbullon të gjitha pushtetet. Unë e kam për nder që procedohem penalisht bashkë me qytetarët që jemi ngritur në protest për një të drejtë legjitime. Për të mbrojtur 11 kuksianët e arrestuar padrejtësisht dhe që mbahen padrejtësisht në qelitë e burgut. Mbahen aty sepse janë ngritur kundër një faj të pranuar botërisht të Edi Ramës, që ishte vendosja e traut dhe tarifës korruptive në rrugën e Kombit. Beteja do të vazhdojë dhe askush prej nesh nuk frikësohet apo prapset nga ky veprim qesharak i hetuesisë politike, Rama-Marku. Ndaj i bëj thirrje qytetarëve, që me besim dhe pa pikë frike të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Nuk na arrestojnë dot të gjithëve.

Read More
07 Pri
0

Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

* Afera e Teatrit Kombëtar daton që në momentin kur Edi Rama u bë Ministër i Kulturës. Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në krah të artistëve dhe iu bën thirrje qytetarëve, artdashësve t’i bashkohen protestës së tyre legjitime.

*      Ne opozita do të mbrojmë në parlament artin dhe kulturën. Propozimi aktual për ligjin për artin dhe kulturën është një propozim stalinist, sovjetik.

*       Jemi pro një ligji që autonomia për vendimmarrjen i dorëzohet tërësisht artit dhe artistëve sipas praktikave më të mira europiane.

Read More
07 Pri
0

Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, do të qëndrojë në krah të artistëve

Afera e Teatrit Kombëtar është aferë që daton që në momentin kur Edi Rama u bë Ministër i Kulturës. Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në krah të artistëve dhe iu bën thirrje qytetarëve, artdashësve t’i bashkohen protestës së tyre legjitime. 

Ne opozita do të mbrojmë në parlament artin dhe kulturën. Propozimi aktual për ligjin për artin dhe kulturën është një propozim stalinist, sovjetik. 

Jemi pro një ligji në nivelet ballkanike dhe më pas europiane, që autonominë për vendimmarrjen ia dorëzon tërësisht artit dhe artistëve sipas praktikave më të mira europiane.

Deklarata e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha dhe aktorit Arben Derhemi, pas takimit të mbajtur me artistët në Selinë e Partisë Demokratike.

Sot kemi zhvilluar një takim me artistët, përfaqësues të artit dhe të kulturës ku kemi diskutuar për një sërë çështjesh dhe problemesh.

Problemi i parë dhe kryesor, si problem akut, është problemi i Teatrit Kombëtar. Siç e kam thënë prej ditës së parë, afera e Teatrit Kombëtar është një aferë që daton që në momentin kur Edi Rama u bë Ministër i Kulturës.

Faktet, dokumentet, kronologjia të cilat ne ia kemi vënë në dispozicion komisionit përkatës në Parlament dhe po shqyrtohet mundësia e hapave institucionalë tregojnë se që prej uljen në karrigen e ministrit të Kulturës z.Rama ka pasur një projekt për Teatrin Kombëtar, kullën.

Ndaj si opozitë nuk jemi habitur, por jemi revoltuar për rikthimin e këtij projekti, shkatërrimin e Teatrit Kombëtar në funksion të ndërtimit të kullës apo të kullave, dhe të një afere korruptive.

Dua ta bëj të qartë qëndrimin sot për çdo artist shqiptar, për çdo artdashës shqiptar: Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në krah të artistëve dhe iu bën thirrje qytetarëve, artdashësve t’i bashkohen protestës së tyre legjitime.

Ajo që Edi Rama po bën është e kundra ligjshme, është korruptive, është kriminale. Qëndresa që po bëjnë artistët është e drejtë jo vetëm për ta dhe për Teatrin por për kujtesën kombëtare, për kujtesën historike të qytetit, për të sotmen dhe të nesërmen e qytetit të Tiranës dhe të mbarë vendit.

Prandaj është shumë e rëndësishme të jemi në krahun e tyre në të gjitha format dhe mënyrat.

Po kështu diskutuam për gjendjen katastrofike, dramatike të artistëve të artit dhe të kulturës.

Ne opozita do të ndërtojmë së bashku me artistët shqiptarë një projekt kombëtar për artin dhe kulturën, do ta propozojmë këtë në Parlament, do ta mbrojmë me të gjitha fuqitë dhe mënyrat tona dhe padyshim nuk do të jetë largët dita kur shqiptarët do ta aprovojnë  dhe miratojnë këtë projekt kombëtar për artin dhe kulturën në thelb të së cilës do të jetë jo thjesht nderimi, respekti, vënia në vend dinjiteti i artistëve të cilët sot diskriminohen dhe goditen financiarisht, përçmohen, përbuzen, përçahen nga një kryeministër që vinte nga bota e artit, s’mund të them më që vjen nga bota e artit, por mesa duket është pikërisht kompleksi i artistit të dështuar që e çon drejt urrejtjes ndaj artit. Dhe që po zhvillon një projekt leninist të uljes së kokës së artistëve, elitës së kombit për ta asgjësuar një tjetër vatër të mendimit të pavarur.

Edi Rama e urren mendimin e pavarur, mendimin ndryshe ndaj dhe aktet që po ndërmerr ndaj artistëve, ndaj cirkut, ndaj artit, kinematografisë, kulturës në tërësi janë akte lenisiste, bolshevike për të asgjësuar një elitë kombëtare e cila projekton mendimin e vet, e cila frymëzon mendim, frymëzon krijimtari, frymëzon brezat për të centralizuar gjithçka.

Propozimi aktual për ligjin për artin dhe kulturën është një propozim stalinist, sovjetik. Ne do ta refuzojmë atë, ne do të punojmë me artistët shqiptarë për modele europiane që nga njëra anë të subvencionojnë të paktën në nivele rajonale artin dhe kulturën, dhe nga ana tjetër t’i kthejnë autonominë vendimmarrjes artistëve  dhe jo ta mbajnë atë në duart e buroktratëve e aq më pak të pushtetarëve të korruptuar siç është Ministrja e Kulturës dhe kryeministri aktual i vendit.

Diskutuam gjerësisht dhe jam i bindur se ky është fillimi i një bashkëpunimi të mbarë i cili do të përfundojë me fitoren e artit dhe të kulturës. Është antihistorike të mendohet se do të fitojë Edi Rama bashkë me oligarkët që duan të bëjnë kulla në teatër. Është antihistorike të mendohet se do të fitojë projekti sovjetik i ligjit për artin dhe kulturën.

Jo, jo  e nesërmja dhe jo fort e largët, e nesërmja e shpejtë do të flasë në favor të artistëve, të sakrificës së tyre që nderojmë atyre, do të flasë në favor të qytetarëve shqiptar, në favor të artit dhe kulturës. Teatri nuk do të shembet. Ne do të jemi aty me të gjitha forcën tonë për të bërë gjithçka është e nevojshme për t’iu kundërvënë këtij projekti korruptiv. Trualli i teatrit, godina e teatrit nuk duhet të tjetërsohet por duhet të mbetet ashtu siç janë  dhe natyrisht duhet të investohet për të përmirësuar infrastrukturën e cila qëllimisht është rrënuar për të justifikuar pastaj prishjen e tij.

Shkurt, kundër prishjes së teatrit. Pro një ligji që i sjell subvencionet në nivelet ballkanike dhe më pas europiane, që autonominë për vendimmarrjen ia dorëzon tërësisht artit dhe artistëve sipas praktikave më të mira europiane.

Edhe një herë dua t’i falënderoj nga zemra pjesëmarrësit sot dhe t’i falënderoj për rezistencën që kanë bërë . T’i garantoj që nuk janë vetëm e nuk do të jenë vetëm. Do të jemi në krahun e tyre në këtë betejë. Ata po luftojnë për të drejtën dhe përballë kanë një të keqe e cila duhet mundur jo thjesht dhe vetëm për interesat e të sotmes por për interesat e të nesërmes dhe brezave që do të vijnë.

Pyetje: Z. Derhemi a besoni se këto protesta që keni ndërmarrë kanë impakt. A keni filluar të ndjeni se mund të kenë impakt kjo protestë e juaja për tërhqjen e kryeministrit nga projekti?

Dërhemi: Impakti është i dukshëm. Sepse ne mbështetemi nga 500, 600 qytetarë shqiptarë të hënë për të hënë të cilët nuk kanë asnjë ndasi politike por thjesht vijnë aty sepse mendojnë se ai institucion, ajo histori e këtij kombi duhet të vazhdojë dhe historia e kombit shqiptar nuk mund të ndërpritet se do një individ apo do dikush tjetër. Normalisht që ka impakt, nuk është se unë mendoj se do të ketë.

Pyetje: Te qeveria?

Derhemi: Padyshim që do të ketë.

Pyetje: Keni kërkuar takim me kryeministrin Rama?

Derhemi: Ne kemi kërkuar takim me kryeministrin Rama, por kryeministri Rama nuk na është përgjigjur. Edhe vetë takimi që bëri kryeministri Rama për projektin e ri të Teatrit Kombëtar ishte thjesht një takim formal, kishte ftuar disa njerëz dhe me arrogancën e tij përveç të tjerave, përveçse na tregoi një plagjaturë të Teatrit Kombëtar, edhe ofendoi figurat më të ndritura të artit shqiptar në atë takim.

Pyetje: Flitet se ka një projekt nga artistët për teatrin?

Derhemi: Të hënën do ta shikoni dhe është një nga projektet më të këndshme të rikonstruktimit të teatrit ekzistues kombëtar dhe ndërtimit të një ministrukture të Teatrit Kombëtar për të bërë një sallë tjetër.

Pyetje: Jeni të gjithë të unifikuar?

Derhemi: Unë mendoj që 90-95% e artistëve shqiptarë janë të unifikuar në këtë mendim timin. Kuptohet se ka edhe zëra ndryshe, sepse përndryshe pastaj nuk do të quheshim artistë, do të quheshim partiakë, do të quheshim parti, ushtarë.

 

Read More
06 Pri
0

Deklarata e kryetarit të PD, Lulzim Basha me familjarët e të arrestuarve në Kukës

Sapo kam pritur burrat, prindërit, baballarët nga Kukësi të cilët pasi u trajtuan në mënyrë shtazarake janë liruar me kusht ndërkohë që vazhdojnë të ndiqen penalisht. Shikojini këta njerëz, shikoni këta burra, shikoni fytyrat e tyre.

Këta janë njerëzit që mbijetojnë me mund dhe vështirësi dhe përballen me varfërinë ekspreme, shpërfilljen, mungesën e ndihmës ekonomike dhe shanseve për punë, të cilëve u është vënë taksa dhe trau tek dera.

Këta janë njerëzit në shtëpitë e të cilëve ka vetëm mjerim dhe varfëri, të cilët u ngritën për mbijetesën e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Këta janë njerëzit që Edi Rama i do në burg dhe për të cilët ka ngritur me hetuesinë politike Rama-Marku një proces për të terrorizuar qytetarët e Kukësit të cilët u ngritën për të drejtat e tyre.

Jam krenar që jam sot në krah të tyre dhe jam krenar që së bashku me deputetët e tjerë po hetohemi nga kjo hetuesi politike e cila në mënyrë të verbër mendon se mund të mbysë me akte të tilla revoltën e drejtë e njerëzve të thjeshtë.

Edi Rama është një frikacak i mbyllur në bunkerin e tij dhe nga bunkeri i tij nuk arrin dot të kuptojë dhimbjen, hallin, brengën që nxiti revoltën e këtyre njerëzve të thjeshtë për të mbrojtur familjet dhe fëmijët tyre.

Por futja në bunker është edhe fundi i autokratëve të korruptur e të inkriminuar.

Ndaj i bëj sot thirrje të gjithë shqiptarëve të vazhdojmë të gjithë së bashku kryengritjen qytetare. Aktin që ndërmorën qytetarët e Kukësit për të refuzuar grabitjen dhe padrejtësinë nga kjo qeveri, të vazhdojmë të gjithë deri në fitore në këtë përpjekje të përbashkët për ti dhënë fund njëherë e mirë një shteti grabitqar e të padrejtë.

Një shteti të privatizuar nga Edi Rama i cili për hir të xhepave të tij dhe të klientëve të tij vërsuli policinë kundër njerëzve të pambrojtur, i trajtoi ata si terroristë ndërkohë që kriminelët, trafikantët, ministrat e korruptuar, ata që jetojnë në saraje miliona dollarëshe, që kanë vënë miliona dollarë pasuri me lekët e taksës së qarkulllimit që vidhet dhe nuk shkon për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit dhe rrugëve të tjera, ata të japin përgjegjësi një orë e më parë para ligjit.

Kjo që ka nisur në Kukës nuk do ndalet dhe nuk do ndalemi derisa të lirohen të 11 qytetarët e Kukësit që mbahen me të padrejtë në qeli.

Nuk do të ndalemi deri të hiqet dhe anulohet taksa e Rrugës së Kombit. Nuk do të ndalemi derisa të ndalet persekutimi ndaj këtyre njerëzve dhe të shkojnë para ligjit urdhëruesit e kësaj dhune, projektuesit e kësaj dhune dhe egzekutuesit e kësaj dhune. Kjo është beteja jonë. Jemi dhe do të jemi deri në fund, deri në fitore në krah të këtyre njerëzve të thjeshtë.

Read More
06 Pri
0

Bashke me kuksianet e thjeshte

Këta janë njerëzit e thjeshtë të Kukësit, që mbijetojnë me mund dhe vuajtje.
Këta janë njerëzit që Edi Rama i do në burg. Këta janë njerëzit që Edi Rama i përçmon dhe i tall, dhe ka frike t’i shohë në sy por improvizon në ekranet luksoze dhe në telekonferencat që bën nga bunkeri i tij në kryeministri.

Read More
05 Pri
0

Deklarata e kryetarit të PD, Lulzim Basha pas mbledhjes së Opozitës së Bashkuar

Së pari në emër të opozitës dua tu shpreh një falenderim të gjithë qytetarëve që iu bashkuan sot protestës sot në katër anët e vendit. Atyre që me kurajo civile ndërmorën aktin e bllokimit të aksit rrugor por edhe mijëra e mijëra qytetarëve të tjerë që iu bashkuan nga automjetet e tyre, dhe ju keni inverstuar shumë prej tyre, duke thënë që janë të gatshëm të qendronin deri natën, që tregon se akti i sotëm është një akt që i ka bashkuar shqiptarët në një qendresë qytetare, në një mosbindje qytetare kundër padrejtësisë dhe kundër grabitjes.

Së dyti, dua ti drejtoj një apel të gjithë mediave që të mos bien në grackën e Edi Ramës dhe të mos përdorin fjalën ‘tërheqje’. Edi Rama sot ka pranuar fajin. Përsa kohë mban në burg 11 të burgosur të pafajshëm, që kanë vepruar kundër fajit të tij, nuk është tërhequr. Prandaj ti bashkohemi kërkesës së qytetarëve së Kukësit, Hasit, Tropojës dhe mbarë Shqipërisë për lirimin urgjent të 11 pengjeve të fajit të Edi Ramës. Ata nuk janë fajtorë. Ata janë pengje të fajit të Edi Ramës.

Ndonëse ka pranuar fajin, Edi Rama refuzon të përballet me pasojat dhe përgjegjësitë e këtij faji. Ai duhet të anulojë menjëherë dhe përgjithmonë taksën korruptive të Rrugës së Kombit. Ai duhet të japë përgjegjësi ligjërisht dhe penalisht së bashku me vartësit e tij për urdhërat e paligjshëm me të cilët kanë rrëmbyer dhe terrorizuar qytetarët, protestuesit, familjarët në mes të natës nga shtëpitë e tyre dhe sa kohë që kjo nuk ndodh, opozita do të vazhdojë të qendrojë në krah të protestës legjitime të qytetarëve kuksianë, të familjerëve të pengjeve të fajeve të Edi Ramës për të kërkuar lirimin e tyre të plotë.

Siç e kemi, kjo krizë ka shpalosur para shqiptarëve një të vërtetë të dhimbshme që opozita ka muaj dhe vite që e thotë; Edi Rama sot nuk është kryeministri i vendit. Ai është autokrati që kontrollon jo thjeshtë qeverinë dhe maxhorancën por që kontrollon dhe ka privatizuar dhe politizuar policinë e cila iu bind urdhërave të paligjshëm për të grabitur në mes të natës këta qytetarë të pafajshëm. E cila vuri Tiranën në shtetrrethim sikur po hetohej një grup terrorist por e cila nuk është në gjendje të kapë Arbër Çekajn që sjell 180 milionë euro kokainë. E cila nuk është në gjendje të kapë as komandandët e policisë për të cilët është urdhëruar aktarresti. Pse?! Sepse janë kapur si bashkëpunëtorë të drogës. Ka një vit e gjysëm që gënjën shqiptarët dhe partnerët për kapjen e Klement Balilit. Kjo polici, papritur, u ngrit në këmbë me urdhër të Edi Ramës dhe arrestoi 23 të pafajshëm, 11 prej të cilëve mbahen në burg të mënyrë të paligjshme.

Prokuroria, tashmë, është zbuluar para shqiptarëve si një prokurori politike. Vendosi një kryeprokurorore kukull pa veting me votat e 69 deputëtëve të Edi Ramës. Me zëvëndësimet që janë bërë në kupolën e prokurorisë është e qartë se peshqit e mëdhenj nuk do kapen. Kriminelët, trafikantët nuk do kapen. Politikanët e korruptuar nga Vangjush Dako tek damian Gjiknuri, që i kanë dosjet më të larta se unë në Prokurori, dhe këtë e dinë edhe partnerët ndërkombëtarë, nuk do të kapen. Por kjo prokurori do të përdoret  për të ushtruar terror ndaj shqiptarëve.

Së treti, gjykata, drejtësia është kapur. Akti i tmerrshëm i djeshëm, u munduan me çdo kusht të ndalin transparencën në gjykatë duke dhunuar dhe deputetët, vetëm e vetëm që të mos dilte historia e z Onuzi, që u grabit në prani të 3 fëmijëve që u terrorizuan dhe sot mbahet si peng i fajit të Edi Ramës në qelitë e Vaqarrit dhe e dhjetërave qytetarëve të tjerë që u ngritën për bukën e gojës, tregon qartë se gjykata bëri një akt të paligjshëm që e thelloi edhe më shumë me bindjen e verbër ndaj urdhërit politik për të mbajtur pengje 11 kuksianët në qelitë e burgut. Nuk duhet të jenë ata në qelitë e burgut. Duhet të jenë kriminelët që ka liruar Edi Rama. Duhet të jenë njerëzit që janë përgjegjës për fajet e Edi Ramës sepse faji ka përgjegjës. Faji i Edi Ramës, taksa e Edi Ramës ishte ajo që i shtyu qytetarët në revoltë për bukën e gojës.

Pra këto janë çështjet të cilat kanë ngritur shqiptarët në këmbë. Në radhë të parë, ata që protestuar kanë protestuar në solidaritet me padrejtësitë ndaj qytetarëve të Kukësit. Kanë treguar se kuksianët nuk janë vetëm dhe nuk do të jenë vetëm dhe se shqiptarët nuk do të pranojnë shembullin e terrorit që Edi Rama u mundua të ushtronte në Kukës dhe janë ngritur bashkë me ta dhjetëra mijëra qytetarë të cilëve iu është hequr buka e gojës pa asnjë shpjegim.

Janë hequr nga lista e ndihmës ekonomike. Janë ngritur bashkë me ta dhjetëra mijëra sipërmarrje të vogla të cilat janë futur me urdhërin e peshkut trutharë dhe të korruptuar të financave në skemën e TVSH-së kundër këshillës së FMN-së dhe paralajmërimeve të FMN-së, për ti rrënuar, për ti shkatërruar, për ti grabitur që të përfitojë një grusht oligarkësh nga shkatërrimi i bzinesit të vogël.

Janë ngritur baballarë dhe nëna që nuk paguajnë dot faturën e uit në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë se u vinte 15 mijë lekë dhe u ka shkuar 23 dhe do u shkojë 30 mijë lekë.

Janë ngritur njerëzit të cilët kanë parë se do tu 5 fishohet taksa e pronës pa asnjë shpjegim dhe do ta paguajnë edhe këtë në faturën e ujit dhe dritave. Prandaj qytetarët kanë reaguar sot.

Opozita i falenderon nga zemra dhe i garantoj të gjithë qytetarët se do të vazhdojmë të jemi në krahun tuaj. Nuk kemi asnjë mision tjetër dhe detyrë më të rëndësishme e të madhe se të jemi në krahun tuaj.

Në këtë kuadër, edhe javën e ardhshme duke nisur nga dita e martë, në respekt të së dielës dhe së hënës së Pashkëve Ortodokse , ne në bashkëpunim me sipërmarrjen e vogël, me fermerët, dhe natyrisht në solidaritet total me kuksianët dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë që refuzojnë padrejtësinë dhe grabitjen, do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha aktet e mosbindjes qytetare dhe protestës e cila do të shtrihet në mbarë Shqipërinë.

Read More
05 Pri
0

Ky është vetëm fillimi i përgjigjes popullore. Ne do ta çlirojmë shtetin nga kjo bandë kriminale.

Opozita është në krahun e njerëzve të thjeshtë, në krahun e kuksianëve të grabitur padrejtësisht

Liro 11 kuksianët, hiqe rrethimin policor nga Kukësi, hiq taksën e “Rrugës së Kombit”, anulo konçesionin e “Rrugës së Kombit”.

Ne nuk gënjehemi, populli nuk gënjehet. Ky është vetëm fillimi i përgjigjes popullore. Ne do ta çlirojmë shtetin nga kjo bandë kriminale.

Fjala e plotë e Kryetarit të Opozitës, Lulzim Basha në Vorë

Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj ju përshëndes dhe ju përgëzoj nga zemra për praninë tuaj masive sot në ditën e parë të mosbindjes qytetare kundër padrejtësisë, kundër grabitjes, kundër një regjimi privat, kriminal që burgos popullin e thjeshtë dhe liron kriminelët, kundër Edi Ramës dhe bandës së tij të oligarkëve dhe kriminelëve që grabitën në mes të natës prindërit dhe gjyshërit, djemtë dhe bijtë e Kukësit nga shtëpitë e tyre, në shkelje flagrante të lirive dhe drejtave të njeriut, në dhunim të Kushtetutës. I grabitën në kundërshtim të ligjit për të terrorizuar Kukësin për t’i dhënë një shembull gjithë shqiptarëve që të mos ngrenë zërin kundër padrejtësisë.

Ky është Edi Rama që liroi Saimir Tahirin, ky është Edi Rama që nuk arreston mafiozët dhe kriminelët, dhe vrasësit nga Habilajt tek Balilajt me shokë. Ky është Edi Rama që liron banditët dhe vrasësit nga burgjet për të dhunuar votën e shqiptarëve, por arreston njerëzit e pafajshëm që protestojnë për bukën e gojës.

Jemi sot këtu dhe anembanë Shqipërisë për t’i thënë se Policinë e Shtetit e ke kthyer në polici private; se prokurorinë e ke kapur politikisht dhe e kthyer në prokurori private; se ke politizuar gjykatat; se ke kapur ekonominë me një grusht oligarkësh; se ke blerë dhe po blen shumicën e mediave por ky nuk është asgjë tjetër përveçse fundi i diktaturës së krimit. Sepse popullin nuk e blen dot, nuk e nënshtron dot, nuk e shantazhon dot. Shqiptarët janë ngritur dhe do të qëndrojnë derisa ta largojnë këtë regjim kriminal.

Opozita është në krahun e njerëzve të thjeshtë. Opozita dhe Partia Demokratike, dhe gjithë aleatët tanë nuk kanë asnjë detyrë më të shenjtë sesa të jenë në krahun e njerëzve të thjeshtë, në krahun e kuksianëve të grabitur padrejtësisht. Kërkojmë lirimin e të 11-të personave që mbahen padrejtësisht në burg.

Burgu duhet të jetë për kriminelët, burgu duhet të jetë për vrasësit dhe trafikantët, burgu duhet të jetë për minisrat e korruptuar dhe për pushtetarët e korruptuar dhe jo për njerëzit e thjeshtë.

Kërkojmë heqjen e taksës së “Rrugës së Kombit”, një herë e mirë, për të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë.

Kërkojmë në emër të sipërmarrësve shfuqizimin e TVSH-së kriminale që po mbylldhe shkatërron mijëra biznese, jemi në krahun e tyre në protestat që kanë paralajmëruar, që nga ulja e qepenave dhe akteve të tjera të mosbindjes civile.

Jemi në krahun e e dhjetëra mijëra familjeve që u është hequr me të padrejtë ndihma ekonomike, duke i lënë në mes të katër rrugëve. Por mbi të gjitha jemi këtu, për t’i thënë ndal, një regjimi kriminal që fut në burg popullin dhe liron kriminelët.

Ky është reagimi i popullit që nuk pranon refuzon dhe nuk do të pranojë më grabitjen dhe padrejtësitë e një shteti të privatizuar dhe të kriminalizuar nga Edi Rama.

Unë dua t’i falenderoj qindra mijëra shqiptarë që u bënë pjesë e kësaj proteste, jo vetëm këtu në këtë shesh, por po kështu në Milot, në Çermë të Lushnjes dhe Bradashesh të Elbasanit.

Një falenderim për qytetarët që kanë qëndruar me ne për dy orë me rradhë me automjetet e tyre, pa i rënë një herë borisë. Ky është solidarizimi i një populli të tërë i cili refuzon autokracinë kriminale të Edi Ramës.

Ne nuk gënjehemi, populli nuk gënjehet. E kam dëgjuar shpeshherë Edi Ramën se kur i ka punët ngushtë, bën sikur tërhiqet dhe pastaj godet pabesisht pas krahëve.

Liro 11 kuksianët, hiqe rrethimin policor nga Kukësi, hiqë taksën e “Rrugës së Kombit”, anullo konçesionin e “Rrugës së Kombit”, t’i japim fund padrejtësisë, t’i japim fund grabitjes, është rruga e drejtë dhe rruga e vetme për shqiptarët e shpërfillur dhe të goditur për interesat e Edi Ramës dhe një grushti kriminelësh dhe oligarkësh.

T’i japim fund dhe të ndërtojmë së bashku standardet europiane. Është rruga e vetme për ta çuar Shqipërinë në Europë.

Unë ju falenderoj nga zemra dhe ju garantoj, Partia Demokratike, e gjithë opozita e bashkuar, është dhe do të jetë në krahun tuaj.

Ky është vetëm fillimi i përgjigjes popullore, kundër regjimit të padrejtësisë, kundër regjimit privat dhe kriminal.

Ne do ta çlirojmë shtetin nga kjo bandë kriminale.

Ne do ta kthejmë institucionin e shtetit qytetarëve.

Ne do t’i kthejmë drejtësinë e pakapur politike, qytetarëve.

Ne do t’i kthejmë policinë e privatizuar nga kriminelët e Edi Ramës, qytetarëve.

Së bashku do të rikthejmë shpresën çdo shqiptari, për një Shqipëri të drejtë, të zhvilluar dhe të sigurtë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Zoti i bekoftë shqiptarët!

Read More