Blog

05 Pri
0

Kërkojmë heqjen e taksës së “Rrugës së Kombit”, një herë e mirë

Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj ju përshëndes dhe ju përgëzoj nga zemra për praninë tuaj masive sot në ditën e parë të mosbindjes qytetare kundër padrejtësisë, kundër grabitjes, kundër një regjimi privat, kriminal që burgos popullin e thjeshtë dhe liron kriminelët, kundër Edi Ramës dhe bandës së tij të oligarkëve dhe kriminelëve që grabitën në mes të natës prindërit dhe gjyshërit, djemtë dhe bijtë e Kukësit nga shtëpitë e tyre, në shkelje flagrante të lirive dhe drejtave të njeriut, në dhunim të Kushtetutës. I grabitën në kundërshtim të ligjit për të terrorizuar Kukësin për t’i dhënë një shembull gjithë shqiptarëve që të mos ngrenë zërin kundër padrejtësisë.

Ky është Edi Rama që liroi Saimir Tahirin, ky është Edi Rama që nuk arreston mafiozët dhe kriminelët, dhe vrasësit nga Habilajt tek Balilajt me shokë. Ky është Edi Rama që liron banditët dhe vrasësit nga burgjet për të dhunuar votën e shqiptarëve, por arreston njerëzit e pafajshëm që protestojnë për bukën e gojës.

Jemi sot këtu dhe anembanë Shqipërisë për t’i thënë se Policinë e Shtetit e ke kthyer në polici private; se prokurorinë e ke kapur politikisht dhe e kthyer në prokurori private; se ke politizuar gjykatat; se ke kapur ekonominë me një grusht oligarkësh; se ke blerë dhe po blen shumicën e mediave por ky nuk është asgjë tjetër përveçse fundi i diktaturës së krimit. Sepse popullin nuk e blen dot, nuk e nënshtron dot, nuk e shantazhon dot. Shqiptarët janë ngritur dhe do të qëndrojnë derisa ta largojnë këtë regjim kriminal.

Opozita është në krahun e njerëzve të thjeshtë. Opozita dhe Partia Demokratike, dhe gjithë aleatët tanë nuk kanë asnjë detyrë më të shenjtë sesa të jenë në krahun e njerëzve të thjeshtë, në krahun e kuksianëve të grabitur padrejtësisht. Kërkojmë lirimin e të 11-të personave që mbahen padrejtësisht në burg.

Burgu duhet të jetë për kriminelët, burgu duhet të jetë për vrasësit dhe trafikantët, burgu duhet të jetë për minisrat e korruptuar dhe për pushtetarët e korruptuar dhe jo për njerëzit e thjeshtë.

Kërkojmë heqjen e taksës së “Rrugës së Kombit”, një herë e mirë, për të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë.

Kërkojmë në emër të sipërmarrësve shfuqizimin e TVSH-së kriminale që po mbylldhe shkatërron mijëra biznese, jemi në krahun e tyre në protestat që kanë paralajmëruar, që nga ulja e qepenave dhe akteve të tjera të mosbindjes civile.

Jemi në krahun e e dhjetëra mijëra familjeve që u është hequr me të padrejtë ndihma ekonomike, duke i lënë në mes të katër rrugëve. Por mbi të gjitha jemi këtu, për t’i thënë ndal, një regjimi kriminal që fut në burg popullin dhe liron kriminelët.

Ky është reagimi i popullit që nuk pranon refuzon dhe nuk do të pranojë më grabitjen dhe padrejtësitë e një shteti të privatizuar dhe të kriminalizuar nga Edi Rama.

Unë dua t’i falenderoj qindra mijëra shqiptarë që u bënë pjesë e kësaj proteste, jo vetëm këtu në këtë shesh, por po kështu në Milot, në Çermë të Lushnjes dhe Bradashesh të Elbasanit.

Një falenderim për qytetarët që kanë qëndruar me ne për dy orë me rradhë me automjetet e tyre, pa i rënë një herë borisë. Ky është solidarizimi i një populli të tërë i cili refuzon autokracinë kriminale të Edi Ramës.

Ne nuk gënjehemi, populli nuk gënjehet. E kam dëgjuar shpeshherë Edi Ramën se kur i ka punët ngushtë, bën sikur tërhiqet dhe pastaj godet pabesisht pas krahëve.

Liro 11 kuksianët, hiqe rrethimin policor nga Kukësi, hiqë taksën e “Rrugës së Kombit”, anullo konçesionin e “Rrugës së Kombit”, t’i japim fund padrejtësisë, t’i japim fund grabitjes, është rruga e drejtë dhe rruga e vetme për shqiptarët e shpërfillur dhe të goditur për interesat e Edi Ramës dhe një grushti kriminelësh dhe oligarkësh.

T’i japim fund dhe të ndërtojmë së bashku standardet europiane. Është rruga e vetme për ta çuar Shqipërinë në Europë.

Unë ju falenderoj nga zemra dhe ju garantoj, Partia Demokratike, e gjithë opozita e bashkuar, është dhe do të jetë në krahun tuaj.

Ky është vetëm fillimi i përgjigjes popullore, kundër regjimit të padrejtësisë, kundër regjimit privat dhe kriminal.

Ne do ta çlirojmë shtetin nga kjo bandë kriminale.

Ne do ta kthejmë institucionin e shtetit qytetarëve.

Ne do t’i kthejmë drejtësinë e pakapur politike, qytetarëve.

Ne do t’i kthejmë policinë e privatizuar nga kriminelët e Edi Ramës, qytetarëve.

Së bashku do të rikthejmë shpresën çdo shqiptari, për një Shqipëri të drejtë, të zhvilluar dhe të sigurtë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Zoti i bekoftë shqiptarët!

Read More
05 Pri
0

Ne do të jemi në krah të qytetarëve në çdo aksion dhe sot kemi zgjedhur të jemi në krah të qytetarëve. Do të jemi edhe përballë Edi Ramës.

Opozita është në krah të qytetarëve kundër qeverisë që burgos popullin dhe lë kriminelët të lirë.  

E vetmja që pengon integrimin është një qeveri kriminale, që për të ruajtur pushtetin e vet ka arrestuar reformën në drejtësi, ka privatizuar dhe politizuar prokurorinë dhe gjykatat.  

Ne do të jemi në krah të qytetarëve në çdo aksion dhe sot kemi zgjedhur të jemi në krah të qytetarëve. Do të jemi edhe përballë Edi Ramës.  

Prononcimi për mediat i Kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, ulur në shesh bashkë me qytetarët

IN TV: Është e jashtëligjshme protesta z. Basha?

Basha: I jashtëligjshëm është regjimi privat, kriminal i Edi Ramës.

IN TV: Si do të vijojë protesta?

Basha: Protesta? Pyesni qytetarët!

Ora News: Policia ka bërë thirrje se është protestë e jashtëligjshme dhe ka theksuar se do të proçedohen penalisht.

Basha: Policia e privatizuar e Edi Ramës do t’i kthehet popullit.

IN TV: I druheni një ndjekje penale për një protestë të paligjshme z.Basha?

Basha: Protesta është e legjitime. I paligjshëm është shteti privat kriminal i Edi Ramës.

IN TV: Keni kërkuar leje për protestë?

Basha: Nuk kemi kërkuar dhe nuk do të kërkojmë kurrë leje për një protestë të ligjshme.

IN TV: Z. Basha keni dalë me bashkëshorten sot në protestë, që do të thotë se gjithçka do të jetë paqësore sot?

Basha: Pyesni qytetarët!

IN TV: Kur jeni në krye të protestës…

Basha: Unë jam në krah të qytetarëve. E gjithë opozita është në krah të qytetarëve. KY është  një shtet që burgos popullin dhe lë të lirë kriminelët. Për këtë qëllim Edi Rama ka privatizuar dhe politizuar policinë, prokurorinë dhe gjykatat. Ka kapur drejtësinë politikisht. E patë dje se çfarë ndodhi , një shtetrrethim për 23 kuksianë, si të ishin terroristë. Sajmir Tahirin, Vangjush Dakon, Arbër Çekajn, Klement Balilin, Habilajt, Orest Sotën, të gjithë të lirë. Të gjithë të lidhur me drogën. Miliona euro të kapura, të gjithë në liri. Shkoni shikoni shtëpinë e Sajmir Tahirit dhe këtyre kriminelëve të tjerë dhe shkoni shikoni shtëpitë e kuksianëve që janë në burg sot! Dhe e kuptoni që ky është një regjim privat, kriminal. Është një bandë kriminale në pushtet dhe drejtësia e Edi Ramës është, që fut në burg popullin dhe mban të lirë kriminelët. Kjo duhet të marrë fund. Ndaj jemi në krah të qytetarëve që kanë vendosur të nisin protestat dhe mosbindjen civile.

News 24: Z. Basha, ju do i digjni mandatet? Ftoni qytetarët për mosbindje civile, po opozita çfarë duhet të bëjë në këtë rast?

Basha: Opozita do të jetë në krah të qytetarëve, siç ishte dje, do të jetë në krah të qytetarëve.

IN TV: A është alternativë djegia e mandateve z. Basha?

Basha: Të gjitha alternativat janë të hapura. Tani jemi në krah të qytetarëve. Do të vazhdojmë të jemi në krah të qytetarëve në çdo hap që ata do të hedhin.

REPORT TV: Po z. Flekenstein e ka miratuar këtë lëvizje, në krah të qytetarëve?

Basha: Ç’lidhje ka z. Flekeinstein me miratimin e aksionit të qytetarëve. Koha e fundit kur kishim një gjerman në krye të shtetit, ishte Princ Vidi. Kam një komunikatë për shtyp për takimin me Flekeinstein mund t’i riktheheni. Është e qartë. Është diskutuar dhe i kam shprehur qëndrimet e mia dhe i ka të qarta. Askush nuk pret miratim përveç popullit.

IN TV: Z. Basha, mund të ndikojnë protestat e opozitës në proçesin e integrimit të vendit?

Basha: E vetmja që pengon procesin e integrimit të vendit, është një qeveri kriminale e cila ka arrestuar reformën në drejtësi, ka privatizuar dhe politizuar prokurorinë dhe gjykatat për të mbajtur popullin në burg, dhe kriminelët të lirë.

Në Europë nuk shkohet me një qeveri që arreston popullin dhe liron kriminelët. Kjo besoj është e qartë për të gjithë apo jo?!

Pyetje: Në këto 30 vjet paratë e shqiptarëve kanë shkuar më tepër të infrastrukturën, buxhetet më të vogla kanë qenë për arsimin, shëndetësia dhe gjithçka është ndërtuar në rrugë. Mendoni se është një përgjegjësi e gjithë politikës shqiptare për situatën në të cilën ndodhen sot shqiptarët. Sepse realisht nuk kanë më asnjë para në xhep?

Basha: Është përgjegjësi e Edi Ramës që e ka katandisur shtetin në një shtet privat që arreston popullin dhe liron kriminelët. Ky është thelbi i protestës së sotme; privatizimi i shtetit, politizimi i policisë, prokurorisë dhe gjykatës, kapja e drejtësisë nga Edi Rama. Drejtësia e Edi Ramës që fut popullin në burg dhe liron kriminelët, ky është thelbi i protestës sot.

Pyetje: Kryeministri po bën thirrje tani live që të jesh në parlament dhe të përballesh me të në parlament ?

Basha: Edi Rama e ka privatizuar edhe Parlamentin. E patë dje për të tërhequr vëmendjen nga shtetrrethimi në gjykatë thirri në mënyrë të jashtëligjshme komisionin “Tahiri”…..

që ne do të jemi në krah të qytetarëve në çdo aksion dhe sot kemi zgjedhur të jemi në krah të qytetarëve. Do të jemi edhe përballë Edi Ramës të mos ketë merak.

Pyetje: Çfarë do të ndodhë nesër?

Basha: Sot do të jemi në krah të qytetarëve. Nesër do të jemi në krah të qytetarëve në çdo moment.

Pyetje: Cili do të jetë aksioni i radhës i opozitës?

Basha: Pyesni qytetarët.

Pyetje: Z.Basha po bllokoni për tre orët rrugët, po bllokoni edhe qytetarët…

Basha: Kemi bllokuar rrugën kundër grabitjes dhe padrejtësisë që është ajo e mosbindjes civile, qytetarët do të ndërmarrin aksionet e tyre dhe ne do të jemi në krah të tyre.

Pyetje: A do të ishte më mirë të bllokonit Kryeministrinë sesa rrugët z.Basha?

Basha: Janë qytetarët ata që vendosin aksionin, ne do të jemi në krah të qytetarëve.

Pyetje: Qytetarët na shprehën shqetësimin e tyre për bllokimin, ishin me fëmijë, ishin të sëmurë, në makinat e tyre dhe thonin që donin të lëvzinin se nuk po rrini dot. Po për këta qytetarë çfarë thoni?

Basha: Zgjidhja për të gjithë qytetarët do të vijë kur fëmijët e shqiptarëve të mos terrorizohen natën nga një shtet bandit, që arreston popullin dhe liron kriminelët. Pa zgjidhur këtë problem të madh nuk zgjidhim dot problemet e tjera. Të gjitha janë derivat i këtij problemi.

 

Read More
05 Pri
0

E gjithë opozita është në krah të qytetarëve. Ky është një shtet që burgos popullin dhe lë të lirë kriminelët.

Gjithçka që ka ndodhur këto 5 ditë, që nga protesta e qytetarëve të Kukësit, ia ka çjerrur maskën, ia ka shkatërruar fasadën këtij regjimi privat, kriminal që është në pushtet. Ndaj protesta jam i bindur që do të vazhdojë për të hequr taksën në “Rrugën e Kombit”, jo për ta pezulluar, por për ta hequr përfundimisht, për të kundërshtkuar vendosjen e TVSH-së për sipërmarrjen e vogël, për të dhënë ndihmë ekonomike, për mbi 30 mijë banorë, familje të hequr me të padrejtë nga ndihma ekonomike, por mbi të gjitha, për t’i dhënë shqiptarëve perspektivën e një shteti që u shërben shqiptarëve dhe jo një shteti privat siç është ky i Edi Ramës, që i shërben një grushti oligarkësh dhe që arreston popullin dhe lë të lirë kriminelët.

Read More
04 Pri
0

Regjimi privat kriminal i Ramës: Burg për popullin, liri për kriminelët! 

Deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, bashkë me deputetët e Partisë Demokratike

Protesta e Kukësit, ka nxjerrë para gjithë shqiptarëve fytyrën e këtij regjimi kriminal që mbahet në këmbë përmes mashtrimit dhe forcës.

Edi Rama, ka privatizuar policinë, gjykatat, prokurorinë, për të vazhduar grabitjen e shqiptarëve dhe për të pamundësuar drejtësinë e vërtetë.

Çfarë lidhje ka ky regjim, që e liron Orest Sotën të kapur me 860 mijë në makinë, me makinat e Sajmir Tahirit dhe mban në burg Florin Onuzin, babain e tre fëmijëve të grabitur në mes të natës, pasi i kishin terrorizuar fëmijët, sikur të ishte terrorist.

Ky është një regjim që shkel dhe nëpërkëmb liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Katër ditët e fundit keni parë se si gjykatat, prokuroria, policia por edhe gjykata kanë shkelur dhe nëpërkëmbur të drejtat e qytetarëve të pafajshëm që protestonin për të drejtat e tyre legjitime, si Lulzim Popa, invalid që u grabit të mes të natës dhe u mbajt dy ditë pa ilaçet e tij duke i terrorizuar nipër e mbesa.

U ngrit sepse s’kishte para që i vunë tek dera e shtëpisë.

Ky është një regjim që burgos popullin dhe lë kriminelët të lirë.

Burgos qytetarët që ngrihen për të drejtat e tyre dhe lë të lirë Sajmir Tahirin që është kapur me përfitime miliona euroshe nga trafiku i drogës, kur ishte Ministër i Brendshëm.

Lë të lirë Vangjush Dakon, të kapur dhe të interceptuar në bashkëpunim me kriminelët duke u dhënë tendera, duke u premtuar konçesione në shkëmbim të blerjes dhe dhunimit të votës.

Le të lirë Qazim Sejdinin që me dhëndrin e tij dhe bandën e heroinës të terrorizojë një qytet të tërë.

Lë të lirë Arben Ahmetaj, që u merr çdo vit, pa bërë asnjë punë, miliona euro shqiptarëve, për konçesionin e inceneratorëve dhe burgos njerëzit e pafajshëm.

E sotmja ka treguar para çdo shqiptari se Edi Rama e ka privatizuar shtetin në funksion të grabitjes së qytetarëve.

Ka privatizuar policinë e shtetit, që sot bëri shtetrrethim në Tiranë.

Ka privatizuar prokurorinë që nuk guxoi të çonte një dhunues të protestuesve para gjykatës. Ka privatizuar gjykatën që sot dhunoi deputetët e opozitës, në shkelje flagrante të ligjit, sepse nuk donte që deputetët e opozitës dhe shqiptarët, përmes tyre, të dëgjonin dëshmitë tronditëse të qytetarëve të pafajshëm të Kukësit, të grabitur në mes të natës sepse protestuan për bukën e gojës.

Por nuk mund të privatizojë dot popullin shqiptar.

Regjimet të cilat i kundërvihen interesit publik, regjimet që përdorin dhunën dhe forcën kundër njerëzve, janë vetëm hapa rrëzimit.

Popullin shqiptar nuk e nënshtron dot, nuk e privatizon dot.

Ne do të jemi aty, siç kemi qenë sot në krahë të qytetarëve të pafajshëm kuksianë. Do të jemi nesër në protestat e njoftuara nga qytetarët, nga sipërmarrësit e vegjël, nga fermerët, nga qytetarët që janë larguar nga ndihma ekonomike, në Bradashesh, në Milot, në Vorë dhe në Çermë. Do të jemi në krahë të tyre. Një popull i bashkuar që do t’i rezistojë me të gjitha format dhe mënyrat demokratike, është garancia se kjo diktaturë dhe tirani e krimit, i ka orët e numëruara.

I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm, dhe socialistëve të ndershëm, ta refuzojnë privatizimin e shtetit nga kjo bandë kriminale në pushtet, e cila nuk ka drejtësi për kriminelët, i lë të lirë kriminelët dhe fut në burg popullin.

Të kësaj bande që grabit shqiptarët duke u marrë taksa mbi taksa por nuk u kthen kurrë as shërbime, as rroga, as pensione.

Opozita do të jetë në krahë të qytetarëve që do të protestojnë nesër, ndaj ju thërras të gjithëve së bashku, të jemi masivisht, për të treguar se populli nuk nënshtrohet dhe e drejta do të triumfojë.

 

Read More
03 Pri
0

Deklarata e Kryetarit të PD, Lulzim Basha

Mashtrimet e Edi Ramës dhe sejmenëve të tij janë shenjat e panikut dhe dëshpërimit që e ka kapur. Thelbi i çështjes është ky: Rama i grabit dyfish shqiptarët dhe pastaj iu bie dyfish me kërbaç dhe reagimi i tyre në Kukës dhe reagimi i tyre në mbarë Shqipërinë është reagim kundër padrejtësisë dhe grabitjes.

Çfarë dua të them me këtë?

Merr 200 milionë euro në vit nga taksat e shqiptarëve për mirëmbajtjen e rrugëve, nuk shpenzon asnjë cent nga këto lekë për Rrugën e Kombit por vendos taksë të re të papërballueshme. Nuk shpenzon asnjë cent nga këto 800 milionë euro që ka mbledhur në këto 5 vite dhe taksën e qarkullimit që e ka rritur për mirëmbajtjen e rrugëve, por i jep ato me koncension, pra iu vendos taksë të dyfishtë shqiptarëve. Ata që u çuan janë njerëzit më të varfër, më të shpërfillur, më të braktisurit e Shqipërisë ndër vite, ata u çuan për bukën e gojës.

E dëgjuat atë burrin që thoshte se, jetoj 20 metra nga trau dhe s’kam mundësi të shkoj e të vij në shpi me 5 euro sa herë që kaloj traun.

Kjo është arsyeja e revoltës së këtyre njerëzve të thjeshtë. Revoltë e cila ka përkrahjen e gjithë shqiptarëve, të cilët po deklarojnë një zëri që janë dhe ndihen kuksianë.

Pse e thonë këtë?!

Sepse janë njësoj si kuksianët subjekt i grabitjes së dyfishtë të Edi Ramës; mbledh taksa por këto taksa nuk i çon për arsyet që i mbledh, as për mirëmbajtje rrugësh, as për shkolla të reja, as për spitale të reja, i çon për inceneratorët e Arben Ahmetajt, i çon për milionat që merr Vilma Nushi. Asnjëri prej tyre nuk bën punë. Për Vilma Nushin falsifikohen formularët dhe checkohen të vdekurit. Për 25 milionë euro në vit që merr Arben Ahmetaj po bëhet gati të sjellë plehrat e Italisë .

Me paratë e shqiptarëve nuk u shërbejnë shqiptarëve. Ndaj dhe kjo është në radhë të parë një reagim dhe kryengritje qytetarësh kundër grabitjes së dyfishtë që i bën Edi Rama dhe banda e tij e hajdutëve dhe oligarkëve që ndan këto para.

Së dyti është një reagim ndaj padrejtësisë së dyfishtë. Një javë i la kohë me prokurorinë dhe policinë e tij Arbër Çekajt të arratisej megjithëse kishte sjellë 180 milionë euro kokainë në Portin e Durrësit. Saimir Tahiri iu dha makinën trafikantëve të drogës dhe është kapur në përgjimet e aftimafies, bredh i lirë dhe i lirë bredh edhe Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, i dënuar si trafikant ndërkombëtar droge. Të lirë janë habilajt, Balili dhe dhjetëra kriminelë por iu turri policinë familjeve më të varfëra të Shqipërisë. Në mes të natës arrestoi 23 kryefamiljarë. Pse?! Sepse protestuan për mbijetesën e tyredhe fëmijëve të tyre. Kjo është padrejtësia e dyfishtë. Kriminelët, ata që bëjnë drogën, politikanët e korruptuar, politikanët e lidhur me krimin bredhin të lirë ndërsa njerëzit që çohen dhe protestojnë për të drejtat e tyre, që çohen dhe protestojnë kundër grabitjes dhe padrejtësisë, terrorizohen.

Pse ushtrohet ky terror?!

Ky terror ushtrohet që të mos ngrejnë zërin, që ti bëjnë shembull para shqiptarëve dhe kjo është mendësia e diktatura kur iu afrohet fundit. Prandaj kam bërë thirrjen e djeshme për mosbindje qytetare që do të thotë refuzim i padrejtësisë, refuzim i grabitjes.

Po, do të thotë të mos paguajnë taksat e rritura. Është një thirrje ndaj sipërmarrjeve të vogla të mos e paguajë TVSH-në sepse këto taksa nuk shkojnë për qytetarët. Këto taksa vidhen dhe shpërdorohen ngda Edi Rama dhe banda në pushtet. Ndaj e përsërish këtë thirrje; mos paguani taksat. Nuk ka çfarë tu bëjë.  Nuk arreston dot të gjithë popullin. Kjo është rruga për t’ju kundërvënë grabitjes së dyfishtë dhe padrejtësisë së dyfishtë. Dhe në këtë rrugë dhe në çdo veprim që qytetarët do të ndërmarrin, opozita do të jetë tërësisht dhe në të gjitha format dhe mënyrat në krahun e tyre siç jemi sot në krahun e qytetarëve kuksianë, siç jemi sot në krahun e atyre 23 të arrestuarve që protestuan për fëmijët e tyre dhe për mbijetesën e tyre, që duhet të lirohen menjëherë.

Thirrja që unë i drejtoj është që të tërheqë menjëherë policinë nga Kukësi. Të lirojë të 23 personat e grabitur në mes të natës. Të arrestojë Saimir Tahirin. Të arrestojë Fatmir Xhafaj vëllanë e vet që është i dënuar për drogë dhe vazhdon të jetë një ndër bosët kryesorë të drogës në Vlorë. Të arrestojë Balilin, të arrestojë habilajt. Të mos merret me nejrëzit e thjeshtë. Deri në atë moment, mosbindja civile, refuzimi i grabitjes së dyfishtë dhe padrejtësisë së dyfishtë, është rruga që opozita i tregon popullit dhe me të cilën do të udhëheqë popullin drejt refuzimit pakushte të kësaj grabitje dhe padrejtësie të dyfishtë.

Pyetje: Kur do fillojnë protestat?

Basha: Protestat kanë filluar.

Read More
02 Pri
0

Opozita në krah të qytetarëve. Mosbindje qytetare deri në rrëzimin e bandës në pushtet

Ne kemi patur një takim të zgjeruar të opozitës parlamentare dhe të strukturave drejtuese të të gjithë partive opozitare në Shqipëri dhe kemi dalë me një vendim unanim; në krah të qytetarëve shqiptarë.

Në krah të njerëzve të thjeshtë të këtij vendi të cilët po goditen, po vidhen, po përçmohen dhe po poshtërohen nga një bandë kriminale në pushtet. Në krah të atyre kuksianëve të cilëve iu grabit buka e fëmijëve dhe buka e gojës me taksën korruptive të Rrugës së Kombit. Në krah të të gjithë shqiptarëve që goditen nga dita e sotme me taksat e reja të rritura mbi pronën, mbi banesat, me tarifat e shumëfishuara për faturat e ujit. Me heqjen e dhjetëra mijërave familjeve nga ndihma ekonomike. Kush kujton se ne e lëshuam këtë kauzë pasi mbaroi debati në Parlament, e ka gabim.

Shqipëria gjendet në prag të një humnere ekonomike dhe sociale. Shkaktari është Edi Rama i cili sundon në mënyrë ilegjjitime pasi vodhi zgjedhjet dhe bleu votat me paratë e drogës dhe krimit, vazhdon të qeverisë me bandat dhe banditët dhe një grusht oligarkësh, të cilëve u shet Shqipërinë copë copë sipas ofertës më të lartë duke u marrë shpirtin njerëzve të thjeshtë.

Ne kemi shteruar këto vite pothuaj të gjithë hapësirën institucionale opozitare. Ju e shihni vetë. Në këtë vend nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka demokraci. Në këtë vend qeveria shkel Kushtetutën, ligjin, pa i dhënë llogari askujt dhe pa asnjë konsenguencë. Në këtë vend merr fund dhe kapet reforma në drejtësi vetëm për shkak të frikës së mos vëllezërit e kryeministrit, ministrit të Brendshëm dhe ish ministri iBrendshëm, dalin para drejtësisë për bashkëpunimin e tyre të hapur me trafikantët e kokainës, heroinës dhe kultivimin e drogës në vend.

Pra këtu nuk ka më rregulla loje demokratike. Hapësira e vetme për t’i qendruar në krah qytetarëve është mosbindja qytetare dhe kjo nis që këtë javë, në krah të qytetarëve me mosbindjen qytetare, me refuzimin jo vetëm të taksës në rrugën e Kombit por të çdo takse tjetër që ka rritur Edi Rama, me të gjitha hapat, format dhe mënyrat e mosbindjes qytetare si forma më e lartë e veprimit politik dhe qytetar kundër një klike që ka zaptuar pushtetin dhe po vjedh dhe po varfëron vendin, po asgjeson shpresën dhe po zbras Shqipërinë. Ne këtë nuk mund ta pranojmë.

Ndaj ky është një vendim unanim i opozitës e cila nis që sonte organizimin për të bërë realitet mosbindjen qytetare, në krah të qytetarëve duke nisur me mospagesat e taksave të rritura nga Rama dhe duke vazhduar me të gjitha format dhe mënyrat e tjera të mosbindjes qytetare.

Pyetje: Do jeni në Parlament z Basha?

Basha: Ne do ndërthurim të gjitha format e nevojshme të aktivitetit opozitar ashtu siç e gjykojmë të përshtatshme për të arritur qëllimin për të qënë në krah të njerëzve të thjeshtë dhe të vuajtur të këtij vendi.

Pyetje: Edhe me protesta?

Basha : Me të gjitha format dhe mënyrat.

Pyetje: Kur flasim për mosbindje civile dhe mospagim taksash, cilat janë format?

Basha:  Kur flasim për mosbindje civile dhe mospagim taksash, flasim për mospagim taksash. Flasim për t’i bërë thirrje çdo qytetari, jo vetëm kuksianëve, mirditorëve, hasianëve, tropojanëve, kosovarëve, durrsakëve, shkodranëve, pra çdo qytetari të refuzojë çdo taksë koncensionare dhe çdo rritje taksash. Taksën dhe TVSH-në për biznesin e vogël, taksat e  rritura të ujit, taksën e rritur të pronës dhe çdo taksë të rritur nga Edi Rama për të mbushur xhepat e tij dhe bandës me të cilën qeveris vendin.

Pyetje: z Basha do të jeni nëse të pranishëm në sallën e gjyqit ku jepet vendimi për të ndaluarit?

Basha: Opozita do të jetë e pranishme, do të jenë në ballë të çdo organizimi për ta bërë mosbindjen qytetare formën e parezistueshme që do të rrëzojë këtë bandë në pushtet dhe do t’i hapë mundësinë shqiptarëve për të zgjedhur një qeveri të shumicës me votë të lirë, që i shërben shumicës dhe respekton pakicën. Por tani për tani e gjithë vëmendja jonë është  të jemi në krah të njerëzve. Ka vajtur aty ku nuk mban më. Nuk ia dalin më dot njerëzit prandaj kanë dalë në protestë. Jo për flamur partie dhe as për kauzë partie, por sepse nuk ia dalin dot më. Dhe duhet ta dinë se në këtë betejë për veten e tyre, për familjet e tyre dhe fëmijët e tyre, do të kenë në krah opozitën.

Read More
02 Pri
0

Qytetarët nuk mund të detyrohen të paguajnë një taksë të rëndë dhe korruptive me grykën e pushkës për llogari të Edi Ramës dhe xhepave të tij.

Ne dënojmë me forcë kërcënimet e Edi Ramës dhe kanosjet e tij histerike për raprezalje policore. Ne urojmë që ato janë trillim i gjendjes së tij të rënduar psiqike me të cilën ai u shfaq sot para shqiptarëve.

Ne shprehim mbështetjen tonë pa asnjë kusht ndaj qytetarëve të Kukësit, të Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë, të cilët preken dhe ndëshkohen nga tarifa e padrejtë dhe korruptive për udhëtimin në Rrugën e Kombit.

Ne dënojmë dhunën barabare kundër protestuesve dhe kërkojmë vënien para përgjegjësisë të cdokujt që ka ushtruar dhunë kundër tyre.

Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin provokimet e dhunshme, por ta kërkojnë të drejtën e tyre vendosmërisht me çdo mjet demokratik

Edi Rama duhet ta kuptojë mirë sa nuk është vonë, se zgjidhja e situatës arrihet me dialog dhe jo me kërcënimin e raprezaljeve dhe armëve. Qytetarët nuk mund të detyrohen të paguajnë një taksë të rëndë dhe korruptive me grykën e pushkës për llogari të Edi Ramës dhe xhepave të tij.

Për këtë qëllim, i bëjmë thirrje Edi Ramës të largojë menjëherë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin. Dërgimi i forcave speciale është një provokim frikacak dhe i rrezikshëm i Edi Ramës.

Forcat policore duhet të jenë në funksion të luftës kundër krimit të organizuar, trafikantëve të drogës dhe kapjes së qindra kriminelëve që kërkohen nga drejtësia shqiptare dhe ato të vendeve europiane.

Në gjendjen e sundimit të plotë të krimit që ka sjellë Edi Rama në Shqipëri, policia duhet më shumë se kurrë të luftojë kriminelët dhe jo popullin.

I bëjmë thirrje cdo punonjësi të policisë të refuzojë urdhrat për të ushtruar dhunë ndaj banorëve të Kukësit dhe i paralajmërojmë se do vihen para përgjegjësisë personale për cdo akt të tillë.

Read More
02 Pri
0

Durimit i ka ardhur fundi!

Protesta e sotme, tregon se durimit i ka ardhur fundi.

Ky është reagimi për grabitjen e dyfishtë që Rama i bën xhepave të shqiptarëve me taksën më të lartë të qarkullimit dhe me tarifën më të lartë për “Rrugën e Kombit”.

Kjo tarifë është një gjobë ndaj popullit. Është taksim i dyfishtë sepse Edi Rama u merr shqiptarëve me taksën e qarkullimit, 200 milionë euro në vit për mirëmbajtjen e rrugëve. Por nuk u mjaftua me kaq. Ai vuri edhe një nga tarifat e rrugës më të larta në Europë për kalimin e Rrugës së Kombit.

Edi Rama e vendosi tarifën me dhunë. Me dhunën e kartonave në parlament, dhunën e policisë, dhe dhunën e gjithë shtetit, Edi Rama po grabit qytetarët për të mbushur xhepat e tij.

Tarifa e Rrugës së Kombit është dënim për qytetarët e një nga zonave më të varfra të Shqipërisë, që kanë vuajtur historikisht nga izolimi dhe shpërfillja. Ky është populli që Rama përçmon, kjo është revolta, që Rama thotë nuk ekziston. Ky është populli me të cilin Rama u tall se nuk ngrihet dot.

Ky është vetëm fillimi. Sepse nga nesër, një vjedhje tjetër e madhe i bëhet popullit me taksën e pronës, dhe biznesit të vogël me TVSH-në.

Sot, qytetarët vendosën t’i thonë ndal dhunës së Edi Ramës. Qytetarët sot i treguan Edi Ramës, se një qeveri antipopullore dhe antikombëtare nuk e mposht dot popullin.

Në emër të opozitës i kërkoj Edi Ramës të pezullojë menjëherë tarifën e “Rrugës së Kombit”. Pagesa për mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit” të kryhet nga fondi që mblidhet me taksën e qarkullimit, plot 200 milionë euro në vit.

I bëj thirrje Ramës, të tërheqë menjëherë policinë dhe të ndalë dhunën barbare mbi protestuesit. Revolta e banorëve është revoltë që buron nga padrejtësia dhe dhuna qeveritare kundër tyre.

Kur përplaset populli i ndershëm me një qeveri të korruptuar, fiton populli.

Read More
02 Pri
0

Ajo që nisi në Kukës nuk do të ndalet derisa tirania e krimit të rrëzohet.

· 2 prilli 1991 është dëshmia se për pushtetin dhe luksin e tyre, trashëgimtarët e diktatutës kthehen në gen tek urrejtja ndaj shumicës, tek shtypja, krimi dhe korrupsioni.

· Edi Rama ka nxjerrë Shqipërinë në pazar dhe me një grusht klientësh, po grabit Shqipërinë, duke ia dhënë atij që e paguan më shumë.

· Nëse nuk çmontohet sistemi kriminal i kapjes së shtetit nga trekëndëshi politikan-oligark-kriminel, Shqipëria do të marrë fund.

· Një PD e çliruar nga korrupsioni, krimi dhe oligarkët ka vetëm interesin e njerëzve. Nuk do të falim askënd që ka bashkëpunuar me krimin dhe ka grabitur.

· Ne do ta çlirojmë ekonominë nga oligarkët e paskrupuj dhe grabitqarë, që vjedhin çdo gjë përmes koncesioneve, PPP-ve dhe pazareve me politikanë.

· Ajo që nisi në Kukës nuk do të ndalet derisa tirania e krimit të rrëzohet. Le të jetë ky, një fillim i mbarë i pranverës që po vjen.​

Read More
02 Pri
0

Opozita në krah të qytetarëve. Mosbindje qytetare deri në rrëzimin e bandës në pushtet

Ne kemi patur një takim të zgjeruar të opozitës parlamentare dhe të strukturave drejtuese të të gjithë partive opozitare në Shqipëri dhe kemi dalë me një vendim unanim; në krah të qytetarëve shqiptarë.

Në krah të njerëzve të thjeshtë të këtij vendi të cilët po goditen, po vidhen, po përçmohen dhe po poshtërohen nga një bandë kriminale në pushtet. Në krah të atyre kuksianëve të cilëve iu grabit buka e fëmijëve dhe buka e gojës me taksën korruptive të Rrugës së Kombit. Në krah të të gjithë shqiptarëve që goditen nga dita e sotme me taksat e reja të rritura mbi pronën, mbi banesat, me tarifat e shumëfishuara për faturat e ujit. Me heqjen e dhjetëra mijërave familjeve nga ndihma ekonomike. Kush kujton se ne e lëshuam këtë kauzë pasi mbaroi debati në Parlament, e ka gabim.

Shqipëria gjendet në prag të një humnere ekonomike dhe sociale. Shkaktari është Edi Rama i cili sundon në mënyrë ilegjjitime pasi vodhi zgjedhjet dhe bleu votat me paratë e drogës dhe krimit, vazhdon të qeverisë me bandat dhe banditët dhe një grusht oligarkësh, të cilëve u shet Shqipërinë copë copë sipas ofertës më të lartë duke u marrë shpirtin njerëzve të thjeshtë.

Ne kemi shteruar këto vite pothuaj të gjithë hapësirën institucionale opozitare. Ju e shihni vetë. Në këtë vend nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka demokraci. Në këtë vend qeveria shkel Kushtetutën, ligjin, pa i dhënë llogari askujt dhe pa asnjë konsenguencë. Në këtë vend merr fund dhe kapet reforma në drejtësi vetëm për shkak të frikës së mos vëllezërit e kryeministrit, ministrit të Brendshëm dhe ish ministri iBrendshëm, dalin para drejtësisë për bashkëpunimin e tyre të hapur me trafikantët e kokainës, heroinës dhe kultivimin e drogës në vend.

Pra këtu nuk ka më rregulla loje demokratike. Hapësira e vetme për t’i qendruar në krah qytetarëve është mosbindja qytetare dhe kjo nis që këtë javë, në krah të qytetarëve me mosbindjen qytetare, me refuzimin jo vetëm të taksës në rrugën e Kombit por të çdo takse tjetër që ka rritur Edi Rama, me të gjitha hapat, format dhe mënyrat e mosbindjes qytetare si forma më e lartë e veprimit politik dhe qytetar kundër një klike që ka zaptuar pushtetin dhe po vjedh dhe po varfëron vendin, po asgjeson shpresën dhe po zbras Shqipërinë. Ne këtë nuk mund ta pranojmë.

Ndaj ky është një vendim unanim i opozitës e cila nis që sonte organizimin për të bërë realitet mosbindjen qytetare, në krah të qytetarëve duke nisur me mospagesat e taksave të rritura nga Rama dhe duke vazhduar me të gjitha format dhe mënyrat e tjera të mosbindjes qytetare.

Read More