Blog

02 Pri
0

Ajo që nisi në Kukës nuk do të ndalet derisa tirania e krimit të rrëzohet. Le të jetë ky,  një fillim i mbarë i pranverës që po vjen

 Fjala e plotë e Kryetarit të PD Lulzim Basha në 27 vjetorin e ngjarjes së 2 Prillit në Shkodër. 

Të  dashur qytetare dhe qytetarë të Shkodrës,

Të dashur prindër, familjarë, miq dhe shokë të dëshmorëve të 2 prillit.

Të nderuar deputetë, të zgjedhur vendorë, zonja kryetare e bashkisë, drejtues të Partisë Demokratike dhe koalicionit opozitar, drejtues vendor të Qarkut Shkodër.

Të dashur të rinj e të reja nga Shkodra dhe mbarë Shqipëria.

Zonja dhe zotërinj,

27 vite më parë diktatura në frymën e saj të fundit preu në lulen e rinisë katër djem plot me ideale dhe ëndrra të mëdha për Shqipërinë si gjithë Europa.

Nderim përjetë Arben Brocit, Bujar Beshanakut, Besnik Cekës, Nazmi Kryeziut.

Sot në këtë ditë të dytë të shenjtë për besimtarët katolikë, ditën e dytë të Pashkës, është rasti të kujtojmë, bashkë me simbolikën e ringjalljes që ajo sjelle për besimtarët e krishterë, edhe bindjen tonë të thellë të cilën e përsërisim vit pas viti me praninë tonë në këtë altar të lirisë, se rrasa e varrit, nuk është fjala e fundit për 4 heronjtë tanë, heronjtë e Shkodrës, heronjtë e demokracisë që jetojnë dhe do të jetojnë në përjetësi, me veprën e tyre të pavdekshme.

Emrat e tyre që kumbojnë fort në në këtë shesh i kujtojnë Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë çmimin e shtrenjtë të lirisë me të cilin krenohet Shkodra, ky qytet djep i kulturës, i qytetarisë, i krenarisë kombëtare dhe bastion i demokracisë shqiptare.

4 heronjtë e 2 prillit dhe qindra qytetarë të plagosur e të dhunuar egërsisht  nga shteti policor janë dëshmia në altarin e lirisë së kombit se demokracia në Shqipëri erdhi me përballje dhe trimëri qytetare, me sakrifica, me flijim.

Nderim dhe mirënjohje përjetë martirëve, heronjve, dëshmorëve të demokracisë.

Vrasja e Arbenit Brocit, Bujar Beshanakut, Besnik Cekës dhe Nazmi Kryeziut  ishte pa dyshim një akt hakmarrje kriminale i regjimit që po rrëzohej. Ishte po ashtu instikti shtazarak për të mbjellur frikë dhe terror, që buronte nga vetë natyra e diktaturës në shembje të pakicës absolute mbi shumicën absolute të shqiptarëve.

Pushteti i çon tek dhuna, i çon tek hakmarrja, i çon tek krimi. Me 2 prill 1991 banditët me pushtet përzgjodhën më të mirët, më të vendosurit, më guximshmit sepse e dinin mirë se fundi do t’u vinte prej tyre.

Por sakrifica e tyre ngriti në këmbë Shkodrën dhe pas Shkodrës, të gjithë Shqipërinë. Çmenduria barabare nuk i vrau dot ëndrrat e tyre të pastra, nuk  e ndali dot flurudhën e lirisë, që fluturoi me krahës e rinisë shkodrane, me krahët e rinisë shqiptare.

2 prilli i vitit 1991 i mori Shkodrës dhe demokracisë 4 jetë të pakthyeshme, por na dha një dëshmi sa të pashlyeshme, historike po aq edhe aktuale:

Për pushtetin dhe pasurinë e tyre, trashëgimtarët politikë të diktaturës nga Edi Rama, tek Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafa, kthehen në gen, kthehen në identitet, kthehen tek dhuna, tek urrejtja, tek krimi, tek shtypja, tek korrupsioni, kthehen tek grabitja e popullit dhe luksi për vete, tek pashpirtësia ndaj të tjerëve, kthehen tek diskriminimi politik dhe ekonomik.

Kjo dëshmi është sot më akute se kurrë.  Rama, Ruçi dhe dhe pinjollët e tjerë të diktaturës komuniste duan pushtet dhe pasuri me çdo kusht e me çdo çmim. Njësoj si para 27 vitesh vjedhin votën, shkelin ligjin, dhunojnë qytetarët e pasurohen për vete.

Modeli i tyre është e shkuara, është krimi që vrau djem të rinj, janë kriminelët, është pasurimi i qeveritarëve dhe varfërimi i qytetarëve.

Edi Rama me një grusht klientësh oligarkë po grabit Shqipërinë, po grabit të varfërit. Ai e ka nxjerrë Shqipërinë në pazar dhe po e ndan me atë që e paguan më shumë. Shqipëria ka sot për kryeministër një njeri që grabit, vjedh dhe bën pazare dhe pastaj çon policinë për të mbrojtur këto pazare, si në “Rrrugën e Kombit”.

Për të varfërit ka taksa, ka polici, ka dhunë. Për Edi Ramë, Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Damian Gjiknurin, Ilir Beqën, Arben Ahmetajn, Gramoz Ruçin dhe oligarkët e tyre, ka ka para, liri dhe pandeshkueshmëri edhe kur janë të zhytur në krim dhe vjedhje.

Sot në krye të vendit është një bandë e zhytur në drogë dhe në krim. Gjysma e qeverisë është e dëndur në kokainë. Gjysma e qeverisë janë bashkëpunetorë të grupeve kriminale. Edi Rama bashkë me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri mundësoi dhe bashkëpunoi me trafikun e drogës nga Shqipëri.

Këta kanë ndërtuar një sistem ku një grup i strukturuar kriminal: politikanë-oligarkë-kriminelë kanë kapur shtetin, ekonominë, dhe gjithë Shqipërinë.

Nëse nuk çmontohet ky sistem kriminal Shqipëria do të marrë fund.

Ekonomia shqiptare po vdes nga droga, koncesionet korruptive, borxhi dhe grabitja e pasurive natyrore. Vendi nuk ka asnjë perspektivë ekonomike, nuk prodhon dot zhvillim, nuk krijon vende pune, nuk prodhon asgjë.

Ne Shqipërinë e Edi Ramës njësoj si në atë të diktaturës nuk ka te ardhme. Dhe emigracioni vazhdon te jete shpresa kryesore e njerëzve.

Ky është regjimi i sundimit të një grushti njerëzish që punojnë vetëm për një qëllim: të pasurohen për vete, të sundojnë përmes dhunës, grabitjes, gënjeshtrave dhe mashtrimeve.

Ky është muaji, ku maska e Edi Ramës ka rënë para çdo shqiptari.

Taksa e “Rrugës së Kombit”, TVSH-ja për bizneset e vogla, taksa e rritur e banesave dhe pronave, faturat e rritura të ujit dhe të dritave, përjashtimi i mijëra familjarëve nga ndihma ekonomike, janë aktet e fundit të një grabitqari dhe mashtruesi, që pasi vjedh, përbuz dhe tallet me popullin e tij.

Por unë i them sot nga Shkodra, se i ka bërë hesapet gabim.

I them sot nga Shkodra, se ajo që nisi në Kukës nuk do të ndalet dhe nuk ka për të ndalur, derisa tirania e krimit të rrëzohet!

5 ditë më parë e sfudoi popullin me fjalorin e tij të ndyrë.

Populli i Kukësit i dha përgjigjen e merituar. Ai ishte reagimi i njerëzve që nuk munden më të pranojnë taksat e rritura, të pranojnë kërbaçin dhe haraçin e Edi Ramës me një grusht njerëzish qëe pasurohen mbi gjakun dhe djersën e tyre.

Sot është e qartë për të gjithë:

Shqiptarët nuk kanë, shqiptarët varfërohen, shqiptarët largohen sepse banda qeveritare e Edi Ramës i grabit, shpërdoron, vjedh, diskriminon dhe nuk jep më asnjë shpresë.

Regjimi i Edi Ramës kriminal dhe i korruptuar i Edi Ramës  mbjell vetëm varfëri, papunësi, pasiguri. Ndaj Shkodrës, Kukësit dhe Veriut Edi Rama rezervon vetëm ndasi, urrejtje, diskriminim. Shkodra e ka provuar dhe e provon hakmarrjen primitive të Edi Ramës që e përmbyt dhe as nuk merr mundimin ta vizitojë e jo më ta dëmshpërblejë. Që i sa herë ndan fondet e shtetit e diskriminon Shkodrën dhe shkodranët si askënd tjetër.

Njësoj si etërit e tij politikë, Edi Rama beson se pushteti është mbi ligjin, mbi Kushtetutën, mbi liritë e të drejtat, mbi vetë individin dhe qytetarin e lirë. Se pushteti është dhuna, shtypja, poshtërimi, shfrytëzimi, arroganca dhe kërbaci për të tjerët, luksi dhe pasurimi për vete.

Në këto javë kam takuar qindra banorë të Shkodrës të përmbytur dhe të braktisur.

Kam biseduar me ju. Kam takuar kuksianë e mirëditorë të revoltuar. Dua t’ju them nga altari i lirisë, se ju nuk jeni vetëm, me ju është e gjithë Shqipëria. Nuk ka rrugë tjetër për të larguar të keqen përveçse përballjes me të, Kukësi u përball dhe e ndali të keqen.

Së bashku me Kukësin, do ta zbrapsim.

Le të jetë ky,  një fillim i mbarë i pranverës që po vjen.

Detyra e madhe e PD dhe të gjithë njerëzve të thjeshtë dhe të ndershëm është për të shkëputur një herë e mirë lidhjet e politikës me krimin dhe lidhjet e qeverisë me oligarkët dhe interesat private në kurriz të popullit.

Një PD e çliruar nga korrupsioni, e çliruar nga krimi, e cliruar nga oligarkët ka vetëm një interes: interesin e njerëzve, interesin e shkodravëve, interesin e shqiptarëve.

Zotohemi së bashku në këtë altar të lirisë se gjithë sa kemi denoncuar si opozitë as nuk do ti falim, as nuk do t’i harrojmë kur të vijë ora e përgjegjësisë së pushtetit: ne nuk do falim askënd që ka bashkëpunuar me krimin, askënd që ka vjedhur dhe grabitur shqiptarët.

Nuk do të ketë politikan nga kryeministri deri tek punonjësit më të thjeshtë të administratës që nuk do japë llogari për vjedhjet, grabitjet, dhunimet që i janë bërë vendit, Kushtetutës dhe ligjit.

Ne do ta çlirojmë ekonominë nga oligarkët e paskrupuj dhe grabitqarë që vjedhin çdo gjë përmes koncesioneve, PPP-ve dhe pazareve me politikanë.

Të zotohemi t’ia heqim lakun në fyt biznesit të vogël, të rikthejmë projektin tonë ekonomik, më modernin në Ballkan, me përjashtimin nga TVSH-ja të gjithë sipërmarrjeve të vogla, me xhiro nën 12 milionë lek të reja në vit. Le të rikthejmë projektin tonë të zhvillimit të sigurtë, me standarde dinjitoze, me paga dhe punësim dinjitoz, me siguri dhe të ardhme për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Nga ky vend i shenjtë për të gjithë demokratët dhe shqiptarët e lirë, deklarojmë edhe një herë, si çdo vit, se heronjtë e 2 prillit dhe ëndrrat e tyre janë frymëzimi ynë i pavdekshëm.

Shkodra, është djepi i shpresës dhe besimit, i forcës dhe mençurisë, i kurajos dhe vendosmërisë, ka prapë rolin dhe peshën historike, misionin për t’i prirë që sot betejës për të larguar bandën kriminale dhe për të celur një ditë të re të lirisë për çdo shqiptar e për mbarë Shkodrën.

Rroftë Shkodra!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Read More
01 Pri
0

Deklaratë e Kryetarit të PD, Lulzim Basha

Prokuroria dhe policia patën një javë për të ndaluar dhe arrestuar trafikantin ndërkombëtar Arbër Çekaj, i cil,i së bashku me politikanë të lartë, trafikoi 613 kilogramë kokainë kolumbiane, por ata nuk bënë asgjë, as nuk e ndaluan, as e arrestuan, por e lanë të lirë të ikte i qetë nga Shqipëria.

E njëjta polici dhe e njejta prokurori dje ka mobilizuar brenda pak orësh me qindra forca për të rrëmbyer në mes të natës nga shtëpitë e tyre qytetarët e thjeshtë të Kukësit, vetëm pse protestuan për mbijetesën e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Kjo polici dhe prokurori që lë të lirë, vëllezërit Habilaj, Klement Balilajn, Orest Soten, Agron Xhafajn dhe dhjetra kriminelë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, mbrëmë pas mesnate u hodh me urdhër politik të Edi Ramës, e armatosur dhe e blinduar  kundër njerëzve më të varfër dhe më të shpërfillur të Shqipërisë.

Aktet për të cilat akuzohen protestuesit janë vepra të lehta penale që Kodi Penal i parashikon nga gjobë deri në 3-4 vjet burg. Por policia dhe prokuroria e Edi Ramës janë hedhur në një reprezalje tipike për vendet diktatoriale në të cilat kritika dhe kundërshtimi i qeverisë është krimi më i rëndë se çdo krim tjetër.

Arrestimet e kryera në mes të natës kanë vetëm një qëllim: ushtrimin e terrorit ndaj banorëve të Kukësit, në mënyrë që ata dhe gjithë shqiptarët e tjerë të nënshtrohen dhe të mos ngrenë zërin kundër bandës kriminale që qeveris vendin.

Shumica e qytetarëve janë rrëmbyer në mënyrë të paligjshme nga shtëpitë e tyre në mes të natës pa paraqitur asnjë urdhër ndalimi dhe arresti dhe janë sjellë në Tiranë. Kjo përbën vepër të rëndë penale të heqjes së paligjshme të lirisë. Për këtë akt kriminal, këshilltarët bashkiakë të Kukësit kanë kallëzuar penalisht policinë dhe prokurorinë e Kukësit. Ne nuk do të tërhiqemi derisa të gjithë ata që urdhëruan dhe ekzekutuan rrëmbimin e qytetarëve të japin llogari para ligjit.

Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre, pa asnjë kusht. Siç e kërkon ligji dhe të drejtat e njeriut ata duhet të hetohen në gjendje të lirë.

I bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, e cila ka një të shkuar të njollosur nga kufizime të padrejta të lirisë së qytetarëve, që të ndalë menjëherë së vepruari si hetuesi politike në shërbim të Edi Ramës.

Prokuroria duhet të shpallë prioritet kombëtar luftën kundër drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dosjet e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Damian Gjiknurit, Ilir Beqajt, Klement Balilit, Habilajve dhe kriminelëve të tjerë duhet të jenë fokusi i punës së saj.

Duhet t’u them qytetarëve të Kukësit që të mos tremben dhe të mos tërhiqen nga të drejtat e tyre legjitime dhe demokratike. Ju jeni në të drejtën tuaj legjitime. Edi Rama po lufton për paratë e korrupsionit me të cilat po mbush xhepat e tij dhe të bandës së tij.

Ju luftoni për mbijetesën tuaj dhe të fëmijëve tuaj. E drejta është me ju. Kukësi ka njohur shpesh shpërfilljen, izolimin, përçmimin, dhunën dhe diktaturën. Por askush nuk i ka nënshtruar dot.  Edi Rama me veglat e tij janë qenie qesharake para atyre që kuksianët kanë përballuar dhe mbi të cilët kanë triumfuar. Prandaj duhet ta trajtojnë Edi Ramën ashtu siç është, një plaçkitës të cilit populli duhet t’i tregojë vendin që u takon plaçkitësve. Ne jemi me ju. E gjithë Shqipëria është me ju. Të gjithë shqiptarët janë me ju. Nga Prishtina në Sarandë.

Read More
01 Pri
0

Për shume vjet Pashkët!

Nga Katedralia e Rrëshënit dua të uroj të gjithë besimtarët katolikë për shumë vjet Gëzuar Pashkët. Ju uroj të gjithë besimtarëve shqiptarë, besimtarëve të Zotit, qoftë kjo ditë e ringjalljes, dita që shënon triumfin e jetës mbi vdekjen, e dritës mbi errësirën, një ditë që i bashkon të gjithë shqiptarët në shpresën dhe besimin për një jetë më të mirë. Edhe njëherë Gëzuar Pashkët për shumë vjet. ​

Read More
01 Pri
0

Kërkojmë lirimin e qytetarëve të rrëmbyer nga policia në mes të natës

Prokuroria dhe policia patën një javë për të ndaluar dhe arrestuar trafikantin ndërkombëtar Arbër Çekaj, i cil,i së bashku me politikanë të lartë, trafikoi 613 kilogramë kokainë kolumbiane, por ata nuk bënë asgjë, as nuk e ndaluan, as e arrestuan, por e lanë të lirë të ikte i qetë nga Shqipëria.
E njëjta polici dhe e njejta prokurori dje ka mobilizuar brenda pak orësh me qindra forca për të rrëmbyer në mes të natës nga shtëpitë e tyre qytetarët e thjeshtë të Kukësit, vetëm pse protestuan për mbijetesën e tyre dhe të fëmijëve të tyre.
Kjo polici dhe prokurori që lë të lirë, vëllezërit Habilaj, Klement Balilajn, Orest Soten, Agron Xhafajn dhe dhjetra kriminelë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, mbrëmë pas mesnate u hodh me urdhër politik të Edi Ramës, e armatosur dhe e blinduar  kundër njerëzve më të varfër dhe më të shpërfillur të Shqipërisë.
Aktet për të cilat akuzohen protestuesit janë vepra të lehta penale që Kodi Penal i parashikon nga gjobë deri në 3-4 vjet burg. Por policia dhe prokuroria e Edi Ramës janë hedhur në një reprezalje tipike për vendet diktatoriale në të cilat kritika dhe kundërshtimi i qeverisë është krimi më i rëndë se çdo krim tjetër.
Arrestimet e kryera në mes të natës kanë vetëm një qëllim: ushtrimin e terrorit ndaj banorëve të Kukësit, në mënyrë që ata dhe gjithë shqiptarët e tjerë të nënshtrohen dhe të mos ngrenë zërin kundër bandës kriminale që qeveris vendin.
Shumica e qytetarëve janë rrëmbyer në mënyrë të paligjshme nga shtëpitë e tyre në mes të natës pa paraqitur asnjë urdhër ndalimi dhe arresti dhe janë sjellë në Tiranë. Kjo përbën vepër të rëndë penale të heqjes së paligjshme të lirisë. Për këtë akt kriminal, këshilltarët bashkiakë të Kukësit kanë kallëzuar penalisht policinë dhe prokurorinë e Kukësit. Ne nuk do të tërhiqemi derisa të gjithë ata që urdhëruan dhe ekzekutuan rrëmbimin e qytetarëve të japin llogari para ligjit.
Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre, pa asnjë kusht. Siç e kërkon ligji dhe të drejtat e njeriut ata duhet të hetohen në gjendje të lirë.
I bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, e cila ka një të shkuar të njollosur nga kufizime të padrejta të lirisë së qytetarëve, që të ndalë menjëherë së vepruari si hetuesi politike në shërbim të Edi Ramës.
Prokuroria duhet të shpallë prioritet kombëtar luftën kundër drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dosjet e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Damian Gjiknurit, Ilir Beqajt, Klement Balilit, Habilajve dhe kriminelëve të tjerë duhet të jenë fokusi i punës së saj.
Duhet t’u them qytetarëve të Kukësit që të mos tremben dhe të mos tërhiqen nga të drejtat e tyre legjitime dhe demokratike. Ju jeni në të drejtën tuaj legjitime. Edi Rama po lufton për paratë e korrupsionit me të cilat po mbush xhepat e tij dhe të bandës së tij.
Ju luftoni për mbijetesën tuaj dhe të fëmijëve tuaj. E drejta është me ju. Kukësi ka njohur shpesh shpërfilljen, izolimin, përçmimin, dhunën dhe diktaturën. Por askush nuk i ka nënshtruar dot.  Edi Rama me veglat e tij janë qenie qesharake para atyre që kuksianët kanë përballuar dhe mbi të cilët kanë triumfuar. Prandaj duhet ta trajtojnë Edi Ramën ashtu siç është, një plaçkitës të cilit populli duhet t’i tregojë vendin që u takon plaçkitësve. Ne jemi me ju. E gjithë Shqipëria është me ju. Të gjithë shqiptarët janë me ju. Nga Prishtina në Sarandë.

Read More
01 Pri
0

Urimi i kryetarit të PD për festën e Pashkëve

Nga Katedralia e Rrëshenit dua të uroj të gjithë besimtarët katolikë për shumë vjet Gëzuar Pashkët. Ju uroj të gjithë besimtarëve shqiptarë, besimtarëve të Zotit, qoftë kjo ditë e ringjalljes, dita që shënon triumfin e jetës mbi vdekjen, e dritës mbi errësirën, një ditë që i bashkon të gjithë shqiptarët në shpresën dhe besimin për një jetë më të mirë. Edhe njëherë Gëzuar Pashkët për shumë vjet. ​

Read More
31 Mar
0

Deklaratë e kryetarit të PD në emër të opozitës

Ne dënojmë me forcë kërcënimet e Edi Ramës dhe kanosjet e tij histerike për raprezalje policore. Ne urojmë që ato janë trillim i gjendjes së tij të rënduar psiqike me të cilën ai u shfaq sot para shqiptarëve.

Ne shprehim mbështetjen tonë pa asnjë kusht ndaj qytetarëve të Kukësit, të Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë, të cilët preken dhe ndëshkohen nga tarifa e padrejtë dhe korruptive për udhëtimin në Rrugën e Kombit.

Ne dënojmë dhunën barabare kundër protestuesve dhe kërkojmë vënien para përgjegjësisë të cdokujt që ka ushtruar dhunë kundër tyre.

Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin provokimet e dhunshme, por ta kërkojnë të drejtën e tyre vendosmërisht me çdo mjet demokratik

Edi Rama duhet ta kuptojë mirë sa nuk është vonë, se zgjidhja e situatës arrihet me dialog dhe jo me kërcënimin e raprezaljeve dhe armëve. Qytetarët nuk mund të detyrohen të paguajnë një taksë të rëndë dhe korruptive me grykën e pushkës për llogari të Edi Ramës dhe xhepave të tij.

Për këtë qëllim, i bëjmë thirrje Edi Ramës të largojë menjëherë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin. Dërgimi i forcave speciale është një provokim frikacak dhe i rrezikshëm i Edi Ramës.

Forcat policore duhet të jenë në funksion të luftës kundër krimit të organizuar, trafikantëve të drogës dhe kapjes së qindra kriminelëve që kërkohen nga drejtësia shqiptare dhe ato të vendeve europiane.

Në gjendjen e sundimit të plotë të krimit që ka sjellë Edi Rama në Shqipëri, policia duhet më shumë se kurrë të luftojë kriminelët dhe jo popullin.

I bëjmë thirrje cdo punonjësi të policisë të refuzojë urdhrat për të ushtruar dhunë ndaj banorëve të Kukësit dhe i paralajmërojmë se do vihen para përgjegjësisë personale për cdo akt të tillë.

Ne i përsërisim Edi Ramës kërkesën e prerë të pezullojë menjëherë zbatimin e tarifës.

Korrupsioni i Edi Ramës dhe grabitja për përfitime vetjake nuk janë ligj dhe të mira publike. Pazaret korruptive të Edi Ramës do të hetohen dhe dënohen.

Edi Rama duhet të bëjë transparencë dhe të japë llogari para taksapaguesvë shqiptarë se ku shkojnë çdo vit 200 milionë euro që shqiptarët paguajnë për taksën e mirëmbajtjes së rrugëve. Do të mjaftonte një e dhjeta e kësaj takse për të mirëmbajtur Rrugën e Kombit pa asnjë tarifë shtesë.

Që kur ka ardhur në pushtet ai e ka trefishuar taksën e qarkullimit dhe ka mbledhur gati 800 milionë euro nga kjo taksë.

Edi Rama duhet të japë llogari pse shpërdorohet dhe nuk përdoret ky fond për mirëmbajtjen e rrugëve, që është qëllimi i vetëm kushtetues dhe ligjor i vendosjes dhe mbledhjes së taksës së qarkullimit.​

Ne i kërkojmë Edi Ramës të ndërpresë menjëherë pagesat prej miliona eurosh që ai u jep çdo vit koncesionarëve të plehrave dhe shëndetësisë për punë të pabëra, dhe kalimin e këtyre fondeve për zbutjen e varfërisë në zonën e Kukësit dhe zonat e tjera të varfëra të vendit.

Së fundmi, ne ju bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të mos gënjehen nga mashtrimet dhe përgjërimet e shtirura të një kryeministri manipulator dhe të paskrupull që i ka gënjyer, varfëruar dhe zhytur në papunësi, drogë dhe në krim çdo ditë, këto katër vjet, por të kërkojnë të drejtat e tyre dhe një qeverisje të mirë dhe të denjë.

Read More
31 Mar
0

1 prilli është dita e së vërtetës për Edi Ramën

· Në 5 vite, Edi Rama e ka rritur dy herë taksën e qarkullimit. Nga 7 lekë për litër, shqiptarët paguajnë 240 lekë për çdo litër karburant.

· Taksa “Rama” për qarkullimin, u merr shqiptarëve minimalisht 120 milionë USD, që do të mjaftonin për mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit” dhe ndërtimin e rrugëve të reja.

· Edi Rama është taksidari i kombit. Ai di vetëm të rrisë taksa, por jo të ndërtojë. U ka marrë shqiptarëve 2 miliard euro taksa të reja dhe nuk ka ndërtuar ansjë projekt të ri.

· Në 5 vjet qeveri i vetmi projekt që avancon Edi Rama është kanabisi, heroina dhe kokaina. E ka shndërruar PS-në në një bodrum të llumit të krimit të organizuar.

· 1 prilli është dita e së vërtetës për Edi Ramën. Shqiptarët do të ngarkohen me taksën e pronës, taksën e “Rrugës së Kombit” dhe bizneset e vogla do të futen në skemën e TVSH-së. · Të bëjmë hetim parlamentar për ndikimin rus në Shqipëri. Ambasada Amerikane është në dijeni të banditëve që një ministër i Ramës i ka çuar një biznesmeni në emër të rusëve. · Rama duhet të bëjë transparencën për “Abi Bank”, ku shërben bashkëshortja e tij dhe që fondet i vijnë direkt nga Kremlini.

Read More
31 Mar
0

Qytetarët e revoltuar nga taksa nuk janë kriminelë. Gjendja në Kukës zgjidhet duke hequr tarifën grabitqare të Rrugës së Kombit dhe jo duke kërcënuar me më shumë policë dhe më shumë dhunë

Deklaratë e deputetit Flamur Noka

Qytetarët e Kukësit dhe zonave përqark janë të revoltuar dhe po ngrenë zërin për dënimin që u ka bërë qeveria duke u vënë taksë për rrugën nga e cila varet mbijetesa e tyre.

Ata janë qytetarë të varfër që po ngrenë zërin për jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre, janë sipërmarrës të vegjël nga Shqipëria dhe Kosova, që janë viktima të korrupsionit qeveritar.

Por Fatmir Xhafaj, vëllai i trafikantit ndërkombëtar të kokainës Agron Xhafaj, i akuzoi ata sot si njerëz të krimit.

Banorët e varfër të Kukësit janë kriminelë? Sipërmarrësit e vegjël janë kriminelë?

Deklarata kërcënuese e Xhafajt është provokimi ulët dhe malinj ndaj qytetarëve të ndershëm. Fatmir Xhafaj nuk tremb dot njeri, sepse njerëzit e ndershëm nuk tremben nga qeveritarët e korruptuar dhe të inkriminuar që vjedhin dhe grabisin.

Me policë nuk mbrohet dot vjedhja se do të jenë policët të parët që do t’i braktisn Xhafajn, Ramën dhe hajdutët e tjerë. Detyra e policisë është të mbrojë qytetarët dhe jo vjedhjen.

Gjendja në Kukës zgjidhet duke hequr tarifën grabitqare të Rrugës së Kombit dhe jo duke kërcënuar me më shumë policë dhe më shumë dhunë.

Sot eshte koha te shfuqizohet menjeherë tarifa e Rrugës së Kombit e cila duhet të paguhet nga fondi prej 200 milionë euro qe u merren shqiptarëve çdo vit me taksën e qarkullimit.

Kërcënimet e Edi Ramës dhe bandës së tij grabitqare nuk trembin askënd.

I bëjmë thirrje të mos guxojnë të provokojnë më tej qytetaret, sepse zemërimi i tyre do t’i marrë përpara.

Read More
31 Mar
0

Deklaratë e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Protesta e sotme, tregon se durimit i ka ardhur fundi.

Ky është reagimi për grabitjen e dyfishtë që Rama i bën xhepave të shqiptarëve me taksën më të lartë të qarkullimit dhe me tarifën më të lartë për “Rrugën e Kombit”.

Kjo tarifë është një gjobë ndaj popullit. Është taksim i dyfishtë  sepse Edi Rama u merr shqiptarëve me taksën e qarkullimit, 200 milionë euro në vit për mirëmbajtjen e rrugëve. Por nuk u mjaftua me kaq. Ai vuri edhe një nga tarifat e rrugës më të larta në Europë për kalimin e Rrugës së Kombit.

Edi Rama e vendosi tarifën me dhunë. Me dhunën e kartonave në parlament, dhunën e policisë, dhe dhunën e gjithë shtetit, Edi Rama po grabit qytetarët për të mbushur xhepat e tij.

Tarifa e Rrugës së Kombit është dënim për qytetarët e një nga zonave më të varfra të Shqipërisë, që kanë vuajtur historikisht nga izolimi dhe shpërfillja.  Ky është populli që Rama përçmon, kjo është revolta, që Rama thotë nuk ekziston. Ky është populli me të cilin Rama u tall se nuk ngrihet dot.

Ky është vetëm fillimi. Sepse nga nesër, një vjedhje tjetër e madhe i bëhet popullit me taksën e pronës, dhe biznesit të vogël me TVSH-në.

Sot, qytetarët vendosën t’i thonë ndal dhunës së Edi Ramës. Qytetarët sot i treguan Edi Ramës, se një qeveri antipopullore dhe antikombëtare nuk e mposht dot popullin.

Në emër të opozitës i kërkoj Edi Ramës të pezullojë menjëherë tarifën e “Rrugës së Kombit”. Pagesa për mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit” të kryhet nga fondi që mblidhet me taksën e qarkullimit, plot 200 milionë euro në vit.

I bëj thirrje Ramës, të tërheqë menjëherë policinë dhe të ndalë dhunën barbare mbi protestuesit. Revolta e banorëve është revoltë që buron nga padrejtësia dhe dhuna qeveritare kundër tyre.

Kur përplaset populli i ndershëm me një qeveri të korruptuar, fiton populli.

Read More
30 Mar
0

Provat zyrtare të bëra publike këto dy ditë, që lidhin Saimir Tahirin me bandën e Habiljave në trafikun ndërkombëtar të drogës, janë dëshmia më e qartë përse Edi Rama i ka ofruar imunitet politik Saimir Tahirit.

Deklarata e nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj

Nga përgjimet e autoriteteve italiane provohet se Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm, Jaeld Çela, Drejtor i Policisë së Vlorës i emëruar nga Tahiri, Florian dhe Moisi Habilaj, trafikantë droge që përdornin makinën e Tahirit, Gentian Çeka, shofer personal i Tahirit dhe Orest Sota, mik i Tahirit që iu gjetën 863 mije euro me patentat e Tahirit, janë një grup i strukturuar kriminal, secili me rolin e vet, me qëllimin  e përbashkët, trafikimin e kanabisit drejt Italisë.

Por këto prova, që përbëjnë bazën e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të arrestuar drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës, janë bërë të pavlefshme për arrestimin e Saimir Tahirit, sepse ish Ministri i Brendshëm, ka mbrojtjen politike të Kryeministrit të vendit. Këto prova të implikimit të Tahirit në trafikun e drogës, si dhe shumë të tjera për të cilat Edi Rama është në dijeni, janë arsyeja pse Kryeministri e ktheu Parlamentin në një Gjykatë Politike, duke mos lejuar Drejtësinë të bëjë detyrën.

Me vendimin për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe për të mbyllur hetimet ndaj tij, Edi Rama nuk mbron thjesht ish Ministrin e tij të Brendshëm, por mbron pushtetin e tij, që i ka rrënjët tek kanabizimi i vendit nëpërmjet kriminalizimit të policisë, i vetmi projekt i suksesshëm i kryeministrit Rama.

Kostoja e imunitetit politik për Saimir Tahirin mund të rezultojë shumë e lartë për shqiptarët, përderisa vendet anëtare të Bashkimit Europian kërkojnë Saimir Tahirin para drejtësisë që Shqipërisë t’i hapen negociatat e anëtarësimit.

Read More