Blog

30 Mar
0

Edi Rama rrit taksat dhe rrezikun e falimentimit për bizneset e vogla, por ul taksat për miqtë dhe klientët e tij.

Tregtarët  e vegjël në Tiranë janë të revoltuar nga përfshirja e tyre në skemën e TVSH-së, çka do të thotë se nga 1 prilli kostot e tyre do të rriten, fitimi do të ulet dhe shumë prej tyre janë në rrezik falimentimi.

Nënkryetarja demokrate e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku u takua me disa nga tregtarët e vegjël, të cilët iu shmnagën identifikimit për shkak të frikës nga tatimorët.

Në shumë biznese, deputetja Jorida Tabaku, u njoh me gjendjen e rëndë financiare, e cila po i çon drejt falimentimit.

Arsyet e pragut të falimentit, thonë bizneset janë, taksa e Bashkisë së Tiranës për shkollat, të cilën e paguajnë brenda një njësie bashkiake, tre herë, rënia e xhiros me 30% çdo vit, rënia e fuqisë konsumatore, emigrimi i qytetarëve, që do të thotë më pak blerje dhe fitim dhe barra e re e përfshirjes në tvsh nga data 1 Prill.

Taksa e “Rrugës së Kombit”, thonë tregtarët, do të dëmtojë importet, por edhe fuqinë blerëse nga zonat veriore të vendit, të cilët do t’i drejtohen tani qyteteve më të afërta në Kosovë, si Prizreni ose Gjakova.

“Jemi të marrë fund”, thotë një tregtar, i cili prej 25 vitesh, së bashku me familjen drejton një biznes veshjesh. “Po më dridhen këmbët nga këto taksa. Ky shtet nuk ka stabilitet të ligjeve fiskale. Parimi i tyre është që të godasin më shumë ata që paguajnë më shumë taksa. Kam 25 vite që i jam përkushtuar biznesit. Kam bërë gati pashaportat e familjes të iki. Po si të iki? Unë kam bërë gabimin më të madh në jetë, që kam mësuar fëmijët e mi të duan Shqipërinë. Kam bërë gabimin më të madh që nuk i kam larguar nga këtu”, u shpreh me lor në sy, një tregtar në bashkëbisedim me deputeten Jorida Tabaku, i cili nuk donte të indentifikohej për shkak të frikës nga tatimorët.

Deputetja Tabaku, theksoi se ky është realiteti me të cilën përballen shqiptarët sot”

“Jemi përpjekur që të bisedojmë me bizneset që preken nga ndryshimet  e takjsave që hyjnë në fuqi me 1 Prill. TVSH-ja e biznesit të vogël, që fillon nga pragu 2 milion, taksa e re e pronës dhe tarifa e “Rrugës së Kombit”. Bizneset në këtë treg preken në mënyrë masive nga të treja. Po të shikoni, pothuajse gjysma e bizneseve kanë mbyllur qepenat. Bizneset që nga janari kanë pasur qeranë e rritur nga 30 deri në 50% si rezultat i rritjes së taksës së pronës, dhe nga tarifa e “Rrugës së Kombit”, sepse një pjesë e madhe e të gjithë blerësve tek bizneset, vijnë nga vendet të cilat duhet patjetër të kalojnë në “Rrugën e Kombit”. Ka rënie të konsumit. Bizneset më thonë se konsumatorët blejnë më pak. Është prekur nga emigracioni, sepse një pjesë e madhe e blerësve të këtij tregu kanë qënë nga ajo shtresë që tashmë ka emigruar. Duke pasur parasysh edhe rritjen e çmimit të energjisë, rritja e taksës së tatimfitimit deri në 15%, tatimin mbi dividentin që e kanë shtuar këtë vit për bizneset që konsiderohen si më të mëdha. Ka rritje masive të përgjithshme të shpenzimeve që shkojnë për taksa. Në fund të ditës, në xhepin e biznesit mbetet 15% e të gjithë zhiros së biznesit, që është vetëm për të mbuluar shpenzimet për mbijetesë. Kjo është shprehja që të gjitha bizneset kanë thënë; jemi në kushtet e mbijetesës” theksoi zonja Tabaku, pas takimit me tregtarët.

Rritja  etaksave dhe vendosja e bizneseve të vogla në skemën e TVSH-së është kundërshtuar nga Fondi Monetar ndërkombëtar, Dhoma Amerikane e Tregtisë, Shoqata e Biznesit të Vogël shqiptar, si një skemë falimentuese.

Rritja e taksave për biznesine vogël vjen paralelisht me uljen e taksave për miqtë dhe klientët e Edi Ramës, të cilët me hotelet e tyre  me 5 yje do të paguajnë zero tatim fitim dhe 6 përqind TVSH.

Read More
29 Mar
0

Edi Rama është taksidari i kombit. Ai di vetëm të rrisë taksa, por jo të ndërtojë. U ka marrë shqiptarëve 2 miliard euro taksa të reja dhe nuk ka ndërtuar asnjë projekt të ri.

Fjala e plotë e Kryetarit të PD Lulzim Basha në Parlament.

Sapo ra me këmbët e veta në gropën që vetë ka hapur, një njeri që me të vërtetë nuk mban përgjegjësi për asgjë që thotë, nuk mban përgjegjësi për asgjë që bën.

Në 5 vite në pushtet Edi Rama e ka rritur dy herë taksën e qarkullimit;

100 lekë në janarin e vitit 2014

100 lekë të tjera në janarin e vitit 2015.

Duke shtuar, edhe vlerën totale të taksës “Rama” për çdo litër benzinë apo naftë që përdorin shqiptarët, është 240 lekë për litër. 240 lekë për litër shtesë merr për çdo sekondë, çdo orë, çdo ditë nga xhepat e shqiptarëve Edi Rama me taksën e qarkullimit.

Çfarë është taska e qarkullimit?

Jua shpjegojnë ministrat sa herë që vijnë dhe mbrojnë buxhetin para komisioneve parlamentare. Lexoni procesverbalin e karafilit të anglishtes (Arben Ahmetaj), por edhe të paraardhësit të tij, profesor Canit, kur thotë: Taksa e qarkullimit merret me qëllim kryesor mirëmbajtjen e rrjetit rrugor.

Çfarë tha dy minuta përpara i papërgjegjshmi?

Të vërtetën për herë të parë e pranoi. Në botë për mirëmbajtjen paguajnë ose taksapaguesit ose përdoruesit. Po na thuaj pak me këtë sistem që ke shpikur tani pse paguajnë edhe taksapaguesit edhe përdoruesit?

Pse vazhdon t’u marrësh shqiptarëve 240 lekë për litër karburanti dhe pastaj u vendos edhe tarifë për rrugët në të cilat udhëtojnë?

Sapo e the vetë, o njëra o tjera.

Sapo e the vetë para shqiptarëve dhe nuk të shpëton ngërdheshja. Ngërdheshja vetëm tregon para shqiptarëve sa i pacipë je, se duhej të ulje kokën. E pranove para shqiptarëve që kjo që po bën është e paprecedentë në Ballkan, në Europë dhe në botë.

Ti u merr shqiptarëve edhe taksë për mirëmbajtjen e rrugëve dhe tani do të paguajnë edhe tarifë për koncensionin e rrugës.

Po sa u merr ti shqiptarëve vetëm me taksën që ke shtuar?

Ke lavdëruar disa herë nga kjo foltore faktin se ne kur ishim në qeveri integruam taksën e qarkullimit tek taksa e karburantit, e gjete 7 lekë për litër dhe e shtove dy herë nga 100 lekë + TVSH-në 240 lekë, 24 lekë të reja për litër.

Vetëm me taksën e rritur, ta quajmë taksa “Rama”, meqë zotrote e ke vënë dhe zotrote e vjel, ti u merr shqiptarëve, po të marrim një llogari minimale të konsumit prej 500 mijë tonësh, 120 milionë dollarë në vit vetëm me taksën e rritur. Ish-zëvëndësministri yt i Financave e rrit shifrën, e ke në faqen e “Opinionit” e çoi 460 milionë. Nuk po shkoj aty, po e mbaj tek shifra minimale, 120 milionë dollarë.  120 milionë dollarë shtesë përse nuk të mjaftokan ty të paguash mirëmbajtësin e rrugës, pse vendos edhe 5 euro për veturë e deri tek 22.5 euro për kamion?

Çfarë bën ti me 120 milionë dollarë që i mbledh në emër të mirëmbajtjes së rrugëve? Ti këto para i bën rrush e kumbulla, se ti rroga nuk ke rritur, ti pensione nuk ke rritur, ti s’ke bërë një metër rrugë. Një metër rrugë nuk ke bërë. Ti di vetëm të taksosh, nuk di të ndërtosh.

Dhe 1 prilli është e vërteta jote Edi Rama. Më 1 prill del e vërteta jote; e vërteta e tarifës së Rrugës së Kombit, e vërteta e TVSH-së për bizneset e vogla, e vërteta e shumëfishimit të taksës së pronës. Ti je taksidari i kombit. Por ti nuk ke ndërtuar asnjë projekt, ke marrë 2 miliard taksa të reja nga shqiptarët dhe nuk ke ndërtuar një projekt të ri.

Sa për atë që the, sikur edhe një mijë herë të më jepej mundësia, edhe një mijë herë po të më jepej mundësia, edhe një mijë herë do ta bëja atë që kam bërë për “Rrugën e Kombit”. Ke 5 vjet që je në qeveri, nuk ke nxjerrë një fakt të vetëm për shpifjet dhe baltën që vjell tash 10 vjet. Se të bëjnë sytë xixa nga xhelozia. Ke 5 vjet në qeveri, nuk ke avancuar asnjë projekt. Ke 5 vjet në qeveri, i vetmi projekt që avancon, është kanabisi, tani heroina dhe kokaina.

Por, me këto do të merremi pak më vonë.

E thjeshtë, e qartë, e kuptueshme për çdo shqiptar. E the edhe vetë, ose do të paguajnë taksapaguesit, ose do të paguajnë përdoruesit. Përveçse në Shqipërinë e Edi Ramës, ku paguajnë edhe taksapaguesit edhe përdoruesit. Përse? Sepse paratë e taksapaguesve Edi Rama dhe qeveria i tij, i vjedh dhe i shpërdoron, nuk çon për mirëmbajtjen e rrugëve, nuk i çon për ndërtime të reja rrugësh, jo, të gjitha këto jepen me koçension. Këto para, ku përfundojnë?

Tek ato zbukurimet, që ju, partia e këllirës, na akuzon ne se s’paskemi estetikën ta kuptojmë e ta pranojmë.

Kush more? Partia e profesorëve? E doktorëve? E pedagogëve? Apo llumi i trafikantëve, i vrasësve dhe përdhunuesve me të cilët e mbushe grupin tënd parlamentar dhe bashkitë dhe me të cilët ke qejf të hash dhe të pishë nga mëngjesi deri në darkë? Ti flet për estetikë të Partisë Demokratike? Që e ke shndërruar partinë tënde në një bodrum të llumit të krimit të organizuar.

Këtë e dinë fare mirë socialistët dhe u dhemb, na dhemb edhe ne të shohim një parti politike të shndërrohet në një bandë. Ky është thelbi i çështjes. Kjo është vjedhja që bëhet me “Rrugën e Kombit”. Sepse, paratë për “Rrugën e Kombit”, vilen ditëpërditë me çdo litër karburant që ju bleni. Jo vetëm për atë, por për mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve të Shqipërisë. Vilen dipërditë, jo në nivelin që ishte Partia Demokratike, por me minimalisht, 120 deri në 240 milionë dollarë më shumë që dalin nga xhepat e shqiptarëve çdo vit.

Mundësitë e buxhetit që ky thotë se nuk ekzistojnë, ekzistojnë!

Sepse, vetëm nga taksa e akrburantit, qeveria Rama, prej 5 vjetësh, merr 120 milionë dollarë në vit më shumë. Por ju e dini që këto para nuk shkojnë për mirëmbajtjen e rrugëve. A mos vallë kanë shkuar për uljen e borxhit? Jo, jo, se borxhin e gjeti 62, e ka çuar 72%.

A mos vallë shkojnë për rritjen e rrogave? Rritjen e pensioneve?

Ku shkojnë, tek tre inceneratorët e mësuesit të anglishtes. 25 milionë dollarë do të marrin tre inceneratorët këtë vit. Shkojnë për pajisje zyrash, 6 milionë dollarë këtë vit, shkojnë për rikonstruksione e ndërtime zyrash 8 milionë dollarë këtë vit.

Shkojnë për blerje makinash 3 milionë dollarë këtë vit. Mora këto kategori për t’ju treguar se si i bën rrush e kumbulla paratë tuaja Edi Rama dhe pastaj thotë, s’kemi para për mirëmbajtje do ju fusi edhe një tra tek Rruga e Kombit.

Mundësitë e buxhetit të Edi ramës janë 120 milionë dollarë më shumë çdo vit, sepse ky e rriti taksën e karburantit, kjo është arsyeja pse karburanti që paguajnë shqiptarët sot, është më i shtrenjti në Ballkan, më i shtrenjti në Europë. Por lekët që ju merr për mirëmbajtje, i përdor për klientët e tij, i përdor për bandën e hajdutëve që ju plaçkit e ju zhvat nga mëngjesi deri në darkë.

Mashtron me krahasimet. Asgjë e veçantë thua. Në fakt të dhënat që ka publikuar media, ajo pjesë që ti nuk e kontrollon dot, ka bërë të qartë se Shqipëria ka nivelin më të lartë të tarifave të vendosura ndaj një investimi publik. Ky është një investim publik jo privat. Është bërë me foindet e shtetit. Informacionet zyrtare konfirmojnë, se Austria merr taksë për rrugë me pagesë, mesatarisht 0.5 euro në ditë për veturë, 0.9 euro për kamion.

Maqedonia, 0.9 euro në ditë për veturë, deri në 2.5-3.5 euro për kamionët.

Tuneli, Prado Carenage në Francë, 2.8 euro për veturë, 3.2 euro për kamion.

Në Turqi, tek Sulltan Selimi, në ngushticën e Bosforit, pagesa 1.7 euro në ditë për veturat, 2.3 euro për kamionët.

Rumania, 0.4 euro në ditë dhe këto çmime janë për investime të bëra kryesisht nga privatët, jo nga shteti. Nga privatët, të cilët përmes këtij taksimi nxjerrin paratë e investimit.

Ja pra mashtrimi tjetër për atë që nuk mban përgjegjësi për atë çfarë thotë dhe çfarë bën, e nuk do të mbajë derisa shqiptarët t’i tregojnë vendin.

Çështja e katërt.

120 mijë euro për pushtetin vendor. Me kë tallesh ti? Çfarë do të thotë 120 mijë euro për pushtetin vendor? Do të thotë që ti të vendosësh kuotën se sa kuksianë e mirëditorë e hasianë e tropojanë e kurbinas, lezhianë e shkodranë, të ecin në rrugë? Do të vendosësh kuotën ti? Ça do bësh atë që do vendosje  kur ishe kryetar bashkie, derën tek Zogu i Zi që të mos hynin pa paguar? Po këtë çmenduri ku e ke parë, ku e ke dëgjuar? Do ta kufizosh ti numrin e kuksianëve që do të hyjnë në Shqipëri???   Unë e di ku e ke dëgjuar, në Tiranë, e ke jetuar ti është sistemi i pasaportizimit i partisë tënde i partisë të punës së Shqipërisë, se këtu e ke katandisur Patinë Socialiste , një përzjerje të ish nomeklaturës me banditë dhe kriminelë,  por pasaportizim më në Shqipëri s’ke për të bërë ti, mbaje mend dhe meqë përmende thyejqafjen bej gati allçinë për vëtën tënde, mos përmend thyejqafjen pa bërë gati allçinë për veten tënde.

Pra thelbi çeshtjes është ky, tarifa e detyruar është një mur shtesë është një pengesë  midis Shqipërisë dhe Kosovës, asgjeson thelbësisht projektin, thelbin strategjik të rrugës së Kombit. E vërteta është që ne kemi hedhur idenë e parë për një studim tërësor  për mundësinë e aplikimit të tarifave të lehta, transparente të përballueshme nga të gjithë  për të kontribuar me mirëmbajtjen e rrjetit rrugor, por aplimikim i këtyre tarifave do të lidhej ngushtësisht me aplikimin e dy parimeve universale. i pari qe ti s’ e përmend këtu, ekzistenca e një rruge alternative pa pagesë që është një normë e paabrogueshme botërore  sic ta ka përsëritur Banka Botërore para dy javësh në zyrë ty apo mësuesit të anglishtes  dhe e dyta do të lidhej në planin tonë  me parimin e mostaksimit të dyfishtë  që do të thotë ose do të pagueshin koncesionarët ose mirëmbajtësit nga taksa e qarkullimit 7 lek atëherë  ose do të hiqej taksa e qarkullimit. Pra me atë që vetë zotërote e pranove këtu o taksapaguesi, o përdoruesit  dhe që vetë i ke rënë me shkelmë sepse sot i takon shqiptarët dyfish edhe taksapaguesit edhe përdoruesit. Injorimi i këtij parimi universal  po ndërton një mur të vërtetë tarifash shkatërrimtare  për të gjithë kategoritë ekonomike dhe njerëzore  përdoruese të rrugës së Kombit. Nga 10 euro për veturë, nga 5 euro për motoçikletë vajtje ardhje, 25 euro për autobusin me dy akse , 32,5 për autobusat e kamionat me tre akse, kjo ndodh kur të gjitha këtyre kategorive  madje dhe atyre që vijnë nga jashtë dhe detyrohen të mbushin serbatorin në Shqipëri  ti ju mer 24 lek të reja për litër karburant. Mjaftonte Edi Rama 1/10 apo 1/8  e kësaj shume për mirëmbajtjen totale të rrugës të Kombit. Në vend që të bësh këtë ti e detyron koncesionarin të vendosë një tarifë sepse këto para ku i çon ti?  Ku i ke çuar këto para?

Marrim aspektin tjetër ekonomik, të dhënat zyrtare shqiptare dhe kosovare  dhe të dhënat e institucioneve të specializuara  shqiptare dhe ndërkombëtare  faktojnë se vetëm nga kalimi papagesë në rrugën e Kombit  Shqipëria ka përfituar direkt dhe indirekt 300-400 milion euro në vit, ky është përfitim ekonomik i drejtpërdrejtë. Do të mjaftonte një fraksion i këtyre të ardhurave  për të përballuar nevojat për mirëmbajtje në gjithë rrjetin rrugor  kombëtar. Të parët që e ndjejnë këtë akt banditesk korrupsioni, këtë akt primitiv urrejtje  nga banda në pushtet janë qytetarët e Kosovës, kjo është një kosto e shtuar për familjet e tyre, pë rata vetë është një barierë shtesë për ekonominë kosovare dhe për kompanitë e Kosovës.  Ky akt kriminal dëmton drejtpërdrejt ekonominë e Shqipërisë, rrit koston për shërbimet, rrit koston për produktet  dhe godet qytetarët dhe bizneset nga Kukësi deh Mirdita në Lezhë dhe në Shkodër, nga Kurbini në Krujë në Tiranë dhe në portin e Durrësit dhe natyrisht gjithë vijën bregdetare jugore, jo vetëm por kryesisht si rezultat i akrtivitetit turistik. Por më së shumti ky akt urrejtje dhe pasaportizimi do të ndihet  nga banorët e varfër të zonave rreth rrugës së Kombit që edhe aktualisht e kanë të pamundur të perballojnë tarifat e furgonave dhe të autobusave apo të përballojnë çmimin e rritur të karburantit. Asnjë masë nuk ke marrë përveçse ke larë duart me 120 mijë euro që s’është gjë tjetër veçse pasaportizim dhe kuotizim, do të thotë të vendosësh një kufi midis Shqipërisë të veriut dhe Tiranës. Zonja dhe zotërinj është e qartë, doli si drita e diellit për hir të së vërtetës dua ta falenderoj kryemashtruesin ,se ma bëri të lehtë,  kur doli këtu dhe tha  o taksapaguesit, o përdoruesit, tha të vërtetën dhe ra vetë Brenda. Ndaj Edi Rama ndaje mendjen: o taksapaguesit, o përdoruesit,  përndryshe do të përballesh me reagimin më të fuqishëm  popullor dhe jo vetëm rrugën e Kombit, por kudo. Ne i qëndrojmë premtimit tonë për të shfuqizuar që ditën e parë taksën e qarkullimit Rama prej 24 lekësh për karburant, për të hetuar me transparencë çdo konçesion  të dhënë nga klani kriminal  dhe përfitues të drejtpërdrejtë në krye të vendit  dhe për të shfuqizuar çdo konçesion që cënon interesat e shqiptarëve.

Replika e parë e Lulzim Bashës në Parlament. 

Shiko kjo gropa ku ke rënë qenka pak si hinkë, sa herë ke dalë këtu zhytesh më thellë. E para e punës, ti i ke zgjedhur miqtë e tu, nuk jam unë miku yt. Miku yt është Shullazi, janë Habilajt, është Klement Balilaj, etj, etj, disa i ke pasur këtu, nuk i ke më këtu me Armando, me Benin e me të gjithë. Ata janë miqtë e tu, disa të kanë ikur nga kjo sallë, ata janë miqtë e tu.

E dyta, hajde të hetojmë pak për oligarkët rusë. Unë jam i hapur që të bëjmë një hetim parlamentar që ta çojmë më pas në Prokurori. Hajde të hetojmë pak dhe po gjete një cent apo një kontakt të Partisë Demorkatiek direkt apo indirekt me oligarkët rusë, por, asnjë, asnjë…

Por unë po të them që në qoftë se Prokuroria nuk do të ishte e kontrolluar nga ty, sot do të duhej të ishte hapur hetimi për një ministër tënd që krekoset aty, i cili ka nisur banditë në emër të Juremeksit dhe Rusisë një investitori shqiptaro-amerikan. Dhe unë i bëj thirrje prokurorisë të nisë hetimin, se kjo është e poseduar edhe në Ambasadë Amerikane.

Sikundër të bëj thirrje të bësh edhe transparencën për Abi Bank ku shërben bashkëshortja jote po blen banka pa fund në Tiranë, ndërkohë që fondet kryesore vijnë nga fondi rus me 540 milionë euro privatizime në Rusi, drejtpërdrejtë nga Kremlini.

Por e di çfarë, mos të merremi me Rusinë nga kjo foltore. Hajde bëjmë një hetim parlamentar për influencën ruse në Shqipëri, e ta shohim se ku i ka futur kthetrat ariu. Këtë të bëjmë ne, ta mbyllim këtë pjesë dhe të vijmë prapë te gënjeshtrat që s’iu ndahesh dot.

Ngatërron taksën e regjistrimit me taksën e qarkullimit, çfarë të të bëjmë?!

Hoqe Shkëlqimin, more mësuesin e anglishtes, (për Arben Ahmetaj) të ka futur thellë e më thellë në aferat të cilat nuk del dot, por të vërtetën nuk ta thotë.

Ja çfarë thotë Shkëlqimi në dokument parlamentar…

Relacioni i Ministrit të Finacave Shkëlqim Cani kur bëri rritjen e dytë. “Një tjetër masë fiskale është taksa e qarkullimit, rritet me 10 lek, siç jemi të njohur. Litri, taksa e qarkullimit për benzinën dhe gazoil-in, kuptohet se synimi është mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore dhe përmirësimi i sigurisë rrugore”.

Për këtë e shkarkove ti? Se taksa e qarkullimit është për të mirëmbajtur rrugët? Jo e dimë të gjithë që e shkarkove për koçensionin e TVSH-së, kjo është çështje tjetër.

Pra, Ministri yt i Financave, të nxjerr edhe një herë dopjogënjeshtar. Sepse, i pari që të nxori gënjeshtar këtu para çdo shqiptari, ishte vetë, shkëlqesia e tij Edi Rama. E the vetë more zotëri, ose paguajnë taksapaguesit, ose paguajnë përdoruesit. Në Shqipëri paguajnë përdoruesit. Dhe nuk e kam fjalën për taksën e regjistrimit të automjeteve me të cilën e ngatërron zotrote, se aq di, çfarë të bëjmë… S’ke pasur as interes, as kapacitete ta kuptosh këtë punë me detaje. Puna është që as nuk mëson. Taksa e regjistrimit të automjeteve është tjetër gjë, taksa e qarkullimit të automjeteve është tjetër gjë.

Ti u merr shqiptarëve 120 milionë shtesë taksë qarkullimi nga benzina dhe nga nafta që e ke bërë më të shtrenjtën në Ballkan dhe pastaj iu thua hajde të paguash edhe traun e “Rrugës së Kombit”, po kështu është ndërtuar me para publike. Ja pra, këto janë gënjeshtrat nga të cilat nuk ikën dot. Tarifa e rrugës së kombit është pasqyrë në të cilën është zhytur qeveria jote. Për të cilën OKB-ja para dy javësh të ka thënë se je një ndër qeveritë më të korruptuara të globit dhe të ka renditur mes qeverive të Afrikës ekuadoriale.

Këtu e çuar Shqipërinë. Nuk është për të qeshur, as është për të fërkuar duart, se kjo nuk është statistikë, por është dhimbje në çdo familje shqiptare.

Është e shkruar në lëkurën e kryefamiljarëve, është e shkruar në tavolinat dhe xhepat e tyre bosh, që ti do t’i zbrazësh prapë duke i grabitur, duke i falimentuar bizneset e vogla, me TVSH-në e 1 prillit, duke goditur këdo me taksën abuzive të pronës dhe duke vendosur murin e tarifave të papërballueshme në “Rrugën e Kombit”. Unë kam besim të madh që me gjithë gjendjen ku e ke katandisur demokracinë në këtë vend, se shqiptarët nuk do të ta lejojnë këtë. Se shqiptarët nuk do ta pranojnë këtë goditje të fundit që po u bën buxhetit dhe dinjitetit të tyre. Ndaj ju ftoj të bashkohemi në kundërshtimin masiv dhe të vendosur të tarifave korruptive në “rrugën e Kombit”, të TVSH-së korruptive dhe antiproduktive për biznesin e vogël dhe taksës së pronës.

Replika e dytë e Lulzim Bashës në Parlament.

Mos ik, mos ik, (i drejtohet Ramës që po ikën nga Kuvendi), se ai (Arben Ahmetaj) duhet të kishte shkruar ty se ti prapë e ngatërrove. Prapë e ngatërrove, i shkreti ti se matematikën për herë të fundit e ke bërë në klasë të tetë, s’ke faj. Ti që nga klasa e tetë e ke harruar matematikën.

Ulu, ulu aty dhe dëgjoje, ta dëgjojnë të gjithë shqiptarët seë çfarë kryeministri kanë. Prapë ngatërron taksën e regjistrimit me taksën e qarkullimit.

Dëgjoje, ja ku e ke këtu atë që s’ta tregon ty ministri yt i Financave:

Niveli i taksave kombëtare, pika 3 taksa vjetore e mjeteve të përdorura është e vlefshme për 365 ditë dhe caktohet sipas formulës cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit.

Kjo Edi Rama është taksa e regjistrimit. Përveç kësaj ekziston edhe taksa e qarkullimit që e gjete 7 lekë/litër dhe e shtove duke e bërë 310 lekë/litër. Sepse e ke shtuar dy herë nga 10 lekë plus TVSH, 24 lekë/litër të reja. Çdo shqiptar që përdor automjetet paguan 240 lekë të vjetra taksën “Rama” mbi karburantin. Me këtë ti mbledh minimalisht 120 milionë, në varësi të konsumit, deri në 220 milionë dollarë para në vit. Para që mjaftojnë jo vetëm për të mirëmbajtur Rrugën e Kombit, por për të bërë mirëmbajtjen e të gjithë rrjetit kombëtar të rrugëve. Por këto para të cilat ministri yt i Financës që thotë se mblidhen për të mirëmbajtur rrugën, ti i përdor për të darovitur me skema korruptive dhe krimnale një grusht miqsh me koncesione, me tendera, me vjedhje, me shpërdorime, dhe nuk mbeten lekë për mirëmbajtjen e rrugëve.

Prandaj e mbulon me një tarifë shtesë, e cila do të ketë efekte negative për ekonominë e Shqipërisë, e cila është një mur për ekonominë dhe qytetarët e Kosovës dhe është ndëshkim për qytetarët e zonave përrreth Rrugës së Kombit.

Prandaj edhe një herë le t’u themi shqiptarëve se prapë gënjeu, prapë i bëri lëmsh gjërat, ca se nuk i di, ca se nuk ka si të dalë e si të shpejgojë para shqiptarëve këtë megaaferrë korruptive dhe kriminale.

Mbledh taksën e qarkullimit, mbledh taksën e regjistrimit, i shpërdoron të dyja dhe pastaj vendos tarifën korruptive, shkatërrimtare për Rrugën e Kombit. Kjo duhet të marrë fund. Sa për të tjerat, mos u fsheh pas pas fustanit të gruas së Bilalit.

Partia Demokratike dhe unë nuk kemi asgjë për të fshehur. Jemi ne që kemi kërkuar dhe ftuar transprencë totale nga të gjitha organet e ligjzbatimit në Shqiperi, Amerikë e kudo tjetër.

Ti mos u fsheh pas fustanit të gruas së Bilalit. Sa për çështjen e Abi Bank-ut dhe influencës ruse tek Abi Bank-u dhe aferën kriminale të kërcënimit të investitorëve shqiptaro-amerikan nga killera shqiptarë të porositur nga një anëtar i kabinetit për hesap të Juremeksit rus, këtu jemi do të kemi kohë t’i shkojmë deri në fund në qoftë se Prokurorisë i mungon vullneti.

Read More
28 Mar
0

Qytetarët nuk përballojnë taksën e re të qeverisë për pronat

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma bisedoi sot me banorë të Tiranës për taksën e re të qeverisë për pronat. Banorët thanë se e kanë të pamundur të përballojnë taksën e re që nis nga data 1 Prill, kur fatura e dritave, ujit dhe çmimet janë rritur.
“Nuk e besoj se mund ta paguaj dot, ndaj nuk do ta pa​guaj hiç. Nuk paguaj dot as dritat do t’i heq fare dhe do rri me qiri”, u shpreh një kryefamiljar.
Një qytetar tjetër tha se çmimet janë rritur e bashkë me to edhe fatura e dritave dhe ujit. “Uji na u rrit këtë vit nga Janari dhe kjo e tatimit të shtëpisë…unë nuk e di si do e paguaj”, tha ai.
Një pensioniste u shpreh se familja e saj jeton vetëm me pensionet e të moshuarve sepse fëmijët janë të papunë, ndaj taksa e re u shton varfërinë. “Unë nuk e paguaj dot taksën. Jam burrë dhe grua në pension dhe djalin e kam të papunë”, tha pensionistja nga Tirana.
Ndonëse fare pranë qendrës së qytetit, banorët e kësaj zone vuajnë varfërinë dhe papunësinë. Ata shprehen se kanë shkuar në zyrat e punës prej 8 muajsh dhe i kanë përcjellë me tallje.
Duke nisur nga data 1 Prill, të gjithë shqiptarët do paguajnë taksën e re të pronës e cila në kryeqytet varion nga 50 deri në 150 mijë lekë të vjetra në vit, që rëndon direkt në buxhetin e familjeve shqiptare. Përmes kësaj takse, qeveria do u marrë qytetarëve shqiptarë rreth 26 milionë euro në vit.

Read More
28 Mar
0

Vettingu në polici i dështuar, Agim Hysi i shkarkuar nga KLD, në krye të Shërbimit te Brendshëm të Policisë

Deklaratë e deputetit Gent Strazimiri

Vettingu në polici do të bëhet nga një person me dosje me njollë, i shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë që në vitin 2002, për shkak se është gjetur i padenjë për të dhënë drejtësi, ç’ka shkatërron kredibilitetin e proçesit, duke e shndërruar edhe de facto në “edving”.

Agim Hysi, deri dje zëvendësdrejtor, është komanduar nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në krye të Shërbimit te Brendshëm, pra të policisë së policisë, organit që me ligj bën vettingun e përditshëm të Policisë së Shtetit.

Zyrtarisht, ky funksion është instrument në duart e Ministrit të Brendshëm për të kontrolluar çdo strukturë dhe efektiv policor për të parandaluar përfshirjen në korrupsion, në krim të organizuar apo në çdo lloj veprimtarie të paligjshme.

Agim Hysi, ka në dosjen e tij disa njolla, marrë në proçese për lirimin haptazi në kundërshtim me ligjin, të personave subjekt i krimeve të rënda. Ky është edhe shkaku për të cilin ai u shkarkua në vitin 2002 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe humbi çdo shkallë ankimimi, përfshirë edhe Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Me emërimin e Agim Hysit, Fatmir Xhafaj ka gjetur personin më të padenjë, të çertifikuar me vendime gjykatash që nga shkalla e parë deri në Strasburg, për t’i garantuar shqiptarët për integritetin dhe ndershmërinë e trupës së Policisë së Shtetit.

Kjo është arsyeja përse Partia Demokratike këmbënguli që vettingu i policisë të nisë nga Ministri i Brendshëm, pasi me perzgjedhje të tilla të padenja, proçesi i ashtuquajtur i Vettingut në polici, reduktohet në një proces ‘edvingu’ për të garantuar vijimin e paligjshmërisë, padenjësisë, pandershmërisë në strukturat e Policisë.

“Edvingu” i Fatmir Xhafajt dhe Edvin Ramës, do të shërbejë për të garantuar ‘bravo çunat’ e shpallur gjoja në kërkim, të vazhdojnë të qetë vakancat që u dha Partia, që ditën kur i urdhëroi, në fakt, të ‘dalin në ilegalitet’ sa të qetësohen ujërat.

‘Ujëra të qeta’ për “çunat” dhe garantët e tyre në narkoqeveri NUK DO TË KETË KURRË.

Kjo është mbase pak, por e sigurtë që sot!

Read More
28 Mar
0

Dalin në dritë prova të reja për lidhjen mes Tahirit dhe bandës së Habilajve.

Deklaratë e deputetit Enkelejd Alibeaj

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të faktuar të paktën prej 4 muajsh se lidhja mes Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe trafikantëve të drogës, bandës së Habilajve, mbahej edhe nëpërmjet Drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Partia Demokratike disponon dokumentat zyrtare që e provojnë këtë lidhje.  Kjo është masa e sigurisë arrest me burg e vendosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda për 2 oficerët e lartë të policisë, Jaeld Çela dhe Gjergji Kohila, shef i antidrogës në Vlorë, me akuzën e pjesëmarjes në grup të strukturar kriminal, kultivim dhe trafikim të kanabisit.

Dokumenti me 18 faqe është bazuar në të dhënat e antimafias italiane, e cila ka përgjime bisedash dhe shkëmbime mesazhesh mes Habiljave dhe drejtuesve më të lartë të Policisë së Vlorës, të cilët provohet se ishin garantët për mbjelljen dhe trafikun e kanabisit drejt Italisë.

Bisedat mes drejtuesve të bandës së Habiljave dhe drejtuesve të policisë së Vlorës, provojnë se Policia e Shtetit, jo vetëm ishte kthyer në roje të transportit të kanabisit drejt Italisë, por Jaeld Çela ka dekonsipruar operacionet e Shërbimit Informativ Shtetëror për llogari të Habilajve, që vetë trafikantët në përgjime i quajnë “kusho të ministrit” dhe që “siguronin garanci për kanabisin”.

Të gjitha këto do t’i gjeni të zbardhura në mesazhet e telefonave qe i përkasin Jaeld Çelës, telefoni i të cilit është i vlefshëm për të provuar se ai ishte pika e kontaktit me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nëpërmjet shoferit të tij Gentian Çeka dhe mikut të ministrit Tahiri, Orest Sotës.

Në vendimin e gjykatës thuhet se Jaeld Çela kishte komunikime telefonike me Artan Habilajn, i cili kishte në përdorim makinën e Ministrit të Brendshëm; kishte komunikime me Gentian Çekën, shoferi personal i Saimir Tahirit; kishte komunikime me Orest Sotën, të cilit iu gjetën 863 mijë euro në makinë, bashkë me dy patentat  e Saimir Tahirit.

Çdo shqiptar që i dëgjon këtë fakte e ka të qartë se këto nuk janë lidhje rastësore, por janë lidhjet që tregojnë se Saimir Tahiri ka qenë garancia politike për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit nga banda e Habiljave.

Ajo çfarë nuk ka kuptim për shqiptarët është, pse për Drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela, ka kërkesë për arrest me burg dhe për Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, që kontrollonte piramidën e trafikut të drogës, ka mbrojtje politike të kryeministrit Edi Rama.

Për të mbrojtur me imunitet politik Saimir Tahirin, dhe, nëpërmjet tij, veten, si arkitekti dhe përfituesi kryesor i kanabizimit të Shqipërisë, Edi Rama është kthyer në pengesën kryesore për hapjen  e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Read More
27 Mar
0

Grabitja e tokave në bregdet nga Alket Hyseni për të ndërtuar resorte turistike me firmën e Edi Ramës është skemë kriminale shtetërore

Alket Hyseni, deputet i Partisë Socialiste e ka grabitur pronën në bashkëpunim me ish -kryerregjistruesin e Vlorës, Rezart Elmazi.

Alket Hysenin dhe Rezart Elmazin ilidh koha kur të dy kanë qenë pjesë e Task Forcës për evidentimin e pronave të tjetërsuara në Bregdetin e Jugut nga Vlora në Dhërmi. Alket Hyseni, sot, deputet i Partisë Socialiste, në kohën e tjetërsimit të kësaj prone ka qenë Kryetar i Task Forcës, ndërsa Rezart Elmazi ishte anëtar i saj. Kjo do të thotë se të dy kanë qenë në dijeni të konfliktit për pronën, e cila i ka kaluar Alket Hysenit nga një përson iI burgosur një vit më parë për fallsifikim dokumentash pronësie. Transaksionet me pronën e tjetërsuar në emër të Alket Hysenit janë bërë në kohën kur Rezart Elmazi është emëruar nga Edi Rama drejtor I hipotekës në Vlorë.

Sa për ilustrim, Rezart Elmazi, ishte në listën e 100 zyrtarëve më të korruptuar që Edi Rama publikoi para zgjedhjeve, por lista e zezë vlejti sa për propagandë zgjedhore, sepse Edi Rama e ka shpërblyer duke  e sjellë në një vatër po aq të madhe korrupsioni, Drejtor të ALUIZNI-t në Tiranë.

Por asgjë nga këto nuk do të ndodhte, nëse pjesë e skemës mafioze për grabitjen e pronave në bregdet nuk do të ishte Edi Rama. Partia Demokratike publikoi të dielën dy dokumentat që provojnë se kryeministri që bërtet se po bën shtet ka dhënë leje për ndërtimin e një resorti turstik mbi pronën e grabitur, duke mos marrë parasysh vendimin e Gjykatës për pezullimin e çdo veprimi me pronën. Leja e Edi Ramës është dhënë për llogari të mikut ndërtues Gon Papuli dhe  deputetit Alket Hyseni, që deri pak muaj më parë drejtonte  Zyrën Kundër Pastrimit të Parave, prej nga ka mbikqyrur edhe transaksionet financiare të bankës së gruas së kryeministrit.

Peshk më të madh se kryeministri drejtësia nuk ka ku të gjejë dhe është rasti ideal për t’u dhënë shqiptarëve shpresën reale për një drejtësi jopolitike, që punon për qytetarët dhe jo për pushtetarët.

 

Read More
27 Mar
0

Duhet të ndryshojmë sistemin e ngritur mbi korrupsionin, krimin dhe paaftësinë

“Keni ardhur në një moment të veçantë për Partinë Demokratike. Ne po përgatitemi të bëjmë ndryshime, transformime në Partinë Demokratike, jo thjesht dhe vetëm për nevojat e brendshëm por për t’iu përgjigjur gjendjes ku është vendi.

Me dy fjalë  ju si studentë të Shkencave Politike i ndiqni lajmet, i shikoni zhvillimet besoj. Problematike kryesore e vendit cila është? Është korrupsioni, është krimi, është ekonomia, është varfëria, është papunësia. Po këto janë pasoja, janë pasoja të një sistemi, një sistemi politik të falimentuar. Këto të gjitha janë pasoja. Pse ka falimentuar sistemi?

Shiko çfarë ndodh, nga njëra anë as të aftët, as të talentuarit, as të zotët, as njerëzit me ide, njerëzit me talent siç jeni ju, nuk çajnë dot përpara pa patur një ndërhyrje, një mik tek pushteti, tek pushtetarët. Nga ana tjetër edhe ata që nuk janë kaq të zotë, nuk janë kaq të aftë, janë me aftësi të kufizuara, janë të vjetër nuk punojnë dot edhe ata e kanë të vështirë të mbijetojnë.

Pse? Sepse një qeveri që i thotë vetes  e majtë ka hequr me një të rënë të lapsit 30 mijë familje nga ndihma ekonomike.

Kush ecën përpara sot në Shqipëri? Cila është industria më e suksesshme në Shqipëri sot? Bananet apo ato që janë poshtë bananeve?! Pra, kemi një sistem ku përpara ecin vetëm trafikantët, kriminelët, pushtetarët e korruptuar, servilët e pushtetit. Dhe ky është sistemi që duhet të ndryshojmë së bashkë.

Si ndryshohet ky sistem? Duke bërë atë që shqiptarët kërkojnë duke shkuar në Europë: liri, meritokraci, konkurrencë; secili sipas meritës të ecë përpara. Këtë kërkojmë apo jo. Që kjo të ndodhë duhet të kemi një sistem politik që ka zgjedhje të lira dhe ku të zgjedhurit të japin llogari para zgjedhësve, jo para kryetarëve të partive dhe kryeministrave.

Ky është edhe thelbi i ndryshimeve që po nisim në Partinë Demokratike, që në Partinë Demokratikë të zgjedhurit të jenë produkt i drejtpërdrejtë i vullnetit të anëtarëve të Partisë Demokratike.

Duke demokratizuar Partinë Demokratike, duke e bërë PD një parti totalisht të vlerave dhe të modelit europian ne së pari ndërtojmë një garanci për betejën që kemi përpara. Garancia është që PD me këto vlera siç i zbaton sot brenda shtëpisë, nesër do ti zbatojë në qeverisje”.

Read More
27 Mar
0

Të zgjedhurit të jenë produkt i drejtpërdrejt i vullnetit të anëtarëve të Partisë Demokratike

Njoftim për takimin e kryetarit Basha me studentë të Universitetit të Tiranës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, bisedoi sot në selinë e PD me një grup prej 70 studentësh të Shkencave Politike të Universitetit të Tiranës.

Studentët u njohën me funksionimin e Partisë dhe më pas, bashkëbiseduam hapur me kryetarin Basha në sallën e mbledhjeve të Grupit Parlamentar.

Basha pranoi dhe iu përgjigj pyetjeve të studentëve të cilët synojnë të jenë nesër politikanët e ardhshëm. Biseda u fokusua tek zhvillimet më të rëndësishme të aktualitetit, por edhe rreth zhvillimeve të brendshme të Partisë Demokratike.

“Keni ardhur në një moment të veçantë për Partinë Demokratike. Ne po përgatitemi të bëjmë ndryshime, transformime në Partinë Demokratike, jo thjesht dhe vetëm për nevojat e brendshëm por për t’iu përgjigjur gjendjes ku është vendi.

Me dy fjalë  ju si studentë të Shkencave Politike i ndiqni lajmet, i shikoni zhvillimet besoj. Problematike kryesore e vendit cila është? Është korrupsioni, është krimi, është ekonomia, është varfëria, është papunësia. Po këto janë pasoja, janë pasoja të një sistemi, një sistemi politik të falimentuar. Këto të gjitha janë pasoja. Pse ka falimentuar sistemi?

Shiko çfarë ndodh, nga njëra anë as të aftët, as të talentuarit, as të zotët, as njerëzit me ide, njerëzit me talent siç jeni ju, nuk çajnë dot përpara pa patur një ndërhyrje, një mik tek pushteti, tek pushtetarët. Nga ana tjetër edhe ata që nuk janë kaq të zotë, nuk janë kaq të aftë, janë me aftësi të kufizuara, janë të vjetër nuk punojnë dot edhe ata e kanë të vështirë të mbijetojnë.

Pse? Sepse një qeveri që i thotë vetes  e majtë ka hequr me një të rënë të lapsit 30 mijë familje nga ndihma ekonomike.

Kush ecën përpara sot në Shqipëri? Cila është industria më e suksesshme në Shqipëri sot? Bananet apo ato që janë poshtë bananeve?! Pra, kemi një sistem ku përpara ecin vetëm trafikantët, kriminelët, pushtetarët e korruptuar, servilët e pushtetit. Dhe ky është sistemi që duhet të ndryshojmë së bashkë.

Si ndryshohet ky sistem? Duke bërë atë që shqiptarët kërkojnë duke shkuar në Europë: liri, meritokraci, konkurrencë; secili sipas meritës të ecë përpara. Këtë kërkojmë apo jo. Që kjo të ndodhë duhet të kemi një sistem politik që ka zgjedhje të lira dhe ku të zgjedhurit të japin llogari para zgjedhësve, jo para kryetarëve të partive dhe kryeministrave.

Ky është edhe thelbi i ndryshimeve që po nisim në Partinë Demokratike, që në Partinë Demokratikë të zgjedhurit të jenë produkt i drejtpërdrejtë i vullnetit të anëtarëve të Partisë Demokratike.

Duke demokratizuar Partinë Demokratike, duke e bërë PD një parti totalisht të vlerave dhe të modelit europian ne së pari ndërtojmë një garanci për betejën që kemi përpara. Garancia është që PD me këto vlera siç i zbaton sot brenda shtëpisë, nesër do ti zbatojë në qeverisje”.

Read More
27 Mar
0

Ne kërkojmë hapjen e negociatave, Edi Rama do të ndëshkojë shqiptarët e ndershëm, pasi mbron krimin

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim mbajtën mbledhje të përbashkët të Grupeve Parlamentare.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, theksoi se çështja kryesore e takimit është rreziku serioz që paraqet moshapja e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.

Basha theksoi se Edi Rama është i interesuari i vetëm për të mos hapur dritën e gjelbër për shqiptarët, pasi ai mbron krimin.

Fakt është se Shqipëria, tha Basha, është sot në krye të listës së zezë për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, me kryeministër Edi Ramën, si mbrojtësi kryesor i Sajmir Tahirit, njeriut të prezumuar nga prokuroria italiane, si i përfshirë në trafikun e drogës.

Sepse Ministri i tij i Brendshëm, shembullori, më i miri, kryetari i PS-së së Tiranës, njeriu i ngarkuar në zgjedhjet e 2017-ës, në zgjedhjet e pjesshme në Dibër në 2016-ën, në zgjedhjet e 2015-ës, sikundër në zgjedhjet e 2013-ës drejtpërdrejt si ndërlidhësi me grupet e krimit të organizuar për shitblerjen e votës. Njeriu i faktuar përmes partnerëve italianë si i përfshirë në trafikun e marijuanës dhe të armëve përmes bandës “Habilaj”, sot e kësaj dite vazhdon të mos dalë para drejtësisë”, tha Basha.

Fjala e plotë e kryetarit të opozitës dhe Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e përbashkët me Lëvizjen Socialiste për Integrim:

Më lejoni pikë së pari t’ju kërkoj ndjesë për nisjen e këtij takimi të përbashkët të opozitës parlamentare, për arsyen e thjeshtë që për më shumë se gjysëm ore, fonia në sallën e Kuvendit mbeti peng i synimeve të maxhorancës për t’i hequr zërin opozitës.

Natyrisht këtu s’ka asgjë të re, prandaj le të procedojmë me këtë takim, të parin që zhvillojmë në këtë sallë dhe që do të mbahet në mënyrë periodike mes opozitës parlamentare dhe alternativës europiane të Shqipërisë.

Dua në fillim të fjalës t’ia bëj të qartë të gjithë qytetarëve që na ndjekin, se sfondi prapa i takon takimit pasardhës që do të zhvillohet në këtë sallë të Këshillit Kombëtar të Integrimit. Por fatmirësisht edhe ne sot jemi mbledhur për të njëjtën temë, për çështjen madhore dhe kombëtare, dhe shqetësimin numër një të opozitës dhe shqiptarëve, kërcënimin që po i vjen integrimit europian të vendit, anëtarësimit të Shqipërisë në BE, hapjes së negociatave, mospërmbushjes së kushteve të vendosura nga Komisioni Europian dhe nga vendet anëtare, kushtet të cilat nuk po përmbushen si rezultat i rekordeve kriminale dhe korruptive të maxhorancës që ishte mbledhur këtu para 2 orësh.

Më lejoni në fillim të fjalës time po kështu të rikonfirmoj në emër të Partisë Demokratike, në emër të koalicionit opozitar, në emër të gjithë opozitës së bashkuar, qëndrimin tonë të qartë dhe pa ekuivoke të cilin ia kemi komunikuar ne vazhdimësi institucioneve europiane; për të cilin kemi lobuar e vazhdojmë të lobojmë pranë partive tona simotra në organizatat përkatëse, në rastin e PD pranë Partisë Popullore Europiane.

Ne kërkojmë hapjen e negociatave. Ne kemi kërkuar dhe u kërkojmë të gjithë miqve tanë të ndikojnë në hapjen e negociatave. Ne e bëjmë këtë me bindjen e thellë se hapja e negociatave, është një akt që do t’ ndihmojë shqiptarët të dalin nga udhëkryqi i rrezikshëm ku ndodhen sot, do t’i ndihmojë përmes rritjes së monitorimit dhe mbikëqyerjes së institucioneve europiane duke treguar dhe shpalosur të vërtetën, Shqipërinë reale të cilën Edi Rama dhe banda në pushtet mundohen ta mbysin ditë për ditë me tam –tamet e propagandës dhe me raportet falso të cilat shpërndajnë nga mëngjesi deri në darkë anembanë globit.

Pesë kushtet themelore të Komisionit Europian dhe kushtet shtesë të vendeve anëtare janë larg përmbushjes. Dhe ne e dimë fare mirë se nëse ky mbetet një proces i vlerësuar thjesht dhe vetëm në bazë të meritës Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat.

Kjo është arsyeja përse kemi shpalosur me forcë qëndrimin tonë duke argumentuar të qartë para institucioneve europiane dhe para vendeve anëtare.

Moshapja e negociatave do të ndëshkojë shqiptarët e ndershëm.

Moshapja e negociatave do të pengojë arritjen e standardeve dhe plotësimin e 5 kushteve.

Moshapja e negociatave do të ndihmojë klikën në pushtet të konsolidojë pushtetin e krimit, t’i shpëtojë rekordeve të tmerrshme të korrupsionit, të devijojë reformën në drejtësi dhe të kapë organet e drejtësisë, të shkatërrojë plotësisht ekonominë kombëtare duke e kthyer atë në një ekonomi të drogës dhe po kështu të shkatërrojë të gjithë investimin e Bashkimit Europian dhe partnerëve tanë strategjikë, SHBA, të bërë në 27 vite për demokracinë dhe shtetin ligjor.

Sot ka një faktor dhe një njeri që është i interesuar për mos hapjen e negociatave dhe ky është njeriu që kërcënon nga mëngjesi deri në darkë me skenarë rusë, kinezë, turq, por që nuk jep asnjëherë llogari:

Se, pse Shqipëria është sot në krye të listës së zezë për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës?

Se, pse Ministri i tij i Brendshëm, shembullori, më i miri, kryetari i PS-së së Tiranës, njeriu i ngarkuar në zgjedhjet e 2017-ës, në zgjedhjet e pjesshme në Dibër në 2016-ën, në zgjedhjet e 2015-ës, sikundër në zgjedhjet e 2013-ës drejtpërdrejtë si ndërlidhësi me grupet e krimit të organizuar për shitblerjen e votës. Njeriu i faktuar përmes partnerëve italianë si i përfshirë në trafikun e marijuanës dhe të armëve përmes bandës “Habilaj”, sot e kësaj dite vazhdon të mos dalë para drejtësisë.

Për arsyen e thjeshtë, sepse nga kjo sallë e ka mbrojtur me imunitetin parlamentar duke shndërruar parlamentin në gjykatë për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe përmes Saimir Tahirit të gjithë qevenë e tij të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi.

Kriteri i parë dhe kryesor, lufta kundër krimit, lufta kundër drogës jo vetëm që nuk ka njohur progres, por krimi dhe droga vazhdojnë të përbëjnë kërcënimin numër një për sigurinë kombëtare të vendit.

Krimi dhe droga vazhdojnë të përbëjnë eksportin kryesor të Shqipërisë drejt Italisë dhe vendeve të BE, pra kërcënimin numër një edhe për sigurinë e vendeve partnere, edhe për strategjinë e sigurisë së NATO-s ku jemi anëtarë.

Në vend që të luftojë krimin, në vend që të verë përpara drejtësisë njerezit e evidentuar në raportet ndërkombëtare nga Habilajt tek Balilajt tek pronarët e vërtetë të kokainës të Maminasit, Edi Rama përpiqet nga mengjesi deri në darkë ti shpëtojë ata, vazhdon të ushtrohet presion i jashtëzakonshëm për të ndalur sabotuar apo abortuar hetimet ndaj Saimir Tahirit.

Vazhdon të ushtrohet presion i jashtëzakonshëm për të mos nisur hetimin ndaj Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Damian Gjiknurit të faktuar në lidhje kriminale në shërbim të interesave pasurore ose të pushtetit në shërbimit të shkembimit me shitblerjen e votave në zgjedhjet e përgjithsahmëe dhe zgjedhjet lokale.

Vazhdojnë të sabotohen hetime kyçe për të vënë përpara përgjegjësisë njerë në nivelet më të larta të pushtetit jo veteëm ministra dhe deputettë por dhe drejtorë të rëndësishëm të administratës duke nisur që nga vetë kryeministria. Kjo për një arsye të vetme, problem numër një i vendit është autokracia, i gjithë pushteti në dorë të Edi ramës në mënyrë që jashtëligjshme dhe jashte institucionale Edi Rama sot kontrrollon qeverine parlamentin segmenette kryesore të gjyqësorit, median dhe ekonominë ky është dhe problem numër një.

Asnjë vend nuk mund të futet në Europë duke pasur në vend një qeverisje transparente dhe llogaridhënëse një sundim oriental i inkriminuar i korruptuar.

Kjo është dhe detyra kryesore e opozitës parlamentare jo veteëm të denoncoje dhe të shpalle të vërtetat e aferave kriminale dhe korruptive siç kemi bërë e di të vazhdojmë të bëjmë ditë për ditë por po kështu i tregojmë shumicës dërmuese të shiqptarëve rrugën se si 3 milion shqiptarë nuk mund e nuk duhet e nuk do të mbeten peng i 10 qeveritarëve kriminelëve dhe oligarkëve të korruptuar, nuk mund të ketë vlerësim pozitiv për kriterin e parë dhe kryesor të integrimit të vendit që është lufta kundër krimit dhe drogës pa arrestuar dhe pa vënë para drejtësisë Saimir Tahirin, pa nisur hetimet pa thelluar hetimet dhe pa vene para drejhtësisë kryebashkiakët e korruptuar e lidhur me krimin dhe ministrat e tjerë të korruptuar e të lidhur me krimin.

Nuk mund të fshihet Edi Rama siç u përpoq të fshijeh para dy orësh mbrapa Alket Hysenit. Alket Hyseni duhet të hetohet për aferën e tjetërsimit të mijëra metrave katrorë në bregdet por është Edi Rama ai që ka firmosur një leje të kundraligjshme ndërtimi mbi këtë truall, jo vetëm të kundraligjshme porn ë thyerje të vendimi të gjykatës pezullon çdo akt të mëtejshëm.

Ky është shteti me standarde të dyfishta. Një kryebashkiak arrestohet ndonëse ndodhet vetëm 20 metra larg gjykatës dhe ka pranuar dhe pranon bashkëpunimin e plotë për ate çka akuzohet. Ne jemi për zbatimin e plotë të ligjit dhe barazi para ligjit të kujtdo nga qytetarët e thjeshtë tëk politikanët e pushtetshëm, kjo është atsye pse ne i kërkojmë drejtësisë të bëjë punën e saj të pavarur e të pandikuar nga axhenda politike e ne veçanti nga axhenda e Edi Ramës një axhendë kriminale e korruptive. Në funskion të kësaqj axhende Edi Rama ka gënjyer Bashkimin Europian në selinë e tij në Bruksel ku u shpreh se si rezultat i vetingut jane larguar 17 gjyqtarë dhe prokurorë. Pas informacionit të marrë zyrtarisht nga opozita rezulton se vetëm 6 të kanë dhënë dorëheqjen apo janë larguar si rezultat i proçesit të vetingut, të tjerët kanë dalë në pension apo i ka mbaruar mandati. Ky është shqetësimi ynë i dytë kryesor moszbatimi i reformës në drejtësi, kapja e drejtësisë dhe përdorja e drejtësisë si mburojë e aferave kriminale dhe korruptive në të cilat është zhytyr kjo qeveri.

Zbatimi i Reformës në Drejtësi është një tjetër kyç i antarësimit të vendit ne BE. Ne votuam unanimisht paketën kushtetuese që është thelbi i Reformës në Drejtësi. Ne duam që refroma në drejtësi të zbatohet ashtu siç është votuar. Jemi kundër kapjes të prokurorisë, emerimit pa vetimg të prokurores së përgjithshme dhe prokurorëve të tjerë, shantazhmimit nga mëngjesi deri në darkë të prokurorisë, nga Taulant Balla me shokë për të mbyllur dosjet e krimit dhe të korrupsionit me urdhët të Edi Ramës.

Ne jemi për zbatimin e plotë dhe pa vonesa të reformës në drejtësi ashtu siç e kemi votuar ne konsensusin e 22 korrikut 2016 Kushtetutën e Shqipërisë. Edi Rama e ka të pamundur të plotësojë kriterin tjetër themelor të luftës kundër korrupsionit. Raportet e fundit e rendisin Shqipërinë mes 20 vendeve më të korruprtuara të botës, arsyet shqiptarët i kanë të shkruajtuar në lëkurën e tyre, i kanë të shkruajtuar në tavolinat e tyre të bukës, i kanë në xhepat e tyre dhe po kaq qartë po ua thonë miqtë dhe partenerët që kanë për detyrë të na ndihmojnë e te monitorojnë luftën kundër korrupsionit.

Dëgjuat nga FMN-ja tha fare qartë atë që është sahqetësimi im kryesor, nga faza e kultivimit të kanabisit duke kaluar ne fazën e heroinës dhe konainës dhe tani po kalojmë në fazën e pastrimit të parave të pista, 3 P-ve të famshme, 1 miliardë eurove që nuk është gjë tjetër veçse një skemë mashtuese prapa të cilës fshihet projekti kriminal i pastrimit të parave të pista të drogës dhe të krimit. Kjo është faza me e avancuar e sundimit kriminal në vend sepse ndikon drejtpërdrejt tek ekonimia shqiptare. Sot Shqipëria nuk prodhon nuk rinovon nuk ka teknologji të re nuk konkurron as brenda vendit asme rajonin dhe jo më tej.

Si mund të konkurrohet në një ekonomi ku me nje kontenier bananesh fiton 180 milion euro.

Cilat kompani, cilët sipërmarrës, cilat biznese mund të konkurojnë në një ambient ku milionat e eurove të drogës përdoren nga mëngjesi në darkë, për tëblerë dhe zhvendosur biznese të ligjshme, në ndërtim, në turizëm, në trajtimin e mbetjeve dhe në çdo sektor tjetër të ekonomisë.
Nuk ka investime të huaja.

Dy investimet e huaja të kontraktuara nga qeveria demokratike po shkojnë drejt fundit. Me mbarimin e këtyre dy investimeve siç u paralajmërua edhe nga FMN ekonomia futet në një cikël reçesioni. Investime të huaja nuk ka. Investime të brendshme nuk ka, përkundrazi! Vetëm vititn e kaluar, 800 milionë euro janë larguar nga vendi sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë.

I vetmi investim që ecën në Shqipërinë e Edi Ramës është investimi në krim, investimi në drogë.

Këto janë të pamjaftueshme për të krijuar mundësi për shqiptarët.

Kjo është arsyeja që teatri banal i Edi Ramës u demaskua me shifrat zyrtare që publikuam javën e kaluar, ku nga njëra anë, me një të goditur të lapsit largon 30 mijë familje nga ndihma ekonomike dhe nga ana tjetër tregon se zyrat e punësimin kanë 454 vende të lira pune.

Ekonomia në kolaps është dështimi më spektakolar i Edi Ramës në këto pesë vite.

Është shqetësimi ynë më madhor.

Rezultatet e kësaj gjendjeje i njohim të gjithë. Pa mundësi, pa shpresë. Emigracioni ka arritur përsëri nivele rekord. Me Edi Ramën Shqipëria prodhon dhe eksporton vetëm krim, drogë dhe emigrantë.

Ky është gogoli që tremb Europën dhe jo përrallat që tregon Edi Rama. Të mos flasim për aspekte të tjera që kanë të bëjnë me reformën në administratë e cila është katandisur pikërisht ashtu siç e paralajmëroi. Në tepsinë personale të Edi Ramës ku njerëzit hiqen nga puna dhe vihen në punë, jo për atë që përfaqësojnë në vlera, por për atë që përfaqësojnë, në ushtarë të bindur të bandës në pushtet.

Rezultate të tmerrshme për qytetarët, drejtorë shkollash, mësues, personel shëndetësor të pakualifikuar, shpeshherë me rekorde të dyshimta madje edhe me rekorde penale, pretendojnë të kujdesen për fëmijët tanë, nëpër shkolla dhe në sistemin shëndetësor shqiptar.

Kapitulli i fundit; të drejtat e njeriut.

E drejta themelore e njeriut është, të zgjedhë i lirë.

Kjo është asgjesuar në mënyrë të përsëritur nga Edi Rama duke kulmuar me zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar, ku vetë BE, përmes studimit të financuar, ka vërtetuar se 20% e shqiptarëve kanë pranuar shitblerjen e votës. Një parlament ilegjitim, një qeveri ilegjitime dhe ka lidhur fatin e saj me paratë e pista të drogës, është kërcënimi dhe problemi kryesor për Shqipërinë europiane.

Ne si opozitë, kemi denoncuar dhe do të vazhdojmë të denoncojmë me emër dhe mbiemër, me fakte dhe shifra “Corpus-Delict”-in, tërësinë e aferave korruptive dhe kriminale, por ne po kështu jemi të vendosur t’i japim Shqipërisë rrugën e daljes nga kjo krizë e gjithanshme. Ajo fillon me unifikimin e qëndresës sonë për hapjen e negociatave, hapjes së ekonomisë nga kthetrat e klientëve të Edi Ramës që po shkatërrojnë ditë për ditë mijëra vende pune dhe po mbyllin mijëra biznese.

Jo është axhenda jonë politike, por kjo nuk do të ndodhë thjeshtë dhe vetëm në hapësirën institucionale, e cila sabotohet ditë për ditë nga narko-qeveria. Nuk e kam fjalën për mikrofonat e kam fjalën për shkeljen flagrante të ligjit, të Kushtetutës, të Rregullores së Kuvendit, edhe për gjërat më elementare që është detyrimi i qeverisë t’i përgjigjet kërkesave të opozitës, për llogaridhënie në Komisionet parlamentare.

Ndaj, dua të përsëris sot nga kjo mbledhje e përbashkët e opozitës parlamentare, thirrjen dhe ftesën për të gjithë qytetarët shqiptarë, e në veçanti për elitën e vendit, për intelektualët, për akademikët, për artistët, për profesionistët, të bashkohemi në këtë përpjekje të madhe që ka një dhe vetëm një qëllim. 3 milionë shqiptarët dhe fati ynë europian, të mos mbetet në dorë të një bande prej 10 politikanësh të korruptuar, të inkriminuar, kriminelësh dhe oligarkësh.

Jam besimplotë se ajo që së bashku nisëm, në aksionin popullor të 27 janarit, e kombinuar me një zhdërvjellësim dhe intensifikim të opozitës parlamentare, në Tiranë dhe kudo në Shqipëri, do të bëjë të mundur, së bashku me partnerët tanë europianë, të mbyllim një orë e më parë këtë kapitull të errët, këtë ëndërr dhe ankth të keq, të sundimit kleptokratik dhe kriminal të Edi Ramës, dhe t’u kthejmë shqiptarëve autoritetin mbi fatin e tyre dhe të fëmijëve të tyre, që shqiptarët të kenë në dorë në vendin e tyre, fatin e tyre, zgjedhjet, institucionet, vendimet kryesore.

Natyrisht ne kemi alternativën tonë për luftën kundër krimit, për ekonominë, për shëndetësinë dhe arsimin.

Nuk do të ngurojmë ta shpallim këtë publikisht, jo vetëm para mediave, por kudo me qytetarët shqiptarë. Sot prioriteti numër një është t’u kthejmë njerëzve shpresën dhe besimin se kjo betejë nuk është as për ardhjen në pushtet të opozitës, as për ardhjen në pushtet të një partie, apo një partie tjetër. Kjo është një betejë ekzistenciale për të shpëtuar Shqipërinë.

Ndaj ftojmë të gjithë shqiptarët e ndershëm, u bëjmë thirrje të bëhen pjesë e kësaj beteje!

Falemnderit!

Read More
26 Mar
0

Drejtësia për të përndjekurit nuk vjen nga Edi Rama, Fatmir Xhafa, Gramoz Ruçi

Në Konventën e të përndjekurve politikë, për gjetjen e heshtrave të më shumë se 4500 të pushkatuarëve me ose pa gjyq nga regjimi komunist. Theksova se Partia Demokratike do të ndëmarrë të gjithë angazhimin ligjor dhe financiar për gjetjen dhe nderimin e të ekzekutuarve pa gjyq që sot janë pa varr dhe heshtrat e të cilëve nuk gjenden. Partia Demokratike po përfundon proçesin e hartimit të këtij ligji të nisur që në shtator, nën drejtimin e një pinjolli të të përndjekurve politikë dhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë, z. Enkelejd Alibeaj, Partia Demokratike dhe unë personalisht angazhohemi jo vetëm për konsultimin dhe dërgimin për miratim të këtij ligji në parlament, por një përfaqësim të plotë dhe dinjitoz të palcës së Partisë Demokratike, të të përndjekurve politikë, në Partinë Demokratike dhe në të gjitha shtresat vendimmarrëse të forcës sonë politike.

Read More