Blog

26 Mar
0

Drejtësia nuk mund të vijë nga persekutorët, mos e prisni nga Edi Rama, Fatmir Xhafa, Gramoz Ruçi

Basha: Drejtësia nuk mund të vijë nga persekutorët, mos e prisni nga Edi Rama, Fatmir Xhafa, Gramoz Ruçi, mos e kërkoni nga Rilindja e krimit, ish-hetuesit e përsekutorët e komunizimit.

Basha: Nuk jetojmë më në një vend demokratik. Këtu nuk ka më garë demokratike sepse nuk ka më zgjedhje. Parlamenti ka dalë nga paratë e drogës dhe e krimit, jo nga vota e lirë.

Basha: Së bashku me ndjesën time të thellë si kryetar i PD dhe me zotimin tim se do të bëjmë gjithçka së bashku për ta shembur diktaturën e krimit, për të shembur të keqen dhe për të rikthyer vlerat demokratike dhe europiane si themeli i shoqërisë shqiptare.

Fjala e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, në Konventën e të përndjekurve politikë, për gjetjen e heshtrave të të pushkatuarëve me ose pa gjyq nga regjimi komunist.

Zonja dhe zotërinj,

Familjarë dhe familjare të të përndjekurve politikë, të përndjekur politikë, familjarë të të ekzekutuarëve të pagjyq. Mbi 4500 shqiptarëve patriotë të cilët edhe sot mungojnë në panteonin e lavdisë kombëtare sepse heshtrat e tyre nuk gjenden dhe janë zhdukur nga diktatura dhe ekzekutorët komunistë.

Më lejoni ta nis me një falenderim për organizatorët e kësaj Konvente,duke nisur me Kryetarin e Unionit Mbarëkombëtar z. Besim Ndregjoni dhe përfaqësuesit e shoqatave të tjera të të përndjekurve politikë këtu të pranishëm, i nderuar President Bujar Nishani, të nderuar përfaqësues të pushtetit vendor, të nderuar të përndjekur politikë.

Kujtesa dhe nderimi për sakrificën e atyre që kanë kontribuuar për lirinë dhe kombin, e lartëson shoqërinë. Harresa dhe mosmirënjohja janë themeli i një shoqërie të shkatërruar që shkon edhe më shumë drejt shkatërrimit.

Njësoj si familja që nderon prindërit dhe paraardhësit dhe përmes traditës së nderimit të sakrificës ndërton traditën e të ardhmes dhe sakrificës për brezat që vijnë, ashtu edhe një komb dhe është mnirënjohës për sakrificën e atyre që kanë luftuar për liri në ditët më të errëta të diktaturës, që i kanë kundërvënë, vlerat dhe shpirtin, terrorit më të egër komunist, do t’a lartësojë Shqipërinë.

Dhe po kështu, sot ne vazhdojmë të paguajmë çmimin e rëndë të harresës e të mosmirënjohjes. Njësoj si një familje që vetëm shkatërrohet, kur nuk di të nderojë sakrificën e prindërve.

Ashtu edhe një shoqëri, vetëm do të shkatërrohet nëse nuk di të nderojë sakrificën e atyre që kanë luftuar për lirinë dhe vlerat themelore të saj.

Kjo nuk është një çështje vetëm e të përndjekurve politikë. Kjo nuk është thjeshtë dhe vetëm një çështje e krimit përballë drejtësisë, kjo është një çështje, nëse kombi do të prosperojë, do të vazhdojë të jetojë dhe gjallojë sipas vlerave kombëtare dhe europiane, apo do të shkatërrohet dhe Shqipëria do të zbrazet njësoj si një familje që nuk di të nderojë sakrificën e të parëve të vetë.

Asnjë nuk ka paguar një çmim më të lartë për lirinë në Europën postkomuniste, se sa shqiptarët. Sakrifica e shqiptarëve përkthehet në mijëra të ekzekutuar me gjyq dhe pa gjyq.

Qindra mijëra të tjerë të burgosur e të internuar për fjalën e lirë,për besimin në Zot.

Për besimin në demokraci, për dëshirën për të ndërtuar një shoqëri të lirë, sipas normave dhe vlerave europiane.

Krimi komunist shqiptar është krimi më i rëndë komunist në Europë, por akoma më e rëndë se ky krim, është zhdukja e gjurmëve të krimit.

Mosgjetja e eshtrave të mbi 4500 të ekzekutuarve me gjyq dhe pa gjyq, ka në themel komleksin e komunistëve shqiptarë, për të zhdukur bashkë me kundërshtarët e tyre politkë, edhe gjurmët e krimit të tyre.

Zonja dhe zotërinj,

Ky është momenti që unë prsëris para jush, në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës së djathtë, kërkesën për ndjesë, falje, që ne nuk kemi arritur dot të përmbyllim me sukses këtë proçes, të gjetjes dhe nderimit të heshtrave të paraardhësve tuaj, të ekzekutuar pa gjyq.

Ju e dini se në vitin 2010 u ngrit një komision qeveritar parlamentar, në kohën kur shërbeja si Ministër i Brendshëm, por fatkeqësisht, as koha, as burimet financiare dhe njerëzore të vëna në dispozicion, nuk mjaftuan për ta çuar këtë proçes drejt një përfundimi të suksesshëm.

Bashkë me ndjesën e thellë dhe reflektimi për përgjegjësinë që është e jona e Partisë Demokratike për ta çuar këtë proçes drejt përfundimit, zotohem para jush sot, se bashkë me ligjin që po hartojmë me ndihmën e Kristian-demokratëve gjermanë dhe Fondacionit Konrad Adenauer, me kontributin tuaj dhe të shoqatave të tjera të të përndjekurve politikë, ne do t’i kërkojmë Parlamentit Shqiptar, që së bashku me ndalimin dhe kriminalizimin e simboleve të komunizmit, dhe nderimit të viktimave të komunizmit, të ndërmarrë të gjithë angazhimin ligjor dhe financiar për gjetjen dhe nderimin e të ekzekutuarve pa gjyq që sot janë pa varr dhe heshtrat e të cilëve nuk gjenden.

Drejtësia nuk mund të vijë nga persekutorët, mos e prisni dhe mos e kërkoni nga Edi Rama.

Mos e prisni dhe mos e kërkoni nga hetuesit e komunizmit, që torturuan djemtë dhe vazjat e Krujës, sepse festuan ditën që vdiq Enver Hoxha.

Mos e kërkoni nga Fatmir Xhafa, mos e kërkoni nga Gramoz Ruçi, mos e kërkoni nga Rilindja e krimit, njësoj si krimin nuk mund ta luftojnë njerëzit e lidhur me krimin, nuk mund ta luftojnë vëllezërit e trafikantëve të kokainës dhe të drogës po kështu drejtësinë për të afërmit tuaj, nuk mund ta sjellin ish-hetuesit e përsekutorët e komunizimit.

Partia Demokratike po përfundon proçesin e hartimit të këtij ligji të nisur që në shtator, nën drejtimin e një pinjolli të të përndjekurve politikë dhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë, z. Enkelejd Alibeaj, Partia Demokratike dhe unë personalisht angazhohemi jo vetëm për konsultimin dhe dërgimin për miratim të këtij ligji në parlament, por një përfaqësim të plotë dhe dinjitoz të palcës së Partisë Demokratike, të të përndjekurve politikë, në Partinë Demokratike dhe në të gjitha shtresat vendimmarrëse të forcës sonë politike.

Po kështu për një angazhim të thellë dhe të gjithanshëm për të zmbrapsur revanshin komunist i cili u rilind dhe u materializua, u mishërua me vendimin kriminal për të hequr dhe kufizuar dëmshpërblimin për pasardhësit e të ekzekutuarve dhe të gjithë hapat e tjerë që kjo qeveri po hedh qëllimisht dhe jo rastësisht.

Sepse është dhe mbetet në radhë të parë rilindja e diktaturës, rilindja e pinjollëve të diktaturës, rilindja për nderimin për diktaturën. Që nga ylli i kuq si provokim në gjoksin e Edi Ramës e deri tek nderimi për xhelatët e diktaturës, ka një dhe vetëm një qëllim të fshijë çdo kujtesë të sakrificës dhe luftës për liri; të glorifikojnë diktaturën e krimit.

E bëjnë këtë jo thjesht për të nderuar paraardhësit e tyre, por e bëjnë për të glorifikuar krimin dhe aleancën me krimin që është arsyeja e vetme pse Edi Rama është sot në pushtet.

Zonja dhe zotërinj ne nuk jetojmë më në një vend demokratik. Këtu nuk ka më garë demokratike sepse nuk ka më zgjedhje. Parlamenti shqiptar nuk ka dalë nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë por ka dalë nga paratë e drogës dhe nga paratë e krimit.

“Paskemi qëndruar mbi varre”, tha Uran Sakiqi në fjalën e tij. Ne vazhdojmë të qëndrojmë mbi varre dhe varret do të shtohen nëse nuk rikthejmë vlerat themelore të demokracisë, votën e lirë, përfaqësimin dinjitoz të të përndjekurve politikë, të pronarëve dhe gjithë shqipatrëve të ndershëm duke nisur nga organet më të larta vendimarrëse të partisë demokratikë në kuvendin e ardhshëm kombëtar.

Mendimi ndryshe, është tabani i demokracisë tha Tomorr Alizoti. Unë dua ta falënderoj që është këtu në këtë sallë, e kundërta është bolshevike, po është e vërtetë, absolutisht e vërtetë. Bolshevike është edhe pagabueshmëria e liderit.
Edhe unë kam bërë gabimet e mia, nuk jam i pagabueshëm. Ndaj kërkoj nga ju të më njihni të drejtën që i njoh gjithsecilit prej jush, gjithë demorkatëve, të drejtën për reflektim dhe të reflektojmë të gjithë së bashku.

Eja Tomorr! Ejani të gjithë ju dhe të bashkohemi në gjirin e PD; është vendi, është institucioni, është garancia e vetme për të drejtat e papërmbushme.

Së bashku me ndjesën time të thellë si kryetar i PD dhe me zotimin tim se do të bëjmë gjithçka së bashku për ta shembur diktaturën e krimit dhe për të lartësuar sakrificën e paraardhësve tuaj përmes sakrificës tonë dhe luftës pa kompromis për të shembur të keqen dhe për të rikthyer vlerat demokratike dhe europiane si themeli i shoqërisë shqiptare.

Ju falënderoj nga zemra për mundësinë që më dhatë dhe t’ju garantoj se më mish dhe me shpirt unë dhe PD do të luftojmë për të përmbushur amanetin e papërmbushur dhe misionin e papërmbushur dhe borxhin e pashlyer që kemi ndaj jush dhe familjarëve tuaj.

Zoti e bekoftë Shqipërinë,

Zoti i bekoftë shqiptarët.

Read More
25 Mar
0

Edi Rama është në krye të skemës mafioze për grabitjen e tokave në bregdet

Grabitja e tokës në bregdet me 11 mijë metra katrorë nga deputeti Alket Hyseni, është bërë në bashkëpunënim më Kryeministrin e vendit, Edi Rama, i njëjti kryeministër që bërtet për drejtësi dhe përbetohet çdo ditë se po bën shtet.

Partia Demokratike ka në dorë dokumenta që provojnë se Edi Rama është pjesë e skemës për grabitjen e tokave në bregdet, në rastin konkret të grabitjes së pronës së familjes Bua në Dhërmi.​

Le t’i rendisim faktet me rradhë.

·        I emëruar në detyrën e kryetarit të Task Forcës për të evidentuar tjetërsimin e pronave në bregdetin e Jugut nga Vlora në Butrint, Alket Hyseni ka blerë për 230 milionë lekë pronën e tjetërsuar me dokumenta të fallsifikuar, duke e ditur se prona ishte në proces gjyqësor.

·        Dokumenti vërteton se në vitin 2015 Gjykata e Vlorës i dha të drejtë familjës së  zonjës Irini Bua duke vendosur pezullimin e çdo veprimi mbi pronën, vendim ky që është akoma në fuqi.

·        Por pavarësisht këtij vendimi Gjykate, në shtetin mafioz të Edi Ramës transaksionet me pronën në bregdet kanë vazhduar nga fallsifikuesi tek Alket Hyseni, pastaj tek ndërtuesi Gon Papuli, që është një nga miqtë e ngushtë të kryeministrit, për të shkuar më pas deri tek vetë Edi Rama.

Partia Demokratike ka dy dokumenta që provojnë se Edi Rama është pjesë e skemës mafioze për grabitjen e pronave dhe shpjegojnë përse kryeministri ka heshtur deri tani për deputetin e vet Alket Hyseni. Edi Rama, me firmën e tij, ka vendosur dy herë rresht që, në tokat në bregdet të familjes Bua, në Dhërmi, të ndërtohet resort turistik, duke mos marrë parasysh vendimin e Gjykatës për pezullimin e çdo veprimi me pronën.

Dokumenti i parë tregon se Edi Rama, si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, ka firmosur lejen për zhvillimin e kompleksit turistik dhe një vit më pas ka firmosur sërish, për dhënien e lejes së ndërtimit në këtë kompleks për mikun e tij ndërtues Gon Papuli dhe për deputetin e tij, Alket Hyseni.

Është e qartë se skema mafioze e grabitjes së tokave në bregdetin ka në krye Edi Ramën dhe për bashkëpunëtor deputetin e tij Alket Hyseni që, në kohën e dhënies së lejeve nga Edi Rama, drejtonte Zyrën Kundër Pastrimit të Parave, prej nga ka mbikqyrur edhe transaksionet financiare të bankës së gruas së kryeministrit.

Peshk më të madh se kaq drejtësia nuk ka ku të gjejë dhe është rasti ideal për t’u dhënë shqiptarëve shpresën reale për një drejtësi jopolitike, që punon për qytetarët dhe jo për pushtetarët.

Read More
24 Mar
0

Deklaratë e Sekretarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji

Ish doganieri Alket Hyseni, sot deputet i Partisë Socialiste, nuk është marrë akoma nën hetim nga Prokuroria për akuzën e rëndë të grabitjes së 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi.

Vetë Alekt Hyseni, i besuari i Edi Ramës për të verifikuar tjetërsimin e pronave në Bregun e Jugut nga viti 2014 deri në vitin 2016, nuk ka dhënë asnjë shpjegim sesi u bë pronar i një prone, transaksioni për të cilën ishte ndaluar me vendim nga Gjykata e Vlorës.

Alket Hyseni duhet t’i përgjigjet pyetjes sesi ia doli të bëjë kaq shumë pasuri në një kohë kaq të shkurtër.

Heshtja nuk e ndihmon dot as Alket Hysenin dhe as Edi Ramën të fshehin këtë grabitje për llogari të mikut të kryeministrit, Gon Papuli.

Skema është e qartë. Alket Hyseni e ka siguruar pronën nga një i arrestuar vitin e kaluar për fallsfikimin e dokumenteve, në kohën kur Hyseni drejtonte Task forcën për pronat e Bregut në Jug. Pra, Alket Hyseni e dintë konfliktin për këtë pronë, por sërish e bleu pronën e tjetërsuar me dokumenta të fallsifikuar për më shumë se 200 milionë lekë. Më pas pronën ia kaloi një firme, që siç rezulton nga dokumentat është e babait të tij. Por që skema të përfundonte me sukses dhe toka bujqësore te mos mbillej me ullinj, por me beton, Edi Rama i dha mikut të tij Gon papuli leje për të ndërtuar në tokën e grabitur prej ish shefit të task forcës. Përfitues nga ndërtimi do të jenë me letra Gon Papuli dhe Alket Hyseni.

Rasti i grabitjes së pronave nga peshku i madh Alket Hyseni, me dijeni të Edi Ramës, është treguesi më i qartë i përdorimit të dy standardeve nga kryeministri që bërtet për drejtësi.

Njësoj si në diktaturën e napoleonit tek Ferma e Kafshëve të George Orwell, Edi Rama ka vendosur të zbatojë rregullin e ri se “të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë edhe më të barabarta”.

Këtë rregull ai e zbatoi për Saimir Tahirin, për të cilin po bën gjithçka të mbyllë hetimet. Këtë rregull po zbaton edhe për Alket Hysenin, i cili jo vetëm ka grabitur prona, por, si drejtor i Zyrës Kundër Pastrimit të Parave ka mbikqyrur edhe transaksionet financiare të bankës së gruas së kryeministrit.

Read More
24 Mar
0

800 shtëpi të përmbytura, mijëra familjarë, fëmijë e të moshuar në mëshirë të fatit

I kërkoj qeverisë, kryeministrit Rama, të shpallë gjendjen e emergjencës. Këto familje kanë mbi dy javë të pushuar nga uji, të izoluar, pa ndihmë mjekësore dhe ushqimore. Bashkia Shkodër po përballon e vetme situatën!

Read More
23 Mar
0

Kuvendi Kombëtar i PD-së mblidhet në 28 dhe 29 Prill

Kushdo do të ketë mundësinë të kontribuojë. Ky nuk do të jetë një proces formal, por i vërtetë i bashkimit të të gjitha kontributeve dhe ideve për PD si parti e anëtarëve.

Read More
23 Mar
0

Alket Hyseni i PS i akuzuar për tjetërsim pronash në Dhërmi. Edi Rama hesht, Prokuroria nuk vepron. 

Deklaratë e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni është sot i akuzuar publikisht se ka vjedhur 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi nga familja Bua.

Denoncimi publik u bë në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku zonja irini Bua akuzon deputetin e Edi Ramës për tjetërsimin e pronës së saj, nëpërmjet falsifikimit.

Pasi ka blerë 11 mijë metra katrorë tokë me dokumenta të fallsifikuar, Alket Hyseni, ia kaloi atë mikut të Edi Ramës, Gon Papulit. Ku i gjeti milionat një nëpunës shteti, ish-doganieri Alket Hyseni, për të blerë 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi apo të tjera në Tiranë?

Çfarë e bën edhe më të rëndë grabitjen e pronës nga familja Bua tek Alket Hyseni dhe më pas tek miku i kryeministrit, është fakti se ai e ka kryer transaksionin në kohën kur Edi Rama e kishte emëruar Kryetar të Task Forcës për verifikimin e kthimit dhe rregjistrimit të pronave në bregdetin e Jugut.

Në këtë histori ka edhe një fakt tjetër shumë të rëndë. Kur po bëhën 24 orë nga denoncimi publik i zonjës Irini Bua, Edi Rama hesht.

Kryeministri që bërtet për drejtësi dhe që ka ngritur një task force të re me “alketë” të tjerë për grabitjen e re të pronave në bregdet, duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve!

  • Pse i ka dhënë mikut Gon Papuli leje ndërtimi për një fshat turistik mbi një pronë të vjedhur nga deputeti Alket Hyseni?
  • Sa prona të tilla janë grabitur me lejen e kryeministrit Edi Rama?
  • Kush janë klientët që do të marrin pronat e grabitura nga skema e re mafioze e qeverisë, që u heq pronarëve të drejtën e pronës?

Bashkë me Edi Ramën hesht edhe Prokuroria. Deri tani, Prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të hetuar këtë peshk të madh që i ka rënë në rrjetë.

Partia Demokratike beson se ky është një rast që Prokuroria të mos tregohet selektive dhe të bëhet pjesë e axhendës politike të palës që është në pushtet.

Read More
23 Mar
0

Mosshpallja e emergjencës është përgjegjësi ligjore dhe penale

Basha: Mosshpallja e emergjencës është përgjegjësi ligjore dhe penale dhe çdo pasojë në jetët dhe shëndetin e banorëve të bashkisë së Shkodrës dhe bashkisë së Vaut të Dejës, çdo pasojë negative, është pasojë e mosveprimit, pra është vepër penale dhe kriminale.

Basha: I bëj apel qeverisë dhe Ramës që të shpallin menjëherë gjendjen e emergjencës dhe t’i japin fund heshtjes bashkëfajtore të KESH-it dhe ministrit të KESH-it.

Basha: Dua t’i drejtoj një apel kryeministrit , shpallë menjëherë gjendjen e emergjencës. T’i japë fund heshtjes fajtore të KESH-it dhe të Ministrit të KESH-it, Damian Gjiknuri, heshtjes bashkëfajtore trë kryeministrit dhe të autoriteteve të tjera, përballë përmbytjeve në Shkodër. Të shpallet menjëherë gjendja e emergjencës.

Basha: Ndihmat e ardhura nga qeveria janë krejtësisht të pamjaftueshme dhe puna e bërë deri tani është nga bashkia e Shkodrës, e cila nuk është e përgatitur për ta përballuar këtë gjendje emergjence ndaj kjo është edhe arsyeja kryesore që insistohet për shpalljen e gjendjes së emergjencës.

Basha: Ju falënderoj që me punën tuaj të jashtëzakonshme keni qëndruar në krye të detyrës këto 18 ditë; falënderoj edhe Forcat e Armatosura. Unë e njoh problemin e Shkodrës dhe askush nuk mund të më thotë se kjo është vepër Zotit por përgjegjësi e drejtpërdrejtë e njeriut , KESH është përgjegjësi për përmbytjen e Shkodrës me shkarkimet nga kaskada. 

Deklarata e plotë e kryetarit Basha në Shkodër:

Së pari dua t’ju falenderoj për punën e jashtëzakonshme që keni bërë gjatë këtyre 18 ditëve. E di që ka qenë një kohë shumë e lodhshme, por ju shpreh përgëzimet dhe mirënjohjen time për faktin që keni qëndruar dhe vazhdoni të qëndroni në krye të detyrës.

Zonja kryetare e Bashkisë, i gjithë aparati i emergjencës, zonja kryetare e qarkut, deputetë, z. Kryetar i Partisë Demokratike të Shkodrës dhe të gjithë vullnetarët të cilët me përpjekjet e tyre gjatë këtyre 18 ditëve kanë bërë akoma më shumë se sa institucionet e tjera që e kanë për detyrë të ndihmojnë në raste të tilla.

Dua të falenderoj pa dyshim edhe personelin e forcave të ushtrisë së Forcave të Armatosura dhe këdo tjetër që është bërë pjesë e kësaj përpjekje.

Unë e njoh problemin e përmbytjeve në Shkodër. Kemi bashkëpunuar në vitet e kaluara ngushtësisht për ë përballuar pasojat e përmbytjeve. Ndaj askush nuk mund të më thotë, se kjo që po ndodh këtu, është vepër e Zotit.

Ne të gjithë e dimë se kjo është vepër e njeriut. Është përgjegjësi e drejtpërdrejt e KESH. Kaskada e Drinit është përgjegjësja për përmbytjet e Shkodrës.

Para se të shkojmë tek përgjegjësitë dhe tek fajtorët që heshtin, dua të them se me të drejtë kemi vendosur theksin tek prioriteti numër një, që është jeta dhe shëndeti i banorëve, është gjendja e tyre, familjeve dhe banesave të tyre dhe natyrisht gjendja e ekonomisë së tyre.

Të treja këto shkojnë të lidhura me njëra-tjetrën.

Sot që flasim, sipas informacioneve që parashtuat, janë mbi 1 mijë familje dhe rreth 800 banesa të rrethuara nga uji.

Kjo përbën për çdo vend dhe çdo qeveri normale një gjendje enmergjence. Këto familje të rrethuara nga uji, janë në kërcënimin e vazhdueshëm të izolimit, mungesës së ujit të pijshëm, mungesës së shërbimit shëndetësor, për të moshuarit, për fëmijët.

Në një pjesë të madhe të territorit shkollat kanë ndalur aktivitetin e tyre ndërkohë që zona kryesisht bujqësore – blektorale është shkatërruar dhe të mbjellat po edhe ato aktivitete afatgjata siç janë fidanishtet, janë shkatërruar ndërkohë që raportohet për qindra, mijëra dëme për bagëtinë.

Prioritet absolutisht duhet të jetë jeta e qytetarëve dhe unë ju përgëzoj sepse për 24 orë në ditë bashkia gjendet në krye të detyrës për t’u ardhur në ndihmë rasteve emergjente.

Gjatë komunikimeve tona në këto ditë, më keni informuar për rastet e evakuimeve drejt qendrës së konvikteve si edhe për ndihmën që keni dhënë për të ndihmuar familjet e izoluara e duke i dërguar tek të afërmit e tyre.

Dua t’i drejtoj një apel të gjithë banorëve të izozluar nga uji, të vazhdojnë të mbajnë kontakte me autoritetet lokale dhe t’u përgjigjen dhe t’u binden këshillave dhe instruksioneve të autoriteteve lokale, sepse shpëtimi i jetëve njerëzore në këtë situatë mbetet prioriteti numër një.

Së dyti, ndihmat e ardhura nga qeveria, janë krejtësisht të pamjaftueshme.

Puna e bërë deri tani, mbështetet nga ndihmat, rezervat, resurset e Bashkisë së Shkodrës e cila sikundër në asnjë bashki tjetër nuk është e përgatitur, as nga ana buxhetore, as nga ana infrastrukturore ta përballojë e vetme këtë gjendje emergjence.

Kjo është arsyeja kryesore se përse insistohet prej më shumë se dy javësh në shpalljen e gjendjes së emergjencës.

Herën e fundit që isha në Shkodër, njolla e përmbytjes, ishte 1/3 e kësaj që është sot, e vazhdon edhe sot. Përmbytja ka përfshirë edhe bashkinë e Vaut të Dejës ku janë me qindra familje jo të rrethuara nga uji, por me praninë e ujit, brenda banesave, jo në oborre.

Situata nuk po shkon drejt përmirësimit, por po shkon drejt përmirësimit të thellë.

Arsyeja kryesore për shpalljen e emergjencës është, t’i vihet në ndihmë me të gjitha mjetet dhe mënyrat, banorëve të izoluar, banorëve të kërcënuar, jetës dhe shëndetit të tyre.

Mosshpallja e emergjencës është përgjegjësi ligjore dhe penale dhe çdo pasojë në jetët dhe shëndetin e banorëve të bashkisë së Shkodrës dhe bashkisë së Vaut të Dejës, çdo pasojë negative, është pasojë e mosveprimit, pra është vepër penale dhe kriminale.

Unë dua të përgëzoj aktin bipartizan të Këshillit Bashkiak të Shkodrës që kanë kërkuar në mënyrë unanime shpalljen e emergjencës.

Dua t’i drejtoj një apel kryeministrit , shpallë menjëherë gjendjen e emergjencës. T’i japë fund heshtjes fajtore të KESH-it dhe të Ministrit të KESH-it, Damian Gjiknuri, heshtjes bashkëfajtore trë kryeministrit dhe të autoriteteve të tjera, përballë përmbytjeve në Shkodër.

Të shpallet menjëherë gjendja e emergjencës.

E kuptoj që prefekti është i margjinalizuar nga urdhërat që i vijnë nga lart, por e kujtoj prefektin për detyrën dhe përgjegjësinë e tij para ligjit, është detyrë e tij të kërkojë zyrtarisht në emër të shtabit të emergjencës lokale, me shkresë zyrtare qeverisë, shpalljen e emergjencës.

Asnjë alibi nuk duhet të ekzistojë për të përjashtuar Edi Ramën, Damian Gjiknurin dhe kabinetin qeveritar nga përgjegjësia e drejtpërdrejt që kanë për përmbytjen e Shkodrës dhe për rrezikun që kjo sjell për banorët e Shkodrës.

Sikundër i bëj thirrje prokurorisë të nisë hetimet për çdo neglizhencë, nga cilido autoritet, të veprojnë para se të jetë vonë.

Mosshpallja e emergjencës nga Edi Rama ka dy arsye.

E para, që është kriminale sa ç’është edhe absurde, është për të shmangur dëmshpërblimet e familjeve të dëmtuara.

Ligji shqiptar thotë se, me shpalljen e emergjencës së pjesshme, ata që janë bashkëpërgjegjës në këtë emergjencë, në këtë rast, shteti, qeveria, si pronare dhe menaxhuese e KESH-it, me shpalljen e gjendjes së emergjencës, është e detyruar të dëmshpërblejë për dëmin e shkaktuar.

Është një llogari meskine, e cila e pengon Edi Ramën të shpallë gjendjen e emergjencës.

Pasojat e mosshpalljes së emergjencës janë akute dhe do të jenë edhe më akute në orët në vijim.

Nuk është lojë lajmesh dhe as politikë. Shpallja e emergjencës sot, nuk është thjeshtë detyrë e kryeministrit, mosshpallja e emergjencës është vepër kriminale, është vepër penale.

Jam këtu t’ju jap të gjithë mbështetjen e opozitës dhe të PD, timen personalisht, që të jeni e të vazhdoni të jeni në krye të detyrës.

Nuk ka gjë më të rëndësishme sikundër nuk ka gjë më të vështirë.

Banorët në zonat e përmbytura, këtu në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë, e dinë fare mirë, edhe një festë po të zgjasë 15 ditë, njerëzit lodhen, imagjinoni dy javë e gjysëm të rrethuar nga uji që vazhdon dhe rritet.

Falënderoj të gjithë ato organizata, Kryqin e Kuq, Caritas, Kishën, të gjithë organizatat bamirëse, të gjithë organizatat bamirëse të cilët po japin  ndihmën e tyre modeste.

Natyrisht që kjo është një situatë që duhet të përballet me mjete mbështetëse. Mungesa e kryeministrit, prania fotografike dhe fotozhonike e vartëses dhe vartësve të tij denoncojnë së bashku me heshtjet e tyre fajësinë dhe bashkëfajësinë për mos menaxhimin e situatës.

Nuk i fajësoj dhe nuk mund të fajësoj kurrë qeverinë për reshjet apo për nivelin e Kaskadës së Drinit. Përgjegjësinë ligjore dhe financiare për menaxhimin e Kaskadës së Drinit e ka patur dhe e ka qeveria shqiptare, demokrate, socialiste, e ka dhe e ka patur qeveria shqiptare e cila është përgjegjëse për këtë gjendje e nuk mund të iki kësaj përgjegjësie duke mos shpallur gjendjen e emergjencës.

I fajësoj pra për braktisjen e Shkodrës. I akuzoj për braktisjen e Shkodrës. I akuzoj për mos menaxhimin e situatës në parametrat reale të rrezikut siç është dhe i kërkoj Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për arsyen e kësaj heshtjeje dhe mosveprimit kriminal.

Në aspektin afatgjatë dëmet që po shkaktohen janë shumë të mëdha; dëmet e infrastrukturës rrugore, dëmet e infrastrukturës ujësjellës kanalizime, dëmet e mëdha ekonomike që i shkakton mijëra familjeve janë shumë të mëdha.

Ndaj bashkë me deputetët e Shkodrës do të përgatisim urgjentisht një raport me të dhënat e Bashkisë Shkodër, me të dhënat e Qarku Shkodër, po kështu të Bashkisë Vau i Dejës për këto dëme dhe do të shohim me mjetet dhe mënyrat e kufizuara që opozita ka për të kërkuar që menjëherë pas tërheqjes së ujit të alokohen fonde të veçanta për të riparuar këto dëme të infrastrukturës publike.

Edhe një herë dua t’ju përgëzoj, t’ju inkurajoj, t’ju falënderoj nga zemra si kryetar i opozitës, si kryetar i Partisë Demokratike, si qytetar për punën dhe sakrificën e deritanishme. T’ju inkurajoj të vazhdojmë kështu deri në momentin kur situata të stabilizohet, ndërkohë që do të vazhdojmë të ngrejmë zërin për shpalljen e gjendjes së emergjencës si një e drejtë ligjore e Shkodrës dhe shkodranëve përballë me këtë katastrofë natyrore.

Read More
22 Mar
0

Urim i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, në Ditën e Sulltan Novruzit dhe 22 marsit historik

U uroj nga zemra të gjithë vëllezërve dhe motrave bektashianë, Gëzuar ditën e bekuar të Sulltan Novruzit, ditëlindjen e Imam Aliut.

Është dita e ringjalljes, dita që shënon fundin e dimrit të egër dhe nisjes së pranverës, është dita e fitores së dritës mbi errësirën.
Ndaj ju uroj nga zemra, të gjithë besimtarëve të Zotit, qoftë kjo një ditë e ripërtëritjes së shpresës dhe besimit në Zot, e optimizmit dhe të mirës në zemrat dhe familjen e çdokujt.

Është po kështu 22 marsi historik, dita ku 26 vite më parë me 22 mars 1992, shqiptarët u bashkuan dhe mposhtën errësirën dhe tiraninë 45 vjeçare.
Mposhtën diktaturën e së keqes, diktaturën më çnjerëzore që varfëroi, shtypi dhe shkatërroi jetët e miliona shqiptarëve.

Është dita e triumfit të madh, të bashkimit të vullnetit të shqiptarëve, por është po kështu një thirrje për një bashkim dhe një zgjim tjetër të madh vullnetesh të shqiptarëve për të mposhtur diktaurën e krimit, për të marrë në dorë fatin tonë dhe për ta çuar Shqipërinë drejt destinacionit të saj hyjnor, mision kombëtar i Partisë Demokratike dhe Shqipërisë së lirisë, së dinjitetit, të punës dhe të demokracisë europiane.

Gëzuar ditën e Sulltan Novruzit!

Gëzuar 22 marsin e historisë, paralajmërimin dhe bekimin për të nesërmen europiane për çdo shqiptare dhe çdo shqiptar.

Gëzuar!

Read More
22 Mar
0

Banka Botërore konfirmon se taksa progresive ka varfëruar më shumë shqiptarët edhe pse paguajmë 2 miliardë dollarë taksa më shumë.

Deklaratë e nëkryetares së Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku

Edi Ramës i është rrëzuar zyrtarisht edhe karta kryesore më të cilën erdhi në pushtet: se me taksën progresive, 97 përqind e shqiptarëve do të paguajnë më pak.

Në studimin e fundit të Bankës Botërore konfirmohet se ajo që socialistët e quajtën bekim për shtresën e mesme dhe për të varfërit, është kthyer në mallkim.

Studimi i Bankës Botërore argumenton se sistemi aktual i taksave në Shqipëri për të ardhurat personale, nuk e zvogëlon hendekun social dhe as nuk shpërndan të ardhurat në mënyrë efiçente.

Sipas të dhënave të publikuara, numri i të varfërve  që jetojnë me më pak se 2.5 USD në ditë është rritur me rreth 7 mijë si rezultat i taksës progresive. Por, sipas Bankës Botërore, efektin më të madh negativ kjo taksë e ka pasur tek individët apo familjet që jetojnë me 4 USD në ditë, duke prodhuar edhe më shumë varfëri tek ata të cilët e ndjejnë më shumë rritjen e taksave.

E vërteta është se, që kur Edi Rama erdhi në pushtet, taksa progresive ka varfëruar akoma më shumë të varfrit, ndërsa shqiptarët paguajnë më shumë taksa.

*Për shkak të rritjes së taksave, sot shqiptarët paguajnë për karburantin çmimin më të lartë në rajon,
*Çmimi i energjisë është rritur, me 24 përqind për 75 përqind të konsumatorëve
*Çmimi i ujit është rritur me 40 përqind dhe pritet që të rritet sërish,
*Bizneset e vogla janë futur në skemën e TVSH-së, ndërsa miqtë oligarkë të kryeministrit, për llogari të të cilëve shqiptarëve po u grabitet prona me vendim qeverie, janë përjashtuar nga TVSH-ja. Nga ana tjetër, është rritur tatimi për të arhdurat personale deri në 23 përqind dhe tatimi mbi fitimin, në 15 përqind.

Shqiptarët duhet ta dinë se po paguajnë më shumë taksa, rreth 2 miliardë dollarë më shumë në 5 vitet e fundit, për llogari të një grushti klientësh të kryeministrit dhe familjes së tij, për të cilët taksat e shqiptarët po përkthehen në fitime për konçesionet.

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar vuri në dukje politikat e gabuara të qeverisë, e cila, megjithëse ka rritur taksat, nuk ka arritur të mbledhë më shumë të ardhura dhe nuk ka bërë investime, nuk shërbejnë qytetarëve dhe rritjes ekonomike të vendit, siç është rasti i Rilindjes Urbane.

Ne mendojmë që rruga e vetme për të shpëtuar ekonominë dhe mbi të gjitha për të nxjerrë vendin nga moçali i varfërisë ekonomike, është taksa e sheshtë. Ne jemi të bindur që vetëm aplikimi i një takse të sheshtë, ku gjithsecili të paguajë pjesën e tij proporcionale të taksës, mundet të ndihmojë rritjen e nivelit të konsumit. Ne besojmë që një taksim i ulët dhe i sheshtë do të ndihmojë sipërmarrjen vendase për të dalë nga vargonjtë e taksimit të padrejtë të vendosur nga qeveria Rama.

Read More
21 Mar
0

Deklarata e Kryetarit të PD për gjetjet e FMN

Dje keni ndjekur konkluzionet e misionit faktmbledhës të FMN-së. Ekonomia është dështimi më spektakolar i qeverisë “Rama”. Përshkrimi i dështimeve të qeverisë socialiste në ekonomi është skandaloz;

·        Rritja e taksave për bizneset e vogla dhe për  qytetarët e thjeshtë.

·        Marrja e borxhit publik në nivele të rrezikshme kolapsuese për ekonominë,

·        Shpërdorim dhe grabitje e pasurive dhe parave publike me anë të PPP-ve dhe me anë të projekteve rilindjes urbane.

Shqetësimet e ngritura nga Partia Demokratike dhe nga opozita këto 4 vite janë të konfirmuara në këtë raportim. Efektet e shkatërrimit ekonomik që Edi Rama i ka sjellë vendit tani janë të dukshme, të raportuara dhe nuk mund të mbulohen më.

Misioni i FMN-së ka bërë paralajmërime kritike dhe serioze për të ardhmen e vendit. FMN ka lëshuar një mesazh të qartë se gjendja ekonomike e Shqipërisë do të keqësohet edhe më keq në të ardhmen.

Mbarimi i TAP-it dhe Devollit, investime të siguruara nga qeverisja demokrate do ta thajnë ekonominë nga financimet e huaja që janë të domosdoshme për të krijuar punësim, mirëqenie dhe për të rritur ekonominë dhe kjo qeveri nuk ka siguruar fare investime të huaja të reja për ekonominë.

FMN-ja e thotë qartë, mbarimi i këtyre dy investimeve do të sjellë rënien ekonomike.

FMN-ja i bie alarmit se borxhi ka arritur një rekord të papërballueshëm, gati 72 % e prodhimit të vendit. Madje në këtë borxh nuk përfshihet borxhi i fshehur përmes PPP-ve, i cili e rrit nivelin edhe me 10 pikë të tjera, duke çuar borxhin real në 82% të prodhimit të vendit.

Ky nivel i lartë i borxhit është i rrezikshëm për ekonominë shqiptare dhe mund ta çojë vendin drejt krizës financiare.

FMN-ja ka zbuluar edhe hipokrizinë e kësaj qeverie. Kur erdhi në pushtet Edi Rama bëri një vit propaganda, duke e kthyer në çështje kombëtare, se gjeti 240 milionë dollarë fatura të papaguara nga qeveria, shumica për punë të pambaruara. E quajti gropë financiare të tmerrshme, krizë financiare për vendin e lloj-lloj epitetesh të tjera.

Sot detyrimi i papaguar i kësaj qeverie është 270 milionë dollarë ose 1.8% e Prodhimit Vjetor të Vendit. FMN-ja ka ngritur shqetësimin e madh se paratë e shqiptarëve shpenzohen për projekte investimesh të kota, pa leverdi ekonomike, pa leverdi për qytetarët.

Miliarda dollarë ka harxhuar kjo qeveri për fasada dhe investime në zyra, të cilat vetëm harxhojnë para dhe nuk sjellin asgjë të mirë në ekonomi, nuk sjellin asnjë vlerë në mirëqenien e qytetarëve.

Rilindja urbane ka qenë një shpërdorim i madh i parave të shqiptarëve pa asnjë përfitim.

Prandaj FMN-ja bën thirrje që duhet të vendosen prioritete të qarta se ku duhet të harxhohen paratë e shqiptarëve. Raporti i FMN-së demaskon edhe një propagandë tjetër mashtruese të qeverisë; reformën në sektorin e energjisë. FMN thotë hapur; reformat në sektorin e energjisë janë dështim dhe kërkon përmirësime urgjente. Qindra milionë dollarë të harxhuara në sektorin e energjisë kanë shkuar dëm, janë shpërdoruar. OSHEE-ja është një ndërmarrje e korruptuar e vënë në shërbim të klientëve të qeverisë qe vjedhin me kontrata dhe tendera paratë e shqiptarëve.

FMN-ja rithekson edhe njëherë rrezikun e madh të PPP-ve. Një kërcënim i jashtëzakonshëm për të cilin opozita, Partia Demokratike i ka rënë e para alarmit kombëtar. FMN-ja bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të PPP-ve me kërkesa nga privatë. FMN-ja kërkon të ndryshojë rrënjësisht vendimarrja për PPP-të dhe të bëhen analiza të vërteta përpara se të merren vendime mbi to.

Në fakt, PPP-të kanë vetëm një qëllim; vjedhjen e parave të shqiptarëve për klientët e Edi Ramës. Vitin e fundit PPP-të po kthehen në mjetin kryesor të qeverisë për pastrimin e parave të pista të krijuara nga droga dhe krimi i organizuar. I gjithë projekti 1 miliardë është një projekt mashtrues ku kombinohet vjedhja e parave publike dhe qarkullimi i parave të pista në shërbim të Edi Ramës dhe një grushti klientësh rreth tij.

Natyrisht, Edi Rama nuk mund ta dëgjojë FMN-në sepse kjo, PPP-ja është mënyra për të mbushur xhepat e vetë dhe të miqve të tij duke vjedhur shqiptarët dhe e dyta është mënyra e pastrimit të parave të krimit dhe drogës. Për të gjithë shqiptarët e tjerë që e dëgjuan qartë, thjeshtë dhe mirë mesazhin e FMN-së, është koha për vetëdijësim, është koha për të ndërmarrë të gjitha veprimet, për të ndalur këtë politikë shkatërruese për ekonominë dhe për vendin.

Pyetje: Sot Ministri i Brendshëm i ka dërguar Prokurorisë një letër në të cilën i bëhet thirrje që tu marrë dhe pyetur ju dhe z Berisha lidhur me drogën e Maminasit. Si e komentoni këtë letër të ministrit të Brendshëm për Prokurorinë dhe a do të ishit të gatshëm të shkonit në Prokurori?

Basha: Kjo deklaratë, kjo letër është një akt i dënueshëm i Fatmir Xhafajt, Ministrit të Brendshëm. Është vendosja edhe de juro e Prokurorisë nën urdhrat e qeverisë, nën urdhrat e Ministrit të Brendshëm. Informacioni më i sigurtë që mund të jap unë është se për të gjetur rrugët e kokainës në Shqipëri, Prokuroria mjafton të gjurmojë Olsi Ramën dhe Agron Xhafajn.

Uroj që përgjigjen ndaj kësaj pyetje dhe ndaj këtij akti të dënueshëm të mos e mjegullojë apo të mos shkojë në kurriz të mesazhit për ekonominë të dhënë nga FMN-ja dhe shqetësimeve që përsërita sot në emër të opozitës.

Read More