Blog

17 Pri
0

Njoftim për vizitën e Kryetarit Basha në Berlin

Seanca dëgjimore e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me anëtarë të Komisionit për Çeshtjet Europiane dhe të Politikës së Jashtme kishte për qëllim bindjen e grupit më të madh parlamentar gjerman CDU/CSU për miratimin e nisjes së negociatave së Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Basha e vlerësoi këtë si një detyrë të vështirë, sepse ky grupim është skeptik për zgjerimin dhe kritik për  hapjen e negociatave dhe ka si shqetësim kryesor luftën kundër drogës, luftën kundër korrupsionit, reformën ne drejtësi.

Kreu i opozitës vlerëson se hapja e negociatave është edhe si një mjet shtesë presioni dhe monitorimi për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimin e vertetë të Reformës në Drejtësi, të pakapur politikisht, por edhe për çeshtje të tjera siç është reforma e Administratës Publike dhe Reforma Zgjedhore.

”Kjo është detyra që kemi sot dhe do të thoja pjesa më e vështirë e misionit këtu në Berlin për të bindur anëtarët e këtij Komisioni që i përkasin spektrit më skeptik për hapjen e negociatave“ – tha Basha.

Deklaratat e plota pas takimit të Kryetarit të PD Lulzim Basha dhe Kryetarit të Forumit Rinor të CDU, Paul Ziemak. 

Lulzim Basha: Përshëndetje! Jemi këtu me Paul Ziemak, që është anëtar i Komisionit për Çështjet Europiane dhe Çështjet e Jashtme, por është po kështu kryetari i Forumit Rinor CDU-së, i cili është një nga mbështetësit më të fuqishëm të Shqipërisë dhe të rinisë shqiptare. E falënderoj për ndihmën që na dha sot në këtë mbledhje të vështirë të Komisionit, për të bindur anëtarët e Komisionit, anëtarët e CDU-së dhe CSU-së për një votë pozitive për negociatat, si një kontribut për të shtuar presionin ndaj qeverisë në raport me demokracinë, shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi, reformën zgjedhore.

Pra, për të ndihmuar përmes presionit të shtuar në arritjen e objektivave europiane që ka opozita, Partia Demokratike, rinia e Partisë Demokratike dhe rinia shqiptare.

Paul Ziemak: Faleminderit për vizitën tuaj këtu në Parlamentin gjerman, Bundestag. Faleminderit për diskutimin e shkëlqyer që patëm sot. Urimet më të mira nga unë, Forumi Rinor dhe partia tonë për të rinjtë në Shqipëri. Ne besojmë tek ju. Punojmë shumë mirë bashkë, ndaj dhe urimet më të mira nga Berlini për Shqipërinë!

Read More
17 Pri
0

Heshtja e prokurorisë për provat e manipulimit të arrestimit të paligjshëm të protestuesve kuksiane faktojnë varësinë e saj politike nga Edi Rama

Deklarata e deputetit Gent Strazimiri

24 orë pas publikimit të videos që provon manipulimin e provave nga prokuroria dhe Policia për arrestimin e paligjshëm të 23 protestuesve kuksianë, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme po miraton në heshtje padrejtësinë dhe varësinë e saj politike nga Edi Rama.

Siç u pa në video, qytetarët janë arrestuar në 3 të mëngjesit dhe jo në orën 10.00 të paradites, siç thuhet në procesverbalin zyrtar të falsifikuar në bashkëpunim mes prokurorisë dhe policisë.

I vetmi justifikim ndaj falsifikimit të provave për “tavarishët” që duan të kalojnë me sukses “edvingun”, mbetet që të kenë vepruar “në mirëbesim” me orën e Moskës, por ky nuk është shfajësim ligjor!

Kjo provon qartazi dhe në mënyrë të pakontesuar se Prokuroria manipuloi nën urdhrat politikë të Edi Ramës dhe për interesat e tij.

Pas publikimit të videos që tregon manipulimin, nuk ka asnjë të arrestuar, asnjë të ndaluar madje asnjë nën hetim!

Megjithëse kanë kaluar pothuajse 20 ditë Prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim për padinë e bërë nga këshilltarët bashkiakë ndaj organit të akuzës pikërisht për arrestimin e paligjshëm të qytetarëve që protestuan kundër një takse të padrejtë.

Prokuroria politike provoi botërisht se funksionon me dy standarde: Le jashtë burgu Saimir Tahirin, i kapur nga Antimafia italiane si pjesë e trafikut të drogës, por nga ana tjetër fut në burg njerezit e zakonshëm që protesojnë kundër padrejtësive.

Drejtësia e Fatmirit është paprekshmëri për Saje qorrin, Agron Xhafajn, Olsi Ramën Lal Qazimin, Vangjish Dakon siç ishte dhe vazhdon të jetë për Visin e Kavajës, Turin e Krujës dhe Turin e Kurbinit, por jo pëer qytetaret që refuzojnë krimin e “jakave te bardha” apo “pluhurit te bardhë”.

Partia Demokratike nuk do të lejojë rikthimin e praktikave të Aranit Çelës dhe shkollës ruse, ku qytetarët rrëmbeheshin nga shtëpitë natën, nën terror e pastaj “harroheshin” me vite nëpër burgje e kampe, sipas urdhrit të PARTISË!

Kuksianët dhe çdo qytetar tjetër e ka fituar të drejtën për të ngritur krye ndaj PARTISË këtu e 28 vjet më parë dhe nuk ka Aranit apo Aranite që ta zhbëjë!

Kthim mbrapa në kohën e hetues Fatmirit, NUK DO TË KETË.

Read More
16 Pri
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i kërkoi qeverisë dhe Parlamentit gjerman të mbështesin hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

Në ditën e parë të vizitës në Berlin, Basha zhvilloi në Bundestag takime me ekspertët e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë nga zyra e Kalcelares Merkel dhe nga grupi i CDU/CSU në Parlamentin gjerman.

“Kemi kërkuar mbështetjen e grupit CDU/CSU për hapjen e negociatave si një akt që do të mbështesë Shqipërinë në një ëndërr që e ndajnë të gjithë shqiptarët, të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian, por edhe si një përpjekje të shtuar për të plotësuar kriteret e paplotësuara në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reformës në drejtësi, refomës në administratën publike, respektimin e të drejtave të nëpërkëmbura të njeriut, siç e tregoi rasti i fundit i Kukësit.”- tha Basha.

Kreu i opozitës u shpreh se të gjitha këto janë shqetësime të thella të parnerëve tanë dhe janë arsye të mëdha për të dyshuar ndaj Shqipërisë.

“Ndaj, në emër të opozitës, në emër të Partisë Demokratike, kemi kërkuar që ta shohin këtë si një proces, i cili mundëson vazhdimin e betejës për të çmontuar krimin e organizuar dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, për të çmontuar narkoshtetin si një problem jetik për Shqipërinë, për të luftuar korrupsionin, për të vendosur të gjithë qytetarët të barabartë para ligjit, për të vendosur në veçanti politikanët e korruptuar dhe me lidhje kriminale para drejtësisë, për të çliruar ekonominë nga monopolet dhe nga oligarkia, për të rikthyer konkurencën si një parakusht i zhvillimit ekonomik që krijon vende pune.”- u shpreh Basha.

Gjatë diskutimit në Bundestag, Basha theksoi se përmes hapjes së negociatave opozita ka më shumë mundësi në fuqizimin e betejës së saj për një Shqipëri të çliruar nga padrejtësia, të çliruar nga përqendrimi i pushtetit në një dorë të vetme dhe të çliruar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Gjatë qendrimit në Berlin, Kryetari i Partisë Demokratike do të takohet me Kryetarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Komisionit të Çështjeve Europiane të Bundestagut. Më pas ai është ftuar në një seancë të posaçme dëgjimore nga Komisioni i Politikës së Jashtme dhe ai Çështjeve Europiane të Bundestagut.

Read More
16 Pri
0

Xhafaj duhet të përgjigjet, nëse ka skeduar tek grupet kriminale Agron Xhafaj, Olsi Ramën, Qazim Sejdinin, bandat e lidhura me Vangjush Dakon

  • Provohet me pamje manipulimi i prokurorisë dhe policisë për arrestimin e paligjshëm të protestuesve kuksianë.  
  • Nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën derisa qytetari i fundit i Kukësit të lirohet. Ne do të jemi në krah të tyre.  
  • Xhafaj duhet të përgjigjet, nëse ka skeduar tek grupet kriminale Agron Xhafaj, Olsi Ramën, Qazim Sejdinin, bandat e lidhura me Vangjush Dakon. 

Deklarata e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka

Jam sot këtu, për të ritheksuar edhe një herë, denoncimin që Partia Demokratike ka bërë që natën e rrëmbimit të qytetarëve të Kukësit, nga policia dhe prokuroria politike e Edi Ramës.

Kemi bërë edhe në raste të tjera denoncim me prova dhe fakte, por sot kemi disa prova që tregojnë qartazi se kuksianët, qytetarët e Kukësit, janë rrëmbyer nga shtëpitë e tyre në kundërshtim me ligjin dhe me të drejtat  e njeriut, në mes të natës, në mënyrën më shtazore që mund të bëhet, ku asnjë shtet kriminal apo diktatorial nuk mund ta bëjë.

Nuk u mjaftuan me kaq.

Pas këtij akti, prokuroria e cila është në duart e Edi Ramës, guxoi të falsifikojë orën se kur qytetarët e Kukësit u rrëmbyen.

Në pamje shihet data dhe ora 02.54, kur forcat e Fatmir Xhafës si banditë të maskuar, janë sulur dhe kanë rrëmbyer në shtëpitë e tyre qytetarët e Kukësit.

Rrëmbyen ata qytetarë që protestuan për një të drejtë themelore të tyre, rrëmbyen ata qytetarë që protestuan për bukën e gojës dhe guxuan ta bëjnë këta, që sot dalin nëkrahë të kriminelëve dhe banditëve.

Nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën, derisa qytetari i fundit i Kukësit të lirohet.

E keni ndjekur të gjithë kur tha, se fajtori për atë që ndodhi, ishte Edi Rama. E pranoi me gojën e tij.

Por të marrë peng, të grabitur, ndodhen qytetarët e Kukësit, që përveçse janë të pafajshëm, janë rrëmbyer, në kundërshtim me ligjin dhe të drejtat e njeriut.

Në çdo vend tjetër demokratik do të mjaftonte shkelja e këtyre të drejtave që u bëhet, jo vetëm qytetarëve të Kukësit që janë krejtësisht të pafajshëm, por edhe në rastet kur janë fajtorë, arrestohen në këto forma, në vendet demokratike lirohen.

Të jetë i bindur Edi Rama, se ne si opozitë në çdo moment do të vazhdojmë të jemi në krahë të qytetarëve kuksianë.

Të atyre që protestuan në të drejtën e tyre dhe sidomos atyre që mbahen sot padrejtësisht në burg.

Derisa dhe i fundit prej tyre të lirohet, nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën.

Qëndrimet tona, jo vetëm në Parlament, do të jenë të lidhura me drejtësinë ndaj qytetarëve të Kukësit.

Sot Xhafa ka dalë me paturpësi të flasë për luftën kundër krimit.

Është gjë e mirë që, pas 5 vjetësh në pushtet, qeveria thotë se ka skeduar grupet kriminale dhe do t’i godasë, por ky është një film i parë 5 vjet më parë.

Atëherë u premtua se brenda 300 ditëve do të vendosej rendi dhe siguria, krimi do të shtypej, por ajo që ndodhi ishte kanabizimi i vendit dhe një Ministër i Brendshëm që ishte në krye të trafikut të drogës, dhe për fat të keq në vend që të ishte në burg, ai dhe jo kuksianët, bredh i lirë dhe po bëhet gati të na mbajë edhe fjalime në Parlament.

Sot, Fatmir Xhafaj duhet të japë përgjigje:

A e ka skeduar të vëllain Agron Xhafaj, të dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar kokaine dhe aktualisht është një nga kokat e trafikut të drogës në Vlorë?

A e ka skeduar grupin e kokainës të Arbër Çekaj, të drogës kolumbiane, ku bën pjesë edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit?

A e ka regjistruar grupin e Qazim Sejdinit dhe dhëndrit të tij në Elbasan, ku përfshihet edhe kompania e gruas së Sejdinit, që është nën hetim për trafik droge? Sot ishte në krahë të tij.

A i ka regjistruar grupet kriminale të Durrësit, të lighura me Vangjush Dakon?

Këto Fatmir Xhafaj duhet t’i bëjë publike dhe t’i kërkojë çdo qytetari që të ndihmojë, nëse vërtetë do që të luftojë krimin e organizuar në Shqipëri.

I bëj thirrje Edi Ramës, të lirojë qytetarët e pafajshëm të Kukësit dhe të arrestojë kriminelët duke filluar nga i vëllai që është i lidhur me trafikun e drogës, tek Sajmir Tahiri dhe të gjithë kriminelët e tjerë me rradhë.

Read More
14 Pri
0

Deklarata e nënkryetarit të PD, Edmond Spaho

Damian Gjiknuri, një nga ministrat më të korruptuar të Edi Ramës, gënjeu sot kur tha se, qeveria po konsultohet me banorët e Kukësit për një tarifë të reduktuar për ta.

Askush nga qeveria nuk ka takuar asnjë kuksian për faktin e thjeshtë se, qeveria e Edi Ramës nuk punon për interesin e kuksianëve dhe shqiptarëve të zakonshëm, por për interesin dhe xhepat e vet dhe oligarkëve duke grabitur Shqipërinë për t’u pasuruar vetë.

Asnjë nga qeveria e Ramës nuk i takon kuksianët e zakonshëm, sepse ata janë kundër pagesës së dyfishtë për të shkuar në shtëpinë e tyre. Ata paguajnë një herë taksën “Rama” tek karburanti me çmim të rritur, 240 lekë për litër dhe nuk kanë pse te paguajne edhe taksën korruptive të Rrugës së Kombit.

Partia Demokratike mbështet kërkesën e banorëve të Kukësit për të mos paguar asnjë qindarkë shtesë për qarkullimin e tyre në “Rrugën e Kombit”.

Çdo vendim tjetër tregon se Rama nuk e ka mësuar mësimin e 31 Marsit!

Read More
14 Pri
0

Basha: Vendosja e NIPT-it për fermerët, kurth për futjen e tyre në skemën e TVSH-së. 

Kryetari i Partisë Demokratike bashkëbisedoi sot me fermerë dhe banorë të njësisë Administrative, Shushicë të Elbasanit.

Fermerët u shprehen kundër vendosjes së TVSH pasi sipas tyre, kjo do t’i rrënojë përfundimisht ndërsa renditen një seri problemesh që kanë dhe që po i detyrojnë të braktisin tokën.

Fermeri 1: Fermeri tani është i detyruar ta braktisë tokën dhe kanë filluar të mos e mjellin, për arsye se shteti nuk i merr në konsideratë kërkesat, mundësitë dhe detyrimet që ka ndaj fermerëve.

Fermeri 2: E kanë shit naftën dhe i kanë ndarë lekët përgjysëm. Ka ardhë për të gjithë fermerët: kaq dynym tokë kaq litra naftë. Komuna, kryetari i komunës e ka shitur.  

Farmacist bujqësor: Me llogarinë që bëj unë, ky kërkon subvencionim 600 mijë lek të vjetra për ta ruajtur nga një semundje, që e dinë gjithë fshatarët që nuk kanë lek të vijnë tek unë për ta blerë. Është një sëmundje për pjeshkën. 

Fermer 3: Tani ujin na e kanë futur në sahat.

(Ndërhyn Basha dhe pyet: Çfarë uji kanë future në sahat?)

Fermer: Ujin e ujitjes ma kanë futur në sahat, duhet të paguash paret më tha.

Zoti Basha prezantoi planin e PD për bujqësinë, ndërsa u tha banorëve dhe fermerëve të Shushicës se vendosja e Nipt-it nga e ana e qeverisë ishte karremi për të vendosur TVSH për fermerët.

Basha: “Të gjithë fermerët që bëjën një xhiro prej 2 milionë lekë jeni subjekt i TVSH-së,  njësoj si bizneset e tjera të vogla edhe ju, prandaj iu është kërkuar që të futet NIPT, pas NIPT-it do t’ju merret TVSH-ja. Nuk do të ndodhë vetëm me biznesin e vogël, do të ndodhë me këdo që përmbush këto kushte, të bësh mbi 2 milionë lekë xhiro. Prandaj plani për të vënë NIPT-in që pastaj t’ju regjistrojnë dhe t’ju matrikullojnë edhe ju dhe t’ju tatojnë edhe ju, të marrin TVSH-në njësoj siç ia marrin biznesit të vogël”.

Kryetari i PD i garantoi fermerët, jo vetëm të Shushicës por të të gjithë Shqipërisë se PD do të jetë në krah të tyre përballë kësaj mase që ndëshkon fermërët dhe i shërben Edi Ramës me një grusht të vogël oligarkësh.

“Kush po e bën të gjithë këtë gurgule të madhe? Kush është përfituesi i këtij sistemi që vë taksa por nuk jep shërbime? Janë 10 vetë, është Edi Rama me një çetë të vogël kriminelësh dhe oligarkësh. Po mban peng jo vetëm Shushicën dhe Elbasanin, por gjithë shqiptarët. Është e papranueshme 3 milionë njerëz peng i 10 vetave. Duhet të ngriheni të merrni fatin tuaj në duart tuaja. Koha e fjalëve po merr fund, ka marrë fund është koha e veprimeve. Po nuk u çuat, po nuk e kundërshtuat vendosjen e TVSH-së edhe për fermerët me NIPT që kanë xhiron mbi 2 milionë lekë nesër siç e tha Rexhepi do të vijë t’ju marrin tokën. E keqja nuk di të ndalet po nuk e ndalëm të gjithë bashkë. Po të ngriheni të gjithë bashkë nuk ka forcë mbi tokë t’ju ndalojë. Nuk ka qeveri sado të korruptuar, sado kriminale, sado bandite, t’i bëjë ballë popullit, fermerëve, kur janë të gjithë të bashkuar”.

Read More
13 Pri
0

Edi Rama nuk e mban dot peng Shqipërinë, po të ngrihemi të gjithë bashkë!

Nga TVSH për biznesin e vogël përfitojnë oligarkët dhe vëllai i kryeministrit.
Filozofia e bandës qeverisëse është, merri shumicës për t’ia dhënë pakicës.
Edi Rama nuk e mban dot peng Shqipërinë, po të ngrihemi të gjithë bashkë!

***

Në Kavajë tregtarët e vegjël janë të vendosur të mos e pranojnë përfshirjen e tyre në tvsh, të bindur se kjo është një skemë falimentuese për ta. Kryetari Lulzim Basha, i cili u takua me ta në Kavajë, dëgjoi prej tregtarëve të vegjël të vërtetën e ekonomisë së rrënuar të shumicës ë shqiptarëve.

Tregtarët tregojnë në sinkron se bëjnë 160 mijë lekë të vjetra xhiro në muaj, se konsumi është ulur dhe se me futjen e tvsh do të falimentojnë.

Kreu i opozitës tha se 50 biznese që mbyllen çdo ditë, do të thotë se 50 familje mbeten pa punë çdo ditë, situatë që do të rëndohet edhe më shumë me futjen e tvsh-së, skemë e cila I shërben oligarkëve dhe konçesionit të vëllait të kryeministrit.

Ç’do të thotë? Do të ketë shkatërrim të biznesit, shkatërrim të ekonomisë, shkatërrim të vendeve të punës, ulje të konsumit, ulje të fuqisë blerëse. Të gjithë humbasin, madje edhe arka e shtetit do të humbasë. Të vetmit që do të fitojnë, janë një grusht oligarkësh që do t’i ju shkojë xhiroja që nuk do të vijë tek ju  por tek ata dhe qeveria dhe kryeministri që do ta japë me konçencion për vëllanë e vet.

Në takimin me biznesin e vogël, Lulzim Basha tha se kjo është koha që shqiptarët t’I japin fund qeverisë së padrejtësive, e cila punon kundër interesave të shumicës.

Filozofia e kësaj bande grabitqare është reduktuar në dy fjali: Merri shumicës dhe jepi pakicës. Edhe sot Edi Rama, me pesë kriminelë dhe pesë oligarkë, kërkon të mbajë peng gjithë Kavajen e gjithë Shqipërinë. Nuk e mban dot peng po të çohemi të gjithë bashkë. Dhe kjo është sot thirrja që kam sot ndaj jush: të ngrihet Kavaja, të ngrihet Shqipëria mos ta lemë peng të kësaj bande.

Read More
12 Pri
0

Me Edi Ramën, asgjë nuk do të jetë më normale

11 kuksianët e burgosur janë turpi dhe fundi i këtij parlamenti, që ka treguar që nuk ka problem as vrasësit, as përdhunuesit, as kriminelët, por nuk mund të tolerojë ata që ngrenë zërin për të drejta dhe dinjitet. Ndaj sot dua t’u shpreh mirënjohjen të gjithë atyre që këto ditë ngritën zërin dhe të gjithë atyre që protestuan kundër qeverisë dhe policisë shtypëse, në mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit njerëzor të kuksianëve. Ndaj ne nuk duhet të tolerojmë asnjë padrejtësi kudo që ajo ndodh, sepse ajo është kërcënim për drejtësinë kudo në Shqipëri. Ndaj nga kjo sallë dua t’u bëj thirrje të gjithëve që të ngremë zërin dhe të qëndrojmë kundër çdo padrejtësie. Kërkoj përjashtimin zyrtarisht të Edi Ramës për gjuhën fyese ndaj shqiptarëve!

Read More
12 Pri
0

Bushati provokon rëndë opozitën duke hedhur ujë.

ISN’T IT A SHAME?

His “excellency” Ditmir Bushati, Minister of Europe and Foreign Affair “communicating” with Opposition asking for ethics in Parliament.

Read More
12 Pri
0

11 kuksianët e burgosur janë turpi dhe fundi i parlamentit

Fjala e plotë e Kryetarit të PD, Lulzim Basha në Parlament. 

Sot është dita e 13-të që 11 kuksianë të pafajshëm mbahen në burg nga banda kriminale dhe e korruptuar e autokratit Rama. 11 njerëz të varfër, të shpërfillur, të dhunuar, të rrëmbyer nga shtëpitë e tyre nga policia dhe nga prokuroria politike Rama-Marku janë në burg. Ky kryeministër, i cili vrasësit dhe përdhunuesit i bëri deputetë, kryebashkiakë dhe politikanë të lartë, i do në pranga 11 kuksianët dhe gjithë kuksianët e ndershëm. Ky parlament që mbron me zell trafikantin ndërkombëtar të drogës Saimir Tahiri, i do në qeli 11 kuksianët e pafajshëm.

Ky kryeministër dhe ajo prokurore që lanë të arratiset Arben Çekën e 613 kg kokainë kolumbiane, i duan të shtypur kuksianët dhe të gjithë qytetarët që ngrejnë zërin.

Ky kryeministër dhe ky ministër i Brendshëm, vëllezërit e të cilëve janë trafikantë droge i duan në burg baballarët dhe vëllezërit në familjet e thjeshta shqiptare dhe kuksiane.

Njëmbëdhjetë kuksianët e  burgosur janë turpi dhe fundi i një këtij parlamenti që ka treguar se nuk ka problem as vrasësit, as përdhunuesit, as kriminelët por nuk mund të tolerojë ata që ngrejnë zërin për të drejtat dhe dinjitet.

Nga ky parlament dua t’iu drejtohem sot të gjithë shqiptarëve, dua t’i drejtohem sot të gjithë qytetarëve:  Mos i harroni kuksianët. Ata janë ende në burg, liria dhe dinjiteti i tyre janë ende të dhunuar, ndaj nuk duhet t’i harrojmë. Sepse harresa dhe indiferenca e njerëzve janë ato që i mundësojnë autokratëve të dhunojnë dhe plaçiksin popullin e tyre.

Indiferenca, heshtja, frika, hezitimi ynë janë fuqia më e madhe e plaçkitësve të inkriminuar si Edi Rama. Ndaj sot dua t’i shpreh mirënjohjen të gjithë atyre që këto ditë ngritën zërin dhe të gjithë atyre që protestuan kundër qeverisë dhe policisë shtypëse, në mbrojtje të drejtave dhe dinjitetit njerëzor të kuksianëve dhe gjithë shqiptarëve të ndershëm.

Aty, ne ishim dhe jemi të gjithë kuksianë, sepse jemi të gjithë shqiptarë, sepse jemi të gjithë njerëz.

Ata treguan se në këtë vend ka ende shpresë, treguan se në këtë vend ka ende kurajo. Por mbi të gjithë ata i qëndruan besnik një të vërtete të madhe, që aq mirë e ka përkufizuar Marthin Luther King Jr: Padrejtësia diku është një kërcënim për drejtësinë kudo.

Padrejtësia ndaj kuksianëve është kërcënim për drejtësinë në çdo cep të Shqipërisë. Siç ishte padrejtësia ndaj banorëve të Shkozës dhe Himarës që ju shembën shtëpitë, siç është padrejtësia ndaj familjeve të varfëra që u hoqën nga ndihma ekonomike, siç është ndaj historisë dhe kulturës sonë me planin korruptiv dhe kriminal për shembjen e teatrit kombëtar, siç është padrejtësia ndaj bizneseve të vogla me TVSH-në, siç janë mijëra padrejtësi që ju ndodhin çdo ditë qytetarëve shqiptarë në çdo cep të Shqipërisë.

Ndaj ne nuk duhet të tolerojmë asnjë padrejtësi kudo që ajo ndodh, sepse ajo është kërcënim për drejtësinë kudo në Shqipëri.

Ndaj kjo sallë dua t’u bëj thirrje të gjithëve që të ngremë zërin dhe të qëndrojmë kundër çdo padrejtësie me çdo kusht dhe me çdo çmim.

Nga kjo sallë i bëj thirrje çdo shqiptari të mos presë që të bëjnë dhjetëra, qindra, mijëra, miliona, por të tregojë se secili, me mënyrën e tij të reagimit të reagojë secili kundër padrejtësisë kudo ku e sheh.

Këto përpjekje do të përbëjnë një goditje fatale, shkatërrimtare, për këtë regjim grabitqaro-kriminal që kemi në krye të vendit.

Të gjithëve dua t’ju kujtoj fjalët e Robert Kenedit: “Sa herë që një njeri ngrihet për një ideal, apo kryhen një akt që përmirëson fatin e të tjerëve, apo godet kundër padrejtësisë ai përçon një valëz të vogël shprese, dhe të nisura nga miliona qendra energjie dhe guximi, këto valëza takojnë njëra-tjetrën dhe bëjnë bashkë një valë që mund të rrëzojë edhe muret më të fuqishme të shtypjes dhe të padrejtësisë”.

Prandaj le të bëhet gjithësecili nga ne gjenerator energjie dhe guximi, të gjithë bashkë të krijojmë atë valë të pathyeshme energjie, që do të shembë deri në tullën e fundit, murin e krimit, korrupsionit dhe autokracisë kriminale që sundon sot në Shqipëri.

Duke nisur me ditën e sotme, duke nisur këtu, nga kjo sallë, ku nuk mund të vazhdojë dhe nuk do të vazhdojë më për asnjë sekondë ky Parlament pa nxjerrë nga salla njeriun që përdori fjalorin më të ndyrë kundër popullit të tij.

(I drejtohet Ruçit) Ndale seancën menjëherë, përjashtoje zyrtarisht që të vazhdojë seanca normalisht!

Ky është kumti i një populli që nuk mund të pranojë kurrë një sundimtar.

Populli ta tregoi dhe do të ta tregojë prapë edhe ty edhe atij.

Nuk ka për të pasur procedim normal të kësaj seance pa larguar njeriun që ka fyer si askush tjetër shqiptarët. Ai do të largohet, ai do të mbajë përgjegjësi për këtë fyerje, për krimet dhe grabitjet që i ka bërë vendit.

 

 

Read More