Blog

19 Jan
0

Banditët në burg dhe jo në qeveri, sepse vendi nuk po qeveriset, por po sundohet nga një bandë.

Kryetari i Partisë Demokratike ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e 27 janarit për t’i dhënë vetes një shans që të zgjedhin të lirë një qeveri që punon për qytetarët dhe jep llogari para tyre. Basha tha se për shkak të aleancës së Edi Ramës me krimin, ai ka braktisur detyrimet ndaj shqiptarëve duke punuar vetëm për pasurimin dhe pushtetin e vet. Kreu i opozitës iu referua rastit flagrant kur një mësuese e sëmurë me kancer pohoi përballë Ramës atë që opozita ka  denoncuar prej kohësh ,mungesën e ilaçeve në spitalet publike.

“Nuk gjeti kurajon t’i thoshte se përse ka 400 milionë lek fond për makina luksi dhe s’ka lek për të blerë ilaçet e sëmurëve me kancer. Përse nuk paguhen 50 milionë Euro taksa, nga ARMO në një vit dhe nga ana tjetër u thotë 1200 kryefamiljarëve, 1200 naftëtarëve; “Dilni në asistencë sociale”. Është fare e thjeshtë. Nuk ndjen asnjë përgjegjësi për asnjë shqiptar. Kjo nuk është më qeveri. Kjo është një bandë.”-tha Basha.

Për të treguar se paratë nga taksat e shqiptarëve nuk investohen në shëndetësi, arsim apo për të hapur vende pune, por për të pasuruar Edi Ramën, kreu i opozitës iu referua parave që paguhen në një vit për konçesionet apo i falen klientëve të ARMO-s nga taksat e papaguara.

“140 milionë, 90 do t’ua japë 3 vetave, 50 ia ka dhënë Besos dhe do ta ndajë ai me Beson. Edi Rama, 3 oligarkë dhe Beso. 5 veta, 140 milionë Euro.”- tha Basha.

Lulzim Basha ftoi shqiptarët të marrin pjesë në protestën e 27 Janarit për t’i treguar pakicës qeverisëse se Aleanca e shumicës nuk pajtohet me krimin dhe se i do pushtetarët e korruptuar para drejtësisë së pakapur nga qeveria.

Ne shkojmë atje më nje objektiv të qartë. Banditët në burg dhe jo në qeveri, sepse vendi nuk po qeveriset, por po sundohet nga një bandë. Le t’i themi rinisë së Beratit në rradhë të parë dhe çdo qytetari e çdo qytetareje të Beratit, se largimi nuk është alternativë, se alternativa e vetme dhe hapësira e vetme është hapësira e lirisë për t’u shprehur dhe për t’u dëgjuar më 27 janar.”- u shpreh në Berat Kryetari i Partisë Demokratike.

Read More
18 Jan
0

Falimentimi i ARMO-s është skema e vjedhjes nga qeveria, e paralajmeruar nga Partia Demokratike

Deklaratë e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho

Më 2 Shtator 2016 Partia Demokratike bëri publik faktin se Edi Rama i dha mikut dhe klientit të tij, Besos së Tajvanit, kompaninë Armo. Në atë kohë, Partia Demokratike deklaroi se kompania e pretenduar nga qeveria si investitor i fuqishëm amerikan ishte një kompani guackë, që përdorej për të mbuluar aferën korruptive me ARMO-n të Edi Ramës, Damian Gjiknurit dhe Arben Ahmetajt.

Partia Demokratike paralajmëroi që në shtator 2016, se skema e përdorur nga qeveria për të vjedhur nëpermjet ARMO-s, do të përfundonte me falimentim, prej të cilit përfitojnë pronarët, Rama, Beso, Gjiknuri, Ahmetaj, por jo shqiptarët.

Gjithçka ne denoncuam po ndodh sot.

Arben Ahmetaj njoftoi falimentimin e kompanisë ARMO dhe nxjerrjen në rrugë të 1200 kryefamiljarëve, pa dhënë llogari pse ka lejuar që ARMO të mos paguajë taksa gjatë kohës së shfrytëzimit nga miku i Edi Ramës.

Gjatë vitit 2017 ARMO prodhoi 156 000 ton naftë me një xhiro prej 200 milion euro. Nafta u shit, por detyrimet në taksa prej 50 milion euro nuk u paguan në buxhetin e shtetit.

Përveç kesaj, qeveria e Edi Ramës i ka falur kësaj kompanie edhe 100 milion euro të tjera detyrime të prapambetura dhe të papaguara në buxhetin e shtetit.

Qeveria mashtroi dhe u dha kohë pronarëve fasadë të largojnë fitimet nga llogaritë, kur në dhjetor 2017 Gjiknuri dhe Ahmetaj garantuan vazhdimin e punës nga kompania dhe pagimin e detyrimeve të prapambetura përfshirë pagat e punonjësve.

Edhe një muaj më parë, Partia Demokratike paralajmëroi që nuk kishte asgjë të vërtetë në këtë pohim dhe se 1200 familje do të hidheshin në rrugë prej korrupsionit qeveritar të Ramës, Ahmetajt dhe Gjiknurit.

Si një qeveritar që nuk i jep llogari qytetarëve, për shkak të pushtetit të blerë, Ahmetaj u sugjeroi me cinizëm 1200 naftëtarëve të regjistrohen në zyrën e punës për të gjetur punë dhe për të marrë ndihmën ekonomike.

Ky është një rast i rëndë korrupsioni qeveritar ku peshkaqenët jo vetëm gllabëruan naftën e vendit dhe futen në xhepa fitimet nga shitja e saj por shpallin falimentin dhe hedhin në rrugë të madhe mijëra punonjës.

Ka vetëm një rrugë për 1200 punonjësit dhe familjarët e tyre të hedhur në rrugë. Ka vetëm një rrugë për të gjithë ata që poshtërohen nga qeveria dhe nuk gjejnë zgjidhje prej saj, të bashkohen me opozitën në 27 Janar në Tiranë në protestën kundër kësaj qeverie hajdutësh dhe kriminelësh, të cilët për pasurimin e tyre nuk njohin asnjë kufi.

Read More
18 Jan
0

Qazim Sejdini, modeli i Aleancës së Edi Ramës me krimin. Ka fundosur shtetin ligjor, favorizon bandat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në Elbasan se pasoja më tronditëse e aleancës së Edi Ramës me Krimin është emigrimi i më shumë së 100 mijë të rinjve gjatë qeverisjes së tij. Basha u shpreh se duke patur prioritet pasurimin e krimit dhe disa klientëve, që i përdor për të mbajtur pushtetin, Edi Rama ka vrarë shpresën e rinisë për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.

“Në vetëm 4 vite janë dyfish prindër që kanë parë gëzimin e jetës së tyre t’u largohet, jo nga qejfi, jo dëshira, jo sepse kështu zgjedhin, por sepse këtu nuk kanë asnjë mundësi. Papunësia është ulur këmbëkryq. 50 biznese në ditë mbyllen, u mbyllën vitin e kaluar dhe vazhdon kjo mbyllje. Por po kështu në shërbimet shëndetësore të cilat janë në kolaps total, në arsim e kudo tjetër.”-tha Basha

Kreu i opozitës iu referua kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini si modeli i Aleancës së Edi Ramës me krimin, i cili ka fundosur shtetin ligjor në favor të bandave që sulmojnë policinë, siç ishte rasti i pak kohëve më parë në Elbasan.

“Ato pamje shokuese tregojnë në fakt se ku është shteti i Edi Ramës. Shteti i Edi Ramës nuk janë policët brenda këtyre makinave apo jashtë atyre makinave. Shteti i Edi Ramës janë banditët, është Suel Çela, është Sanxhaktari dhe banditët e tjerë që kanë marrë peng qytetin e Elbasanit përmes kryepadrinos, Qazim Sejdinit.”-u shpreh kreu i opozitës.

Lulzim Basha tha se aksioni opozitar që nis më 27 janar me protestën nuk bëhet për interes të ngushtë politik, por për t’i dhënë vendit një qeveri të dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, që punon dhe jep llogari para qytetarëve.

 “Ajo që kërkojmë me 27 janar, nuk është për veten tonë, jo, nuk është për të bërë Lulzim Bashën kryeministër. Unë nuk dua të jem një kryeministër i ardhur nga protestë. Unë dua të jem një kryeministër i ardhur nga vota e qytetarëve shqiptarë, bazuar në programin tonë, në zgjidhjet tonë, në vizionin tonë, në vlerat tona”-tha Basha.

I bindur se në 27 janar shqiptarët do të flasin me praninë e tyre kundër Aleancës me krimin, Basha tha se mesazhi i qytetarëve për Edi Ramën do të jetë i qartë.

“Ora e aleancës tënde me krimin ka marrë fund! Ora e pushtetit tënd të paligjshëm ka marrë fund!  Mësoje nga Elbasani, me 27 janar do ta mësosh nga Tirana.”– u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.

Read More
18 Jan
0

Komunikimi i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me gazetarët

  • Ligji që detyron Prokurorinë të çojë prova në Parlament për të arrestuar një ministër apo deputet zhbën reformën në drejtësi.
  • Ligji i ri i Edi Ramës kthen Kuvendin në Gjykatë dhe Edi Ramën në gjyqtar me modelin që mbrojti Tahirin nga drejtësia.
  • Me këtë ligj kush priste arrestimin dhe vënien para drejtësisë të “peshqve të mëdhenj”, tani duhet të kënaqet me cironka.
  • Me Edi Ramën gjyqtar SPAK-u dhe Byroja e Hetimit kthehen në një organizatë joqeveritare.

Komunikimi i plotë me gazetarët i Kryetarit Basha: 

Pyetje: Partia Socialiste ka dorëzuar në Kuvend disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit ku bie në sy rasti kur, Prokuroria kërkon autorizim për arrestimin apo këqyrjen e banesës së deputetëve kur është shkruar, është specifikuar që duhet të kërkohet provë nga Kuvendi tek Prokuroria lidhur me rastet e kërkesave për autorizim. Si e shihni këtë ndryshime në rregullore dhe çfarë qëndrimi do të mbajë Partia Demokratike?

Basha: Edi Rama ka propozuar një ligj të posaçëm. Ky është një ligj i posaçëm i prezantuar gjoja si ndryshim i rregullores. Pra, Edi Rama ka propozuar një ligj të posaçëm për të mbrojtur “peshqit e mëdhenj”. Të gjithë ata që prisnin arrestimin dhe vënien para drejtësisë të “peshqve të mëdhenj”, tani duhet të kënaqen me cironka.

Ligji propozon që gjykata të jetë Kuvendi, që prokuroria t’i paraqesë provat në Kuvend dhe gjyqtari të jetë Edi Rama. Kjo praktikisht do ta kthejë SPAK-un dhe Byronë e Hetimit në një organizatë joqeveritare. Sepse i gjithë pushteti për të vendosur nëse politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin do të paraqiten para drejtësisë apo jo, do të jetë i maxhorancës, do të jetë i Edi Ramës.

Me këtë akt Edi Rama po kthen në ligj modelin me të cilin mbrojti Saimir Tahirin. Të gjithë shqiptarët që presin rezultate nga Reforma në Drejtësi, e panë sesi Edi Rama shndërroi Kuvendin në Gjykatë dhe nuk lejoi që Saimir Tahiri të përgjigjej para gjykatës për akuzat e bëra nga Prokuroria për lidhjet e tij me bandat dhe krimin e organizuar. Këtë model tani Edi Rama po e shndërron në ligj dhe me këtë model ai po zhbën shtyllën kryesore të Reformës në Drejtësi, që është mundësia që, prokurorët dhe gjyqtarët vendosin para përgjegjësisë këdo, duke përfshirë edhe politikanët e inkriminuar dhe të lidhur me bandat, apo të korruptuar.

Me të gjitha këto akte që ka ndërmarrë deri më sot, dhe me aktin që propozon, nuk po bën gjë tjetër, veçse po zhbën Reformën në Drejtësi.

Po merr masa që asnjë ministër i korruptuar, asnjë ministër, bashkëpunëtor i krimit të organizuar, asnjë deputet i korruptuar apo i zhytur në krim, të mos dalë para drejtësisë, por të mbrohet përmes akteve politike të mazhorancës.

Kuvendi të kthehet në Gjykatë, Edi Rama të kthehet në gjyqtar.

Pa pikë dyshimi Partia Demokratike do ta kundërshtojë fuqishëm këtë akt i cili ka një dhe vetëm një synim, zhbërjen e Reformës në Drejtësi dhe që asnjë “peshk i madh” të mos dalë para gjykatave, por shqiptarët e ndershëm të cilët presin rezultatet e Reformës në Drejtësi, të kënaqen vetëm me cironka.

Pyetje: Çfarë do të bëni, a mund të arrihet konsensus?

Basha: Nuk ka për të patur konsensusin tonë, as për këtë, as për hapa të tjerë të cilët synojnë të mbulojnë gjurmët e krimit kushtetues. Që nga 18 dhjetori, Edi Rama dhe mazhoranca e tij, është në panik të thellë dhe këto janë hapa të një njeriu dhe një grupi njerëzish, në panik të thellë të cilët po bëjnë gjithçka për t’u mbrojtur politikisht nga Reforma në Drejtësi. Në do ta kundërshtojmë fuqishëm dhe do t’i themi shqiptarëve këtë që po themi sot. Vota kundër është ajo që opozita ka në dorë. Tjetrën e kanë në dorë qytetarët të cilëve u bëj thirrje edhe për këtë arsye, të bashkohen në protestën e 27 janarit.

Read More
17 Jan
0

Rasti flagrant i Bashkisë së Tiranës, përjashton pronarët e tokës për interesa klienteliste

Deputetja e Tiranës, Orjola Pampuri dhe kreu i këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak, Kreshnik Çollaku denoncuan kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, i cili u mohon pronarëve të tokës tek Pallati i Kulturës të drejtën e fituar që në 95-ën për të shitur libra në pronën e tyre. Bashkë me 2 pronarët e dëbuar nga prona dhe me kreun e këshilltarëve demokratë, deputetja Pampuri vuri në dukje se në të njëjtën zonë Erion Veliaj ka parashikuar shitje librash jo nga pronarët, por nga klientët e vet.

“Sot përballemi me një padrejtësi, me atë të cilën shteti ndryshe bën shou dhe ndryshe vepron me padrejtësinë kundrejt pronarëve të ligjshëm. Në krah kam dy pronarë, z/ Gëzim Kerni dhe zonja Suzana Bardhoshi, të cilët, të dy bashkë, kanë një pronë e cila daton që në vitin 1940 dhe në vitin 1995 kanë marrë të drejtën nga Bashkia për të ushtruar biznesin e tyre, në një kioskë, për të shitur libra dhe gazeta. Ata punojnë së bashku dhe janë të vetëpunësuar brenda ligjit. Prej dy ditësh, enden rrugëve për të gjetur të drejtën si pronarë të ligjshëm. Kanë një tokë që është e tyre, sikurse edhe një pjesë e Pallatit të Kulturës e cila i është marrë dhe shteti e shfrytëzon duke e dhënë me qera personave të tjerë dhe këta zotërinj nuk marrin asgjë, as qera. Përveç kësaj, sot gjenden të brakstisur, të larguar dhe të palajëmruar për të zhvendosur kioskën e tyre të cilën e përdornin për të jetuar. Zonja është invalide dhe sot përballet në vishtirësi financiare, sepse merr një pension prej 6300 lekësh të reja. Zotëria është i papunë, mamanë e zonjës e cila jeton edhe ajo me një pension shumë të vogël, dhe ka një kredi shumë të madhe të cilën e kanë marrë për të blerë libra të cilat i tregtonin në kioskën në të cilën hiqet pa një lajmërim paraprak dhe këta persona janë pronarë edhe të tokës prej 172m2 në të cilën është parashikuar të bëhet një book Garden siç e quan Kryetari i Bashkisë, por në atë zonë do të vendosen të gjithë klientët, miqtë e Kryetarit të Bashkisë, por një kioskë për të cilën këta dy zotërinj kanë bërë kërkesë për të patur vendin për të shitur përsëri libra që i kanë shitur për 23 vjet me rradhë, nuk kanë mundësi ta kenë aty. Kjo është një padrejtësi që i bëhet shqiptarëve, pronarëve. Partia Demokratike, unë si deputete e Tiranës do të jem në krah të tyre dhe nuk do të lejoj që disa persona të mos kenë vendin e tyre. Ata jo vetëm që duhet të kenë një vend për të shitur librat e tyre, madje duhet të marrin qera duke qenë se janë pronarë të kësaj toke nga të gjitha kioskat që do të vendosen aty.”-deklaroi deputetja Pampuri.

Kreu i këshilltarëve të PD, Kreshnik Çollaku tha se këtë çështje do e ngrejë në Këshillin Bashkiak ndërs akuzoi kreun e Bashkisë së Tiranës se po dhunon të drejtat e qytetarëve.

“Siç e shihni është një rast flagrant i dhunimit të të drejtës të dy qytetarëve të Tiranës. Kanë bërë kërkesa qoftë bashkisë e qoftë qeverisë dhe nuk kanë përgjigje. Një qytet ndërtohet kur në të ndërtohen rrugë, kur mbillen edhe pemë dhe bëhen edhe godina, por nuk ka një qytet kur dhunohen qytetarët  dhe ne sot jemi në rastin flagrant e dhunimti të dy qytetarëve. Kryetarit i Bashkisë mund të bëjë shou-n e radhës të çdo lloj forme, mund të ndezë drita, mund të mbjellë pisha apo plepa, por smund të qeverisë qytetin kur qytetarët e tij dhunohen dhe keqadministrohen. Jemi këtu për tu solidarizuar me këta njerëz dhe me çdo njeri që e ka këtë problem në Tiranë dhe për të bërë një apel për aq sa na dëgjojnë dhe në rast se u ka mbetur një grim vullneti, të kuptojnë këtë gjë; qyteti duhet administruar dhe në radhë të parë të administrohen nevojat e qytetarëve. Nuk mund të zhvillohet asgjë duke dhunuar të drejtat e qytetarëve të këtij qyteti që në fund të fundit edhe e kanë votuar zotërinë dhe ua ka marrë  votën me premtime të bukura. Qyteti janë qytetarët dhe pastaj vijnë të tjerat. Ky është mesazhi që do ta ngrejmë edhe në ballafaqim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës”, tha Çollaku.

Një nga pronarët e tokës dhe kioskës që përdor në krah të Pallatit të Kulturës tha se Bashkia nuk i ka bërë njoftim formal për prishjen e dyqanit të tij. Ai tha se në tokën e tij do ndërtohen kioska të tjera, ndërsa atij vetë nuk do i lejojnë të përdorë kioskën që e mban hapur prej 23 vjetësh e ushqen familje.

“Ne kemi 23 vjet që disponojmë këtë dyqan. Jemi në tokën tonë. Po u tregoj një rast analog. Në vitin 1941 dhe 1942, kur ishim të pushtuar nga Italia fashiste, donin të bënin një kinema këtu dhe erdhën dhe morën lejen e pronarëve duke na ofruar ne 10 mijë franga ari. Këtu janë dokumentat dhe janë edhe në Arkivë. Në vitet 60 më pas u prish pazari dhe u ndërtua Pallati i Kujturës, por rasti jonë është që ne kemi 23 vite që punojmë këtu me të gjitha rregullat e shtetit, duke e punuar me gruan time invalide. Tani këtu para nesh në pronën tonë do bëhet një projekt me kiosta për shtypin dhe librin, por jo për ne. Bashkia duhet të kujdeset edhe për ne ndryshe do ikim për azil si gjithë populli shqiptar. Jemi në hall të madh. i kemi ëbrë kërkesë bashkisë dhe përgjigje nuk kemi marrë. Kam marrë edhe 10 milionë lekë kredi për të blerë libra dhe në magazinë kam 20 milionë lekë libra dhe tani nuk di ku ti çoj. i kam kërkuar edhe bankës lehtësi dhe ndihmë njerëzve të mi se këtu nuk flitet më për asgjë. Kjoskën ma kanë dëmtuar dhe ajo zonja e Bashkisë ka ardhur këtu dhe ka lajmëruar verbalisht por sna ka dhënë njoftim zyrtar që ne të marrim masat e të marrim avokat e çdo gjë tjetër. Ne nuk jemi në kundërshtim që bashkia të bëjë diçka të bukur për qytetin por smund të jenë në kundërshtim me ne qytetarët. i kemi dhënë votën dhe presim që të na ndihmojë dhe jo të na çojë në rrugë të madhe”, u shpreh një prej pronarëve të tokës.

Read More
17 Jan
0

Procesi për zgjedhjen e KLP është i korruptuar politikisht

  • Procesi për zgjedhjen e KLP është i korruptuar politikisht.

 

  • PS ka kapur anëtarët joprokurorë të KLP.

 

  • PS, nëpërmjet Kryeprokurores antikushtetuese, po bën presion per kapjen e anëtarëve prokurorë.

 

 

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, deputeti Oerd Bylykbashi shpjegoi skemën se si Partia Socialiste po bëhet gati të vendosë nën kontroll politik institucionin më të rëndësishëm të drejtësisë, Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Nga ky institucion do të dalë kandidatura për Prokurorin e Përgjithshëm dhe do të zgjidhet Prokuroria e Posaçme, SPAK, që ka për detyrë hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta.

Zoti Bylykbashi shpjegoi se Partia Socialiste e ka shtrirë kapjen politike të KLP-së me 11 anëtarë në dy drejtime, duke  kontrolluar 5 anëtarët joprokurorë që zgjedh Parlamenti dhe duke kontrolluar proçesin e zgjedhjes së 6 prokurorëve nëpërmjet presionit të Kryeprokurores së përkohshme antikushtetuese.

Ish bashkëkryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi tha se proçesi është korruptuar politikisht, që kur në ligj u vendosën filtra antikushtetues, që penguan konkurimin e lirë të juristëve avokatë, pedagogë dhe shoqërisë civile për 5 anëtarët joprokurorë.

Oerd Bylykbashi kujtoi se Gjykata Kushtetuese në shumicë 4 me 3, e cilësoi antikushtues filtrin e vendosur nga maxhoranca në ligj, por numri 5 për ta rrëzuar zyrtarisht nuk u arrit, sepse Partia Socialiste bllokoi plotësimin e dy vendeve vakantë në Gjykatën Kushtetuese, duke mos e mbledhur asnjëherë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, që bën renditjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.

Deputeti Bylykbashi theksoi se veprimet e Partisë Socialiste për kapjen politike të Këshillit të Lartë të Drejtësisë kulmuan me emërimin kundër përcaktimeve të Kushtetutës të kryeprokurores së Përkohshme, nëpërmjet të cilës synojnë të kontrollojnë shumicën e 6 anëtarëve të tjerë prokurorë.

Oerd Bylykbashi shpjegoi se lëvizjet joligjore që kryeprokuroja e përkohshme antikushtetuese po bën në prokurori, janë sinjali më i qartë i presionit ndaj prokurorëve. Bylykbashi tha se“në një sistem “de facto” të centralizuar, prokurorët nën presionin e lëvizjes nga vendi i punës do të votojnë sipas udhrave të një kryeprokuroreje politike, pa mandat, sepse është emëruar pa vetting dhe jo me 3/5-at.

Deputeti Bylykbashi tha se me shumicën e KLP nën kontroll politik, qeveria nuk do të jetë e interesuar për konsensus në Parlament, por do të përcaktojë vetë se kush do të jetë Prokuror i Përgjithshëm dhe prej kujt do të përbehet Prokuroria e Posaçme Kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Oerd Bylykbashi tha se kapja politike e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Edi Rama shpreh frikën e tij se një drejtësi e pakontrolluar prej tij do të përplaste pas hekurave të burgut anëtarët e qeverisë dhe kriminelët që kanë pas.

Read More
17 Jan
0

Basha: Partia Demokratike po bën gjithçka për të realizuar ëndrrën e hershme të Shqipërisë Europiane

Në 550 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, priti një delegacion të arbëreshëve të  Chieutit, provincë e Puglias, me të cilët ndau bindjen se Skënderbeu simbolizon identitetin europian të Shqiptarëve.

Zoti Basha tha se Partia Demokratike po bën gjithçka për të realizuar endrrën e hershme të Shqipërisë Europiane.

Kryetari Basha garantoi delegacionin se Partia Demokratike do t’i gjendet pranë motrave dhe vëllezërve arbëreshë, sot në opozitë dhe nesër me përgjegjësitë e qeverisjes, për të mbajtur gjallë vlerat e këtij komuniteti, ruajtjen e gjuhës dhe zakoneve.

Kryetari i Komunës së Chieuti-t, Diego Iacono, theksoi se komuniteti arbëreshë vijon të ruajë dhe të mbrojë këtë pasuri, si origjinë e identitetit dhe kulturës shqiptare.  

Deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Në këtë ditë të shënuar të historisë sonë kombëtare kam nderin dhe kënaqësinë e jashtëzakonshme, emocionet e papërshkrueshme që sot të mirëprisja në selinë e Partisë Demokratike një delegacion të arbëreshëve të Chieutit, të kryesuar nga kryetari i Komunës së Chieutit, Diego Iacono, dhe po kështu një numër profesorësh, personalitetesh të shquara të Komunitetit Arbëresh të kësaj Komune që ndodhet në Provincën e Pulias. Me këtë rast dua t’i uroj të gjithë arbëreshëve në Itali, urimin e çdo bashkëkombasi në këtë vit të shënuar, përvjetor të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, që të kujtojmë dhe të nderojmë vlerat e përbashkëta shqiptare, që janë vlerat europiane, të lirisë, të demokracisë, të dinjitetit individual  dhe  së bashku të punojmë që ëndrrën e Gjergj Kastriotit, ëndrrën e rilindësve kombëtarë, që është edhe testamenti politik i Partisë Demokratike, Shqipërinë europiane, Shqipërinë e vlerave europiane, ta bëjmë realitet një orë e më parë. Në emër të Partisë Demokratike i garantova vëllezërit dhe motrat arbëreshe për vëmendjen dhe punën tonë si opozitë sot, dhe nesër me përgjegjësinë e qeverisjes për t’iu gjendur sa më pranë komuniteit arbëresh, ndihmën për të mbajtur gjallë dhe për të cuar përpara vlerat e këtij komuniteti, ruajtjen e gjuhës dhe zakoneve, të cilat përbëjnë një krenari për ta dhe përbëjnë  një krenari dhe një provë të jashtëzakonshme të vlerave të historisë sonë kombëtare për çdo shqiptari e çdo shqiptare. Së shpejti do t’i vizitoj, pasi mora dhe ftesën e tyre dhe shpresoj që ky vit jubilar të jetë një vit që të na afrojë edhe më shumë me njëri – tjetrin, na afron dhe më shumë me vlerat tona të përbashkëta, me vlerat europiane, që janë vlerat e Shqipërisë dhe vlerat e shqiptarëve.

Deklaratë e Kryetarit të Komunës së Chieutit​, Diego Iacono

Ne ndihemi të nderuar dhe të kënaqur që jemi sot këtu duke përfaqësuar komunitetin arbëresh në Itali. Komuniteti arbëresh përfaqëson  simbolikën e një pjese të Shqipërisë në një territor tjetër. Ne mbajmë të gjalla, traditën dhe kulturën shqiptare dhe i mbrojmë  ashtu si i kanë patur paraardhësit tanë në territorin italian. Këtë trashëgimi e përcjellim me dinjitet si një bagazh të vlerave dhe pasurive kulturore. Dhe ne e ruajmë, e mbrojmë  këtë pasuri, si origjinë e identitetit dhe kulturës shqiptare. Ky është një angazhim që ne e kryejmë çdo ditë për të mos humbur origjinën dhe origjinalitetin tonë në territorin italian.

 

Read More
17 Jan
0

Edi Rama dhe lidhjet e tij me krimin janë pengesa kryesore për Shqipërinë europiane.

Rruga për t’i thënë ndal të keqes fillon më 27 janar, por nuk ndalon derisa ta mposhtim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e 27 janarit për të bërë të mundur heqjen e pengesës së fundit për integrimin europian të vendit, Edi Ramës.

Në një takim me aktivin e degës 7 të Tiranës, kreu i opozitës përmendi kushtin kryesor për hapjen e negociatave, që Edi Rama nuk po e përmbush.

“Prej Edi Ramës nuk po luftohet krimi. Prej Edi Ramës nuk po vihen dot para drejtësisë edhe ata që janë kapur me presh në duar, si Sajmir Tahiri. Prej Edi Ramës nuk kapet “Eskobari i Ballkanit”, i cili bredh i lirë nga Tirana në Sarandë dhe nderohet në vend që të arrestohet nga policia dhe oficerët e korruptuar të policisë, që sot e kësaj dite ndodhen në kupolën e saj. Edi Rama është pengesa kryesore për Shqipërinë europiane. Për ambicien e tij, për pushtetin e tij, për frikën e tij, për lidhjet e tij me krimin, e ka bërë kurban Shqipërinë europiane.”– tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike vuri në dukje se nën drejtimin e Edi Ramës, policia është shndërruar në një organizatë kriminalë, e cila në vend të luftojë për sigurinë e qytetarëve, është bërë pjesë e klaneve mafioze të krimit të organizuar.  Kreu i opozitës theksoi se në rokadën mes Tahirit dhe Xhafajt, ka ndryshuar vetëm lloji i drogës që trafikohet nën mbrojtjen e qeverisë.

“Europa ia ka bërë të qartë, se pa luftuar drogën, nuk ka dhe nuk mund të ketë Shqipëri në Europë. Ndërsa Edi Rama me Fatmir Xhafën, tallen dhe zëvendësojnë klanin e Habilajve me klanin e Agron Xhafajt. Me Edi Ramën, policia dhe krerët e policisë janë kthyer në trafikantë dhe shitës kokaine.”-theksoi kreu i opozitës.

Lulzim Basha ftoi shqiptarët të marrin pjesë në protestën e 27 Janarit për t’i treguar pakicës qeverisëse se Aleanca e shumicës nuk pajtohet me krimin dhe se do pushtetarët e korruptuar para drejtësisë së pakapur nga qeveria.

“Bashkohemi aty sepse aty zëri i gjithësecilit kumbon dhjetëfish më shumë. Martin Luther King thotë: Mund të mos jesh përgjegjës për gjendjen për të cilën ndodhesh, por bëhesh bashkëpërgjegjës nëqofëse nuk reagon, ndaj ne do të çohemi, do të reagojmë me zë të lartë, do të bashkohemi, do të marshojmë për vlerat tona europiane.” – tha Basha, ku shtoi se 27 Janari është vetëm fillimi i betejës së Aleancës së Shumicës kundër Alenacës së Krimit.

“Rruga për t’i thënë JO, aleancës në pushtet, rruga për t’i thënë ndal të keqes fillon më 27 janar, por nuk ndalon derisa ta mposhtim.”- u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike.

Read More
17 Jan
0

Vendimi i qeverisë për të mos dëmshpërblyer trashëgimtarët e ish-të përndjekurve politikë, nuk ndryshon nga persekutimi i Enver Hoxhës

Vendimi i qeverisë për të mos dëmshpërblyer trashëgimtarët e ish-të përndjekurve politikë, nuk ndryshon nga persekutimi i Enver Hoxhës

Deklaratë e nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku

Plani i Edi Ramës për të mos dëmshpërblyer familjet e ish-të përndjekurve politikë është persekutimi dhe poshtërimi i dytë për ish-të përndjekurit.

Me vendimin që paralajmëroi Ministri i Financave bëhet e qartë se qeveria e Edi Ramës u tall dhe mashtroi ish-të përndjekurit, të cilëve u premtoi dëmshpërblim të plotë. Por kjo nuk ishte e papritur.

Në këto 4 vjet qeveria e Edi Ramës:

Uli me e 3.2 mld lekë fondin për kompensimin.

Ndryshoi skemën e kompensimit duke shpikur pengesa për të vonuar dëmshpërblimin.

Hoqi bursat që u jepej familjeve të pasardhësve.

Largoi nga puna familjarët e të persekutuarve vetëm për shkak të prejardhjes së tyre, duke zbatuar luftën e klasave njësoj si paraardhësit e rregjimit komunist.

Të mos dëmshpërblesh trashëgimtarët e ish-të përndjekurve politikë, të cilët kanë vuajtur, janë dënuar, kanë humbur të drejtat e studimit, janë dëbuar, poshtëruar dhe torturuar njësoj si prindërit dhe të afërmit e tyre të burgosur politikë do të thotë se nuk ndryshon nga Enver Hoxha.

Partia Demokratike nuk mundi të shlyejë detyrimin e plotë financiar ndaj të gjithë të përndjekurve, sepse ne vendosëm dëmshpërblimin më të madh të mundshëm për ta. Por nga viti 2009 deri në vitin 2013, me 9.3 milliard lekë u dëmshpërblyen 62 mijë e 269 ish të persekutuar dhe familiarë të tyre. Pas vitit 2013 qeveria ka dëmshpërblyer financiarisht 43 mijë të përndjekur më pak.

Sot, ajo ka ngrirë fondin e dëmshpërblimit duke planifikuar përjashtimin e 13 mijë familjeve, të cilëve ligji u jep të drejtën e dëmshpërblimit.

Qeveria nuk po e bën këtë jo se nuk ka para, por se nuk ka vullnet.

Qeveria ka para, sepse këtë vit ka paguar 74 milionë euro për 3 djegësit e plehrave, pas të cilëve qëndrojnë Edi rama dhe Arben Ahmetaj.

Qeveria ka para, sepse këtë vit do të paguajë 2.5 milionë euro për palmat e autostradës.

Qeveria ka para, sepse vetëm për konçesionin e dështuar të check up-it në shndetësi do të paguajë këtë vit 5 milionë euro.

Këta kanë para, por këta i përbuzin ish të përndjekurit e rregjimit të sunduar nga etërit biologjikë dhe ideologjikë. Njësoj vepruan edhe me ligjin e ri të kthimit te pronave.

Është po e njëjta bandë që dikur i dënonte, ndërsa sot paratë dhe detyrimin që ne si shoqëri dhe si shtet kemi ndaj tyre, ua mohon. E njëjta bandë që dikur nderonte Traktatin e Varshavës ndërsa sot maskohet si europiane.

Ishin po këta që rrëzuan amendamentin e Partisë Demokratike në dhjetor, kur kërkuam rritjen e fondit për të përndjekurit politikë.

Gjej rastin, të ftoj çdo të përndjekur politik për t’iu bashkuar opozitës në protestën e 27 Janarit.

Sot, njësoj, si dikur, demokracia dhe liria jonë janë në rrezik!

Ata që sot po ju heqin dëmshpërblimin e merituar, janë ata që ju dënuan dhe ju internuan! Është narko enverizmi!

Askush prej nesh nuk duhet të harrojë!

Read More
17 Jan
0

Për protestën e opozitës dhe jo vetëm.

Me gazetarin Çim Peka në Syri.net për protestën e opozitës dhe jo vetëm.

Read More