Blog

16 Shk
0

Parlamenti duhet të shkarkojë për përfshirje në politikë anëtarin e KLGJ-së, Erjon Muharremaj. Të njejtin fat duhet të ketë edhe Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha.

  • Parlamenti duhet të shkarkojë për përfshirje në politikë anëtarin e KLGJ-së, Erjon Muharremaj. Të njejtin fat duhet të ketë edhe Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha.

Deklarata e plotë e nënkryetarit të grupit parlamentar Gent Strazimiri:

Edi Rama po kontrollon gjithçka në vend: krimin e organizuar me të cilin qeveris, sistemin bankar, nëpërmjet te cilit pastron paratë e pista të korrupsionit, sistemin e drejtësisë, i cili i siguron paprekshmëri

Dhe së fundmi, po shndërron universitetet në shkolla partie.

Mediat publikuan të enjten prova sesi Dekani Artan Hoxha, një ish hetues i diktatures, e ka shndërruar Fakultetin e Drejtësisë në zyrë reklamash e rekrutimi për Fondacionin POLITIK të Partisë Socialiste, “Qemal Stafa”, që, deri dje drejtohej nga Ministri I Brendshëm, Saimir Tahiri, nën hetim për tarfik ndërkombëtar droge.

Në ëebsite-in e Fakultetit të Drejtësisë, për të cilin është përgjegjës Dekani i Fakultetit, është publikuar një thirrje për pedagogët dhe studentët që të shkruajnë në revistën POLITIKE të Fondacionit POLITIK “Qemal Stafa”, të partisë POLITIKE “Partia Socialiste”.

Kjo organizatë e Partisë Socialiste në Fakultetin e Drejtësisë, ështe gjithashtu zyrtarisht, edhe bërthama e “ekspertizës” për të gjitha paudhësitë që “Partia” ka draftuar e miratuar për të bërë të mundur rikthimin edhe “de jure” të “drejtësisë socialiste”.

Zëvendës dekani Erjon Muharremaj, i cili ka shpërndarë me email këtë ofertë të ‘partisë”, është edhe nje individët që supozohet të përzgjedhë “punonjësit e drejtësisë së re”, asaj “të paanshmes”, “të drejtës”, “të papërlyerës” me politikë.

Muharremaj, është i fundmi i një liste të përzgjedhur mes individësh që nuk plotësojnë kriteret bazë të vendosura nga ONM, në të cilën është klasifikuar i nivelit mesatar, pra “mediokër”.

Partia Demokratike do t’i kërkojë Parlamentit edhe zyrtarisht shkarkimin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor Erjon Muharremaj për përfshirje në aktivitet POLITIK për llogari të partisë së Edi Ramës, ashtu sikurse bën thirrje për shkarkimin edhe të shefit të tij, Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha.

Deri tani, nga rezultatet e “selektimit të rëndomtë”, rezulton se “drejtësinë e re” do ta ndërtojnë: 2 spiunë, 2 persekutore, 2 te skualifikuar nga ONM, 2 persona thellësisht politike me aktivitet e letra zyrtare!

Për rastin “Muharremaj”, megjithëse i klasifikuar i nivelit mediokër nuk kishte prova qe eshte i zyrtarisht “i Partisë”!

Qenka jo vetem i Partise, por “shkencërisht” i Partisë.

“Selektimi i rëndomtë” i bërë nga “Partia”, ka krijuar të gjitha kushtet edhe “de jure”, për një drejtësi të “rëndomtë”. Aq të rëndomtë, sa të ketë të gjithë potencialin për të shkaktuar sërish jo më pak se 14.200 të pushkatuar ose të vdekur në burgje me “vendim Partie”, 74.000 të burgosur me vendim partie, mbi 300.000 te internuar me vendim partie, dmth aq sa të shkaktojë sërish, “rëndom”, një dëm tjetër rreth 4 miliardë dollarësh dëmshpërblime për dënim të padrejtë, pa u larë ende as gjysma e dëmit të parë të shkaktuar po prej së njëjtës parti, përmes të njëjtëve persekutorë!

Një gjë është më shumë se e sigurtë: Kjo nuk është një “drejtësi e re”!

Është është padrejtësia më e vjetër e më e dhimbshme që shqiptari i ka shkaktuar shqiptarit!

Ështe tragjedia që e kemi parë njëherë e që jemi betuar që nuk do të kthehet KURRË MË, ditën kur guxuam të ngrihemi në emër të LIRISË.

Read More
16 Shk
0

Qeveria nuk bën transparencë për heqjen e ndihmës ekonomike, qëllimi për ta përdorur për zgjedhje

Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike,  Albana Vokshi

Ministria e Çështjeve Sociale në vazhdën e deklaratave qëllimisht nuk u tregoi  shqiptarëve përse ka hequr nga skema e ndihmës ekonomike të paktën 20 mijë familje në varfëri ekstreme.

4 shembujt e sjellë prej zyrtares së qeverisë janë të dënueshëm, por ato nuk mbulojnë as dështimin 4 vjeçar për të pastruar skemën nga e njëjta qeveri, as mungesën e ndjeshmërisë për familjet e përjashtuara.

Deputetët e Partisë Demokratike ishin  të shtunën e kaluar në disa prej familjeve në varfëri ekstreme, të cilat nuk dinin asnjë arsye përse ishin hequr nga lista e ndihmës në janar, ndërsa në dhjetor e kishin marrë atë.

Qeveria, që u kujdes të reklamonte 4 rastet e familjeve me makina, nuk dha asnjë shpjegim përse nuk marrin ndihmë familjet e Eduard Thaçit, që  jeton së bashku me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e mitur vetëm me borxhe.

Zyrtarja e Qeverisë dështoi të tregonte pse familja e Ilir Ibrahimit, me katër anëtarë, me dy fëmijë të vegjël dhe jeton në një shtëpi të rrënuar.

Pse, Fitnete Murati që është invalide, nuk merr as ndihmë ekonomike, as KEMP dhe ka prej tre vjetësh që jeton pa ndihmë ekonomike.

Këto foto tregojnë qartë gjendjen e mjeruar ku ata jetojnë.

Partia Demokratike ka denoncuar prej disa ditësh që Qeveria bë mënyrë abusive ka larguar nga skema e ndihmës:

–      Rreth 15 mijë familje në Tiranë,

–      752 familje në KAmëz

–      1600 familje në KAmëz

–      682 familje në Kavajë

–      752 familje në Lushnjë

–      826 familje në Divjakë

–      Mbi 2000 familje në Pogradec

Qeveria nuk shpjegon pse ka përjashtuar mijëra nëna kryfamiljare me fëmijë jetimë, mijëra familje të komunitetit rom dhe egjiptian, mijëra invalidë që jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike (lista e familjeve të hequra nga skema e Ndihmës Ekonomike në Kamëz).

Dhjetëra mijë familje në mungesë totale transparence, pa dhënë asnj arësye pse janë hequr, pa publikuar asnjë indikator apo pikë se si përjashtohen familjet pavarësisht nga aplikimi që kanë bërë.

Në shkelje të të drejtave kushtetuese, qeveria ka ndëtuar një sistem abuziv, të cilin ne dyshojmë se ajo do ta përdorë gjatë zgjedhjeve për t’u blerë votën me bukën e gojës.

Qeveria nuk ka publikuar asnjë vendim për sistemin e pikëve që përjashtojnë familjet nga ndihma dhe e ka lënë përzgjedhjen  në duart e dy njerëzve, që kontrollohen nga Ministrja.

Riaplikimi nuk është zgjidhja.

Partia Demokratike kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të vendimit të qeverisë për ndihmën ekonomike të muajit janar, që përjashtoi rreth 20 mijë familje.

Të bëjë publike në mënyrë urgjente vendimin për treguesit përjashtues të ndihmës ekonomike, në mënyrë që familjet të njihen me kriteret.

Partia Demokratike beson se pezullimi i skemës, që thellon varfërinë dhe rishikimi i saj janë hapat e duhur.

Kjo nuk është një kërkesë politike, por është një nevojë humane.

Read More
15 Shk
0

Njoftim për takimet e Kryetarit Basha me deputetët gjermanë dhe britanikë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, priti në takime të veçanta raporterin e Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag z. Thorsten Frei dhe anëtarët e Parlamentit Britanik, John Whittingdale dhe Martin Vickers.

 

Deputeti gjerman Frei ishte me mision faktmbledhës për permbushjen nga Shqipëria të 7 kushteve të integrimit, për të cilat do t’i raportojë grupit më të madh parlamentar në Bundestag, CDU/CSU.

 

Në të dyja takimet temat e bisedimeve u përqendruan tek nevoja jetike e Shqipërisë për të ndarë qeverisjen nga krimi, aleanca me të cilin vazhdon të jetë pengesa kryesore për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

 

Kryetari i opozitës theksoi se ashtu sic kontatohet edhe në strategjinë e zgjerimit, kapja e shtetit nga krimi dhe interesat private është sfida më jetike me të cilën përballet Shqipëria. Treguesi më i mirë për këtë është çështja “Tahiri”, dhe qëndrimi që mbajti Rama duke rrëzuar kërkesën e prokurorisë dhe mbrojtur Tahirin me imunitet duke e kthyer Kuvendin në Gjykatë.

 

Ai u shpreh se kanabizimi i vendit ndodhi me dijeninë dhe mbështetjen e plotë të kryeministrit dhe instancave më të larta qeveritare të cilët kanë bashkëpunuar me organizatat kriminale në këmbim të parave dhe ndërhyrjes së tyre në zgjedhje.

 

Për të mbrojtur pushtetin e tij, theksoi kryetari i opozitës Basha, kryeministri po përqendron të gjithë pushtetin dhe vendimmarrjen dike shkelur Kushtetutën dhe ligjet dhe duke uzurpuar çdo institucion, përfshirë Prokurorinë, Gjykatat dhe Reformën ne Drejtësi.

 

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se krimi i organizuar me mbështetje qeveritare, përveç investimit në zgjedhje po kap sektorë jetikë të ekonomisë.

Basha tha se eksodi i shqiptarëve është  pasojë direkte e krizës ku e ka zhytur vendin aleanca e qeverisë me krimin. Pseudo -stabiliteti i bazuar në bashkqeverisjen me krimin nuk është real dhe si i tillë nuk mund të zgjasë.

 

Kreu i opozitës rikonfirmoi qëndrimin e opozitës për krijimin e një qeverie antimafia si hap i domosdoshëm për të zgjidhur krizën dhe për të rikthyer procesin politik përmes reformës zgjedhore dhe zgjedhjeve demokratike.

 

Kryetari Lulzim Basha siguroi bashkëbiseduesit se Partia Demokratike mbështet plotësisht hapjen e negociatave, duke e konsideruar këtë hap si kontribues në monitorimin e qeverisë, e cila është përgjegjëse për mospërmbushjen e kushteve të integrimit.

Read More
13 Shk
0

Vota pro e PD-së për miratimin konsensual të deklaratës së Komitetit të Stabilim Asociimit me Bashkimin Europian është kontribut për avancimin e integrimit europian të vendit

  • Vota pro e PD-së për miratimin konsensual të deklaratës së Komitetit të Stabilim Asociimit me Bashkimin Europian është kontribut për avancimin e integrimit europian të vendit. 
  • Në deklaratën e përbashkët janë përfshirë disa nga shqetësimet kryesore të opozitës që nga marrja e masave për shitblerjen e votës deri tek hetimi i politikanëve të lartë si njërëzit e zakonshëm, pa mbrojtje nga parlamenti.

Komunikimi i plotë i Genc Pollos pas miratimit të deklaratës së përbashkët:

Kjo deklaratë u miratua edhe me votat e opozitës. Është kontributi i vetëm që ne mund të kemi për të ndihmuar në avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Për të ndihmuar në çeljen e negociatave të cilën shpresojmë të ndodhë në qershor. Ne do të vazhdojmë në këtë rrugë edhe pse qeveria mund të vazhdojë me refrenin e saj se fajtore është opozita për gjithçka, përfshi edhe votimin e Integrimit Europian. Faktet flasin më shumë se deklaratat dhe do të thoja që ky sot është një test, i cili përfshin shumë nga shqetësimet tona, i cili mori votat edhe të Partisë Socialiste dhe të gjithë partive të Parlamentit Europian, të përfaqësuara nga eurodeputetët, duke nisur nga shqetësimi për blerjen e votave, në zgjedhjet e fundit parlamentare, nga presioni mbi votuesit, siç e parashikon e ligji penal shqiptar. Është një tekst që parashikon që politikanët e lartë, përfshirë ish-ministrat e brendshëm dhe deputetët aktualë, të mos kenë mbrojtje ndryshe nga qytetarët e këtij vendi. Këto rekomandime njohin shqetësimin e madh të ngritur nga opozita në tre vitet e fundit për kanabizimin e madh të vendit. Dhe fakti që kjo pranohet nga i gjithë spektri i europarlamentarëve, tregon që BE është i ndërgjegjshëm për këtë. Mund të mos jenë dy ose tre nëpunës të tij, por çka është e rëndësishme është theksi i këtij dokumenti i avancimit të grupeve kriminale të kanabisit dhe kokainës.

Tjetër shqetësim i opozitës që reflektohet në këtë dokument janë partneritetet private-publike. Bëhet thirrje që të ketë kontroll dhe vlerësim të investimeve publike dhe PPP-ve, pasi ato janë shqetësim në shumë drejtime. Çështja e azilkërkuesve dhe shkaqet që qytetarët shqiptarë lënë vendin janë bërë një problem jo vetëm për Europën, por edhe për Shqipërinë dhe thirrja për qeverinë është të marrë masa për këtë gjë.

Liria e medias është një temë që ne gjerësisht po e debatojmë dhe problemi i ndërhyrjes politike është aktuale, dhe e pasqyruar në rekomandimet e sapomiratuar.

Është një dokument më të cilin të gjithë jemi të kënaqur. Më vjen mirë që shqetësimet tona, ndryshe nga ç’ndodh në seancë plenare, morën votat e mazhorancës dhe të gjithë eurodeputetëve të pranishëm.

 

Pyetje: Cilat ishin shqetësimet kryesore të opozitës?

 

Pollo: Votëblerja dhe presioni kriminal ndaj votuesve; kryesore është përdorimi i imunitetit parlamentar për të mbrojtur zyrtarët e lartë kur ata përballen me akuza penale. Nuk mund të kenë mbrojtje legjislative më të lartë se sa qytetarët e thjeshtë. Shqetësim ishte jo vetëm kanabizimi, por kalimi i drogave të rënda, si kokaina. Përmenden drogat e forta me fjalë në tekst. Shqetësimi ynë ishte abuzimi me PPP dhe kërkojmë vlerësim dhe kontroll të tyre. Para dy vjetësh Parlamenti Europian specifikisht e ka përmendur në një rezolutë të tij për Shqipërinë dhe ka ngritur këtë shqetësim. Çështja e azilkërkuesve është në numër shumë të lartë në Francë dhe Gjermani dhe rekomandimet i kërkojnë qeverisë shqiptare që të trajtojnë rrënjën e problemeve që i detyrojnë shqiptarët që të ikin. Sepse nuk është një ikje normale, por ikje masive. INSTAT thotë se në tre vitet e fundit janë larguar një qytet sa Fieri apo sa Durrësi. Kjo përbën një problem në Shqipëri, por kur këta njerëz nuk dinë ku të shkojnë, përbën problem për vendet pritëse dhe konkretisht Franca. Liria e medias dhe ndërhyrja politike ishte çështja tjetër.

Read More
12 Shk
0

Rënia e tavanit tek shkolla “Osman Myderizi” tregoi Tiranën e vërtetë

Sot qytetarëve dhe mediave u kemi kërkuar të njohin një Tiranë tjetër. Një Tiranë e cila është shumë e ndryshme nga Tirana që qytetarët shohin përditë, nga Tirana që serviret nga propaganda e pushtetit dhe Bashkisë Tiranë, Tirana e ndriçimit, pastrimit, gjelbërimit. Kjo është një Tiranë virtuale, e gënjeshtërt, falso. Tirana e vërtetë është kjo Tirana këtu, Tirana e gropave, ndotjes dhe e njerëzve që keqqeverisin dhe Tirana e korrupsionit.

Sot ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Një tavan i shkollës “Osman Myderizi”, është rrëzuar. Vullneti i të plotëfuqishmit që fëmijët të kenë shpëtuar, pasi jeta e fëmijëve u rrezikua. Një mësuese u lëndua rëndë.

Kjo shkollë është pjesë e atij teatri, asaj telenovele bashkiake, ju e kujtoni para një viti kryetarin e Bashkisë që mburrej se po rikonstrukton shkolla dhe kopshte, ne bashkëpunim me biznese private, të cilët askush nuk i kuptoi nga ishin dhe nga dolën dhe sot jemi pas një viti në një shkollë me tavan të rrëzuar ku jeta e mesuesve dhe nxënësve është rrezikuar. Kjo është Tirana e vërtetë, Tirana që klith nga keqqeverisja, nga abuzimi dhe nga korrupsioni. Unë ju ftoj që të pyesni kryetarin e Bashkisë dhe çdo përfaqësues të mazhorancës në Tiranë. Çfarë i kushton Bashkisë së Tiranës që realisht të rehabilitojë dhe rinkostruktojë këto shkolla? Do t’ju thonë mbase: S’kemi fonde. Por kur t’ju thonë përse s’kanë fonde, bëjini pyetjen: Përse harxhoni  2 milionë e gjysëm euro për të mbjellur e shkulur palma e pisha në autostradë.

Absolutisht përveç babëzisë për të vjedhur për të grabitur dhe nga ana tjetër fallsitetit. Për të shitur një Tiranë që nuk ekziston, një Tiranë që njerëzit e shohin si telenovelë darkave, por në fakt kur dalin nesër në mëngjes, kur shkelin baltën dhe thithin ndotjen, rrezikojnë jetën, si këta fëmijë rrezikojnë sot, është Tirana e vërtetë.

Sigurisht propaganda mund të mbajë por mund të mbajë për një periudhë kohe. Do të vijë një kohë që qytetarët e Tiranës do ta kuptojnë se kush i qeveris, pse i qeveris, si abuzon dhe patjetër, në atë kohë do të bien jo vetëm tavani i shkollës, por do të bjerë kjo fasadë propagande, dhe kur të bjerë, mjerë ata që do të zërë brenda.

Mesazhi ynë është për të treguar se njerëzit duhet të reagojnë, jemi në një akt flagrant korrupsioni. Kjo shkollë është rikonstruktuar, sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës në 2016. Askush nuk kuptoi se me çfarë fondi, kush e bëri, çfarë morën në përfitim ata që e bënë dhe ja ku ndodhemi sot. Shkolla ka rënë dhe jetët e fëmijëve janë rrezikuar. Ne do të vazhdojmë të denoncojmë, do të bëjmë betejat tona politike, por në fund të fundit janë qytetarët që vendosin, janë ata që jetojnë në këtë qytet mizerabël i cili mbulohet nga dritat dhe propaganda e Bashkisë Tiranë.

Read More
12 Shk
0

Komunikimi i Kryetarit të PD, Lulzim Basha, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka  marrë sot vendimin të dorëzojë kërkesën për një Komision Hetimor për çështjen e drogës dhe çështjen e Sajmir Tahirit, që është e njëjta çështje faktikisht.

Kjo kërkesë ka marrë edhe mbështetjen e grupeve të tjera opozitare parlamentare dhe do të depozitohet ditën e sotme.

I gjithë opinioni publik është njohur me faktin se për dy vite me rradhë, ndërsa Shqipëria po shndërrohej në një hambar të mbjelljes, kultivimit, korrjes dhe trafikimit të drogës, Ministria e Brendshme, kryeministri, Policia e Shtetit dhe gjithë hallkat e tjera ishin në disponim zyrtar të informacionit se kjo bëhej vetëm përmes përfshirjes së drejtëpërdrejt të kupolës më të lartë të drejtueseve të Policisë së Shtetit dhe oficerëve të lartë të policisë në terren. Bëhej drejtëpërdrejt me bekimin, rryshfetin dhe bashkëndarjen e drogës dhe të ardhurave të drogës nga ata që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për të  luftuar drogën dhe krimin, nga kupola më e lartë e Policisë së Shtetit.

Edi Rama e ka pasur këtë informacion mbi tavolinë, Sajmir Tahiri e ka pasur këtë informacion mbi tavolinë, Haki Cako dhe paraardhësit e tij e kanë pasur këtë informacion mbi tavolinë.

E kanë pasur në mënyrë zyrtare nga Shërbimi Informativ i Shtetit, e kanë pasur në mënyrë zyrtare nga shërbime të tjera inteligjente të huaja dhe institucione të tjera që nga Interpoli e Europoli. E kanë patur nga denoncimet e përditshme të opozitës, me emra, me fakte, me shifra dhe me data, e kanë patur këtë informacion nga media, gazetarë kurajozë të së cilës kanë shkuar dhe kanë rrezikuar edhe në parcela me kanabis për të treguar se realiteti ishte ky: Shqipëria e mbytur në drogë dhe jo mohimi i këtij problemi nga Edi Rama.

Por Edi Rama dhe qeveria, kanë vendosur t’i varrosin këto fakte dhe këto fakte janë varrosur në Ministrinë e Brendshme. Këto fakte janë varrosur në kasafortën e kryeministrit për një arsye të vetme, sepse droga është bërë me dijeninë, bekimin dhe nën mbrojtjen e qeverisë dhe kryeministrit.

Kjo është arsyeja pse Edi Rama ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin, ka shkelur Rregulloren e Parlamentit duke e kthyer Parlamentin në Gjykatë për të mbrojtur Sajmir Tahirin kur prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin  e tij.

Ndërhyrja e mazhorancës dhe ezekutivit në skandalin Tahiraj –Habilaj, do të jetë po kështu pjesë e këtij hetimi parlamentar për të ekspozuar qartësisht,  jo vetëm mekanizmin që çoi jo vetëm në kthimin e Shqipërisë në Kolumbinë e Europës por dhe  masat e dëshpëruara që ka marrë deri më sot Edi Rama dhe vazhdon të marrë që përgjegjësit të mos dalin para drejtësisë.

Duke nisur me Sajmir Tahirin e duke vazhduar me oficerët më të lartë të policisë dhe përfituesit politikë, njerëzit që kanë ndarrë paratë e drogës për të blerë zgjedhjet e 25 Qershorit dhe jo vetëm, për të blerë pasuri brenda dhe jashtë Shqipërisë .

Ky do të jetë objekti i këtij Komisioni Hetimor Parlamentar, kërkesa për të cilën dorëzohet sot.

Kemi diskutuar në Grupin Parlamentar dy çështje të tjera të rëndësishme të aktualitetit dhe që kanë të bëjnë me bandën në pushtet që nuk njeh gjë tjetër veç cetralizimit të gjithçkaje.

Pasi u përpoqën dhe dështuan të vënë nën kontroll Federatën e Futbollit, tani i janë sulur artistëve.

Dua të shpreh solidaritetin dhe mbështetjen totale timen personalisht dhe Partisë Demokratike, për kauzën e drejtë të artistëve. Teatri nuk mund të jenë tullat dhe godinat. Teatri janë artistët, teatri është Robert Ndrenika dhe kolegët e tij. Ndaj duke ju shprehur mbështetjen tonë totale, paralajmëroj Edi Ramën i cili ka 20 vjet që planifikon të ndërtojë kullë tek Teatri Kombëtar.

E paralajmëroj të tërhiqet nga ky plan ogurzi. Asnjë veprim nuk mund te kryhet për teatrin dhe me teatrin dhe me teatrin pa miratimin e faktorit kryesor, që janë artistët, sepse artistët janë teatrit.

Asnjë veprim nuk mund të kryhet dhe natyrisht nuk mund të vihen në veprim skema korruptive siç është ndërtimi i gradacelave, me të njëjtin sistem që po ndërtohet vepra tjetër kriminale, kulla me stadium, pa marrë shqyrtimin e çështjes nga artistët, të cilët kanë mbështetjen tonë të plotë. Sikundër kanë  mbështetjen tonë të plotë në mossovjetizimin e artit sepse projekt-ligji që po sillet, është një projekt sovjetik që njësoj si në çështjen e arsimit dhe çdo çështje tjetër, gjithçka të jetë në duart e qeverisë, përmes fallsiteteve, bordeve që emërohen nga ministrat, kryeministri, zgjidhen drejtorë që do të ishte më mirë t’i zgjidhte kryeministri, do të ishte më e ndershme. Por kjo kohë ka marrë fund në Europë, do të marrë fund në Shqipëri.

Partia Demokratike është e vendosur se me vizionin tonë për decetralizimin, për kufizimin e pushtetit qeveritar, decentralizimin e kompetencave, ta zbatojë në të gjitha fushat, duke përfshirë fushën e artit.

Artistët do të jenë ata që do të vendosin përmes bordeve të vërteta drejtuese dhe jo fiktive, të zgjedhura nga ministra dhe qeveria, përmes bordeve të vërteta të vendosin ata, drejtuesit e tyre, mënyrën e shpenzimit të të ardhurave, qofshi ato të ardhura buxhetore, të taksapaguesve shqiptarë, pa cilat arti nuk funksionon në asnjë vend të Europës. Qofshin ato të ardhura të përftuara nga aktiviteti i tyre.

Decentralizim, dhënia e pushtetit të plotë për menaxhimin e përditshmërisë, vetëm artistët përmes mënyrave he mekanizmave europiane dhe ndalja e planit ogurzi për përjashtimin e artistëve ndaj çdolloj vendimmarrje për teatrin, janë qëndrimet e qarta të Partisë Demokratike.

Këto janë qëndrime të cilat ne i mbajmë në vazhdimësi për ngjarje të ngjashme, siç është drama e pedagogëve që është nënprodukt i Ligjit klientelist për Arsimin e Lartë. Ne kemi paralajmëruar se ky ligj do ta çonte arsimin në kolaps dhe në kolaps është.

Në kolaps është karta e studentit, në kolaps janë kreditë për studentët, në kolaps është kërkimi shkencor. Arsimi i Lartë është i varrosur në këtë moment nga Edi Rama dhe ligji i tij klientelist për Arsimin e Lartë.

Nuk janë vetëm makutë, janë edhe kampionë të paaftësisë. Se edhe për këtë ligj duke e mbrojtur me pathos, natyrisht duke mbrojtur klientët e tyre, nuk kanë prodhuar aktet nënligjore, përgjegjësia është e Edi Ramës dhe e tëpaaftes që ka si Ministre Arsimi, që e ka pranuar këtë përgjegjësi sot, duke thënë që tani me shpejtësi do të bëj aktet nënligjore.

Duke ritheksuar atë që Kryetarja e Komisionit, shpalosi që të enjten e kaluar e në vazhdimësi, dua të siguroj botën akademike, se për ne prioritet mbetetet, jo thjeshtë arnimi apo ndalja e përkohshme e hemoragjisë, por zhbërja e Ligjit të Arsimit të Lartë, miratimi i një Ligji me konsultim vendimmarrës me të gjithë botën akademoke, duke përfshirë trupën e pedagogëve, të kërkuesve shkencorë dhe studentëve dhe prindërve, një ligj i cili i përgjigjet përgjegjësive kushtetuese të shtetit për të mbështetur financiarisht institucionet publike të arsimit të lartë dhe që respekton standardin europian, autonominë e plotë të universiteteve.

Pa zhbërë këtë ligj klientelist, problemet do të vazhdojnë të thellohen, arsimi i lartë është në koma dhe arsyeja është Ligji klientelist i Edi Ramës.

Zhbërja e këtij ligji dhe një ligj i ri i hartuar së bashku me botën akademike është jo thjeshtë alternativa, por vendosmëria e opozitës, vendosmëria e Partisë Demokratike dhe vizioni ynë për të nesërmen e arsimit të lartë në Shqipëri.

Pyetje: Z. Basha, si e shpjegoni dorëheqjen e dy zonjave në Berat për t’i hapur rrugë Astrit Veliajt në Parlament?

Basha: Astrit Veliaj është numri dy në listën e Beratit. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendos se kush do të marrë mandatin. Këto janë çështje të KQZ-së dhe të vullnetit të personave përkatës. Rasti në asnjë gkë nuk ngjan me Arben Ndokën, aq sa ngjan televizioni juaj me një motorskaf droge. Sepse Arben Ndoka është një person i dënuar për prostitucion, ndërsa në këtë rast nuk kemi asnjë pretendim për kriminalitet, në asnjë nga kandidatët kushdoqoftë deputet i ardhshëm.

Pyetje: Zoti Basha, është tërhequr Partia Demokratike nga kallëzimi penal për Ministren e Drejtësisë, i paralajmëruar në Kuvend nga deputeti Enkelejd Alibeaj?

Basha: Jo, nuk jemi tërhequr nga kallëzimi penal por i paraprijmë me këtë Komision Parlamentar për përgjësitë e Edi Ramës, për varrosjen e fakteve të raportuara të konfirmuar nga shërbimet zyrtare shqiptare dhe të huaja. I ka varrosur sepse dihet që droga nuk mund të bëjë pa Sajmir Tahirin, pa krerët më të lartë të policisë, pra nuk mund të bëjë pa Edi Ramën. Ne do t’i shkojmë deri në fund kësaj përgjegjësie. Pjesë e kësaj përgjegjësie është edhe grabitja e llogaritarit të drogës për të cilën çdokush do të mbajë përgjegjësitë e veta duke përfshirë edhe Ministren e Drejtësisë.

Pyetje: Keni një koment lidhur me faktet e publikuara nga shtypi grek se qeveria shqiptare dhe ajo greke kanë arritur marrëvëshjen për shelfin kontinental dhe ndarjen e zonave ekonomike?

Basha: Kjo është një aferë e errët pa transparencë dhe të gjitha gjasat janë që kemi të bëjmë me një skenar kriminal. Përsa i përket përfshirjes së palës shqiptare, dje kemi patur një prononcim të institucionit të Presidentit që nuk ka plotëfuqishmëri dhe në ndjekje të këtij prononcimi, anëtarët tanë të Komisionit të Jashtëm, duke nisur nga dita e sotme do të kërkojnë sipas ligjit që detyron qeverinë, në këtë rast Ministrinë e Jashtme, dokumentacionin e plotë të negociatave të mbajtura sekret nga pala shqiptare. Gjithçka që e dimë, e dimë nga prononcimet greke.

Ne  do t’i shkojmë deri në fund kësaj çështje, do ta zbardhim deri në fund dhe nëse rezultojnë të vërteta pretendimet e shpallura nga media greke apo në disa raste nga zyrtarët grekë, askush nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë ligjore dhe penale.

Pyetje: Përse vendosët tani për të ngritur Komisionin Hetimor, ju besoni se hetimit të Tahirit do t’i shkojë më në fund opozita dhe jo institucionet vendase ose ndërkombëtare.

Basha: Komisioni Hetimor nuk heton veprën penale por heton përgjegjësinë e qeverisë dhe parlamentit për të penguar në këtë rast hetimin, siç e ka penguar, dhe çështë më e rëndësishmja përgjegjësitë e Edi Ramës dhe të institucioneve të Ministrisë së Brendshme, të Policisë, për injorimin e sinjalizimeve që vinin zyrtarisht, përsa i përket përfshirjes së policisë, së shtetit, politikanëve, pushtetarëve, minitrave në mbjelljen, kultivimin dhe trafikimin e drogës në Shqipëri. Kjo do të hetohet dhe natyrisht drejtësia e pavarur e pakapur do ta kishte zbardhur sot rastin “Tahiri” dhe përmes rastit “Tahiri” do të kishte vënë para përgjegjësisë të gjithë të tjerët që janë përgjegjës për kthimin e Shqipërisë në një “Kolumbi të Europës”, për këtë arsye Edi Rama është investuar. Ka kapur prokurorin, ka shkatërruar Reformën në Drejtësi dhe tani nuk ka asnjë shans që rasti “Tahiri”, të zbardhet përmes drejtësisë, aq më shumë pas rrëmbimit të llogaritarit, njeriu i cili do të depononte për shumat e përftuara nga Tahiri dhe nga politikanë të tjerë në aferën e bandës Habilaj. Ka dhjetëra banda të tjera, ka dhjetëra politikanë të tjerë, disa trë tjerë si përshembull Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj, janë denoncuar në mëdia në komunikim me Klodian Zoton e inceneratorëve. Përsëri për shuma parashë dhe influenca të paligjshme të parave, dmth për blerje votash. Këto nuk mund të zbardhen sa kohë që drejtësia do të vazhdojë të jetë e kapur sa kohë që Edi Rama dhe shpura e tij e banditëve në pushtet nuk do të vihen para përgjegjësisë. Komisioni Hetimor është një hap institucional por jo i vetmi hap që ne do të hedjim, derisa t’i vëmë para përgjegjësisë këtë bandë që nuk e ka vendin në qeveri, por e kanë vendin para drejtësisë.

Read More
11 Shk
0

Deklarata e kreut të Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi

Edi Rama dhe Blendi Klosi nxituan të mbyllin me një deklaratë ndjese çështjen e ndërtimit të hidrocentraleve tek Kanionet e Osumit. Por të dy luajnë teatër me Shqiptarët. Letra e publikuar në media e ish Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, zbulon se Rama ka qenë në dijeni të projektit që dëmtonte kanionet e Osumit, por ka vazhduar me miratimin e tij në dhjetor 2017, kur tepsine e kishte të gjithën për vete.

Rama dhe Klosi luajnë teatër edhe me premtimet për ndjekje penale, sepse ata kanë graduar me detyra më të larta, personat që kanë firmat në lejen mjedisore, pa të cilën nuk nis dot ndërtimi i asnjë projekti.

Sa për informacion, zyrtari që ka miratuar lejen mjedisore për Osumin, ish Drejtori i Lejeve Mjedisore (z. Baduni), tani është graduar nga Blendi Klosi si Drejtor i Turizmit në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit ku punon edhe Klosi.

Nuk ka absurditet më të madh që ai që firmos për shkaterrimin e një zone turistike unikale të drejtojë edhe politikat e turizmit.

Kjo mund të ndodhë vetëm në qeverine “Rama”, e cila premton me fjalë se nuk do të dëmtojë natyrën, por me vepra jep leje që shkatërrojnë mjedisin ose leje që prishin parqe e lulishte në Tiranë për të ndërtuar kulla 44 katëshe.

Në fakt, me zonat e mbrojtura po ndodh një skandal tjetër i madh. Në krye të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura është emëruar Zamir Dedej. Deri para pak vitesh, ai ishte drejtor i një shoqate mjedisore, e quajtur INCA. Sot, buxheti i Agjensisë për investime/monitorime/trainime, mbi 330 milionë leke, i janë kaluar shoqatës mjedisore të drejtorit Dedej.

Në këtë vend peshku i madh po peshkon peshkatarët se licensat per peshkim i kontrollon vetë kryepeshku.​

Read More
10 Shk
0

Deputetet e PD-së Pampuri, Duma dhe Hajdari në familjet e përjashtuara nga ndihma ekonomike

  • Qeveria përjashton nga ndihma ekonomike më shumë se 20 mijë familje të varfra. 
  • PD ofron ndihmë ligjore për familjet e përjashtuara dhe i kërkon transparencë Ministrisë. 
  • Që prej 2013-ës PS ka përjashtuar nga ndihma 55 mijë familje të varfra.

Deputetet e Partisë Demokratike të Qarkut të Tiranës, Oriola Pampuri, Grida Duma dhe Rudina Hajdari vizituan disa familje, në zonën e Bathores, të cilat janë hequr padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike.

Sipas informacioneve që ka Partia Demokratike, që nga janari dhe deri tani, nga skema ekonomike janë përjashtuar më shumë se 20 mijë familje.

  • Tiranë janë hequr 15 000 familje
  • Gjirokastër janë hequr 1 600 familje
  • Divjakë janë hequr 825 familje
  • Kamëz janë hequr 782 familje
  • Lushnjë janë hequr 750 familje
  • Kavajë janë hequr 680 familje

Që kur Partia Socialiste ka ardhur në pushtet nga skema e ndihmës ekonomike janë përjashtuar rreth 55 mijë familje që jetojnë në mjerim.

Deputetet e partisë Demokratike ishin në familjen e Eduard Thaçit, ku ai jeton së bashku me bashkëshorten, Teftën dhe 3 fëmijët e mitur. Atyre u është hequr ndihma ekonomike dhe zonja e shtëpisë thotë se jetojnë vetëm me borxhe.

Edhe në në familjen e Ilir Brahimit, jetojnë në gjendje të mjeruar katër anëtarë, prindërit me dy fëmijë të vegjël. Por që prej janarit ata nuk marrin më ndihmën ekononomike, edhe pse jetojnë në një banesë të rrënuar.

Deputetet e Partisë Demokratike konstatuan se mes skamjes dhe lagështirës jetojnë 13 anëtarë të një familje tjetër, mes tyre 2 fëmijë të mitur. Familjes së Binak dhe Osman Mulakut në Bathore i është hequr ndihma, për të vetmen arsye, se një anëtar i tyre është punësuar në një fabrikë këpucësh.

Fitnete Murati është invalide. Ajo tregoi se nuk merr as ndihmë ekonomike, as KEMP dhe ka prej tre vitesh që jeton pa energji elektrike, me një borxh prej rreth 5 milionë lekë, të cilat është e pamundur t’i paguajë për shkak të borxheve dhe mungesës së të ardhurave.

Në familjen e Ramazan Islamajt, invalid pune, ish-ushtarak prej 42 vitesh, mbizotëron varfëria e thellë. I shtrirë në një shtrat me lagështirë, Ramazani thotë se i merr ilaçet me para borxh.  Bashkëshortja e tij është e papunë dhe i është refuzuar ndihma ekonomike.

Partia Demokratiike, që po e ndjek prej disa ditësh situatën, u ofroi të gjithë të përjashtuarve nga skema ndihmë ligjore për rikthimin e tyre në skemën e ndihmës ekonomike.

Gjithashtu, deputetja Grida Duma, siç tregohet në dokumentin bashkëngjitur, i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale të bëjë transparencë për sistemin e ri të pikëve për marrjen e ndihmës ekonomike.

Prononcimi i deputetes Grida Duma:

“Qytetarët në nevojë, nuk kanë asnjë ide përse janë hequr nga kjo skemë. Nuk kanë informacion as bashkitë. Me këtë sistem online një qytetare si zonja Selvie që të bëjë aplikimin online. Nga një banesë që nuk ka drita, të shkojë e të aplikojë në internet. Kjo është reforma e famshme e ndihmës ekonomike. Merrte 12 mijë lek, nuk merr asnjë lek sot. Jetojnë me borxhe. Ajo që do bëjmë është se përveç shkresës që i kemi dërguar Ministres së Shëndetësisë për të na treguar dhe bërë transparente kriteret mbi të cilat vlerësohet marrja ose jo e ndihmës ekonomike, është që në zyrën tonë të avokatisë në Partinë Demokratike, me zyrën ekonomike me bashkinë përkatëse të ndjekim rast pas rasti të gjitha familjet që janë përjashtuar nga ndihma ekonomike dhe të tregojnë që janë jo vetëm në metitën e tyre dhe në detyrimin e shtetit për t’I rifutur në skemë, por edhe për t’i treguar se kjo lloj skeme nuk funksionon dhe është e dështuar. “, deklaroi deputetja Grida Duma.

Prononcimi i deputetes Rudina Hajdari:

Deputetja Rudina Hajdari theksoi se në të gjithë terrenin e Tiranës janë hequr nga ndihma ekonomike rreth 15 mijë familje. “Në Kamëz janë hequr 752 familje nga skema e ndihmës ekonomike. Por jo vetëm në Kamëz, në të gjithë terrenin e Tiranës janë hequr diku te 15 mije familje dhe kjo ka ndodhur në të gjithë terrenin dhe jashtë Tiranës. Nuk e dimë pse këto familje po hiqen nga skema e ndihmës ekonomike. Jemi përballë një realiteti që qeveria i ka shpallur luftë të varfërve. Prandaj ne jemi këtu në anën e së vërtetës”, theksoi deputetja Hajdari, duke shtuar se gjendja e këtyre  familjeve dëshmon braktisjen e plotë të qeverisë ndaj tyre.

Read More
10 Shk
0

Mosdhënia e pagës për 15 mijë pedagogë dhe staf të universiteteve është shpërdorim i detyrës nga Ministrja e Arsimit. Ligji i Arsimit të Lartë ka dështuar.

Deklarata e plotë e Kryetares së Komisionit të Arsimit, Albana Vokshi, për pagat e pedagogëve 

Sot është data 10 shkurt dhe asnjë pedagog dhe staf në universitetet publike, nuk kanë marrë ende pagat.

Janë 15 mijë familje, të cilave qeveria u ka shkelur kontratat dhe askush nuk mban përgjegjësi. Ndërkohë, kur qytetarët shkelin kontratat dhe nuk paguajnë dritat dhe ujin përfundjonë në burg. Këtë fat e kanë provuar mbi 38 mijë qytetarë dhe me këtë fat vazhdojnë të kërcënohen çdo ditë nga kryeministri dhe ministrat e tij.

Minsitrja e Arsimit dështoi sot të japë përgjigje persë pedagogët nuk janë paguar për punën e tyre. Ndjesa e saj është hipokrite. Ajo lau duart si Ponc Pilati dhe nuk pranoi se ajo është përgjegjësja dhe shkaktarja kryesore e kësaj situate që fakton se ligji i arsimit të lartë ka dështuar.

Për shkak se Ministrja e Arsimit nuk ka nxjerrë qëllimisht aktet nënligjore, që do të lejonin pagesën për mbi 15 mijë pedagogë dhe stafit të administratës së universiteteve publike, ka nga ata pedagogë që kanë kërkuar borxh për të paguar faturat e familjeve të tyre.

Të enjten, në seancën e parlamentit, kam kërkuar që Ministrja Nikolla të raportonte urgjentisht në lidhje me këtë problem, i cili është unikal në llojin e tij në botë, madje edhe për regjimet më autokratike. Por Ministrja në shkelje të përsëritur të Rregullores së Kuvendit, nuk u paraqit në seancë. Njësoj si sot, ajo nuk dha asnjë shpjegim për kolapsin financiar të Universiteteve publike.

I gjithë sistemi i arsimit të lartë publik është paralizuar prej mungesës së akteve nënligjore, të cilat duhet të ishin miratuar që në prill të 2016. Ky është shpërdorim i qartë i detyrës nga Ministrja e Arsimit, e cila me mosveprimin e saj është subjekt i nenit 248 të Kodit penal për shpërdorim detyre, sepse në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka dëmtuar interesat e ligjshme të 15 mijë shtetasve.

Por nuk është vetëm kaq. Synimi është për të nënshtruar këdo që mund të cënojë pushtetin e tij. Edi Rama po shkatërron të gjithë sistemin arsimor, po përpiqet të vërë nën kontroll artistët, të pengojë të rinjtë të arsimohen, të shkatërrojë trashëgiminë kulturore. Pra të mbajë të nënshtruar elitën dhe rininë.

Prej papërgjegjshmërisë së dyshes Edi Rama dhe Lindita Nikolla sot, 15 mijë familje janë pa të ardhurat që ju takojnë me ligj.

Prej papërgjëgjshmërisë së dyshes Rama-Nikolla, sot mijëra të rinj nuk kanë mundësi të arsimohen për shkak të tarifave të rritura.

Prej papërgjëgjshmërisë së dyshes Rama-Nikolla, kërkimi shkencor ka ndalur. Përçmimi për elitat ka bërë që prej 3 vitesh në Shqipëri të mos jepen tituj shkencorë.

Prej papërgjëgjshmërisë së dyshës Rama-Nikolla, studentët janë pa karta e nuk marrin dot kredi studentore.

Prej papërgjëgjshmërisë së dyshes Rama-Nikolla në asnjë universitet nuk hapen dot degë të reja.

Prej papërgjëgjshmërisë së dyshës Rama-Nikolla, rektoratet janë kthyer në burime konfliktesh kompetencash apo edhe fizike.

Prej papërgjëgjshmërisë së dyshes Rama-Nikolla, autonomia e Universiteteve Publike është cënuar rëndë.

Partia Demokratike do të jetë në mbështetje të pedagogëve, artistëve, rinisë  për të mos lejuar nëpërkëmbjen e tyre dhe në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Read More
09 Shk
0

Deklaratë e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha pas shpalljes nga Komisioni Europian të Strategjisë për Ballkanin Perëndimor

Shqipëria në BE është aspirata më e lartë e gjithë shqiptarëve. Shqiptarët duan të jenë pjesë e vërtetë e Europës. Partia Demokratike e do Shqipërinë në BE. Unë personalisht dhe bashkëpunëtorët e mi kemi lobuar dhe vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë europianë që Shqipërisë t’i hapen negociatat. Ky është investimi ynë ndaj gjithë shqiptarëve dhe të ardhmes sonë të përbashkët.

Ne duam që negociatat të hapen edhe pse vendi përballet me shqetësime të rënda dhe serioze nga një sërë vendesh anëtare të BE-së në lidhje me krimin dhe drogën me origjinë nga Shqipëria dhe me emigracionin e paligjshëm nga bashkqytetarët tanë që kanë humbur shpresën dhe mundësitë të jetojnë në Shqipëri.

Ne shpresojmë që këto probleme të mos ndikojnë në vendimin për negociatat nga vendet e BE-së dhe të mos pengojnë hapjen e tyre. Me këtë rast përshëndes raportin për strategjinë për zgjerim të BE-së e cila konfirmon vullnetin e BE-së për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit.

Por qartësisht përtej këtij vullneti politik, strategjia ngren probleme serioze dhe vë gishtin mbi plagët kryesore që ka vendi ynë.

Raporti flet qartë dhe më forcë për kapjen e shtetit nga interesat private dhe lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes, për probleme të rënda dhe serioze të korrupsionit, për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias, për ekonomi jokonkuruese që duhet të reformohet thellësisht, për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për shtypjen e rolit të opozitës politike.

Ky raport është një radiografi e trishtuar e realitetit shqiptar dhe disa vendeve të tjera të Ballkanit.

Strategjia bën thirrje për ndryshime dhe transformime të vërteta demokratike për daljen nga ky realitet dhe thekson se procesi i integrimit nuk është proces mekanik por proces përqafimi real të vlerave dhe standarteve politike dhe ekonomike europiane.

Me këtë rast dua të theksoj vullnetin e Partisë Demokratike dhe timin për të ndryshuar politikën dhe ekonominë shqiptare duke përqafuar standardet dhe vlerat europiane, me qëllim futjen e Shqipërisë në BE brenda një dekade.

Read More