Blog

09 Shk
0

Votimi në parlament është nul. Që lista të legjitimohej, duhej prania e të paktën 94 deputetëve. Vendimet e KLGJ/KLP me këta anëtarë do të jenë të pavlefshme. 

  • Bylykbashi: Proçesi dhe votimi antikushtetues për KLGJ/KLP varrosi përfundimisht Reformën në Drejtësi, duke çuar përpara skemën e Ramës për kapjen e sistemit. 
  • Bylykbashi: Votimi në parlament është nul. Që lista të legjitimohej, duhej prania e të paktën 94 deputetëve. Vendimet e KLGJ/KLP me këta anëtarë do të jenë të pavlefshme. 
  • Bylykbashi: Të 10 anëtarët e listës për KLGJ/KLP janë të paligjshëm; të skualifikuar nga ONM, të përfshirë në dënime politike, me pasuri të pajustifikuar.    
  • Bylykbashi: Ora ime është më e lirë sesa makina e kryeministrit. Si unë, edhe koleget e mi në PD nuk kanë frikë nga reforma në drejtësi. Ata që duhet të kënë frikë janë Edi Rama dhe ministrat e tij. 

Konferenca e plotë e deputetit Oerd Bylykbashi me gazetarët

Seanca e djeshme ishte seanca ku u varros përfundimisht konsensusi kushtetues dhe dispozitat kushtetuese të marrëveshjes së 21 dhe 22 korrikut 2016. Ai konsensus i arritur me aq vështirësi me contribution e drejpërdrejtë të zonjës nuland dhe të komisionerity Han me një rol të jashtëzakonshëm të Komisionit të Venecias i cili jo vetëm rrëzoi propozimet e vazhdueshme të partisë socialiste që synonin kapjen e sistemit të të drejtësisë por dha edhe gudidat e padiskutueshme se si duhet të ishte reforma në drejktësi. Të gjitha këto u hodhën në kosh në seancën e mbrëmshme.

Sigurisht në një proces i cili ishtye korruptuar që kur ligji u ndryshua në mënyrë antikueshtetuese dhe u vendosën filtra që KLP dhe KLGJ janë jashtë paerlamentit në thyerje të marrëveshjes politike dhe të Kushtetutës, të gërmës se Kushtetutës jo vetëm të frymës, nuk kishte sit ë ndodhte ndryshe që kandidatët që do të dilnin nga ai process do të ishin të gjithë të kontrolluar nga kryeministri Edi Rama dhe për rrjdhojë objektivi i Edi Ramës ishte që në çdo rast shorti do të prodhontye rezultatin që ai dëshironte. Pra sa herë do të futesh dorë për të kapur një kandidat, po aq herë do të kapej Edi Rama.

Nuk mundet që qëllimi i kapjes politike të sistemit të drejtësisë prishte procesin kushtues dhe rolin kushtetues të parlamentit dhe është pikërisht ajo që ka ndodhur në këtë proces që u përmbyll dje. Kandidatët që dolën nga ajo listë, mund të bëj një përmbledhje të shkurtër, kemi dy kandidatë të skualifikuar qartazi pa asnjë ekuivok nga ONM-ja. Kemi dy kandida të cilët kanë qënë persona të përfshirë drejpërdrejt në dënimin e qytetarëve shqiptarë për politikë në periudhën e komunizmit në rolin e gjyqtarit apo të prokurorit. Kemi nëj kandat i cili ëhstë përfshirë në 10 vitet e fundit në politikë, në strukturat drejtuese të partive politike, kriter ndalues. Kemi katër kandidatë që nuk plotësojnë kriteret ligjore, rastet janë akumulative pasi kanditat kanë më shumë se një kriter ndalues, nuk plotësojnë kriteret ligjore. Kemi kandidatë të cilët nuk kanë paguar rregullisht detyrimet tatimore ndaj shteti. Dhe shtatë prej dhjetë kandidatëve të përzgjedhur me këtë short nuk janë të çertifikuar për sa i përket pasurisë, pra nuk iu është bërë VETTING-u.

Të mos harrojmë që ka persona të cilët për shkak të lidhjeve familjare me funksionarë të drejtësisë apo funksione që kanë pasur si këshilltarë në Gjykatën e Lartë etj, duhe të u ishte bërë VETTING-u për në Sistemin e Drejtësisë. Siç e shihni lista e këtyre kandidatëve është e korruptuar dhe ligjerisht kandidatët nuk plotësojnë kriteret ligjore që janë skualifikuese dhe lista është e korruptuar politikisht për sa i përket të gjithë procesit që ka sjellë tek këta kandidatë të seklektuar nga Edi Rama.

Në mënyrë specifike do ju parashtroj disa prej rasteve më të rënda:

Fatmira Luli, gjyqtare në periudhën e komunizmit. Ka dënuar me dënime politike deri para rënies së komunizmit dhe një nga vendimet e fundit është një dënim i datës 20 prill 1991 të një qytetari të Tiranës vetëm pse ka marrë pjesë në protestën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991.

Nuriha Sehiti prokurore që ka marrë pjesë rregullisht në gjyqe politike duke kërkuar rregullisht dënime të ashpra për qytetarët për agjitacion dhe propogandë apo për të tradhëti të lartë ndaj atdheut për shkak se kanë kapërcyer kufin për tu arratisur nga Shqipëria Komuniste e asaj kohe.

Kandidati Gent ibrahimi, pavarësisht rekordit professional, në mënyrë specifike ONM-ja konstaton faktin që kandidati nuk përmbush kushtin e periudhës 5 vjeçare si pedagog në Shkollën e Magjistraturës i jashtëm ose i brendshëm, ONM me tagër të drejpërdrejtë kushtetues e skualifikin si në mospërputhje me kriteret ligjore.

Kandati Alfred Balla gjithashtu është skualifikuar nga ONM jo vetëm për mospëmbushje të periudhës së kërkuar nga ligji në Shoërinë Civile, pra 5 vite kontribut në Shoqërinë Civile, porn ë mënyrë specifike ONM shprehet se “Ka paraqitur si platform konkurimi indikisht platformën e nëj kandidati tjetër të skualifikuar, Plarend Ndrecës, ky akt përbën një mospërmbushje të kritereve morale nga ana e kandidatit”.

Kandidatja Naurela Llagami, është konstatuar nga institucionet gjatë procesit se nuk plotëson kushtet për sa i përket afatit në eksperiencën profesionale, jo vetëm në konflikt interesi me institucionet përzgjedhëse (kontrata pune me subjektet vendimmarrëse në komisionet të cila e kanë përzgjedhur si kandidate), nuk e vërteton me dokumenta që ka qënë pjesë e shoqërisë civile sepse në të njëjtën kohë ka qënë Këshilltare në Gjykatën e Lartë dhe e ka pasur të ndaluar të ishte e punësuar në komisionet e tjera. Gjithashtu rezulton te ketë qënë në marrëdhënie partneriteti me familjarë të kryebashkiakut të Tiranës. Kjo tregon qartë edhe preferencën politike. Kandidatë të tjerë si rasti në fjalë janë skualifikuar për të njëjtat kushtet që janë identifikuar në këtë rast, por kjo ka kaluar ndërsa të tjerët janë skualifikuar nga filtrat.

Kandidati Maksim Çoku, pedagog i së drejtës, por bie në komision nga anëtarët e opozitës, është idenfikuar fakti që ka qënë në organet drejtuese të partive politike në 10 vjeçarin e fundit e për rrjedhojë përplaset me këtë kriter ligjor.

Ju përmenda disa prej rasteve që jo vetëm korruptojnë listat që i janë paraqitur Kuvendit pët votim, sepse nuk janë në përputhje me kriteret ligjore. Jo vetem kemi situatën antikushtetuese se si kanë ardhur por ajo që është më e rëndësishme, duhet thënë dhe diçka tjetër, përtej faktit që sa herë ne do të përzgjedhim kandidatët e Edi Ramës shorti është i paligjshëm por mbi të gjitha dje nuk nuk ka ndodhur proces votimi në Parlamentin e Shqipërisë. Kushtetuta kërkon që Kuvendi të votojë me 94 vota, dhe nëse nuk arrihet një rezultat pozitiv për listën, që do të thotë lista rrëzohet, në raundin e tretë listat të dala nga shorti quhen të emëruar. Dje nuk ka ndodhur process votomi, nuk jemi përpara një rezultati ku rrëzohet lista. Porcesi I votimit është nul për një fakt të thjeshtë kushtetues. Neni 78 i Kushtetutës percakton: Kuvendi vendos me shumicën e votave në prani të më shumë se gjysmës së gjithë anëtarëve të tij përveç  rasteve kur kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar në rastin konkrret Kushtetuta parashikon 94 vota bazuar në jurisprudenca e e Gjykatës kushtetuese Shqiptare, në  jurisprudencen e  Kolegjit zgjedhor dhe juriprudencen kushtetuese të vendeve të tjera përfshirë Kosovën.

Kuorumi  i nevojshëm i pjesëmarrjes se deputetëve në procesin e votimit duhet të jetë së paku sa numri i votave të kërkuara  për miratimin e një akti të caktuar. Për rrjedhojë duke qenë se në sallë dje në procesin e votimit ishin  vetëm 73 deputetë dhe kërkoheshin 94 prezent, pavarësisht preferencës për listën procesi i votimit është nul, nuk ka votim e për rrjedhoje nuk mund të hyjë në funksion dispozita automatike për emërimin e kandidatëve.

Opozita nuk mund të merrte pjesë në një farsë antikushtetuese që u inskenua në Parlamentin shqiptar në këtë periudhë. E për rrjedhojë nuk mund të bëhesh pjesë e atij procesi . Është detyrimi i mazhorancës  që të ulesh  të kërkonte zgjidhjet kushtetuesë dhe politike në mënyrë që të kishim një proces siç u projektua në datën 21 korrik 2016. Tentativa e Edi Ramës për ta kapur me çfarëdo lloj mbështjetje dhe çdo lloj përpjekje nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka rrënuar procesin. Për rrjedhoje lista e djeshme është nul, procesi i djeshëm është nul dhe nuk ka asnjë emërim automatik. Nëse do të konsituoheshe në të ardhmen KLGJ ose KLP me këta 5 anëtarë në secilën trup  do të rrënonin legjitimitetin kushtetues të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorisë , e për rrjedhoje do të bënim nul vendimmarrjet e  këtyre  organeve qeverisëse të sistemit të drejtësisë.  Këtë thotë Kushtetuta, shteti i së drejtës  në Shqipëri bazohet mbi Kushtetutën e shkruar. Nuk bazohet as në memo  as në memorandume bashkëpunimi midis institucioneve. E vetmja gjë që kërkon Kushtetuta është që çdo veprim i institucioneve të bashkohet në Kushtetutë dhe në ligj e për rrjedhoje çdo shtytje më tej në këtë rrugë antikushtetuese nuk do të bëjë gje tjetër veçse jo vetëm do të cënojë këto institucione por do të vonojë më shumë reformën në drejtësi. Edi Ramës i intereson reforma në drejtësi që të kapë sistemin e drejtesis3ë, opozitës i intereson “Reforma në Drejtësi” siç e përcakton Kushtetuta dhe Komisioni i Venecias.

Pyetje: Z. Bylykbashi, ju deklaroni që dje nuk ka ndodhur votim sepse mungonte kuorumi i deputetëve, por debati për kuorumin nuk është i ri në Shqipëri. E kemi bërë veçanërisht për zgjedhjet e Presidentit për tre raundet e para, pasi e zgjedhin kreun e shtetit me 84 vota. Nëse kujtohem mirë, Partia Demokratike atëherë ka mbështetur tezën se mjaftojnë 71 për ta quajtur raundin e parë të ezauruar, të dytin, të tretin dhe me rradhë… A keni ndryshuar ju qëndrim z. Bylykbashi në lidhje me kuorumin e votimit që kërkon shumicë të cilësuar?

Bylykbashi: Ky debat që ju i referoheni është i vitit 2012. Në fakt Kushtetuta ka një parasikim krejt të veçantë për Presidentin dhe debati nuk ka qenë ekzakt ky. Kushtetuta ka një parashikim të shkruar e zezë mbi të bardhë që votimet quhen të kryhera në rastin e Presidentit kur nuk ka kandidat. Të tre raundet e para të votimit u quajtën të kryera se për asnjë nga raundet e votimit në vitin 2012 nuk pati kandidat. Ky ka qenë debati i asaj kohe. Që atëherë ka patur jurisprutencë që ka përcaktuar qëndrimin që po flasim sot. Gjykata Kushtetuese ka sqaruar më tej situatën në lidhje me kuorumin duke interpretuar Kushtetutën dhe në vitin 2013 ju kujtoj se për një dispozitë shumë të ngjashme me Kodin Zgjedhor që përcakton vendimmarrjen me shumicë të cilësuar në KQZ, ku duhen pesë vota për vlefshmërinë e një vendimi të caktuar, mbledhja e KQZ të cilët hetuan dhe nxorën shkeljet e jashtëzakonshme ligjore për manipulimin e votave në Lezhë dhe në Shkodër, u quajtën nul nga Kolegji Zgjedhor, pra nga Gjykata që interpreton dispozitën sepse përcaktoi fare qartë vendimmarrjet që janë cilësuar kërkojnë kuorum të cilësuar. Të njëjtën linjë përcakton, duke filluar nga 2009, Gjykata Kushtetuese, dhe në mënyrë fare të qartë e thotë dispozita kushtetuese. Nuk duhet ngatërruar Presidenti me këtë dispozitë që është zbatuar dje nga Parlamenti. Presidenti ka një rregullim specifik që quan të kryera votimet kur nuk ka kandidatë dhe kjo është situata që ka ndodhur në 2012, jo ajo që ndodhi në Parlamentin shqiptar.

Pyetje: Do ta vejë Partia Demokratike në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për votimin që ndodhi mbrëmë në Parlament?

Bylykbashi: Unë ekspozova antikushtetuetshmërinë e proçesit, nulitetin e proçesit përballë Kushtetutës dhe sigurisht që kjo sjell dy pasoja. Goditshmërinë përpara Gjykatës Kushtetuese dhe nga ana tjetër paligjshmërinë dhe antikushtetuetshmërinë e këtyre funksionarëve që i bën ata vulnerabël nesër përballë proçedurave për shkarkim. Këto nuk i duhen drejtësisë shqiptare. Asaj i duhet soliditet. Ankimi në Gjykatën Kushtetuese ju besoj duhet ta keni parasysh që ajo ka pesë anëtarë nga nëntë që ka në numrin e përgjithshëm. Vetëm pesë anëtarë kanë mandat të plotë. Një anëtar ka mandat të mbaruar por që vazhdon të qëndrojë në detyrë. Ju e dini se Gjykata Kushtetuese është bllokuar qëllimisht përgjatë dy viteve të fundit nga mazhoranca, vetëm e vetëm që të mos merrej vendim me pesë vota. Dhe rekordi i vendimeve me katër me tre por mungesa e votës së pestë e ka rrëzuar është 15 ose 20 vendime të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë disa për Reformën në Drejtësi. Partia Socialiste ka bllokuar të gjitha emërimet në drejtësi, gjatë vitit 2017, vazhdon ta bllokojë gjatë vitit 2018, me justifikimin e vettingut vetëm e vetëm për të bllokuar emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Që të plotësohet GJK dhe të vendosë mbi këto shkelje që po ndodhin sot e kësaj dite. Të bllokojë emërimet në drejtësi në mënyrë që të bllokojë zgjedhjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nga Parlamenti me shumicë të cilësuar. Nuk i intereson. Sa kohë ka një këshill të emërimit në drejtësi që i quan të pafavorshme, do të vazhdojë ta bllokojë, në mënyrë që këto organe të sistemit të drejtësisë, të barzvlefshme në rëndësi me KLGJ dhe KLP, të mos ngrihen, sepse nuk i leverdis Edi Ramës. Ne do të gjykojmë me kujdes të gjitha rrethanat. Proçesi i djeshëm ishte nul, nuk ka anëtarë të KLGJ-së dhe KLP-së nga Parlamenti, sipas Kushtetutës dhe e vetmja zgjidhje është rikthimi tek dispozitat kushtetuese. Partia Demokratike ndërkohë ka paraqitur zgjidhjen duke shfuqizuar nëpërmjet amendamenteve të propozuara për shfuqizimin e këtyre filtrave antikushtetuese. Sa më shumë vonohet, me çfarëdo rrahje shpatullash, aq më keq do të jetë për sistemin e drejtësisë. Shqiptarëve nuk i duhet kush janë qeveritarët e sistemit të drejtësisë, i duhet drejtësia e thjeshtë, e shpejtë, efikase dhe e pakorruptuar. Kjo gjë nuk ka ndodhur ende dhe do shumë kohë që të ndodhë. Edi Ramës i intereson të mbrohet ai vetë, Sajmir Tahiri dhe i gjithë enturazhi i tij i korruptuar dhe i kriminalizuar që të mos shkojnë përpara drejtësisë.

Pyetje: Në cilin vendim i referohet kuorumit Gjykata Kushtetuese konkretisht për rastin e votimeve me shumicë të cilësuar. Ju përmendët 29/2009 por cili është konkretisht intepretimi.

Bylykbashi: Është një vendim për deputetin Ilir Beqja në vitin 2011, në mënyrë specifike, ata interpretojnë që minimumi i kuorumit është 71 për seancat normale, me përjashtim kur kërkohet shumicë e posatshme. Këtë shpreh Gjykata Kushtetuese në këtë vendimmarrje të saj. Ju përmenda edhe rastin e Kolegjit Zgjedhor por ju kujtoj faktin që Gjykata e Kosovës anulloi zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, pikërisht për këtë arsye sepse në seancën e zgjedhjes Presidenti i Kosovës i asaj kohe u zgjodh pa kuorumin e kërkuar nga Kushtetuta që duhej të ishte në përputhje me shumicën e cilësuar, pra jo vetëm jurisprudenca shqiptare por edhe jurisprudenca kushtetuese e krahasuar çon në këtë konkluzion. Çdo ngatërresë me rastin e Presidentit është e pabazë dhe e pavënd për një arsye shumë të thjeshtë. Presidenti ka rregullim specifik, që përjashton bllokimin.

Pyetje: A jeni për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese pasi Presidenti shpalli vakancat. Kemi KLD pa veting dhe a mund t’i zgjedhim dhe gjyqyarët kushtetues pa vetting?

Bylykbashi: Reforma në Drejtësi nuk mund të ngatërrojë këmbët e veta. Nuk mundet që institucionet e përcaktuara të drejtësisë të pengojnë njëra-tjetrën. Nëse tani kemi një sistem të shpërbërë të drejtësisë, sistemin e vjetër, boshllëku nuk mund të qëndrojë pa fund. Cënohen të drejtat e shqiptarëve, të pronësisë e të tjera shumë të rëndësishme për ta, cënohen të drejta të personave të cilët mund të jenë të dënuar në mënyrë të padrejtë, pra jo vetëm interesa të partive politike. Gjykata Kushtetuese sot është në kolaps. Mjafton vetëm kjo që po ndodh, e vënë në dukje edhe nga Gjykata Kushtetuese që shqiptarët të mos merren më me drejtësinë shqiptare dhe t’i drejtohen drejtpërdrejtë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Dhe kjo është e rëndë që Shqipëria të marrë një tjetër dënim nga Strasburgu për mosmbrojtje të të drejtave të qytetarëve të saj. Presidenti i Republikës ka bërë lëvizjen më të fundit në kompetencë të tij. Sigurisht që maxhoranca do të përpiqet të pengojë në plotësimin e vendeve bosh në Gjykatë Kushtetues, do të përpiqet që të pengojë edhe Gjykatën e Lartë të plotësohet. Ju e dini se sot Gjykata e Lartë është në një situatë dramatike për sa i përket anëtarëve. Do të pengohet ngritja e Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Në qoftë se Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë organet që bëjnë disiplinimin e gjyqtarëve, nuk është vetëm vetingu. Vetingu nuk mund të jetë si fronti demokratik ku të gjithë ankohen por askush nuk shkon në gjykatë. Trupat që do disiplinojnë gjyqtarët janë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe për prokurorët është Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Por ama nëse nuk ngrihet edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë sistemi bie në kolaps. Këtë kërkon sot Partia Socialiste. Nxitimi nuk mund të jetë vetëm për ata që do të zgjedhë Edi Rama. 5 jo gjyqtarët dhe 5 jo prokurorët e KLGJ-së janë vetëm pjesa më e vogël e dy trupave. Nxitim i reformës në drejtëis nuk mund të jetë heqja e dëshmitarit kyç Nazer Seitaj për ta hequr nga hetimi në Shqiperi. Ndërkohë po me nxitim sillen dispozita për ta mbrojtur Saimir Tahirin dhe të ngjashëm me rregulloren e Parlamentit. Jo! Reforma në drejtësi do të thotë ngritje e SPAK-ut tani dhe jo ngritje e SPAK-ut provizor të Edi Ramës me memorandum bashkëpunimi midis Ministrit të Brendshëm dhe prokurores provizore. 

Pyetje: Z.Bylykbashi ju flisni për një proces antikushtetues dhe antiligjor për përzgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së, por mbrëmë pati një reagim nga ambsasori amerikan ku në një farë mënyre bekoi këtë proces duke thënë se politkanët nga të dyja palët kanë frikë nga reforma në drejtësi dhe ai është më i prirur për të besuar një përzgjedhje rastësore sesa një përzgjedhje nga politikanët shqiptarë. A është Partia Demokratike ajo që ka frikë nga reforma në drejtësi? 

Bylykbashi: Unë nuk komentoj deklarata të diplomatëve. Ajo që duhet të bëjë unë dhe kushdo tjetër, profesionistë, politikanë apo kushdo është të lexojë të zezë mbi të bardhë, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe asgjë tjetër. Asgjë tjetër nuk ka ndikim mbi vendimmarrjen e organeve kushtetuese shqiptare. Unë e kam orën më të lirë sesa makina e kryeministrit dhe për rrjedhojë si unë shumica e kolegëve të mi në Partinë Demokratike nuk kemi frikë nga reforma në drejtësi. këtu jemi, reforma në drejtësi të bëjë punën e saj. Ata që duhet të kenë frikë janë ministrat si Saimir Tahiri, ministra të tjerë të korruptuar, kryetarë bashkish dhe Edi Rama që i mban ata. Ky është sikleti e për rrjedhojë nëse ne do ta bazojmë reformën në drejtësi në Kushtetutë dhe jo në memorandume bashkëpunimi dhe çdo lloj forme tjetër. Vetëm atëherë do të kemi drejtësi për shqiptarët, të korruptuarit dhe kriminelët në burg dhe do të na pranojë Bashkimi Europian. Çdo formë tjetër e improvizuar nuk ka vend në shtetin e së drejtës në Kushtetutën shqiptare. Ne nuk e bazojmë drejtësinë tek precedentët. Ne e bazojmë në germën e shkruar të Kushtetutës. 

Pyetje: Ju thatë që një nga kandidatët ka lidhje familjare me kryebashkiakun e Tiranës. Mund të na flisni më shumë për këtë lidhje?

Bylykbashi: Më tepër se kaq nuk mund të vë në dispozicion. Këto janë informacione të sjella pranë Partisë Demokratike. Mbetet për t’u investiguar. Ajo që është e rëndësishme është që këta kandidatë janë lënë të filtrohen në mënyrë prioritare për të ardhur deri tek kjo listë. Kandidatë të tjerë të cilët nuk kishin prirjen që i duhesh Edi Ramës kryeministër për të njëjtat kushte janë s’kualifikuar nga filtrat para parlamentare apo nga Sekretari i Përgjithshëm.

Kandidatë të cilët i ka thënë ONM-ja jo, por i duheshin Edi Ramës kanë kaluar dhe shorti i përzgjodhi. Me procesin që përmbylli dje Edi Rama, edhe ONM-ja u hodh në koshin e plehrave. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit sot ka një vlerë shumë të zvogëluar në raport me atë që kemi parashikuar në Kushtetutë ne sot.

E për rrjedhojë pasojë do të jetë edhe mbi procesin e vetingut. Kur ONM-ja të identifikojë personat e korruptuar në gjyqësorin shqiptar, të bëjë rekomandim negativ për ta por ata i duhen Edi Ramës, ju siguroj që ata do të kalojnë të gjithë procesin e vetingut.

Pyetje: Ju theksuat se lista e miratuar dje është nul, ndërkohë që PD ka një vendim për ta rinisur edhe një herë procesin, në qoftë se po nga cila pikë?

Bylykbashi: Partia Demokratike ka bërë veprimet themelore në procesin e reformës në drejtësi, ka dhënë konsensusin për Kushtetutën me datë 22 korrik. Që do të thotë, parashikoi një proces i cili do të ishte i pastër dhe në përputhje me Komisionin e Venecias, ku kandidatë të ligjshëm do të kishin mundësinë të përzgjidheshin nga një trupë parlamentare. Dhe nëse kandidatët e ligjshëm nuk do të përzgjidheshin me një konsensus politik, këta kandidatë të ligjshëm do të përzgjidheshin shumë mirë edhe me short. Por ne kemi një proces antikushtetues, kemi kandidatë të paligjshëm e për rrjedhojë shorti nuk mund të përzgjedhë asgjë tjetër përveç paligjshmërisë.

Një ekspert amerikanë, nga më të mirët në fushën dhe doktorinën e të drejtës, kryesisht asaj zgjedhore në vitin 2003, në rastin kur Shqipëria kërkonte të zgjidhte anëtarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, në atë kohë organ kushtetues me short, u shpreh: “Shorti nuk sjell asnjë garanci që sjell kandidatët më të mirë dhe më profesionistë për një organ kushtetues.” Pavarësisht kësaj ne të gjithë ramë dakord, opozita dha konsensusin për mekanizmin zhbllokues. Por ajo që duhet të kuptohet është: Mekanizëm zhbllokues me kandidatë të ligjshëm në një proces kushtetues. Dje ne kishim kandidatë të paligjshëm, një proces antikushtetues, për rrjedhojë nul dhe për rrjedhojë lista sot nuk ekziston.

Read More
09 Shk
0

Shqipëria eksporton krim, drogë dhe emigracion të paligjshëm

  • Prej 5 vjetësh Shqipëria nuk ka një kryeministër sovran, por një njeri, i cili shantazhohet lehtësisht. Vendimet e tij merren në funksion të dosjeve, ku Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, figuron se ka takuar mafiozë në zë në Itali dhe në Greqi.
  • Politika e jashtme është e gjitha në mbrojtje të dosjeve të pambrojtshme të Edi Ramës, nga Xibraka, me të vëllain, tek Sajmir Tahiri. Vota kundër Jeruzalemit është minimumi i të zezës që i bën këtij vendi.
  • Do të ketë të tjera vendime, të cilët do të tregojnë qartë para shqiptarëve se çfarë dëmi i bën vendit një kryeministër i shantazhueshëm kur vjen puna tek marrëdhëniet ndërkombëtare, në veçanti, tek marrëdhëniet me fqinjët.
  • Në 5 vite të Ramës Kryeministër numri i shqiptarëve të larguar në eksod është më i madh se shqiptarët e larguar në eksodin e viteve ‘90 – ’93. 5 vite të Edi Ramës kryeministër, Shqipëria eksporton krim, drogë dhe emigracion të paligjshëm.
  • Ndryshimi me rezolutat e tjera për Jeruzalemin është se Më 21 dhjetor Shqipëria votoi kundër Amerikës, kundër vendimit sovran të Presidentit Trump në zbatim të një tjetër vendimi sovran bipartizan të Kongresit Amerikan.
  • Reforma në Drejtësi është viktima e parë e bashkëqeverisjes me krimin. Mjerë ata bashkëinvestitorë që nuk e shohin. Nuk ka më Reformë në Drejtësi. Për fat të keq, nuk nuk mund të ketë as Europë pa luftuar krimin, drogën, korrupsionin, pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Fjala e plotë e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Parlament.

Edhe sot Edi Rama po përpiqet ta shndërrojë këtë sallë në një cirk ku qeshet dhe përqeshet me veten e tij, me batuta që e kanë humbur prej kohësh aftësinë për të zbavitur edhe banorët e kopshtit zoologjik, me një fjalor ordioner që ekspozon atë çfarë ndodhet pas fasadës së hollë kryeministrore.

Një qeverisje ordinere, një qeverisje e bazuar në sundimin dhe grabitjen e Shqipërisë, një qeverisje që ditë për ditë i merr shumicës së shqiptarëve për një grusht njerëzish.

Në këtë parlament nëse do të ishte vërtetë i tillë, duhet të funksionojnë mekanizmat, në mos për ta ndalur, për ta frenuar këtë zezanë dhe zullum kombëtar dhe padyshim “Rama 2-shin”, i cili për nga mediokriteti, vjedhja dhe ekspozimi i lidhjeve të drejtpërdrata, i lidhjeve së të parit të qeverisë dhe ministrave të tij me bandat e narkotrafikut dhe krimit të organizuar, ia kalon “Rama 1-shit”, që ne të mund ta frenomin këtu, kjo do të ishte e pamundur.

Dhe kjo është arsyeja se pse këtij nuk i bëhet vonë.

E di që në këtë sallë ku ka ardhur jo me vullnetit e qytetarëve, por me vullnetin e krimit, mund të bëjë si të dojë.

Ndaj me mëdyshje e pranova propozimin e grupit parlamentar për të debatuar mbi qëndrimin e qeverisë shqiptare kundër aleatit tonë strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sepse e di që në fund të këtij debati nuk do të ketë një votë ndërgjeje, nuk do të ketë një votë të bazuar mbi interesin kombëtar, por do të ketë një votë të depersonalizuar të një grupimi politik, apo ish-politik, i vënë tërësisht në funksion të një grupi njerëzish që zhvasin, vjedhin ditë për ditë këtë vend, në koalicion me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh. Si mund të presësh që këta të votojnë rezolutën e cila kërkon ndjesë aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur këta nuk votojnë lekë për tekstet e shkollave për fëmijët shqiptarë.

Para dy ditësh isha në Divjakë dhe pashë me sytë e mi, dëgjova me veshët e mi, preka nga afër një gjendje të cilën po nuk e pe nga afër, vështirë se e beson. Qindra, mijëra, kuintalë e tonë, prodhime të cilësisë më të lartë, prodhime të sezonit, lakra, karrota, patate etj, të cilat fermerët nuk i shesin dot, sepse edhe me një çmim që është sa gjysma e kostos së prodhimit, nuk vjen t’ia marrë askush.

Katër vite më parë vinin trajlera nga Kosova dhe Maqedonia, ndërsa sot nuk vjen asnjë furgon nga Tirana.

Një javë para meje Edi Rama kishte qënë në Divjakë dhe, kur i kishin qarë hallin, iu ishte përgjigjur: “E dini vetë ju se ku e fusni prasin dhe karrotën”. Turp! Turp e faqe e zezë edhe për rrugaçin më ordiner, për pijanecin më ordiner e jo më për një njeri që i thotë vetes kryeministër.

Ku e kanë të përbashkëtën fermerët e Divjakës, ku e kanë të përbashktën mijëra e mijëra familje shqiptare që janë hequr nga lista e ndihmës ekonomike? Janë 15 mijë familje në Tiranë, 752 familje në Kamëz, 1600 në Gjirokastër, 682 në Kavajë, 752 në Lushnjë, 826 familje, jo shifra, jo numra, familje. Ka deputetë nga të dy krahët këtu që përfaqësojnë këta njerëz.

Ku e kanë të përbashkëtën me qëndrimin e qeverisë së Edi Ramës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rezolutën e Jeruzalemit? E kanë tek dy arsye:

Tek papërgjegjshmëria klinike e Edi Ramës dhe tek fakti se Shqipëria prej 5 vjetësh nuk ka një kryeministër sovran, por një njeri, i cili shantazhohet lehtësisht, vendimet e të cilit merren në funksion të dosjeve që i tunden para syve. Dosje në të cilat figuron Ministri i tij i Brendshëm Sajmir Tahiri, i takuar me dhjetëra qindra herë në Itali dhe në Greqi me mafiozët në zë, të përgjuar natyrisht, nga shërbimet partnere.

Dosjet e milionave të parave të pastruara përmes bankave familjare, të cilat i kanë natyrisht edhe në vendet e tjera. Ky është një kryeministër i shantazhueshëm. Vota kundër Jeruzalemit është minimumi i të zezës që i bën këtij vendi.

Prisni dhe do të ketë të tjera vendime, të cilët do të tregojnë qartë para shqiptarëve se çfarë dëmi i bën vendit një kryeministër i shantazhueshëm kur vjen puna tek marrëdhëniet ndërkombëtar e, në veçanti, tek marrëdhëniet me fqinjët.

Zonja dhe zotërinj.

Në verbin ordiner që përdori sot Edi Rama, nuk arriti dot t’u shpjegojë shqiptarëve se pse pesë vjet pasi ka ardhur në pushtet, ekonomia është në bilancin më katastrofik që prej vitit 1991.

Pse numri i shqiptarëve që kanë emigruar vitin e kaluar është më i lartë se viti 2015 dhe se të dy të marrë së bashku, përbëjnë një numër shqiptarësh të larguar në eksod më të madh se eksodi i viteve ‘90 – ’93?

Sepse vetëm në janarin e këtij viti kanë falimentuar 1500 biznese, plot 38% më shumë se në janarin e vitit të kaluar. Pse nuk shiten lakrat, karrotat, prasi, patatet e fermerëve të Divjakës, prodhimet e  fermerëve të Devollit, Velipojës apo të Xarrës. Nuk ka e nuk mund të ketë shpjegime, sikundër nuk ka dot shpjegime, kur Bashkimi Europian dhe SHBA i kërkojnë llogari.

5 vite kryeministër, emigracioni i paligjshëm është dhjetëfishuar, Shqipëria eksporton krim, drogë dhe emigracion të paligjshëm.

Arsyeja është një dhe vetëm një. Sepse në krye të qeverisë së vendit prej pesë vitesh jo si aspiratë apo votë e lirë e vullnetit të shqiptarëve por si produkt i aleancës me krimin, ndodhet një njeri i zhytur në krim dhe i kapur nga krimi. Ky njeri në këtë sallë më 22 Korrik 2016 ishte më i dëshpëruari, sepse plani i tij për të dështuar reformën kushtetuese në drejtësi, falimentoi.

Falimentoi dhe u zbulua qartë. U pa qartë dhe  dëgjova qartë, përgëzimet që mora nga Anxhela Merkel, nga Viktoria Nuland nga kryetari i Këshillit Europian dhe dhjetëra personalitete, të cilët përgëzuan opozitën për qëndrimet dhe vizionin që mbajti.

Në krijimin e organeve të reja të drejtësisë, Kushtetuta e thotë qartë: Keni një zgjedhje mes konsensusit ose shortit,  një zgjedhje të cilën opozita e propozoi dhe e sanksionoi. Por prej asaj dite Edi Rama ka bërë gjithçka kundër konsensusit për Reformën në Drejtësi, sepse konsensusi  për KLGJ dhe KLP, konsensusi  për Vetingun do të çonte në një kryeprokuror me Vetting dhe jo pa Vetting, siç e kemi sot., me votë opozitare dhe maxhoritare dhe jo me më pak vota se vetë Partia Socialiste. Një kryeprokuror legjitim, të cilit nuk do t’i tundeshin këmbët për të arrestuar në flagrancë Sajmir Tahirin, për të arrestuar një duzinë pushtetarësh të përgjuar nga shërbimet partnere në transaksione politike dhe financiare me bandat, nga Shullazët e Lul Berishët me Vangjush Dakon, tek Çelët dhe Sanxhaktarët e Qazim Sejdinit dhe, të paktën, tri ministra që ulen këtu sot prapa meje.

Edi Rama e ka jetike kapjen e drejtësisë. Ndaj sot nuk ka hapësirë për consensus, sepse po të donte konsensus nuk do të kishte shkelur Kushtetutën duke vendosur flitra të tillë që në goglat e shortit të KLGJ dhe KLP të vijnë telefonat e prishur të Sigurimit të Shtetit sigurisht me rekomandimet e mbeturinat e Sigurimit, njerëz të korruptuar e të dënuar, të cilët fshehën rekordet e tyre  të dekriminalizimit dhe njerëz që ONM i ka përjashtuar  nga kandidimi.

Ky dashnor i Europës dhe i Amerikës vetëm kur vjen fjala për të respektuar rekomandimet e tyre për njerëz me integritet në organet e drejtësië e humb dashurinë dhe i lidhet gjuha.

Ndaj sot, ata që vijnë këtu për t’u sanksionuar si anëtarë të KLGJ-së dhe KLP-së, janë ushtarë mjeranë të Edi Ramës, garancia e fundit dhe e vetme për ta shtyrë edhe pak drejtësinë për Sajmir Tahirin, drejtësinë e munguar për qindra milionë euro që ndodhen sot në bankat private të pushtetit, që ndodhen sot në investime marramendëse brenda dhe jashtë vendit.

Kështu është, do ta shtyjë edhe për pak, por jo për shumë. E çove Nezar Seitin në Itali, por gojën nuk ke për t’ia mbyllur dot përgjithmonë. E kur të bilbilosë ai dhe kur të blbilosin Habilajt, rradha do t’i vijë Sajmir Tahirit.

A ka njeri në botë që beson se Sajmir Tahiri u bë koka e drogës në Shqipëri pa dijeni tënde Edi Rama?

A ka njeri në botë që beson se ato qindra, miliona euro dhe tonelata drogë, nuk janë këmbët e karrikes tënde të pushtetit?

A ka njeri në botë që të beson ty më?

Prandaj çdo fjalë që thua këtu të largon nga e sotmja. E nesërmja e këtij vendi ti nuk mund të jesh kurrë.

Nuk duam investime turke?

Po ky është një palaçollik i padëgjuar më parë. Po gajasesh, sepse ty nuk të bëhet vonë për këtë vend. Po ti i thave investimet nga ky vend.

Në kohën kur këtë vend e qeveriste Partia Demokratike, investimet turke u dhjetfishuan banka, telekom, energji, dhjetëra mijëra vende pune, që sot nuk janë më.

Po nuk janë o faqezi nuk janë, i ke çuar në azil.

Çfarë je ti që gajasesh? Çfarë je ti këtu, për batuta je? S’je as shok gjimnazi me mua se të paktën je nja dhjetë vjet më i vjetër. Çfarë ke që gajasesh? I ke çuar në azil, i ke çuar refugjatë. Punonin këtu, kur ishin ato investime, sot nuk janë më. S’ka investime këtu. Ajo që po sjell në Vlorë, është aferë e pastër korruptive. Me 100 milionë euro do të bësh gjoja aeroport rajonal. Ti do vjedhësh shqiptarët dhe do ta ndash rryshfetin edhe me ndonjë turqishtfolës. Por kjo nuk është puna ime, por punë e drejtësisë turke. Prandaj, broçkullat e tua nuk i beson dot më as ai që ke afër aty.

(Rama flet nga vendi) Kujt i flet ti për 21 janar e tradhëti ndaj atdheut?

Po ti e more dhe e bëre kryetar të partisë në Burrel gardistin që thoje se ishte në grupin e zjarrit dhe sot e ke drejtor të OSHEE-së. Po ti ata që bënë paktin me Greqinë i gradove të gjithë, edhe ata në Ministri të Brendshme dhe ata në Ministri të Jashtme. Kë gënjen ti, kë mashtron? Kujton se partia jote nuk i di këto gjëra? Ka shqiptar që s’i di? Që kur vjen puna për pushtetin tënd dhe për veten tënde, ti je gati të flesh me djallin dhe ke fjetur me djallin.

Mundohemi kot këtu të flasim për politikë të jashtme. Ku ka politikë të jashtme? Politika e jashtme është e gjitha në mbrojtje të dosjeve të pambrojtshme të Edi Ramës, nga Xibraka tek Sajmir Tahiri.

Ministria e Jashtme është vënë si pelivan në tel dhe ka vetëm dy detyra, të mbrojë kriminelët e lidhur me politikanët dhe politikanët e lidhur me kriminelët, me zero sukses, se edhe po të ketë një gojë të mbyllur me zhage kanabisi, raportet e thonë qartë, që nga EUROPOL-i, CIA e Departamenti i Shtetit. Dhe e dyta, të sulmojë opozitën, po dhe kjo nuk i pin ujë më. Nuk ka politikë të jashtme në këtë vend. Politika e vemte e jashtme e Edi Ramës është investimi i milionave të drogës për të treguar fasadën, potentin. Por nga Uashingtoni në Bruksel, nga Berlini në Londër, të gjithë tashmë e dinë që është fasadë. Sikundër e dinë të gjithë shqiptarët, punë nuk ka, bizneset mbyllen, fermerët falimentojnë, shqiptarët emigrojnë maisvisht. Këtë shqiptarët e dinë, sikundër e dinë partnerët tanë. Të provuan 5 vite me radhë, iu solle më shumë drogë, iu solle më shumë krim, iu më shumë emigracion të paligjshëm dhe i preve në besë.

Po, ka një ndryshim midis Rezolutës tre javë më parë dhe dhjetëra, qindra rezolutave për Lindjen e Mesme dhe rezolutës së 21 dhjetorit.

Më 21 dhjetor u votua kundër Amerikës nuk u votua për asgjë tjetër, por kundër Amerikës. Kundër vendimit sovran të Presidentit Trump në zbatim të një tjetër vendimi sovran bipartizan të Kongresit Amerikan dhe ti votove kundër.

Ti votove kundër duke vënë në peshoren e rrezikut interesin tonë kombëtar. Nuk më intereson a ka votuar apo jo Maqedonia. Doli që gënjeu ky mashtruesi yt profesionist, Maqedonia nuk ka votuar. Nuk më intereson fare ore mashtrues, nuk më intereson fare Maqedonia mua, o mashtrues. Mua më intereson Kosova dhe Shqipëria në NATO, që janë produkte të drejtpërdrejta të vullnetit amerikan.  Këto më interesojnë mua dhe mbi këto shkelmuat ju. Nuk dëgjuat as Kosovën, që e përdor si bizhu në takimet e tua me një tjetër të ngjashmin tënd në rajon. Lexoje pak Rekomandimin e Zgjerimit, ju që jeni entuzistë dhe shikoni se pengesa e vetme janë autokratët e inkriminuar që shkelin shtetin ligjor, që dhunojnë të drejtat e opozitës, që dhunojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve, që nëpërkëmbin median, që kanë kapur ekonominë. Çfarë do ti? Të të vënë emrin? Do të vijë edhe ajo ditë që të të vënë emrin, por para se ta vënë ata, ta kanë vënë shqiptarët. Ta kanë vënë emrin më 27 janar.

Sot dua t’i them të gjithë qytetarëve shqiptarë, se detyra e opozitës në këtë parlament, është tërësisht e pamundur. Përtej fjalës, gjithçka tjetër është kapur dhe shkatërruar institucionalisht, ligjerisht, Kushtetuta është shkelur.

Jemi këtu për t’ju thënë se kjo farsë do të vazhdojë. Se në vend që të flasim dhe të zgjidhim problemet tuaja, fermerë të Divjakës, në vend që të mbyllim doganat për prodhimet e subvencionuara me tarifa të barabarta me subvencionet, që ju të shisni prodhimet tuaja të pasubvencionuara. Në vend që t’ju japim të njëjtin buxhet për të subvencionuar prodhimet tuaja, si Maqedonia të paktën, 150 milionë Euro, do të vazhdoj ky të tallet me ju dhe  t’ju thotë: Lakrën sa koka, e dini se ku do ta fusni prasin dhe karrotën.

Këtë ka thënë në Divjakë, ky!

Ta dini pra të dashur studentë se kjo do të vazhdojë, se tarifat e universiteteve do të vazhdojnë të rriten dhe shumë e më shumë prej jush do të vazhdojnë të mbeten jashtë auditorëve për paratë që fusin në xhep oligarkët e lidhur me këtë. (Ramën)

Ta dini të dashur pacientë, se çdo ditë e më pak ilaçe, çdo ditë e më pak mjekë të kualifikuar e infermierë do të ketë, për milionat që zhvat ky. Dhjetëra mijëra euro në ditë të taksave tuaja, që nuk shkojnë për ju dhe familjarët tuaj.

Ta dini o pensionistë se mashtrimet që ju këput në fushatë pas fushate do të jenë mashtrime.

Ta dini ju të gjithë, nga të përndjekurit dhe të burgosurit politikë e pronarët e deri tek ish-ushtarakët se mashtrimi dhe zullumi do të vijnë e do të thellohen derisa atë që bëmë më 27 janar në shesh të vini ta bëni këtu në këtë sallë. Derisa qytetarët e këtij vendi të reagojnë ashtu sikurse reagon çdo qytetar europian kur kryeministri u thotë ta futni karrotën dhe preshin apo të tallet me prodhimet e tyre.

Nuk ka rrugë tjetër, miq! Nuk ka rrugë tjetër tani që proçeset politike kanë marrë fund, tani që votat e vjedhura kanë çimentuar një bandë në pushtet, një qeveri të zhytur në krim, që po shkatërron themelet e bashkëjetesës politike.

Reforma në Drejtësi, qartësisht është viktima e parë e saj. Mjerë ata bashkëinvestitorë që nuk e shohin. Nuk ka më Reformë në Drejtësi. Ka një drejtësi të kapur për të mbrojtur Sajmir Tahirin, Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, Qazim Sejdinin, Vangjush Dakon, Shullazët, Habilajt, Balilajt. Kjo është drejtësia. Drejtësi nuk ka. Për fat të keq nuk ka as Europë e nuk mund të ketë Europë pa luftuar krimin, pa luftuar drogën, korrupsionin. Nuk mund të ketë Europë pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Prej sot nga kjo sallë,duke u zotuar të vazhdojmë të bëjmë rolin tonë si opozitë, ju kërkoj edhe diçka tjetër pa të cilën nuk do të ketë ndryshim, të marrim fatin tonë në duart tona, të merrni fatin tuaj në duart tuaja!

Çohuni! Dhe opozitën do ta keni në krah, sa herë që të vendosni të bllokoni një aks rrugor, sa herë të vendosni t’ia përplasni arrogancës, arbitraritetit dhe kriminalitetit në fytyrë, opozitën do ta keni në krah, Partinë Demokratike do ta keni në krah, mua do të më keni në krah.

Faleminderit!

 

Replika e Kryetarit Basha me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

 

Rrallë herë do të keni shansin të shihni një mashtrues, të pacipë dhe të paaftë nën petkun e Ministrit të Jashtëm. Kujdesen dhe janë kujdesur qeveritë që njerëzit që  që përfaqësojnë Shqipërinë në botë të mos jenë mashtrues kalibri, të paaftë dhe plagjiatë të pakorrektueshëm.

Mashtruesi sot vuri fjalët në gojën time se i paskam thënë Mogherinit: Baltë! E kundërta është e vërtetë. Kur ju o zullumqarë, vutë në gojën e Mogherinit fjalët  “Se vetëm me vetingun do të hapeshin negociatat”, ju thashë se kjo ishte baltë. Madje ju thashë se këto ishin bajga që iu shisni shqiptarëve. Dhe  ja ku jemi sot dhe fjala ime ka dalë.  Se nuk është vetingu që hap negociatat, por janë banditët që ti ke sjellë dhe i ke bërë ministra të brendshëm, që duhet të jenë në burg e jo të qeverisin me ty, të ndajnë paratë me ty e të bëjnë drogën me ty.

Krimi, droga, emigracioni! 4 vjet e ke zhytur Shqipërinë keq e më keq! Këtë të thotë CIA, këtë të thotë Departamenti i Shtetit.

Ky mashtrues ordiner këtu nuk e fshin dot se janë raporte të shkruara të CIA-s, të DASH.

Me kë matet ky, me futjen ne NATO, me heqjen e vizave?

Ky bredh nëpër botë me paratë e shqiptarëve për dy detyra: të shajë opozitën dhe të mbrojë fytyrën tënde të zezë, të mbrojë Saimir Tahirin, të mbrojë narkotrafikantët.

Dhe dëgjo këtu ti i paaftë! Të paktën për ata pak studentë të Drejtës Ndërkombëtare që na ndjekin, mos këput broçkulla këtu. Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë detyruese dhe nuk janë erga omnesTë tilla janë rezolutat e Këshillit të Sigurimit, prandaj mos këput mufka këtu. Kjo është rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme dhe jo e Këshillit të Sigurimit. Turp! Duhej të kishe ngelur që në vit të parë!

Read More
08 Shk
0

Opozita është në krahë të çdo proteste. Çohuni!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të ngrejnë zërin e tyre kundër qeverisjes së Edi Ramës, e cila po shkatërron çdo qelizë të shoqërisë, te ardhmen e studentëve e të rinjve, arsimin, shëndetësinë, bujqësinë, investimet dhe ekonominë. Basha theksoi se Rama nuk shqetësohet për Shqiperinë e as për shqiptarët, pasi prioritet i tij është mbrojtja e Sajmir Tahirit, bandave të drogës dhe krimit të cilët e sollën dhe e mbajnë në pushtet.

Read More
07 Shk
0

Mirela Kumbaro përgjegjëse për zhdukjen e monumenteve të kulturës

Deklarata e plotë e deputetes Valentina Duka për përgjegjësinë e Ministres së Kulturës për shkatërrimin brenda pak ditësh të dy urave monument kulture. Në foto është edhe premtimi më 6 janar 2018 i Mirela Kumbaros për restaurimin e urës në Zagori dhe deklarata e saj se pas përmbytjeve ura nuk rrezikon të shembet.   

Jam këtu për të shprehur indinjatën e thellë, nga zhdukja në hartën e monumenteve të kulturës të dy urave shumë të rëndësishme, siç është Ura e Hoshtevës në zonën  e Libohovës një urë e periudhës Osmane, e përdorshme edhe sot nga banorët e Zagorisë. Dhe ura tjetër e krahinës së Orgockës, edhe kjo një urë e periudhës osmane që i takon Qarkut të Korçës, që si deputete e Partisë Demokratike ta përfaqësoj në Parlamentin e Shqipërisë.

Këto dy ura janë të trashëguara nga 300 vjet më parë, të ruajtura me shumë fanatizëm nga banorë të zonës, por edhe nga specialistë shqiptarë që e kanë dashur kulturën dhe brenda dy ditësh, si rezultat i vërshimit të lumenjve, ato zhduken jo vetëm nga harta e monumenteve të kulturës, por edhe nga harta e gjeografisë së Shqipërisë për të mos i parë më kurrë. Sado premtime të ketë se ato do të rindërtohen, ato nuk mund të bëhen ashtu sikundër kanë qenë.

Janë ura unikale dhe që banorët e këtyre zonave, specialistë të trashëgimisë kulturore, kanë kohë që trokasin në derën e Ministres së Kulturës për të ndërhyrë urgjentisht në riparimin e tyre, por derë e saj ka qenë e mbyllur. Përegjigja e Ministres së Kulturës ka qenë arrogante, qeveria Rama nuk ka reaguar në kohën e duhur për restaurimin e këtyre veprave kaq të rëndësishme të pasurisë sonë kombëtare.

Kam pasur fatin të vizitoj shumë ura të tilla në vendet e Ballkanit, ku qeveritë e Ballkanit shpenzojnë pothuajse dyfishin e parave të qeverisë Rama për t’i ruajtur ato. I ruajnë ato dhe nuk i shkatërrojnë ashtu sikundër ndodhi në Shqipëri. Prandaj jam këtu, që në emër të Partisë Demokratike, të dënoj papërgjegjshmërinë e qeverisë Rama. Në mbrojtje të institucioneve të kulturës sonë kombëtare, si elementë, si pasuri e madhe e kulturës sonë kombëtare për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve.

 

Read More
06 Shk
0

Denoncim i deputetit Enkelejd Alibeaj në Këshillin e Legjislacionit për anëtarët e KLGJ dhe KLP

Kryetari i Këshillit të Legjislacionit, Enkeljed Alibeaj, denoncoi sot me fakte sesi sistemi i ri i drejtësisë po kapet nga qeveria nëpërmjet promovimit në krye të sistemit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të kohës së komunizimit, të përfshirë në gjyqe politike.

“Procesi për anëtarët e KLGJ dhe KLP prodhoi një rezultat dramatik ku sot anëtarë të KLGJ dhe KLP janë jo vetëm kandidatë të përjashtuar nga ONM, jo vetëm kandidatë që nuk plotësojnë kriteret, jo vetëm kandidatë që nuk kanë paguar taksat, jo vetëm kandidatë të angazhuar në politikë, por edhe individë të kriminalizuar, për shkak se kanë dënuar politikisht qytetarët shqiptarë, thjesht se kanë menduar që liria dhe demokracia janë vlera që duhet të aplikohen edhe në shoqërinë tonë”-tha Alibeaj gjatë mbledhjes së Këshillit.

Për të faktuar këtë z. Alibeaj publikoi vendimet politike të dhëna nga këta gjyqtarë dhe prokurorë, që sot janë zgjedhur të qeverisin sistemin e ri të drejtësisë në vend. Në këto vendime konstatohet se dënimet dhe akuzat ndaj qytetarëve shqiptarë, nga anëtarët e sotëm të KLGJ dhe KLP, janë dhënë për motive qartazi politike dhe me akuzë për tradhëti ndaj vijës së partisë dhe vlerave të partisë.

 

 

Read More
06 Shk
0

Basha nxit fermerët e Divjakë të protestojnë në Tiranë për të larguar qeverinë që ka braktisur shqiptarët në qytet dhe në fshat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takoi në Divjakë fermerë të revoltuar nga braktisja e qeverisë, pasojë e të cilës ishte mbetja e pashitur e prodhimeve të tyre. Mungesa e subvencioneve, çmimi i lartë i karburantit, konkurenca e pandershme e prodhimeve të huaja, taksat e larta ishin disa nga arsyet pse prodhimet në Divjakë nuk shiten as nën çmimin e kostos.

“Basha -Sa ju ka dalë kosto e lakrës

Fermer – 15 lekë është kosto e prodhimit

Basha – Dhe e shisni me një të tretën?

Fermer – aq dhe nuk shitet

Basha- Sa e shisni pataten

Fermer – Me 20 lekë dhe nuk e shesim dot. katër kuintalë presh e kam shitur vetëm 15 mijë lek

Fermer-  Nuk ka bërë vaki ndonjëherë të shitet me 100 lekë kilja e karrotës.”

Fermerët treguan se një javë më parë kryeministri Rama jo vetëm nuk u ka dhënë zgjidhje problemit të shkaktuar nga qeveria e tij, por ëshë tallur me fermerët. Kreu i opozitës i nxiti fermerët që të mos zgjedhin rrugën më të shkurtër, pranimin e situatës kokëulur dhe hedhjen e prodhimeve. Basha tha se rruga e vetme është bashkimi me opozitën në protestë para kryeministrisë për të larguar qeverinë që e ka lidhur fatin me një grusht të korruptuarish dhe kriminelësh.

Fermer – Vjen kryeministri para një jave. I thonë fermerët që nuk po shitet lakra. Ai merr një lakër atje dhe I thotë “ti e paske kokën më të madhe se lakra”

Fermer – Erdhi dhe i tha tjetrit “mbaje preshin”. Po a i thuhet popullit kështu more?!

Fermer – Ku do të ushqehet populli po s’u shitën këto prodhime? Me cfarë? Vjen këtu e tallet me popullin. Turp të ketë ai burrë. Turp të ketë. (Fermerët në kor – turp, turp, turp)

Fermer -Mos kini frikë o popull. Flisni flisni, sepse po shkojmë cdo ditë e më poshtë. Nuk mendon më njeri për ne.

Fermer – Nëqoftëse ne do të punojmë veç e veç, kështu do ta pësojmë gjithmonë. Nëse bashkohemi, do të shkojmë nga Divjaka në Tiranë me zetora dhe me mallin tonë.

Basha – Këto prodhime mos i hidhni në kanal, po merrini e sillini para kryeministrisë. Unë do të jem në ballin tuaj, bashkë me deputetët tuaj. Shkojmë bashkë ia cojmë para kryeministrisë T’ia bllokojmë rrugën të keqes. Asgjë nuk ju mungon përvecse një qeverie që ta keni në krah e të mos ta keni kundër”-u shpreh Basha.

Basha tha se Shqipëria e ka plotësisht të mundur subvencionimin e fermerëve me të paktën 150 milionë euro në vit, një masë kjo që, sipas planit të Partisë Demokratike, bashkë me uljen me 240 lekë për litër të naftës dhe lehtësi të tjera për uljen e taksave, do të ndikojë menjëherë në rimëkëmbjen e fermerëve.

“Ditën e parë që do të na besoni me votë, do të kthejmë jo thjesht vëmendjen, por fondet nga fermerët. Do t’ju subvencionojmë, do të mbrojmë prodhimet tuaja, duke vendosur tarifa doganore për ata që ju konkurrojnë  në mënyrë të pandershme. Aq sa subvecionon qeveria e huaj, aq duhet të paguajnë në doganat shqiptare  Kur të vijnë tek tregu shqiptar, të konkurroni në mënyrë të barabartë”-tha Basha.

Read More
06 Shk
0

Perballje, rezistencë, betejë totale

Me gjithë sa kemi në dorë kundër kësaj të keqe që ka pushtuar vendin tonë

Read More
05 Shk
0

Qeveria detyron personelin mjekësor t’i shërbejë Vilma Nushit. 

  • Qeveria detyron personelin mjekësor t’i shërbejë Vilma Nushit.  
  • Kontrata që vendos Qendrat Shendetësore në shërbim të konçesionit të Check-Up, e paligjshme. 

Deklarata e deputetit Bardh Spahija për kontratën që detyron personelin mjekësor t’i shërbejë konçesionarit të Check-Up

Edi Rama ka vendosur zyrtarisht sistemin e shëndetësisë në shërbim të konçesionit korruptiv të check-up.

Tani, për miken dhe klienten e tij Vilma Nushi, do të punojë i gjithë personeli në qendrat shëndetësore, i detyruar me një kontratë të paligjshme.

Bëhet fjalë për detyrim – kërcënimin  që u është shtuar në kontratat e punës mjekëve  për të informuar dhe për të sjellë  me imponim popullsinë në qendrat ambulatore për të kryer  Chek-up-in.

Këtu është pjesa e  kontratës mes firmës që ka konçesionin dhe Fondit të Sigurimeve të Kujdesit të Detyruar Shëndetësor e miratuar në Dhjetor 2014.

Ky ndryshim i kontratës së mjekëve, është një shkelje flagrante qe vendos shendetësinë në dispozicion të interesave të rrezikshme që i përkasit klaneve pranë kryeministrit.

Çfarë do të thotë që të vihen në shërbim të Vilma Nushit, mjekët për një shërbim që duhet ta kryejë vetë konçesionari, i cili paguhet me lekët e taksapaguesve shqiptarë?

Përse duhet të bëjnë mjekët ndërgjegjësimin, informimin dhe bindjen e publikut për t’iu drejtuar qendrave ambulatore?

Kjo është një shkelje e hapur e Kodit të Punës, pasi  në kontratën e mjekëve me Fondin për 2018-ën, që pritet të firmosin këto ditë mjekët e familjes në mbarë vendin, nuk thuhet që mjeku do paguhet për checkup-in. Domethënë një angazhim dhe stërmundim i tepërt, por i papaguar nga ministria, sepse milionat shkojnë për Ramën dhe Vilma Nushin me kompani.

Skema që detyron me kontrate mjeket dhe infermieret të punojnë për konçesionarin synon së pari të mbulojë dështimin e konçesionit. Deri tani, edhe me manipulimin e shifrave, vetëm 27 përqind e shqiptarëve e bën check-up. Ndërsa Vilma Nushi paguhet njësoj, rreth 6 milionë euro në vit.

Pas skemës për të vënë personelin shëndetësor në shërbim të konçesionit të Ramës për check-up, fshihet edhe synimi për të rritur fondin e miliona eurove që shteti i paguan klientes së kryeministrit.  Me detyrimin e mjekëve për të bërë check-up për moshat deri në 75 vjeç, rritet jo vetem numri, por edhe shansi që Vilma Nushi të kërkojë zgjerim fondesh.

Partia Demokratike i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë të tërheqë kontratën e paligjshme që detyron mjekët dhe infermierët të punojnë për konçesionin e dështuar të Edi Ramës. Nëse kësaj kontrate i shkohet deri në fund, ne do të ndjekim rrugën ligjore për të vendosur para drejtësisë shërbëtoret e oligarkëve të shëndetësisë.

Read More
02 Shk
0

Marrëveshja Xhafaj-Marku krijon Prokurorinë Private të Përhershme të Edi Ramës dhe vendos drejtësinë në shërbim të Saimir Tahirit.

Konferencë për shtyp e Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi dhe Gazment Bardhi për marrëveshjen që krijon prokurorinë private të Edi Ramës

  • Marrëveshja Xhafaj-Marku krijon Prokurorinë Private të Përhershme të Edi Ramës dhe vendos drejtësinë në shërbim të Saimir Tahirit. 
  • Marrëveshja përcakton se Prokuroria do të funksionojë jo sipas Kushtetutës, por në bazë të një vendimi qeverie të pabotuar në fletoren zyrtare dhe në bazë të Urdhrit 204 të Kryeministrit. 
  • Marrëveshja bën të pavlefshëm ligjërisht çdo hetim ndaj krimit të organizuar dhe zyrtarëve të lartë të korruptuar.

Marrëveshja mes Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm dhe Ministrit të Brendshëm vendos prokurorinë në shërbim total të Saimir Tahirit, të mbrojtjes së tij, të eliminimit të provave, të rrëmbimit të dëshmitarëve, të prishjes së hetimit. Gjatë kohës që u vendos Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, publiku shqiptar ka patur mundësinë të njihet me kthimin e pasaportës së Saimir Tahirit, lirimin e Orest Sotës mbajtësit të parave të Saimir Tahirit, me skandalin e fundit të rrëmbimit te Nezar Seitit, gojës që do të fliste për lidhjet kriminale dhe paratë kriminale të Saimir Tahirit dhe Edi Ramës, në shkelje skandalozë të Kushtetitës dhe ligjit. Pra, sot është lidhur një marrëveshje mes Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm dhe Ministrit të Brendshëm, një marrëveshje mes qeverisë dhe prokurorisë, një marrëveshje mes Saimir Tahirit dhe prokurorisë, një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Prokurorisë. E shkruar e zeza mbi të bardhë, marrëveshja zëvendëson Kushtetutën, Kodin e Procedurës Penale, Ligjin për Prokurorinë, zëvendëson Ligjin për SPAK-un, të gjitha këto pjesë të reforms në drejtësi, një marrëveshje që bazohet, ndër të tjera, në një vendim të qeverisë me numër 637 të dt 6.11.2017, vendim që nuk është botuar në Fletoren Zyrtare dhe është i pavlefshëm. Dhe jo vetëm kaq. Kjo marrëveshje është bazuar në Urdhrin 204, dt 23 .11.2017 të kryeministrit Edi Rama. Një marrëveshje që bazohet në urdhrin e kryeministrit, që do të thotë vendos totalisht Prokurprinë në nënshtrim, nën urdhra të qeverisë të Edi Ramës të atij organi që do të duhej të ishte i pavarur, jo politik dhe që do të duhet të hetonte krimin dhe korrupsionin politik të qeverisë së Edi Ramës. Në terma të thjeshtë, ka ndodhur që nga një situatë antikushtetuese, ku kishim një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm aktualisht, sot kemi një Prokuror Privat të Përhershëm të Edi Ramës.

Gazment Bardhi, këshilltar ligjor i grupit parlamentar të PD: Marrëveshja e lidhur sot mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrit të Brendshëm, praktikisht ka ndryshuar Kushtetutën, Kodin e Procedurës Penale dhe Ligjin për Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, si dhe ligjin e organizimit të Prokurorisë. Si kushtetuta, ashtu edhe Kodi i Procedurës Penale dhe ligji për organzimin e prokurorisë parashikojnë se deri në krijimin e strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar kompetencën për hetimet ndaj veprave penale kundër krimit të organizuar dhe korrupsiointi për zyrtarët e lartë publikë e ka përkatësisht Prokuroria e krimeve të Rënda dhe prokuroritë e rretheve sipas jurdiksionit që kishin përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve në kuadër të reformës në drejtësi. Ajo që bën kjo marrëveshje është ndryshimi I këtij rregulli. Nuk do të jenë më rregullat që përcakton Kodi i Procedurës Pënale për caktimin e Prokurorëve që hëtojnë një çështje, por do të jë jetë Ministri i Brendshëm dhe Prokurori i Përgjithshëm që, nëpërmjet kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi do të caktojnë prokurorët konkretë që do të hetojnë çështje konkrete të krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Caktimi në këtë formë dhe në mënyrë të paligjshme i porkurorëve që do të hetojnë çështje konkrete të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës dhe më pas çështje të korrupsionit të zyrtarëve të lartë, përsa kohë janë caktuar në kundërshtim më rregullat e Kodit të Procedurës Penale, i bëjnë këto hetime tërësisht të pavlefshme. Pasoja  e parë e paligjshmërisë së marrëveshjes së Ministrit të Brendshëm dhe Prokurort të Përgjithshëm të Përkohshëm është që të gjitha hetimet aktuale apo që do të nisin në të ardhmen ndaj krimit të organizuar dhe zyrtarëve të lartë të korruptuar do të jenë të goditshme në gjykatë për pavlefshmëriabsolute të hetimeve të kryera. Pra, kjo marrëveshje i shërben shmangies nga përgjegjësia penale e zyrtarëve të lartë të korruptuar që janë nën hetim sot apo që do të jenë nesër dhe të gjitha grupeve të rrezikshme kriminale që, aktualisht, janë nën hetim, apo do të jënë në të ardhmen nën hetim nga prokuroria. Së dyti, në kundërshtim flagrant me Kodin e Proçedurës Penale, për të mbajtur nën kontroll hetimin e pavarur që bëjnë prokurorët e çështjes sipas Kushtetutës dhe ligjit, marrëveshja parashikon Raportim mujor, brenda datës 10 të çdo muaji për hetimet përkatëse që kryejnë këta prokurorë tek Prokurori i Përgjithshëm dhe kjo bëhet me qëllimin e vetëm, të pasjes dijeni mbi këto hetime, dhe sigurisht ndërhyrjes politike të tyre. Së treti, caktimi I prokurorëve që luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë do të duhet të bëhet pas skanimit të integritetit të tyre profesional dhe moral nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, apo sic i njohin të gjithë, organet e Vettingut. Ky rregull i parashikuar në lugj shmanget nga marrëveshja përkatëse e bashkëpunimit pasi prokurorët do të duhet të kalojnë vetëm çertifikimin nga ILDKP-ja dhe DSIK-ja që është organ nën varësinë direkte të kryeministrit të Shqipërisë. Ju e dini që ka gjashtë muaj që ka nisur proçesi i vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët dhe në gjashtë muaj, sot nuk kemi asnjë rezultat konkret të verifikimit për një proluror apo një gjyqtar të vetëm, ndërkohë që marrëveshja parashikon që ky proçes vettingu që do të bëjë Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministri I Brendshëm me ndihmën e strukturave në varësi të kryeministrit do të duhet të përfundojë brenda pesë ditëve.

Besoj është e qartë për të gjithë që nuk do të ketë verifikim as të integritetit moral dhe as të integritetit profesional të këtyre prokurorëve, por verifikimi i vetëm do të jetë politikë. Pra, nëse prokurori i nënshtrohet partisë në pushtet apo nuk i nënshtrohet partisë në pushtet. Të gjitha shkeljet e kësaj marrëveshje qoftë me Kushtetutën, qoftë me Kodin e Procedurës Penale vijnë vetëm në kuadër të forcimit të klimës së pandëshkueshmërisë zyrtarëve të lartë. Sepse nëse cakton kryprkurorin në mënyrë të paligjshme bën nul të gjitha hetimet ndaj tyre.

Dhe së dyti, liri për të gjitha grupet kriminale në vend. Caktimi i paligjshëm i prokurorëve do të bëjë të pavlefshme hetimet që po kryhen ndaj tyre.

Së fundmi dua të theksoj, se kjo marrëveshje është edhe një formë mbulimi ligjor që Prokurori i Përgjithshëm dhe ministri i Brendshëm po përpiqen për të vënë në jetë planin për ndryshimin e prokurorëve  që kanë sot nën hetim çështje të nxehta për opinionin publik.

Sepse dihet që me ngritjen e këtyre seksioneve, çështjet që ata do të kenë apo që kanë aktualisht nën hetim do të duhet t’i kalojnë seksioneve që kanë kompetencë lëndore sipas marrëveshje bashkëpunimi midis Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrit të Brendshëm.

Thënë me një shembull konkret, dosja e ish-ministrit të Brendshëm Saimi Tahiri pas ngritjes për 5 ditë të këtyre seksioneve, nuk do të jetë më nën hetim nga prokurorët që e kanë sot nën hetim, por me një urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm që do të duhet të dalë sipas pikës 1.11 të këtij Memorandumi Bashkëpunimi, do t’i kalojë prokurorëve të besuar që do të kalojnë vetëm testin politik, besueshmërisë ndaj partisë dhe që do të caktohen sipas këtij memorandumi bashkëpunimi. 

Oerd Bylykbashi: Qëllimi i reformës në drejtësi kur u nis, ndër të tjera ishte garantimi i pavarësisë së sistemit të drejtësisë dhe në mënyrë të veçantë i ndjekjes penale me një qëllim të thjeshtë: që të zhbëhet përfundimisht pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë, politikanëve, ministrave, krimit të organizuar.

Kjo qe përpjekja e vazhdueshme e Partisë Demokratike kur e çuam dy herë në Komisionin e Venecias draftin kushtetues të Partisë Socialiste dhe sipas Komisionit të Venecias kapte drejtësinë. Me sukses e fituam atë betejë me datë 21 korrik, u arrit një marrëveshje që garantonte në kushtetutë moskapjen e drejtësisë.

Që nga atëherë e në këto dy vite, PS ka bërë çdo gjë për të zhbërë konsensusin kushtetues me një qëllim të thjeshtë: kapjen e sistemit të drejtësisë, në mënyrë të veçantë të Prokurorisë, të ndjekjes penale në mënyrë që ministrat e korruptuar, ministrat e inkriminuar në krimin e organizuar apo kriminelët trafikantë të cilët i kanë shërbyer këtij pushteti për të ardhur në qeveri me vota të blera dhe me presion të mos dënohen.

Ligji për SPAK-un, strukturën e posaçme antikorrupsion, pra për Prokurorinë e Posaçme që do të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar është i vetmi ligj në 7 ligjet e reformës në drejtësi që është miratuar me konsensusin e plotë, pra edhe me votat e Partisë Demokratike.

Kjo bazuar në pranimin e plotë nga ana e partnerëve ndërkombëtarë, në mënyrë të veçantë nga OPDAT të të gjitha vërejtjeve që bënte Partia Demokratike në lidhje me kapjen që siguronte në ligj të Prokurorisë drafti i Partisë Socialiste.

Pra, me mbështetjen e partnerëve ligji u ndryshua në përputhje me propozimet tona dhe u garantua moskapja e SPAK-ut. Po kështu me vendim të Gjykatës Kushtetuese është hequr mundësia për të kontrolluar dhe në ligjin e SPAK-ut, për të kontrolluar qeveria Byronë Kombëtare të Hetimit. Këto kanë ndodhur në të shkuarën. Ajo që bënë kjo marrëveshje sot zhbën totalisht Kushtetutën, ligjin e SPAK-ut dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që garantojnë moskapjen e Prokurorisë që kërkon të dënoj Saimir Tahirin, ministrat, Edi Ramën dhe gjithë kriminelët habilajt e me radhë që janë rrotull tyre.

E gjithë kjo ndodh në një moment shumë kritik, kur Gjykata Kushtetuese në vetvete po përballet me një kolaps të vazhdueshëm, që nuk po arrin më të marrë vendime dhe bllokohet në mënyrë të qëllimshme ngritja në numër të plotë i Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që këto veprime antikushtetuese të mos zhbëhen përmes kësaj gjykate.

Shteti i së drejtës bazuar në Kushtetutë dhe në ligj ka rënë, sot bazohet në memorandume të cilat qarkullojnë nëpër zyrat e pushtetit por jo Kushtetuta dhe ligji.

Qëllimi është i thjeshtë: Edi Ramës Kryeministër, të zhytur në zullumet e krimit dhe korrupsionit i duhet një prokuror privat i përkohshëm, këtë  e arriti me 18 dhjetor.

Ky prokuror i përkohshëm privat ka luksin që të arrijë marrëveshje afatgjata, që tregon qartë se dizenjo e kryeministrit është ta mbajë sa më gjatë për të garantuar se do të bëjë hetimin penal siç i leverdis Edi Ramës.

Meqë nuk mjaftonte Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm Privat, sot Edi Rama krijon edhe SPAK-un privat nëpërmjet kësaj marrëveshje.

SPAK-u i parashikuar në Kushtetutë dhe në ligj si i pavarur edhe nga Prokurori i Përgjithshëm me këtë marrëveshje është nën urdhrin e plotë të Edi Ramës, nëpërmjet zbatuesit të këtij urdhri që është Ministri i Brendshëm.

Ministri i Brendshëm është ai që do t’i diktojë punën prokurorisë në hetimin e krimit të organizuar, përfshi dosjen “Habilajve”.

Prishja e hetimit nëpërmjet paligjshmërisë dhe antikushtetueshmërisë që i garanton kjo marrëveshje është dhurata më e madhe që i bëhet Edi Ramës për të pasur imunitetin nga ndjekja penale dhe nga ndëshkimi penal në vitet e ardhshme. Sepse të gjithë ata që do të dënohen do të kenë mundësinë ta godasin paligjshmërinë në Gjykatë Kushtetuese apo më lart.

Në konkluzion, kjo marrëveshje antikushtetuese, e paligjshme e cila në vetvete përbën një skandal të papranueshëm dhe që është një zhbërje e të gjithë objektivave të reformës në drejtësi, nuk është gjë tjetër veçse gjethja e fikut me të cilën Edi Rama kërkon të mbulojë kapjen e drejtësisë nëpërmjet mashave që po prodhon me memorandumet e tij. 

Pyetje: Cili është ndryshimi mes struktures së krijuar në këtë marrëveshje dhe SPAK-ut?

Enkelejd Alibeaj: SPAK-u është Prokuroria Speciale, do të duhet të hetojë sipas ligjit, sipas reformës në drejtësi krimin e organizuar, korrupsionin e qeveritarëve. Që të jetë e suksesshme dhe e besueshme për t’i hetuar në mënyrë të suksesshme qeverinë dhe krimin, do të duhej të ishte, përdoret ky term-të ishte tashmë, -i pavarur nga politika, i pavarur edhe nga Prokurori i Përgjithshëm. Dhe kjo ishte një nga tezat më të mëdha të reformës në drejtësi. Shpresa e madhe që “Forca e ligjit” do të sintetizohej tek SPAK-u, Prokuroria Speciale.

Marrëveshja e shndërron SPAK-un, në një trup prokurorësh politikë dhe të besuar të Edi Ramës, pa veting, prej komisioneve të vetingut, pa ONM, që kalojnë vetëm filtrin e Fatmir Xhafës.

Dhe së fundi që janë nën urdhrat e drejtpërdrejtë, tashmë jo në mënyrë okulte, por të shkruar e zeza mbi të bardhë të drejtuesit të SPAK-ut me emrin Edi Rama.

Ky është ndryshimi. Ky është fundi pa lavdi i reformës në drejtësi. 

Pyetje: Përse nuk e merrni në konsideratë këtë marrëveshje si ndihmë ndaj luftës së krimit të organizuar dhe  korrupsionit, përderisa SPAK nuk është ngritur?

Gazment Bardhi: Deri në ngritjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar e ka vendosur Kushtetuta dhe Kodi i Procedurës Penale se kush i ushtron kompetencat e kësaj strukture. Kompetencat e kësaj strukture ushtrohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe sipas kompetencës që kanë prokuroritë nëpër rrethe. Caktimi i prokurorëve për hetimin e një çështje konkrete, bëhet sipas rregullave të Kodit të Procedurës Penale me short. Risia që sjell kjo marrëveshje është: eliminimi i shortit, krijimi i një trupe prokurorësh të besuar dhe besnikë ndaj partisë dhe qeverisë që do të marrë në dorë kontrollin e hetimit të këtyre çështjeve.

Dua të theksoj edhe një gjë, nxitimi për të krijuar këto seksione në kushtet kur ne jemi në prag të ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe SPAK-u sipas ligjit krijohet vetëm brenda 2 muajve nga krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, tregon se synimi i kësaj marrëveshje është heqja e dosjeve nga duart e prokurorëve që sot i hetojnë këto çështje, kalimi i çështjeve penale, përfshi dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në duart e prokurorëve besnikë me qëllim që ajo të mbyllet ende pa u krijuar Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ajo që ne e njohim me termin SPAK.

Nuk mund të ndryshosh Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale me marrëveshje bashkëpunimi të diktuara me urdhër Kryeministri, është cituar në Memorandumin e Bashkëpunimit midis Ministrit të Brendshëm dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Prokurori i Përgjithshëm dhe gjithë prokurorët në territorin e Republikës së Shqipërisë janë të detyruar t’i nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjit, jo marrëveshjeve të bashkëpunimit që lidh përfaqësuesi i Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme me përfaqësuesin e Edi Ramës në Ministrinë e Brendshme. 

Pyetje: Zoti Bylykbashi, ju negociuat me amerikanët për ligjin e SPAK. 

Oerd Bylykbashi: Ajo negociatë dhe ajo marrëveshje është një nga elementët kryesorë dhe një nga arritjet kryesore të opozitës; jo vetëm që ishte në përputhje me akordin e asistuar nga partnerët ndërkombëtarë në kohën kur u miratua Kushtetuta, dhe që ligjet do të miratoheshin me shumicë të cilësuar, kur partnerët ndërkombëtarë na u ofruan për të kërkuar zgjidhje dhe për të negociuar një zgjidhje të përbashkët për ligjin e SPAK-ut, për shkak se ka një rëndësi kaq të madhe, ishin këta partnerë ndërkombëtarë që pranuan të gjitha objeksionet tona, kjo është prova më e fortë e vullnetit të opozitës shqiptare, PD për reformën në drejtësi dhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

SPAK-u është tehu i shpatës i sistemit të drejtësisë. Ishte shpata e Demokleut që ndoshta i mungonte sistemit të vjetër të drejtësisë. E arritëm nëpërmjet atij ligji me konsensus të plotë njësoj si për Kushtetutën, e për rrjedhojë zbatohet e tillë. Veprimi i sotëm nuk është gjë tjetër veçse, i hiqet shpata drejtësisë i jepet në dorë kryeministrit për të bërë drejtësinë siç donë ai.

Në ç ‘kuptim?! Do ta fusë në këllëf në mënyrë që Habilajt kompani, Tahiri dhe ministrat e tjerë  të korruptuar të mos shkojnë para drejtësisë.

Shumë e thjeshtë, nëse ata shkojnë para drejtësisë edhe Edi Rama është pas tyre në rresht. Për rrjedhojë kjo përbën edhe zhbërjen e një prej kolonave kryesore që ka reforma në drejtësi dhe do të jetë me pasoja të rënda afatgjata në zbatimin e shpejtë të kësaj reforme.

Read More
02 Shk
0

Gjykata Administrative shpall të pavlefshëm mandatin e 6 anëtarëve të Këshillit të Bashkiak të Tiranës.

Deklarata e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës Fabian Topollaj, për vendimin e Gjykatës mbi pavlefshmërinë e 6 mandateve të PS

  • Gjykata Administrative shpall të pavlefshëm mandatin e 6 anëtarëve të Këshillit të Bashkiak të Tiranës.
  • Vendimi i Erion Veliajt për rritjen e çmimit të ujit, buxheti klientelist dhe të gjitha vendimet e tjera korruptive janë të pavlefshme.
  • PS dhe Erion Veliaj në Këshillin Bashkiak të Tiranës sot janë në minorancë.

Deklarata e plotë e anëtarit të Këshillit Bashkiak, Fabian Topollaj.

Topollaj: Jam sot këtu për të lajmëruar se Gjykata Administrative i ka hequr mandatin 6 këshilltarëve të Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ka deklaruar absolutisht të pavlefshëm mandatin e këshilltarëve të cilët e kanë marrë këtë mandat si zëvendësues të këshilltarëve që janë deklaruar deputetë nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Kjo është një vendimmarrje shumë e rëndësishme e Gjykatës e cila ka pasoja shumë të mira për qytetarët e Tiranës.

Kjo është një vendimmarrje, e cila sjell anullimin e pothuaj të të gjithë vendimeve të Këshillit Bashkiak nga data 26 Korrik 2017 dhe në vijimësi dhe është një vendimmarrje e cila rrëzon rritjen e çmimit të ujit për qytetarët e Tiranës. Një rritje kjo abuzive e  bërë nga Erion Veliaj. Është një vendimmarrje, e cila rrëzon automatikisht me dhjetëra afera korrutive të bëra nga Erion Veliaj,  të kaluara në Këshillin Bashkiak të kësaj periudhe.

Lajmi i mirë i anullimit të 6 mandateve të këshilltarëve bashkiakë të Partisë Socialiste, është që më në fund pavarësisht se Erion Veliaj është përpjekur dhe ka blerë deri tani 4 këshilltarë të LSI-së, lajmi i mirë është që interesat e qytetarëve të Tiranës, sot në qytetin e Tiranës në Këshillin Bashkiak janë më shumë se interesat klienteliste të Erion Veliajt.

Unë në rolin e Këshilltarit Bashkiak, bëra detyrën time duke ndjekur këtë çështje ligjërisht, për anullimin e të gjithë këtyre vendimmarrjeve abuzive dhe korruptive, siç është rritja e çmimit të ujit dhe dhjetëra afera korruptive të kaluara nga Erion Veliaj në këtë periudhë.

Shpresoj që opozita e cila është me më shumë mandate sot në Këshillin Bashkiak, të ruajë këtë mazhorancë, sepse opozita në Këshillin Bashkiak, ka parësore interesat e qytetarëve, ndërsa Erion Veliaj që ka dalë në minorancë ka parësore dhe vetëm interesat e tij klienteliste dhe korruptive.

Lajmi për qytetarët e Tiranës është që Erion Veliaj ka kaluar në minorancë në Këshillin Bashkiak.

Kjo ka sjellë rrëzimin e të gjitha akteve korruptive. Falenderoj Gjykatën Administrative që ka dhënë një vendim tepër të drejtë në këtë rast.

Pyetje: Nga  e ka bazuar vendimin Gjyakata?

Topollaj: Gjykata e ka bazuar vendimin në Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore i cili parashikon krejt qartë proçedurën se si merret mandati i këshilltarit bashkiak. Në mbledhjen e 26 korrikut, 6 këshilltarë të PS-së nuk e kanë marrë mandatin sipas proçedurës ligjore. Kjo për shkak se Erion Veliaj nuk i kishte votat për t’iu dhënë mandatin në Këshillin Bashkiak 6 këshilltarëve të rinj. Vendimi është krejtësisht i qartë dhe efektet e tij janë poz itive. Anullon rritjen e çmimit të ujit dhe dhjetëra afera korruptive të Erion Veliajt të dhëna gjatë kësaj periudhe në qytetin e Tiranës.

Pyetje: Çfarë ndodh me mandatin e këshilltarëve?

Topollaj: Për t’u rimandatuar duhet të bëhet proçedura nga e para. Është Këshilli Bashkiak ai që vlerëson se a duhet ta marrin apo jo mandatin këta këshilltarë, ashtu siç ligji e parashikon, por përpara se të ndodhë kjo, duhet të anullohen të gjitha vendimet që janë kaluar nga korriku i 2017-ës e këtej.

Read More