Blog

08 Dhj
0

Fjala e plotë e Kryetarit të PD në aktivitetin për 27 vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit!

I dashur Belind

Më lejoni të ndaj në fillim të fjalës sime, dy emocione të jashtëzakonshme që  më përshkrojnë sot. i pari,  i kujtesës së domethënies së 8 Dhjetorit , cili më transporton me shpejtësi nga ky moment, tek ditët kur isha më i ri, ose më i riu prej jush  në këtë sallë. Dhe ky emocion merr sot formën  e mirënjohjes më të thellë dhe përkuljes më të madhe me krenari të thellë kombëtare ndaj Dhjetoristëve, me në krye Azem Hajdarin e pavdekshëm . Me respektin më të jashtëzakonshëm ndaj intelektualëve, përfaqësuesve të studentëve të Dhjetorit, shumë prej të cilëve i shoh sot në këtë sallë, krah për krah  rinisë demokrate dhe për të cilët, kanë në zemrën time , mirënjohjen më të thellë si shqiptar si democrat dhe  si kryetar i partisë që lindi  për shkak të sakrificës dhe përpjekjes  së tyre.

Emocioni i dytë që më përshkon sa herë që jam në mesin tuaj,është emocioni që dini të falni vetëm ju, rinia demokrate, Forumi rinor i PD ,për  të cilin  ju falenderoj nga zemra.

Jemi mbledhur sot këtu për  8 Dhjetorin që  është një ndër ditët më të bukura të historinë tonë. Është një ditë e madhe për atë që solli, por  mbetet një ditë e madhe për mesazhin dhe domethënien që vazhdon të ketë   çdo Dhjetor,  e do të vazhdojë të ketë në përjetësi.

8 dhjetori 1990 ishte dita kurtriumfo kurajo i mbi frikën, kur triumfoi dëshira për liri mbi dhunën robëruese të diktaturës. Nga kurajo e studentëve të Dhjetorit dhe liderit të tyre të pavdekshëm Azem Hajdari, shqiptarët rigjetën lirinë e humbur: lirinë e mendimit, lirinë e shprehjes , lirinë politike, lirinë e besimit në Zot , lirinë e lëvizjes.

Por 8 dhjetori ishte po kështu dita e triumfit të përpjekjeve për dinjitet njerëzor. Lëvizja e Dhjetorit nisi së pari si refuzim i studentëve për t’u trajtuar si turmë e nënshtruar, të cilën mund ta shtypnin, mund ta shpërfillnin, mund ta fyenin dhe turpëronin, ta linin në varfëri, pa dritë dhe pa ngrohtësi. Studentët kërkuan dinjitet, kërkuan respekt për vlerat njerëzore.

Kjo kërkesë për dinjitet njerëzor çoi natyrshëm në kërkesën për liri politike për  pluralizëm, sepse liria politike është në themel të dinjitetit njerëzor. Nuk mund të ketë dinjitet njerëzor pa  liri politike.  Në një shoqëri ku nuk ka liri politike, ku njerëzit nuk kanë asnjë ndikim mbi mënyrën si qeverisen dhe se nga kush qeverisen, nuk mund të ketë as dinjitet njerëzor, nuk mund të ketë as vlera njerëzore.

Por studentët e dhjetorit u ngritën edhe kundër sundimit të injorancës dhe sundimit  errësirës. Injorancës së klasës qeverisëse dhe injorancës ku ishte braktisur  shoqëria shqiptare.

Në thirrjet e e studentëve, urrejtja ndaj diktatorit Enver Hoxha u përzie përherë me talljen ndaj lolove qesharake të byrosë politike dhe injorantëve që kishin dalë në krye të vendit, sepse atje, ku nuk ka liri dhe ku nuk ka konkurencë, në krye dalin përherë injorantët.

Ata u ngritën ata edhe kundër errësirës së mendjes. Që në orët e para, që ditët e para, ata brohoritën fjalët e ndaluara të Fishtës, të Koliqit, të Frostit, të Xhon Lenonit. Injoranca është mjeti kryesor i diktaturave dhe lëvizja studentore shembi edhe murin e injorancës dhe izolimit mendor që kishte ngritur diktatura.

8 Dhjetori ishte dita kur Shqipëria u ritakua me Europën, kur shqiptarët u rikthyen tek vlerat europiane. Prandaj 8 Dhjetori mund dhe duhet të quhet pa frikë Dita e parë europiane në Shqipëri, pas një gjysëm shekulli endje nëpër humbëtirat e Lindjes.

8 Dhjetori ishte fillimi i një udhëtimi të pandalshëm drejt identitetit të humbur, drejt ëndrrave më të bukura tonat, drejt fitimit të kohës së humbur. Në atë fillim rrugëtimi, ne besonim si askush tjetër në botë, tek liria dhe tek e ardhmja jonë.

Është e padiskutueshme që Shqipëria është transformuar rrënjësisht, që atë ditë. Në shumë drejtime, përparimi është i paimagjinueshëm, i pakrahasueshëm sepse liria bëri punën e saj dhe shpirti i paepur i shqiptarëve  dhe në vecanti i rinisë, bëri pjesën tjetër.

Në kthimin e tyre tek liria, shumë shqiptarë  e në vecanti shumë të rinj zbuluan botën dhe, shkëlqyen në shumë vende të botës, duke provuar vlerat e mrekullueshme të individit tonë, të shqiptarit, të punës të tij, të  imagjinatës dhe shpirtit të tij.

Por nga ana tjetër, jo gjithcka shkoi sic e kishim menduar.  Disa  gjëra shkuan keq, shumë gjëra u vonuan dhe ishin më të vështira  sa ç’i menduam 27 vite më parë atëherë.

Sikur në ditët e Dhjetorit 1990, dikush tu kishte thënë studentëve, të cilët luftuar dhe sollën lirinë politike, se 27 vite  më vonë, të rinjtë e Shqipërisë do të kërkonin mundësitë dhe dinjitetin e tyre nëpër botë dhe jo në atdhe, me siguri  do ti merrnin për të çmendur.

Nëse atëhere dikush do t’u thoshte studentëve  se edhe pas 27 vitesh, ne do të vazhdonim të ishim një ndër vendet më të izoluara nga Europa, do të mendonin që dhe  do të  ishte tallje.

Por fatkeqësisht kjo është gjendja ku jemi katandisur sot. 27 vjet pas rënies së komunizmit, liritë politikë të shqiptarëve janë sërish të kufizuara, se shqiptarët ende nuk votojnë të lirë, se dinjiteti i tyre është i nëpërkëmbur, mundësitë e tyre për përparim njerëzor dhe shoqëror janë më të vogla se në cdo vend tjetër në Europë, nga e cila vazhdojmë të mbetemi një nga kombet më të izoluara.

Ndërsa bota perëndimore ka arritur një mirëqenie dhe përparim të paimgjinueshëm edhe për ata vetë para 2-3 dekadash dhe nuk ndalet në ecjen e saj përpara, Shqipëria është sot e mbytur nga problemet që përjetohen  vetëm në vendet më të prapambetura të Azisë dhe Afrikës.

Është e paimagjinueshme që sot në Shqipëri, në vend që të flitet për biznese të reja nga rinia, për përparime teknologjike, për arsim dhe dije, flitet për një bandë trafikantësh injorantë dhe mizorë.

Në vend që të diskutojmë dhe punojmë për zgjidhjet dhe politikat më efektive, luftojmë si të pastrojmë Parlamentin dhe qeverinë nga kriminelë ordinerë që kanë trafikuar, përdhunuar dhe vrarë.

Në vend që të mendojmë si të përmirësojmë sistemin bankar për të nxitur ekonominë me kredi të favorshme për të rinjtë që duan të hapin biznese, diskutojmë si ta shpëtojmë sistemin bankar dhe ekonominë nga paratë e pista të krimit.

Në vend që të investojmë dhe prodhojmë, kemi përfunduar në një ekonomi që vetëm importojmë dhe shet.

Në vend që të mendojmë për më të pamundurit mes nesh, e tu  gjendemi në krah atyre, grave, nënave kryefamiljare, të rinjve dhe të rejave, ne diskutojmë si të ndalojmë një grusht politikanësh  tëkorruptuar dhe oligarkësh grabitqarë që të mos plaçkisin vendin.

Para Dhjetorit të 1990, një grusht njerëzish mizorë përdorën ideologjinë për të nënshtruar, dhunuar dhe plaçkitur një popull të tërë për privilegjet e tyre, sot dhuna nuk ushtrohet në emër të ideologjisë, por të krimit të bërit njësh me politikën dhe të politikës të bërë njësh me krimin.

Ndërsa propaganda vazhdon si dikur, për të gënjyer, për të manipuluar dhe për të mbajtur njerëzit në padije ndaj të vërtetës, për t’i sunduar me të njëjtët mekanizma.

Njësoj si në vitet e para të tranzicionit, sërish qëllimi kryesor i shqiptarëve është të ikin. Por ndërsa ikja e atëhershme ishte motivuar nga dëshira për të prekur dhee gëzuar sa më parë lirinë dhe mirëqenien perëndimore, ikja e sotme është nga dëshpërimi, nga fjalët dëshpëruese se, ky vend mund të mos bëhet kurrë.

Ndaj sot, në këtë përvjetor të rëndësishëm, bashkë me respektin e thellë dhe mirënjohjen më të madhe ndaj sakrificës  së Dhjetoristëve , në praninë e kësaj salle ekzaltuese, luftëtarsësh të lirisë, të betejave që kemi bërë  dhe do të bëjmë së bashku, unë dua që t’ju ftoj të gjithë të kthejmë sytë sërish nga Dhjetori 1990 dhe të reflektojmë.

Studentët dhe pedagogët e Dhjetorit 90, sot shikojnë mbrapa me krenari. Për shumë prej tyre energjia, dashuria, pasioni, energjia, shpresat dhe ëndrrat që u ndezën ato ditë, janë edhe sot energjia më frymëzuese në jetën e tyre.

Solidariteti që ata kërkuan dhe gjetën tek njëri tjetri ishte mrekullia që solli çlirimin nga frika. Bashkimi me njëri tjetrin për këtë shpresë të madhe ishte celësi  magjik që mposhti frikën dhe ngriti kurajon.

Kështu ata gjetën me këtë kurajon u ngritën, luftuan dhe fituan kështu ndryshuan Shqipërinë dhe jetët e miliona shqiptarëve.

Nëse të njëjtën gjë do të bëjë dhe  brezi i sotëm , Shqipëria do të ecë përpara. Sepse  nuk është vonë. Sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë më parë, gjatë këtyre tre dekadave për atë forcë, për atë idealizëm, për atë kurajë të Dhjetoristëve.

Sepse sot  gjendemi  në një udhëkryq: nëse do të humbasim të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve të marrë peng nga një grusht politikanësh të inkriminuar, apo do t’u rikthehet vlerave të lirisë, të dinjitetit njerëzor dhe të Evropës.

Përsëri edhe një herë, po kësaj radhe më shumë se kurrë më parë, kjo sfidë është sfida e rinisë. Sytë e cdo shqiptari janë nga ju, janë nga rinia shqiptare.

Dhe unë e di se, ju rinia shqiptare, rinia demokrate, rinia e ciltër dhe e panjollosur,  do ta merni në dorë këtë mision. Kini besim, kini besim, besim  total  të palëkundur në forcën tuaj dhe në aftësinë tuaj.

Sot ju bëj thirrje , mos zgjidhni largimin, zgjidhni përpjekjen, përballjen.

Bëjeni zërin tuaj të bucasë, guxoni, ngrihuni, luftoni ta ndryshojmë Shqipërinë.

Partia Demokratike, bija tjetër së bashku me lirinë politike e Dhjetorit 1990, do të jetë përherë me ju. Me rininë në ballë të përpjekjes, ndryshimi do të vijë, dhe do të vijë shpejt!

Mirënjohje përjetë studentëve liberatorë! Zoti e bekoftë Rininë shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

 

Read More
08 Dhj
0

Fjala e plotë e Prof.Dr. Sali Berishës në aktivitetin për 27 vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit!

I dashur zoti kryetar i FRPD, Belind Këlliçi

I dashur kryetar i PD, Lulzim Basha

I nderuar zoti Patrik Voller, sekretar per marrëdhëniet ndërkombëtare i EPP,

I nderuar zoti Gloss, drejtues i fondacionit Konrad Adenauer

Të dashur miq, vendas e të huaj,

Të dashur studentë dhe ish studentë të dhjetorit 1990

Intelektualë që iu bashkuat asaj kohe në këtë lëvizje

Të dashur studente dhe studentë, anëtarë të FRPD të pranishëm në këtë sallë!

Është nder, privilegj i madh të kremtojmë sot së bashku Ditën e Rinisë shqiptare, që është dhe dita e revolucionit demokratik paqësor, më madhështor, më të rëndësishëm në historinë e lirisë së shqiptarëve, ajo që quhet Lëvizje Studentore e Dhjetorit.

Miqtë e mi, historia është një e shkuar dhe natyrisht të merresh shumë me të edhe nuk duhet, por sa herë kujton këtë ditë, frymëzohesh, frymëzohesh dhe vetëm frymëzohesh. 8 dhjetori është ditë frymëzimi. Si sot 27 vjet më parë bashkëmoshataret tuaj, u ngritën mbi frikën, dhunën, terrorin dhe u përballën në këtë qytet të bekuar, në rrugët dhe sheshet e Tiranës, me diktaturën më staliniste, më barbare, më çnjerëzore që Europa kishte njohur në historinë e saj. U ngritën me një kurajo të jashtëzakonshme dhe së pari çliruan qytetin e tyre, e shndërruan këtë qytet në kështjellën e lirisë së shqiptarëve, hapën dyert e lirisë për shqiptarët.

Dua t’u adresohem ju, audiencës së rinisë së sotme, fantazia dhe imagjinata juaj nuk ka fund, por përsëri ajo nuk rrok dot guximin e jashtëzakonshëm të atyre ditëve të bashkëmoshatarëve tuaj. Kjo sepse, ata në atë kohë, dhe ju që jeni këtu, nuk jeni të vetëdijshëm për forcën e jashtëzakonshme shpirtërore që ju keni. Në vitin 1990 ne nuk mund të krahasoheshim as me Korenë e Veriut të sotme.Pak ditë më parë ndofta keni parë në lajme, në Youtube, apo dhe portale,   se si 3-4 ushtarë të Korësë së Veriut ekzekutuan shokun, bashkëmoshatarin e tyre sepse po arratisej, po ecte drejt hapësirës së lirisë. Po çfarë ndodhte në Shqipërinë e viteve 90?

Në Shqipërinë e viteve 90’ ishin ekzekutuar me regjistër të ministrisë së brendshme 96 të rinj, djem dhe vajza, të cilët pasi e hoqi diktatura nenin e e tradhëtisë së lartë për arratinë, u nisën të gjenin botën e lirë, të gjenin lirinë.

Jo vetëm kaq, por akoma më makabër. Trupat e disa prej tyre zvarriteshin ditën për diell, në Sarandë, Gjirokastër, Korçë, në Skodër vetëm për të mbjellë terror kudo. Në memorien time më të hershme më kujtohet kur, trupa të bërë shosh të atyre që quheshin diversantë, na vendoseshin afër shkollës për tna tmerruar, apo i shëtisnin nëpër qytete të tjera. Kjo nuk ndodhi në Shqipëri vëtëm në vitet ’50 por dhe në Shqipërinë e viteve ’90, vetëm e vetëm për të ulur poshtë kokën e shqiptarëve, për t’i tmerruar dhe terrorizuar ata.

U ndala në këto shembuj për të treguar se cilat ishin përmasat e guximit të atyre të rinjve, të atyre vajzave dhe djemve të udhëhequr nga Azem Hajdari që u ngritën natën e 8 dhjetorit, dolën në shesh dhe u përleshën me diktaturën. I goditi pabesisht ai që i priti. Të nesërmen nuk u strukën, nuk u shpërndanë në shtëpitë e tyre, por të nesërmen, këta vajza dhe djem u mblodhën përsëri në atë shesh dhe u nisën për të pushtuar bulevardin e Tiranës me një akt epik heroizmi.

Sot kanë kaluar 27 vjet dhe përsëri kjo datë e bekuar në historinë e lirisë së shqiptarëve ka një mesazh të madh. Mesazhi i madh i saj është guximi. Guximi. Fitojnë ata që guxojnë!

Asnjë nuk besonte përveç studentëve në fitoren e tyre, nuk besonin se do gjunjëzonin diktaturën. Por ata besonin, ata ishin trima, ata u rrahën në mënyrë barbare në rrugë dhe u mblodhën fill mbrapa për t’i dhënë goditjen tjetër diktaturës.

Ku jemi sot pas 27 vitesh?! Cilido ngado ju, se unë jam i bindur që ju e doni vendin, se në idealet tuaja keni një Shqipëri, më të bukurën që mund të ekzistojë, unë e di se ju dëshironi shumë që energjitë tuaja t’ia kushtoni këtij vendi siç ishte ëndrra e studentëve të dhjetorit 90, ta bëni atë si gjithë Evropa!

Po sot ku jemi? Veç viteve të zeza të diktaturës, kurrë nuk kemi qënë në këtë gjendje. Ju lexoni çdo ditë mediat e botës, vetëm kronikë negative për Shqipërinë; “Kanabistan”, “Droga e Shqipërisë në zemër të Europës”, “Narkoshtet” etj. Dhe po ndërtohet narko-shteti, se kur ministri i brendshëm bën trafiqe atëherë ai është narkoshteti. Kur kryeministri nuk e dënon ministrin e brendshëm, atëherë ai është vet i implikuar. Nuk është Karzai po është i vëllai i Karzait.

 

Ngremë pyetjen a është i implikuar Edi Rama? Po, është i implikuar përderisa është i implikuar Olsi Rama, Saimir Tahiri e të gjithë me radhë. Kush është zgjidhja? Zgjidhja është vetëm guximi juaj, trimëria juaj. Ju keni 1001 arsye të ngriheni fuqishëm, dhe unë ju garantoj ju se ju jeni dhjetra herë më shumë se kjo sallë por dhe vetëm kjo sallë do mjaftonte për ta hedhur në Lanë këtë qeveri.

Nuk ishin më shumë ata natën e parë, ditën e parë të përballjes së tyre me diktaturën, por e gjunjëzuan.

 

A meritoni ju t’i shndërrojë shqiptarët ai në përdoruesit më të madh të drogës? Që droga të bëjë drejtësinë? A meritoni ju që shqiptarët duan të ikn?

 

A meritoni ju që të shiheni kudo si përfaqësues të Kanabistanit? A meritoni ju që droga që prodhohet në Amerikën Latine ti shndërrojë shqiptarët në përdoruesit e saj më të mëdhenj në botë? A meritoni ju që ligjin të mos e bëj drejtësia por ta bëj kanabisi? A meritoni ju që sot, mirë në vitin 90 që të ardhurat për frymë ishin 204$, po sot të gjithë, mjekë, inxhinierë, të largohen nga Sqipëria, nga ky vend i pasigurtë?

 

A meritoni ju të paguani për studimet tuaja universitare katër herë më shumë se sa paguajnë në Austri, se në Gjermani, se në çdo vend të BE? Prindërit tuaj janë më të varfërit. Atyre iu dridhet dora dhe buza për të siguruar paratë për ju. Pse? Se një njëriu i teket “unë do bëj shtet” duke trefishuar – katërfishuar tarifat për ju.

Sepse ky njeri i kapur nga klientela, barazon çmimet e publikut me privatin vetëm për të mbajtur të gjallë universitete, të cilat kurrë nuk duhen mbajtur me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Universitete të klientelës.

Në historinë e Europës, studentët kanë përmbysur qeverira demokratike dhe e kanë merituar. Historia e Shqipërisë duhet të jetë historia e përmbysjes së narko-shtetit, historia e përmbysjes së Edi Ramës, klikës së tij.

Edhe një herë një përshëndetje të përzemërt të gjithë studentëve të 90-ës, por më të përzemërt studentëve të sotëm, të rinjve të sotëm kudo që janë.!

Read More
08 Dhj
0

Demokratët nderojnë 8 Dhjetorin 1990; Bashkë do të ndryshojmë Shqipërinë

Partia Demokratike përkujtoi dhe nderoi sot 27 vjetorin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, guximin e të rinjve shqiptarë, që nisën lëvizjen për rrëzimin e diktaturës komuniste. Nën organizimin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, në të njëjtën sallë ku 27 vite më parë mori jetë lëvizja studentore, të rinjtë demokratë, ish protagonistë të atyre ditëve, drejtues dhe anëtarë të lëvizjes Dhjetor ’90, folën për rëndësinë e kësaj ngjarje në historinë politike të shqiptarëve.

Nën moton “Të ndërtojmë të ardhmen duke mos harruar të shkuarën”, kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi shprehu mirënjohjen për të rinjtë e Dhjetorit 90, duke ftuar të rinjtë e PD-së t’i përqafojnë si model.

“Jemi mbledhur sot në Qytet Studenti, këtu ku nisi gjithçka, pikërisht në tempullin e lirisë për të kujtuar guximin e jashtëzakonshëm të atyre të Dhjetorit 90 të cilëve ne duhet t’i përulemi përjetë me mirënjohje pasi prej tyre jetojmë sot në një sistem demokratik. Na takon ne të rinjve demokratë dhe Partisë Demokratike që në ballë të aksionit politik, duke pasur rininë, duke pasur qytetarët e lirë të këtij vendi, duke pasur ish të përdjekurit dhe pronarët, t’i rikthejmë shpresën e humbur këtij vendi, shpresën e humbur të rinisë shqiptare”, tha Këlliçi.

Në këtë përkujtim morën pjesë shumë prej protagonistëve si Preç Zogaj, Besnik Mustafaj etj, ndërsa Arben Sulo, ish-student i Dhjetorit, foli për simbolikën dhe rëndësinë e 8 Dhjetorit 1990. “Nuk jemi shenjtorë, të gjithë jemi egoistë apo ambiciozë, por në shpirtin demokrat nuk na e vret dot askush sepse duhet të jemi krenarë për ç’ka jemi dhe nga vijmë. Fjala komunist është një fyerje për socialistët, por fjala demokratë është një fjalë që jep vlera dhe ata vetë mundohen ta përdorin dhe të na marrin simbolin e dy gishtave“, tha profesor Sulo.

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha e vlerësoi si privilegj kremtimin e Ditës së Rinisë që është dita e revolucionit demokratik paqësor, më e rëndësishmja në historinë e lirisë. Ai tha se kjo ditë është ditë frymëzimi pasi të rinjtë u përballën me diktaturën më mizore dhe shndërruan Qytetin Studenti në kështjellën e Lirisë.

“Mesazhi i madh i 8 Dhjetorit është guximi. Fitojnë ata që guxojnë! Përveç viteve të diktaturës, nuk kemi qënë në gjendjen që jemi sot. Por po ndërtohet narkoshteti përderisa ministri i Brendshëm merret me trafiqe, ai është narkoshteti. Kur kryeministri nuk e dënon ministry ai është vetë i implikuar. Edi Rama është i implikuar, përderisa është Olsi Rama, Saimir Tahiri, janë të implikuar. Kush është zgjidhja?! Zgjidhja është guximi i rinisë, guximi dhe trimëria juaj. Ju keni 1001 arsye të ngriheni fuqishëm dhe ju garantoj ju se jeni dhjetëra herë më shumë se kjo sallë por vetëm kjo sallë do mjaftonte për ta hedhur në Lanë këtë qeveri. Nuk kishin më shumë ata natën e parë, ditën e parë të përballjes së tyre me diktaturën por e gjunjëzuan. A meritoni ju që të shiheni kudo si të rinjtë e Kanabistanit?! A meritoni ju që droga që prodhohet në Amerikën Latine ti shndërrojë shqiptarët në përdoruesit e saj kryesorë në botë?! A meritoni ju që ligjin të mos e bëjë drejtësia, por ta bëjë kanabisi?! Nuk meritojnë të paguajnë studimet 4 herë më shumë se të rinjtë e Europës. Në vendet e Europës, tarifat e studentëve kanë përmbysur qeveritë e Europës dhe e kanë merituar.  Historia e Shqipërisë duhet të jetë përmbysja e narkoshtetit, e përmbysjes së Edi Ramës dhe klikës së tij”, tha Berisha.

Kreu i Fondacionit Konrad Adenauer, Walter Gloss tha se Dhjetori 90 solli hapjen e vendit drejt demokracisë që shumë pak e besonin. “Rruga drejt një demokracie, Shqipëria ka nevojë për dialog politik dhe axhendë të përbashket. Duhen politikanë vizionarë. Për këtë na duhet një opozitë e fortë dhe PD e bashkuar. Ne do ta mbështesim PD-në si një alternativë qeverisëse për të fituar zgjedhjet”, tha Gloss.

Patrick Voller, Sekretari i Çështjeve të Jashtme në EPP, shprehu mbështetjen e së djathtës europiane për Partinë Demokratike. “Ishte PD qe gjatë kohës në qeveri futi shqipërinë në NATO nga kryeministri i atëhershëmn Sali Berisha. Kërkojmë nga politikanët që të dëgjohet opozita dhe të përfshihet plotësisht, jo të përjashtohet”, tha Voller.

8 Dhjetori u nderua me pjesëmarrjen e krerëve të së djathtës europiane dhe botërore.

“Më vjen shumë keq për gjendjen në të cilën ndodhet rinia shqiptare. Krimi, korrupsioni, trafiku i drogës po vjedh shpresën, ëndrrat dhe të ardhmen e të rinjve. Në këtë ditë të rëndësishme dua t’ju them se Europa është me ju, unë jam me ju dhe ne jemi përkrah jush për t’ju mbështetur në përpjekjet tuaja për një Shqipëri europiane, demokratike dhe të zhvilluar”, tha Andrianos Giannou, President i të Rinjve të Partive Popullore Europiane.

Kryetari i Unionit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë, Bashir Wardini uroi që demokratët të vijnë sa më shpejt në qeverisje për të ndryshuar Shqipërinë. “8 Dhjetori 1990 është një ditë shumë e rëndësishme për historinë tuaj dita në të cilën rinia marshoi në protesta për të rrëzuar sistemin tiranik të korruptuar komunist në Shqipëri dhe për të sjellë demokracinë në vendin tuaj”, tha Wardini.

Kryetari i DEMYC, komunitetit të të rinjve demokratë konservatorë të Europës, Javier Hurtado Mira shprehu shqetësimin e rrënimit të lirisë dhe isntitucioneve gjatë qeverisjes së socialisteve. “Unë jam tejmase i shqetësuar për gjendjen e Shqipërisë nën udhëheqjen e qeverisë socialiste, lidhjet e saj me trafikimin e drogës, lidhjet e saj me krimin dhe blerjen e votës së qytetarëve në zgjedhje. Si brez i ri, ne jemi të dedikuar dhe kemi deshirë që një ditë Shqipëria, të jetë pjesë e familjes së madhe europiane”, tha Mira.

Presidenti i Studentëve të Partive Popullore Europiane, Virgilo Falco tha se të rinjtë europianë do të jenë pranë atyre shqiptarë për të kaluar këto ditë të vështira. “Kam ndjerë keqardhje pasi Belindi më ka informuar se shumë të rinj të talentuar e kanë të pamundur të ndjekin studimet për shkak të varfërisë dhe papunësisë së madhe në Shqipëri, si pasojë e krimit dhe korrupsionit që kontrollon vendin. Por jam i bindur që studentet sot, si ata të viteve ‘90  do të arrijnë të marrin në dorë fatin e vendit të tyre”, tha Falco.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu mirënjohje për të rinjtë shqiptarë që 27 vite më parë nisën rrugën e lirisë. “8 Dhjetori 1990, dita kur kurajo triumfoi mbi frikën, kur dëshira për liri triumfoi mbi dhunën robëruese të diktaturës.  Nga kurajo e studentëve të dhjetorit dhe liderit të tyre  Azem Hajdari, shqiptarët rigjetën lirinë e humbur: lirinë e mendimit, të fjalës, lirinë politike, te besimit, lirinë e lëvizjes. Liria politike në themel të dinjitetit njerëzor. Në një shoqëri ku qytetaret nuk kanë ndikim mbi mënyrën si qeverisen, nuk mund të ketë dinjitet njerëzor.  8 Dhjetori është dita e parë europiane në Shqipëri. Ishte fillimi i një udhëtimi të pandalshëm drejt identitetit të humbur”, tha Basha.

Lideri demokrak tha se “Shqipëria ka bërë shumë përpara që prej Dhjetorit ‘90. “Por edhe shumë gjëra shkuan keq, shumë gjëra u vonuan, shumë të tjera qenë më të vështirë seç i menduam. 27 vjet pas rënies së komunizmit liritë politikë të shqiptarëve janë sërish të kufizuara. shqiptarët ende nuk votojnë të lirë, se dinjiteti i tyre është i nëpërkëmbur”, tha Basha.

 

Ai tha se “vendi ka nevojë sërish për forcën e të rinjve, por edhe për kurajon e dhjetoristëve dhe të gjithë shqiptarëve”. “Në vend që në Shqipëri të flitet për politika moderne, biznese te reja, flitet për për pastrim të parlamentit nga kriminelët, për banda trafikantësh, për pastrim parash.  Në 90-en regjimi përdori dhunën e ideologjisë, në 2017 po përdoret krimi ordiner për të dhunuar liritë e shqiptarëve, duke i detyruar të braktisin vendin.  Sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë gjatë ketyre tre dekadave për forcën, idealizmin, kurajën e dhjetoristëve”, tha Basha.

Kreu i demokratëve tha se bashkë do të përballemi me këtë të keqe dhe së bashku do të ndryshojmë Shqipërinë.

“Shqipëria gjendet përsëri në një udhëkryq mes politikes se kriminalizuar dhe vlerave të lirisë.  Edhe një herë , kjo sfidë është sfida e rinisë. Sytë e cdo shqiptari janë nga ju. Mos kini asnjë dyshim në forcën tuaj dhe në aftësinë tiaj! Nuk ka regjim, nuk ka qeveri që mund t’u bëjë ballë 1 qind, 1 mijë, 10 mijë të rinjve të vendosur e të bërë bashkë për liri, për drejtësi, për mundësi. Të rinjve qe duan te ikin u bej thirrje te qendrojne, te mos ikin! Te  përballemi, të luftojmë dhe të fitojme mbi te keqen!  Bashkë do të ndryshojmë Shqipërinë”, tha Basha.

Kreu i FRPD-së, së bashku me kryetarin Basha, z Berisha, z Gloss dhe z Voller shpërndanë 27 karta anëtarësimi për të rinjtë në simbol të 27 viteve të Lëvizjes së Dhjetorit.

Të pranishmit zhvilluan homazhe pranë shtatores së Azem Hajdarit në qytet Studenti, atje ku 27 vite më parë nisi rrugëtimi i lirisë së shqiptarëve. Kreu demokrat Basha shprehu besimin se e mira do të triumfojë  dhe e keqja do të mposhtet.  ​

Read More
08 Dhj
0

Mesazhi i Sekretarit të Marrëdhenieve me Jashtë të PPE në aktivitetin për 8 Dhjetorin

 ·        Të paprekshimit duhet të japin llogari, vëçanërisht në luftën kundër drogës. 

 ·        Drejtësia duhet të punojë në pavarësi të plotë, pa asnjë ndërhyrje poltike

 ​·        PPE mbështet Partinë Demokratike të Shqipërisë nën udhëheqjen e Lulzim Bashës.

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Popullore Europiane, Patrick Voller, dha në Tiranë mesazhe të rëndësishme për luftën kundër të paprekshmëve të krimit dhe drogës, për drejtësinë pa ndërhyrje politike dhe për mbështetjen e Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës.

Duke folur në aktivitetin për 27 vjetorin e Lëvizjës Studentore, zoti Voller tha se ”sfidat për rininë e sotme 27 vjet pas 8 dhjetorit janë se 65 % e të rinjve dua ntë largohen nga vendi”. Por Voller ftoi të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri dhe të ndryshojnë gjendjen.

“Duhet të punojmë bashkarisht që korrupsioni dhe krimi i organizuar të luftohen me ndershmëri dhe transparencë dhe ata që cilësohen si të paprekshëm duhet të japin llogari dhë të gjithë të jenë të barabartë para ligjit, veçanërisht në luftën kundër drogës. Këtu ka nevojë për shumë punë dhe falë Partisë Demokratike prej vitesh ka një orientim ndaj kësaj teme kaq të rëndësishme këtu. Edhe drejtësia duhet të punojë me pavarësi të plotë, me transparencë dhe pakurrfarë influence politike dhe parimi i drejtësisë është parim i shtetit të së drejtës. .”- tha Sekretari për Marrëdhëniet me jashtë në PPE.

Patrick Voller theksoi se ”ishte Partia Demokratike, e cila gjatë kohës në qeveri arriti të bëhej që Shqipëria të bëhej anëtare e NATO-s dhe këtu kam parasysh mikun tonë Sali Berisha që ndërmori shumë reforma dhe i zbatoi ato. Ndaj ne sot kërkojmë nga politikanët të mos e ngadalësojnë procesin e reformave. Edhe pse qeveria aktuale ka shumicën absolute unë po them se procesi i integrimit në BE dhe reformave është I të gjithë vendit. Prandaj është e rëndësishme të dëgjohet opozita dhe të përfshihet ajo seriozisht në këtë proces dhe jo të përjashtohet.”

Sekretari për Marrëdhëniet me jashtë në PPE, Patrick Voller tha se mbështetja e PPE e mbështet partinë tonë anëtare, Partinë Demokratike të Shqipërisë nën udhëheqjen e Lulzim Bashës. Ne kemi nevojë në Shqipëri për një opozitë të fortë e të bashkuar në rrugën e përbashkët drejt Europës.”

Read More
08 Dhj
0

Intervista e plotë e Lulzim Bashës për “Të paekspozuarit” në News 24

Ylli Rakipi: Kryeministri Rama ju ka ftuar që të zgjidhni së bashku kryeprokurorin. Si do t’i përgjigjeni ju personalisht kësaj ftese?

Basha: Në radhë të p​arë, nuk ka asgjë personale. Në politikë nuk ka asgjë personale. Ky është qendrimi i një kryetarit të një partie politike që është kryeministri i vendit ndaj një kryetari partie tjetër që është kryetari i opozitës. Nuk ka asgjë personale këtu por ka një kërkesë të tij për tu ulur së bashku për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm. në situatën aktuale siç e keni bërë të qartë, ka 3 probleme për t’u zgjidhur para se të shkojmë te Prokurori i Përgjithshëm.

Problemi i parë është problemi i antikushtetutshmërisë. Procesi që ka futur maxhoranca zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm është një proces antikushtetues i dyti është se është një proces politik, pra thotë se kemi votat vetë. Pra një zgjedhje politike. Një parti e vetme, PS-ja, kërkon të zgjedhë prokurorin.

Dhe problemi i tretë është se duan ta zgjedhin pa veting. Po ku shkoi lufta për drejtësinë e pakapur nga politika?! Po vetingu ku shtoi, ku u tret?! Këto të treja janë dëshmi të ngërçit dhe bllokimit të reformës në drejtësi si rezultat i mosformimit të KLP-së, i cili me Kushtetutë është i vetmi organ që mund të konstatojë fundin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të zgjedhë prokurorin e ri.

Opozita e ka konstatuar këtë prej kohësh. Maxhoranca ka bërë lojëra dhe tani këkrn të bëjë një zgjidhje allapazar. Unë e kam refuzuar këtë dhe e refuzoj. Këtu nuk ka asnjë shpresë që unë të ulem me Ramën dhe këtë lëmsh antikushtetues, të zgjedh një Kryeprokuror me Ramën pa veting duke i dhënë alibinë se kështu gjërat po ecin ashtu siç duhet. Jo nuk po ecin siç duhet. Vendi është në krizë të thellë politike, institucionale dhe kushtetuese përsa i përket këtij aspekti të reformës, është në krizë ekonomike që po bën që mijëra shqiptarë të largohen nga vendi, është në krizë sigurie dhe stabiliteti sepse krimi i organizuar pasi ka shtënë në dorë qindra milionë euro përmes trafikut të kanabisit, tani është diversifikuar në trafikun e heroinës dhe kokainës dhe pofuten në ekonominë shqiptare përmes koncensioneve, po bëjnë skemat e PPP-ve, po futen në sektorë të ndryshëm të ekonomisë duke zhvendosur me forcën e parave të pista të drogës biznese të ndershme duke i detyruar të bashkëpunojnë në skema të të pista të pastrimit të parave siç është projekti e PPP-ve 1 miliardë euro.

Pra vendi është në krizë totale dhe ky thotë hajde të ulemi ne dhe ta zgjedhim bashkë prokurorin kundër Kushtetutës dhe pa veting. Vendit i është parashkruar zgjidhja. Zgjidhja do të kalojë përmes Kushtetutës dhe prokurori nuk mund të zgjidhjet nga partitë politike dhe smund të emërohet nga një parti politike dhe prokurori i ri duhet të vijë përmes vetingut. Prokurori i ri smund të jetë një lepurush që e zgjedh nga kapelja, Edi Rama dhe Lulzim Basha. Asnjë lloj takimi dhe asnjë lloj tryeze partiake nuk mund ti mbivendoset Kushtetutës, shtetit të së drejtës dhe parimeve themelore të një shteti që synon të anëtarësohet në BE.

Ylli Rakipi: Por kemi dy lexime të Kushtëtutës. Një tuajin dhe një të PS-së.  Partia Socialiste ka thirrur në ndihmë sot nëpërmjet një deputeti të vetë edhe Ambasadën e SHBA-ve, pranjë interpretim të institucioneve si OBDAT-i, dhe kemi një reagim të Ambasadës së SHBA-ve dhe BE-së për këtë proces. Ata bënë deklarata se ligji është i qartë dhe se duhet të zgjidhet një Prokuror i Përgjithshëm me shumicë të thjeshtë. Ju çfarë qendrimi keni për këtë qendrim të tyre?

Basha: Interpretimi i Kushtetutës nuk është detyrë e ambasadave dhe as e misioneve ndihmëse të OBDAT-it dhe EURALIUS-it, është e Gjykatës Kushtetuese. Së dyti,  çdo shqiptar që ka sytë në ballë e lexon Kushtetutën që thotë se fundit i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm konstatohet nga KLP-ja. Tani këtyre u ka plasur bomba në dorë sepse nuk kanë zgjedhur KLP-në sepse kanë ndodhur ato që cilat paralajmëruam ne gjatë reformës në drejtësi, që është skemë e ndërlikuar, që kërkon burime të mëdha njerëzore që Shqipëria nuk i ka dhe Venecia tha se ka të drejtë opozita dhe ashtu është. Këta çuan Fatmit Xhafën dhe thanë i kemi burimet kur ato nuk janë. Paratë nuk janë dhe procesi është në ngërç total. Ku është vetingu?! A mund tu thonë shqiptarëve këta ku e kanë vetingun?! Pse nuk fillon vetingu?! Pse nuk jemi në gjendje tu japim shqiptarëve një prokuror me veting?! Pse nuk është formuar KLP-ja, KLGJ-ja?! Këto janë përgjegjësitë e maxhorancës dhe maxhoranca duhet ti kthehet përgjegjësive politikisht përmes Kushtetutës dhe ligjit. As përmes ambasadave, as përmes Kishës, as përmes Xhamisë, por përmes Kushtetutës dhe institucioneve të Kushtëtutës së Shqipërisë.

Ylli Rakipi: A keni një propozim ju z Basha se si duhet të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm?!

Basha: Unë kam propozim politik, por prokurori duhet të zgjidhet në mënyrë kushtetutese, në mënyrë të tillë që të mos zgjidhet politikisht dhe të mos i përkasë një krahu politik, të mos i përkasë një partie siç kërkojnë këta ta kapin me 36 deputetë. Se kështu i bie, ta kapin me 36 deputetë. Po të jetë kështu, le të zgjedhin Saimir Tahirin atëhere. Votat i kanë, ai jurist është. ta bëjnë Saimir Tahirin prokuror dhe në rregull jemi. Nëse qëllimi është që të mbyllen dosjet e drogës, krimit, korrupsionit, le ta hedhin në votë. Por rruga duhet të të kalojë përmes Kushtetës, një zgjidhje me 3 të pestat që do të thotë asnjë palë politike nuk do të ndikojë politikisht dhe më e rëndësishme, prokurori i përkohshëm duhet të ketë kaluar përmes vetingut. Nuk mund tu them shqiptarëve, një vit e gjysëm pasi kemi kaluar Reformën në Drejtësi, nuk ka asnjë justifikim pse Prokurori i përkohshëm të jetë një prokuror që nuk ka kaluar procedurën e vetingut.

Ylli Rakipi: Ju z Basha po thoni se si nuk duhet të zgjidhet por nuk po na thoni se si duhet të zgjidhet kryeprokurori…

Basha: Unë jam kryetari i opozitës dhe pavarësisht se jam i formuar si jurist keni një jurist të mirëtrajnuar aty. Ato janë çështje të procedurës Kushtetuese dhe nuk ka interes për shqiptarët të dëgjojnë teori kushtetuese se si ndodh kjo. Nëse ka vullnet politik, të treja këto plotësohen. Edhe zgjedhja është kushtetuese, edhe prokurori nuk do jetë i kapur politikisht dhe të ketë kaluar vetingun. Natyrisht që ne e dimë se si ndodh kjo dhe i ka të qarta edhe maxhoranca por i mungon vullneti.

Fatos Lubonja: A mendoni se KLP nuk po zgjidhet se ka një qëllim këtu, që të zgjidhet prokurori i një krahu dhe të jetë një prokurori e kapur. Pyetja ime është pse nuk ju keni dëgjuar të insistoni për zgjedhjen e KLP?

Basha: Në rafshin parimor ne paraqitëm një strukturë më të thjeshtë për reformën në drejtësi që do të thotë se do të bënte edhe vetingun, edhe strukturë e veçantë që do të hetonte krimin dhe korrupsionin, SPAK-u, që janë dy shtyllat e reformës në drejtësi. Këta insistuan në një struturë me 15 organe dhe ethjeshtuam në 7 apo 8 por prap janë shumë. Këta i dhanë garanci Venecia e cila tha se jeni shumë të ngarkuar dhe një vendi i vogël nuk i ka këto resurse. Këta çuan prapa shpinës tonë Fatmir Xhafën që u betua para Komisionit të Venecias që i kemi këto resurse dhe nën këtë sygjesionim nga ana e maxhorancës, Venecia miratoi atë strukturë në opinionin final. Kur Venecia e miratoi ne nuk kishim rrugë tjetër politike përveçse të bënim atë që kishim thënë; do të votonim gjithçka që sjell Venecia. Ky ishte qendrimi ynë i prerë.

Pse nuk formohet KLP? A kemi ne ndikim? Nuk kemi ne asnjë ndikim tek KLP. Mënyra si zgjidhen anëtarët jo prokurorë apo anëtarët jo gjyqtarë të dy këshillave, nuk ka mundësi që opozita të ndikojë në proces. Pra, këta mund ta zvarrisin sa të duan. Është zvarritur nëpërmjet nëpërmjet shoqërisë civile, që nuk plotëson kriteret, kanë hapur disa herë aplikimin. Disa thonë nuk kanë interes, disa thonë se është kurdisur në mënyrë të qëllimshme, sepse kanalet e dizenjuara nga qeveria, për të sjellë kandidatët nga shoqëria civile, janë nën kontroll politik dhe qeveria  ka interes ta zvarrisë e ta çojë në atë që prej fillimit.

E kemi thënë se Edi Rama nuk ka nevojë për një drejtësi të reformuar, por ka interes për një drejtësi të kapur. Kjo është akoma më e vërtetë sot, kur drejtësia ka në duar dosje siç është ajo që ka ardhur nga Antimafia italiane, e Saimir Tahirit, e Habilajve, e Balilajve, e Vangjush Dakos, e Qazim Sejdinit, e bandave të Elbasanit por edhe indicie për dosjeve të tjera që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me Partinë Socialiste.

Fatos Lubonja: Duke ditur që do të vinte ky moment, presioni politik duhet të ishte më i madh për t’u zgjedhur KLP. Pyetja ime dytë është për antikushtetueshëmrinë e zgjedhjes së prokurorit në këtë formë. sipas asaj që kemi parë ne, pavarësisht mbështtejes politike që ka dhënë Lu, Vllahutin, Euralius, OPDAT, ka një fakt që unë mendoj se antikushtetueshmëria e zgjedhjes së kryeprokuroit në ketë mënyrë buron nga antikushtetueshmëria e atij ligji që PS miratoi bashkë më LSI, për rastet kur Prokurorit të Përgjithshëm i mbaron mandate, dhe KLP nuk është zgjedhur. Neni 109, pika 2, që thotë se Prokurori mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Këtu ka një pikë që antikushtetueshmëria qëndron tek ai ligj dhe jo tek kjo zgjedhje. E keni çuar ju në Gjykatë Kuhstetuese atë ligj që është antikushtetues apo nuk e keni çarë kokën ta çoni në Gjykatën Kushtetuese atë ligj?

Basha: Faleminderit që ktheve në vëmendje se ne e dhamë konsensusin. PD e dha konsensusin, e bëri paktin e saj për reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit drogës dhe korrupsionit para gjithë shqiptarëve dhe para partnerëve ndërkomëbtarë. Dhe si rezultat i këtij pakti u arrit reforma në drejtësi që u miratua unaninimisht nga Kuvendi në korrik 2016. Pjesë e këtij pakti ishte edhe miratimi me konsensus i 7-të ligjeve kryesore për zbatimin e reformës në drejtësi. Këtë pakt Edi Rama vendosi ta prishte. E miratoi, siç ju kujtohet ju, pa opozitën dhe duke shkelur paktin, një gjë që bie ndesh me Kushtetutën dhe me frymën e përmbajtjes së reformës në drejtësi, që sapo ishte miratuar.  Rëzultat i prishies së paktit ishte miratimi në mënyrë të njëanshme i këtij ligji, për funksionimin  e prokurorisë, duke i dhënë të drejtë vetës që të emëronte një Prokuror të Përgjithshëm politik.

Fatos Lubonja: Bashkë me LSI-në, mos harrojmë. që është sot në opozitë dhe nuk thotë asnjë fjalë.

Basha: Po, bashkë me LSI-në. Nuk e kemi fshehur, e kemi thënë.

Fatos Lubonja : Pyetja ime është a e keni çuar në Kushtetuese apo jo?

Basha: Ne kemi çuar disa prej ligjeve në Kushtetuese dhe zoti Alibeaj që keni në studio mund t’i ato.

Ylli Rakipi: Zoti Basha, nëse Rama, për të kapur Prokurorin e Përgjithshëm, e zgjedh atë me shumicë të thjeshtë, cili do të jetë qëndrimi juaj?

Basha: Ky është një akt i papranueshëm. Hedh në erë jo vetëm themelet e bashkejetësës demokratike në Shqipëri, por do të hidhte në erë gjithë investimin e bërë nga të gjitha palët për reformën në drejtësi, për një drejtësi  të pakapur politikisht, për një drjetësi që t’u përgjihet sfdave europiane dhe pritshmerive të qytetarëve, për gjyqtarë dhe prokurorë të pakorruptuar, që nuk mbrojnë, por ndëshkojnë krimin e organizuar, drogën, korrupsionin dhe lidhjet e politiikës me krimin. Do të ishte një këmbanë vdekje e reformës në drejtësi, destabilizimin total të institucioneve demokratike dhe kushtetueshmërisë në Shqipëri. Në tërësi, do të ishte hapja e një kutie pandore, që do të dëmtonte shtetin ligjor, rrugëtimin europian. Për opozitëm do të ishte një akt totalisht i papranueshëm. Do të ishte njësoj, madje ajo do të ishte më e ndershme, do të ishte njësoj sikur të vendosnin Saimir Tahirin prokuror.

Ylli Rakipi: Pra ju po thoni që dosje të rëndësishme që janë sot në duart e prokurorisë, qëndrimi ndaj tyre do të vihej në dyshim?

Basha: Pa diskutim, që gjithë kjo përpjekje bëhet për të mbyllur kapakun e sapohapur që tregon se shndërrimi i Shqipërisë në narkoshtet, është një projekt politik për të marrë dhe mbajtur pushtetin. Dhe vazhdon për pushtetin dhe pasurimin e politikanëve në një anën dhe kriminelëve në anën tjetër.

 

 

Read More
06 Dhj
0

Deklarata e deputetit, Enkelejd Alibeaj

Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kanë risjellë edhe një herë në vëmendje problemin e rëndë të kriminalizimit të Policisë së Shtetit, ku nuk ka ndonjë ndryshim, nëse është Saimir Tahiri apo Fatmir Xhafaj Ministër i  Brendshëm.

Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda zbuloi se në episodin e trafikut ndërkombëtar të 2.5 ton kanabis, të dala nga Porti i Durrësit, ishin përfshirë, mes të tjerëve, 3 efektivë Policie, 2 të Drejtorisë së Policisë së Kufirit në Durrës dhe 1 i Policisë së Fierit.

Partia Demokratike e ka denoncuar prej 4 vjetësh kriminalizimin  e policisë si projektin e Edi Ramës në shërbim të pushtetit të tij. Kjo qeveri nuk jep asnje garanci se krimi, trafiku i narkotikeve dhe korrupsioni qeveritar të mund të luftohet. Kjo nuk ka si te ndodhe dhe as të shpresohet që të ndodhë, sepse vetë Edi Rama është ideatori, arkitekti dhe ekzekutuesi i kësaj politike makabre për të kriminalizuar policinë dhe rrënuar shtetin.

Nuk mund të japë asnjë garanci për luftë ndaj drogës, trafikut dhe korrupsionit qeveritar, kur vetë vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafës, është i hetuar, proceduar, gjykuar dhe dënuar nga të gjitha shkallët e gjykimit në Itali, pikërisht për krijim të organaiztave kriminale për trafik lëndësh narkotike, heroinë dhe kokainë.

Nuk ka si të shpresohet për garanci për luftën ndaj krimit, drogës dhe korrupsionit, kur Sajmir Tahiri, ish Ministër i Brendshëm, i zhytur personalisht në këtë vorbull kriminale dhe i dokumentuar si i tillë nga autoritet italiane, u mor në mbrojtje poltike personalisht nga Edi Rama.

Nuk ka si të ketë shpresë që shteti të luftojë krimin, drogën e korrupsionin, kur tre zyrtareve të lartë të Policsë së Shtetit në Vlorë, iu krijuan kushtet dhe lehtësitë qeveritare për t’iu shmangur drejtësisë, si një provë dramatike e zhytjes kryekëput të drejtuesve më të lartë politikë qeveritarë në këtë shtjellë kriminale, ku është zhytur Shqipëria tash e 4 vjet.

Nuk ka si të ketë shpresë së krimi dhe droga do të luftohen, kur Edi Rama po bën çdo përpjekje për të marrë nën kontroll të gjitha organet e reja të drejtësisë, përfshirë edhe Prokurorin e Përgjithshëm, duke bërë vetë kriminelin, policin, prokurorin dhe gjykatësin.

Sot, është e qartë për këdo, se ky potencial i madh kriminal nuk mund të luftohet nga Edi Rama. Sot më shumë se kurrë është nevojë imediate, krijimi i një qeverie antimafia, e pakapur nga krimi, korrupsioni dhe droga, dhe vullnetplotë për ta luftuar atë. Duke filluar më së pari nga largimi një orë e më parë i Edi Ramës.​

Read More
06 Dhj
0

Letër e kryetarit të grupit të Partisë Demokratike Edmond Spaho, për Kryetarin e Kuvendit  

  • Shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi antikushtetues. 
  • Kryetari i Kuvendit zhbën kriteret ligjore për kandidatët. 
  • Qëllimi i PS kapja e organeve të reja të drejtësisë. 
  • KED nuk mund të zgjidhet pa ngitjen e organeve qeverisëse të drejtësisë, KLGJ-KLP 
  • PD kërkon ndërprerjen e menjëhershme të procedurës antikushtetuese. Të merret opinion i Këshillit të Legjislacionit.

Kuvendi i Shqipërisë ka caktuar hedhjen e shortit të enjten për 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, (KED).

Ata do të zëvendësojnë anëtarët e Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi, (KEPD).

Ata janë 2 nga Gjykata Kushtetuese, 1 nga Gjykata e Lartë, 1 nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 gjyqtarë dhe 2 prokurorë nga Apeli dhe 1 gjyqtar nga Gjykata Administrative.

Për hedhjen e shortit Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë.  Partia Demokratike i ka shprehur këtë qëndrim Kryetarit të Kuvendit nëpërmjet një letre të Kryetarit të Grupit Parlamëntar, Edmond Spaho.

LETRA 

Konkluzioni i parë është se Kryetari i Kuvendit ka vepruar në kundërshtim flagrant me kompetencën kushtetuese dhe ligjore duke i diktuar organeve te pavarurave zbatimin e deformuar te ligjit.

Kryetari i Kuvendit u ka kërkuar institucioneve, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Prokurorit të Pëgjithshëm, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, të hartojnë listat e kandidatëve për KED, duke u bazuar tek neni i Kushtetutës që përcakton masën disiplinore si kriter të vetëm për kandidatët.

Kryetari i Kuvendit  ka shmangur kriteret ligjore, të zbatuara për shortin e Janarit 2017 nga të gjitha institucionet e pavarura. Ligji përcakton 8 kritere për kandidatët, duke rritur cilësinë e tyre. Mes kritereve është edhe përfundimi i Shkollës së Magjistraturës.

Në letrën e Partisë Demokratike thuhet se: “Ndryshimi i paligjshëm i rregullave të lojës në mes të proçesit, është i papranueshëm dhe në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës. Ndryshimi i këtyre rregullave, për shkak të përshtatjes me vullnetin e njëanshëm të mazhoracës, përbën haptazi tentativë për të ndikuar në përbërjen e KED-së, me qëllimin final, garantimin e kontrollit politik nga mazhoranca mbi këtë organ të pavarur kushtetues dhe nëpërmjet tij, në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.”

Në letrën për Kryetarin e Kuvendit, që i drejtohet edhe Presidentit, institucioneve të përfshira në proçes dhe ambasadorëve, theksohet se: “Qëllimit të kapjes së drejtësisë i shërben edhe mungesa e plotë e transparencës. Kuvendi, nuk ka bërë publik, si herën e shkuar, korrespondencën me Presidentin e Republikës dhe institucionet e pavarura, si dhe nuk keni publikuar apo njoftuar listën e kandidatëve që do të përfshihen në short.“

Konkluzioni i dytë është se, proçesi i nisur nga Kryetari i Kuvendit po kryhet në boshllëk kushtetues dhe ligjor, sepse në mungesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), po përdoret dispozita tranzitore, që kanë humbur fuqinë e tyre.

KED e Përkohshme u zgjodh në Janar 2017 sipas dispozitës kalimtare dhe kjo dispozitë nuk mund të bëhet rregull i përgjithshëm.

Partia Demokratike citon letrën e 13 shkurtit 2017, kur ish-Kryetari i Rëformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj iu drejtua KLD-së dhe Prokurorit të Përgjithshëm për shortin e KPED-së.

Xhafaj tha atëherë se Dispozita kalimtare rregullon një çështje të veçantë, që zbatohet brenda një afati të caktuar, tej të cilit, objektivisht, bëhet e pazbatueshme. Në momentin që përmbushet rregullimi i parashikuar në dispozitën kalimtare, ajo bëhet e pazbatueshme për të ardhmen”.

Partia Demokratike thekson se: “Ky rast tregon se qëndrimi i PS ndryshon sipas situatës së momentit, duke vepruar në mungesë të plotë koherence, çka provon se qëllimi i saj i vetëm është të arrijë rezultatin e synuar – kapjen politike të organeve të reja të sistemit të drejtësisë.”

Konkluzioni i tretë është se veprimtaria e KPED u bllokua qëllimisht nga maxhoranca në mënyrë që Këshilli të mos kryente proçesin kushtetues të vlerësimit për kandidatët për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ku, aktualisht ,janë 3 vende vakante.

Në përfundim:

  • Partia Demokratike thotë se “deri në plotësimin e boshllëkut kushtetues/ligjor apo deri në krijimin e KLGJ dhe KLP, është e pamundur që të zgjidhet një tjetër KED e përkohshme (KPED).
  • Partia Demokratike kërkon vlerësimin/opinionin e Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë mbi zgjidhjen e këtij boshllëku kushtetues/ligjor.
  • Partia Demokratike i kërkon Kryetarit të Kuvendit të ndërpresë menjëherë proçedurën për organizimin e shortit, e nisur në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin.

Read More
05 Dhj
0

Dorëheqja e mjekëve të Urgjencës së QSUT një akt që tregon dështimin e plotë të sistemit shëndetësor nën drejtimin e qeverisë Rama

Komunikimi i plotë i deputetit Bardh Spahia në QSUT:

Çfarë ju thanë mjekët pas takimit që patët me ta?

Sistemi shëndetësor është në kaos total  me mungesa të theksuara në të gjitha aspektet përsa i përket medikamenteve të ndryshme, pajisjeve  mjeksore,  por dhe kushteve jashtëzakonisht të vështira. Unë do t’i konsideroja kushte  të tmerrshme, në të cilët janë të detyruara të punojnë punonjësit e sistemit të shëndetësisë, duke filluar nga mjekët, infermierët dhe të gjithë anëtarët e personelit shëndetësor shqiptar.

Dorëheqjen e mjekëve të Urgjencës së QSUT  e konsideroj tronditëse, një akt  që tregon në thelb dështimin e plotë të sistemit shëndetësor nën drejtimin e kësaj qeverie. Ky sistem ka patur mangësitë e veta përgjatë viteve dhe në qeverisjen tonë, por asnjëherë nuk ka qenë i dhunuar si sot në thelbin e vet.

A janë të vendosur mjekët për t’u dorëhequr apo janë tërhequr nga ky akt?

Ka një vendosmëri absolute të mjekëve dhe të personelit shëndetësor të QSUT, por dhe në Shqipëri në tërësi për ta ngritur zërin për kushtet e patolerueshme në të cilët ndodhen, që janë detyruar të punojnë, në mangësi ekstreme në ilace, pajisje mjekësore, por dhe në organiziminn e punës së tyre. Përballen cdo ditë dhe cdo natë me këto kushte ekstreme, për të cilët tashmë në mënyrë të qartë, nuk janë dakort të punojnë.

Cili është qëndrimi i Partisë Demokratike?

Ne jemi në mbështetje të plotë të mjekëve të Urgjencës së QSUT , të kërkesave të tyre, dhe domosdoshmërisë së ndryshimit të kushteve tejet të vështira në të cilat ndodhen. Sigurisht arsyeja qëndron  dhe te korrupsioni ekstrem që ka kapur nga fyti këtë system. Do të mjaftonte anullimi i koncesioneve të famshme korruptive prej 400 milionë euro, që u janë dhënë njerëzve të afërm të kryeministrit Rama. Do të mjaftonte anullimi i koncesioneve tërësisht korruptive për të ndryshuar  kushtet në medikamente,  në pajisje mjekësore, por edhe pagat  e personelit mjeksor dhe infermierëve dhe gjithë sistemit shëndetësor dhe ta kthente sistemin dhe personelin  mjeksor shqiptar nga një personel që dëshpërimisht kërkon të lerë Shqipërinë për të marrë rrugët e botës në një sistem normal.

Pyetje – Cfarë ju thanë mjekët ?

Në çdo takim me mjekët ankesat e tyre janë shumë herë më të thellë dhe shumë herë më të forta se çfarë kanë deklaruar në letrën e tyre. Unë ju siguroj se pakënaqësia dhe revolta ndër mjet mjekëve shqiptarë është vetëm në fillimet e veta. Ajo po mblidhet dhe po grumbullohet  dhe mjekët, siç ju takon në fakt,  si pjesë e elitës shqiptare, do të  dijnë të reagojnë fuqishëm për situatën e patolerueshme që po kalon sistemi shëndetësor dhe vendi  në përgjithësi.

 

Read More
05 Dhj
0

Lulzim Basha takim në Bruksel me Presidentin e PPE, Joseph Daul

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Bruksel me Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul. Pozita e vështirë në të cilën qeveria e ka vënë Shqipërinë dhe integrimin e saj europian, ishte tema kryesore e takimit.

Kryetari i opozitës ndau me Presidentin e PPE, shqetësimin se mbrojtja politike, përmes imunitetit parlamentar, e ish Ministrit të Brendshëm Tahiri, I akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, dështimi i policisë për të arrestuar tre ish drejtues të lartë të saj për të njëjtën dosje droge, si dhe përpjekja për të emëruar një Prokuror te Përgjithshëm vetëm me votat e PS, janë veprime te qeverisë për të penguar drejtësinë dhe qw minojnë shanset e vendit për integrim europian.

Me Presidentin Daul u bisedua edhe rreth shqetësimit të shumë vendeve anëtare të Bashkimit Europian në drejtim të hapave që vend ynë duhet të ndërmarrë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Rezultatet në luftën kundër krimit, drogës dhe korrupsionit konsiderohen si kushte të patejkalueshme për integrimin europian të Shqipërisë.

Kreu i PD tha se interesi më i mirë i shqiptarëve është nisja e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kërcënimi  dhe pengesa kryesore mbetet  kriminalizimi i politikës dhe ekonomisë së vendit.

Për të avancuar projektin europian të vendit opozita ka parashtruar si zgjidhje politike krijimin e një qeverie antimafia, që do të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën, do të përgatisë një reformë të vërtetë zgjedhore dhe do ta çojë vendin me sukses drejt një qeverie legjitime përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Kryetari Basha e falenderoi Presidentin e PPE-së Joseph Daul si një nga zërat e parë të Europës që denoncoi kriminalizimin dhe fenomenimin e kanabizimit të Shqipërisë. Presidenti Daul i garantoi Lulzim Bashës mbështetje të plotë të PPE-së për Partinë Demokratike si alternativë qeverisëse.

 

Read More
05 Dhj
0

Komunikim me mediat i deputetit Oerd Bylykbashi për çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm

Pyetje: Z. Bylykbashi, Partia Socialiste është e vendosur që të proçedojë pas datës 7 dhjetor për zgjedhjen e një prokurori të ri. Cili është qëndrimi i Partisë Demokratike, lidhur me këtë dhe ju si e interpretoni çështjen e Kushtetutës dhe të ligjeve në lidhje me këtë rast?

Oerd Bylykbashi: Ka kohë që Partia Socialiste është e vendosur për të shkelur Kushtetutën. Kushtetuta është mëse e qartë, përcakton rregulla kushtetuese të cilat nuk mund të shtohen qoftë në një ligj tjetër, i cili mungon, qoftë në veprime mbi baza të rregullores nga mazhoranca. Kushtetuta përcakton Këshillin e Lartë të Prokurorisë si organ që deklaron fundin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm. Pra, organi kushtetutes i parashikuar nga Kushtetuta është Këshilli i Lartë i prokurorisë, fakti që kanë lënë boshllëk kushtetutes për këtë çështje është një problem i cili nuk mund të zgjidhet as me deklarata, as me memo dhe as me ndonjë ligj apo rregullore të Kuvendit sepse është normë kushstetuese. Sigurisht, zgjidhja është e thjeshtë, të çojnë siç kanë bërë për Këshillin e Lartë Gjyqsor, të çojnë përfaqësues të shoqërisë civile të cilët i përzgjedhin vetë për të kompletuar Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Është e qartë që qëllimi është kapja e Prokurorit të Përgjithshëm nëpërmjet shfrytëzimit të këtij boshllëku kushtetues që kanë lënë vetë.

Pyetje: Z. Bylykbashi Ligji Organik i Prokurorisë, neni 109 thotë se në kushtet kur mungon Këshilli i Lartë i Prokurorëve është Kuvendi ai që merr në shqyrtim kandidaturat e përkohshme, zëvendësuesi i kryeprokurorit, deri në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Oerd Bylykbashi: Së pari, ligji nuk zëvendëson Kushtetutën, e dyta rasti që ju i referoheni, mbarimi i parakohshëm i mandatit, kur Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen, vdes, largohet nga detyra, siç ishte rasti i vettingut, ne nuk jemi në këtë rast. Edhe në rastin e ligjit, përcaktohet që merr vendim Kuvendi dhe Kushtetuta është e qartë. Vendimi merret nga Kuvendi me 3/5 e votave. Përfshirë faktin se asnjë kandidat nuk ka kaluar vettingun dhe kjho është një kërkesë themelore, janë të gjitha përpjekje të mazhorancës që Prokurorin e Përgjithshëm deri me 1 shtator duhej të votohej me 2/3 e Kuvendit, dhe pas datës 1 shtator duhet të jetë me 3/5, mazhoranca kërkoi ta zgjedhë me 36 vota në Parlament, përfshirë edhe votën e Sajmir Tahirit. Qëllimi është që nëpërmjet një Prokurori që venë ata të mbyllin të gjitha çështjet të cilat përfshijnë jo vetëm skandale të karakterit korruptiv por edhe skandale të karakterit kriminal, siç është rasti i Tahirit.

Read More