Blog

05 Dhj
0

260 mijë vende pune do të hapeshin, nëse Rama dhe Ahmetaj nuk do të paguanin 350 milionë euro për 3 fabrikat e tyre të djegies së plehrave

Deklaratë e nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku. 

Të dhënat e qeverisë për punësimin dhe ekonominë janë propagandë në kohë përmbytjesh.

Nuk është e vërtetë që në mandatin  e parë qeveria e Edi Ramës hapi 260 mijë vende të reja pune. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT-it, që kontrollohet nga qeveria, numri i të punësuarve në 4 vjet, është rreth 30 mijë. Thënë ndryshe sa 1/10-ta e premtimit të tij elektoral, tregues i një ekonomie që nuk lëviz dhe që ka përqëndruar paranë në disa duar.

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës ka vetëm dy tregues me rritje të fortë: taksat për 90 përqind të shqiptarëve dhe ekonomia informale, ku qarkullon paraja e zezë, e krimit, drogës dhe korrupsionit.

Gjatë këtyre 5 vjetëve në çdo buxhet që kjo qeveri solli, pati rritje taksash për bizneset e mëdha e të vogla, për qytetarët, për pensionistët. Sot ne paguajmë 1,5 mld euro taksa më shumë se 5 vjet më parë. Çdo ditë mbyllen 40 biznese nga pamundësia për të mbijetuar në një treg të pabarabartë.

Sot ekonomia më e madhe infomale është ajo e drogës, kështu që është e kotë që Ahmetaj të ulet me bizneset për të diskutuar se si mund të ulet informaliteti. Sot 1,2 miliardë euro vijnë vetëm si rezultat i drogës. Sot rritja ekonomike në Shqipëri është në pikëpyetje sepse vjen e gjitha prej sektorit të ndërtimit, kur Banka e Shqipërisë thotë se nuk dihet me çfarë burimesh financohet.

Sot ne përballemi me një fakt të pamohueshëm atë të 300 mijë shqiptarëve të larguar nga Shqipëria. Përballemi me një informalitet në rritje ku sipas Bankës Botërore 60% e të punësuarve janë informalë.

Vendet e punës do të ishin rritur vërtet me 260 mijë dhe më shumë, nëse Edi Rama dhe Arben Ahmetaj nuk do të paguanin 350 milionë euro për ndërtimin e 3 fabrikave të tyre për djegien e plehrave.

Read More
04 Dhj
0

Basha: Mes vendeve anëtare ka stepje përsa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Bruksel, në punimet e  Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane. Zoti Basha ka patur atje takime me një numër të madh kolegësh, drejtues të partive simotra dhe përfaqësues të qeverive europiane. Në një deklaratë nga Brukseli zoti Basha analizoi krimin, korrupsionin dhe përdorimin e parave të drogës në ekonomi dhe politikë si arsyet përse qeveria e Edi Ramës e ka vendosur Shqipërinë në një pozicion të pafavorshëm për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Kreu i PD paraqiti qeverinë antimafia si zgjidhjen politike të opozitës, në kushtet kur ndërgjegjësimi i shumicës së vendeve anëtare për problemet e Shqipërisë për shkak të lidhjeve të qeverisë me krimin, mund të çojë në situatën e papëlqyeshme për opozitën, atë të pengimit të rrugës europiane të vendit.

Deklarata  e plotë:

“Për fat të keq, ajo që vërej është një stepje e madhe e përfaqësuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian sa i përket Shqipërisë. Në veçanti, shqetësime të mëdha në drejtim të shtetit ligjor, luftës kundër krimit, luftës kundër korrupsionit. Padyshim që episodi Tahiri dhe mbrojtja e tij politike me imunitet parlamentar, si dhe largimi në drejtim të paditur i 3 oficerëve madhorë, pasi ata u vunë nën akuzë dhe u kërkua arrestimi në lidhje me trafikun e drogës, kanë lënë një shije shumë të hidhur.

Avantazhi i të qënit në këtë takim është se vendet anëtare po ngrejnë probleme që opozita ka 4 vjet që i denoncon, kriminalizimin e politikës, mbulimin e Shqipërisë me drogë, qindra milionë euro të drogës, që po qarkullohën nga grupe kriminale edhe përmes kanaleve të ekonomisë informale, duke i dhënë krimit fuqi ekonomike dhe politike, siç u faktua në zgjedhjet e 25 Qershorit.  PD i ka paralajmëruar këto, i ka bërë të ditura dhe ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Europian, institucioneve të BE dhe vendeve anëtare.

Disavantazhi është që shumica dërrmuese e vendeve anëtare janë bërë shumë të ndërgjegjshme për këto problem. Kjo mund të pengojë rrugën europiane të Shqipërisë duke ndëshkuar qytetarët shqiptarë, shumica dërrmuese e të cilëve nuk kanë lidhje as me kultivimin e drogës, as me trafikun e drogës, por janë ata që ndjejne efektet e para negative, siç janë shtrëngesat e lëvizjes sëë lirë apo edhe kërcënimet në disa raste për kthimin e vizave për shqiptarët, siç është edhe skepticizmi i madh me të cilin po përballen vendet anëtare sa i perket procesit të hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Kjo është një gjendje jashtëzakonisht e papëlqyeshme për ne si opozitë. Natyrisht, interesi ynë është interesi kombëtar, interesi i qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk e meritojnë të ndëshkohen, të njollosen, të damkosen per diçka qën në faktn ka qenë një projekt i një grupi të ngushtë pushtetarësh dhe kriminelësh me qëllim pushtetin dhe pasurimin e tyre.

Zgjidhjet politike që opozita ka parashtruar janë, në këndvështrimin tonë, edhe rruga që do të bënte të mundur avancimin e interesave europiane të Shqipërisë. Kjo është zgjidhjja e një qeveriea antimafia, që do të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën, që do të përgatisë një reformë të vërtetë zgjedhore dhe do ta çojë vendin me sukses drejt një qeverie legjitime përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.”

 

Read More
04 Dhj
0

Spahija: Njësitë administrative të Shkodrës mbi 48 orë pa energji, malësitë të izoluar nga dëbora

Deputeti Bardh Spahia ishte njësitë administrative të Dajcit dhe Rrethinave ku banorët, kanë mbi 48 orë pa furnizim me energji elektrike. ata u shprehën se nga OSSHE nuk ka asnjë ndërhyrje për të rregulluar defektet , ndërkohë që këta banorë janë të përpiktë në pagesat e energjisë. Temperaturat po ulen dhe komuniteti I këtyre zonave kërkon ndërhyrje emergjente për zgjidhjen e situatës dhe për mungesën e ngrohjes.

Ndërkohë i bej thirrje strukturave të emergjencës të ndërhyjnë dhe në zonën e Dukagjinit  ku qindra banorë të malësive janë të izoluar nga dëbora. Mungesa e energjisë dhe e shërbimeve po vështirëson nga ora në orë, jetën e banorëve atje veçanërisht të të moshuarve, dhe të fëmijëve

“Edhe pse kryeministri e ministrat flasin për tejkalim të emergjencës së reshjeve , në fakt pasojat dhe paraliza e furnizimit me energjisë dhe ujë të pijshëm vazhdon. Ndërkohë një emergjencë e re,  ajo e dëborës,  po thellohet në Veri dhe posaçërisht  zonat turistike malore që Rama i trumbeton në daljet e tij publike, këto ditë gjenden në mëshirën e natyrës. Nuk është koha  të flasim për hotele me pesë yje por për shërbimet bazike dhe për sigurine më kryesore, atë të jetës së njerëzve: – shprehet zoti Spahia.

Ndërkaq, deputeti Spahia ka publikuar videon e një banori nga Thethi ku terreni është izoluar nga dëbora. Ai shprehet se qeveria duhet të kthejë sa më parë sytë nga këto zona ku komunikimi me pjesët e tjera është paralizuar. Banori thotë se emergjencat civile duhet të ndërhynë së paku të zhbllokojnë rrugët në mënyrë që të sigurohet transporti I mallrave dhe njerëzve në rast sëmundjeje​.

Read More
04 Dhj
0

Luan Baçi: Pasojat e përmbytjeve në fshatrat e Fierit janë të rënda, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme për rehabilitim.

Deputeti  Luan Baçi ka bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme të shtetit në fshatrat e Fierit të përmbytura nga reshjet e ditëve të fundit. Në njësinë Frakull veçanërisht në fshatrat Darzezë dhe Ferras, nga përmbytjet janë shkaktuar dëme të mëdha. Me dhjetëra banesa janë dëmtuar nga niveli i konsiderueshëm i ujit, janë përmbytur ferma,  ku si pasojë janë dëmtuar me dhjetëra hektarë të mbjella me produkte bujqësore.

Në takim me fermerët dhe banorët e fshatrave ata i kërkuan deputetit Baçi që të rifillojë sa më parë furnizimi me energji elektrike dhe ujë, për të patur kushte bazike të jetesës.  Zoti Baçi theksoi që në këto zona të izoluara  nga uji, pas kalimit  të emergjencës, nisja e riparimit të dëmeve, është një domsdoshmëri primare. Ndër të tjera ai kërkoi që Ministria e Shëndetësisë si masë emergjente, të ngreje shërbime të lëvizshme mjekësore të domosdoshme për fëmijët dhe të moshuarit.

Read More
04 Dhj
0

Rama bëri shfaqje me kompensimin e dëmeve, ai nuk e realizoi as me përmbytjet e vitit 2015

Deputeti i qarkut të Vlorës, Agron Shehaj, rikujtoi premtimin e pambajtur të kryeministrit Rama me dëmshpërblimet pas përmbytjeve të dimrit të vitit 2015.

Shehaj riktheu në vëmendje se qindra banorë të dëmtuar dy vite më parë, nuk janë kompensuar ende, ndaj shtoi se kompensimi që premton për dëmtimet e këtyre ditëve, është vetëm shfaqje e Ramës.

“Këta banorë të përmbytur në 2015 u mashtruan dhe akoma po presin kompensimin e premtuar nga Rama. Sot Rama bën shfaqjen e rradhës dhe iu premton kompensim për 2017. #ramaperoscar”, shkruan deputeti Shehaj në face book.

Read More
04 Dhj
0

Bledi Kasmi: Nuk ka mbërritur asnjë ndihmë nga qeveria për të përmbyturit e Fushë-Krujës

I dërguari i Partisë Demokratike në Krujë, Bledi Kasmi, vuri në dukje mashtrimin e qeverisë për shpërndarje ndihmash në Fushë-Krujë.

Kasmi thekson se deri në orët e mbrëmjes së djeshme në Fushë – Krujë të vetmit që kanë shpërndarë ndihma ishin përfaqësuesit e Kryqit të Kuq, të cilët kanë siguruar 70 racione ushqim në një lagje të Fushë-Krujës.

Në një status të tij në face book, z.Kasmi thekson: “I mbyturi të mbyt. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste thotë se ka ngritur grup pune për vlerësimin e dëmeve dhe përmbytjeve në Nikël dhe se sipas tij rezulton e vetmja Njësi pa përmbytje në Fushë-Krujë. Por Kasmi thekson: “Deri tani nuk ka mbërritur asnjë ndihmë për të përmbyturit e vërtetë në Bubq dhe katër lagje të Fushë-Krujës”.

Banorët në Bubq, thotë Kasmi, kanë nevoja të menjëhershme për ushqime dhe për të larguar ujin nga shtëpitë.

“Situata është mjaft e vështirë sepse me mbytjen e bagëtive nuk kanë asnjë mjet për të siguruar jetesën”, vëren i dërguari i PD në Krujë.

Kasmi shton se: “Në këtë situatë vjen përgjigja e qeverisë përmes të dërguarit të Ramës, Balla, që ashtu si shefi i tij krihet në face book dhe thotë se ka ngritur grup pune atje ku nuk ka pasur fare përmbytje”!

 

 

Read More
04 Dhj
0

Basha në Fier dhe Vlorë: Disa zona të braktisura nga autoritetet. Duhet ndihmë urgjente

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pa nga afër gjendjen alarmante humanitare në zonat e përmbytura të Fierit dhe Vlorës. Darzeza në Fier ishtë një zonë e izoluar, ku banorët përdornin varkat për të komunikuar me pjesën tjetër. Lulzim Basha falenderoi anëtarët e Forcave të Armatosura, të cilët po punonin për riparimin provizor të rrugës së shkatërruar. Në Ferras, zona më e prekur nga përmbytjet, banorët I thanë kreut të opozitës se janë braktisur plotësisht nga autoritetet qëndrore dhe lokale.

“Basha: A ju kanë sjellë ndonjë ndihmë?

Banore: Jam e përmbytur dhe nuk kam asnjë lloj ndihme.

Banor: Kemi nevojë për shumë. S’kemi ujë dhe drita të lahemi. S’kemi as ku të flemë.

Basha: JO ka ardhur njeri t’Ju ndihmojë?

Banore: Jo jo asnjë. Ti je i pari.”

Një banore në Ferras i tregoi Bashës sesa e rëndë është situatë nga mungesa e ujit të pijshëm.

“Basha: Duhet të vijnë këtu t’Ju mbështesin me ujë dhe ushqime se u bënë disa ditë në këtë gjendje.

Banore: U bënë 3 ditë kështu. Tani po kullon uji dhe sot u hap rruga që u dhamë diçka fëmijëve”.

Lulzim Basha vizitoi edhe zonën e Novoselës në Vlorë, një tjetër zonë e përmbytur, ku realiteti ishte i njëjtë si në Ferras, braktisje e banorëve nga qeveria.

“Banore: Dritan Leli më tha mua nuk ta solla unë shiun. i kërkova bar për bagëtinë se po më ngordhin matanë. S’ta solla unë shiuN më tha dhe ta ngrije barin se u lajmërua për 3 ditë. Kush ta ngrinte i thashë. Ta ngrinte çupa më tha. i thashë mos më jep mend mua dhe i thashë ik.

Banor: Dalin në televizior me paturpësinë më të madhe dhe thonë kemi sjellë ujë e ju kemi sjellë këtë dhe atë.

Basha: Ju kanë sjellë gjë?

Banori: Deri tani nuk ka ardhur njeri. zero. 

Basha: U kanë sjellë ujë apo ushqim?

Banorët: Jo jo fare”

Banorët denoncuan me dokumenta edhe mashtrimin e qeverisë me dëmshpërblimet.

“Banor: Kryeministri na tha nga A dhe Zh do dëmshpërblehen të gjithë personat. këtu kemi llogaritë bankare dhe dëmin e vitit 2015 dhe asnjë nuk na ka dëmshpërblyer. Të parat, mbetën ato.  Ndërsa tani nuk na vjen njeri të na shikojë. “

Read More
03 Dhj
0

Shehu: Bashkia Gjirokastër të ndihmojë bizneset e dëmtuara. Në Dropull dëmi 1 miliardë lekë.

Deputeti Tritan Shehu është prej dy ditësh në Gjirokastër, një nga zonat më të dëmtuara nga përmbytjet. Bizneset në qytet kanë pësuar dëme të mëdha ndërsa Dropulli është pothuaj u izoluar. Deputeti Shehu kërkoi që Bashkia dhe qeveria të ndihmojnë qytetarët me ndihmë financiare.

“Do të kërkojmë që Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës të miratojë mbështetje financiare për aktivitete të tillë ekonomike të dëmtuara rëndë nga përmbytjet. Ndryshe pasojat do të jenë shkatërruese jo vetëm për ato biznese, por edhe për ekonominë në agoni të Qarkut Gjirokastrës”, tha Shehu.

Deputeti i PD vizitoi edhe Bashkinë e Dropollit, ku situata është problematike. “Janë shembur 5 ura dhe dëmtuar kilometra rrugë që kanë izoluar tërësisht rreth 400 familje të asaj zone. I vetmi komunikim i mbetur për ata është ai me Greqinë. Dëmi llogaritet në rreth 1 Miliardë lekë të vjetra”, tha Shehu.

Tritan Shehu pati një takim edhe me mjekët e spitalit të Gjirokastrës, të cilët i falenderoi  për gatishmërinë e treguar, pavarësisht problematikës së sistemit shëndetësor në qarkun e Gjirokastrës, që tregoi se nuk përballon situata të tilla madhore as më personal, specialistë, pajisje dhe furnizime. “Ndërprerja e lidhjeve të Gjirokastrës me Tepelenën e Përmetin nxorri në pah situatën e degraduar të spitaleve të dy bashkive të tjera. Po kështu ndërprerja e lidhjeve me periferitë e bashkive tregoi gjendjen shumë të rëndë të qendrave shëndetësore në të gjithë Qarkun.”-tha deputeti Shehu.​

Read More
02 Dhj
0

Balliu: Bashkia e Pogradecit përballoi situatën, qeveria mungon

Deputeti Klevis Balliu po ndjek situatën e përmbytjeve në Bashkinë e Pogradecit. Situata është mbajtur nën kontroll falë gadishmërisë së Bashkisë, ndërsa qeveria qendrore nuk ka qënë e pranishme pranë njerëzve në nevojë.

“Bashkia e Pogradecit prej 48 orësh në gadishmëri të plotë në ndihmë të qytetarëve. Falë punës së palodhur situata po përballohet me sukses. Fatmirësisht deri në këto momente nuk kemi asnjë pasojë për qytetarët. Së bashku me kryetarin e Bashkisë do të jemi në çdo moment pranë qytetarëve për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut, ndryshe nga sa po vepron qeveria e narkoshtetit”, tha Balliu.

Deputeti i PD i bëri thirrje institucioneve qendrore të ofrojnë ndihmën e kërkuar pranë banorëve në vështirësi. “I bëj thirrje të gjitha institucione shtetërore të jenë në gatishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë qytetarëve në mbarë vendin”, tha Balliu. ​

Read More
02 Dhj
0

Jorida Tabaku për mungesën e ujit të pijshëm në Tiranë

Deputetja e Tiranës, Jorida Tabaku, denoncoi mungesën e ujit të pijshëm në kryqytet.

“Tirana, banorët e të cilës nga janari 2018 do të kenë një çmim më të lartë uji, po vuajnë nga mungesa e uji të pijshëm edhe energjisë elektrike. Gjysma e Tiranës ose nuk ka fare ujë, ose ka vetëm  30 minuta në ditë.”- tha Jorida Tabaku.

Deputetja Tabaku publikoi me Facebook një foto, ku duken disa banorë të Tiranës që blejnë ujë nga botët privatë me bekimin e UKT.  “2 ditë me shi që tregojnë fytyrën e vërtetë të investimeve të bashkisë në kanalizime dhe UKT.”- shprehet zonja Tabaku.

Deputetja e Tiranës fajësoi kryebashkiakun Erion Veliaj për situatën e krijuar.

“Veliaj vazhdon të prodhojë show me regji qendrore nga zyrat e Bashkisë edhe në këto çaste kaosi, që janë peshqesh prej keqmanaxhimit te tij më shumë se sa prej shiut. “- tha ajo.

Jorida Tabaku u bëri apel qytetarëve që të mos harrojnë aferat korruptive të Erion Veliajt, që ndikojnë ditekt në jetën e tyre.

“Kryetari bashkisë do të shpenzojë këtë dhjetor mbi 2 mln euro që palmat shkaktare të përmbytjes së autostradës t’i zëvendësojë me pisha. Fare mirë kjo shumë mund të përdorej në shërbim të UKT që një herë e mirë ajo të mos bllokojë furnizimin me ujë prej një rreshje shiu apo një ngrice të vogël”- tha Jorida Tabaku.

Read More