Blog

29 Nën
0

16 amendamentet e Partisë Demokratike për Buxhetin 2018

·       Amendament për ndryshimin e shkallës së Tatim Fitimit në 9% (Edmond Spaho)

Raportet ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria ka taksa të larta. Barra fiskale në Shqipëri është 37.% dhe ky është një nga shkaqet e largimit të investitorëve të huaj. Dhoma e Tregtsë Shqiptaro-Britanike u kërkoi deputetëve me një letër pak ditë më parë të gjenin konsensus për rikthimin e taksës së sheshtë 10%. PD propozon uljen e normës së tatimit në 9 % nga  nga 15% që është aktualisht Kjo masë lehtëson bizneset, redukton informalitetin, nxit zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, krijon kushte pëer nxitjen e investimeve të huaja, si dhe përmireson nivelin e jetesës së shqiptarëve.
·       Amendament për uljen e TVSH 15 % dhe pragu i TVSH 12 milionë lekë  (Nadire Meçorapaj)

Të ardhurat nga TVSH janë ulur këto vite për shkak, kryesisht, të informalitetit dhe rënies së konsumit.  Propozohet rishikimi i normës tatimore të T.V.SH.  nga 20% ne 15 %, Ulja e TVSH-së dhe ulja e pragut në 12 milionë për Biznesin e Vogël do të japë një efekt të menjëhershëm në rritjen e konsumit dhe do të ndikojë në  uljen e informalitetit, i cili nuk zgjidhet duke e goditur biznesin por duke e lehtësuar ate.
·       Amendament për uljen e tatimit mbi të ardhurat personale (Fatbardha Kadiu) 

Të ardhurat që vijnë nga paga zënë rreth 60% të strukturës së tatimit mbi të ardhurat personale. Kjo tregon se politika e qeverisë për taksën progressive rëndon më shumë tek shtresa e mesme dhe rrogëtarët. Prandaj propozohet përjashtimi nga ky sistem taksimi për të gjitha pagat nën 35.000 lekë dhe ulja e normës e tatimit në 9 (nëntë) për qind për të gjithë pagat mbi 35.000 lekë.
·       Amendament për rregjistrimin e konçesioneve në borxhin publik  (Jorida Tabaku)

FMN kritkoi vendimin e qeverisë për të  kryer investime publike nëpërmjet PPV-ve dhe tha se “kjo paraqet rreziqe të konsiderueshme fiskale”. FMN theksoi se “duhet të reflektohet me transparence ndikimi që kanë PPP-të në llogaritë fiskale dhe borxhin publik”. Fshehja e këtij borxhi nga letrat e buxhetit është një tentativë për të maskuar realitetin e borxhit në vend, që në pak vite do të rritet me 7%. Prandaj propozohet që tavani për vlerën totale të kontratave koncesionare/PPP-të ekzistuese dhe ato të kontraktuara për vitin 2018, në përputhje me të dhënat e regjistrit të koncesioneve, të jetë 40.1% e PBB-së.

·       Amendament për uljen e taksës së qarkullimit  (Edmond Spaho)

Për shkak të ndryshimit të taksës së qarkullimit në 2014-ën, të dhënat e GIZ tregojnë se shqiptarët e blejne karburantin më çmim thuajsë të njëjtë me qytetarët e Austrisë dhe Gjermanisë. Për uljen e ndjeshme të çmimit propozohet që taksa e qarkullimit për benzinën dhe gazolin të jetë 7 lekë/litri. Kjo e ul çmimn me 24 lekë/për litër.
·       Amendament për rritjen e pagave  (Bardh Spahia)

Në programin e qeverisë dhe sipas pohimeve të Edi Ramës, nuk është parashikuar rritje pagash pavarësisht normës së inflacionit. Që rritja e pagave të mos mbetet një akt elektoral i qeverisë, siç ndodhi këtë vit, propozohet që në buxhet të ketë një fond të posacëm  prej 2,000 milion lekë për rritjen e pagave të punonjësve të administratës shtetërore, për të shmangur pasojat e inflacionit.

·       Amendament për shpërblimin me gjysmën e pensionit për pensionistët  (Bardh Spahia)

Kryeministri premtoi shpërblimin e fundvitit për pensionistët, por nuk e mbajti premtimine tij. Për të sjellë në vëmendje këtë fakt dhe për t’u ardhur në ndihme pensionistëve propozohet ndryshimi i projektbuxhetit dhe dhënia e shpërblimit të fundvitit për pensionistët në masën e gjysmës së vlerës së pensionit mujor.
·       Amendament për arsimin 5%  (Luçiano Boçi)

Investimet e qeverisë Rama për arsimin janë në rënie të përvitshme. Këtë vit është 2.34% e PBB dhe sipas parashikimeve të kësaj qeverie do të vazhdojë të ulet në 2020 në 2.1%. PD në programin e vet ekonomik dhe me këtë amendament e barazon investimin në arsim  më standardet e vendeve të OECD, 5% e PBB.
·       Amendament për rritjen e subvencioneve në bujqësi  (Edmond Spaho)

Qeveria premtoi në fushatë rritjen e subvencioneve për bujqësinë. Por skema e qeverisë për financimin nuk shkon tek fermeri. Atë e përfiton grosisti. Për t’u ardhur në ndihmë direkte fermerëve nëpërmjet programit “Zhvillimi Rural duke mbështetur prodhimin bujqësor”, propozohet rritja me 1 miliardë lekë e fondit prej 5.2 miliardë.

·       Amendament për tekstet falas në arsimin e detyrueshëm (Albana Vokshi)

Raportet e Bankës Botërore thonë se varfëria dhe varfëria ekstreme është rritur në Shqipëri. Kjo ka ndikuar në përhapjen e fenomenit të braktisjes shkollore. Prandaj propozohet dhënia e teksteve mësimore dhe atyre ndihmëse duke u mbështetur nga një fond prej 1.16 miliardë lekë, rreth 8.5 milionë euro.
·       Amendament për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë  (Jorida Tabaku)

Shteti u detyrohet ish të përndjekurve rreth 32. 5 miliardë lekë të reja dhe sipas KLSH duhen 16 vjet për të shlyer detyrimet. Pavarësisht propagandës, gjatë 2009-2013 janë dëmshpërblyer më shumë se gjatë 2014-2017. KLSH thotë se qeveria i ka mundësitë për të rritur fondet. Propozimi i PD është rritje me 2.5 miliardë leke për vitin 2018.

·       Amendament për mbështetjen e shtresave në nevojë (Bardh Spahiu)

Rritja e taksave, e çmimit të energjisë dhe e çmimeve në përgjithësi, si dhe taksat e reja të 2018-ës prekin të parët qytetarët në nevojë. Për të zbutur efektin e rritjes së taksave dhe kostos së jetesës propozohet që fondi për kompensimin e shtresave në nevojë të rritet me të paktën 20%.

·       Amendament për rritjen e buxhetit për Rininë  (Romeo Gurakuqi)

Qeveruia e ka ulur në minimum mbështetjen për rininë, edhe pse niveli I papaunësisë së saj është shumë I lartë. Qeveria ka programuar 1/10 e fondeve të viteve paraardhëse, prandaj opozita këkron dhjetëfishmin e buxhetit, duke  çuar në 700 milion shpenzimet e ministrisë përkatëse dhe detajimin e tyre.

·       Amendament për rritjen e transfertës së pakushtëzuar për bashkitë  (Romeo Gurakuqi)

Qeveria ka parashikuar një formulë të re për financimin e bashkive për vitin 2018. Kjo formulë nuk merr parasysh disa tregues që lidhen me varfërinë dhe pabarazinë, që do të thotë më pak investime dhe shërbime vendore për qytetarë. Prandaj, propozohet që transferta e pakushtëzuar të rritet me të paktën me 0,3% të PBB, ose me 5 miliard lekë. Kjo do të siguronte vijimin normal të punës në bashkitë e vendit.

·       Amendament për mësuesin ndihmës (Luan Baçi)

Në Shqipëri jo të gjithë fëmijët përfitojnë nga e drejta kushtetuese për arsimin falas. Gjatë këtyre 4 viteve ka patur rritje të ndjeshmë të fëmijëve me aftësi të kufizuar, atyre të ngujuar në gjakmarrje dhe të shtresave në nevojë, që nuk arrijnë të shkojnë në shkollat nëntë-vjeçare. Statistikat e Ministrisë së Arsimit tregojnë se raporti mes mësuesve ndihmës dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara është 1 me 11, i pamjaftueshëm për nevojat e kësaj kategorie të veçantë. Ky problem është pjesë ë Arsimit Parauniversitar, por nuk është vënë në zbatim nga qeveria Rama. Propozohet rritja e buxhetit me 3.9 mln lekë për trefishimin e mësuesve në dispozicion të shkollimit të fëmijëve me kushte të vështira, si dhe ngritja e infrastrukturë së përshtatshme për këta mësues.
·       Amendament për rritjen e buxhetit të kulturës (Valentina Duka)


Qeveria ka parashikuar për kulturën 0,4 % të PBB, buxheti më i ulët në rajon dhe në Europë. 69 % e këtij buxheti shkon për rroga dhe shpenzime të tjera. Pjesa e mbetur është fare e pamjaftueshme për projekte të mirëfillta kulturore. Propozohet dyfishimi I buxhetit.

Read More
29 Nën
0

Deklarata e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas mbledhjes me grupin parlamentar për 16 amendamentet e deputetëve demokratë

 ·        Projektbuxheti 2018 duhet të jetë akti i fundit i kësaj qeverie, të cilin ne nuk duhet ta lejojmë të zbatohet. Për ndalimin e projektit mafioz, PD paraqiti amendamentet e veta në Kuvend.  

·        Amendamentet synojnë zhbërjen e sistemit kriminal të taksave, duke propozuar thelbin e programit të PD që e nxjerr Shqipërinë nga kriza: taksën e sheshtë 9%; TVSH-në 15% si dhe rritjen e nivelit për mbledhjen e TVSH-së në 12 milionë lekë të reja. 

·        Miliarda lekë të konçesioneve, skemave korruptive dhe atyre për pastrimin parave në vend që t’u jepen tek 0,01 % e shqiptarëve, duhet të shkojnë për shumicën e shqiptarëve dhe aty ku vendi ka më shumë nevojë.  

·        Amendamentet janë për financimin e teksteve shkollore deri në klasën e nëntë, për rritjen e buxhetit në arsim në 5%, mbështetjen e fermerëve me 15 milionë euro subvencione, rritjen e pagave dhe pensioneve në nivelin e vitit elektoral, rritjen me 20% të fondit për ndihmën ekonomike.  

·        Synimi i PD është të frenojë projektin kriminal të Ramës me buxhetin e PPP (Pastrimit të Parave të Pista), të bëjë gjithçka brenda hapësirës së ngushtë parlamentare, për t’i shkurtuar mandatin kësaj qeverie që ka lidhur fatin politik me interesat kriminale. ​ 

Deklarata e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas mbledhjes me grupin parlamentar për 16 amendamentet e deputetëve demokratë 

Nesër, Edi Rama ka ndërmend të finalizojë nen për nen buxhetin e pastrimit të parave të pista, buxhetin e varfërimit dhe goditjes së qytetarëve, biznesit të vogël dhe të mesëm, të fermerëve, të fëmijëve dhe prindërve tyre, sa i përket sistemit arsimor, të rrënimit të mëtejshëm të shëndetësisë përmes koncesioneve korruptive, të ndotjes së Shqipërisë me skemën 400 milionë euro të inceneratorëve si skemë korruptive dhe mafioze e kriminale.

Qëndrimi i opozitës, qëndrimi i Partisë Demokratike ka qenë dhe mbetet i qartë dhe i vendosur kundër këtij projektbuxheti i cili është dhe duhet të jetë akti i fundit i kësaj qeverie të cilin ne nuk duhet ta lejojmë të zbatohet dhe pjesë e këtij qëndrimi do të jetë edhe dita e nesërme në Parlament.

Ditën e nesërme në Parlament, me qëllim për të bërë transparencën totale para qytetarëve dhe me qëllim për të dhënë kontributin parlamentar për ndalimin e këtij projekti mafioz, ne do të paraqesim amendamente në Kuvend të cilat synojnë në rradhë të parë; të zhbëjnë sistemin kriminal të taksave që është ndërtuar këto 4 vite duke propozuar taksën e sheshtë 9%; TVSH-në 15% si dhe rritjen e nivelit për mbledhjen e TVSH-së në 12 milionë lekë të reja. Nuk janë asgjë e re, nuk besoj se habiteni sepse janë pjesë e programit ekonomik të Partisë Demokratike i cili është hartuar me mbështetjen e ekspertëve më të shquar ekonomikë të vendit dhe të huaj, dhe është çertifikuar si një program ekonomik që e nxjerr Shqipërinë nga kriza ekonomike dhe i jep mundësinë për zhvillim dhe për rritje ekonomike duke garantuar mundësi për të gjithë dhe duke garantuar mbi të gjithë, konkurrencë të ndershme.

Së dyti; ne do të propozojmë që blloku i parave që u çohet si dhuratë, si patë e pjekur, oligarkëve dhe karteleve të tij  për të pastruar paratë e drogës, përmes skemës së konçesioneve që u kushton qindra milion euro çdo vit shqiptarëve dhe skemës së pastrimit të parave të pista. PPP 1 miliardëshe  të zhbëhet dhe këto para në vend që të shkojnë si pata të pjekura  tek  0,01 % e shqiptarëve, një konglomerat  kriminelësh të pasuruar me para të drogës dhe  oligarkëve që po bëhen gati t’i pastrojnë këto para të drogës , këto para të shkojnë aty ku shoqëria, vendi, Shqipëria ka më shumë nevojë.

Së pari tek fëmijët e shqiptarëve , të cilët nuk kanë pse paguajnë tekstet shkollore, ku me përqindje fare të vogël të parave që u jepen konçesionarëve, iceneratorëve, oligarkëve me PPP, mund të paguhen tekstet shkollore për të gjithë fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

Së dyti për rritjen totale të buxhetit në fushën e arsimit në 5%.

Pra kjo është në kuadër të mbështetjes për fëmijët , të rinjtë shqiptarë , pa të cilët nuk mund të ketë të ardhme.

Së treti, mbështetja e fermerëve në nivelin e 15 milion eurove të subvecioneve.

Në programin tonë ekonomik , ne kemi një skemë të fuqishme të mbështetjes së fermerëve por minimumi që shteti duhet të bëjë për këta, është niveli prej 15 milion euro që shteti arriti në vitin 2013, por që prej atij viti nuk ka asnjë mbështetje reale me subvecione  për fermerët.

Tre fabrika sallami në Korçë marrin të gjithë paratë e subvecioneve, ndërkohë që fermerët korçarë që janë përgjegjës për mbi 30 % të prodhimit bujqësor në Shqipëri, nuk shohin asnjë kacidhe.

Pse? Sepse prioritet i Edi Ramës janë pakica dhe jo shumica e njerëzve që punojnë me djersën e ballit.

15 milion euro subvecione për fermerët është një prej amendamenteve që ne do të paraqesim nesër.

Po kështu ne do të paraqesim një amendament që qeveria të mbajë nivelin e rritjes së pagave dhe pensioneve si në vitin elektoral. Nuk është pjesë e vizionit tonë. Sipas vizionit tonë, rritja do të jetë më e madhe dhe më e fuqishme për pagat dhe në veçanti për pensionet.

Por të paktën të mbajnë të njëjtin nivel që mbajtën për vitin elektoral.

Është plotësisht e mundur. Nëse prioritet i tyre janë pensionistët shqiptarë, nëse prioritet i tyre është rritja e pagave, e kanë fare të lehtë që paratë t’i heqin nga duart e oligarkëve, t’i heqin nga PPP, t’i heqin nga konçesionet korruptive dhe t’i çojnë për rritje pagash dhe pensionesh. Propozimi tjetër ka të bëjë me shtresat në nevojë, me më të goditurit nga kriza ekonomike, duke propozuar rritjen me 20 % të fondit total për ndihmën ekonomike, e cila po kështu mbetet e pamjaftueshme edhe sikur propozimi ynë të pranohet, por të paktën është një hap që të çon drejt mundësisë për të futur në skemën e ndihmës ekonomike më shumë familje që sot janë në gjendje të mjerueshme, dhe për ta vazhduar këtë në vijim.

Ju kujtoj edhe një herë se 43% e shqiptarëve, nuk ngrohin dot shtëpitë dhe kjo sipas statistikave të vitit të kaluar, çka është përkeqësuar këtë vit.

20% e rritjes ekonomike nuk do ta zgjidhte problemin, por do të ishte shenja e parë e ndryshimit të politikës në vend, e vënies së interesave të qytetarëve dhe parave të taksapaguesve në shërbim të njerëzve dhe jo në shërbim të oligarkëve dhe pushtetarëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Sot pasdite do të keni në dispozicion të gjithë propozimin tonë të plotë.

Synimi ynë është së pari; të frenojmë projektin kriminal, të buxhetit 2018 të pastrimit të parave të pista, së dyti, të bëjmë gjithçka, edhe brenda hapësirës fare të ngushtë që ekziston në parlament, për t’i shkurtuar mandatin një qeverie të papërgjegjshme dhe një kryeministri që sundon përmes gënjeshtrës dhe propagandës, një kryeministri dhe një qeverie të faktuar tashmë para gjithë botës, si të lidhur me krimin, përfitues nga kartelët e drogës, dhe që e ka lidhur fatin e saj politik, vetëm me interesat kriminale dhe me pastrimin e parave të pista të drogës.

Me këto propozime do të shkojmë nesër në Parlament dhe do të bëjmë betejën tonë parlamentare me përjegjësi të plotë para zgjedhësve tanë, para njerëzve për të cilët kemi zgjidhjet tona politike, biznesit të vogël dhe të mesëm, fermerëve shqiptarë, rinisë shqiptare, pensionistëve shqiptarë, por po kështu me përgjegjësi para çdo shqiptari të djathtë dhe të majtë, për të frenuar një orë e më parë, këtë të keqe të madhe që ka zënë vendin. Për të frenuar projektin ogurzi të Edi Ramës dhe për të ecur drejt projektit tonë politik, zgjidhjes së vetme për stabilitet në Shqipëri, një qeveri anti-mafia, e cila të rikthejë legjitimitetin përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Pyetje: Z. Basha, si mund të frenohet projekti ogurzi, siç e cilësuat ju?

Duke vetëdijesuar qytetarët, duke u angazhuar në një dimension shumëdimensional i cili të përfshijë edhe angazhimin e të gjithë qytetarëve me një përballje pa kthim, për t’i treguar Edi Ramës dhe kastës që sot qeveris, që nuk ka dhe nuk ka pasur në asnjë çast mbështetjen legjitime. Studimi i fundit Bashkimit Europian tregon se 20% e shqiptarëve janë detyruar të shesin votën. I keni të qarta shifrat dhe nuk ka nevojë t’i bëjmë matematikën se çfarë tregon kjo. Kjo tregon një qeverisje pa legjitimitet. Por ne nesër do të bëjmë vetëm një pjesë të detyrës tonë, që është përballja parlamentare.

Read More
28 Nën
0

28 Nëntori është dita që na bashkon si komb dhe na kujton Çmimin e lartë të lirisë! Beteja jonë është për Shqipërinë europiane dhe demokratike.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha uroi shqiptarët për 105 vjetorin e Pavarësisë dhe nderoi dëshmorët me homazhe në varrezat “Dëshmorët e Kombit”.

Duke uruar 28 Nëntorin, Basha shkroi në Facebook se “Sot përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë kombëtare para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, të bindur se beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane është nderimi më i madh për sakrificat e tyre, thirrja më e lartë për çdo shqiptar. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”.

Në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, Kryetari Basha u shoqërua nga drejtues të lartë të Partisë Demokratike, deputetë të saj, si dhe u takua me qytetarët që bënë homazhe në Ditën e Çlirimit.

Më poshtë është mesazhi i plotë i Kryetarit Basha, dhënë për mediat tek “Dëshmorët e Kombit”.

“Gëzuar 28 Nëntorin shqiptarëve kudo ku janë, këtë ditë të madhe të bekuar kombëtare të lirisë dhe të pavarësisë!

Sot është dita kur përkulemi me respektin më të thellë, nderimin më të madh kombëtar para heronjve të lirisë e të pavarësisë.

Nga koha e Gjergj Kastriot Skënderbeut deri tek luftërat e fundit çlirimtare të shqiptarëve, 28 Nëntori është dita kur flamuri që na bashkon të gjithëve si komb, na kujton për sakrificën e madhe dhe çmimin e lartë që liria dhe pavarësia shqiptare kanë patur ndër shekuj. Por po kështu na kujton për peshën e përgjegjësisë së brezit të ri dhe shqiptarëve sot. Për brezat e ardhshëm, betejën për Shqipërinë europiane dhe demokratike si thirrjen më të lartë dhe nderimin më të madh për sakrificën e heronjve dhe martirëve të lirisë dhe të pavarësisë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Gëzuar të gjithëve!

Faleminderit!”

 

Read More
27 Nën
0

Deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha

  • Ndërtimi i 3 inceneratorëve është një aferë kriminale dhe korruptive. Ndërtimi i tyre për djegien e pakontrolluar të plehrave financohet nga nga buxheti i shtetit me 400 milionë euro. 
  • 3 inceneratorët, në Elbasan, Fier dhe Tiranë kontrollohen nga i njëjti person. Ai shërben për të fshehur pronarët e vërtetë, Arben Ahmetaj dhe Edi Rama. 
  • Për inceneratorin e Fierit janë dhënë 4.8 milion euro nga buxheti i shtetit akoma pa filluar punë. Skema e Ramës dhe Ahmetajt është për t’i paguar miliona euro privatit që ndërton pa marrë asnjë risk. 
  • KLSH dhe Prokuroria të nisin hetimin për këtë aferë mafioze, që dëmton shëndetin e shqiptarëve, që është kundër standardeve europiane, që cënon biznesin vendas. 
  • Ndërtimi i fabrikave të djegies së plehrave me 400 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe kanabizimi i vendit janë strategjia e Edi Ramës për Shqipërinë. Me kanabisin eksporton drogë drej Europës. Me incineratorët importon mbetje dhe e kthen vendin në kazanin e Europës.

Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Jam këtu bashkë me anëtarët tanë të Komisionit të Ekonomisë për të denoncuar një aferë të tmerrshme kriminale dhe korruptive, për të cilën Partia Demokratike ka ngritur zërin tash dy vjet.

Sektori i plehrave dhe mbetjeve është  një nga sektorët kryesorë ku Edi Rama ka dashur t’u lërë dorë të lirë interesave kriminale.

Paralel me projektin e kanabizimit të vendit, ka ecur me këtë projekt të kthimit të Shqipërisë në një kazan plehrash për Europën. Mbani mend të gjithë përpjekjen e tij për të kaluar Ligjin për Importin e Mbetjeve, të cilin vetë e kundërshtoi kur ishte në opozitë.

Dhe, po kështu, e mbani mend që ishin qytetarët, Partia Demokratike, që e bënë të pamundur kalimin e këtij ligji.

Edhe pse ligji për lejimin e importit të mbetjeve u ndalua, për shkak të bashkimit të qytetarëve, për shkak të qëndrimit të qartë të opozitës dhe institucioneve të tjera, prapë Edi Rama po ecën me një strategji shkatërruese për vendin, që është strategjia e inceneratorëve, e djegësve të financuar nga buxheti i shtetit.

Pse është shkatërruese?!

Në rradhë të parë për njerëzit. Sepse është një politikë që bie ndesh me çdo standard, me normë europiane dhe me politikat europiane të trajtimit të mbetjeve, dhe këtë e keni parë edhe me qëndrimin e GIZ-it.

Së dyti, sepse është një politikë e rrezikshme për shëndetin publik, ndot ajrin dhe prodhon mbetje të rrezikshme në fund të proçesit.

Së treti, sepse nuk ndihmon as industrinë e riciklimit, që ishte një nga pretekstet për Ligjin e Importit, por mbi të gjitha projektet e inceneratorëve janë zbuluar si projekte dhe afera korruptive dhe  kriminale.

Pse e themi këtë?!

Për momentin ka tre projekte për inceneratorë; është ai i Elbasanit, është ai i Fierit dhe ai i Tiranës.

Mediat kanë zbuluar tashmë dokumente dhe para publikut që të trija kontrollohen nga i njëjti person, i cili shërben si figurim për të fshehur pronarët e vërtetë. Duke patur parasysh shkeljet skandaloze të ligjit në ndërtimin e këtyre tre inceneratorëve, duket qartë që pronarët e vërtetë janë Arben Ahmetaj dhe Edi Rama. Sepse vetëm Arben Ahmetaj dhe Edi Rama mund të kishin guximin të jepnin 4.8 milion euro ndërtuesit të inceneratorit të Fierit, akoma pa filluar punë.

Vetëm këta mund të kishin guximin t’i jepnin 10 milion nga 11 milion euro që është buxheti i vitit, për mbetjet në Shqipëri, ku pra 10 milion i marrin vetëm këta të tre, Fieri, Tirana dhe Elbasani.

Në total sipas dokumenteve  që ne  disponojmë, bëhet  fjalë për 400 milion euro që do të paguhen  nga 7-30 vjet për ndërtimin e inceneratorëve dhe  tarifat që do të paguajë taksapaguesi shqiptar.

Shikoni çfarë po ndodh.

Marrin privatin për të ndërtuar inceneratorin, kundër  strategjisë europiane të ndërtuar nga gjermanët,  dhe bëjnë një partneritet publik me privatin, ku privati nuk merr asnjë risk përsipër, përkundrazi merr lekë nga buxheti i shtetit, edhe kur nuk djeg plehra, siç është rasti i Fierit.

Dhe e bëjnë këtë për një periudhë 6, 7 dhe 30 vjeçare, me një kosto totale prej 400 milion euro.

Këto para në vend që të shkojnë për shkolla , në vend që të shkojnë për spitale po i jipen një privati, i një kompanie të vetme, e cila i fsheh pronarët e vërtetë , për të bërë një punë, e cila ndot mjedisin dhe prodhon mbetje të rrezikshme.

Kjo është një aferë kriminale.

Kjo është një aferë mafioze.

Ndaj thirrja ime është ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Prokurorisë, të nisin menjëherë hetimin dhe të vërë pikat mbi “i”, për ata që po dëmtojnë shtetin publik të shqiptarëve nga njëra anë, dhe po grabisin fondet shtetërore, fondet e taksapaguesve shqiptarë nga ana tjetër.

Kjo është një aferë e përmasave kriminale dhe është faqja tjetër e medaljes së kanabizimit të Shqipërisë.

Me kanabizimin e Shqipërisë, Edi Rama eksporton drogë drej Europës, me incineratorët importon mbetje.

Dhe ndërkohë që bëhet gati të importojë mbetje, krijon një aferë ku përfundojnë miliona euro në vit në duart e një njeriu të vetëm, i cili natyrisht nuk është përfituesi i vërtetë, por pas të cilit fshihen Edi Rama dhe Arben Ahmetaj.

Thirrja ime, është nisja e menjëhershme e hetimeve për këtë skandal të rëndë, dëmton shëndetin e njerëzve, të fëmijëve shqiptarë, duke marrë lekët e shqiptarëve. Lekë që duhej të shkoni për spitale, lekë që duhej të shkonin për rrugë, lekë që duhej të shkonin për shkolla.

Shkollat, spitalet , rrugët po jepen me konçesion. Ndërkohë që privatët që marrin përsipër trajtimin e mbetjeve  me teknologji aspak të pastër, paguhen me lekët që duhej të shkonin për shëndetin dhe arsimimin e shqiptarëve.

Kjo është afera që dua të denoncoj sot.

Ne kemi një studim të plotë të të gjithë dokumentave shtetërorë. Ditët e ardhshme ekspertët tanë, por edhe drejtuesit politikë të institucioneve përkatëse, do t’i bëjnë publike qëndrimet tona.

Ndërkohë ju si media, që sot, do të keni në dispozicion dokumentacionin e plotë që vërteton dyshimet dhe akuzat që opozita ka dy vjet që i bën publike dhe i denoncon për këtë aferë të tmerrshme kriminale.

Read More
26 Nën
0

Belind Këlliçi me Kryeministrin e Austrisë: Sebastian Kurz model frymëzimi për çdo të ri europian. Mbështetje për Shqipërinë, PD dhe FRPD

Kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz garantoi Kryetarin e FRPD, Belind Këlliçi për mbështetjen për Shqiperinë, Partinë Demokratike dhe FRPD, si pjesë e familjes europiane të PPE dhe YEPP.

Belind Këlliçi, bashkë me Sekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë të FRPD, Besart Xhaferri,  patën rastin ta takojmë kryeministrin austriak në kongresin e 26 të Junge ÖVP (Forumi Rinor i Partisë Popullore Austriake), që u mblodh për zgjedhjen e pasuesit të Sebastian Kurz, pas fitores së tij në zgjedhje.

Kryetari i FRPD e uroi kryeministrin Kurz për fitoren e zgjedhjeve dhe e falenderoi për mbeshtetjen qe i ka dhënë Shqiperisë gjatë mandatit të tij 4 vjeçar si Ministër i Jashtëm i Austrisë.

Kryeministri Kurz garantoi drejtuesit e FRPD se si shtet anëtar i BE, vëmendje të veçantë do të ketë ndaj politikave për të rinjtë, fuqizimit të tyre, si dhe krijimit të mundësive për arsimim dhe punësim.​

Read More
26 Nën
0

PD rezolutë kundër dhunës në familje

Me nismën e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë do të zhvillohet në 4 dhjetor një mocion me debat për masat kundër dhunës në familje.

Pjesë e këtij debati është edhe një rezolutë e propozuar nga Partia Demokratike me nisma konkrete që, nëse zbatohen nga insitucionet përgjegjëse, do të reduktojnë ndjeshëm dhunën në familje.

Nismëtarë të rezolutës janë 10 deputetë demokratë, mes të cilëve edhe Kryetari I Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Debati i 4 Dhjetorit përkon me Ditët ndërkombëtare të Sensibilizimit Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, 25 Nëntor- 10 Dhjetor.

“Këto janë ditët, kur ne nuk duhet të heshtim. Këto janë ditët për të reaguar njëzëri kundër dhunës qeveritare, që fillon nga Kryeministri edhe përhapet si epidemi në të gjitha format e saj në cdo institucion!” – u shpreh Albana Vokshi, një nga hartueset e rezolutës së paraqitur nga Partia Demokratike.

Zonja Vokshi vë në dukje se “nëpërmjet propagandës qeveria po tenton të mbulojë dështimin spektakolar të saj për të mbrojtur gratë e fëmijët, pa kërkuar ndjesë se në 4 vite qeverisje nuk arritën të mbrojnë asnjë viktimë të dhunës në familje, një prej tyre edhe gjykatëse”.

Një aspekt tjetër i dështimit të qeverisë, sic shkruan zonja Vokshi në një status në facebook, është mbrojtja e fëmijëve dhe grave, që trafikohen dhe shfrytëzohen prej 5 vitesh në fushat me kanabis dhe në landfillet e plehrave.

“Qeveria ka dështuar vendosë nëfunksionim mekanizmin për mbrojtjen e grave nga dhuna, sepse Policinë dhe institucionet i vuri në shërbim të trafikut të drogës dhe bandave kriminale”- theksoi Albana Vokshi.

Rezoluta e PD shpreh shqetësimin se:

Qeveria dhe pushteti vendor kanë dështuar të marrin masat e duhura dhe të nevojshme, për reduktimin dhe parandalimin e dhunës në familje, si dhe për bashkrendimin e punës midis tyre për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje. Qeveria s’ka ndertuar asnjë mekanizëm efikas për parandalimin e dhunës në familje.

Prandaj, rezoluta e PD kërkon:

– Mbikqyrje të fortë parlamentare dhe trajtim të denoncimeve për dhunën në familje;

– Brenda 15 diteve Kuvendi krijon Komision te Posacëm për trajtimin ligjor të fenomenit;

– Brenda 60 ditëve qeveria të bëjë analizen, të paraqesë të dhënat, të krijojë rregjistrin kombëtar për dhunën në familje;

– Përcaktim me ligj të një strukture të vetme përgjegjëse me qëllim parandalimin e dhunës dhe garantimin e mbrojtjes së vimtimave;

– Përjashtim me ligj nga amnistia dhe nga rrethanat lehtësuese gjatë gjykimit për krimet në familje;

– Rishikim për masat mbrojtëse ndaj dhunës në familje për moslejimin e bashkëjetesës në një mjedis të dhunuesit dhe viktimës;

– ‎Rishikimin e mekanizmave për mbrojtjen e viktimës dhe vënien në dispozicion të mjeteve të nevojshme për rastet e rrezikut për jetën, duke mirëpërcaktuar detyrimet e Policisë së Shtetit, përcaktimin e personave përgjegjës që marrin përsipër të mbajnë nën kontroll dhunuesin, si dhe aplikimin gjerësisht të mbikqyrjes elektronike për rastin e dhunuesve brenda familjes.

Albana Vokshi apelon që këto ditë të përdoren nga gratë dhe vajzat si ditë reflektimi për të shtuar aktivizimin në mbrojtje të të drejtave të tyre, familjes dhe femijeve të tyre.

 

Read More
26 Nën
0

Çështja “Tahiri” si dëshmi e kriminalizimit të qeverisë Rama!

Hetimet e prokurorisë shqiptare, hetimet e prokurorisë së Katanias dhe fakte të reja që po zbulohen përditë nga partnerët ndërkombëtarë po zbulojnë të vërtetën tronditëse se qeverisja e Edi Ramës është një qeverisje e kriminalizuar në çdo nivel, në çdo hallkë dhe çdo veprim. Nuk kemi të bëjmë me raste të shkëputura, nuk kemi të bëjmë me individë të shkëputur, por me një sistem të strukturuar kriminal.

Mbi të gjitha, Edi Rama, Saimir Tahiri dhe të gjithë drejtuesit kryesorë të policisë së shtetit kanë vepruar si një strukturë kriminale në shërbim të veprimtarive të krimit të organzuar, nga i cili kanë përfituar para dhe vota.

Në mënyrë të vecantë, i gjithë aktiviteti i Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme ka qenë në funksion të menaxhimit dhe koordinimit të grupeve kriminale të trafikimit të drogës.

Saimir Tahiri u ka dhënë grupeve të trafikimit të drogës mbrojtje direkte fizike me policë në të gjitha hallkat e transportit të drogës nëpër territorin e Shqipërisë.

Saimir Tahiri në bashkëpunim me qeveritarë të tjerë kanë dëmtuar apo ka nxjerrë jashtë funksionimit infrastukturën e mbikqyrjes dhe kontrollit të kufijve dhe hapësirës ajrore e detare të vendit, duke filluar që nga sistemet e radarëve tek sistemet e skanimit dhe kontrollit elektronik të kufijve.

Saimir Tahiri u ka përcjellë kriminelëve informacione mbi hetimet dhe operacionet e policive dhe forcave të sigurisë të vendeve të tjera;

Saimir Tahiri ka dhënë makinën e vet, skafin e vet, madje është ofruar edhe vetë në disa here për të garantuar me imunitetin parlamentar dhe diplomatik mos prekjen e trafikantëve.

Ky aktivitet i Saimir Tahirit ka qenë i njohur dhe i mbështetur diekt apo indirekt në mënyrë aktive apo pasive nga drejtuesit më të lartë të qeverisë, nga ministra të tjerë të qeverisë, zëvendës ministra, drejtorë të përgjithshëm dhe punonjës shtetërore të të gjitha niveleve.

Kjo është arsyeja që Edi Rama nuk e lëshon as Saimir Tahirin as drejtuesit në kërkim të policisë së shtetit. Kjo është arsyeja pse Edi Rama po përpiqet ta shpëtojë këtë mekanizëm kriminal përmes kapjes së drejtësisë, sulmeve ndaj opozitës dhe përmes propagandës dhe manipulimit të opinionit publik.

Read More
25 Nën
0

Deklaratë e Partisë Demokratike

Kontratat e lobimit të Partisë Demokratike janë dokument publik që janë të depozituara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë. Kontratat dhe pagesat e bëra janë subjekt i ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë audituar dhe kontrolluar nga qeveria amerikane.

Megjithatë Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti janë të mirëpritur t’i hetojnë ato në çdo kohë. Partia Demokratike u vë në dispozicion një kopje kur të duan. Madje janë të mirëpritur të marrin edhe Sajmir Tahirin dhe Agron Xhafën dhe Moisi Habilajn në ekipin e hetimit.

Shpërqendrimi i vëmendjes nga kriminalizimi i qeverisë dhe Partisë Socialiste është shërbim ndaj krimit dhe minim i interesit publik. Vetë Taulant Balla dhe Blerina Gjylametaj duhet të jenë më të shqetësuar për fatin e partisë së tyre që ka rënë nën kthetrat e krimit.

Sidoqoftë, shashkat dhe tamtamet e tyre nuk mbulojnë dot bëmat ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Roshit dhe të vetë Edi Ramës që janë zhytur në krim dhe trafik droge duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare, sistemin politik dhe të ardhmen ekonomike të shqiptarëve.

Read More
25 Nën
0

Elona Gjebrea duhet të flasë, përse ka udhëtuar jashtë vendit me makinën e drogës së Habilajve. Ajo duhet të bashkëpunojë me drejtësinë.

Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike, Dhurata Çupi

Deputetja Elona Gjebrea, krahu i djathtë i Saimir Tahirit për katër vjet në krye të Ministrisë së Brendshme, ka disa ditë që shmang pyetjen e thjeshtë, nëse ka udhëtuar në Greqi me makinën e vëllezërve Habilaj.

Dje, ajo refuzoi me arrogancë t’u përgjigjet pyetjeve direkte të gazetarëve për këtë çështje. Arsyeja është e thjeshtë: Elona Gjebrea ka udhëtuar më shumë se një herë në makinën e drogës së Habilajve.

Prandaj Elona Gjebrea duhet që të sqarojë publikisht:

  • Pse udhëtoi privatisht për në Greqi?
  • Pse në këto udhëtime nuk mori makinën dhe shoferin e saj?
  • Pse nuk udhëtoi qoftë edhe me makinën e saj private?
  • Pse zgjodhi të udhëtojë me makinën e Habilajve?

Zonja Gjebrea duhet gjithashtu t’i përgjigjet pyetjes:

  • A është takuar ndonjëherë me Habilajt?
  • Nëse po, përse është takuar?

Zonja Gjebrea duhet gjithashtu të sqarojë opinionin publik:

  • Si Koordinatore Kombëtare Kundër Trafikimit a ka qenë ajo e informuar për trafikun masiv të drogës dhe të armëve nga Shqipëria në Itali dhe Greqi?
  • Cilët drejtues të lartë të shtetit ka informuar?
  • Çfarë masash ka marrë ajo për këtë gjë?

Si deputete e Kuvendit të Shqipërisë ajo sot duhet të përgjigjet edhe për një pyetje tjetër:

  • A ndjen kjo përfaqësuese e popullit ndonjë përgjegjësi morale dhe politike për lulëzimin e krimit dhe të drogës në Shqipëri gjatë katër viteve që ajo ishte numër 2 i Ministrisë së Brendshme?

Është koha që Elona Gjebrea të përballet me përgjegjësitë e veta. Krimi në Shqipëri lulëzoi, se me të u bë palë direkt apo indirekt e gjithë qeveria, përshi Elona Gjebrean. Cilado qoftë apo jo përgjegjësia penale e Elona Gjebreas, sot është dita që ajo t’i kërkojë falje popullit të saj dhe të bashkëpunojë me drejtësinë.

Read More
24 Nën
0

Deklaratë e Partisë Demokratike për sulmin vdekjeprurës në Egjipt

Një sulm i egër dhe po aq i ulët goditi një grup besimtarësh në Egjipt. Brutaliteti i këtij sulmi shkaktoi një numër të madh viktimash dhe të lënduarish.

Partia Demokratike shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre.​

Ne sot u shprehim solidaritet njerëzor autoriteteve egjiptane dhe popullit të këtij vendi mik.

Terrorizmi është sot armiku më i madh global i lirisë, lufta kundër kësaj të ligë  është luftë për njerëzimin dhe në mbrojtje të vlerave demokratike.

Partia Demokratike mbështet çdo kontribut të Shqipërisë në luftën globale kundër terrorizmit dhe, nesër në qeverisjen e vendit, do të jetë pjesë efektive dhe besnike në krah të aleatëve tanë në çdo angazhim në këtë luftë dhe në çdo luftë në mbrojtje të lirisë.

Read More