Blog

24 Nën
0

Komunikimi me gazetarët i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

· Dekonspirimi i aksionit për arrestimin e kokave të policisë është bërë nga Fatmir Xhafa me porosi të Ramës për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe veten. Fatmir Xhafa nuk e arreston Drejtorin e Policisë së Vlorës, sepse ai mbrojti për 4 vite vëllain e Xhafës në kërkim ndërkombëtar për trafikun e drogës.

· Faktet provojnë se Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme kanë funksionuar si një organizatë e strukturuar kriminale.  Veting jo vetëm për policinë, por edhe për Ministrinë e Brendshme dhe Qeverinë. Lufta kundër krimit të organizuar, pastrimi i qeverisë nga krimi është emergjencë kombëtare. Kjo nis vetëm me largimin e Edi Ramës.

· Inkurajoj Prokurorinë të çojë deri në fund hetimin.  Arrestimi një orë e më parë i Saimir Tahirit dhe i kokave të policisë të përfshira në këtë aferë kriminale është edhe parathënia e një aksioni dhe operacioni për pastrimin e politikës nga krimi.

· Largimi  i Edi Ramës është imperativ politik. Socialistët e ndershëm kanë në gjirin e  tyre ish-kryeministra, ish-presidentë dhe kapacitete me integritet,  të cilët mund të japin kontributin e tyre në një qeveri antimafia.

· Kryeprokurorin nuk mund ta emërojë as Edi Rama, as subjektet e hetimit Saimir Tahiri,  Vangjush Dako, Qazim Sejdini, Agron Xhafaj dhe as miqtë e tyre në Parlament.

Komunikimi me gazetarët i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Pyetje: Z. Basha, sërish Partia Socialiste përsëriti akuzat për përdorim të parave të pista për lobim me kompani offshore amerikane. Keni një reagim?

Basha: Është një shashkë e bazuar në mashtrime e cila nuk mund të largojë vëmendjen nga skandalet e jashtëzakonshme të kësaj qeverie, as nga një skandal i madh i cili është vënë në vëmendjen e opozitës nga burimet e partnerëve dhe i cili po studiohet nga ekspertët tanë të sigurisë dhe të ligjeve.

Një gjë mund t’ju them me siguri se dekonspirimi i aksionit për arrestimin e kokave të policisë është bërë nga Fatmir Xhafa me porosi të Ramës për të mbrojtur këta njerëz dhe Saimir Tahirin.

Arsyeja e dekonspirimit është e qartë: Edi Rama nuk mund të lejojë arrestimin e njerëzve të cilët do të luanin rol në inkriminimin e drejtpërdrejt të Saimir Tahirit, të Fatmir Xhafës dhe të vetë Edi Ramës.

Si mund të pranojë Fatmir Xhafa të arrestojë drejtorin e Policisë së Vlorës i cili për 4 vite ka mbrojtur vëllain e Fatmir Xhafës, i cili edhe pse në kërkim ndërkombëtar për trafikun e drogës, i dënuar për trafikun e heroinës, bridhte dhe bredh i lirë në Vlorë.

Si mundet Fatmir Xhafa të firmosë një urdhër arresti ndërkombëtar për këta tre koka të policisë, të korruptuar, të lidhur me krimin, kur ka 4 vite që refuzon të zbatojë urdhrin ndërkombëtar të ndalimit për vëllain e tij.

Këto fakte dhe fakte të tjera të sjella në vëmendjen e opozitës të cilat pas një studimi të hollësishëm do t’i bëjmë shumë shpejt të njohura për publikun dhe median, faktojnë se Polica e Shtetit dhe Ministria e Brendshme kanë funksionuar si një organizatë kriminale, me një kupolë kriminale në krye.

Emergjenca kombëtare është lufta kundër krimit të organizuar dhe dekriminalizimi i qeverisë. Është çështje e sigurisë kombëtare që kjo të nisë me vetingun, jo thjeshtë të policisë, por të Ministrisë së Brendshme dhe të Qeverisë.  Që të ndodhë kjo, duhet një reformim tërësor i Ministrisë së Brendshme dhe i Policisë, të kryhet nga ekipe profesionale, me integritet, të pavarura dhe të mirëbesuara.

Natyrisht që kjo s’mund të ndodhë për sa kohë që proçesi diktohet dhe kontrollohet personalisht nga Edi Rama.

Ndaj hapi i parë është largimi i Edi Ramës nga kreu i qeverisë.

Hapi i dytë që do të ketë mbështetjen tonë të plotë dhe në rakordim me partnerët ndërkombëtarë, do të jetë një proçes i spastrimit të Ministrisë së Brendshëm dhe i Policisë dhe një veting i plotë i gjithë strukturës së lartë qeveritare për të pastruar këtë kancer që ka shtrirë tentakulat e veta në çdo ministri dhe deri në nivelet më të larta politike, natyrisht duke përfshirë edhe kryeministrin shqiptar.

Gjendja është alarmante. Veprimi i parë për të cilin inkurajoj Prokurorinë është, të çojë deri në fund hetimin që përfshin kokat e policisë në trafikun e drogës dhe në mbështetjen totale që i ka dhënë bandave kriminale. Arrestimi një orë e më parë i Saimir Tahirit dhe i kokave të policisë të përfshira në këtë aferë kriminale është edhe parathënia e një aksioni dhe operacioni për pastrimin e politikës nga krimi.

Rreshtimi është i qartë: Edi Rama do të bëjë gjithçka për të ndaluar arrestimin e policëve të korruptuar, siç bëri gjithçka për të ndaluar arrestimin e Saimir Tahirit. Në këtë përpjekje ai ka mbështetjen e Fatmir Xhafës, i cili ka bërë dhe po bën gjithçka për të ndaluar arrestimin dhe ekstradimin e Agron Xhafajt drejt Italisë.

Në këtë skandal është përfshirë drejtpërdrejt ideatori dhe zbatuesi i projektit të kanabizimit të Shqipërisë, përgjegjësi kryesor për ngritjen në detyrë, mbrojtjen, promovimin e Saimir Tahirit dhe kupolës së korruptuar të policisë dhe ky është Edi Rama.

Ndaj opozita dhe Partia Demokratike, parashtrojnë si domosdoshmëri, largimin e Edi Ramës për të nisur pastrimin e vërtetë të kupolës së lartë qeveritare nga krimi dhe për t’i dhënë shqiptarëve një luftë kundër krimit të organizuar si domosdoshmëri për stabilitetin dhe sigurinë kombëtare.

Largimi  i Edi Ramës është imperativ politik. Ne e kemi kërkuar dhe do ta kërkojmë këtë me forcë. Ne kemi parashtruar dhe do të vazhdojmë të parashtrojmë këtë domosdoshmëri para shqiptarëve, para gjithë faktorit politik. Natyrisht para faktorit politik opozitar, por edhe para socialistëve të ndershëm të cilët kanë në gjirin e  tyre ish-kryeministra, ish-presidentë dhe kapacitete të papërlyera dhe me integritet, të cilët mund të japin kontributin e tyre në një qeveri antimafia.

Një gjë është e sigurt, sa kohë Edi Rama është kryeministër, urdhër arrestet nuk do të ekzekutohen, policët e lidhur me krimin nuk do të arrestohen, Saimir Tahiri do të vazhdojë të bredhë në Shqipëri  dhe në Gjermani e në Itali, në përpjekje për të mbuluar gjurmët e krimit të zbuluar nga antimafia italiane dhe krimi i organizuar shqiptar. Në bashkëpunim me Edi Ramën, do të vazhdojë të jetë faktori kryesor i krizës ekonomike, i shkatërrimit të besimit tek e nesërmja , i largimit të shqiptarëve nga atdheu i tyre dhe i të keqes që ka mbërthyer vendin prej fyti.

Ndaj emergjenca absolute është pastrimi i qeverisë meqenëse është dhe dita e pastrimit sot, pastrimi i qeverisë nga krimi. Dhe kjo nis vetëm me largimin e Edi Ramës.

Pyetje: Z. Basha ditën e enjte mazhoranca ka paralajmëruar shkarkimin  e kryetarit të KQZ-së.  A përbën ky një akt një vendim nga ana e opozitës për të mos marrë pjesë në reformën zgjedhore? A e cënon reformën zgjedhore, shkarkimi i kryetarit  të KQZ-së?

Basha: Nuk ka asnjë mundësi kushtetuese që kryetari  i KQZ-së të shkarkohet nga kjo mazhorancë. Çdo hap i tillë do të përbënte një shkelje flagrante të Kushtetutës dhe do të marrë përgjigjen e merituar.

Pyetje: Z. Basha, si largohet Edi Rama?  A do ta shfrytëzojë Partia Demokratike të drejtën për të kërkuar në Kushtetuese zgjatjen e mandatit të Llallës deri në krijimin e KLP-së?

Basha: Qëndrimi ynë për Prokurorin e Përgjithshëm është i qartë: Prokurorin nuk mund ta emërojë Edi Rama, Prokurorin nuk mund ta emërojë Saimir Tahiri. Prokurorin nuk mund ta emërojë as Vangjush Dako, as Qazim Sejdini, as Agron Xhafaj, as miqtë e tyre në Parlament.

Pyetje: Dhe për këtë ju mund të ndihmoni duke bërë një padi në Kushtetuese apo kërkesë?

Basha: Ne kemi një plan të plotë veprimi për të parandaluar në mënyrë ligjore dhe për t’iu përgjigjur çdo veprimi antiligjor antikushtetues të mazhorancës. Një gjë është e sigurt nuk do të pranojmë që Kryeprokurorin ta emërojnë  subjektet e hetimit, që kryeprokurori të emërohet nga Edi Rama nga Saimir Tahiri dhe miqtë e tyre.

Faleminderit!

 

Read More
23 Nën
0

Çollaku: Këshilli Bashkiak shkeli Rregulloren për miratimin e 2 vendimeve korruptive

Siç e keni ndjekur sot gjatë ditës, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, këshilltarët e Partisë Demokratike kanë qënë pjesë e debateve konstruktive për çështjet e parashikuara në rendin e ditës. Kemi dhënë argumenta, kritikat dhe oponencën por edhe mbështetjen në ato që na janë dukur racionale dhe në shërbim të qytetarëve të Tiranës. Në mënyrë të papritur, jashtë çdo lloj procedure të mbledhjes, jashtë çdo lloj detyrimi të rregullores, nga grupi i maxhorancës është tentuar të imponohej dy vendime për tu diskutuar në mbledhjen e Këshillit, për të cilat në dijeni janë vetëm krerët e grupit të maxhorancës. Asnjë komisioni nuk i ka trajtuar projekvendimet dhe nuk janë mbledhur. Asnjë këshilltar, jo vetëm të opozitës por edhe një pjesë e mirë e maxhorancës nuk ishin në dijeni të këtyre projektvendimeve dhe për këtë shkak po tentohet me forcën e kartonave në mënyrë abuzive që ato të kalojnë në mënyrë të dhunshme duke thyer çdo etikë, çdo kod, çdo respekt të mandatit të këshilltarëve, çdo procedurë të ndjekur deri më sot.

Një nga këto projektvendime është aferë e pastër, një shërbim dhe favorizim që i bëhet një biznesi taksish në kryeqytet në kundërshtim dhe në dhunim me normat normale të konkurencës dhe respektit të biznese të tjera. Për më tepër në dhunim flagrant të institucionit të Këshillit Bashkiak, pa dijeninë e këshilltarëve, në mënyrë klandestine dhe ky process po ndodh në mënyrë fallso dhe fasadë në këto momente në Këshill.

Në këtë situatë ne kemi vendosur të mos jemi fasadë e kësaj historie të shëmtuar, abusive dhe të këtij monopoli që duan të krijojnë për interesa oligarkësh të caktuar e interesash private që do ti zbardhim në ditët në vijim.

Gjithashtu pjesë e vendimeve të shëmtuara e të turpshme që ky Këshill Bashkiak i dominuar dhe në dhunën e kartonave socialistë, është edhe një aferë e pastër korruspioni, një aferë e rëndë për xhepat e qytetarëve, është historia e palmave. Palmat e nglura në mënyrë të marrë nga kjo maxhorancë përgjatë autostradës me një kosto të jashtëzakonshëm për xhepat e qytetarëve, sepse qytetarët e Tiranës duhet të dinë se kosto e një palme ka qënë mbi 5 mijë euro, dhe duke qënë se palma u thanë dhe kjo marrëzi u diskretitua në mënyrë publike, duke se mekanizmi i korrupsionit dhe aferave kërkon një akrburant tjetër. Dhe karburanti tjetër e kanë gjetur. Kanë vendosur të shkulin palmat e të ngulin pishat. Qytetarët e Tiranës duhet ta dinë se kostoja e një pishe që duan të mbjellin me këto vendime të turpshme që po marrin në atë sallë, është 5 milionë lekë të vjetra. Vetëm një pishë kushton 5 milionë lekë. Imagjinoni se sa vakte ushqimore për fëmijët, sa shkolla do të ishin ndërtuar apo rehabilituar në rast se këtyre oligarkëve dhe këtyre njerëzve totalisht pa asnjë lloj shenje përgjegjesie në interes të qytetarëve, nuk do ti kishin rezistuar tundimit për të vjedhur e grabitur.

Vendimi që po marrin është një absurditet i radhës. Harxhohen 2.5 milionë euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës për të shkulur palma e për të ngulur pisha. Është e tupshme, komike dhe tragjike duke menduar që ky abuzim ndodh me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe të Tiranës që vetëm para disa javësh u ngarkuan me një taksë të re për ujin, që do e paguajë çdo qytetar i Tiranës. justifikimi për taksën e ujit ishte se nuk na dalin fondet që të bëjëm rehabilitim në rrjet ndërkohë që harxhohen 2.5 milionë euro për të ngulur pisha të cialt me projektin e zgjerimit të autostradës, për një vit apo dy do të hiqen prap. Pra është një abuzim i turpshëm dhe i pamerituar për llogjikën e qytetarisë  në këtë kryeqytet, pavarësisht bindjeve politike.

Këshilltarët  PD nuk mund të bëjnë pjesë e kësaj fasade, nuk mund të bëhen pjesë e këtij krimi që po u bëhet qytetarëve të Tiranës ndaj ne sot kemi refuzuar këtë teatër të shëmtuar sepse në fund të fundit siç thuhet në fjalët e urta; turpin çdo njeri e ka për vete. Këta njerëz që abuzojnë me mandatin dhe besimin e qytetarëve të Tiranës dhe votuesit e tyre në mos paçin turp nga qytetarët e Shqipërisë, të kenë turp para atyre njerëzve që i kanë votuar dhe besuar dhe sot detyrohen të paguajnë tekat e tyre, korrupsionin e tyre me taksa të shtrenja të cilat çdo familje e Tiranës do të fillojë ti provojë në kurriz. Beteja jonë do të vazhdojë, do të denoncojmë, do të monitorojmë por ne nuk mund të bëhemi as fasadë dhe as makiazh i kësja histori të turpshme e mafioze ku vetëm mënje të mbrapshta mund të provojnë historira të tilla të abuzimit flagrant me fondet dhe me mundimin e qytetarëve.

Reagimi i kreut të këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Kreshnik Çollaku, pas largimit nga salla ku po votoheshin çështje jashtë rendit të ditës

 

Read More
23 Nën
0

Deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Basha: Edi Rama e ktheu Policinë e Shtetit në një organizatë të strukturuar kriminale. 

Basha: Rama kriminalizoi policinë me trafikun e drogës për të blerë pushtetin në zgjedhjet 2017. 

Basha: Rama pengesë kryesore për drejtësinë dhe luftën kundër krimit. Lufta e vërtetë nis me largimin e Edi Ramës. 

Basha: Rama po kërkon të vendos nën kontroll drejtësinë. Me Prokurori të pavarur, Rama nuk i shpëton drejtësisë.  

Basha:  Prokurorin e Përgjithshëm nuk mund ta emërojë Edi Rama. Sulmi ndaj prokurorëve lidhet me kërkesën për hetimin e Saimir Tahirit.  

Basha: Kryeprokurori i emëruar nga Rama, Tahiri, Dako, Sejdini  është fundi i hetimeve për kupolën kriminale. 

Deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Ngjarjet e 24 orëve të fundit treguan qartë për të gjithë botën se Policia ka funksionuar si një organizatë kriminale e strukturuar, me hierarki të përcaktuar, nga koka e saj Saimir Tahiri tek drejtorët e policisë së rretheve dhe shefat e anti-drogës e të terrenit.

Edi Rama ka lejuar dhe bekuar me vetëdije të gjithë aktivitetin kriminal të trafikimit të drogës dhe të kriminalizimit të plotë të policisë. Me autoritetin e kryeministrit ai ka ofruar mbështetjen e pushtetit për këtë aktivitet kriminal duke e kthyer Shqipërinë në zonë të lirë per krimin.

Për tre vite me rradhë, Edi Rama ndërmori një fushatë masive gënjeshtrash dhe manipulimi të opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar për të mbuluar të vërtetën e krimit dhe për t’i dhënë krimit gjithë qetësinë dhe hapësirën e nevojshme për të lulëzuar.

E gjithë kjo organizatë shtetërore kriminale, bandat që ajo kontrollonte dhe paratë e drogës u përdorën nga Edi Rama për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017 dhe ruajtjen e pushtetit të tij.

Krimi i organizuar është sot një kërcënim serioz ndaj sigurisë kombëtare të Shqipërisë, si dhe rrezikon të sjellë destabilizimin e thellë politik, shoqëror dhe ekonomik të vendit.

Lufta kundër krimit, duke filluar nga dekriminalizimi dhe pastrimi total i qeverisë, policisë dhe i gjithë strukturave të shtetit nga kriminelët dhe individët e kriminalizuar, është sot prioriteti kryesor kombëtar.

Hapi i parë është largimi i Edi Ramës nga drejtimi i vendit. Çdo ditë që kalon konfirmon se ai është pengesa kryesore për drejtësinë dhe luftën kundër krimit në Shqipëri. Qëllimi i tij i vetëm sot është mbajtja e pushtetit me çdo kusht.

Strategjia e tij për të mbajtur pushtetin ka tre elementë kryesorë:

Së pari, mbrojtja politike dhe shmangia nga drejtësia të gjithë bashkëpunëtorëve të tij të përfshirë direkt në aktivitete kriminale, nga Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Qazim Sejdini deri tek kokat e policisë.

Liria e Sajmir Tahirit, dekonspirimi nga vetë Ministria e Brendshme i aksionit të djeshëm për arrestimin e kokave të policisë janë aktet dhe provat që konfirmojnë këtë fakt.

Fakti që Ministër i Brendshëm është vëllai i Agron Xhafajt, një prej kokave kryesore të trafikut të drogës në vend, dëshmon se politikisht Edi Rama është në mbrojtje të krimit.

Elementi i dytë është kapja e sistemit të drejtësisë, veçanërisht e organeve të hetimit dhe të prokurorisë, me qëllimin për të garantuar se nën kontrollin e Ramës këto organe nuk do të nxjerrin para drejtësisë kokat e mëdha të krimit dhe do të mbyllin të gjitha hetimet që rrezikojnë Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Agron Xhafajn, Habilajt, grupin e heroinës së Elbasanit, e dhjetëra raste të tjera. Elementi i tretë, është manipulimi i opinionit publik vendas dhe të huaj me të njëjtën metodë që ai arriti të mbulojë dhe fshehë trafikun masiv të drogës drogës dhe krimin në Shqipëri për katër vite.

Banalizo gjendjen e krimit, banalizo të vërtetën, sulmo median, sulmo opozitën, përdor mercenarë shqiptarë dhe të huaj për të shtrëmbëruar të vërtetën.

Por këmbanat po bien për Edi Ramën. Ai e di se po i vjen fundi dhe po bën gjithçka për të vendosur nën kontrollin e tij të plotë edhe sistemin e ri të drejtësisë.

Me një prokurori dhe drejtësi të pavarur, Edi Rama e di se nuk shpëton dot dhe se dita kur do të japë llogari para drejtësisë është vetëm çështje kohe. 

Pyetje: Por zoti Basha mazhoranca ka vendosur që të zgjedhë një prokuror tjetër pasi Adriatik Llallës i përfundon mandati në fillim të dhjetorit. Deri tani PD ka heshtur mbi këtë nismë të PS-së, sikundër po hesht dhe për kërkesën tjetër të PS-së për shkarkimin e kreut të KQZ.

Basha: Qëndrimet tona kanë qenë dhe janë të qarta: Prokurorin e Përgjithshëm nuk mund ta emërojë Edi Rama. Ky që ndërmori këtë sulm të ashpër ndaj prokurorëve vetëm sepse kërkuan hetimin dhe arrestimin e Saimir Tahirit nuk mund të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm, as deputetët e Partisë Socialiste që e mbrojtën duke i mbajtur imunitetin nuk mund të emërojnë Prokurorin e Përgjithshëm. Nuk mund të emërojnë Prokurorin e Përgjithshëm miqtë e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit. Një prokuror i përgjithshëm i emëruar nga këta njerëz do të thotë fund i hetimeve në rastin “Tahiri”, fund i hetimeve në rastin e “Dakos”, do të thotë fund i hetimeve në kupolën kriminale dhe do të thotë fushë e lirë për krimin. Ndaj nuk mund të emërohet nga Edi Rama Prokurori i Përgjithshëm dhe ne nuk do ta lejojmë dhe nuk do ta pranojmë kurrë këtë. Për më shumë kjo bie në konflikt total me frymën e Kushtetutës dhe të reformës në drejtësi dhe për të kuptuar absurditetin mjafton t’ju kujtoj se edhe vetë Saimir ka të drejtë të votojë.  Pra, i bie që  një Prokuror i Përgjithshëm të zgjidhet me votën e Saimir Tahirit dhe ky prokuror është ai që do të nxjerrë para drejtësisë Saimir Tahirin. 

Pyetje: Si do ta pengoni?

Basha: Me të gjitha mjetet dhe format. Nuk do të pranojmë dhe nuk do të lejojmë emërimin nga Edi Rama të Prokurorit të Përgjithshëm.

 

Read More
22 Nën
0

Edi Rama po pengon drejtësinë. Fakte të reja për Tahirin.

Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj

Partia Demokratike disponon fakte të reja, që provojnë se Orest Sota ka penguar drejtësinë, duke mos thënë të vërtetën për pronësinë e 863 mijë eurove, të kapura në makinën e përdorur prej tij bashkë me patentat e Saimir Tahirit.

Versioni i tij, se me 863 mijë euro do të blinte hekur tek Kurum është një mashtrim për të mos treguar, se paratë ashtu si patentat, i përkasin Saimir Tahirit.

Partia Demokratike disponon dokumentat e gjykatës të qershorit 2017  se administratori i Kurum-it, Jusuf Kurum, e kishte të ndaluar çdo transaksion cash apo nëpërmjet bankës për shkak të proçedurave të falimentit të kompanisë.

Sipas dokumentit të depozituar më 3 Gusht 2017 në Qendrën Kombëtare të Biznesit, çdo transaksion mbi 20 milionë lekë i administratorit Jusuf Kurum do të ishte i pavlefshëm. Kjo do të thotë se Orest Sota e kishte të pamundur të bënte biznes me Kurum, me shifrën e 863 mijë eurove, pak më shumë se 1 milionë dollarë.

Partia Demokratike nuk ka patur dyshim, që prej fillimit, se paratë i përkasin Saimir Tahirit, i cili po vazhdon përpjekjet për të fshehur provat që e akuzojnë për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Ne dyshojmë se këtë qëllim ka patur edhe udhëtimi i tij i mistershëm në Gjermani. Faktet e publikuara në media, provojnë se versioni i hedhur prej Tahirit, se po i qëndronte afër të atit për arsye shëndetësore, nuk qëndron. Babai i Saimir Tahirit, ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria, përpara largimit të Saimir Tahirit në Gjermani.

Partia Demokratike është  e bindur se edhe nisja e hetimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pasurinë e shoferit të Saimir Tahirit do të zbulojë fshehjen e pasurisë së ministrit të Edi Ramës të vënë nga trafiku nderkombetar i drogës.

Por Partia Demokratike vëren me shqetësim se kryeministri Edi Rama po bën gjithçka për të mbrojtur ushtarët e tij, të lidhur me krimin dhe drogën.

Publikimi në media i pohimit të Ramës, para deputetëve socialistë, se gjetja e patentave në makinën e Sotës nuk është një fakt për të cilin Saimir Tahiri duhet të shqetësohet, është mesazh për pengimin e drejtësisë.

Edi Rama po  e pengon drejtësinë edhe me rastin e Vangjush Dakos, i cili është regjistruar gjatë zgjedhjeve, duke u premtuar tendera kriminelëve më të rrezikshëm të Durrësit në këmbim të blerjes së votave.

Heshtja e kryeministrit të vendit, për përfshirje në  krimin e rëndë të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe blerjes së votës në shkëmbim të tenderave të dy bashkëpunëtorëve të tij, Tahiri dhe Dako, ka një qëllim: të fitojë sa më shumë kohë derisa ta kapë plotësisht Prokurorinë. Edi Rama po u jep atyre mbrojtje politike nga drejtësia, sepse, gjithçka dhe të gjithë, lidhen me Edi Ramën.

Marrja nën kontroll e prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë, i bën Saimir Tahirin dhe Vangjush Dakon të paprekshëm dhe atëherë nuk do të ketë asnjë peshk të madh në rrjetën e drejtësisë.

Me Edi Ramën lidhet krimi nëpërmjet Saimir Tahirit, Qazim Sejdinit, Vangjush Dakos, Agron Xhafajt. Drejtësia do të jetë e pafuqishme ndaj tyre derisa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama. Vetëm me largimin e Edi Ramës do të ketë garanci për luftën kundër krimit të organizuar.

 

Read More
21 Nën
0

Me heshtjen e tij Edi Rama mbron Vangjush Dakon si Saimir Tahirin, po i jep mbrojtje politike krimit

Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike, Edi Paloka

Në Durrës politika dhe krimi janë bërë një.

Këtë model Edi Rama e ka ngritur kudo njësoj – në Durrës, Elbasan, Tiranë.

Formula është “përdor krimin dhe paratë për të marrë zgjedhjet. Më pas, me pushtetin e fituar pasurohu për vetë pasuro dhe krimin”.

Modeli dhe formula provohen nga përgjimi që disponon Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku Vangjush Dako është regjistruar gjatë zgjedhjeve, duke u premtuar tendera kriminelëve më të rrezikshëm të Durrësit në këmbim të blerjes së votave.

Por Edi Rama dhe Vangjush Dako nuk u japin asnjë shpjegim shqiptarëve. Qëllimi i tyre është të heshtin derisa të kapin plotësisht Prokurorinë.

Marrja nën kontroll  e prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë e bën Vangjush Dakon të ndjehet i paprekshëm. Edi Rama po e trajton Kryetarin e Bashkisë së Durrësit njësoj si Saimir Tahirin. Po i jep mbrojtje politike nga drejtësia, sepse gjithçka dhe të gjithë lidhen me Edi Ramën.

Me Edi Ramën lidhet krimi nëpërmjet Saimir Tahirit, Qazim Sejdinit, Vangjush Dakos, Agron Xhafajt. Drejtësia do të jetë e pafuqishme ndaj tyre derisa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama. Vetëm me largimin e Edi Ramës do të ketë garanci për luftën kundër krimit të organizuar.

Read More
21 Nën
0

International Media including NewsWeek magazine labeling Albania as the first narco-state in Europe ever

In a series of investigative articles, several international media have raised serious accusations as of the reasons behind the recent surge of cannabis production and heavy drugs trafficking in Albania. These reports draw links between organized criminal networks and their collaboration with high level public officials of the Rama government. The findings go on by suggesting that Albanian organised crime has grown up to more lucrative activities and to heavy drug trafficking such as cocaine and heroin at a European scale.

In addition to previous international articles that can be found via previous DP Updates (follow target=”_blank”>”link” ), during this recent week, three foreign media namely NewsWeek (US), Le Temps (Switzerland), BR24 (Germany) and OuestFrance (France) have published special articles dedicated to the Albanian unique criminal situation.

NewsWeek, in an “article” published on November 19, states that “Albania’s problem with narcotics is not only further entrenched but a cause for trans-national dismay. Small victories against cannabis traffickers have been overshadowed by the arrival of far harder narcotics like cocaine and heroin. Albania is not only the highest per-capita cocaine user in the world, but a significant European exporter.

[…] As the United States’ State Department observes in its 2017 International Narcotics Control Strategy Report, “Albania produces and exports significant amounts of marijuana, primarily for European use, and is a transit country for Afghan heroin and cocaine.” Europol concur. The agency’s 2017 Serious and Organized Crime Threat Assessment identifies Albania as not only the most important country for the cultivation of cannabis in Europe-but, unsurprisingly, “…the main source of herbal cannabis trafficked to the EU.

[…] But in a country with historically low domestic drug use-and a particular aversion to hard narcotics-the fact that Albania became the world’s highest per-capita cocaine consumer in 2016-17 infers a striking change.”

The German BR24 investigation makes very similar findings. The “link” focuses on the incapacity of the Albanian socialist Government to fight the surge of cannabis production due to its cooperation with organized criminal networks. The article states that:

“The cultivation of cannabis is a multi-billion dollar activity for the Albanian mafia, at a time when the country has become one of the major drug producers in the word. Such production surge is made possible by corruption, lack of justice and poverty.

[…] Anyone who tried to fight against the drug mafia, has faced personal problems and heavy consequences from the Heads of the Albanian police themselves, while being even obliged to leave the country such as the Albanian anti-drug police agent, Mr. Dritan Zagani, who was investigating the hot traces of some big cannabis smugglers. He now lives in Swizterland, where he has requested an asylum. This shows how high level police officers are involved in drug trafficking.”

Swiss newspaper Le Temps makes a very similar “description” of the country situation and the disparencies between government’s official declarations and the reality in the field. According to local journalists cited by Le Temps, close to twenty socialist MPs have strong personal links with criminal high level representatives albeit the law on decriminalisation was targeting their ascension into the National Assembly. The example of current Minister of Interior Mr. Fatmir Xhafaj, who replaced former Minister Saimir Tahiri, is particularly striking as his brother is a convicted felon on charges of heavy drugs trafficking in Italy.

The journalist goes on by stating that “In front of the multiplication of scandals, occidental chancelleries for a long time under the charm of Rama’s pro-European speech perceived as a guarantee of “regional stability”, start to raise up their voice. In late October, US Ambassador Donald Lu, was surprised that in 2016 “there were not a single condemnation, not a single arresting or investigation of big fish in organising, directing or funding drug trafficking.”

The articles concludes by reminding that “The FBI has engaged itself to support and train a new special force dedicated to fight “organised crime”, but nevertheless, it’s still needed for these structures to be supported by public authorities. On October 30, 2017, the Head of the Albanian Secret Services gave his resignation”.

Read More
20 Nën
0

Vangjush Dako i kapur në përgjime me kriminelë për blerjen e votave. Ngushtohet rrethi për Edi Ramën.

  • Vangjush Dako i kapur në përgjime me kriminelë, të cilëve u premton tendera, në këmbim të blerjes së votës.
  • I kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm të thotë nëse lëvizja e prokurorit Anton Martini është bërë apo jo nën presionin kriminal të Edi Ramës.
  • Edi Rama po mundohet të mbrojë Vangjush Dakon nga prangat për të mbrojtur veten.
  • Duhet një qeveri antimafia për të prerë lidhjet e politikës me krimin. Duhet një drejtësi që të veprojë shpejt. “Peshqit e mëdhenj” kanë rënë në rrjetë.  

Të nderuar qytetarë,

Çdo ditë e më shumë po dalin fakte tronditëse të lidhjes së Edi Ramës dhe ushtarëve të tij me grupet kriminale që janë të përfshira në trafikun e drogës dhe blerjen e votave.

Shitblerja masive e votave u konfirmua nga Raporti i OSBE/ODIHR si problem kryesor i zgjedhjeve të 25 qershorit. Partia Demokratike e ka ngritur me forcë se në këto zgjedhje Edi Rama ka angazhuar paratë e drogës dhe forcën e bandave kriminale në çdo qytet.

Sot po ju prezantoj një tjetër ngjarje skandaloze:

Vangjush Dako, është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me grupet kriminale më të rrezikshme të Durrësit, ku i kërkon të vjedhin dhe blejnë votat për zgjedhjet e  25 Qershorit  2017.

Shërbimet inteligjente, përfshirë edhe ato të vendeve partnere, e kanë kapur gafil Vangjush Dakon duke bërë pazare në telefon. Në këmbim të blerjes së votave dhe dhunimit të qytetarëve, Dako u premton kriminelëve tendera.

Janë miliona euro që Vangjush Dako u ka premtuar kriminelëve, vetëm që ata të siguronin vota dhe pushtetin për Partinë Socialiste.

Por këto pazare të ndyra tashmë janë të dokumentuara dhe janë nën hetim prej disa kohësh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Këtë fakt  e di Gjushi, por e di edhe mentori i tij, Edi Rama.

Për këtë arsye, ata ndërhyjnë fuqishëm për të larguar nga hetimi prokurorin që po e hetonte këtë aferë kriminale të interceptuar nga shërbimet inteligjente përfshirë ato të vendeve partnere.

Kjo është një nga çështjet ku mund të gjendet edhe arsyeja e dorëheqjes së papritur të Shefit të Shërbimit Inteligjent.

Projekti i Edi Ramës për drejtësinë e kapur dhe të nënshtruar nuk po realizohet.

Për këtë arsye, Edi Rama përdor mënyrat e tjera për të shpëtuar Gjushin dhe Gjushët e tjerë të partisë.  Ai, me presionin kriminal, ka larguar prokurorin Anton Martini nga hetimi i çështjes, i cili është “graduar” drejtues në Prokurorinë e Shkodrës.

Prokurori që po heton vjedhjen spektakolare të votave në Durrës largohet me ngritje në Shkodër, me shpresën e vetme të Edi Ramës për të shpëtuar Gjushin nga prangat.

Sot i kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm që t’u thotë qytetarëve nëse lëvizja e prokurorit Anton Martini është bërë apo jo nën presionin kriminal të Edi Ramës.

Gjithashtu kërkoj nga Prokurori i Përgjithshëm që të japë të gjithë mbështetjen e nevojshme për hetimin e kësaj çështje skandaloze nga prokurorët e Krimeve të Rënda.

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, të cilët tashmë kanë fakte dhe prova për kriminalizimin e qeverisë shqiptare dhe për bashkëpunimin e saj me trafikantët për vjedhjen e zgjedhjeve.

Unë dhe Partia Demokratike do të vijojmë betejën të çmontojmë lidhjet e kriminale të Edi Ramës me botën e krimit.

Të gjithë shqiptarët  e panë me zë dhe figurë se si kryeministri mbrojti beniaminin e tij, Saimir Tahirin, nga akuzat e Antimafias italiane për bashkëpunimin e tij me trafikantët ndërkombëtarë të drogës.

Tani, Edi Rama po mundohet të mbrojë Vangjush Dakon nga prangat. Ai po mbron Dakon, sepse po mbron veten e tij.

Saimir Tahiri, Vangjush Dako dhe të tjerë emra që do të zbulohen në ditët e ardhshme, janë marionetat e pushtetit të kryeministrit.

Edi Rama po ndjen t’i afrohen prangat për zullumet që ka bërë. Zullumqarët e tij po dalin dita-ditës që kanë ndyrë duart me kriminelë për vjedhjen e votave.

Partia Demokratike është e vendosur në përpjekjen e saj për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie Antimafia. Vetëm në këtë mënyrë, Shqipëria dhe shqiptarët do të shpëtojnë nga krimi i bërë njësh me pushtetin.

Partia Demokratike mbështet hetimet e prokurorëve me integritet. Ne do të japim të gjithë mbështetjen tonë që Vangjush Dako të japë llogari para ligjit për bashkëpunimin e tij me kriminelët.

Prokurorët i kanë të dokumentuara faktet që lidhin Vangjush Dakon me procesin mafioz të blerjes së votave. Prokurorët kanë tabulatet telefonike ku Gjushi u premton grupeve kriminale tenderat bë këmbim të blerjes së votave.

Ndaj drejtësia duhet të veprojë shpejt. “Peshqit e mëdhenj” kanë rënë në rrjetë.

 

Read More
18 Nën
0

4 milionë euro dhuratë e Edi Ramës për Vilma Nushin

Konçesioni i kontrollit shëndetësor checkup, për të cilin Edi Rama krenohet më shumë, është faktuar me shifra zyrtare si konçesioni më korruptiv dhe më i dështuar ose si prova se çfarë shteti ai po ndërton.

Check up është më i dështuari, sepse vetëm 26 përqind e shqiptarëve që e përfitojnë, e kanë kryer këtë shërbim pavarësisht kushtëzimit të ndihmës ekonomike dhe vizitat e të sëmurëve kronikë.

Check up është më korruptivi, sepse vetëm për dy vitet e para të konçesionit të check up-it, pa përfshirë 2017-ën, klientja e Edi Ramës, Vilma Nushi, ka marrë nga buxheti i shtetit rreth 4 milionë euro për rreth 250 mijë analiza të pabëra asnjëherë. 1,7 milionë euro në 2015-ën dhe 2.3 milionë euro në 2016-ën, siç tregohet edhe në tabelën e Fondit të Kujdesit Shëndetësor.

4 milionë euro për një shërbim të padhënë, është provë se check-up jo vetëm nuk është falas, siç thotë Edi Rama, por me këtë konçesion, kontrolli shëndetësor  është kthyer në një shërbim disa herë më i shtrenjtë.

Ky përfitim marramendës është parashikuar në kontratën e Edi Ramës me klienten e tij Vilma Nushi, e cila do të vazhdojë të paguhet 7 milionë euro në vit, edhe sikur check up-in ta kryejë një shqiptar i vetëm. Kjo është arsyeja pse Edi Rama prej dy vjetësh refuzon ta bëjë publike këtë kontratë zhvatëse për shqiptarët, si dhe çdo kontratë tjetër konçesionare në shëndetësi.

4 milionë euro që fiton klientja e Edi Ramës, pa bërë asnjë shërbim, do të mjaftonin për të mbuluar nevojat për kurimin e të gjithë pacientëve të onkologjikut, për të cilët sot mungojnë barnat. 4 milionë euro do të mjaftonin për të rritur pagat e për shpërblimet për të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor.

Vilma Nushi nuk është e vetmja që përfiton para publike. Për konçesionet në shëndetësi, buxheti i vitit 2018 parashikon 40 milionë euro për 4 miq të Edi Ramës dhe familjes së tij. 40 milionë euro që do të mbulonin nevojat me pajisje dhe barna për të gjithë spitalet e Shqipërisë.

Nëse vettingu do të ketë sukses, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion duhet ta nisë zbatimin e reformës në drejtësi me aferat korruptive në shëndetësi. Kallëzimi Penal nga Partia Demokratike është aty prej më shumë se një viti.

Read More
18 Nën
0

Basha: PD e angazhuar në çmontimin e sistemit mafioz të blerjes së votës

Me përfaqësues të Insititutit Demokrat Amerikan (NDI) Lulzim Basha ndau shqetësimin për situatën e rëndë politike pas publikimit të fakteve për lidhjet e qeverisë me trafikun ndërkombëtar të drogës, që provuan se kanabizimi i vendit ishte një projekt politik dhe elektoral i Edi Ramës.

“Ndërlidhja e krimit me politikën rrezikon të kompromentojë rëndë gjithçka ka arritur Shqipëria në këto vite, si edhe të asgjesojë çdo reformë për zhvillimin e vendit”- tha Basha në takimin me delegacionin e NDI, i drejtuar nga Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore dhe Lindore.

Kryetari i PD theksoi se zgjidhja për këtë situatë të rëndë politike është krijimi i një qeverie antimafia për të bërë të mundur çmontimin e sistemit mafioz politik të ngritur mbi blerjen e votës. “Për këtë qëllim – tha Basha – zbatimi i identifikimit biometrik dhe votimit elektronik, si dhe kontrolli i financimit të rreptë të partive, është domosdoshmëri jetike për zgjedhje sipas standardeve demokratike”.

Delegacioni i NDI-së është në Tiranë për t’u ofruar partive politike asistencë për transparencën, menaxhimin dhe mbikqyrjen financiare. PD është e gatshme ta zbatojë këtë përvojë, por zoti Basha shprehu shqetësimin e përdorimit të parave të pista në fushatë, siç është faktuar nga përgjimet e antimafias italiane se Saimir Tahiri shpenzoi 20 milionë euro, të ardhura nga trafiku i drogës, për fushatën e PS-së në Tiranë në zgjedhjet e fundit.

Përfaqësuesit e Institutit Demokrat Amerikan e vlerësuan shqetësuese situatën në Shqipëri dhe treguan gatishmëri për të dhënë mbështetje duke përshtatur eksperiencat më të mira ndërkombëtare në problematika të ngjashme.

Read More
17 Nën
0

Basha: Qeveria e paralizuar nga krimi dhe korrupsioni nuk i shërben integrimit europian

Në takimin me Zëvendësministrin e Jashtëm të Austrisë, Michael Linhart, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e konsideroi qeverinë si tërësisht të paralizuar për shkak të situatës së krijuar në vend nga zbulimi i lidhjeve të saj më trafikun ndërkombëtar të drogës.

Kreu i opozitës i tha zëvendësministrit të Jashtëm austriak se nga  kultivimi i kanabisit në Shqipëri po kalohet tek trafikimi i heroinës dhe kokainës dhe pastrimi i parave në fusha të caktuara të ekonomisë si ndërtimi dhe projektet PPP.

Kryetari i Partisë Demokratike tha se emigrimi rekord i shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian është pasojë e zhgënjimit nga qeverisja, e cila përfaqësohet në çdo nivel me njerëz të inkriminuar dhe të korruptuar.

“Bashkimi Europian nuk mund ta injorojë këtë problematikë, pasi i rrezikohet kredibiliteti”- tha Kryetari Basha.

Shembja e lidhjeve të krimit me politikën është urgjencë kombëtare për të ndalur marshimin e krimit të organizuar në qeverisje dhe ekonominë e vendit dhe për të rikthyer legjitimitetin e qeverisjes.

Partia Demokratike beson se realizimi i reformës zgjedhore, duke përfshirë sistemin elektronik të votimit, është një nga mënyrat për të dalë nga kriza dhe për të kthyer besimin tek njerëzit.

Kryetari i Partisë Demokratikë, Lulzim Basha, e falenderoi Zv/ministrin e Jashtëm Linhart për mbështetjen e fuqishme të Austrisë dhe, veçanërisht të kryeministrit Kurz, për integrimin europian të Ballkanit.

Në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, Austria do të marrë Presidencën e Bashkimit Europian dhe Zv. Ministri i shprehu zotit Basha mbështetjen e plotë të vendit të tij për zbatimin e reformave dhe arritjes së rezultateve konkrete.

Read More