Blog

02 Nën
0

Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot në Parlament

Të nderuar zotërinj,

 

Të nderuar qytetarë,

 

Përpjekjet e panumërta të Edi Ramës për të mbuluar me shoshë diellin e të vërtetës kanë vazhduar e do ta vazhdojnë deri sa ai, tashmë i rënë moralisht, politikisht dhe “de facto”, t’i dorëzohet edhe ligjërisht destinit që ka përcaktuar historia dhe qytetarët, largimi nga karrigia që ka uzurpuar me të padrejtë.

Aty ku ka korrupsion dhe krim, aty nuk ka zhvillim, nuk ka mirëqenie. Aty ku kultivohet droga është e kotë të mbajmë interpelanca për karotën e Divjakës, se nuk ka as karota, as mollë, as patate. Aty ku sundon krimi nuk ka as ligj, as drejtësi.

Ky është mësimi i historisë në çdo kohë dhe për çdo popull. Gjithmonë, vendet që kanë rënë nën pushtetin e drogës janë zhytur pa përjashtim nën humnerën e varfërisë, mjerimit dhe dëshpërimit, nga Afganistani në Burmë, nga Laosi në Nigeri, nga Bolivia në Kolumbi kudo ku droga është lejuar si alternativë ekonomike, ka pasuar shkatërrim dhe mjerim ekonomik dhe shoqëror, degradim politik.

Droga dhe varfëria janë vëllezër siameze. Nuk është rastësi që Shqipëria është sot njëkohësisht edhe prodhuesi më i madh i drogës në Europë edhe vendi më i varfër në Europë.

Sapo Edi Rama filloi zbatimin e projektit të tij kriminal e shkatërrues për kanabizimin e vendit, në Shqipëri filloi rënia e investimeve të huaja.

Dy vitet e fundit Shqipëria ka vendosur një rekord historik. Eshtë i vetmi vend në botë që për dy vite rresht, nuk ka asnjë investim të huaj, asnjë. Ekonomia shqiptare u kthye nga një ekonomi e investimeve të mëdha në energji, në rrugë, në teknologji informacioni, në ekonomi të drogës.

 

E vetmja mundësi ekonomike që ka sot vendi është risia e klaneve mafioze të drogës dhe krimit.

I vetmi inovacion që ka prodhuar vendi në këto vite është inovacioni i trafikantëve që ka përsosur mjetet dhe mënyrat e kultivimit dhe trafikimit të drogës që nga farërat e reja të kanabisit deri tek përdorimi i avionëve dhe mjeteve të ndryshme të transportit për transportin dhe trafikun e saj.

E vetmja konkurencë sipërmarrjesh sot në Shqipëri është konkurenca mes bandave me mbështetje politike për kontrollin e rrugëve trafikut.

Në vend të investitorëve të huaj sot Shqipërinë e vizitojnë prokurorë të antimafias, ministra të brendshëm dhe ushtarakë të vendeve të tjera, të tmerruar nga pasoja ndërkombëtare e projektit të drogës të Edi Ramës.

Në fakt, Shqipëria po hyn në historinë e krimit botëror me një vend të veçantë. Historia njeh vetëm dy lloje regjimesh që sundimin e tyre e mbështetën ekskluzivisht tek kultivimi, prodhimi dhe trafikimi i drogës.

Talebanët me heroinën në Afganistan dhe Edi Ramën me marijuanën në Shqipëri.

Eshtë konfirmimi i kësaj veçantie fakti që Shqipëria dhe Afganistani janë sot dy furnizuesit kryesor të drogës në Europë dhe për Europën, Afganistani me heroinën dhe Shqipëria me marijuanën.

Edi Rama erdhi në pushtet si rilindas dhe po ikën si taleban.

Shqipëria e Edi Ramës po i ngjan më shumë shteteve të falimentuara të Afrikës dhe Azisë. Vetëm në një vend si Gunea mund të ndodh që familja e të parit të vendit të drejtojë trafikun e drogës.

Vetëm në një vend si Nikaragua mund të ndodhë që kreu i qeverisë të financojnë fushatën e tij elektorale drejtpërdrejtë me milionat e drogës.

Vetëm në Afrikën e Jugut ndodh që ministri i Policisë të jetë edhe i pari i trafikut të drogës. Vetëm në Venezuelë mund të ndodhë që shefi i mbrojtjes të jetë bashkëpunëtori më i ngushtë i baronëve të drogës.

Vetëm në Afganistan mund të ndodhë që vëllai i kreut të ekzekutivit të vendit të jetë edhe trafikanti më i madh i drogës.

Në mënyrë revoltuese, Shqipëria i ka arritur të gjitha këto bashkë. Parti politike, qeveri, polici, ushtri në shërbim dhe në përfitim nga trafikimi i drogës.

Prokurori i famshëm i antimafias së Spanjës Hose Gonzales, duke përshkruar disa nga stanet e ish-republikave sovjetike të kalbëzuara nga autokracitë postkomuniste, u shpreh para pak kohësh se në këto vende nuk kanë më asnjë dallim mes aktiviteteve të qeverise dhe atyre të grupeve  të krimit të organizuar.

Kjo është gjendja e Shqipërisë sot.

Mjafton të hedhësh vështrimin në këtë sallë dhe e kupton se përshkrimi i prokurorit të antimafias spanjolle është mëse i vërtetë për Shqipërinë.

Kjo sallë që duhet të përfaqësonte interesat dhe pushtetin e popullit, sot përfaqëson dhe mbron interesat e krimit të organizuar.

Në vend të një forumi ku bëhen ligje, kjo sallë i ngjet kupolës së krimit.

Në krye të sallës kemi një kryetar Kuvendi, i cili cilësohet nga partnerët ndërkombëtarë strategjikë si me lidhje të hershme me trafikantët e drogës dhe krimit të organizuar. Në vend të babait të ligjeve, ai është babai i drogës.

Në karriken para tij është ulur arkitekti dhe zbatuesi i projektit antikombëtar dhe antipopullor të kthimit të vendit në zonë të lirë për prodhimin dhe trafikun e drogës.

Poshtë në sallë kemi një deputet, ish-ministër i brendshëm që është një nga kryetrafikantët e drogës, i cili e ktheu policinë në prapavijë të organizatave kriminale.

Vendin e  tij, në karriken e ministrit e ka zënë vëllai i njërit prej trafikantëve më të kërkuar të drogës që ka nxjerrë ky vend, i kërkuar nga gjysma e policive të botës, por që e mbulon dhe e mbron vëllai, Ministri i Brendshëm që kontrollon policinë dhe drejtësinë.

Në ato karrike është ulur dhe ministri që e ktheu Beratin nga qytet të UNESCO-s,  në garnizon të kriminelëve të drogës.

Në këtë sallë ka madje dhe deputetë që kanë ardhur direkt nga fushat e drogës në fushën e ligjvënies.

E dini fare mire, por përvec këtyre që shihen e dëgjohen në këtë sallë vijnë vërdallë hijet e krimit, hijet e Habilajve, hijet e Balilajve, hijet e Shullazit, Durim Keçit dhe kriminelëve të tjerë.

Jashtë kësaj salle kemi kryebashkiakun e Durrësit, tani është kapobanda  e vërtetë e bandave të Durrësit.

Kemi kryebashkiakun e Elbasanit që është vetë në krye të krimit dhe trafikut të drogës që po shkatërron qytetin dhe po ashtu, të tillë janë dhjetra kryetarë bashkish e zyrtarë të tjerë të lartë.

Kjo është klasa e re politike që Edi Rama i dha Shqipërisë në krye të Partisë Socialiste.

Ndikimi i krimit i prek të gjithë. Krimi nuk ekziston në vakum.

Viktima e tij janë njerëzit e thjeshtë dhe fëmijët e tyre punëtorë, në çdo qytet, në çdo lagje, në çdo fshat.

Kjo është arsyeja pse shqiptarët po përpiqen të largohen nga vendi i tyre, me të njëjtën urgjencë dhe këmbëngulje që largohen njerëzit nga luftërat civile dhe nga konflikti.

Droga dhe krimi shkaktojnë viktima njësoj.

Por Edi Rama dhe shërbëtorët e këtij në këtë sallë, po përpiqen me lajle-lulet e propagandës së tyre dhe me paturpësinë që kalon çdo limit njerëzor, të krijojnë idenë se gjërat po shkojnë normalisht. Të pranosh për normalitet gjendjen ku ne jemi do të thotë të kesh pranuar si normalitet krimin dhe kapjen e shtetit nga krimi.

Javën e shkuar Edi Rama dhe shërbëtorët e tij, vendosën që Sajmir Tahiri të vazhdojë të vijë në këtë sallë dhe të japë kontributin e tij për shtetin ligjor dhe madje edhe për reformën në drejtësi dhe pse jo dhe për Vettingun.

A ka tallje më të madhe për një popull? A ka tallje më të madhe për idealin e demokracisë të shtetit të së drejtës dhe të vlerave europiane?

Në cilin vend demokratik, në cilin vend perëndimor mund të ndodhë që një trafikant në vend që të dalë para ligjit, lejohet të bëjë ligj.

Në asnjë!

2 mijë e 500 vjet më pare, në këtë zonë të botës ku është dhe Shqipëria, lindi demokracia e bashkë me të edhe ajo që Tuqididi e quajti “barazia para ligjit”.

Ky parim i ligjit i zbatuar njësoj për të gjithë, frymëzoi demokracitë perëndimore nga Amerika në çdo cep të botës, dhe u vendos në themel të kushtetutave dhe bashkëjetesës shoqërore të kësaj bote.

Po ky parim është i huaj dhe i papranueshëm për Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij në këtë sallë të cilët në vend të vlerave europiane besojnë në kodin mafioz të heshtjes dhe mospranimit të tij.

Si në një skenë të përsëritur nga lashtësia deri më sot nga autokratët, edhe Edi Rama po abuzon me durimin e shqiptarëve.

Alarmi dhe pasiguria e njerëzve, ankthi dhe dëshpërimi i tyre për të nesërmen nuk kanë asnjë efekt mbi të dhe shërbëtorët e tij.

Vazhdon të sfidojë shqiptarët, demokracinë, drejtësinë, të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Nuk ka gjë më të neveritshme dhe më cinike se krekosja që ish-ministri, trafikant droge shpalos para tyre drejtpërdrejt nga shtëpia e tij.

Trafikanti Sajmir Tahiri u thotë atyre me arrogancë, unë jam ligji, unë jam shteti dhe s’keni çfarë të më bëni.

Këto ditë më shumë se kurrë, Edi Rama, Sajmir Tahiri, Fatmir Xhafaj dhe shërbëtorët e tyre të verbër në këtë sallë e kanë vërtetuar konkluzionin e Hoze Gonzalesit, se lufta kundër krimit të organizuar, kundër trafikimit të drogës, nuk ka të bëjë më me drogën, por ka të bëjë me qeverinë.

Për të ndalur krimin, nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç se, ndalja e qeveritarëve të kapur nga krimi dhe të zhytur në krim.

Ky është misioni ynë!

Kjo është beteja jonë, nuk do t’i ikni dot, derisa beteja të vendoset në favor të qytetarëve!

 

Read More
01 Nën
0

PD depoziton në Kuvend amendamentin për tekstet falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka depozituar dy ditë më parë në Parlament, amendamentin që parashikon tekstet shkollore falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

“Shpenzimet për tesktet shkollore dhe ato ndihmëse të nxënësve në arsimin publik, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, mbulohen plotësisht nga buxheti i shtetit”, ky është propozimi i depozituar në Kuvend, nga Partia Demokratike, me 30 tetor.

Tesktet shkollore të paguara nga shtetit, ka qënë një propozim i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha prej kohësh.

Qeveria vazhdimisht ka refuzuar ta marrë në konsideratë.

Shumë vende të rajonit e kanë këtë model, si dhe një pjesë e madhe e vendeve të BE.

Tesktet falas për nxënësit, do të ishin një ndihmesë për familljet e varfëra shqiptare, që kanë një prej shpenzimeve më të mëdha të vitit blerjen e librave për fëmijët.

Më poshtë, gjeni amendamentin e depozituar dy ditë më parë në Kuvend.

 

 

Read More
31 Tet
0

Basha me OSBE-ODIHR: Antimafia konfirmoi shitblerjen e votës me paratë e krimit; shembja e lidhjeve krim-politikë dhe reforma zgjedhore janë përparësi absolute

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim kreun e delegacionit të vëzhguesve të OSBE-ODHIR për zgjedhjet parlamentare të Qershorit 2017, Peter Tejler mbi përfundimet e raportit të misionit.

Kreu i opozitës e konsideroi shumë të rëndësishëm raportin, i cili ka dokumentuar shqetësimet ngritura nga opozita. Raporti konstaton shkelje të rënda të cilat kanë deformuar vullnetin e shqiptarëve, duke nisur nga shitblerja e votës, presioni mbi zgjedhësit, presioni mbi administratën dhe mbi biznesin, përdorimi masiv i shtetit në shërbim të partisë në pushtet, cënimin e lirisë dhe sekretit të votës, etj.

Raporti evidenton se individë me rekorde të tmerrshme kriminale luajtën një rol domethënës në fushatë. Kjo u vu re edhe gjatë ditës së zgjedhjeve në bashkëpunimin e kontigjentit kriminal me shtabet e partisë në pushtet. Kryetari i opozitës nënvizoi faktin se përgjimet e Antimafias italiane konfirmojnë se roli i krimit dhe parave të drogës në shitblerjen e votës dhe kërcënimin e votuesve, përbën problemin më të madh të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira në vend.

Basha vlerësoi që këto shqetësime janë tashmë rekomandime prioritare nga OSBE/ODIHR-it. Ai u shpreh se Reforma Zgjedhore është prioritet për Partinë Demokratike dhe është kërkuar të nisë puna menjëherë me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Gjithashtu, vonesat dhe mungesa e vullnetin nga ana e qeverisë mund të cënojë procesin për një hartuar një reformë tërësore.

Kreu i opozitës kërkoi mbështetjen dhe eskpertizën e misionit të OSBE/ODIHR-it për implementimin e rekomandimeve. Reforma Zgjedhore duhet të përballet me shumë prej problematikave të shumta të procesit si lista e zgjedhësve, sistemin e adresave, përdorimin e financimeve dhe individëve me rekorde kriminale, përdorimin e  pushtetetit, votën e emigrantëve dhe mbi të gjitha shit-blerjen e votës.

Votimi dhe numërimi elektronik është kërkesa dhe kushti parësor i opozitës shqiptare. Kreu i opozitës tha se votimi dhe numërimi elektronik do të eleminojë shumë prej problemeve. Basha tha se Partia Demokratike kërkon me ngulm një reformë tërësore që jo vetëm të adresojë e të zgjidhjë problemet e mëdha të procesit, por edhe të fuqizojë të drejtën e qytetarëve për të vendosur si dhe të kufizojë pushtetin e kryetarëve të partive. Po ashtu, ngritja e një institucioni të pavarur nga qeveria për të ndalur presionet dhe abuzimet mbi administratën është e domosdoshme, ashtu si ndjekja dhe penalizimi fort i çdo rasti të evidentuar për shit-blerje vote.

Kryetari Basha mori mbështetjen e Ambasadorit Tejler për një bashkëpunim të plotë me OSBE/ODIHR-in, me eskpertët e tyre më të mirë për të asistuar në hartimin e reformës zgjedhore.

 

 

 

Read More
30 Tet
0

Vendi i kapur nga krimi e droga, opozita është shpresa e vetme e të rinjve

Te nderuar pjesmarres,

Ndersa po pergatitesha per kete diskutim te sotem mbi hartimin e nje projektligji per ndalimin e gjuhes se urrejtjes ne parlament, projektligj te cilin e perkrah pa hezitim, por qe e konsideroj nje luks te tepert per realitetin me te cilin perballet shoqeria jone sot, perpara mu shfaqen nje sere artikujsh mbi gjendjen alarmante te papunesise mes te rinjve, krimit, droges, kriminalizimit te qeverisjes, e mes tyre akuzat e panumerta te kryeministrit ndaj opozites, medias, shoqerise civile e gjithkujt qe guxon te flase per keto fenomene.

Ndala per nje cast, sepse ajo qe sot po vret endrrat dhe shpresat e te rinjve, po i shtyn cdo dite drejt rrugeve te emigrimit, po largon trurin nga vendi yne, eshte pikerisht kriminalizimi i qeverisjes ne cdo hallke te sajen.

Prej me shume se 4 vitesh opozita, gazetaret investigative, rrjetet mediatike prestigjoze nderkombetare dhe shoqeria civile, denoncojne me force shnderrimin e Shqiperise ne nje hambar droge, mbeshtetjen qe drejtues te larte te policise, me urdher te ish ministrit te brendshem, superministrit te “Rilindjes” dhe bekim te kryeministrit, i japin trafikanteve nderkombetare te droges. Kemi degjuar keto 4 vite se si ne vendin tone po ndertohen tashme pista te avioneve te droges, te cilet per kryeministrin ishin thjesht “mushkonja”. Kemi mesuar se radaret ne vendin tone tashme fiken per tu krijuar rruge te lire skafeve te droges. Kjo eshte nje plage e hapur qe po shkaterron te sotmen dhe te ardhmen tone, po e largon cdo dite e me shume rinine nga Shqiperia.

Te gjitha akuzat e opozites, gazetareve investigative, te cileve sot dua tu shpreh mirenjohjen time me te thelle per guximin dhe kurajon e treguar, shoqerise civile dhe qytetareve, per kriminalitetin, trafikun e droges dhe mbeshtetjen politike qe gezon nga qeveria, tashme jane faktuar.

Dua t’ju rikthej ne vemendjen tuaj Raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit, te publikuar ne fillim te ketij viti, i cili thote se:
·      Shqiperia eshte baze per operacionet rajonale te organizatave te krimit te organizuar.
·      Shqiperia prodhon dhe trafikon sasi te konsiderueshme marijuane, kryesisht per tregun Europian.
·      Shqiperia eshte vend tranziti per heroinen dhe kokainen afgane.
·      Shqiperia sherben si nje pike kyçe per shperndarjen e heroines ne te gjithe Europen.
·      Parate e krimit pastrohen me lehtesi ne Shqiperi.
·      Shqiperia ka korrupsion te shfrenuar dhe institucione te dobeta.
·      Shqiperia ka kontroll te dobet te kufijve dhe zbatim te dobet te ligjit ne dogana, çfare lehteson trafiqet e paligjshme.

Nderkohe ne nivele alarmante eshte permasa e perdorimit te kokaines. Shqiperia renditet e para me 2.5% e ndjekur nga SHBA me nje prevalence prej 2.3%.

Te dashur miq,

Te gjitha sa me siper nuk jane aspak “Hate speech”, nuk jane fantazi, por jane fakte te denoncuara prej kohesh dhe nje realitet i hidhur qe na ben me turp, me se pari ne, te rinjve te ketij vendi qe vijojme te pranojme dhe jetojme ne kete realitet.

Shqiperia perben nje rast te paprecedente te futjes ne parlament dhe ne nivelet me te larta te qeverisjes e te drejtimit te disa bashkive, persona me precedente kriminal, te denuar per trafik droge, prostitucion, etj.

Dhe ketu nuk besoj se ka sot ndonje shqiptar qe nuk e di se ishte vendosmeria e opozites, per te miratuar ligjin e dekriminalizimit, ne mungese te plote vullneti nga ana e qeverise, vullnet i cili mungon dhe sot kur te inkriminuarit vazhdojne te jene edhe ne parlament, edhe ne drejtim te bashkive, edhe ne qeverisje.

Sot teksa jemi mbledhur per te diskutuar per zhvillimin e demokracise, shmangien e gjuhes se urrejtjes etj, ne s’kemi te garantuar themelin e saj, voten e lire. Raporti i publikuar pak dite me pare i OSBE-ODIHR per zgjedhjet e qershorit, konfirmon se ne keto zgjedhje vota e qytetareve u kercenua, u dhunua dhe fenomeni i shitblerjes ishte i shtrire masivisht. Pra vullneti i qytetareve te vendit tone u deformua.

Te nderuar te pranishem,

Ky eshte realiteti famekeq qe po jeton sot cdo shqiptar. Prandaj une mendoj se prioritet absolut sot per qeverine dhe parlamentin duhet te jete lufta kunder krimit dhe droges. Rrezimi i narko-shtetit, pastrimi i parlamentit, qeverise, policise, pushtetit vendor, nga te inkriminuarit dhe shkeputja e lidhjeve te krimit me politiken.

Prioritet i yni duhet te je garantimi i votes se lire, zhvillimi ekonomik, krijimi I vendeve te punes per te rinjte dhe jo shperdorimi i parave ne menyre korruptive per tendera, koncesione e investime luksi.

Sot 30% e familjeve nuk sigurojne dot buken e femijeve, 39% e familjeve nuk paguajne dot faturen e dritave dhe ujit, 43% e familjeve nuk sigurojne dot ngrohjen per femijet, ndersa qeveria vetem ne 6 muajt e pare te ketij viti ka shpenzuar plot 16 milione dollare vetem per bileta avioni dhe orendi per zyrat.

Miqte e mi,

Une jam mese i bindur se adresimi dhe ndalimi i perdorimit te gjuhes se urrejtjes ne parlament, do te ishte nje vlere e shtuar ne jeten e cdo qytetari. Por ne menyre qe t’ia japim kete vlere te shtuar qytetareve tane, me pare duhet ti japim arsye qe te qendrojne ne Shqiperi, ne vend qe te emigrojne neper bote, siguri per te ardhmen e tyre ne vend te ofertes rilindase te nje Shqiperie Kolumbiane, siguri ne qeverisje ne interest e qytetareve ne vend te marrjes peng te vendit nga kupolat mafioze te kusherinjve trafikante, apo vellezerve ne kerkim.

Ndalimi i gjuhes se urrejtjes ne kuvend duhet te ndodhe dhe do te ndodhe ashtu dhe sic shume shpejt, atij kuvend i cili duhet te perfaqesoje vullnetin e popullit tone, dhe qe sot eshte neperkembur nga leket e krimit me mandate te vjedhura, duhet ti jepet dhe do ti jepet dinjiteti qe i takon.

Ju faleminderit.

Read More
30 Tet
0

Prononcimi për mediat i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhjes së Grupit Parlamentar

Pyetje: Z.Basha çfarë vendosi Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike sot?

Basha: Në qendër të aksionit politik të opozitës, të Partisë Demokratike dhe të grupit parlamentar do të mbetet skandali Tahiri-Rama-Habilaj. Qëndrimet që ne nuk patëm mundësi t’i mbajmë të mërkurën e kaluar, në raport me këtë çështje, do të vazhdojnë të shpalosen në çdo fragment të hapësirës parlamentare, në komisione dhe në seancë plenare.

Kërkesa jonë e pandryshuar, e cila sot ka mbështetjen e gjithë botës perëndimore është  që Edi Rama të mos ushtrojë presion ndaj Prokurorisë dhe të mos përdorë imunitetin parlamentar për të mbrojtur Tahirin nga kërkesat e drejta të Prokurorisë.

Saimir Tahiri duhet të arrestohet. Përdorimi i imunitetit parlamentar për të ndalur arrestin e Saimir Tahirit bëhet vetëm për të mbrojtur atë dhe bashkëpunëtorët e tij, duke përfshirë Edi Ramën.

Pyetje: Z.Basha sot është dorëhequr një zyrtar mjaft i lartë dhe i rëndësishëm për sa i përket hetimeve, kryetari i SHISH. Keni informacion nëse është vendim personal apo ka patur presione?

Basha: Edhe unë kam konstatuar të njëjtën gjë, mundësinë e presioneve ndaj kreut të dorëhequr të SHISH-it. Natyrisht nuk kam informacione konkrete. Por një gjë është e sigurt; një Shërbim Informativ i cili harton raporte për përfshirjen e Policisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës, siç ka bërë SHISH prej dy vitesh, është halë në sytë e narko-shtetit dhe të Edi Ramës.Ndaj nuk mund të ketë konkluzion tjetër përveçse presionit politik.

Kjo tregon që narko-shteti është  në panik total dhe po bën gjithçka për të mbyllur aferën e Samir Tahirit. Por e kundërta do të ndodhë. Kësaj afere do t’i shkohet deri në fund. Saimir Tahiri nuk do t’i shpëtojë drejtësisë. Kjo është e sigurt.

Bota perëndimore nuk do ta lerë Shqipërinë vetëm në këtë betejë jetike për të përmbysur kupolën mafioze në pushtet. Nuk do të lejojë që Shqipëria në zemër të Europës  të kthehet në një narko-shtet, në një shtet të dështuar të drejtuar dhe sunduar, nga bandat me lidhje direkte politike me Kryeministrin dhe politikanët e tjerë të korruptuar. Ndaj jo vetëm kjo çështje nuk do të mbyllet, por të tjera do të hapen në ditët në vijim.

 

Read More
30 Tet
0

A governmental scandal threatening justice independence, EU integration and political stability

After Rama’s and Interior Minister Xhafaj attacks on the Prosecution following their request to lift Tahiri’s immunity, DP leader Lulzim Basha called on Monday, October 23rd, upon the EU Commission and US Government to put pressure on Prime Minister Rama and his ruling majority to immediately interrupt his campaign of threats and pressure against the justice system aiming to make justice officials submissive and guarantee the impunity of politicians who have been publicly exposed as linked with crime.

The next day on October 24th, target=”_blank”>”Joseph Daul”, the President of the European People’s Party in a clear reference to the Tahiri case stated that “Albania’s EU aspirations will be taken seriously only when rule of law, independence of justice and fight against corruption are applied. Drug crimes in Albania are a major problem that obstructs its EU path. Real efforts must be made to fight these crimes with full transparency”.

Asked on Wednesday, October 25th, during an interview for the “Voice of America” TV channel following the earlier vote of Rama’s majority against the lifting of Tahiri’s immunity, the US Assistant Deputy Secretary of State, Mr. target=”_blank”>”Hoyt Brian Yee” stated :

“Frankly I can’t speak on individual cases but however we trust in some principles.

First the law should be applied equally to everybody; no one can be above the law; no one can enjoy immunity from the law. We fully support prosecutors and judges who conduct the investigation wherever it leads, in the higher or lower level of government. We don’t believe that individuals have to be targeted because they belong to one political party or another. But the main principle is that nobody should be above the law.

Secondly we support governments that set the example. The government should set the example and demonstrate in front of its citizens that it is committed to fight corruption when they are citizens, government officials, foreigners, Albanians. And that Albania is serious in her efforts to fight corruption”.

There has been no public statement on the Tahiri case from the EU Delegation in Tirana or Brussels. The EPP Women President and former Rapporteur on Albania in the European Parliament Mrs. target=”_blank”>”Dors Pack” challenged the silence of the EU Delegation chief Mrs. Vlahutin: “Why EU Ambassador in Albania, an EU candidate does not react? Can the EU remain credible asking better justice if obvious wrongdoings are not even questioned?”.

Mrs. Vlahutin and other European/Western diplomats in Tirana have been criticized by many politicians, civil society and public personalities as of their silence in front of the pervasive cannabisation trafficking surge in the country and obvious links between government and police officials `and drug lords while frequently speaking publicly on less relevant issues and pretending general progress with the rule of law.

The reactions so far dealt with the political aspect of the case i.e attacks and threat on the prosecution and refusal to lift full immunity of the indicted suspect and not with the judicial criminal case per se.

Read More
30 Tet
0

Albanian Secret Service Director resigns in surprise decision amid the Tahiri scandal.

The General Director of the Albanian Secret Service (SHISH) Mr. Visho Ajazi gave his resignation after serving in the position since 2012. No reasons were given for his resignation considering the country is facing an intense political period due to the Tahiri/Rama scandal. The appointment of a new General Director is a competence of the Executive branch after approval from the President.

The week before Ajazi’s resignation, PM Rama and current Minister of Interior Xhafaj made strong accusations against the Prosecutor office as of the request to lift Tahiri’s political immunity.

DP Chairman, Lulzim Basha, after recognizing that Ajazi’s resignation may be due to the pressure exerted upon him by PM Rama, declared that “a service that reports on police involvement in drug cultivation and drug trafficking, as SHIK has been doing for two years, is a needle in the eyes of the narcotics state of Edi Rama. There can be no other conclusion that his resignation came out of political pressures. This shows that the narcotic state is in total panic and is doing everything to close the Tahiri’s affair.”

Basha reaffirmed his confidence on “Albania’s Western partners [who] will be in the side of Albania in this vital fight against mafia and organized crime. They won’t allow Albania, a country in the heart of Europe, to become a narcotics-state, a rogue state run and ruled by gangs with direct political ties with the Prime Minister and other corrupted politicians.”

Read More
29 Tet
0

Ja pse gënjen Rama për Zaganin; mbron Habilajt, sulmon drejtësinë

Në këto katër vite, Saimir Tahiri dhe Edi Rama kanë akuzuar dhe arrestuar vetëm një njeri: Dritan Zaganin, njeriun që hetoi dhe kapi në flagrancë bandën Tahiri-Habilaj. Asnjë polic dhe madje asnjë kriminel nuk është sulmuar dhe akuzuar prej Edi Ramës sa Dritan Zagani. Kaq mjafton për të kuptuar se në anën e kujt kanë qenë Saimir Tahiri dhe Edi Rama.

E vërteta është se Rama – Tahiri kanë qenë në dijeni të plotë të veprimtarisë kriminale të Habilajve dhe jo vetëm. Kanë qenë frymëzues, mbështetës dhe përfitues të saj, siҁ del nga përgjimet e antimafias italiane. Kanë qenë në dijeni, e kanë ndihmuar dhe e kanë bekuar trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve. Kanë përfituar prej saj dhe kanë blerë edhe zgjedhjet me milionat e drogës.

Prandaj Oficerin Dritan Zagani e sulmuan, e kërcënuan e arrestuan dhe e persektuan të gjithë këto tre vjet: e kërcënuan Habilajt, e kërcënoi Saimir Tahiri, e kërcënoi Edi Rama. Së bashku deshën ta dergjnin në burg për shumë vite, por nuk ja dolën dot.

Para dy ditësh Edi Rama gēnjeu publikisht se Zagani është i dënuar nga Krimet e Rënda. Pasi gënjeshtra e tij doli zbuluar, sot serviri përmes Taulant Ballës një masë e sigurimi të Krimeve të Rënda.

Në fakt kushdo përveç avokatit të krimit dhe mafias e kupton se një masë sigurimi nuk është vendim dënimi. Aq më tepër kur masa e sigurimit i është dhënë për shkak të konspiracionit të strukturave të SHKB në varësi direkte të Tahirit.

E vërteta është se deri më sot nuk ka asnjë vendim gjyqësor për fajësinë e Zaganit. Se masa e sigurimit “arrest në burg” e kërkuar në vitin 2014 pranë Krimeve të Rënda është një tullumbace e shfryrë, nga vetë kjo gjykatë për mungesë provash. Se sot nuk ka asnjë procedim penal tek Krimet e Rënda ndaj Zaganit. Se procedimi penal është përcjellë në Gjykatën e Fierit dhe pas më shumë se 3 vjetësh, ende nuk ka përfunduar, megjithë presionin politik të pashembullt!

Çdokush e kupton pse Rama ka lënë ҁdo punë dhe merret me Zaganin, duke nxjerrë nga arkiva e vitit 2014 gjysmë kopjesh të vendimeve gjyqësore. Përpiqet me ҁdo kusht të mbulojë gjurmët!

Rama bëri ҁ’është e mundur të pengojë drejtësinë dhe për këtë shkak ai nuk e dorëzoi Tahirin! Por i kapur nga paniku, sot nuk i mjafton vetëm mbrojtja e Tahirit! Ai është hedhur në sulm që me ҁdo mjet të asgjësojë provat dhe të intimidojë dëshmitarët.

Por faktet janë kokëfortë. Hetimi i Antimafias Italiane e ka zhveshur të vërteten  lakuriq. Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Dhe rrjeta po fillon të shtrëngohet rreth peshqeve të mëdhenj. Nuk do të kenë shpëtim!

Read More
28 Tet
0

Rrogozhinë, deputetët e PD: Ndaloni landfillin në Rrogozhinë, kryeministri urdhërohet nga klanet mafioze

Një përfaqësi e Partisë Demokratike e kryesuar nga deputetët Edmond Spaho, Albana Vokshi, dhe Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi morën pjesë në takimin me banorët dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e Landfill-it të mbetjeve në Lekaj-Gosë në Bashkinë Rrogozhinë.

Kryetari i Grupit Parlamentar ​të Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaroi se Bashkia Rrogozhinë nuk ka respektuar asnjë kriter ligjor për ndërtimin e landfillit dhe se Kryetari i saj refuzon të bëjë transparencën e këtij vendimi korruptiv.

Deputetja Albana Vokshi deklaroi se pas këtij krimi mjedisor qëndron Kryeministri, si përfaqësues i mafies në qeveri. Vokshi iu bëri thirrje grave dhe vajzave të mos lejojnë ndërtimin e landfillit që rrezikon t ju sjellë mbetjet e rrezikshme toksike në dyert e shtëpive. “Protestoni që të ndalet projekti kriminal që ju dhe fëmijët tuaj të jetoni jetën që meritoni”, tha Vokshi.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike deklaruan se ndërtimi i landfill-it po bëhet pa konsultim me banorët dhe se nuk ekziston asnjë projekt-dokument. Ata thanë se Bashkia Rrogozhinë ka ndryshuar disa herë vendin e ndërtimit të landfill-it, duke shtuar dyshimet për një vepër kriminale mjedisore të urdhëruar nga klane të lidhura me mafien e mbetjeve. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike i bënë thirrje kryeministrit të tërheqë me urgjencë këtë vendim kriminal dhe iu bënë thirrje banorëve dhe aktivistëve te shoqërisë civile të vazhdojnë protestat për të mos lejuar ndërtimin e landfillit.

Read More
28 Tet
0

Deklarata për mediat e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Dritan Zagani nuk ka qenë kurrë i dënuar nga krimet e rënda. Edi Rama dje gënjeu drejtpërdrejt para miliona shqiptarëve.

Tahiri e arrestoi Zaganin sepse ai nuk heshti por guxoi, ngriti zërin dhe hetoi lidhjet kriminale Tahiri-Habilaj. Sipas kodit mafioz të hakmarrjes kundër atij që flet, Edi Rama dhe Saimir Tahiri kërkuan ta bënin shembull Zaganin për t’i treguar çdo kujt se çfarë i pret nëse flasin.

Por akuzat qesharake të montuara nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, një drejtori e Ministrisë së Brendshme nën urdhrat e Tahirit, nuk dhanë asnjë rezultat megjithë presionin e madh që Rama dhe Tahiri ushtruan.

Punonjësit e shërbimit të kontrollit të Ministrisë që arrestuan Zaganin duhet të hetohen dhe të merren të pandehur për montim akuzash dhe konspiracion në mbështetje të krimit. Këtë duhet të bënte Edi Rama, të çonte këta punonjës në prokurori.

Por Edi Rama nuk është më kryeministër. Tani ai është avokati mbrojtës i Tahirit dhe i Habiljave. Sic e shikoni ai merret vetëm me mbrojtjen e krimit dhe me asgjë tjetër. Bredh studio më studio, podium më podium e në çdo vend duke bërë avokatin mbrojtës të Tahirit. Sepse kështu mbron veten e tij.

Edi Rama dhe Saimir Tahiri ndiheshin të plotfuqishëm dhe të pamposhtur deri dje. Sot ata janë në dëshpërim, sepse po ndeshen me të vërtetën dhe sepse kanë humbur çdo kontroll.

Dhe ky është vetëm fillimi. Në ditët e ardhshme do ketë të reja të tjera që zbulojnë përfshirjen e qeveritarëve shqiptarë dhe të Ramës në mbështetje të krimit dhe të trafikantëve të drogës.

Edhe bota tashmë e ka kuptuar dhe nuk mund të lejojë më një shtet të kontrolluar nga krimi në mes të Europës. Dua të përshëndes me këtë rast deklaratën e djeshme të Grupit të Partisë Popullore Europiane, më të madhit dhe më të rëndësishmit në Europë ku drejtojnë shumicën e qeverive të kontinentit.

Tashmë qëndrimi amerikan dhe europian është i qartë: mbështetje për prokurorët dhe gjyqtarët që po hetojnë lidhjet e politikës me krimin, dënim të sulmeve dhe ndikimeve politike ndaj drejtësisë, barazi para ligjit të çdokujt, përfshi edhe politikanët më të lartë.

Read More