Blog

22 Jan
0

“SPAK ka qenë efikas”, Basha: Berisha dhe Rama duan ta pengojnë, njëri me deklarata dhe tjetri me vepra

Kreu i Demokratike Euroatlantike, Lulzim Basha, në intervistën e tij për emisionin “360 gradë” në Abc News, vlerësoi se SPAK, nën drejtimin aktual, ka pasur një punë shumë efikase, duke hetuar jashtë kontrollit politikë si asnjëherë më parë në 35 vitet e fundit.

Basha ka përsëritur dhe njëherë se kryeministri Edi Rama dhe Sali Berishën po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të penguar punën e SPAK-ut. Sipas tij, Berisha e sulmon me deklarata publike, ndërsa Rama duke ulur financimet, duke ulur kallëzimet nga institucionet publike si dhe duke urdhëruar mosbashkëpunimin me BKH-në.

Pjesë nga intervista:

Lulzim Basha: Mendoj se SPAK nën drejtimin aktual kanë ndërtuar një bërthamë prokurorësh të cilët kanë provuar me fakte dhe jo me fjalë se dinë të ndërmarrin hetime jashtë kontrollit politikë si asnjëherë më parë në 35 vitet e fundit.

Pyetje: Në ligjëratë të drejtë SPAK-u është një prokurori efikase? SPAK-u nuk është SKAP-i?

Lulzim Basha: S’ka diskutim që nuk është skapi, padiskutim që jo. Është skapi për ata që nuk duan të japin llogari dhe në krye të listës është Edi Rama, pavarësisht se përdor gojën e Sali Berishës. Është njeriu i cili siç e thanë në raportet zyrtare, siç e thotë vet raportimi zyartar i SPAK-ut, i cili i ka çuar në zero denoncimet nga institucionet, i cili i pret fondet SPAK-ut, ka ulur kallëzimet, ka ulur bashkëpunimin. E ka kthyer policinë e shtetit, krerët e policisë së shtetit në njerëz, për të cituar SPAK-un, që bashkëpunojnë me krimin sesa me SPAK-un. Pra, këtu është e qartë se kush dhe pse, jua thash pak më përpara, sepse nuk do të japë llogari.

Pyetje: Nuk kam dëgjuar ndonjëherë zyrtarisht nga përfaqësues të qeverisë që të sulojnë SPAK-un.

Lulzim Basha: Po a ka kriminel që të dalë përëpara dhe të thotë që ka bërë krimin.

Pyetje: SPAK-u është denoncuar, nuk është gjykuar. Pra, në qoftë se flasim kështu nuk kam dëgjuar ndonjëherë që në mënyrë zyrtare, të ketë linjë zyrtare të qeverisjes që të sulmojnë SPAK-un.

Lulzim Basha: Padiskutim, ia ka lënë Sali Berishës atë detyrë, vet e sulmon me vepra. i kanë ndarë punët, me vepra e sulmon Rama, me fjalë e sulmon Berisha. Por është Rama ai i cili i pret fondet, i cili nuk siguron infrastrukturën, i cili urdhëron mosbashkëpunim me BKH, i cili edhe goja i shpëton kur i quan Republika e Prokurorëve. Sepse personi që ka më shumë për të humbur është padyshim kryeministri 12 vjeçar i vendit i cili kërkon edhe 4 vite të tjera pa dhënë llogari për 12 vitet që shkuan.

Read More
22 Jan
0

“Marrëdhëniet e mia me SHBA janë solide”, Basha: Prezenca në inagurimin e Trump në një moment kyç

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë intervistës në emisionin “360 gradë” në ABC News, ka theksuar se marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të konsoliduara dhe shumë solide.

Ai tha se ishte një moment historik pjesëmarrja e tij në inagurimin e presidentit amerikan, Donald Trump, duke shtuar se ky ishte një moment kyç, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për ndryshimet e mëdha gjeopolitike që po ndodhin në Ballkan.

Basha vuri në dukje praninë e rivalëve gjeopolitik të shqiptarëve, veçanërisht të politikës serbe, të cilët po kërkojnë të forcojnë lidhjet me Shtetet e Bashkuara.

“Ishte një surprizë për ata që ndoshta kanë keqllogaritur apo nënvlerësuar kapacitetin dhe potencialin politik, por marrëdhëniet e mia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë solide dhe tashmë prej dekadash të konsoliduara në raporte sa politike aq dhe personale.
Ajo që dua të them është që përtej shancit të jashtëzakonshëm për të qenë pjesë e një ngjarje historike siç është inagurimi i një presidenti amerikan, ky ishte një moment jo thjeshtë për të nxjerrë foto me dinjitarë zyrtarë të ardhshëm të administratës së Trump, por për të qenë i pranishëm në një moment deçiziv jo vetëm për fatin e shqiptarëve, por edhe për atë që mund ta quaj pa frikë një rivalitet i ri që po shpërfaqet jo thjeshtë në Europë dhe në botë, por edhe këtu në Ballkan. Sepse ajo që vura re në Uashington, konfirmova se ishte një prani e shtuar e rivalëve gjeopolitik të shqiptarëve në Ballkan, të atyre që e kanë kuptuar fare mirë se nuk ka më kohë të merren me një perandori të vdekur, si perandoria ruse dhe duan të afrohen me perandorinë amerikane dhe e kam fjalën për krerët e politikës serbe” – u shpreh Basha.

Read More
22 Jan
0

“Raporti i OECD, një thirrje për ndryshim rrënjësor në shëndetësi”, Basha: Programi i Demokratëve Euroatlantikë, parashikon një rikonceptim të mirëstudiuar për ta bërë atë sipas nevojës së qytetarëve, jo sipas xhepit 

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas publikimit të raportit të OECD mbi gjendjen shëndetësore në Europë. Sipas tij, raporti thekson mungesën serioze të investimeve në shëndetësinë shqiptare, duke lënë qytetarët me shpenzime të larta nga xhepi dhe një sistem të dobët shërbimesh.
Basha akuzon qeverinë Rama për dështim total në përmbushjen e premtimeve për shëndetësi falas, ndërsa thekson se buxheti publik shkon për koncesione korruptive. Ai më tej thotë se programi i Demokratëve Euroatlantikë, parashikon një rikonceptim të mirëstudiuar të shërbimit shëndetësor, për ta bërë atë sipas nevojës së qytetarëve, jo sipas xhepit i cili përfshin:
•Kartën e sigurimit shëndetësor për trajtim pa pagesa shtesë.
•Anulimin e PPP-ve të panevojshme dhe rritjen e buxhetit për rimbursime.
•Investime në teknologjinë dixhitale dhe luftë ndaj barnave jocilësore.
“Shqipëria meriton një shëndetësi moderne, ku qytetarët trajtohen me dinjitet dhe siguri,” përfundon Basha, duke kërkuar votën e qytetarëve më 11 maj për një ndryshim rrënjësor.
Postimi i plotë i Bashës:
Raporti i OECD mbi gjendjen shëndetësore në Europë, tregon një mungesë serioze të investimeve në shëndetësinë shqiptare, që prek drejtpërdrejt cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe mirëqenien e qytetarëve. Me shpenzime për frymë pothuajse 5 herë më të ulëta se mesatarja e BE-së , Shqipëria përballet me sfida madhore si mungesa e pajisjeve moderne, infrastruktura e pamjaftueshme dhe burimet njerëzore të kufizuara në sektorin e shëndetësisë.
Situata dramatike në shëndetësi, është pasojë e dështimin total të Edi Ramës, i cili premtoi shëndetësi falas, por sot qytetarët paguajnë 60% të shpenzimeve nga xhepi, ndërsa paratë e buxhetit shkojnë për koncesione klienteliste dhe korruptive, sikurse dëshmojnë hetimet e SPAK.
Ky raport është një tjetër thirrje për një ndryshim rrënjësor, që mund të nisë vetëm me votën tuaj më 11 maj ️, për të lënë pas një që punon vetëm për vete, nuk ka interes shëndetin e qytetarëve.
Programi i Demokratëve Euroatlantikë parashikon një rikonceptim të mirëstudiuar të shërbimit shëndetësor, për ta bërë atë sipas nevojës së qytetarëve, jo sipas xhepit:
✅ Zbatojmë parimin “paraja ndjek pacientin”, duke i dhënë çdo shqiptari kartën e sigurimit shëndetësor, me të cilën mund të zgjedhë ku dhe si të trajtohet (publik apo privat) pa pagesa shtesë;
✅ Forcojmë skemën e sigurimeve shëndetësore, kalojmë nga pagues i vetëm në disa pagues;
✅ Rrisim buxhetin për shëndetësinë, ku 50% më shumë shkojnë në rimbursim dhe motivimin e personelit mjekësor;
✅ Anullojmë PPP-të e panevojshme, që zhvasin milionat e taksapaguesve;
✅ Krijojmë Agjencinë Kombëtare të Llogarive Shëndetësore për kontroll shpenzimesh në sektorin publik dhe privat;
✅ Investojmë në teknologjinë dixhitale, si kartelën elektronike, e cila i mundëson pacientit trajtim kudo dëshiron, duke pasur historikun mjekësor me vete;
✅ Përmirësojmë paketën bazë të sigurimeve shëndetësore, me rimbursim sipas diagnozës, në mënyrë që asnjë pacient të mos mbetet pa mjekim për shkak të mungesës së barnave në lista;
✅ Luftojmë barnat jocilësore dhe mafian e barnave, duke siguruar medikamente bashkëkohore e të sigurta për çdo qytetar.
Me angazhimin dhe mbështetjen tuaj mund të ndërtojmë një shëndetësi moderne, ku dinjiteti e jetesa e secilit janë vërtet të mbrojtura.
Shqipëria meriton më shumë

Read More
21 Jan
0

Basha takohet me kongresmenin amerikan Dan Crenshaw: Diskutuam për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka marrë pjesë në ceremonitë e inaugurimit të Presidentit të 47-të të SHBA, Donald J. Trump. Gjatë vizitës, ai zhvilloi një takim me kongresmenin amerikan Dan Crenshaw, një veteran i shquar i U.S. Navy SEALS, me pesë misione jashtë vendit.

Basha shprehet se gjatë bisedës, u theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke vlerësuar gjithashtu rolin e shqiptarëve në Teksas si faktor i rëndësishëm në atë shtet. Ai gjithashtu i ka bërë ftesë kongresmenit Crenshaw për të vizituar Shqipërinë, për të përjetuar nga afër kulturën dhe mikpritjen shqiptare.

Postimi i Bashës:

Pata kënaqësinë të takohesha me kongresmenë dhe senatorë amerikanë në ceremonitë e inaugurimit të Presidentit të 47 të SHBA, Donald J. Trump.

Ndër ta, zhvillova një bisedë të përzemërt me kongresmenin Dan Crenshaw, një patriot i vërtetë dhe veteran i U.S. Navy SEALS, me pesë misione jashtë vendit. Na bashkojnë vlerat demokratike dhe na afron më shumë kontributi i shqiptarëve të Teksasit, të cilët me punën e tyre kanë arritur të jenë një faktor i rëndësishëm në atë shtet.

Në bisedën tonë, diskutuam për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mezi pres t’i uroj mirëseardhjen në vendin tonë, për të parë nga afër bukuritë e tij dhe mikpritjen e shqiptarëve.

 

Read More
20 Jan
0

Basha uron presidentin Trump: Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqësinë mes dy kombeve tona!

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar Donald Trump pas marrjes zyrtarisht të detyrës si president i SHBA. Në postimin e tij në facebook, Basha shkruan “Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqësinë mes dy kombeve tona”.

Urimi i plotë i Bashës:

Urime të përzemërta Presidentit Donald J. Trump
Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqësinë mes dy kombeve tona!

Read More
20 Jan
0

Basha takon Grenell: Kam besim se Trump dhe ekipi i tij do ta avancojë çështjen shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, gjatë ceremonisë të organizuar në prag të inaugurimit të Presidentit Trump, është takuar me të Dërguarin e Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, Richard Grenell.

Gjatë bisedës, Basha theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik me SHBA-të dhe nevojën për vëmendje amerikane ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, përballë sfidave destabilizuese nga Rusia dhe aleatët e saj.

Basha shprehu besimin se administrata e re amerikane do të mbështesë prioritetet kombëtare, përfshirë përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi dhe përshpejtimin e integrimeve euro-atlantike.

Postimi i plotë i Bashës:

Kënaqësi të bisedoja me Dërguarin e Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, Richard Grenell, gjatë ceremonisë së veçantë të organizuar në prag të inaugurimit të Presidentit Trump. Për shqiptarët, SHBA-të mbeten aleati dhe partneri ynë strategjik. Forcimi i bashkëpunimit dhe bashkërendimit me to është një prioritet madhor.

Vëmendje amerikane ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor është shumë e rëndësishme, veçanërisht për shkak të tendencave të vazhdueshme destabilizuese nga Rusia, e cila përdor aleatët e saj në Serbi dhe Republika Srpska, por edhe aktorë të caktuar politikë në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Jam i bindur se Presidenti Trump dhe ekipi i tij do të mbështesin vendosmërisht prioritetet tona kombëtare, duke përfshirë përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi dhe përshpejtimin e integrimeve në institucionet euro-atlantike.

 

Read More
20 Jan
0

Basha i përgjigjet sulmeve të Berishës: Doktor Pazari ka zgjedhur të jetë dordoleci i Ramës për të penguar ndryshimin, shpif ndaj kujtdo që nuk do që PD të përfundojë si klubi Partizani

NJOFTIM PËR SHTYP

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj sulmeve të Sali Berishës, duke e akuzuar këtë të fundit si “dordolecin e Edi Ramës”.

Sipas Bashës, Berisha vijon të përdorë strategjinë e shpifjeve për të mbajtur Partinë Demokratike në një pozitë fallco-opozitare dhe për të penguar ndryshimin e kërkuar nga shqiptarët. Ai e cilëson Berishën si bashkëpunëtor të Ramës përmes marrëveshjeve të kaluara dhe veprimeve që, sipas tij, dëmtojnë PD-në.

Basha më tej thotë se shqiptarët nuk e kapërdisin më këtë teatër të shëmtuar dhe sulmet ndaj tij tregojnë se revolucioni 3 vjeçar është kundër Lulzim Bashës dhe kujtdo që nuk do që PD të përfundojë si klubi Partizani.

Reagimi i plotë i Bashës:

Doktor Pazari, që amnistoi të korruptuarit e Ramës me amnistinë e turpit dhe mbylli listat për të ricikluar marrëveshjen e 2008-ës me ortakun e tij, vijon me strategjinë e lodhur: shpif, shpif se diçka do të mbetet.

Më vjen keq që ka pranuar të përdoret si dordolec nga Edi Rama, për të trembur shqiptarët që duan ndryshim, duke zgjedhur vendin e gogolit për t’i dhënë Ramës pushtetin, ndërsa Berishës fallco-opozitën.

Por ky teatër i shëmtuar nuk kapërdihet më nga shqiptarët që duan ndryshim, ndërsa sulmet ndaj meje tregojnë se revolucioni 3 vjeçar është kundër meje dhe të gjithë atyre që besojnë se PD-ja nuk do të ketë fatin e klubit Partizani.

Të përshëndes nga Washingtoni Doktor

Read More
20 Jan
0

Basha me Sekretarin e Thesarit të Trump: Një epoke e re e artë ekonomike po fillon

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ndodhet në Washington për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Donald Trump. Basha gjithashtu ka zhvilluar një takim me Scott Bessent, i përzgjedhuri i Trump për postin e Sekretarit të Thesarit.

Në postimin e tij në facebook, Basha shkruan se gjatë takimit foli për vizionin e Demokratëve Euroatlantikë për taksa të ulëta dhe nxitjen e investimeve në sektorin e teknologjisë, duke vënë theksin te një qasje që do të çlirojë potencialin ekonomik të Shqipërisë.

“Diskutuam mbi ‘një epokë të re të artë ekonomike’ dhe shkëmbyem mendime për planet ekonomike të administratës së re amerikane, që pritet të ndikojnë pozitivisht ekonominë globale” – shkruan Basha.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Pata kënaqësinë të takohesha me Scott Bessent, i përzgjedhuri i Presidentit Trump për postin e Sekretarit të Thesarit, për të diskutuar mbi potencialin ekonomik që mund të realizohet jo vetëm në Amerikë, por edhe në vende më të vogla si Shqipëria, në kuadër të “një epoke të re të artë ekonomike,” siç e quan ai.

E informova mbi vizionin tonë, të pasqyruar në programin qeverisës, për taksa të ulëta dhe për nxitjen e investimeve në sektorin e teknologjisë – një qasje që do të çlirojë potencialin ekonomik të vendit tonë.

Gjithashtu, shkëmbyem mendime mbi planet e administratës së re amerikane në fushën ekonomike, të cilat pritet të kenë një ndikim jo vetëm në SHBA, por edhe në ekonominë globale.

 

Read More
19 Jan
0

“Largimi i të rinjve nga vendi, pasojë e mungesës së meritokracisë”, Basha: Programi NEXTGEN garanton një ekonomi të re për brezin e ri

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se largimi masiv i të rinjve nga vendi është pasojë e mungesës së meritokracisë, korrupsionit dhe një sistemi të dobët arsimor. Ai thekson rëndësinë e një qasjeje të re për të shfrytëzuar potencialin e të rinjve shqiptarë, veçanërisht në fushën e teknologjisë dhe sipërmarrjes.
Në kuadër të programit NEXTGEN, Basha prezantoi disa iniciativa për përmirësimin e arsimit dhe ekonomisë, duke përfshirë:
Reformimin e arsimit universitar për të prodhuar profesionistë të përgatitur për tregun e punës.
Punë 1-vjeçare për 10,000 të rinj si pjesë e përgatitjes së tyre profesionale.
Krijimin e katër kampuseve kombëtare për trajnimin e 25,000 të rinjve në fusha si teknologjia e informacionit.
Bursa studimi për studentët ekselentë dhe ata me vështirësi ekonomike. Lehtësira fiskale dhe mbështetje financiare për sipërmarrjet e reja të krijuara nga të rinjtë deri në 30 vjeç.
Basha më tej thotë se Shqipëria meriton më shumë dhe për këtë kërkon mbështetjen e qytetarëve në 11 maj për ta shndërruar rininë shqiptare në protagoniste të zhvillimit të vendit.
Postimi i Bashës:
Largimi masiv i të rinjve, i nxitur nga mungesa e meritokracisë, korrupsioni endemik, pagat e ulëta dhe një sistem arsimor i dobët, është një alarm i madh për të ardhmen e vendit. Kjo situatë është produkt i një qeverie që ka braktisur rininë. Me një potencial të jashtëzakonshëm të rinjsh të talentuar, vendi ynë ka kapacitetin të shndërrohet në aktorin kryesor rajonal në fushën e teknologjisë dhe të tërheqë investime serioze e të mëdha. Ne kemi hartuar një model ekonomik që inkurajon sipërmarrjen e lirë, të mbështetur nga një qeveri e vogël dhe transparente, që përshtatet me sfidat e reja të kohës.
Me programin e Demokratëve Euroaltantikë NEXTGEN, për një ekonomi të re për brezin e ri:
 Arsimi universitar do t’i nënshtrohet një reforme të thellë, e cila synon të mundësojë që universitetet shqiptare, të prodhojnë profesionistë të përgatitur për tregun e  punës;
Punë e paguar 1-vjeçare për 10,000 të rinj për t’i aftësuar profesionalisht si urë lidhëse mes shkollës dhe tregut të punës;
Krijimi i 4 Kampuseve Kombëtare ku do të trajnohen 25,000 të rinj në fusha prioritare si teknologjia e informacionit dhe programimi.
Bursa për studentët dhe doktorantët ekselentë në 15 universitetet më të mira në botë;
Bursa të plota për studentët ekselentë;
Sigurimi që asnjë i ri të mos mbetet pa shkollë për shkak të pamundësive ekonomike.
Bursa për çdo student nga familje me të ardhura të ulëta;
Bursa studimi për vajzat nga familjet me vështirësi ekonomike dhe zonat rurale.
Krijimi i Fondit Shqiptar për Shkencë, Inovacion dhe Zhvillim, ku mund të konkurrojnë të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë.
Lehtësira fiskale dhe mbështetje me grante ose programe garancie shtetërore për bizneset që hapen nga të rinjtë deri në moshën 30 vjeç.
 Ne kërkojmë mbështetjen tuaj në 11 maj️, për të ndërtuar këtë urë drejtë së ardhmes, që bën bashkë botën e arsimit dhe atë të sipërmarrjes, dhe së bashku me planin tonë për taksat e ulëta dhe luftën kundër korrupsionit, mund të çelim një kapitull të ri për zhvillimin e vendit, ku rinia do të jetë protagoniste me talentin, vizionin dhe energjinë e saj. Shqipëria meriton më shumë

Read More
17 Jan
0

“2 mijë euro për çdo bebe të lindur, 20 mijë euro për fëmijën e tretë”, Basha: Familja në qendër të programit të Demokratëve Euroatlantikë për të ndalur shpopullimin

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se shpopullimi dhe rënien e lindshmërisë janë kërcënime serioze për të ardhmen e vendit. Ai thekson nevojën për politika konkrete që mbështesin rininë dhe familjet, duke promovuar një ekonomi që garanton dinjitet dhe zhvillim.
Sipas tij, në programin e Demokratëve Euroatlantikë, familja zë një vend qendror. Përmes Fondit për Mirëqenien e Familjes, Basha premton masa konkrete si:
•2,000 euro për çdo bebe të lindur;
•20 mijë euro për fëmijën e tretë;
•Mbulim të plotë të interesit të kredisë së banesës për 30 mijë çifte të reja.
“Familja shqiptare është e para për ne, sepse Shqipëria meriton më shumë,” deklaron Basha, duke bërë thirrje për një qeverisje të re që lufton korrupsionin dhe administron me përgjegjsh
Postimi i plotë i Bashës:
Shpopullimi dhe rënia e lindshmërisë po kërcënojnë të ardhmen e vendit tonë. Në një realitet ku kostoja e lartë e jetesës, pagat e ulëta dhe pamundësia për të siguruar një banesë të parë po i detyron të rinjtë të shtyjnë planet familjare, është koha për politika konkrete që mbështesin rininë dhe familjet. Vetëm me një ekonomi që krijon kushte për të jetuar e punuar me dinjitet, produkt i një qeverie të re që lufton frontalisht korrupsionin dhe administron me përgjegjshmëri dhe transparencë taksat e qytetarëve, do të mund të frenohet ky trend i rrezikshëm dhe të sigurojmë një Shqipëri më të fortë e më të begatë.
Familja është në qendër të programit të Demokratëve Euroatlantikë për zgjedhjet e 11 majit ️.
Përmes Fondit për Mirëqenien e Familjes –i japim fund harxhimeve të kota në koncesione e PPP korruptive, duke i vendosur paratë e taksave në shërbim të familjeve shqiptare. Ne propozojmë subvencione konkrete dhe të drejtpërdrejta:
2,000 euro për çdo bebe;
20 mijë euro për fëmijën e tretë;
Mbulim i plotë i interesit të kredisë së banesës për 30 mijë çifte të reja.
Familja shqiptare është e para për ne, sepse Shqipëria meriton më shumë

Read More