Blog

27 Maj
0

Kulluri për rezolutën e PS: Propozim pa kuptim! Ja dy mënyrat për të luftuar korrupsionin

Sekretari për Marrëdhënet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, shprehet se rezoluta e propozuar nga PS është një gjë krejt pa kuptim. Sipas Kullurit, korrupsioni luftohet me dy mënyra dhe në të dyja rastet nuk ka pse të ftohet opozita për të votuar diçka përtej saj.

POSTIMI I PLOTË

Dy menyra ka per te luftuar korrupsionin. E para eshte sistemi i drejtesise qe e heton dhe e gjykon penalisht. Kete gje e bejne prokurorite dhe gjykatat. E dyta eshte vete qeveria permes reformave, institucioneve te veta dhe vullnetit politik.

Ne rastin e pare sistemi i drejtesise eshte i pavarur ne ushtrimin e dhenies se drejtesise. SPAK kete gje po e ben vete. Ne rastin e dyte qeveria dhe drejtuesit e saj e kane ne dore vete te parandalojne dhe godasin korrupsionin brenda institucioneve te ekzekutivit.

Ndaj rezoluta e propozuar nga PS eshte nje gje krejt pa kuptim. Ne te dyja rastet opozita s’ka pse te ftohet per te votuar dicka pertej saj. As duhet te fuse hundet ne punet e prokurorive dhe gjykatave e as nuk ndikon dot ne punet e qeverise.

PS i mbetet vecse te mbeshtese publikisht dhe me akte konkrete permes instrumentave qe ka ne dispozicion, SPAK dhe prokurorine e pergjithshme e gjykatat e shkalles te pare dhe te dyte. Gje qe e ben pergjysem, perderisa nuk kane cuar asnje zyrtar te larte socialist per hetim sic eshte shprehur vete Dumani. Ndersa opozita te denoncoje publikisht rastet qe konstaton duke derguar padi penale dhe ngritur komisione hetimore ne parlament.

Cdo levizje tjeter si kjo e rezolutes eshte propagande 5-lekeshe!

Read More
27 Maj
0

Kosova anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Basha: Lajm i mirë për për Rajonin dhe për Europën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur aderimin e Kosovës si anëtare e Asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se ky është një lajm i mirë për të për Rajonin dhe për Europën.

Kreu i PD, shprehet se kjo arritje dëshmon hapat e drejtë dhe të sigurtë të Kosovës në rrugëtimin e saj Euro-Atlantik dhe vullnetin e pamposhtur të një shteti që në pak dekada po kthehet nga një konsumues i sigurisë, në një shtet që kontribon në paqen dhe stabilitetin e Rajonit.

 

POSTIMI i PLOTË

 

Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Kosova, Anëtare e Asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, është një lajm i mirë për të, për Rajonin dhe për Europën.
Hapat e drejtë dhe të sigurtë të Kosovës në rrugëtimin e saj Euro-Atlantik dëshmojnë vullnetin e pamposhtur të një shteti që në pak dekada po kthehet nga një konsumues i sigurisë, në një shtet që kontribon në paqen dhe stabilitetin e Rajonit.
Tani është koha që vendet anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë formalizuar njohjen e Kosovës ta hedhin këtë hap, duke i hapur rrugë anëtarësimit të saj në Aleancë, si kontribut për paqen dhe stabilitetin e Europës. Duke mësuar nga gabimet e të shkuarës të ndërtojmë një të ardhme të sigurt e të begatë për rajonin dhe Europën.

Read More
27 Maj
0

Rezoluta e PS/ Marinela Ziu: Nuk ka lidhje me antikorrupsiosnin! E vetmja zgjidhje kundër korrupsionit është SPAK

Anëtarja e Kryesisë së PD, Marinela Ziu, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me rezolutën e e PS kundër korrupsionit. Ajo shprehet se që nga fjalia e parë nuk ka lidhje me antikorrupsiosnin por frikën e klasës politike shqiptare nga drejtësia e re. Sipas Ziut, e vetmja zgjidhje kundër korrupsionit është SPAK.

 

Postimi i plotë i anëtares së Kryesisë, Marinela Ziu:

 

SPAK si e vetmja politikë reale antikorrupsion, për t’i dhënë fund pandërshkueshmërisë së çimentuar 33 vjeçare.
Depozitimi në Kuvendin e Shqipërisë të Projektrezolutës “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” nga Kryeministri i vendit më të korruptuar në Europë, faktuar kjo nga çdo raport ndërkombëtar, nuk është thjesht propaganda e rradhës për të hequr vëmendjen rezultatet e drejtësisë së re, varfëria dhe zbrazja e vendit.
Qartësisht, nga fjalia e parë, Projektrezoluta nuk ka lidhje me antikorrupsiosnin por frikën e klasës politike shqiptare nga drejtësia e re, që në emër të Projektrezolutës për “dialog konstruktiv politik dhe institucional ndërmjet tre pushteteve” dhe për një qasje të re “orjentuese për tre pushtetet e pavarura”, kërkon me çdo kusht të ndërhyjë në reformën në drejtësi, e cila prej kohësh po jep rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në nivelet e tij më të larta.
E vetmja zgjidhje kundër korrupsionit është SPAK, asnjë politikë antikorrupsion për pazarin e rradhës në Kuvend dhe asnjë Ministri Antikorrupsion, që ndalon raportimet kundër korrupsionit në organet kompetente.
Në çdo Raport të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk mungon sesioni mbi korrupsionin dhe mungesën e transparencës në qeverisje në Shqipëri. Sipas tyre, korrupsioni ekziston në të gjitha nivelet e qeverisjes, vecanërisht përmes prokurimeve publike dhe koncesioneve/partneriteteve publike private.
Të njëjtin shqetësim ngre edhe Transparency International, e cila thekson kapjen e shtetit nëpërmjet ligjeve me porosi, korrupsionin nga nivelet më të larta deri në nivelet më të ulta, tejfryrjen e vlerave të kontratave publike dhe mungesën e konkurrencës, duke paracaktuar fituesit.
Sipas Southeast Europe Leadership for Development and Integrity (SELDI), shqetësues është paracaktimi i fituesve nëpërmjet kërkesave specifike të tenderit që përshtaten vetëm me kualifikimin dhe ekspertizën e kompanive të paracaktuara si fituese, duke minuar totalisht konkurrencën dhe garën si parimin bazik të prokurimeve publike. Kapja e shtetit nga oligarkia dhe favorizimi nga vetë shteti i monopoleve, duke u shndëruar edhe vetë Parlamentin në noter të interesave të klientëve të qeverisë.
Binomi krim i organizuar dhe korrupsion është shkrirë veçanërisht në sektorin e ndërtimit, duke pastruar të paktën 1.6 miliardë euro deri në 2020 sipas Global Initiative Against Transnational Organized Crime.
Ftkeqsisht, klasa politike shqiptare nuk është e ndarë në dy kampe, Pozitë dhe Opozitë, por ato që janë Pro SPAK dhe ato që janë Kundër SPAK, ato që janë kundër korrupsionit dhe ato që lirojnë të korruptuarit nëpërmjet Amnistisë Penale, ato që janë kundër pandërshkueshmërisë dhe ato që kanë të pandërshkuarit në krye të tyre.
Partia Demokratike është e qartë dhe e vendosur nga dita e parë, #ProSPAK, #ProPandërshkueshmërisë dhe #KundërKorrupsionit.
Nësë Parlamenti ka vullnet real kundër korrupsionit, nuk ka nevojë për Rezolutë Antikorrupsion por të votojë pa humbur kohë Projektligjet e Partisë Demokratike mbi financimin e SPAK, vettingun e politikanëve dhe heqjen e imunitetit.

Read More
27 Maj
0

Basha për rezolutën e PS: Është akt elektoral apo komplot i pisët kundër SPAK

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në fjalën për gazetarët para nisjes së seancës në Kuvend u shpreh se propozimi për një rezolutë kundër korrupsionit mund të jetë akt elektoral apo komplot i pisët kundër SPAK.

Basha përsëriti qëndrimin e Partisë Demokratike që nuk do të votojë asnjë rezolutë që dëmton reformën në drejtësi dhe në veçanti punën e SPAK kundër korrupsionit qeveritar.

FJALA PËR MEDIAT E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË OBORRIN E KUVENDIT

Dua ta filloj me një pyetje të thjesht që përmes jush dua t’ua drejtoj çdo qytetari. Çfarë kërkon kjo rezolutë? Çfgarë mekanizmash ofron për atë që kërkon? Çfarë garancish ofrojnë ata që e kanë propozuar këtë rezolutë se këto mekanizma do të funksionojnë? Çfarë kërkohet të arrihet për këtë rezolutë dhe përgjigjja ndaj kësaj pyetje mbetet mister.
Kjo qeveri ka 11 vite që qeveris dhe ka arritur gjatë këtyre 11 viteve rekordet më të ulëta në luftën kundër korrupsionit, rekordet më të larta në korrupsion. Ndaj, pyetja kryesore që shtrohet për të gjithë ata që thonë do ta votoni apo nuk do ta votoni është: çfarë kërkohet të arrihet me këtë rezolutë? Qëndrimet e Partisë Demokratike janë të qarta dhe të prera. Në luftë kundër korrupsionit Partia Demokratike ka hedhur gjihmonë votën pro dhe hapa aktiv. Por Partia Demokratike as nuk do të ngrejë kartonat as nuk bëhet pjesë dhe as nuk do të mbështesë, përkundrazi do të denoncojë me forcë çdo përpjekje kundër drejtësisë e në veçanti kundër SPAK-ut që për momentin është institucioni kryesor për të mos thënë i vetëm që po arrin të godasë korrupsionin e lartë qeveritar.

Ne presim që ata që kanë propozuar rezolutën të tregojnë që ky nuk është thjesht akt elektoral. Shqiptarët presin të shohin nëse ky është një akt puro elektoral në rastin më të mirë, apo një komplot kundër SPAK dhe kundër reformës në drejtësisë në rastin më të keq. Dhe për këtë i takon atyre të shpjegojnë para shqiptarëve pse 10 muaj para zgjedhjeve pasi kanë qeverisur për 11 vite, pasi e kanë përlyer vendin në aferat më të rënda korruptive, po vijnë me një propozim të tillë. Çfarë është ky propozim, çfarë përmban, sa i takon Partisë Demokratike ne jemi të qartë se çfarë kërkojmë. Ne kërkojmë fuqizimin e SPAK dhe për këtë kërkojmë votat e partisë socialiste për amendamente që kanë tash e sa muaj në Kuvendin e Shqipërisë. Ne kërkojmë që politikanët shqiptarë, politikanët kryesor të vendit, 140 deputetët, 61 kryetarët e bashkive, kryeministri, presidenti, kabineti qeveritar, drejtuesit e institucioneve më të larta shtetërore t’i nënshtrohen vettingut të përvitshëm të pasurisë së tyre, të familjarëve të tyre, të rrethit të tyre shoqëror, si dhe kontrollit të kontakteve të papërshtatshme me botën e krimit. Prandaj qëndrimi i Partisë Demokratike, është dhe mbetet ky, ne do të votojmë gjithçka që lufton korrupsionin dhe asgjë që dëmton reformën në drejtësi dhe në këtë mënyrë ndihmon korrupsionin e kësaj qeverie.

Read More
27 Maj
0

Raporti vjetor i INSTAT, Agalliu: Mos publikimi i cencusit tregon edhe njëherë frikën nga realiteti i hidhur

Ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave është diskutuar për raportin vjetor të INSTAT. Deputeti i PD, Arbi Agalliu, ka kërkuar sqarim për mos publikimin e censusit, që sipas tij tregon edhe njëherë frikën nga realiteti i hidhur.

Në postimin e tij në Facebook, Agalliu shprehet se ngriti dhe dy shqetësime në Komision ndaj drejtuesve të INSTAT, pasi ka disa vite që nuk kryejnë anketa të rëndësishme dhe largojnë nga puna profesionist të statistikave.

POSTIMI I PLOTË

Sot në “Komisionin për Ekonominë dhe Financat” diskutuam mbi raportin vjetor të INSTAT!

Mos publikimi i cencusit tregon edhe njëherë frikën nga realiteti i hidhur. Largimi masiv i shqiptarëve dhe gjendja e rënduar ekonomike është realiteti sot i Shqipërisë.

Mos kryerja prej disa vitesh e disa anketave të rëndësishme si psh “Struktura e të ardhurave nga puna”, “Kostot e punës”, “Arsimi i të rriturve” si dhe vonesa në publikimin e treguesve kryesorë si “Prodhimi i Brendshëm Bruto”, “Të dhënat demografike” apo dhe “Anketa strukturore pranë bizneseve”, tregon tentativën për të sfumuar realitetin.

Po kështu largimi nga puna i shumë profesionistëve nga INSTAT tregon presionin që ushtrohet për të deformuar të dhënat që publikohen.

Read More
26 Maj
0

Basha: Brenda 4 viteve te liberalizojme vizat me SHBA

Duke folur për sfidat e liberalizimit të vizave me BE, kryetari i PD, Lulzim Basha, në podcastin e rradhës shprehu zotimin e tij të ardhshëm që është heqja e vizave edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas marrjes së përgjegjësive të qeverisjes, Basha tha se brenda 4 viteve, shqiptarët do lëvizin pa viza në SHBA.

Më poshtë pjesë nga fjala e Bashës:

Ambicia ime dhe për momentin ëndrra ime, por jam i bindur në rastin e marrjes së përgjegjësive së qeverisjes, do t’ia dalim që të liberalizojmë vizat me SHBA. brenda 4 viteve të ardhshme, shqiptarët lëvizin pa viza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe ne e kemi nisur këtë dialog politik që atëherë, por nuk avancoi për arsye që dihen. Por jam i bindur që me një qeveri të re, me një vullnet politik ndryshe, sigurisht me një rekord ndryshe se ajo është më e rëndësishmja në çdo aspekt, duke përfshirë fushat që janë me rëndësi për Amerikën, që e ka caktuar për korrupsionin si rrezik të sigurisë të saj kombëtare. Dhe me një marrëdhënie special me aleatin tonë strategjik, unë kam ambicien dhe besimin që do ia dal të heq vizat me SHBA.

Read More
26 Maj
0

Basha: Liberalizimi i Vizave, sfidat dhe si ja dola!

Në podcastin e rradhës, kreu i PD, Lulzim Basha, foli edhe për sfidat që pati në procesin e liberalizimit të vizave. Ai shprehet se nga 150 kushte që ishin vënë për Shqipërinë, bashkë me ekipin arritën të tejkalojnë edhe pritshmëritë më të paarritshme.
Një nga sfidat, sipas tij ka qenë edhe bindja e anëtarëve të tjerë të BE që vijonin të ishin skeptik si Hollanda dhe më pas u bë një nga mbështetëset më të fuqishme të Shqipërisë.

Më poshtë pjesë nga fjala e Bashës:

Lëvizja e lirë është themeli i një shoqërie të lirë dhe mentaliteti hajt të kufizojmë lirinë se kështu do të zgjidhim problemin, është puro komunist në kuptimin dogmatik, në kuptimin e një mendje të mbyllur në hekura. Dhe e shoh këtë edhe në rastin e kësaj që kanë bërë me mjekët, që thonë do të rini këtu, do t’ju marrim diplomën. Po jo mo zotëri nuk është kjo zgjidhja. Kjo është një zgjidhje tipike e dogmës së vjetër. Dukush që ka dëshirë të lëviz, do të lëviz se janë kushtet që e detyrojnë të lëviz. Ti merru me kushtet, jo me dëshirëne individit për të lëvizur.
Kam pasur një motivim të jashtëzakonshëm kur kam marrë propozimin e lëvizjes së lirë. Një pjesë si ministër i jashtëm, kur hapëm dialogun për heqjen e vizave, pjesën kryesore për heqjen e vizave sepse do duheshin 150 kushte. Na vunë 150 kushte. Vendet e tjera kishin 90, 80, 70 kushte, neve kishim 150 kushte dhe që në këtë moment kishte një frymë jo të mirë. Tani kishte dy mënyra për t’u marrë me to. Mënyra siç fatkeqësisht më merret sot kryeministri aktual qoftë dhe disa nga homologët e tij në Ballkan, përçmim, ankim, qurravitje, kush jeni ju, e tjerë e tjerë. Ose tjetra ta merrje këtë si një hipotekë historike. Dhe thoja ok, këtu jemi për momentin. Ne mendojmë që jemi shumë më mirë, por këtu jemi. Bëjmë diçka, të provojmë që ne jo vetëm do të plotësojmë 150 kushte, do të plotësojmë edhe 30 gjëra të tjera të pakërkuara në një kohë rekord e t’ju tregojmë që Shqipëria nuk është ajo që mendoni ju. Dhe meqë po flisnim për atë vrullin rinor, me këtë vrull iu përvesha kësaj pune. Pasi vlerësova se kushtet ishin plotësisht të përmbushshëm. Dhe kushtet ndaheshin në dy pjesë, kushtet politike dhe kushtet teknike. Në kushtet politike ishte preformanca kundër krimit të organizuar. Tek kushtet teknike ishte aftësia e Shqipërisë për të kontrolluar migracionin, pasaportat biometrike, sistemi elektronik ose TIMS-i famshëm është instaluar atëherë, sistem amerikan, sistemet e inteligjencës kriminale. PRa, ishte një investim shumëdimensional. Kërkonin digjitalizimin e kufirit, ne bëmë jo vetëm digjitalizimin, por i bëmë të gjitha bashkë me njëra-tjetrën dhe të gjitha ishin të lidhr me një system qëndror në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Dhe kur erdhën homolg të vendeve të tjera të BE, apo drejtorët e përgjithshëm të policive europiane, realisht mbetën të mahnitur nga potenciali teknik që Shqipëria kishte arritur.
Aty pastaj ndanë rolet. Sigurisht vendet që prisnin flukset më të mëdhaja, janë dhe vendet me ekonomi më të forta, Gjermania, Italia, po kështu Greqia që kamë një numër të madh shqiptarësh. Gjermania ishte strikte dhe e drejtë, Italia ishte mbështetëse, po kështu dhe Greqia. Ndërsa rolin e skeptikut ia ngarkonin vendeve të tjera, në këtë rast Hollandës, vendim tim të studimeve, të cili i kishin vënë rolin të qëmtonte kur i thonë gjilpërën në kashtë. Mua nder më bënë, se në qoftë se njihja mentalitetin europian, mentalitetin hollandz e njihja dhe më shumë. I shkova direct në zyrë ministres së Brendshme të Hollandës, ministrit të drejtësisë së Hollandës dhe ju shpjegova siç e deshën, në anglisht, në hollandisht me të gjitha. Kështu që në qoftë se kishin bërë plan të fshihnin skepticizmin pas disa vendeve që nuk kanë frikë, si me thënë të bëjnë striktin, të bëjnë te keqin, në këtë rast si duket nuk kishin parë CV time dhe kjo faktikisht dhe na ndihmoi. Sepse Hollanda u kthye në një kohë të shkurtër nga në kufijtë e skepticizmit në aleate të fortë të heqjes së vizave për Shqipërinë dhe një aleat të fort timin në Këshillin e Ministrave të BE, ku u mblodhën të gjithë ministrat e brendshëm dhe të gjithë kthyen kokën nga hollandezi.
150 kushte të përmbushura një për një. Edhe sot e kësaj dite, zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit të atëhershëm drejtor të policisë, mbajnë mend se si mblidheshim çdo të shtunë për një vit me rradhë dhe bënim, ishte si provim mature, ku jemi me këtë, ku jemi me këtë.
Çfarë na mësoi heqja e vizave? Që nëse ne i bëjmë detyrat tona, Bashkimi Europian na përgjigjet. Ndryshe nga çthuhet sot me cinizëm, përpiqet të hidhet faj diku tjetër. Nuk është faji i Bashkimit Europian, por lodhja për zgjerimin është e till që të pamundëson të ecësh afrofe kur ti nuk plotëson kushtet.

Read More
26 Maj
0

Basha flet për të rinjtë, krijimi i mundesive për ta që të jetojnë dhe punojnë në vendin e tyre

Kryetari i PD, Lulzim Basha, podcastin e rradhës me Ermalin dhe Marsidin e ka zhvilluar në qytetin e Vlorës në një takim me të rinjtë e qytetit bregdetar. Basha foli për situatën e vështirë ku ndodhet rinia, e cila bashkë me shtresën e mesme të shoqërisë janë dy nga grupet e shoqërisë që janë goditur me projekt politik.

Kreu i PD, gjithashtu foli për mundsitë që do të krijojë PD për rininë duke i kushtuar vëmendje Teknologjisë së Informacionit, si dhe duke financuar politika stimuluese, trajnime, duke bërë të mundur kështu që në Shqipëri të shohin të ardhmen e tyre.

Më poshtë pjesë nga fjala e Bashës:

Që të stimulosh rininë, duhet të krijosh modelet e duhura. Është diçka që i kthehem dhe i rikthehem, politika ka dy role: sigurisht ka rolin e rëndësishëm të gjej zgjidhje, të bë të mundur atë që duket e pamundur. Të gjej zgjidhje të themi konfroktimet, kontradiktat shoqërore, kryesisht rreth mundësive të cilat duhet t’i gëzojnë në mënyre të barabartë qytetarët pavarësisht prej statusit në të cilin ndodhen, barazinë e ligjit e të tjerë. Por politika ka dhe një rol tjetër, ka rolin e edukimit dhe këtë e bën përmes modelit. Dhe modeli i dertanishëm ka qenë një model i dështuar i cili jo vetëm nuk kanë inspiruar përfshirjen e rinisë, por i ka neveritur me shkeljen e premtimeve, me indiferencën totale. Dhe tani kemi ardhur në një pikë ku këta nuk kuptojnë dëshirat e rinisë.
Që të frenohet emigracioni duhet të funksionojë ekonomia, duhet të funksionojë ekonomia për të rinjtë. Pra, duhet që një i ri të marrë një profesion dhe jo vetëm një diplomë, ta marrë një profesion dhe ta ushtrojë këtë profesion në pritshmëritë që do të ketë në të ardhura të mjaftueshme për të ndërtuar një jetë dinjitoze. Pra, jo një pagë minimale sa për të çuar 5 lekë në shtëpi, por të ardhura të mjaftueshme për të planifikuar jetën e vet, familjen, shtëpinë, themelimin e familjes, sigurinë e fëmijëve. Pra, nuk ka një zgjidhje të shpejt për këtë, nuk ka një zgjidhje magjike për këtë. Duhet të rifunksionalizohet ekonomia, një ekonomi që funksionon në mënyrë të tillë që i jep shanse lirisë. Dhe për këtë sot situate me të vërtetë është e vështirë, por edhe shanset janë më të mëdha se kurrë. Po të marrim një degë e cila po shpërthen në Europë dhe në të gjithë botën, dega e inovacionit dhe e teknologjisë. E kuptojmë që me një investim minimal do të thoja për shtetin ne mund të kualifikojmë dhe rikualifikojmë segmente të tërra të rinisë për profesione që paguhen duke filluar nga një minimum prej 800, 1000, 1200 eurosh. Dhe në momentin që ke 5000, 10000, 15000, 20000 të rinj në këtë sektor, siç po ndodh me vendet fqinje jo të BE, është përhapur modeli. Se është një profesion i dinjitetshëm, është një profesion me një aspekt jo thjesht manual, por edhe intelektual teknologjia e informacionit. Aspekti tjetër është valorizon, pra, i kthehet vlera aktiviteteve ekonomike që ekzistojnë në Shqipëri, por kryhen me rendiment të ulët. Dhe këtu kam parasysh zinxhirin turizëm-bujqësi-agrobiznes që prek 1/3 e popullsisë për definicion 1/3 e rinisë.
Goditja e rinisë është dhe një projekt politik. Sepse rinia është e pavarur për nga vet natyra e moshës, është shumë më idealiste dhe është shumë më e intersuar për një ndryshim domethënës politik, ekonomik, shoqëror sesa grupmoshat e tjera. Dhe këtë padiskutim e dinë dhe ata që duan që situatën ta mbajnë nën kontroll. Dy janë shtyllat që rrezikojnë përmbysjet e mëdha në një shoqëri dhe në veçanti në momente si ky ku ndodhet sot shoqëria jonë, rinia dhe shtresa e mesme. Dhe jo më kot të dyja janë vënë në breshëri të politikave të mbrapshta apo mungesës totale të mbështetjes së politikave nga kjo qeveri.
Kësaj politike i duhet dhënë fund. Si i jepet fund? Duke kthyer në prioritet absolut këto dy shtylla të shoqërisë, rininë, shtresën e mesme, profesionistët e lirë. Si kthehen në prioritet absolut? Duke financuar, pra duke dhënë mbështetje financiare në të gjitha format, financimi i drejtpërdrejtë, politika financiare stimuluese, trajnime dhe duke bërë të mundur që në Shqipëri të shohin jo thjesht atë që u do zemra, por dhe atë që ua kërkon mendja për të krijuar familje, për të marrë profesion. Dhe përfitues do të jemi të dy palët, do të jenë në rradh të parë rinia shqiptare dhe pastaj Shqipëria dhe shoqëria shqiptare.

Read More
26 Maj
0

“Rama show me emigrantët”, Endri Hasa i kujton kryeministrit propozimet e PD për votën e diasporës: Ka frikë nga vota e e lirë

Anëtari i kryesisë së PD, njëkohësisht Sekretari për Burimet njerëzore dhe Koordinimin Dixhital, Endri Hasa, përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar propagandë bajate show-n e Ramës në Itali sot.

“Ai bën gjithçka për të vjedhur suksesin e atyre që me shumë sakrifica dhe pa ndihmën e asnjë qeverie në Tiranë kanë ndërtuar jetën e tyre në Europë”, – shprehet Hasa, ndërsa shprehet se kërkesat e diasporës plotësohen më së miri në propozimet e PD për vettingun dhe votën e emigrantëve.

POSTIMI I PLOTË I ENDRI HASËS:

Edi Rama vazhdon propagandën bajate dhe bën gjithçka për të vjedhur suksesin e atyre që me shumë sakrifica dhe pa ndihmën e asnjë qeverie në Tiranë kanë ndërtuar jetën e tyre në Europë.

Ata kërkesat i kanë të thjeshta: duan tu mundësohet vota dhe duan që taksat e tyre dhe pasuritë e atdheut të tyre të mos ti vjedhë korupsioni qeveritar.

Vetingu në politikë dhe vota e Diasporës kanë mbi gjashtë muaj qe janë depozituar në kuvend nga Partia Demokratike e Shqipërisë por vazhdojnë të mbahen bllokuara sepse të korruptuarit janë bërë bashkë.

Gjithçka që Rama bën është show, ai ka frikë nga vota e lirë e diasporës sepse ai është shkaku kryesor i emigrimit të Shqiptarëve, sepse Edi Rama është Nona e Korrupsionit!

Edi Rama duhet të largohet sa më parë!

Kur të ikë ai dhe qeveria e tij e korruptuar do të rikthehen Shqiptarët!

 

Read More
26 Maj
0

Militantët e PS sulmojnë emigrantët me banderolën “vota e diasporës”, Alibeaj: Edi Rama ka frikë nga vota e emigrantëve

Sekretari i përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj, ka publikuar një video nga takimi i Ramës në Itali, ku shihen militantët e PS duke i marrë me dhunë banderolën disa emigrantëve të cilët kërkojnë votën e diasporës. Në një postim në Facebook, Alibeaj shkruan se ky është realiteti i një ligjërimi kryeministror që flet për gjithçka dhe nuk mban përgjegjësi për asgjë.

Ai më tej thotë se “Edi Rama dhe PS kanë frikë nga vota e diasporës, sepse keqqeverisja dhe korrupsioni i kësaj qeverie është arsye kryesore e largimit të shqiptarëve”.

Postimi i plotë i Sekretarit të Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj:

Pas fasadës së takimeve të Edi Ramës me diasporën, fshihet përpjeka e militantëve të tij, që e shoqërojnë me porosi nga Shqipëria, për të moslejuar pikërisht votën e diasporës.
Ky është realiteti i një ligjërimi kryeministror që flet për gjithçka dhe nuk mban përgjegjësi për asgjë.

Kjo është fryma përçarëse që po mundohet të përhapet edhe në diasporë.

Edi Rama dhe PS kanë frikë nga vota e diasporës, sepse keqqeverisja dhe korrupsioni i kësaj qeverie është arsye kryesore e largimit të shqiptarëve.

Ndaj vetëm propozimet tona për votën e diasporës e zgjidhin përfundimisht këtë çështje.

 

Read More