Blog

05 Tet
0

Prononcimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas seancës së sotme ku nuk u lejua debati për zgjedhjet

Javën e kaluar, Edi Rama i preu zërin dhe figurën Parlamentit. Sot urdhëroi ministrin e Sigurimit të Shtetit të aplikonte format e diktaturës komuniste për ti mbyllur gojën opozitës. Parlamenti është vendi ku opozita ushtron të drejtën e saj të patjetërsueshme për debat dhe fjalën e lirë. Nëse kjo e drejtë shkelet, nëse Rregullorja e Parlamentit shkelet, sepse Edi Rama dhe Gramoz Ruçi kanë frikë të përballen me të vërtetën e Shqipërisë nën thundrën e krimit të bërë njësh me Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin,  atëherë ora e këtij Parlamenti merr fund shumë shpejt.

Parlamenti është vendi ku debati politik zhvillohet në respekt të fjalës së lirë dhe në respekt të çdo qytetari shqiptar pavarësisht bindjeve politike. Edhe kur mendimet janë krejtësisht të papajtueshme është ky Parlament që garanton paqen sociale dhe bashkëekzistencën demokratike.

Me fjalë të tjera, nëse në këtë Parlament vendoset të rikthehet edhe njëherë regjimi diktatorial që për 50 vite ndaloi mendimin ndryshe, dhe ekzekutoi në të gjitha format dhe mënyrat opozitën dhe mendimin kundër, atëhere ka ardhur koha të themi të vërtetën troç; paqja sociale është e rrezikuar, bashkëekzistenca demokratike është e rrezikuar dhe opozitës i lind jo vetëm e drejta por, detyrimi, ti bëjë thirrje shqiptarëve të marrin Parlamentin në duart e tyre.

Pas këtij atentati ndaj demokracisë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të shqyrtojë këtë gjendje të rëndë dhe do të rekomandojë hapat e mëtejshëm që Partia Demokratike, jo vetëm Grupi Parlamentar i saj, por edhe aleatët tanë, dhe gjithë qytetarët, do të hedhim së bashku. Ne nuk do të lejojmë kurrë që Gramoz Ruçi dhe Edi Rama ta kthejnë 30 vite pas orën e Shqipërisë.

 

Read More
05 Tet
0

Fjala e kryetarit të PD, Lulzim Basha, pas vendimit të mazhorancës për të shtyrë debatin për zgjedhjet

Ky biçim Parlament po degradon nga dita në ditë. Sot ke në rendin e ditës çështjen më të rëndësishëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve, çështjen e zgjedhjeve. Opozita ka depozituar kërkesën për debat, ke emrat e folësve të opozitës.

Ju vini të papërgatitur për debat për një arsye të thjeshtë; sepse ju nuk e doni debatin. Dhe ti ngre kartonat këtu për ti mbyllur gojën opozitës me kartona, por kjo nuk mund të ndodhë kurrë.

Mblidhni Konferencën e Kryetarëve tani. Opozita kërkesën e ka bërë konform rregullores. Ky parlament nuk është pronë e maxhorancës, nuk është pronë e jotja, është pronë e qytetarëve shqiptarë dhe funksionon vetëm në bazë të rregullores dhe jo kartonëve që ngre ti këtu.

Prandaj, ndërpre tani seancën, mblidh Konferencën e Kryetarëve, konstato kush ka përgjegjësinë për këtë problem. E ke mbi tavolinën tënde listën e folësve të opozitës. Eshtë njoftuar tash 4 ditë debati parlamentar për zgjedhjet. Botërisht qytetarët po i ndjekin.

Ju keni lepurin në bark, s’dini nga t’ia mbani; se nga një anë keni ngjarjen e Elbasanit, nga tjetra anë keni Rrugën e Elbasanit. Po ky është problemi juaj. Problemi i shqiptarëve është se ju vini këtu me një maxhoracnë fiktive, në aleancë me krimin, me një parlament ilegjitim.

Kjo lojë, nuk mund të vazhdojë gjatë, ndaj mblidh Konferencën e Kryetarëve. Mos ngri kartonat bosh këtu. Ose përndryshe, bëhu përgjegjës për bllokimin total të punimeve të këtij parlamenti.

Mblidh Konferencën e Kryetarëve tani!

Vendos për një afat të arsyeshëm debati. Nuk mund të shtyhet me një javë debati. Për një afat të arsyeshëm debati ne kemi propozuar orën 16:00, nëse ju duhet më shumë kohë të përgatiteni, merrni orën 18:00.

Por kjo seancë nuk mund të procedojë në shkelje totale të normave dhe rregullores të Parlamentit.

Është në rendin e ditës, s’mund ta heqësh nga rendi i ditës ti sepse ke ardhur i papërgatitur. Se kështu, i bie që për katër vite të shtysh debatin për një qëllim: t’i mbyllësh gojën opozitës.

Ne këtë nuk ta lejojmë Gramoz. Ndaj pezullo seancën, mblidh Konferencën e Kryetarëve. Mbani përgjegjësi.

Shqiptarët presin sot debatin. Dhe fakti që s’ju pëlqen, sepse këtë javë ka dalë raporti i OSBE/ODIHR-it dhe raporti i Këshillit të Europës që flet për dhunim, për shit-blerje të votës, dhe përdorimin e grupeve kriminale, fakti që ju ndodh që gjithë Shqipëria është nën terrorin e bandave, nuk ju jep kurrë të drejtën t’i mbyllni gojën opozitës.

Përkundrazi, sot, dhe jo nesër, shqiptarët meritojnë debat në këtë sallë. Ndaj ndërpre seancën, mblidh Konferencën e Kryetarëve.

Qytetarët meritojnë debatin, opozita është për të bërë debat dhe jo për të të bërë fresk ty.

Read More
04 Tet
0

Dekriminalizimi, PD kërkesë në prokurori për verifikimin e deputetëve Aqif Rakipi dhe Gjetan Gjetani

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në prokurori kërkesën për kontrollin e të dhënave të dekriminalizimit për deputetin Aqif Rakipi dhe për deputetin Gjetan Gjetani, lidhur me dyshime për fshehjen e të dhënave për aktivitet kriminal, që sipas ligjit për dekriminalizimin duhej ti pengonte për të marrë poste publike apo për tu zgjedhur.

Denoncime nga publiku dhe partnerët pranë Partisë Demokratike përbëjnë indicie për të verifikuar nëse të dy këta deputetë kanë fshehur rekorde kriminale në të kaluarën e tyre në lidhje me  aktivitete të paligjshme të kryera në Itali.

Partia Demokratike është e vendosur në betejën e saj për të luftuar krimin, dhe për të nxjerrë krimin nga parlamenti dhe institucionet e shtetit. Në të kundërt, lidhur me këto dy raste por edhe të tjera që po trajtohen nga Partia Demokratike, Edi Rama dëshmon se vazhdon të mbrojë dhe promovojë krimin, se nuk ka vullnet ta zbatojë ligjin e dekriminalizimit, dhe nuk ka vullnet të shkëputet nga krimi dhe aleanca politike me krimin.

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të veprojë menjëherë e të garantojë zbatimin e dekriminalizimit.

Bashkëngjitur, kërkesat e dërguara sot në Prokurori

 

 

 

 

Read More
03 Tet
0

The chronology: why drug traces lead to Rama

By Andi Bushati

The former President of the Republic, Mr. Bujar Nishani, suggested to declassify the minutes of a National Security Council meeting which, according to him, would reveal many facts on the collusion of high rank police chiefs and drug dealers. He claims that the making public of this meeting, held in the office of the President in November 2016, could shed light on the current debate that divided the country into two camps, in those who say Edi Rama and his government were not aware of the size of the cannabis trafficking and those who believe that he is responsible, because he knew everything.
As it has been noted in public debates so far, the Socialists have avoided this request (of the former President), by hiding behind the “state secret” procedures and rules. They are trying to archive this filthy part of their first term.

But despite the approval or disregard of the provocative request of the former president, there is a simpler way to find the truth, and understand if Edi Rama intentionally camouflaged the cannabis traffic. There is no need to debate the declassification of secret documents or the procedure to be followed. To overcome this dilemma, it is required only to check the public archives. It is not a task that requires the implication of statesmen and spies, it can be done by a ordinary journalist and the most ordinary reporter. It requires only the burden to watch, one by one and chronologically all the reactions of Edi Rama.

It takes just a quick look to remind you of the statements and facts that from the current perspective look scandalous. A look of this kind clearly reveals that any time that was faced with indisputable evidence the Prime Minister has set up an enormous alibi just to deny the reality. Let’s get them in chronological order. When the opposition announced for the first time that the airplane trafficking of narcotics had started in the country, Rama said that they were small planes that were disinfecting Albania that Sali Berisha left full of mosquitoes. As a pathetic clown, he made these claims subject to anecdotes, showing how far his predecessor’s sick imagination could go.

But it did not take long and the first drug filled plane crashed in Divjaka. The facts were shocking. The plane had disappeared from the radars and no one had reported. The wide open forest close to the beach was surrounded by gunmen and the police did not notice anything. In addition, the plane with Mr.. Riformato on board, was loaded with cannabis. It is curious to open the archives and see how Rama reacted after this flagrant case. He appeared on the podium in the Prime minister’s office and created a whole conspiracy theory: How is it possible that the plane fell on Sunday? How is it possible at noon? How is it possible in the middle of the beach where everyone can see it? His message was clear: someone had crashed it in order to discredit the image of the government. And of course this was done by the opposition which had been trafficking drugs with air-planes whilst in power, and now, someone of them could order one of them to crash for propaganda reasons.

The same technology of putting the “lie factory” into operation, instead of investigating and deepening on the facts, was also seen in the “Zagani case”. When for its own reasons, -idealistic or not , this is of little importance today – this former police officer spoke about Saimir Tahiri’s relationship with Habilaj Gang, Edi Rama fiercely attacked the whistleblower. Again it is important to go back in time and open the video archives to understand how the prime minister behaved. Initially he forced TV News 24 to censor the two sequels interview with Zagani. Then just a few days later he organized a ridiculous gathering called “Anti-drugs actions, a success story”. He filled the Palace of Congress hall with policemen, and those who knew all about how Habilaj clan used the police department in Vlora, how they used the policewomen for their sexual desires, were told that the whistleblower was the drug trafficker and certainly not the minister’s cousins. So the message was clear: You should not follow Zagani’s lead’, instead you have to believe in the alibi that I am telling you.

The same identical story is repeated even when the second plane crashed in Ishëm, where “without been seen and reported by anyone” a clandestine aerodrome was built. If you see the reactions of Edi Rama in the parliamentary plenary session where the news for the crash of the second air-plane broke out; they seem ridiculous today. Instead of dealing with this scandal, with the airstrip that was built in the eyes of the police, he dealt with the opposition MP Noka and the question: “How did he know that the plane was crashed”? If you continue to observe this parliamentary session, the posturing of the Prime Minister are frightening. To the accusations of the opposition MPs accusing him of inundating the country with cannabis, he replied arrogantly:”The answer has been given to you by Donald Lu (the US Ambassador)! So that Albania is 100 percent clean from cannabis and the government has made colossal steps in the fight against drugs.

It was in this period, late November 2016 and beginning of 2017, that many of Rama’s imprecations were directed to whom was talking about a narco-state. According to him, those were the inventions of the “mud slinging machinery” and “pot media”. His propaganda and the fake news factory have for a long time been preaching a reality that did not exist. Ylli Manjani was dismissed as Justice minister only because he said that the situation was so alarming that the army had to be involved. Lefter Koka (minister of Environment) was publicly warned that if he repeated the same charges, he would be in the same situation as his colleague Manjani. Reality denial continued till the end.

It was only after the anti-mafia chiefs in Italy were forced to make public statements that the drug seizure on the other side of the Adriatic multiplied, only after the international press was persuaded to tell the truth, only after the secret services left on his desk the file of minister Tahiri and his police chiefs that had to be dismissed or reshuffled one after the other, only after four years of fraud, that Rama was forced to admit that cannabis was not an imaginary invention, but a battle that had to be initiated. He even went so far as during the speech for the presentation of the government’s program, thanked the opposition that opened his eyes to see this phenomenon.

With this he finally proved that for four years, he lied conscientiously and deliberately. Seen from today’s perspective, all his alibis have fallen. All the frauds that he articulated in public, lasted for only a few days, because they have always been devalued from a later fact. So, to understand how much Edi Rama knew about the involvement of his most prominent people in drug trafficking, there is no need for debating on the declassification of secret documents. There is no need for the former president or his successor to reveal the truth to us. This can be done by any journalist by googling the video archive of his editorial office. This can also be done by anyone: Just google in the key words “Rama” and “Drugs on You Tube. There you will see that any time a things were exposed the Prime Minister always exploded with imprecations for the messenger and has produced an alibi for the traffickers.
By Andi Bushati
November 3rd, 2017
Translated into English from

Read More
02 Tet
0

Prononcimi për mediat i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhjes së Grupit Parlamentar

Në qendër të vëmëndjes ka qënë raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet, çështja e ngritjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe konfirmimi i të vërtetës së njohur botërisht nga shqiptarët se sot Shqipëria nuk qeveriset por sundohet nga bandat dhe nga klanet mafioze.

Raporti i OSBE/ODIHR-it e thotë qartë. Fakti i parë është se vota në 25 Qershor u ble, u dhunua, u tjetërsua. Fakti i dytë është se vota u ble, u dhunua dhe u tjetërsua nga Edi Rama dhe nga Partia Socialiste. Fakti i tretë është se blerja, dhunimi dhe tjetërsimi i votës nga Edi Rama dhe nga Partia Socialiste u bë përmes parave të pista të krimit të organizuar dhe ndihmës së bandave kriminale dhe klaneve kriminale të krimit të organizuar anembanë Shqipërisë.

Qytetarët e kanë fare të qartë se kur një qeveri del nga shit-blerja e votës, kur një qeveri vjen në pushtet me votat e blera, edhe vetë qeveria është e blerë. Se kur përdoren kriminelët për të blerë, për të shantazhuar, për të dhunuar, për të mbledhur votat e qytetarëve, qeveria do ti përkasë kriminelëve dhe jo qytetarëve.

Vendi është në prag të një gremine, është një katastrofë totale përsa i përket shtetit ligjor dhe demokracisë dhe është në prag të një gremine të paimagjinueshme në këto 27 vite.Kjo është një këmbanë alarmi për çdo shqiptar të ndershëm.

Ndaj Partia Demokratike po përgatit një plan politik dhe ligjor për të nisur sëbashku me të gjithë shqiptarët e ndershëm, pa dallime politike, një luftë e cila mund dhe duhet të ketë vetëm një përfundim: Mposhtjen e krimit të organizuar. Dhe për këtë duhet patjetër të mposhten mjeshtërisht dhe ustallarët e tyre politikë.

T’i kërkosh Edi Ramës të luftojë krimin e organizuar, do të thotë t’i kërkosh të luftojë vetveten. Mendoj se kjo është e tepërt. Ndaj detyra jonë është të bëhemi së bashku në një front të gjerë opozitar dhe në një aleancë të vlerave me të gjithë qytetarët shqiptarë, e ardhmja e të cilëve, e ardhmja e fëmijëve të të cilëve cenohet rëndë nga krimi i organizuar me pushtet. Dhe t’i japim vendit zgjidhjen e vetme të kësaj gjendje, që është largimi i kartelit politiko-kriminal më në krye kryeministrin e votave të blera, të maxhorancës fiktive dhe të parlamentit ilegjitim.

Ju faleminderit!

Read More
02 Tet
0

Letra e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho për ambasadat në vend

Drejtuar:                              SH.S.ZJ. GENOVEVA RUIZ CALAVERA

Drejtuese e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit

Në vëmendje:                       Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë

                                          Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë

                                          Të gjitha Ambasadave të vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë

Lënda:                        Shqetësime mbi mungesën e vullnetit të mazhorancës për të mbështetur organet e reja të vettingut

 E nderuar Shkëlqesia Juaj zonja Calavera,

Të nderuar Shkëlqesi Ambasadorë,

Më lejoni fillimisht të shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen time të thellë për punën Tuaj në drejtim të forcimit të demokracisë dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri, si dhe më lejoni të ndaj me Ju shqetësimin mbi mënyrën e nisjes së zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Organet e reja të vettingut i paraqitën Kuvendit të Shqipërisë propozimin për miratimin e strukturave të tyre, duke argumentuar nevojën për staf administrativ dhe mbështetës, me një numër total punonjësish për të tre organet prej 185. Në këtë numër përfshihen 21 anëtarët e tre organeve të vettingut, 42 këshilltarët e Njësisë së Shërbimeve Ligjore, 12 përkthyesit, si dhe stafi mbështetës dhe administrativ. Numri i personelit ishte vlerësuar si i domosdoshëm për funksionimin autonom dhe eficient të organeve të vettingut, prej vetë këtyre organeve në relacionet shoqëruese që i kishin përcjellë Kuvendit, duke ruajtur një raport të drejtë midis stafit që do të përfshihet drejtëpërdrejtë në procesin e rivlerësimit, me numrin e stafit mbështetës dhe administrativ, sipas raportit të ndjekur edhe nga vetë struktura e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Mazhoranca në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, pa dakortësinë e vetë organeve të reja të vettingut, vendosi të shkurtonte me rreth 40 për qind numrin e punonjësve, duke miratuar për të tre organet gjithësej 110 punonjës. Kjo strukturë e re, e hartuar nga mazhoranca në Komisionin e Ligjeve, edhe pse nuk gjeti dakortësinë e vetë organeve kushtetuese të vettingut, u miratua po me votat e mazhorancës në seancën plenare të datës 28 Shtator 2017. Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj se shumica e drejtuesve të këtyre institucioneve të pavarura, jo vetëm u shprehën kundër këtyre ndryshimeve, por theksuan se me ndryshimet e miratuara, po cenohen efikasiteti i punës së organeve të pavarura kushtetuese, të ngarkuara me detyrën e realizimit të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Marrja përsipër nga ana e Kuvendit, që të strukturojë organet e pavarura kushtetuese, duke ulur me 40 përqind numrin e punonjësve të kërkuar prej tyre, është pa asnjë dyshim cënim i parimit kushtetues të pavarësisë organizative/funksionale të këtyre organeve. Kuvendi, nëpërmjet këtij vendimi, i ka diktuar mënyrën e organizimit organeve të pavarura, duke mos pranuar kërkesën e tyre për personel të mjaftueshëm për realizimin e detyrës. Një veprim i tillë, bie ndesh jo vetëm me nenin 18 të ligjit nr. 84/2016, për shkak se struktura që po miratohet nuk është propozim i vetë organeve të rivlerësmit (siç ligji e kërkon), por nga ana tjetër, kjo bie ndesh edhe me pikën 6 të nenit 179/b të Kushtetutës dhe pikën 14 të nenit C të Aneksit të Kushtetutës, ku thesohet se: “Komisioni dhe Kolegji i Apelimit janë të pavarur dhe të paanshëm”, si dhe “Komisioni, Kolegji i Apelimit dhe Komisionerët Publikë kanë buxhet, administratë dhe mjedise të mjaftueshme për të kryer funksionet e tyre si dhe për ushtrimin e funksioneve të vëzhguesve ndërkombëtarë, sipas ligjit”.

Nga këto parashikime kushtetuese dhe ligjore, arrihet të evidentohen dy elementë themelorë që duhet të mbaheshin në konsideratë nga Kuvendi:

Së pari, Kushtetuta dhe ligji i siguron institucioneve të rivlerësimit personelin e nevojshëm për të përmbushur detyrat. Për pasojë, Kuvendi është i detyruar nga Kushtetuta dhe ligji, që të sigurojë stafin e nevojshëm për organet e rivlerësimit. Çdo ndryshim në strukturat e propozuara nga organet e rivlerësimit, duhet të bëhet në bashkëpunim dhe dakortësi të plotë me vetë këto organe të pavarura.

Së dyti, edhe pse struktura miratohet nga Kuvendi, propozimi për këtë strukturë duhet të vijë nga vetë organet e rivlerësimit. Propozimi i akteve nga vetë organet e rivlerësimit, nuk është aspekt formal i parashikuar nga ligji, por lidhet me dy aspekte të rëndësishme, që kanë të bëjnë me pavarësinë organizative të organeve të rivlerësimit, si dhe vlerësimin e tyre të pavarur mbi nevojat që kanë për personel me qëllim ushtrimin e funksionit. Kuvendi, është përfshirë në këtë proces, me qëllim që të verifikojë nëse organet e rivlerësimit kanë ose jo mjaftueshëm personel për realizimin e detyrës funksionale, dhe kurrësesi për të mos pranuar kërkesën e organeve të pavarura për burime njerëzore.

Qëndrimi ynë është se Kuvendi ka detyrimin kushtetues të mbështesë veprimtarinë e organeve të rivlerësimit, duke i mundësuar atyre të gjithë mbështetjen me burime njerëzore dhe financiare që kërkohet. Ajo që mund të bëjë Kuvendi është që në diskutim dhe dakortësi me organet e pavarura, të bëjë një shpërndarje të drejtë të burimeve njerëzore të kërkuara, duke vendosur theksin tek efikasiteti i procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në strukturën e miratuar vetëm me votat e shumicës në Kuvend, rezulton se është ulur numri i punonjëve të Njësisë së Shërbimeve Ligjore, krahas uljes së numrit të punonjësve të tjerë mbështetës të organeve të rilverësimit. Për ilustrim, Kolegjit të Apelimit, nga 14 këshilltarë të kërkuar në përbërjen e Njësisë së Shërbimeve Ligjore, është miratuar të ketë vetëm 10 këshilltarë E njëjta situatë është edhe për Komisionerin Publik, ku rezulton se nga 12 këshilltarë të kërkuar, i janë miratuar vetëm 6 këshilltarë. Ky ndryshim, prek thelbin e procesit të rivlerësimit dhe i pamundëson këtyre strukturave përmbushjen e detyrave sipas Kushtetutës dhe Ligjit. Në vlerësimin tonë, vecanërisht “Njësia e Shërbimit Ligjor”, duhet të ketë burimet e nevojshme njerëzore dhe financiare për të udhëhequr, nën drejtimin dhe kontrollin e anëtarëve të organeve të rivlerësimit, të gjithë procesin e vlerësimit të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale. Organet e rivlerësimit nuk mund të marrin të mirëqena inforamcionet dhe relacionet e përgatitura nga organet e treta nën ndikimin e Qeverisë.

Mungesa e mbështetjes me burimet e mjaftueshme njerëzore do të sillte vënien përpara faktit të kryer të organeve të vettingut, nëpërmjet informacioneve të përgatitura nga institucionet e treta nën varësinë apo ndikimin e Qeverisë, të cilat do të ishin të pamundura të verifikoheshin nëse ka mungesa të burimeve të nevojshme njerëzore. Gjithashtu, mungesa e burimeve të mjaftueshme njerëzore do të sillte zgjatjen e paarsyeshme të procesit të rivlerësimit, i cili sic shprehet edhe Komisioni i Venecias (paragrafi 98 i Opinionit të Ndërmjetëm) krijon tensione të jashtëzakonshme brenda gjyqësorit, destabilizon punën e tij, rrit mosbesimin publik tek gjyqësori, devijon vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë e jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga forca politike që kontrollon procesin.

Qëndrimi i Kryeministrit në seancë plenare, duke i trajtuar këto institucioni njëlloj me Ministritë në varësinë e tij, duke i diktuar strukturën dhe numrin e stafit mbështetës, është i papranueshëm, dhe provë e qartë se Qeveria nuk synon realizimin e procesit të vettingut në mënyrë të pavarur dhe se nuk i trajton organet e vettingut si organe të pavarura kushtetuese, ku Qeveria nuk mund të diktojë as mënyrën e funksionimit dhe as mënyrën e organizimit. Po aq i papranueshëm është edhe qëndrimi i Kryeministrit në seancë plenare, sipas të cilit, organet e vettingut nuk kanë nevojë për përkthyes, sepse do të ndihmohen në punën e tyre nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila do t’ia përkthejë materialet. Ky pohim i Kryeministrit në seancë plenare, provon tendencën e tij për ndërhyrjen e Qeverisë në veprimtarinë e organeve të pavarura të vettingut, cka rrezikon seriozisht të gjithë procesin. Edhe qëndrimi i mazhorancës se për momentin do t’i vendosë organeve të vettingut këtë staf të reduktuar, dhe më pas duke vlerësuar punën e tyre, mund të pranojë kërkesën për shtesa në burime njerëzore, është tregues i qartë i tendencës për t’i vënë këto organe të pavarura nën kontroll dhe shantazh nga ana e Qeverisë. Shantazhim është edhe trajtimi jo serioz i kërkesave të organeve të vettingut, si dhe tendenca nga Kryeministri dhe përfaqësuesit e tij, për t’i trajtuar kërkesat e tyre si shpenzime luksi dhe të panevojshme, duke i denigruar titullarët e këtyre institucioneve në publik.

Ndryshimi i strukturave të propozuara nga vetë organet e vettingut, duke i diktuar atyre 40 për qind më pak staf, si dhe këto qëndrime të Kryeministrit në seancë plenare, janë tërësisht të papranueshme, dhe provë e qartë e mungesës së vullnetit të mazhorancës për suksesin e procesit të rivlerësimit, duke sabotuar që në nisje këtë proces. Sabotimi i procesit të vettingut, rrezikon seriozisht funksioimin e të gjitha organeve të reja të sistemit të drejtësisë, përfshirë edhe dy organet e rëndësishme SPAK dhe BKH.

Në përfundim, duke ju falenderuar dhe vlerësuar për rolin tuaj aktiv gjatë fazës së miratimit të Reformës në Drejtësisë, më lejoni të kërkoj nga ana Juaj qëndrim aktiv edhe gjatë fazës së zbatimit, duke mbajtur nën kontroll veprimet tendencioze të Qeverisë për të ndërhyrë dhe diktuar procesin e vettingut. Mosreagimi i partnerëve ndërkombëtar mbi ndërhyrjen e mazhorancës në organizimin e organeve të vettingut, u përdor nga Kryeministri në seancë plenare si një mbështetje ndaj veprimeve të tij. Për pasojë, çdo mungesë vëmendje apo reagimi nga ana juaj, duke lejuar ndërhyrjen e Qeverisë në procesin e vettingut, në çdo drejtim, do të cënonte rendë jo vetëm rezultatet e procesit, por edhe besimin e qytetarëve shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtar në organet e reja të sistemit të drejtësisë që priten të krijohen nga ky proces jetik për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane.

Me konsideratën më të lartë,

 

EDMOND SPAHO

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

Read More
01 Tet
0

Forumi i Grave të PPE; Të ndalet shit-blerja e votës, duhet reformë zgjedhore

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi mori pjesë në Akademinë e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane që u mbajt në Nice të Francës, nën kujdesin e Presidentes Doris Pack. Deputetja e Partisë Demokratike deklaroi se votimi i shqiptarëve u minua nga fenomeni i shit-blerjes së votës, ndikimit të krimit të organizuar dhe përdorimit të pushtetit nga qeveritarët.

“Zgjedhjet Parlamentare të Qershorit 2017 u zhvilluan në një atmosferë dhune e presioni të vazhdueshëm, ndërsa Partia Demokratike ishte në aksion për të siguruar lirinë e votës. Paratë e drogës dhe aktiviteteve të tjera kriminale devijuan vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Devijimi i dhunshëm i votës në Shqipëri mund të ketë pasoja fatale për demokracinë. Partia Socialiste e Kryeministrit Edi Rama  me rekorde korrupsioni, me mbështetjen dhe të lidhur me trafikantë të drogës dhe organizata kriminale, nëpërmjet varfërimin e popullatës dhe në shkelje të të Drejtave të Njeriut, bleu rezultatin e zgjedhjeve, kërcënoi dhe trembi votuesit. Për herë të parë, OSBE/ODHIR, në raportin final për zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri, shpreh qartë shqetësimin e madh për parregullsitë e vërejtura që ndikuan direkt në shtrembërimin të rezultatit zgjedhor: vota u ble, votuesit u kërcënuan! ‎E gjitha kjo favorizuar edhe nga kontrolli i pothuajse të gjitha mediave nga ana e pushtetit dhe në përndjekjeve të gazetarëve. Këtë të enjte, Kryeministri bllokoi të gjitha televizionet të transmetonin edhe punimet e Parlamentit, një histori e paprecedentë në censurim të hapur të së drejtës për informim dhe lirisë së gazetarëve”, tha Vokshi.

Ndërkohë, Presidentja e Forumit të Gruas të Partive Popullore Europiane, Doris Pack shprehu shqetësim për situatën e rënduar ekonomike, sociale dhe politike në Shqipëri. Duke ju referuar raportit të fundit të OSBE/ODHIR, Znj. Pack shprehu shqetësim për fenomenin e shit-blerjes së votës, të cilën raporti evidenton qartë, duke e dënuar atë me forcë. Znj. Pack i bëri thirrje qeverisë në Tiranë të mos pengojë Reformat për drejtësinë dhe zgjedhjet si dhe të bëjë hapa konkretë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit.

Znj. Pack përcolli mbështetjen e saj, të Partisë Popullore Europiane për Partinë Demokratike, për çdo përpjekje në drejtim të reformave që do të luftonin fenomenin e shit-blerjes së votës e do t’u siguronte shqiptarëve të zgjidhnin të lirë të ardhmen e tyre.​

Read More
01 Tet
0

Prononcimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha në 10 vjetorin e vdekjes së At Zef Pllumit

Bashkë me z Bumçi vizituam sot një ekspozitë të hapur nga vëllezërit françeskanë me rastin e 10 vjetorit të ndarjes nga kjo botë e At Zef Pllumit. I rekomandoj kujdo që nuk e ka parë këtë ekspozitë, të vijë e ta shohë, është frymëzuese, prekëse.

Mesazhi i At Zef Pllumit është se ia vlen çdo sakrificë për lirinë. Dhe ky mesazh kumbon sot shumë sepse liria na kërcënohet, në veçanti na kërcënohet liria e zgjedhjes. Jeta dhe vepra e At Zef Pllumit janë një kushtrim për lirinë. Vepra e tij më e njohur “Rrno vetëm për me tregue” duhet të jetë në tekstet shkollore për rininë shqiptare, si një dëshmi autentike e ferrit komunist, si ndërgjegja e një shoqërie që e humbi për 50 vjet rrugën e saj dhe si një kushtrim për të gjithë njerëzit e lirë, se ia vlen çdo sakrificë kur liria kërcënohet.

Së fundmi, dua të them se At Zef Pllumi, vepra, jeta e tij, virtytet e tij nuk e kanë vendin në muze por në jetën e përditshme të shqiptarëve. Në muze e ka vendin e keqja e cila bën vend ditë për ditë në jetën e shqiptarëve.

Qoftë ky bekimi i heshtur i At Zef Pllumit që shoqëria dhe qytetarët shqiptarë ta gjejnë forcë, ta kyçin të keqen në muze e ta zbresin të mirën në jetën e tyre të përditshme.

Read More
29 Sht
0

Basha me FMN: Taksat e larta, burokracia dhe korrupsioni pengojnë rritjen ekonomike dhe investimet e huaja

Shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Anita Thuludhar dhe përfaqësuesi i përhershëm i FMN në Tiranë, Jens Reinke shprehën vlerësimet e tyre për rolin e opozitës në mbikëqyrjen dhe kontrollin e qeverisë gjatë katër viteve të shkuara, në një takim me kryetarin e Partisë Demokratike.

Z. Basha falenderoi FMN-në për bashkëpunimin dhe i infomoi në lidhje me raportin e OSBE-ODIHR. Blerja e votës, përdorimi i burimeve publike, presioni mbi votuesit fatkeqësisht vazhdojnë dhe mbeten problemet kryesore që shoqëruan procesin zgjedhor.

Kjo krizë në këtë fillim të legjislaturës shoqërohet dhe nga shqetësimet për situatën ekonomike ku niveli i lartë i borxhit, në 71% të PBB së bashku me nivelet e ulëta të mbledhjes së të ardhurave, janë duke ndikuar në të gjithë treguesit e tjerë ekonomikë. Papunësia ndër të rinjtë vazhdon të mbetet e lartë, dhe biznesi ka tkurrur veprimtarinë e tij duke mos marrë vendime për zgjerim. Kjo, e shoqëruar me një nivel shumë të ulët të investimeve të huaja, bëjnë të mundur që sektori privat të mos jetë më punëdhënës me kërkesë të lartë.

Numri i të larguarve nga Shqipëria prej rreth 270 000 vetësh është treguesi kryesor që ekonomia po lëngon, dhe fatkeqësisht nuk ka asnjë perspektivë pozitive në horizont. Politikat e ngrirjes së pagave dhe rritjes së ulët të pensioneve kanë shkaktuar në rastin më të mirë mosngritje të fuqisë blerëse, dhe një pjesë e madhe e personave me të ardhura të ulta kanë vërejtur ulje të konsumit. ​

Qeveria ka dështuar me investimet publike, ku akse kryesore sot janë akoma të papërfunduara, dhe niveli i tyre është në minimumin historik të 10 viteve të fundit.

Në këtë klimë vjen dhe fushata kundër informalitetit e qeverisë e cila në të shkuarën ka sjellë shqetësime të mëdha tek bizneset. Kjo fushatë do të jetë e drejtuar ndaj tatimpaguesve biznese të vogla dhe do të vazhdojë të lejojë abuzuesit e mëdhenj që operojnë me mbështetjen e qeverisë.

Bizneset shqetësohen nga taksat e larta, nga sistemi i komplikuar fiskal dhe nga burokracia dhe korrupsioni që vjen nga nivele të larta. Tenderimet korruptive që kanë mbledhur paratë publike tek një grusht njerëzisht kanë përjashtuar nga tregu shumë biznese serioze.

Shqetësues është dhe projekti i 1 miliardë Euro koncesione që qeveria ka lançuar, ku do të kemi përqëndrim të fondeve publike dhe në më pak duar, por ajo që është akoma më shqetësuese është ndikimi që do të ketë tek borxhi publik.

Në këto kushte, Partia Demokratike do të mbështesë një program tjetër me FMN-në ku kontrolli është i nevojshëm të jetë akoma dhe më i fortë për shkak të gjendjes ekonomike dhe të balancave fiskale me projektin korruptiv të koncesioneve.

Droga dhe krimi i organizuar janë kthyer në një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe po kriminalizojnë me shpejtësi segmente të caktuara të ekonomisë dhe financave të vendit. Kryetari i opozitës theksoi se Partia Demokratike do të vazhdojë të propozojë zgjidhje konkrete dhe mbetet e vendosur për të denoncuar aferat korruptive.

Read More
28 Sht
0

Përgjigjja në Parlament e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndaj Edi Ramës

Domethënë ti ia paske çuar me mesazh atë fjalim të mizershëm Fatmir Xhafës. Kush tjetër?!

Jo e vërteta e tmerrshme e shqiptarëve, jo ankthi dhe tmerri i qytetarëve të Elbasanit, Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Shijakut, të Vlorës, të Fierit: teksa shohin policinë me uniformë të mpaket e të nderojë makinat e krimit, ku jo rrallë herë janë përfaqësuesit më të lartë politikë të mazhorancës tënde fiktive. Jo, jo, as raportet e Europolit dhe Interpolit që u shpallën sot nga ty armiq në këtë sallë, departamente të Partisë Demokratike. Po Departamenti i Shtetit çfarë është sekretariat i Partisë Demokratike?! Jo!

As 260 mijë shqiptarë që në katër vite të qeverisjes tënde kanë braktisur vendin, 125 mijë kanë kërkuar azil me letra, numri i mjekëve të ka rënë me 1/3-ën. Asnjë nga këto nuk qenka problemi!!!

Problemi është se pse themi të vërtetën, pse e themi këtu dhe pse u kërkojmë miqve të na ndihmojnë, të ndihmojnë Shqipërinë, jo mua, jo PD, por Shqipërinë. Janë të njëjtët miq që ndihmuan këtë vend për tu futur në NATO, kur zotrote çove Griseldën në Bruksel. Kush e çoi? Unë e çova ?! Kush e coi?! Ti e çove, ti e çove. Për turpin tënd, nuk ke kërkuar një herë falje para shqiptarëve!

Inskenove një skenar të denjë vetëm për filmat horror. Sepse ti nuk mpakeshe as para filmave horror për të ndalur Shqipërinë të arrinte atë objektiv kombëtar, vetëm e vetëm që mos cenonte shanset që ti të vije në pushtet.

Kush e bëri këtë unë apo ti ?! Partia Demokratike apo Partia Socialiste?! Lulzim Basha, Sali Berisha apo Edi Rama?! Kush e çoi Griseldën në Bruksel?! Na tromakse edhe zonjën e nderuar sllovene, Fajonin që kishte dy muaj që se kishte marrë vesh gënjeshtrën tënde! Se nuk e përgënjeshtrove një herë të vetme. Një herë të vetme nuk dole të thoje : më falni o shqiptarë, u verbova nga dëshira për pushtet, nuk është se nuk e dua NATO-n, nuk është se jam bir sovjetikësh. Jo, jo u verbërova nga dëshira për pushtet dhe hartova e gatova me Elvis Rroshin, apo Ervini Rroshin një skenar të tmerrshëm vetëm e vetëm për të ndalur një sukses kombëtar, një aspiratë të çdo shqiptari të djathtë e të majtë nga frika se mos do pakësonte shanset për të ardhur në pushtet.

Po pse vetëm kjo? Po boshtunarët e tu u kthyen në majmunë qesharakë në Parlamentin Europian, rumunët e blerë  me zhaget e korrupsionit, që nuk lenin gënjeshtër pa pështyrë kundër Shqipërisë. Por prapë se prapë vizat nuk i bllokove dot. Nuk i bllokove dot, nuk le gjë pa bërë, por nuk i bllokove dot.

Me këta partnerë që sot i deklaron racistë antishqiptarë, me KristianDemokratët e Angela Merkel, me KristianDemokratët e Sybrand  Bumës, me partitë e djathta që ishin shumicë siç janë edhe sot në parlamentet e Europës, ne hoqëm vizat për shqiptarët. Sepse luftuam krimin! E luftuam me fakte dhe jo me fjalë. Me shifra. Të raportuara e të kontrolluara nga personalitetet e zbatimit të ligjit anembanë Europës. Jo nga mediat e kontrolluara dhe lobistët e paguar.

Erdhën këtu, presidenti i Bundeskriminalambt (Policia kriminale gjermane)  dhe e certifikoi se Shqipëria ka tani prioritet konfiskimin e pasurive, se në fakt ka shkatërruar totalisht infrastrukturën kriminale; 206 në burg, pothuaj zero trafiku i drogës. I atij Lazarati që përmende ti, që Policia kur u fut kur ti ishte kryeministër, tha që gjetëm 100 ton. Se kishte 3 vjet që nuk dilte drogë.

Mirë dakord, ti u fute. Dhe pate mbështetjen time kur u fute në Lazarat. Dy gjëra deklarova: kujdes popullsinë civile, kujdes policët. Më thuaj pak, ku i ke ti bandat e Lazaratit?! Ku i ke trafikantët e mëdhenj të Lazaratit?! Nuk i kape dot se i kishe me vete. Se ndërkohë bëhej plani për ta bërë gjithë Shqipërinë, gjithë Shqipërinë Lazarat! Dhe ti e berë gjithë Shqipërinë Lazarat. Ironikisht, i vetmi vend ku nuk mbillej drogë ishte Lazarati. Kudo tjetër, edhe në Dibër e çove drogën.

Kush e bëri këtë?! Partia Demokratike?! Opozita?! Imperalistët e huaj?! Ti e bëre Edi Rama! Dhe këtu erdhe me gjysëm zëri ditën e parë në Parlament dhe na njohe ne kredon që paskemi bërë luftën tone,  por ti në radhë të parë duhet t’u kërkosh falje shqiptarëve.

A u premtove në Tetor të 2016-s se në Dhjetor të 2016-s do të hapim negociatat. E ke me zë dhe figurë. A e premtove ti?! Sa herë i ke premtuar negociatat???

Nuk hapen negociatat! S’kam fuqi unë ti bllokoj unë negociatat. Jo! Fuqinë për ti bllokuar negociatat e ka vetëm qeveria dhe ti i ke bllokuar. Sepse ti qeveris me krimin dhe më akuzon mua se bëj politikë me krimin, ti qeveris me krimin.

Për çfarë do që të flas unë?!  Për peshkun?! Për zogjtë?! Për farërat?! Kur ti qeveris me krimin, një opozitë e vërtetë, e ndershme ka për detyrë të përballet! Dhe unë këtë po bëj; po përballem, ndërsa ti po fshihesh si struci. Po fshihesh si struci!

Kështu që Atdheut i ke vënë ti damkën e zezë. Prej teje shihemi sot si delja e zezë, jo prej meje dhe as prej Partisë Demokratike. Ne hoqëm vizat, ne futëm Shqipërinë në NATO. E gjete gati procesin e marrjes së statusit. Tu dha dhuratë dhe nuk ke bërë asnjë hap tjetër më në atë drejtim! Dhe nuk do bësh! Mbaje mend. Shënoje.

Jo se ma thotë mua i pari apo i dyti i Bashkimit Europian, dhe jo se ata janë të Partisë Popullore Europiane por se nuk ka dhe nuk mund të ketë Bashkim Europian që të pranojë një vend ku nuk dihet se ku fillon qeveria e ku mbaron krimi. Ku ministri i Brendshëm është në konflik interesi se vëllai i tij është një ndër figurat kryesore të trafikut të kokainës dhe se sot dikton në Vlorë.

Marr me dhjetëra mesazhe. Doni të filloj t’ua publikoj?! Edhe nga policë që tremben nga hija e vëllait tënd, Fatmir Xhafaj. Unë e krijova këtë problem?! Ti ke thënë që nuk mbaj përgjegjësi për vëllain. Ti qofsh! Se je ulur në atë karrige të ministrit të Brendshëm! Po si do ta zgjidhësh këtë problem?! Më thuaj si do ta zgjidhësh këtë problem?! Ti nuk e zgjidh dot sikundër nuk e zgjidh dot ai tjetri aty.

(I drejtohet Taulant Ballës) E di unë se në cilin drejtim flas. E të jesh me fat që nuk të drejtohem ty. Po të të drejtohem ty kam edhe gjëra të tjera, se ke qënë me mision në Elbasan para dy netësh, dhe dihet se kë ke takuar.

Çështja është fare e thjeshtë. Prano zëmundjen e rëndë, “dhuratën” e vetme që i ke bërë këtij vendi, kancerin e krimit të bërë njish me politikën.

Dhe padyshim është detyrë e të gjithëve bashkë të nisim kurën e rëndë për ta shëruar vendin. Por kjo kurë e rëndë nuk mund të kalojë nga gjë tjetër përveçse nga themeli i këtij sistemi të kalbur politik të bërë njësh me krimin, me përfaqësues të krimit këtu në këtë sallë, që ti i di fare mirë, dhe me të cilët rri nga mëngjesi deri në darkë.

Dhe me qindra të tjerë të padukshëm për sytë e qytetarëve nga kjo sallë, por me të cilët qytetarët përballen ditë për ditë, drejtorë hipotekash, kadastrash, drejtorë të përgjithshëm, pushtet lokal, njerëz që ndajnë emërimet, bëjnë tenderat, japin prona, marrin pronat, vrasin e presin.

Çfarë ti kërkosh policisë?! Çfarë ti kërkosh burrave dhe grave në uniformë?! Për të cilët kam nderimet me të mëdha, për ata të ndershmit që kanë shërbyer me mua dhe kam shërbyer si ministër i tyre i Brendshëm, kur e dimë që kur bën gjënë e duhur edhe Europa bën gjënë e duhur për ne.

Po, gjënë e duhur! Që hoqi vizat, luftuam krimin.

Ti e ke krimin karrige, dhe këmbë të karriges tënde dhe ky është problemi. Ti nuk do të ndahesh nga kjo.

Prandaj çadra vazhdon e do të vazhdojë, meqenëse të është bërë obsesion. Po harroje se do të mbetet brenda çadrës. Çadër do të të bëhet gjithë Shqipëria ty shumë shpejt. Pavarësisht se po përpiqesh ta zbrazësh me të njëjtin pasion si Neroni për Romën, për vendin tënd.

Ti që e do kaq shumë Shqipërinë, o patriot i madh, ku i ke 10 për qind të qytetarëve të tu sot?! i ke çuar ti azilantë apo i kemi çuar ne, Partia Demokratike? Apo janë në tregun e punës siç thua zotrote?! Në treg të punës janë bullgarët, janë rumunët, janë polakët. Këta janë anëtarë të Bashkimit Europian.

Tanët ikin nga sytë këmbët, shumica prej tyre në kushte të mjerueshme. Por ti s’i sheh ato se ti udhëton në të tjera forma dhe mënyra. Nuk i sheh kur rrasen si sardele nëpër bagazhe për të kaluar në tokën e premtuar, ikin nga sytë-këmbët nga Shqipëria që ke ndërtuar ti, Shqipëria me krimin.

Kjo nuk është lojë, s’do rrimë të bëjmë lojë këtu. Ti ke ardhur këtu me votat e krimit! Kjo është maxhorancë fiktive! Ky është një parlament ilegjitim!

Ke vetëm një shans: të bësh atë që premtove në 18 majin e famshëm dhe nuk e bëre! Ti rikthesh sendin e vjedhur shqiptarëve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme!

Prandaj urgjenca është reforma zgjedhore. Jo për pakte e stërpakte që i hodhe në erë sepse bëre krejtësisht të kundërtën e asaj. Por për të kthyer një herë e mirë qeverinë e qytetarëve, që të japin llogari para qytetarëve. Se sa kohë ti të kesh krimin që t’i mbush kutitë me vota, me blerje, me shantazhe, me dhunë, nuk do të ketë qeveri të qytetarëve.

Prandaj bëhu gati, se siç tu rrëzua karrigia sot, shumë shpejt do të rrëzohen këmbët e karriges së pushtetit tënd që janë krimi i organizuar dhe trafiku i drogës. ​

Read More