Blog

26 Kor
0

Prononcimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhjes së parë të Grupit Parlamentar

Ishte mbledhja e parë e Grupit të ri Parlamentar të opozitës, të Partisë Demokratike. Ishte një takim i parë midis të gjithë deputetëve të këtij Grupi Parlamentar ku ka një ndërthyrje midis përvojës dhe prurjeve të reja.

Mesazhi i parë dhe kryesor është që Partia Demokratike bëhet gati për një opozitë të fortë të pakompromis dhe ballore me Edi Ramën dhe qeverinë e tij me të cilën nuk na bashkon asgjë, as vizioni, as qëllimet dhe as vlerat tona.

Ne na bashkojnë këto vlera, këto qëllime dhe ky vizion me shumicën dërmuese të shqiptarëve në emër të të cilëve do të bëjmë një opozitë të fortë që nis nga kontakti i drejtpërdrejtë me njerëzit, që është edhe porosia ime kryesore për deputetët, i vazhdueshëm me ta. Vazhdon me denoncimin që është një detyrë akoma më e rëndësishme në kushtet kur pavarësisht prej punës tuaj si gazetarë, kapja e mediave e bën denoncimin e problemeve më të vështirë. Përmenda një fakt; sipas të dhënave zyrtare në Qershor dhe në Korrik, 20 mijë shqiptarë janë larguar për të kërkuar azil në vendet e Europës Perëndimore. Kjo tregon edhe njëherë atë që kemi thënë prej fillimit se me Edi Ramën dhe qeverinë e tij nuk ka dhe nuk mund të ketë as shpresë as dritë në fund të tunelit.

Opozita jonë do të jetë një opozitë e cila buron nga hallet dhe problemet e njerëzve që denoncon paudhësitë, zullumet e qeverisjes së lidhur me krimin, me bandat, me drogën, me korrupsionin por që po kështu propozon në emër të qytetarëve zgjidhjet për të cilat jam i sigurtë që do të marrin jetë vetëm përmes mbështetjes në vlerat e vërteta, me opozitën e vërtetë, siç ka qënë dhe siç është Partia Demokratike, në të cilën mirëpresim këdo që është gati të bëjë opozitë por jo pazar-opozitë…

Pyetje: Përfshirë edhe LSI-në?

Basha: Këdo që është gati të bëjë opozitë por jo pazar-opozitë. Opozita është e plotë. Nuk është më kohë të pjeshme, është e pandarë ndaj pushtetit, nuk është diku opozitë dhe diku pazar. Ndaj ftesa është për këdo që është gati të bëjë opozitën për të cilën ka kaq shumë nevojë ky vend. Opozitën dhe alternativën, Partia Demokratike i ka sot misionin e saj kryesor.

Pyetje: Kur do ti tërhiqni ministrat?

Basha: Ministrat po përfundojnë raportin dhe menjëherë pas kësaj më kanë informuar se kanë bërë gati doreheqjen e tyre.

Pyetje: Z Basha po për reformën zgjedhje a vazhdon marrëveshja?

Basha: Natyrisht që ne do të bëjmë çdo përpjekje që Shqipëria të ketë një sistem të drejtë zgjedhor e përfaqësues për qytetarët dhe të padhunueshëm nga bandat, nga milionat e drogës dhe përqindjet e tenderave dhe koncensioneve korruptive siç ndodhi edhe njëherë në zgjedhjet e 25 Qershorit ku pamë Dibrën e 2016 në nivel makro.

Beteja për zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të jetë një ndër beteja kryesore së bashku me betejën për një ndarje të drejtë territoriale që i përgjigjet interesave të qytetarëve dhe jo të politkës grabitqare dhe me reformat e tjera të rëndësishme për vendin.

Një gjë është e sigurtë, opozita jonë do të jetë opozitë institucionale parlamentare por do të jetë po kështu opozitë aktive qytetare, e cila do të shtrihet në cdo hapësirë për të luftuar për të drejtat e qytetarëve.

Pyetje: Po një analizë për zgjedhjet kur do ta bëni, zoti Basha

Basha: Analiza, ç’është e vërteta bëhet në dy nivele, jo në nivelin sovjetik, në nivelin e analizimit të fakteve: cfarë ka ndodhur kuti votimi për kuti votimi, cfarë përfaqëson kjo për qytetarët që banojnë në atë zonë dhe cfarë përfaqëson për përgjegjësitë dhe reflektimet e strukturës.

Partia Demokratike do të dalë përmes një reflektimi të thellë, me një organizim edhe më të fortë, edhe më gjithëpërfshirës, edhe më të hapur edhe më luftarak për opozitën që ka nevojë ky vend.

Ndaj ju ftoj të gjithë së bashku ta mbajmë vëmendjen tek ajo që ka më shumë nevojë Shqipëria sot, një opozitë reale, një opozitë e fortë, një opozitë të vërtetë për hallet dhe problemet e njerëzve për të rikthyer shpresën,  e cila edhe sot e kësaj dite po ja mbath nga sytë këmbët, duke shkaktuar një eksod në vazhdim të shqiptarëve.

Read More
25 Kor
0

Deklaratë e kreut të këshilltarëve të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli

Nesër është vendosur mbledhja e Këshillit Bashkiak, ku si zakonisht u njoftua në mesnatë, një praktikë e njohur kjo, e mungesës së transparencës nga z. Veliaj dhe ashtu si në çdo rast, grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike, ka zhvilluar takimin konsultativ për qëndrimet politike dhe teknike, në raport me projekt-aktet që do të na paraqiten, ku tërheqin vëmendjen dy çështje madhore. Ajo e rritjes së tarifës së ujit të pijshëm që në gjykimin tonë njëzëri u konsiderua si një akt abuziv i pastër në vjedhje sërish të qytetarëve të Tiranës dhe nga ana tjetër një megaaferë korruptive, sikundër është kalimi i fondit prej 60 milionë eurosh për ndërtimin e shkollave me partneritet Publik-Privat.

Rritja e tarifës së ujit të pijshëm është një element që prek të gjithë qytetarët e Tiranës. Është një abuzim i pastër sepse nuk ka asnjë justifikim dhe asnjë motivim për rritjen e çmimit të ujit, ndërkohë që vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka gjetur në një gjendje të degraduar sa i takon menaxhimit të të ardhurave, në Ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.

Është një veprim i pajustifikuar që tenton vetëm të rrisë buxhetet të cilat nuk do të përdoren, jemi mëse të bindur për qëllimet që paraqiten. Ashtu sikurse u mashtruan edhe me çështjen e biletës dhe u premtua një shërbim më cilësor dhe ju jeni të gjithë dëshmitarë që nuk ka ndryshuar asgjë, e njëjta situatë dramatike, do të pasojë edhe më ujin e pijshëm, por vetëm me një ndryshim të madh, që do të kemi një tarifë me rritje me mbi 35% e çmimit të metrit kub.

U bëjmë apel të gjithë qytetarëve të Tiranës, që të bashkohen rreth një të drejtë të tyre legjitime dhe kushtetuese  për të patur ujë të pijshëm. Kjo është një betejë jo thjesht e këshilltarëve, ne jemi  këtu në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Tiranës.

U bëj apel këshilltarëve të Partisë Socialiste dhe të forcave të tjera politike që të reflektojnë në dobi dhe në interes të qytetarit dhe jo në interesa të kryemafiozit Veliaj.

 

Read More
23 Kor
0

Deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Partia Demokratike tregoi dje se është forca politike më vitale në vend, me afro 60 mijë anëtarë të cilët dolën dhe votuan duke shënuar me pjesemarrjen më të madhe deri më sot në Shqipëri, në zgjedhjet një anëtar një votë.

Kjo pjesmarrje masive në zgjedhjen e kryetarit, është dëshmia e besimit të demokratëve tek partia jonë dhe vlerat e demokracisë.

Është shenjë se ata janë të fortë, se ata janë bashkë. Por është edhe tregues se demokratët janë të vendosur të punojnë për forcimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë. Është mesazhi se e ardhmja e Partisë Demokratike është e sigurtë.

Dua të falenderoj të gjithë anëtarët dhe drejtuesit e Partisë Demokratike që morën pjesë masivisht dhe aktivisht në bashkëbisedimin dhe debatin e fushatës për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike në të 68-të degët e saj anembanë vendit.

Dua të falenderoj komisionerët, numëruesit, vëzhguesit dhe të gjithë anëtarët e familjes tonë politike që kontribuan me përkushtim dhe integritet në administrimin e procesit zgjedhor.

Dua të falenderoj Eduard Selamin që i vlerësoi demokratët dhe shkoi para tyre me një projekt, me një alternativë, dhe ju bëri atyre thirrje të marrin pjesë e ta votojnë.

Sot jam i prekur dhe thellësisht mirënjohës ndaj të gjithë ju demokratëve për besimin që më dhatë. Vota juaj më bën të ndihem thellësisht i përunjur. Sepse unë i njoh shqetësimet tuaja për gjendjen ku jemi, i di brengat tuaja, i di vërejtjet dhe pritshmëritë tuaja ndaj meje, sikurse i njoh shpresat dhe dëshirat tuaja.

Ndaj dua t’ju them se vota juaj është për mua një borxh i madh, një detyrim shpirti ndaj çdo demokrati, borxh që do j’ua kthej duke punuar çdo çast, me përkushtim dhe vendosmëri, me ndershmëri dhe dinjitet, borxh që mund të shlyhet vetëm duke e kthyer Partinë Demokratike në drejtim të fateve të vendit.

Vota e 60 mijë demokratëve konfirmoi dje se kauza jonë e zgjedhjeve të lira, e çlirimit të vendit nga korrupsioni e droga, e kthimit të politikës tek qytetari, është kauza e drejtë e kohës, është kauza me më shumë mbështetës të lirë e të vendosur sot, dhe një kauze që do të shkojë përpara pa u ndalur.

Gara dhe mënyra qytetare dhe europiane e votimit për kryetarin e Partisë Demokratike treguan para të gjithëve se Partia Demokratike është parti e madhe, parti perëndimore, parti europiane.

Ne demokratët vërtet humbëm zgjedhjet por nuk humbëm besimin tek partia jonë dhe tek vetja. Ne nuk kemi humbur vlerat, nuk kemi humbur dinjitetin, nuk kemi humbur forcën dhe kurajon, nuk kemi humbur qytetarinë, nuk kemi humbur shpirtin tonë  europian.

Me vlerat tona, me vendosmërinë dhe punën tonë, ne do të rifitojmë besimin e shqiptarëve dhe do të japim kontributin tonë të pazëvendësueshëm për të ardhmen e Shqipërisë.

Misioni ynë është mision kombëtar, dhe Partia Demokratike është garancia për përparimin e Shqipërisë, është forca që do ta çojë përpara vendin.

Që të përmbushim aspirat dhe pritshmëritë që ne kemi për veten, dhe që gjithë shqiptarët kanë ndaj nesh, ne duhet të shohim përpara, duke u përmirësuar, duke u demokratizuar, duke u modernizuar.

Sot dua të garantoj të gjithë se:

Partia Demokratike do të jetë më demokratike, duke i dhënë pushtet anëtarëve të saj dhe duke e kaluar vendim-marrjen për çështjet kryesore tek anëtarët.

Dua të siguroj të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike se vendimmarrja do të jetë në duart tuaja se ju do të shpreheni, ju do të vendosni siç bëtë dje, çdo ditë në vijim, se kush do jenë përfaqësuesit tuaj, të zgjedhurit tuaj.

Ju garantoj se asnjë prej jush nuk do të nëpërkëmbet, por do të pyetet e do të shprehet, dhe çdokush që do marrë pushtet nga demokratët do ta dijë mirë këtë, e nuk do ta harrojë për asnjë çast.

Por po ashtu, akti i djeshëm, nuk është aspak një derë e mbyllur.

Përkundrazi tregon se çdokush që vendos Partinë Demokratike të parën, që zgjedh kauzën e drejtë të zgjedhjeve të lira e të ndershme, që zgjedh qytetarin e jo rehatinë personale, që vendos të luftojë drogën, krimin e korrupsionin, është i mirëpritur, është pjesë e jona, dhe jemi të gezuar ta kemi mes nesh edhe nëse për një moment ka humbur rrugën.

Vota dhe bashkimi i djeshëm është edhe një detyrë dhe kontratë e re, jo vetëm për demokratët, por për vendin, që na angazhon, e më angazhon mua shumëfish, me pergjegjësinë për ta bërë Shqipërinë një vend të mirë për të jetuar.

Një vend të sigurtë, të lirë, një vend ku sundon ligji, ku vendos qytetari, ku qeveria nuk shkel me këmbë por shërben, ku paratë dhe instrumentat e shtetit janë për njerëzit, e jo njerëzit instrumenta të pushtetarëve.

Për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, siç kumton thirrja që lindi Partinë Demokratike.

Ky projekt u konfirmua dje dhe do të vazhdojë me çdo kusht.

Zoti e bekoftë Partinë Demokratike!

Zoti i bekoftë  demokratët!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

Read More
23 Kor
0

Deklarata e kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami

Dje ne kishim zgjedhjet. Zgjedhje shumë të rëndësishme në historinë e  Partisë Demokratike të cilat unë mendoj se, pavarësisht nga rezultati, sikurse kam thënë përherë, do të jem dhe jam një hap përpara  në forcimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike .

Më lejoni të falenderoj të gjithë ata që na votuan, të gjithë votuesit e PD, të gjithë ata që u morën me përgatitjet e këtyre zgjedhjeve, të gjithë ata që votuan vizionin tonë, i cili mendoj se ishte vizioni më i mirë për ta ringritur PD, për ta bërë dhe një herë shpresë për demokratët, për të djathtët dhe për Shqipërinë.

Gjithsesi kjo është; demokracia. Ka një votim, ky votim është bërë  dhe unë e respektoj këtë votim. E kam telefonuar zotin Basha sot dhe e kam uruar për fitoren dhe i bëj thirje të gjithë demokratëve të gjithë atyre që kanë votuar për mua dhe atyre që s’kanë votuar për mua dhe atyre që kanë bojkotuar, hajde të bashkohemi, ti japim Shqipërisë një opozitë të fortrë për të cilën ka shumë nevojë vendi. Dhe unë do të jap gjithë kontributin tim dhe përpjekjet e mia që, kjo të realizohet.

Pavarësisht se zgjedhjet ishin të pabararta ky ishte një hap i rëndësishëm përpara dhe sic e dini unë kam hartuar një platformë konkrete në konsultë me demokratët nga e gjithë Shqipëria që këto zgjedhje që vijnë, ti bëjmë akoma më të mira dhe kjo do të jetë fryma e bashkëpunimit.  Unë mendoj se PD ka dalë  më e fortë nga kjo garë dhe unë do të vazhdoj kontributin tim si anëtar i PD që partia Demokratike të kthehet dhe një herë shpresë për të gjithë shqiptarët

Pyetje: Cili do të jetë roli konkret i juaji në forcimin e PD, pasi ju po flisni për një platformë tuajën ? 

Platforma ime është shpalosur. Tashmë unë jam një demokrat krenar si gjithmonë, anëtar i seksionit të njësisë dy, dega Tiranë.

 

Read More
22 Kor
0

Prononcimi për mediat i z.Basha, sot pas votimit për kryetarin e PDSH-së

Dua të falënderoj të gjithë demokratët që janë bërë pjesë për herë të dytë e procesit një anëtar-një votë, për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.

 

Shpreh mirënjohjen time më të thellë për turin e bashkëbisedimit që më ofruan mua dhe kandidatit tjetër, z.Selami gjatë një fushate intensive anembanë vendit, në çdo degë të Partisë Demokratike.

 

Dua të shpreh mirënjohjen komisionerëve dhe gjithë infrastrukturës zgjedhore të Partisë Demokratike për punën e shkëlqyeshme që kanë bërë.

Procesi po ecën në mënyrë të qetë, të civilizuar dhe demokratike.

 

Jam i bindur se Partia Demokratike dhe demokratët dalin nga ky proces më të fortë, më të bashkuar dhe gati për t’u kthyer në forcën e vetme që përfaqëson të ardhmen e shpresën e çdo shqiptari të ndershëm në këtë vend.

 

Read More
22 Kor
0

Prononcim për mediat i z.Selami, pas votimit sot për kryetarin e PDSH

Ka filluar një proces i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Partinë Demokratike, por edhe për Shqipërinë, për opozitën në përgjithësi dhe mbi të gjitha për të ardhmen tonë. Ky proces i sotëm ka filluar në mënyrë të qetë, në mënyrë të rregullt dhe siç e kam thënë edhe përpara, pavarësisht nga pabarazia që ka patur kjo garë, unë mendoj që demokratët do të dinë që me votën e tyre të fshehtë, të zgjedhin jo thjesht kryetarin, por të zgjedhin modelin më të mire, i cili do t’i kthejë besimin dhe shpresën, jo vetëm demokratëve por edhe shqiptarëve.

Dhe jam i bindur  që votimi i sotëm do ta bëjë më të bashkuar dhe do ta ringrejë Partinë Demokratike edhe një here, me shpresë për të ardhmen dhe Shqipërinë.

Pyetje: A mundet një garë e pabarabartë të nxjerrë një rezultat të drejtë?

Unë mendoj që gara e pabarabartë nuk mund të nxjerrë një rezultat klinikisht të drejtë. Por ato cka humbas në procedura, unë  e fitoj në avantazhin që ka modeli im.

Pyetje: Si po shkon procesi nga ana organizative?

Nga ana organizative sot nuk kam ndonjë shqetësim, me të cilin lidhet ndonjë lloj deformimi i rezultatit. Thjesht, janë gjëra teknike që deri tani po shkojnë mirë. Unë do ju mbaj në kontakt dhe për cdo problem, do të komunikojmë. Qëllimi ynë është që kjo garë, e cila në vetvete sic kam thënë nuk është një garë e lehtë, garat brenda partive politike janë të vështira dhe në vende me demokraci shumë të zhvilluar, megjithatë unë do të bëj përpjekje maksimale dhe mendoj edhe të gjithë demokratët, që PD të dalë sa më e fortë nga ky process.

Pyetje: A mendoni se do të ketë pjesëmarrje meqënëse ka një grup që ka bërë thirrje për bojkot të votimit?

Besoj se pjesëmarja është e lartë nga kontaktet dhe informacionet që unë kam . Unë mendoj që bojkoti nuk është ide e mirë dhe kam qenë gjithmonë kundër bojkotit, nuk e kam pranuar. Them se bojkoti është një gjë që i përket të kaluarës. Jam i zhgënjyer nga kolegët e partisë, njerëz me kontribute, të cilët ofrojnë bojkotin. Demokracia është rreth alternativave, rreth konkurimit, demokracia është rreth votimit dhe bojkoti është i së kaluarës. Unë shpreh zhgënjimin tim, por kam mendimin dhe besimin që shumë demokratë ndajnë të njëjtin qëndrim.

Read More
21 Kor
0

Komisioni Elektoral në PD: Gjithçka gati për votimin nesër

Komisioni i Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike njofton se ka përfunduar procesi i shpërndarjes dhe​ marrjes në dorëzim të materialeve zgjedhore në 73 komisionet e ngritura në gjithë vendin, për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Materialet zgjedhore janë marrë në dorëzim nga përfaqesuesit e kandidatëve dhe drejtuesve të komisioneve. Gjithçka është gati për procesin e votimit që nis nesër në orën 8 dhe mbyllet në orën 19.00.​

Read More
20 Kor
0

Pabarazia e garës, Selami: Deformime si këto, prodhojnë rezultat jo të drejtë

Një vonesë prej më shumë se 1 orë ka pasur dje takimi i kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike Eduard Selami në njësinë 5 të drejtuar nga Cim Babasi, i cili pavarësisht përgjegjësisë partiake për të qendruar neutral të paktën publikisht nuk nguroi ta quante Bashën Kryetar.

“Vonesa ime lidhet me faktin që përcolla kryetarin”, tha Babasi

Filmimet e realizuara nga selia e PD nuk mundësojnë pamjet e plota të debatit, dhe kandidati për kreun e PD Eduard Selami mbetet i bindur në vullnetin e tij për forcimin e partisë sic dhe paralajmëron se Basha kërkon vetëm të mbajë karrigen e Kryetarit pas humbjeve dërrmuese.

“Kjo garë është e pa barabartë dhe s’mund të prodhojë një rezultat të drejtë”, tha Selami.

Pavarësisht vështirësive, u shpreh Selami procesin e kanë në dorë demokratët që në 22 Korrik do të votojnë dhe garantojnë votën e tyre, në emër të demokratizimit të PD dhe ringritjes së saj. Së bashku do të jemi një parti e madhe shprese, pohoi Selami që këmbëngul në bërjen e një analize të thellë.

“Hajde të bëjmë një analizë serioze. Ca i trembesh?! Më dil këtu përball, leri kamerat , ku i ke kamerat pse ke frikë?! Hajde të diskutojmë, unë mbaj përgjegjësi për gjërat e mia ti  për të tuat. Ca është kjo, me pritat e kohës së vjetër”, tha Selami.

PD me mua Kryetar, vazhdoi Eduard Selami nuk do të jetë më  pronë private pa konkurrencë vlerash, dhe me konkurrencë servilizmi

“Edhe këta fanatikët e statutit që shikoni tani, asnjë nuk hodhi firmën.U larguan sikur të kishte murtajë. Anëtari i Këshillit Kombëtarë që nuk hedh firmën, kur shkelet statuti dhe ka frikë. E kuptoni ku jemi katandisur? Këto jane fakte dhe realitet”, tha Selami.

Selami përsëriti optimzmin për rkthimin e PD në pushtet me fitoren e tij si Kryetar

“Bashkë vijmë në pushtet, bashkë fitojmë shumë shpejt, duke ngritur problemet duke qëndruar pranë qytetarëve. Kjo është formula!Ditët më të mira tonat i kemi përpara. Së bashku do të bëjmë jo vetëm që PD të vijë në pushtet, me vlerat tona, me kartën morale, me mbështetjen mbarë popullore por edhe Shqipërinë do ta kthejmë në histori suksesi”, tha Selami.

    

Read More
20 Kor
0

Demokratët kanë vlerat dhe moralin, shumë shpejt fuqia numerike e politike e shqiptarëve

Lulzim Basha bashkëbisedoi me demokratët e Tiranës në njësinë 5, 10, 11, me demokratët e Cërrikut e Peqinit dhe të Kamzës mbi sfidën e demokratëve për tu kthyer në fuqi numerike dhe politike të shqiptarëve. Basha tha se procesi i 25 Qershorit legjitimoi kauzat e demokratëve të luftës kundër drogës dhe dekriminalizimit.

“Katër vjet betejë me një kundërshtar të bërë njësh me krimin dhe krimin e bërë njësh me pushtetin, që nisi me luftën tonë për dekriminalizimin. Dhe ishin kriminelët në institucione që bashkë me Edi Ramën zhvilluan projektin politik të mbulimit të Shqipërisë me drogë. Politik sepse synonte të mbulonte dështimin e tij me ekonominë. Politik, sepse kishte vetëm një qëllim, të kapte proceset zgjedhore.

Por as procesi që i parapriu por as vetë 25 qershori nuk ishin përplasje  vizionesh dhe idesh. Njësoj si në ’91 vendimi nuk do të diktohej nga shpresa për të nesërmen por nga frika, nga dëshpërimi, nga varfëria e thelluar që u ble me paratë e drogës.”, tha Basha.

Ai tha se demokratët kanë moralin dhe vlerat për të kthyer shpresën tek shqiptarët.

“Të vetmit që u futën në betejë me moral, me shpresë, me vizion për të nesërmen dhe dolën me moral të pacenuar jemi ne demokratët.

Jemi ne që refuzuam të vendosim interesin e karriges dhe pushtetit tonë  mbi interesin e qytetarëve. Dhe prandaj refuzuam dorën e shtrirë të krimit për bashkëpunim, këtu në Tiranë dhe në Durrës, Peqin dhe në Vlorë, Shkodër. Kthimi i kësaj force morale me të cilën hymë në betejë dhe dolëm nga beteja në një fuqi numerike dhe politike është tani sfida jonë

Askush nuk e ka moralin përveç demokratëve, ne jemi të vetmit që kemi lindur për vlera, luftojmë për vlera, qëndrojmë për vlera dhe iu ofrojmë vlera shqiptarëve; vlerën e lirisë, vlerën e demokracisë, vlerën e ekonomisë së lirë, besimit në Zot, shprehjes së lirë, lirisë së shprehjes, lirisë së fjalës”, tha Basha.

Anëtarët e Partisë Demokratike do të jenë vendimarrësit në vendosjen e përfaqësuesve të tyre ndërsa çdo kontribut do të vlerësohet.

“Për mua ky mekanizëm kalon përmes parimeve të çadrës së lirisë, të Republikës së Re ku iu thamë shqiptarëve që mbi të gjitha Republika e Re është një raport i ri midis shtetit dhe qytetarit, se që këtej e tutje jo thjesht rekomandimet, por përcaktimet e përfaqësuesve për deputetë, për bashki dhe për këshilltarë bashkiakë, dhe çdo zyrë të zgjedhur publike apo brenda Partisë Demokratike duhet të vijnë me një anëtar-një votë nga anëtarët e PD. Dhe se ky proces nënkupton në radhë të parë anëtarësinë reale dhe jo fiktive, aktive dhe jo pasive të Partisë Demokratike, si trupën vendimmarrëse. Kjo pra është sfida e brendshme, bashkimi i të gjithë demokratëve në bazë të kontributeve të çdo demokrati, vlerësimi i këtyre kontributeve nga anëtarësia e Partisë Demokratike”, tha Basha.

 

Read More
19 Kor
0

Basha-Selami, para demokratëve të njësisë 1 dhe 3 në Tiranë

Lulzim Basha dhe Eduard Selami ishin dje njëkohësisht para demokratëve të njësisë 1 dhe 3 në Tiranë, ku paraqitën analizën e tyre për cfarë ka ndodhur, dhe projektet për të ardhmen. Basha u ndal në deformimin brutal të vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 25 qershorit, përmes blerjes masive të votës dhe presionit shtetëror. Basha theksoi se nga kjo, PD ka dalë më e fortë moralisht, një aset që me punë dhe bashkim do të kthehet në vlerë numerike dhe politike të padiskutueshme. Selami vuri në dukje nevojën për të bërë analizën e brendshme të shkaqeve të humbjes. Selami pohoi se është koha që cdokush në PD të ndihet i vlerësuar e të ketë mundësi të ecë përpara.​
 
“Ju garantoj se sëbashku vijmë në pushtet shumë shpejt, aq i sigurtë jam për këtë sa kam prezantuar një nen në statut, kur kryetari humbet zgjedhjet e përgjithshme, të largohet.
Duhet të hartojmë një strategji të gjërë, serioze me debat të brendshëm, me debat me botën akademike  me debat me shtresat e ndryshme. Presioni që është bërë në këto zgjedhje, dukej i butë në fillim kjo dhe për shkak të hutimit tonë, por  ishte i forte gati i krahasueshëm me vitet 91. Nuk ka vend për të humbur besimin, për të humbur shpresën por ka vend për një analizë serioze dhe kjo garë kësaj do t’i shërbejë. Do të doja që kjo analizë të niste ndryshe. Po ta kishim parë seriozisht humbjen e vitit 2013, zgjedhejt e 2015 do të ishin ndryshe. Po të kishim parë dhe analizuar seriozisht shkaqet e humbjes së zgjedhjeve të 2015, mund ta evitonim 2017. Por nëse e humbasim sërish dhe një rast të tillë dhe e shikojmë shkakun nga dritarja tek kundërshtari, kam frikë se gjërat mund të mos përmirësohen, prandaj hajde të shikojmë ku kemi gabuar.
Ta kthejmë forcën tonë politike ku gjithkush ndjehet i vlerësuar, dhe të ketë mundësi që në bazë të aftësive dhe kontributeve të përparoje. Fatkeqësisht nuk e bëri, PD sot është më pak demokratike se kur e mori Basha”, tha Selami.
 
“Kemi katër vite që përballemi jo me një kundërshtar politik por me një regjim kriminal, i cili hap pas hapi ka tjetërsuar çdo normë bazë të demokracisë, edhe për standardet ballkanike, e jo më për standardet europiane.
Nga mesi i Tiranës, tek fshatrat më të largët, mekanizmi ishte vënë në lëvizje për të tjetërsuar votën e shqiptarëve, qindra milionë euro ishin hedhur tashmë. Këtu në Tiranë siç po evidentohet hap pas hapi, objektivi ka qenë  jo thjesht dhe vetëm pagesat për votuesit e tyre që s’i kanë kënaqur dot gjatë katër viteve në pushtet, për votuesit e pavendosur që i kanë detyruar me njëqind marifete, por objektivi ishte po kështu të mbanin në shtëpi numrin më të madh të mundshëm të votuesve opozitarë, me normë minimalisht 5, duke synuar 15 familje opozitare për çdo qendër votimi. Shuma 200 mijë lekë për familjar. Partia Demokratike, është e vetmja forcë politike që i trajtoi shqiptarët me respekt dhe me dhembshuri duke iu ofruar rrugët e daljes me një plan, të vetmin plan në këtë fushatë, siç e tha edhe Bashkimi Europian, siç e e tha PPE. E vetmja forcë politike që ofroi një program ishte Partia Demokratike.
Ne kemi dalë me të vërtetë një forcë morale e pacënuar nga zgjedhjet. Përkundrazi e kemi lartësuar edhe më shumë kuotën morale, pikërisht sepse nuk u futëm në lojën e pisët të shit-blerjes së qytetarëve , e dinjitetit të tyre. Pikërisht se nuk ia shtrimë dorën krimit, që na e shtriu për të bërë pakt për të ardhur në pushtet. Forca jonë morale mund dhe do të kthehet në forcë numerike dhe politike vetëm kur të kalojë përmes bashkimit të çdo demokrati dhe përmes bashkimit tone, të çdo qytetari që ndan vlerat tona dhe shpresat tona dhe ka shpresë se e nesërmja do të jetë më e mirë.
Ne do të vlerësojmë kontributin e cdo demokrati, sepse që këtej e tutje, ky nuk do të jetë thjesht një rekomandim por një vendimmarrje me një anëtar një votë e anëtarësisë së Partisë Demokratike, për deputetët dhe për gjithë funksionet e tjera të zgjedhura”, tha Lulzim Basha.
 
 

Read More