Blog

26 Maj
0

“Një i papërgjegjshëm që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm nëpër botë”, Basha: Rama fajëson gjithkënd për dështimet e fajet e tij. Vota e diasporës detyrim kushtetues

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama në Itali. Sipas Bashës ai fajësoi këdo për dështimin e tij dhe shpopullimin e vendit, duke u shfaqur si “një i papërgjegjshëm që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm nëpër botë”.

 

Bashkëngjitur postimi i kreut të PD:

 

Vetëm pellazgët dhe ilirët mbetën pa u fajësuar për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës, për dështimet, për premtimet e pambajtura, për shpopullimin dhe mohimin e të drejtave të atyre që shpërnguli përgjatë qeverisjes së tij nga vendlindja.

Një i papërgjegjshëm që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm nëpër botë, për të mbuluar njollat e turpit të pushtetit të tij të korruptuar në çdo qelizë dhe për të fshehur dështimet e qeverisjes së tij, nuk bën gjë tjetër vetëm se shton agoninë e një sistemi të vdekur.

Koha që cirku dhe ahengu të marrë fund dhe të rikthehemi te propozimet politike. Vota e diasporës, detyrë kushtetuese dhe borxh ndaj bashkatdhetarëve tanë.
Propozimet e PD-së i japin zgjidhje aspiratës së emigrantëve për të vendosur për Shqipërinë e përbashkët.

Read More
25 Maj
0

Denoncimi i PD, Dimal: 350 familje të fshatrave Allambrezë dhe Çetë vuajnë për rrugë

Dega e PD, Dimal, denoncon mungesën e rrugës në fshatrat Allambrez dhe Çetë. Në këto fshatra jetojnë më shumë se 350 familje dhe detyrohen të kalojnë në një segment totalisht të amortizuar.

Në shqetësimin e ngritur nga PD, Dimal thuhet se “ndonëse kryetarja e bashkisë Juliana Memaj e ka premtuar disa herë këtë investim të rëndësishëm për këto fshatra, sërish ajo ka ardhur, ka marrë votat dhe ka gënjyer si përherë”.

 

Denoncimi i degës së PD, Dimal:

 

Prej vitesh më shumë se 350 familje të fshatrave Allambrezë dhe Çetë në bashkinë Dimal vuajnë për mungesën e një rruge, duke bërë që sot ajo të jetë e pakalueshme për mjetet.

Ndonëse kryetarja e bashkisë Juliana Memaj e ka premtuar disa herë këtë investim të rëndësishëm për këto fshatra, sërish ajo ka ardhur, ka marrë votat dhe ka gënjyer si përherë.

Kjo është filozofia e një pushteti që nuk kujdeset për njerëzit, por e ka mendjen vetëm te klientët e tij ekonomik, me të cilët ndaj paratë publike për të marrë pjesën dhe për të lënë në mjerim qytetarët.

Allambreza dhe Çeta jetojnë si në Mesjetë.

Të vetmet investime infrastrukturore të bërë në këtë zonë janë ato të kohës së Partisë Demokratike.

Pas saj, asnjë investim nuk është bërë.

Madje, në Allambrezë dhe në Çetë as me çakull nuk e kanë shtruar.

Kjo tregon papërgjeshmërinë e pushtetit lokal.

Kjo situatë duhet të marrë fund.

Partia Demokratike e Shqipërisë me programin e saj për zhvillimin e zonave rurale, do ta kthejë vëmendjen nga fshati, bujqësia dhe blegtoria, sepse një zhvillim i sigurt ekonomik, garanton një zhvillim rural të qëndrueshëm.

Dhe PD e ka treguar që infrastruktura dhe rrugët që lidhin fshatrat me qendrat e qytetit është një domosdoshmëri për t’i shërbyer ekonomisë.

Do ta bëjmë sërish, jo vetëm për Allambrezin dhe Çetën, por për të gjithë fshatrat e Dimalit.

Read More
25 Maj
0

Programi për artin, kulturën dhe sportin/ Basha: Mbështetje të plotë në infrastrukturë, në trajtim dhe mbështetje financiare

Kryetari i PD, Lulzim Basha, vijon diskutimet me grupet e punës për detajet e programit që do të prezantohet në datën 1 qershor. Ditën e sotme Basha ka diskutuar për artin, kulturën dhe sportin, të cilët do jenë pjesë e rëndësishme në ofertën e PD.

Sipas tij, mbështetja e plotë dhe e gjithanshme, si në infrastrukturë, në trajtim, mbështetje financiare dhe në edukimin që në fëmijëri me art, kulturë dhe sport, do jenë vetëm disa nga pikat e tij.

 

POSTIMI I PLOTË:

Një pjesë shumë të rëndësishme në programin tonë zë arti, kultura dhe sporti.

Kur kujdesemi për kulturën tonë, kujdesemi për të ardhmen tonë. Sepse një komb pa kulturë dhe pa art, është një komb pa të ardhme.

Me grupin e punës ne diskutuam për programin tonë, për të garantuar një mbështetje të plotë dhe të gjithanshme, si në infrastrukturë, në trajtim, mbështetje financiare dhe në edukimin që në fëmijëri me art, kulturë dhe sport.

Shqipëria është e bekuar me njerëzit e saj të talentuar në art, kulturë e sport, por fatkeqësisht në Shqipëri kanë pak mundësi, prandaj shkëlqejnë kur janë në vende të tjera. Por ne do t’u japim mundësi të gjithë artistëve tanë të shkojnë me talentin e tyre në skena dhe ambjente të ndërtuara e rikonstruktuara dhe të kenë trajtim dinjitoz financiar.

Ne kemi një qeveri që është më e interesuar për kulla se sa për kinema, teatër, apo ambjente sportive. Kjo u pa edhe me fadromat që në mënyrë kriminale shkatërruan Teatrin Kombëtar.

Vëmendja jonë do të jetë gjerësisht tek edukimi që në fëmijëri me artin, kulturën dhe sportin.

Prindërit shqiptarë bëjnë gjithçka për fëmijët e tyre. Unë njoh shumë prej tyre që çojnë fëmijët në ato pak kurse private që janë hapur, vetëm e vetëm për t’i edukuar fëmijët me art e kulturë dhe për t’i përfshirë në aktivitete sportive, sikundër ka dhe shumë prej tyre që e kanë të pamundur për shkak të kostove të larta. Prandaj, në programin tonë këtë mundësi do ta ofrojë qeveria.

Sporti, përveç fizikut, të mban larg veseve të ndryshme, si alkooli, duhani etj, por dhe na jep mundësinë të zbulojmë dhe mbështesim talentet e reja në moshë të hershme në të gjitha disiplinat sportive.

Read More
25 Maj
0

“Ndihma ekonomike më pak se minimumi jetik”, Mirela Karabina: Një në tre shqiptar jetoi në kushte të vështira

Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat, u shpreh se sipas raportit të Avokatit të Popullit, një në tre shqiptar jetoi në kushte të vështira vitin që shkoi, ndërsa ndihma ekonomike është më pak se 1/10 e nevojës së minimumit jetik. Karabina tha se ky është rezultat i një qeverisjeje të korruptuar, e cila përpara qytetarëve të zakonshëm, ka zgjedhur oligarkët.

DEKLARATA E ZËDHËNËSES SË PD, MIRELA KARABINA

Sipas raportit të Avokatit të Popullit, një në tre shqiptar jetoi në kushte të vështira vitin që shkoi, ndërsa ndihma ekonomike është më pak se 1/10 e nevojës së minimumit jetik.

Ky është rezultat i një qeverisjeje të korruptuar, e cila përpara qytetarëve të zakonshëm, ka zgjedhur oligarkët; përpara halleve të njerëzve, ka preferuar komoditetin e saj; përpara rritjes së ndihmës ekonomike, ka vijuar me koncensione korruptive miliona euro, që do të mjaftonin për të rritur rrogat dhe pensionet dhe për t’u ardhur në ndihmë familjeve të varfëra.

Edi Rama dhe qeveria e tij dështuan të luftojnë varfërinë jo sepse nuk patën mundësi, por sepse nuk deshën.

Kjo është filozofia e një qeverisjeje të majtë, e cila i do aq shumë të varfërit saqë, sa herë që vjen në pushtet, e shton edhe më shumë numrin e tyre.

Partia Demokratike e Shqipërisë me programin e saj të djathtë jo vetëm që do të rrisë rrogat dhe pensionet, do të reduktojë barrën fiskale për bizneset, do të stimulojë hapjen e vendeve të reja të punës, duke krijuar klimë të favorshëm për biznesin e huaj dhe atë vendas, do të shumëfishojë ndihmën ekonomike për shtresat në nevojë, por, mbi të gjitha, do të bëjë gjithçka për të luftuar dhe parandaluar korrupsionin, si një gangrenë vdekjeprurëse për ekonominë dhe për lulëzimin e saj.

Me programin dhe ekipin e saj, Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur për ta shndërruar Shqipërinë nga një vend i pajetueshëm në një vend normal, nga një vend me korrupsion të lartë në një vend ku qeveria bën gjithçka për ta luftuar atë, nga një vend me të gjithë treguesit negativ në një vend të begatë, sepse ne besojmë fort që ky vend mund dhe duhet të bëhet për të mirën e të gjithë shqiptarëve, pa dallim.

Read More
25 Maj
0

Programi i PD, Basha me ekspertët: Turizmi projekt madhor kombëtar në qeverisjen e PD

Në takimin e rradhës me grupet e punës dhe ekspertët është diskutuar programi i PD për turizmin. Detaje nga projekti ka dhënë vetë kryetari demokrat Lulzim Basha për es një postimi, ku shprehet se Partia Demokratike në programin e saj qeverisës e trajton turizmin si një projekt madhor kombëtar.

POSTIMI I PLOTË I KRYETARIT TË PD:

 

Partia Demokratike në programin e saj qeverisës e trajton turizmin si një projekt madhor kombëtar.

Çdo projekt i lidhur me turizmin, çdo investim i lidhur me të, do të marrë përparësi pasi vetëm në këtë mënyrë ne i japim zhvillimin e duhur turizmit. Me grupin e punës për programin në fushën e turizmit, mbrojtjes së ambjentit dhe planifikimit urban diskutuam në detaje për sfidat, ndërsa synojmë të rrisim të ardhurat dhe të hapim mijëra vende të reja pune.

Shqipëria është e bekuar me det, male, zona historike e kulturore dhe kërkon një qeveri të përkushtuar me plane konkrete zhvillimi që i shërbejnë çdo shqiptari dhe jo një grushti njerëzish të lidhur me qeveritarët.

Read More
24 Maj
0

Programi i PD/ Basha: Me grupin e punës diskutuam për të përndjekurit dhe ish pronarët

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka vijuar takimet edhe ditën e sotme për programin e PD. Në një postim në Facebook, Basha ka diskutuar edhe për të përndjekurit të cilët vijojnë të përballen me ata që i persekutuan dhe i përndoqën. Kreu i PD jithashtu thotë se një shtyllë tjetër kryesore në program janë edhe ish pronarët ku zgjidhja e çështjes së pronës është angazhimi kryesor i PD.

 

Postimi i plotë:

 

Me grupin e punës për programin diskutuam për të përndjekurit dhe pronarët.
Edhe sot të përndjekurit përballen me ata që i persekutuan dhe i përndoqën. Që historia e genocidit komunist në Shqipëri të mos gjejë kurrë, jo vetëm asnjë avokat, por asnjë personazh që ka lidhje me atë regjim, duhet rishikuar legjislacioni për pastërtinë e figurës së zyrtarëve.
Harresa nuk mund të jetë rruga se si ne do të ndërtojmë një vend më të mirë aq më pak deformimi i të shkuarës, por kujtesa e asaj çfarë ka ndodhur.
Pronarët janë një tjetër shtyllë e PD, të cilëve u kemi një borxh të madh. Kanë 33 vite që zvarriten dhe janë degdisur në grupin më të diskredituar në Europë, sepse nuk gëzojnë një të drejtë themelore, siç është ajo e pronës.
Kjo qeveri pronat e pronarëve dhe ato publike i përdor për një grusht biznesmenësh, që u jep titullin Investitor Strategjik. 30 milionë euro qeveria i hoqi nga Fondi i Kompensimit të Pronarëve për çështjen “Beçhetti”.
Zgjidhja e çështjes së pronës është angazhimi ynë kryesor, dhe me programin tonë të detajuar kemi parashikuar hap pas hapi masat për t’i dhënë fund kësaj çështje që është e rëndësishme dhe për zhvillimin e vendit.

Read More
24 Maj
0

Programi i PD, Basha: Integrimi, prioritet në programin qeverisës të PD

Kryetari i PD, Lulzim Basha, trajtoi procesin e integrimit dhe planim e PD për këtë mision të Shqipërisë, gjatë takimit me grupin e punës për programin dhe ekspertë të fushës. “Integrimi europian dhe përballja me sfidat e sigurisë që përballet sot rajoni dhe Europa janë prioritet të programit qeverisës së PD.

Me grupin e ekspertëve diskutuam finalizimin e programit tonë”, shprehet Basha në Facebook

POSTIMI I PLOTË:

Integrimi europian dhe përballja me sfidat e sigurisë që përballet sot rajoni dhe Europa janë prioritet të programit qeverisës së PD.

Me grupin e ekspertëve diskutuam finalizimin e programit tonë.

Ne do të kemi një plan të qartë veprimi, koordinimi dhe bashkëpunimi për të përmbushur detyrimet që rrjedhin në rrugën drejt integrimit.

Në këto kohë sfiduese për sigurinë, vendi ka nevojë për një strategji të qartë për mbrojtjen, modernizimin e forcave të saj të armatosura dhe bashkërendim me partnerët tanë për arkitekturën tonë të sigurisë, e cila do t’i kontribojë edhe shqiptarëve e jo vetëm në rajon.

Sfidat e sigurisë në rajon duhen adresuar me prioritet përballë kërcënimeve të vazhdueshme që vijnë nga Serbia. Shfaqja e presidentit Vuçiç me simbolin famëkeq të tre gishtave, të përdorur nga ata që shkaktuan krime e genocid në Ballkan, është një sinjal i keq për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë.

Projektet e botës serbe të artikuluara nga Vuçiç dhe Dodik synojnë ndarjen e Republika Srpska, destabilizimin e Malit të Zi dhe Kosovës, skenar i cili nisi, por dështoi në veriun e Kosovës më 24 shtator 2023.

Shqipëria duhet dhe do të luajë një rol më proaktiv në rajon dhe nuk do të ngurrojë në mbështetjen e saj ndaj Kosovës.

Atë që kam kërkuar për Kosovën, një financim vjetor në ndihma ushtarake, në vlerën e 50 milionë eurove do ta kemi pjesë të programit tonë.

Duhet t’i japim fund traditës së mbështetjes folklorike për Kosovën. Por të bashkërendojmë axhendat dhe faktorët politik shqiptarë në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe në Malin e Zi, për të garantuar paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Read More
24 Maj
0

“Mbetjet janë problem në Dimal”, Dritan Sula: Pavarësisht tarifave të Bashkisë që janë rritur, shërbimet janë në kushte të këqija

Koordinarori kombëtar pranë PDSH, Dritan Sula, ngre shqetësimin e menaxhimit të mbetjeve në bashkinë Dimal. Në një postim në Facebook, Sula shprehet se edhe pse tarifat janë rritur nga ana e bashkisë, shërbimi nuk është i duhuri, duke sjell pasoja të rënda jo vetëm në ekosistem, por edhe në shëndetin e njeriut.

Ai më tej thotë se ky problem i është adresuar shumë herë kryetares së bashkisë, por që ka rënë në vesh të shurdhët.

 

POSTIMI I PLOTË

Menaxhimi jo i duhur i mbetjeve eshte nje problematik qe haset jo vetem ne fshatin Kuc, por ne te gjitha fshatrat e bashkisë Dimal.

Pavarsisht se ky problem i eshte adresuar shume here kryetares se bashkise, ky shqetesim ka rene ne vesh te shurdhet.

Shume here eshte kerkuar qe pastrimi i mbetjeve te behet me shpesh dhe te vendosen me shume kosha por asnje mase nuk eshte ndermarr .

Pavarësisht tarifave të Bashkisë që vazhdimisht janë rritur, sërish shërbimet për banorët e zonës janë në kushte të këqia.

Pamjet tregojne qarte ndotjen e shkaktuar ne mjedis.

Kjo ndotje eshte nje kamban alarmi pasi pasojat jane te renda jo vetem ne ekosistem, por edhe ne shendetin e njeriut.

Keto mbetje shkaktojne ndotje te ujera siperfaqesor dhe nentoksore,ndotje te ajrit,flores dhe faunes; te gjitha keto kane potencialin per te shkaktuar efekte te demshme shendetesore si:astma,bronkit,defekte te lindura,kancer,efekte te demshme ne melci,veshka etj.

Partia Demokratike Dimal kërkon nje zgjidhje sa me të shpejtë të ketij problemi nga autoritetet perkatese te bashkise.

Gjithashtu, siguron të gjithë banorët e Dimalit dhe të fshatrave të tij që PD do të jetë zëri i tyre për çdo shqetësim.

Read More
24 Maj
0

Programi i PD, Basha: Nga korrupsioni me koncesionet deri tek eksodi mjekëve, ja ilaçi ynë për kurimin e shëndetësisë

Kryetari i PD, gjatë takimeve për programin, me ekspertë të fushës dhe grupet e punës, ka diskutuar në mbledhjen e rradhës projektin e PD për shëndetësinë. Vetë kreu demokrat, në një postim në Facebook, ka dhënë disa detaje të këtij programi.

POSTIMI I PLOTË I KRYETARIT TË PD:

Me ekipin e shëndetësisë diskutuam për planin tonë që do t’u mundësojë qytetarëve shërbim shëndetësor me cilësi dhe shpejtësi.

Ndërkohë që miliona euro është fatura korruptive e koncesioneve në shëndetësi, sot shqiptarët shpenzojnë deri në 60% më shumë para nga xhepi për shërbimet e trajtimet mjekësore. Kjo është shifra më e lartë ndër vendet e Ballkanit, çka tregon gjendjen e vështirë në sektorin e shëndetësisë.

Po kështu, qytetarët po vuajnë pasojat e medikamenteve jo cilësore ndërsa në listën e barnave të rimbursuara janë futur ato më të lirat, që kanë më pak efekt. Një tjetër problem është mungesa e aparaturave dhe koha e gjatë që u duhet të presin pacientët për egzaminime.

Me paratë që janë abuzuar me koncensione, PPP e tendera, çdo qeveri e përgjegjëshme do të kishte ofruar një shërbim cilësor për pacientët aty ku jetojnë dhe do të kishte përmirësuar kushtet e punës dhe ato financiare të stafeve mjekësore.

Eksodi i mjekëve nuk ndalet duke i “burgosur” në Shqipëri, por duke u krijuar kushte dhe mundësi për një jetë dinjitoze, për rritje profesionale dhe kushte për të ushtruar profesionin e tyre.

Të gjitha problematikat janë adresuar në mënyrë të detajuar, duke ofruar zgjidhjet e nevojshme që kontributet për sigurimin shëndetësor që qytetarët kanë paguar, të mos shkojë dëm dhe ata të kenë shërbim shëndetësor në çdo kohë dhe barna cilësore për trajtimin e sëmundjeve të tyre.

Read More
24 Maj
0

Alfrida Marku: 208‭ ‬mln euro të planifikuara për t’u shpenzuar përgjatë vitit 2023 në 61 bashkitë e vendit, nuk janë realizuar

Sekretarja për pushtetin vendor dhe decentralizimin në PD, Alfrida Marku shprehet se 55‭%‭ ‬e‭ investimeve‭ ‬kapitale,‭ ‬me‭ ‬ vlerë‭ ‬208‭ ‬milion‭ ‬euro,‭ ‬të planifikuara për t’u zbatuar përgjatë vitit 2023 në 61 Bashkitë në vendin tonë, nuk janë realizuar, duke mbartur fondet nga njëri vit‭‭ ‬buxhetor‭ ‬në‭ ‬tjetrin.

Në një deklaratë për mediat, Marku tha se sot, që jemi në fund të muajit të pestë të vitit buxhetor, në pjesën më të madhe‭ ‬të‭ ‬bashkive‭ ‬nuk‭ ‬ka‭ ‬asnjë‭ ‬gjurmë‭ ‬të‭ ‬investimeve‭ ‬të prapambetura apo edhe investimeve të reja të parashikuara. Kjo sipas saj, ndikon në përkeqësimin e shërbimeve dhe mungesën e investimeve.

DEKLARATË E SEKRETARES PËR PUSHTETIN VENDOR DHE DECENTRALIZIMIN NË PD, ALFRIDA MARKU

Qytetarët shqiptarë, paguajnë çdo vit më shumë taksa e tarifa vendore, për t’u përballur çdo ditë me mungesën e shërbimeve dhe investimeve. Ky është modeli i qeverisjes në Bashkitë në vendin tonë, për shkak të keqmenaxhimit dhe abuzimeve, që ka 
në fokus llogaritë politike dhe jo interesin publik.
55‭%‭ ‬ e‭ ‬ investimeve‭ ‬ kapitale,‭ ‬me‭ ‬ ‭ ‬vlerë‭ ‬208‭ ‬milion‭ ‬euro,‭ ‬të planifikuara për tu zbatuar përgjatë vitit 2023 në 61 Bashkitë në vendin tonë, nuk janë realizuar, duke mbartur fondet nga njëri vit‭ ‬ ‭ ‬buxhetor‭ ‬ ‭ ‬në‭ ‬ ‭ ‬tjetrin;‭ ‬ ‭ ‬duke‭ ‬ ‭ ‬shtyrë‭ ‬ ‭ ‬në‭ ‬ ‭ ‬kohë‭ ‬ ‭ ‬realizimin‭ ‬ ‭ ‬e investimeve të domosdoshme e për të cilat qytetarët kanë paguar faturën e taksave e tarifave vendore.
Sot, kur jemi në fund të muajit të pestë të vitit buxhetor, në pjesën më të 
madhe‭ ‬të‭ ‬bashkive‭ ‬nuk‭ ‬ka‭ ‬asnjë‭ ‬gjurmë‭ ‬të‭ ‬investimeve‭ ‬të prapambetura apo edhe investimeve të reja të parashikuara.
Bashkitë duhet të bëjnë transparencë dhe kanë detyrimin të japin llogari‭ ‬pse‭ ‬208‭ ‬milion‭ ‬euro‭ ‬të‭ ‬paguara‭ ‬nga‭ ‬qytetarët‭ ‬e‭ ‬61 bashkive,‭ ‬apo‭ ‬55%‭ ‬e‭ ‬ investimeve‭ ‬ kapitale‭ ‬ të‭ ‬planifikuara, 
mbahen pezull:
- paaftësi e administratës për të zbatuar projektet ?
-urdhër për të mos vepruar ndryshe ?
- apo plane për të shtyrë në kohë zbatimin e projekteve dhe 
likujdimin e tyre, sa më afër periudhës zgjedhore ?
Duke ndjekur me shqetësim gjendjen e rënduar të shërbimeve dhe mungesën e investimeve, korrupsionin që është kthyer në prioritet në Bashkitë në vend, Partia Demokratike dhe përfaqësuesit e saj ne këshillat bashkiak, garantojnë qytetarët në angazhimin gjithmonë në mbështetje të interesit‭ ‬ publik,‭ ‬duke‭ ‬ ‭ ‬denoncuar‭ ‬çdo‭ ‬rast‭ ‬abuzimi‭ ‬si‭ ‬dhe 
inkurajojmë‭ ‬autoritetet‭ ‬kompetente‭ ‬ ‭ ‬për‭ ‬të‭ ‬vënë‭ ‬para përgjegjësisë‭ ‬çdo‭ ‬ ‭ ‬funksionar‭ ‬të‭ ‬administrates‭ ‬vendore‭ apo qendrore‬,‭ ‬te zgjedhur apo emeruar, qshpërdoron autoritetin, besimin publik duke abuzuar me taksat e qytetarëve

Faleminderit !

Read More