Blog

14 Kor
0

Selami: Ta bëjmë Partinë Demokratike e Shqipërinë histori suksesi

Kandidati për Kryetar të PD, Eduard Selami, në turin e takimeve me demokratët në Kukës, Has dhe Tropojë, bëri thirrje për hapjen e një dialogu me gjithë shtresat dhe qytetarët, për ta kthyer Partinë Demokratike në një parti popullore jo thjesht  të qendrës së djathtë por dhe më gjërë. Selami tha se Partia Demokratike ka emergjencë rikthimin e besimit tek ndërkombëtarët, duke theksuar se  me përjashtim të vitit 1997, lidershipi aktual është më i izoluar se kurrë.

“Hajde të hapim një dialog vlerash me gjithë shtresat dhe qytetarët, ta kthejmë PD në një parti popullore jo thjesht të qendrës së djathtë por dhe me gjërë.Të rikthejmë besimin me partnerët tanë ndërkombëtarë që sot nuk e kemi. Me përjashtim të vitit 97, lidershipi i PD sot është më i izoluar se kurrë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Na dolën kundër në mnyrën më flagrante për shkak të gabimeve tona”, tha Selami.

Selami i kërkoi ndjesë për braktisjen e padrejtë që iu është berë shtresave si ish të përndjekurve dhe ish pronarëve dhe premtoi se do ndjekë një politikë krejt ndryshe për rikthimin e tyre. Rinia është në qendër të platformës së Selamit.

“Do ti kërkojmë ndjesë e do ti rikthehemi shtresave të persekutura, të perndjekurve poltik. Jemi shkëputur prej tyre, edhe ish pronarëve , po kështu dhe rininë. E shikojmë shumë pak rininë! Pse?Sepse nuk arrimë ti japim shpresë. Më thonë që rinia nuk është ajo e viteve 90’. Jo nuk ka ndryshuar aspak, por ne nuk mund ta tërheqim rininë vetëm me traditën krenare të luftës kundër komunizmit! Ti rininë mund ta tërheqësh sot me një nivel konkurues dhe bashkëkohorë, mund ti ofrosh një të ardhme më të mirë këtu, ti ofrosh mundësinë ta bëjmë shqipërinë sëbashku, ti ngushtosh distancën me perëndimin” , tha Selami.

Në takim me demokratët e veriut, Selami tha se Basha perfaqëson një model të dështuar.

“Kur u ktheva nga Amerika ne vitin 2013, kam qënë shume afër vendosjes së kandidaturës për kryetar partie. Por u takova me zotin Basha, dhe i thashë kush ishte ambicja ime, pikërisht ta ktheja PD,  në parti bashkohore, të ktheja demokracinë. Pa mbaruar une, zoti Basha, vazhdonte fjalinë time. Dhe me të vërtetë e kam falenderuar. Thashë sa mirë një i ri i edukura jashtë,   vjen për të kontribuar. Thashë hajde ta bëjmë sebashku dhe tërhoqa kandidaturën, sepse mendoja që kandidatura e Bashës është më e mirë në atë kohë, por gjerat rrodhën ndryshe”, tha Selami.

Eduard Selami, beson se  nga kjo garë  Partia Demokratike do të dalë më e fortë dhe do të ngrihet  në nivel më të lartë për ta kthyer Shqipërinë në histori suksesi.

Read More
13 Kor
0

Selami: Të hapim dialog për koalicion vlerash, na kthejnë në pushtet

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami në turin e takimeve me demokratët në jug të vendit, Sarandë, Vlorë, Himarë, Selenicë bëri thirrje për krijimin e një koalicioni vlerash me të gjithë shqiptarët, për të rikthyer shpresën te PD.

“Të hapim dialogun sesi ne të bëhemi dhe njëherë shpresë dhe partia e vlerave të Shqipërisë, bazuar kjo në vlerat e së djathtës. Ti rikthehemi edhe njëherë atyre shtresave që bënë atë përmbysjen e madhe dhe e futën Shqipërinë në rrugën e Europës, shtresën e ish të përndjekurve politikë, shtresën e ish pronarëve, shtresat e biznesit të vogël, rininë që e kishim, intelektualët. Ne e filluam si parti e intelektualëve, pesha specifike e Partisë Demokratike në fillimet e saj ka qënë shumë e lartë. Ne këtë duhet te kthejmë, po nuk u kthyen dot këtu, nuk kthejmë dot shpresën, nuk vijmë dot ne pushtet, së bashku do ta bëjmë”, tha Selami.

Eduard Selami përsëriti thirrjet drejtuar kandidatit Lulzim Basha që të mbajë premtimin për debate të hapura për demokratët dhe për publikun si dhe të shpallë listën e anëtarësisë së PD.

“Debati që më premtoje me kamera, do të doja të ishin këtu dhe kamera të tjera ti sjelli këtu. Kur unë kërkoj të shpalli listat sepse nuk ka pse të ketë frikë, ne nuk jemi parti ilegale. Ne duam, dhe demokratët duan të dinë se çfarë liste do votohet. Une mendoj se këto jane kritika të drejta, për një garë të barabartë që nuk është”, tha Selami.

Pas tri humbjeve radhazi në 2013, 2015 dhe 2017, Lulzim Basha, u shpreh Selami nuk ngjall shpresë për ta sjellë PD në pushtet. Madje Basha nuk është partner i besueshëm as për partnerët tanë ndërkombëtarë, pas përplasjeve të forta me ta.

“E kam quajtur një politikë të gabuar të Bashës dhe aty u dëmtua mënyrën sesi e trajtojnë cështjen e marrëveshjes dhe futjen e tij në përplasje me komunitetin ndërkombëtar dhe aleatët tanë strategjik, dhe këtë cmim e pagoi me humbjen. Marrëveshjen e kam përshendetur thjesht në parim ndersa detajet e saj i kam kritikuar dhe them që është një ndër shkaqet e humbjes”, tha Selami.

 

 

Read More
13 Kor
0

Partia Demokratike është e vetmja forcë që ka moralin, vizionin dhe  vullnetin për një qeveri të njerëzve e jo të politikanëve të korruptuar

Lulzim Basha ishte me demokratët e Sarandës, Selenicës, Himarës dhe Vlorës, ku u ndal në analizën e zgjedhjeve dhe sfidat që presin përpara. Basha tha se zgjedhjet e 25 qershorit nuk ishin të lira e demokratike, dhe PD tregoi se është e vetmja forcë që nuk bën pakt me krimin, që nuk u përlye në shitblerjen e votës, pra e vetmja forcë që ka moralin sot ta vazhdojë betejën për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Këto kanë qenë katër vite përballje të ditë përditshme, duke nisur me luftën tonë për dekriminaliizmin e institucioneve, luftën kundër drogës që erdhi si projekt sa i kriminelëve në pushtet, aq i Edi Ramës, si një projekt politik dhe natyrisht, betejën tonë për zgjedhje të lira e të ndershme. Anembanë Shqipërisë me përmasa të papara dhe dëgjuara ndonjëherë, me shtrirje kapilare dhe shumat më të larta të shpenzuara, Partia Socialiste dhe parti të tjera të pushtetit u angazhuan masivisht në shitblerjen e votës. Ne ishim e vetmja forcë politike që bëmë një fushatë qytetare, europiane, me një ofertë për qytetarët. Njësoj si në vitin 1991, kjo nuk mjaftoi. Sepse njësoj si atëherë, faktorët që vendosën nuk ishin votat dhe vullneti i shqiptarëve, por tjetërsimi i këtij vullneti duke përdorur frikën, dëshpërimin, dhe varfërinë e thelluar nga kjo qeveri për të blerë vota, për të kërcënuar dhe shantazhuar votuesit dhe për të tjetërsuar rezultatin”, u shpreh Lulzim Basha.

Rruga që na pret, iu tha Basha demokratëve është:

“Beteja për zgjedhje të lira e të ndershme, beteja për bashkimin e demokratëve në bazë të kontributit dhe fuqizimin e anëtarësisë së Partisë Demokratike dhe beteja për fatet e përditshme të shqiptarëve”.

“Prej ditës së parë ne jemi të vetmit, Partia Demokratike është e vetmja që demonstron para shqiptarëve që nuk bën kompromis me krimin për të ardhur në pushtet. Ne jemi sot e vetmja forcë morale që ka kurajon të luftojë për liri, për demokraci, për zgjedhje të lira si gjithë Europa dhe të fitojë këtë betejë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Për një qeveri të njerëzve e jo të politikanëve, e vetmja forcë që ka moralin, e papërlyer nga kjo garë elektorale, e papërlyer nga kjo maskaradë, e vetmja forcë që ka vizionin dhe planin është dhe mbetet Partia Demokratike. Bashkimi i votës së shpirtit të shqiptarëve në një forcë europiane me një plan europian, për standarde europiane të lirë, demokracisë, votës së lire”, tha Lulzim Basha.

 

Read More
12 Kor
0

Vetëm Partia Demokratike e ka moralin për të udhëhequr betejën ndaj krimit, drogës e korrupsionit që solli mazhorancën fiktive me 25 qershor

Lulzim Basha bashkëbisedoi dje me demokratë të Gjirokastrës, Tepelenës, Memaliajt, Përmetit, Këlcyrës. Basha theksoi se mazhoranca e sotme është fryt I deformimit të vullnetit të qytetarëve kryesisht falë shitblerjes së votës, një skemë që kishte kohë që ishte vënë në jetë.

“Me fillimin e fushatës ju gjetët një terren tërësisht të helmuar dhe të minuar nga aktiviteti i kundërshtarit i cili në shumë raste prej javësh dhe muajsh kishte kryer kapjen dhe nënshtrimin e votuesit përmes shitblerjes së votës dhe kishte vënë në funksion të kësaj gjithë makinerinë e presionit të pushtetit dhe të bandave. Në këto kushte, njësoj si në vitin 1991 peshorja ishte e prishur. Në njërën anë ishte rreshtuar pushteti, shteti, administrata, institucionet, policia, bandat me paratë e tyre, lekët e korrupsionit, përqindjet e tenderave dhe koncensioneve, të gjitha mediat, nga ana tjetër, e vetmja palë, e vetmja parti që doli para shqiptarëve pa aleancë me krimin, nuk u përlye në shitblerje votash dhe ofroi një program politik për hallet e shqiptarëve, ishte Partia Demokratike”, tha Basha.

Basha tha se kreditë morale që ka treguar PD në këto zgjedhje, dhe 450 mijë shqiptarët që zgjodhën këtë rrugë, janë një burim frymëzimi për ecjen përpara.

“Njësoj si në vitin 1991, e vetmja forcë që ruajti moralin duke treguar rrugët e daljes për çdo shqiptar është forca e koalicionit dhe Partisë Demokratike. Dhe në këto kushte të pabarabarta, mbi 450 mijë shqiptarë që ndoqën rrugën tonë, duke refuzuar jo pa rrisk ankandin e votave, duke refuzuar presionin e krimit dhe të shtetit, janë një frymëzim i madh për mua, jam i sigurtë për ju dhe Partinë Demokratike”.

“Tani të gjithë e panë se Edi Rama nuk mund të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme, se me krimin dhe drogën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Se e vetmja rrugë është përballja dhe fitorja mbi ta me masën popullore që mund dhe do të ndjekë vetëm ata që kanë moralin për ta udhëhequr këtë betejë. Dhe moralin sot nuk e ka asnjë forcë tjetër politike përveç Partisë Demokratike”, u shpreh Basha.

Lulzim Basha tha se rruga e ringritjes nis nga bashkimi i çdo demokrati dhe vlerësimi në bazë të kontributit.

 

Read More
12 Kor
0

Selami: Basha të tërheqë menjëherë ministrat teknikë

Eduard Selami  ka vijuar turin e takimeve  me  demokratët në Tepelenë, Gjirokastër dhe Këlcyrë, ndërsa i ka kërkuar Lulzim Bashës,  të shprehet qartë kundër një koalicioni të mundshëm me Partinë Socialiste dhe të tërheqë mënjëherë  ministrat teknik. Nëse vazhdohet  të luhet me  dy porta, dhe  shikohet nga  LSI e PS, thekson Selami, humbja do  të thellohet edhe me shumë.

“Unë nuk e kuptoj pse duhet të rrinë ministrat tanë në qeveri?! Duke u distancuar që tani nga marrëveshja sepse marrëveshja ishte një nga shkaqet e humbjes. Zoti Basha, ia kam thënë dhe do ja them prap, tërhiqi ministrat nga qeveria. Prano që ne nuk bëjmë koalicion qeveritar me Partinë Socialiste. Demokratët nuk duan një koalicion me PS. Unë këtë linjë kam, ju mund të më votoni kundër, është e drejta juaj, por unë i kësaj linje jam. Nëse ne duam të vijmë në pushtet duhet ta fillojmë opozitën që tani. Shqiptarët na kanë votuar në opozitë. Nëse ne do të vazhdojmë të luajmë me dy porta, shikojmë nga duart LSI e PS apo ndonjë tjetër, unë mendoj se humbja jonë do vazhdojë të thellohet edhe me shumë”, tha Selami.

Eduard Selami tha se Partia Demokratike e ka shpërdoruar besimin që shqiptarët i dhanë në vitin 1992, duke u dorëzuar para ambicjes për të shndërruar Shqipërinë në histori suksesi.

“Ishte mandat për t’u ndarë nga një epokë brutale. Ne e filluam mirë por e shpërdoruam, e dorëzuam. Nuk e shpërdoroi Gjermania pas luftës së dytë botërore, Konrad Adenauer,  përkundrazi  vazhdoi disa mandate.  79 vjeç ishte kur e vazhdoi mandatin e parë dhe e bëri Gjermaninë,  histori suksesi. Pse? Sepse zgjeroi demokracinë, krijoi institucione, mësoi nga eksperienca amerikane. Së bashku ne vendosim një kontratë të re siç e kemi pas në vitin 1992. Unë di ta rikthej PD-në,  të funksionojë si parti bashkëkohore, si simotrat e PPE, me rregulla loje ku karriera dhe meritokracia do zgjidhet nga ju me 1 anëtar 1 vote”, tha Selami.

Ai i qendron idesë se gara është e pabarabartë por është i bindur se është tërësisht e fitueshme.

“Ju na njihni më mirë se çdokush, ndaj kam besim tek ju. Por thënë kjo,  ne duhet që procesin ta bejmë sa më transparent dhe sa më  të pastër”, tha Selami.

Selami ka besim tek anëtarësia se do të zgjedhë modelin e duhur që e rikthen të djathtën ne rrugën e suksesit dhe ndjek modelet më të mira demokratike.

Read More
11 Kor
0

Selami: Do të rikthej në identitet vlerat e së djathtës

Në takimet me strukturat e Qarkut të Tiranës, kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Eduard Selami, ka theksuar se platforma e tij synon të rikthejë  të djathtën në  identitet. Partia Demokratike,  tha ai, po  shkon nga humbja në humbje, pasi ka braktisur shtyllat kryesore,  nga çështja e pronave deri tek të përndjekurit.

“Po vazhdojmë të humbasim se kemi braktisur demokratët, kemi braktisur strukturat, kemi braktisur demokracinë, dhe do të rikthehemi më të fuqishëm vetëm kur të vendosim këto themele,  më të forta se i kemi pasur”, tha Selami.

Selami, kërkon një analizë të sinqertë, pasi  siç u shpreh ai  asgjë  nuk zgjidhet duke dalë në dritare dhe  gjetur gabimet tek të tjerët.

“Është koha për një analizë të sinqertë, dhe ti shikojmë gjerat në sy. Nuk mjafton të shohim ca bën kundershtari,  kundërshtari atë punë ka. I përkas atij grupi që kur dicka nuk shkon,  gabimin e gjej të vetja. Njerëzit që shikojnë në dritare për të fajsuar të tjerët,  nuk jan ata që ecin përpara dhe kan  sukses”, tha Selami.

Ai thotë se në këto zgjedhje do fitojë modeli bashkëkohor i lidershipit, që sipas tij  fatkeqësisht  Shqipëria nuk e ka. Por si më të rëndësishëm, Selami, sheh që nga ky proces, Partia Demokratike të  dalë e bashkuar  dhe të gjejë rrugën e ringritjes.

“Unë jam i bindur që në këto zgjedhje do fitoi modeli bashkohorë i lidershqipit që fatkeqësisht shqipëria e ka humbur. Po kaq ka rendësi që nga ky proces të dalim të bashkuara të ringrihemi, kundershtari nuk është mes nesh”, tha Selami.

Garën, Selami e cilëson të pa barabartë, por thotë se është futur me qëllim  për të përmirësuar  dhe për të dhënë eksperincën e tij për ringritjen e Partisë Demokratike.

 

Read More
11 Kor
0

Basha: PD në betejë me mazhorancën fiktive të dalë nga blerja masive e votës

Lulzim Basha vijon turin e takimeve me demokratët e Tiranës në zonën e Vorës, Kombinatit, Kasharit, Dajtit e Farkës. Basha tha se mazhoranca e zgjedhjeve të 25 Qershorit është fiktive dhe reflekton vetëm shitblerjen masive të votës së shqiptareve dhe si e tillë nuk do mund të qeverisë.

“E vetmja forcë politike që nuk u angazhua në këtë proces imoral ishte Partia Demokratike. E vetmja forcë politike që u ofroi një alternativë shqiptarëve ishim ne. Kjo që ka dal nga këto zgjedhje është një mazhorancë fiktive që reflekton vetëm shtrembërimin e votës. Kjo që ka dal nga këto zgjedhje kurrsesi s’mund të jetë një qeveri legjitime dhe nuk ka shansin të qeverisë në mënyrë legjitime dhe të drejtë. Jo vetëm sepse vjen me një defiçit demokratik pa votën e vërtetë të qytetarëve, pa vullnetin e vërtetë të qytetarëve, por se ardhja pa plan e pa vizion po duket që këto orë, ditë e javë të para. E keni parë që s’kanë para të paguajnë rrogat e mësuesve. Ekonomia është në kolaps, këta nuk kanë zgjidhje. Financat publike janë në kolaps, këta nuk kanë zgjidhje”, tha Basha.

Ndonëse 18 Maji legjitimoi kauzën e zgjedheve të lira, tha Basha, Edi Rama minoi terrenin elektoral me projektin e tij politik për të blerë votën e shqiptare duke përdorur  paratë e drogës, korrupsionin e parave publike dhe bandat.

“Përkulem me respektin më të thellë, me mirënjohje time të përjetshme për sakrificën tuaj në Çadrën e Lirisë për 90 ditë e 90 netë me radhë, e cila u dha shqiptarëve jo vetëm kauzë e drejtë për zgjedhje të lira por edhe shpresën për një të nesërme ndryshe. Një raport tjetër midis qeverisë dhe qytetarit. Dhe ky është pikërisht programi i Partisë Demokratike. Ky është programi ynë, një qeveri për qytetarët. Ne e dinim se çfarë gatuhej nga qeveria që erdhi në pushtet me ndihmën e krimit. Droga që mbuloi Shqipërinë ishte dhe është një projekt politik i Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Por siç e dimë fare mirë, ndonëse 18 Maji legjitimoi kauzën tonë të drejtë para çdo shqiptari dhe para komunitetit ndërkombëtar, nuk arriti as ta frenojë dhe as ta shkatërrojë mekanizmin që ishte vënë në lëvizje. Këtë e dini fare mirë ju. E dinë gjithë demokratët, e dinë gjithë qytetarët. E di unë, e di i madh dhe i vogël se me çfarë u përballëm që javën e parë pas kësaj marrëveshje politike. Me një kushdërshtar politik që tashmë kishte minuar tërësisht terrenin elektoral, me shpërndarjen masive të parave të pista të drogës dhe përqindjen e tenderave dhe koncensioneve korruptivë, për të detyruar qytetarët të tjetërsojnë vullnetin e tyre apo duke mbledhur kartat e identitetit. Me angazhimin e plotë të makinës shtetërore në favor të partive të pushtetit dhe natyrisht si gjithmonë shoqëruar nga bandat dhe narkotrafikantët. Në këtë terren u zhvilluan fushata dhe zgjedhjet e 25 Qershorit”, tha Basha.

Read More
10 Kor
0

Selami: Do kthej demokracinë në PD, Vendimet do i marrin demokratët. Jo bashkëqeverisje me PS, e vendosin forumet

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Eduard Selami vijoi takimet e tij me demokratët e Qarkut të Dibrës. Selami tha se Partia Demokratike është sot më pak demokratike ndërsa lidershipi i saj duhet të ndryshojë mentalitet.

“Kemi tre humbje të thella rresht, por nëse nuk bëjmë analizë serioze fatkeqesisht do të vazhdojë…sepse është humbje besimi dhe shpreses që ne jemi forcë progresive në Shqipëri. Dhe për mua si demokrat por dhe për ju bëhet më e rënde, sepse po na mund mund e majta trashigimtare partise se punë”, tha Selami.

“Në partinë tonë mungon demokracia. Nësë ne nuk e kthejmë këtë ta shikojmë ku kemi problemin dhe ta kapërcejmë, nuk kemi gjë në vijë.  Është thelluar! Shikoni listën! Ka mjaft njerëz të nderuar që do kishin fituar edhe vetë nqs do kishim një konkurim të barabartë. Por është listë jashtë konkurimit, jo legjitime. Është kompetencë e Këshillit Kombëtar, jo e kryetarit. pike…Duhet ta fillonte nga ju, ti benit ju rekimandimet”, tha Selami.

“Duhet ti jepet fund idesë që mund të qeverisim me Partinë Socialiste. Ju po shkoni të beni kolicion me Partinë Socialiste ai na mori dhe dyshin me pikturat na vuri dhe një trandafil. Jo nuk duhet të jemi bashkë. Pjesa dërrmuese e elektoralit nuk do që të qeverisë me PS. Unë praktikisht jam kundër kësaj marrëveshje. Unë si model i ri lidershipi nuk dal të them jam kundër, sepse jeni ju këtu, strukturat që beni diskutime dhe sygjerime. Do mblidhet Këshilli Kombëtar që do vendosë, Grupi Parlamentar por dhe Kuvend Kombëtar. Nuk ka gjë më të rëndësishme sa të ndërrosh stragjinë të lëvizes nga fondamentet e së djathtës ku jemi krenar, që e kemi lënë bosh e jemi rrethuar kuq. Nëse vendos struktura të bëjmë koalicion, unë jam nga ata që jam kunder. Do dorëzoj mandatin edhe pse do jem në PD”, tha Selami.

Kandidati Selami tha se më atë kryetar, Partia Demokratike do të ngrihet drejt vlerave perëndimore dhe tek demokracia e brendshme.

“A mund të ngrihemi? Po, duke mësuar dhe nga tradita jonë më e mirë e të qenurit partia më e suksesshme në gjithë Europën Lindore. Një pjesë e madhe këtu ka kontributin e tyre atëherë. Si? Kemi qenë më demokratikë atëherë se tani ne mbledhjen e strukturave, në marrjen e vendimeve. Pse? Sepse me tërë mend nuk dinim shumë për demokracinë, por dëgjonim partnerët tanë ndërkombëtarë, ata që na kanë ngritur e ndihmuar. Me tërë mend nuk dinim shumë për demokracinë por kishim idealin dhe donim të bënim një Shqipëri si gjithë Europa. Me tërë mend nuk dinim aq shumë por e donim me tërë mend Shqipërinë sesa karrigen dhe sesa pozitën tonë. Fatkeqësisht dalë nga dalë këto kohë morën fund”, tha Selami.

 

Read More
10 Kor
0

Projekti im u jep dinjitet qytetarëve, mundësi të zgjedhin të lirë. Qeveria e ndali këtë projekt me para droge, me blerje vote, me banda e krim

Lulzim Basha vazhdoi turin e takimeve me demokratët e Qarkut të Dibrës dhe njësive 8 dhe 9 në Tiranë.
Basha u shpreh se rezultati i 25 qershorit nuk shpreh vullnetin e vërtetë të shqiptarëve, por deformimin përmes blerjes masive të votës dhe diktimit të saj me presione shtetërore dhe kriminale.
“Projekti im për Shqipërinë është ​një qeveri për qytetarët, që të kenë mundësi të jetojnë me dinjitet në shtëpinë e tyre, pa shkuar azilantë, të kenë mundësi të gjejnë punë, të kenë mundësi të jetojnë pa frikë nga pushtetarët dhe nga të fortët, të kenë mundësi të zgjedhin të lirë, të votojnë të lirë qeverinë që duan.
Qeveria që e trajton si plaçkë Shqipërinë, bëri gjithçka që kishte në dorë për të penguar këtë projekt përmes shit-blerjes së votës me paratë e drogës dhe të krimit, përmes angazhimit të bandave. Maxhoranca e dalë nga këto zgjedhje është një maxhorancë fiktive sepse nuk reflekton vullnetin e qytetarëve, por reflekton shtrembërimin e këtij vullneti përmes shit-blerjes së votës që tashmë është provuar katërcipërisht si varrmihësja e demokracisë tonë të brishtë”, tha Basha në Burrel.
Në Dibër, Basha u shpreh se bashkimi i gjithë demokratëve, është rruga e vetme, e detyrueshme, për t’u ringritur përsëri e për t’u kthyer në pushtet. Ne kemi gjithë mundësinë të bashkohemi, tha Basha, e të vazhdojmë betejën aty ku e kemi lënë.
Me demokratët e njësisë 8 dhe 9 në Tiranë, Basha u shpreh për nevojën e korigjimit të gabimeve, për vullnetin që duhet treguar për të luftuar për ndryshim, e jo për privilegje.
“Kush di t’i njohë e t’i pranojë gabimet ka edhe vullnetin t’i korrigjojë ato. Dhe unë e kam këtë vullnet, ta bëj bashkë me ju, bashkë me gjithë demokratët e ndershëm që janë gati të luftojnë për ndryshim, jo për kolltuqe. Dhe ajo që vij të kërkoj sot, është të vazhdojmë betejën. Nuk vij t’iu ofroj as privilegje, as pekule, as favore. Vij t’u kërkoj të vazhdojmë betejën. Por nga ana tjetër, nuk vij t’u kërkoj asnjë favor, asnjë privilegj, asnjë kolltuk. Vij t’u kërkoj të vazhdoj sakrificën, timen personale që e bëj me dëshirën më të madhe, nga thellësia e shpirtit, për të vazhduar për t’ju drejtuar në këtë betejë pa kthim, me ju dhe për ju, për të gjithë demokratët dhe për të gjithë shqiptarët deri në fitoren e zgjedhjeve të lira e të ndershme, e përmes tyre, fitoren e Partisë Demokratike si imperativ historik, dhe si nevojshmëri për çdo shqiptar e shqiptare të ndershme”, tha Lulzim Basha.
 

Read More
09 Kor
0

Basha dhe Selami bashkëbisedim dhe debat para demokratëve të Korçës

Kandidatët për kryetarë të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Eduard Selami u përballën në një debat dhe bashkëbisedim me demokratët e Korcës.

Kandidatët ndanë me demokratët analizën e tyre për zgjedhjet, dhe paraqiten vizionin që kanë për të ardhmen, për drejtimin e Partisë Demokratike.

“Mendimi im është që kjo humbje nuk ishte e papritur. Kjo humbje kishte kohë që ne e shikonim si demokratë. Dhe nuk është humbja e parë dhe fatkeqësisht nëse nuk e shikojmë këtë humbje dhe të gjejmë shkaqet e saj, kam frikë se do ta kem shumë të vështirë të rikthehemi. Mënyra për tu rikthyer është për ta parë në sy dhe për ti parë gasbimet ashtu siç janë. Nëse do ta përmbledh me një fjali, arsyeja e humbjes tonë dhe e humbjes së shpresës së shqiptarëve është largimi nga demokratët. Fatkeqësisht, Partia Demokratike nuk funksionon më si parti demokratike e bashkëkohore dhe nuk ka demokraci të brendshme që ne meritojmë. Eshtë për të ardhur keq. Me shumë prej jush njihemi që nga 90-ta. Ne jemi sot më pak demokratë dhe funksionojmë në mënyrë më pak demokratike seç kemi funskionuar në fillimet tona. Le të marrim një shembull. Unë kam qënë deputet dhe kam pasur nderin tu përfaqësoj ju në vitin 1992 në Korçë. Por keni qënë ju ata që keni dhënë aprovimin si degë që unë të vija e të kandidoja në emrin tuaj. Të gjitha propozimet atëhere kalonin përmes aktivit të degës me propozime nga seksioni, me propozime nga grupseksionet derisa shkonin deri lart. Fatkeqësisht ne u larguam nga kjo traditë. Fatkeqësisht sot demokrati pyetet shumë pak ose aspak. Dhe kjo nuk është vetëm në degën ku unë jam, në degën në Tiranë por kjo është kudo sepse unë jam përditë me demokratët dhe komunikoj me ta. Unë mendoj se po ti rikthehemi demokratizimit të brendshëm, kur të fitojmë besimin e njëri-tjetrit, atëhere ne do të kemi të drejtë të na besojnë edhe votuesit tanë, simpatizantët tanë dhe qytetarët shqiptarë. Për mendimin tim ky është thelbi i kësaj analize. Këtu duhet të rikthehemi. Duhet të rikthehemi tek vendosja e rregullave dhe funksionimi demokratik brenda vetes tonë. Nuk mund të jemi ne shpresë për shqiptarët dhe garanci që do të veprojmë në të njëjtën mënyrë për forcimin e shtetit ligjor kur ne shkelim rregullat e lojës tonë”, tha Eduard Selami

“Ne nuk bëmë dhe as nuk do bëjmë pakt me krimin për të ardhur në pushtet. Ne ishim partia e vetme që erdhi me një program, me një ofertë, me një alternativë, që erdhi nga nevojat e qytetarëve të cilat nuk i shfletuam gazetave dhe revistave dhe as nuk i shpikëm në laborator politik, por bashkë i prekëm këto 4 vite. Me dhjetëra herë unë kam qënë bashkë me ju tek biznesi i vogël i Korçës, tek fasonët, tek prodhuesit, tek agrobiznesi, tek fermerët, tek pensionistët, tek studentët. Ka qënë kjo prekja e realitetit që e bëri programin tonë realist në problemet më akute që kërkonin zgjidhje. E benin ambicioz në zgjidhjet që ofronin brenda filozofisë politike të së djathtës dhe plotësisht të realizueshëm dhe të buxhetuar. Por ç’rëndësi ka kjo, kur nuk ka proces, kur nuk ka zgjedhje. Kur pala tjetër nuk ofron asgjë. As program, as plan, as vizion. Sepse e gjithë fushata, ishte tek shitblerja e votes. Nuk ka shqiptar që se kupton diferencën mes partive që shesin e blejnë votën dhe përdorin bandat dhe partisë së vetme që ka vlera, parime, ka program, ka zgjidhje. Kuotën morale ta bashkojmë me forcën tonë numerike dhe politike. Akti i parë, bashkimi i brendshëm”, tha Lulzim Basha.

Më herët, kandidatët patën takime me demokratët e Pogradecit, Devollit, Maliqit dhe Ersekës.

 

 

Read More