Blog

25 Qer
0

Votoni, vetëm me votë mund ta ndryshoni Shqipërinë dhe jetën tuaj

Mesazhi i Lulzim Bashës pas votimit sot në Tiranë 
Dua ta nis me një urim për të gjithë ju këtu dhe për të gjithë shqiptarët për festën e Bajramit. Qoftë bekimi i Zotit mbi të gjithë shqiptarët, mbi familjet tuaja, mbi besimtarët myslimanë, pas një muaji sakrifice, shprese dhe ngadhënjimi, pas muajit të Ramazanit.
Ju uroj nga zemra gëzuar Fiter Bajramin të gjithë shqiptarëve e në veçanti besimtarëve myslimanë!
Sot është një ditë shumë e rëndësishme për Shqipërinë është dita kur vendosin me votë, është dita kur merret vendimi nga qytetarët për qytetarët.
Ndaj dua t’i drejtoj një mesazh çdo shqiptari e çdo shqiptareje me të drejtë vote. Mos mungoi në këtë vendimmarrje të madhe! Ejani dhe hidheni votën tuaj! Vetëm përmes votës dhe votimit mund të ndryshohet Shqipëria. Vetëm përmes votës dhe votimit mund të ndryshoni jetën tuaj.
Në veçanti këtë mesazh e kam për qytetarët e zhgënjyer, ata që me të drejtë ndihen të braktisur nga politika dhe që nuk shohin shpresë për veten e tyre, për familjet e tyre në vendin e tyre, në Shqipërinë tonë.
Ky është rasti, kjo është mundësia të bëni diçka për të ndryshuar vendin. Vetëm me votë, vetëm me votën tuaj mund të ndryshoni Shqipërinë, vetëm me votën tuaj mund të ndryshoni jetën tuaj. Ndaj mos mungoni në kutitë e votimit. Dita është e nxehtë por është dita kur ju do të vendosni në katër vitet e ardhshme për veten tuaj dhe familjet tuaja.
Ndaj ejani të gjithë merrni pjesë në votime. Askush nuk duhet të ndihet i përjashtuar nga kjo garë. Kam falenderimin më të thellë për qytetarët shqiptarë, për mundësinë që na dhanë, së bashku kemi bërë diçka shumë të veçantë këto katër javë, një fushate qytetare dhe europiane, e arritëm së bashku.
Ejani të arrijmë së bashku etapën tjetër të qytetarisë europiane përmes pjesëmarrjes masive në procesin e votimit!
Kam një falënderim po kështu për të gjithë ata që janë përfshirë në administrimin e procesit. Dua t’i garantoj të gjithë komisionerët, numëruesit, të gjithë infrastrukturën zgjedhore për mbështetjen time totale dhe të Partisë Demokratike për një proces sa më të mbarë.
Dua t’i bëj thirrje personelit, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërore të jenë në lartësinë e detyrës për zbatimin e plotë të ligjit, po kështu edhe ata do të kenë mbështetjen e plotë.
Iu uroj punë të mbarë gjithë komisionerëve, vëzhguesve por dhe vëzhguesve të tjerë të ardhur nga institucionet ndërkombëtare dhe nga organizatat joqeveritare në Shqipëri.
Le ta bëjmë këtë ditë një ditë feste të dyfishtë, festën e Zotit dhe festën e demokracisë.
Zot e bekoftë Shqipërinë!
Zoti i bekoftë shqiptarët!

Read More
23 Qer
0

Numri dy i PPE, flet shqip në mitingun e PD: Koha për Republikën e Re, koha për Lulzim Bashën

Zëvendëspresidenti i Partisë Popullore Europiane, Alojz Pertele, sjell mbështetjen e të forcës më të rëndësishme politike në Europë për Partinë Demokratike.

Në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike, erdhi mbështetja e PPE, përmes zëvendëspresidentit të Partisë Popullore Europiane, Alojz Pertele, që ishte i pranishëm sonte në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, dhe iu drejtua qytetarëve me një mesazh.

“Jam këtu, sepse ne besojme tek e ardhmja dmeokratike dhe europiane për Shqipërinë. Jam i nderuar sot, të jem këtu mes jush, sepse Presidenti i grupimit më të fuqishëm politik në Europë, Presidenti i Partive Popullore Europiane, Josef Daul më kërkoi t’iu mbështesja ju për fitoren e PD, ai kërkon që të djelën ne të fitojmë së bashku. Ne në Partitë Popullore Europiane jemi krenarë që Partia Demorkatike e udhëhequr nga Basha është anëtare e familjes politike më të madhe në Europë dhe ne jemi bashkë sepse ne ndajmë të njëjtat vlera dhe ambicje për Shqipërinë. Ju keni shumë miq të mirë pranë Partisë Popullore Europiane por edhe në shumë vende të tjera, dhe kam kënaqësinë që ju jeni këtu sot përballë shqiptarëve me një vizion të qartë dhe me një strategji të mirëorganizuar për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, për zhvillimin e të ardhmes suaj. Dhe ta dini që ata janë tejet të angazhuar më të sigurtë, për një të nesërme më të sigurtë, për një ekonomi më të fortë për Shqipërinë.

Falë lidershipit të kreut të PD, Basha, shoh kaq shumë të rinj sot që duan të jetojnë në Shqipëri, të rinj që duan të krijojnë vende pune në Shqipëri, të rinj që duan të drejtojnë vendin e tyre. Dua t’iu përgëzoj, nuk kam parë ndonjëherë kaq shumë të rinj në një miting politik. Urime për rininë tuaj!

Unë nuhas fitore të djelën, unë shoh energjinë tuaj.

Do doja tiu flisja me disa fjalë shqip në fund;

Ju uroj fitore të djelën,

Koha për Republikën e Re është tani,

Koha për Kryeministrin Basha!”,

Read More
22 Qer
0

Të Dielën, me 25 Qershor, votohet për ekonominë e fortë

 Lulzim Basha me qytetarët e Shkodrës. Ulja e taksave është thelbësore për investimet e brendshme dhe të huaja, vetëm kështu rritet ekonomia. Ky është mësimi i Europës, ky është mësimi i Gjermanisë, kjo është përpjekja e Presidentit Trump, ky është është zotimi im para shqiptarëve

Lulzim Basha u kërkoi qytetarëve të Shkodrës të votojnë masivisht ditën e dielë dhe të zgjedhin programin e Partisë Demokratike si zgjedhja e vetme për të rritur ekonominë. Basha tha se plani i tij d​o të ulë taksat për biznesin, do rrisë konsumin do sjellë më shumë para në xhep për qytetarët, do mbështetëse fermerët me para në dorë, do ketë stazhe të paguara për të rinjtë.

“Me datë 25 Qershor, këtë të dielë të madhe, të këtij bashkimi gjigand të shqiptarëve, ju që nuk e keni ndarë mendjen nuk do të votoni për asgjë tjetër përveçse nëse do të kemi një ekonomi të forte, apo jo. Nëse do të kemi taksa të ulëta që të rrisim ekonominë, apo jo. Nëse paratë e shqiptarëve do të shkojnë për shkollat e fëmijëve, për shëndetësinë e familjarëve, për Universitetin e Shkodrës dhe rininë me stazhe pune apo për fasada, palma, zyra e për makina. Kjo është zgjedhja që bëni në datën 25 dhe për këtë zgjedhje, ju shkodranë akoma të pavendosur dhe kushdo në Shqipëri që nuk e ka vendosur ende për votën; keni një alternativë, një plan ekonomik, me vulat e këshilltarëve të Angela Merkel, që është plani ekonomik i Partisë Demokratike. Plan për uljen e TVSh-së që do të çlirojë 400 milionë euro në ekonomi, për taksën e sheshtë 9%, me uljen e çmimit të energjisë, me faljen e kamatvonesave abusive për të gjithë shqiptarët, me heqjen e lakut në fyt, represionit dhe terrorit mbi biznesin e vogël. Ulja e taksave është thelbësore për investimet e brendshme dhe të huaja, vetëm kështu rritet ekonomia. Ky është mësimi i Europës. Ky është mësimi i Gjermanisë. Kjo është përpjekja e Presidentit Donald Trump. Ky është programi i Partisë Demokratike dhe ky është zotimi im para shqiptarëve”, tha Basha.

Read More
22 Qer
0

Basha në Lezhë: Unë kam plan ekonomik, Rama ka dokrra në hi

Lulzim Basha u shpjegoi qytetarëve në Lezhë planin e tij që ndez motorrin e ekonomisë në vend, me ulje taksash, me ndihmë për fermerët, të rinjtë. Masa të kombinuara që do sjellin rritje konsumi e prodhimi dhe vende të reja pune

 

Lulzim Basha u tha qytetarëve në Lezhë, se i vetmi plan ekonomik që diskutohet sot në këtë fushatë, është plani i tij ekonomik. Ai ka një plan ekonomik konkret të realizueshëm, të kombinuar me shumë masa që funksionojnë në harmoni me njëra tjetrën, që do sjellë rritje konsumi, rritje prodhimi, vende të reja pune, mbështetje për të rinjtë, për fermerët, e shtresat në nevojë. Ulja e taksave do ndihmojë biznesin të ringrihet. Basha tha se pala tjetër ka vetëm fjalë, e premtime boshe si 4 vite më parë.

 

“Edi Rama ju premtoi dhe nuk i mbajti premtimet. E para sepse nuk ju kishte prioritet, e dyta sepse nuk kishte plan se nuk dinte, nuk donte të merrej me motorrin që është ekonomia por vetëm me timon që është pushteti i tij dhe i çetës së tij që është pasuruar këto 4 vite. Mbaje mend. Ua thanë sot edhe mediat gjermane. E vetmja forcë me një plan ekonomik është Partia Demokratike, është numri 6. Një plan për të ulur taksat, për të ulur TVSh-në në mënyrë që qindra milionë euro të vërshojnë në ekonomi. Të rrisim konsumin, të rrisim prodhimin përmes rritjes së prodhimit të tërheqim zinxhirin e rritjes ekonomike për vende pune, me mundësi punësimi për të gjithë. Në veçanti, për rininë e cila me mua kryeministër do të ketë 10 mijë stazhe pune çdo vit të paguara. Fermerë të Lezhës, Kurbinit, Mirditës e gjithë Shqipërisë, ju të harruarit e mëdhenj, ju të braktisurit e mëdhënj të republikës së vjetër, të premtimeve të pambajtura të Edi Ramës, jeni të vetmit në Europë që nuk merrni subvencione. Plani im, jep 100 milionë euro në vit për çdo fermer pa burrokraci, pa nipt”.

Unë kam një plan me shkurtimin total të shpenzimeve luksoze për zyra, për orendi dhe shpenzime qeveritare. Me anulimin e koncensioneve korruptive do të nisim që këtë vit rritjen e pensioneve për 650 mijë pensionistët shqiptarë. Dhe brenda 4 viteve, pensioni minimal do të arrijë 25 mijë lekë të reja për çdo pensionist. Edi Rama flet në këtë fushatë për gjithçka, përveç ekonomisë. Obsesioni i tij është timoni, obsesioni i tij është pushteti. A na duhen edhe 4 vjet të tjera një njeri me pushtet absolut që nuk mban premtimet?! Gjithçka tjetër është fjalë boshe. Siç i thoshte Fishta; dokrra hini për tu tërhequr vemendjen.

Read More
20 Qer
0

Basha mëngjes pune me Dhomën Amerikane të Tregtisë: Ulje taksash, nxitje investimesh, konkurencë e ndershme

Sot Lulzim Basha e filloi ditën me një mëngjes pune me bordin e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Basha shpjegoi planin e tij të integruar ekonomik dhe foli për uljen e taksave, nxitjen e investimeve, mbështetjen e zhvillimit të industrisë prodhuese dhe të bujqësisë.

“Qeveria ime do t’i japë fund terrorit të gjobvënies, trysninë dhe arbitraritetit shtetëror ndaj sipërmarrjes dhe do të jetë garantues i konkurencës së ndershme dhe mundësive për të gjithë”, u shpreh Basha.

Zoti Basha tha se plani i tij është i harmonizuar dhe tërësor dhe të gjithë elementët e tij janë të domosdoshëm për sukses.

Kreu i opozitës u shpreh se për katër vjet qeveria ka patur prioritetet e gabuara duke i angazhuar burimet financiare dhe njerëzore të vendit në përdorime sipërfaqësore që nuk krijojnë vlerë të shtuar, punësim dhe prodhim. Vendosja e prioriteteve të duhura qeveritare sidomos në ekonomi, është thelbi i gjithë planit të tij.

Ky plan ngjalli interes, dhe investitorët e mirëpritën politikën e taksave të ulura për biznesin dhe riorientimin e burimeve publike në shërbim të zhvillimit ekonomik.​

Read More
20 Qer
0

Ka vetëm një plan ekonomik në këto zgjedhje, të tjerat llafe e premtime boshe

Lulzim Basha në Kavajë: “Këtë të dielë vendimi i madh që do të merret, është nëse do të vazhdojmë 4 vjet të tjera fasada, palma, krim, drogë dhe arrogance, apo do ulim taksat, do rrisim ekonominë, do subvencionojmë fermerët, do çojmë qindra të rinj të Kavajës e mijëra të rinj të Shqipërisë me stazhe të paguara drejt tregut të punës”

 

Lulzim Basha u kërkoi qytetarëve të Kavajës të bashkohen, sic po ndodh në të gjithë vendin për të pasur një ekonomi të fortë e të nesërme të sigurtë.

Basha theksoi se në këto zgjedhje, ka vetëm një plan ekonomik para qytetarëve, të tjerat janë llafe e premtime boshe.

 

“Edi Rama e di fare mirë se këto zgjedhje shqiptarët do ta marrin vendimin për veten e tyre. Ai e ndien se ky bashkim i madh është i pathyeshëm, është i pamposhtëm, është bashkimi fitimtar me datë 25 Qershor. Ndaj po bën çdo përpjekje të ngjitet si vagoni i fundit trenit të fitores së Republikës së Re. Por nuk ka dhe nuk mund të ketë vend në këtë tren për krimin, për korrupsionin, për taksat e larta, për shtypjen, haraçin dhe kërbaçin mbi qytetarët. Në trenin e Republikës së Re, ka vend vetëm për shqiptarët e ndershëm të djathtë e të majtë, pavarësisht bindjeve të tyre politike që duan një ekonomi të fortë. Por nuk mund të ketë një ekonomi të fortë me taksa të larta. Nuk mund të ketë një ekonomi të fortë me çmimin më të lartë të energjisë në Ballkan. Nuk mund të ketë një ekonomi të fortë me naftën më të shtrenjtë në Europë në vendin me rrogat dhe pensionet më të ulëta. Nuk mund të ketë një ekonomi të fortë kur ulen subvencionet për fermerët dhe rriten tarifat për studentët. Të gjitha këto janë vendimet dhe prioritetet e gabuara të Edi Ramës sepse Edi Rama kurrë nuk pati një plan për ju kavajasit. Kurrë nuk pati një plan për Kavajën, kurrë nuk pati plan për Shqipërinë por vetëm për veten e tij, për pushtetin e tij, për timonin që do të thotë pushteti në duart e tij”, tha Basha.

Për pushtetin e tij, theksoi Basha, i solli kriminelët në zyra, për pushtetin e tij rriti taksat dhe me paratë e taksave në evdn që të rriste rrogat dhe pensionet ndëroi fasada, mbolli palma që sot janë tharë e vyshkur si vetë premtimet e rreme të Edi Ramës. Edi Rama nuk kishte prioritet hallet tuaja por qefet dhe teka e veta. Edi Rama dështoi seps enuk kishte plan për të zgjidhur problemet e mëdha të Kavajës e gjithë Shqipërisë”, tha Basha.

Kryedemokrati tha se të dielën bëhet një zgjedhje mes katër viteve të qeverisura për fasadë dhe mundësisë për të ulur taksat, rritjen e ekonomisë, vendeve të punës.

“Anembanë Shqipërisë, shqiptarët po bashkohen për të mbështetur të vetmin plan ekonomik në këtë fushatë për uljen e taksave, për uljen e TVSh-së, për stazhet për rininë e Kavajës dhe mbarë Shqipërisë, për mbështetjen e fermerëve, për shkollat me model europian me drekën e paguar nga buxheti i Republikës së Re, në ndihmë të grave dhe nënave në Kavajës dhe mbarë Shqipërisë. Ky është plani i Republikës së Re me mbështetje nga Europa në Amerikë. Ndaj këtë të dielë vendimi i madh që do të merret, është nëse do të vazhdojmë 4 vjet të tjera fasada, palma, krim, drogë dhe arrogance, apo së bashku do të ulim taksat, do të rrisim ekonominë, do të subvencionojmë fermerët, do të çojmë qindra të rinj të Kavajës e mijëra të rinj të Shqipërisë me stazhe pune drejt tregut të punës”, tha Basha.

Read More
19 Qer
0

Basha: Çfarë votojmë të dielën, palmat dhe pushtetin e Ramës, apo rritjen e pensioneve, shkollat me drekë të paguar, uljen e taksave, uljen e çmimit të energjisë e naftës

Mitingu mbyllës me qytetarët e Lushnjës dhe krahasimi i ofertave. Lulzim Basha me plan konkret që krijon ekonomi të fortë e vende pune, nga ana tjetër Edi Rama me premtime të reja e mashtrime të vjetra.

Lulzim Basha u tha qytetarëve sot gjatë mitingut mbyllës në Lushnje, se cfarë janë zgjedhjet e ditës së dielë, dhe kush është alternative që duhet të zgjedhin shqiptarët.

Duke bërë krahasimin mes dy ofertave, në mënhyrë të detajuar, Basha tregoi pse shqiptarët ditën e dielë duhet të zgjedhin numrin 6.

“Të dielën, me 25 Qershor, zgjedhja do të jetë e qartë. Të dielën vendosim nëse do të kemi një ekonomi të fortë apo jo. Të dielën vendosim nëse do ti ulim taksat apo do të vazhdojmë me taksa të larta. Të dielën vendosim nëse do ta anulojmë taksën Rama mbi karburantin plot 240 lekë për letër, apo të vazhdojmë të kemi naftën më të shtrenjtë në Europë. Të dielën do të vendosim nëse paratë e taksave të shqiptarëve do të vazhdojnë të bëhen fasada, palma, rrush e kumbulla, apo do ti bëjmë pensione për pensionistët tanë, shkolla me orar europian dhe drekë të paguar për fëmijët tanë dhe investime që nxisin punësimin. Kjo është zgjedhja që bëhet ditën e dielë; ekonomi e fortë, me taksa të ulëta, me stazhe për studentët dhe subvencione për fermerët”, tha Lulzim Basha.

Kryetari i opozitës u shpreh se Edi Rama është i njëjti, ai nuk mbajti asnjë premtim për 4 vite, nuk bëri asnjë përpjekje për ti mbajtur ato, dhe zgjodhi prioritete të tjera, të kundërta me interesin e qytetarëve, dhe nuk mori asnjë vendim në favor të familjeve, të qytetarëve, por vetëm të oligarkëve të tij.

“Edi Rama nuk i mbajti premtimet. Edi Rama nuk kishte prioritet ekonominë. Edi Rama nuk ka plan ndaj dhe ka frikë të përballet. Ka frikë nga debate dhe shkon e fshihet. Hedh gurin e fsheh dorën. Përballjen me mua e ka shmangur sepse nuk ka plan. Nuk ka plan për gjendjen e vendit. I vetmi plan për ta nxjerrë ekonominë nga kriza për të krijuar vende pune për ekonominë e fortë dhe të nesërmen e sigurtë, është numri 6. Edi Rama pati 4 vite kohë dhe nuk mori asnjë vendim në favor të familjeve tuaja, të fëmijëve tuaj, të prindërve tuaj. Çdo vendim e mori vetëm për veten e tij dhe çetën që e rrethon. A nuk premtoi nga ky shesh 4 vite më parë taksa të ulëta për 97% të shqiptarëve?! Vjen me të njëjtat premtime që nuk i mbajti para shqiptarëve. Dëgjoni çfarë thotë sot nga Lushnja. Pastruesja e kryeminsitrisë nuk mund të paguajë njësoj taksa si kryeministri. E njëjta gjë që ka thënë para 4 vitesh. Nesër me Republikën e Re çdokush me rrogën nën 320 mijë lekë, paguan 0 tatim mbi pagat. Edi Rama mësoje nëse nuk e di”, tha Basha.

Kreu i demokratëve tha se me Republikën e Re timoni dhe pushteti njëherë e mirë do të jenë në duart e qytetarëve dhe kryeministri i ardhshëm që do të dalë me votën e bashkuar të shqiptarëve, kryeministri i ekonomisë së fortë dhe i të nesërmes së sigurtë, do të ketë një dhe vetëm një detyrë; jo lojërat me timon, por të ndezë motorrin e ekonomisë në Lushnjë dhe gjithë Shqipërinë.

“Dhe këtë do ta bëjmë me planin tonë ekonomik, me të vetmin plan pa premtime boshe por me modelin që funksionon në lokomotivën e Europës, në Gjermaninë e Kancelares Angela Merkel që dërdoi ekspertët e saj pranë meje dhe pranë PD-së. Do të nisim me taksat e ulta. Ulja e TVSh-së, hapi i parë që do të ndërmarr do të kthejë 400 milionë euro në xhepat e konsumatorëve shqiptarë”, u shpreh Basha.

Kryetari i opozitës iu përgjigj po ashtu komenteve të Ramës për drejtësinë.

“Ti thotë dikush Edi Ramës që Reformën në Drejtësi e kemi votuar vitin e kaluar. Ti thotë dikush Edi Ramës që vetingun e votuam dje dhe asgjë nuk do ta ndalë Reformën në Drejtësi. Asgjë nuk do ta ndalë forcimin e institucioneve shtetërore në shërbim të qytetarëve dhe jo në kontrollin e politikanëve”.

Read More
19 Qer
0

Përhapeni lajmin, ndryshimi i madh po vjen. Ndajeni planin tonë ekonomik derë më derë

Lulzim Basha me qytetarët e Beratit: Unë kam një plan ekonomik që jep rezultate që ditën e parë. Edi Rama ka të njëjtat premtime boshe që nuk i mbajti për 4 vite

 

Lulzim Basha u tha qytetarëve të Beratit sot të mbledhur në mitingun përmbyllës të fushatës, që të dalin derë me derë, të përhapin lajmin se ndryshimi i madh po vjen.

Basha tha se ai është gati të jetë kryeministri i njerëzve, i halleve të tyre, i kërkesave të tyre. Kryeministri që do ndezë motorrin e ekonomisë, sepse ka një plan që do hapë vende pune, që do sjellë investime, do rrisë konsumin e prodhimin në vend.

“Ne kemi planin, ne kemi vendosmërinë, ne kemi mbështetjen. Edi Ramës nuk ia blen askush premtimet për herë të dytë. E ka kuptuar edhe vetë. Ndaj refuzon çdo përballje. E di se në një përballje dhe një debat do ti duhen vetëm 5 minuta ti bjerë të fikët para meje dhe para gënjeshtrave të tij. Jo vetëm i ka të shkurtra gënjeshtrat e tij, por nuk e mbajnë as gjunjët më. 1 muaj i iku debatit dhe tani do të zëvëndësojë debatin për hallet tuaja me cic-micet me mua. Kjo nuk ka për të ndodhur. Një timon fëmijësh t’ia blejmë tek tregu e ta largojmë njëherë e mirë se Shqipëria nuk ka nevojë për një kryeministër që mendon vetëm për veten e tij e pushtetin e tij. Mendon vetëm qefet dhe tekat e tij, që nuk ndan prioritetet e qytetarëve por ka vetëm prioritetet e tij. Sepse kjo nuk është lojë. Kjo është jeta e shqiptarëve. Këto janë miliardat e shqiptarëve dhe nuk mund të përfundojnë si xhixha loje për palma e për fasada, e për tendera e koncensione korruptive. Ndaj me 25 Qershor, na duhet e do të kemi një plan, një ekip dhe një kryeministër që do të ndezë motorrin e ekonomisë. Ky do të jem unë, kryeministri i njerëzve punëtorë të Beratit, Kuçovës, Urës Vajgurore, Poliçanit, Çorovodës dhe gjithë Shqipërisë. Jam gati me mbështetjen tuaj ta nisim punën e madhe që na pret, punën e vërtetë për ndryshimin e vërtetë që do të doni e do të keni në familjet tuaja”, tha Basha.

Kryedemokrati tha se plan i tij ekonomik do rrisë konsumin, prodhimin, do rrisë pensionet, do sigurojë shkolla të mira me drekë për fëmijët e shqiptarëve dhe do garantojë mbështetje për nevojtarët.

“Ndaj këto 5 ditë, që nga ky moment, kur të ndahemi nga ky miting i jashtëzakonshëm, gjithsecili prej jush gjeni dhe afroni 5 të tjerë. Jo ata qindra e mijëra që tashmë i kemi në mesin tone, por 5 të tjerë nga ata të heshtur, kokëulur. Merrini dhe jepuni nga kurajoja juaj. Ndriçojini me programin dhe planin tonë ekonomik. I tregoni se ne do ti ulim taksat, se ne do ta ulim TVSh-në, se ekonomia do të ringjallet dhe se rritja ekonomike do të garantojë punë dhe punësim, se rinia do të ketë 10 mijë stazhe të paguara dhe se me të ardhurat e shtetit kurrë më nuk do të bëhen lojëra, fasada, palma, tendera e koncesione korruptive, bileta avioni 2.5 milionë euro në muaj për qeveritarët e shpenzime pa fund për ata. Por ne do të bëjmë 3 gjëra të rëndësishme këto 4 vite të para; rritjen e pensioneve, shkollat sipas modelit europian me orare europiane dhe drekën e paguar nga shteti, dhe rritjen e ndihmës ekonomike për të gjitha familljet në nevojë. Ndajeni planin tonë, shpërndajeni frymën tonë të fitores. Fitorja po vjen, askush nuk e ndal dot”, tha Basha.

Read More
18 Qer
0

Edi Rama ushqeu një grusht oligarkësh, Republika e Re do ushqejë fëmijët e shqiptarëve

Lulzim Basha në bashkëbisedim me qytetarët në Korçë. Nuk kam premtime, por një plan konkret që do vihet në zbatim që ditën e parë për ndezjen e motorrëve të ekonomisë​

 

Lulzim Basha ishte sot me qytetarët e Korcës në një bashkëbisedim ku u shpjegoi konkretisht planin e tij ekonomik që do sjellë më shumë para në xhepat e shqiptarëve, do rrisë konsumin, do rrisë prodhimin në vend, do hapë vende të reja pune. Gjithashtu, u foli të rinjve, për projektin e 10 mijë stazheve me pagesë për të sapodiplomuarit më të mirë.

 

“Ka një dallgë të madhe shprese dhe besimi te një Republikë e Re që po vjen, e cila ka prioritet kryesor ekonominë tuaj, motorrin dhe jo timonin, që është prioriteti im numër një. Me një plan konkret të besueshëm dhe të zbatueshëm prej ditës së parë. Me uljen e TVSh-së, me taksën e sheshtë 9%, me zerimin e dividentit, me taksën maksimale 1.5% të xhiros vjetore përfshirë edhe ato lokale e qendrore për biznesin e vogël, me pullën fiskale që njëherë e mirë do ti nxjerrë jashtë taksidarët që i bien sot në qafë biznesit të vogël dhe e terrorizojnë atë. Klima pozitive e besimit do të ndezë motorrin e ekonomisë shqiptare. Komponentët e këtij plani funskionojnë bashkë dhe i tillë edhe plani për stazhet e punës. 10 mijë stazhe pune në vit, të paguara me 200 mijë lekë në muaj për çdo të ri të cilët aplikojnë dhe fitojnë në bazë të meritës dhe rezultatit në universitet”, u shpreh Basha.

Kryetari i opozitës u shpreh se ky plan funksionon në Amerikë, në Gjermani dhe do të funksionojë edhe në Shqipëri.

“Isha në Amerikë këtë javë dhe takova Presidentin Trump, takim i jashtëzakonshëm, dhe kjo ishte java e zhvillimit të fuqisë punëtore. Çfarë po bënte administrata e Presidentit Trump?! Po financonte stazhet për studentët, po ulte tarifat dhe po e bënte më të mundshme për studentët amerikanë të ndiqnin shkollën e lartë. Po ndihmonte biznesin e vogël, po ulte taksat në tërësi dhe po kirjonte një klimë më miqësore për investimet. Kjo është mënyra se si rritet ekonomia. Unë nuk kam premtime, kam një plan ekonomik dhe pika e parë është ulja e taksave që do fuqizojë ekonominë dhe hapjen e vendeve të punës”, tha Basha.

Lulzim Basha ka theksuar dhe një herë se Edi Rama është përgjegjës për gjendjen e vendit sot, dhe për mosmbjatjen e premtimeve.

“Kudo po shkoj në Shqipëri njerëzit thotë që Edi Rama po kthehet si para 4 vitesh dhe prap me premtime. Bëri premtime dhe nuk i mbajti premtimet sepse nuk kishte prioritet ekonominë. Tani prap po bën premtime. Por në vend të një plani ekonomik ka vetëm premtime të pambajtura. Nuk ka pasur prioritet hallet tuaja por punët e miqve të tij. Vjen dhe u thotë që Luli do u ushqejë fëmijët. Jo absolutisht. Unë ushqej fëmijët e mi por republika është e të gjithëve dhe ka dy zgjidhje, të ushqejë një grusht oligarkësh me palma, pllaka dhe kullat si kjo e Korçës, apo të ushqejë fëmijët e shqiptarëve në shkollat publike. Për mua qartësisht është e dyta”, u shpreh Lulzim Basha.

Read More
18 Qer
0

Mos lini derë pa trokitur e pa çuar lajmin, republika e vjetër ka marrë fund

Lulzim Basha në takime me banorë të Peqinit. S’ka marrëveshje me zullumin. Kam plan ekonomik që ndez ekonominë, sjell punë, prodhim, mirëqënie​

Gjatë takimit me banorë të Peqinit, Lulzim Basha ka treguar efeketet që do të sjellë plani i tij ekonomik, duke i ka sqaruar njerëzit nga afër, se s’do të ketë marrëveshje me republikën e vjetër.

“Jo koalicion me Edi Ramën, se i ka mbetur në mendje. Jo se, e keni parë që thotë: Eshtë çun i mirë Luli, është çun i mirë Luli, mbaj fotografinë e Lulit, po pse kë do mbajnë tënden? 300 mijë vende pune i bëre 300 mijë refugjatë. Shëndetësinë falas e fute në gropë. Tani nga mëngjesi deri në darkë, Luli, Luli, Luli, thua se është shoku im. Ne do ta mundim nuk e lë më asnjë ditë në Republikën e vjetër”, u shpreh Basha.

Kreu i opozitës u foli qytetarëve për masat konkrete të planit të tij.

“Vendosim këtë pullën dhe po u kap inspektor këtu do ta pijë e zeza, do të shkojë në prokurori. Nuk do të shkojnë më paratë as për koncesione as për pllaka, as për palma, por tek brezi i ri dhe shtresat në nevojë. Por që të ndodhë kjo duhet të kemi biznesin e fortë, duhet të kemi ekonominë e fortë”, tha basha, duke theksuar garancinë që do japë pulla fiskale.

“Ata për ndjekje penale, jo biznesi për ndjekje penale”.

Mesazhi i Lulzim Bashës për qytetarët, një javë para zgjedhjeve, është i qartë.

“Ju shof të bashkuar, ju shoh të vendosur për atë që do të ndodhë më 25 qershor.  Ndahemi nga krimi dhe kriminelët në politikë në radhë të parë. Do të marrin fund kriminelët në politikë, s’ka për të pas më kriminelë në politikë. Ata që i rren mendja, ta dinë mirë se i kanë orët e numëruara. Vendimi është marrë. Kemi ekipin, kemi planin, kemi vendosmërinë dhe do ta cojmë deri në fund. Mos lini derë pa trokitur pa u cuar lajmin njerëzve. Republika e vjetër ka marrë fund, është marrë vendimi”.

Read More