Blog

08 Sht
0

Mesazhi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar

Të nderuar anëtarë të Grupit Parlamentar.

Dua ta filloj me një mesazh të drejtpërdrejtë. Qendrimi ynë është i qartë. Ne jemi opozita dhe do të bëjmë opozitën derisa shqiptarë të na besojnë me votë drejtimin e vendit. Nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë asnjë ndarje pushteti dhe asnjë lloj përfshirje të Partisë Demokratike në qeverisje, në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast. Opozita ka një rol jashtëzakonisht të madh në çdo shoqëri demokratike. Dhe një opozitë e fortë është më shumë se kurrë sot një domosdoshmëri e madhe për Shqipërinë. Qëllimi i vetëm i yni është ta përmbushim me përkushtim dhe me dinjitet këtë mision në interes të njerëzve dhe në interes të vendit tonë.

Kjo është një kohë kritike për Shqipërinë ku do të përcaktohet nëse Shqipëria do t’i rikthehet integrimit europian, demokracisë dhe shtetit ligjor apo do të zhytet plotësisht në sundimin e kri​mit të organizuar në bashkëpunim me elitën e korruptuar politike të vendit.

Ne kemi 3 sfida të rëndësishme. Na takon ne, Partisë Demokratike dhe deputetëve të saj që të bëhemi pengesë që vendi të mos rrëshqasë në kaosin e autokracisë dhe kriminalitetit. Droga, krimi, korrupsioni po e vdesin dalngadalë çdo mundësi për zhvillim në Shqipëri dhe po izolojnë vendin. Na takon ne ta ndryshojmë politikën dhe t’u ofrojmë shqiptarëve alternativën e lirisë dhe demokracisë, dhe do të reformojmë e modernizojmë Partinë Demokratike, e cila do t’i paraprijë reformimit të të gjithë sistemit politik në vend duke filluar nga sistemi zgjedhor. Na takon ne që të jemi jo vetëm alternativë politike por edhe alternative morale. Ne do të jemi shembulli i ndershmërisë, i thjeshtësisë, i përgjegjshmërisë dhe i ndjeshmërisë ndaj njerëzve.

Ne do të propozojmë zgjidhjet tona politike dhe ligjore në interes të publikut. Do të informojmë dhe sqarojmë njerëzit mbi problemet reale të vendit. Ne do të denoncojmë dhe protestojmë kundër keqqeverisjes dhe korrupsionit, ne do të luftojmë kundër drogës dhe krimit. Mbi të gjitha ne do të jemi alternativa e njerëzve. Gjithmonë pranë njerëzve dhe gjithmonë me njerëzit. Shqiptarët e thjeshtë sot janë më të braktisur se kurrë nga politika dhe elita e korruptuar e vendit. Ne duhet t’i kthejmë ata jo vetëm në qendër të politikës por edhe të ngjallim shpresën dhe besimin e tyre tek politika si një instrument ndryshimi për të mirë.

Sistemi ynë politik nuk i jep opozitës asnjë pushtet real ndërkohë qeveria kontrollon të gjitha instrumentat. Madje kontrollon edhe pushtet jo politike që janë të rëndësishme për funksionimin e demokracisë siç janë mediat dhe një pjesë të mirë të shoqërisë civile.

Deputetëve të rinj dua t’u uroj një fillim të mbarë misionit politik në shërbim të njerëzve. Mirëse vini në botën e ashpër të politikës shqiptare. Do t’ju fyejnë, do t’ju sulmojnë, do t’ju vënë në dyshim por ju duhet të ruani dinjitetin dhe durimin dhe të mos ndalni së shërbyeri njerëzve dhe së luftuari për të drejtat e tyre. Puna juaj do t’u shpërblehet me mirënjohjen e njerëzve. Të gjithëve, ju jeni njerëzit që keni marrë besimin për përfaqësimin me të lartë që mund të marrë një politikan në radhët e Partisë Demokratike. Jeni njerëzit me përgjegjësinë më të madhe në Partinë Demokratike. Uroj ta përmbushni me nder detyrën tuaj.

Read More
07 Sht
0

CDU dhe KAS, mbështetje strukturore dhe të aksionit opozitar të Partisë Demokratike

Partia Kristian Demokrate gjermane dhe Fondacioni Konrad Adenauer, dëshmojnë mbështetjen për Partinë Demokratike dhe aksionin e saj opozitar.

Sot, një Këshilltar i Lartë i grupit parlamentar CDU-CSU, në Bundestag, pati një bashkëbisedim me deputetët e Partisë Demokratike në lidhje me mbështetjen për strategjinë dhe aksionin e PD përballë qeverisjes dhe për rrugën e ardhjes në pushtet.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të CDU në cdo drejtim dhe tha se PD do të angazhohet për ta thelluar bashkëpunimin në cdo drejtim.

Në prioritetet kryesore të Partisë Demokratike, renditet reforma e plotë zgjedhore që do të bëjë të mundur garantimin e votës së lirë e të ndershme, asgjesimin e shitblerjes së votës, dhe dhënies fund një herë e mirë të manipulimit të vullnetit të qytetarëve.

Basha theksoi se krahas betejës së përditshme kundër keqqeverisjes, krimit dhe drogës, Partia Demokratike do të konsolidojë alternativën e saj qeverisëse me mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me partitë simotra europiane, e në vecanti me CDU.

 

Read More
05 Sht
0

Basha në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane

Kreu demokrat Lulzim Basha është duke marrë pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane (PPE), që zhvillohet në Kopenhagen me pjesëmarjen e drejtuesve të partive të djathta europiane.

Para Asamblesë, Zoti Basha bëri një pasqyrë të zhvillimeve politike në vend dhe ndau me politikanët e djathtë europianë vizionin e tij për të ardhmen e PD-së dhe të opozitës. Në mënyrë të veçantë, ai theksoi rëndësinë që ka për opozitën dhe vetë demokracinë në Shqipëri reformimi i sistemit zgjedhor, për t’i dhënë fund përgjithmonë historisë së manipulimit të zgjedhjeve.

Në bisedat me drejtuesit e partive simotra, Zoti Basha diskutoi gjithashtu mbi përballjen me sfidat për integrimin europian të vendit, dhe mori mbështetjen e tyre në këtë proces.

Zoti Basha mori gjithashtu premtimin për vazhdimin e mbështetjes direkte politike të PPE-së dhe partive simotra për Partisë Demokratike, përfshi mbështetjen me këshillim dhe asistencë në lidhje me strategjinë dhe alternativën opozitare.​

Read More
04 Sht
0

Deklaratë e Partisë Demokratike

Partia Demokratike përshëndet deklaratën e Ambasadores së BE-së Vlahutin se çelja e negociatave ka si kusht luftën kundër kanabisit. Më në fund, Ambasadorja u tha shqiptarëve të vërtetën të cilën kryetari Basha dhe Partia Demokratike e ka thënë çdo ditë për tre vjet: nuk mund të ketë çelje negociatash nëse nuk ndalet kanabisi. Kjo do të thotë se ecuria e integrimit europian është mbajtur dhe po mbahet peng nga vetë Edi Rama. Fatkeqësisht, emërimet në krye të Kuvendit dhe të Ministrisë së Brendëshme, Edi Rama rikonfirmoi mbështetjen e tij për drogën dhe krimin. Në këto kushte, ka vetëm një mundësi për të ardhmen tonë europiane: të bëhemi të gjithë bashkë kundër drogës dhe krimit.

Read More
03 Sht
0

Deklaratë e Partisë Demokratike

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nuk do të kishte ndodhur nëse krimineli nuk do të favorizohej nga veprimet e papërgjegjshme të shtetit. Nëse krimineli nuk do të ishte liruar nga një aministi skandaloze apo nëse policia do t’i kishte dhënë gjyqtares mbrojtjen që i njeh ligji çdo qytetari, ajo sot do të jetonte. Ne nuk mund ta lëmë të kalojë në heshtje këtë krim, vetëm për të pritur krimin e rradhës.

Qeveria duhet të japë llogari:

Pse Edi Rama ka ofruar çdo vit amnisti masive, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë? Pse amnistitë e tij kanë përfshirë ulje dënimi dhe lirim të kriminelëve që kanë kryer vrasje apo tentuar të kryejnë vrasje? Pse policia nuk i afroi mbrojtje gjyqtares Hafizi kur ajo e kërkoi më shumë se një herë? Pse nuk vepruan për parandalimin e tragjedisë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtori i Krimeve në Policinë e Shtetit, të cilët u takuan personalisht nga gjyqtarja ku ajo kërkoi ndihmën e tyre?

Partia Demokratike do të propozojë në fillim të legjislaturës së re një ligj i cili ndalon në çdo rrethanë uljen e dënimeve për vrasje dhe amnistimin e tyre. Ne do të propozojmë edhe ashpërsimin e dënimit për ata që ushtrojnë dhunë në familje, si dhe rritjen e mbrojtjes për viktimat e kësaj dhune. Ndërkohë, Partia Demokratike i kërkon qeverisë të rishikojë me urgjencë procesin e ofrimit të mbrojtjes nga shteti, për të shmangur mundësinë e injorimit të qytetarëve që u kërcënohet realisht jeta.

Read More
20 Gus
0

Deklaratë e Partisë Demokratike

U bë një javë që deputeti mik i Edi Ramës, Aqif Rakipi, ka ikur nga vendi i ngjarjes ku aksidentoi për vdekje qytetarin Seit Sorra, dhe asnjë masë nuk është marrë ndaj tij. Sipas nenit 273 të Kodit Penal, Aqif Rakipi ka kryer vepër penale me largimin nga vendi i ngjarjes, që dënohet deri në 1 vit burg.

Mirëpo prokuroria ende nuk ka hedhur asnjë hap drejt kësaj çështjeje, dhe deputeti Rakipi po shijon favoret dhe paprekshmerinë qe ia jep lidhja me Edi Ramën.

Partia Demokratike i bën thirrje deputetit të heqë dorë nga mandati dhe të shkojë para drejtësisë si qytetar i thjeshtë e të mbajë përgjegjësi para ligjit.

Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës të tërheqë mbrojtjen speciale qe i jep mikut te tij, e të lejojë hetim të plotë e te pandikuar të ngjarjes. Këto jane rastet kur shihet nëse drejtësia funksionon për të gjithë njësoj, apo për miqtë e kryeministrit ka favorizime dhe paprekshmëri.

Read More
18 Gus
0

Deklaratë e Partisë Demokratike

Sulmi terrorist që goditi Barcelonën dhe shkaktoi 14 viktima të pafajshme dhe dhjetëra të lënduar është një agresion burracak ndaj vlerave të botës demokratike.
Lutjet tona shkojnë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe të lënduarve.
Partia Demokratike ë​shtë në këto momente të vështira solidare me popullin dhe autoritetet spanjolle dhe shpreh vullnetin e palëkundur se do te jemi përherë në krah të aleatëve tanë në mbrojtjen e vlerave të paqes e lirisë.

Read More
Godina e Partise Demokratike - PD
14 Gus
0

Deklaratë e Partisë Demokratike

Neni 273 i Kodit Penal, i cili është në fuqi edhe për miqtë e Edi Ramës, dikton se Aqif Rakipi mban përgjegjësi edhe për largim nga vendi i aksidentit, përgjegjësi që në vetvete denohet deri në 1 vit burgim.

Mbarë opinioni publik është i revoltuar se si gjithë shteti është vënë deri tani ëe shërbim të deputetit mik të Ramës, dhe në kurriz të viktimës. Gjithcka për ta paraqitur viktimën fajtor te aksidentit dhe fajtorin viktimë.

Largimi nga vendngjarja pas përplasjes për vdekje të Seit Sorrës, përveçse akt burracak i deputetit Rakipi, është edhe vepër e pastër penale që e rëndon pozitën e tij para ligjit.

Por miku i kryeministrit po përfiton nga Edi Rama i cili është në vijim të qendrimeve të tij te njohura, pranë krimit e larg qytetarëve. Per më teper, qe deputeti Rakipi njihet si pike kyce e nderlidhjes se Edi Rames me trafiqet.

Partia Demokratike i kërkon Prokurorit të Pergjithshëm dhe Kreut të Parlamentit të nisin urgjent procedurat e heqjes se imunitetit të deputetit Rakipi, dhe një hetim të plotë dhe te pandikuar te ngjarjes, në mënyrë që të ketë drejtesi për viktimën.

Read More
12 Gus
0

Zyrtarët e lartë të PD me senatorët amerikanë: vendi nën diktatin e qeverisë së inkriminuar, PD do luftojë çdo ditë kundër drogës e krimit

Nje delegacion prej katër senatorësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  Roy Blunt, John Cornyn, Tom Cotton dhe Thom Tillis zhvilluan një takim mbi aktualitetin politik në vend me zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka konfirmoi mirënjohen maksimale të popullit Shqiptar dhe në veçanti të Partisë Demokratike për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë demokracisë në vend. “Kjo vizitë është dëshmia më e mirë e kësaj mbështetjeje dhe të interesit të Shteteve të Bashkuara ndaj krizës që po kalon vendi”, tha Paloka.

Nënkryetari Paloka i njohu senatorët me faktin se prej katër vitesh Shqipëria është nën diktatin e një qeverisjeje të kapur nga interesa të ngushta kriminale, nje qeveri e cila ka mbështetur dhe është implikuar drejtëpërsëdrejti në kanabizimin e vendit. Me fitimet kolosale të trafikimit të kanabisit, tha Paloka, është financuar dhe blerja masive e votës anembanë vendit ne zgjedhjet e 25 qershorit.

Raportet ndërkombëtare, si ai i Departamentit të Shtetit dhe te mediave ndërkombëtare kanë theksuar shqetesimet e opozitës. Krimi i organizuar dhe rritja e trafikimit të drogës është bërë nën bekimin politik. Qeveria ështe njësh me krimin e organizuar duke angazhuar me kohë të plotë dhjetëra individë me rekorde kriminale, përfshirë dhe kandidimin e tyre.

Zgjedhjet e 25 qershorit treguan më së miri se fenomeni i shitblerjes së votës është tashmë masiv, se paratë e krimit e të drogës blejnë pushtetin, e pushteti mbahet duke lejuar krimin dhe drogën. E ky nuk është më një shqetësim kombëtar, por po cënon sigurinë e rajonit ashtu siç dhe theksoi dhe prokurori italian Roberti pak ditë më parë, theksoi Paloka.

Z. Paloka i rikonfimoi senatorëve se “Partia Demokratike do të vazhdojë të luftojë për një Shqipëri demokratike e një qeverisje totalisht të shkëputur nga interesat kriminale e korruptive duke mbështetur integrimin europian ashtu si dhe forcimin e shtetit ligjor. Në këtë drejtim, kontributi Amerikan do të ngelet jetik duke dalur gjithmonë në krah të vlerave euro-atlantike të vërteta.”

Read More
12 Gus
0

Deklaratë e Partisë Demokratike​

Partia Demokratike kërkon zbardhje dhe transparencë të plotë të një ngjarjeje të ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, ku të dhënat janë se deputeti Aqif Rakipi ka aksidentuar për vdekje me makinë një person.

Ka dyshime serioze se ngjarja po përpiqet të mbahet e fshehtë dhe të manipulohen provat dhe vendngjarja në favor të deputetit që njihet si mik i ngushtë i kryeministrit Rama.

Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të bëjë publike ngjarjen dhe i kërkon prokurorisë hetim të plotë e të pandikuar politikisht. Të dhenat janë se deputeti mik i Ramës ka qënë me shumë shpejtësi kur ka përplasur për vdekje personin dhe është larguar edhe nga vendngjarja me makinën e tij. Prishja e vendngjarjes do t’ju sjellë vështirësi eksperteve në përcaktimin e shkaqeve te aksidentit. Për këtë arsye PD kërkon hetim e përgjegjësi të plotë para ligjit për deputetin dhe drejtesi për viktimën.

Read More