Blog

07 Qer
0

Ekonomi e fortë, vetëm nga ulja e TVSH, 400 milionë euro do të rrisin konsumin, prodhimin dhe vendet e reja të punës

Në një takim me qytetarët në Roskovec, lideri demokrat Lulzim Basha tha se ditën e parë të Republikës së Re, si kryeministër i shqiptarëve, do e nisë me planin ekonomik të çertifikuar nga ekspertët e kancelares Angel Merkel të dërguar posaçërisht pranë Partisë Demokratike.

“Unë nuk do të jem kryeministri i oligarkëve, unë nuk do të jem kryeministri i bankave, unë do të jem kryeministri juaj, i qytetarëve të thjeshtë. Do të jem kryeministri i ekonomisë dhe i punësimit ndaj do ta nis ditën time të parë të punës dhe çdo ditë për realizimin e planit ekonomik të Republikës së Re, hartuar nga ekspertët më të mirë, çertifikuar nga këshilltarët ekonomikë të lokomotivës europiane të ekonomisë, kancelares gjermane Angela Merkel që u dërguan posaçërisht pranë meje dhe Partisë Demokratike për programin tonë ekonomik që siç u shprehën publikisht ata, është realist, ambicioz dhe i zbatueshëm. Do ta nis me uljen e taksave, me uljen e TVSH-së që i merr çdo fëmije, çdo prindi, çdo të riu, 20% për çdo mall dhe shërbim. TVSH-ja do të ulet dhe 400 mln euro më shumë do të rrisin xhiron dhe konsumin, do të rrisin podhimin, do të rrisin kërkesën për më shumë vende pune, investime kapitale, kreditim, ulja e TVSH-së, taksa e sheshtë 9%, do të çlirojë qindra milionë euro në ekonomi. Rritja ekonomike do të sigurojë vende pune. Ky është një model europian. Ka funksionuar atje, funskionon edhe këtu. 75 deri në 90% e të rinjve që ndjekin praktika punësimi gjejnë një vend pune pas kësaj praktike. Nuk është karamele elektorale, nuk është as politikë sociale por është politikë e pastër ekonomike për punësimin e të rinjve dhe të rejave”, tha Basha nga Roskoveci.

 

 

Read More
07 Qer
0

Ulja e taksave do të rrisë ekonominë familjare

Në një takim me qytetarët e Patosit, lideri demokrat Lulzim Basha theksoi zotimin se do të jetë kryeministri i ekonomisë, punës dhe njerëzve të thjeshtë. Basha tha se Republika e Re do të rishikojë buxhetin për të rritur pensionet brenda vitit 2017.

“Vit për vit do të rriten pensionet  dhe Brenda katyër viteve Republika e Re do të mundësojë pensionin minimal prej 25 mijë lekësh të reja,. Për të gjithë pensionistët shqiptarë. Ne do të kemi një paketë që do të përfshijë 300 kw e parë të energjisë elekjtrike të paguara nga buxheti dhe faturën e ujit për konsum familjar të paguar nga buxheti, plus ndihmën ekonomie, për të gjithë ata në nevojë ekonomike. E nesërmja e sigurtë do të nisë për investimin për fëmijët tanë. Anembanë vendit do të kem i një revolucion të vërtetë në arsim. Nuk do të ketë në ansjë fshat të Shqipërisë në asnjë lagje të qyteteve tona, ndërtesë më madhështore se shkolla ku shkojnë fëmijët tuaj. Republika e Re do të mundësojë drekën e paguar nga buxheti i shtetit, për çdo fëmijë shqiptarë, nga kopshti deri në fund të maturës”.

Basha vuri theksin tek taksa e sheshtë 9% të cilën do e sjellë Republika e Re, si taksa më e ulët në rajon. Ulja e TVSH-së nga 20% në 15% do të rrisë ekonominë familjare. Për 10 mijë të rinj të cilët mbarojnë universitetin, tha Basha, Republika e Re do i mundësojë stazh të paguar prej 200 mijë lekë të vjetra.

“10 mijë të rinj e të reja do të kenë stazhin e paguar nga Republika e Re, 200 mijë lek të vjetra në muaj për 25 milionë euro që i merr Vilma Nushi me shokë dhe që unë do t’i anuloj që në ditën time të parë. Kjo do të ndihmojë në punësimin e rinisë sepse 75% deri në 90% e të rinjve që ndjekin praktika të tilla, sigurojnë një vend pune”.

Lideri demokrat Basha theksoi se deputetët do të zgjidhen nga populli pa filtra partiakë, dhe nëse nuk përfaqësojnë qytetarët siç duhet, do jenë qytetarët që do i shkarkojnë pa përfunduar mandati i tyre. “Duhet që Republika e Re të nisë nga puna dhe këtë do të bëjmë”, tha Basha.

Read More
07 Qer
0

Ulje taksash, ekonomi e fortë, paratë do u kthehen qytetarëve dhe tregut

Lulzim Basha paraqet programin ekonomik në Mallakastër. Do hiqet taksa e naftës, 100 milionë euro në vit për fermerët, 10 mijë stazhe të paguara, pensioni minimal 250 mijë lekë. Statusi i naftëtarit, sipas kërkesave të tyre

Lulzim Basha dhe ekipi i tij shpalosën programin ekonomik në Mallakastër. Basha u shpreh se programi i tij ekonomik do hapë vende pune për shqiptarët. Puna e tij do nisë me uljen e taksave, me TVSh-në dhe me taksën e sheshtë, e cila do jetë 9%, duk​e u kthyer në xhepa shqiptarëve, qindra milionë euro. Për të rinjtë, do të ketë 10 mijë stazhe në vit, ndërsa për fermerët 100 milionë euro mbështetje direkte më para në dorë. Familjet në nevojë nuk do paguajnë faturën e energjisë dhe të ujit të pijshëm, ndërsa pensioni minimal do shkojë 250 mijë lekë në muaj.

“Do ta nis punën time me uljen e TVSh-së, me taksën e sheshtë 9%, e cila do të çlirojë qindra milionë euro që janë përpirë këto vite nga kuçedra e korruptuar rilindjes, që janë kthyer për tendera zyrash e makinash lukzoze. Këto para, do u kthehen xhepave tuaj. Ulja e TVSH-së, do të thotë, ulja e taksës që ju e paguani çdo ditë kur bleni një mall. 400 milionë euro më shumë do të keni në xhepin tuaj. Do ulim çmimin e naftës me eleminimin e taksës Rama 240 lekë për litër, kjo do eleminohet që javën time të parë si kryeministër i Republikës së Re. Çmimi i energjisë do jetë më konkuruesi në Ballkan. Vendimi im tjetër, do të jetë 10 mijë stazhe për të sapodiplomuarit shqiptarë, për ju të rinj e të reja që mbaroni shkollën e lartë, 1 vit stash, me 200 mijë lekë në muaj. 100 milionë euro në vit subvencione të drejtpërdrejta për fermerët shqiptarë, pa sekserë, pa nipt, drejtpërdrejtë për ata që punojnë tokën, që mbarështojnë bagëtitë”, tha Basha.

Kryedemokrati tha se do të ketë një vlerësim për naftëtarët e zonës duhe hartuar një status duke marrë parasysh kërkesat e tyre legjitime.

Read More
07 Qer
0

Ekonomia e fortë, e bën një shtet të fortë

Lulzim Basha paraqet programin në Njësinë 9 në Tiranë dhe në Farkë. Ulje taksash, vende të reja pune, dhe mbështetje njerëzve në nevojë  

Lideri demokrat Lulzim Basha u takua me banorë të Njësisë 9 në Tiranë, ku theksoi se Republika e Re vjen për shqiptarët, për të krijuar shtet me një ekonomi të fortë.

“Pika e parë e këtij plani është ulja e taksave, ulja e TVSH-së nga 20 në 15%, do të kthejë në xhepat tuaja dhe në konsumin e ekonomisë shqiptare, 400 milionë euro në vit. Taksa e sheshtë 9% do të çlirojë miliarda euro të tjera. Plani im fiskal, ulja e taksave, ulja e TVSH-së, do të bëjë që paraja të vërshojë në tregjet tona, të rrisë ekonominë, të krijojë vende pune, të rrisë rrogat. 10 mijë stazhe nga Republika e Re për më të mirët që mbarojnë shkollën e lartë. E dini se sa kushton ky program që unë do të vë në lëvizje që në muajin e parë si Kryeministër, për 10 mijë të rinj me 200 mijë lek të vjetër në muaj, stazh për 12 muaj me rradhë? A e dini se sa do i kushtojë Republikës së Re? 25 milionë euro në vit”.

Në Farkë, ku shpalosi programin e Republikës së Re, Basha tha se prioriteti numër një është ekonomia e familjeve shqiptare, punësimi i të rinjve, mirëqenia e fshatit.

“Ekipi im fitues ka një plan ekonomik me vulat e ekspertëve më të mirë të Europës, këshilltarëve ekonomikë të Anxhela Merkel, që erdhën këtu dhe e çertifikuan publikisht para kamerave si një program realist, ambicioz dhe të zbatueshëm”.

Basha tha se të gjitha familjet në nevoje do të kenë ndihmë ekonomike. Fatura deri 300 klv dhe fatura e ujit per konsum familjar do e marrë përsipër buxheti i Republikës së Re, tha Basha.

Read More
06 Qer
0

Ulje taksash, shtet që stimulon zhvillimin jo që spiunon qytetarët për ti zhvatur

Lulzim Basha paraqet programin ekonomik në Tiranë. Do hiqet taksa e naftës, do bjerë taksa e shitjes së pronës. Masa për të çliruar ekonominë

Lulzim Basha dhe ekipi i tij shpalosën programin për zhvillimin e ekonomisë me banorë të Tiranës në njësitë nr 5, 2 dhe 10. Basha tha se programi i tij i hartuar me eskpertët e kancelares gjermane Merkel, do të ulë taksat ku do përfitojnë të gjithë. Basha tha se do të hiqet taksat e karburantit prej 240 lekësh si dhe do të hiqet taksa mbi shitjen e pronës, e cila do te zëvendësohet me një tarifë fikse.

“Sfida e jonë kryesore është ekonomia e cila sot është në ditën më të zezë. Vendimi i parë do të jetë ulja e TVSH-së që të rrisim konsumin, të rrisim prodhimin, rritjen e investimeve, nxitje kreditimit të ekonomisë, vende të reja pune. Shtresa e mesme dhe profesionistët si mjekët, inxhinjerët, juristët, financierët që rëndohen padrejtësisht nga tatimi progresiv do kenë taksën e sheshtë 9%. 320 mijë lekët e para do jetë të patatuara dhe tatimi për pjesën tjetër do jetë 9 dhe vetëm 9%. Dividenti do të zerohet. Edhe taksa e transferimit të pronës do të anulohet, do kemi një tarifë fikse prej 30 mijë lekësh të reja. Shteti makut që përgjon kush shiti shtëpinë, kush shiti apartamentin, kush shet tokën, vetëm për ti marrë taksën, nuk do ta ketë më këtë shans. Dhe xhirimi i vlerave ekonomike që vjen përmes transferimit të pronës nuk do tatohet përveç kësaj tarife fikse. Këto hapa do të çlirojnë jo vetëm miliarda euro por do krijojë një klimë konkuruese dhe favorizuese për investitorët. Ulja e çmimit të naftës dhe eleminimi i taksës prej 240 lekësh për litër karburanti, do të bëjë të mundur që karburanti, gjaku i ekonomisë, të ketë mundësi të ketë një çmim më të ulëtin dhe jo më të shtrenjtin në rajon”, tha Basha.

Kryedemokrati tha se ky program do të krijojë shanse për shqiptarët për të ecur përpara në jetë siç pati ai mundësi në rini. Të rinjtë do të kenë 10 mijë stazhe të paguara për 1 vit. Pensioni minimal do jetë 250 mijë lekë. Familjet në nevojë nuk do paguajnë faturën e energjisë elektrike nën 300 kilovat dhe të ujit të pishëm. Fermerët do të kenë para në dorë me një fond prej 100 milionë eurosh në vit.

Read More
06 Qer
0

Ulje taksash, vende të reja pune, 10 mijë stazhe në vit për të sapodiplomuarit

Lulzim Basha dhe ekipi i tij në Tiranë: Pensioni minimal do jetë 250 mijë lekë, Republika e Re do të paguajë faturën e ujit dhe energjisë për njerëzit në nevojë​

Lulzim Basha dhe ekipi i tij shpalosën programin ekonomik para banorëve të Tiranës në njësinë 8 dhe 4. Basha tha se Republika e Re do të ulë taksat, do hapë fabrika për të krijuar vende pune, do investohet në shkolla me drekë për fëmijët shqiptarë, 10 mijë stazhe për të sapodiplomuarit, ndihmë direkte për familjet në nevojë, pension minimal 250 mijë lekë si dhe 100 milionë euro subvencione për fermerët.

“Vendimi im i parë do të jetë ulja e taksave dhe çlirimi i qindra milionë eurove në ekonominë shqiptare. 10 mijë të rinj shqiptarë do të kenë stazhe të paguara nga Republika e Re me rrogë 200 mijë lekë të muaj për të bërë urën nga bankat e universitetit, tek tregu i punës. Do të luftojmë fuqishëm që sipërmarrja e madhe të hapë fabrika e të hapë vende pune. Mbështetje direkte financiare për ata që hapin vende pune. Do të konkurojmë në rajon e kudo. Lufta ime e përnatshme dhe e përditshme do të jetë për të hapur vende pune. E nesërmja e sigurtë do të fillojmë me fëmijët e shqiptarëve. Investimi më i madh i Republikës së Re do të jenë shkollat publike ku, nga kopshti deri në mature, shkollat do të përgatiten me infrastrukturë, me mësues, me kuzhina për drekën falas për çdo fëmijë shqiptar. E nesërme e sigurtë do të thotë ndihmë ekonomike për të gjitha familjet në nevojë ekonomike dhe do të thotë pagesa e faturës së energjisë dhe të ujit si shtesë dhe jo tia japësh me një dorë dhe me tjetrën tia zhdukësh me faturat e larta”, tha Basha.

 

Read More
06 Qer
0

Pulla mbi biznesin e vogël do mbajë larg tatimorët e hajdutët e shtetit

Lulzim Basha prezanton programin në Tiranë. Ulje taksash, vende të reja pune, 10 mijë stazhe për të rinjtë çdo vit

Lulzim Basha dhe epiki i tij shpalosën programin ekonomik të Republikës së Re në Tiranë me banorët e njësive 7 dhe 9. Basha tha se do ulë taksat, taksë të sheshtë 9%, 100 milionë euro para në dorë për fermerët, stazhe për 10 mijë të rinj, pensione minimale 250 mijë lekë të vjetra dhe ndihmë për pagesën e faturave të ujit dhe dritave për familjet në nevojë.​

“1.5% e xhiros vjetore sipas vetëdeklarimit të biznesit të vogël do të jetë tavani i hekurt. Mbi këtë tavan nuk do të ngjitet askush. As qeveritar, as bashkiak. Ky tavan do të vendoset nga unë ditën e parë në zyrë. Biznesi i vogël në Tiranë i ka 7 deri në 10 fish më të larta taksat. Lloj lloj taksash e tarifash. Kjo do të marrë fund, 1.5% do të jetë maksimumi i taksës. Pulla fiskale do të vendoset në hyrje të biznesit dhe do ta pijë e zeza çdo tatimor dhe çdo inspektor që gjendet në ambjentet e biznesit që ka pullë fiskale. Subvencione për fermerët 100 milionë euro në vit. Subvencione për të gjitha ndërmarrjet që hapin vende pune. Kjo do të jetë paketa e Republikës së Re”, tha Basha.

Kryedemokrati u shpreh se misioni i tij është që tu japë shansin shqiptarëve siç e pati edhe ai në jetë.

“Kur iu nisa kësaj rruge të shtator të 93-it drejt Rinasit me 20 dollarë në xhep si student në Holandë, u nisa drejt një të panjohure të madhe por me një vendim të madh; që nuk do të kthehesha pas pa bërë gjithçka për të arritur suksesin maksimal. Dhe ia dola. Rinia e sotme nuk e imagjinon dot por imagjinoni se çfarë shoku kulturor. Ishte si një udhëtim nga shekulli i 18-të në shekullin e 20-të. Thjeshtë qenia në një ambjent kaq të ndryshëm nga Shqipëria e izoluar e komunizmit por ia dola të shkëlqeja jo vetëm në universitet por edhe në shoqëri. Të nderoja veten time, familjen time dhe shqiptarët. Ta rreshtoja universitetin e Utrehtit në vendin e tetë në konkursin më të famshëm ndërkombëtar të drejtës ndërkombëtare. Universitet i shkëlqyer ndër më të mirët gjithmonë por nuk e ka kapur më vendin e 8-të që në 1998. Kur i ve vetës një qëllim bëj gjithçka për të arritur suksesin. Këtë bëra. Pas kësaj shërbeva në Tribunalin e Hagës ku punova për vite të tëra për aktakuzën ndaj kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviç që u arrestua dhe filloi ndjekja penale e më pas Zoti bëri punën e tij. Por puna ime nuk mungoi. Kisha të gjitha mundësitë të vazhdoja karrierën në Hagë, në kosovë ku shërbeva për 4 vite, në Zvicër apo në Nju Jork me OKB-në por zgjodha të kthehem këtu. Sepse në gjithë çka kisha arritur, me jetën e rehatshme, me familjen që më bekoi Zoti, me gjithçka që kisha, nuk mund të rrija indiferent ndaj faktit që mua më ishte ofruar ajo mundësi por që qindra e mijëra të rinj nuk e kishin. Prandaj kam ardhur. Prandaj i jam qepur çdo detyre që më keni ngarkuar dhe e kam realizuar me sukses nga rruga e Kobit, tek anëtarësimi në NATO, te heqja e vizave. Sot sfida ime numër një është borxhi im, radha ime tani që të krijoj për çdo të ri dhe të re të Tiranës dhe Shqipërisë mundësitë për të çarë përpara”, tha Basha.

Read More
06 Qer
0

Vendimi i parë, ulja e taksave. Do jem kryeministri i punësimit, i njerëzve

Lulzim Basha në Tropojë: Do punoj që çdo i ri të ketë shanset që unë pata kur njoha e jetova ëndrrën europiane

Kryetari i opozitës Lulzim Basha tha ne Tropoje, se në ditën e parë të Republikës së Re, ai do të jetë kryeministri i njerëzve të thjeshtë, punësimit dhe taksave të ulëta.

Republika e Re ka një plan konkret për ekonomi të fortë pa të cilën nuk mund të ketë qytetarë dhe shtet të fortë, tha Basha.

“Vendimi im i parë do të jetë ulja e TVSH-së, taksa e sheshtë 9%, qindra milione euro do të jenë në xhepat tuaja. Konsumi do të rritet, paraja do të qarkullojë, investimet kapitale do të rriten, kreditimi do të nisë, mijëra vende pune do të krijohen, energjitë pozitive do të çlirohen. unjë do të luftoj ditë e natë, prej orës time të parë për vendet e punës, për punësimin tuaj për punësimin e rinisë”.

Çdokujt do t’i jepet mundësia të ketë të ardhme më të mirë nën qeverisjen e tij, tha Basha.

“Për këtë jam futur në politikë. Nuk jam futur për rehatin tim sepse jetën time arrita ta ndërtoj para se të futesha në politikë. ju e dini, mundësia mu dha fare i ri të studioj në Holandë, në Universitetin e Utrechtit ku mbarova me rezultate të shkëlqyera në të drejtë ndërkombëtare. U punësova dhe punova me përkushtim në Tribunalin e Hagës, ku punova me skuadrën që përgatiti aktakuzën kundër kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milloshevicit. vazhdova punën time në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në ndihmë të vëllezërve dhe motrave tona në Kosovë. Ia dola me djersën e ballit, me punën time të shkëlqej në çdo mundësi që mu dha dhe ndërtova një jetë të mirë për veten time dhe për familjen time”, tha Basha.

Po lideri demokrat tha se ka ardhur koha që cdo i ri, cdo shqiptar të ketë sot shanset qe ai pati, dhe për këtë do të punojë ai. Nën logon e Partisë së Demokratike të themeluar nga Azem Hajdari dhe Sali Berisha, ka ardhur koha të hapim derën e Shqipërisë europiane, theksoi nga Tropoja kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

 

Read More
05 Qer
0

Të krijoj për shqiptarët shanset që pata unë në Europë, është motivi im, arsyeja pse jam në politikë

Lulzim Basha me qytetarët e Kamzës. Projekti im është për qytetarët, ulje taksash, vende të reja pune, ndihmë të përvitshme për fermerët, 10 mijë stazhe në vit për të rinjtë

Lulzim Basha dhe ekipi i tij shpalosën programin ekonomik në Kamëz. Basha tha se sfida dhe beteja e tij është t’u japë shqiptarëve të njëjtat shanse që ai pati në rini.

“Jeta më dha mundësi kur isha fare i ri. Më dha mundësinë të studioj e të shkollohem në një nga vendet më të përparuara të Europës, në Universitetin e Utrehtit, në mënyrë konstante një nga universitetet më të mira të botës. Shkëlqeva për shkak të punës dhe përkushtimit tim. Arrita ta rendis këtë universitet në një kuotë që askush tjetër nuk e ka arritur në këto 15 apo 20 vite, në konkursin ndërkombëtar në Uashington. Mu hapën dyert e institucioneve ndërkombëtare. Të gjitha këto falë punës time, pa miq, pa lidhje, pa nepotizëm. Unë jam biri i dy prindërve të thjeshtë siç janë këta të rinj e të reja këtu. Por puna e palodhshme më solli gjithë këto mundësi të rregulloj jetën time dhe të familjes time. Mund të kisha zgjedhur të vazhdoja këtë jetë në Holandë. I kisha të gjitha mundësitë në Zvicër, pranë OKB-së, në SHBA. I kisha të gjitha mundësitë por unë zgjodha të kthehem vetëm për një arsye. Pasi Zoti më bekoi me mundësitë që m​u dhanë, pasi këto mundësi i ktheva në mirëqënie për veten time dhe familjen time, pasi nxorra këto mësime nga jeta, tani është radha ime të krijoj këto mundësi për çdo të ri dhe të re të Kamzës, për bijtë dhe bijat tuaja. Prandaj, jam sot në politikë. Ky është motivi im, kjo është ëndrra ime, kjo është sfida dhe beteja që unë do luftoj ditë e natë për ju”, tha Basha.

Kryedemokrati tha se Republika e Re do rrisë vendet e punës, do ulë taksat, do japë para për fermerët dhe do ndihmojë direkt famijet në nevojë ekonomike duke paguar faturën e energjisë dhe të ujit të pijshëm.

“Hapi i parë është ulja e TVSh-së dhe ulja e taksave. Taksa e sheshtë 9 %. Efekt i menjëhershëm nga ulja e TVSh-së 400 milionë euro më shumë çdo vit në xhepat tuaj, për konsumin tuaj, për xhiron që rritet kudo. Sepse TVSh-ja është taksa që e paguan çdo kush, nga bebja me biberonin e deri tek më i moshuari. Do rritet prodhimi, do ketë më shumë vende pune. Do ketë kreditim të ekonomisë. Miëjar të rinj të Kamzës do të përfitojnë nga programi im 10 mijë stazhe të paguara çdo vit për sapo të diplomuarit me pagesë 200 mijë lekë të vjetra në muaj për 1 vit me radhë. Stazhet nuk janë lëmoshë, nuk është politikë sociale por instrument ekonomik për të siguruar punësimin e të rinjve. 100 milionë euro subvencione për fermerët për të zeruar koston e mekaninës, për të ulur koston e plehrave dhe imputeve bujqësore. 300 kilovatët e parë të energjisë do të paguhet nga buxheti i shtetit për të gjitha familjet në nevojë ekonomike dhe po kështu fatura e ujit”, tha Basha.

Read More
05 Qer
0

Republika e Re është për njerëzit, për ekonomi të fortë, ulje taksash, vende të reja pune, ndihmë për fermerët e të rinjtë

Lulzim Basha prezanton programin e tij për ekonomi të fortë e të nesërme të sigurtë në Has

Lulzim Basha u takua sot me banorët e Hasit, të cilëve u paraqiti programin e tij, dhe ku theksoi se Republika e Re, do të jetë në shërbim të njerëzve, të të rinjve, fermerëve dhe biznesit që krijon vende pune.

Qindra milionë euro do t’i rikthehen shtëpive shqiptare, tha Basha.

“Unë do të jem kryeministri i ekonomisë, i punësimit. Votoni Republikën e Re numrin 6 dhe vendimi im i parë do të jetë, ulja e TVSH-së, taksa e sheshtë 9%, heqja e taksës Rama mbi karburantin, ulja e çmimit të energjisë, falja e kamatëvonesave të energjisë elektrike.

Qindra milionë euro që sot i përpin kuçedra e oligarkisë, nuk do të jenë më në xhepat e një grushti oligarkësh. Qindra milionë euro do të kthehen në xhepat tuaja, në konsumin tuaj, në xhiro, kapitale, investime, punësim për Hasin hasjanët dhe gjithë shqiptarët”.

Basha theksoi se asnjë familje në nevoje ekonomike nuk do të mbetet pa ndihmë ekonomike dhe Republika e Re do të paguajë faturën e tyre të energjisë deri 300 klv, dhe ujin e pijshëm.

Në vitin e parë të qeverisjes së Republikës së Re, tha Basha, do të nisë rritja e pensioneve dhe brenda 4 viteve pensioni minimal do të jetë 250 mijë lek të reja.

“Ju jap fjalën se asnjë fëmijë shqiptar nuk do të mbetet pa u shkolluar për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. Ky është programi për një ekonomi të fortë dhe një të nesërme të sigurt”, tha Basha.

Read More