Blog

01 Qer
0

Republika e Re, do të thotë 300 kv e parë të energjisë të paguara nga shteti për familjet në nevojë

Lulzim Basha dhe ekipi i tij në Vaun e Dejës: Pensioni minimal 250 mijë lekë, shkolla cilësore deri në orën 16.00 në dispozicion të fëmijëve

Lulzim Basha dhe ekipi i tij hapën fushatën në Vaun e Dejes. Basha tha se Republika e Re do të jetë e njerëzve të thjeshtë dhe jo e një grushti oligarkësh.

“Çfarë është Republika e Re?! E nesërmja e sigurtë do të thotë pension minimal prej 250 mijë lekësh për çdo pensionist shqiptar, do të thotë ndihmë ekonomike për të gjitha familjet që kanë nevojë për ndihmë ekonomike dhe jo kjo lëmoshë mjerane që jepet sot. Pagesë të energjisë elektrike deri në 300 kilovat për çdo familje, pagesë e faturave të ujit për të gjitha familjet në ndihmë ekonomike. E nesërmja e sigurtë do të thotë shkolla me drekë falas për fëmijët shqiptarë. Republika e Re do të garantojë brenda 4 viteve të para drekën falas për të gjithë fëmijët shqiptarë në sistem arsimor publik dhe pas drekës aktivitete passhkollore deri në orën 16.00. Ju garantoj se në krye të 4 viteve duke anuluar qindra milionë euro të Ilir Beqës dhe Vilma Nushit me shokë, ne do të kemi më shumë shtretë​r në spitale, më shumë mjekë, mjekë më cilësore, aparatura, ilaçet e nevojshme në farmacitë e spitaleve për të mos shkuar jashtë tyre”, tha Basha.

Ai u shpreh se ekonomia është rritur vetëm për miqtë e Edi Ramës, ndërsa për shqiptarët e thjeshtë është rënduar siç e tregoi edhe falsifikimi i shifrave të rritjes ekonomike

“Edi Rama thotë se ekonomia është rritur, ju nuk e kuptoni. Sot në mëngjes vetë INSTAT-i , Instituti i Statistikave të Shqipërisë, i kontrolluar nga i emëruari i Ramës, tha se rritja ekonomike në këto vite është më e ulët se ajo që kishim shpallur. U detyrua të pranonte se rritja ekonomike që kishin shpallur ishte falsifikuar për qëllime politike. Këtë e thotë INSTAT-i por ska nevojë ta thotë. Pyesni xhepat tuaj. Ju e dini më mirë se çdo institut, se çdo institucion kombëtar apo ndërkombëtar, se në çfarë gjendje është ekonomia juaj personale, ekonomia juaj familjare. Nuk ka nevojë as tuaj them unë dhe as Edi Rama. Por fakti se Edi Rama thotë se ekonomia është rritur dhe ju nuk e kuptoni është tregues se sa jashtë realitetit është njeriu që kërkon të jetë prap kryeministër për 4 vitet e ardhshme”, tha Basha.

Read More
31 Maj
0

Do të jem kryeministri i njerëzve dhe i punësimit

Lulzim Basha dhe ekipi i tij çelin fushatën në Vlorë. Debatin e parë ta bejmë në Sheshin e Flamurit, të përballim bilancet, shqiptarët të gjykojnë me votë

Lulzim Basha dhe ekipi i tij hapën fushatën në Qarkun e Vlorës. Nga Sheshi i Flamurit, Basha ftoi Edi Ramën të përballen në një debat televiziv.

“Ndaj këtu nga Vlora, nga sheshi “Pavarësia”, nga babai i Shqipërisë së pavarur Ismail Bej Vlora, Edi Rama të përsëris ftesën dhe thirrjen për debat televiziv. Eja të dalim para shqiptarëve bëj bilancin tënd, unë bej bilancin tim. Ti trego programin tënd, unë tregoj programin tim. Le të na gjykojnë Vlora, Shqipëria. Madje, le të jemi më konkretë sonte. Le ta bëjmë debatin e parë këtu meqë je deputeti i Vlorës. Këtu në këtë shesh, në Sheshin “Pavarësia”të ftoj ta bëjmë debatin e parë televiziv electoral para shqiptarëve. Shqiptarët e meritojnë. Ka 5 ditë që e ftoj në debat dhe nuk ndihet fare. Asnjë përgjigje nuk kthen. Nga nuk e fut kokën dhe muhabetin por përgjigje për debatin nuk më kthen. Po kthe një përgjigje mor burrë i dheut. Eja në debat, mos ki frikë. Eja në debat sepse debati është kulturë demokratike. Unë e di pse ke frikë. Unë e di se nuk ke asnjë mënyrë për tu shpjeguar shqiptarëve për ato që nuk bëre. Sepse ajo që the që nuk kisha kohë e para është e pavërtetë. Pak kohë kishe për Lungo Maren dhe nuk e bërë?! 4 vjet për Lungo Maren. Dy vite mu deshën për Rrugën e Kombit. Vetëm dy vite”, tha Basha.

Kryedemokrati tha se ekonomia është rritur vetëm për një grush oligarkësh por jo për qytetarët e thjeshtë.

“Edi Rama thotë se ekonomia po rritet por populli nuk e kupton. Tani më lejoni t’u pyes. A ka ndonjë këtu që është punësuar vitin e fundit?! Kush ka gjetur punë në këto 2 vite?! Kemi kryefamiljarë këtu, kush paguan më pak taksa nga ju?! Kush e paguan më pak energjinë nga ju?! Kemi pensionitë, kush ka më shumë lekë sot se dy vite përpara?! Kjo është e vërteta dhe ju e dini, unë e di, gjithë bota e di. E di edhe Edi Rama por prap së prap thotë ekonomia është rritur por populli nuk po e kupton. Pse e thotë Rama këtë?!  Edi Rama po thotë të vërtëtën. Po. Por jo të vërtetën tuaj, jo të vërtetën e popullit të Vlorës dhe shqiptarëve të thjeshtë. Ai po flet në emër të një grushti njerëzish. Po flet në emër të një grushti oligarkësh që kanë fituar qindra milionë euro nga taksat tuaja, me koncensione korruptive, me tendera korruptive”, tha Basha.

Basha u shpreh se do të jetë kryeministri i i halleve dhe njerëzve të thjeshtë me garancinë për rritje të ekonomisë së shqiptarëve sipas programit ekonomik për ulje taksash.

“Duke votuar për Republikën e re ju votoni për ekonominë e fortë dhe të nesërmen e sigurtë për çdo shqiptar. Sepse Republika e Re do të ketë në qendër të vëmëndjen qytetarin e thjeshtë. Ky është ndryshimi i madh mes asaj që lëmë pas dhe të resë që lindi jo thjeshtë si ideja ime por si vullneti juaj që e thërriti në kohë standardi europian, nevoja për të pasur një shtet të njëjtë si ata drejt të cilëve emigrojnë sot shqiptarët. Për mua Shqipëria janë shqiptarët, për mua Vlora janë vlonjatët. Unë nuk do të jem kryeministri i batutave dhe barcaletave. As i teatrit të vjetër të kukullave, as i fasadave, as i estradave. Unë do të jem kryeministri i vlonjatëve, do të jem kryeministri i halleve tuaja, do të jem kryeministri i ekonomisë, do të jem kryeministri i fermerëve, do të jem kryeministri it ë rinjve, i studentëve, fëmijëve, nënave. Unë do të jetoj dhe punoj me dhe për hallet tuaja. Dhe vij sot para jush me programin më të mirë ekonomik që ka njohur Shqipëria në 27 vite, të hartuar nga skuadra më e mirë ekonomike, të vulosur nga eskpertët e ekonomisë më të mirë botërorë, eskpertët ekonomikë të kancelares gjermane Angela Merkel. Do ti ulim taksat. Taksë e Sheshtë 9 %, ulje të TVSH-së, eleminim të dividentit, 1.5 % total i xhiros, taksa e kombinuar lokale dhe qendrore për biznesin e vogël”, tha Basha.​

Read More
31 Maj
0

Shtet i fortë është kur ekonomia është e fortë, kur qytetari është i fortë

Lulzim Basha dhe ekipi i tij hapin fushatën në Sarandë. “”Ekonomia shqiptare do të rimëkëmbet dhe do të hapë vende pune. Ky është prioriteti im dhe realiteti i Republikës së Re”

Lulzim Basha dhe ekipi i tij hapën fushatën në qytetin e Sarandës. Basha tha se nuk mund të ketë shtet të fortë pa ekonomi të fortë. Por një ekonomi e fortë do të thotë, qytetarë me mundësi për punë, dhe mirëqënie.

“Fare i ri pata mundësinë të studioj në një nga vendet më të përparuara e të zhvilluara demokratike, me ekonomi të fortë, në Holandë. Por kudo ku kam qënë, kam parë se një shtet demokratik me ekonomi të fortë e bën qytetari i fortë, sipërmarrësi i fortë, sindikatat e forta, fermeri i fortë, dhe jo kryeministri i fortë. Kryeministri krekoset, qytetarët zvarriten. Ky nuk është shtet i fortë. Ky është shtet i falimentuar, shtet i shkatërruar. Nuk ka politikan të përgjegjshëm që pretendon se po bën shtet kur shqiptarët po varfërohen, kur çmimet rriten ditë për ditë, kur papunësia rritet, kur shëndetësia është në pikë të hallit. E mbani mend të gjithë se çfarë premtoi para 4 vitesh. Premtoi 300 mijë vende pune por vende pune nuk hapi. Premtoi ulje taksash por taksat u rritën. Premtoi uljen e çmimeve dhe çmimet janë më të larta. Fermerët i la në mes të baltës. Premtoi rend dhe siguri. Mori Eskobarin në qeveri. E mbushi Shqipërinë me drogë dhe mori Eskobarin në qeveri. Rend dhe siguri me Eskobarin në qeveri, ky është bilanci i Edi Ramës”, tha Basha.

Kryetari i opozitës tha se e vërteta është ndryshe nga sa thotë Edi Rama.

“Dje tha se ekonomia po rritet por populli nuk e kupton. E vërteta është krejt ndryshe. Edi Rama, ekonomia është katastrofë, je ti që nuk e kupton se ke humbur çdo lidhje me realitetin e njerëzve të thjeshtë. Je futur në moçal dhe bashkë me një tufë njerëzish, hani e pini në moçal dhe i keni zënë tokën e bukës një populli të tërë. Ndaj 25 Qershori është dita për ta tharë moçalin e për të larguar njëherë e mirë këta grabitcarë. Demokracia nuk mund të vazhdojë të jetë moçali ku fryhen e majmen një grusht politikanësh. Nuk mund të jetë më ku jetojnë e bëjnë para vetëm një grusht politikanësh dhe njerëzit e lidhur me ta. Që të jetë demokraci, duhet të funksionojë për çdo qytetar. Që të jetë demokraci e vërtetë, duhet ti krijojë mundësi çdo qytetari, të jetojë me punën e tij, me punën e saj të ndershme. Ky është premtimi i Republikës së Re” tha Basha.

Basha u shpreh se do jetë kryeministri i shqiptarëve, i halleve dhe problemeve të tyre. Garancia është programi i tij i hartuar nga ekspertët e kancelares gjermane Merkel.

“Unë do të jem kryeministri i halleve tuaja, i problemeve tuaja, i shpresave tuaja, i zgjidhjeve tuaja. Unë do të jem kryeministri i qytetarëve, kryeministri i ekonomisë dhe për këtë unë vij para jush me një program ekonomik i cili ka vulat e eskpertëve më të mirë të Europës, eskpertëve ekonomik gjermanë, pjesë e skuadrës së Partisë tonë simotër Unionit Kristiandemokrat të Angela Merkel e cila po kështu konkuron këto zgjedhje e po kështu do ti fitojë këto zgjedhje si ne në Qershor. Me programin ekonomik, me vulat gjermane, vendimi i parë do të jetë ulja e TVSH-së dhe taksa e sheshtë. Ekonomia shqiptare do të rimëkëmbet dhe do të hapë vende pune. Kjo është, ekonomia e fortë, prioriteti im numër një dhe realiteti i Republikës së Re”, tha Basha.

Njoftim per shtyp, 31 Maj 2017

Read More
31 Maj
0

Ekonomia është katastrofë, vetëm Edi Rama nuk e kupton

Lulzim Basha dhe ekipi i tij çelin fushatën në Gjirokastër. Ftesë Ramës për debat për gjendjen e vërtetë të vendit

Lulzim Basha dhe ekipi i tij hapën fushatën në Qarkun e Gjirokastrës. Basha tha se ekonomia është përtokë ndërsa Rama pretendon se fajin e kanë njerëzit që nuk e ndjejnë rritjen ekonomike.

“Edi Rama thotë se punët janë mirë por populli nuk e kupton. Edi Rama thotë se ekonomia është mirë por populli nuk e ndjen. Çfarë është kjo?! Shaka?! Se po të jetë shaka është shaka pa kripë. Eshtë shaka në kurriz të njerëzve. E vërteta është ndryshe. E vërteta është se ekonomia është katastrofë. Që gjendja e vendit është e mjeruar por Edi Rama nuk e kupton sepse Edi Rama nuk jeton në realitetin e shqiptarit të zakonshëm. Edi Rama jeton i rrethuar në fluckën e tij të fasadave, të ekspozitave, të palmave, të vizatimeve. Për të Shqipëria nuk janë shqiptarët por pllakat, shatërvanet dhe palmat. 600 milionë euro për fasada. Këtë vendosi Edi Rama. Por kjo nuk i shërbeu Shqipërisë sepse Shqipëria janë shqiptarët”, tha Basha.

Lideri demokrat ftoi Ramën në debat televiziv për ti dhënë shqiptarëve përgjigjet që kërkojnë.

“Po të them prap këtu nga sheshi “Çerçiç Topulli” në Gjirokastër po të ftoj në debat të drejtpërdrejtë televiziv. Eja dhe tregoju shqiptarëve se shqiptarët kanë pyetje për ty, kanë pyetje për mua. Por leri shqiptarët të na pyesin ato që duan të dinë, jo barcaletat dhe shfaqet e estradat që bën ti ditë për ditë dhe pyetja e parë është; ku i ke 300 mijë vendet e punës. Pyetja tjetër është ku e ke shëndetësinë falas. Ku i ke 97% e shqiptarëve që paguajnë më pak taksa? Jepu shqiptarëve atë që u takon, llogaridhënie nga ty, llogaridhënie nga unë, gjykimin e kanë ata me votën e 25 Qershorit. Eja në debat. Eshtë kulturë demokratike të debatojmë përpara shqiptarëve që ata të gjykojnë. Ndaj përgjigju. Kam 48 orë që të ftoj në debat. Përgjigju pozitivisht. Caktojmë ditën, caktojmë orën, caktojmë vendin. Ta hapim për shqiptarët debatin, të rikthejmë demokracinë e vërtetë, pa estrada, pa teatër kukullash, pa batuta, pa barcaleta, me fakte si është situata, çfarë përgjegjësish ke, i bëre apo nuk i bërë premtimet me të cilat i more votat në vitin 2013”, tha Basha.

Kryedemokrati u shpreh se do të jetë kreministër i shqiptarëve të thjeshtë, jo i ekraneve, fasadave dhe plamave. Ai tha se program ii demokratëve është bërë nga eskpertët më të mirë të kancelares gjermane Merkel. Ndaj tha basha, nuk ka shtet të fortë pa ekonomi të fortë. Ai tha se prioriteti numër një do të jetë ekonomia, vendet e punës dhe mirëqënia e shqiptarëve.​

Read More
30 Maj
0

Ekonomia është katastrofë, vetëm Edi Rama nuk e kupton

Lulzim Basha dhe ekipi i tij hapën fushatën në Qarkun e Gjirokastrës. Basha tha se ekonomia është përtokë ndërsa Rama pretendon se fajin e kanë njerëzit që nuk e ndjejnë rritjen ekonomike.

“Edi Rama thotë se punët janë mirë por populli nuk e kupton. Edi Rama thotë se ekonomia është mirë por populli nuk e ndjen. Çfarë është kjo?! Shaka?! Se po të jetë shaka është shaka pa kripë. Eshtë shaka në kurriz të njerëzve. E vërteta është ndryshe. E vërteta është se ekonomia është katastrofë. Që gjendja e vendit është e mjeruar por Edi Rama nuk e kupton sepse Edi Rama nuk jeton në realitetin e shqiptarit të zakonshëm. Edi Rama jeton i rrethuar në fluckën e tij të fasadave, të ekspozitave, të palmave, të vizatimeve. Për të Shqipëria nuk janë shqiptarët por pllakat, shatërvanet dhe palmat. 600 milionë euro për fasada. Këtë vendosi Edi Rama. Por kjo nuk i shërbeu Shqipërisë sepse Shqipëria janë shqiptarët”, tha Basha.

Lideri demokrat ftoi Ramën në debat televiziv për ti dhënë shqiptarëve përgjigjet që kërkojnë.

“Po të them prap këtu nga sheshi “Çerçiç Topulli” në Gjirokastër po të ftoj në debat të drejtpërdrejtë televiziv. Eja dhe tregoju shqiptarëve se shqiptarët kanë pyetje për ty, kanë pyetje për mua. Por leri shqiptarët të na pyesin ato që duan të dinë, jo barcaletat dhe shfaqet e estradat që bën ti ditë për ditë dhe pyetja e parë është; ku i ke 300 mijë vendet e punës. Pyetja tjetër është ku e ke shëndetësinë falas. Ku i ke 97% e shqiptarëve që paguajnë më pak taksa? Jepu shqiptarëve atë që u takon, llogaridhënie nga ty, llogaridhënie nga unë, gjykimin e kanë ata me votën e 25 Qershorit. Eja në debat. Eshtë kulturë demokratike të debatojmë përpara shqiptarëve që ata të gjykojnë. Ndaj përgjigju. Kam 48 orë që të ftoj në debat. Përgjigju pozitivisht. Caktojmë ditën, caktojmë orën, caktojmë vendin. Ta hapim për shqiptarët debatin, të rikthejmë demokracinë e vërtetë, pa estrada, pa teatër kukullash, pa batuta, pa barcaleta, me fakte si është situata, çfarë përgjegjësish ke, i bëre apo nuk i bërë premtimet me të cilat i more votat në vitin 2013”, tha Basha.

Kryedemokrati u shpreh se do të jetë kreministër i shqiptarëve të thjeshtë, jo i ekraneve, fasadave dhe plamave. Ai tha se program ii demokratëve është bërë nga eskpertët më të mirë të kancelares gjermane Merkel. Ndaj tha basha, nuk ka shtet të fortë pa ekonomi të fortë. Ai tha se prioriteti numër një do të jetë ekonomia, vendet e punës dhe mirëqënia e shqiptarëve.

Njoftim per shtyp, 30 Maj 2017

Read More
30 Maj
0

Plani im ekonomik ka vulën e ekspertëve ekonomikë të Angela Merkel

Lulzim Basha dhe ekipi i tij celin fushatën në Berat. Me 25 qeshor, qytetarët marrin në dorë Shqipërinë, nuk ka shtet të fortë, pa ekonomi të fortë

Lulzim Basha dhe ekipi i tij hapën fushatën në Qarkun e Beratit. Basha tha se do të jetë kryeministri i njerëzve, i qytetarëve.

“Kryeministri i Republikës së re, unë nuk do të jem kryeministri i fasadave, nuk do të jem kryeministri i ekraneve televizive. Sa herë kam qenë këtë në këto katër vite, rreth fshatrave këtu në Berat? Kështu kam qenë si kryetar opozite, kështu iu kam premtuar dhe do të vij si kryeministër. Unë do të jem kryeministër i njerëzve të thjeshtë të këtij vendi. Unë do të jem kryeministri i beratasve dhe berateseve të zakonshëm, i halleve tuaja, i shpresave tuaja, i projekteve tuaja. Unë do të jem kryeministri i ekonomisë, do të punoj ditë për ditë për ekonominë e Beratit dhe të mbarë Shqipërisë. Unë do të jem kryeministër i qytetarëve, do të jem gjithmonë pranë jush në momente të mira e në veçanti në momente të këqia. Do të jem me ju, aty ku ju vuani. Aty do jem unë për të ndihmuar dhe lehtësuar vuajtjen tuaj. Dhimbjen tuaj e kam prekur dhe e kam ndjerë dhe do ta vazhdoj ta ndjej duke qënë afër jush, duke ju parë në sy, duke ndjerë frymën tuaj. Prioriteti im i parë do të jenë vendet e punës, hapja e fabrikave në Berat, hapja e fabrikave në të gjithë Shqipërinë”, tha Basha.

Lideri demokrat tha se ka në pë projekt punësimin, ekonominë e fortë, hapjen e vendeve të punës. Basha theksoi se nuk ka shtet të fortë pa ekonomi të fortë ndaj do të nisë me zhvillimin e mirëqënies së qytetarëve të thjeshtë.

“Plani im ekonomik ka vulën e ekspertëve ekonomikë të Angela Merkel, partisë Kristian Demokrate që na ka ndihmuar me ekspertët e tyre më të mirë, me një plan të fuqishëm ekonomik që do të kërkojë vendime të qarta, vendime të forta, vendime të prera. Vendimi i parë do të jetë ulja e taksave. Ulja e TVSh dhe e taksave do të çlirojë miliona euro në ekominë shqiptare që do të përkthehen në vende pune, në biznese të reja, në rritje të fuqisë blerëse, me më shumë qarkullim të parasë. Leku nuk do të jetë më në xhepin e 4-5 njerëzve por do të kthehet përmes zinxhirit ekonomik në xhepat e sipërmarrësve, të punësuarve, konsumatorëve, pra qytetareve”, tha Basha.

Read More
30 Maj
0

Do të jem kryeministri i njerëzve, pranë njerëzve në ditë të mirë e në ditë të keqe

Shqiptarëve do u kthehen paratë e marra nga konçesionet

Gjatë takimeve me qindra qytetarë të Matit, kryetari Basha u ndal tek papunësia.

“Si mund të ketë shtet ekonomik kur shqiptarët janë të drobitur ekonomikisht.

Kryefjala e qeverisjes sime do të jetë ekonomia. Ky është përkushtimi im para jush si kryeministri i Republikës së Re”, tha Basha.

Taksat do të ulen, theksoi lideri i opozitës duke u ofruar shqiptarëve taksë të sheshtë 9%.

“Do te injektohen 1 miliard Euro, për të hapur vende pune, frytet e së cilës do i prekin të gjithë shqiptarët”.

Kryetari i PD-së, iu drejtua të rinjve të Matit, ku premtimi ndaj tyre është:

10 mijë studentë do të marrin 1 vit stazh të paguar nga buxheti i shtetit, pas diplomimit të tyre.

“Nuk mund të ketë shtet të fortë pa qytetarë të shëndetshëm e të arsimuar”, tha ai.

Pensioni minimal 250 mijë lekë brenda katër viteve të Republikes së Re, është zotimi që kandidati për kryeministër Lulzim Basha i drejton shtresës e cila nuk është ndihmuar gjatë qeverisjes së majtë.

Me anulimin e koçesioneve korruptive paratë do t’i kthehen shqiptarëve, tha Basha, duke shtuar se shteti nuk bëhet me fasada, por me punë të vërtetë dhe me paga dinjitoze.

Read More
30 Maj
0

Stazhe të paguara 1 vjeçare për 10.000 studentë të sapodiplomuar çdo vit

Lideri i opozitës Lulzim Basha, takoi qindra qytetarë të Kurbinit, të cilëve u shpalosi programin e Partisë Demokratike.

Basha iu drejtua fermerëve ku në katër vitet e ardhshme, qeveria e drejtuar prej tij do t’i mbështesë financiarisht në mënyrë të drejtpërdrejt.

Qytetarëve të cilët kanë mbetur pa punë, qeveria e drejtuar nga Lulzim Basha do t’u sigurojë ndërtimin e fabrikave në vendet e tyre.

Për studentët, qeveria e drejtuar nga Lulzim Basha do të mundësojë stazhe të paguara 1-vjeçare për 10.000 studentë të sapodiplomuar çdo vit.

Ndërsa për biznesin, ulje e TVSH-së dhe taksë e sheshtë 9 %.

“Përpara se të jem kryeministri i një vendi do të jem kryeministri i shqiptarëve, i studentëve, i fermerëve, i të përndjekurve politikë, i pronarëve dhe do t’i përgjigjem me punë për të realizuar premtimet dhe angazhimet e “Çadrës së Lirisë”, që është themeli i Republikës së Re. Çadra e Lirisë ishte sakrifica e të rinjve dhe të rejave të Kurbinit. Ne e nisëm, ju e kthyet në kauzën e madhe të shqiptarëve”.

Republika e Re tha kryetari i opozitës, është Republika e rritje të cilësisë së shërbimit shëndetësor me më shumë doktorë, ilaçe dhe shtretër në spitale. Republika e Re, tha z. Basha, është përmirësimi i arsimit duke zgjatur ditën shkollore deri në orën 16:00 dhe duke ofruar drejkën falas për të gjithë nxënësit.

“Universitetet publike priorititetin e qeverisë dhe do t’ju jap pushtet studentëve në bordet vendim-marrëse. Do rrisim kujdesin social për më të pamundurit në shoqërinë tone dhe do ta rritim pensionin  minimal në  25.000 mijë lekë në muaj”, tha z. Basha.

Ai shtoi se nuk e harron sakrificën e Kurbinit, që nisi në 18 shkurt dhe nga një lëvizje, u bë bashkimi për projektin e Republikës së Re.

“Unë do të luftoj dhe punoj për Kurbinin  dhe  Shqipërinë. Me 25 qershor ju do të merrni Kurbinin me duart tuaja. Ky është premtimi i Republikës së Re”.

Read More