Blog

24 Maj
0

“Burgu i Qafë Barit i lënë në mjerim”, Flutura Açka: Asnjë socialist në 40 vjetorin e përkujtimit. Kaq mjafton të kuptojmë pse nuk kalojnë ligjet për Dekomunistizimin

Nënkryetarja e PD, Flutura Açka, thotë se një prej burgjeve më famëkeqe të diktaturës shqiptare, si ai i Qaf Barit, është lënë në mjerim të plotë. Në vizitën që ka bërë në në 22 maj në kuadër të 40-vjetorit të Revoltës së Qafër Barit, Açka shprehet se nuk pa asnjë koleg socialist.

Kaq më mjafton, sipas Açkës, për të kuptuar përse dy ligjet e rëndësishme për Dekomunistizimin të dorëzuar nga Opozita, flenë në sirtaret e Parlamentit.

POSTIMI I PLOTË

Kush i vrau sërish viktimat e Qafë Barit

Shënime mbi 40 vjetorin e Revoltës së Qafë Barit

Për të shkuar në ish-burgun e Qafë Barit të duhen orë, tani që një pjesë e rrugës eshte e asfaltuar. Po atëherë, 40 vjet më parë?

Një prej burgjeve më famëkeqe të diktaturës shqiptare, është lënë në mjerim të plotë. Më 22 maj u përkujtua në mjediset e saj të jashtme 40-vjetori i Revoltës së Qafër Barit. Por edhe atë ditë ish-të përndjekurit politikë shkojnë dhe përkujtojnë të ndarë.

Kush i ndau? Përse ata imitojnë politikën që ndan e përçan vetëm për vota, vetëm të mpakë ndikimin e tyre për të drejtat që u takojnë, të shuajë çdo bashkim të tyre për të protestuar për ligjet që iu mungojnë.

Në përkujtimin e 40-vjetorit të Revoltës së Qafë Barit nuk pashë asnjë kolegun tim socialist, asnjë! Asnjë qeveritar. Asnjë!

Dhe i marr të gjitha përgjigjet. Kaq më mjafton për të kuptuar përse dy ligjet e rëndësishme për Dekomunistizimin të dorëzuar nga Opozita, flenë në sirtaret e Parlamentit. Pse Muzeu Burgu i Spaçit do të ngrihet në Rreps!!!! Pse Piramidës iu vunë gunga me ngjyra dhe iu ndërrua e gjithë hija e rëndë që kishte! Pse Vila e Enverit nëvend që të kthehej në Muzeun e Krimit (pasi aty fillonte Krimi Komunist) po zhvishet nga historia e tij dhe pokthehet në shtëpi qejfi!

Kjo qasje e butë ndaj ditaturës është një nga krimet më të mëdha ndaj shqiptare, thuajse të ngjashëm me origjinalin e tyre, pasi ndikimi është i njëjtë. Dhunë historike!

Mjaft të shohësh se si miniera e Spaçit i fshiu të gjitha shenjat dhe gjurmet e terrorit në Spaç. Mjaft të shohësh se si miniera e Bakrit në Qafë Bar po i fshin të gjitha gjurmët e burgut të tmerrshëm të tij.

Dhe për habi të të gjtihëve: Më 22 maj miniera nuk punonte, e kishte bërë pushim, mbase për nder të ish-të përndjekurve që po mbërrinin të kujtonin se si ca shokëve të tyre iu shtyp koka në miniere, se si ca të tjerë u shqyen nga ujqit në male në rrugën në këmbë për në shtëpi, pasi pas lirimit u lanë të ktheheshin në këmbë, se si dy të vrarëve, Ndue Pisha dhe Ndrek Nikolla, pas dënimit për Revoltën e 22 majit 1984 ministri i brendshëm i kohës urdhëroi t’u hiqeshin sytë dhe të jepeshin për studime, se si vdiq Tom Ndoja në mes të sheshit tek rrihej, se si komandanti i burgut që organizoi shtypjen mizore të revoltës, Edmonda Caja, mori azil politik dhe bëri jetë perëndimore, edhe pse ua ktheu në ferr jetën ca shqiptarëve të tij.

Historia do të mbetet përjetë në borxh ndaj viktimave të kësaj revolte po të vazhdojmë me këtë zjellje antinjerëzore.

Foto: Nga vizita në Qaf Bar 22 maj 2024

Read More
24 Maj
0

Programi i PD/ Basha me ekspertët  e bujqësisë: Përmes subvencioneve dhe investimeve në këtë sektor, do të bëjmë të mundur fermerit t’i garantohet që prodhimi t’i shitet me fitim

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në kuadër të takimeve për finalizimin e programit të PD, ka zhvilluar diskutime me ekspertë të bujqësisë. Basha shprehet se korrupsioni i përhapur kudo ka prekur edhe bujqësinë.

Ai gjithashtu thotë se përmes subvencioneve dhe investimeve në këtë sektor, ne do të bëjmë të mundur që fermerit t’i garantohet që prodhimi t’i shitet me fitim, si kudo në botë.

 

Postimi i kreut të PD, Lulzim Basha:

 

Me planin e saj PD do t’i japë përparësi bujqësisë. Me grupin e punës për programin e bujqësisë diskutuam detajet e fundit të planit për këtë sektor.

 

Korrupsioni i përhapur kudo ka prekur edhe bujqësinë. Jo vetëm që fondet e qeverisë për bujqësinë ndahen sipas preferencës dhe jo nevojës, por edhe fondet IPARD të BE-së, në vend që të shkojnë për fermerët, kanë shkuar për resorte për qeveritarët dhe klientët e tyre.

 

Ndaj, dhënia fund e pandëshkueshmërisë në çdo nivel të qeverisjes dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit, do të mundësonte që qeveria të kishte fonde të mjaftueshme për të mbështetur sektorin e bujqësisë dhe për të rritur fuqinë blerëse të qytetarëve.

 

Përmes subvencioneve dhe investimeve në këtë sektor, ne do të bëjmë të mundur që fermerit t’i garantohet që prodhimi t’i shitet me fitim, si kudo në botë. Një nga çështjet më të rëndësishme, që ne do të bëjmë gjithçka për t’i dhënë zgjidhje të shpejtë, është edhe çështja e pronës.

Read More
23 Maj
0

Basha me grupin e ekspertëve të ekonomisë, financave dhe energjisë: Taksa e sheshtë, qeverisja e vogël dhe efektive janë pjesë e planit të PD

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në kuadër të punimeve për finalizimin e programit, ka diskutuar sot me grupin e ekspertëve të ekonomisë, financave dhe energjisë. Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se taksa e sheshtë, qeverisja e vogël dhe efektive janë pjesë e planit të PD të kalkuluar deri në detaje për ta kthyer Shqipërinë në një vend ku ia vlen të bësh biznes.

POSTIMI I PLOTË

Me grupin e ekspertëve të ekonomisë, financave dhe energjisë vijuam diskutimet për finalizimin e planit tonë për ta kthyer Shqipërinë në rrugën e zhvillimit dhe suksesit, për një ekonomi të fortë, vende të reja pune me paga të larta dhe për ta shndërruar në një vend ku i’a vlen të bësh biznes.

Taksa e sheshtë, qeverisja e vogël dhe efektive janë pjesë e planit tonë të kalkuluar deri në detaje.

Ne do të kemi parashikueshmëri fiskale e konkurrencë të ndershme për çdo investitor dhe biznes vendas dhe të huaj, sepse kështu mund të sigurojmë më shumë investime, më shumë vende pune, më shumë mundësi dhe mirëqenie për qytetarët tanë.

Read More
23 Maj
0

OKB miratoi Rezolutën për Srebrenicën, Basha: Vota PRO i vendos emrin e duhur një ngjarjeje të dhimbshme për gratë dhe nënat boshnjake, që humbën 8 mijë burra dhe djem

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka reaguar në lishje me miratimin e Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e OKB. Basha shprejet se “vota PRO rezolutës së Srebrenicës i vendos emrin e duhur një ngjarjeje të dhimbshme për të gjithë Europën, e në veçanti për gratë dhe nënat boshnjake, që humbën 8 mijë burra dhe djem për shkak të masakrës së kryer nga shovinistët serb”.

REAGIMI I BASHËS

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mbajti sot një qëndrim dinjitoz që i shërben kujtesës për të mos harruar dhe së ardhmes që e shkuara të mos përsëritet. Vota PRO rezolutës së Srebrenicës i vendos emrin e duhur një ngjarjeje të dhimbshme për të gjithë Europën, e në veçanti për gratë dhe nënat boshnjake, që humbën 8 mijë burra dhe djem për shkak të masakrës së kryer nga shovinistët serb.

Tashmë 11 korriku do të njihet botërisht dhe përgjithmonë si Dita Ndërkombëtare në Kujtim të Gjenocidit të Srebrenicës, duke i shërbyer kujtesës dhe reflektimit të përhershëm për çmimin e lirisë që paguan boshnjakët nga makineria serbe, e cila, me një agresivitet çnjerëzor, u shfaq edhe në luftën e Kosovës.

Zhvillimet e fundit në rajon dëshmojnë se krimet e padënuara përbëjnë bazë që ato të përsëriten, për më tepër kur politika kthehet në një lojë për autokratët, që për pushtetin e tyre kërkojnë të rikthejnë në Ballkan hijet e errëta të së kaluarës, ndërkohë që popujt, qofshin këta boshnjak, shqiptar, maqedonas, malazez a serb, kërkojnë të shohin drejt së ardhmes.

Read More
23 Maj
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-ambasadorit të Gjermanisë më vendin tonë, Peter Zingraf

Kryetari i PD, Lulzim Basha, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-ambasadorit të Gjermanisë më vendin tonë, Peter Zingraf. Në rrjetin social X, Basha shkruan se emri i ingraf do të jetë pjesë e panteonit të miqve të Shqipërisë që punuan për Shqipërinë Europiane.

Mesazhi i Bashës:

Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Peter Zingraf, ish-ambasadorii Gjermanisë në vendin tonë, një mik i mirë i Shqipërisë dhe një zyrtar i përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe rrugëtimit europian të Shqipërisë. Emri i Peter Zingraf do të jetë pjesë e panteonit të miqve të Shqipërisë që punuan për Shqipërinë Europiane. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës, i shpreh ngushellimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe popullit gjerman për këtë humbje të madhe. U prehtë në paqen e Zotit!

Read More
23 Maj
0

“Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit”, Basha: Me programin e PD, koha kur qeveria nxit dhe mbështet korrupsionin merr fund

Kryetari i Partisë Demokratike, ka dhënë të tjera indicie rreth programit që do të shpaloset në 1 Qershor si alternativë për shqiptarët. Gjatë takimet me grupet e punës ditën e sotme, fokusi ka qenë tek lufta ndaj korrupsionit.

Vetë Basha përmes një postimi ka dhënë disa detaje, ndërsa ka thumbuar Edi Ramën për rezolutën antikorrupsion që do të kalojë në Kuvend të hënën. “Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit dhe aq më pak duke vështirësuar dhe tentuar të kontrollosh drejtësinë, por me plane të qarta dhe vullnet politik”, – shkruan kreu demokrat.

POSTIMI I KRYETARIT TË PD:

 

Vijojmë diskutimet me grupet e punës për progamin qeverisës të Partia Demokratike.

Korrupsioni është pengesa më e madhe, për zhvillimin e vendit dhe krijimin e mundësive për të rinjtë, që ata të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. Prandaj lufta kundër korrupsionit, mbështetja për drejtësinë, transparencë e llogaridhënie në qeverisje janë në fokus të programit tonë, në mënyrë të detajuar.

Koha kur qeveria nxit dhe mbështet korrupsionin merr fund. Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit dhe aq më pak duke vështirësuar dhe tentuar të kontrollosh drejtësinë, por me plane të qarta dhe vullnet politik.

Read More
23 Maj
0

“Vitin e kaluar u diplomuan 13.8% më pak studentë”, Mirela Karabina: Këmbanat për arsimin kanë rënë në veshin e shurdhët të qeverisë

Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina, duke iu referuar të dhënave të INSTAT, shprehet se në vitin akademik 2022-2023 u diplomuan 13,808 studentë në ciklin e studimeve “Bachelor”, me rënie vjetore 13,8 për qind.

Në një postim në Facebook, Karabina thotë se “qeveria e Edi Ramës që ka 11 vjet në pushtet dhe ka pasur kohë të mjaftueshme që të ndërmarrë reforma reale në arsim dhe të prekte rezultatet, nuk ka pasur vullnetin politik për ta bërë këtë”.

POSTIMI I PLOTË:

Kambanat për arsimin që kanë rënë në veshin e shurdhët të qeverisë.

Referuar të dhënave publike të INSTAT për Arsimin e Lartë, rezulton se në vitin akademik 2022-2023 u diplomuan 13,808 studentë në ciklin e studimeve “Bachelor”, me rënie vjetore 13,8 për qind.

Qeveria e Edi Ramës edhe pse 11 vjet në pushtet dhe ka pasur kohë të mjaftueshme që të ndërmarrë reforma reale në arsim dhe të prekte rezultatet, nuk ka pasur vullnetin politik për ta bërë këtë.
Arsimi i cili është shërbim themelor publik, qeveria e ka përdorur vetëm për propagandë në dëm të familjeve shqiptare , shoqërisë dhe vendit.

Investimi i ulët ne Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, reforma të dështuara që në nisje, politika të gabuara pse jo dhe klienteliste kanë ndikuar drejtëpërdrejtë në mendësi dhe cilësi në universitete duke i zbritur ato thuajse në nivelin e arsimit të mesëm.

Staf kademik jo të mirëformuar dhe të mirëkualifikuar, metedologji të vjetëruar dhe të menduarit kritik përmes logjikës e deduksionit ende nuk është në bosht të saj, mungesa e mjeteve dhe praktikave si pjesë e formimit dhe kualifikimi studentor, mungesa e prespektivës, punësimit dhe ndërtimit të një jete të mirë janë arsyet që një pjesë e madhe e studentëve largohen për studime jashtë vendit.
Nga afro 30 mijë maturantë më 2023-in, 10 mijë prej tyre aplikuan për studime jashtë vendit, pra 1/3 e tyre.

Ky eksod masiv nuk po ndalet dhe kjo qeveri nuk do që ta ndalë!

Me këtë ritëm të largimit të studentëve dhe të rinjve, ekonomia e vendit shumë shpejt do të përballet me mungesë specialistësh të fushave të ndryshme dhe zhvillimi i vendit do të ngadalësohet.

Pasi rënia e numrit të studentëve në nivelin “Bachelor” dëshmon jo vetëm largimin e të rinjve jashtë vendit për studime, por diploma univeristare po i shërben si pasaportë punësimi dhe jetese në vendet që arsimohen.

Premtimi më 2013-ën i Edi Ramës se buxheti për arsim do të arrinte nivelin 5% të PBB, rezulton mashtrim. Pasi sot investimi në arsim është ndër më të ultit në tri dekadat e fundit, 2.3% të PBB, dhe më ulti ndër vendet e Rajonit.

Kambanat për arsimin dhe largimin e të rinjve kanë kohë që bien, por qeveria nuk do t’i dëgjojë.

Ndërhyrja në këtë fushë me interest të madh kombëtar është urgjente!

Partia Demokratike ka dhe vullnetin dhe vizionin për ta ndryshuar këtë realitet dramatik të largimt masiv të studentëve dhe të rinjve duke filluat nga rritja e buxhetit për arsimin dhe politikave mbështetëse e zhvillimore.

Arsimi dhe rinia do të jenë në boshtin e programit e saj pasi me një arsimim cilësor dhe një rini vitale të mbështetur dhe të qartë në rrugën e saj, perespektiva e zhvillimit të vendit do të jetë e sigurtë.

Read More
23 Maj
0

Skandali me mikrokreditë/ Arbi Agalliu: Piramidat e Edi Ramës kanë dëmtuar 103 mijë qytetarë! SPAK të çojë deri në fund këtë skemë gjigande mashtrimi

Sekretari për Programin në PD, Arbi Agalliu, ka reaguar për skandalin e mikrokredive që ka dëmtuar rreth 103 mijë qytetarë. Në një deklaratë për mediat, Agalliu shprehet se kjo skemë gjigande mashtrimi vazhdon të jetë në proçes mashtrimi nga institucionet financiare të cilët janë frymëzuar, ngritur dhe toleruar nga kryeministri dhe shpura e zyrtarëve të korruptuar.

Deputeti i PD, gjithashtu thotë se “çdo veprim i paligjshëm i kryer nga këto piramida moderne është bërë me miratimin e Edi Ramës, i cili ka pasur diejeni të plotë për veprimtarinë e tyre minimalisht që prej vitit 2020 dhe ka zgjedhur të hesht”. Për këtë Agalliu i bën thirrje SPAK që t’i shkojë deri në fund këtij skandali.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI, ARBI AGALLIU

Piramidat e Edi Ramës kanë dëmtar 103 mijë qytetar dhe rreth 20 mijë prej tyre vazhdojnë të jenë në proçes mashtrimi nga institucionet financiare që janë frymëzuar, ngritur dhe toleruar nga ai dhe shpura e zyrtarëve të korruptuar.

510 milion euro janë paguar nga qytetarët më të pamundur të shoqërisë shqiptarë të cilët të presionuar nga funksionarët publik janë detyruar të paguajnë detyrime që nuk i kanë marrë kurrë.

570 milion euro asete janë bllokuar ose kaluar për llogari të këtyre mashtruesve financiar si pasojë e lejimit të proçedurave të paligjshme nga ana e hipotekave apo si pasojë e mos ushtrimit të kontrollit të organeve kompetente mbi përmbaruesit që kanë shkelur ligjin për të ndihmuar këto piramida moderne të ideuara dhe mbështetura nga Edi Rama dhe mëkëmbësit e tij.

Çdo veprim i paligjshëm i kryer nga këto piramida moderne është bërë me miratimin Edi Ramës i cili ka pasur diejeni të plotë për veprimtarinë e tyre minimalisht që prej vitit 2020 dhe ka zgjedhur të hesht dhe të mos marr asnjë masë për të parandaluar këtë krim që ka prekur 103 mij shqiptar.

Partia Demokratike e Shqipërisë i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK që të çojë deri në fund hetimet e nisura për këtë skemë gjigande mashtrimi si dhe të marri në përgjegjësi penale të gjithë zyrtarët e lartë që kanë pasur dijeni për të dhe e kanë lejuar duke filluar nga Edi Rama dhe e gjithë shpura e tij e korruptuar.

Read More
23 Maj
0

Basha: Rinia zemra e projektit tonë, programi i PD, ndal emigrimin

PD vazhdon përgatitjet për prezantimin e programit në 1 qershor. Kreu demokrat Basha përmes postimit të rradhës e ka fokusuar vëmendjen tek diskutimet e projektit për rininë.

 

POSTIMI I PLOTË

Vijojmë takimet për finalizimin e programit qeverisës të Partia Demokratike. Rinia është zemra e projektit tonë, sepse ne besojmë se rinia ka forcën dhe kapacitetin për të sjellë ndryshimin e Shqipërisë.

Me programin tonë jemi gati për t’u dhënë zgjidhje problemeve të vendit për të ndalur emigrimin, për t’u dhënë mundësi qytetarëve tanë të kthehen dhe të punojnë në vendin e tyre.

Read More
23 Maj
0

“Fondet për investime thuajse janë bllokuar”, Marinela Ziu: Inceneratori i Tiranës nën hetim nga SPAK vijon të paguhet me miliona euro

Anëtarja e Kryesisë së PD, Marinela Ziu, shprehet se fondet për investime thuajse janë bllokuar, duke përsëritur të njëjtin skenar të çdo viti parazgjedhor e duke përqëndruar të gjithë investimet gjatë periudhës zgjedhore.

Ziu thotë se e njëjta gjë nuk ka ndodhur me inceneratorin e Tiranës i cili është nën hetim nga SPAK, për të cilin janë paguar 3.8 milionë euro ose 32% të fondeve të planifikuara në vitin 2024.

Ndërkoh sipas saj, bizneset e ndershme janë në krizë mbijetese.

POSTIMI I PLOTË:

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar #korrupsioni ka rritur koston e investimeve publike.

Prej janarit, fondet për investime thuajse janë bllokuar, duke përsëritur të njëjtin skenar të çdo viti parazgjedhor e duke përqëndruar të gjithë investimet gjatë periudhës zgjedhore.

Por kjo jo për inceneratorin pa incenerator të Tiranës, një vepër nën hetim dhe sekuestro nga SPAK, për të cilin janë paguar 3.8 milionë euro ose 32% të fondeve të planifikuara në vitin 2024.

Nëse bizneset e ndershme janë në krizë mbijetese, #InceneratoriTiranës ka gjeneruar 23.8 milionë euro fitime, ndërkohë që do vijojë të financohet nga shteti me 12 milionë euro të tjera këtë vit ose 20% me shumë krahasuar me vitin 2023.

Read More