Blog

03 Maj
0

Deklaratë për media e Lulzim Bashës pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD

Mirembrëma ju, gazetarëve, operatorëve, punonjësve të medias, faleminderit për kohën, sakrificën, lodhjen në mbulimin e protestës së opozitës, të ngjarjeve të vrullshme të ditës së sotme dhe jo vetëm.

Me lejoni ta nis me një keqardhje të madhe për numrin rekord të Fake News që janë prodhuar sot në portale dhe në media të ndryshme, një pjesë prej tyre janë thjeshtë dhe vetëm keqinformime, apo dezinformime, për shkak të mungesës së informacionit deri në këtë moment, por një pjesë qartësisht kanë prapavijë dhe investim nga Edi Rama.

Jam këtu për të zbardhur tërësisht dhe pa asnjë rezervë mbledhjen e gupit parlamentar, video-konferencën me Presidentin e Partisë Popullore Europiane Joseph Daul dhe zv.presidentin e EPP, njëkohësisht Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn, dhe për t’iu përgjigjur interesimit tuaj për çdo sqarim apo pyetje.

Pra mesazhi i parë ndaj qytearëve është: sot ju kanë ngopur me rrena.

E vërteta është si vijon.

Grupi Parlamentar u mblodh sot në radhë të parë për një komunikim të drejtpërdrejtë me presidentin e EPP Joseph Daul dhe Komisionerin e Zgjerimit Johannes Hahn, njëkohësisht nënkryetar i Partive Popullore Europiane. Gjatë kesaj video konference u përcoll shqetësimi i madh i EPP për krizën politike dhe elektorale ne Shqipëri, shqetësim i jashtëzakonshëm për situatën e krimit dhe ne veçanti të drogës si një problem kapital shqiptar, por tashmë edhe europian. U përcoll po kështu angazhimi afatgjatë i Bashkimit Europian në luftën kundër drogës, si një prioritet total i BE, çka mund t’ju them se është lajm i mirëpritur, pasi, ju e dini se për një kohë të gjatë, PD, opozita dhe qytetarët, të bashkuar në një front kombëtar kundër drogës, e kanë ngritur këtë çështje, jo thjesht dhe vetëm si çështje të shëndetit të shqiptarëve dhe natyrisht, edhe te konsumatorëve europiane, por për Shqipërinë si një çështje të demokracisë, ekonomisë dhe vetë ekzistencës së shtetit shqiptar, si një kontratë midis qytetarëve dhe qeverisjes dhe jo si një narkorepublikë, ku shqiptarët skllavërohen nga droga, ku, pasi u merren tokat, arat, liria e tyre personale, për të punuar drogën, ju merret dhe e drejta për të zgjedhur me votë të lirë Parlamentin dhe qeverinë që dëshirojnë, sepse narkomafia dikton përmes qeverisë së Edi Ramës dhe kërkon të diktojë përmes qeverisë së ardhshme Parlamentin dhe qeverisjen e ardhshme.

E konsideroj këtë pra si një hap cilësor dhe i tillë është pa asnjë dyshim.

Veçanërisht, në sfondin e zbehtë të rezolutës së Parlamentit Europian për drogën dhe në atë që unë personalisht e kosnideroj problematike në progres raportin e vitit të kaluar, mungesën e theksimit të ketij problemi. Tashmë ky është një problem i jashtëzakonshëm për Europën falë edhe betejës së qytetarëve shqiptarë sebashku me opozitën shqiptare.

U rikthye në vëmendje e Marta e javës së kaluar, për të shmangur çdo keqinformim, te cilat nuk kanë munguar, në raport me Partinë Populore Europiane, në raport me institucionet europiane, në raport me publikun shqiptar në veçanti.

Marr në këtë moment përgjegjësite e mia personale, për mos-shpjegimin në detaje të asaj që ndodhi të Martën e kaluar.

Pas një takimi prej një ore e gjysmë në selinë e Partisë Demokratike të ndermjetësiuesit McAllister dhe shoqëruesit të tij Fleckenstein, ku u njohën hollësisht me gjendjen në Shqipëri, sa i përket krimit, kriminelëve në politikë dhe institucionet shtetërore, drogës dhe parave të drogës, kthimin e shetit shqiptar në një garnizon elektoral ne funksion te Edi Ramës, si kurrë më parë në 27 vite, pasi u njohën me problemet e thella, u larguan me shpresën që do të na kontaktonin nëse do të kishte zhvillime.

Gjysmë ore më vonë, u ra dakort për dy takime të veçanta në të njëjtin orar në Pallatin e Kongeseve. Mua dhe delagacionit qe më shoqëronte na u paraqit një dokument me tre pika i hartuar, si morem vesh me vonë, edhe me ndihmën e ekspertëve të tre misioneve në Tiranë, OSBE, Bashkimi Europian dhe SHBA, ku paraqiteshin këto propozime:

  • Shtyrja e zgjedhejve me 16 korrik.
  • Zëvëndësimi i katër ministrave te kabinetit Rama me persona teknik të zgjedhur nga Rama dhe të aprovuar nga opozita. Kjo është pikë e rëndësishme se është spekulluar mjaft këtë jave, pjesë të fajit kam edhe unë, eshte spekulluar edhe sonte.
  • Dhe një paketë mikse ku feksin dëshira për të parë një zgjedhje me konsensus të Presidentit te Republikës, të Avokatit të Popullit, kalimin e kryetarit të KQZ opozites, por jo shumicën në KQZ, dakordësimi për një tryezë të rrumbullakët të OSBE, pjesëmarrje te OJQ-ve në gjithë këtë proces.

Ne pamë në këtë pikë të tretë disa nga propozimet tonat të Majit të vitit të kaluar dhe një sërë propozimesh të tjera të dobishme, por të cilat garantoheshin vetëm nga vullneti politik.

Kundëroferta jonë ishte si vijon:

  • Prania e katër ministrave teknik të përcaktuar nga Rama por me aprovimin tonë u gjet komplet e pamjaftueshme për faktin e thjeshtë se Rama e ka provuar në këto katër vite se është i aftë të blejë deputete, parti të tëra opozitare e ti kthejë në parti qeveritare, të blejë deputetë të opozitës madje, të blejë edhe deputetë të LSI, partnerit të vetë në qeverisje, dhe se nuk do të kishte asnjë problem që të tjetërsonte menjëherë idenë pas këtij propozimi, për ti kthyer katër ministra teknike të propozuar nga ai, qoftë edhe me aprovimin tonë, në katër persona të bindur për axhenden politike të Edi Ramës që në këndvështrimin tonë mbetet shkatëririmi i zgjedhjeve të ardhshme përmes influencës së krimit drogës dhe kapjes totale të shtetit.
  • Kundërpropozimi ishte që në qeverinë teknike kryeministri të propozohej nga Partia Socialiste, Edi Rama apo mazhoranca, ua lamë atyre në dorë.
  • Për cështjen e dates, ne sqaruam ndërmjetësuesit europianë se data në vetëvete kondicionohet nga një sërë procesesh për të garantuar votën e qytetarëve shqiptarë, ku në pikëpamjen tonë, më i rëndësishmi është votimi biometrik, elektronik dhe numërimi elektronik i votave të shqiptarëve.

Na u tha se OSBE-ja kishte përsëritur këngën e vjetër se kjo nuk funksion.

E refuzuam me fakte të demonstruara nga personalitetet më të larta europiane, disa prej të cilëve sot në videokonferencë, se si funksionon tash 12 vjet me sukses te plote sistemi elektronik i votimit në vendet me shkallë të lartë analfabetizmi, siç është Brazili, apo India.

Siç funksionon në vende europiane, siç janë disa prej republikave baltike.

Argumenti i dytë, kundër votimit elektronik, ishte koha në dispozicion. Në këtë kuadër, ne ua konfiduam ndërmjetësuesve europianë se në kontakt me pesë kompani kryesore europiane, prej të cilave kemi marrë garancitë, se prototipi për votimin elektronik mund të ndërtohet 3 deri në 5 javë nga momenti i porositjes dhe 5 mijë prototipë të tillë, 4 deri në 6 muaj. Dikush e ka ofruar për 4 muaj, dikush për 6 muaj, për të mbuluar të gjithë Shqipërinë me qendra elektronike, biometrike, ku shqiptarët hyjnë në dhoma pa komisionerë, pa kartë identiteti, indentifikohen me shenjat e gishtërinjve që tashmë është 90% e punës, ndodhen në bazën e të dhënave në serverin e sigurt që shërbeu për heqjen e vizave për shqiptarët, dhe votojnë në një sistem që në Europë quhet, sistemi i biletës së trenit, pra duke shtypur, një, dy apo tre herë. Një herë duke shtypur koalicionin, herën e dytë partinë brenda koalicionit, dhe deputetin e përzgjedhur, ky do të ishte një varietet i listave të hapura apo i zgjedhjeve mazhoritare me korrektim proporcional, etj…

Pra është plotësisht e mundur.

Argumenti tjetër ishte, se kjo kushton para.

I thamë se ne e dimë që kjo kushton para, dhe do të kushtonte me pak nese kjo do të ishte bërë në maj të vitit të kaluar, por, sado para të kushtojë, do të kushtojë më pak se 2.8 miliardë euro që oligarkia e lidhur me krimin e kryesuar nga Edi Rama, ka shpërdoruar dhe vjedhur në 3 vite e gjysëm, të një qeverisje arrogante, të papërgjegjshme dhe jollogaridhënëse para shqiptarëve.

Kompromisi ishte se nese kjo nuk mundësohet në periudhën 4 deri në 6 muaj, siç garantojnë kompanitë që i prodhojnë këto sisteme për vendet e Bashkimit Europian dhe për vendet e tjera të botës, të shikonim mundesine per indentifikimin biometrik dhe numërimin elektronik të votës.

Sa për pikën e tretë, ne u thamë se gjejmë veten tonë në shumë prej atyre pikave dhe nuk kemi absolutisht asnjë ambicie, përfshirë çështjen e Presidentit të Republikës në këtë ekuacion, se çështja e kryetarit të KQZ-së është tërësisht e parëndësishme.

I takon mazhorancës të mbajë përgjegjësi përmes kryetarit të KQZ-së dhe me këtë kundërpropozim, u ndamë me ndërmjetësuesin McAllister, me shpresën se do të ishte një hap më tej për të afruar palët, për të ngushtuar hendekun, deri në mundësinë e ndërtimit të një ure që do të funksiononte si marrëveshje politike.

Pas kësaj, nuk patëm asnjë informim tjetër. Me sa duket, pala tjetër refuzoi. Qartësisht refuzoi, duket qartë, të jemi të drejtpërdrejt me qytetarët.

Patëm një komunikim nga zyrat e Bashkimit Europian dhe të nesërmen një komunikim nga McAllister në facebook, ku konstatohet kriza e rëndë politike dhe zgjedhore në vend.

Ndamë po kështu me Presidentin Daul dhe Komisionerin Hahn, një fakt që duhej ta kisha ndarë me z.McAllister, që pikat kryesore e këtij komunikimi, më ishin dhene ditë para mbërritjes së McAllister, dhe ditë para mbërritjes së Zigmand Gabriel, Ministrit të Jashtëm gjerman, nga njerëz të afërt të kryeministrit Rama.

Ajo që u paraqit si një platformë e mundshme zgjidhje, ishte diçka për të cilën Rama ishte në dijeni, prej një kohe shumë më të gjatë se sa ishte në dijeni opozita.

E ndava këtë sot me bashkëbiseduesit tanë.

Qartësuam qëndrimin tonë se kjo është një betejë për qytetarët shqiptarë. Për të drejtën e tyre për të zgjedhur të lirë nga krimi, nga droga, nga paratë e korrupsionit. Të lirë nga trysnia që u ushtrohet nëpunësve publikë të shtetit, të çdo rangu dhe kategorie, deri tek kushërinjtë e tyre të largët.

Nuk është kurrë një kauzë për përfitime pushteti, politike apo personale të Partisë Demokratike apo të opozitës.

Thënë kjo, dhe nënvizuar kjo disa herë gjatë video-konferencës, ofrova gjithçka në pushtetin dhe mundësitë e mia personale dhe si kryetar i Partisë Demokratike, dhe si kryetar i opozitës, si edhe gjithçka që Partia Demokratike mund të ofrojë nga interesat e veta politike, me qëllim arritjen e një marrëveshje politike që do të mundësojë votën e lirë të shqiptarëve.

Ky është qëndrimi ynë pa ekuivokë. Gjithçka për votën e lirë të shqiptarëve. Jemi gati të ofrojmë gjithçka që mundemi, nga privilegji, pushteti, gjithçka që kemi ne në dorë për të ofruar, edhe unë vetë personalisht, me qëllim arritjen e kësaj marrëveshje që do të mundësojë votën e lirë të shqiptarëve.

U hoqën paralele me Maqedoninë ku theksova qartësisht se kjo duhet të shërbejë për të mos pasur 2 standarde. Në një vend ku prodhohen përgjime, audiokaseta, veprohet me qeveri teknike, edhe Mali i Zi në këtë rast. Dhe në një vend, ku në vend të gjurmëve ne të tregojmë ujkun, pra kriminelët me funksione shtetërore, drogën sheshit. Dhe atë që kemi treguar tash 3 vite, është e konfirmuar nga raportet ndërkombëtare dhe europiane siç është raporti i Europolit.

Në rastin e parë shkohet drejt qeverisë teknike, dhe në rastin e dytë ngurrohet për të shkuar drejt kësaj zgjidhje që ne propozojmë si një zgjidhje e ndershme që jep garanci.

Këto janë dy standarde, janë të papranueshme. E papranueshme është po kështu të identifikohet opozita si problem, siç ishte deklarata e Sigmar Gabrielit, në asnjë rresht të të cilit para takimit me mua sigurisht, nuk u përmed droga, krimi dhe as dialogu. Se kjo, për ne ishte e papranueshme dhe e papërgjegjshme dhe nuk i kontribuon zgjidhjes. Ne nuk jemi problemi. Ne kemi treguar, denoncuar dhe luftuar problemin. Dhe përsa i përket problemit të drogës, kur na u kërkua të vazhdojmë të jemi aleatë të Europës, jo vetëm garantova që do të jemi aleatë të Europës, por mirëprita isntitucionalisht këtë hap gjigand që Bashkimi Europian po hedh, si një aleate e Partisë Demokratike, të opozitës dhe fronit kombëtar kundër drogës që është aktiv prej 3 vitesh, ne një betejë jo elektorale dhe madje mund të thoja anti-elektorale në kushtet ku e ka sjellë Edi Rama Shqipërinë, por një betejë parimore edhe për Europën sigurisht por në radhë të parë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ndërkohë që qendrimet tona kanë qënë këto, nuk kemi pasur deri më sot asnjë propozim të vetëm nga ai që eshte përgjegjës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kryeministri. Çfarë do të bësh për kriminelët që i ke akoma anëtare të Kuvendit, kryetarë bashkish, drejtorë të mëdhenj në polici, në dogana, në taksa, në shendetësi, në arsim, në transport, nëpër bashki. Si do e zgjidhësh këtë problem për të ofruar garanci për votën e lirë?! Çfarë do bësh për drogën dhe me bosët e drogës me mbështetje direkte personale nga ty?! Ti që nuk pranon të heqësh dorë nga karrigia jote. Çfarë do bësh për shtetin që e ke kthyer në një garnizon elektoral?! Çfarë garancish jep?! Asnjë përgjigje nuk ka dhënë deri më sot.

Ndaj qendrimi është fare i qartë. Edi Ramës i kërkohet dorëheqja dhe bashkë me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, të bashkohemi në një front kundër së keqes. Partia Demokratike dhe opozita është e gatshme të heqë dorë nga pjesa morale e kësaj beteje që tregon me gisht përgjegjësin e vërtetë që është Edi Rama dhe Partia Socialiste, në momentin që këta bashkohen me ne për ti luftuar ato përmes një qeverie teknike me mandatin popullor që tashmë e dini.

Kaq mjafton. Largimi i tij për ti hapur rrugë qeverisë teknike mjafton si një garanci me mandatin popullor. Edi Rama refuzon të japë dorëheqje. Mban peng një komb të tërë, një Shqipëri të tërë. Kompromenton interesat kombëtare të sigurisë, ekonominë, interesat e shqiptarëve. Kompromenton, po kështu siç ka kompromentuar deri tani, interesat e Europës dhe interesat euroatlanetike, me një Shqipëri të dobët, kufinjtë dhe territori i së cilës nuk kontrollohen më nga shteti, por nga krimi i organizuar, siç e shohim ditë për ditë.

Le të marrim për një minut skenarin tjetër. Merrni pjesë në zgjedhje se i zgjidhim pas zgjedhjeve gjërat. E para e punës, Partia Demokratike është në këtë betejë për qytetarët shqiptarë. Dhe nëse ne tradhëtojmë këtë kauzë të qytetarëve shqiptarë, shumica e tyre kanë gjithë të drejtën ta shohin si një fatalitet siç e kanë pare edhe para dhe gjatë kësaj kauze me largimin masiv nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së. Tre grupe njerëzish, tre reagime shoh unë ndaj një qendrimi të tillë.

Shoh një numër të vogël njerëzish fanatikë që do ta ndjekin Partinë Demokratike. Shoh një numër të madh të zemëruarish që do të shohin se si për prapanicën tonë, për karriget tona, për privilegjet tona shitëm kauzën popullore. Njerëz që shkojnë në shtëpi pa bukë për fëmijët e tyre, pa lekë për fletorët apo këpucët e tyre. Pa asnjë shpresë për të marrë atë që u takon sipas taksave që paguajnë në shëndetësi dhe arsim, të cilët këtë zemërim do ta kenë të pakontrolluar dhe Partia Demokratike do të ketë legjitimitetin e cunguar ta kontrollojë këtë zemërim ndaj një establishmenti, ndaj një kupole, ndaj një shteti të delegjitimuar. Dhe ky është destabiliteti.

Dhe një pjesë të dëshpëruarish, që do të vazhdojnë të bëjnë atë që 300 mijë të dëshpëruar tashmë e kanë bërë, duke u larguar nga Shqipëria.

Ndaj, nëse duam të përballemi me të vërtetën siç e thonë faktet dhe jo siç e them unë, por as siç e thotë Edi Rama dhe firmat e tij milionë dollarëshe të lobimit në Berlin, në Bruksel, në Uashington a kudo qofshin; atëherë, zgjidhja vjen vetëm përmes përballjes me të vërtetën.

E kam thënë dhe e e theksoj që qeveria teknike, votimi elektronik janë për ne mjete për të realizuar kauzën e madhe të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nëse ka propozime të cilat ofrojnë të njëjtat garanci që ne deri më sot nuk i kemi dëgjuar, jemi të gatshëm dhe të hapur ti diskutojmë, por, një gjë nuk jemi të gatshëm të bëjmë, të tradhëtojmë kauzën e qytetarëve shqiptarë, ti lëmë ata në mëshirë të krimit dhe drogës e ne mëshirën e halabakëve të administratës që i marshojnë si dele nëpër mitingjet e Edi Ramës, siç ndodhi sot në Elbasan e dje në Kavajë e kudo tjetër, dhe, të fugojmë pas karrigeve që do të marrim si alibi për një narkorepublikë të rrëzuar në themel.

Ne marrim peshën e plotë të përgjegjësisë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë politike përmes dialogut nëse është e mundur, përmes marrëveshjes politike që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme duke dorëzuar gjithcka që i ka mbetur per te dorezuar opozitës, Partisë Demokratike, apo mua personalisht, por pa dorëzuar të drejtën e qytetarëve për të votuar të pakërcënuar, të pashitur e të pablerë.

Pyetje: Kjo do të thotë vetëm qeveri teknike?

Basha: Sapo ua thashë. Për ne, kjo është zgjidhja. Zgjidhje tjetër deri më sot nuk kemi dëgjuar. Nëqoftëse ka zgjidhje të tjera realiste për votëne shqiptarëve, jemi të gatshëm ti eksplorojmë.

Pyetje: Kush mund të jetë?

Basha: Eshtë qeveria teknike, me një mandat të qartë popullor, për dekriminalizimin, për luftën kundër drogës, kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përfshirë edhe votimin elektronik. Kjo është rruga jonë. I takon palës tjetër të ofrojë çfarë mund të ofrojë dhe nuk ka pak për të ofruar. Ne nuk kërkojmë as sarajet, as kontot bankare, as abi-bank bashkë me lobistin gjerman që ka në bord, ish-ministrin gjerman. Nuk po i kërkojmë asgjë nga këto. Po i kërkojmë të ofrojë garanci për zgjedhje tëlira dhe të ndershme në një rrugë tjetër, nëse nuk është dakord me këtë rrugë. Por ajo s’mund të jetë një rrugë fasadë. Këtu nuk ka më hapësirë për fasadë.

Kam edhe një mesazh të fundit. Me këtë vendim shkojmë në procesin e negociatave të thirrur nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Vendimi i grupit është; të mbështesë qendrimin e deritanishëm të Partisë Demorkatike të opozitës dhe të lëvizjes sonë tëmadhe popullore, kombëtare, qytetare dhe demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që i tejkalon mirë dhe bollshëm kufijtë e opozitës, ku ka me qindra mijëra të majtë që nesër nuk do ndajnë asnjë nga idetë e programit tone, por sot, ndajnë dy kauza krysore, dy probleme të mëdha të Shqipërisë: dekriminalizimin dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Prandaj, qe ditën e nesërme, pasi sot nuk kam pasur asnjë mundësi të kontaktoj Presidentin e Republikës që kur ka bërë ftesën e tij publike, për të parë modalitetet se kur dhe ku do zhvillohet.

Mashtrimi  tjetër që i kishin bërë Bashkimit Europian ishte që skadonte afati. Cili afat u thashë, afati ka skaduar më 28 prill, dhe këta që i kanë rregjistruar më 29, këta janë të gjithë me lista të paligjshme, dhe ju duhet të kuptoni që edhe një gënjeshtër e tillë mjafton për të parë se ku është kredibiliteti i qeverisë sot.

Sot, 18 qershori, është klinikisht i vdekur edhe nga ana ligjore, politike po se po.

Ky është vendimi i grupit parlamentar, pas një diskutimi jashtëzakonisht të detajuar me të gjithë anëtarët e grupit, dhe me këtë vendim, nesër unë jam i gatshëm, në një orë të përshtatur me zotin Rama, në formatin e propozuar nga Presidenti i Republikës, të marr përgjegjësitë që më takojnë si kryetar i opozitës.

Pyetje: Cfarë ka ndryshuar që nga hera e fundit, kur u është propozuar ky takim dhe ju nuk e keni pranuar sepse e keni konsideruar takim fasadë?

Basha: Qartësimi i partnerëve europianë, se ku qendrojmë ne. Pranimi i problemit të drogës, krimit, dhe përdorimit të shtetit si një problem i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e ardhshme shqiptare dhe ndergjegjesimi se përmes një dialogu të sinqertë, mund t’u japim shqiptarëve atë që ftesat për dialog fasadë nuk e kanë dhënë deri sot.

Pyetje: Zoti Basha ju thatë se jeni dakord që të dëgjoni dhe një propozim tjetër që smund të jetë për qeveri teknike, keni idenë se çfarë mund të jetë ky propozim?

Basha: Nuk kam absolutisht asnjë ide, dhe nuk mund të shoh se dikush tjetër mund të japë një zgjidhje tjetër, se sa kjo qe ofrojmë ne. Por, jam i hapur të dëgjoj se çfarë pala tjetër mund të ofrojë, ta harrojë se mund të ofrojë pushtet për PD-në tavolinë. Nuk e kemi kërkuar, dhe nuk do ta pranojmë. Asgjë që na shërben ne, gjithçka që u shërben qytetarëve.

Pyetje: Zoti Basha, do shkoni me kërkesën për të mos qenë zoti Rama kryeministër në zgjedhje?

Basha: Në negociata shkojmë me kërkesën e pandryshueshme të lëvizjes popullore të 18 shkurtit, qeveri teknike pa Edi Ramën kryeministër, me mandat popullor për zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimit, për luftë efektive kundër drogës, dhe për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme me rekomandimet e OSBE-ODHR dhe rekomandime shtesë të 17 shkurtit 2016, përfshirë votimin elektronik.

Pyetje: Kam lexuar një deklaratë të PPE tani që thotë se regjistrimi dhe pjesëmarrja e PD në zgjedhje është e pazëvendësueshme. A do të regjistroheni dhe do të merrni pjesë në zgjedhje?

Basha: Mund ta kisha shkruar me dorën time këtë deklaratë. Gjithë kjo betejë bëhet që opozita t’u mundësojë qytetarëve alternativa, pra të kemi jo një koalicion ose gjysmë koalicion, se gysmën e lanë jashtë dere. Se sot, ke një koalicion të regjistruar, një subjekt zgjedhor i copëtuar, për të dhënë idenë se janë shumë parti, por është një koalicion zgjedhor, dhe shqiptarët kanë të drejtën të zgjedhin midis dy alternativave. Opozita është e vendosur tua japë këtë të drejtë shqiptarëve, por ama, për të zgjedhur dhe jo për t’u detyruar nga krimi, droga dhe paratë e drogës.

Read More
02 Maj
0

Prononcimi për mediat i Lulzim Bashës pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD

Mirembrëma ju, gazetarëve, operatorëve, punonjësve të medias, faleminderit për kohën, sakrificën, lodhjen në mbulimin e protestës së opozitës, të ngjarjeve të vrullshme të ditës së sotme dhe jo vetëm.

Me lejoni ta nis me një keqardhje të madhe për numrin rekord të Fake News që janë prodhuar sot në portale dhe në media të ndryshme, një pjesë prej tyre janë thjeshtë dhe vetëm keqinformime, apo dezinformime, për shkak të mungesës së informacionit deri në këtë moment, por një pjesë qartësisht kanë prapavijë dhe investim nga Edi Rama.

Jam këtu për të zbardhur tërësisht dhe pa asnjë rezervë mbledhjen e gupit parlamentar, video-konferencën me Presidentin e Partisë Popullore Europiane Joseph Daul dhe zv.presidentin e EPP, njëkohësisht Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn, dhe për t’iu përgjigjur interesimit tuaj për çdo sqarim apo pyetje.

Pra mesazhi i parë ndaj qytearëve është: sot ju kanë ngopur me rrena. E vërteta është si vijon.

Grupi Parlamentar u mblodh sot në radhë të parë për një komunikim të drejtpërdrejtë me presidentin e EPP Joseph Daul dhe Komisionerin e Zgjerimit Johannes Hahn, njëkohësisht nënkryetar i Partive Popullore Europiane. Gjatë kesaj video konference u përcoll shqetësimi i madh i EPP për krizën politike dhe elektorale ne Shqipëri, shqetësim i jashtëzakonshëm për situatën e krimit dhe ne veçanti të drogës si një problem kapital shqiptar, por tashmë edhe europian. U përcoll po kështu angazhimi afatgjatë i Bashkimit Europian në luftën kundër drogës, si një prioritet total i BE, çka mund t’ju them se është lajm i mirëpritur, pasi, ju e dini se për një kohë të gjatë, PD, opozita dhe qytetarët, të bashkuar në një front kombëtar kundër drogës, e kanë ngritur këtë çështje, jo thjesht dhe vetëm si çështje të shëndetit të shqiptarëve dhe natyrisht, edhe te konsumatorëve europiane, por për Shqipërinë si një çështje të demokracisë, ekonomisë dhe vetë ekzistencës së shtetit shqiptar, si një kontratë midis qytetarëve dhe qeverisjes dhe jo si një narkorepublikë, ku shqiptarët skllavërohen nga droga, ku, pasi u merren tokat, arat, liria e tyre personale, për të punuar drogën, ju merret dhe e drejta për të zgjedhur me votë të lirë Parlamentin dhe qeverinë që dëshirojnë, sepse narkomafia dikton përmes qeverisë së Edi Ramës dhe kërkon të diktojë përmes qeverisë së ardhshme Parlamentin dhe qeverisjen e ardhshme.

E konsideroj këtë pra si një hap cilësor dhe i tillë është pa asnjë dyshim.

Veçanërisht, në sfondin e zbehtë të rezolutës së Parlamentit Europian për drogën dhe në atë që unë personalisht e kosnideroj problematike në progres raportin e vitit të kaluar, mungesën e theksimit të ketij problemi. Tashmë ky është një problem i jashtëzakonshëm për Europën falë edhe betejës së qytetarëve shqiptarë sebashku me opozitën shqiptare.

U rikthye në vëmendje e Marta e javës së kaluar, për të shmangur çdo keqinformim, te cilat nuk kanë munguar, në raport me Partinë Populore Europiane, në raport me institucionet europiane, në raport me publikun shqiptar në veçanti.

Marr në këtë moment përgjegjësite e mia personale, për mos-shpjegimin në detaje të asaj që ndodhi të Martën e kaluar.

Pas një takimi prej një ore e gjysmë në selinë e Partisë Demokratike të ndermjetësiuesit McAllister dhe shoqëruesit të tij Fleckenstein, ku u njohën hollësisht me gjendjen në Shqipëri, sa i përket krimit, kriminelëve në politikë dhe institucionet shtetërore, drogës dhe parave të drogës, kthimin e shetit shqiptar në një garnizon elektoral ne funksion te Edi Ramës, si kurrë më parë në 27 vite, pasi u njohën me problemet e thella, u larguan me shpresën që do të na kontaktonin nëse do të kishte zhvillime.

Gjysmë ore më vonë, u ra dakort për dy takime të veçanta në të njëjtin orar në Pallatin e Kongeseve. Mua dhe delagacionit qe më shoqëronte na u paraqit një dokument me tre pika i hartuar, si morem vesh me vonë, edhe me ndihmën e ekspertëve të tre misioneve në Tiranë, OSBE, Bashkimi Europian dhe SHBA, ku paraqiteshin këto propozime.

-Shtyrja e zgjedhejve me 16 korrik.

-Zëvëndësimi i katër ministrave te kabinetit Rama me persona teknik të zgjedhur nga Rama dhe të aprovuar nga opozita. Kjo është pikë e rëndësishme se është spekulluar mjaft këtë jave, pjesë të fajit kam edhe unë, eshte spekulluar edhe sonte.

-Dhe një paketë mikse ku feksin dëshira për të parë një zgjedhje me konsensus të Presidentit te Republikës, të Avokatit të Popullit, kalimin e kryetarit të KQZ opozites, por jo shumicën në KQZ, dakordësimi për një tryezë të rrumbullakët të OSBE, pjesëmarrje te OJQ-ve në gjithë këtë proces.

Ne pamë në këtë pikë të tretë disa nga propozimet tonat të Majit të vitit të kaluar dhe një sërë propozimesh të tjera të dobishme, por të cilat garantoheshin vetëm nga vullneti politik.

Kundëroferta jonë ishte si vijon:

-Prania e katër ministrave teknik të përcaktuar nga Rama por me aprovimin tonë u gjet komplet e pamjaftueshme për faktin e thjeshtë se Rama e ka provuar në këto katër vite se është i aftë të blejë deputete, parti të tëra opozitare e ti kthejë në parti qeveritare, të blejë deputetë të opozitës madje, të blejë edhe deputetë të LSI, partnerit të vetë në qeverisje, dhe se nuk do të kishte asnjë problem që të tjetërsonte menjëherë idenë pas këtij propozimi, për ti kthyer katër ministra teknike të propozuar nga ai, qoftë edhe me aprovimin tonë, në katër persona të bindur për axhenden politike të Edi Ramës që në këndvështrimin tonë mbetet shkatëririmi i zgjedhjeve të ardhshme përmes influencës së krimit drogës dhe kapjes totale të shtetit.

-Kundërpropozimi ishte që në qeverinë teknike kryeministri të propozohej nga Partia Socialiste, Edi Rama apo mazhoranca, ua lamë atyre në dorë.

-Për cështjen e dates, ne sqaruam ndërmjetësuesit europianë se data në vetëvete kondicionohet nga një sërë procesesh për të garantuar votën e qytetarëve shqiptarë, ku në pikëpamjen tonë, më i rëndësishmi është votimi biometrik, elektronik dhe numërimi elektronik i votave të shqiptarëve.

Na u tha se OSBE-ja kishte përsëritur këngën e vjetër se kjo nuk funksion.

E refuzuam me fakte të demonstruara nga personalitetet më të larta europiane, disa prej të cilëve sot në videokonferencë, se si funksionon tash 12 vjet me sukses te plote sistemi elektronik i votimit në vendet me shkallë të lartë analfabetizmi, siç është Brazili, apo India.

Siç funksionon në vende europiane, siç janë disa prej republikave baltike.

Argumenti i dytë, kundër votimit elektronik, ishte koha në dispozicion. Në këtë kuadër, ne ua konfiduam ndërmjetësuesve europianë se në kontakt me pesë kompani kryesore europiane, prej të cilave kemi marrë garancitë, se prototipi për votimin elektronik mund të ndërtohet 3 deri në 5 javë nga momenti i porositjes dhe 5 mijë prototipë të tillë, 4 deri në 6 muaj. Dikush e ka ofruar për 4 muaj, dikush për 6 muaj, për të mbuluar të gjithë Shqipërinë me qendra elektronike, biometrike, ku shqiptarët hyjnë në dhoma pa komisionerë, pa kartë identiteti, indentifikohen me shenjat e gishtërinjve që tashmë është 90% e punës, ndodhen në bazën e të dhënave në serverin e sigurt që shërbeu për heqjen e vizave për shqiptarët, dhe votojnë në një sistem që në Europë quhet, sistemi i biletës së trenit, pra duke shtypur, një, dy apo tre herë. Një herë duke shtypur koalicionin, herën e dytë partinë brenda koalicionit, dhe deputetin e përzgjedhur, ky do të ishte një varietet i listave të hapura apo i zgjedhjeve mazhoritare me korrektim proporcional, etj…

Pra është plotësisht e mundur.

Argumenti tjetër ishte, se kjo kushton para.

I thamë se ne e dimë që kjo kushton para, dhe do të kushtonte me pak nese kjo do të ishte bërë në maj të vitit të kaluar, por, sado para të kushtojë, do të kushtojë më pak se 2.8 miliardë euro që oligarkia e lidhur me krimin e kryesuar nga Edi Rama, ka shpërdoruar dhe vjedhur në 3 vite e gjysëm, të një qeverisje arrogante, të papërgjegjshme dhe jollogaridhënëse para shqiptarëve.

Kompromisi ishte se nese kjo nuk mundësohet në periudhën 4 deri në 6 muaj, siç garantojnë kompanitë që i prodhojnë këto sisteme për vendet e Bashkimit Europian dhe për vendet e tjera të botës, të shikonim mundesine per indentifikimin biometrik dhe numërimin elektronik të votës.

Sa për pikën e tretë, ne u thamë se gjejmë veten tonë në shumë prej atyre pikave dhe nuk kemi absolutisht asnjë ambicie, përfshirë çështjen e Presidentit të Republikës në këtë ekuacion, se çështja e kryetarit të KQZ-së është tërësisht e parëndësishme.

I takon mazhorancës të mbajë përgjegjësi përmes kryetarit të KQZ-së dhe me këtë kundërpropozim, u ndamë me ndërmjetësuesin McAllister, me shpresën se do të ishte një hap më tej për të afruar palët, për të ngushtuar hendekun, deri në mundësinë e ndërtimit të një ure që do të funksiononte si marrëveshje politike.

Pas kësaj, nuk patëm asnjë informim tjetër. Me sa duket, pala tjetër refuzoi. Qartësisht refuzoi, duket qartë, të jemi të drejtpërdrejt me qytetarët.

Patëm një komunikim nga zyrat e Bashkimit Europian dhe të nesërmen një komunikim nga McAllister në facebook, ku konstatohet kriza e rëndë politike dhe zgjedhore në vend.

Ndamë po kështu me Presidentin Daul dhe Komisionerin Hahn, një fakt që duhej ta kisha ndarë me z.McAllister, që pikat kryesore e këtij komunikimi, më ishin dhene ditë para mbërritjes së McAllister, dhe ditë para mbërritjes së Zigmand Gabriel, Ministrit të Jashtëm gjerman, nga njerëz të afërt të kryeministrit Rama.

Ajo që u paraqit si një platformë e mundshme zgjidhje, ishte diçka për të cilën Rama ishte në dijeni, prej një kohe shumë më të gjatë se sa ishte në dijeni opozita.

E ndava këtë sot me bashkëbiseduesit tanë.

Qartësuam qëndrimin tonë se kjo është një betejë për qytetarët shqiptarë. Për të drejtën e tyre për të zgjedhur të lirë nga krimi, nga droga, nga paratë e korrupsionit. Të lirë nga trysnia që u ushtrohet nëpunësve publikë të shtetit, të çdo rangu dhe kategorie, deri tek kushërinjtë e tyre të largët.

Nuk është kurrë një kauzë për përfitime pushteti, politike apo personale të Partisë Demokratike apo të opozitës.

Thënë kjo, dhe nënvizuar kjo disa herë gjatë video-konferencës, ofrova gjithçka në pushtetin dhe mundësitë e mia personale dhe si kryetar i Partisë Demokratike, dhe si kryetar i opozitës, si edhe gjithçka që Partia Demokratike mund të ofrojë nga interesat e veta politike, me qëllim arritjen e një marrëveshje politike që do të mundësojë votën e lirë të shqiptarëve.

Ky është qëndrimi ynë pa ekuivokë. Gjithçka për votën e lirë të shqiptarëve. Jemi gati të ofrojmë gjithçka që mundemi, nga privilegji, pushteti, gjithçka që kemi ne në dorë për të ofruar, edhe unë vetë personalisht, me qëllim arritjen e kësaj marrëveshje që do të mundësojë votën e lirë të shqiptarëve.

U hoqën paralele me Maqedoninë ku theksova qartësisht se kjo duhet të shërbejë për të mos pasur 2 standarde. Në një vend ku prodhohen përgjime, audiokaseta, veprohet me qeveri teknike, edhe Mali i Zi në këtë rast. Dhe në një vend, ku në vend të gjurmëve ne të tregojmë ujkun, pra kriminelët me funksione shtetërore, drogën sheshit. Dhe atë që kemi treguar tash 3 vite, është e konfirmuar nga raportet ndërkombëtare dhe europiane siç është raporti i Europolit.

Në rastin e parë shkohet drejt qeverisë teknike, dhe në rastin e dytë ngurrohet për të shkuar drejt kësaj zgjidhje që ne propozojmë si një zgjidhje e ndershme që jep garanci.

Këto janë dy standarde, janë të papranueshme. E papranueshme është po kështu të identifikohet opozita si problem, siç ishte deklarata e Sigmar Gabrielit, në asnjë rresht të të cilit para takimit me mua sigurisht, nuk u përmed droga, krimi dhe as dialogu. Se kjo, për ne ishte e papranueshme dhe e papërgjegjshme dhe nuk i kontribuon zgjidhjes. Ne nuk jemi problemi. Ne kemi treguar, denoncuar dhe luftuar problemin. Dhe përsa i përket problemit të drogës, kur na u kërkua të vazhdojmë të jemi aleatë të Europës, jo vetëm garantova që do të jemi aleatë të Europës, por mirëprita isntitucionalisht këtë hap gjigand që Bashkimi Europian po hedh, si një aleate e Partisë Demokratike, të opozitës dhe fronit kombëtar kundër drogës që është aktiv prej 3 vitesh, ne një betejë jo elektorale dhe madje mund të thoja anti-elektorale në kushtet ku e ka sjellë Edi Rama Shqipërinë, por një betejë parimore edhe për Europën sigurisht por në radhë të parë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ndërkohë që qendrimet tona kanë qënë këto, nuk kemi pasur deri më sot asnjë propozim të vetëm nga ai që eshte përgjegjës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kryeministri. Çfarë do të bësh për kriminelët që i ke akoma anëtare të Kuvendit, kryetarë bashkish, drejtorë të mëdhenj në polici, në dogana, në taksa, në shendetësi, në arsim, në transport, nëpër bashki. Si do e zgjidhësh këtë problem për të ofruar garanci për votën e lirë?! Çfarë do bësh për drogën dhe me bosët e drogës me mbështetje direkte personale nga ty?! Ti që nuk pranon të heqësh dorë nga karrigia jote. Çfarë do bësh për shtetin që e ke kthyer në një garnizon elektoral?! Çfarë garancish jep?! Asnjë përgjigje nuk ka dhënë deri më sot.

Ndaj qendrimi është fare i qartë. Edi Ramës i kërkohet dorëheqja dhe bashkë me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, të bashkohemi në një front kundër së keqes. Partia Demokratike dhe opozita është e gatshme të heqë dorë nga pjesa morale e kësaj beteje që tregon me gisht përgjegjësin e vërtetë që është Edi Rama dhe Partia Socialiste, në momentin që këta bashkohen me ne për ti luftuar ato përmes një qeverie teknike me mandatin popullor që tashmë e dini.

Kaq mjafton. Largimi i tij për ti hapur rrugë qeverisë teknike mjafton si një garanci me mandatin popullor. Edi Rama refuzon të japë dorëheqje. Mban peng një komb të tërë, një Shqipëri të tërë. Kompromenton interesat kombëtare të sigurisë, ekonominë, interesat e shqiptarëve. Kompromenton, po kështu siç ka kompromentuar deri tani, interesat e Europës dhe interesat euroatlanetike, me një Shqipëri të dobët, kufinjtë dhe territori i së cilës nuk kontrollohen më nga shteti, por nga krimi i organizuar, siç e shohim ditë për ditë.

Le të marrim për një minut skenarin tjetër. Merrni pjesë në zgjedhje se i zgjidhim pas zgjedhjeve gjërat. E para e punës, Partia Demokratike është në këtë betejë për qytetarët shqiptarë. Dhe nëse ne tradhëtojmë këtë kauzë të qytetarëve shqiptarë, shumica e tyre kanë gjithë të drejtën ta shohin si një fatalitet siç e kanë pare edhe para dhe gjatë kësaj kauze me largimin masiv nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së. Tre grupe njerëzish, tre reagime shoh unë ndaj një qendrimi të tillë.

Shoh një numër të vogël njerëzish fanatikë që do ta ndjekin Partinë Demokratike. Shoh një numër të madh të zemëruarish që do të shohin se si për prapanicën tonë, për karriget tona, për privilegjet tona shitëm kauzën popullore. Njerëz që shkojnë në shtëpi pa bukë për fëmijët e tyre, pa lekë për fletorët apo këpucët e tyre. Pa asnjë shpresë për të marrë atë që u takon sipas taksave që paguajnë në shëndetësi dhe arsim, të cilët këtë zemërim do ta kenë të pakontrolluar dhe Partia Demokratike do të ketë legjitimitetin e cunguar ta kontrollojë këtë zemërim ndaj një establishmenti, ndaj një kupole, ndaj një shteti të delegjitimuar. Dhe ky është destabiliteti.

Dhe një pjesë të dëshpëruarish, që do të vazhdojnë të bëjnë atë që 300 mijë të dëshpëruar tashmë e kanë bërë, duke u larguar nga Shqipëria.

Ndaj, nëse duam të përballemi me të vërtetën siç e thonë faktet dhe jo siç e them unë, por as siç e thotë Edi Rama dhe firmat e tij milionë dollarëshe të lobimit në Berlin, në Bruksel, në Uashington a kudo qofshin; atëherë, zgjidhja vjen vetëm përmes përballjes me të vërtetën.

E kam thënë dhe e e theksoj që qeveria teknike, votimi elektronik janë për ne mjete për të realizuar kauzën e madhe të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nëse ka propozime të cilat ofrojnë të njëjtat garanci që ne deri më sot nuk i kemi dëgjuar, jemi të gatshëm dhe të hapur ti diskutojmë, por, një gjë nuk jemi të gatshëm të bëjmë, të tradhëtojmë kauzën e qytetarëve shqiptarë, ti lëmë ata në mëshirë të krimit dhe drogës e ne mëshirën e halabakëve të administratës që i marshojnë si dele nëpër mitingjet e Edi Ramës, siç ndodhi sot në Elbasan e dje në Kavajë e kudo tjetër, dhe, të fugojmë pas karrigeve që do të marrim si alibi për një narkorepublikë të rrëzuar në themel.

Ne marrim peshën e plotë të përgjegjësisë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë politike përmes dialogut nëse është e mundur, përmes marrëveshjes politike që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme duke dorëzuar gjithcka që i ka mbetur per te dorezuar opozitës, Partisë Demokratike, apo mua personalisht, por pa dorëzuar të drejtën e qytetarëve për të votuar të pakërcënuar, të pashitur e të pablerë.

Pyetje: Kjo do të thotë vetëm qeveri teknike?

Basha: Sapo ua thashë. Për ne, kjo është zgjidhja. Zgjidhje tjetër deri më sot nuk kemi dëgjuar. Nëqoftëse ka zgjidhje të tjera realiste për votëne shqiptarëve, jemi të gatshëm ti eksplorojmë.

Pyetje: Kush mund të jetë?

Basha: Eshtë qeveria teknike, me një mandat të qartë popullor, për dekriminalizimin, për luftën kundër drogës, kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përfshirë edhe votimin elektronik. Kjo është rruga jonë. I takon palës tjetër të ofrojë çfarë mund të ofrojë dhe nuk ka pak për të ofruar. Ne nuk kërkojmë as sarajet, as kontot bankare, as abi-bank bashkë me lobistin gjerman që ka në bord, ish-ministrin gjerman. Nuk po i kërkojmë asgjë nga këto. Po i kërkojmë të ofrojë garanci për zgjedhje tëlira dhe të ndershme në një rrugë tjetër, nëse nuk është dakord me këtë rrugë. Por ajo s’mund të jetë një rrugë fasadë. Këtu nuk ka më hapësirë për fasadë.

Kam edhe një mesazh të fundit. Me këtë vendim shkojmë në procesin e negociatave të thirrur nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Vendimi i grupit është; të mbështesë qendrimin e deritanishëm të Partisë Demorkatike të opozitës dhe të lëvizjes sonë tëmadhe popullore, kombëtare, qytetare dhe demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që i tejkalon mirë dhe bollshëm kufijtë e opozitës, ku ka me qindra mijëra të majtë që nesër nuk do ndajnë asnjë nga idetë e programit tone, por sot, ndajnë dy kauza krysore, dy probleme të mëdha të Shqipërisë: dekriminalizimin dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Prandaj, qe ditën e nesërme, pasi sot nuk kam pasur asnjë mundësi të kontaktoj Presidentin e Republikës që kur ka bërë ftesën e tij publike, për të parë modalitetet se kur dhe ku do zhvillohet.

Mashtrimi  tjetër që i kishin bërë Bashkimit Europian ishte që skadonte afati. Cili afat u thashë, afati ka skaduar më 28 prill, dhe këta që i kanë rregjistruar më 29, këta janë të gjithë me lista të paligjshme, dhe ju duhet të kuptoni që edhe një gënjeshtër e tillë mjafton për të parë se ku është kredibiliteti i qeverisë sot.

Sot, 18 qershori, është klinikisht i vdekur edhe nga ana ligjore, politike po se po.

Ky është vendimi i grupit parlamentar, pas një diskutimi jashtëzakonisht të detajuar me të gjithë anëtarët e grupit, dhe me këtë vendim, nesër unë jam i gatshëm, në një orë të përshtatur me zotin Rama, në formatin e propozuar nga Presidenti i Republikës, të marr përgjegjësitë që më takojnë si kryetar i opozitës.

Pyetje: Cfarë ka ndryshuar që nga hera e fundit, kur u është propozuar ky takim dhe ju nuk e keni pranuar sepse e keni konsideruar takim fasadë?

Basha: Qartësimi i partnerëve europianë, se ku qendrojmë ne. Pranimi i problemit të drogës, krimit, dhe përdorimit të shtetit si një problem i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e ardhshme shqiptare dhe ndergjegjesimi se përmes një dialogu të sinqertë, mund t’u japim shqiptarëve atë që ftesat për dialog fasadë nuk e kanë dhënë deri sot.

Pyetje: Zoti Basha ju thatë se jeni dakord që të dëgjoni dhe një propozim tjetër që smund të jetë për qeveri teknike, keni idenë se çfarë mund të jetë ky propozim?

Basha: Nuk kam absolutisht asnjë ide, dhe nuk mund të shoh se dikush tjetër mund të japë një zgjidhje tjetër, se sa kjo qe ofrojmë ne. Por, jam i hapur të dëgjoj se çfarë pala tjetër mund të ofrojë, ta harrojë se mund të ofrojë pushtet për PD-në tavolinë. Nuk e kemi kërkuar, dhe nuk do ta pranojmë. Asgjë që na shërben ne, gjithçka që u shërben qytetarëve.

Pyetje: Zoti Basha, do shkoni me kërkesën për të mos qenë zoti Rama kryeministër në zgjedhje?

Basha: Në negociata shkojmë me kërkesën e pandryshueshme të lëvizjes popullore të 18 shkurtit, qeveri teknike pa Edi Ramën kryeministër, me mandat popullor për zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimit, për luftë efektive kundër drogës, dhe për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme me rekomandimet e OSBE-ODHR dhe rekomandime shtesë të 17 shkurtit 2016, përfshirë votimin elektronik.

Pyetje: Kam lexuar një deklaratë të PPE tani që thotë se regjistrimi dhe pjesëmarrja e PD në zgjedhje është e pazëvendësueshme. A do të regjistroheni dhe do të merrni pjesë në zgjedhje?

Basha: Mund ta kisha shkruar me dorën time këtë deklaratë. Gjithë kjo betejë bëhet që opozita t’u mundësojë qytetarëve alternativa, pra të kemi jo një koalicion ose gjysmë koalicion, se gysmën e lanë jashtë dere. Se sot, ke një koalicion të regjistruar, një subjekt zgjedhor i copëtuar, për të dhënë idenë se janë shumë parti, por është një koalicion zgjedhor, dhe shqiptarët kanë të drejtën të zgjedhin midis dy alternativave. Opozita është e vendosur tua japë këtë të drejtë shqiptarëve, por ama, për të zgjedhur dhe jo për t’u detyruar nga krimi, droga dhe paratë e drogës.

Njoftim per shtyp 3 Maj 2017

Read More
02 Maj
0

Lulzim Basha bisedon me banorë të Elbasanit në Sheshin e Lirisë

Ditën e 74-të të protestës opozitare në bulevard kryetari i PD, Lulzim Basha dëgjoi qytetarët nga Elbasani të denonconin problemet e jetesës në qytet dhe fshat. Arsimi, largimet selektive nga puna, ndotja kriminale e ambientit deri tek mungesa e ujit të pijshëm ishin probleme të qytetarëve elbasanllinj.

Të rinjtë kërkojnë arsim, punësim dhe Edona Kaçaniku, studente në vit të dytë juridik, foli për ata gjimnazistë elbasanllinj të cilët u kthyen në kavjen e ‘projektit-pilot’ të një reforme arsimi, që la edhe ata me mesatare 9-të jashte universiteteve publike. E shoqëruar me arrogancën e mos pranimit që ekziston një problem me këtë sistem të ri, formula klienteliste e arsimit të lartë bëhet edhe më e dëmshme për rininë. Këta të rinj – tha studentja – sot marrin rrugën e emigracionit për të gjetur atë çka shteti i tyre ua mohoi.

Ergys Muzhaqi ka edhe shkollim edhe trajnim. Pasi u diplomua në Turqi, oficeri i policisë mori formim pasuniversitar në Cambridge. Por kjo nuk ishte Policia që Rilindja donte – tha Muzhaqi – ndaj në 2013-ën e gjeta veten pa punë. Në Elbasan miqtë e tij, edhe ata afër PS-së e shohin shkarkimin e tij si të paprecedent.

Ata që jetojnë në fshat nuk kanë as luksin e ujit të pijshëm, si rrëfen edhe Besimi që jeton në Shushicë të Elbasanit. Edhe pse kanë ngritur zërin për këtë problem, babai i dy fëmijëve thotë se askujt nuk i intereson për ta.

Për të shkolluar fëmijët, prindërit detyrohen të punojnë me orare të tejzgjatura, të paguhen jashtë shtrëngimit ligjor të pagës minimale, që para pak ditësh nga 22 mijë, qeveria e rriti në 24 mijë lekë të reja.

Dëshmitare e pamundësisë së Kryeministrit për të rritur pagën minimale me dekret, ishte nëna e katër fëmijëve nga Elbasani, e cila pranoi të punonte në Gramsh, në mënyrë që të paguante kredinë që siguroi shkollimin e vajzës në Akademinë e Arteve. 9 mijë lekë të reja në muaj ishte paga, 1400 lekë prej të cilave zonja i shpenzonte për rrugën vajtje-ardhje nga Elbasani në Gramsh.

Albana Myrelini, në emër të komunitetit rom dhe Kasem Gurakuqi për fermerët elbasanllinj akuzuan qeverinë për mungesë investimesh.

Shqetësues për çdo qytetar të Elbasanit ishte inceneratori i inauguruar nga kryeministri Rama disa ditë më parë. Blendi Himçi, pedagog i universitetit Aleksandër Xhuvani, tregoi se si ky incenerator shkelte qartazi rregullat për largësinë e nevojshme nga vendet e banuara, si dhe kishte një kapacitet dy herë më të madh se sasia e plehrave që prodhon qarku i Elbasanit. Qeveria bëri shpalljen dhe mori vendimin për firmën fituese brenda 24 orëve. Firma, si tregon pedagogu Himçi, kishte zero eksperiencë në përpunimin e mbetjeve. Edhe lejen mjedisore e mori dy muaj pas marrëveshjes me shtetin shqiptar, për të menaxhuar deri në 120 ton plehra në një incenerator me 2000 gradë fuqi djegje nën standardin e lejuar në Bashkimin Europian.

Lulzim Basha i tha qytetarëve elbasanllinj, se pas punës me ta për projektin e tunelit të Kërrabës dhe autostradës, fatkeqsisht rotacioni politik i solli Elbasanit tejzgjatjen e punimeve si dhe gjithë shqiptarëve varfërimin.

“Katër vite dhe nuk e mbaruan rrugën që e gjetën pothuajse gati.

35 milionë dollarë për rrëshqitjen e rrugës së Elbasanit. Ky është çmimi që pagoi Edi Rama për t’i mbyllur gojën Ilir Metës. 35 milionë dollarë të shqiptarëve për ta ulur në karrigen e Presidentit dhe për t’i mbyllur gojën. Ky është pazari. Kjo është republika e vjetër”.

Qeverisja diskriminuese e Edi Ramës godet më të pamundurit dhe mes tyre ajo nuk zgjedh të majtë apo të djathtë.

“Kjo nuk është republika e qytetarëve shqiptarë. Kjo nuk është republika e të djathtëve. Nuk është republika e të majtëve. Kjo nuk është republika e gegëve, toskëve apo Shqipërisë qendrore. Kjo është republika e vjetër e krimit, korrupsionit, drogës dhe oligarkëve që majmen me paratë e popullit shqiptar”.

Lulzim Basha, jo pa përgjegjësi, akuzoi se sistemi elektoral i votuar në 2008-ën, ka larguar deputetët nga banorët e zonave që përfaqësojnë, gjë që në qeverisjen e Republikës së Re do të rishikohet bashkë me numrin e karrigeve në Parlament.

“Sot partitë vendosin kush ju përfaqëson ju. Prandaj ata nuk ju përfaqësojnë, sepse besnikëria e deputetit nuk është ndaj qytetarëve por ndaj kryetarit të partisë. Në Republikën e Re, ku nuk ka nevojë për 140 deputetë, nga të cilët 120-ve nuk u dëgjohet zëri asnjë ditë”.

100 deputetë – tha Basha – ku çdo deputet  do të jetë në zonën e vetë elektorale, tek qytetarët dhe qytetaret për t’u përgjigjur vetëm para atyre.

Pazaret për hir të stabilitetit pa demokraci nuk janë në axhendën e Partisë Demokratike ndaj kauza për zgjedhje të lira nuk do të lejojë popullin të kthehet në alibinë e fasadës që po planifikon mazhoranca, tha kryetari Lulzim Basha.

Read More
02 Maj
0

Deklaratë e Koalicionit Opozitar

Partia Demokratike dhe i gjithë Koalicioni Opozitar mirëpresin ftesën institucionale të Presidentit Nishani për dialog në funksion të zgjidhjes së krizës së rëndë politike që ka mberthyer Shqipërinë.

Ndonëse shkaktari i kësaj krize, Edi Rama me veprimet dhe qëndrimet e tij ka vendosur interesin e tij vetjak para interesave të qytetarëve shqiptarë, opozita dhe Partia Demokratike kanë kërkuar gjithmonë rrugën e dialogut të vërtetë dhe jo fasadë për tu bashkuar përmes zgjidhjes së ofruar, në luftën kundër krimit, drogës, korrupsionit dhe kthimit të shtetit në garnizon elektoral të pushtetit, që kërcënojnë me asgjesimin e zgjedhjeve, demokracisë dhe stabilitetit.

Partia Demokratike dhe Koalicioni Opozitar rikonfirmojnë gatishmërinë e tyre duke ju përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit Nishani.

Read More
02 Maj
0

Deklarate e Koalicionit Opozitar

Partia Demokratike dhe i gjithe Koalicioni Opozitar mirepresin ftesen institucionale te Presidentit Nishani per dialog ne funksion te zgjidhjes se krizes se rende politike qe ka mberthyer Shqiperine.

Ndonese shkaktari i kesaj krize Edi Rama me veprimet dhe qendrimet e tij ka vendosur interesin e tij vetjak para interesave te qytetareve shqiptare, opozita dhe Partia Demokratike kane kerkuar gjithmone rrugen e dialogut te vertete dhe jo fasade per tu bashkuar permes zgjidhjes se ofruar, ne luften kunder krimit, droges, korrupsionit dhe kthimit te shtetit ne garnizon elektoral te pushtetit, qe kercenojne asgjesimin e zgjedhjeve, demokracise dhe stabilitetit.

Partia Demokratike dhe Koalicioni Opozitar rikonfirmojne gatishmerine e tyre duke ju pergjigjur pozitivisht fteses se Presidentit Nishani.

Read More
02 Maj
0

Papunësia, varfëria, ndotja kriminale për interesat e pushtetit, e vërteta e Elbasanit vjen në Sheshin e Lirisë

Bashkëbisedim me qytetarë dhe përfaqësues të Elbasanit për problemet e mëdha të këtij qyteti të zhytur në mjerim, ndërkohë që oligarkët përfitojnë duke helmuar qytetin me djegien e mbetjeve 

Paraditen e 74-të në Sheshin e Lirisë kryedemokrati Lulzim Basha bisedoi me qytetarë të Elbasanit për shqetësimet e tyre. Të rinj, prindër dhe gjyshër elbasanllinj treguan problemet dhe folën për një të nesërme më të mirë.

Edona Kaçaniku, studente nga Elbasani, tregoi problemin kryesor të rinisë në Elbasan sot, shkollimin. Studentja e vitit të dytë për drejtësi, foli në emër të gjithë gjimnazistëve në Elbasan të cilëve qeveria i mohoi mundësinë e shkollimit. Formula klienteliste e ligjit të arsimit të lartë la jashtë dyerve të universiteteve publike edhe studentë me nota mbi mesatare. Këta të rinj – tha vajza – sot marrin rrugën e emigracionit për të gjetur atë çka shteti i tyre i mohoi.

Edhe kur shkollimi dhe trajnimi nuk mungojnë, qeveria sërish ka axhendën e saj. Ergys Muzhaqi është baba i pesë fëmijëve nga Elbasani, oficer policie i diplomuar në Turqi dhe me studim pasuniversitar në Cambridge. Në 2013-ën e gjeti veten të pa punë. Ai tregoi se si miqtë e tij, të lidhur ngushtë me Partinë Socialiste, e konsiderojnë rastin e lirimit të tij nga puna si të padrejtë dhe të pashoq.

Besimi, nga Shushica e Elbasanit denoncoi mungesën e ujit të pijshëm prej katër muajsh në fshatin e tij. Askush nuk interesohet – tha babai i dy fëmijëve i cili ka tre vjet që nuk sheh vajzën dhe dy nipat e tij, të larguar në emigrim.

Prindërit sot detyrohen të bëjnë nga dy punë, të paguhen nën shumën minimale të detyruar me ligj nga shteti, vetëm për të mundësuar shkollimin e fëmijëve të tyre. I tillë ishte rasti i nënës së katër fëmijëve e cila tregoi se pranoi të punonte në Gramsh vetëm për 90 mijë lekë të vjetra në muaj, edhe kur vetëm rruga vajtje-ardhje për në punë, i kushtonte 14 mijë lekë të vjetra. Pasi mori kredi në bankë për të futur vajzën në Akademinë e Arteve të Bukura, ajo e gjeti veten të pushuar nga puna, pa para për të paguar arsimimin e fëmijëve të saj.

Në ndërkohë qeveria vetëm pak ditë më parë deklaroi rritjen me dekret të rrogës minimale nga 22 mijë, në 24 mijë lekë të reja, shifra të papërputhshme me realitetin që qytetarët tregojnë.

Albana Myrelini, anëtare e këshillit bashkiak Elbasan foli në emër të komunitetit rom. Mungesa e vëmendjes dhe investimeve ndaj këtij komuniteti i cili ka nevojë për strehim dhe punësim, e bën të pamundur zhvillimin e tyre dhe integrimin në shoqëri.

Kasem Gurakuqi, sot i papunë, tregoi se si kur u kthye në vitin 2012 nga emigrimi, mbolli 5 dynym tokë me ullinj në Dumre, ku vetëm me një kartë identiteti qeveria e kohës i dha subvencion. “Sot në Elbasan askush nuk përfiton nga subvencionet”, tha Kasem Gurakuqi duke theksuar se vetëm në Elbasan janë mbjellë 1 milion e 200 mijë rrënjë ulliri.

Blendi Himci, pedagog në Universitetin Aleksandër Xhuvani, zgjodhi t’i japë zë shqetësimit mbi inceneratorin e inauguruar nga kryeministri Rama pak ditë më parë. Ishte një aferë e pastër korruptive Rama-Ahmetaj-Sejdini – tha Himci. Ai i kujtoi qytetarët se në 2014-ën, pas VKM-së që miratoi ndërtimin e impjantit të djegies së mbetjeve në Elbasan, qeverisë i mjaftuan vetëm 24 orë për të bërë shpalljen, marrjen e mendimit nga banorët, përpilimin dhe lidhjen e kontratës me një firmë me zero eksperiencë në përpunimin e mbetjeve. Firma fituese në momentin e lidhjes së kontratës nuk kishte leje mjedisore, të cilën e mori dy muaj më vonë, pas marrëveshjes me shtetin shqiptar.

Lulzim Basha i tha elbasanllinjve dhe gjithë qytetarëve që kanë ngritur zërin për padrejtësi nga Sheshi i Lirisë se pavarësisht mundit të republikës së vjetër për të mbytur zërat e qytetarëve të thjeshtë, e vërteta thuhet çdo ditë nga tenda e kauzës për zgjedhje të lira.

“Kjo sepse koorporatat mediatike nuk kanë as axhendën qytetare, as interesin e qytetarëve por kanë axhendën e tyre politike që në fakt është axhenda ekonomike e pronarëve, oligarkëve të bërë njësh me kupolën kriminale të republikës së vjetër. Kam pasur nderin dhe privilegjin e veçantë ta përfaqësoj Elbasanin për dy vite në Parlamentin shqiptar. Por për fat të keq, rrotacioni politik solli edhe ndërprerjen e projektit madhor të tunelit të Kërrabës dhe autostradës, jo thjeshte për Tiranën dhe Elbasanin por për gjithë Shqipërinë, madje për gjithë rajonin. Katër vite dhe nuk e mbaruan rrugën që e gjetën pothuajse gati”.

Lulzim Basha tregoi se s aka kushtuar pazari politik I republikës së vjetër për zgjedhjen e Presidentit.

“35 milionë dollarë për rrëshqitjen e rrugës së Elbasanit. Ky është çmimi që pagoi Edi Rama për t’i mbyllur gojën Ilir Metës. 35 milionë dollarë të shqiptarëve për ta ulur në karrigen e Presidentit dhe për t’i mbyllur gojën. Ky është pazari. Kjo është republika e vjetër”.

Zoti Basha argumentoi se janë pikërisht këto pazare të republikës së vjetër, ato të cilat lejojnë shqiptarët të jetojnë pa ujë të pijshëm për katër muaj dhe nuk lejojnë rritjen dhe zhvillimin ekonomik të shqiptarëve.

“Kjo nuk është republika e qytetarëve shqiptarë. Kjo nuk është republika e të djathtëve. Nuk është republika e të majtëve. Kjo nuk është republika e gegëve, toskëve apo Shqipërisë qendrore. Kjo është republika e vjetër e krimit, korrupsionit, drogës dhe derrave oligarkë që majmen me paratë e popullit shqiptar”.

Lulzim Basha, duke marrë përsipër pjesën e përgjegjësisë që i takon Partisë Demokratike për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 i tha qytetarëve se në Republikën e Re, do bëhet transferimi i pushtetit nga partitë tek qytetarët.

“Sot partitë vendosin kush ju përfaqësojnë. Prandaj ata nuk ju përfaqësojnë sepse besnikëria e deputetit nuk është ndaj qytetarëve, por ndaj kryetarit të partisë. Në Republikën e Re, ku nuk ka nevojë për 140 deputetë, nga të cilët 120-ve nuk u dëgjohet zëri asnjë ditë”.

Në Republikën e Re, ku do të mjaftonin 100 deputetë, tha Basha, ku çdo deputet  do të jetë në zonën e vetë elektorale, tek qytetarët dhe qytetaret për t’u përgjigjur vetëm para atyre.

“Pazar me Edi Ramën për hir të stabilitetit pa demokraci nuk ka. Nuk ka e nuk do të ketë asnjë tërheqje në kauzën dhe betëjn tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka dhe nuk do të ketë kthim në kohën e republikës së vjetër, ku populli është vetëm alibia e demokracisë fasadë, parlamentit fasadë dhe qeverisë fasadë”, deklaroi Lulzim Basha.

Read More
02 Maj
0

Asnjë pazar kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme, ajo që nisi me 18 shkurt është më e madhe se PD, më e madhe se unë, më e madhe se interesat partiake

Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 74 të protestës për zgjedhje të lira e të ndershme

Zonja dhe zotërinj, të rinj e të reja ju përshëndes me mirënjohje të thellë në këtë mëngjes të 74-të të bashkimit më të madh popullor, qytetar dhe kombëtar për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për Republikën e Re të çdo shqiptari e çdo shqiptareje të ndershëm.

Sot, si çdo ditë, këtu dëgjohet zëri i të vërtetës përmes gojës dhe zërit të qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi. Pashë pak më pare, që një media ia doli të tejkalojë urdhrat e pronarit dhe të japë të paktën një nga folësit, zonjën e nderuar që foli nga shpirti, që përfaqëson qytetarët dhe qytetaret e thjeshtë të zakonshëm të këtij vendi.

Ndërkohë që 74 ditë, zëri i qytetarëve nuk del në ekranet e medias së kapur nga qeveria. Nuk shkojnë të marrin zërin dhe hallin e popullit aty ku ndodh dhe kur populli vjen këtu në mes të Tiranës dhe flet i pacensuruar, mediat e kapura, korporatat mediatike, arma më e fuqishme e kupolës politike të republikës së vjetër, sërish u heq zërin.

Kjo, sepse koorporatat mediatike nuk kanë as axhendën qytetare, as interesin e qytetarëve, por kanë axhendën e tyre politike që në fakt është axhenda ekonomike e pronarëve, oligarkëve të bërë njësh me kupolën kriminale të republikës së vjetër.

Kjo është arsyeja se përse ekranet dhe gazetat e kapura nga qeveria vazhdojnë t’i shërbejnë me vetëmohim qeverisë së krimit, drogës dhe korrupsionit. Sepse, ato e kanë lidhur fatin e tyre me zhagen e Edi Ramës, Ilir Metës me shokë, dhe jo me fatin e qytetarëve shqiptarë.

Ky, sigurisht, është një lajm i keq në radhë të parë për vetë punonjësit e medias, për gazetarët që vazhdojnë pushohen nga puna për mendimin e tyre, siç nodhi në Shkodër para dy ditësh, me Simon Shkrelin dhe të shoqen e tij, që i hoqën nga puna oligarkët e Ilir Metës sepse patën guximin të shprehin mendimin e tyre në “Facebook”-un e tyre privat. Siç ka ndodhur tash 3 vjet e gjysëm me dhjetra gazetarë, të shkarkuar me urdhër të Edi Ramës, vetëm e vetëm sepse nuk pranonin të mbyllnin gojën.

Ndaj, duke e konstatuar si bashkautore dhe bashkëfajtore të republikës së vjetër median e kapur nga kupola kriminale e republikës së vjetër, dua t’u jap sot një premtim gazetarëve dhe punonjësve të medias.

Republika e Re do t’iu çlirojë totalisht nga vargonjtë e krimit, korrupsionit dhe padrejtësisë që iu shtyp në punën tuaj të përditshme.

Në Republikën e Re, pozicioni dhe statusi i gazetarit, operatorit dhe çdo punonjësi të medias, do të jetë po aq i shenjtë sa statusi i gjyqtarit dhe prokurorit dhe i deputetit. Dhe kushdo, që guxon t’u cenojë për interesat e pronarit apo interesat e politikanëve, do të përballet me saksionet më të rënda penale.

****

Vëllezër e motra, zërin tuaj e censurojnë ekranet. Ditë për ditë ju vini e flisni, ditë për ditë ju censurojnë ekranet, por nuk e ndalin dot të vërtetën që rrezaton anembanë Shqipërisë, nga ky diell e lirisë, nga ky tempull i demokracisë, nga ky tempull i të drejtave të qytetarëve.

Sot, Elbasani ka zbarkuar me hijeshinë, fisnikërinë, qytetarinë dhe mençurinë e tij në agorën e lirisë. E vërtetë është, kam një pikë të dobët për Elbasanin. Mjaftoi një kohë e shkurtër e shërbimit tim politik, si i ngarkuari me fushatën poltike në Elbasan, ta kuptoja sa e madhe dhe bujare është zemra e Elbasanit, e elbasanllinjve, e qytetit, e fshatarve, sa i madh është rreziku që, edhe për një kohë fare të shkurtër, të ndihesh elbasanlli e të jesh elbasanlli mes elbasanllinjve.

Ka qenë dhe është jo vetëm zemra gjeografike por edhe zemra qytetare e Shqipërisë.

Ndaj, kam pasur nderin dhe privilegjin e veçantë ta përfaqësoj për dy vite në Parlamentin shqiptar. Kam pasur nderin të punoj me të rinjtë dhe të rejat, me gratë dhe burrat e Elbasanit, per një numër projektesh madhore, per një ëndërr të përbashkët, që ishte tuneli i Kërrabës dhe autostrada Tiranë-Elbasan.

Ia dolëm, nuk ishte e lehtë por ia dolëm. Por për fat të keq, ndërprerja e mandatit të Partisë Demokratike, siç është normale, rrotacioni politik, solli edhe ndërprerjen e këtij projekti madhor, jo thjeshtë për Tiranën dhe Elbasanin por për gjithë Shqipërinë, madje për gjithë rajonin.

Katër vite dhe nuk e mbaruan rrugën që e gjetën pothuajse gati.

Pse, thoni vallë?!

Zotnia tha kemi katër muaj pa ujë.

Pse nuk pini verë?

S’keni verë?

Po kanë këta verë. Këta të dy, pinë verë javë për javë. Një shishe verë bën sa 5 fatura uji në muaj. Aq sa pijnë këta, ndërtohet një ujësjellës nga fillimi.

Pse s’pini verë ju?!

S’keni ujë, pini verë?

Ah, s’keni verë?

Po këta ku e gjejnë verën? Po paret ku i gjejnë? Ku i gjejnë paret këta për verën?

35 milionë dollarë për rrëshqitjen e rrugës së Elbasanit është çmimi që pagoi Edi Rama për t’i mbyllur gojën Ilir Metës, që zotohej që s’do kishte zgjedhje pa opozitën. 35 milionë dollarë të shqiptarëve për ta ulur në karrigen e Presidentit dhe për t’i mbyllur gojën.

Ky është pazari.

Kjo është republika e vjetër. Ky është komploti ekonomik që i lë banorët e Shushicës pa ujë, kur derrat e pushtetit pijnë verën më të shtrenjtë në vend duke bërë pazare në kurriz të demokracisë.

Po normal, normal, kjo është republika e vjetër, ulen dy veta pijnë verë të shtrenjtë dhe nga kjo na del Presidenti i Republikës. Por kjo nuk është republika e qytetarëve shqiptarë. Kjo nuk është republika e të djathtëve. Nuk është republika e të majtëve. Kjo nuk është republika e gegëve, toskëve apo Shqipërisë qendrore. Kjo është republika e vjetër e krimit, korrupsionit, drogës dhe derrave oligarkë që majmen me paratë e popullit shqiptar.

***

Kjo republikë e vjetër shikoni se ç’ka në lojë, shikoni se sa miliona luajnë dhe që pjesa tjetër, është teatër kukullash.

Gjithë pjesa tjetër është teatër kukullash, si e si të vazhdojë Edi Rama në pushtet me çdo kusht, si e si Ilir Meta të vazhdojë të ruajë privilegjet me çdo kusht. Kjo është loja, të tjerat janë të gjitha teatër kukullash për t’i marrë mendjen popullit, për të gënjyer partnerët tanë ndërkombëtarë se, këtu me të vërtetë ka demokraci, ka lëvizje, ka dinamikë.

E gjitha është një gënjeshtër e madhe, që luhet mbi shpatullat, xhepat dhe tavolinat e shqiptarëve që janë sot më të varfër se katër vite me parë, më të papunë se katër vite më pare, dhe më të pa shpresë se katër vite më parë.

Kjo lëvizje popullore, ky bashkim i madh qytetar ka një qëllim madhor, të zëvendësojë kupolën politike që ekziston vetëm për interesat dhe pasurinë e vet me një qeveri të kontrolluar nga qytetarët shqiptarë.

Ky është qëllimi i këtij bashkimi të madh popullor. Mos harroni, në republikën e vjetër gjithçka ekziston vetëm për pushtetin dhe pasurinë e një grushti njerëzish.

Partitë nuk janë parti, por banda të vogla që kanë nënshtruar vullnete njerëzish për t’i shërbyer njëshave të tyre. Gjithçka bëhet për pasurinë dhe pushtetin e një grushti njerëzish.

Republika e vjetër dhe kasta që qëndron pas saj, kanë miliarda euro në këtë lojë, kanë miliardat e buxhetit të shtetit, kanë naftën dhe mineralet e Shqipërisë, kanë bregdetin e Shqipërisë, kanë lejet e ndërtimit, kanë paratë e drogës dhe nëse kjo republikë e vjetër shembet dhe një e re lind nga vullneti qytetar për mirëqenien qytetare, kupola kriminale e republikës së vjetër humbet gjithçka.

Ata e dinë këtë, ndaj po përpiqen me çdo kusht ta mbrojnë republikën e vjetër.

Ta mbrojnë duke kompromentuar kauzën qytetare, duke i ofruar pazare të pisëta politike opozitës, për të kompromentuar kauzën qytetare në mënyrë që edhe opozita të bëhet pjesë e pazarit të peshkut që është qelbur nga koka të marrë pjesën e vet, aq sa i takon, nga një copë bishti këtu, nga një brinjë aty dhe të harrojë kauzën qytetare për të cilën jemi ngritur në këmbë tash 74 ditë.

Rruga tjetër është rruga e kërcënimit se 27 vite pas shpalljes së pluralizmit, këta do të na shkojnë në zgjedhje me një subjekt zgjedhor, me koalicionin e turpit, drogës, krimit dhe hajdutërisë të zgjedhjeve të 2015-ës.

Është i njëjti koalicion, 17 parti të të njëjtit koalicion, mungojnë disa që s’e kapën dot trenin, s’e kapën dot kazanin e korrupsionit, se u mbyll dera, ata mungojnë, ata i kanë lënë jashtë të kruajnë ndonjë gotë, të hanë ndonjë kothere, të tjerët janë në një koalicion, një subjekt zgjedhor që janë ndarë gjoja në 17 copa për t’i marrë mendjen qytetarëve shqiptarë, gjoja për të treguar se ka pluralizëm.

Pluralizëm nuk ka, është monizëm, është një koalicion, një subjekt zgjedhor i cili dëshiron të shkojë në votime, por jo në zgjedhje dhe që do ta ketë totalisht të pamundur t’i hedhë hi syve shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar.

***

E vërteta e cila ka lindur nga kjo protestë qytetare, sot është shpërndarë e po shpërndahet anembanë Shqipërisë, anembanë botës së qytetëruar. E vërteta është se ne nuk jemi këtu për të luftuar për karriket tona, nuk jemi këtu për të ndarë privilegjet e pushtetit dhe thelat e republikës së vjetër.

E vërteta është se ne jemi këtu me një mision të madh kombëtar, popullor, qytetar dhe demokratik.

Ne kërkojmë vetëm një gjë, ne kërkojmë të drejtën e çdo qytetari dhe çdo qytetareje për të vendosur me votë të lirë, i pakërcënuar, i pablerë, i pashitur.

Ne kërkojmë të lidhim përgjithmonë fatet e politikës dhe politikanëve, me fatin e qytetarëve shqiptarë.

Kjo është Republika e Re e cila në projektin e saj kryesor, ka transferimin e pushtetit nga partitë tek qytetari.

Sot, partitë vendosin kush ju përfaqëson. Prandaj, ata nuk ju përfaqësojnë sepse besnikëria e deputetit nuk është ndaj qytetarëve, por ndaj kryetarit të partisë.

Ky është një gabim i përbashkët, ku Partia Demokratike, ka përgjegjësinë e saj për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Në Republikën e Re, ku nuk ka nevojë për 140 deputetë, nga të cilët 120-ve nuk u dëgjohet zëri asnjë ditë, për katër vjet.

Në Republikën e Re, ku do të mjaftonin 100 deputetë, çdo deputet do të jetë në zonën e vet elektorale, tek qytetarët dhe qytetaret për t’u përgjigjur vetëm para atyre.

Harroje zonën, harroni qytetarët dhe shikoni kur të vijnë zgjedhjet se ç’punojnë qytetarët me votë, nuk ka kryetar partie të të shpëtojë.

Ky është mekanizmi që do të rikthejë lidhjen e vetme që siguron demokracinë. Deputeti do ta ketë të lidhur fatin me qytetarët dhe vetëm me qytetarët.

Kështu, do të shmangim këtë skenar të zymtë, ku kemi një parlament fasadë.

Ai vetem parlament nuk është. Eshtë noter i kryeministrit.

Demokracia funksionon në bazë të disa parimeve dhe normave themelore. Njëra prej të cilave është kontrolli dhe balanca e pushteteve. Qeveria kontrollohet nga parlamenti. Në Shqipëri parlamenti zotërohet, sundohet dhe pushtohet nga qeveria.

Sepse, fatet e parlamentarëve, janë në dorën e kryeministrit, nuk janë në dorën e qytetarëve, prandaj përpara se të mendojnë për qytetarët, ata mendojnë se si të gëzojnë kryeministrin.

Gëzohet kryeministri, gëzohet deputeti, mërzitet kryeministri, mërzitet deputeti.

Po populli ku është? Ku është uji për Shushicën?

Pi verë kryeministri, pi verë deputeti. Populli është jashtë këtij ekuacioni. Kjo është republika e vjetër që do të vdesë, e do të varroset një orë e më parë.

Kush nuk e kupton këtë betejë, kush nuk e kupton këtë mision, duhet të hapë sytë dhe veshët mirë.

Kush më kërkon mua, shqiptar apo i huaj, pazar me Edi Ramën, për hir të stabilitetit pa demokraci, duhet ta kuptojë se ajo që ka lindur me 18 shkurt, është më e madhe se Partia Demokratike, është më e madhe se opozita, patjetër, është më e madhe se Lulzim Basha, e madhe sa Shqipëria dhe shqiptarët.

Nuk ka e nuk do të ketë asnjë tërheqje në kauzën dhe betejën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nuk ka dhe nuk do të ketë kthim në kohën e republikës së vjetër, ku populli është vetëm alibia e demokracisë fasadë, parlamentit fasadë dhe qeverisë fasadë.

O do të kthejmë qeverinë e vërtetë, parlamentin e vërtetë, që i përgjigjet qytetarëve, ose do të vazhdojmë betejën deri në fitore.

Sepse, ne e dimë se çfarë do të ndodhë po të bëhemi pjesë e këtij pazari të qelbur.

Ne e dimë se do të vazhdojnë të ndajnë koçensionet dhe tenderat, se do të vazhdojnë të qeverisin me kriminelët. Edhe tani, që ndoshta për shkak të presionit popullor, nuk i kanë vënë në lista, kanë vënë fëmijët e tyre, kanë vënë në afërmit e tyre, sepse kupola politike e republikës së vjetër, e ka të pamundur ekzistencën pa kriminelët.

Ne e dimë se, varfëria do të thellohet, ju e dini se papunësia do të rritet, ju e dini që shumë shqiptarë do të humbin shpresën dhe do të largohen nga vendi i tyre. Pprandaj nuk e dorëzojmë dot këtë betejë.

Prandaj nuk e dorëzojmë dot këtë betejë, prandaj do ta vazhdojmë këtë betejë, prandaj do ta fitojmë këtë betejë me çdo kusht e me çdo çmim.

Kush mendon se ky është një presion i thjeshtë politik, që PD-ja të marrë ca koçensione, e të futet në lojën e republikës së vjetër, e ka thellësisht gabim.

***

Miqtë e mi, hapni sytë, hapni veshët.

Diçka e madhe po ndodh në Shqipëri, që u përgjan kapitujve më të ndritur të historive të popujve tuaj që sot gëzojnë demokracinë e vërtetë, me qeverisjen përgjegjëse përpara qytetarëve, dhe jo arrogante para qytetarëve.Me shtetin e vërtetë të së drejtës, me llogaridhënien demokratike.

Pas 27 vitesh shqiptarët kanë vendosur se pluralizmi fasadë, se demokracia fasadë, nuk mjaftojnë.

Ky është momenti kur shqiptarët kërkojnë dhe do të marrin demokraci të standardit europian. Demokracinë e vërtetë pjesmarrëse, jo thjesht përfaqësuese, ku çdo qytetar do të ketë mundësinë të jetë pjesë e vendimmarrjes.

Ku çdo qytetar të ketë të drejtën të kërkojë dhe të marrë llogari nga qeveritarët e tij.

Sot, në këtë shesh, bilanci i qeverisjes së vjetër, vërteton katërcipërisht se si kur shkëputesh nga populli dhe interesat e popullit, jo thjesht ke bërë një gabim, por je kthyer në rrezik total për popullin dhe interesat e tij.

Shikoni ç’ndodhi me pushtetin lokal, shikoni si falimentoi skema politike, shikoni si janë braktisur qytetarët, ku nuk kanë mundësi të zgjedhin kryetarët e tyre, prej një harte të gatuar në Tiranë, për interesat e Edi Ramës, Ilir Metës dhe Shpëtim Idrizit, por jo për interesat e qytetarëve shqiptarë.

Shikoni se ku e marrin guximin, në Elbasan, që ka vuajtur historikisht helmet e metalurgjikut, duan të ndërtojnë inceneratorët, djegësit, jo vetëm për plehrat e Elbasanit, por për plehrat e botës, që duan t’i sjellin dhe t’i djegin në Shqipëri dhe kanë filluar t’i sjellin në mënyrë të paligjshme për të helmuar shqiptarët dhe fëmijët e tyre, për të mbushur xhepat e tyre.

Republika e vjetër e trajton Shqipërinë dhe shqiptarët si një kopsht zoologjik.

Ata vetë përfitojnë miliarda, ata vetë i çojnë fëmijët e tyre jashtë shtetit dhe Shqipëria për ta, nuk është gjë tjetër, veçse kazani i plehrave, i llumit, nga i cili nxjerrin përfitime të majme me të cilat qendrojnë në pushtet dhe për të cilat qendrojnë në pushtet.

Asgjë nuk është e rastësishme.

Gjithçka është një lojë, një fasadë, një teatër kukullash për të mbuluar një pazar me miliarda euro, që blejnë vota. Miliarda euro që e bëjnë ligjin të paqenë.

Shikoni si vepruan me ligjin elektoral. Listat janë të pavlefshme, s’duan t’ia dinë.

Këta që kapen për një cigare hashash, dhe çuan drejt vetëvrasjes djalin 19 vjeçar nga Lushnja.

Ligjin elektoral e thyejnë dhe nuk thonë asnjë fjalë, përkundrazi krenohen me thyerjen e ligjit elektoral.

Këta ekzistojnë vetëm për pasurinë dhe pushtetin e tyre. Me këto miliarda blejnë mediat, me zhaget e tyre dhe me lobistët e tyre, mundohen të asgjesojnë të vërtetën përpara miqve të kryeqyteteve perendimore, të vërtetën e një populli të tërë, jo thjesht të vërtetën time, apo të Partisë Demokratike, por të vërtetën e shtëpive tuaja, të xhepave tuaja, të tavolinave tuaja, të fëmijëve tuaj, të prindërve tuaj, të shendëtit tuaj, të arsimit tuaj, për të treguar një fabul që nuk ekziston.

Miliardat janë në lojë.

Ndaj kjo lëvizje përbën një kërcënim real dhe ekzistencial për kupolën e vjetër kriminale të republikës së vjetër.

Sepse vëllezër dhe motra, duhet ta kuptoni.

E vetmja forcë që mund t’i ndalë, jeni ju!

E vetmja forcë që mund ta ndalë realitetin e republikës së vjetër, këtë komplot politik, ekonomik, jemi ne, janë shqiptarët e bashkuar.

Ndaj, kanë bërë gjithçka këto 74 ditë për të na shkurajuar, për të na trembur, për të na ndalur, për të na përçarë, për të na shitur e për të na blerë, por kanë dështuar dhe do të dështrojnë ,me turp.

Sot jemi më shumë.

Sot jemi më të fortë.

Sot jemi më të qartë.

Sot jemi më të vendosur.

Sot jemi më të bashkuar.

E diela, është një ditë e madhe për lëvizjen tonë.

E diela është një ditë e madhe për republikën e Re.

Ku do të jemi të dielën? – (Protestuesit): Në Kavajë!

Ku do të jemi të dielën? – )Protestuesit): Në Kavajë!

Ku? – (Protestuesit): Në Kavajë!

Fitore!

Zoti ju bekoftë ju!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Zoti bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

Read More
01 Maj
0

Lulzim Basha bashkëbisedon me qytetarë të larguar nga puna padrejtësisht në Sheshin e Lirisë

Mëngjesin e ditës së punëtorëve, 1 Maj qytetarët u bashkuan rreth diskutimit mbi largimet e padrejta nga puna. Nga e gjithë Shqipëria, të shkarkuarit nga administrata shtetërore dhe të papunët treguan eksperiencat e tyre në bisedën me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Largimet e padrejta nga puna dhe fatura që ato sjellin për buxhetin e shtetit, ishin denoncimet më të shpeshta në Sheshin e Lirisë këtë 1 Maj. Drita Lamaj ishte një nga viktimat e largimeve diskriminuese nga puna, që si tregoi edhe zonja, bëhen bazuar mbi origjinën apo përkatësinë partiake të punonjësit.

Monada Mushketa, drejtoreshë në gjimnazin “Naim Frashëri” në Durrës, me eksperiencë 20 vjet në arsim dha dorëheqjen. Pa asnjë keqardhje Mushketa tha se rezultatet e shkëlqyera të nxënësve të gjimnazit nën drejtimin e saj ishin shpërblim i mjaftueshëm, por një e vërtetë qëndron. Fakti se si ajo edhe kolegë të tjerë të saj, të cilët mbeten pa punë për arsye që nuk kanë të bëjnë me profesionin, nuk kanë asnjë mundësi të transferohen diku tjetër. Shkarkimet bëhen në mënyra selektive dhe mësuesit që largohen, nuk testohen apo vlerësohen paraprakisht. – tha ajo.

Eda Grimçi, avokate, foli për mbi 1 mijë rastet që ajo personalisht ka ndjekur, si qindra të tjerëve të pushuar nga puna pa arsyetim. Ata detyrohen ta gjejnë të drejtën në salla gjyqesh, vendimet për dëmshpërblim të të cilave zvarriten e nuk zbatohen. Paratë për të dëmshpërblyerit qeveria i merr nga buxheti i shtetit, taksat e shqiptarëve.

30% deri në 40% e gjithë administratës është prekur nga ky fenomen. Vetëm për vitin 2015 – 2016 në Gjykatën Administrative janë regjistruar mbi 5400 raste të reja të largimeve nga puna – tha Grimçi.

18 qershori e gjeti Gladiola Bardhoshin në azil, pas largimit dy herë në mënyrë të padrejtë nga vendi i punës. Ajo tha se u kthye pasi kuptoi se mundësitë duhet ti gjej në vendin e saj dhe ky shesh i dha mundësinë të ngrejë zërin për to.

Të larguarit nga puna arsyetuan se çdo qytetar që paguan taksa dhe tatime sot, paguan edhe për rrogën e punonjësit partiak të administratës, ashtu si dhe dëmshpërblimin për të shkarkuarin, vëndin e të cilit zuri i pari pa të drejtë.

Lulzim Basha tha se shkarkimi nga puna i mijëra punonjësve publikë të trajnuar është jo vetëm shkelje e ligjit, por edhe shpërdorim i investimit që është bërë mbi ta.

“Sot janë prapë shqiptarët që do të paguajnë nga taksat e tyre 40 milionë deri në 70 milionë euro fatura, për të mbuluar padrejtësitë e Edi Ramës, që nga njëra anë nxorrën nga puna nënpunësit, duke i lënë në mes të katër rrugëve, dhe nga ana tjetër, faturën për këtë paligjësi ia japin shqiptarëve”, tha Basha.

Lulzim Basha i bëri thirrje qytetarëve për një bashkim popullor të cilitdo që propagandën dhe mashtrimin e kësaj qeverie do ta shporrë.

“Sot, shpallën mashtrimin e ditës së punës. Sipas kryeministrit janë 79 mijë e 980 të punësuar në 3 vite vetëm nga zyrat e punës. Pra, afërsisht 80 mijë vetë qenkan futur në punë nga zyrat e punës këto vite. Gënjeshtra më e turpshme më e pamoralshme, e njeriut që premtoi 300 mijë vende pune, e sot në fund të mandatit të tij ka për bilanc 300 mijë shqiptarë të larguar nga vendi i tyre në azil politik. Ky është fakt”, tha Basha. 

Një fakt tjetër i botuar nga Banka Botërore që Lulzim Basha solli në vëmendje ishte ai i raportit nga Elen Glodstein që shkruante se në gjashtë vitet e fundit, në të gjithë Ballkanin Perëndimor, janë krijuar 300 mijë vende pune. “Vetëm në Shqipëri e Bosnje nuk janë krijuar vende pune, por janë humbur vende pune. 2,4%, vende pune më pak në Shqipëri, 5% më pak në Bosnje”, tha kryedemokrati.

Tentativat për ato që i quan rritje fiktive të pagave përmes dekreteve, Lulzim Basha i quan të pavlera ekonomikisht për xhepat e shqiptarëve.

“Para disa javësh deklaruan se do të rrisin pagën minimale nga 22 në 24 mijë lekë në muaj.  Por shqiptarët e dinë mirë se pagat e rritura me dekret janë zero, nuk vlejnë aspak sepse pagën dhe mirëqenien e rrit ekonomia, jo dekreti. Po nuk u rrit ekonomia, nuk rriten pagat.  Unë kam qenë në dhjetëra punëdhënës të mëdhenj dhe kam pyetur punëmarrësit dhe kryesisht punëmarrëset femra, sa është paga e tyre reale. Kur paga minimale me ligj ishte 22 mijë lekë, ato merrnin 150 apo 160 mijë lekë të vjetra, pra 15 apo 16 mijë lekë të reja. Kjo është paga reale e shqiptarëve që punojnë 6 ditë në javë me orare të zgjatura, me kushte të mjera pune dhe një pagë të padenjë për realitetin gjeografik europian që jetojnë”.

Lulzim Basha i tha qytetarëve se e vetmja pengesë e Edi Ramës për të ruajtur pozicionin e tij dhe klientëve të tij, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Kjo betejë për të ndalur me çdo kusht zgjedhjet e lira dhe të ndershme, para se të jetë një betejë politike për rilindjen, për Edi Ramën është një betejë ekonomike, është një betejë për burime, është një betejë për të ruajtur kontrollin mbi të ardhurat, mbi buxhetin, mbi tenderat, mbi koncensionet, mbi pasuritë e shqiptarëve. Ndaj mosbindja civile do të shtrihet në çdo qytet, në çdo lagje, në çdo fshat për të kulmuar në 18 qershor ku shqiptarët e bashkuar do të rimarrin kontrollin fizik të Shqipërisë që i takon dhe iu takon vetëm atyre dhe kurrë krimit, drogës dhe qeverisë së lidhur me ta”, deklaroi Lulzim Basha.

Read More
01 Maj
0

FRPD merr mbështetjen e të rinjve të djathtë europianë për kauzën e zgjedhjeve të lira

Forumi Rinor i Partisë Demokratike, gjatë pjesmarrjes në kongresin e mbajtur në Kroaci më 27-30 Prill, ka marrë mbështetjen e të rinjve të djathtë europian, për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Të rinjtë europianë dhanë mbështetjen e plotë për kauzën e qëndresës 73 ditore në bulevardin “Dëshmorët e kombit”.

Të rinjtë europianë deklaruan se pa zgjedhje të lira e të ndershme asnjë shoqëri nuk ka bërë progres dhe asnjë demokraci nuk e ka të ardhmen të siguritë.

Të rinjtë e FRPD ndanë shqetësimet e tyre me drejtues të organizatave rinore nga shtete anëtare në Bashkimin Europian dhe me kreun e ri të forumit rinor të EPP, Andrianos Giannou. Ata theksuan problemin e papunësisë që arrin shifrën 40% tek të rinjtë si ata dhe treguan për peripecitë e studentëve me reformën arsimore që i la edhe ata me mesatare mbi 9 jashtë universiteteve, duke favorizuar ato private.

Read More
01 Maj
0

Papunësi masive, largime të padrejta nga puna, pasiguri në punë, e vërteta e 1 Majit del në Sheshin e Lirisë

Bashkëbisedim për plagën më të madhe të shoqërisë sot. Padrejtësitë skandaloze me largimet pa motiv nga puna, dhe zvarritja për të kërkuar të drejtën. Papunësia në rritje, dhe pagat skandaloze ku shfrytëzohen mijëra shqiptarë me orë të zgjatura

Paraditen e 1 majit në Sheshin e Lirisë u bashkuan qytetarë nga e gjithë Shqipëria të cilët biseduan me kreun e demokratëve Lulzim Basha për fenomenin e largimit të padrejtë nga puna dhe faturën e rëndë që kjo ka krijuar, faturë që rëndon edhe më shumë buxhetin e dërrmuar të shqiptarëve.

Drita Lamaj tregoi se mënyra se si e pushuan nga vendi i punës ishte diskriminuese, pasi me rëndësi nuk ishte eksperienca e punës dhe meritokracia, por prejardhja krahinore dhe përkatësia partiake.

Drejtoresha e gjimnazit Naim Frashëri në Durrës, Monada Mushketa pas një eksperience 20 vjeçare në arsim dhe pas arritjes së rezultateve të shkëlqyera për nxënësit e shkollës së saj, dha dorëheqjen nga posti i drejtoreshës. Mësuesja tregoi se ajo dhe kolegët e saj, të cilët mbeten pa punë për arsye që nuk lidhen fare me mësuesinë dhe profesionalizmin, mbeten mes katër rrugëve, pasi askush nuk i mundëson atyre transferimin në një shkollë tjetër.

Mushketa theksoi se shkarkimet bëhen në mënyrë selektive dhe mësuesit që largohen, nuk testohen apo vlerësohen paraprakisht.

Një tjetër mësues nga Durrësi, Veledin Rama, i shkarkuar nga puna dhe i zëvendësuar me një mësues me teser partie, falenderoi ata të cilët sakrifikojnë nga koha dhe mundi i tyre për të mbajtur në këmbë çadrën e protestës.

Këtë aksion e shoh si pengesën e fundit ndaj vendosjes së sistemit monist – tha Veledini duke i drejtuar thirrjen çdo qytetari shqiptar – ndaj gjithë ata që janë ngritur kundër diktaturës, duhet të qëndrojnë deri në fund të kësaj lëvizje, që qytetarë të gjithë Shqipërisë po e mbajnë me kaq sacrifice.

Eda Grimci me profesion avokate, tregoi eksperiencën e saj sallave të gjyqeve. Qytetarët pushohen nga puna pa arsyetim dhe enden sallave gjyqësore për të fituar të drejtën e tyre. Kjo e drejtë, si tregon avokatja, zvarritet edhe pas vendimeve të formës së prerë të gjykatave, të cilat vendosin për dëmshpërmblim monetar të të pushuarit nga puna. Këto para u merren shqiptarëve nga buxheti i tyre, nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Numri i të larguarve nga puna përbën rreth 30-40% të gjithë administratës. Këta enden me vendime gjykatash nëpër duar të cilat ende nuk janë zbatuar. Vetëm për vitin 2015 – 2016 në Gjykatën Administrative janë regjistruar mbi 5400 raste të reja të largimeve nga puna. 70 milion dollarë të shpenzuara nga buxheti i shqiptarëve vetëm për dëmshpërblim – tha Grimci.

Gladiola Bardhoshi tregoi se si në katër vite u largua dy herë padrejtësisht nga puna për arsye politike. E reja tha se pasi e larguan për herë të dytë vendosi të shkonte për azil dhe protestën e 18 qershorit në Tiranë e ndoqi nga përtej kufijve. Pas fjalëve të thëna ktu në këtë çadër dhe shpresës në to, vendosa të kthehem – tha Bardhoshi – vendosa dhe ti them kryeministrit se ky vend na përket të gjithëve ne.

Qytetarët të cilët denoncuan pushimin e tyre nga puna padrejtësisht, theksuan edhe faktin se çdo shqiptar që paguan taksa dhe tatime, sot paguan nga dy punonjës për çdo post në administratën shtetërore ku ka pasur parregullsi në largime nga puna. Taksapaguesit shqiptarë paguajnë njëherë ushtarin e Rilindjes të vënë në punë për shkak të ngjyrës vjollcë që i ka teseri i partisë, dhe njëherë dëmshpërblimin që qeveria e Rilindjes i paguan qytetarëve që i ka larguar pa të drejtë nga vendi i punës.

Lulzim Basha i tha qytetarëve se Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë në kohën kur qytetarët brohorisnin për lirinë dhe mirëqënien që nuk kishin, të shtypur nga një diktaturë mizore që shpenzonte 30% të buxhetit të shtetit për të ndërtuar bunkere.

“1 Maji është dita për të kujtuar se deri ku mund të poshtërohet një popull. Deri ku, mund të poshtërohet, një baba, një nënë para fëmijëve të vet, nga një rregjim i cili ka humbur cdo ndjenjë realiteti, cdo ndjenjë dhembshurie, cdo ndjenjë përgjegjësie, para fateve të popullit të vet.

E shkelën ligjin, duke nxjerrë nga puna mijëra punonjës publikë të trainuar me lekët e shqiptarëve, të trainuar me lekët e europianëve dhe amerikanëve, e shkelën ligjin për t’i nxjerrë nga puna, dhe sot janë prapë shqiptarët që do të paguajnë nga taksat e tyre 40 milionë deri në 70 milionë euro fatura, për të mbuluar padrejtësitë e Edi Ramës, për të paguar padrejtësitë e tyre, që nga njëra anë nxorrën nga puna nënpunësit, duke i lënë në mes të katër rrugëve, dhe nga ana tjetër, faturën për këtë paligjësi ia japin shqiptarëve”, tha Basha.

Basha theksoi se kush e harron historinë,  është i destinuar ta përsërisë. Kjo lëvizje popullore, ky bashkim i madh qytetar, e ka bërë zgjedhjen e saj dhe, ftesa ime, ndaj cdo shqiptari të ndershëm, që nuk dëshiron të zvarritet në këtë bulevard si para 27 vitesh, para oligarkisë krimit dhe pushtetit të inkriminuar të Rilindjes, është të ngrihemi e ti shporrim, me forcën e bashkimit popullor, deklaroi Basha.

Basha tha se dy instrumentet e diktaturës, propaganda dhe mashtrimi, janë arma e vetme e Kryeministrit, propagandë e cila e nxjerr edhe më zbuluar realitetin e shqiptarëve.

“Sot, shpallën mashtrimin e ditës së punës. Sipas kryeministrit 79 mijë e 980 të punësuar në 3 vite nga zyrat e punës. Pra, afërsisht 80 mijë vetë qenkan futur në punë nga zyrat e punës këto vite. Gënjeshtra më e turpshme më e pamoralshme, e njeriut që premtoi 300 mijë vende pune, e sot në fund të mandatit të tij ka për bilanc 300 mijë shqiptarë të larguar nga vendi i tyre në azil politik. Ky është fakt.

Fakti tjetër është i botuar nga Banka Botërore, nga Elen Goldshtajn, një mikeshë e kryeministrit, e cila ka firmosur qindra milionë euro kredi, që kryeministri i ka vjedhur, i ka shpërdoruar dhe abuzuar. Raporti shkruan se në gjashtë vitet e fundit në të gjithë Ballkanin Perëndimor, janë krijuar 300 mijë vende pune. Në gjithë Ballkanin perendimor, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni,  Mal i Zi, Kroaci, Bosnje. Vetëm në Shqipëri e Bosnje nuk janë krijuar vende pune, por janë humbur vende pune. 2,4%, vende pune më pak në Shqipëri, 5% më pak në Bosnje”.

Ky raport, konfimon atë që cdo shqiptar e di fare mirë, e di; në Shqipëri me Edi Ramën, ekonomia u shkatërrua, vende të reja pune nuk u krijuan, por vendet ekzistuese të punës u asgjesuan nga Rilindja, nga krimi, nga korrupsioni.

Lulzim Basha tha se qeveria me dekrete tenton të fshehi pas fasadave problemet e shqiptarëve.

“Para disa javësh deklaruan se do të rrisin pagën minimale nga 22 në 24 mijë lekë në muaj.  Por shqiptarët e dinë mirë se pagat e rritura me dekret janë zero, nuk vlejnë aspak sepse pagën dhe mirëqenien e rrit ekonomia, jo dekreti. Po nuk u rrit ekonomia, nuk rriten pagat.  Unë kam qenë në dhjetëra punëdhënës të mëdhenj dhe kam pyetur punëmarrësit dhe kryesisht punëmarrëset femra, sa është paga e tyre reale, kur paga minimale me ligj ishte 22 mijë lekë. Ato merrnin 150 apo 160 mijë lekë të vjetra, pra 15 apo 16 mijë lekë të reja. Kjo është paga reale e shqiptarëve që punojnë 6 ditë në javë me orare të zgjatura, me kushte të mjera pune dhe një pagë të padenjë për realitetin gjeografik europian”.

Lulzim Basha i tha qytetarëve se e vetmja pengesë e Edi Ramës për të ruajtur pozicionin e tij dhe klientëve të tij, janë zgjedhjet e lira ndaj kërkon ti kapë ato me cdo kusht.