Blog

18 Maj
0

MARRËVESHJA POLITIKE 18 MAJ 2017

Palët në këtë marrëveshje shprehin mirënjohjen dhe falenderimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për kontributin e tyre në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri si dhe në mënyrë të veçantë, për zgjidhjen e situatës politike për zgjedhjet e vitit 2017.

Palët konfirmojnë vullnetin e tyre për dialog të drejtpërdrejtë si shprehje e domosdoshmërisë për një nivel të ri të dialogut politik në vend. Në këtë kuadër, palët angazhohen për institucionalizimin e dialogut mes kryetarit të mazhorancës dhe kryetarit të opozitës.

Angazhimi i palëve për zgjedhje me standarte demokratike do të jetë pjesë thelbësore e kontributit të përbashkët dhe të vazhdueshëm të palëve në kuadër të çeljes së negociatave dhe perparimit të vendit në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

—  ZGJEDHJET

  1. Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017.
  2. Regjistrimi i menjëhershem i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017.
  3. Listat e zgjedhësve
  • Përfshirja në listat e zgjedhësve e zgjedhësve të rinj që votojnë në datën e re të zgjedhjeve.
  • Dhënia e aksesit opozitës në informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe çështjet të tjera të lidhura me zgjedhësit, nëpërmjet auditeve të KQZ-së.
  1. Mbështetje KQZ-së për përgatitjen e materialeve zgjedhore.
  2. Plotësimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit.
  3. Zgjedhjet e pjesëshme për bashkinë e Kavajës, do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithëshme.
  4. Pezullimi i çdo iniciative për kontrata të përkohëshme në nivel qëndror dhe vendor.
  5. Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitorimit te listës së zgjedhësve.
  6. Mbështetje ndërkombëtare për KQZ- për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës për vezhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.

—  QEVERIA

  1. Kryeministër, teknik
  2. Ministri i Brendshëm, teknik
  3. Ministri i Arsimit, teknik
  4. Ministri i Shëndetësisë, teknik
  5. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
  6. Ministri i Financave, teknik
  7. Ministri i Drejtësisë, teknik
  8. Drejtori i OSHEE
  9. Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
  10. Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
  11. Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
  12. Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural

Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.

—  PARLAMENTI

  1. Votimi i organeve të vettingut.
  2. Votimi i dekreteve për anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave.
  3. Ndryshim i Kodit Penal për forcimin e politikës penale nëpermjet ashpërsimit të sanksioneve, krijimit të veprave të reja penale, kthimin e shitblerjes së votës në vepër korrupsioni.
  4. Forcimi i kuadrit ligjor të financimit të partive politike nëpërmjet rregullimit dhe kufizimit të shpenzimeve zgjedhore, përfshirë ato materiale, kostove dhe transparencës në lidhje me to.
  5. Përmirësimi i standarteve të pasqyrimit të fushatës elektorale në media.
  6. Votimi i anëtareve të Këshillit të Ministrave, anëtareve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje, do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit.

—  ORGANET E PAVARURA

  1. Kryetari i KQZ, propozim i opozitës.
  2. Avokati i Popullit, propozim i opozitës.

—  REFORMAT

  1. Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturës së re).
  2. Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturës së re).
  3. Futja e teknologjive elektronike në procesin e identifikimit votimit dhe numërimit për zgjedhjet pasuese.
  4. Reformim tërësor i sistemit të prokurimeve publike dhe auditimit të shpenzimeve publike.

—  MASA TE TJERA

Largimi dhe parandalimi i personave me rekorde kriminale nga mbajtja e posteve publike.

  • Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë mbi listat partiake.
  • KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuar në përputhje me ligjin nr  138/2015 për garantimin e integritetit të funksionarëve publik ).

Administrata Publike. Marrja e masave për ndalimin e përdorimit në favor të subjekteve zgjedhore të mjeteve, pronave dhe të burimeve njerëzore të administratës publike si dhe kundër çdo forme presioni ndaj punonjësve të administratës publike në çdo nivel.

Narkotikët. Forcimi i luftës kundër narkotikëve, nëpërmjet pjesmarrjes së opozitës në Task forcën Kombëtare të luftës kundër narkotikeve.

Read More
18 Maj
0

Lulzim Basha — Nga nesër nisim përgatitjet për t’iu dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme

Duke ju falenderuar nga zemra me mirënjohjen më të thellë, me privilegjin e madh që më dhatë mundësinë që bashkë me jut ë jem në krye të kësaj beteje për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gjithçka ka ndryshuar, e pamendueshmja e tre muajve më parë sot është realitet. Nga nesër nisim përgatitjet për t’iu dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Read More
17 Maj
0

Lulzim Basha: Refuzoj me përbuzje fushatën dezinformuese që shpif përkatësi fetare për kriminelët në adresë time

Prej disa ditësh një fushatë shpifjesh, dezinformimesh me frymë përçarëse kombëtare ka nisur nga e njëjta mendje e prishur, e cila me ndihmën e veglave të verbra ka muaj dhe vite që dezinformon dhe përpiqet të përçajë shqiptarët.

Duke marrë shkas nga një intervistë e imja, ku konstatova problemin e rëndë të personave me rekorde kriminale në pushtet, kjo fushatë dezinformimi ka stigmatizuar një ndër komunitetet fetare në Shqipëri, komunitetin katolik.

Dua së pari, të refuzoj me përbuzje shpifjet e ulëta, barbare, të cilat adresojnë në gojën time përkatësi fetare për kriminelët. Dua ta them fare qartë se qëndrimi im nuk ka qenë asgjë më shumë dhe asgjë më pak se konstatimi se në zonat më antikomuniste të Shqipërisë, për shkak të shtypjes dhe terrorit ndaj një komuniteti me lidhje të veçanta me Perëndimin, komunitetit katolik, zona që tradicionalisht votojnë djathtas, Rama zgjodhi të kandidojë persona me rekorde kriminale, ndonëse në komunitetin katolik nuk mungojnë si në çdo komunitet tjetër profesorë, artistë, sportistë, njerëz të nderuar, përfaqësues të vlerave më të mira që mbart ky komunitet.

Ky informim dashakeqës bëhet edhe më cinik, sepse mbart me vete një frymë përçarëse me një komb, i cili mund të mos krenohet me politikën dhe politikanët dhe shfaqjet e teatrit të kukullave dhe karagjozllëqet, por duhet të krenohet gjithmonë me frymën e pastër të harmonisë dhe dashurisë së shqiptarëve me njëri-tjetrin pavarësisht se nga ku kanë vendosur t’iu luten Zotit, nga kishat apo xhamitë.

Dua t’iu shoh në sy dhe t’iu them: Të dashur besimtarë katolikë! Me ju që kam ndarë në kishat tuaja dhe në shtëpitë tuaja Krishtlindje dhe Pashkë, vlerësimi im dhe i Partisë Demokratike për komunitetin tuaj është një vlerësim i patundur jo vetëm për vlerat e jashtëzakonshme të qëndresës antikomuniste dhe të mbështetjes tradicionale për Partinë Demokratike, por për faktin se keni qene ne momente shumë të vështira të historisë sonë, një urë lidhëse me Perëndimin. Pata fatin ta ndaj këtë mendim me Papa Françeskun kur e prita në Tiranë si kryetar Bashkie.

Dhe nuk do të harroj kurrë se përmes mbështetjes suaj, qëndresës suaj dhe vlerave tuaj, keni dëshmuar se shqiptarët si një popull që e kanë marrë përmes rrugës apostolike të Shën Palit besimin e Krishtit, vazhdon të mbështetet fuqimisht në ato vlera tashmë të sekularizuara, që quhen vlerat europiane, dhe për të cilat Partia Demokratike dhe unë luftojmë dhe do të luftojmë vendosmërisht.

Ndaj duke hedhur poshtë me përbuzje këtë fushatë shpifjesh dhe denigrimesh, duke treguar me gisht autorin, i njëjti, i cili po me të njëjtat mënyra u mundua të ngjallte terror në protestën e opozitës, mbetem i vendosur për të luftuar për të drejtat e katolikëve, të ortodoksëve, të myslimanëve, të ungjillorëve dhe çdo besimtari të Zotit dhe çdo jo-besimtari sipas zgjedhjes së tij apo të saj, në një Republikë të Re, ku të drejtat tuaja të jenë të garantuara dhe përfaqësimi juaj të jetë në dorën tuaj dhe jo në dorën e politikanëve të papërgjegjshëm që zgjedhin të poshtërojnë shqiptarët përmes emërimit të kriminelëve në detyra shtetërore.

Read More
17 Maj
0

Prononcim i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Prej disa ditësh një fushatë shpifjesh, dezinformimesh me frymë përçarëse kombëtare ka nisur nga e njëjta mendje e prishur, e cila, me ndihmën e veglave të veta të verbra ka muaj dhe vite që dezinformon dhe përpiqet të përçajë shqiptarët.

Duke marrë shkas nga një intervistë e imja, ku konstatova problemin e rëndë të personave me rekorde kriminale në pushtet, kjo fushatë dezinformimi ka stigmatizuar një ndër komunitetet fetare në Shqipëri, komunitetin katolik. Dua së pari, të refuzoj me përbuzje shpifjet e ulëta, barbare, të cilat adresojnë në gojën time përkatësi fetare për kriminelët. Dua ta them fare qartë se qëndrimi im nuk ka qenë asgjë më shumë dhe asgjë më pak se konstatimi se në zonat më antikomuniste të Shqipërisë, për shkak të shtypjes dhe terrorit ndaj një komuniteti me lidhje të veçanta me Perëndimin, komunitetit katolik, zona që tradicionalisht votojnë djathtas, Rama zgjodhi të kandidojë persona me rekorde kriminale, ndonëse në komunitetin katolik nuk mungojnë si në çdo komunitet tjetër profesorë, artistë, sportistë, njerëz të nderuar, përfaqësues të vlerave më të mira që mbart ky komunitet. Ky informim dashakeqës bëhet edhe më cinik, sepse mbart me vete një frymë përçarëse me një komb, i cili mund të mos krenohet me politikën dhe politikanët dhe shfaqjet e teatrit të kukullave dhe karagjozllëqet, por duhet të krenohet gjithmonë me frymën e pastër të harmonisë dhe dashurisë së shqiptarëve me njëri-tjetrin pavarësisht se nga ku kanë vendosur t’iu luten Zotit, nga kishat apo xhamitë.

 

Dua t’iu shoh në sy dhe t’iu them: Të dashur besimtarë katolikë! Me ju që kam ndarë në kishat tuaja dhe në shtëpitë tuaja Krishtlindje dhe Pashkë, vlerësimi im dhe i Partisë Demokratike për komunitetin tuaj është një vlerësim i patundur jo vetëm për vlerat e jashtëzakonshme të qëndresës antikomuniste dhe të mbështetjes tradicionale për Partinë Demokratike, por për faktin se keni qene ne momente shumë të vështira të historisë sonë, një urë lidhëse me Perëndimin. Pata fatin ta ndaj këtë mendim me Papa Françeskun kur e prita në Tiranë si kryetar Bashkie.

 

Dhe nuk do të harroj kurrë se përmes mbështetjes suaj, qëndresës suaj dhe vlerave tuaj, keni dëshmuar se shqiptarët si një popull që e kanë marrë përmes rrugës apostolike të Shën Palit besimin e Krishtit, vazhdon të mbështetet fuqimisht në ato vlera tashmë të sekularizuara, që quhen vlerat europiane, dhe për të cilat Partia Demokratike dhe unë luftojmë dhe do të luftojmë vendosmërisht. Ndaj duke hedhur poshtë me përbuzje këtë fushatë shpifjesh dhe denigrimesh, duke treguar me gisht autorin, i njëjti, i cili po me të njëjtat mënyra u mundua të ngjallte terror në protestën e opozitës, mbetem i vendosur për të luftuar për të drejtat e katolikëve, të ortodoksëve, të myslimanëve, të ungjillorëve dhe çdo besimtari të Zotit dhe çdo jo-besimtari sipas zgjedhjes së tij apo të saj, në një Republikë të Re, ku të drejtat tuaja të jenë të garantuara dhe përfaqësimi juaj të jetë në dorën tuaj dhe jo në dorën e politikanëve të papërgjegjshëm që zgjedhin të poshtërojnë shqiptarët përmes emërimit të kriminelëve në detyra shtetërore.


17 Maj 2017

Read More
17 Maj
0

Letër e hapur drejtuar Edi Ramës nga kryetari demokrat Lulzim Basha

Read More
17 Maj
0

Koalicioni opozitar pozicionohet në krah të "McAllister Plus" — mazhoranca e refuzon

  1. Me 15 maj 2017 në orën 14.45, Kryetari i Partisë Demokratike dhe 6 kryetarët e partive parlamentare opozitare pritën në një takim Ndihmës Zëvendësekretarin e Shtetit z. Hoyt Yee të shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë Z. Donald Lu, në selinë e Partisë Demokratike.
  2. Gjatë takimit Z. Hoyt Yee pranoi problemet shumë të rënda të drogës, korrupsionit dhe krimit si dhe shqetësimet e ngritura nga opozita në lidhje me kërcënimet e rrezikshme që paraqesin këto probleme për zgjedhjet e lira në Shqipëri. Z. Hoyt Yee përgëzoi opozitën për faktin se me qëndrimet e saj, këto probleme të rënda u sollën në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar. Z. Hoyt Yee më tej theksoi se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me autoritetet dhe me opozitën aktuale për të trajtuar këto probleme të rënda.
  3. Hoyt Yee i paraqiti drejtuesve të opozitës një propozim të integruar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Ky propozim i integruar përfshinte (me shkrim) propozimin McAllister dhe planin e tij 15 pikësh, minus zgjedhjen e Presidentit të Republikës që tashmë ka ndodhur, plus propozimin e detajuar me 7 pika të paraqitur nga Kryeministri Rama gjatë takimit të tij me kreun e opozitës Basha më 3 maj 2017.
  4. Hoyt Yee insistoi në pranimin e kësaj pakete nga të dyja palët dhe theksoi se përgjegjësia do të ishte tërësisht mbi palën që do të refuzonte këtë paketë.
  5. Hoyt Yee kërkoi që të përgjigjemi për këtë propozim të integruar brenda 24 orëve të ardhshme.
  6. Dje në mesditë, 4 orë para afatit, kryetari i opozitës Basha njoftoi Ambasadorin Lu për vendimin e të gjitha partive të opozitës për të mbështetur propozimin e integruar të paraqitur nga z. Yee dje gjatë takimit tonë dhe për të siguruar që ajo të jetë plotësisht e zbatueshme, duke përfshirë mundësinë për identifikimin biometrik të votuesve dhe numërimin elektronik.
  7. Në përgjigjen e Ambasadorit Lu u deklarua se udhëzimet nga z. Yee ishin vetëm për të pranuar një po ose jo, jo kushte shtesë. Ai shtoi qartë se përfshirja e kushteve shtesë do të konsiderohet si një jo.
  8. Kreu i opozitës Basha deklaroi në përgjigje se qëndrimi i opozitës është i qartë në mbështetje të paketës. Pra një po. Ajo që opozita do të kërkojë gjatë dialogut për zbatueshmërinë janë garancitë për zbatimin e plotë të paketës. Kjo në pikëpamjen e opozitës nuk përjashton shqyrtimin në mirëbesim të mundësive për identifikimin biometrik të zgjedhësve dhe numërimin elektronik të votave.
  9. Në përgjigjen e mëtejshme nga Ambasadori Lu, ai kërkoi që të konfirmojmë gatishmërinë tonë për të votuar komisionet e vetingut pas marrëveshjes.
  10. Pas sqarimit të përbashkët se kjo është parashikuar në pikën 15 të planit McAllister, Z. Basha u përgjigj se “po”-ja opozitare ndaj propozimit të integruar, përfshin zbatimin e pikës 15 të paketës McAllister për votën në Parlament për komisionet e vettingut.
  11. Pas këtij komunikimi Ambasadori Lu njoftoi z. Basha se do të procedonte me kontaktimin e Kryeministrit.
  12. Në mbremjen e djeshme, ora 19:00, 3 orë pas afatit të rënë dakord, kryetari i opozitës u prezantua me një dokument, në të cilin qartësisht Kryeministri Rama rrëzon propozimin e integruar McAllister Plus, të prezantuar nga z. Hoyt Yee.
  13. Opozita e konsideron refuzimin e propozimit të integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, një dëshmi tjetër që tregon qartë se qëllimi i vetëm i Ramës është të diktojë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, pa pjesëmarrjen e opozitës.
  14. Duke pranuar propozimin e integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, i cili nuk përfshin shumë nga kërkesat tona thelbësore, opozita ka dëshmuar vullnetin dhe mirëbesimin për të punuar drejt një zgjidhje politike që do t’u garantojë shqiptarëve kushtet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme me pjesëmarrjen e opozitës.
  15. Opozita vendosi ti thotë po propozimit të integruar McAllister Plus, në mirëbesim për angazhimin e z. Hoyt Yee në emër të Departamentit të Shtetit si dhe të shumë anëtarëve të shquar të Kongresit të SHBA. Pasi opozita ka thënë qartësisht “PO” ndaj propozimit të integruar, tani është koha që Z. Rama të thotë po, dhe të hapë rrugën për të garantuar së bashku përmes dialogut që ky propozim të jetë plotësisht i zbatueshëm.
  16. Opozita falenderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e vazhdueshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë kritike dhe shpreh shpresat dhe bindjen tonë se partnerët tanë strategjikë do të mundësojnë pranimin edhe nga z.Rama të propozimit të integruar McAllister Plus për zgjidhjen e krizës politike, e cila është pranuar nga opozita.

Read More
17 Maj
0

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, letër kryeministrit Edi Rama

Letra e Bashes per Ramen

Read More
17 Maj
0

Njoftim i Koalicionit Opozitar

  1. Me 15 maj 2017 në orën 14.45, Kryetari i Partisë Demokratike dhe 6 kryetarët e partive parlamentare opozitare pritën në një takim Ndihmës Zëvendësekretarin e Shtetit z. Hoyt Yee të shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë Z. Donald Lu, në selinë e Partisë Demokratike.

 

  1. Gjatë takimit Z. Hoyt Yee pranoi problemet shumë të rënda të drogës, korrupsionit dhe krimit si dhe shqetësimet e ngritura nga opozita në lidhje me kërcënimet e rrezikshme që paraqesin këto probleme për zgjedhjet e lira në Shqipëri. Z. Hoyt Yee përgëzoi opozitën për faktin se me qëndrimet e saj, këto probleme të rënda u sollën në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar. Z. Hoyt Yee më tej theksoi se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me autoritetet dhe me opozitën aktuale për të trajtuar këto probleme të rënda.

 

  1. Hoyt Yee i paraqiti drejtuesve të opozitës një propozim të integruar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Ky propozim i integruar përfshinte (me shkrim) propozimin McAllister dhe planin e tij 15 pikësh, minus zgjedhjen e Presidentit të Republikës që tashmë ka ndodhur, plus propozimin e detajuar me 7 pika të paraqitur nga Kryeministri Rama gjatë takimit të tij me kreun e opozitës Basha më 3 maj 2017.

 

  1. Hoyt Yee insistoi në pranimin e kësaj pakete nga të dyja palët dhe theksoi se përgjegjësia do të ishte tërësisht mbi palën që do të refuzonte këtë paketë.

 

  1. Hoyt Yee kërkoi që të përgjigjemi për këtë propozim të integruar brenda 24 orëve të ardhshme.

 

  1. Dje në mesditë, 4 orë para afatit, kryetari i opozitës Basha njoftoi Ambasadorin Lu për vendimin e të gjitha partive të opozitës për të mbështetur propozimin e integruar të paraqitur nga z. Yee dje gjatë takimit tonë dhe për të siguruar që ajo të jetë plotësisht e zbatueshme, duke përfshirë mundësinë për identifikimin biometrik të votuesve dhe numërimin elektronik.

 

  1. Në përgjigjen e Ambasadorit Lu u deklarua se udhëzimet nga z. Yee ishin vetëm për të pranuar një po ose jo, jo kushte shtesë. Ai shtoi qartë se përfshirja e kushteve shtesë do të konsiderohet si një jo.

 

  1. Kreu i opozitës Basha deklaroi në përgjigje se qëndrimi i opozitës është i qartë në mbështetje të paketës. Pra një po. Ajo që opozita do të kërkojë gjatë dialogut për zbatueshmërinë janë garancitë për zbatimin e plotë të paketës. Kjo në pikëpamjen e opozitës nuk përjashton shqyrtimin në mirëbesim të mundësive për identifikimin biometrik të zgjedhësve dhe numërimin elektronik të votave.

 

  1. Në përgjigjen e mëtejshme nga Ambasadori Lu, ai kërkoi që të konfirmojmë gatishmërinë tonë për të votuar komisionet e vetingut pas marrëveshjes.

 

  1. Pas sqarimit të përbashkët se kjo është parashikuar në pikën 15 të planit McAllister, Z. Basha u përgjigj se “po”-ja opozitare ndaj propozimit të integruar, përfshin zbatimin e pikës 15 të paketës McAllister për votën në Parlament për komisionet e vettingut.

 

  1. Pas këtij komunikimi Ambasadori Lu njoftoi z. Basha se do të procedonte me kontaktimin e Kryeministrit.

 

  1. Në mbremjen e djeshme, ora 19:00, 3 orë pas afatit të rënë dakord, kryetari i opozitës u prezantua me një dokument, në të cilin qartësisht Kryeministri Rama rrëzon propozimin e integruar McAllister Plus, të prezantuar nga z. Hoyt Yee.

 

  1. Opozita e konsideron refuzimin e propozimit të integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, një dëshmi tjetër që tregon qartë se qëllimi i vetëm i Ramës është të diktojë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, pa pjesëmarrjen e opozitës.

 

  1. Duke pranuar propozimin e integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, i cili nuk përfshin shumë nga kërkesat tona thelbësore, opozita ka dëshmuar vullnetin dhe mirëbesimin për të punuar drejt një zgjidhje politike që do t’u garantojë shqiptarëve kushtet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme me pjesëmarrjen e opozitës.

 

  1. Opozita vendosi ti thotë po propozimit të integruar McAllister Plus, në mirëbesim për angazhimin e z. Hoyt Yee në emër të Departamentit të Shtetit si dhe të shumë anëtarëve të shquar të Kongresit të SHBA. Pasi opozita ka thënë qartësisht “PO” ndaj propozimit të integruar, tani është koha që Z. Rama të thotë po, dhe të hapë rrugën për të garantuar së bashku përmes dialogut që ky propozim të jetë plotësisht i zbatueshëm.

 

  1. Opozita falenderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e vazhdueshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë kritike dhe shpreh shpresat dhe bindjen tonë se partnerët tanë strategjikë do të mundësojnë pranimin edhe nga z.Rama të propozimit të integruar McAllister Plus për zgjidhjen e krizës politike, e cila është pranuar nga opozita.

Read More
15 Maj
0

REAGIM I KRYETARIT LULZIM BASHA/ Sot Rama u tregoi qartazi të rinjve në Shkodër, se cfarë nuk duhet të jetë politika

Çdo i ri, kur thirret në një takim nga kryeministri i vendit, me të drejtë pret të dëgjojë ide, argumenta, vizione, projekte që do ta preknin jetën e tij, të ardhmen e tij.

Ndërsa sot, Rama u tregoi qartazi të rinjve në Shkodër, se cfarë nuk duhet të jetë politika. U tregoi llumin e tranzicionit që është ende prezent në Shqipëri 27 vite pas nisjes së pluralizimit.

E nisi dhe e mbaroi takimin duke fyer rëndë një kryetare bashkie, një shkodrane, një qytetare, një nënë, një grua.

Paturpësisht dhe në sy të disa 18 vjecarëve, të cilët i ka ndëshkuar duke mos dhënë asnjë fond për qytetin e tyre vetëm sepse shkodranët nuk e kanë votuar.

Sulmet e përsëritura të Ramës ndaj zonjës Voltana Ademi, nxjerrin në pah një të vërtetë. Ky palo burrë, cmon gratë që i nënshtrohen, që i fyen, që i sundon, që i binden, që i nëpërkëmb. Ose gratë me të cilat ndan biznesin, aferat, koncesionet dhe bankat private.

Një zonjë që e kundërshton, që nuk i nënshtrohet, që reagon me dinjitet, ai e ka frikë ndaj dhe e sulmon si frikacak.

Ky është Edi Rama. Me cdo vilmanush e cdo linditë që bën lekë me të, që e pranon si shef, që ja pertyp fyerjet dhe fodullëkun, ai e ka në rregull. Por me cdo grua që mendon ndryshe, që ka krenari dhe forcë për të mos u përkulur, atë e kap një frikë e madhe që as nuk e fsheh dot.

Ky është modeli i shpifur politik i republikës së vjetër që po zhduket.

Read More
15 Maj
0

Mëngjesi 86 — Qytetarët bashkëbisedojnë me kryetarin Lulzim Basha

Dita 86 e qëndresës për zgjedhje të lira solli qytetarët sërisht në sheshin e lirisë për të ngritur zërin për problemet që i bëjnë çdo ditë t’i bashkohën çadrës së protestës dhe të ngrenë zërin kundër.

Dea Kapllanaj dhe Pranvera Bodinaku akuzuan kryeministrin si xhelat, i cili nuk ka problem të sakrifikojë të tjerat, për sa kohë nuk lëshon asgjë nga pushteti i tij. Shembull ishte ai i Kavajës, kur kryeminsitri për hir të stabilitetit vendosi të tërhiqte kandidatin(ët).

Kryetarja e sindikatës për kimi, ushqim dhe tregëti, turizëm, Bodinaku e quajti perden e zezë të vendosur në hyrje të godinës së kryeministrisë si ilustrim i mbylljes së syve dhe veshëve ndaj popullit, duke u shkëputur plotëisht nga realiteti i qytetarëve.

Uran Derri është konsulent financiar dhe kontabilist, i cili tregoi se vetëm një muaj më parë, në SHBA sëbashku me kolegë të huaj dhe vendas u krye një studim për sistemin tatimor në Shqipëri, përballë atij amerikan.

Nga studimi u rezultoi se problemi më i madh në Shqipëri është menaxhimi i të ardhurave të TVSH, të cialt sipas të dhënave të Ministrisë së Financave i shtuan buxhetit të shtetit 135 miliard lekë, por nëse përlogaritet nga norma reale prej 20% e TVSH, e shumëzuar me taksën fundore, shifra tejkalon vlerën 200 miliard lekë. Kjo normë e aplikuar nga qeveria rezulton efikase vetëm në vlerën 10% të saj – tha Uran Derri – gjë që e bën propozimin e zotit Basha për një TVSH prej 15% të zbatueshme dhe tepër të favorshme për thithjen e investimeve të huaja.

Profesionistët kujtuan shprehjen e ekonomistit Adam Smith, i cili thonte se rendi ekonomik në një vend demokratik, varet nga rendi moral. Është kjo ajo që e bën këtë kauzë të përbashkët – tha Ervin Zeneli, baba prej 6 muajsh, i cili tha se shtysën për të protestuar me fort se kurrë e sheh tek e ardhmja e foshnjes së tij.

Ermal Peçi, Endrit Sadikaj dhe Denisa Ruçi janë studentë, të cilët edhe pse ndihen të pafuqishëm përpara pushtetit qeveritar si individë të veçantë, treguan forcën që jep bashkimi qytetar për një kauzë. Kjo pasi studentët sot më shumë frikë kanë nga pritshmëria e katër viteve të, pa liri si qytetarë të një shteti demorkatik.

Lulzim Basha tha se plani i kryeministrit është pikërist ky, të ruajë status-quonë e tij dhe klientëve të tij me të cilët ka lidhur pushtetin.

“Pasi ka shkatërruar dhe kapur gjithçka, qeveria e Edi Ramës dhe ai vetë ka një plan të kapë zgjedhjet e ardhshme. Dje u thoshte shqiptarëve se parlamenti i ri do të jetë më i mirë pa opozitën sepse do të ketë më pak sherre. Harron që Parlamenti më me pak sherre në histori ka qënë Kuvendi Republikës Popullore të Shqipërisë, ku nuk kishte kundërshti sepse, terrori, plumbi, internimi dhe burgosja e qindra-mijëra shqiptarëve, ishte në rend të ditës.

Sa më pak sherr në Parlament, aq më shumë njerëz të terrorizuar, aq më shumë të drejta të shkelura. Sa më pak të ketë mundësinë të ngrejë zërin në Parlament përfaqësuesi i popullit, aq më shumë shtypet, vidhet dhe nëpërkëmbet populli. Ky është një mësim i patjetërsueshëm i historisë.”

Lulzim Basha i kujtoi qytetarëve se 18 qershori është i rënë jo vetëm moralisht, por edhe ligjërisht, duke patur parasysh vendimin e pritshëm të Kolegjit Zgjedhor lidhur me ankimimin e listave të deputetëve të dorëzuara më datë 29 prill nga subjektet politike.

“Pasi e futi procesin në kolaps ligjor, pasi listat i ka 24 orë me vonesë, nëse Kolegjit Zgjedhor do ta konstatoj këtë, nëse do të kenë kurajon dhe të numërojnë, si numëron çdo shqiptar nga zero deri në 50, dhe të deklarojë se afati ka kaluar dhe 18 qershori është rrëzuar edhe ligjërisht.Tani fusin në listat e partive të gjithë fisin duke dështuar të fusin kandidatë që kanë minimalisht shkollë të mesme. Janë gurë shehu, në lojën e shahut të Edi Ramës.”

Basha foli edhe për ofertat e ‘hedhura’ drejt aleatëve të Partisë Demokratike me qëllim zgjidhjen e krizës në kurriz të shqiptarëve.

“Faqja tjetër janë ofertat e ndyra që i bëjnë aleatëve tanë për t’u bërë pjesë e proçesit. Një partie i ofruan 15 deputetë, dikujt tjetër 10, dikujt tjetër 5, për të lënë dhe braktisur luftën e përbashkët të interesit qytetar të kësaj levizje popullore. “

Kryedemokrati i garantoi qytetarët se ashtu si gjatë këtij rrugëtimi 86 ditor, asnjë Pazar nuk do të lëkundë as atë dhe as aleatët e tij në luftën politike për fitoren e kauzës popullore.

“Nuk ka për të pasur zgjedhje pa opozitën dhe pa popullin, nuk ka për të pasur një parlament monist. Vetëm një qeveri teknike, që do të zbatojë ligjin e dekriminalizimit, që do të luftojë paktin e drogës dhe parave të drogës në zgjedhjet e ardhshme, që do të garantojë votën e lirë të shqiptarëve e të pacënuar do të pranojnë qytetarët.

Ne kemi qenë dhe jemi të bashkuar. Ne kemi qenë shumë, dhe sot jemi më shumë. Kemi qenë të fortë e sot jemi akoma më të fortë. Kemi qenë të duruar, por sot jemi më pak të paduruar. Ose zgjedhje të lira dhe të ndershme, ose zgjedhje të tjera në Shqipër nuk do të ketë.”

Read More