Blog

22 Maj
0

40-vjetori i Revoltës së Qaf Barit, Eralda Bano: Persekutorët vazhdojnë të jenë prezent në politikën shqiptare

Në 40-vjetorin e Revoltës së Qaf Barit, deputetja e PD, Eralda Bano, ka vizituar burgun famëkeq së bashku me kolegë dhe ish-të dënuar.

Në postimin e saj në Facebook, Bano sbkruan se qytetarët shqiptar nuk do ta harrojnë kurrë kalvarin e vuajtjeve të burrave e grave mendjehapur që nuk u pajtuan me regjimin komunist.

Ajo gjithashtu thotë se persekutorët vazhdojnë të jenë prezent në politikën shqiptare.

Postimi i plotë:

 

Sot përkujtuam 40-vjetorin e Revoltës së Qaf Barit. Kjo revoltë është një nga simbolet më të forta të qëndresës kundër regjimit komunist.
Ky burg ishte një ferr i vërtetë, ku mijëra vetë vuajtën torturat më makabre për arsye nga më absurdet.

Qytetarët shqiptar nuk do ta harrojnë kurrë kalvarin e vuajtjeve të burrave e grave mendjehapur që nuk u pajtuan me regjimin komunist.

Pas 31- vitesh persekutorët vazhdojnë të jenë prezent në politikën shqiptare.
Kjo është e dhimbshme.

Duke mos harruar të shkuarën, duke hedhur sytë nga dhimbja e atyre viktimave, jemi të gatshëm të hapim zemrën dhe mendjen drejt së ardhmes.

Read More
22 Maj
0

Basha ndan fotot nga takimet e punës për programin e PD: Me programin tonë ne do t’i kthejmë pasuritë e vendit në mundësi, që çdo shqiptar ta ndërtojë jetën dhe të ardhmen në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar takimet intensive që po zhvillohen në selinë e PD për të ofruar shqiptarëve një program për zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e jetës së shqiptarëve.

POSTIMI I PLOTË I KRYETARIT TË PD:

Ditë intensive takimesh e diskutimesh për programin e Partia Demokratike. Shqipëria e ka të gjithë potencialin për t’u bërë një vend i zhvilluar.

Sot pasuritë e këtij vendi, paratë e shqiptarëve, fatet e tij i kontrollon një pakicë absolute. Me programin tonë ne do t’i kthejmë pasuritë e vendit në mundësi, që çdo shqiptar ta ndërtojë jetën dhe të ardhmen në Shqipëri!

Read More
22 Maj
0

Denoncimi i kreut të PD, Delvinë: Në spitalin i qytetit mungojnë laboratorët, radriografia dhe medikamentet!

Kryetari i degës së PD, Delvinë, Hari Imeri, me anë të një postimi në Facebook, ka denoncuar se në spitalin e këtij qyteti mungojnë pajisjet e nevojshme për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve si mungesa e laboratorëve, radiografisë dhe medikamenteve.

Ai shprehet se mjekët po japin maksimuminme materialet që kanë, por që edhe ata janë lënë në baltë nga qeveria.

 

Postimi i plotë i kryetarit të degës së PD, Delvinë, Hari Imeri:

 

Ndodhem ne ambjentet e Spitalit te qytetit tone dhe sigurisht nuk mund ta nis fjalen time pa shprehur qindra mirenjohje per mjeket, infermjeret dhe te gjithe trupen e urgjences te cilet me profesionalizem bashkohore dhe humanizem te pashembullt i sherbejne qytetareve per problemet e tyre shendetesore.
Por edhe mjeket ndihen te lene ne balte ne misionin e tyre heroik nga qeveria, e cila premtoi shume per Shendetesine por realiteti tregon se mungesa e pajisjeve shendetesore, mungesa e laboratorit, mungesa e radiografise dhe mungesa ne medikamente e pamundesojne punën normale ne Spitalin tone.
E gjitha kjo vjen si rezultat i nje politike te gabuar shendetesore nga ana e qeverise se Edi Rames, e cila investon miliona euro per koncensione ndaj klienteve te saj, por nuk investon asgje per t’i mundesuar kushte te volitshme banoreve te thjeshte te ketij vendi.
Kjo eshte nje situate qe duhet te ndryshoje sa me pare.
Partia Demokratike e Shqiperise nepermjet programit te saj per shendetesine do te rikthej vemendjen e munguar ndaj spitaleve bashkiake si ky i Delvines, por edhe ndaj Spitaleve Rajonale, per t’u ardhur në ndihme banoreve te ketyre zonave, pavaresisht bindjeve partiake.
Ne emer te Partise Demokratike, dega Delvine, u bej thirrje te gjithe qytetareve te bashkohen me Partine Demokratike te Shqiperise si një alternative qe do te mundesoj nje ndryshim real dhe te vertete.

 

Read More
22 Maj
0

“15 mijë ish minatorë me pension pleqërie 20-25 mijë lek të reja”, Alfrida Marku: Miratimi i Statusit të Minatorit është i domosdoshëm

Anëtarja e Kryesisë së PD, Alfrida Marku, ka reaguar sësrish për trajtimin e padrejtë që u bëhet minatorëve tash e 34 vite. Me anë të një statusi në Facebook, Marku shprehet se sot mbi 15 mijë ish minazorë marrin mesatarisht një pension prej 20-25 mijë lekë të reja që nuk mjaftojnë as për ilaçe.

Ajo më tej thotë se janë me qindra minatorë të tjerë që punojnë pa siguracion për subjekte që duan të shmangin shpenzimet e tepërta. Miratimi i statusit të minatorit, sipas saj, është masë që do rehabilitonte punëtorët e nëntokës.

Postimi i plotë:

Trajtimi i punëtorëve të nëntokës, minatorëve, është një ndër dështimet e kësaj qeverisje, ashtu sikurse është edhe një ndër gabimet e përgjegjësitë më të mëdha të secilës qeveri në 34 vite.

Mijëra metra në nëntokë duke rrezikuar jetën, kushte tejet të vështira dhe mungesa e sigurisë në punë, me paga nën minimale e shpesh duke iu mohuar edhe vjetërsinë e punës, të keqpaguar në skemën e pensioneve, me sëmundjet e pashmangshme profesionale. Të vuajtur në rini, të varfër e të harruar në moshën e pensionit: ky është realiteti i trishtë i minatorëve në vendin tonë.

Mbi 15 mijë ish minatorë, trajtohen sot me pension pleqërie mesatarisht 20-25 mijë lek të reja, i pamjaftueshëm edhe për ilacet.

Mbi 2500 punëtorë të nëntokës janë të regjistruar sot në skemën e sigurimeve shoqërore si kontribues, ndërkohë qindra të tjerë punojnë por subjektet nuk i regjistrojnë, për të shmangur shpenzimet.

Miratimi i STATUSIT TË MINATORIT, për të cilin minatorët me të drejtë protestojnë prej vitesh, garantimi i kushteve e sigurisë në punë, rishikimi i pagës dhe pensioneve, trajtim shëndetësor, trajtim i vecante i familjes dhe fëmijëve të minatorëve që aksidentohen në punë, verifikimi i të gjithë subjekteve që shfrytëzojnë minierat, janë masa që do të rehabilitonin gjendjen tejet të vështirë në të cilën ndodhen PUNETORËT E NENTOKËS.

 

Read More
22 Maj
0

“Ata që liruan të korruptuarit pyesin kreun e SPAK”, Basha: PD-ja qëndron e vendosur në mbështetje të SPAK-ut dhe BKH-së. Të votohet nisma e PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke reaguar për mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po raporton kreu i SPAK, Altin Dumani, kërkoi edhe njëherë që Kuvendi të përfshijë propozimet e PD për fuqizimin e SPAK që mbahen në sirtar në mënyrë të pashpjegueshme.

“Ata që liruan me amnisiti të korruptuarit e dënuar nga SPAK/GJKKO po marrin në pyetje SPAK-un. Nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Përkundrazi, mbajnë bllokuar nismat ligjore të PD-së për t’i ardhur në ndihmë SPAK-ut dhe BKH-së”, shkruan Basha në Facebook.

POSTIMI I PLOTË:

Ata që liruan me amnisiti të korruptuarit e dënuar nga SPAK/GJKKO po marrin në pyetje SPAK-un. Nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Përkundrazi, mbajnë bllokuar nismat ligjore të PD-së për t’i ardhur në ndihmë SPAK-ut dhe BKH-së.

Bëjnë sikur kërkojnë shpejtësi hetimi për korrupsionin nga SPAK-u, por fusin kokat poshtë tavolinave për nismën e PD-së për heqjen e imunitetit. Sepse duan t’u japin kohë të largohen të korruptuarve siç bënë me Arben Ahmetajn.

PD-ja qëndron e vendosur në mbështetje të SPAK-ut dhe BKH-së nëpërmjet propozimeve dhe amendamenteve të saj. Vetëm kështu do dalë në shesh e vërteta e atyre që duan vërtet drejtësi dhe hipokritëve të politikës 34-vjeçare që fshihen pas gishtit dhe në momentin e parë bëjnë gjithçka për ta sabotuar punën e drejtësisë.

Read More
22 Maj
0

Revolta e Qafë Barit, Basha: Edhe sot pas 40 vitesh çdo shqiptar e ka të përbrendshme revoltimin ndaj padrejtësive. PD do bëjë gjithçka për Shqipëri më të mirë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook ka kujtuar 40-vjetorin e revoltës në burgun e Qafë Barit duke nderuar me mirënjohje dy protagonistët e kësaj ngjarje historike, Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja. Basha shprehet se “edhe sot pas 40 vitesh nga revolta e Qafë Barit, çdo shqiptar e ka të përbrendshme revoltimin ndaj padrejtësive, duke mos bërë mjaftueshëm jo vetëm për shtresën më të vuajtur të atij regjimi, por edhe në raport me pritshmëritë e njerëzve për liri, demokraci dhe mirëqenie”. Sipas kreut demokrat, PD do të bëjë gjithçka që për shqiptarët të nëhet realitet aspirata për një Shqipëri më të mirë.

Më poshtë postimi i plotë i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

Në këtë përvjetor përkulemi me nderim dhe mirënjohje para heroizmit të dy martirëve të revoltës së Qafë Barit, Sokol Sokolit dhe Tomë Ndojës, të cilët u bënë mishërim i sakrificës për liri, dhe të shokëve dhe bashkëvuajtësve të tyre, protagonistë në këtë ngjarje të madhe.

Edhe sot pas 40 vitesh nga revolta e Qafë Barit, çdo shqiptar e ka të përbrendshme revoltimin ndaj padrejtësive, duke mos bërë mjaftueshëm jo vetëm për shtresën më të vuajtur të atij regjimi, por edhe në raport me pritshmëritë e njerëzve për liri, demokraci dhe mirëqenie.

Partia Demokratike e Shqipërisë do të bëjë gjithçka për të përmbushur aspiratat e çdo shqiptari për një Shqipëri më të mirë, më të lirë dhe më të begatë.

Lavdi përjetë heronjve të revoltës së Qafë Barit!

Read More
21 Maj
0

81.5% e të pyeturve thonë se korrupsioni është problemi më i madh/ Roland Bejko: Anketa e IDN nxjerr lakuriq retorikën e lodhur të Edi Ramës dhe të qeverisjes së tij thellësisht të korruptuar

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, sjell në vëmendje anketën e zhvilluar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në 61 bashkitë e vendit, ku 81.5% e të pyeturve rendisin korrupsionin si një ndër problemet e mëdha të Shqipërisë.

Një e treta e qytetarëve pohuan se kanë dhënë rryshfet te zyrtarët e pushtetit vendor dhe atij qëndror, dhe kjo sipas Bejkos, është e vërteta që nxjerr lakuriq retorikën e lodhur të Edi Ramës dhe të qeverisjes së tij thellësisht të korruptuar.

Postimi i plotë i Nënkryetarit të PD, Roland Bejko:

 

IDM: Korrupsioni i pushtetarëve, dhe pasiguria, problemi më i madh për shqiptarët.
Anketa e zhvilluar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në 61 bashkitë e vendit, vlerëson se 81.5% e të pyeturve rendisin korrupsionin si një ndër problemet e mëdha të Shqipërisë. Shifër kjo 4.8% më e lartë se viti 2022.
Gjatë kësaj ankete, një e treta e qytetarëve (29.8%) pohuan se kanë dhënë rryshfet te zyrtarët e pushtetit vendor dhe atij qëndror në këmbim të marrjes së shërbimeve të tyre, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e tyre shprehen se pasiguria është e madhe dhe duan të largohen nga vendi, si e vetmja mundësi për një jetë më të mirë.
Kjo është e vërteta që nxjerr lakuriq retorikën e lodhur të Edi Ramës dhe të qeverisjes së tij thellësisht të korruptuar.
Partia Demokratike e Shqipërisë nëpërmjet propozimeve të saj për Vetingun e Politikanëve, amendamentet për mbështetjen dhe inkurajimin e mëtejshëm të punës së SPAK-ut dhe me propozimet e saj për heqjen e imunitetit të deputetëve, nuk ka bërë gjë tjetër, vetëm se ka adresuar saktë dhe ka treguar se është në të njëjtën gjatësi vale me kërkesën dhe pritshmërinë e qytetarëve shqiptarë për të mbështetur Prokurorinë e Posaçme në luftën e pakompromis kundër korrupsionit, ashtu sikurse kërkon të japë e para shembullin vetjak për të rikthyer besimin e publikut te politika.
Jemi të vendosur për ta bërë ndryshimin e madh me programin, ekipin dhe njerëzit e zakonshëm të këtij vendi në krah, pavarësisht bindjeve politike, sepse për Partinë Demokratike lufta kundër korrupsionit, siguria e jetës dhe përmirësimi i ekonomisë së shqiptarëve ngelen një mision për të cilin do të luftojmë përditë.

 

Read More
21 Maj
0

“Të ardhurat e bashkisë Durrës, vetëm për paga dhe siguracione”, Jonuz Myshketa: 27% e shpenzimeve shkojnë për mbetjet dhe Inceneratorin e Tiranës

Këshilltarët e PD në bashkinë Durrës, kanë votuar kundër raportit mbi monitorimin e zbatimit të buxhetit të bashkisë për vitin 2023. Arsyet sipas kreut të degës së PD, Durrës, Jonuz Myshketa, ishte varësia që ka bashkia Durrës nga buxheti qendror, pasi pesha specifike e të ardhurave nga burimet e veta është sa 21% e totalit të të ardhufave që mund të shërbej vetëm për pagat e punonjësve të saj.

Myshketa gjithashtu thotë se 27% të shpenzimeve totale do shkojnë për menaxhimin e mbetjeve që shkojnë në inceneratorin e Tiranës, ndërkohë kjo përqindje sipas tij duhej shpërndarë për çështje që lidhen me turizmin, kulturën, arkeologjinë dhe Imazhin e qtyetit.

Ai më tej rendit edhe propozimet që kishin këshilltarët e PD për zgjidhjen e problematikave që vijnë drejtpërdrejtë nga qytetarët bregdetar.

Postimi i plotë i kreut të PD, Durrës, Jomuz Myshketa:

Ne mbledhjen e sotme te Këshillit Bashkiak Durrës nder te tjera ne rendin e ditës nje rëndësi te veçantë kishte:

Pika 2. Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit
PËR MIRATIMIN E RAPORTIT MBI MONITORIMIN E ZBATIMIT TË BUXHETIT TË BASHKISË DURRËS PËR VITIN 2023

Ku Partia Demokratike kishte veton e saj KUNDER per arsyet e mëposhtme:

Pesha specifike e TË ARDHURAVE NGA BURIMET E VETA është 21% e TOTALIT TË ARDHURAVE TË BASHKISË per vitin 2023.
Nga gjenerimi i te ardhurave nga burimet e saj bashkia mundet vetëm te plotësojë shpenzimet e pagave dhe siguracione dhe per çdo gjë tjetër varet nga Transfertat nga Buxheti Qendror, kjo e ben totalisht te varur ne implementimin e politikave ne shërbim te qytetareve Durrsak

Shpenzimet per menaxhimin e mbetjeve (incnratori i Tiranës) arrijnë 27% te shpenzimeve totale, Ku ndërkohe kjo përqindje duhet te alokohesh per çështje qe lidhen me turizmin, kulturën, arkeologjinë dhe Imazzhin e qtyetit duke qene Qyteti i dyte me i rëndësishëm ne vend dhe nje nga pikat me te frekuentuar se fundim nga turistet.

Me poshtë Disa nga problematikat dhe alternativat qe u hodhën ne diskutim nga ne ne mbledhjen e ditës se sotme duke marre parasysh ankesat e qytetareve dhe bizneseve te cilat na sinjalizohen përditë.

1. Vendosja e nje pllakate memorialë dhe restaurimi dhe rijetezimi I burgut te vjetër si pjese e historisë se lashte te Durrësit dhe për atë çka ka prodhuar ne lidhje me burgosjen e klerikëve

2. Sistemi I adresave sipas lagjeve te ndara ne topologji te ndryshme duke krijuar dhe zona ekonomike specifike, vendosja e nr. civil sipas standardeve Evropiane

3. Heqja e telave dhe kabllove ne rruge dhe sistemimi I tyre nëntokë

4. Mbulimi I ish hotel Vollgës dhe me cope te printuar ku tregon objektin sic ka qene pasi I kthen qytetit nje pamje me normale pasi zymtësia ku është tregon nje antireklame për Durrësin turistik

5. Ndalimi I te miturve dhe nenave me foshnje ne krah qe kërkojnë lëmoshë rrugëve te qytetit, ne te gjitha kryqëzimet, gjithashtu edhe përgjatë shëtitores e qytetit pasi është e jashtëligjshme shfrytëzimi I te miturve per kete duhet menjëherë ndërhyrja e instancave si policia Bashkiake dhe strehimi social.

6. Krijimi I nje zone ekonomike turistike per sezonin veror per fashën e te rinjve si vendas dhe te huaj ku te kene mundësi te kalojnë orët e vona nen tingujt e muzikës te pa penalizuar nga fashat orare, qyteti behet tërheqës per këtë fashe turistesh te huaj e vendas duke rritur mundësinë e te ardhurave per bizneset.

7. Vendosja e pikave informative per turistet dhe te lëvizshme duke tregtuar dhe imazhin e qytetit me suvenir dhe logon i Durrës e materiale te tjera promotional.

8. Krijimi I ambienteve për nevojat higjienike si wc dhe dushe dhe çezma për shpëlarjen e ujit te kripur ne plazhet publike, pse jo dhe me vet financim kundrejt tarifave te volitshme për qytetaret dhe pushuesit.

 

Read More
21 Maj
0

Një viktimë dhe tre të plagosur në minierën e Martaneshit, reagon Alfrida Marku: Rikthen në vemendje kushtet ekstreme të minatorëve dhe diskriminimin që u bëhet në këto 34 vite

Anëtarja e Kryesisë së PD, Aldrida Marku, ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhru ditën e sotme në minierën e Martaneshit, ku pas shembjes të një masivi humbi jetën një 29-vjeçar dhe u plagosën 3 minator të tjerë.

Ajo shprehet se kjo ngjarje rikthen në vemendje kushtet ekstreme të vështira të minatorëve dhe diskriminimin e tyre nga secila qeveri, në këto 34 vite. Marku ngre shqetësimin se këta njerëz futen me mijëra metra nën tokë me pasiguri të shumta, të keqpaguar, të shfrytëzuar, shpesh duke mos iu paguar as kontributet dhe pa asnjë mbështetje për familjarët e të ndjerëve.

Sekretarja për pushtetin vendor në PD, më tej shprehet se Statusi i Minatorit do të jetë prioritet dhe angazhim kryesor i Partisë Demokratike.

 

Reagimi i plotë i Anëtares së Kryesisë, Alfrida Marku:

 

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Minierën e Martaneshit, ku një 29 vjeçar ka humbur jetën e tre të tjerë janë plagosur rëndë, rikthen në vemendje kushtet ekstreme të vështira të minatorëve dhe diskriminimin e tyre nga secila qeveri, në këto 34 vite.
Mijëra metra në nëntokë, duke rrezikuar jetën e shendetin në kushte ekstreme pasigurie në punë, të keqpaguar, të shfrytëzuar, shpesh duke mos iu paguar as kontributet nga punëdhënësi e të mbetur pa vjetërsi pune, me pensione minimale që nuk reflektojnë vështirësitë e veçanta në punë e nuk u mjafton as për ilaçet, pa asnjë ndihmë për trajtimin e sëmundjeve profesionale (një ndër to, silikoza), pa asnjë mbështetje për familjarët e të ndjerëve që aksidentohen në punë apo fëmijët e tyre: kjo është gjendja e mijëra minatorëve, që kanë shërbyer e shërbejnë në nëntokë në vendin tonë.
Garantimi i kushteve dhe sigurisë në punë për punonjësit në nëntokë, pagesat dhe trajtimi dinjitoz i tyre, verifikimi i ligjshmërisë së subjekteve që shfrytëzojnë minierat, janë masa që duhen ndërmarrë në mënyrë URGJENTE nga autoritetet përgjegjëse.
Kjo qeverisje, nëpërkëmb e nuk jep zgjidhje për të dobëtit por miraton çdo ditë ligje e vkm abuzive, në shërbim të zyrtarëve të korruptuar e grupeve kriminale pas tyre .
Ky Parlament që ka humbur legjitimitetin, deputetë që nuk janë garant i interesit publik, por paguhen pa meritë me paga tejet të larta e pension suplementar që nuk justifikohet nga kontributi në shoqëri, vijojnë të mos jenë zë për zgjidhjen e situatës tejet të vështirë e të pashpresë ku ndodhet një ndër grupet shoqërore më të vuajtura në vendin tonë: PUNËTORËT E NËNTOKËS, HERONJTË E NËNTOKËS, MINATORËT.
Miratimi i STATUSIT TË MINATORIT, me kërkesat e qarta e të kërkuara prej vitesh, duhet të bëhet i mundur një orë e më parë.
Miratimi i STATUSIT TË MINATORIT duhet dhe do të jetë prioritet, angazhim kryesor i Partisë Demokratike .
Me trishtim shpreh ngushëllime për familjen e minatorit të ndjerë që u nda nga jeta.
Shërim të shpejtë për të plagosurit .

Read More
21 Maj
0

“Tirana me dendësinë më të madhe të popullsisë në rajon”, Mirela Karabina: Pastrimi i parave në kullat e larta dhe ndërtimet e pafundme kanë zënë frymën e kryeqytetit

Në një deklaratë për mediat para bashkisë së Tiranës, zëdhënësja e PD, Mirela Karabina, tha se Tirana është kryeqyteti që ka dendësinë më të lartë të popullatës në për kilometër katror në rajon dhe si pasojë e politikave të gabuara urbane, vijon të rritet deri në mungesë hapësirash për banorët.
Ajo gjithashtu tha se “ashtu sikurse kullat e larta dhe ndërtimet e pafundme që kanë zënë frymën e kryeqytetit tregojnë babëzinë e Erjon Veliajt, shoqëruar me dyshimin për pastrim dhe qarkullim të parasë së pistë me burime të dyshimta”.

Për këtë, Karabina fton qytetarët që t’i bashkohen Partia Demokratike e Shqipërisë dhe të bëhen pjesë e ndryshimit, duke iu bashkëngjitur vagonit të madh popullor që kërkon ndryshim dhe e sheh PD-në si aspiratën ku ky ndryshim do të bëhet realitet.

DEKLARATA E ZËDHËNËSES SË PD, MIRELA KARABINA

Sipas të dhënave publike të Eurostat, Tirana është kryeqyteti me dendësinë më të lartë të popullatës për kilometër katror në Rajon, ndërkohë që, krahasur me qytetet e tjera të Shqipërisë, kjo dendësi është pesë herë më e lartë se mesatarja e vendit.

Paradoksalisht qytetet e Shqipërisë braktisen, ndërsa Tirana rritet deri në zënie fryme dhe mungesa hapësirash për banorët e saj.

Një gjë e tillë ndodh si pasojë e politikave të gabuara urbane, sociale dhe ekonomike të qeverisë së Edi Ramës.

Ashtu sikurse kullat e larta dhe ndërtimet e pafundme që kanë zënë frymën e kryeqytetit tregojnë babëzinë e Erjon Veliajt, shoqëruar me dyshimin për pastrim dhe qarkullim të parasë së pistë me burime të dyshimta.

Qeveria e Edi Ramës në 11 vite, dështoi për ta bërë Shqipërinë njëlloj të jetueshme në të gjithë qytetet e saj, ashtu sikurse Tirana nën drejtimin e Veliajt, edhe pse erdhi në pushtet me premtimin se gjatë qeverisjes së tij nuk do të kishte asnjë ndërtim të ri në kryeqytet, ka dështuar të ketë një plan urban dhe zhvillimor që t’i përgjigjet nevojave të një milion banorëve në të katër anët e qytetit.

Korrupsioni i qeverisë së Ramës i ndjekur nga metoda të sofistikuara korruptive të zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, janë një pengesë reale për zhvillimin e qytetit.

Zyrtarët nuk e kanë vëmendjen te njerëzit dhe hallet e tyre, por te grabitja e publikes në dëm të njerëzve dhe në favor të tyre.

Kjo është një situatë që duhet të marrë fund.

Partia Demokratike e Shqipërisë fton qytetarët e Tiranës dhe të të gjithë Shqipërisë që të bëhen pjesë e ndryshimit, duke iu bashkëngjitur vagonit të madh popullor që kërkon ndryshim dhe e sheh PD-në si aspiratën ku ky ndryshim do të bëhet realitet.

Read More