Blog

13 Pri
0

Edi Rama do largohet, orët e drogës, orët e krimit po numërohen mbrapsht

Mbrëmja e 55-të e kësaj proteste paqësore, demokratike; por në të njëjtën kohë më e suksesshmja deri më sot nga të gjithë protestat e organizuara nga ndonjë opozitë, dhe pa asnjë dyshim, protesta dhe lëvizja që do të kurorëzohet me fitoren e plotë të popullit dhe të qytetarëve me largimin e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri, dhe me krijimin e një qeverie teknike, që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ka hyrë tashmë në historinë tonë kombëtare, siç ka hyrë në çdo shtëpi dhe zemër shqiptari dhe shqiptareje të ndershme, falë jush dhe qëndresës tuaj.

Dua ta nis me një falënderim për gëzimin që na falën me performancën e mrekullueshme vajzat e Ansamblit Artistik të Lezhës. Falemnderit!

Sepse, prej ditës së pare, ndonëse një protestë e nisur për më seriozin shqetësim, më të thellin shqetësim që mund të ketë një shoqëri e lirë, që mund të kenë qytetarët e lirë, shqetësimin për votën e lirë, shqetësimin për zgjedhjet e lira, për rrezikun jetik që i kanoset çdo shqiptari dhe fëmijëve të tij, apo të saj, nëse dorëzojmë demokracinë t​ek krimi dhe droga, pavarësisht prej një shqetësimi të tillë të madh kombëtar, fakti është dhe mbetet që prej ditës së parë shpresa, besimi dhe pozitiviteti, se po ndërtojmë së bashku një Shqipëri ku asgjë nuk do të jetë më si më parë, një Shqipëri të Re, një Republikë të Re, e kanë stolisur këtë shesh mendjet dhe shpirtrat e shqiptarëve kudo ku janë.

Më lejoni të ndaj me ju edhe sonte bindjen time, besimin tim të palëkundur dhe sigurinë që kjo shpresë, ky besim, ky pozitivitet është plotësisht i përligjur se dita e re po vjen, se fitorja e kauzës së madhe qytetare është afër.

Në 55 ditë të qëndresës 24-orëshe, Shqipëria e vërtetë është shpalosur jo si rrallë herë, por si kurrë më pare, edhe në këto 27 vite të pluralizmit, këtu në këtë shesh, e pacensuruar dhe e pacensurueshme nga klika dhe çirakët e saj, e pafrikësuar dhe e pafrikësueshme nga klika dhe kriminelët e saj, e pajoshur dhe e pajoshëshme nga klika dhe të korruptuarit e saj.

E tillë është fytyra e shpresës për të ardhmen, i tillë është gëzimi, tingulli, besimi se një e nesërme më e mirë për çdo shqiptar po vjen, se demokracia e vërtetë, liria dhe mundësitë për çdo shqiptar, janë të pashmangshme, kur shqiptarët çohen dhe nuk i dorëzojnë ata tek krimi, korrupsioni dhe oligarkia.

Pak metra më tej, mjeranët e korrupsionit dhe krimit kanë mbledhur me zor një grup njerëzish të cilëve mundohen t’u shpëlajnë trurin. E kanë të kotë. Të rinjtë dhe qytetarët e pranishëm në atë shesh e dinë se njeriu që ju flet për zhvillim është njeriu që shkatërroi ekonominë shqiptare, që premtoi 300 mijë vende pune dhe çoi 300 mijë shqiptarë në emigracion.

E dine, se njeriu që premtoi konkurencë të ndershme, është njeriu që ka mbytur dhe mbyllur çdo shteg e çdo mundësi, për të ndershmin e të ndershmen, për të aftin, për të talentuarin, se në qeverisjen e tij lulëzojnë dhe ecin përpara vetëm kriminelët, vetëm trafikantët, vetëm drogmenët, vetëm të paaftit, të pashkolluarit, injorantët, të korruptuarit.

E dinë se, tek i shfaqet me gojën plot Europë, çdo ditë të qeverisjes së tij e ka larguar Shqipërinë nga Europa. I ka mbyllur dyert Europës duke mbyllur dyert e demokracisë, të ligjit, të drejtësisë, të barazisë, të mundësive përmes paktit që ka lidhur me krimin dhe krimienlët.

E dinë po kështu, siç e dimë të gjithë ne, që në qoftë se e lejojmë këtë të keqe të vazhdojë, jo vetëm asgjë nuk do të përmirësohet, as në jetën e demokratëve, as në jetën e socialistëve, të asnjë shqiptari të ndershëm, por gjërat do të shkojnë zi e më zi, keq e më keq.

Njeriu që sot ka guximin të dalë para të rinjve dhe të rejave shqiptare, ka sjellë në Parlament dhe në bashkitë e Shqipërisë deputetë dhe kryetarë, ata që kanë shitur bijat dhe gratë e shqiptarëve në rrugët e Europës.

Më i egër se dhija e egër, është bariu i dhive të egra! Më i keq se krimi dhe krimineli është kapoja politik i krimit në pushtet dhe pushtetit të kriminalizuar.

E ka lidhur fatin e tij me krimin prej ditës së tij të parë.

Një pyetje mundon çdo shqiptar: Ku e gjen këtë lidhje të fortë me krimin, këtë adhurim me krimin? Pse është kaq i lidhur me kriminelët?

Fakti është se pa krimin, Edi Rama nuk ka as shumicën politike, as shumicën morale, as shumicën institucionale. Ndaj ekzistenca e tij politike është e lidhur me krimin.

Sot, na shfaqet e shëmtuara, antimiting, si para 27 vitesh, të njerëzve që i sjellin me përdhunë dhe kundër dëshirës së tyre për të dëshmuar solidaritetin me krimin, drogën dhe korrupsionin.

Po e kanë të pamundur të ndalin marshimin e një populli të tërë që ka nisur më 18 shkurt, që është i monumentuar në këtë tempull të lirisë, dhe që nuk do të përfundojë pa fitoren e plotë, pa fitoren totale të qytetarëve të bashkuar para oligarkisë dhe krimit në pushtet.

***

Partia Demokratike ka lindur si partia perëndimore e shqiptarëve, si partia e vokacionit europian dhe euroatlanik të një kombi properëndimor.

Ku e gjejnë guximin bijtë e stalinistëve shqiptarë, bijtë e antiamerikanëve shqiptarë, bijtë e antieuropianëve shqiptarë, të akuzojnë Partinë Demokratike si një parti antiperëndimore? Keta qe  me drogë, me krim, me prostitucion dhe korrupsion i kanë vënë kazmën çdo vlere dhe parimi perendimor në këtë Shqipëri.

E gjejnë tek arroganca që pjell pushteti i inkriminuar, pasurimi i inkriminuar që u ka zënë sytë, veshët, u ka korruptuar mendjen, i ka shkëputur totalisht nga realiteti i përditshëm i shqiptarëve.

Janë të droguar në kuptimin e vërtetë dhe në kuptimin figurativ nga droga që kanë mbjellur kudo. Janë majmur me milionat e drogës dhe korrupsionit dhe nuk dinë se çfarë broçkullisin.

Sot që flasim, kam marrë mesazhe nga zyrtarë të Policisë së Shtetit të cilët tregojnë me kurajo se sa e rëndë është gjendja e drogës në vend. E di unë, e di ai, e di Ministri i Brendshëm, e dinë të gjithë institucionet se mu në Manzë, 30 km nga këtu, ka një magazinë me 100 tonë drogë.

E mbron një nga të kryekorruptuarit e Policisë së Shtetit, Perlat Çullhaj, që e ka emrin në listën e çdo agjensie ligj-zbatuese perëndimore. E di unë, e di ky, e di Ministri i Brendshëm dhe ish –ministri i Brendshëm por nuk kanë guxim ta prekin Perlat Çullhajn se nuk janë këta bosat e Perlatit, por është Perlati dhe droga e tij bos i tyre.

100 tonë drogë në Manzë, natë për natë nisin skafet nga Gjiri i Lalzit. 20 tonë drogë në Ishëm. Po merrem vetëm me këto dy magazinat sot, nesër flasim për magazinat e tjera.

Ja ku e kanë sjellë Shqipërinë, Edi Rama dhe banda e tij e kriminelëve në pushtet.

Ja pse është e domosdoshme të shporrim këtë bandë si kushti i patejkalueshëm për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ja pse nuk ka e nuk mund të ketë asnjë tërheqje nga vendimi që ju njëzëri morët më 18 shkurt në bashkimin më të madh popullor në 27 vite; zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme pa Edi Ramën kryeministër. Kjo nuk lëviz dhe nuk ka për të lëvizur derisa ta realizojmë.

Ndërgjegjësimi i partnerëve tanë për gjendjen në Shqipëri është i përorshëm dhe i përditshëm.

Ata që nuk kanë sy të shohin drogën, ata që nuk kanë vesh të dëgjojnë për një vend të tërë të skllavëruar në institucione, në ekonomi, në politikë, nga droga dhe paratë e drogës, janë ose të papërgjegjshëm, ose të korruptuar.

Por, shumica dërrmuese e miqve dhe mbështetësve të Shqipërisë europiane dhe Shqipërisë euroatlantike, janë siç e kanë dëshmuar një pjesë e tyre me mesazhet e tyre në këtë çadër, në krahun e popullit shqiptar, në krahun e qytetarëve shqiptarë, në krahun e kësaj beteje epike, historike, njerëzore dhe demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Mesazhe përkrahjeje kanë ardhur.

Mesazhe të tjera do të vijnë. Realiteti nuk mund të injorohet më.

E vërteta nuk mund të fshihet më. Me një çështje si kjo, cështje për jetë a vdekje, për demokracinë, për stabilitetin, për paqen, për mirëqenien dhe harmoninë sociale të shqiptarëve, nuk mund dhe nuk do të ketë kurrë pazare të ndyra politike të republikës së vjetër.

Një çështje si kjo, mund dhe do të zgjidhet vetëm sipas standardit europian. Vetëm sipas standardit euroatlantik. Dhe ky standard dikton në mënyrë absolute largimin e Edi Ramës si kryeministër, për t’i hapur rrugë përgatitjes për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kush do një Shqipëri ku garantohet puna dhe punësimi sipas aftësive, talentit, mundësive dhe nevojave; Kush do një Shqipëri, paratë e taksapaguesve të së cilës nuk zhduken në konçensionet, tenderat korruptivë, por përfundojnë shërbime, investime dhe punësim për shqiptarët, nuk i shkon nga mbrapa midesë një çete të korruptuar e të droguar, por bashkohet siç po bashkohet me këtë lëvizje të madhe popullore.

Ajo që do të arrijmë është një shërbim i madh ndaj çdo shqiptari. Republika e Re nuk është e nuk mund të jetë projekti vetëm i demokratëve, vetëm i opozitarëve, apo vetëm i të djathtëve. Eshtë projekt bashkimi për çdo shqiptar dhe çdo shqiptare të ndershme.

Alternativa e mbajtjes së Shqipërisë në pushtetin e drogës, e mbajtjes së Shqipërisë nën pushtetin e krimit, jo vetëm që do të bllokojë një herë e mirë rrugën europiane të vendit tonë, por do ta kredhë ekonominë, demokracinë, stabilitetin shoqëror në një humnerë të zezë e të thellë nga e cila do të na duhen jo vetëm vite, por dekada për të dalë.

Ja pra pse lufta juaj, qëndresa juaj, vendosmëria juaj, është kaq e rëndësishme. Sepse çdo orë, çdo minut, çdo sekonde, që gjithësecili prej jush i fal kësaj qëndrese të vendosur, ështe jetë, frymëzim, besim dhe shpresë për brezat që do të vijnë.

Ndaj e di se jeni me energji të plota dhe vendosmëri të madhe jo vetëm prej forcës dhe karakterit, prej naltësisë së qëllimeve që ju kanë bashkuar këtu, që janë çështje të brendshme të gjithësecilit prej jush, por edhe prej bekimit të të madhit Zot, për sakrificën që po bëni jo thjesht për veten tuaj, por për brezat që po vijnë.

Të dehur nga avujt e drogës, të korruptuar në shpirt, siç janë të korruptuar në mendje, në xhepa dhe në konto bankare, përsërisin edhe sonte qendrimin e tyre që i ndan nga shumica dërrmuese e shqiptarëve, se për pushtetin e tyre, se për pasurinë e tyre, se për fatin e tyre personal, që e kanë lidhur pazgjidhshmërisht me krimin, janë gati të sakrifikojnë demokracinë, janë gati të sakrifikojnë pluralizmin dhe ta vërtisin Shqipërinë, jo 27, por 47 vite pas.

E pra, ne jemi këtu, jo për të penguar askënd për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por për të mundësuar për cdokënd, çdo shqiptar dhe çdo shqiptare, lirinë thelbësore në demokraci, lirinë e votës. Dhe këtë, do ta arrijmë vetëm duke penguar, vetëm duke pamundësuar, vetëm duke asgjesuar, duke kthyer në hi projektin ogurzi të krimit dhe mafias, për të prishur zgjedhjet e shqiptarëve.

Rinia shqiptare dhe të rinjtë shqiptarë që i janë bashkuar kësaj proteste që në orët e saj të para, që janë zemra, zemreku, pulsi i Republikës së Re që po lind; që janë shpresa e të nesërmes më të mirë që po afron për çdo shqiptar kanë mirënjohjen më të thellë timen dhe të bashkëqytetarëve këtu.

Sytë e shpresës janë tek ju, të rinj shqiptarë.

Republika e Re, detyrimin e parë dhe më kryesor e ka ndaj rinisë shqiptare, ndaj të rinjve dhe të rejave shqiptare.

Ata që ju droguan Shqipërinë, ata që ju mbushën vendin me drogë dhe ju treguan drogën si alternativën e vetme, ata që shpërfillën talentin tuaj, aftësitë tuaja, bukurinë e shpirtit tuaj europian, ata ju imponuan ditë pas dite, e muaj pas muaji mynxyrë pas mynxyre siç është ligji për arsimin e lartë, siç është kaosi për maturantët e shkollave të mesme, siç është mungesa totale e shpresës për të gjetur një vend dinjitoz pune, me pagë dinjitoze pas përfundimit të studimeve. Siç është largimi nga vendi.

Nëse je i ri, i talentuar, i shkolluar, por refuzon të jesh i pandershëm, refuzon të merresh me drogë, refuzon të jesh servil, hipokrit dhe gënjeshtar, nuk të jepet mundësia, dhe ky është krimi më i madh i republikës së vjetër ndaj rinisë.

Sepse është krim ndaj asaj që përfaqëson shpresën e një vendi, shpresën e një shoqërie.

Premtimi i Republikës së Re nuk është për askënd më kumbues, më i prekshëm dhe aktet e para të Republikës së Re, nuk do të jenë për askënd më konkrete, se sa për të rinjtë dhe për të rejat shqiptare.

Ne do ta shkulim me forcën e ligjit, të keqen që ka zaptuar vendin tonë, drogën dhe krimin. Siguria do të kthehet në rrugët e qyteteve dhe fshatrave tona.

Shkollat tona do të jenë të sigurta sepse horrat me mbështetje nga pushtetarët nuk do të jenë më në rruge dhe oborre duke kërcënuar fëmijët, nxënësit, gjimnazistët dhe studentët, por do të jenë aty ku e kanë vendit, para ligjit, prapa hekurave.

Republika e re nuk do të shpenzojë si klika e hajdutëve e republikës së vjetër, që ka hedhur 310 milionë dollarë vetëm në këto 4 muaj, vetëm për shpenzime qeveritare, për naftë, për zyra, për perde, për turpe, për vjedhje dhe hajdutëri.

Paratë e Republikës së Re do të shkojnë në projekte që u shërbejnë qytetarëve dhe në radhë të parë rinisë. Projekti ynë për arsimin parashikon që përmes një infrastrukture shkollore të investuar tërësisht gjatë vitit të parë të Republikës së Re, anembanë Shqipërisë, nga Vermoshi në Konispol, nga qendra e Tiranës, nga shkollat e bllokut, tek shkollat e malësive më të thella në verI apo në jug, të mundësojë që fëmijët e shqiptarëve të mos gjenden rrugëve por të mësojnë përtej orarit të tyre zyrtar dhe të qendrojnë në një infrastrukturë europiane ku jo vetëm do të zbaviten por do të mësojnë, do të marrin dije dhe kulturë, do të kenë aktivitetin e tyre sportiv deri në orët kur prindërit e tyre dalin nga puna.

Studentët shqiptarë e kanë marrë premtimin që sot ua përsëris nga ky shesh; kjo që gjëmon, janë themelet e republikës së vjetër që po shembet dhe po zënë brenda bandën e fundit në pushtet me në krye Edi Ramën. Dhe i ikur do të jetë shumë shpejt.

E kam dhënë fjalën dhe e mbaj mend shumë mire, këtu me studentët shqiptarë, orën e parë të Republikës së Re, do të nënshkruajmë anullimin e ligjit për arsimin e lartë, rikthimin e tarifave universitare nën nivelin e përballueshëm, sepse asnjë bir apo bijë shqiptari, nuk do të privohet nga e drejta për arsim, për shkak të pamundësisë ekonomike.

Bashkë me figurat më të shquara intelektuale, dhe këtë lajm dua ta ndaj bashkë me ju, prej një jave ka nisur puna për hartimin e ligjit të ri për arsimin e lartë në Shqipëri, i cili do të konsultohet dhe do të miratohet vetëm pasi të ketë vulën e rinisë studentore shqiptare.

***

Shumë, shumë ka për të humbur Edi Rama dhe shpura e tij. Herë pas here bardhaku i nxjerr të vërteta. Kemi shumë për të humbur thotë. Po, ke shumë shumë për të humbur ti dhe oligarkët e tu, sepse koncensionet korruptive do të anulohen nga i pari tek i fundit. Lekët e Vilma Nushit me shokë do ia kthejmë shqiptarëve dhe në radhë të parë rinisë shqiptare, e cila, do të ketë që në muajt e parë të Republikës së Re, me paratë që sot i vjedhin oligarkët e Edi Ramës, plot 200 milionë euro në vit, mos harroni janë paratë tuaja, janë paratë e taksave tuaja. Të gjitha koncensionet, do të anulohen dhe me këto para, do ta nisim me rininë shqiptare duke i mundësuar 10 mijë të sapo diplomuarve çdo vit, një vit stazh me rrogë minimale 200 mijë lekë të vjetra, me sigurime të paguara, si një urë e sigurtë nga bankat e universitetit drejt tregut të punës dhe ky është një premtim që mund dhe do bëhet realitet vetëm me Republikën e Re, vetëm me largimin e oligarkëve të korruptuar, dhe bosi i tyre, Edi Rama.

Republika e Re do të mundësojë diçka që është plotësisht e mundur nëse asgjesojmë korrupsionin galopant të republikës së vjetër, pensionin minimal prej 250 mijë lekësh në muaj për pensionistët shqiptar, dhe rritjen mesatare prej 40 përqind, brenda 4 viteve të para të qeverisë së parë të Republikës së Re, të shqiptarëve të lirë. Por vendi, së pari duhet dhe do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të lira nga droga që shtrihet kudo, të lira nga krimi që përgjon dhe kërcënon kudo. Kjo është një kauzë e madhe, e drejtë, historike që do ta ndajë Shqipërinë mes asaj që ishte dhe asaj që do të bëhet.

***

Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Shqipëria do tu kthehet shqiptarëve. Shqipëria e para, shqiptarët të parët. Ky do të jetë neni i parë, preambula e Kushtetutës së Republikës së Re. Me sigurinë që u jep edhe për pak ditë krimi në pushtet dhe pushteti në krim, me drogën financiarisht dhe fizikisht që u ka krimbur trutë, edhe sot, hodhën dorashkën ndaj një populli të tërë, se nuk do të tërhiqen, se nuk do të ketë qeveri teknike, se zgjedhjet do të mbahen me 18 Qershor.

Mbani mend dhe fiksojeni mirë! Degjojeni mirë këtë që po u them, dhe ua them me sigurinë totale të një populli të bashkuar rreth kauzës së vet dhe flamurit kombëtar: Zgjedhje me 18 Qershor nuk do të ketë! Edi Rama do largohet! Një qeveri teknike do ti hapë rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Orët e drogës, orët e krimit po numërohen mbapsht. Ora e së mirës sapo ka filluar, ora e fitores për çdo shqiptar po troket. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Zoti i bekoftë shqiptarët.


Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 55 të protestës për zgjedhje të lira e të ndershme, 13 prill 2017

Read More
12 Pri
0

Të bashkuar derisa republika e vjetër e krimit e korrupsionit të bjerë, dhe Republika e Re të bëhet realitet

Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 54 të protestës për zgjedhje të lira e të ndershme 
Këto brohoritje sot në fakt i takojnë përfaqësuesve të brezit të ri, të rejave dhe të rinjve të pranishëm, të cilët me nivelin e lartë kulturor, me përgatitjen e tyre, me formimin e tyre e mbi të gjitha me dashurinë e tyre për lirinë, demokracinë e vërtetë, dëshmojnë se janë pasardhës të denjë të heronjve të dhjetorit dhe Lëvizjes së Dhjetorit që solli pluralizmin në Shqipëri.
Jeni krenarë dhe jemi krenarë me rininë tonë që është balli i kësaj lëvizjeje të madhe popullore, i kësaj lëvizje të madhe qytetare dhe kombëtare, për liri, demokraci dhe për Republikën e Re.
Rinia kërkon ndryshim. Jo thjesht një hap, por një përmbysje të republikës së vjetër dhe instalimin në Shqipëri të standardeve europiane që ne e quajmë projekti i Republikës së Re.
E kërkojnë këtë si shpresën, rrugën, por edhe përbetimin e tyre për t’i dhënë shqiptarëve të çfarëdolloj moshe, e në veçanti rinisë, shpresën dhe besimin për të ndërtuar jetën e tyre në vendin e tyre.
Ju kam thënë shpesh dhe bashkë kemi ndarë se republika e vjetër është një komplot kundër qytetarit shqiptar. Një komplot ekonomik, një komplot politik, një komplot kundër lirive dhe të drejtave të shqiptarëve. Këtë e kemi ilustruar dhe e keni ilustruar me padrejtësitë që përjetoni në jetën e përditshme pikërisht nga ato institucione të cilat ekzistojnë në letër dhe paguhen me para për të mbrojtur qytetarët nga padrejtësitë.
Sot dua të ndajme se bashku disa shifra zyrtare të republikës së vjetër që vërtetojnë sa i thellë dhe sa i madh është komploti ekonomik kundër qytetarëve shqiptarë.
Shifrat zyrtare, të fondeve zyrtare, të shpërdoruara, të vjedhura në periudhën 2014, 2015, 2016; tre vite të qeverisjes Rama, a e dini sa janë të marra sëbashku?! Plot 2.8 miliardë euro.
2.8 miliardë euro. Le ta marrim për frymë popullsie, në një vend që sot ka më pak se 2.8 milionë banorë, ka 2 milionë 740 mijë sipas regjistrit civil, sepse të tjerët janë larguar, kemi mbi 300 mijë që janë larguar në këto tre vite. Pra, le ta bëjmë matematikën, i bie 1 mijë euro për frymë, jo për familje. Llogaritini vetë sa anëtarë familje keni dhe llogaritni se sa para, republika e vjetër, ky komplot ekonomik ka arritur t’ju  zhvasë mesatarisht, vetëm përmes abuzimeve të fondeve publike. Pa llogaritur koncesionet, pasuritë publike të shqiptarëve dhe paratë e drogës dhe krimit të organizuar, por vetëm përmes taksave dhe kredive shtetërore, pra fondeve publike ju ka vjedhur 1 mijë euro për frymë.
Po i bëni llogaritë apo jo?!
Sa anëtar ke në familje zotëri që po tund kokën? 5 anëtar, 5 mijë euro. Si mund ta kuptojnë më mirë shqiptarët këtë komplot ekonomik që është drejtuar ndaj çdo shqiptari? Se kjo nuk i ndan shqiptarët në të djathtë dhe në të majtë. Sepse ju siguroj që kjo vjedhje shtrihet në xhepat e çdo shqiptari, demokrat apo socialist apo i çfarëdo bindje politike qoftë. Komploti ekonomik i republikës së vjetër ju ka vjedhur në tre vite 1 mijë euro për frymë vetëm nga taksat tuaja.
Këtë ju e shihni kudo, mjerimi ekonomik, rënia e fuqisë blerëse, shëndetësia në ditët e saj më të zeza, çmimet e rritura apo më mirë të themi tarifat e rritura në arsim, çmimet e rritura të energjisë, të naftës janë pjesë e kësaj vjedhjeje, e bëjnë këtë vjedhjeje edhe më të thellë, edhe më të madhe.
***
Po ku shkojnë këto para? Kush i vjedh këto para? Mos vallë shkojnë në xhepat e anëtarëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë? Si mendoni ju? Jo, nuk shkojnë në xhepat e anëtarëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë, por shkojnë në xhepat dhe kontot bankare të një grushti njerëzish, të një grushti pushtetarësh, të një grushti oligarkësh të lidhur me ta dhe një grushti kriminelësh që përbëjnë sëbashku kupolën e komplotit kundër qytetarëve shqiptarë. Këta janë përfituesit e drejtpërdrejtë dhe në fakt janë autorët e komplotit. Këta janë republika e vjetër me interesa miliarda euro për të humbur në qoftë se humbin këtë betejë.
Si mund ta humbin këtë betejë?!
E tha mirë një nga djemtë e rinj: vetingu në politikë. Po cili është vetingu në politikë?! Kush ia bën vetingun politikanëve?! Ia bëjnë qytetarët, ia bën populli, por vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Plani i Edi Ramës si kreu i kupolës së Republikës së vjetër, si autor i komplotit ekonomik kundër shqiptarëve,  është shumë i thjeshtë. Atë që do të bëjë me vetingun në drejtësi, atë do të bëjë edhe me vetingun në politikë. Me vetingun në drejtësi, dëshiron të fusë në dorë, nën kontroll të gjithë aparatin e drejtësisë, me qëllim që as ai, as miqtë e tij të korruptuar, as krimi, të mos ketë asnjë ferrë nëpër këmbë.
Projekti i vetingut është një projekt mafioz, ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës, kanë marrë peng ekspertët e BE dhe. Së shpejti, ora do të vijë kur do të japin përgjegjësi demokratike në një institucion demokratik, sic është BE. Por kjo ndodhi dhe ndodh vetëm për shkak të rezistencës sonë, për shkak të qëndresës suaj, për shkak të qëndresës së opozitës që është zotuar të mos e dorëzojë drejtësinë në duart e zyrtarëve të krimit dhe zyrtarëve të korruptuar të Edi Ramës.
Ndaj komploti është zbuluar jo herët sa c’duhet, por në kohë.
Gjithcka është bërë me një qëllim, jo për të ndihmuar Shqipërinë për të pasur gjyqtarë e prokurorë të pavarur e të pastër, për të cilët Shqipëria ka nevojë, dhe për të cilët opozita lufton tash e dy vjet, por për ti dorëzuar drejtësinë Edi Ramës. Ky ka qenë projekti.
Një projekt jo Pro-Shqipërisë, por pro-Edi Ramës . Një projekt kundër interesave të shqiptarëve të ndershëm, kudo ku janë. Ndaj e them dhe e përsëris, se jemi këtu dhe jam këtu i vendosur të qëndrojmë këtu si digë, si pengesë totale për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë.
Edi Rama, komploti është zbuluar, është zbuluar, jo thjesht sepse ty nuk të zënë besë, sepse vënë pikëpyetje miqtë e tu dhe motivet e tua, por sepse bashkë-komplotistët e tu, janë dekonspiruar dhe i pret gjykimi në institucionet ndërkombëtare. Të gënjeu mendja se do na kompleksoje. Ti mund të kompleksosh të inkriminuarit, ti mund të kompleksosh të korruptuarit, ti mund të kompleksosh injorantët, por ke harruar se përballë ke që tani, brezin e ri të shqiptarëve, që nuk i komplekson dot  as ti, as miqtë e tu të korruptuar.
***
Tani më lejoni tju them se cfarë sistemi drejtësie do të kemi në Republikën e Re. Bazat i kemi hedhur sipas formulës Uashington – Bruksel, Nuland – Hahn dhe jo sipas formulës Rama – Tahiri – Shullazi dhe ndonjë i korruptuar me pasaportë të huaj,  që s’po ia them emrin sot për kortezi, që së shpejti do të japë llogari. Formula Rama-Tahiri-Shullazi është vetingu që donte për drejtësi, jo për gjyqtarë dhe për prokurorë që luftojnë krimin dhe korrupsionin, por për gjyqtarë dhe prokurorë që ti kontrollonte ky si manar, që të mbronin  krimin dhe korrupsionin. Dhe të njëtin plan ogurzi, ka republika e vjetër, dhe për zgjedhjet.
Të ndalojë vetingun politik, ose siç njihet ndryshe, gjykimin popullor me votë, që është motorri, zemra dhe vetë mekanizmi i demokracisë. Për këtë arsye, e mbushi Shqipërinë me drogë. Për këtë arsye u bë pengesë për nxjerrjen e kriminelëve nga institucionet ku i futi pasi mori pushtetin me ta. Për këtë arsye, i ka shndërruar institucionet shtetërore në institucione partiake, si kurrë më parë, për ta patur zili dhe Partia e Punës, për ta patur zili edhe Ramiz Alia nga varri.
Eshtë e dokumentuar gjithçka. Dokumentuar janë listat e patronazhit në Policinë e Shtetit. Turp i madh, i ka shndërruar në militantë, i ka shndërruar në njerëz që ose kthehen në militantë, ose largohen nga puna. E njëjta gjë me ushtrinë, e njëjta gjë me shëndetësinë, e njëjta gjë me arsimin.
Faktet i kemi, të gjitha i disponojmë. Turp i madh, por nuk ke për ta çuar dot në fund planin.
***
Miku ynë i shtrenjtë, raporteri social-demokrat në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, i cili na ka ndihmuar për ligjin për dekriminalizimin dhe i jemi shumë mirënjohës, dje tha që nuk është Shqipria si Maqedonia, pra nuk është e njëjta gjendje. Para zgjedhjeve bëhet fjalë gjithmonë, sepse pas zgjedhjeve problemet me të vërtetë nuk kanë të ngjarë, sepse aty kanë edhe dimensionin etnik, dhe dihet qartë se ku jemi ne së bashku me të gjitha partitë e tjera politike shqiptare. Por e kam fjalën për situatën përpara zgjedhjeve, dhe nuk ka asgjë të përbashkët.
Mik i dashur Knut, ke 100 përqind të drejtë, sepse Shqipëria është 10 herë më zi, 10 herë më keq se Maqedonia.
Më thuaj, 2.5 milionë rrënjë kanabis, shifër zyrtare e policisë. 2.5 milionë rrënjë kanabis të shkatërruara. Mesatarisht janë katër kilogram për rrënjë. I bie, 10 milionë kilograme. I paskan shkatërruar, sipas policisë. Ne thamë, i korrën, por a i shkatërruan apo jo, duhet verifikuar. Si duhet verifikuar. Si në çdo vend tjetër të Bashkimit Europian, të NATO-s, Shqipëria ka pasur dhe ka protokollet e asgjesimit të drogës, që është një mall me vlerë të lartë në tregun e paligjshëm të drogës.
Këto protokolle parashikojnë vendin, orën, regjistrimin dhe praninë e prokurorëve dhe institucioneve të tjera që verifikojnë asgjesimin. Ish-oficerët e policisë të cilët i shoh këtu të pohojnë me kokë, sepse kjo dihet, ky është protokolli. Ku janë protokollet e shkatërrimit të 2.5 milionë rrënjëve bimëve narkotike? Po pse nuk ka protokolle?
Sepse droga nuk është asgjesuar, droga është në tunele, magazina dhe bunkierët e mafias shqiptare në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Prandaj zbulohen 12 ton në Përmet, 2 ton këtu, 1 ton aty.
Mirë e tha Elton Metaj, nuk është më lajm kur ka drogë, por kur nuk ka drogë, është lajm. Sepse Shqipëria është e gjitha e mbushur me drogën e Edi Ramës, me projektin e Edi Ramës, për të shmangur vetingun politik, pra zgjedhjet e lira dhe të ndershme, duke përdorur drogën, siç e përdori në Dibër, siç e përdori në vitin 2015, por tani shumë herë më shumë. Por tani asgjeson përfundimisht vullnetin e lirë të shqiptarëve. Ky është projekti.
***
Të pranojmë ne të shkojmë në zgjedhje, të pranojnë shqiptarët të shkojnë në zgjedhje me kryeministrin, i cili është kreu, komandanti i ushtrisë së drogës dhe i rezervuarve dhe hambareve të drogës, të pranojmë të shkojmë në zgjedhje me njeriun që i futi kriminelët në institucione dhe pengon zbatimin e ligjit që t’i mbajë në institucione. Të pranojmë zgjedhje me kryeministrin që e shndërroi republikën e vjetër në parti-shtet dhe shtet-parti, kurrë nuk do ta pranojmë.
Prandaj miku ynë, Knut Fleckeinstein, një të vërtetë të madhe ka thënë: Asgjë s’ka të përbashkët me situatën në Maqedoni para zgjedhjeve, sepse këtu është 10, 100 herë më keq. Ndaj oferta jonë për qeveri teknike, është një ofertë e zemërgjerësisë tipike opozitare të opozitarëve të lirisë. Sepse kemi qenë në të drejtën tonë dhe jemi në të drejtën tonë të kërkojmë arrestimin dhe procedimin e kreut të kësaj masakre, të këtij shkatërrimi që i është bërë vendit tonë.
Por, nuk kemi kërkuar këtë, s’kemi kërkuar ta përmbysim me revolucion, sepse me zemërgjerësinë tone, kemi kërkuar vetëm të largohet si shenja minimale e përgjegjësisë se ku e ka sjellë vendin dhe ku i ka sjellë shqiptarët, para njëri-tjetrit dhe para botës mbarë, që e njeh sot problemin e drogës, problemin e krimit si askush tjetër. Vetëm largimi i Edi Ramës nga karrikja kryeministrore është kushti minimal për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kjo nuk ndryshon dhe çdo ditë që kalon është kohë e humbur. Por nuk është kohë e fituar për republikën e vjetër, për këtë ju jap fjalën. Sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë vetëm fillimi.
***
Republika e Re është reformë e thellë kushtetuese që kufizon pushtetin e kryeministrit. Që kufizon pushtetet e kryetarëve të partive dhe e delegon këtë pushtet tek i zoti i punës që është qytetari dhe populli shqiptar.
Republikë e Re nuk është thjesht qeveri teknike, Republikë e Re janë zgjedhje të lira dhe të ndershme, patjetër me votim elektronik, me votim biometrik elektronik dhe numërim elektronik, ku as militantët, as kriminelët nuk do të kenë mundësi të tjetërsojnë votën e askujt, as të djathtë, as të majtë.
Republikë e Re është çlirim i ekonomisë nga oligarkët, nga monopolet, nga ato isntrumente që zgrapin një mijë euro për frymë në tre vjet, nga xhepat tuaja, nga tavolinat tuaja, duke u kredhur në mjerim, në papunësi, në pacientë të pashëruar, në të rinj të paarsimuar, në një komb dhe një shoqëri të tërë pa shpresë. Që të marrë fund kjo, do të asgjesojmë monopolet, oligarkët dhe do të rikthejmë konkurencën e lirë mes qytetarëve, mes bizneseve, si standardi i lartë i shoqërive të lira, si i vetmi standard europian ku çdokush të ketë mundësinë të fitojë me djersën e ballit, jetën dhe fatin e tij dhe të familjes së tij.
Këto janë themelet e Republikës së Re dhe pa dyshim është detyra më e shenjtë, garantimi i dinjitetit dhe i të drejtave tuaja, i çdo qytetari shqiptar – pavarësisht prej bindjeve politike, pavarësisht prej moshës dhe zanatit, përkatësisë krahinore, statusit social, statusit ekonomik, të gjithë të barabartë në Republiëkn e Re përpara ligjit, me të drejtat e garantuara para ligjit.
 Ky është tabani dhe mbi këtë taban do të ngrihen fuqishëm, themelet e një ekonomie kombëtare vibrante, që do të ndezë motorrët e optimizmit, do të çlirojë energji pozitive, do të thithë investime të brendshme dhe të huaja, do të sigurojë një ekonomi të fortë dhe një të nesërme të sigurtë për çdo shqiptar.
Ne e dimë fare mirë se për ku jemi nisur. Nuk ka forcë e cila mund të na ndalë. Ata e dinë fare mirë se çfarë do të humbasin, nuk ka forcë që mund t’i thyejë përveç bashkimit tuaj, përveç qëndresës suaj.
Ndaj qëndresa, vendosmëria, kurajo, përgjegjshmëria, sakrifica në këtë shesh dhe anembanë Shqipërisë, duhet dhe do të vazhdojë derisa republika e vjetër të jetë histori, dhe Republika e Re realitet.
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Zoti i bekoftë shqiptarët!

Read More
12 Pri
0

Të rinjtë në Sheshin e Lirisë, çfarë presim nga Republika e Re

Bashkëbisedim me Lulzim Bashën: Detyrë kryesore e Republikës së Re është garantimi i dinjitetit dhe të drejtave të çdo qytetari shqiptar, pavarësisht bindjeve politike, zanatit, përkatësisë krahinore, statusit social dhe ekonomik

 

Paradite në Sheshin e Lirisë Kryetari demokrat Lulzim Basha bisedoi me te rinj dhe te reja për mënyrën se si ata shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri. Studentë të universiteteve publike shqiptare dhe të tjerë që kanë përfunduar studimet jashtë, folën për vështirësitë që shoqërojnë studentët në kalimin nga bankat e shkollës në tregun e punës të dominuar nga mungesa e meritokracisë.

 

Të rinj nga qytete si; Elbasani, Shkodra, Vlora, Fieri dhe Tirana folën për problemet që i bashkojnë, të cilat i ilustruan me shifra. Stiliano Rushaj, student i universiteteve jashtë vendit, i kthyer pas përfundimit të ciklit të doktoraturës, tha se punësimi tek të rinjtë me arsim të lartë në Shqipëri, ka rënë me 36% nga viti 2010 në 2016. Kjo shifër është tre herë më e lartë se ajo e vendeve të rajonit, ndërkohë që shteti fqinj serb shënon një rritje prej 5% të punësimit të të rinjve me arsim të lartë.

 

Benardeta Syku nga Shkodra tha se të rinjtë kërkojnë drejtësi, në arsimim në punësim. Kërkojnë të gjejnë në vendin e tyre mundësitë për të cilat marrin rrugën larg familjes.

 

Ergert Alimerko nga Vlora dha një tjetër shifër lidhur me rininë dhe papunësinë. 70% e të rinjve thonë se problemi i tyre më i madh është papunësia. Këta të rinj dhe familjet e tyre, të cilët nuk gjejnë punësim, apo gjejnë punë jashtë fushës për të cilin kanë studiuar, apo edhe të rinj të cilët detyrohen të punojnë vetëm për të përballuar jetesën, janë pjesë e atyre qindra mijëra të larguarve.

 

Ina Haxhija, studente, i solli shifrat më pranë qytetarëve duke shpjeguar se një në dy të rinj sot janë të papunë, ndërsa gjashtë nga dhjetë të rinj e të reja zgjedhin të largohen nga Shqipëria.

Marjeta Zenelaj, e cila ende nuk ka përfunduar studimet e larta, bëri thirrje për një përmirësim të sistemit arsimor publik, i cili, edhe pse me tarifa më të larta, nuk ofron asgjë më shumë se dje.

 

Nardi Bushi, Megi Ndregjoni, dhe Ferhat Meshi theksuan se është pikërisht detyrë e brezit të ri dhe studentëve me mentalitet të ri, që duhet të krijojnë themelet e vlerave dhe moralit në Shqipëri ashtu si ka ndodhur në vendet perëndimore. Të rinjtë dolën në konkluzionin se në një vend ku politika varfëron qytetarët, për t’u blerë dhe mohuar më pas edhe të drejtën për të zgjedhur, zgjidhja mund të vijë vetëm nga bashkimi i zërave dhe ngritja sëbashku.

 

Kreu demokrat Lulzim Basha i tha të rinjve dhe studentëve se pushtetin do ta ketë populli, vetëm kur rinia, qytetarët, të kenë lirinë të vlerësojnë me votë punën e një qeverie. Por z.Basha tha se kryeministi Rama ka planin e tij të komplotit në kurriz të qytetarëve, për të ruajtur status quo-në e tij dhe kriminelëve me të cilët ndan pushtetin.

 

“Plani i Edi Ramës si kreu i kupolës së Republikës së vjetër, si autor i komplotit ekonomik kundër shqiptarëve, është shumë i thjeshtë. Atë që do të bëjë me vetingun në drejtësi, atë do të bëjë edhe me vetingun në politikë. Projekti i Vetingut është një projekt mafioz, ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës, kanë marrë peng ekspertët e BE dhe, po së shpejti ora do të vijë kur të japin përgjegjësi demokratike në një institucion demokratik si BE-ja. Dhe kjo ndodh vetëm për shkak të rezistencës sonë, për shkak të qëndresës suaj”.

 

Sistemi i drejtësisë, në atë që qytetarët quajnë Republika e Re, Lulzim Basha tha se do të bazohet mbi dakordësinë e një viti më parë, të arritur me mbështetjen e Uashingtonit dhe Brukselit, zonjës Nuland dhe zotit Hahn, për një drejtësi të vërtetë, përkundër asaj të interesave të kryeministrit.

 

“Republika e Re është reformë e thellë kushtetuese që kufizon pushtetin e kryeministrit, kufizon pushtetet e kryetarëve të partive dhe e delegon këtë pushtet tek i zoti i punës. Republikë e Re nuk është thjesht qeveri teknike, Republikë e Re janë zgjedhje të lira dhe të ndershme, patjetër me votim elektronik, me votim biometrik elektronik dhe numërim elektronik, ku as kriminelët nuk do të kenë mundësi të tjetërsojnë votën e askujt, as të djathtë, as të majtë.

 

Republikë e Re është çlirim i ekonomisë nga oligarkët, nga monopolet, nga ato isntrumente që vjedhin një mijë euro për frymë në tre vjet, nga xhepat tuaja, nga tavolinat tuaja, duke u kredhur në mjerim, në papunësi, në të rinj të paarsimuar”.

 

Referuar shifrave zyrtare, kryedemokrati Lulzim Basha përllogariti se në tre vjet, kabineti ‘Rama’ ka shpërdoruar 2.8 miliardë euro, që në një vend me popullsi si Shqipëria, është e barabartë me 1 mijë euro për frymë.

 

Zoti Basha tha se detyrë e Republikës së Re, më e madhja ndër to, është garantimi i dinjitetit dhe i të drejtave të çdo qytetari shqiptar –pavarësisht prej bindjeve politike, zanatit, përkatësisë krahinore, statusit social, ekonomik.

 

 

Read More
11 Pri
0

​I kemi dhënë shansin edhe pengesës së vetme, Edi Ramës, të bëhet pjesë e zgjidhjes

Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 53-të të qëndresës për zgjedhje të lira e të ndershme 

 

Mbrëmë nga ky shesh, opozita e bashkuar çoi deri në fund zotimin dhe premtimin solemn para qytetarëve shqiptarë që kanë marrë një vendim historik për demokracinë, lirinë dhe Republikën e Re: Vendimin për të mos u regjistruar, për të marrë pjesë në zgjedhje fasadë dhe të diktuara nga krimi. Mbajtja e këtij premtimi është detyrimi elementar i koalicionit opozitar para lëvizjes së madhe popullore, kombëtare, qytetare e demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për Republikën e Re.

Eshtë hapi i parë drejt shkallmimit të fasadave që mbajnë peng përditshmërinë e shqiptarëve. Të demokracisë fasadë që në fakt është tirania e arrogancës dhe padrejtësisë së pushtetit, të Parlamentit fasadë që në fakt është gojëkyçja e njerëzve të zgjedhur për të përfaqësuar popullin, por që përfaqësojnë vetëm veten e tyre dhe oligarkët dhe kriminelët në pushtet, të qeverisë fasadë që është një çetë, me kreun e cetës në krye, i papërgjegjshëm dhe në shërbim vetëm të interesave, xhepave, pushtetit dhe pasurisë së tij dhe të  çetës që e rrethon.

Kjo fasadë është shkatërruar dhe rrëzuar nga fuqia e madhe e bashkimit popullor, nga një bashkim i paqët  dhe demokratik, por i vendosur për të mos jetuar më në këtë makth, por për të ndërtuar së bashku një realitet të ri me mundësi të vërteta, me parlament të vërtetë, me qeverisje të vërtetë dhe demokraci të vërtetë për çdo shqiptare dhe çdo shqiptar.

Në shërbim të këtij komploti të madh kundër pasurive, mirëqenies, punësimit, shëndetësisë, arsimit dhe të drejtave të shqiptarëve, vazhdon të jetë një pjesë e korporatës mediatike  e cila në vend që të kryejë detyrat e pushtetit të katërt, bëjnë zëdhënien dhe shpërndarjen e gënjeshtrave qeveritare. Sepse krimi në pushtet, korrupsioni galopant, vjedhja masive e taksave tuaja përmes koncesioneve dhe tenderave korruptivë, mbulohet dhe qëndron në këmbë vetëm përmes gënjeshtrës.

Gënjeshtra të cilat gëluan prej momentit të parë të lëvizjes tonë popullore dhe instalimit të këtij sheshi të lirisë, sheshit të parë të lirë të Republikës së Re, të republikës së qytetarëve shqiptarë.

“Nuk e kanë me të vërtetë, do vijë ora do futen në zgjedhje. Nuk janë bashkuar. Do iki Duka, do iki ky e do iki ai”, –gënjeshtra, mashtrime, diversione nga mëngjesi deri në darkë. Por kur ke me vete faktet, kur ke me vete argumentat, kur ke me vete të drejtën, kur ke me vete kauzën, dhe mbi të gjitha, kur ke me vete shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, gënjeshtrat nuk të bëjnë përshtypje e vërteta shkon përpara dhe shkon në vend.

***

Edhe sot, është momenti t’i drejtoj një falenderim dhe mirënjohje të gjithë aleatëve të koalicionit tonë opozitar. Jo besën me mua, as me Partinë Demokratike, por fjalën e dhënë para qytetarëve shqiptarë. Sepse kjo betejë është vetëm dhe vetëm për qytetarët shqiptarë.

Ka nisur si e tillë dhe duhet patjetër të përfundojë si e tillë. Që të përfundojë si e tillë duhet të shmangim çdo kurth, çdo qark, çdo dredhi që ka për qëllim t’i japë oksigjen republikës së vjetër në koma, dhe të shmangë, ndalojë apo ngadalësojë projektin e Republikës së Re, të fuqizimit të qytetarëve dhe të kufizimit të pushtetit të politikanëve dhe pushtetarëve, me instrumente europianë të kontrollit dhe të balancave të cilat do të mishërohen në Kushtetutën e Re të Republikës së Re.

Që të ndodhë kjo, duhet me durim dhe vendosmëri të çmontojmë të gjitha gënjeshtrat dhe mashtrimet që dalin nga goja e njeriut të papërgjegjshëm që sot vendos pushtetin dhe pasurinë e tij para fatit të Shqipërisë dhe që shumëfishohet nga media të papërgjegjshme, të kapura, të blera të cilat në vend që t’i shërbejnë interesit publik, vazhdojnë t’i shërbejnë xhepave dhe pasurimit të një grushti pronarësh të bërë njësh me korporatën qeveritare, krimin dhe oligarkinë.

I tillë është fabrikimi, që gjoja ne paskemi rënë dakord për vendin dhe orën e dialogut, por opozita  është tërhequr. Eshtë tërhequr opozita? Pa kujtojeni se çfarë ka thënë pesë ditë me radhë: më jep vendin, më jep orën, më jep vendin, më jep orën. E ja pra, që vend dhe orë nuk ka patur dhe nuk mund të kishte. Sepse zgjidhjet e vërteta, jo zgjidhjet fasadë, dialogu i vërtetë dhe jo dialogu fasadë, nuk ka nevojë vetëm për vendin dhe orën, siç takohen të dashurit, por ka nevojë për një program dhe një përkushtim serioz për zgjidhur krizën politike ku e ka futur vendin një qeveri dhe një kryeministër që pasi ka vjedhur dhe shkatërruar gjithçka, do të shkatërrojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, mundësinë e vetme për popullin që të vendosë.

Citoj atë që kam thënë: Që në këtë çadër, të vish me dorëheqje. Po, sigurisht. Shprehu dëshirën për të ardhur në këtë çadër, dhe në këtë çadër të lirisë ku shumica prej jush thatë që nuk mund të vinte, po, unë me përgjegjësinë që më keni ngarkuar, me zemërgjerësinë që duhet të kemi dhe duhet të na karakterizojë sot në opozitë dhe nesër në qeverisje, ju kërkova ta mirëpresim me dorëheqjen e firmosur për ta bërë pjesë të zgjidhjes, atë që është sot i vetmi problem dhe e vetmja pengesë: kryeministrin që refuzon t’i japë sot garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes një qeverie teknike.

Prandaj e them, dhe e përsëris, meqë dëshirën për në çadër e ke shprehur shumë herë dhe e kuptoj se kjo çadër të bën shumë xheloz se është në fakt një tempull i madh i lirisë dhe demokracisë:; Eja në këtë çadër me dorëheqjen në xhepin e xhaketës dhe ne do të presim paqësisht. Por leri lojërat e fjalëve.

***

 

Dialogun e dakortësuam ditën e mërkurë, gjashtë ditë më përpara . U ra dakort se do të flitej për formimin e qeverisë teknike dhe për mandatin e qeverisë teknike. Dy tema që kërkojnë përgatitje serioze, aq më shumë po të meret parasysh se cfarë dredharaku fjalëngrenë e fjalëpambajtur kemi përpara. Ndaj, të nesërmen e deri më sot, plot gjashtë ditë e kemi negociuesin e opozitës, ka qenë në gadishmëri për të përgatitur një dialog të vërtetë në funksion të zgjidhjes, dhe jo monologje shterpë që bëhen për të ushqyer emisionet e lajmeve. Sigurisht me një dialog të tillë, mund të vijë dhe duhet të vijë si kryeministër dhe ky dialog politik, nëse është i vërtetë, do të ketë produkt qeverinë teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme,  duke luftuar krimin dhe drogën, duke zbatuar dekriminalizimin dhe duke ofruar paketën e plotë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mund të vijë si kryeministër në dialog këtu në çadër? (JOOOOO)  Nuk vjen dot si kryeministër. Këtu, duhet të vijë i dorëhequr. Por, nuk e kemi fshehur dhe nuk mund ta fshehim, nuk mund të bëjmë lojëra fjalësh. Ai do të hyjë si kryeministër në dialog, por do të dalë nga dialogu si kryeministër i dorëhequr, që i hap rrugën qeverisë teknike me mbështetje të gjerë politike, për të zgjidhur problemin e madh të krimit dhe të drogës dhe shkatërrimit të zgjedhjeve për hesap të krimit dhe drogës.

***

 

Rruga e dialogut mbetet e hapur .

Por ta harrojë cdokush, që kjo betejë që ka nisur për interesat e qytetarëve, do të mbarojë me pazar për interesat e politikanëve. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Ne jemi bashkë. Jemi ngritur bashkë për një kauzë që tejkalon axhendat politike të cdo partie dhe koalicioni politik të opozitës. Sepse, sigurimi i zgjedhje të lira dhe të ndershme, themeli mbi të cilin do të ngremë Republikën e Re, duhet të jetë i fortë, i pastër, i qëndrueshëm, si vetë qytetaria dhe populli shqiptar.

Ndaj është koha të ndaj me ju vendosmërinë tonë, jo vetëm për ti shkuar në fund mandatit të qeverisë teknike, si e vetmja zgjidhje, por po kështu për ti shkuar në fund cdo standardi europian që garanton njëherë e mirë, jo vetëm lirinë e votës, por që garanton lirinë e vullnetin e qytetarëve, përmes zgjedhjeve parlamentare, përmes zgjedhjeve lokale, përmes zgjedhjeve të përgjithshme, përmes zgjedhjeve të pjesshme dhe përmes referendumeve për cështje që kanë të bëjnë me qytetarët. Dhe, për këtë arsye, duam dhe kërkojmë votimin biometrik, elektronik dhe numërimin elektronik, si garanci totale për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si detyrë kryesore të qeverisë teknike për qytetarët që jetojnë në Republikën e  Shqipërisë, por po kështu, për të garantuar të drejtën e votës për emigrantët shqiptarë kudo ku jetojnë, e drejtë që do të garantohet vetëm përmes një sistemi transparent, siç është sistemi i votimit biometrik elektronik dhe i numërimit elektronik.

Këto janë detyrat e mëdha që nuk mund ti kryejë kurrsesi qeveria që tregohet me gisht dhe nga bota mbarë, si përgjegjësja e kriminalitetit e shtetit, si autorja e kanabizimit të Shqipërisë dhe si atentatorja e demokracisë, në katër palë zgjedhje, që përgatitet po kështu të shkatërrojë e vrasë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo nuk mund të ndodhë. Nuk ka asnjë shans ti besojmë autorëve të kësaj gjendje të  krimit, drogës korrupsionit, që janë arsyet e shkatërrimit të ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe mirëqënies sociale, që të përgatisin zgjedhje të lira dhe të ndershme.Nuk ka e nuk do të ketë asnjë rrugë tjetër përveç qeverisë teknike me mandat të gjerë politik.

Por si do të arrimë aty, varet tërësisht nga rrethanat në të cilat gjendet kryeministri aktual. Nëse e ka për kokëfortësi ta dijë që kokëfortësi me popullin nuk bëhet, sepse nuk mbarojnë punët mirë kur bëhesh kokëfortë me popullin. Nëse është peng i krimit, nëse ka marrë paradhanëiet dhe tani nuk e lejojnë të largohet nga karrikja me të cilën krimi ka bërë miliarda nga droga, nga korrupsioni, nga vjedhjet, atëherë i themi se; qeveria teknike është edhe çlirimi yt, edhe çlirimi i Partisë Socialiste nga Rilindja e kriminalizuar dhe krimi i rilindur.

Koha për dialog është gjithnjë. Koha për pazare ka mbaruar një herë e mirë. Nuk ka më pazare. Nuk do të ketë më pazare. Republikë e Re do të thotë, fund i pazareve politike në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

***

 

Po koha për dialog nuk është e pafund. Njerëzit e dinë se asgjë nuk do të ndryshojë nëse ne do të lejojmë të njëjtët faktorë që shpërbënë shtetin ligjor dhe demokracinë dhe instaluan shtetin e krimit, të mafias dhe të drogës, të shtijnë në dorë zgjedhjet e ardhshme.

Shqiptarët e dinë se asgjë nuk do të ndryshojë. E dinë kavajasit, iku Elvis Rroshi e tani kandidojnë zëvendës-Rroshin. Asgjë nuk do të ndryshojë nëse nuk e çmontojmë deri në burmën e fundit mekanizmin kriminal që ka pjellë politikën kriminale dhe të inkriminuar, duke nxjerrë një herë e përgjithmonë kriminelët nga institucionet, nga vendimmarrja politike e duke ia dhënë të pastër këtë vendimmarrje qytetarëve të ndershëm shqiptarë të djathtë e të majtë.

Ndaj minutat, orët, ditët që kalojnë, janë mundësi për reflektim dhe përgjegjësi. Dhe ai që është sot pengesa e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për shkak të karrikes së pushtetit, pasurisë, pushtetit të kriminelëve dhe fateve të lidhura me to, duhet të reflektojë.
Përndryshe, përballja me këtë lëvizje të madhe popullore, me këtë konsensus të madh qytetar që po zgjerohet dita ditës, përtej të djathtës, duke përfshirë të majtët e ndershëm që nuk mund të pranojnë kurrë katër vite të tjera të diktaturës dhe tiranisë së krimit të veshur me petk qeveritar, do t’i çojë deri në fund vlerat për të cilat jemi ngritur; demokracinë e vërtetë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Zgjedhje të tjera, votime të diktuara nga krimi me kriminelë dhe zëvendëskriminelë për kandidatë, koha për to ka mbaruar një herë e mirë në Shqipëri dhe provën e madhe për këtë, nëse krimi i lidhur me pushtetin dhe pushteti i bërë njësh me krimin nuk reflekton, do ta kemi në përballjen kombëtare për të çliruar Kavajën nga krimi, më datën 7 maj në sheshet dhe rrugët e Kavajës së lirë dhe demokratike.

 

***

Askush nuk mund të qortojë, por vetëm mbështet qëllimet dhe objektivat e kësaj lëvizje, pavarësisht prej censurës mediatike. Shqiptarët e kanë ndjekur se këtij sheshi, këtyre qytetarëve dhe shqiptarëve anembanë, u kanë ardhur mesazhet e mbështetjes totale nga miqtë tanë në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me shkrim dhe me zë e me figurë, me persona, të ulur këtu në këtë shesh krahë për krahë qytetarëve shqiptarë. Kanë folur senator, kongresmenë e deputetë nga Italia, Gjermania, Austria, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sepse vlerat për të cilat ne luftojmë janë vlerat e përbashkëta europiane dhe euroatlantike.

Ndaj kjo betejë nuk ka si të kurorëzohet ndryshe, veçse me fitoren e Shqipërisë, me fitoren e vlerave të përbashkëta europiane dhe euroatlantike. Sot, jemi më të vëndosur se kurrë për të çuar këtë lëvizje deri në fund. Sot, jemi më të vendosur se kurrë, për të nisur së bashku rrugëtimin tonë, drejt asaj që dje ishte ëndërr e nesër do të jetë realitet, i Republikës së Re, të demokracisë së vërtetë, drejtësisë së vërtetë dhe lirisë së vërtetë për çdo qytetar shqiptar.

 

Zoti ju bekoftë ju!

 

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

 

Read More
10 Pri
0

Ne zgjedhim dialogun-jo konfliktin, bashkimin-jo përcarjen, vlerat-jo krimin, ndaj ne do fitojmë

Mirëmbrëma ju maratonomakë të lirisë, demokracisë dhe Republikës së Re që po vjen.
Një stacion i rëndësishëm i betejës së shqiptarëve të ndershëm, i shqiptarëve të lirë, për zgjedhje të lira e të ndershme ka mbërritur këtu në sheshin e lirisë, në sheshin e të drejtave themelore e qytetarëve të lirë, në sheshin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, në sheshin e Republikës së Re dhe destinacionit të ri të Shqipërisë së re, të shqiptarëve të rinj.
Ju e dini se vendosmëria dhe qendresa për vlerat e vërteta e të rëndësishme në jetë, është gjithmonë rruga dhe vendimi i duhur, pavarësisht sakrificës që kërkon. Ndaj, dua tju falenderoj për përgjegjësinë e madhe qytetare, për shpirtin e pasfidueshëm të sakrificës dhe për kurajon tonë atdhetare që kemi dëshmuar në këto ditë, në këto javë, në këtë muaj e gjysëm dhe për gadishmërinë për të qendruar së bashku deri në fitoren përfundimtare të kauzës tonë.
Jemi përballur me shantazhe, me fyerje, me gjuhën e cinizmit të pashpirt që vendos interesat e një njeriu, apo një grushti njerëzish, mbi interesat e një populli të tërë, të djathtë e të majtë, gegë e toskë, muslimanë e të krishterë, demokratë e socialistë. Por jemi përgjigjur ditë për ditë, e do ti përgjigjemi ditë për ditë, me të vetmen monedhë që njohin shqiptarët europianë; qendresën demokratike, qendresën paqësore, qendresën qytetare, për të vendosur për të mos lëshuar asnjë pëllëmbë krimit dhe drogës me mbështetje qeveritare.
Muzgu i republikës së vjetër po bie. Agimi i një ditë të re shprese dhe ëndrash për çdo shqiptar, po lind.
Ne jemi sot këtu të gjithë bashkë me njëri tjetrin, me vullnetet tona, me zemrat tona, kemi marrë një perbetim që tejkalon kufinjtë e çdo partie politike, të çdo koalicioni, dhe është i madh, dhe i shtrirë sa vetë atdheu ynë, sa vetë fatet e Shqipërisë tonë, Shqipërisë moderne dhe europiane që dëshirojmë e do të kemi patjetër me fitoren e kësaj beteje.
Ne nuk e kërkuam këtë betejë. Por, këtë betejë na e dhanë ata që menduan se një popull i tërë mund të shkelet me këmbë, mund të poshtërohet, mund të vidhet, mund të mashtrohet dhe në fund fare, mund ti mbyllet goja me zgjedhje të kapura, me zgjedhje fasadë, me zgjedhje të diktuara nga krimi që nuk janë gjë tjetër veçse vjedhja e të drejtës sovrane të një populli të lirë për të zgjedhur me votë e për të shkarkuar me vonë ata që qeverisin vendin.
Ne erdhëm në këtë betejë me një synim, me një premtim, me një vendim, që përmes një lëvizje paqësore, jo ti ndajmë, por ti bashkojmë shqiptarët në rrugën e nisur të lirisë së vërtetë dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme. Dhe sot, me gojën plot, dhe me zemrat plot, i shoh këtu të djathtë e të majtë, të përbashkuar deri në arritjen e fitores që na pret.
***
Kemi kërkuar dhe kemi bërë ftesë për dialog. Tash 5 ditë, presim që ky dialog të marrë formë dhe tash 5 ditë dora e shtrirë për një dialog demokratik e paqësor, të ndershëm, që ofron zgjidhje, refuzohet nga ai që është mësuar ti flasë popullit të vet, madje edhe anëtarëve të partisë së vet, me monologje shterpë e bajate që nuk japin zgjidhje, sepse refuzojnë të shohin e të njohin realitetin e tmerrshëm ku ndodhet sot vendi.
Por kurrë nuk është vonë. Edhe sot nga ky shesh ftesa ime, ftesa jonë, ftesa juaj është ti japim fund kësaj krize politike me një dialog në funksion të zgjidhjes, por se, zgjidhja kurrsesi nuk mund të jetë më shumë oksigjen për krimin, më shumë kohë për drogën, më shumë kohë për zullumin e korrupsionit qeveritar, por është e duhet të jetë zgjidhje, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe një qeverie teknike me vullnet dhe mbështetje politike që do të kryejë vetëm detyrat e ngarkuara nga populli.
Nga ky shesh, i kemi thënë, i themi dhe do ti themi JO konfliktit, JO gjuhës së përçarjes, JO nxitjes së shqiptarëve kundër shqiptarëve. Asnjë njeri i vetëm, nuk vlen sa bashkimi i shqiptarëve për Shqipërinë e nesërme.
Kjo ëndërr, është tepër e madhe për të qendruar në shpatullat e një njeriu të vetëm kushdo qoftë ky. Por, është plotësisht e mundshme tek mbështetet në shpatullat e miliona shqiptarëve që kanë vendosur përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të lira nga krimi, të lira nga droga, përmes zgjedhjeve me një qeveri teknike, të mbartin destinacionin e Shqipërisë së re përtej lumit të vjetër të republikës së vjetër me zgjedhje fasadë të diktuara nga krimi dhe korrupsioni.
Askush nuk e ndal dot më këtë lëvizje, sepse garant i kësaj lëvizje janë milionat e shqiptarëve të bashkuar dhe të vendosur për të marrë në dorë fatet e tyre, dhe për të shporrur njëherë e mirë embrionet, faren e së keqes ku shartohet krimi me politikën, mashtrimi me vjedhjen, përbuzja për popullin dhe arroganca ndaj qytetarëve. Këto po, duhet dhe do të marrin fund njëherë e përgjithmonë me Republikën e Re të shpresës dhe dinjitetit qytetar për çdo shqiptar.
Më lejoni në këtë muzg të republikës së vjetër dhe agim të Republikës së Re, të falenderoj qindra mijë shqiptarë që u bënë pjesë e kësaj lëvizje të paprecedentë në historinë tonë kombëtare, e cila ka vendosur flamurin dhe kauzën kombëtare të bashkimit të Shqipërisë moderne dhe europiane, si qëllimin e panegociueshëm, si shpresën që nuk vdes kurrë si fitoren e çdo shqiptari dhe shqiptareje.
E të falenderoj po kështu të gjithë faktorët politikë që kanë mbështetur dhe mbështesin tashmë këtë zgjidhje, faktorët politikë brenda koalicionit, koalicionit më të madh politik të partive opozitare, 27 prej të cilave ndodhen sot këtu të përfaqësuar nga kryetarët e tyre. Dua të falenderoj edhe ato forca politike që nuk janë pjesë e koalicionit të opozitës, por duan të bëhen pjesë e kësaj zgjidhje kombëtare, dhe udhëtimit tonë drejt Shqipërisë europiane dhe moderne.
Më lejoni ti ftoj bashkëluftëtarët tanë në këtë lëvizje të madhe popullore kombëtare dhe qytetare për liri të vërtetë, për demokraci të vërtetë, për drejtësi të vërtetë, e tu drejtohem me fjalët e shpirtit duke i falenderuar me mirënjohje për mbështetjen e thellë shpirtërore dhe politike që i dhanë kauzës tonë. Dita e fitores është afër. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Zoti e bekoftë bashkimin e shqiptarëve. Zoti e bekoftë Shqipërinë europiane.


Mesazhi i Lulzim Bashës në sheshin e lirisë në bashkimin e madh të 27 partive të koalicionit opozitar, për zgjedhje të lira e të ndershme, 10 Prill 2017

Read More
10 Pri
0

Forca jonë është tek bashkimi, forca jonë është tek vendosmëria, forca jonë është tek natyra paqësore, demokratike, por e vendosur dhe popullore e kësaj lëvizje. Bashkë për një Republikë të Re, e cila nuk do të jetë as vetëm e demokratëve, as vetëm e socialistëve, por e të gjithë shqiptarëve të ndershëm!

Mesazhi i Lulzim Bashës sot në ditën e 52 të qëndresës për zgjedhje të lira e të ndershme 

 

Më lejoni të falenderoj me mirënjohje miqtë tanë specialë në këtë ditë të 52-të të bashkimit më të madh popullor, të lëvizjes më kombëtare, më patriotike, më europiane, për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Falenderoj ata që përfaqësojnë me veprën e tyre, me talentin e tyre, me thellësinë e mendimit dhe ndjenjës së tyre kombëtare, ndërgjegjen e kombit: shkrimtarët shqiptarë dhe përfaqësuesit e këtyre shkrimtarëve që na stolisën sot debatin e kësaj agore në këtë ditë të 52-të dhe të veçantë të protesës sonë.

I dëgjuam me vëmendje dhe respekt të thellë, sepse erdhën të ndajmë me ju, me të gjithë ata që na ndjekin, një pjesë të shpirtit të tyre. Jo thjesht mbështetje pa kushte për këtë lëvizje por edhe shqetësimin e thellë atdhetar dhe dëshirën për ta parë përfundimin e kësaj lëvizje jo thjesht dhe vetëm si fitore të burrave dhe grave që u ngritën dhe u bashkuan tash 52 ditë në këtë shesh dhe anembanë Shqipërisë, por si fitore të çdo shqiptari dhe çdo shqiptareje të ndershme.

Prej ditës tonë të parë në këtë lëvizje kemi thënë se ngrihemi bashkë. Ngrihemi bashkë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ngrihemi bashkë për një Republikë të Re, e cila nuk do të jetë as vetëm e demokratëve, as vetëm e socialistëve, por e të gjithë shqiptarëve të ndershëm. Një Republikë të drejtësisë, të demokracisë dhe lirisë së vërtetë. Si ato që shohim, ëndërrojmë dhe drejt të cilave arratisen qindra mijëra shqiptarë në dëshpërimin dhe në mungesën e shpresës e mundësive, në vendin e tyre.

 

Që të jetë e tillë kjo Republikë, pushteti me të vërtetë duhet të burojë nga qytetarët me votë të lirë dhe të ndershme. Pushteti me të vërtetë duhet të jetë llogaridhënës dhe përgjegjës para qytetarëve jo një herë në katër vite, por katër herë në ditë, në mënyrë që fati i çdo politikani dhe i çdo pushtetari, pushtetar në qeverisje, apo pushtetar moral në opozitë, të jetë i lidhur pazgjithshmërisht  me një faktor sovran të Shqipërisë, që jeni ju, janë qytetarët shqiptarë.

 

Nuk ka asnjë mekanizëm tjetër për ta garantuar këtë, asnjë model, asnjë formulë, asnjë recetë, përveç zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Asnjë reformë tjetër nuk garanton liritë tuaja. Asnjë reformë tjetër nuk garanton stabilitetin, demokracinë dhe shtetin ligjor.

 

E kam ndarë me miqtë e mi perëndimor dhe dua ta ndaj edhe sot këtu me ju, me dashurinë e madhe që kemi për një aleat strategjik, një populli mik, siç është Italia, dramën që ai vend përjetoi në fillim të viteve ’90, e mbani mend, në përpjekjen e madhe me mafian. Një përpjekje që ngjan në disa aspekte me sfidat që kemi ne si shoqëri karshi krimit të organizuar dhe drogës.

 

Ta zëmë për një moment se me të vërtetë reforma në drejtësi nuk ndodh ashtu siç e ka projektuar Edi Rama për pushtetin e tij dhe të kriminelëve që e rrethojnë, dhe ne ia dalim të zgjedhim gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm.

 

Çfarë do të ndodhë nëse nuk kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme? Nëse nuk e shkëpusim një herë e mirë lidhjen midis krimit dhe politikës, këta gjyqtarë dhe prokurorë në ndershëm, do të vihen menjëherë në shënjeshtrën e politikanëve të korruptuar dhe krimit të organizuar të lidhur me ta. Do të kenë fatin e Borselinos dhe Falcones e shumë të tjerëve të cilët në luftën e tyre të pakompromis me mafian gjetën vdekjen për shkak të një republike të korruptuar, e cila u përmbys në procesin e famshëm të duarve të pastra duke i hapur rrugën Italisë, të pastronte një herë e mirë sistemin politik si domosdoshmëri për t’i dhënë qytetarëve shtet ligjor dhe drejtësi të vërtetë.

 

Kjo është e vërteta e Shqipërisë sot. Nuk është drejtësia e korruptuar që polli politikën e korruptuar dhe të lidhur me krimin. Jo. Eshtë politika e korruptuar dhe e lidhur me krimin që polli drejtësinë e korruptuar , që ka nevojë për drejtësinë e korruptuar, që është gati të shtrembërojë edhe vullnetin për një reformë në drejtësi që ta mbajë drejtësinë e korruptuar nën kontroll për hir të interesave të politikës së korruptuar të lidhur me krimin.

 

Për këtë, ka vetëm një ilaç. Vetëm një melhem. Zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk mund të jenë produkt i një here, i një kompromisi të arritur për hir të kompromisit. Që kjo çadër të mos ngrihet më në këtë shesh, siç e uron Zija Çela, siç e urojnë të gjithë shqiptarët e ndershëm, saga e zgjedhjeve të manipuluara dhe të diktuara nga krimi dhe droga, duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë.

 

Ndaj, zgjidhjet që ne kemi parashtruar siç janë votimi biometrik elektronik që do të thotë automatikisht edhe numërim elektronik i votës, siç është kufizimi  i shpenzimeve në fushatë elektorale, kriminalizimi i shpenzimeve mbi këtë limit, financimi 100% publik i partive politike, dhe kriminalizimi i financimeve private, këto masa të forta dhe drastike janë të domosdoshme sepse e tillë është situata dhe të gjitha së bashku me zbatimin e plotë të Ligjit të Dekriminalizimit dhe luftën efektive kundër kultivimit të drogës dhe parave të drogës së vitit të kaluar, do të japin garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

***

Afërmendsh që autori politik i kriminalizimit të politikës së vjetër, i hashashizimit të republikës së vjetër, i asgjesimit të shanseve për reformë zgjedhore përmes zvarritjes, nuk mund të jetë edhe autori i zgjidhjes nga pozitat e kryeministrit.

 

Nuk jemi përjashtues, por kemi qenë dhe jemi, ftues, propozues, krijues për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë. E kemi ftuar prej ditës së parë për dialog, e tash e pesë ditë, negociatorët e Partisë Demokratike, janë gati të përgatisin dialogun.

 

Por, dialogun për zgjidhjen që presin shqiptarët, jo monologje shterpë, jo monologje fasadë sa për të kaluar radhën, sa për të bërë fotografitë e rradhës dhe për t’iu kthyer lojës së vjetër se kush e ka fajin. Kjo duhet të marrë fund. Kjo do të marrë fund.

 

Ne i jemi futur kësaj beteje me ndërgjegjien dhe vetëdijen e lartë se është një betejë që nuk i ndan, por i bashkon shqiptarët në domosdoshmërinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. I bashkon me urgjencën e spastrimit të institucioneve shtetërore, e partive politike, nga krimi dhe influenca kriminale.

 

Ky është një shërbim i jashtëzakonshëm që i bëjmë qytetarëve shqiptarë dhe brezave që vijnë. Ky është një shërbim ndaj parimeve, vlerave  dhe i standardeve europiane, amerikane, i patriotizmit më të kulluar, atdhedashurisë më të sprovuar që qytetarët mund të dëshmojnë për vendin e tyre, për fatet e këtij vendi.

 

 

Eshtë një lëvizje madhështore, demokratike dhe paqësore. Jo vetëm një lule nuk është prishur, por lulet janë shtuar në këtë bulevard e kudo ku lulëzon një protestë europiane, demokratike, paqësore, por, e vendosur për të mos lejuar më asnjë hap prapa sepse prapa na pret një humnerë e tmerrshme, e zezë, nga e cila as vendi, as qytetarët, as demokratët, as socialistët nuk do të dalin dot. Humnera e një shteti të dështuar, të kapur tërësisht nga krimi dhe nga droga, i cili nuk është në gjendje t’i përgjigjet as nevojës më minimale të qytetarëve të vet, sepse është një shtet jo më në duart e politikës që zgjidhet nga qytetarët, por në duart e krimit që ka kapur politikën.

 

Ndaj, për të gjithë shqiptarët kudo ku janë, fitorja me çdo kusht e kësaj beteje është një imperativ nga i cili nuk mund e nuk do të tërhiqemi derisa ta realizojmë. Në këto kushte dua të njoftoj të gjithë publikun në këtë çadër dhe shqiptarët kudo ku janë, se koalicioni opozitar i mbledhur në afatin e fundit të limiteve ligjore të regjistrimit, ka vendosur njëzëri, mosregjistrimin e opozitës deri në realizimin e një pakti kombëtar politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes një qeverie teknike, që do të zbatojë deri në fund ligjin për dekriminalizimin, që do të luftojë me efektivitet drogën dhe paratë e saj dhe do të garantojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

Forca jonë është tek bashkimi, forca jonë është tek vendosmëria, forca jonë është tek natyra paqësore, demokratike, por e vendosur dhe popullore e kësaj lëvizje.

 

Ndaj, vendimi i dytë i opozitës së bashkuar rreth kësaj axhende dhe objektivi të madh patriotik, është mbajtja më datë 7 maj, në qytetin kaq simbolizues për demokracinë, për lirinë, në qytetin e Kavajës, të një proteste të madhe kombëtare për të pamundësuar me forcën e bashkimit, përmes një levizje popullore, paqësore dhe demokratike, zgjedhjet fasadë të diktuara nga krimi. Sepse u kemi premtuar qytetarëve shqiptarë, u kemi premtuar qytetrarëve të Kavajës se, kurrë më nuk do ta lemë fatin e tyre në duart e krimit dhe zgjedhjeve të diktuara nga krimi.

Sot në orën 18.00, ju ftoj të bashkoheni të gjithë në këtë çadër, bashkë me krerët e 27 partive politike të opozitës, në këtë ditë të veçantë të qëndresës 52 ditore, për të ndarë bashkë me ju dhe qytetarëve shqiptarë, kudo ku janë, lajmin e mirë se koha e zgjedhjeve fasadë, e parlamentit fasadë, e qeverisjes fasadë, e ekonomisë fasadë, e shëndetësisë fasadë, e arsimit fasadë të republikës së vjetër po perëndon një herë e mirë. Se së bashku nga ky shesh lind dhe merr shtat Republika e Re, Republika juaj, Republika e qytetarëve shqiptarë.

 

 

Read More
10 Pri
0

Zgjedhjet e lira e të ndershme janë mbi të gjitha

Shkrimtarët, poetët, krijuesit, publicistët; Zija Cela, Bardhyl Londo, Prec Zogaj, Agron Tufa, Rexhep Shahu, Izet Duraku mbështesin qëndresën për votë të lirë e të ndershme

 

Shkrimtarë, poetë, mendimtarë nga më të njohurit e kohës sot ishin në Cadrën e Lirisë, ku ndanë idetë e tyre me protestuesit, qytetarët dhe me Lulzim Bashën.

 

Shkrimtari i mirënjohur Zija Çela  tha se qytetarët sot janë ngritur për të kërkuar minimunim e nevojshëm për të qënë të tillë. Duke hequr paralelizëm mes zgjedhjeve dhe një gare vrapimi, Çela tha se ndershmëri në konkurencë, do të thotë të nisesh nga pozita të njëjta.

 

“Ekuacioni është i thjeshtë. Zgjedhjet e lira në demokraci janë si shkronja A. Pa Alfa-n nismëtare, i tërë alfabeti politik mund të bëhet çorbë. Kjo e bën çështjen tuaj jo vetëm të drejtë, por edhe shumë të rëndësishme. Por ne, përsëri jemi duke humbur, dhe duke humbur rëndshëm. Po humbasim nderin e përkatësisë kombëtare dhe moralin e qytetarisë me damkën e rekordit europian të drogës. Gjithë ky kapital i krimit do të përdoret patjetër nga të kriminalizuarit”.

 

Çela theksoi se që vendi të shkojë përpara, liderët e partive kundërshtare duhet të bashkëpunojnë për zgjidhjen e krizave duke dhënë seicili kontriutin e tij.

 

“Ftesa e Bashës është e kahershme, ajo e Ramës tani vonë. Nëse lëviz vetëm njëri, ndërkohë që tjetri s’tundet nga vendi, pritja derisa i vetmi ta përshkojë tërë rrugën, do të jetë e gjatë. Por nëse nisen të dy drejt njëri-tjetrit, koha për t’u takuar shkurtohet përgjysmë. Arroganca është grushti i hekurt i maxhorancave, të cilat nuk ka përse ta harrojnë përlulësinë njerëzore (sa e bukur dhe sa e vyrtytshme është!), si dhe kodin e mirësjelljes politike, veçanërisht etikën e gjakftohtësinë ndaj pakicës. Prandaj, sipas meje, hapat më veprues priten nga Kryeministri”.

 

Zija Çela tha se sot Kryeministri përdor pushtetin dhe nevojën e qytetarëve, për të promovuar propagandën e tij.

“Unë nuk jam nga ata që shohin vetëm zi, por as nuk shoh vetëm gëlqere të bardhë. Por sa herë konstatoj keqpërdorim të njeriut, deri dhe poshtërim të tij, më vjen të klith. Një dokument legalizimi ngjante këto ditë me një llokmë mishi, me të cilën Kryeministri po ndillte mizorisht duke qeshur një fshatar. Vetëm fjalët “Kërce, qenush, kërce!” mungonin”.

 

Poeti Bardhyl Londo e quajti kauzën e qytetarëve si thelbin e çdo reforme tjetër.

 

“Kauza, për të cilën po sakrifikoheni, është cështja më e shenjtë e njeriut në botë. Le të bërtasin ose pëllasin sa të duan që të barazojnë zgjedhjet e lira me reformat e tjera. Të gjitha reformat janë të nevojshme, janë të domosdoshme, por e para e mbi të gjitha është reforma për votën e lirë, për zgjedhjet e lira. Të gjitha varen nga kauza e votës. Prandaj, kjo është një luftë e shenjtë, një luftë që nuk është vetëm kauza e juaj ,por është kauza e të gjithë shqiptarëve”.

 

Preç Zogaj tha se qytetarët, intelektualët, njerëzit e mendimit janë të munduar dhe të sfiduar kur krimi ngrihet në pushtet dhe merr në dorë fatet e njerëzve.

 

“Janë jo vetëm të mundur e të sfiduar por dhe të provokuar kur vendin e pushton kanabizimi. Arsyeja pse unë, kolegët e mi, shkrimtarë, filozofë, artistë, të gjithë mbështesim këtë protestë, është pikërisht kjo, sepse të gjithë ndihemi të provokuar bashkë me ju, bashkë me qytetarët. Jemi të vendosur të bëjmë gjithcka me fjalë, me penë, me sakrifica që Shqipëria të dalë nga ky qorrsokak që nuk e ka njohur tranzicioni shqiptar. Krimi ka qenë gjithmonë vërdallë, por asnjëherë në pushtet”.

 

Zogaj tha se kjo lëvizje është një detyrim moral i opozitës.

 

“Merita më e madhe e cadrës është se ka ekspozuar në sytë e gjithë Shqipërisë dhe gjithë botës dy gjëma të mëdha që e bëjnë të pamundur vazhdimin nëse nuk ndalen dhe nuk zgjidhen, që janë kriminalizimi dhe kanabizimi. Me këtë gjendje, zgjedhjet janë të dënuara me vdekje që tani. Unë besoj se kjo opozitë nuk ka rrugë tjetër”.

 

Studiuesi dhe autori Izet Duraku tha se vendi ynë zvillimin duhet ta nisë nga vetja, duke u zmadhuar shpirtërisht dhe duke jetuar Shqipërinë e Naim Frashërit, atë të dashurisë.

 

“Vota e lirë është votë që respekton ata që janë më pak, ata që kanë humbur. Jo ai që humbet, të humbasë gjithçka dhe fitimtari ti marrë të gjitha. Kjo nuk ndodh gjekundi në botë. Anormaliteti prodhon gjithmonë urrejtje. Urrejtjen ne e kemi lënë me kohë në të famshmen luftë të klasave. Askush nuk e do, të gjithë e stigmatizojmë. Nuk mund të pajtohemi me urrejtjen. Ne jemi njerëz që themi jo, ne emër të dashurisë. Ne duam mbarësi dhe liri që vijnë prej votës së lirë dhe qëndresës së butë e njerëzore, që ti tregojmë gjithkujt se ne kemi moralin e ndërtimit dhe jo shkatërrimit”.

 

Publicisti e krijuesi Rexhep Shahu tha se Kryeministri Rama nuk është dakort me këtë protestë sepse nuk i do qytetarët të lirë.

 

“Kjo qeveri ka lënë shkrimtarë pa rroga. Dua t’i kujtoj se ka ish-presidentë, ka ish-kryeministra, por kurrë ish-shkrimtarë, sepse ata janë gjithmonë ndërgjegja e kryeministrit. Unë jam shumë entuziast se kjo kauzë nuk do të lihet në mes por do të mbyllet me sukses”.

 

Poeti dhe shkrimtari Agron Tufa tha se kur e vërteta nuk është e lirë në një vend, as liria nuk është e vërtetë dhe beteja për ta fituar atë kërkon guximin e qytetarëve.

 

“Nuk mund  të hyjmë në zgjedhje me këtë precedent shumë të rrezikshmëm dhe për ta luftuar kërkohet kurajo e një mendje e lirë, kurajo e guxim deri në shembjen e plotë të kësaj diktature oligarkike financiare, që po e shkatërron gjithë strukturën morale shqiptare. Duhet një vëllazërim i gjithë shqiptarëve që të ndalojmë përcarjen e shqiptarëve, që ti japim fund të gjithë skorjeve dhe pluhurnajës së trashëgimisë komuniste”.

 

Kryetari Lulzim Basha falenderoi të ftuarit e veçantë, shkrimtarët, të cilët janë dhe përfaqësues të ndërgjegjes dhe moralit të një kombi. Basha theksoi se lëvizja paqësore e 18 shkurtit dhe 52 ditëve qëndresë do të vazhdojë e tillë deri në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të quajtura nga shkrimtarët sot, si fillimi i çdo lirie qytetare.

 

“Pushteti me të vërtetë duhet të burojë nga qytetarët me votë të lirë dhe të ndershme. Pushteti me të vërtetë duhet të jetë llogaridhënës dhe përgjegjës para qytetarëve jo një herë në katër vite, por katër herë në ditë. Nuk ka asnjë mekanizëm tjetër për ta garantuar këtë. Asnjë reformë tjetër nuk garanton liritë tuaja. Asnjë reformë tjetër nuk garanton stabilitetin, demokracinë dhe shtetin ligjor”.

Zoti Basha tha se nëse ka vullnet për zgjidhjen e problemit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, atëherë ata të cilët e sollën problemin, nuk mund të jenë pjesë e zgjidhjes, ndaj duhet patjetër një qeveri teknike.

 

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk mund të jenë produkt i një kompromisi të arritur për hir të kompromisit. Ndaj, zgjidhjet që ne kemi parashtruar siç janë votimi biometrik, kufizimi  i shpenzimeve në fushatë elektorale, kriminalizimi i shpenzimeve mbi këtë limit, financimi 100% publik i partive politike dhe kriminalizimi i financimeve private. Këto masa të forta dhe drastike janë të domosdoshme sepse e tillë është situata dhe të gjitha së bashku me zbatimin e plotë të Ligjit të Dekriminalizimit dhe luftën efektive kundër kultivimit të drogës dhe parave të drogës së vitit të kaluar, do të japin garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

 

Kryedemokrati Basha tha se të gjithë shqiptarët sot e dijnë se nga kjo betejë do të dalin me fitoren e të drejtës për të zgjedhur i lirë përfaqësuesin tënd.

 

“Për të gjithë shqiptarët kudo ku janë, fitorja me çdo kusht e kësaj beteje është një imperativ nga i cili nuk mund e nuk do të tërhiqemi derisa ta realizojmë.  Koalicioni opozitar i mbledhur në afatin e fundit të limiteve ligjore të regjistrimit, ka vendosur njëzëri, mosregjistrimin e opozitës deri në realizimin e një pakti kombëtar politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes një qeverie teknike, që do të zbatojë deri në fund ligjin për dekriminalizimin, që do të luftojë me efektivitet drogën dhe paratë e saj dhe do të garantojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

 

Read More
09 Pri
0

Kryetari i Këshillit për Politikat Kombëtare, në Sheshin e Lirisë: Administrata e re në SHBA dhe miqtë e Shqipërisë nëpër botë, qëndrojnë në krahun tuaj sot këtu

Kryetari Lulzim Basha pasdite priti në Sheshin e Lirisë, Bob McEwen, një nga figurat qendrore të Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, anëtar i Kongresit Amerikan për 25 vite dhe president i Këshillit për Politikat Kombëtare. McEwen, një ndër pesë këshilltarët për politikat e jashtme gjatë fushatës së Presidentit amerikan, Donald Trump, ka vizituar Shqipërinë në vitin 1991, kur shoqëronte Sekretarin e Shtetit të kohës, James Baker në vizitën e tij zyrtare.

Mik i shqiptarëve që ndihmoi në antarësimin në NATO, Bob McEwen tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin një Shqipëri të lirë dhe të begatë.

“Ka vetëm dy mënyra ku mbështetet për një qeveri. Njëra është tek sundimi i armëve dhe tjetra është tek besimi dhe ndërgjegja e qytetarëve. Kur një shtet mbështetet tek armët dhe përdorimi i forcës, ai vend jeton në varfëri. Kjo ishte pjesa dërrmuese e historisë së Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore. Më pas, erdhi revolucioni i besimit tek njerëzit. Dhe perparimi që kemi parë ndër vite është rezultat i saj. Kjo duhet të ruhet, të mirëmbahet”.

McEwen theksoi se Shqipëria gjatë viteve të demokracisë arriti të zinte vendin e saj mes kombeve të lira, pikërisht prej lirisë.

“Pikërisht sepse aleatët e NATO i besojnë Shqipërisë, ne jemi kaq të shqetësuar për atë cfarë po ndodh sot këtu. Administrata e re në SHBA dhe miqtë e Shqipërisë nëpër botë, qëndrojmë në krahun tuaj sot këtu. Çështja nuk është aspak e komplikuar. Ata, të cilët e duan Shqipërinë në shërbim të të gjithëve janë të bashkuar. Ka vetëm një kundërshtim. Ai lider i cili refuzon të bashkohet me pjesën tjetër, nuk e vlerëson si duhet rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

Në nje apel të qartë drejtuar Edi Ramës ai shtoi: “Ne, jemi rreshtuar në krah të qytetarëve që besojnë në demokraci. Eshtë koha që ai të ulet në tavolinë, të bashkohet me pjesën tjetër dhe të besojë tek kjo Shqipërie e re. Shqipërisë që pjesa tjetër e botës e do dhe adhuron.”, deklaroi McEwen.

Miku i nderuar amerikan shprehu respektin e thellë për atë çka qytetarët shqiptarë po bëjnë sot.

“Kur SHBA-të po luftonin për pavarësinë, kishin një aleat të vetëm në qeverinë e Britanisë së Madhe. Emri i tij ishte Edmund Burke dhe ai tha: Gjithë çka duhet, që një tirani të lulëzojë, është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë. Nëse ju nuk bëni qëndresë, kombi juaj do të jetë në rrezik. Ju po bëni atë çka duhet bërë. Fëmijët tuaj do të nderojnë atë që ju po bëni sot. Kombi juaj është në udhëkryq. Të shkojë pas në sundimin e forcës apo të bashkohet tek besimi i qytetarëve”.

Bob McEwen nuk ka asnjë dyshim se cfarë do të zgjedhin qytetarët shqiptarë sot.

“Ishte më e vështirë herën e parë. Por është e rëndësishme që të bëhet ashtu si duhet këtë herë. Të mbroni demokracinë. Miqtë e Shqipërisë anë e mbanë botës dhe në veçanti në NATO, ju besojnë. Ne i besojmë popullit. Dua t’ju siguroj se qytetarët e Shqipërisë do të jenë në lutjet e mija. Asgjë e madhe nuk është arritur pa sakrificë. Ju po e bëni qëndresën, bota po ju sheh dhe po brohoret për ju. Ju do të jeni të sukseshëm. Zoti ju bekoftë!”

Kreu demokrat Lulzim Basha tha se kjo lëvizje e madhe popullore po marshon drejt fitorës së sigurtë që do ti japë qytetarëve shqiptar zgjedhjet e lira dhe të ndershme të standardit europian, amerikan, demokratik.

“Shqiptarët e thjeshtë, të djathtë e të majtë janë të bashkuar në këtë shesh për të siguruar lirinë e tyre. Kjo betejë luftohet për Shqipërinë, për Europën dhe për Amerikën, për ato vlera euroatlantike që na bashkojnë.”

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, citoi Thomas Jefferson në Deklaratën e Pavarsisë së Shteteve të Bashkuara. Vargje që flasin për barazinë, lirinë dhe të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur si jetojnë. Eshte pëlqimi dhe e drejta e qytetarëve për të diktuar rrugën që do të përshkojë vendi. Vetëm vota e lirë dhe e ndershme mund të çojë një vend përpara.


Njoftim per shtyp 9 Prill 2017

Read More
09 Pri
0

Nuk ka asgjë më patriotike, atdhedashëse dhe europiane se sa të luftosh për votën e lire

“Ky shesh i lirisë, kjo lëvizje e madhe popullore dhe qytetare ka 51 ditë që ushton me të vërtetat e saj. Ushton me të vërtetat e jetës së përditshme e të mjerimit që është ulur këmbëkryq kudo. Por ushton po kështu me të vërtetat e shpresës, besimit dhe luftës për vlerat dhe parimet më atdhetare, më europiane, më euroatlantike.

Përtej fasadës që kemi përballë, çdo të dielë në vetminë e tij këndon bilbili i monologut. Bilbili i monologut sot akuzon se të luftosh për zgjedhje të lira dhe të ndershme qenka antipatriotike dhe antieuropiane. Bilbili i monologut thotë se të bësh zgjedhje me krimin dhe të bësh zgjedhje me drogën e të bësh zgjedhje fasadë, qenka patriotizëm. Bilbili i monologut ka nevojë për ilaçe, për shumë, shumë ilaçe. Por këto ilaçe të cilat Republika e Re do ia sigurojë falas, ndoshta do të jenë të pamjaftueshme për të shlyer shijen e hidhur të një njeriu që ka orët e tij të fundit në karrigen kryeministrore, që nuk ka shpresë tjetër përveçse ti fryjë përçarjes kombëtare, ti fryjë hedhjes së shqiptarëve njërit kundër tjetrit dhe ti fryjë paranojës së tmerrshme dhe në të njëjtën kohë të papranueshme nga shqiptarët e mençur e patriot, se të ndalësh demokracinë, të pushtosh demokracinë me krim, drogë dhe oligarkë, qenka patriotike dhe europiane.

Dhe të luftosh për zgjedhje të lira e të ndershme qenka antipatriotike dhe antieuropiane. E dimë fare mirë se çfarë është kjo. Kjo është ora e fundit e marrëzisë së atij që dëshiron të kthehet në një sundues të përhershëm të shqiptarëve duke u zaptuar dhe pushtuar të drejtën për votë të lirë. Kjo është belbëzitja e fundit e marrëzisë së pushtetit të korruptuar dhe të inkriminuar.

Dhe sot, nga ky shesh i lirisë, nga ky shesh i të vërtetës, le ti themi se antikombëtar, antipatriotik, antieuropian, antiamerikan është projekti i kapjes dhe shkatërrimit të zgjedhjeve në aleancë me krimin dhe oligarkët që janë aleatët e vetëm të pushtetit të Edi Ramës. Shqiptarët e thjeshtë, shqiptarët e mjerë nga mjerimi që ti mbolle, shqiptarët e vërtetë patriotë, të djathtë e të majtë, demokratë e socialistë, gegë e toskë, muslimanë e të krishterë, janë të bashkuar në këtë shesh dhe me këtë shesh. Sepse nuk ka atdhedashuri më të madhe, nuk ka patriotizëm më të madh, nuk ka europianizëm më të madh dhe dashuri më të madhe për vlerat e Europës dhe Amerikës, se sa të luftosh për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo betejë luftohet për Shqipërinë dhe për Europën, për Europën dhe për Amerikën, për vlerat që na bashkojnë në gjenezën e re, të një kombi modern, europian dhe euroatlantik.

Zoti e bekoftë Shqipërinë. Zoti e bekoftë Europën. Zoti e bekoftë Amerikën. Zoti e bekoftë Kombin Shqiptar”.


Lulzim Basha i përgjigjet monologut përcarës të Edi Ramës, 9 Prill 2017

 

Read More
09 Pri
0

Ajo që po vjen është shpresa dhe ëndrra e gjithsecilit prej nesh, Republika e Re

Lulzim Basha bashkëbisedim me artistë dhe pedagogë për artin dhe kulturën në vend, dhe nevojën për një ndryshim rrënjësor të politikës që nis me votën e lirë e të ndershme

 

Paraditen e 51-të në Sheshin e Lirisë, kryetari Lulzim Basha bashkëbisedoi me artistë dhe pedagogë për artin, kulturën dhe vendin që ato duhet të zënë në shoqëri. Pedagogët dhe artistët folën për vështirësitë e të bërit art në një vend ku ekonomia e rrënuar dhe mungesa e meritokracisë, i mbyllin dyert ideve dhe krijimtarisë së tyre.

 

Regjisore, aktore dhe pedagoge në Fakultetin e Arteve të Bukura, Taulantia Jupi, njëkohësisht edhe aktiviste e çështjeve të gruas, solli përmes aktrimit monodramën për dhimbjen e një nëne të sëmurë, për fatin e fëmijës së saj. Jupi tha se kësaj shfaqje iu mbyllën dyert e teatrit shqiptar, sepse sjellja në skenë e të vërtetave nuk i shkon për shtat propagandës qeveritare.

 

Dekani i fakultetit të Arteve të Bukura Ardian Isufi, tha se kur nje vend ushqen kulturën e tij, njëkohësisht zhvillon dhe ndërgjegjëson edhe qytetarët për liritë dhe të drejtat e tyre. E tillë është edhe vota e lirë. Edukimi artistik cilësor mungon që në arsimin fillor dhe atë të mesëm, duke i mohuar rinisë mundësinë e edukimit dhe zhvillimit përmes arteve të bukura dhe vlerave të tyre.

 

Artan Peqini, skulptor dhe pedagog, foli për vendin që arti dhe kultura duhet të zënë në Republikën e Re. Ai tha se kjo e fundit, nga një strukturë abstrakte e fjalimeve të zotit Basha, është kthyer në realitetin ku seicili ka kontribuar diçka.

 

“Politika dhe arti nuk janë shumë larg njëra-tjetrës sepse në thelb seicila kërkon të përçojë të vërtetën, por seicili nga ne gjatë këtij procesi duhet të udhëhiqet nga idealet”.

 

Hari Aleksi, artist vizual dhe pedagog, tha se nga kontaktet që ka me artistë të huaj të rajonit, kuptoi se sa i përket vlerave dhe kulturës Shqipëria nuk ka përse të ketë zili askënd. Ajo që këtij vendi i mungon është mbështetja dhe financimi shtetëror.

 

Kryetari Lulzim Basha tha se vendi është zhytur në mjerim për shkak të keqqeverisjes dhe vjedhjes së parave të taksapaguesve nga një grusht oligarkësh.

 

“Sot realiteti shtyp ëndrrat tuaja, shpresat, xhepat tuaj, dhe është në fakt e keqja që po ikën. Ajo që kemi në shpirt dhe në mendje së shpejti do të jetë realitet. Jemi në një moment të veçantë, të psikologjisë dhe mendimit që profesor Artan Peqini e shprehu fare bukur. Jemi në momentin kur të gjithë e kuptojnë që ajo që s’ka ardhur akoma, por që është nisur dhe do të vijë shpejt, është shpresa dhe ëndrra e gjithsecilit prej nesh, që ne e quajmë Republika e Re”.

 

Kryetari Basha tha se qendresa e qytetarëve është edhe garancia e fitores së kauzës për zjedhje të lira dhe të ndershme vetëm përmes një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike, që ka kohën e mjaftueshme për të pjekur kushtet e nevojshme.

 

“Përballja do të jetë fatale për krimin, por do të jetë përballje paqësore, demokratike dhe europiane. Ne jemi kudo, demokratë e socialistë, një gjë nuk durojmë dot dhe do ta shporrim, dhe kjo është qeveria e lidhur me krimin dhe krimi i bërë njësh me pushtetin. Kjo që po jeton orët e fundit, së shpejti do të jetë histori, asgjë nuk do të jetë si parë. Gjithçka do të ndryshojë, falë kësaj lëvizje, falë kësaj qendrese”.

 

 

Read More