Blog

05 Pri
0

Komploti i republikës së vjetër kundër qytetarëve merr fund vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme

Dua t’ju përshëndes dhe t’ju shpreh mirënjohjen e pakufishme për këtë qëndresë historike që ka vazhduar për 47-të ditë, 24 orë në ditë  dhe do të vazhdojë deri në përfundimin me fitore të plotë të kauzës sonë të drejtë dhe legjitime.

Sot ne kemi të pranishëm përfaqësues të sipërmarrjes shqiptare e në veçanti përfaqësues të asaj që jemi mësuar ta quajmë biznesi i vogël dhe i mesëm.

Shumë prej tyre, vetëpunësohen ose punësojnë familjarët dhe një pjesë prej tyre në gjendje dhe kushte normale punësojnë një, dy, tre apo disa qytetarë.

Biznesi i vogël, sipërmarrja e vogël dhe e mesme është shtylla, kolona kurrizore e ekonomisë shqiptare. Mbi 80 % e prodhimit shqiptar, e atij që e quajmë Prodhimi i Brendshëm Bruto, vjen si rezultat i biznesit të vogël, i sipërmarrjes së vogël dhe natyrisht i fermave dhe i fermerëve shqiptarë.

Eshtë pra, jo vetëm kolona e ekonomisë shqiptare, por dhe kolona e punësimit të shqiptarëve, kolonë e burimit të të ardhurave, të rrogave. Pra kolonë e mirëqenies, sigurisht në kushtet normale të një ekonomie normale dhe të një shteti funksional. Sot, biznesi i vogël është në ditën e tij më të zezë dhe këtë ju e dëgjuat dhe e dini vetë. Sepse shumë prej jush jeni marrë apo merreni, apo keni të afërm, miq të njohur kushërinj komshinj të cilët nuk e fshehin dot më gjendjen e mjeruar të sipërmarrjes së vogël apo të mesme, gjendjen e mjeruar të sipërmarrjes shqiptare në tërësi.

Gjendja e sipërmarrjes është e lidhur drejtpërdrejt me gjendjen e ekonomisë, pra me gjendjen ekonomike të qytetarëve shqiptarë.

Sa më mirë sipërmarrja, aq më mirë ekonomia, aq më shumë vende pune ka, aq më mirë paguhen të punësuarit. Aq më mirë konkurojnë mallrat, shërbimet, me cilësi dhe me çmime. Sa më keq sipërmarrja, sa më e keqe klima e biznesit, aq më keq ekonomia, aq më pak vende pune happen, në fakt, vendet e punës mbyllen dhe vendet ekzistuese të punës nuk kanë asnjë siguri për nesër.

Pagat mbeten në vend numëro, që do të thotë se në kushtet e inflacionit, fuqia e shqiptarëve bie.

Ky është realiteti që ju e njihni fare mirë, përfaqësues të biznesit dhe të sipërmarrjes folën këtu, dhe ata që vijnë e flasin në këtë çadër, të lirë e pa frikë, përfaqësojnë në fakt realitetin e qindra mijëra sipërmarrësve dhe të punësuarve anembanë Shqipërisë.

Nuk dua të ndalem gjatë me ekspozimin e një të vërtetë e njeh e sheh çdokush, e provon në lëkurë, çdokush me përjashtim të atij që fshihet  prapa fasadës së pushtetit të korruptuar e të inkriminuar.

****

Ekonomia shqiptare është shkatërruar nga një qeveri e lidhur me krimin dhe nga pushtetarë të korruptuar kokë e këmbë.

Sepse gjendja ekonomike e vendit para së gjithash është rezultat i një komploti të madh kundër qytetarëve shqiptarë.

Republika e vjetër është komploti më i madh kundër qytetarëve shqiptarë në 100 vitet e fundit. Eshtë republika e maskave, republika e kukullave që bëjnë teatër nga mëngjesi në darkë në mënyrë që të vjedhin, të zhvasin nga xhepat e pasuritë e shqiptarëve, nga mëngjesi deri në darkë.

Republika e vjetër është një komplot kundër çdo qytetari i ri apo i moshuar, me shkollë të lartë apo me arsim të mesëm, i punësuar, i papunë apo biznesmen i ndershëm. Republika e vjetër, mos harroni, është një komplot kundër gjithsecilit prej jush, kundër ju të gjithëve bashkë, kundër popullit shqiptar!

Por para se të jetë një komplot politik, republika e vjetër është një komplot ekonomik.

Si mundet ndryshe të mbahet në pushtet një klikë, një grusht njerëzish që rrit taksat, që me paratë e taksave të rritura nuk bën asnjë investim që ndihmon ekonominë, nuk hap asnjë vend të ri pune. Por për shkak të taksave të rritura mbyll qindra –mijëra biznese, 27 mijë për të qenë të saktë vetëm në një vit – sikur të marrim nga 1 të punësuar, 27 mijë familje shqiptare vetëm në një vit kanë humbur të ardhurat si rezultat i komplotit ekonomik – i taksave të larta të republikës së vjetër dhe qeverisë së inkriminuar të Edi Ramës.

Asnjë vend të ri pune, rritje pagash zero, dhe në fakt me pseudorritjen e premtuar nuk shlyhet as 1/3 e efektit gërryes të inflacionit, pra të rritjes së çmimeve që ulin fuqinë blerëse të shqiptarëve, qofshin të punësuar në sektorin publik, qofshin të vetëpunësuar apo punësuar në sektorin privat.

Vende pune jo. Investime ekonomike që rrisin ekonominë jo. Rritje pagash dhe pensionesh jo.

Vetëm rritje taksash dhe rritje të kostove kryesore të ekonomisë, siç është nafta, siç është energjia elektrike, siç është uji i pijshëm, siç janë çmimet bazë të shportës dhe ushqimeve të shportës.

Ky është komploti ekonomik që drejtohet kundër çdo babai dhe kundër çdo nëne, kundër çdo fëmije shqiptar, kundër çdo të moshuari dhe çdo të moshuare.

Sepse, me paratë e taksave të rritura, me paratë e çmimit të rritur të naftës dhe të energjisë elektrike, me të vërtetë;

Nuk bëhen investime që t’ju ndihmojnë ju dhe përmirësojnë jetën tuaj;

Nuk financohet shëndetësia që të jetë më e gatshme, më e aftë, më e përgatitur dhe më e mirë pajisur për të ndihmuar pacientët tanë dhe familjarët e tyre;

Nuk ndihmohet rinia e cila sot nuk paguan më pak, por paguan më shumë për t’u futur në universitete;

Nuk ndihmohen pensionistët, të cilët me pensionin e sotëm blejnë më pak se para 4 vitesh;

Me të vërtetë nuk ndihmohet askush nga qytetarët e thjeshtë;

Por ju e dini, pasurohen në mënyrë marramendëse një grusht njerëzish të cilët janë një grusht pushtetarësh, një grusht oligarkësh, një grusht pronarësh mediash që kanë për detyrë të shfaqin teatrin e kukullave nga mëngjesi deri në darkë dhe një grusht kriminelësh të lidhur me ta. Kjo është kupola e Republikës së Vjetër. Kjo është qeveria e krimit dhe korrupsionit.

***

Detyra aktuale e republikës së vjetër është të ruajë këtë gjendje, të ruajë dhe të mbrojë me çdo kusht e me çdo çmim këtë status quo. Sepse kjo është status quo-ja, kjo është gjendja që u siguron atyre pushtetin politik dhe përmes pushtetit politik, pasuritë dhe pasurimin e tyre kriminal dhe të jashtligjshëm që të vazhdojnë të rrisin taksat, të vazhdojnë të vjedhin përmes tenderave që i marrin vetëm oligarkët e lidhur me Edi Ramën, të vazhdojnë të vjedhin përmes koncesioneve fantazëm që janë skemat e marrjes së pikës së fundit të gjakut nga konsumatorët dhe qytetarët shqiptarë.

Që të vazhdojnë të vjedhin e zaptojnë e të grabisin pasuritë publike të Shqipërisë e shqiptarëve, minierat, bregdetin, naftën,  gjithçka që duhet dhe mund të prodhonte mirëqënie dhe të mira materiale për shqiptarët, por në fakt nuk i prodhon, sepse i vjedh kupola e republikës së vjetër Kupola e republikës së vjetër nuk do të ndalet para asgjëje që ti ruajë privilegjet dhe mundësitë për të vazhduar të vjedhë shqiptarët, për të vazhduar ti trajtojë shqiptarët si një tufë delesh.

Kjo është republika e vjetër. Mos harroni, përballë kemi një kupolë kriminale. Qeveria, qeveritarët, kryeministri Edi Rama janë kriminelë dhe hajdutë, janë përfaqësuesit e republikës së vjetër, janë padronët e republikës së vjetër dhe ata kanë një mision, të mbajnë me çdo kusht pushtetin që të vazhdojnë të vjedhin me çdo kusht Shqipërinë.

***

E vetmja forcë, i vetmi rrezik, e vetmja mundësi për tu përballur me këtë gjendje aktuale, me këtë republikë të vjetër, me këtë komplot politik dhe ekonomik ndaj gjithsecilit prej shqiptarëve të djathtë e të majtë, e vetmja forcë për tu përballur, e vetmja forcë që mund ta ndalë, e vetmja forcë që mund ta përmbysë, jeni ju, është bashkimi i qytetarëve shqiptarë.

Ja pse bashkimi popullor i 18 Shkurtit dhe protesta non-stop në këtë çadër të lirisë është mankthi dhe tmerri i Edi Ramës dhe i kupolës së republikës së vjetër. Sepse për herë të parë në këto katër vite shfaqja me kukulla ka marrë fund dhe populli është bashkuar për të marrë në dorë fatet e tij.

Për herë të pare, interesat e republikës së vjetër kërcënohen, kërcënohet pushteti i tyre. Sepse bashkimi popullor ka deklaruar dhe ka marrë vendim se as nuk nuk do të hyjë dhe as nuk do të pranojë dhe as nuk do të lejojë zgjedhje fasadë, zgjedhje të teatrit të kukullave, zgjedhje për republikën e vjetër, zgjedhje për politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar.

Se ne jemi këtu me një zotim për ti dhënë shqiptarëve zgjedhje për qytetarët, zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje për republikën e re. Kjo betejë ka ardhur duke u ngritur nga dita në ditë dhe sot e gjithë këtë javë ndodhemi në një javë vendimtare të zhvillimeve.

***

Republika e vjetër do të shpresojë që, përmes një dialogu fasadë, të arrijmë zgjidhje fasadë, ku Partia Demokratike dhe opozita të bëhen pjesë e teatrit të kukullave në shkëmbim të pazareve, në emër jo të interesave të shqiptarëve, por të interesave të kupolës. Me pak fjalë, që Partia Demokratike dhe opozita të marrë karriget e saj dhe llokmat e saj në kupolën kriminale të republikës së vjetër. Kjo është shpresa, ky është projekti.

 

Disa prej jush e dinë këtë. Orët në vijim do ta shpalosin këtë para jush. Komploti i republikës së vjetër mbështetet nga autorët e këtij mjerimi dhe komploti ekonomik, që është kryeministri aktual dhe çeta e tij politike, por edhe nga oligarkët që janë mësuar të vjelin miliona jo përmes punës së ndershme po përmes tenderave korruptivë dhe koncensioneve që nuk duan të mbarojnë, dhe nga kriminelët që duan të vazhdojnë ta mbjellin Shqipërinë me drogë e ta mbajnë Shqipërinë një pikë kyçe të trafikut të heroinës dhe kokainës. Dhe nga pronarët e mediave të korruptuara të cilat janë një pjesë e korporatës që përfiton milionat e shqiptarëve duke treguar gënjeshtra nga mëngjesi në darkë. Dhe po ashtu, një grushti avokatësh ndërkombëtarë të kësaj qeverie që paguhen me paratë e korrupsionit dhe paratë e narkomafias shqiptare.

Ky është një rreshtim impresionues. Politikanë me pushtet, oligarkë me miliarda, kriminelë me kobure, pronarë mediash që kanë pothuaj të gjitha ekranet dhe gazetat e Shqipërisë, të gjithë bashkë. Por unë u them se; sot, njësoj si këto 47 ditë dhe më shumë se ditën e parë të kësaj lëvizje, jam po aq i vendosur dhe i më i inkurajuar se kurrë, sepse e di që në këtë përballje nuk përfaqësoj as hallin tim, as interesat e mia dhe as interesat politike të ngushta të një partie politike, por përfaqësoj interesat dhe shpresat e gjithë shqiptarëve të ndershëm të cilët janë forca dhe siguria, të cilët janë bekimi i republikës së re që po vjen.

Ndaj, nëse, do të ketë dialog politik që e kemi kërkuar që prej ditës së parë, ky dialog politik nuk do të kthehet kurrë në një pazar të pisët të disa politikanëve të opozitës me disa disa politikanëve të maxhorancës që të vazhdojë komploti ekonomik, që të vazhdojë komploti politik, që të vazhdojë republika e vjetër, që të vazhdojë mashtrimi, dështimi, vjedhja, papunësia.

Por do të jetë dialogu politik që përmes standardit europian për zgjedhje të lira dhe të ndershme – themeli i gjithçkaje – përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, do ti japë fund njëherë e përgjithmonë republikës së vjetër, rrugëve të vjetra, mënyrave të vjetra dhe gjithçkaje të kalbëzuar në këtë vend që mban peng interesat, mban peng shpresat, mban peng zhvillimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ky është mandati që ju i keni dhënë opozitës, ky është mandati që i keni dhënë Lulzim Bashës me 18 Shkurt.

Dhe ky mandat, do të përfaqësohet me seriozitet, përgjegjësi dhe vendosmëri në çdo dialog politik, nga i cili nuk do të kthehem kurrë me fitore për veten time, me fitore për partinë time, por vetëm me fitoren për Shqipërinë, për shqiptarët, për Republikën e Re.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!  Zoti i bekoftë shqiptarët!


Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 47 të protestës popollore për votë të lirë e të ndershme, 5 Prill 2017

 

Read More
05 Pri
0

Komploti më i rëndë i republikës së vjetër ndaj qytetarëve, është ai ekonomik

Kryetari Lulzim Basha bashkëbisedoi me sipërmarrës, përfaqësues shoqatash dhe pronarë biznesesh të falimentuara, për shkak të situatës ekonomike në vend. Ata denoncuan faktin se ndodhen pranë falimentimit për shkak të rritjes së taksave dhe gjobitjeve selektive. Këtë e konfirmoi edhe Bujar Muço, nënkryetar i shoqatës së biznesit të vogël e të mesëm në Shqipëri duke theksuar se qeveria i trajton bizneset jo si partner, por si kundërshtarë.

Gjatë bisedës shtimi në numër, mbivendosja dhe rritja e taksave u identifikua nga sipërmarrësit e vegjël si problem kryesor. Si shembull, Lefter Troja, ish pronar i një biznesi të vogël duralumini dha taksën e tabelës, taksën për shkollat e reja e cila u taksohet si në familje edhe në biznes qytetarëve sot. Bujar Pula, sipërmarrës me pronësi një ‘bar-kafe’ sot ndodhet pranë falimentimit. Ai theksoi se hapsira publike paguhet 10 herë më shtrenjtë se katër vite më parë.

Nikollaq Neranxi, sipërmarrës dhe kryetar i shoqatës për mbrojtjen e tregtarëve tha se ekonomia shqiptare dhe bizneset sot janë më në rrezik se kurrë. Ai argumentoi se bizneset shpesh gjenden të akuzuar për rritjen e çmimit të produkteve qe ofrojnë për kosnumatorin, por shkak i kësaj janë rritja e çmimit të shportës për çdo shqiptar. Rritja e çmimit të energjisë elektrike, rritja e çmimit të naftës, rritja e çmimit të TVSh në më të lartin në rajon, taksa mbi ndërtesën dhe shumë të tjera të dyfishuara përgjatë katër viteve të Rilindjes në pushtet.

Kreu i shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm për Tiranën, Antonio Likaj, theksoi se fuqia blerëse e shqiptarëve ka rënë me 40%, gjë që ka ulur ndjeshëm xhiron e bizneseve, të cilat sot taksohen edhe më shtrenjtë se dje dhe gjobiten padrejtësisht. Situata bëhet e papërballueshme, sidomos për bizneset e vogla, kur taksidarët vendosin gjoba represive dhe selektive. Rasti i Lefter Trojës me biznes duralumini, ilustroi hallin e sipërmarrësve të cilët gjobiten padrejtësisht nga shteti. Kreu i shoqatës së biznesit të vogël e të mesëm për shqipërinë, Albert Nasko denoncoi ato që i quajti ‘fushata represive të task-forcave të shtetit. Mbi 20 mijë biznese janë mbyllur vetëm në vitin e fundit në Shqipëri, gjë e cila do të thotë se minimalisht 20 mijë të papunë i ka sjellë kjo qeveri Shqipërisë vetëm në një vit.

Kreu demokrat Lulzim Basha tha se biznesi i vogël dhe i mesëm janë shtylla e ekonomisë shqiptare dhe kolonë punësimi për shqiptarët.

“Biznesi i vogël, sipërmarrja e vogël dhe e mesme është shtylla, kolona kurrizore e ekonomisë shqiptare. Mbi 80% e prodhimit shqiptar, e atij që e quajmë Prodhimi i Brendshëm Bruto vjen si rezultat i biznesit të vogël, i sipërmarrjes së vogël dhe natyrisht i fermave dhe i fermerëve shqiptarë. Eshtë pra, jo vetëm kolona e ekonomisë shqiptare, por dhe kolonë e punësimit të shqiptarëve, kolonë e burimit të të ardhurave, të rrogave. Kolonë e mirëqenies, sigurisht në kushtet normale të një ekonomie normale dhe të një shteti funksional. Sa më mirë sipërmarrja aq më mirë ekonomia”.

Zoti Basha tha se nëse pagat dhe pensionet e shqiptarëve nuk rriten, në kushtet e inflacionit, fuqia blerëse e shqiptarëve bie dhe ky është i gjithi rezultat i një komploti të bërë në kurriz të shqiptarëve.

“Asnjë vend të ri pune, rritje pagash zero dhe në fakt me pseudorritjen e premtuar, nuk shlyhet as 1/3 e efektit gërryes të inflacionit, pra të rritjes së çmimeve që ulin fuqinë blerëse të shqiptarëve, qofshin të punësuar në sektorin publik, qofshin të vetëpunësuar apo punësuar në sektorin privat. Ekonomia shqiptare është shkatërruar nga një qeveri e lidhur me krimin dhe nga pushtetarë të korruptuar kokë e këmbë. Por gjendja ekonomike e vendit para së gjithash është rezultat i një komploti të madh kundër qytetarëve shqiptarë. Para se të jetë një komplot politik, republika e vjetër është një komplot ekonomik”, tha Basha.

Z.Lulzim Basha theksoi se kupola e Republikës së vjetër nuk do të ndalet përpara asgjëje që ti ruajë privilegjet e saj, ndaj shqiptarët e bashkuar prej 46 ditësh janë frika e kësaj qeverie.

“Për herë të parë në këto katër vite, shfaqja me kukulla ka marrë fund dhe populli është bashkuar për të marrë në dorë fatet e tij. Për herë të pare, interesat e republikës së vjetër kërcënohen sepse kërcënohet pushteti i tyre sepse bashkimi popullor ka deklaruar dhe ka marrë vendim se as nuk nuk do të hyjë as nuk do të lejojë zgjedhje fasadë, zgjedhje të teatrit të kukullave, zgjedhje për politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar. Ne jemi këtu me një zotim për ti dhënë shqiptarëve zgjedhje për qytetarët, zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje për Republikën e Re”.

Zoti Basha tha se kjo do të jetë një javë vendimtare për të ardhmen e vendit, gjatë të cilës republika e vjetër do të provojë të mbijetojë. Kryedemokrati ritheksoi vendosmërinë e tij për të mos pranuar pazare politike në emër të pushtetit.

“Republika e vjetër do të shpresojë që përmes një dialogu fasadë të arrijmë zgjidhje fasadë, ku Partia Demokratike dhe opozita të bëhen pjesë e teatrit të kukullave në shkëmbim të pazareve në emër jo të interesave të shqiptarëve. Nëse do të ketë dialog politik, që e kemi kërkuar që prej ditës së parë, ky dialog politik nuk do të kthehet kurrë në një pazar të pisët të disa politikanëve të opozitës me disa politikanë të maxhorancës, që të vazhdojë komploti ekonomik, politik. Por, do të jetë dialogu politik që përmes standardit europian për zgjedhje të lira dhe të ndershme, do ti japë fund njëherë e përgjithmonë republikës së vjetër, rrugëve të vjetra  dhe gjithçkaje të kalbëzuar në këtë vend që mban peng interesat, shpresat, mban peng zhvillimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

Lulzim Basha i premtoi qytetarëve se nga çdo dialog i mundshëm politik për zgjidhjen e krizës do të përfaqësojë kërkesat e popullit me seriozitet dhe nuk do të kthehet kurrë pa siguruar fitoren e kauzës së qytetarëve.


Njoftim per shtyp 5 Prill 2017

Read More
04 Pri
0

Deklaratë e Koalicionit Opozitar

Koalicioni Opozitar konfirmoi sot se rruga e vetme e daljes nga kriza është krijimi i qeverisë teknike, me mbështetje të gjerë politike, që do të punojë për të realizuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.

Duke përshendetur hapin e hedhur mbrëmë nga LSI për tu bërë pjesë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike në vend, Koalicioni Opozitar rikonfirmon gatishmërinë për nisjen e dialogut politik për qeverinë teknike dhe fton Edi Ramën të heqë dorë nga kushtet dhe të vendosë interesat e vendit dhe të qytetarëve shqiptarë para interesave personale të pushtetit të tij.

Koalicioni Opozitar shpreh gatishmërinë e plotë për të punuar me të gjitha forcat politike pa asnjë paragjykim, për krijimin e qeverisë teknike, duke i dhënë asaj një mandat të fortë për:

1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.

2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.

3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.

Kjo është e vetmja garanci për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme ku shqiptarët të votojnë lirisht, të zgjedhin lirisht dhe vota e tyre të mos tjetërsohet.


Njoftim per shtyp 4 Prill 2017

Read More
04 Pri
0

I mirëpritur kushdo që vendos Shqipërinë të parën, Edi Rama zyrtarisht pengesa e fundit për zgjedhje të lira e të ndershme

Qytetare dhe qytetarë, të reja dhe të rinj mirë se keni ardhur në këtë agim të ditës së 46-të të lëvizjes më të madhe popullore për zgjedhje të lira, për liri dhe demokraci të vërtetë, për Republikën e Re të çdo shqiptari dhe çdo shqiptareje.
46 ditë më parë ju, burra, gra të rinj dhe të reja nisët një marshim historik, kombëtar dhe qytetar për të drejtën më të shenjtë, mbi të cilën ngrihet demokracia, të drejtën për të votuar të lirë e të padhunuar. Të drejtën për zgjedhje të lira e të ndershme.
46 ditë më parë Shqipëria ishte një vend i shpresës së vrarë, një vend ku askush nuk kishte më fuqinë, kurajon dhe energjinë të ndërtonte dhe të thurte ëndrrat për të nesërmen. Dhe kjo, sepse republika e vjetër ishte shndërruar, jo në një vend për të gjithë shqiptarët, por në një bandë të korruptuar të larjes së parave të pushtetarëve të korruptuar dhe të kriminelëve në pushtet.
Republika e vjetër është një komplot nga i cili përfitojnë një grusht pushtetarësh, një grusht oligarkësh dhe kriminelët e lidhur me ta. Qëllimi i republikës së vjetër nuk ka qenë, nuk është e nuk mund të jetë, aq më pak këto ditë të fundit të saj, mirëqenia, përparimi, punësimi i qytetarëve shqiptarë, por ka qenë pasurimi dhe pushteti i këtij grushti njerëzish i kësaj elite të korruptuar politike, e cila qendron në pushtet vetëm, për të vjedhur paratë e buxhetit përmes tenderave korruptivë. Vetëm, dhe duke zhvatur pasurinë kombëtare që i përkasin çdo shqiptari dhe brezave që vijnë, me koncesione korruptive. Vetëm për ta shndërruar vendin në tri vite e gjysëm në një hambar të madhe droge, në qendrën e krimit të organizuar në Ballkan dhe  lavatriçen e parave të pista të pushtetarëve.
Për ti ruajtur këto, kjo elitë e korruptuar politike, kjo republikë e vjetër e ka të domosdoshme kapjen e zgjedhjeve, e ka të domosdoshme të zëvendësojë vullnetin e secilit prej jush, gjykimin popullor me votë, me diktatin e krimit dhe parave të pista të korrupsionit.
***
Kjo është arsyeja pse në më shumë se një vit, republika e vjetër as nuk u kujtua dhe as nuk iu përgjigj thirrjes së PD, thirrjes së opozitës dhe thirrjes së qytetarëve, të djathtë e të majtë, për të përgatitur zgjedhje të lira e të ndershme. Sepse republika e vjetër e di fare mirë se zgjedhjet e lira e të ndershme, janë fundi i rrugëve të vjetra, janë fundi i allishverisheve të vjetra, fundi i pazareve të vjetra, fundi i pushtetit të inkriminuar e të korruptuar dhe fillimi i pushtetit të qytetarëve.
Ne jemi në këtë betejë tash 46 ditë, në këtë lëvizje të madhe që është me madhe se PD, është më madhe se opozita, sepse është lëvizja e një populli të tërë që ka vendosur ta rrëzojë republikën e vjetër, jo për pushtetin e PD, as për pushtetin e Lulzim Bashës, por për të ardhmen e shqiptarëve, për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Në këtë shesh, nga dita e parë kur e stolisëm me flamurin tonë kombëtar e çdo ditë pas kësaj, kemi qenë dhe jemi këtu me një moto: “Shqipëria e para, shqiptarët të parët!”. Dhe duke vënë interesin e çdo qytetari mbi interesin e çdo politikani dhe të gjithë politikanëve të marrë së bashku, jemi e do të jemi të vendosur deri në fitoren e kësaj kauze kombëtare dhe demokratike.
Republika e Vjetër e mbushi Shqipërinë me drogë për një arsye: Që me paratë e drogës dhe me forcën e krimit të organizuar të majmur e të forcuar nga droga, t’i merrnin qytetarëve shqiptarë, jo vetëm demokratëve por edhe socialistëve të ndershëm, edhe gjënë e fundit që iu kishte mbetur, të drejtën për të votuar si njerëz të lirë. Kjo hata e paparë dhe e padëgjuar në Europë, ka një autor, ka një emër, ka një përgjegjës dhe ky është kryeministri i vendit, ky është Edi Rama.
***
Me përgjegjësi të madhe qytetare, me përgjegjësi të madhe kombëtare, me përgjegjësi të madhe euroatlantike e shtruam këtë çështje për zgjidhje. Dhe kjo lëvizje ka hyrë tashmë në historinë kombëtare dhe në historinë e Ballkanit dhe të Europës, si lëvizja më europiane dhe më euroatlantike, paqësore, demokratike por e vendosur, për të mos bërë asnjë milimetër prapa kur vjen fjala për standardin europian dhe euroatlantik të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Prandaj kemi parashtruar prej ditës së parë një zgjidhje për këtë krizë të thellë, produkt i republikës së vjetër dhe i politikës së inkriminuar që qeveris sot Shqipërinë. Jo një zgjidhje radikale, jo një zgjidhje e ashpër, por një zgjidhje politike që iu ofron Shqipërisë dhe shqiptarëve një rrugë të paqtë drejt rivendosjes së demokracisë përmes garantimit të votës së lirë.
Mbrëmë, duke vendosur këto interesa parësore për Shqipërinë, një nga dy partnerët kryesorë të koalicionit qeverisës ka bërë zgjedhjen e tij, dhe ne i themi; në se kjo zgjedhje është e sinqertë: Mirë se vjen tek Shqipëria e para, shqiptarët të parët! Nuk kemi kërkuar dhe as nuk kërkojmë pazare politike, aleanca të kurdisura në kurriz të interesit qytetar.
Por ky është rasti t’i drejtojmë një thirrje të drejtpërdrejtë njeriut që tashmë është identifikuar zyrtarisht edhe logjikisht si pengesa e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme, njeriut i cili ka vënë dhe po vë pushtetin e tij dhe karrigen e tij para Shqipërisë, para demokracisë, para zgjedhjeve të lira dhe të ndershme: të reflektojë dhe t’i hapë rrugë zgjidhjes. Sigurisht, përmes një dialogu politik, një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike, e cila do të zbatojë deri në fund ligjin për dekriminalizimin, duke nxjerrë çdo person të inkriminuar nga çdo zyrë e  shtetit, nga Parlamenti tek bashkitë dhe çdo institucion shtetëror; E cila do të luftojë me vendosmëri kundër fushatës së kultivimit të drogës dhe kundër parave të pista të drogës dhe bandave që janë bërë gati t’i vërsulen votës së lirë të shqiptarëve; E cila do të përgatisë kushtet europiane, standardet europiane për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku çdo shqiptare dhe çdo shqiptar do të mund të votojë i lirë dhe vota e çdo shqiptari do të numërohet pa u tjetërsuar.
Kjo është ftesa dhe kërkesa. Ky është vendimi i marrë më 18 shkurt. Jo për pushtet në tavolinë, por për pushtetin e qytetarëve përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Ndaj sot, pengesa e vetme, njeriu i vetëm që vendos pushtetin e tij, karrigen e tij, mbi interesat publike të çdo shqiptari e shqiptareje, ka orët e fundit për të reflektuar dhe për t’iu përgjigjur qytetarëve në kërkesën e tyre legjitime, patriotike, europiane dhe euro atlantike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ne kemi në dorë të parashtrojmë zgjidhjet. Ne kemi në dorë të japim rrugën përmes së cilës Shqipëria, jo vetëm mund, por 100% do të ecë drejt Republikës së Re të standardit europian, të republikës së qytetarëve dhe jo republikës së politikanëve.
Por ne, kemi po kështu, potencialin, vendosmërinë, kurajon, energjinë, sot më shumë se dje, nesër më shumë se sot për t’i shkuar këtij vendimi deri në fund.
Asnjë pazar nuk mund dhe nuk do të luhet me fatin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Dhe unë u jap fjalën njësoj si ditën e parë, sot e çdo ditë, se nuk do të pranoj, nuk do të kërkoj dhe nuk do lejoj asnjë pazar në kurriz të interesave të qytetarëve shqiptarë, në kurriz të interesave të popullit tim.
***
Vëllezër e motra. Dita po afron ku pushtetin nuk do ta kenë më një grusht politikanësh por do ta kenë qytetarët shqiptarë, do ta keni ju. Ku vendimarrja nuk do të jetë monopol i kryeministrave, i ministrave apo pushtetarëve arrogantë, por do të jetë tërësisht ekspozim i vullnetit, i dëshirave dhe projekteve tuaja. Ky është premtimi bazik i Republikës së Re.
Unë e kam parë këtë ditë që po agon me qindra herë me sytë e mendjes e të shpirtit dhe e di se edhe ju e keni parë e keni ëndërruar këtë ditë. Endrra po vjen, ëndrra do të bëhet realitet.
Por për këtë na duhet qendresë e vendosur deri në fitore. Republika e vjetër, mos harroni, ka në këtë lojë miliarda euro për të humbur. Nuk janë miliardat e tyre, por janë miliardat e shqiptarëve, janë miliardat tuaja me të cilat janë pasuruar dhe janë bërë të pushtetshëm.
Por unë e di dhe e kam ditur që nga dita e parë, që nga 18 shkurti, kur populli iu përgjigj masivisht thirrjes për një Republikë të Re, dhe e di sot edhe më qartë nga vendosmëria dhe kurajo juaj, se bashkimi ynë, qendresa jonë, kjo lëvizje e madhe popullore, kombëtare e demokratike ka qënë prej ditës së parë dhe sot akoma më shumë, më e fortë se interesat kriminale dhe korruptive të republikës së vjetër.
***
Kjo është javë vendimtare për betejën tonë. Rrugët që shtrohen para nesh janë fare të qarta. Rruga e parë që kemi kërkuar dhe për të cilën ftojmë sot çdo aktor të përgjegjshëm politik, është dialogu politik për formimin një orë e më parë të qeverisë teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Rruga tjetër në kushtet e kokëfortësisë, e papërgjegjshmërisë të një qeverie që nuk do dhe një kryeministri që refuzon të vendosë interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve para interesave të pushtetit të tij, është rruga e përballjes së pashmangshme dhe fitores së pashmangshme të Republikës së Re të qytetarëve shqiptarë, të zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Rrugë tjetër nuk ka, e nuk ka për të pasur. Ne nuk do ta lëshojmë këtë shesh. Ne nuk do ta lëshojmë këtë betejë me kompromise, me pazare, me gjysëm arritje, me gjysëm marrëveshje.
Në djall pazaret politike. Ky është vendimi dhe beteja e qytetarëve, dhe do të jemi këtu me një objektiv; fitoren e qytetarëve, fitoren e Republikës së Re.
Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti i bekoftë shqiptarët!


Fjala e Lulzim Bashes ne Sheshin e Lirise, 4 Prill 2017

Read More
04 Pri
0

Deklaratë e Partisë Demokratike

Partia Demokratike dënon aktin barbar ndodhur në metronë e Shën Pjeterburgut.

Ne i shprehim dhimbje dhe ngushëllime familjeve të viktimave dhe solidaritet njerëzor me popullin rus.

Ky akt dëshmon se terrorizmi nuk ka ngjyrë, atdhe dhe ideologji.

Ne mbetemi të angazhuar në luftën kundër këtij armiku global të njerëzimit dhe të lirisë.​


Deklaratë e Partisë Demokratike, 4 Prill 2017

 

 

Read More
03 Pri
0

Varfëria dhe shtrëngimi i jetesës u thelluan çdo ditë në 4 vite, zgjidhja vjen vetëm kur të shkëputet politika nga krimi

Kryetari Lulzim Basha bashkëbisedim me qytetarë për varfërinë dhe koston e lartë të jetesës, pamundësinë për të mbyllur muajin, për të paguar faturat, për të ndjekur universitetin

 

Kryetari Lulzim Basha bashkëbisedoi me qytetarë për varfërinë dhe rritjen e kostos së jetesës përgjatë këtyre katër viteve. Pedagogë, profesionistë, qytetarë të papunë u bashkuan për të denoncuar situatën e rëndë ku ndodhen familjet shqitpare sot.

 

Gjatë diskutimeve u theksua fakti se kjo qeveri për 3 vjet e gjysmë thelloi varfërinë ekstreme tek shqiptarët dhe goditi shtresën e mesme dhe të ulët të qytetarëve. Sipas shifrave të Bankës Botërore, ne Shqipëri 45% e popullsisë jeton me më pak se 5 dollarë në ditë. Ndërsa skamja ka prekur 6% të popullsisë e cila mbijeton me më pak se 2 dollarë në ditë.

 

Pedagogja Anita Gumeni tha se Shqipëria është vendi më i varfër në Europë dhe qytetarët paguajnë shërbimet më shtrenjtë se vendet e rajonit. Karburanti në Shqipëri është 30% më i shtrenjtë edhe pse jemi vend që e prodhon naftën. Më pas qeveria rriti edhe çmimin e gazit. Edhe pse premtuan se për familjarët çmimi i gazit nuk do të rritjej, qytetarët thanë se gjithkush e di se çmimi është rritur nga 30 lekë për litër në 75lekë për litër.

 

Gumeni denoncoi edhe mashtrimin për premtimin elektoral të rritjes së pagave me 10%. Kjo rritje page nuk arrin të mbulojë as shpenzimet shtesë të shkaktuara nga rritja e cmimeve dhe taksave që i kanë hequr shportës së shqiptarëve 20% të saj duke e bërë rritjen me 10% të pamjaftueshme për të balancuar rritjen e cmimeve të shportës.

 

Arsimi sot paguhet më shtrenjtë, ndërsa ata që përfundojnë shkollën dhe nuk gjejnë një vend pune, përbëjnë 40% të Shqipërisë.

 

Ish drejtoresha e Institutit të Statistikave, Ines Nuri tha se askush nuk e beson Kryeminsitrin kur deklaron se ka hapur mbi 150 mijë vende pune për sa kohë shifrat e papunësisë vazhdojnë ende të rriten. Stivi nga Malësia e Madhe dëshmoi nga Sheshi i Lirisë se dyqanin e vogël që kishte prej vitit 1995, Rilindja ia mbylli në vitin 2013 duke i hequr të vetmin burim financiar familjes së tij.

Të papunët theksuan se jo vetëm nuk marrin ndihmë sociale por duhet të paguajnë përshërbimet njëlloj si ç’do qytetar. Lumturie Ratkoceri tregoi se edhe në një rast kur kryefamiljari kishte vrarë veten, duke lënë gruan me dy vajza adoleshente në shtëpi, shteti nuk i mundësonte ndihmë për shkollim vajzave, mamaja e të cilave paguhet 250 mijë lekë të vjetra dhe paguan 200 mijë lek qera shtëpie, pa të drejtë për ndihmë sociale.

 

Kryetari Lulzim Basha tha se çdo shqiptar që dëgjon hallet e qytetarëve nga Sheshi i Lirisë, e gjen veten në rrëfimet e tyre pasi ata janë bashkuar më shumë se kurrë nën peshën e madhe të halleve që i kanë zënë.

 

“Kjo nuk do të thotë se ne vijmë këtu me naivitetin apo me euforinë se gjithçka ishte parajsë para tre vitesh e gjysëm. Absolutisht jo! Por, pyetja më thelbësore që i bëjmë njëri-tjetrit sot, është, a jemi sot më mirë se tre vjet e gjysmë më parë? 200 vende të reja pune çdo ditë që kur kanë marrë pushtetin, këtë po iu thotë shqiptarëve. Por në fakt, këto 200 mijë vende, janë 200 mijë familjarë, që janë sot kanë ikur në emigracion për shkak të kësaj qeverie. Kjo është një statistikë europiane”.

 

Zoti Basha tha se kërcënimet e kryeministrit se ka shumë për të humbur nëse ai largohet, vlejnë vetëm për të, për kriminelët dhe oligarkët e tij të tenderave.

“Kanë mbyllur mesatarisht 27 mijë biznese vit për vit. Kanë rritur mesatarisht me 30% deri në 50% faturat e energjisë për qytetarët anembanë vendit. Kanë shpenzuar 1 miliard e 200 milion euro për shëndetësinë falas, që sot është në gjendje më të mjerë se ce gjetën.

 

E gjetën në trajektoren e futjes së vendit në BE dhe sot rrezikojnë dhe rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë, për shkak të aleancës së krimit me politikën që e ka kthyer vendin në delen e zezë të Europës. I pari që do të humbasë është krimi i organizuar shqiptar dhe kriminelët në parlament dhe kryetarë bashkish.

 

Do të humbasin ministrat e korruptuar me në krye kryeministrin i cili është akuzuar se zotëron një pasuri qindra milionë euroshe në banka off-shore. Do të humbasë Vlima Nushi, Pandi Carapuli dhe një grusht oligarkësh që po i pinë gjakun popullit duke marrë dhe fituar të gjithë tenderat, të gjithë konçesionet, të gjitha pasuritë e shqiptarëve”.

 

Lulzim Basha tha se vetëm me ikjen e Ramës paratë e taksapaguesve do t’u rikthehen atyre, përndryshe asgjë nuk do të ndryshojë sa kohë politika dhe krimi darkojnë së bashku.

 

Read More
03 Pri
0

Basha me Arvizu dhe Lu: Droga dhe paratë e pista, produkt direkt i kriminalizimit të shtetit nga Edi Rama

Kjo qeveri nuk ka as vullnetin dhe as mundësinë të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme; Qeveria teknike rruga e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mirëpriti sot zotin Alexandër Arvizu, zëvendës ndihmës Sekretar amerikan i Shtetit për çështjet e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve e zbatimit të ligjit dhe ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, z.Donald Lu.

 

Biseda u përqendrua tek çështjet e aktualitetit politik, në kushtet kur Departamenti i Shtetit dhe EUROPOL raportuan muajin e kaluar se gjatë vitit 2016 Shqipëria është kthyer në prodhuesin dhe shpërndarësin kryesor të marijuanës në Europë dhe në një vend kyç për trafikun e heroinës, pastrimin e parave të krimit dhe në një bazë rajonale për krimin e organizuar.

 

Kryetari i opozitës vuri në dukje se raportet e qeverisë amerikane dhe të  Bashkimit Europian janë konfirmim i kriminalizimit dhe kapjes së shtetit nga krimi, që Partia Demokratike ka paralajmëruar këto vite  si rrezikun kryesor që i kanoset politikës, ekonomisë dhe të ardhmes së Shqipërisë.

 

Z.Basha theksoi se gjendja dramatike që po kalon vendi është rezultat i drejtpërdrejtë i akteve të vetëdijshme të kryeministrit Rama, i cili përzgjodhi në Kuvend, në krye të bashkive dhe në poste të larta shtetërore persona me të shkuar kriminale, kryesisht në fushën e trafikimit ndërkombëtar të drogës.

 

Për shkak të kapjes nga krimi dhe dështimit në qeverisje, kryeministri Rama minoi procesin e dekriminalizimit, projektoi kanabizimin e vendit, nuk luftoi krimin dhe nuk ka bashkëpunuar me organizmat ligjzbatuese të vendeve partnere. Prandaj kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk kanë as vullnet dhe asnjë mundësi të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

Interesi i tij dhe i bashkëpunëtorëve të tij është ruajtja e pushtetit me çdo kusht.

Në këto kushte, rruga e vetme për të siguruar zgjedhje të lira është krijimi i një qeverie teknike, me një mandat të qartë për zbatimin e menjëhershëm të ligjit të dekriminalizimit, parandalimin e rikanabizimit të vendit dhe luftën kundër drogës dhe parave të drogës, si dhe organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, theksoi kryetari i opozitës në takimin me zyrtarët e lartë amerikanë.

 

Read More
03 Pri
0

Me zgjedhje të lira e të ndershme, ka shumë, shumë për të humbur Rama, krimi dhe oligarkët, por fitojnë të gjithë shqiptarët e ndershëm!

Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 45 të protestës në Sheshin e Lirisë Çdo ditë, në këtë shesh ne konfirmojmë vendimin e marrë më 18 shkurt, një vendim popullor pa kthim.

Por çdo ditë është e rëndësishme dhe e domosdoshme sikur jo thjesht për njëri-tjetrin, po për qindra-mijëra shqiptarë që na ndjekin çdo minutë, të kujtojmë arsyet e thella që e sollën Shqipërinë këtu, arsyet e vërteta të këtij vendimi të madh e të paprecedentë.

Sot nga ky shesh, qytetarë të ndryshëm, banorë të trevave të ndryshme kanë folur për hallet e përditshmërisë së tyre. Secili gjen veten e vet në një pjesë të rrëfimit dhe të shqetësimeve që u dëgjuan sot këtu.

Shqiptarët janë të bashkuar në më shumë se gjithçka tjetër, në peshën e madhe të halleve që i kanë zënë.

Kjo nuk do të thotë se ne vijmë këtu me naivitetin apo me euforinë se gjithçka ishte parajsë para tre vitesh e gjysëm. Absolutisht jo! Por pyetjet më thelbësore, më esenciale, më të thjeshta që i drejtojmë njëri-tjetrit apo vetes tonë, marrin të njëjtën përgjigje.

A keni sot, a keni sot, fuqi blerëse më të lartë se para tre vitesh e gjysëm?

A paguani sot më pak taksa se para tre vitesh e gjysëm?

A e paguani energjinë elektrike më lirë se para tre vitesh e gjysëm?

A e paguani faturën e ujit më të vogël se para tre vitesh e gjysëm?

A keni shanse më të mëdha ju, të afërmit tuaj, fëmijët tuaj për punësim se para tre vitesh e gjysëm?

Por këta thonë që kanë hapur 195 mijë vende pune. I bie 200 vende pune të reja çdo ditë.

200 vende të reja pune çdo ditë që kur kanë marrë pushtetin, këtë po iu thotë shqiptarëve. Por në fakt, këto 200 mijë vende, janë 200 mijë familjarë, bashkatdhetarë, bashkëqytetarë tanët që janë sot kanë ikur në emigracion për shkak të kësaj qeverie.

Kjo është një statistikë europiane. Nuk është një shifër e Partisë Demokratike, por është një shifër e Bashkimit Europian. Por nuk është shifër.

200 mijë shqiptarë të larguar nga shtëpitë e tyre janë 200 mijë fate njerëzish, janë 200 mijë drama, që flasin më shumë dhe më mirë se çdo politikan e çdo gazetar. Janë produkti i drejtpërdrejtë i një Shqipërie të varfëruar, një Shqipërie të shpunësuar, një Shqipërie të përballur me padrejtësinë dhe me arrogancën e një pushteti të pashpirt dhe çnjerëzor deri në palcë. Emigracioni, largimi i shqiptarëve, rënia ekonomike, rënia e fuqisë blerëse, janë dramat e përditshme në Tiranë, Durrës, në Elbasan, në Shkodër në Vlorë, në Korcë, Fier, Lushnje, e anembanë Shqipërisë.

***

Në një fakt kishin të drejtë dje: edhe të djathtë edhe të majtë po trajtohen njëlloj nga kjo qeveri. Të gjithë po humbin me Edi Ramën dhe cetën e tij të korruptuar e kriminale në pushtet. E vërtetë është që kanë bërë shumë në këto katër vite.

Kanë mbyllur mesatarisht 27 mijë biznese vit për vit. Kanë rritur mesatarisht me 30% deri në 50% faturat e energjisë për qytetarët anembanë vendit. Kanë shpenzuar një miliard e 200 milion euro për shëndetësinë falas, që sot është në gjendje më të mjerë se ce gjetën, është shëndetësia më e varfër, më e korruptuar, më e pashpirt për qytetarët shqiptarë.

Kanë dyfishuar tarifat e studimit për studentët në univeristetet publike. Kanë bërë shumë, sepse kanë mbushur Shqipërinë me drogë dhe me krim, nga Vermoshi në Konispol.

Kanë bërë shumë, sepse e gjetën në trajektoren e futjes së vendit në BE dhe sot rrezikojnë dhe rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë, për shkak të aleancës së krimit me politikën që e ka kthyer vendin në delen e zezë të Evropës. Kemi bërë shumë thotë, por shumë mundet të humbasim.

E keni dëgjuar, se e përsërisnin. E përsërisnin si automat, si rrobot.

I nxirrnin njëri pas tjetrit: Kemi bërë shumë thonë, por shumë mund të humbasim. Kush do të humbasë? Kush do të humbasë, nëse Edi Rama nuk e mban pushtetin dhe aleancën e tij me krimin?

I pari që do të humbasë është krimi i organizuar shqiptar dhe kriminelët në parlament dhe kryetarë bashkish. Do të humbasin ministrat e korruptuar me në krye kryeministrin i cili është akuzuar se zotëron një pasuri qindra milionë eurosh në banka off-shore.

Do të humbasë Vilma Nushi, Pandi Carapuli dhe një grusht oligarkësh që po i pinë gjakun popullit duke marrë dhe fituar të gjithë tenderat, të gjithë konçesionet, të gjitha pasuritë e shqiptarëve.

Këta do humbasin dhe humbasin shumë. Sepse paratë e tyre, që në fakt janë paratë e shqiptarëve, do t’i kthehen shumicës, do ti’i kthehen qytetarëve shqiptarë. Prandaj këtu jam dakort me Edi Ramën. Do humbasësh jo shumë, por do humbasësh gjithçka në Republikën e Re.

***

Republika e vjetër, nga maja e kokës deri te thembra e këmbës është sot banka e krimit e cila prodhon qindra milionë euro për Edi Ramën, për pushtetarët e korruptuar për një grusht oligarkësh dhe kriminelësh që i mbajnë në pushtet.

Me këto para, paguhen lobingje të ndyra, të pista. Me paratë e narkomafias shqiptare, me paratë e korrupsionit qeveritar blihet fjala e lobingjeve në Europë dhe në Amerikë, për t’i ardhur në ndihmë lavatriçes së krimit të organizuar, republikës së vjetër të krimit.

Mos harroni, kjo është një qeveri kriminelësh që do bëjë gjithçka për të mbajtur pasurinë dhe pushtetin që ka sëbashku me krimin. E vetmja garanci për fitoren në këtë betejë epike, historike por edhe jetike për gjithsecilin prej jush, për ç’do qytetar shqiptar që nuk i përket kësaj dyzine pushtetarësh të korruptuar dhe kriminelësh, e vetmja garanci, është bashkimi dhe qëndresa jonë deri në fitore.

***

Me shpifje, me mashtrime, me presione do bëjnë gjithçka për tërheqjen tonë, për tërheqjen e Partisë Demokratike, për tërheqjen e Lulzim Bashës, për tërheqjen e opozitës nga kjo betejë.

Por unë dua të garantoj sot përsëri, ç’do shqiptar, të djathtë e të majtë, që mund të ndahemi në pikëpamjet tona politike, apo në rrugëzgjidhjet politike, por na bashkon vullneti për të pastruar Shqipërinë nga krimi dhe për të mos lejuar që Shqipëria të kthehet në një Republikë droge.

Dua t’i garantoj sot me vetëdije të plotë, se këtë betejë e ndërmarr me gëzimin dhe vendosmërinë më totale, sepse e di që nuk është për mua, nuk është për karrigen time, nuk është për Partinë Demokratike, por është për fatin e çdo shqiptareje dhe shqiptari të ndershëm.

Ndaj ju them se çdo ditë që kalon jam dhe jemi më të fortë, më të vendosur. Se nga kjo betejë nuk tërhiqem pa përmbushur premtimin që para jush dhashë, pa i shkuar deri në fund vendimit që sëbashku morëm: zgjedhje të lira dhe të ndershme, qeveri teknike dhe vetëm votë të lirë dhe të ndershme për qytetarët shqiptarë.

Ky është fillimi i një beteje që do të ndërtojë Republikën e qytetarëve dhe jo të politikanëve. Kjo bëhet jo vetëm për ju dhe fëmijët tuaj, por për brezat që do të vijnë.

Kjo betejë do të vendoset jo nga kompromisi për të ruajtur favoret e pushtetin e krimit, por nga vendosmëria totale për të mos u tërhequr deri sa të sigurojmë, asgjë më pak se standardin europian për zgjedhjet shqiptare.

Sepse vetëm me standardin europian për zgjedhjet shqiptare mund të fillojmë të ndërtojmë standardin europian të jetës për shqiptarët.

Asgjë nuk ka për të ndryshuar, asnjë vend i ri pune nuk ka për t’u hapur, asnjë çmim nuk ka për t’u ulur, asnjë taksë nuk do të lehtësohet, asnjë shërbim nuk do të përmirësohet, as pensionet nuk do të ngrihen, as rrogat nuk do të ngrihen, për sa sa kohë që krimi dikton politikën.

Ndaj kjo është beteja e betejave, për të shkëputur lidhjen e politikës me krimin, në mënyrë që së bashku t’i kthejmë qytetarëve pushtetin politik, dhe përmes pushtetit politik, pushtetin ekonomik.

Mundësi, për një ekonomi të fortë, një të nesërme të sigurtë, me vende pune për rininë dhe të papunët. Me pensione dinjitoze për pensionistët, me shëndetësi që i shërben pacientëve dhe jo oligarkëve të korruptuar dhe xhepave të tyre, me një drejtësi që i shërben qytetarëve dhe që ndëshkon politikanët e korruptuar dhe kriminelët.

Kjo mund dhe do të vijë.

Kjo ëndërr do të bëhet realitet! Sepse ne do ta fitojmë këtë betejë për Shqipërinë, për shqiptarët, për demokracinë, për Europën, për Amerikën.

Zoti i bekoftë shqiptarët!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Read More
02 Pri
0

Familjarët e 4 dëshmorëve të 2 prillit: Amaneti i tyre për liri, duhet çuar deri në fund

Pasditen e 2 Prillit në Sheshin e Lirisë qytetarëve i’u bashkuan familjarët dhe miqtë e katër dëshmorëve të demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu. Të mbledhur për të kujtuar me mirënjohje sakrificën e bijve shkodran të vrarë pabesisht nga regjimi komunist, në Sheshin e Lirisë, në nderim të tyre u mbajt një minutë heshtje.

Në kujtesë të ngjarjeve të 2 Prillit 1991 ku regjimi komunist vrau katër të rinjtë shkodran, që dolën në emër të lirisë dhe demokracisë,Rajmonda Marku dhe Jozef Shiroka treguan në vargje përjetimet e asaj dite.

Mamaja e Besnik Cekës tha se sot shqiptarët duhet të çojnë deri në fund amanetin e bijve të tyre, të cilët ranë dëshmorë për t’i sjellë vendit lirinë dhe demokracinë.

“Bijtë tanë ranë për një demokraci të vërtetë, të pastër. Amaneti i tyre duhet të shkojë deri ne fund. 4 dëshmorët u vranë, por fituan, nuk dolën të humbur. Ata nderohen nga Shkodra dhe nga e gjithë Shqipëria. I bëj thirrje PD dhe shqiptarëve,të majtë e të djathtë qofshin, të dalin nga Parlamenti nëse janë të inkriminuar sepe ata që udhëhoqën masakrën e 2 Prillit, sot janë në Parlament. Shqipëria nuk ndahet veri-jug siç përpiqet ta ndajë kryeministri”.

Vëllai i Nazmi Kryeziut tha se për të, nuk ka ndryshim 2 Prilli sot me atë që i shkuli të vëllain nga djepi i familjes, pasi ata që kanë qënë dje në pushtet, janë edhe sot, me në krye, ministrin e brendshëm të asaj kohe, që është sot edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.

Edhe rinia shkodrane që nuk i ka jetuar ato ditë tmerri, sot ndihet e frikësuar. Mbesa e të rënit Besnik Ceka tha se rinia sot ka frikë të flasë apo protestojë, nga frika se nesër i heqin nga puna. Mbesa e Bujar Bishanakut thirrjen ia drejtoi çdo të riu e të reje shkodrane e shqiptare: Mos u shisni o shqiptarë, sepse kështu shisni shqipërinë dhe ata që do e blejnë, do ta shesin përsëri nesër.

Kryetari Lulzim Basha tha se kujtimi i Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës nuk zbehet, por ngjall çdo 2 Prill krenarinë e atyre që patën fatin t’i njohin dhe i kujton gjithë të tjerëve shprehjen e Ronald Regan, se liria është gjithmonë një gjeneratë larg zhdukjes.

“Shqipëria është sot e kërcënuar përsëri nga politika e lidhur me krimin. Njësoj si 27 vite më parë, kur krimi dhe kriminelët e diktaturës 45 vjeçare ngritën dorën për të derdhur gjakun e pafajshëm të katër engjëjve të demokracisë dhe qindra qytetarëve të pafajshëm të Shkodrës, mes tyre qindra gjimnazistë dhe studentë, edhe sot, një aleancë e ripërtërirë e të njëjtëve pushtetarë dhe bijve të tyre, tashmë jo me krimin idelogjik, por me krimin e organizuar dhe narkomafian shqiptare, kërcënon sërish demokracinë dhe vlerat e saj”.

Zoti Basha tha se Kryeministri, në vend që të mendojë për kërkesat e qytetarëve, i kërcënon ata sot, më keq se mbeturinat e diktaturës 26 vite më parë.

“I mirëpritur është çdokush që e ka kuptuar tashmë se për ankthin, pushtetin dhe pasurinë e Edi Ramës, nuk mund të varrosim shpresat, ëndrrat dhe projektet e të gjithë shqiptarëve, dhe nuk mund të zhbëjmë demokracinë, 27 vite pas Dhejtorit 1990. Nuk mund të kthehemi në ditët kur kishte votime, por jo zgjedhje, nuk mund të kthehemi në ditët e partisë shtet”.

Lulzim Basha tha se për qytetarët e 44 ditëve të qëndresës popullore, zgjidhja është e qartë, por koha po skadon.

Kryetari i Opozitës theksoi se nuk do të ketë zgjedhje më 18 qershor dhe se qeveria teknike, duhet të ketë të paktën 100 ditë në dispozicion për të këputur lidhjet kriminale me pushtetin.


Njoftim per shtyp 2 Prill 2017

Read More
02 Pri
0

Të bashkohemi të gjithë para marrëzisë së një njeriu që kërkon ta mbajë pushtetin pa zgjedhje të lira e të ndershme

Më lejoni të përshëndes në veçanti sot, familjarët, prindërit, të afërmit e katër dëshmorëve të 2 prillit, heronjve të demokracisë, që i përkujtojmë sot si çdo 2 prill, me një ndjenjë të thellë e të vazhdueshme, dhimbje, malli, por edhe krenarie dhe mirënjohje të thellë kombëtare patriotike dhe qytetare. Dita e sotme është jo vetëm për Shkodrën por për mbarë Shqipërinë, kujtesa e çmimit të lartë që ky popull është gati ta pagojë për liri dhe demokraci.
E në veçanti e stolis këtë sakrificë në altarin e demokracisë karakteri, trimëria, vendosmëria, fisnikëria e katër engjëjve të 2 Prillit, Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës. Kujtimi i tyre nuk zbehet por stolis në çdo 2 prill që vjen, krenarinë e atyre që patën fatin t’i njohin, dhe kujton të gjithë të tjerët e në veçanti rininë shqiptare, siç dhe duhet ta kujtojë sot dhe 25 vjet pas, thënien e madhe të një prej udhëheqësve të botës së lirë, të Presidentit Ronald Regan, se; liria është gjithmonë një gjeneratë larg zhdukjes, apo ajo që ne shqiptarë e dimë fare mirë, se kur nuk luftohet për lirinë, ajo është e kërcënuar, e rrezikuar të zbrapset dhe të zhduket.
Sot në 2 prill 2017, 44 ditë pas nisjes së betejës fisnike popullore dhe kombëtare për lirinë e votës, shqiptarët nuk janë të ndarë, por janë të bashkuar më shumë se kurrë më parë, duke ruajtur brenda vetes harmoninë dhe pluralizmin e mendimit dhe të bindjeve, por të bashkuar kombëtarisht, atdhetarisht, demokratikisht për të mbrojtur me çdo kusht dhe me çdo çmim, vlerat themelore të bashkëjetesës demokratike, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, demokracia e vërtetë dhe liria e vërtetë.
Ky bashkim i madh popullor nuk vjen thjesht dhe vetëm si një zotim i atyre që mbajnë mend atë që diktatura shkaktoi në këtë vend, i më të rriturve që e dinë se një vend nuk mund të bëjë përpara, e do të përjetojë krizë pas krize, nëse nuk garanton demokracinë, por, edhe i të rinjve dhe të rejave shqiptare të cilët kanë qenë balli i protestës që më 18 shkurt, e vazhdojnë të jenë balli i kësaj lëvizje të madhe kombëtare dhe demokratike.
Sepse, Shqipëria është sot e kërcënuar përsëri nga politika e lidhur me krimin. Njësoj si 27 vite më parë, kur krimi dhe kriminelët e diktaturës 45 vjeçare ngritën dorën për të derdhur gjakun e pafajshëm të katër engjëjve të demokracisë dhe qindra qytetarëve të pafajshëm të Shkodrës, mes tyre qindra gjimnazistë dhe student, edhe sot, një aleancë e ripërtërirë e të njëjtëve pushtetarë dhe bijve të tyre, tashmë jo me krimin idelogjik, por me krimin e organizuar dhe narkomafian shqiptare, kërcënon sërish demokracinë dhe vlerat e saj.
Të gjithë e dimë që demokracia, vota e lirë, zgjedhjet e lira dhe qeveria që del prej tyre, njësoj si qeveria që largohet me votën e lirë, janë të vetmet mekanizma të shoqërive të civilizuara, për të garantuar zhvillim, paqe, përparim, mirëqenie, për të zhvilluar vendin dhe për të garantuar harmoninë sociale.
Por, po kështu, e dimë dhe e kemi mësuar akoma më mirë këto katër vite, se kur krimi ngrihet në pushtet dhe kur pushteti bëhet njësh me krimin, nuk ka dhe nuk mund të ketë as paqe, as harmoni sociale, as ekonomi të zhvilluar, as vende të reja pune, as rritje rrogash dhe pensionesh, as shëndëtesi, as arsim, por ka dhe do të ketë vetëm padrejtësi, krim, papunësi, ekonomi të dobët, emigracion dhe vrasje shprese. Këto dhe vetëm këto janë bëmat e shtetit të inkriminuar që Edi Rama ngriti me duart e tij në këto katër vite.
***
Ndaj, sot nga funerali i rilindjes pak kilometra nga ky shesh i lirisë, nga funerali i rilindjes i mbushur me njerëz të administrates, që me të vërtetë në fytyrat dhe në sytë e tyre dallohej përzierja e hidhërimit dhe e gëzimit që po përcillnin rilindjen e vdekur, Edi Rama u përpoq të mbronte shtetin e krimit që me duart e tij dhe të një çete kriminelësh ndërtoi në këto katër vite, sepse, për të, vetëm krimi dhe aleanca me krimin e shpëtojnë nga gjykimi i popullit me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai e di fare mirë se, nuk ka asnjë shans, asnjë shans ti shpëtojë gjykimit popullor me votë dhe as gjykimit të drejtësisë së pavarur, përveçse me aleancën e tij me krimin e organizuar dhe narko-mafian shqiptare.
Por, e ka gabim, e ka dramatikisht gabim kur mendon se tani që po vjen ora e zgjidhjes së madhe, ora e gjykimit popullor, do të mund ta hedhë lumin siç bëri rëndom në këto katër vite duke i hipur kalit të krimit, kalit të narkotrafikut, kalit të kriminelëve me damkë që përfaqësojnë llumin dhe antivlerat kudo ku janë.
Vendimi i marrë është kategorik. Ne do të shpartallojmë lidhjet e qeverisë me krimin dhe prandaj kushti i patejkalueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme është një qeveri e palidhur me krimin, një kryeministër i palidhur me krimin, prandaj Edi Rama duhet dhe do të largohet, si kusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Aleanca e tij me krimin e fundosi Shqipërinë, e ktheu në vendin më problematik për drogën, më problematik për krimin, më problematik për larjen e parave, e ktheu në vendin më të mjeruar ekonomikisht, në vendin me emigracionin më të lartë në Europë, madje duke konkuruar edhe Sirinë që është në luftë civile.
Sot, në vend që ti kërkojë falje shqiptarëve, në vend që ta kuptojë se qeveria teknike është mbi të gjitha formula për t’i shpëtuar kokën atij dhe bandës që e rrethon, formula e vetme që garanton një zgjidhje paqësore dhe demokratike të krizës dhe zhbllokon rrugën Europiane të Shqipërisë, krekoset dhe kërcënon më keq se mbeturinat e diktaturës, të cilës i dhamë fund 26 vite më parë. E pra, le ta ketë të qartë se sot jo vetëm për demokratët, jo vetëm për opozitën, por për shqiptarët e ndershëm kudo ku janë, të djathtë e të majtë dhe për partnerët ndërkombëtarë që vlerësojnë dhe duan një Shqipëri demokratike, europiane dhe të zhvilluar; pengesa, bllokimi, problemi kryesor dhe numër një i Shqipërisë për rrugën e saj europiane ka një emër, dhe ky është Edi Rama.
***
Nuk do të ketë zhvillim, nuk do të ketë punësim, nuk do të ketë shërbime, nuk do të ketë pensione të larta po nuk e këputëm lidhjen e krimit me politikën dhe të politikës me krimin. Dhe kjo mund dhe do të arrihet vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme, të cilat mund dhe do të arrihen vetëm nga një qeveri teknike, që ka kohën e mjaftueshme, të këpusë një herë e përgjithmonë lidhjet e politikës me krimin.
Ndaj, ftoj sot, me 2 Prill, në këtë ditë të madhe të historisë tonë, të bashkohemi të gjithë, të gjithë faktorët politikë, të gjithë faktorët qytetarë, përballë marrëzisë, përballë dinakërisë, përballë mizorisë së një njeriu i cili dëshiron ta mbajë pushtetin e tij të inkriminuar në këmbë me zor, me dhunë dhe pa zgjedhje të lira e të ndershme, pa garë të ndershme dhe pa opozitë.
Le të bashkohemi të gjithë, duke treguar me gisht pengesën e vetme dhe duke bërë gjithçka për largimin e kësaj pengese një orë e më parë. I mirëpritur dhe e mirëpritur është çdokush që e ka kuptuar tashmë se për ankthin, pushtetin dhe pasurinë e Edi Ramës, nuk mund të varrosim shpresat, ëndrrat dhe projektet e e të gjithë shqiptarëve, nuk mund të zhbëjmë demokracinë 27 vite pas Dhejtorit 1990, nuk mund të kthehemi në ditët kur kishte votime por jo zgjedhje, nuk mund të kthehemi në ditët e partisë shtet.
Sa për ne që jemi këtu në këtë shesh, vendimi është i qartë, ne do të jemi këtu deri sa një qeveri teknike pa Edi Ramën të marrë mandatin popullor për të këputur lidhjet e krimit, pë të luftuar paratë e drogës dhe për të krijuar kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kjo, nuk ka se si të arrihet për sa kohë që ditët dhe javët që qytetarët i vunë në dispozicion Edi Rama i keqtrajtoi i abuzoi dhe i shpërdoroi me broçkulla dhe mashtrime.
Prandaj i garantoj qytetarët shqiptarë se beteja jonë, beteja juaj dhe zotimi im, sot janë më të forta se kurrë. Qeveri teknike me kohë të mjaftueshme për të kryer detyrat e saj. Ndaj nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje me 18 Qershor. Qeveria teknike duhet të ketë të paktën 100 ditë në dispozicion për të këputur lidhjet kriminale dhe për të çmontuar aparatin mafioz dhe narkotrafikantë që mban Edi Rama në pushtet.
Edhe njëherë, i bëj thirrje ti vërë gishtin kokës e ta kuptojë se këto kushte demokratike që populli ka vendosur për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk janë thjeshtë dhe vetëm rrugëzgjidhja dhe rrugëdalja për Shqipërinë europiane, por janë edhe shansi i tij i fundit për të mos përfunduar siç përfundojnë diktatorët e marrë që dëshirojnë t’i marrin liritë dhe demokracinë popullit. Thirri mendjes sa nuk është vonë. Beteja jonë ka nisur dhe do të përfundojë vetëm me fitore.


Fjala e Lulzim Bashes ne Sheshin e Lirisë, 2 Prill 2017

 

Read More