Blog

02 Shk
0

Këtë qeveri nuk e meritojnë shqiptarët, ne 18 Shkurt në shesh

I nderuar zotni kryetar!
Të nderuar kolegë!                                                                                                                                                                                                                                               Të nderuar qytetare e qytetarë!
Projektligji “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme” paraqet një nga detyrimet e Shqipërisë në kuadër të Traktatit, në kuadër të Strategjisë Evropiane për energjinë e gjelbër dhe Planit Kombëtar për Integrimin Evropian që përfshin masa afatmesme dhe afatgjata deri në vitin 2020, me synimin që Shqipëria të ketë përafruar plotësisht legjislacionin në përputhje me direktivat  e  BE-së për energjinë.
Ky projektligj është i mirëpritur, pasi sot bota e zhvilluar është fokusuar në gjetjen e mundësive të përdorimit të energjisë së rinovueshme. Edhe vendi ynë nuk mund të dalë nga ky kuadër. Deri në vitin 2020, afërsisht, diçka më pak se gjysmën e energjisë që konsumojnë, shqiptarët do të duhet ta sigurojnë nga energjia e rinovueshme. Ky është dhe një kusht i vendosur nga BE, i cili do t’iu sigurojë qytetarëve shqiptarë kosto më të ulët të energjisë dhe një mjedis më të pastër dhe pa ndotje.
Miratimi i këtij projektligji do të përbënte një kontribut konkret  për mbështetjen e një politike kombëtare për nxitjen, promovimin dhe përmirësimin e përdorimit të energjisë së rinovueshme për:
– rolin e madh të prodhimit të energjisë elektrike me burime të rinovueshme;
– vendosjen e skemave mbështetëse për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme në shkallë të vogël;
– konsumin e burimeve të energjisë të rinovueshme në masën 38% në vitin 2020;
– diversifikimin e burimeve të rinovueshme në vend, jo vetëm nga burimet hidrike, por edhe nga era, dielli, biomasa dhe energjia gjeotermale;
– përdorimin e burimeve vendase të energjisë, në veçanti në zonat e largëta, duke hapur vende pune dhe përmirësuar standardet e jetesës.
Megjithëse Shqipëria konsiderohet si një nga vendet me kosto të ulët të prodhimit të energjisë, sipas studimeve, mungesa e burimeve alternative bën që të ketë humbje deri në 50-70/MWh (megavat për orë), shifër kjo shumë më e lartë se në BE. Sa i përket objektivit të vënë nga Bashkimi Evropian, realisht, vendi nuk do të mund të arrijë synimin e përcaktuar prej 38% deri në vitin 2020. Së pari, nuk kemi ende kapacitete të instaluara të energjisë diellore dhe asaj nga era, siç orienton direktiva evropiane, dhe së dyti, shumë investime janë realizuar në këtë fushë, janë bërë pa ekspertizën  e specialistëve dhe pa plane teknike dhe financiare. Por pavarësisht kësaj, projektligji që na paraqitet sot vjen edhe me një sërë problemesh që në vend që t’i zgjidh ia shton këtij sektori të rëndësishëm.
Siç e ka vënë në dukje edhe Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme ky projektligj nuk jep garanci nga institucionet e tjera shtetërore që rregullojë funksionimin e prodhimit të energjisë së rinovueshme. Në mjaft pika është i paqartë dhe evaziv. Kështu më konkretisht, nëse në pikën 8 të nenit 9,  thuhet se “Mbështetja pёr prodhuesit e energjisë së rinovueshme jepet në çdo rast, deri në vetёshlyerjen e plotë të impiantit.” Por kësaj pike që shpreh parimin, kur vjen puna tek pikat që japin zbatimin e ligjit, shtohet  pika 3 e nenit 22, ku shprehimisht thuhet se  çmimi “merr në konsideratë një kthim të arsyeshëm të vlerës së investimeve”.
Nuk e di sesi mund të përkthehet në zbatim një ligj që thotë “marr në konsideratë”, apo
ç’ masë shlyerje është  “kthimi i arsyeshëm i vlerës së investimit”?
Aq më tepër kur flasim për një përafrim me direktivat e Bashkimit Evropian,  investitorët e huaj dhe shqiptarë kanë kërkuar vazhdimisht zbatimin e direktivës europiane për përcaktimin e çmimit, e cila përcakton “kthim të plotë të investimeve dhe një fitim të arsyeshëm”.
Projektligji parashikon gjithashtu për të gjithë prodhuesit e vegjël të energjisë me një kapacitet deri në 2 MW, të cilët nuk do të jenë pjesë e skemave mbështetëse, por do të paguhen sipas një çmimi të bazuar në një metodologji të propozuar nga ministri dhe Këshilli i Ministrave.
Në pikën 2 të nenit  22, thuhet se “Çmimi i blerjes së energjisë elektrike nga prodhuesit me pёrparёsi, tё cilёt kanё marrë certifikatën e pranimit të veprës të centralit elektrik brenda datës 31 dhjetor 2017 dhe të cilët nuk janë bërë pjesë e skemës mbështetëse sipas kontratës për diferencë, llogaritet nga ERE, nё pёrputhje me metodologjinё e miratuar nga Kёshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit.”
Por kjo pikë ngre dhe pikëpyetjet më të mëdha. Pse nuk duhet ta përcaktojë qartësisht ligji, por duhet lënë metodologjia e përcaktimit të çmimit në dorë të ministrit a këshillit të ministrave? Kjo mënyrë nuk jep asnjë siguri nëse ndërtuesve të impianteve të energjisë së rinovueshme do t’u kthehen paratë e investimit të tyre. Gjithashtu, kjo pikë lë shteg për abuzime, duke u hapur rrugë praktikave korruptive, për të cilat dita-ditës po tregoni se jeni mjeshtra të mëdhenj. Po ashtu, presioni i qeverisë mbi investitorët do të rritej, sepse ekzekutivi do të kishte nën kontroll të plotë financat dhe fatin e tyre.
Siç thuhet edhe në relacionin shoqërues të projektligjit të paraqitur sot, ky projektligj i afrohet në masën 45% me legjislacionin përkatës evropian të cilit i referohemi, dhe praktikisht merr në konsiderate vetëm hidrocentralet e vogla dhe tarifën e stimuluar, duke përcaktuar KESH-in si blerësin e vetëm të energjisë elektrike. Asnjë nga vendet e rajonit nuk e aplikon këtë model, dhe si gjithmonë qeveria jonë kërkon të eksperimentojë. Një projektligj që duhej të sillte një vizion të së ardhmes, na vjen i cunguar dhe evaziv, por dhe i pavlerë për kohën dhe realitetin ku jetojmë, ku shumica e ndërtesave në Shqipëri nuk kanë ngrohje qendrore dhe faturat e kripura të energjisë elektrike rëndojnë si asnjëherë mbi xhepat e shqiptarëve. I keni masakruar qytetarët me faturat e dhjetorit. E në këtë sfond, duke kujtuar se afro 35% e energjisë elektrike humbet në rrjet, ky projektligj duket  edhe më gjysmak.
Por të diskutosh sot për ruajtjen dhe rinovimin e energjisë, kur shteti nuk po ua ruan as jetët e as shtëpitë, është me të vërtetë e tepërt. Të diskutosh për energjinë e rinovueshme në një kohë që shoqëria shqiptare përballet si asnjëherë me problemet më të rënda; me drogën, me krimin, me varfërinë është jashtë çdo logjike, sidomos përpara këtij kabineti qeveritar.
Nga ajo çfarë po shohim dhe dëgjojmë dita ditës, s’ ke sesi mos ta pranosh se kemi qeverinë më të turpshme dhe më qesharake që duhet të ketë ekzistuar ndonjëherë. Si mund të flasim për ligje sot kur mëson se kryeministri fallsifikon vendimet e këshillit të ministrave.
Marrin vendime mbi mbledhje të pabëra, i japin koncesione tarafit të tyre, dhe këtë fakt e deklarojnë ministra dhe ish ministra të këtij kabineti, duke na treguar sesa fort është e lidhur me krimin kjo qeveri, por edhe me sa arrogancë sulmon këdo që guxon të përmendë apo kritikojë lidhjet e krimit me qeverinë dhe korrupsionin e kapjen e saj.
Si mund të flitet sot për ligje, kur prej vetë eksponentëve të saj mazhoranca na del të jetë veçse një aleancë interesash private dhe kriminale dhe qeveria e saj mbahet në këmbë me anë të krimit dhe parasë që vjen prej tij?
Besoj se këto ditë çdo qytetar i këtij vendi e ka të qartë pse kjo mazhorancë nuk pranon marrjen e përgjegjësive për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kjo është arsyeja e vetme pse nuk pranojnë votimin elektronik, pasi e kanë gati skemën kriminale të përdorimit të trafikantëve të drogës, të policisë tutore të kanabisit, të administratës me militantë që sillet si bandë për zgjedhjet.
Meqë në vitet 90 nuk u frymzuam nga Romania, dhe ky ishte një gabim fatal i joni, me 18 shkurt duhet të mbushim sheshet siç po bëjnë sot romunët për motive shumë më të dobëta se këto tonat.  Vetëm jashtë zyrave të qeverisë janë mbledhur rreth 200 000 protestues, protestë e cila po zhillohet edhe në qytete të tjera.
Në protestën e 18 shkurtit , që do të jetë vetëm fillimi, ftoj edhe ish ministrin dhe çdo të majtë pertej bindjeve politike.
Në atë shesh duhet të jetë çdo shkodran, çdo shqiptar.
Jeta ime akademike më ka afruar me të vërtetën më ekzakte, me matematikën. Jeta ime e shkurtër në politikë sot më ka afruar me një të vertetë po aq ekzakte sa 1 dhe 1 bëjnë 2, që kjo nuk është qeveria që meritojnë shqiptarët.
Faleminderit!


Fjala ne Kuvend e deputetes Irma Kopliku, 2 Shkurt 2017

Read More
02 Shk
0

Berisha thirrje qytetarëve: Të zëmë sheshin, të betuar që s’do largohemi pa shpëtuar vendin nga këta banditë e t’u tregojmë vendin që këta meritojnë!

Zonja deputete!

Zotërinj deputetë!

Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë!

Me një ndjenjë dhimbje të thellë, keqardhje maksimale më duhet të them se të gjitha klasifikimet politike të korifenjve të mendimit politik, kjo klikë në pushtet nuk është një oligarki, nuk është një kleptokraci, por kjo mirëfilltas është një banditokraci. Samuel Huntington në vlerësimin e formave të ndryshme të regjimeve të degraduara përshkruan si formën më tragjike atë që ai e quan banditokraci.

S’do t’a thoja kurrë, s’do të bëja kurrë një cilësim të tillë për vendin tim, por më e madhe është fatkeqësia po t’a fshehësh se t’a denoncosh një realitet të tillë.

Këta që shihni mbrapa (iu referohet ministrave të kabinetit qeveritar) dhe ca të tjerë këru nëpër sallë, nuk janë gjë tjetër vetëm organizata kriminale e kësaj banditokracie. Këta janë kreu i asaj organizate kriminale që udhëheq banditokracinë. Është fjalë e rëndë kjo, e rëndë sa toka. Kjo do argumenta.

Unë akuzoj si kreun e banditokracisë, kryebanditin Edi Rama që s’ka guxim të paraqitet më në këtë sallë, që ikën e ja mbath sepse këtu është gracka ku shpirti i tij kapet për fyti dhe i përplaset surratit të gjitha ato që ka bërë dhe bën.

Edi Rama ka një vëlla, vëllai i tij quhet Olsi Rama, qytetar shqiptar dhe amerikan. Kur denoncova në këtë parlament se u kthye për afera dhe trafiqe, absolutisht asnjë prej jush nuk ma merr mendja se e besoi. Por e vërteta është që unë informacionin e kisha nga një anëtar i penduar i grupit të tij në Boston dhe që është në Shqipëri.

Vijmë më tej tek Olsi Rama. Këtu kam me data, me fotografi, me çdo gjë, daljet jashtë vendit të Olsi Ramës, por me çfarë thoni ju? Me makinën e kreut të grupit të kokainës. Me të njëjtën targë, me të njëjtin prodhim, se bashku me një ndrikull që punon në Federatën Shqiptare të Futbollit, një Jona, një Jona Dervishi.

Kjo makinë është gjetur nga prokuroria e shtetit si një makinë e përshtatur me vende të fshehura për transportin e kokainës. Kjo fuoristradë është gjetur për transportin e kokainës.

Kush të dojë i ka këtu të gjitha hyrjet dhe daljet e vëllait të kryeministrit, Osli Ramës dhe ndrikullës Dervishi dhe të makinës së drogës, të Genti Gjonaj.

Ka një komunikim konstant me këtë bandë nga vetë kryeministri. Kreu i qeverisë është dhe kreu i banditokracisë, është kryebanditi, sepse kësaj radhe, jo unë, por një ministër për hir të së vërtetës i përgjegjshëm e akuzon se falsifikon mbledhjet e qeverisë. E akuzon se ka mbledhur qeverinë duke i patur shumicën e ministrave jashtë shteti. Vetëm një bandit mund ti lejojë vetes të thyejë Kushtetutën, që përcakton se si funksionon qeveria, të thyejë ligjin organik të Këshillit të Ministrave. Për banditin nuk ka ligj, për banditin nuk ka Kushtetutë. Edi Rama është kreu i bandave. A ka kryeministër në Europë sot të lidhur kaq fortë me krimin, që e ka të mbushur celularin me sms të Balilit, sms të Dritan Dajtit, dhe Lul Berishës. Madje dhe duke u kryer punë atyre dhe duke iu zotuar se: “S’ta kam bërë unë këtë apo atë pengesë”.

Këto janë  absolutisht të vërteta dhe mos kini merak se do vijë shpejt dita dhe do dalin një nga një në dritën e diellit e vërteta. Por ju as nuk skuqeni dhe as zverdheni. Ju më shëmbëlleni mua si qënie të mjeruara, të decelebruara. Edi Rama ka komunikim direkt me banditët. Janë të regjistruara. Edi Rama është bandit. I vetmi politikan sot në Shqipëri që është akuzuar publikisht nga biznesmenë se u ka kërkuar 600 mijë apo 1 milionë. Mirëpo tani del tjetra; tani është në shirit, është i regjistruar duke kërkuar shumë milionë. Shifrën do ta merrni vesh. Eshtë i regjistruar në shirit.

(ndërhyrje në sallë për termin shirit)…. Kjo nuk ju mbron ju. Nuk është mbrojtje kjo që thoni se ska shirit. Ka mjete të tjera sot shumë herë më të sofistikuara por unë e thashë se jeni gjysma analfabet këtu dhe me diploma fallco, ndaj përdora fjalën shirit që ta kuptoni. Ju keni ministrat pa shkollë pa lëreni më ju.

Edi Rama është banditi, mercenar politik, i cili, tipike si një bandit, ka krijuar sot problemet më mëdha me fqinjët tanë,me vëllezërit tanë. Si i ka krijuar? Me sjelljen e tij si bandit.

Merrni analizoni dy gjëra. Ka një paralelizëm si kurrë ndonjëhërë midis vizitave të Tiranës në Beograd, më të shpeshta se në vitet ‘46 – ’47, si vizita të nivelit më të lartë.

Merrni ju marrëdhëniet me udhëheqjen e Kosovës dhe Kosovën, janë sot të nivelit të Enver Hoxhës, pra më të këqia se asnjësherë. Të tilla janë marrëdhëniet me fqinjët e Jugut, të tilla janë marrëdhëniet me Maqedoninë. Pse janë? Sepse ai ska parime, Rama është bandit dhe banditi ka vetëm interesa bande.

Si mercenar politik ndërmori sulmin më të shpërfytyruar kundër atij që sot është presidenti i SHBA. Unë ja u them këtu se ajo është e rregjistruar shumë mirë në memorien e asaj shumice dhe atij vendi. Dhe Shqipëria, sa kohë të mbajë një kryeministër si Edi Rama, dënon veten e vet në raport, në marrëdhënien më jetike të kombit, të vendit, të Kosovës për të sotmen dhe të ardhmen e tij.

Edi Rama është kreu i bandave. E kam denoncuar këtu kur i thoshte gjykatëses së Kukësësit: “Ti je rrugaç” se i thoshte “unë të pres këmbët!”. A keni dëgjuar ndonjëherë ju t’i thuhet gjykatëses 30 vjet në profesion: “Unë t’i pres këmbët?!” Pse? Se duhet të mbante në burg me çdo kush një fukara që nuk kishte paguar faturën e energjisë!

Të njëjtin kërcënim i bëri gjykatësit të Krujës, fatmirësisht këtë denoncim këtij banditi, këtij shefi të banditistanit ja bëri direkt ministri i drejtësisë,i cili pagoi çmimin pikërisht për mospajtimin.

Edi Rama është bandit sepse rezulton, nga ato që thotë ministri, se ka shkelur çdo rregull në përdorimin e pasurive publike të vendit, ka shpërfillur çdo oponencë të Ministrisë së Drejtësisë.

E keni vënë re se Ministria e Drejtësisë është kthyer në varrmihësen e ministrave. Vasil, ku je?! Atje do të përfundosh dhe ti!

Oponencat ministrit të drejtësisë ja njeh ligji, ministri drejtësisë jeton në një kolektiv që nga mëngjesi në darkë merren me ligje dhe atje e kanë të vështirë të devijojnë. Por,pikërisht për këto oponenca priteshin kokat e ministrave. Njësoj si i pari dhe i dyti, edhe i treti shumë shpejt të njëjtën gjë do pësojë. Ministria e drejtësisë është shndërruar në një varrmihëse të ministrave sepse kreu i bandave s’mund ta pranojë ligjin.

Edi Rama është kreu i bandave, lidhjet e tij me Emiljano Shullazin shkuan deri në atë shkallë sa ja rrëmbeu edhe Saje qorrit mikun e vet, ja përvetësoi për vete. Edi Rama është kreu i bandave. Ai e dini ju që këto kërcënimet, firmosjet në hipoteka me revole tek koka i kam denoncuar unë këtu në Parlament. Po kur i kisha marrë vesh unë, Rama i kishte marrë vesh dhjetë herë para meje.

A e shihni gjyqin e atij shqiptarit të ndershëm që po tund Shqipërinë me dëshminë e tij, Ylvi Beqes? Tani mësojeni nga unë; në atë aferë është i përfshirë direkt Edi Rama, po këtë herë nuk është i përfshirë me Shullazin por është përfshirë me Dabullët, me ata të Hakmarrjes për Drejtësi si përfaqësues legal i tyre!

Ku je ti Arta që ndërsen gazetën tënde (Java) kundër kryetarit të Partisë? E paraqet kryetarin e partisë si prostitutë vetëm se të kundërvihet për presidente. Turp!

Nuk mund të bëhesh presidente se djemtë i ke anëtarë kryesorë të ‘Hakmarrjes për drejtësi’, po, po e di edhe ti Gramoz. Dhe sot hapet gazeta duke e quajtur prostitutë. Arta ke bërë gabim shumë të madh që ke përdorur atë term, ke bërë gabim fatal… kjo është fakt se si përdoret media si hanxhar.

Vendi është banditistan.

Sapo doli puna e Eskobarit, puna e parë që bënë për ti dhënë imunitet është se i organizuan konferencën e shtypit, në vend që ta arrestonin i organizuan konferencën që të akuzonte Sali Berishën dhe të vishte imunitetin politik. Pastaj u thanë diplomatëve këtu dhe në botë se ai fshihet edhe në pronat e kryetarit të parlamentit.

Pastaj, kur ministri i Drejtësisë kërkoi arrestimin e tij, i hëngri kokën atij për të shpëtuar Balilin.

Kjo është një organizatë kriminale dhe Shqipëria është një banditistan përderisa të ketë këtë organizatë në krye. Po marrim pak trafikantin tjetër. Ministri i ngarkuar për politikat e rendit, sigurisë dhe luftës kundër krimit është shtyllë kryesore e krimit në vend. E akuzojnë dy ministra të tjerë të koalicionit, e kemi akuzuar dhe ne me qindra herë këtu, e kanë akuzuar edhe mediat. Dhe në vend se të skuqet, del dhe bën rrugaçin këtu për të treguar se i biri i kujt është, i dy kontrabandistëve me moral kontrabandisti, nuk kishte se si të rritej ky përveçse ky që është.

Pra, ky ministër është i vetmi kriminel me pushtet të lartë që ka skaf. Ekzistojnë dokumenta, ku me noter ja u dha Habilajve skafin. Ekzistojnë dokumenta që me veturën e tij e përdorin Habilajt për të kaluar kufirin 28 herë, për të transportuar drogën natyrisht. Ekzistojnë denoncime se Habilajt janë bashkëpunëtorët më të ngushtë në trafik me Eskobarin. A ju kujtohen ju bombat që u vunë para e mbrapa këtij dhe familjarëve të këtij (Tahirit). Kush u arrestua, kush është brënda? Cili është autori që vuri për të asgjesuar një mender njëri? Katër dinamite në Tiranë u vunë. I vuri banda e Sajmir Tahirit dhe kjo është e faktuar. Sot s’ka njëri të arrestuar, sot s’ka njëri të akuzuar, vetëm për njërin u arrestuan tetë Gjutaj dhe Brukaj, edhe njerëz që s’kishin qënë kurrë në Shqipëri. Ky është një njëri i pafytyrë që del këtu si një rrugaç ordiner sillet e bërtet pasi ka marrë një dozë dhe kris e ikën pastaj.

Pra, a është kjo banditokraci? A është banidt një ministër që shkojnë e filmojnë në hotele dhe zhduk gjurmët?! A është bandit një ministër që mban skaf trafiku?! A është bandit një ministër, që pasi vrasin tjetrin në Shëngjergj, pasi Prokuroria thotë që është vrasje, Besnik Pudja është vrarë, merr në kundërshtim me çdo gjë dhe prish provat?! A është bandit një njëri që djeg laboratorin e kriminalistikës për hatër të Serezit?! A është bandit një njëri që dërgon drejtor të portit të Vlorës ushtarin e Shullazit, se ja kërkojnë Habilajt?! A është bandit ky, a është banditokraci kjo?

Një minsitër tjetër, që si një bandit fallsifikon shifra e fakte në funksion të bandës?! A është bandit ai që shet dhe mbush xhepat me paratë e të sëmurëve me kancer?! Ky soj është më i lig se çdo bandit.

Ai që nuk zbaton ligjin, ai që nuk zbaton vendimet e Gjykatës çfarë është? A mundet një deputet të mos zbatojë ligjet dhe vendimet e gjykatës? E bën vetëm një bandit këtë. Po ata që i nënshtrohen atij çfarë janë? Janë mjeranë!

Të na thotë Edi Rama pak se ku i mori i biri, që ska firmosur kurrë në bordero, as në taksa, paratë e BMV-së ultralux.

Beteja me banditokracinë është betejë e hapur dhe do të bëhet pëllëmbë për pëllëmbë, do të bëhet hap pas hapi, do të bëhet në çdo etapë. Vendi sot është më i kërcënuar se kurrë në tërë historinë e tij. Të gjitha këto të vijë ti thotë këtu ai. Nga na del i biri me BMV 260 mijë euro?

Cfarë mund të bëj tjetër një banditokraci?! Sa janë të vdekurit në burgje? Ku mund të ndodhë përveçse në një banditokraci që rrugaçë me uniformë, vënë në ndjekje prokurorë dhe mbajnë fjalë për reformë? Një hordhi horrash që si ka toka. Flasin për reformë në një kohë kur u venë prokurorëve kriminelë me uniformë mbrapa. Në cilin shtet ndodh kjo? Në cilin regjim ndodh kjo? Kjo ndodh vetëm në banditokraci.

E them unë këtë? Jo e that ministri i drejtësisë, i cili pikërisht pse i tha këto u largua, iku. Cili vend në botë ka arritur që, në një kohë të shkurtër, në një hark kohor dyvjeçar të shndërrohet në Kolumbi, të shndërrohet në Kanabistan, të shndërrhet në prodhuesin kryesor të Kanabisit në Europë dhe mafia e tij të cilësohet e treta më e rrezikshmja në botë.

Kjo ndodh vetëm në një rrethanë; kur këta që janë pas meje janë thjesht një organizatë kriminale. Kur ekzekutivi është organizatë kriminale, fuqia e krimit është e pakufishme, pushteti i krimit është i pakufishëm, ai penetron në çdo skaj të territorit, në çdo institucion, në çdo qelizë të jetës së vendit. Ndaj dhe kjo është Banditistan!

Ku ndodh që nga ndërtesa e kryebanditit të organizohen programe për të vjedhur të dhënat e komunikimit ët qytetarëve. Pse ndodh kjo? Sepse kryebanditi ka gjetur një kushërirë të verbër që i lejon vetes akte kriminale. Në cilin vend ndodh që drejtoresha e tatimeve, kushurira e kryeministrit të sillet ndaj biznesit duke u çuar shkresa dhe letra terroriste. Kjo është politika e gjobvënies për llogari të kushuririt. Pra, sot vendi është shndërruar në Banditistan. Cfarëdo që të bëjmë ne këtu, zgjidhje nuk ka sepse ky Parlament është i damkosur. Eshtë në meritën e madhe të kësaj opozite që ju çorri maskën dhe sot ju jeni mazhoranca më e pavesuar në Europë, institucioni më i pabesuar. Por prap nuk është zgjidhja kjo.

Zgjidhja është sheshi! Qytetarë dhe qytetare, lufta me bandat është lufta më e vështirë por ju garantoj për një gjë. Bandat vërtet i kanë të gjitha, kanë para, kanë eksploziv, kanë armë por s’kanë një gjë që keni ju; ata s’kanë guximin që keni ju, ata janë të parët që ja mbathin si minj. Ndaj të zëmë sheshin, të betuar që s’do largohemi pa shpëtuar vendin nga këta banditë që votën tuaj e shndërruan në pushtet bandash, në mbështetje të krimit, e shndërruan në krim, e shndërruan në izolim. Ndaj dhe të mblidhemi. Këtë betejë do at fitojnë ata gra dhe burra, djem dhe vajza që do betohen për të mos iu ndarë protestës deri në rrëzimin e këtyre. Kurrë ndonjëherë në histori, një protestë e zgjatur nuk ka dështuar dhe të jeni të sigurtë që do i shihni këta si do ja mbathin si minj, sdo gjëjnë vrimë ku të futen. Do i shihni se si do kërkojnë azil politik në vendet përreth. Ndaj dhe thirrja ime më miqësore për çdo shqiptar pavarësisht nga bindjet partiake, që bie dakort se kemi të bëjmë me një bandë; të bashkohemi me guximin tonë t’u tregojmë vendin që këta meritojnë!

***

(Replikë)

Berisha: Propozoj t’i jepet fjala në parlament ish – ministrit të drejtësisë, Ylli Manjani. Akuzat e tij janë tronditëse, nuk mund të qëndrojmë indiferentë!

Mund të duket bizarre por unë kam një propozim; ti japim fjalën në këtë parlament ish ministrit të drejtësisë Ylli Manjani. Ai foli në konferencë shtypi por akuzat e tij janë tronditëse dhe përmbysëse. Nuk mund të jetë parlamenti indiferent dhe i pandjeshëm ndaj zërit të tij. Unë e kuptoj se organizata kriminale që kam këtu pas meje është e tmerruar dhe nuk e bën këtë por ne si deputetë duhet ti vemë në provë a kanë durim ta shohin drejt në sy Ylli Manjanin apo jo. A kanë guxim? Deri tani i keni marrë akuzat nga opozita, tani që i keni marrë nga qeveria çfarë do i thoni vetes?

Lidhur me naftën më kërkoi zotëria të them dy fjalë. A e di çfarë më thotë një mesazh që e kam këtu? Më njofton se inspektorë të tatimeve, grupi akcizës më saktë u paraqit për të kontrolluar ndërmarrjen e banditëve Rama – Sula, sepse janë mbi 60 mijë ton që mungojnë, dhe tani mund të jenë bërë dhe 80 – 100 mijë. Cfarë ndodhi. Pasi filluan dhe po gjenin një katastrofë, se ju e dini që ai paguan me rroga deputetët këtu të PS që folën për naftën por dhe ata që s’folën, i paguan por nuk paguan sigurimet shoqërore, kanë 18 muaj që 1200 punëtorë të Ballshit nuk u është paguar 1 qindarkë. Dhe çfarë bëri kushurira e mamasë, ndikull Belinda? E pezulloi kontrollin, shkoi e u tha ose do e nxirrni siç duhet ose ikni. A do më nga nafta? Se meqë më the fol.

Po çfarë kërkon ti më tepër kur banda e qeverisë gjobit me Kontroll Shteti 432 milionë euro në CEZ? Cfarë kërkon ti kur Rama me CEZ dhe ministrin e tij famëzi ndan 630 e ca milionë euro? Cfarë kërkon ti kur në katër vjet nuk ka investuar një qindarkë përveç investimeve që trashëguat nga qeveria e mëparshme? Cfarë do ti më shumë për energjinë kur përzutë Bankers, e cila rriti nxjerrjen e naftës nga 300 mijë ton në 1 mln e 200 mijë ton? Cfarë do ti më shumë për energjinë kur larguat me dhjetëra kompani që do ndërtonin HEC në katër anët e vendit? Apo kur bosi yt iu kërkon 10 mln euro? Do pra më për Belulin?! Vjedhje dhe vetëm vjedhje. Cfarë do ti më shumë për energjinë kur vetëm investime të huaja në Shqipëri me të cilat rreh gjoksin kjo qeveri janë Fani dhe Devolli me TAPin, që të gjitha kontrata të firmosura nga qeveria e mëparëshme. Cfarë do ti më shumë për energjinë kur linja e prokuruar e transmetimit Tiranë – Prishtinë e tenderuar nga qeveria e mëparëshme fal miqësisë së Ramës me Vuçiçin i është vënë kyçi dhe nuk funksionin. Dhe bëni gjoja ligje. Pse letra të vdekura doni të bëni? Ato nuk kanë vlerë.

Para se të largohem, unë do dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e pashëmbullt të trafikantit të drogës, që  ka mbjell fshatin me Olsi Ramën me parcela droge, që ka qënë anëtar i grupit të tij në Boston, dhe largimin e tre prej kompozitorëve aktualisht më të shquar të vendit, që kanë përbërë gjeninë krijuese më cilësore. Por një piktor dështak ka vetëm urrejtje për artistët e vërtet. Duke mos njohur në jetën e tij sukses por vetëm dështim, do ti godasë ata njëri pas tjetrit. Cfarë kishit ju me Shpëtim Saracin, i lindur në TV për formimin e tij dhe muzikën shqiptare, apo me Edmond Zhulalin dhe Alfred Kaçinarin? Po keni fytyrë të dilni para shqiptarëve me këtë akt që bëni? Dhe përdorni pretekste absurde. Ky është një akt i dënueshëm, i një njeriu të cilin e kam denoncuar po këtu në parlament, mesazhet që vinin për plantacionet e drogës me Olsi Ramën, dhe mediat njoftuan se forcat e rendit në Kolonjë shkuan në destinacion tjetër dhe jo në plantacionet Rama – Gëllçi. Dhe ky njëri, ky antivlerë e vërtet merr guximin të largojë tre gjeni të muzikës dhe kompozimit të Shqipërisë. Ja këto kisha.

Read More
02 Shk
0

Rilindja shet Shqipërinë për 1 miliard Euro

Çfarë i ka mbetur kësaj mazhorance sot pas gjithçka ka ndodhur në këto katër vjet? Çfarë i ka mbetur një qeverie që as e aftë të mbledhë qeverinë në mbledhje nuk është? Çfarë ka mbetur pa tenderuar, e cila taksë ka mbetur pa rritur? Cili ka mbetur pa kërcënuar e intimiduar?

Në më pak se katër vjet kanë koncesionuar çdo sektor me rëndësi dhe të ardhura të larta nga buxheti i shtetit përmes kontratave abuzuese dhe tërësisht në shërbim të interesave personale të një grushti individësh. Kanë shpenzuar mbi 500 mln euro për t’ua shpërndarë xhepave të bizneseve të tyre në formë koncesioni dhe kanë sjellë në shërbim të publikut zero shërbime.

Kanë dhuruar në fushën e shëndetësisë gati 300 mln euro ndërkohë që kemi parë se familjet shqiptare shpenzojnë 380 mln euro nga xhepat e tyre për ta marrë shërbimin nga privati.

Kanë dhuruar në formën e koncesioneve 65 mln euro për rrugën e kombit megjithëse për tre vjet me radhë kanë rritur taksën e qarkullimit me justifikimin se do të përmisonin mirëmbajtjen e rrugës.

Kanë dhuruar përmes formës PPP apo koncesionare mbi 10 mln euro tek Crown Agents ndërkohë që gjobisin pafund dhe pa të drejtë sa e sa biznese, ndërkohë që administrata tatimore dhe doganore vazhdon të ushtrojë presion mbi lustraxhinj e shitës perimesh.

Si përfundim; për një mandat katër vjeçar shqiptarët janë ngarkuar me 2,5mld USD borxhe, bizneset pranë qeverisë kanë përfituar thuajse 1 mld euro koncesione dhe PPP. Rezultati i kësaj politike rilindase është zero shkolla të reja, zero rrugë të reja, zero shërbime të reja, vetëm palma, beton, qendra qytetesh të boshatisura dhe një mal i madh borxhi për t’u shlyer.

E pasi kanë shfrytëzuar në maksimum gjithçka të mundur kanë vendosur të prodhojnë një hile të fundit. Kanë vendosur që të ardhmen e shqiptarëve ta lënë peng për hir të ëndrrave të tyre, duke i vendosur çmimin “One bilion”.

Po, të nderuar kolegë! Oferta më e fundit e qeverisjes është të shiturit e të ardhmes sonë për interes të pasurimit të një grushti njerëzish sot.

Dhe kjo vjen sepse në këtë mandat vjedhja jo vetëm ka qenë e madhe por mbi të gjitha edhe bazat e një ekonomie të dobët u shkërmoqën, duke e çuar vendin në nivelin më të ulët të konsumit dhe inflacionit në 15 vitet e fundit, vetëm 1.3%.

Duke çuar investimet e huaja në nivelet më të ulëta aq sa vetëm një shtet të ri si Kosova, kemi lënë pas vetes sonë. Duke e çuar nivelin e varfërisë në 48% të popullsisë që jeton me 5$ në ditë!

Nën këtë klimë sociale dhe ekonomike, qeveria duket e dorëzuar dhe pa ide. Oferta e saj ndaj bizneseve ngjason më shumë me një tender të radhës për të cilin ajo premton paratë pas 2-3 viteve duke rritur automatikisht borxhin publik të fshehur.

Fryma e propozimit 1 mld euro është vetëm imitim i turpshëm i politikave të ndjekura nga qeveritë e Greqisë, Portugalisë dhe Irlandës që jo rastësisht janë sot në listën e vendeve që rrezikojnë falimentimin. Shihni rastin e Greqisë, e cila pësoi një kolaps të tërë ekonomik dhe financiar vetëm si pasojë e këtyre politikave të makutërisë që nuk prodhuan as një ekonomi më të shëndoshë dhe as një gjendje sociale të mirë.

Gjithsesi, mazhoranca pretendon se këtu nuk kemi të bëjmë me një borxh të fshehur, pretendon se kjo do të çlirojë tregun dhe do t’i japë frymë atij përmes parave të injektuara në treg.  Të nderuar qytetarë ato po ju gënjejnë, njësoj siç gënjyen kur thanë se taksa progresive do t’ju jepte rrogën e 13 apo do taksonte më pak 97% tëshqiptarëve. Po ju gënjejnë njësoj siç gënjejnë kur flitet për rritjen e ekonomisë dhe atë të konsumit.

Për ta kuptuar le të marrim një shembull. Qeveria ka dhënë me koncesion analizat e Check Up dhe është zotuar që t’i paguajë koncesionarit miliona euro vit për vit pa e vrarë mendjen për numrin e atyre që kryejnë vizita. Kësisoj pagesat që qeveria kryen ndaj kompanisë në fjalë janë përherë shpenzime në buxhetin e shtetit, që do të thotë para të taksapaguesve shqiptarë që shkojnë për mbajtjen në këmbë të kësaj kompanie, duke rritur në këtë mënyrë edhe borxhin i cili do të shfaqet me vonesë.

Ka qenë kjo arsyeja se përse kësaj qeverie FMN i kërkoi një informacion të qartë dhe të saktë me investimet që do të kryente përmes PPP-ve por ndër të tjera ishte edhe kjo një arsye se përse MF iu bë një kërkesë për të paraqitur se deri në ç’pikë janë investimet kapitale në vend.

E nga këto informacione ne mësojmë se investimet infrastrukturore të qeverisë në rrugë janë më të ulëtat në këto 20 vitet e fundit. Për vitin 2016 ishin planifikuar fillimisht 59 mld lekë që ishte një vlerë shumë më e ulët se sa viti 2007 ndërkohë që realizimi i buxhetit për investime ishte 3% më i ulët se sa viti 2015 duke i rrudhur me 60 mln euro.

Janë këto tabela që tregojnë dhe dëshmojnë se qeveria nga 11 akse rrugore në ndërtim që gjeti ka marrë përsipër vetëm 2 prej tyre t’i përfundojë deri në vitin 2019 pa na shpjeguar se përse duhet të mos ndërmerrte këto investime në këto akse kur edhe borxhin e çoi nga 62% në 72%?

Nisma e kryeministrit për të dhuruar 1 mld euro as nuk do të përmisojë gjendjen ekonomike të vendit, as do të nxjerrë nga moçali i taksave dhe tarifave të vendosura mbi kokë tek bizneset dhe as nuk do të lehtësojë kredi dhënien e bankave të cilat vazhdojnë të nxjerrin fitimin e tyre jashtë. Në të kundërt, do të përkeqësojë dhe të shtrydhë gjithnjë e më shumë bizneset të cilët sot vazhdojnë të vuajnë një treg të kapur dhe aspak të lirë.

Nëse ndokush ka ende dyshime le të hedhë sytë te Porti i Karpenit që e lancuan si një mega investim e doli që ishin kompani fantazëm prapa të cilave mund të fshihen vetëm politikanë. Ky është lloji i investimeve e koncesioneve që dini të jepni ju. U përpoqa dje të gjeja disa investitorë të rinj që kanë ardhur në Shqipëri mbas 2013. Arrita të gjeja vetëm dy që ishin kompanitë e inceneratorit të Elabasanit dhe të Fierit që të dyja nuk sjellin asnjë invstim në Shqipëri por njërën e paguani 5 mln euro në vit e tjetrën 28 mln eruo e që ishin e njëjta kompani.

Unë nuk e di se çka ndodhur me një parti që dikur quhej e majtë, që po rrit varfërinë e pabarazinë, që nuk ofron dot vetë asnjë shërbim, por koncesionon gjithçka! Përndryshe disa kolegë deputetë të kësaj ane të mëngjër, do të ishin ngritur tanimë për të protestuar ndaj kësaj nisme, duke filluar qoftë edhe me z. Vasili i cili disa muaj më parë erdhi në këtë sallë me një amendament që gjoja frenonte koncesionet pa fre. Po sot z. Vasili a jeni me të njëjtën mendje si përpara një muaji për t’i dhënë fund koncesioneve pa fre dhe nismës “Koncesionohet Shqipëria për 1 mld euro”?

Apo sërishmi të gjithë këtu luajnë lojën e strucit për të akuzuar por pa mbajtur përgjegjësi. Për të bërë opozitën por nga kolltuku i qeverisë. Për të kritikuar mazhorancën a thua se jeni në opozitë?

Koha po troket për këdo që sot mbështet në heshtje apo me tamtame këtë qeveri, po troket edhe për vetë mazhorancën, e cila si në ditët e mira ashtu dhe në ato të këqija ka mundur t’ia sjellë në majë të hundës shqiptarëve.

 

Read More
02 Shk
0

Pse refuzon Rama të japë informacion për Balilin?

Edi Paloka për refuzimin e kryeministrit për të marrë pjesë në Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare 

Rama refuzon të marrë pjesë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare me temë: “Pse nuk arrestohet Klement Balili”

Cfarë di Edi Rama për Klement Balilin që refuzon të japë informacion?

Pse ka frikë Edi Rama të ballafaqohet?

A po e mban peng Klement Balili, Edi Ramën?

Klement Balili është dëshmi e kontrollit të krimit mbi qeverinë, është dëshmi e bashkqeverisjes së Edi Ramës me krimin.

Krimi e solli në pushtet, me krimin po e mban pushtetin dhe përmes krimit shpreson ta rimarre atë.

Ne nuk mund ta lëmë vendin peng të krimit, peng të Rames, Balilëve, Habilëve, Tahirëve, Lul Berishës, Shullazit, ndokëve, roshëve, bushëve, etj.

Ja përse me 18 qershor, ne duhet të bashkohemi për të ndalur këtë të keqe e për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ku qytetarët me vullnet të lirë të vendosin për të ardhmen e tyre.

 

Read More
31 Jan
0

Rama pakt me krimin; nuk do zgjedhje të lira dhe të ndershme

Basha: Zgjedhjet e lira dhe e ardhmja e vendit në duart e qytetarëve

 

Mbledhja e grupit parlamentar më dha rastin të informoj edhe parlamentarët tanë për rezultatet e vizitës time në Uashington, Bruksel dhe Berlin, me theks të veçantë për angazhimin e faktorit ndërkombëtar, partnerëve tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Europian, për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

 

Çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri është e lidhur me problemin e madh të kriminalizimit të politikës, të krimit të organizuar, të drogës. Këto janë probleme që opozita i ka denoncuar prej tre vitesh. Këto janë probleme për të cilat opozita ka luftuar dhe ka arritur të ndryshojë ligjet, siç është ligji për dekriminalizimin. Por, që për fat të keq, nuk po gjen zbatim për shkak të mungesës së vullnetit politik.

 

Vullneti politik mungon sepse Edi Rama dhe koalicioni i tij qeverisës e ka lidhur fatin e tij me krimin, me drogën. Kjo u pa qartësisht edhe nga lëvizjet e fundit politike brenda koalicionit, të cilat kanë asgjesuar “de facto” një koalicion politik dhe kanë shpalosur para shqiptarëve një qeveri e cila diktohet nga bandat e krimit të organizuar.

 

Nuk ka, në këtë kuptim, asgjë të re nga zhvillimet e fundit politike brenda qeverisë. Por ka diçka të dobishme për çdo shqiptar dhe shqiptare, të djathtë apo të majtë, edhe për partnerët tanë ndërkombëtarë: Dhe kjo është dëshmia jo e një, por e dy anëtarëve të kabinetit dhe anëtarëve të tjerë të maxhorancës, se lidhjet me krimin, me Balilin dhe balilajt, me habilajt dhe bandat e tjera të krimit të organizuar, Edi Rama i ka në funksion të kapjes dhe prishjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

 

Kjo është arsyeja pse nuk pranon votimin elektronik. Ndonëse votimi elektronik nuk zgjidh çdo problem, por në masë të madhe skemën kriminale të përdorimit të bandave, të drogës, të policisë tutore të kanabisit, të policisë që sillet si bandë për zgjedhjet. Pa dyshim që votimi elektronik është një masë e cila jep besim tek votuesit.

Pyetje: Mbështetet kjo ide nga ndërkombëtarët z.Basha, dhe nga ambasadori i OSBE-së?

 

Basha: Nuk ka fare rëndësi se çfarë mendojnë individët. Zgjidhjet që ne kemi shtruar në tavolinë janë plotësisht të mundshme dhe unë kam patur rastin ta diskutoj edhe sot me bashkëbiseduesit që kanë qenë të pranishëm në Partinë Demokratike. Por mesazhi që kam për shqiptarët sot, dhe që ndava edhe me anëtarët e grupit, është se koha për zgjidhje institucionale po mbaron me shpejtësi. Nuk ka vullnet për zgjidhje institucionale. Qeveria po luan me kohën. Çdo ditë që kalon është një alibi për të shteruar opsionet e zgjidhjeve institucionale. Ndaj koha po vjen për një aksion mbarë qytetar, një aksion politik mbarë qytetar.

 

Pyetje: E keni fjalën për protesta?

 

Basha: Sigurisht! Një aksion politik mbarë qytetar sepse në fund të fundit çdo shqiptar duhet t’i bëjë vetes pyetjen: A mund të ndërtojë jetën e tij, të fëmijëve të tij, të fëmijëve të saj, në një vend ku nuk garantohet vota? A ia vlen, të ngrihemi për të garantuar lirinë e votës, dinjitetin dhe lirinë individuale që vjen përmes lirisë së votës?

 

Unë besoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve i përgjigjen pozitivisht kësaj pyetje, sepse e kundërta do të thotë një Shqipëri pa të ardhshme. Ndaj Partia Demokratike po nis shqyrtimin e të gjitha opsioneve, të aksionit politik qytetar të protestave, për të arritur përmes një bashkimi të madh qytetar, atë që kjo qeveri e kriminalizuar dhe e korruptuar deri në palcë ka refuzuar ta bëjë tashmë përmes rrugës institucionale.

 

Ju jeni të gjithë dëshmitar, publiku është dëshmitar që unë si kryetar i opozitës, si kryetar i Partisë Demokratike prej tre vite e gjysëm, jam përpjekur dhe kam luftuar fort për zgjidhje institucionale. Dëshmitë tronditëse që vijnë nga vetë gjiri i qeverisë tregojnë që ky është një gjiriz dhe jo më kornizë institucionale. Ndaj u takon qytetarëve të marrin përsipër fatet e tyre, opozitën dhe Partinë Demokratike do t’i kenë në ballë të kësaj beteje.

 

 

Read More
31 Jan
0

Basha pret Borchardt dhe Lu: Opozita e vendosur për zgjedhje të lira, votimi dhe numërimi elektronik, kthim i besimit tek vota e lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në takim kryetarin e pranisë së OSBE në Tiranë, Bernard Borchardt dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ku u diskutua mbi zhvillimet më të fundit politike në vend dhe zgjedhjet parlamentare.

Zhvillimet e fundit, ku ministra të qeverisë kanë konfirmuar problemet e ngritura nga opozita për kriminalizimin e qeverisjes, të shtetit, të pushtetit lokal, të policisë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme, faktet e dala për lidhjen e figurave kryesore të mazhorancës me kokat e krimit të organizuar, janë dëshmi e fuqizimit të krimit dhe mosshkëputjes së mazhorancës nga krimi.

Po ashtu, refuzimi për të pranuar votimin dhe numërimin elektronik, është provë e qartë e mungesës së vullnetit nga ana e mazhorancës për zgjedhje të lira e të ndershme.

Mobilizimi i kontigjentit kriminal  të lidhur me trafikun e drogës me mbështetjen e krerëve të policisë, futjave e parasë së krimit, moszbatimi i ligjit të dekriminalizimit, kapja dhe vënia e medias nën tutelën e qeveverisë, janë shenjat e përpjekjes së qeverisë për të dhunuar zgjedhjet e ardhshme.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u bëri të qartë ambasadorëve se opozita është e vendosur të bëjë gjithcka për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme.

Votimi dhe numërimi elektronik, tha Basha, është e vetmja rrugë për kthimin e besimit tek vota e lirë.

Të njëjtën rëndësi për të siguruar zgjedhje të lira, shtoi Basha, ka edhe zbatimi i dekriminalizimit, liria e medias, dhe transparenca mbi financat e fushatës zgjedhore.

Zgjedhjet e lira e të ndershme, janë një nevojë jetike për stabilitetin dhe të ardhmen e Shqipërisë, theksoi z.Basha.

Read More
30 Jan
0

Rama peng i krimit, Meta peng i Ramës, zgjidhja është largimi i të dyve

Sot qeveria Rama-Meta i la vendin qeverisë Rama-Tahiri.

Klanet kriminale me përfaqësues Sajmir Tahirin janë sot bashkëkryetarë të qeverisë.

Edi Rama as nuk denjoi t’ju japë sot shqiptarëve një shpjegim se pse e shkarkoi ministrin Manjani.

Kryeministri duhet të kishte një shpjegim për njerëzit. Cfarë dinë shqiptarët nga ai? Cfarë motivimi ju ka dhënë për shkarkimin e ministrit?

Por sigurisht shqiptarët e dine se pse.

Ministri Manjani u shkarkua sepse foli hapur për krimin që ka marrë peng qeverinë, për drogën, për Balilin, për urdhërimin me telefon të gjyqtarëve nga Rama, për tenderat dhe koncesionet korruptive.

Kjo është arsyeja. Manjani theu kodin e heshtjes. Manjani theu OMERTA-n që Rama i ka imponuar një qeverie të zhytur në krim, drogë dhe korrupsion.

Deklarata e Manjanit është një tjetër konfirmim i të vërtetave që opozita ka denoncuar këto 3 vite.

Propaganda qeveritare nuk mund ti mbulojë më këto të vërteta.

Lidhjet e qeverisë me krimin, drogën, dhe rrezikun për zgjedhjet e lira i denoncoi edhe një tjetër ministër i kësaj qeverie, madje kumbari i koalicionit të 1 prillit, Lefter Koka.

Por sot Edi Rama nuk ka më nevojë për asnjë aleat politik, as për Ilir Metën. Sot Edi Rama nuk ka më nevojë për një qeveri politike. Ai ka ngritur dhe fuqizuar një aleancë interesash private dhe kriminale dhe pushtetin e tij e mban në këmbë me anë të krimit dhe parasë.

Arroganca me të cilën Rama shkarkoi sot Ministrin Manjani dhe nënshtroi Ilir Metën është shprehje e sigurisë që jep pushteti i krimit dhe i parasë.

Eshtë edhe një sinjal i qartë për këdo që guxon të përmendë apo kritikojë lidhjet e krimit me qeverinë dhe korrupsionin e qeverisë.

Me shkarkimin e Manjanit u provua edhe njëherë se Edi Rama është peng i krimit dhe Ilir Meta peng i tij.

Pengjet e krimit dhe korrupsionit nuk mund të luftojnë as krimin as korrupsionin. Zgjidhja është largimi i tyre.


Deklarata e kryetarit te Partise Demokratike, Lulzim Basha, 30 Janar 2017

Read More
29 Jan
0

Ndryshimi ka nisur, pushteti do t’u kthehet qytetarëve

Nga Uashingtoni në Bruksel, nga Berlini në Elbasan, jam kaq i lumtur që stacioni i parë në Shqipëri është mes jush, dhe mirë se ju gjej!

Miqtë e mi, jeta ime politike, siç e dini fare mirë të gjithë ju, është e lidhur pazgjidhshmërisht me Elbasanin. Ka një vend të veçantë Elbasani në jetën time, përjetimet e mia personale dhe politike e më shumë.

Këtu kam bërë miq, kam gjetur miq të mrekullueshëm që më kanë mbështetur dhe më kanë ndihmuar, dhe unë ju jam mirënjohës. Shumicën prej tyre i shoh në këtë sallë. Ata që nuk i shoh në këtë sallë i përshëndes përmes mediave. Dhe u them edhe një herë që jam me fat që kam njohur virtytet, mikëpritjen, miqësinë; vlerat e jashtëzakonshme të qytetit të Elbasanit, të kësaj treve të mrekullueshme.

Edhe si kryetar i Partisë Demokratike ndjej një mirënjohje të thellë ndaj Elbasanit. Elbasani ka qenë përherë shtyllë e PD, në ditë të këqija dhe në ditë te mira. Ndaj dua t’u shpreh mirënjohjen time të gjithë demokratëve të Elbasanit, mbështetësve të PD dhe të gjithë elbasanllinjve që e kanë besuar dhe votuar PD-në vite.

Sot në këtë sallë ndodhen drejtuesit ndër vite të degës, të grupseksioneve, të seksioneve, pushtetit vendor, deputetë e drejtues të Partisë Demokratike.

Më lejoni të përmed emra që shoqërohen në zemrën time, në mendjen time dhe në detyrën time si kryetar i Partisë Demokratike përherë më mirënjohje dhe që nuk mund ti ndaj nga njëri –tjetri, e prapë se prapë veçoj kryetarët e kësaj dege historikisht: Fatmir Manushin, Uran Kostrecin, të ndjerin Agim Hoxha, Ilir Balliu, Pavli Jorgaqi, Luçiano Boçin, dhe drejtuesin aktual Aurel Bylykbashin.

Vëllezër e motra,

Zonja dhe zotërinj,

Sikurse e thashë në fillim, isha në një tur të ngjeshur politik në Amerikë dhe në Europë. U takova me drejtues të lartë në Kongresin Amerikan, me perfaqesues të lartë të adminstratës së Presidentit Donald J.Trump, u takova po kështu me drejtues dhe përfaqesues të lartë të Qeverive Europiane, të Bundestagut Gjerman dhe Qeverisë Gjermane.

Lajmi i parë që sjell me vete është i keq:

Shqipëria është sot më e izoluar se kurrë më parë në këto 2 vite, politikisht dhe ekonomikisht. Nuk jemi të izoluar më nga mbyllja e kufijve si dikur, por jemi të izoluar nga mungesa e interesit dhe e bashkëpunimit me ne.

Sot nuk ka asnjë interes për investime të huaja në Shqipëri. Nuk ka asnjë interes për bashkëpunim ekonomik me Shqipërinë. Mbasi të mbarojnë së ndërtuari edhe të vetmet investimet të mëdha që siguroi qeveria jonë, si TAP dhe Devolli, nuk ka më asgjë tjetër.

Për Shqipërinë nuk ka interes dhe mbështetje politike. Marredhëniet tona me Amerikën janë të pamundura me këtë qeveri dhe Kryeministër aventurier e të papërgjegjshëm. Procesi i integrimit në BE ka ndalur, dhe perspektiva e integrimit është e paqartë. Marrëdhëniet me fqinjët janë më të dobëta dhe më shterpe se kurrë më parë që nga koha e komunizmit.

Mjafton të shikoni se si i ka dëmtuar interesat e Kosovës ky kryeministër me dalldisjen e tij romantike me Vuçiç.

Për pak i futi në qorrsokak edhe partitë politike që përfaqësojnë vëllezërit dhe motrat tona në Maqedoni. Por nuk ia doli dhe dua të përfitoj nga rasti këtu, nga kjo sallë, nga Elbasani, nyja kryesore e Korridorit 8-të, t’i uroj shqiptarët e Maqedonisë, partitë politike në Maqedoni për lajmet mbi arritjen e marrëveshjes dhe formimin e qeverisë në Maqedoni. Me arritje të rëndësishme me gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në të gjithë vendin. Me perfaqesim dinjitoz ne qeverinë e ardhshme Maqedonase si garanci për avancimin e të drejtave legjitime të shqiptarëve.

Bota tashmë e njeh mirë gjendjen e Shqipërisë. Fasadat dhe propaganda shterpë qeveritare nuk e fshehin dot më nga sytë e botës, realitetin e dhimbshëm shqiptar. Bota e di gjendjen tonë dhe është e shqetësuar. Drejtuesit politikë, institucionet dhe mediat amerikane dhe europiane e njohin gjendjen e krimit të organizuar, të drogës, të kriminalizimit të politikës, të korrupsionit total në Shqipëri.

Dhe ata e kanë bërë të qartë: Kështu nuk mund të vazhdohet më! Deri më sot partnerët e huaj na ka ndihmuar shumë, shpesh kanë anashkaluar problemet disa nga problemet tona duke shpresuar se ato janë kalimtare. Por tashmë kemi arritur në një pikë kur partnerët nuk kanë më besim.

Jemi në një pikë kur ata nuk gënjehen më dhe nuk manipulohen më nga propaganda dhe nga gënjeshtrat e atyre që nuk iu skuqet faqja kur mashtrojnë për interesa të tyre.

Këtë ma shprehën qartë si politikanët amerikanë edhe ata europianë.

Tani ka vetëm një rrugë, vetëm një zgjidhje: zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe ndryshim themelor të kursit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, një Shqipëri tjetër, demokratike, të shtetit ligjor, një Shqipëri të shqiptarëve, një Shqipëri të qytetarëve, një Shqipëri të njerëzve të lirë.

Sikurse ma bënë të qartë në Uashington, në Bruksel dhe në Berlin: krimi në politikë, korrupsioni total qeveritar, dhe vjedhja e zgjedhjeve janë të patolerueshme, dhe nuk do të tolerohen as nga Amerika dhe as nga Europa.

Qeverisja “Rama” ka qënë eksperimenti më i keq politik që kanë provuar shqiptarët në kurriz që nga rënia e komunizmit.

Edi Rama po shkatërron thelbin e ekonomisë, të shoqërisë dhe të rendit politik të vendit. Modeli i tij është modeli i kapjes së gjithë pushtetit politik, ekonomik dhe mediatik të vendit nga një grup njerëzish, të cilët duan ta mbajnë vendin nën zgjedhën e tyre me çdo kusht.

Elbasani është një nga rastet më të dukshëm të dështimit të kësaj qeverie. Shikoni autostradën Tiranë -Elbasan. Ne e filluam, ndërtuam tunelin dhe pjesën më të vështirë. Edi Rama duhet vetëm të mbaronte pjesën më të lehtë. Por nuk investoi në të. Investoi në fasada.

Kjo autostradë ndryshon ekonominë dhe çdo gjë në Elbasan, sepse ajo e lidh Elbasanin me ekonominë e Tiranës. Për një qytet të goditur keq nga mungesa e mundësive ekonomike, nga papunësia, autostrada është jetike. Por nuk është ky prioriteti i Ramës. Prioriteti i tij është t’u shërbejë miqve me milionat e qytetarëve.

Në Elbasan është ndërtuar një landfill dhe tani duan të bëjnë edhe inceneratorin. Ky landfill financohet me miliona euro nga buxheti dhe lekët e qytetarët. Ky landifill është ngritur nga klientët e Edi Ramës për të zhvatur paratë publike, jo për të zgjidhur problemin e mbetjeve dhe të ndotjes.

Shikoni qendrën e Elbasanit, dhe shikoni rrugët pak metra nga qendra në çfarë gjendje të mjeruar që janë. Sepse Edi Rama dhe sejdini i tij mendojnë për fasadat, jo për njerëzit. Kjo është arsyeja pse shumica dërrmuese e elbasanllijve nuk mbyllin dot muajin. Mijëra familje pa punë, pa lekë. Pa lekë, pa punë, pa të ardhme. Faturat e energjisë në qiell, nafta, taksat, çmimet në qiell. Por lekë nuk ka. Punë nuk ka.

Nuk ka për njerëzit e thjeshtë. Nuk ka për ata që shtyhen drejt dëshpërimit ekstrem. Nuk ka për nënat dhe baballarët që ulin kokat para fëmijëve.

Por, ka lekë për derrat e pushtetit. Ka miliarda lekë për një grusht pushtetarësh dhe miqtë e tyre hajdutë. Të ngopur e të nginjur me fondet publike të buxhetit të shtetit. Lekët e popullit të varfër i kanë bërë pasuri për veten e tyre.

Sepse pushtetin e kanë vetëm për ti shërbyer vetes. Vetëm për tu pasuruar. Kapardiset Kryeministri mbi varfërinë, mjerimin dhe krizën së solli për një popull të tërë. Kapardiset nëpër ekspozita dhe qejfe dhe udhëtime luksoze me lekët e popullit. Kapardiset nga zyra i rrethuar me piktura dhe luks. I izoluar në botën e tij të luksit sulmon opozitën, sulmon mediat, sulmon gazetarët. Fyen dhe shan me arrogancë hajduti cdo qytetar që e ballafaqon me të vërtetat.

Tani  që ka vajtur aty ku s’mban më, i quan qenër edhe ministrat që guxojnë më në fund të pohojnë atë që opozita dhe qytetarët kanë 3 vjet që denoncojnë me zë të lartë: Krimin e veshur me pushtet. Pushtetin e veshur me krim.

Kjo është e vërteta, ky është realiteti dhe ju gjithë këtë e dini mirë.

Lajmi i mirë që vjen nga bota është që vala e ndryshimeve politike po shtrihet kudo dhe do të vijë dhe në Shqipëri. Bota po kalon një tronditje nga themelet, një shkundje, madje disa e quajnë revolucion politik: njerëzit e thjeshtë po rebelohen kundër elitave të korruptuara dhe të shkëputura nga njerëzit dhe hallet e tyre.

Njerëzit kudo po kërkojnë që pushteti të kontrollohet prej tyre dhe të punojë për ta.

Eshtë pikërisht kjo frymë që ka përqafuar edhe Partia Demokratike prej muajsh. Partia Demokratike ka filluar një proces të hapjes, të gjithëpërfshirjes dhe të kalimit të pushtetit nga drejtuesit e lartë tek anëtarët, nga Kryetari tek baza e partisë.

Ky proces do të sigurojë që drejtuesit dhe të zgjedhurit e PD-së të jenë përfaqësues të denjë të anëtarëve të PD, dhe qytetarëve dhe të punojnë për interesin publik dhe jo atë privat.

Kjo qasje e re do të zbatohet fillimisht me përzgjedhjen e listës së kandidatëve demokratë  për deputetë. Sikurse e dini të gjithë, për herë të parë në historinë tonë politike anëtarët dhe mbështetësit e PD-së po propozojnë kandidaturat për deputetë.

Unë ju nxis të gjithëve që të identifikoni njerëzit më të aftë, më të denjë mes jush dhe t’i propozoni lirisht në këtë proces.

Kur ky proces të përfundojë, do të nisë kontrolli i brendshëm, vetingu i brendshëm i kandidaturave të propozuara. Partia Demokratike në mënyrë vullnetare do të kryejë vetingun e figurës të përfaqësuesve të vetë politikë.

Me këtë proces ne do të garantojmë që deputetët demokratë nuk do të jenë te lidhur me krimin, nuk do te jene të korruptuar apo pa pa integritet. Ky proces do të mundësojë që ata të jenë të aftë profesionalisht dhe të denjë politikisht për t’u përfaqësuar ju dhe qytetarëve të Shqipërisë dhe Elbasanit.

Por vetingu do të përfshijë dhe të shkuarën e kandidatëve gjatë komunizmit. Mes deputetëve të PD-së nuk do të ketë ish-punonjës të sigurimit të shtetit dhe as funksionarë të gjyqeve politike të diktaturës. Procesi në tërësi do të sigurojë që PD të jetë e hapur. Por mbi të gjitha do të garantojë që karriera në PD sigurohet vetëm përmes fitimit dhe ruajtjes së besimit dhe mbështetjes së anëtarëve dhe qytetarëve, anëtarit dhe qytetarit, jo kryetarit.

Pushteti është i njerëzve, është i anëtarëve dhe Partia Demokratike do të jetë e mbështetur mbi këtë proces. Në të gjithë këto procese historike që ne po përqafojmë duhet të jemi bashkë. Hapja dhe gjithëpërfshirja duhet të na bëjë më të bashkuar dhe më të lidhur, sepse sot ka më shumë arsye për t’ju bashkuar dhe për të qënë pjesë e PD-së.

Shikoni prezantimet e fundit, të përfaqësuesve të denjë të qytetarisë të Elbasanit që janë bashkuar me PD dhe gjej rastin ti përshëndes.

Kush do një parti demokratike, moderne, të denjë do ta gjejë këtë gjë brenda PD-së.

Ajo që ne sigurojmë, është liria e brendshme dhe mundësia për të gjithë që, me meritë dhe kontribut të ketë karrierë dhe të përmbushë aspiratat dhe qëllimet politike brenda PD-së. Padyshim, jo të gjithë do të mund të jenë në të njejtën kohë drejtues të PD-së. Natyrisht që disa persona do të përzgjidhen për kandidatë për deputetë, shumica e demokratëve nuk do të mund të jenë në lista deputetësh. Padyshim, që do ketë njerëz që do mërziten nga kjo gjë. Eshtë e drejta e çdo kujt të shpresojë dhe të dëshirojë të shërbejë edhe si deputet. Fatkeqësisht, është e pamundur që të gjithë të drejtojnë. Por në PD, unë, ne pra, PD, do t’u japë të gjithëve mundësinë ta provojnë, të rinjve dhe të vjetërve, burrave dhe grave, veriorëve dhe jugorëve, të persektuarave, pronarëve, intelektualëve. Të gjithëve do t’u jepet mundesia. Mundësia dhe ndershëmria për të konkuruar është ajo që ofron PD.

Ata që mbështetjen ndaj PD e kushtëzojnë vetëm me futjen në lista deputetësh nuk kanë interesin e PD-së apo të anëtarëve të saj, por kanë  vetëm interesin e tyre. Ata që e duan PD-në vetëm kur janë në poste apo në ofiqe, nuk punojnë për PD por vetëm për veten dhe për pasurimin e tyre. Nëse dashuria për PD-në është e lidhur me futjen në lista deputetësh, kjo është dashuri e shtirë. Ndaj kushdo që merr përsipër që të bëjë opozitën e opozitës, nuk i shërben njerëzve dhe kauzës së tyre, por qeverisë dhe kastës së korruptuar që është në fuqi.

Por sot të gjithë demokratët janë të bashkuar, e janë të bashkuar jo vetëm për të mirën e opozitës, për të mirën e PD, por për të mirën e Shqipërisë.

PD ka vend për të gjithë dhe është sot e hapur për të gjithë.

Ajo që ne duhet të kuptojmë sot është se përparimi mund të vijë vetëm përmes ndryshimit. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër se si gjërat mund të përmirësohen. Jo vetëm në politikë, por edhe në shoqëri, kudo në biznes, në familje në shoqëri.

Nëse duam që Partia Demokratike të forcohet, të bëhet më përfaqësuese, të afrojë njerëzit më të mirë dhe më të denjë, kjo mund të vijë përmes ndryshimit, përmes hapjes, përmes transparencës, që është bërë kreshendo e aktivitetit tonë politik.

Këtë po bën Partia Demokratike sot. Po ndryshojmë veten tonë sot që nesër të ndryshojmë Shqipërinë. Duke ndryshuar, PD do të bëhet më e forte, do të bëhet më e aftë, më afër njerëzve.

Natyrisht që ndryshimi nuk është i thjeshtë. Ndryshimi has gjithmonë në qëndresë. Por ndryshimi është i domosdoshëm. Ndaj ju kërkoj të gjithëve së bashku që ta përqafojmë bashkë ndryshimin. Bashkë do të fitojmë jo vetëm betejën politike të qershorit, por bashkë do të fitojmë edhe betejën me historinë.

26 vite më parë këtu në Elbasan por edhe në gjithë Shqipërinë, Partia Demokratike solli ndryshimin e madh. Tani Partia Demokratike do të sjellë një tjetër kthesë historike: modernizimin dhe demokratizimin e vendit.

Në këtë sallë ka shumë nga ata që 26 vjet më parë u çuan kundër komunizmit dhe themeluan Partinë Demokratike. Por të gjithë bashkë, kemi kuptuar që ato ditë historike, ato ngjarje historike, ata që lindën atë ditë sot janë 26 vjeçarë. Disa prej tyre janë këtu, ata që në ato ditë ishin fëmijë sot janë 30 e ca vjecarë. Partia Demokratike që ju themeluat atëhere sot duhet të jetë partia e këtyre 20 e ca vjeçarëve dhe e 30 vjeçarëve dhe e të rinjve kudo, të rinjve kudo që janë, të atyre që nuk lindën dhe nuk u rritën në komunizëm. Ata duan një Parti Demorkatike që u përgjigjet aspiratave të tyre, ëndrrave të tyre dhe përqafon vlerat e tyre.

Kjo është Partia Demokratike që duhet të ndërtojmë së bashku: partia themeluesve, e qëndrestarëve, e njerëzve të vlerave, e brezit të fëmijëve të atyre që e themeluan atë. Partia e të ardhmes e cila kujton përherë arritjet historike, por që është e përkushtuar ndaj të ardhmes dhe që e ndërton të ardhmen mbi bazën e aftësive për të përfaqësuar aspiratat e reja të çdo të riu dhe të reje të Elbasanit dhe Shqipërisë.

Parti e vlerave, parti e njerëzve të vlerave dhe virtyteve, që po vërshojne dhe po vijne drejt nesh.

Parti e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Shqiptarët e meritojnë, shqiptarët do të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky është premtimi ynë, ky është zotimi im.

Koha e ndryshimit po afron përsëri. Ora e ndryshimit për çdo shqiptar dhe çdo shqiptare do të thotë ti japim fund një politike që vendos qeveritarët  para qytetarëve. Jo! Të parët do të jenë qytetarët.

PD do ti fitojë zgjedhjet e qershorit.

Dhe do ta çojmë Shqipërinë përpara duke vendosur të parët qytetarët, duke vendosur të parët njerëzit e thjeshtë. Duke vendosur të parët zhvillimin, progresin, ndryshimin që funksionon për çdo familje dhe jo vetëm për një grusht politikanësh.

Do t’ia dalim kësaj sfide, siç ia kemi dalë përherë. Dhe këtu nga Elbasani ka trokitur përherë një orë ndryshimi qe ka shoqëruar çdo shqiptar dhe shqiptare të këtij vendi.

Gëzuar 26 vjetorin!

Zoti e bekoftë Shqipërinë,

Zoti i bekoftë shqiptarët!

Fitore!


Fjala e Lulzim Basha me demokratet e Elbasanit, 29 janar 2017

Read More
29 Jan
0

Sherri për Balilin, sherr për pazarin e prishur Rama-Meta

Pas presionit të hapur ndërkombetar për arrestimin e Klement Balilit dhe pasi u prishën për pazarin e ditës, PS dhe LSI kanë nisur sherrin dhe shfaqjen e radhës.

Ndërkohë Klement Balili, i kërkuar nga gjysma e policive të Europës, nga DEA amerikane, i konsideruar nga CNN si eskobari i ballkanit, është akoma i lirë, duke kapur peshk nga jahti i tij e duke bredhur nga dasma në dasëm.

Partia Demokratike e denoncoi emërimin e Klement Balilit në zyrat e shtetit, që në maj të vitit 2014. Ne bëmë publike, prova, fakte, se si në vitin 2006, ky trafikant ishte kapur në një aksion të forcave speciale me helikopter, me 750 kilogramë drogë.

Partia Demokratike kërkoi 36 herë në 2 vite e gjysëm largimin e Klement Balilit nga administrata shtetrore ku e emëruan Rama dhe Meta dhe venien e tij para drejtësisë.

E megjithatë, Rama dhe Meta, e mbajtën, e mbrojtën deri në fund, e mbrojtën edhe kur u shpall në kërkim nga Interpoli në maj të vitit 2016.

Sot, në vend që të lozin topa djegësi me Balilin, le ti përgjigjen një pyetje të thjeshtë: A po strehohet Klement Balili në Tepelenë, nën kujdesin e kryetarit të bashkisë së Tepelenës, Termet Peci dhe nje shefi të PS-së në Tepelenë, Dino Selemi, aktualisht edhe drejtor i transportit të Gjirokastrës?


Deklarata per mediat e Arben Ristanit, 29 janar 2017

Read More
28 Jan
0

Pronarët e dyqaneve të vjetra nxjerrin zbuluar pazaret e Veliajt 

Pronarët e dyqaneve të vjetra tek Pazari i ri në Tiranë zbuluan sot planin klientelist të Erion Veliajt për të shembur dyqanet monument kulture e për ti kthyer në troje ndërtimi. Janë vetë pronarët e këtyre dyqaneve, të vetmet që dëshmojnë Pazarin e vjetër, të cilët duan ruajtjen e tyre dhe kanë investuar për ti restauruar sipas një plani të miratuar nga qeveria. Përfaqësuesja dhe një nga pronarët, Merita Bollati u shpreh plani i ri i Bashkisë parashikon prishjen e dyqaneve të vjetra ndërkohë që ata nuk janë vënë fare në dijeni.

“Jemi gjashtë pronarë të objektit pas nesh, me dokumentacion të rregullt pronësie dhe në bazë të një leje ndërtimi të dalë nga qeveria, kemi filluar restaurimin e dyqaneve tona me fondet tona. Gjithashtu dyqanet tona janë pjesë e monumenteve të kulturës dhe sipas projektit është menduar që këto të kthehen në identitet. Janë të vetme dyqane që dëshmojnë për pazarin e vjetër. Ne jemi pezulluar pa asnjë shkak në momentin final të vënies së tjegullave, pa asnjë shkak ligjor nga ana e Bashkisë  Tiranë. Ndërkohë në momentet që flasim kemi dëgjuar që Bashkia kërkon të ndërtojë mbi pronën tonë, pa asnjë ligj, sepse asnjë ligj nuk e parashikon një gjë të tillë të ndërtosh mbi pronën me pronarë.  Rikualifikimi i Pazarit të Ri ka filluar që në Tetor të 2016 dhe që nga ajo kohë të gjitha bizneset tona janë ndërprerë dhe ne nuk kemi patur asnjë fitim gjatë gjithë kësaj kohe. Dëmi ekonomik është i jashtëzakonshëm pasi ne kemi investuar goxha që të kthejmë në identitet dyqanet tona sepse ato kanë qenë të vjetra. Ne kemi dëgjuar që tek prona jonë do të ndërtohen magazina për interesa të të tjerëve”, tha Bollati.

Në mbështetje të  denoncimeve të pronarëve të vjetër ishin dhe këshilltarët demokratë të cilët shprehën shqetësimin e grabitjes së pronës dhe shkatërrimit të historisë së Tiranës për shkak të interesave të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

“Sot jemi përpara një fakti tjetër të dhimbshëm, tentohet grabitja e pronës , cënohet shenjtëria e pronës private në një republikë parlamentare. Rama nuk ka të ndalur. Sejmeni i tij në bashki është i detyruar të firmosë çfarë i urdhëron shefi i tij politik. Mafia e ndërtimeve po shfaqet kudo sepse Rama dhe Veliaj, janë kapot e kësaj mafieje. Të gjitha provat dhe faktet bëjnë fjalë për tjetërsim të pronës, duke ua dhënë të tretëve për interesa të mafies së pushtetit dhe mafies së ndërtimit. Kjo është e barazvlefshme me statusquonë e diktaturës, të cilën Rama e ka vendosur që ditën e parë që mori pushtetin dhe po e zbaton me konseguenca me sejmenin e tij në bashki. Do i kërkojmë zyrtarisht zotit Veliaj të bëjë transparence. I kërkojmë Ministrisë së Kulturës si institucioni përgjegjës për trashëgiminë kulturore të bëjë publike ato projekte ku i cilëson këto prona si vijim të trashëgimisë dhe identitetit të Pazarit”, tha kreu i këshilltarëve demokrat, Leonard Olli.


Njoftim per shtyp i Partise Demokratike, 28 janar 2017

 

Read More