Blog

20 Mar
0

Një e treta e kandidatëve të PD, në zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të jenë të rinj e të reja

Kryetari Lulzim Basha në bashkëbisedim me të rinj dhe të reja shqiptarë në Sheshin e Lirisë. Në Republikën e Re, qeveritari do të ulë kokën para qytetarit, dhe jo qytetari para qeveritarit

Paraditen e 20 marsit kryetari i PD Lulzim Basha bashkëbisedoi me rininë shqiptare në Sheshin e Lirisë lidhur me problemet e shumta të shkaktuara nga qeverisja, por dhe për shpresën e besimin për të dalë nga kriza, për entuziasmin që ka ngjallur projekti i Republikës së Re.

Pjesmarrës në forum ishin të rinj dhe të reja të penalizuar nga reforma e arsimit të lartë, një ligj që ka sakrifikuar ëndrrat dhe të ardhmen e qindra studentëve shqiptarë.

Barbara Doda, studente e arkitekturës tha se realiteti me të cilën përballen studentët sot është shumë larg atyre vlerave europiane në të cilat rinia sot beson dhe aspiron.

Gerald Metko tregoi eksperiencën e tij, ku si student me mesatare 9.11 në gjimnaz dhe me rezultate maksimale në provimet e maturës, u gjend jashtë bankave të shkollës pasi nuk arriti të fitonte asnjë degë universiteti.

Marash Logu, student i fakultetit të drejtësisë në Shkodër hoqi një paralele mes protestës së studentëve të viteve ’90. Duke cituar profesor Artan Fugën i cili e quan sheshin e qytetarëve si çadrën e lirive politike, Logu tha se ashtu si 27 vite më parë edhe kërkesat e qytetarëve sot fillojnë me zgjedhje të lira e të ndershme dhe përmes qëndresës popullore dhe mbështetjes intelektuale dhe ndërkombëtare po kthehet në gurin e themelit të Republikës së Re.

Belind Këlliçi tha se të rinjtë dhe të rejat shqiptare sot kanë dy modele mes të cilëve të zgjedhin. Fillimisht është model i kryeministrit Rama, Shqipëria për njerëzit si Armando Prenga, Elvis Roshi dhe gjithë kriminelët të cilët i veshi me pushtet. Modeli tjetër është ai i vlerave europiane i propozuar nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Lulzim Basha i tha të rinjve të mbledhur në forum sot, se ashtu si çdo i ri që i është bashkuar kauzës për zgjedhje të lira e të ndershme, janë në ballë të kësaj proteste dhe do të jenë edhe në ballë të Republikës së Re që po vjen.

“Sa herë që ai flamur ngrihet këtu në hyrje të Sheshit të Lirisë dhe valëvitet mbi këtë qiell, kemi një ëndërr, kemi një shpresë dhe kjo është rinia shqiptare. Në këtë shesh rinia e ka thënë fjalën e saj që prej ditës së parë, e tha edhe sot. Sot e mot ky shesh dhe gjithë Shqipëria do të jetë prona e të të rinjve dhe të rejave shqiptare  dhe e vullnetit të tyre për liri, demokraci, barazi para ligjit dhe për konkurrencë të lirë e të ndershme. Republika e Re tashmë nuk është thjesht një koncept në kokën e askujt por është një shpresë dhe një vendim në shpirtin e gjithkujt.”

Të rinjtë duhet të jenë pararojë dhe pjesmarrës të republikës së re edhe përmes pjesmarrjes në politikbërje – tha Lulzim Basha.

“Republika e Re do të garantojë një shtet ligjor funksional, ku ligji shkruhet dhe votohet në emër të cdo shqiptari, zbatohet njësoj për çdo shqiptar. Republika e re e garanton këtë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk do të thotë thjesht dhe vetëm rregulla loje me zbatime por do të thotë edhe rregulla loje brenda partisë , do të thotë qarkullim elitash, do të thotë sa më shumë të rinj e të reja në parlamentin e republikës së re. Sa më takon mua një e treta e kandidatëve të PD në zgjehdjet e lira dhe të ndershme do të jeni ju të rinj  e të reja të PD , të rinj e të reja shqiptarë”.

Politikat e kabinetit të tij, në momentin e parë të marrjes së pushtetit, do të sigurohen për mbrojtjen e interest të të rinjve dhe xhepave të familjeve të tyre e jo oligarkëve shqiptarë – tha Basha.

“Kur ju, kur qytetarët të kenë vendosur me zgjedhje të lira dhe të ndershme, qeveria e dalë nga vota juaj dhe kryeministri që ju do të zgjidhni do të konkretizohet me një akt. Këtu, në këtë shesh, orën e parë të betimit të kabinetit të Republikës së Re, do të firmoset anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë. Arsimi i lartë publik do të jetë me tarifa të përballueshme nga çdo i ri dhe e re shqiptare. 10 mijë të rinj do të paguhen nga Republika e Re çdo vit me stazhe 1 vjeçare për të ndërtuar urën mes bankave të Universitetit dhe tregut të punës.”

Zoti Basha tha se korrupsioni në fund do të dorëzohet por ajo që sëbashku me qytetarët nisi një muaj më parë, do të vazhdojë të shpërndahet anëembanë Shqipërisë si ëndrra më e bukur dhe projekti më i dlirë që prej Shqipërisë së vitit 1990.

Read More
20 Mar
0

Mesazhi i Lulzim Bashës sot në ditën e 31-të të protestës

Sa është zbukuruar ky shesh sot në këtë ditë të 31-të të protestës nga drita e syrit tonë, rinia shqiptare, të rejat dhe të rinjtë, nga shpresa më e dëlirë e atdheut, e kombit e shoqërisë tonë. Këto të reja dhe këta të rinj, e stolisin këtë shesh jo vetëm me pamjen e tyre, por me mençurinë e tyre, me fjalën e tyre, me forcën e tyre, me vendosmërinë e tyre.

Sa herë që ai flamur ngrihet këtu në hyrje të Sheshit të Lirisë dhe valëvitet mbi këtë qiell, sa herë që himni kombëtar ushton, sa herë që shpresa e përditshme rritet dhe buron nga zemrat tona, ne kemi një garanci, kemi një ëndërr, kemi një shpresë, dhe kjo është rinia shqiptare.

Në këtë shesh, rinia e ka thënë fjalën e saj që prej ditës së parë, e tha edhe sot. Jam i përulur por edhe i frymëzuar tek dëgjoj të rejat dhe të rinjtë në këtë shesh që artikulojnë me bindje atdhetare, me mençuri të jashtëzakonshme dhe me kulturë europiane, besimin e tyre dhe vendosmërinë e tyre për të mos e lënë Shqipërinë kështu siç ka qenë. Kur e themi ne, është një propozim, kur e thotë rinia është vendim dhe do të bëhet realitet.

Këtë e di mirë çdo shqiptar, na e tregon historia jonë, na e tregon dhjetori i vitit 1990, ku një komb i tërë, një shoqëri e tërë, e kërrusur në dëshpërim, izolim dhe shtypje, u ngrit në këmbë. Sepse, në këmbë e ngriti rinia, e ngritën të rinjtë dhe të rejat që panë të ardhmen përtej perdes së zymtë të realitetit të përditshëm, panë agimin e një dielli të ri e një shprese të re, të lirisë dhe demokracisë.

Sot e tash 4 vjet në një Shqipëri të nëpërkëmbur e të kërrusur nën peshën e krimit, drogës, korrupsionit, varfërisë, arrogancës, të qeverisë të bërë njësh me krimin dhe krimit të bërë njësh me qeverinë, do të ishte e pamundur të çoheshim e të bashkoheshim të gjithë kështu, nëse kësaj lëvizje të madhe popullore, më të madhe se Partia Demokratike, më të madhe se opozita, nuk do t’i printe ëndrra më e bukur e çdo kombi, shpresa më e madhe për të nesërmen, rinia shqiptare.

Ndaj, dua t’u them sot, se para së gjithash, dhe mbi të gjitha, Republika e Re që po buron nga ky shesh i qendresës, nga ky Shesh i Lirisë është republika juaj, e juaja të rinj dhe të reja shqiptare.

Deri para 31 ditësh, këtu në këtë shesh tundeshin hijerëndë të korruptuarit, të inkriminuarit e veshur me pushtet, sa në zyrat e shtetit, sa në zyrat e njëri-tjetrit, sa në restorante ku fryhen ditë për ditë me paratë e grabitura nga gjaku dhe djersa e popullit, ky shesh pra i qytetit, sheshi i kombit shqiptar, ishte prona e tyre.

E pra, sot e mot ky shesh dhe gjithë Shqipëria do të jetë prona e të të rinjve dhe të rejave shqiptare, e dëlirësisë së tyre, e çiltërsisë së tyre dhe e vullnetit të tyre për liri, për demokraci, për barazi para ligjit dhe për konkurencë të lirë e të ndershme.

Ja si ka filluar dalëngangadalë të tërhiqet dallga e vjetër e republikës së krimit, të struket pas fasadave, të mërmërisë me vete fjalë pa kuptim. Dhe ja si ka filluar ditë për ditë të burojë shpresa, vendosmëria, besimi se Republika e Re tashmë nuk është thjesht një koncept në kokën e askujt, por është një shpresë dhe një vendim në shpirtin e gjithkujt.

Republika e Re është republika ku qytetarët nuk kanë frikë hijerëndët që kapardisen me arrogancën e pushtetit.

Republika e Re është vendi ku pushtetarët ulin kokën para çdo qytetari.

Republika e Re e garanton këtë përmes një shteti ligjor funksional, ku ligji shkruhet he votohet në emër të cdo shqiptari, zbatohet njësoj për çdo shqiptar.

Republika e re e garanton këtë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk do të thotë thjesht dhe vetëm rregulla loje, por do të thotë edhe rregulla loje brenda partisë , do të thotë qarkullim elitash, do të thotë sa më shumë të rinj e të reja në parlamentin e Republikës së Re dhe në nivelet vendimarrësë të Republikës së Re.

Dhe sa më takon mua, një e treta e kandidatëve të PD, në zgjedHjet e lira dhe të ndershme që do ti paraprijnë Republikës së Re do të jeni ju të rinj e të reja të PD, të rinj e të reja shqiptarë. Asgjë nuk ju mungon. Keni mencurinë, keni gjykimin politik, keni dashurinë për Shqipërinë, për atdheun, për familjen për shoqërinë për komunitetin.

Ju mungon dicka, dhe shyqyr Zotit që ju mungon, dhe kurrë mos e paci, ju mungon vesi, ju mungon dinakëria, ju mungon hipokrizia.

E pra, me këtë ciltërsi që keni demostruar sot në këtë shesh, me këtë vendosmëri që keni demostruar tash e 31 ditë, le ta dijë cdo shqiptar nga Jugu në Veri në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni Preshevë, Mal të Zi e kudo në diasporë, se Republika e re jo vetëm që nuk do të ndalet por do të jetë realiteti politik kudo ku frymon dhe flitet shqip.

Le ta dinë miqtë tanë, se ky nuk është një projekt individual apo partiak, se nuk vjen e as nuk shkon me Lulzim Bashën apo me dikë tjetër. Se ky projekt ka një themel të patjetërsueshëm dhe kjo është shpresa dhe vendosmëria e rinisë për një jetë të re, për një Shqipëri të re, ku asgjë nuk duhet të jetë dhe asgjë nuk do të jetë më si më parë.

Këtë e di fare mirë dhe Edi Rama, i cili dje në monolog pranoi se, Shqipëria është në anomali, sigurisht nuk i njohin vetes përgjegjësitë se janë në këtë anomali, që janë përgjegjësit e drogës, krimit në pushtet, korrupsionit galopant që ia kanë shkruajtur të zezë mbi të bardhë SHBA, me Departamentin e Shtetit në raportin vjetor, BE në raportin e Europolit.

Jo, këto nuk i përmendi, por tha megjithëse është anomali, unë do ti shkoj deri në fund. E pra, përgjigjen më të mirë ia dha një nga gjigandët e mendimit intelektual, Aurel Plasari, kur  i tha; “Mos mor djalë se do të përfundosh si Ducja”.

Edi Rama, ta dish se jemi këtu për të të shpëtuar lëkurën që të mos përfundosh si Ducja. Republika e Re do të garantojë që as ti e as ndokush tjetër mos të përfundojësi Ducja. Edi Rama ti je i ikur. Je i ikur. Misioni ynë, këta misionarë këtu, janë mbi të gjitha misionarë të paqes, sepse ne duam që ikja jote të ketë sa më pak kosto për Shqipërinë dhe për shqiptarët e thjeshtë.

Se po të ishte puna për karshillëk, 18 Shkurti i dytë, të gjen në lanë dhe jo në zyrë. Por ne jemi këtu si patriotë, si demokratë, si njerëz të një lëvizje të madhe të paprecedentë në historinë tone, që është mbi të gjitha një lëvizje qytetare dhe një lëvizje paqësore. Do të qëndrojmë gjatë, ne në fakt na pëlqen të qëndrojmë këtu, sepse ky shesh është pagëzuar tashmë, dhe domethënia e tij për sot dhe nesër, ka hyrë në histori.

Por do të qëndrojmë këtu me një vetëdije të madhe se, me vendosmërinë dhe qëndresën këtu, përmes një qëndresë paqësore por të vendosur, do t’i sigurojmë Shqipërisë jo vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme, por dhe fytyrën me parametrat e vërteta të një vendi evropian, të gatshëm për anëtarësim në BE.

Do ta bëjmë këtë shërbim ne. Do ta bëjmë këtë shërbim sepse gjithçka që ti bëre në katër vite, është se largove Shqipërinë nga Europa. Gjithçka që bëre në katër vite, nxive Shqipërinë në sytë e Europës.

Me krimineltë, me drogën, me nxirjen e Shqipërisë në çdo raport ndërkombëtar, e ata që lexojnë këto raporte, na pandehin si njerëz të botës së tretë. Na pandehin për një shoqëri të pacivilizuar që nuk meriton të jetë as në gjeografinë europiane e jo më në gjeopolitikën europiane.

E pra, këtë borxh të madh që Edi Rama dhe një grusht kriminelësh ndërtuan për katër vite në konton europiane, po e lan ditë për ditë kjo qëndresë qytetare, europiane, nga ky Shesh i Lirisë.

Hiqe nga mendja se ka rrugë tjetër.

Sado të shpifësh ti dhe ca zullapër që ti ke shpërndarë në disa media zullape, të blera, kanale qeveritare, të cilat nga mëngjesi deri në darkë kanë marrë për detyrë, përkundër pagesave të majme me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe me paratë e ndyra të drogës, e vërteta është fare e thjeshtë.

Nuk ka patur që prej vitit 1990, lëvizje më europiane, më euroatlantike se kjo që zhvillohet sot në këtë shesh. Ndaj, përfundimi është i qartë, është fitorja e Shqipërisë europiane. Përfundimi është; Republika e Re që do të themelohet mbi votën e lirë të çdo qytetari shqiptar.

Zgjedhje pa garantuar votën e lirë të çdo qytetari shqiptar, ne nuk do të lejojmë. Nuk do të ketë zgjedhje fasadë.

Ndaj, bëji derman vetes, na kurse edhe ne, gjithë këtë hare dhe gëzim, rritjen e rradhëve ditë për ditë, bëhu i zgjuar, jep dorëheqjen, hap rrugën për qeveri teknike dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Se çfarë do të ndodhë, do ta caktojnë qytetarët.

U them të rinjve dhe të rejave shqiptare, Demokratë, socialistë dhe çdo partie qofshin, apo pa bindje politike.

Kur ju, kur qytetarët të kenë vendosur me zgjedhje të lira dhe të ndershme, qeveria e dalë nga vota juaj dhe kryeministri që ju do të zgjidhni, realiteti i ri politik, Republika e Re, do të konkretizohet me një akt.

Këtu, në këtë shesh, orën e parë të betimit të kabinetit të Republikës së Re, do të firmoset anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë.

Këtu në këtë shesh, orën e parë!

Rinia do të ketë jo vetëm veshin, por edhe mbështetjen e fuqishme të Republikës së Re. Arsimi i lartë publik do të jetë me tarifa të përballueshme nga çdo i ri dhe e re shqiptare.

10 mijë të rinj do të paguhen nga Republika e Re çdo vit me stazhe 1 vjeçare për të ndërtuar urën mes bankave të Universitetit dhe tregut të punës.

Ndaj, kemi shumë e shumë çështje të tjera për të diskutuar e për të vendosur. Pjesë e një mozaiku të bukur të shpresës dhe të projektit të Republikës së Re.

Nuk e di sa kohë do të kemi këtu në këtë çadër.

Shanset janë që nuk do të kemi edhe shumë kohë, sepse e vjetra po bie, krimi do të bjerë, korrupsioni do të dorëzohet, por, ju garantoj se ajo që së bashku kemi nisur këtu do të vazhdojë dhe do të shpërndahet anekënd Shqipërisë, si ëndrra më e bukur, projekti më i dlirë, që prej Shqipërisë së vitit 1990.

Dhe për këtë, ka një autor, një meritë të madhe, dhe kjo është rinia shqiptare.

Zoti e bekoftë atë,

Zoti ju bekoftë ju, të rinj dhe të reja të Shqipërisë,

Zoti e bekoftë Shqipërinë.

 

Read More
19 Mar
0

Jemi gati që me zgjedhje të lira, me besimin e shqiptarëve, të nisim që nesër qeverisjen e Shqipërisë me një program që do ta nxjerrë atë nga kriza ekonomike

Kryedemokrati Lulzim Basha, bashkëbisedim në forumin për papunësinë

Paradite në Sheshin e Lirisë, kryetari demokrat Lulzim Basha, bashkëbisedoi me pedagogë, profesionistë dhe student, për problemet e tyre lidhur me papunësinë.

Arbi Agalliu, pedagog në Universitetin e Ekonomisë prej thuajse 10 vitesh, tha se studentët sot gjenden të pambështetur, jo vetëm nga shteti por edhe nga bizneset të cilat i kanë tkurrur politikat e këtij kabineti. Agalliu denoncoi faktin se qeveria nuk ka asnjë plan B për personat të cilët sot po mbeten pa punë.

Ledina Alolli, pedagoge në Universitetin e Korçës, tha se çelja e vendeve të reja të punës është dhe thelbi i rritjes ekonomike të një vendi. Kësaj qeverie i mungon vizioni për çeljen e vendeve të reja të punës, tha Ledina, e them me plotë bindje sepse papunësia sot ka arritur në 30% të popullsisë.

Fredian Shehu tha se në mënyrë që Shqipëria të kthehet në një vend tërheqës për bizneset duhet të ekzistojnë tre kushte, rendi dhe siguria, konkurrenca e ndershme dhe taksat e ulëta, tre kushte të cilat Shqipërisë i mungojnë prej vitesh.

Një e re ngriti shqetësimin se ç’do të ndodhë me ata qindra mijëra të rinj, të cilët gjenden në mes të rrugës pas mbylljes së bizneseve si rasti i Call-Center-ave.

Kryetari Lulzim Basha tha se detyra numër një e Republikës së Re do të jetë punësimi i qytetarëve shqiptarë dhe ndihma ndaj miliona shqiptarëve të cilët meritojnë vëmendjen dhe zgjidhjen më të shpejtë në ekonomi.

“Ne jemi gati që me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe me besimin e shqiptarëve të nisim që nesër qeverisjen e Shqipërisë me një program që do ta nxjerrë atë nga kriza ekonomike, nga varfëria, drejt zhvillimit të pandalshëm ekonomik. Qeveria jonë do jetë qeveria më përkrahëse për sipërmarrjen që Shqipëria ka njohur në 27 vite. Sepse sipërmarrja do jetë aleati ynë kryesor për punësimin. Shtet do të thotë shtet ligjor, jo shtet i kryeministrit. Do të thotë mbrojtje sipas ligjit. Në radhë të parë do të thotë goditje e krimit dhe e bandave. Ky do të jetë akti i parë i qeverisjes së re në Republikën e Re. Luftë pa kompromis kundër bandave dhe krimit, shtet ligjor dhe garanci ligjore për sipërmarrjen dhe për ç’do qytetar të Republikës. Konkurrencë e lirë.”

Në këto katër vjet ekonomia shqiptare, bizneset, fuqia blerëse e qytetarëve ka rënë dhe kjo sipas kryedemokratit Basha vjen si pasojë e tregut të sunduar nga oligarkët.

“Edi Rama rriti taksat, rriti çmimin e naftës duke rritur dy vite radhazi me 120 lekë akcizën mbi naftën. 3 faktorë që kanë ndikuar në rritjen e drejtpërdrejtë të kostos së prodhimit në Shqipëri. Shto këtu edhe korrupsionin qeveritar galopant, siç thotë raporti i DASH në raportin e kësaj jave. Dhe në këtë treg të vogël për përmasat e tregjeve europiane, e vetmja formulë për gjallërimin e ekonomisë është konkurenca e ndershme që garanton rritjen e cilësisë, uljen e kostos dhe një treg funksional.Por kjo që kemi ne nuk është ekonomia e tregut të lirë. Kjo është ekonomia e tregut të kontrolluar nga qeveria.”

Zgjidhja për demokratët vjen përmes një pakete fiskale dhe krijimit të kushteve për një treg të lirë me konkurencë të drejtë.

“Për biznesin e vogël, për 1.5% të xhiros do të ketë një pullë të demonstruar në ambientin e biznesit të vogël. Do të thotë që taksidarët nuk do të duken më në ambientet e biznesit të vogël. Themeli i këtij sistemi europian i taksimit, është vetëdeklarimi nga sipërmarrja, që do të thotë ta trajtosh sipërmarrjen si partner, jo si hajdut të pagjykuar. Vetëdeklarimi, taksa 9%, ulja e çmimit të naftës dhe çmimit të energjisë për aktivitetin prodhues në Shqipëri, do të jenë stimuj të fuqishëm ekonomikë. Me këtë platformë ekonomike, të gjitha këto masa lehtësuese kuantifikohen në një sasi prej afro 1 miliardë euro më shumë në ekonominë shqiptare, që në vitin e parë, vetëm përmes masave lehtësuese fiskale.”

Read More
19 Mar
0

Basha i përgjigjet sulmeve të Kryeministrit ndaj mbështetësve të kauzës për zgjedhje të lira

Lulzim Basha u përgjigjet sulmeve të Edi Ramës ndaj politikanëve të huaj që mbështesin kauzën e zgjedhejve të lira. Duke iu referuar rastit më të fundit me senatorin Italian Aldo Di Biagio dhe sulmeve ndaj tij të kryeministrit, Lulzim Basha dha një mesazh.

 “Mbrëmë ky lëshoi traktin e rradhës kundër senatorit të nderuar italian. Edi Rama është braktisur nga faktori ndërkombëtar dhe është bërë subjekt i barcaletave në qarqet diplomatike dhe politike nga Brukseli në Uashington. I dëshpëruar nga ky realitet shkruan trakte natën kundër miqve ndëkrombëtarë të Shqjpërisë, ia çon fletushkave të tij që ta botojnë herët në mëngjes dhe pastaj pasdite boton në Facebook këtë që paska botuar fletushka e tij që në fakt është trakt i Edi Ramës që ka shkruar vetë natën.”

Zoti Basha e quan këtë lëvizje si vazhdimësi të antagonizmit të tij ndaj mbështetësve që vijnë nga Europa drejt Sheshit të Lirisë.

“E mbani mend apo jo si iu vërsul Presidentit Donald Trump duke e quajtur në CNN, turpi i civilizimit? E mbani mend si iu vërsul, krahut të djathtë të kancelares Merkel, Gunther Kriuchbaum, e quajti deputet skutash. Ky që nuk ka lënë të burgosur për narkotrafik dhe përdhunim pa bërë deputet dhe kryetar bashkie, i thotëKriuchbaum, deputet skutash. Dje sulmoi senatorin e nderuar di Biagio. Një njeri që ka luftuar jo vetëm me fjalë, por edhe më armë për lirinë e shqiptarëve dhe lirinë e popujve të Ballkanit.”

Një paralelizëm e hoqi mes miqve të kryeministrit dhe atyre të kauzës së qytetarëve për zgjedhjet ë lira e të ndershme.

“Aldo di Biagio është luftëtar me armë për lirinë e Kroacisë dhe ka shërbyer nën komandën e një gjenerali shqiptar në luftën për pavarësinë e Kroacisë, i cili quhet gjeneral Agim Çeku. Aldo di Biagio ka qenë me mision ushtarak, krahë për krahë UshtrisëÇlirimtare të Kosovës, prej vitit 1998 e deri nëçlirimin e Kosovës. Pra, ka ndihmuar jo me konferenca shtypi, por si pakkush, luftën çlirimtare të shqiptarëve në Kosovë Si e ka ai që ha dreka e darka dy herë në javë me Ramën? Vuçiç dhe Daçiç. E çfarë kanë qenë këta kur luftonte di Biagio për pavarësinë e Kosovës? Njëri ka qenë, zëdhënësi i Millosheviçit, tjetri ka qenë Ministri i Informacionit i kasapit të Ballkanit Slobodan Milosheviç. Me këta ulet e ha drekë e darkëçdo javë. Ndërsa çlirimtarët, italo-kroatin që ka luftuar për pavarësinë e Kroacisë, që ka luftuar me armë për pavarësinë e Kosovës, vjen dhe e baltos këtu. Çfarë t’i themi këtij, a mund t’i themi patriot?”

Lulzim Basha tha se kryeminsitri Rama e ka katandisur vendin të parin për drogën dhe pastrimin e parave port ë fundit për rritje ekonomike, çmimin e lartë të naftës, fuqinë blerëse të qytetarëve dhe të fundit për shifrat e punësimit në vend.

 

 

Read More
18 Mar
0

Republikë e re për artin dhe artistët shqiptarë

Në ditën e 29-të të qendrës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, Sheshit të Lirisë iu bashkuan artistë të njohur.

Përmes një eskpozite fotosh nga qendresa e artistëve 17 vite më parë ku ata u detyruan të futen në grevë urie në mbrotje të teatrit, sot artistët apeluan se ndodhemi në të njëjtën krizë të madhe vlerash me të njëjtin përgjegjës, Edi Rama.

Edmond Tullumani, një producent i njohur koncertesh, ishte një nga organizatorët e qendrës së artistëve 17 vite më parë kundër Edi Ramës. “Para 17 vjetësh, greva e artistëve tronditi qeverinë dhe atë që ishte ministër Kulture. Artistët ishin largpamës në ato vite që kërkonin jo Edi Ramën në qeveri. Por kur ne kërkonim të mbronim Teatrin e operas dhe Baletit ne na dhunuan. Përfunduam të papunë. Shumë artistë ikën e lanë vendin. Më vonë serish na dhunoi madje duke na larguar edhe familjarët nga puna. Sot ne protestojmë sërish në çadrën e lirisë. Arti njeh vetëm një rrugë. Arti nuk e njeh drogën, nuk e njeh dhunë dhe nuk e njeh arrogancën. Edhe sot teatri i Operas dhe Baletit po dhunohet dhe po shkatërrohet dhe artistëve u bëjnë kontrata në mënyrë që ti largojnë nga puna. Edhe bibloteka u dogj dhe këtu po shemben tempujt e kulturës. Z Basha, po tingëllon një simfoni e re dhe notat e re të muzikës po tingëllojnë dhe ju lutem dirigjojeni sa më mirë”, tha Tullumani.

Pedagogu Ilir Mërtiri u shpreh se është fatkqësi që situata është njësoj si 17 vite më parë. “Në 17 vite më parë u detyruam të protestojmë dhe të shkojmë deri në grevë urie për arsye se edhe atëhere ishte po ky binom që është sot, ishte Meta-Rama. Ndjehem keq që shoh që pas 17 vitesh të njëjtin binom në pushtet dhe kjo është e tmerrshme”, tha ai.

Pedagogia dhe regjisorja, Taulanta Aliaj apeloi për qendresë nga artistët deri në rrëzimin e kësaj republike. “Pas gjithë këtyre përpjekjeve, artistët gjenden në të njëjtën situatë. Artisti në Shqipëri nuk ka statusin e artistin dhe mungon miratimi i ligjit për teatrin. Z Basha unë ju ftoj që të mos i lini më artistët në mëshirë të fatit dhe ata nuk do i ndahen kësaj çadre. Unë sot këtu përfaqësoj edhe zërin e studentëve të mi që sot janë më të papunë se kurrë dhe më e keqja ështe se janë më të pashpresë dhe më të pafuqishëm për ta ndryshuar këtë realitet. Sot këtij vendi po i largohen mendjet e ndritura. Ne u kemi bërë një pyetje prindërve tanë 17 vite më parë dhe sot unë fëmijëve të mi do u them që unë isha në çadrën e lirisë ku u fol për republikën e re”, tha Aliaj.

Artisti i mirënjohur Osman Mulaj akuzoi qeverinë për korrupsion dhe denigrim të artistëve të rinj.

“Këta nuk mendojnë më për artin. Arti ka rënë në rrugë. Nuk ka më institucione. Të shikosh artisnin nder të kombit rrugëve me 30 lekë në xhep është e pafalshme. Nuk ndodh kjo asgjëkundi. Ku vend nuk afron asnjë artisti asgjë dhe duke qënë se ky ka qënë pedagog dhe mban këtë qendrim ndaj artistëve është fyese. Nuk shkohet kështu asgjëkundi. Në art ka një komision me njerëz të nderuar dhe bën konkurs para tyre. Nuk duan tia dinë ata se çfarë teser partie ke. Kështu është bota. Këtu duhet të kesh teser me vete, nja 5 mijë euro me vete dhe të fusin në punë. Kështu ndërtohet radiotelevizion?! Edhe pastaj dhuruan këtë festival skandaloz që bënë. Dua te them diçka të fundi, që ky kryeminsitër ka luajtur 10 vjet basketboll por nuk bëri asnjëherë një kosh 3 pikësh”, tha Mulaj.

Komuniteti i artistëve në çadër kërkuan të shtohen financimet për artin, jo për të bërë vepra për fasadë por për të ndihmuar artistët që të shprehen dhe të kenë mundësi dhe liri shprehje.

Lulzim Basha garantoi mbështetjen për artin dhe artistët në republikën e re. “Ne do të financojmë artistët shqiptarë, artin shqiptarë, kulturën shqiptare si një detyrim madhor ndaj nderit, dinjitetit dhe përfaqësimit të kombit shqiptar. Ndaj fytyrës së vërtetë të shqiptarëve para njëri-tjetrit, para Europës dhe para gjithë botës. Arti shqiptar dhe kultura shqiptare do të mbartin vlerat më të mira të shqiptarëve, vlerat më të mira të shqiptarëve. Ky është problemi, nuk mund të financohet arti, nuk mund të ngrihet arti në  piedestalin që i takon sepse atë piedestal e ka zënë krimi, e  kanë zënë narkotrafikantët, e kanë zënë tutorët e prostitucionit dhe vrasësit. Në republikë ka vetëm një piedestal: o do jenë vlerat, o do jenë antivlerat. ”, tha Basha.

Basha u shpreh se në republikën e re, artistët do të jenë përgjegjës për menaxhimin e fondeve të tyre. “Ky erdhi në pushtet me ta dhe i ngriti në piedestal. Në republikën e vjetër, në republikën e kalbur të krimit dhe korrupsionit, sigurisht nuk mund të lartësohet arti dhe as artistët, as kontributi i një jetë të tërë. Osman Mula me shokë në artin shqiptarë nuk lartësohen sepse vendin ia kanë zënë krimi dhe kriminelët, të gjitha janë nënproduktet e krimit dhe kriminelët. Edhe arti, pseudo arti i shfrenuar, pothuajse pornografik është shprehje e krimit, e drogës në pushtet, në piedestal, është tjetërsim i kulturës dhe vlerave kulturore. Por kjo do të marrë fund.  Dhe do të jenë arti dhe artistët, sporti dhe sportistët që do të marrin në dorë administrimin e tyre, për t’ia kthyer financimin taksapaguesve shqiptarë me art të vlerave, me art të vërtetë, me art shqiptarë, me art kombëtar, me art europian, me art perëndimor, si fytyra e vërtetë e Republikës së Re që po lind”, tha Basha.


Njoftim per shtyp 18 Mars 2017

Read More
18 Mar
0

Kjo është lëvizja më europiane, qytetare, paqësore dhe demokratike për të shporrur krimin, kërcënimin e vërtetë për stabilitetin dhe demokracinë e Shqipërisë

Senatori Italian Aldo Di Biago udhëtoi drejt Shqipërisë për të dhënë nga sheshi i lirisë  mbështetjen e tij për kauzën e shqiptarëve.

Kryetari Basha foli për mbështetjen e ardhur nga përtej kufijve në drejtim të agorës së qytetarëve dhe kauzës së tyre, nga përfaqësues të vlerave europiane perëndimore që Shqipëria përqafon.

“Ditë për ditë, këtu në këtë shesh, kemi marrë mbështetjen e jashtëzakonshme të përfaqësuesve dhe mbrojtësve të vlerave të përbashkëta europiane dhe amerikane për të cilat jemi ngritur dhe luftojmë në këtë shesh. Kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme bashkon në këtë shesh shqiptarë, europianë dhe amerikanë. Kjo është kauza e luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe parave të ndyra të drogës, të cilat dy ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit i konsideroi kërcënim esencial për Shqipërinë dhe për demokracinë shqiptare.”

Mbi sulmet e dyshes Ruçi- Rama, se protesta e opozitës po kërcënon stabilitetin e vendit dhe komentet mbi një skenar të mundshëm si ai i vitit ’97, Lulzim Basha tha se kryeministri duhet të heqë dorë nga kërcënimet e pakuptimta.

“Në 30 ditë qytetarët e mbledhur në këtë shesh kanë demonstruar fytyrën e vërtetë europiane të Shqipërisë. Tani kjo fytyrë europiane, kjo qëndresë paqësore ka një mision që është vlerë esenciale e Europës, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kujt i kujton 97 ti ?

Këtu është lëvizja më evropiane, më qytetare, më paqësore, më demokratike për të shporrur pikërisht krimin dhe kriminelët që janë destabilizimi, kërcënimi i vërtetë për stabilitetin dhe demokracinë e Shqipërisë. Prandaj hiq dorë nga kërcënimet. Rrugë tjetër nuk ka e nuk ka për të patur.”

Senatori Aldo De Biagio, i kujtoi të pranishmëve se ka luftuar ëpr identitetin e shqiptarëve prej 25 vitesh tashmë, duke luftuar krah për krah me shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni. De Biagio tha se në agorën e qytetarëve të sheshit të protestës, sot ngrihet edhe themeli i një shoqërie të lirë, dëgjesa ndaj popullit dhe demokracia e vërtetë.

“Sot vendosa të jemi me ju në këtë moment përballjeje për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen time për ju , për  demokracinë vlerat e saj, transparencën dhe dashurinë për atdheun që duhet të jetë prioritet për cdo përfaqësues të popullit. Ndajmë së bashku idetë vlerat  dhe dhe prespektivën e partive popullore evropiane që ka qenë forcë e parë politike që ka promovuar integrimin evropian. Dua të shpreh vlerësimin maskimal për fushatën që ka ndërmarrë kryetari Basha për të angazhuar qytetarët ditë për ditë duke dhënë imazhin e një pjesëmarrje angazhimi të drejtëpërdrejt dhe demokratik sikurse e shohim këtu sot. Për këtë ka shumë nevojë ky vend për të garantuar qëndrueshmërinë dhe lirinë politike.”

De Biagio foli për rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe pasqyrimin e realitetit shqiptar ashtu si është.

Janë tre muaj nga zgjedhjet politike në Shqipëri dhe Evropa duhet ti ndjekë me shumë kujdes ato.  Edhe duke marrë parasysh integrimin e Shqipërisë që duhet të jetë prioritet për vendin tuaj, në perspektivën dhe zhvillimin e  të gjithë rajonit adriatiko-jonian, ku Tirana është pjesë qëndrore.  Është ky moment delikat që Evropa duhet të ketë më shumë vëmendje nisur dhe nga cështja e reformës në drejtësi. Bashkimi evropian jo thjesht duhet tju kujtojë për reformën,  por duhet të japë kontributin e vet për elementët kritikë që ka Shqipëria. Por nuk mund  të garantohet se do të arrihen objektivat nëse nga vetë brenda shtëpisë nuk garantoheën rregullat bazë të demokracisë . Dhe sot qeveria në Shqipëri nuk po I zbaton këto rregulla . Nuk ka demokraci pa rregullin  bazë që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo qeveri këtë rregull e vë në rrezik.”

De Biagio tha se do të përcjellë zërin e shiptarëve përtej kufijëve në mënyrë që të dëgjohen për problemet e tyre, kërcënuese për të ardhmen e vendit.

“Zgjedhgjet e lira dhe të ndershme janë në rrezik. Dhe kjo situatë krize jashtë Shqipërisë, në perëndim  nuk është pasqyruar si duhet . Dhe vëmendja nga Brukseli dhe nga vendet e tjera ka qenë mjaft e vogël. Dhe me praninë time këtu dua të bëhem një kontribut megafoni i zërit tuaj për ta cuar në BE , për të qenë mjafti i qartë mesazhi për cfarë  po ndodh këtu në sheshin e Lirisë. Populli këtu është në mbrojtje të institucioneve legjitime, të institucioneve që të  përfaqësojnë të mbrojnë dhe të mbështesin cdo qytetar përtej korrupsionit, egoizmave politike, injorancës dhe arrogancës së theksuar të kësaj qeverie, që vazhdojnë të kompromentojnë  cdo arritje dhe kontribut  serioze që ky vend ka bërë këto vitet e fundit.”

De Biagio tha se integrimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian mund të vijë vetëm me largimin e kësaj qeverie the instalimin e vlerave perëndimore demokratike që fuqizojnë opozitën politike të vendit.

“Ne duhet të punojmë së bashku me perspektivën  për largimin e kësaj qeverie që  anëtarësimi në BE të jetë sa më i shpejt dhe ky vend të ketë zhvillim ekonomik, rritje të demokracisë. Dialogu politik interesi i popullit dhe një sistem drejtësie transparent është rruga e vetme e mundshme dhe në këtë perspektivë ndajmë së bashku rendësinë që BE duhet të gjejë instrumenta për monitorimin e zgjedhjeve, dhe unë do të jem një promotor  për BE lidhur  me këtë cështje.

Thirrjes së senatorit Italian për këmbëngulje në qëndresën për demorkaci të vërtetë, Lulzim Basha iu përgjigj duke e siguruar se kurajoja dhe përgjegjësia e qytetarëve shqiptarë europian do të vazhdojë deri në largimin e kësaj qeverie të lidhur me krimin dhe hapjes së rrugës për një qeveri teknike që do të garantojë aspiratën popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.


Njoftim per shtyp 18 Mars 2017

Read More
17 Mar
0

Bota po konfirmon drejtësinë e kauzës sonë

E shoh që jeni plot me energji, plot me entuziazëm dhe me shpresë dhe kjo është e përligjur sepse kjo betejë çdo ditë i afrohet më shumë fundit të sigurtë, fitores së kësaj lëvizjeje, fitores së çdo shqiptari. Rama e ka prerë biletën. Nga dita në ditë mbështetja popullore dhe mbështetja ndërkombëtare për këtë lëvizje rritet, rritet dëshpërimi, rritet çmenduria e qeverisjes fasadë, një vendim të çmendur pas një tjetri. Vendimi për t’i propozuar shqiptarëve hetuesin e Sigurimit të Shtetit dhe njëkohësisht një nga njerëzit e lidhur me narkotrafikun ndërkombëtar të kokainës si ministër të Brendshëm është as më pak as më shumë se një akt lufte kundër opozitës, por në fakt kundër të gjithë shqiptarëve që duan zgjedhje të lira dhe të ndershme. Si mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme kur shkon nga shiu në breshër?

Kishe një ministër të përfolur dhe të dëshmuar, të bërë mish e thua me bandat kryesore të drogës do të sjellësh tjetër që përveçse është i lidhur vetë me krimin e organizuar dhe me drogës është po kështu xhelat i diktaturës më të egër, armikes më të egër të votës së lirë. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që ke vendosur me çdo kusht t’i shkosh deri në fund skemës tënde për të kapur e prishur zgjedhjet. Se zgjedhje të lira me xhelatët e diktaturës nuk ka e nuk mund të ketë. Atëherë nga ky shesh i përsërisim njëzëri mesazhin tonë se këtu do të ketë vetëm, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se qeverisë Rama, qeverisë së krimit dhe të korrupsionit, qeverisë së njollosur me xhelatët e diktaturës po i vjen fundi i sigurtë.

Sot, të gjithë keni parë raportin e Departamentit të Shtetit, i cili e ka rifutur Shqipërinë në listën e zezë të vendeve që pastrojnë paratë e pista të krimit, i cili e thotë hapur se Shqipëria është vend kryesor i trafikimit të drogës dhe i kultivimit të kanabisit. Raporti i Departamentit të Shtetit e thotë qartë se korrupsioni është galopant, kjo nuk është thjesht dhe vetëm një dëshmi më shumë e betejës dhe kauzës sonë si opozitë, por është njëkohësisht edhe një thirrje në radhë të parë ndaj shkaktarëve që t’i vënë gishtin kokës dhe në radhë të dytë ndaj qytetarëve që janë ngritur dhe nuk do të ulen deri në fitoren e kësaj kauze.

Segmentet qeveritare të futura në një sërë mediash janë bërë për hall dhe ndonjë media kryekëput qeveritare pasi zbuloi armiqtë e jashtëm në çadrën e opozitës ka zbuluar grup armiqësor edhe në Senatin amerikan. Pra, senatorët që kanë guximin t’i vënë gishtin këtij njeriu që ka ngritur në pushtet krimin dhe bandat e drogës dhe përgjegjës për korrupsionin e thellë qeveritar, mediat e kontrolluara po nga ky na i shpallkan armiq njësoj si para 27 vitesh. Njësoj si para 27 vitesh janë ngritur kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është i njëjti njeri i cili komprometoi rëndë dhe vuri në rrezik aleancën tonë strategjike me qëndrimet e tij të papërgjegjshme dhe klienteliste duke sulmuar një nga kandidatët në garën që u takonte vetëm shtetasve amerikanë. Kandidat, i cili sot është presidenti i SHBA, presidenti Trump.

Është po ky dhe askush tjetër që me paratë e drogës paguan çapaçulët për të gjetur grupe armiqësore në Senatin amerikan. Nuk është për të qeshur kur njeriu që e bën këtë ka akoma çelësat e këtij vendi, ku ndonëse shpresa që buron natë për natë nga ky shesh po futet në çdo shtëpi, në çdo familje, në zemrat e çdo shqiptari të dëshpëruar, prapë se prapë beteja nuk është përmbyllur ende. Në këtë betejë, ditë për ditë vijnë mesazhet e mbështetjes të miqve të vërtetë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sado të manipulojnë, sado të dezinformojnë me milionat e drogës u bëj thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë në institucionet e Europës të hapin sytë sepse gojët që i dezinformojnë nuk janë thjesht gënjeshtarë, por janë të paguar të drogës dhe narkomafias shqiptare me në krye Edi Ramën. Prapë se prapë nuk e ndalin e nuk do ta ndalin lumin e shpresës që buron nga ky shesh i lirisë, nuk e ndalin e nuk do të ndalin mbështetjen e jashtëzakonshme që kemi marrë, po marrim e do të marrim nga SHBA dhe BE për kauzën tonë të drejtë, për kauzën tonë legjitime, për kauzën tonë kombëtare, për kauzën tonë europiane, për kauzën tonë amerikane për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të lira nga krimi, të lira nga droga, të lira nga korrupsioni. Ky vend do të ngrihet në nivelin e përgjegjësive si anëtar i NATO. Shqiptarët e kanë marrë vendimin; shumica nuk do të kthehet mbrapsht, pakica i ka orët e numëruara.  ​


Mesazhi i Lulzim Bashës pasdite në Sheshin e Lirisë, 17 Mars 2017

Read More
17 Mar
0

Basha: Fatmir Xhafaj nuk do të jetë asnjë minutë ministri i Brendshëm i shqiptarëve

Ish-të përndjekurit: Mos harroni të burgosurit dhe ata që i burgosën. Në krye të tyre është Edi Rama 

Në ditën e 28-të, protestës në Sheshin e Lirisë iu bashkuan të persekutuarit e regjimit komunist

Qindra ish-të përndjekur nga regjimi komunist, marshuan në shenjë proteste përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me pankartë në duar, të internuarit, të burgosurit, të persekutuarit e regjimit diktatorial kërkojnë “Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme”.

Ish-të përndjekurit iu bashkuan protestës së opozitës në “Sheshin e Lirisë”, ku shprehën revoltën për vrasjen pa gjyq të rreth 6 mijë shqiptarëve në burgjet komuniste, mbi 100 mijë të internuarit në kampet e internimit, për 50 vite me rradhë.

“Mos harroni ata që i vranë. Mos harroni të burgosurit dhe ata që i burgosën. Në krye të tyre është Edi Rama”, ishte mesazhi i tyre.

Mbesa e dëshmorit të lirisë Kujtim Franku i cili u vra në qendër të votimit në mbrojtje të votës së lirë, në zgjedhjet e vitit 1997, tha se sot pas 20 vitesh, po drejtohet revolucioni demokratik për mbrojtjen e votës së lirë.

“Ne pjestarë të kësaj familje që kemi derdhur gjak për mbrojtjen e votës së lirë jemi përkrah jush për të realizuar me vendosmëri që të instalohet në Shqipëri një herë e përgjithmonë shenjtëria e votës. Për ju që po i ktheni shqiptarëve dinjitetin e votës së lirë e të ndershme, ne të rinjtë antikomunistë pjesë e Unionit të Burgosurve dhe të përndjekurve politikë të Shqipërisë jemi me ju deri në realizimin e kauzës së lirë të kauzës së shenjtë për republikën e re dhe votës së lirë”, tha ajo.

Për Besim Ndregjonin, kryetarin e Shoqatës së ish-të përndjekurve politikë, ky vit do të jetë vit i çlirimit nga prangat komuniste.

Reshat Kripa, ish i persekutuar tha në Cadrën e Lirisë se fëmijët e atyre që i vranë shqiptarët e pafajshëm në sistemin komunist, janë sot në pushtet. “Ata kërkojnë ta rikthejnë sërish historinë, sepse janë sot ish-hetues të komunizmit që sot janë në pushtet. Jo krimit të organizuar, jo drogës, t’i themi po demokracisë, po qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të reja”, tha ai.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi se sot jemi këtu të gjithë bashkë për të shprehur njëzëri vendimin dhe zotimin tonë për të mos u pajtuar kurrë me neodiktaturën e pinjollëve të komunizmit, të veshur me petkun e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Shqipëria rrezikon të përdhoset nga një kryeministër nip i Byrosë Politike të Enver Hoxhës, tha Basha duke theksuar se nuk u mjaftua me gjëmën e kriminalizimit dhe drogës, por ka vendosur t’i propozojë shqiptarëve për ministër të Brendshëm një nga hetuesit më famëkeq të diktaturës së Enver Hoxhës, një njeri që ka torturuar me duart e tij vajzat dhe djemtë e rinj të Krujës.

“Një njeri që pasi hoqi kostumin e hetuesit të Hetuesisë Politike të Sigurimit të Shtetit veshi bashkë me vëllain e tij kostumin e narkotrafiknatit të kokainës. Ky është Fatmir Xhafaj. Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron! Ndokush që nuk e njeh mirë historinë e Shqipërisë, mund edhe ta pandeh për “qingj”, por shqiptarët e dinë se ka qenë dhe është ujk i vjetër i diktaturës dhe i narkotrafikut. Ndaj sot nga ky shesh, në prani të kaq shumë të përndjekurve politikë dhe pasardhësve të tyre, le të zotohemi bashkë se Fatmir Xhafaj nuk kaloj pragun e Ministrisë së Brendshme përveçse mbi trupat tanë”, tha Basha.

Kryetari i opozitës theksoi se e vetmja rrugë për t’i hapur Shqipërisë perspektivën europiane që meriton është largimi i menjëhershëm i Edi Ramës, është qeveria teknike me mbështetje të gjerë politike, pa persona të përlyer me krimin dhe pa persona që kanë përlyer duart me gjakun e shqiptarëve të pafajshëm gjatë diktaturës komuniste.

“Me burra dhe gra, me djem dhe vajza të ndershëm që do të sigurojë luftë kundër krimit, luftë kundër drogës, zgjedhje të lira dhe të ndershme. I bëj thirrje Fatmir Xhafës të tërhiqet menjëherë nga aventura që ka nisur. Ai nuk do të jetë asnjë minutë ministri i Brendshëm i shqiptarëve”, vuri në dukje kretari i opozitës, Lulzim Basha.

 

 

 

 

 

Read More
16 Mar
0

“Qeveria teknike do të funksionojë vetëm kur të ketë vulën e opozitës së bashkuar dhe qytetarëve të kësaj lëvizje popullore”

Pasdite në sheshin e lirisë qytetarët u mblodhën për të dëgjuar zërin e personave me aftësi të kufizuar dhe për të diskutuar mbi situatën e tyre ekonomike, sociale, psikologjike.

Anëtarë të shoqatave të të verbërve, të jetimëve dhe paraplegjikëve ngritën zërin për padrejtësinë që i’u është bërë gjatë katër viteve të fundit. Ata denoncuan mungesën e mbështetjes financiare dhe sociale, përjashtimin nga shërbime shtetërore dhe heqjen e asistencës për qindra mijëra qytetarë të kësaj kategorie.

Kadri Aliaj, presidenti i nderit të Shoqatës Kombëtare të Jetimëve të shqipërisë tregoi për shkeljen që i bëhet prej vitesh tashmë kësaj kategorie. Aliaj tha se jetimët sot nuk marrin atë që u takon me ligj, ndërkohë që qeveria ka rritur burokracitë për donacionet duke ulur ndjeshëm ato për shtresat në nevojë. Aliaj tha se ministria e Mirëqënies Sociale dhe kabineti ‘Rama’ ka vjedhur jetimët përmes taksimit në doganë të mallrave të dërguar për ta, duke shkuar në kundërshtim me ligjin. Aliaj i kërkoi Bashës të aplikojë standardet dhe të respektohen ligjet në fuqi për jetimet, në të kundërt ai do protestonte ne çadër para kryeminsitrisë edhe kur Basha të jetë kryeministër.

Ali Muka, jetim, i pa strehë dhe i hequr nga puna, kërkoi nga Basha që të kthejë vëmëndjen ndaj të pamundurve pasi jetesa për ta është e vështirë. Prej 25 vitesh ai vijon të jetë i pastrehë në Durrës ndonëse është i pari në listën e të pastrehëve në këtë qytet.

Sajmir Rrahmani, përfaqësues i shoqatës të së verbërve tha se nevojat dhe shërbimet e tyre që i takojnë me ligj u janë ndërprerë në vitin 2014.  Rrahmani tha se qeveria në këto katër vjet, i ka shtuar xhepave të të verbërve vetëm 134 lekë, duke shtrirë mjerimin në çdo familje e cila ka në gjirin e saj një person me aftësi të kufizuara.

Vilson Hoxha denoncoi ngritjen e organizatave të cilat flasin në emër të personave me aftësi të kufizuara duke mos përfaqësuar interesin e tyre real.

Në protestë dhanë mbështetjen edhe disa të rinj të verbër të shkolluar në Universitetin e Tiranës për degën Shkenca Politike.

Kryetari demokrat Lulzim Basha tha se janë 40 mijë familjet e penalizuara nga kjo qeveri, të hequra nga ndihma ekonomike duke i mohuar kështu edhe bukën e gojës.

“Kam takuar përfaqësues të komunitetit të personave me aftësi të kufizuara. Njerëz që me sytë e hapur nga habia dhe dëshpërimi tregonin sesi qeveria e Edi Ramës u kishte hequr asistencën dhe ju kishte thënë të kërkonin punë. Kam takuar me dhjetëra e qindra të tillë të cilët kanë humbur edhe përkrahjen minimale financiare nga shteti. Dhe po Kadria Alia, nëse Qeveria që do të zgjidhni me votën tuaj të lirë e të ndershme nuk përmbush premtimet e votës suaj është e drejta juaj legjitime që të mblidheni këtu e jo vetëm këtu, por  të futeni brenda e të na rrëzoni.”

Zoti Basha bëri edhe një reflektim lidhur me mandatin e fundit në qeveri të Partisë Demokratike.

“Unë e di se vitet e fundit të qeverisjes, shtresa e personave me aftësi të kufizuara ka patur një numër problemesh dhe mosmarrëveshjesh edhe me qeverisjen e fundit të Partisë Demokratike. Me Kadriun, Sinanin që janë ulur sot këtu shpeshherë jam munduar të gjej rrugët e zgjidhjes të cilat do tejkalonin kalkulimet e ftohta, racionale dhe shpeshherë zemërftohta të buxhetit të shtetit për të akomoduar të drejtat e tyre. Nuk ia kemi dalë gjithmonë dhe unë për këtë sot, jo vetëm juve, por ç’dokujt që ju përfaqësoni në Shqipëri ju kërkoj ndjesë në emër të Partisë Demokratike.”

Basha premtoi se nën qeverisjen e tij buxheti i shtetit do t’i dedikohet qytetarëve dhe halleve të tyre. Ai i kujtoi premtimin se në përmbylljen e mandiatit të tij të parë paga minimale do të jetë 250 mijë lekë dhe pensionet do të rriten në rang vendi me 40%.

“Edi Rama e di se i ka shkelur te gjitha nenet e kontrates që ka me qytetarët. Ai e di se me zgjedhje të lira e të ndershme shqiptarët do ta ndëshkojnë me gjykim dhe votë popullore. Prej ditës së parë ka mbizotëruar vendosmëria dhe shpresa për të nesërmen që do të vij. Sot jemi ktu sepse Rama ka vendosur te kapë zgjedhjet e ardhshme por dhe ne kemi vendosur të qëndrojmë deri në vendosjen e një kabineti teknik me mbështetje të gjerë politike. Jo me një kryeministër teknik që cakton ai, se ka filluar të thërrasë njerëz e të emërojë qeveri kukull. Harroje se do pranojmë. Qeveria teknike do të funksionojë vetëm kur të ketë vulën e opozitës së bashkuar dhe qytetarëve të kësaj lëvizje popullore.”

Një mesazh e dha për gjithë qytetarët e qëndresës popullore.

“Dua tu them se lajmet e mira të mbështetjes së kauzës tonë, të kauzës popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sapo ka nisur. Lajme të tjera të mira po vijnë dhe do të shpalosen këtu para jush në ditët që vijojnë dhe e ndjej nga thellësia e shpirtit se agimi i fitores për të cilën po luftojmë është shumë afër.”


Njoftim per shtyp, 16 Mars 2017

Read More
16 Mar
0

Zgjedhje të lira e të ndershme si themeli i Republikës së Re, ku pushtetin e kanë qytetarët dhe qeveria mbahet përgjegjëse në raport me premtimet e saj

Pasditen e 27-të në Sheshin e Lirisë të organizuar rreth forumit për personat me aftësi të kufizuara, qytetarëve iu bashkua edhe shkrimtari, Kim Mehmeti, i cili udhëtoi nga Shkupi për të mbështetur qëndresën qytetare për zgjedhje të lira e të ndershme.

Mehmeti tha se si shqiptar nga shteti i Maqedonisë, e vetmja gjë që uron për Shqipërinë, është që të kthehet në një vend ku sundon ligji, e jo partitë politike.

“Shqipëria duhet të bëhet shtet normal, duhet të bëhet shtet demokratik, duhet të bëhet shtet ku të mbisundojë ligji. Duhet të bëhet shtet ku do të ketë një Parlament nga i cili nuk turpërohemi ne shqiptarët e tjerë. Duhet të bëhet shtet me institucione shtetërore , demokratike që do të jenë në shërbim të shqiptarëve e të shqiptarisë e jo në shërbim të partisë . Kur të bëhet Shqipëria e tillë, unë si  shqiptar i Maqedonisë do të jetoj shumë  i qetë”.

Mehmeti foli edhe për vendimin e Kryeministrit Rama për të shkarkuar katër minsitra, të cilët duhet të angazhohen me kohë të plotë në organizimin e partisë për fushatë.

“Ata që duhet të punojnë për të forcuar Shtetin,ai i con të punojë për të forcuar partinë që do të thotë se për të është më e rëndësishme Partia Socialiste se Shqipëria. Kjo është mendësi e pastër enveristë. Kjo do të thotë  që partia e fortë e bën shtetin e fortë që partia është e barabartë me interesin e popullit , që balancon intresin partiak me interesin e popullit. Përsa i përket ikjes së Ramës, mua më kanë shkruar shumë gazetarë dhe më kanë pyetur a jeni për një mandat  të dytë për Edi Ramën  dhe u kam thënë: Rama e ka shumë edhe një mandat.”

Mehmeti tha edhe arsyen përse vendosi të flasë nga agora e qendresës qytetare për zgjedhje të lira.

“Unë tani e di se do fillojnë tregimet: Çfarë i dha Lulzim Basha, Kimit që erdhi aty? Unë do të tregoj, mos të lodhen fare. Më ofroi diçka që nuk refuzohet. Nuk refuzohet shpresa se ndoshta nga kjo çadër nis të ndërtohet Shqipëria e fortë. Unë dua nesër të kthehem në Shkup me shpresën se këtu fillon ndërtimi i asaj Shqipërie që ëndërrojnë të gjithë. Këtë e them vetëm e vetëm sepse Partisë Demokratike i ka hije ta bëjë këtë sepse ajo e rrënoi atë që rrënoi, ajo duhet ta rrënojë edhe këtë Shqipëri e cila është një Shqipëri partiake. Ç’do parti që do ta ndërtojë këtë Shqipëri, mua më ka partizan të vetin.”

Kryetari demokrat, Lulzim Basha falenderoi Mehmentin për fjalët e urta dhe u kujtoi qytetarëve se qëndresa e tyre është në emër të zgjedhjeve të lira e të ndershme, e jo pushteve partiake.

“Këtu jemi para të gjithash jo për PD as për fatin politik të ndonjë politikani por për Shqipërinë evropiane moderne demokratike. Për Shqipërinë e fortë me shqiptarë të fortë.Ne jemi këtu për zgjedhje të lira e të ndershme si themeli i Republikës së Re ku pushtetin e kanë qytetarët dhe qeveria duhet dhe do të mbahet përgjegjëse në raport me premtimet e saj.”


Njoftim per shtyp, 16 Mars 2017

Read More