Blog

15 Mar
0

“Fasada nuk është vetëm simboli i gënjeshtrës, fasada është edhe instrumenti i vjedhjes së shqiptarëve nga kjo qeveri”

Kryedemokrati Lulzim Basha bashkëbisedim mbi situatën urbanisitike dhe fasadat e Edi Ramës në infrastrukturë

Paradite në sheshin e lirisë pedagogë, inxhinierë, arkitektë dhe qytetarë të thjeshtë, bashkëbiseduan për një nga problemet e mëdha të qeverisjes sot: Fasadat. 

Lulzim Basha i quajti fasadat jo thjeshtë propagandë por instrumentin e kësaj qeverie për të vjedhur shqiptarët përmes projekteve pa vlerë, jo cilësore dhe të rënda për xhepat e lodhur të shqiptarëve të cilët kërkojnë cilësi në jetën e përditshme. 

Urbanisti Besnik Aliaj u shpreh se zgjedhjet e vitit 2014 nuk sollën ndryshim por Putinizëm. Ai denoncoi projektet klienteliste të Parkut të Liqenit, të Stadiumit si dhe të “Sheshit Skënderbej”.

Në mënyrë të veçantë ai denoncoi shkeljen e ligjeve të informimit të publikut dhe të pjesëmarrjes së tij në vendim-marrje.

“Planet rregulluese nuk u diskutuan kurrë me njerëzit, ndërkohë që ligji thotë minimalisht tre muaj konsultim. Vetëm 48 orë përpara kërkoi të bënte një proces konsultimi sa për t’i hedhur hi syve të njerëzve. Ky është shteti i hipokrizisë që mbahet me fasada. Ne kemi nevojë për një qeveri teknike e Shqipëri teknike.” 

Urbanistja Kreuza Leka u shpreh se “Rama e tregoi se arsyeja që donte të bëhej kryeministër ishte interesi i tij për lejet e ndërtimit. Ajo që u bë me Rilindjen, ishte shkelja e ligjit dhe korrupsion masiv duke nisur me prokurimet e duke përfunduar tek lejet e rezervuara për oligarkët.” 

Përfaqësuesi i Unionit të Arkitektëve dhe Urbanistëve të Shqipërisë Enver Bregasi kritikoi mënyrën e përzgjedhjes së projekteve të mëdha arkitekturore që përqëndrohen në qendër duke i lënë ato të paarritshme nga shumica e popullsisë.

Pedagogia Etleva Dobiani, denoncoi shkatërrimin e trashëgimisë kulturore në Shqipëri, veçanërisht projektin e bypass-it të Gjirokastrës projekti fitues i të cilit nuk ishte as në nivelin e studentëve të arkitekturës.

Arkitekti Ervin Minarolli tha se edhe propaganda e humbet efektin e saj kur në katër vite, kjo qeveri nuk ndërtoi asnjë kilometër rrugë. Elisabeta Susaj foli për fasadën mjedisore.

“Jam e indinjuar me betonizimin që i bëhet qytetit tim. Betonizimi i qendrës 40 mijë metër katror është diçka që nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës. Ajo qendër do të shërbejë si panel diellor dhe do të kemi efektin serë dhe nxehtësia do të përhapet kudo. Ashtu si ede në dimër  ku do të ketë rrëshkitje dhe akuj pasi mungon edhe infiltrimi i ujrave të rreshjeve.” 

Inxhinieri Endrin Gjipali, kritikoi ligjin e prokurimeve publike, i cili lë vend në gjendjen siç është nuk zgjidh ofertën më të mirë por sjell fasada. 

Lulzim Basha tha se fasadat për të cilët të ftuarit ngritën shqetësimet e tyre, janë e vërteta e hidhur me të cilën përballen gjithë shqiptarët sot. 

“Çfarë është qeverisja fasadë? Është kjo që ka bërë të mundur në vetëm 4 vite shndërrimin e Shqipërisë në një hambar droge, në një republikë të sunduar nga krimi, në një ekonomi të shkatërruar dhe një shoqëri civile dhe media të kthyer tërësisht në funksion të fasadës. Demokraci fasadë, parlament fasadë, qeverisje fasadë dhe tani duan zgjedhje fasadë, zgjedhje të kapura, zgjedhje të diktuara nga krimi.”

Fasadat e kësaj qeveri nuk shkatërrojnë vetëm cilësinë e jetesës se qytetarëve por edhe ekonominë dhe të ardhmen e saj, si instrumet vjedhjeje në dorën e pushtetit, sipas Bashës. 

“Por fasada nuk është vetëm simboli i gënjeshtrës, fasada është edhe instrumenti i vjedhjes së shqiptarëve. Sepse prapa fasadës nuk është se nuk ka asgjë, por ka një tavolinë ku bashkohen pushtetarë të korruptuar, kriminelë, oligarkë dhe media të bëra njësh me qeverinë, me një qëllim, të vjedhin Shqipërinë dhe shqiptarët dhe të mashtrojnë dhe të gënjejnë nga mëngjesi në darkë. E pra, shikoni se çfarë ka bërë për 4 vite, e tregon buxheti i Edi Ramës në 4 vite, ka harxhuar 500 milionë euro për projekte fasadë.”

Basha tha se përtej fasadës “po bëjmë shtet,”ndodhet e vërteta e shtetit të dështuar dhe të falimentuar  të Edi Ramës, shtetit më të kriminalizuar në mes të Evropës.

“Pas uniformave të reja të policisë, po kështu një fasadë me anë të së cilës Rama -Tahiri kanë vjedhur milionat e taksapaguesve shqiptar , ndodhet mafia më e rrezikshme në Evropë, narkomafia e cila ka shndërruar Shqipërinë në hambar droge. Kjo fasadë ka qenë dhe mbetet thelbi i propagandës së Edi Ramës, propagandë që paguhet me këto para dhe paguhet shtrenjtë shumë. Dje, EUROPOL-i, ka bërë publik raportin për gjendjen e narkotikës në Europë. Fasada e Edi Ramës: Ku është droga? EUROPOL-i për fat të keq e thotë fare qartë. Shqipëria është numër një për kanabisin në Europë dhe vend kryesor për trafikun e drogës.”

Kryedemorkati Basha i bëri edhe njëherë thirrje qëndresës popullore në ditën e saj të 26 të ngrihet bashkë edhe për vlerat e perbashkëta europiane dhe euroatlantike.

Read More
15 Mar
0

Edi Rama ka paguar firmat më të mira të konsulencës për t’i bërë fresk qeverisjes së tij të inkriminuar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, komenton letrën e 6 senatorëve amerikanë drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Në një letrër të gjashtë senatorëve amerikanë drejtuar sekretarit të shtetit të SHBA-ve Rex W. Tillerson, ku argumentohen arsyet e shqetësimit të tyre lidhur me situatën në Ballkan sot, një paragraf i rezervohet Shqipërisë.

Kryetari demokrat Lulzim Basha, foli për këtë shqetësim nga Agora e sheshit të lirisë ku temë e forumit ishte, “Fasadat”. Lulzim Basha citoi një pjesë të shqetësimeve të senatorëve amerikanë, të cilët i bëjnë jehonë problemeve të ngritura në shesh prej 26 ditësh tashmë lidhur me  inkriminimin e kabinetit Rama dhe influencës nga jashtë të politikave përkundër interesit të shqiptarëve.

LETRA:

Lee, et al Letter to Secretary Tillerson-March 2017

“Senatorët thonë se problematika ballkanase ndjek një format aktiviteti alarmant në rajon. Lider shqiptarë nga Shqipëria kanë ngritur pretendime të ngjashme lidhur me organizata të mbështetura nga diplomatë amerikanë apo nga fondacioni Soros, të vilët influencojnë politikisht shtetet ku investojnë. Fondacioni për Shoqëri të Hapur dhe ekspertët e saj, të financuar nga USAID, kanë krijuar Dokumentin Strategjik kontrovers për Reformën në Drejtësi të shtetit shqiptar. Disa lider besojnë se këto “reforma” synojnë t’i japin Kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi drejtësinë.

Efektet destabilizuese të lëvizjeve të tilla në një shtet anëtar të NATO-s, janë të qarta ashtu si edhe rreziku për një përshkallëzim të mëtejshëm, në një kohë kur Shqipëria pret zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Kjo është veçanërisht shqetësuese nën dritën e raporteve ndërkombëtare mbi rritjen e korrupsionit në qeverinë shqiptare dhe rivendosjen e fuqisë së trafikimit të drogës dhe grupeve të krimit të organizuar në këtë shtet.”

Lulzim Basha tha se kryeministri ka paguar firmat më të mira të konsulencës për t’i bërë fresk qeverisë, duke përmendur edhe kontratën e Ramës me Tony Blair.

“Edi Rama ka paguar firmat më të mira të konsulencës për ti bërë fresk qeverisjes së tij të inkriminuar duke nisur me firmat më të njohura britanike . Ju e dini Toni Bler lidhi kontratë për çfarë ? Për propagandë, për fasadë dhe ka përdorur një nga rrjetet më të fuqishme, rrjetin e George Sorros, jo për interesat e shqiptarëve por për të bërë propagandën dhe për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin pas kësaj propagande.”

Kryetari Basha foli edhe për mbështetjen e mbarë nga përtej kufijve.

“Fasada është shkërmoqur dhe po shkërmoqet para syve të të gjithë botës. Mesazhet që po vijnë janë mesazhe inkurajimi për qëndresën tonë, për protestën tonë dhe për qëllimin tonë final, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dje, kryetari i komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, dhe një nga figurat kryesore të Partisë Popullore Europiane, zv/Presidenti i saj, gjermani David McAllister, dha një mesazh të qartë:

Prioritete kyçe për një proçes negociatash anëtarësimi,janë shteti ligjor, forcimi i demokracisë, forcimi i të drejtave të pakicave, të drejtave të njeriut , të drejtat e opozitës, liria e medias. Ndaj është shumë e rëndësishme që të mos forcohet vetëm qeveria, por edhe opozita. Cilësia e një demokracie në një vend, lidhet më shumë me të drejtat e opozitës, ndaj do ta këshilloj gjithmonë Shqipërinë që të mos harrojnë se qeveria dhe opozita kanë gjithmonë nevojë për njëra-tjetrën, opozita është aty për të kontrolluar qeverinë, dhe në demokraci është normale që të ketë ndryshim pushteti.”

 

Read More
14 Mar
0

Prononcim i z.Basha pas drekës me ambasadorë të vendeve të BE

Diskutuam për gjendjen politike në vend dhe bashkë me përfaqësuesit e tjerë të koalicionit opozitar, bëmë të qartë vendimin tonë për te mos u tërhequr nga beteja qytetare, nga beteja popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme, deri në realizimin e kushtit të vetëm të opozitës që është; një qeveri teknike me vullnet të gjerë politik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pyetje: A patët ndonjë kërkesë specifike nga ambasadorët? Ndonjë pretendim apo vërejtje të tyre?

Basha: Për sa kohë më njihni, edhe si Ministër i Jashtëm, nuk kam folur në emër të ambasadorëve, e s’mund të flas sot në emër të ambasadorëve. Qëllimi ishte një bashkëbisedim dhe ishte shumë i frytshëm, dashamirës, mbështetës për qëllimet europiane dhe europianizuese të qendresës, të levizjes tonë popullore. Unë dhe besoj edhe kryetarët e partive të tjera të koalicionit, ndahemi edhe nga kjo drekë me shumë optimizëm dhe akoma me më shumë vendosmëri për t’i shkuar deri në fund kauzës tonë.

Pyetje: Prape nuk e patët zonjën Vlahutin sot?

Basha: Unë ju uroj ju dhe të gjithë gazetarëve, të gjithë punonjësve të medias, që edhe sot në këtë ditë feste jeni në krye të detyrës; Gëzuar Ditën e Verës!​


Njoftim per shtyp, 14 Mars 2017

Read More
14 Mar
0

Basha pret ambasadorin e Federatës Ruse: Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja e marrëveshjes së Ohrit nga Moska do sillnin kapitull të ti në marrëdhëniet dypaleshe

Kryetari i PD, Lulzim Basha priti në selinë e Partisë Demokratike ambasadorin e Federatës Ruse z. Aleksandër Karpushin.

Gjatë takimit z Basha iu përgjigj interesit të ambasadorit Karpushin mbi zhvillimet politike në vend. Z. Karpushin nga ana e tij nënvizoi se parimi bazë i politikës së jashtme të Rusisë, të cilit i qendron edhe Ambasada Ruse në Tiranë, është parimi i mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera.

Zoti Basha dhe zoti Karpushin shkembyen opinione edhe mbi zhvillimet në rajon.

Zoti Basha theksoi se njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni përmes aplikimit të dygjuhësisë nga Federata Ruse do të rihapnin një kapitull të ri në marrëdhëniet bilaterale.

Ambasadori Karpushin theksoi se Federata Ruse vlerëson se ekzistojnë mundësi të pashfrytëzuara për të rritur bashkëpunimin ekonomik pragmatik mes dy vendeve tona dhe shpreson se në të ardhmen të punohet për të rritur nivelin e këtij bashkëpunimi. Z. Karpushin shprehu besimin se një impuls të fortë shkëmbimeve dypaleshe ekonomike do t’i japë takimi në muajin prill në Tiranë i bashkëkryetarëve të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor, si dhe sesioni i ardhshëm i këtij Komisioni qe pritet të mbahet ne vjeshtë, kur të formohet qeveria e re shqiptare.​

Zoti Basha dhe ambasadori Karpushin vlerësuan si konstruktiv një komunikim të tillë dhe vlerësuan se pikëpamjet e ndryshme në disa ccështje nuk duhet të pengojnë përpjekjet për të eksploruar fusha të bashkëpunimit reciprok.


Njoftim per shtyp, 14 Mars 2017

Read More
14 Mar
0

Mesazhi i Lulzim Bashës sot në Elbasan në Ditën e Verës

Elbasani është zemra e traditës së mrekullueshme të Ditës së Verës. Sot jam shumë i lumtur që jam në mes qytetareve dhe qytetarëve të Elbasanit, por edhe shumë qytetarëve të tjerë të Shqipërisë që ndodhen këtu për të festuar Ditën e Verës. Nga zemra, i uroj çdo shqiptari e në veçanti elbasanllinjve: Gëzuar Ditën e Verës! Sjelltë shpresë për një të ardhme më të mirë për çdo shqiptare dhe çdo shqiptarë. 

Pyetje: Z.Basha si e komentoni deklaratën e z.Rama se çadra e lirisë po i shërben qarqeve të huaja?

Basha: Nuk do të merrem me komente broçkullash, se është Dita e Verës. Por dua t’iu uroj të gjithë shqiptarëve: Gëzuar Ditën e Verës! Dhe qoftë fillimi i punëve të mbara dhe mbarimi i punëve të nisura si Rruga e Elbasanit dhe i punëve të tjera të mira, të shumta, që do të bëjmë së bashku për Shqipërinë dhe për gjithë shqiptarët.

 

Read More
13 Mar
0

Dritan Hila në Sheshin e Lirisë: Jam i majtë, por kam kërkuar i pari largimin e Edi Ramës

Bashkëbisedim me gazetarët Dritan Hila dhe Patrik Sadikaj. Basha: Hila është këtu për të mbështetur kauzën kombëtare dhe europiane të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kauzën e dekriminalizimit të politikës.

Në ditën e 24 të qëndresës në Sheshin e Lirisë, për zgjedhje të lira e të ndershme, qytetarët u bënë pjesmarrës në një bashkëbisedim me gazetarët Dritan Hila e Patrik Sadikaj. 

Patrik Sadikaj  tha se sipas tij varfëria është plaga më e madhe e shoqërisë shqiptare sot. Njerëzit që luftojnë për vaktin e ditës, tha Sadikaj, nuk e kanë shumë mendjen dhe nuk kanë fuqi të luftojnë për votën e lirë.  Gazetari e quajti qëndresën popullore në sheshin e lirisë, në këtë kuptim një kontribut për shoqërinë. E vetmja gjë për të cilën intelektualët, njerëzit e angazhuar, përtej bindjeve politike apo ambicieve personale, Sadikaj tha se me rëndësi është që të ndihen të lirë në mendje dhe shpirt. 

Dritan Hila, i cili nuk e kishte menduar se do të fliste ndonjëherë përballë demokratëve, sepse deklaron se më shumë mendimet e ndajnë sesa e bashkojnë me të djathtët, mbështetjen për kauzën e opozitës e mbështet fillimisht si qytetar e më pas si gazetar. 

“Ne nuk mund ta bëjmë këtë vend të ndarë.Pavarësisht se na ndajnë mendimet, kjo nuk na bën armiq, thjesht kemi mendime të ndryshme për mënyrën se si duam të shkojmë përpara. Janë më të mëdha gjërat që na bashkojnë se ato që na ndajnë. Mua më tërbon kur dikush flet me arrogancë dhe akoma më tepër kur kjo bëhet ndaj opozitës e cila minimalisht përfaqëson 35% të shqiptarëve.Ne nuk e kemi luksin të humbasim Partinë Demokratike”.

Hila shprehu gjithashtu mendimin se kjo qëndresë duhet të luftojë edhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Partia Demokratike e ka potencialin për ta çuar këtë vend përpara ashtu si bëri edhe 26 vite më parë , tha Hila, i cili i kërkoi PD-së të përmbushë rolin e saj historik. 

“Shikoni përpara, ndërtoni lidershipin tuaj të ri, krijoni një parti poullore sepse jeni parti e cila i ka të gjitha potencialet”.

Disa studentë ngritën disa pyetje nga sheshi i lirisë. Dy prej tyre pyetën zotin Hila mbi vështirësinë e shprehjes së mendimit në rast kur ai shkon kundër vendimeve të qeverisë apo propagandës së saj.

Hila u shpreh i zhgënjyer nga qeverisja e kryeministrit, të çilin e ka mbështetur në vitet e para të marrjes së pushtetit, pasi sipas tij  Rama nuk ndërtoi atë për të çilën qytetarët e votuan. 

“E kam thënë tezën që Rama duhet ndalur dhe nuk e tërheq. Unë jam i majtë në ambient të djathtësh. Duhet të jesh pak kokëkrisur që t’i dalësh pushtetit kundër dhe unë prandaj ju vlerësoj ju për këtë revoltë. Unë bëj timen, jo gjithmonë pa kosto, por ja vlen”.

Kryedemokrati Lulzim Basha theksoi rëndësinë e pranimit dhe diskutimit mbi idetë e ndryshme nga tonat, në funksion të një debati konstruktiv i cili në fund e çon vendin përpara. Por që kjo të funksionojë, Basha tha se nevojitet një frymë qytetare dhe bashkëpunimi si ajo që sot gjendet në sheshin e lirisë nën kërkesën për zgjedhje të lira e të ndershme. 

“Sot mes jush si çdo ditë ka jo vetëm demokratë dhe mbështetës të opozitës por edhe qytetarë, madje edhe mbështetës të Partisë Socialiste të cilët ndajnë me ne kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ndajnë me ne kauzën e dekriminalizimit. Ju e mirëpritët dhe ndoqët çdo mesazh të Hilës dhe reaguat me inteligjencën, me mençurinë dhe me vetëdijen politike që karakterizon qytetarët shqiptarë. Duartrokitët dhe mbështetët mesazhet e z.Hila dhe ju të gjithë e kuptoni që ai nuk është këtu për të mbështetur Partinë Demokratike, apo thjesht dhe vetëm opozitën, nuk është këtu as për të mbështetur Lulzim Bashën, por është këtu për të mbështetur kauzën kombëtare dhe europiane të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kauzën e dekriminalizimit të politikës. Unë dua ta falënderoj me shumë mirënjohje. Dua t’i them se me praninë e tij sot këtu, ai dëshmon shpirtin e vërtetë të këtij sheshi të lirisë, të kësaj tende të lirisë, shpirtin e vërtetë të këtij themeli, të Republikës së Re”.

Ndryshimeve të 24 orëve të fundit në kabinetin “Rama”, zoti Basha i drejton vetëm një mesazh. 

“Largimi i çirakëve jo vetëm nuk na shtendos nga qëndrimi që kemi mbajtur, por na inkurajon për t’i shkuar deri në fund betejës që kemi nisur. Republika e Re për të cilën jemi mbledhur këtu, është në fakt integrimi i vërtetë europian i Shqipërisë, sepse republika e re, është dhe do të jetë e tillë, vetëm kur të kemi demokraci të vërtetë, që do të thotë, zgjedhje vërtetë të lira dhe të ndershme. Fuqizim i qytetarit, kufizim i pushtetit”.

Në Republikën e Re, Basha tha se opozita do të ketë instrumentat e saj për të luftuar betejat e kufizimit të pushtetit të mazhorancës në mënyra institucionale.

Po kështu në Republikën e Re, mazhoranca dhe opozita do të kenë të drejta dhe detyrime të reja. Në Republikën e Re, opozita e re do të ketë rolin e shenjtë të kontrollit dhe kufizimit të pushtetit të mazhorancës së re, përmes të drejtave institucionale, përmes një parlamenti që funksionon, përmes një Kushtetute që mundëson kontrollin dhe balancën reale të pushtetit. Përmes një përfaqësimi të vërtetë të qytetarëve që do të thotë, jo noter i kryeministrit, por noter i qytetarëve dhe ditë për ditë përballë kryeministrit e përballë ekzekutivit. Kjo është detyra e parlamentit të ri në Republikën e Re. Ne i mirëpresim këta gjigandë të kurajos qytetare në këtë shesh, individë të lirë, i mirëpresim si njerëz të kauzës  që na bashkon, por shpresa jonë dhe lutja jonë është që edhe kundërshtarët tanë politikë të përfitojnë nga ndërgjegjia e pastër qytetare, nga vlerat dhe virtytet e intelektualëve, njerëzve me integritet dhe që nesër me zgjedhje të lira dhe të ndershme të konkurojnë si forca politike dhe jo si batalione të krimit dhe shqiptarët të kenë mundësi, të bëjnë zgjedhje”.

Në fund një mesazh dhe paralajmërim për atë ççka rrezikon të jetë afera më e madhe e mbetjeve në vend.

“Mbrëmë, miq gazetarë nga SHBA, kanë njoftuar se janë shumë pranë zbulimit të dimensionit të vërtetë të skandalit të plehrave të depozituar në Shqipëri. Bravo për gazetarët. Nëse këto fakte, shpalosen, ashtu siç jam njoftuar, atëherë ai që qëndron prapa kësaj fasade në zyrën e tij do të duhet të zbresë e t’u shpjegojë shqiptarëve se pse i hapi dyert mijërave ton mbetje të rrezikshme që mund të kenë filluar që tani të helmojnë, tokën, bukën, ujin dhe ajrin e shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre. Kjo javë do të jetë përcaktuese për transparencën e këtij megaskandali. Në qoftë se është e vërtetë, kjo nuk është asgjë më pak se genocid ndaj shqiptarëve”, tha Lulzim Basha.

Read More
13 Mar
0

Mesazhi sot i Lulzim Bashës, në ditën e 24 të protestës për zgjedhje të lira e të ndershme

Dita e 24-të e protestës na gjen më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë. Ndaj dua ta nis fjalën time në këtë paradite të lavdishme me diell me një falënderim për të gjithë ju, për të gjithë qytetaret e qytetarët, e në veçanti për të rejat dhe të rinjtë, që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë shpirti i papërkulshëm i kësaj lëvizjeje të madhe, i kësaj lëvizje popullore, qytetare dhe demokratike për një kauzë të madhe shqiptare dhe europiane, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

 

Sot mes jush, si çdo ditë, ka jo vetëm demokratë dhe mbështetës të opozitës por edhe qytetarë, madje edhe mbështetës të Partisë Socialiste, të cilët ndajnë me ne kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ndajnë me ne kauzën e dekriminalizimit.

 

Sot, këtu na nderon me praninë e tij një përfaqësues i spikatur i mendimit dhe veprimit politik të së majtës, që është gazetari Dritan Hila.

Ju e mirëpritët dhe ndoqët çdo mesazh të tij dhe reaguat me inteligjencën, me mençurinë dhe me vetëdijen politike që karakterizon qytetarët shqiptarë dhe kjo është e pamanipulueshme nga çdo politikan apo çdo media manipulatore.

 

Duartrokitët dhe mbështetët mesazhet e z.Hila dhe ju të gjithë e kuptoni që ai nuk është këtu për të mbështetur Partinë Demokratike, ai nuk është këtu për të mbështetur thjesht dhe vetëm opozitën apo aksionin opozitar në vetvete, nuk është këtu aspak për të mbështetur Lulzim Bashën, por është këtu për të mbështetur kauzën kombëtare dhe europiane të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kauzën e dekriminalizimit të politikës.

 

Unë dua ta falënderoj me shumë mirënjohje. Dua t’i them se me praninë e tij sot këtu dëshmon shpirtin e vërtetë të këtij sheshi të lirisë, të kësaj tende të lirisë, shpirtin e vërtetë të këtij themeli, të republikës së re.

 

Në këto 24 ditë, ne kemi parë e kemi takuar shumë qytetarë dhe anëtarë të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Në këto 27 vite të pluralizmit politik, socialistët shqiptarë kanë qenë kundërshtarët tanë në çdo palë zgjedhje.

 

Në çdo palë zgjedhje jemi ndeshur me ta dhe kemi fituar ose kanë fituar ata. Por ne nuk kemi harruar për asnjë çast se pavarësisht prej përplasjeve apo platformave politike, na bashkonte shqetësimi i drejtë se; ku po shkonte vendi. Pavarësisht prej zgjidhjeve që shikonim për problemet e vendit, na bashkonte të qënit shqiptarë.

 

E pra sot, socialistët shqiptarë që kanë patur dhe kanë guximin të jenë pjesë e këtij bashkimi të madh popullor, dhe nuk janë të paktë në numër, por janë shumë dhe janë këtu ditë për ditë, dhe demokratët shqiptarë, dhe çdo qytetar shqiptar, i bashkon një shqetësim shumë i madh. Dhe ky është shqetësimi i kriminalizimit total të politikës. Ky është shqetësimi i kriminalizimit total të vendimmarrjes së institucioneve shqiptare.

 

Kjo është gjëma e madhe dhe unike në Ballkan e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. Nga krimi i organizuar që duke kapur shtetin, duke kapur qeverinë e Edi Ramës, duke kapur Partisë Socialiste përmes të ashtuquajturës “Rilindje”, që nuk është gjë tjetër veçse maska e krimit mbi një formacion politik shqiptar, ka agjesuar procesin politik dhe bashkë me të edhe mundësinë e qytetarëve për vendimmarrje.

 

Pasojat e kësaj ndihen kudo. Ndihen në radhë të parë në institucionet shqiptare, në bankat e Parlamentit që duhet të përfaqësojnë interesat e shqiptarëve, por kur janë ulur tash katër vjet, njerëz, që nuk përfaqësojnë jo nivelin më të lartë siç duhet të përfaqësojnë, jo nivelin mesatar, por as nivelin me të ulët. Janë njerëz që përfaqësojnë llumin e shoqërisë, njerëz të dënuar për trafiqe, për drogë, për prostitucion, për vrasje. Njerëz që nuk i lidh asgjë me politikën, njerëz që madje nuk i lidh asgjë as me Partinë Socialiste të Shqipërisë, kundërshtarin historik të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

 

Ata njerëz janë sot në bankat e parlamentit dhe janë sot kryetarë bashkish sepse i solli Edi Rama për pushtetin e tij dhe për fatin e tij personal. Për të marrë pushtetin politik u lidh me krimin e organizuar. Për të mbajtur pushtetin politik është gati që bashkë me krimin e organizuar dhe drogën të prishë institucionin fondamental të demokracisë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

 

Ju e dini këtë fare mirë, shqiptarët e dinë këtë fare mirë.

 

Ndaj u mblodhën me 18 shkurt në bashkimin më të madh popullor, në lëvizjen më të madhe, për të marrë një vendim të madh, një vendim të rëndësishëm. Vendimin për të mos u larguar nga ky shesh, derisa të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike, që do të thotë domosdoshmërisht, dhe pa asnjë kusht, largimin e Edi Ramës si kryeministër i qeverisë shqiptare.

 

Ne e dimë se Saimir Tahiri shërbeu denjësisht për kriminalizimin e kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit, çka solli kanabizimin e vendit dhe ngritjen e kriminelëve në fron.

 

Ne e dime se, Ilir Beqaj, shërbeu përulësisht për krimin më të rëndë, shpenzimin  e parave të taksapaguesve shqiptarë që duhet shkonin për shëndetin e të sëmurëve, e pacientëve, e familjarëve tanë, e fëmijëve, tanë në xhepat e dy apo tre oligarkëve të lidhur drejtpërdrejtë me pushtetin.

 

Por ne po kështu, të gjithë e dimë se këta të dy dhe ata dy të tjerët janë shërbëtorë të njeriut që është në krye të kupolës së krimit dhe korrupsionit në këtë vend.

 

Ndaj flijimi i tyre, largimi i çirakëve, jo vetëm nuk na shtendos nga qendrimi që kemi mbajtur, por na inkurajon për t’i shkuar deri në fund betejës që kemi nisur.

 

Tani në teorinë e konspiracionit, të shkarkuarit, ju kanë thënë disa gazetarëve dje se na shiti Ed Rama ke Lul Basha, na shiti te Lul Basha, që Lul Basha të ndalë protestën.

 

E kuptoni se sa mbrapa janë apo jo?

 

Kujton se Lul Basha është në gjendje të ndalë këtë protestë? Nuk e kuptojnë që kjo lëvizje nuk ndalet, e nuk do të ndalet, derisa republika e vjetër e krimit, e korrupsionit, e drogës, e paligjshmërisë, e antikushtetueshmërisë, republika e vjetër që i trajton zgjedhjet si një mundësi për të kapur pushtet dhe jo si tempullin e shenjtë të demokracisë, do të bjerë deri në kullën e fundit.

 

Republika e Re, për të cilën jemi mbledhur këtu, është në fakt integrimi i vërtetë europian i Shqipërisë, sepse Republika e Re, është dhe do të jetë e tillë, vetëm kur të kemi demokraci të vërtetë, që do të thotë, zgjedhje vërtetë të lira dhe të ndershme dhe Po, z. Hila, Po, të gjithë ju qytetarë që doni një sistem zgjedhor që ju përfaqëson ju, dhe jo kryetarët e partive në Parlamentin e ardhshëm shqiptar, fuqizimi i qytetarit, kufizimi i pushtetit, janë parime të shenjta, mbi të cilat janë ndërtuar vendet e Europës Perëndimore, vendet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë ndërtuar mbi këto parime dhe garantojnë progres, pikërisht sepse në këto vende, qytetari është Zot i fateve të tij, brenda Kushtetutës dhe ligjit dhe pushtetari është shërbëtor i qytetarit, brenda Kushtetutës dhe ligjeve.

 

Kjo garanton lirinë e çdokujt dhe përmes lirisë, mundësinë e çdokujt për të fituar lumturinë, jetën, shëndetin, të ardhmen e tij apo të saj dhe të fëmijëve, përmes punës së ndershme, përmes punës dhe djersës, dhe jo përmes horrllëkut, krimit, korrupsionit, gënjeshtrës dhe mashtrimit. Dy republikat, janë dy realitete të papajtueshme me njëra-tjetrën.

 

Ato nuk mund të shartohen me njëra-tjetrën. Duhet të vdesë njëra, që të lindë tjetra. Nuk mund të qëndrojnë përbri njëra-tjetrës. Po kështu, në Republikën e Re, mazhoranca dhe opozita do të kenë të drejta dhe detyrime të reja. Në Republikën e Re, opozita e re do të ketë rolin e shenjtë të kontrollit dhe kufizimit të pushtetit të mazhorancës së re, përmes të drejtave institucionale, përmes një parlamenti që funksionon, përmes një Kushtetute që mundëson kontrollin dhe balancën reale të pushtetit, përmes një përfaqësimi të vërtetë të qytetarëve që do të thotë; jo noter i kryeministrit, por noter i qytetarëve dhe ditë për ditë, përballë kryeministrit e përballë ekzekutivit. Kjo është detyra e parlamentit të ri në Republikën e Re. Përndryshe, papërgjegjshmëria, makutëria dhe korrupsioni do të bënin në atë Republikë të Re, të njëjtën që kanë bërë me republikën e vjetër.

 

E kanë mbuluar vendin me drogë, kanë shkatërruar ekonominë, kanë shkatërruar shpresën e shqiptarëve, duke shkatërruar konkurencën në ekonomi dhe tashmë konkurencën në politikë. Sot, në këtë ditë të bukur, në këtë vend të bekuar nga Zoti, po shpaloset një skandal i mynxyrshëm, që tregon cfarë ndodh kur vendi i dorëzohet qeverisjes së papërgjegjshme të lidhur me krimin dhe mafian.

 

Mbrëmë, natën vonë, miq gazetarë nga SHBA, kanë njoftuar se janë shumë pranë zbulimit të dimensionit të vërtetë të skandalit të plehrave, që mafia ndërkombëtare ka depozituar në Shqipëri. Bravo për gazetarët. Nëse këto fakte, shpalosen, ashtu siç jam njoftuar, atëherë ai që qëndron prapa kësaj fasade në zyrën e tij do të duhet të zbresë e t’u shpjegojë shqiptarëve se pse i hapi dyert mijërave ton mbetjeve të rrezikshme që sot mund të gjenden në truallin tonë, prane burimeve tona ujore, e mund të kenë filluar që tani të helmojnë, tokën, bukën, ujin dhe ajrin e shqiptarëve dhe fëmijëve tanë.

 

Nuk mjaftoi që i drogoi shqiptarët, tani po i helmon shqiptarët. Ju e dini. Kam qenë i kujdesshëm këto dy javë të shpërthimit të skandalit, për të mos arritur në konkluzione të parakohshme. Kjo javë do të jetë përcaktuese për transparencën e këtij megaskandali. Në qoftë se është e vërtetë, kjo nuk është asgjë më pak se genocid ndaj shqiptarëve. Të sjellësh mbetjet e rrezikshme kundër ligjit, ta mbash të fshehtë, t’i depozitosh në tokën e qytetarëve të tu, pa u marrë asnjë autorizim apo leje, në kundërshtim total me ligjin, kjo do të thotë të jesh bashkëpunëtor për genocid kundër popullit tënd dhe në qoftë se kjo është e vërtetë, Edi Rama, unë do t’i bëj thirrje popullit të të trajtojë siç trajtohen ata që bëjnë genocid kundër qytetarëve të vet.

 

Ndaj, sa nuk është vonë, mos u fshih pas dorëheqjeve dhe shkarkimeve fasadë të shërbëtorëve të tu. Sa nuk është vonë, bëj transparencën e plotë për këtë megaaferë skandaloze dhe të tmerrshme të plehrave, sqaroji gjërat sot, sepse nesër do të jetë vonë.

 

Ndërkohë, ne jemi e do të jemi këtu të bashkuar, më të vendosur, më të shumtë në numër, çdo ditë, sepse kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, nuk mund të dështojë, nuk mund të tërhiqet. Demokracia nuk mund e nuk do të largohet nga ky vend. Ajo që do të largohet nga ky vend, është oligarkia e lidhur me krimin dhe pushtetin që e solli në zyrat e shtetit.

Media ka një rol të jashtëzakonshëm për t’i dhënë shqiptarëve transparencën dhe informacionin e plotë.

 

Sot në këtë muzg të republikës së vjetër dhe në këtë agim të Republikës së Re, thirrja ime ndaj pronarëve të medias është, të shqyrtojnë përgjegjësitë e tyre si përfaqësues të pushtetit të katërt.

 

Dy rrugë ka, ne e dimë që gazetarët, operatorët, punonjësit e medias janë me interesin publik, janë me popullin e tyre, me qytetarët e tyre, ndërsa pronarët e medias sot kanë mundësinë, pavarësisht se çfarë kanë bërë deri më sot, të tregojnë qartë se a do të rreshtohen në anën e republikës së vjetër të elitës kriminale, politike dhe ekonomike, që i ka pirë gjakun shqiptarëve në këto katër vite dhe sot po i drogon dhe po i helmon, apo do të rreshtohen në interesin publik, në krahun e Republikës së Re dhe shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë?

 

Zgjedhja është e juaja.

 

Qytetarët kanë bërë zgjedhjen e tyre, rrugë pas nuk ka, e vjetra do të bjerë, e reja po ngrihet.

 

 

Read More
12 Mar
0

Mesazhi i Lulzim Bashës në Sheshin e Lirisë, në ditën e 23 të protestës

Dita e 23-të e protestës, kjo e Diel, me këtë kohë të lavdishme që na ka sjellë Zoti, sepse pranvera po vjen, nuk mund të niste më bukur se sa në praninë e profesor Bujar Kapexhiut, këtij personaliteti të jetës publike që na fal gjithmonë si përmes punimeve të tij, ashtu edhe përmes fjalës së tij, një kënaqësi të jashtëzakonshme dhe një këndvështrim të veçantë për jetën në tërësi dhe jetën politike në veçanti. Ndërkohë që profesor Kapexhiu po fliste për karikaturat e tij, unë po bëja një refleksion. Sepse, pak metra më tej po bëhet një mbledhje ku po shkarkohen disa shërbëtorë të qeverisë. Cili është ndryshimi, mes asaj që bën Bujar Kapexhiu dhe asaj që bën Edi Rama? Ky është reflektimi im. Sipas reflektimit tim, artisti tret dhe dixheston lajmet politike, i kthen në ide dhe ja ku i ka bashkuar njerëzit, ata njerëz që nuk mund të bashkohen asnjëherë, dhe i jep formë me artin e tij.
Këtu jemi personazhe. Në një farë mënyrë këtu jemi edhe kukulla në dorën e Bujarit. Mirëpo, kjo nuk na mërzit, përkundrazi na kënaq. Ky është monopoli i artistit, është monopoli i shpirtit krijues, i cili përcjell përmes arbitraritetit, pra e zgjedh vetë se si do ta përcjellë idenë, emocionin tek qytetarët. Na zgjon, na ngacmon kureshtjen, na vë në mendime. Na pozicionon. Ky është monopoli i artistit.
A mund ta ketë, këtë monopol edhe politikani? A mundet edhe politikani me arbitraritet, me të njëjtën mënyrë si artisti, të vendosë çfarë ti dojë qejfi, e si t’i dojë qejfi. Këtu gjërat ndryshojnë pak. Sepse, nëse misioni i artit dhe i artistit, është të ngacmojë, të provokojë, të mobilizojë m të mirën në mendimin, në intelektin e artndjekësve, të qytetarëve, të të gjithë publikut, misioni i politikanit është t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe t’i shërbejë atyre.
Ajo që po ndodh pak metra që këtej, është në fakt një karikaturë, por jo nga këto të Bujar Kapexhiut. Eshtë një karikaturë e shëmtuar e të vetëquajturës Rilindje. Eshtë karikatura e një kryeqeveritari, i cili, ka braktisur solemnisht të gjitha premtimet me të cilat erdhi në pushtet, ka ndërtuar një aleancë të rrezikshme, për çdo qytetar shqiptar, (të djathtë dhe të majtë, madje do të thoja, veçanërisht për socialistët shqiptarë), kjo është aleanca midis politikës dhe krimit, dhe ky është inkriminimi i Partisë Socialiste, pra, vendosja e interesave politike të një partie nën interesat e kriminelëve, që kanë dalë nga burgjet e Europës dhe sot janë deputetë, kryetarë bashkish dhe drejtues të institucioneve, përgjegjës për kanabizimin e Shqipërisë, vitin e kaluar në nivele rekord.
Ky njeri nuk ka për detyrë të bëjë karikaturë, nuk ka për detyrë as të bëjë vizatime siç e ka mbushur zyrën e tij, apo qypa balte. Ai, ka patur për detyrë t’i përgjigjet nevojave të shqiptarëve, të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe, ka dështuar ta bëjë, në çdo vit të qeverisjes së tij, në çdo muaj, në çdo javë e në çdo ditë, e po dështon edhe në këto orë, ta dëgjojë zërin e qytetarëve. Të dëgjojë mesazhin që shqiptarët e bashkuar i kanë dhënë me 18 shkurt.
Ne nuk jemi mbledhur këtu, as për koka turku, as për koka kecash, as për koka delesh, jemi mbledhur për një mision të madh europian, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Nuk jemi mbledhur që, padrino të shkarkojë shërbëtorët e tij. Nuk jemi këtu për shërbëtorët e Edi Ramës. 1, 2, 3, 4, 14 po të dojë, le t’i shkarkojë të gjithë, kjo lëvizje do të qëndroje e do të fuqizohet deri në largimin e padrinos. Si mendon ai, që ne ia vëmë fajin Lindita Nikollës për kanabizimin e Shqipëisë? Si mendon ai, do t’ia vëmë fajin dikujt tjetër për sjelljen e kriminelëve në parlament dhe në bashkitë e vendit?
Shqiptarët e dinë fare mirë që ky nuk ka qenë një nënprodukt i shërbëtorëve të Edi Ramës, por ka qenë produkt i drejtpëdrejt i vendimeve politike që Edi Rama ka marrë për ta sjellë krimin në pushtet, për të qeverisur me krimin, për të nxjerrë kriminelët e dënuar nga burgjet, që t’i shërbejnë atij për të kapur dhe prishur zgjedhjet e ardhshme. E bëri këtë me arrogancë totale në Korçë, në 2015-ën, në Dibër. E paralajmëruam, dhe nuk na e vuri veshin sepse nuk kishte besim se qytetarët do të ngriheshin. Ja pra që, qytetarët janë ngritur, qytetarët janë bashkë, ky bashkim popullor rritet nga ora në orë dhe konsensusi kombëtar është; nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme me Edi Ramën kryeministër, ndaj Rama ik!
Nuk ka asnjë tërheqje nga ky kusht. Nuk jemi këtu në një ekspozitë politike. Na mjaftojnë, sepse duan kohë t’i shijosh e t’i përtypësh, ekspozitat e Bujar Kapexhiut. Bujar Kapexhiu është në të drejtën e tij sovrane si artist, si figurë publike, të na japë mesazhet përmes karikaturës, ndërsa karikatura e Edi Ramës duhet të marrë fund një orë e më parë.
Çdo përpjekje për t’i ikur përgjegjësisë me shkarkimin e shërbëtorëve të tij, nxjerr zbuluar interesin e tij të vërtetë. Eshtë gati të sakrifikojë gjithçka për pushtetin dhe pasurinë personale, siç sakrifikoi PS-në, duke shpikur Rilindjen e kriminalizuar deri në palcë. Duke sjellë kriminelët në listat e partisë së tij, duke i veshur me pushtet. Siç sakrifikoi ekonominë, të ardhmen e shqiptarëve, duke mbytur vendin me drogë, duke e mbushur me hashash nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, duke asgjesuar shpresën e shqiptarëve për një jetë të ndershme, duke kërcënuar drejtpërdrejt shëndetin tonë, e në veçanti shëndetin e fëmijëve tanë. Siç sakrifikoi të ardhmen europiane të Shqipërisë, ku negociatat nuk do t’i happen, derisa të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Tani, për pushtetin e tij, po sakrifikon shërbëtorët e tij, ministrat apo ministret e tij. Gjithçka, për pushtetin e tij. Asgjë për qytetarët, asgjë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dhe ky është ndryshimi tjetër i madh, jo vetëm midis Edi Ramës dhe Bujar Kapexhiut, arti i të cilit është në funksion të shqiptarëve dhe jo në funksion të tij, ky është ndryshimi i madh midis Edi Ramës dhe i shumicës dërrmuese të shqiptarëve të cilët do të bënin gjithçka që vendi të nisë rrugën e negociatave për në Bashkimin Europian.
Që vendi të shkëputet nga kriza e thellë ekonomike, politike dhe shoqërore, nga kriza e thellë psikologjike, këtë depresion që ka kapur shoqërinë që është në fakt reflektim dhe pasqyrë e një individi që e ka sjellë këtë gjëndje, dhe ky është kryeministri aktual Edi Rama. Të gjithë jemi këtu, jo për të marrë, por për të dhënë nga vetja jonë, që nesër Shqipëria të jetë më mirë. Që nesër Shqipëria të jetë më e sigurtë, që nesër ekonomia kombëtare të jetë më e fortë, që nesër të kemi më shumë vende pune, me paga më dinjitoze, arsim më të mirë, shëndetësi që t’i përgjigjet nevojave, prandaj jemi këtu, jo duke marrë, por duke dhënë. Sepse çdo qytetar që i është bashkuar kësaj proteste prej ditës së parë e deri më sot, e ka bërë këtë me shpirtin e sakrificës, me shpirtin e kurajos dhe me përgjegjësinë e madhe se duke dhënë sot nga koha juaj, nga energjia juaj, nga shpirti juaj, ju jepni për Shqipërinë e nesërme, Shqipërinë Europiane, Republikën e Re, të shpresave dhe mundësive për çdo qytetar.
Ky është ndryshimi. Të gjithë këtu jemi gati të japim gjithçka për një Shqipëri ndryshe dhe ndryshe do të jetë. Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Prandaj, çdo truk, çdo manovër për t’i hedhur hi syve të shqiptarëve, për t’ua dhënë sapunin për djath, apo Tahirin për Ramë, eshtë e papranueshme. Protesta vazhdon dhe do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës, deri në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përmes një qeverie teknike, me mbështetje të gjerë popullore, që do të garantojë, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, pra largimin e çdo krimineli nga postet drejtuese, një luftë efikase kundër fushatës së drogës që po nis, dhe parave të fushatës së fundit të drogës, krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme që është një frazë, por që është një plan i tërë, që do të mundësojë që çdo shqiptare, çdo shqiptar, çdo e re, çdo i ri, çdo e moshuar, çdo i moshuar; të ketë mundësinë të votojë si europian dhe vota t’i numërohet njësoj si në Europë. Të vendosin qytetarët dhe do të vendosin qytetarët, themelin e Republikës së Re.
Ndaj kjo e diel që na bashkon këtu në këtë agorë dhe që bashkon shqiptarët anembanë, ose rreth sofrës familjare apo në të tjera kontekste shoqërore, fetare, e të çfarëdollojshme, është një ditë zotimi dhe përbetimi për të vazhduar këtë bashkim popullor për të vazhduar e për të qenë zëri i shumicës, që ka qenë e heshtur deri më 18 shkurt, por që prej 18 shkurtit, këtu ka zërin, këtu ka sytë, këtu ka mendjen, këtu ka shpresën, këtu ka zemrën.
Ne nuk do t’iu zhgënjejmë. Kjo betejë do të përfundojë me fitoren e të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe me themelimin e Republikës së Re, të zgjedhjeve të lira, të demokracisë së vërtetë, të shtetit të vërtetë ligjor.

Read More
11 Mar
0

Mesazhi i Sheshit të Lirisë: Qëndresë e vendosur deri në krijimin e një qeverie teknike, për zgjedhje të lira e të ndershme

Pasditen e së shtunës në Sheshin e Lirisë, kryedemokrati Lulzim Basha priti një nga miqtë më të afërt të shtetit Shqiptar dhe një nga personat të cilët kanë kontribuar me intensitet në hapjen dhe demokratizimin e vendit tonë, ish-kryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Vlofgang Grossruck.

I shoqëruar nga krerët e partive opozitare, Lulzim Basha tha se qytetarët të cilët kalojnë ditë e netë, plot 22 të tilla tashmë, nuk janë aty për koka turku.

“Sonte jemi mbledhur këtu ndërkohë që qeveria duket se është në grahmat e saj të fundit. Kjo është sot lëvizja më e madhe popullore, qytetare, demokratike dhe kombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndaj jemi mbledhur për të siguruar për shqiptarët sot e mot dhe për brezat që vijnë standardin europian të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ndaj, çfarëdo thashethemesh e prapaskenash të kurdisin, mesazhi ynë është një dhe i pandryshuar, qëndresa jonë është e vendosur deri në krijimin e një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike që do të bëjë detyrat para shqiptarëve dhe para Europës”.

Lajmin për shkarkimin e minsitrit të brendshëm Tahiri, Lulzim Basha edhe pse e sheh si truk politik të kryeministrit, suksesin ia atribuon vetëm qytetarëve qëndrestarë të sheshit të lirisë të cilëve në fund i bëri edhe një thirrje.

“Lajmi se ka shkarkuar Tahirin është një përpjekje mjerane për ti shpëtuar përgjegjësisë që vetë Edi Rama ka për gjendjen ku e ka sjellë vendin, për shkallën e mosbesimit që ka përfshirë çdo shqiptar, të djathtë e të majtë se ai mund të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. E pra, nëse lajmi është i vërtetë kjo është fitorja vetëm e juaja, vetëm e bashkimit qytetar dhe prova e qartë se forca e vetme e ndryshimit në këtë vend është bashkimi qytetar dhe kjo lëvizje popullore. Eshtë koha për një bashkim edhe më të madh, për një realizëm edhe më të qartë, se beteja që kemi përpara mund dhe do të fitohet vetëm përmes kurajos, qëndresës dhe sacrifices”, tha Basha.

Kryedemorkati Basha tha se miqtë e Shqipërisë që vijnë nga jashtë kufijve, i janë bashkuar qytetarëve në qëndresën e tyre për dy arsye. Fillimisht pasi pikëllohen për regresionin e vendit tonë, por edhe sepse kanë shpresë se qytetarët shqiptarë përbëjnë garancinë e vertetë për Shqiperinë moderne europiane.

Volfgang Grossruk falenderoi kryeopozitarin Basha për mundësinë që i dha të përjetojë atë që e quajti si një moment historik në Tiranë.

“Tashmë e di se çfarë do të them pas e kam vizituar Shqipërinë që para 24 vitesh dhe kam qënë vizitor mbi 60 herë. Ju keni shumë miq në Europë dhe Austri. Zonja dhe Zotërinj, ne jemi të gjithë të interesuar që Shqipëria të luftojë kriminalitetin, korrupsionin dhe padrejtësinë dhe garant i kësaj fitore është kryetari demokrat Lulzim Basha. Të gjithë ne do të punojmë për integrimin europian të Shqipërisë në mënyrë që njerëzit të përfitojnë nga kjo”.


Njoftim per shtyp 11 Mars 2017

Read More
11 Mar
0

Mesazhi i Lulzim Bashës në mbrëmje në Sheshin e Lirisë

Vëllezër dhe motra, qytetare dhe qytetarë, mbrëmja e 22-të e protestës, kjo e Shtunë e tretë që pas 18 Shkurtit, që ka ndryshuar njëherë e për gjithmonë Shqipërinë, premton ardhjen e shpejtë të pranverës politike, të pranverës së lirive për çdo shqiptare e çdo shqiptar, dhe kjo falë jush, falë qytetarëve që qëndruan e qëndrojnë me vendosmëri për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për qeverinë teknike, për Republikën e Re, të mundësive dhe lirive për çdo shqiptar.

Sot në këtë tendë, protestuesit e rinj, vajzat dhe djemtë e shqiptarëve që kanë vendosur ti thonë Jo të djeshmes dhe Po të nesërmes europiane që po lind nga ky shesh, u bashkuan e u përshëndetën nga përfaqësuesit e të rinjve konservatorë. Sonte jemi mbledhur këtu ndërkohë që qeveria duket se është në grahmat e saj të fundit. Në fakt, ka tre javë që nuk bën asnjë punë përveçse përgjon protestën e qytetarëve, përgjon popullin e vet. Sado ta përgjojë, sado të shtijnë fall e të lexojnë filxhanët e kafesë, prapa fasadës qeveritare, konkluzionin e kësaj proteste ua kemi thënë që ditën e pare; ne jemi këtu, jemi ngritur bashkë me 18 Shkurt e bashkë do jemi, në këtë shesh, deri në largimin e qeverisë të bërë njësh me krimin dhe drogën. Ju kemi thënë e ua përsërisim se pë ne kjo lëvizje i ka tejkaluar kufijtë e çdo partie politike, i ka tejkaluar kufijtë e Partisë Demokratike, i ka tejkaluar kufijtë e opozitës, është sot lëvizja më e madhe popullore, qytetare, demokratike dhe kombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ndaj, nuk jemi mbledhur këtu as për koka turku, as për koka delesh, as për koka kecash, jemi mbledhur për të siguruar për shqiptarët sot e mot dhe për brezat që vijnë, standardin europian të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe, zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri dhe kryeministër garant të krimit dhe të drogës nuk mund të ketë. Ndaj, çfarëdo thashethemesh e prapaskenash të kurdisin, mesazhi ynë është një dhe i pandryshuar; qëndresa jonë është e vendosur deri në krijimin e një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike që do të bëjë detyrat para shqiptarëve dhe para Europës.

Lajmi se ka shkarkuar Tahirin është në rradhë të parë një truk pë ti hedhur hi syve shqiptarëve, për ti hedhur hi syve opinionit ndërkombëtar, për ti hedhur hi syve protestuesëve që janë këtu ditë e natë për 22 ditë me rradhë. Eshtë pra, një tjetër nga ato proçkat e këtyre 4 viteve, një përpjekje mjerane për t’i shpëtuar përgjegjësisë që vetë Edi Rama ka për gjendjen ku e ka sjellë vendin, për shkallën e mosbesimit që ka përfshirë çdo shqiptar, të djathtë e të majtë, se ai mund të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, për bindjen që ka i madh e i vogël se, vetë qenia në pushtet e Edi Ramës, përbën kërcënimin kryesor për zgjedhje të lira e të ndershme, kryesisht për shkak të lidhjes së faktuar të kabinetit të tij dhe atij vetë me krimin e organizuar që e ngriti në pushtet dhe që e liroi nga burgjet, pikërisht për interesat e tij.

Sot e deri në fitore nuk do të lodhemi së përsërituri se kjo protestë nuk bëhet për pushtetin e opozitës, për pushtetin e Partisë Demokratike, për pushtetin e Lulzim Bashës. Kjo protestë, do të përfundojë vetëm kur t’i garantojë çdo shqiptari zgjedhje të lira e të ndershme, votën e lirë. Por, duke refuzuar, siç refuzojmë sot të gjithë në bllok, truket e fasadat për ti shpëtuar përgjegjësisë, nuk mund të mos ju uroj gjithësecilit prej jush dhe ju qindra mijëra, miliona shqiptarë që jeni pjesë e kësaj lëvizjeje unike në historinë tonë kombëtare, tiu uroj, sepse sido që ta përcjellin lajmin, fakti është që për më shumë se tre vite, opozita ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, për shkak të lidhjeve të tij me krimin në mënyrë institucionale dhe ky nuk ka dëgjuar.

Prej afro dy vitesh dhe për punët dhe interesat e veta ia kërkon edhe partneri i tij në koalicion, ky jo vetëm që s’ia ka vënë veshin por i hoqi edhe Ministrin e Drejtësisë.

Prej më shumë se 6 muajsh ia kërkojnë partnerët tanë strategjikë dhe ky u tall dhe tallet me partnerët strategjikë. E pra, nëse lajmi është i vërtetë, kjo është fitorja vetëm e juaja, vetëm e bashkimit qytetar dhe është prova e qartë se forca e vetme e ndryshimit në këtë vend është bashkimi qytetar dhe kjo lëvizje popullore, por sot nuk është koha as për eufori e as për festë, është koha për një bashkim edhe më të madh, për një realizëm edhe më të qartë, se beteja që kemi përpara mund dhe do të fitohet vetëm përmes kurajos, qëndresës dhe sakrificës. Ndaj dua tju pyes sonte, siç ju pyeta në mëngjes, siç ju pyes çdo ditë, a jeni lodhur? Jo. A jeni të vendosur të qëndrojmë deri në fitore? Po.


Mesazhi i Lulzim Bashës në mbrëmje në Sheshin e Lirisë, 11 Mars 2017

Read More