Blog

06 Mar
0

Lulzim Basha bashkëbisedim me aktivistë, pedagog dhe qytetarë të thjeshtë mbi problemin e mbetjeve në vend

Pasditen e shtatëmbëdhjetë në sheshin e lirisëkryetari demokrat Lulzim Basha bashkëbisedoi me aktivistë, pedagog dhe qytetarë të thjeshtë mbi problemin madhor të mbetjeve në Shqipëri.

Besjan Pesha shtroi pyetjen përse kryeminsitri Rama u investua aq shumë në rikthimin e një ligji, shfuqizimin e të cilit e kishte premtim elektoral në vitin 2013.

“Industria e riciklimit mund të mjaftohet vetëm me lëndë vetëm përmes adminsitrimit të mbetjeve tona të brendshme duke hapur kështu edhe vende pune. Falë presidentit ligji u kthe dhe vazhdon të jetë aty, në Kuvend. Por tashmë vjen lajmis e 1300 kontenierë me mbetje radioactive kanë hyrë në Shqipëri.Sot e shoh tek CNN dhe më shqetëson edhe më shumë sepse bëhet fjalë për të ardhmen e djalit tim, fëmijëve tanë.Kto mbetje nesër do të degradojnë në ujra nëntoksore duke përfunduar në toka bujqësore dhe më pas tek ushqimi në pjatat tona.”

Aulon Kalaja kujtoi reagimin e drejtorit të komunikimit pranë Kryeminsitrisë lidhur me lajmin mbi 1300 kontenierët me mbetje të rrezikshme të ndodhur në tokë shqiptare.

“Endri Fuga tha që është mashtrim i madh, por sot shkruajti edhe CNN për këto kontenierë. Flitet edhe për qytete si Durrësi, Elbasani, Dibra, Fieri dhe një pjesë e Fushë Krujës dhe tiranës.”

Sazan Guri pyeti se kujt i shërben Vendimi i Këshillit të Minsitrave të vitit 2014, i cili lejon kalimin tranzit të mbetjeve radioaktive në Shqipëri.

“Mbetje për të furnizuar bizneset e riciklimit i keni këtu, por përsa kohë insiston për import të tyre, tregon atë për të cilën po flitet sot nga fqinjët, CNN dhe gazetat maqedonase. Ku ka zë, s’është pa gjë. E nëjjta gjë ndodhi edhe me armët kimike ku zërat e parë erdhën nga mediat.”

Mirela Jorgo e ngriti shqetësimin një shkallë më lartë duke i kërkuar të pranishmëve të vazhdojnë të mbështesin dhe të bëhen opozita e këtij vendi pasi Shqipëria sot përbëhet nga qytete dhe familje të cilat kanë problematika të përditshme të cilave nuk i japin dot zgjidhje vetë.

Adriatik Lapaj, Besmir Agalliu dhe Panajot Sako, kujtuan rezistencën e shtetit me të cilën janë përballur kur kërkonin të protestonin kundër parkut të Liqenit Artificial të Tiranës. Të rinjtë njëzëri i kujtuan Kryeminsitrit se ata do të vazhdojnë të protestojnë për kauza të mëdha si ajo e thirrur nga opozita për zgjedhje të lira e të ndershme.

Kryedemokrati Lulzim Basha, pasi falenderoi protestuesit në Belgjikë të cilët i bën jehonë thirrjes se qytetarëve shqiptar nga sheshi i lirisë në Bruksel për zgjedhje të lira e të ndershme, tha se sot po diskutohet për shëndetin e fëmijëve të çdo familje shqiptare.

“Sot, në këtë shesh të lirisë po diskutohet një kauzë jashtzakonisht e rëndësishme, shëndeti i shqiptarëve, shëndeti i fëmijëve të shqiptarëve, helmimi i tyre, i lidhur drejtpërdrejtë me problemin e tmerrshëm të mbetjeve.”

Në prani të aktivistëve të shoqërisë civile, zoti Basha bëri dallimin mes atyre që flasin për interes të qytetarëve dhe atyre që shiten për interes të oligarkëve.

“Në Shqipëri ka dy shoqëri civile, njëra është ajo e tendave të paguara me paratë e pista të krimit dhe të korrupsionit, me shoqata të cilat një ditë do të duhet të përgjigjen para shqiptarëve, sa lekë kanë marrë nga taksat tuaja dhe çfarë kanë bërë me ato lekë. Ku ishit kur kjo qeveri ktheu ligjin për importin e mbetjeve duke shkelur zotimin dhe premtimin me të cilin erdhi në pushtet? Në anën tjetër kemi këta djem dhe vajza, këto të reja dhe këto të rinj dhe profesorë të nderuar, njerëz me të ardhura të pakta e shpesh here pa të ardhura, por që kanë një fuqi të mbinatyrshme sa here që ngrejnë zërin kundër padrejtësisë. Këta janë ndërgjegjia e vërtetë e shoqërisë civile dhe këta në Republikën e re do të kenë të gjitha kushtet dhe mbështetjen me një mision, jo për të heshtur, por për të protestuar kundër çdo qeverie e kundër çdo pushteti.”

Për kryetarin demokrat Basha, shkelja e premtimit të parë elektoral të Rilindjes, me kthimin e ligjit të mbetjeve përmes Eduard Shalsit, është një shkelje flagrante dhe delegjitimim i një qeverie dhe kryeministrit të saj. Nëse lajmi i 1300 kontenierëve me mbetje të rrezikshme të ndodhura në Shqipëri konfirmohet, për Lulzim Bashën ky është genocid ndaj shqiptarëve.

“Sot që jemi këtu me sa duket lajmet po shpërthejnë nga të gjitha anët, po presim konfirmimin e plotë të tyre, por me sa duket ndodhemi pëpara një krimi të pëmasave të paimagjinueshme. Bëhet fjalë për 1300 kontenierë, jo fuçi, kontenierë, secili prej tyre me peshë 30 ton, që mund të jenë futur në Shqipëri kundër ligjit, kundër Kushtetutës, kundër vullnetit të qytetarëve shqiptarë dhe që rrezikojnë në mënyrë fondamentale sigurinë dhe shëndetin e shqiptarëve në ato zona ku janë futur.”

Një thirrje ia drejtoi prokurorisë.

“Unë i kërkoj sot, Prokurorisë, jo vetëm të hetojë me shpejtësi, por të bëjë transparencën e plotë dhe të gjithanëshme të çdo hapi të hetimit. Ky nuk është një krim dosido, kjo nuk është një aferë dosido.”

Zgjidhja për Lulzim Bashën vjen nga burimi, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Problemi I lidhjes me mafien ndërkombëtare të plerave, njësoj si problemi I katapultimit në pozicione drejtuese shtetërore të kriminelëve dhe narkotrafikantëve, nuk janë probleme që I zgjidh vetting-u. Këto janë probleme që I zgjidh vetëm vota e lire e shqiptarëve, vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Edhe nëse vetting-u do të bëhej ashtu siç e kemi përcaktuar ne, çfarë vlere do të kishte kur kemi kriminelë në parlament, kur kemi kriminelë në krye të Bashkive, kur kemi milionat e drogës që kërcënojnë votën e shqiptarëve? Edhe një grusht gjyqtarësh dhe prokurorësh të ndershëm do të vendoseshin menjëherë në shënjestrën e mafies në pushtet dhe kriminelëve të lidhur me ta. E vetmja rrugë është demokracia e vërtetë dhe drejtësia e vërtetë. Shqiptarët e kanë kuptuar ndaj kan marr një vendim dhe ne jemi ktu për ta zbatuar deri në fund. Zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike që i garanton ato.”


Njoftim per shtyp 6 Mars 2017

Read More
05 Mar
0

Fermerët dhe blegtorët kanë falimentuar. Edi Rama dha 7 milionë dollarë për fshatin, harxhoi 15 milionë dollarë për bileta avioni

Në Sheshin e Lirisë u diskutua sot për fermerin shqiptar në ditën e 16-të të rezistencës së qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike.

Fermerët të ardhur nga i gjithë vendi folën për vështirësitë e tyre, për mungesën e mbështetjes së qeverisë dhe rrugëdaljet nga ky kaos për prodhimin bujqësor shqiptar.

Aureli, një fermer nga Devolli u shpreh se ndodhet në faliment dhe është detyruar të hedhë qindra tonelata me mollë dhe perime sepse nuk i shiten, pasi ia kërkojnë nën kosto. Ai thotë se deri në vitin 2013 ka qënë aktivist i PD, pasi e mendonte të majtën më afër të varfërve dhe fermerëve.

“Ne si kulturë parësore kemi prodhimin e mollës. Ne kemi investuar mundin e jetës në këto pemëtari sepse kishte leverdi. Rritëm sipërfaqet dhe morëm toka me qera. Subvensione kemi marrë gjatë kohës së qeverisjes së mëparshme. Ne e bëmë pemëtoren me një teknologji të mirë të marrë nga Greqia apo Italia. Çmimet kanë qënë në atë kohë nga 500 lekë të vjetra deri në 700 nga variateti. Çdo mollë shitej dhe nuk kalbej. Nuk mbetej stok. Po sot?! Sot pjesa më e madhe hidhet e mollëve. Qeveritarët thonë që janë rritur eksporet por nuk llogarisin mollët cilësore por llogaritin mollën që shkon për lëng në Bullgari që shkon për 40 lekë të vjetra kur koston e ka 200 deri në 220 lekë të vjetra për kile. Kjo na regjistrohet në dogana si arritje. Sot ka arritur puna që kush nuk ka një pension, nuk ia del dot në fshat. Ne kërkojmë dy gjëra. Ne nuk kërkojmë çmime fikse por ne e dimë që qeveria ka në dorë të ulë koston. TVSH për imputet bujqësore është 20%, ndërsa në Maqedoni, në Greqi dhe Itali është 6%. Kryeministri na thotë që nuk jemi konkurues por si do ta konkurojmë ne maqedonasin kur e merr naftën me 600 lekë të vjetra, naftën që e merr nga Porti i Durrësit. Tani tallen edhe me njerëzit kur thonë që nuk jemi komunizëm që të vëmë çmim tavana. E vërtetë, por shteti në demokraci është rregullator dhe smund të shitet molla me 150 lekë në Devoll dhe 1 mijë lekë në Tiranë. Unë vitin e kaluar kam hedhur 150 kuintalë mollë. Ishin cilësi e parë dhe i mbajtëm 7 muaj në magazine. Këtë vit kam hedhur edhe 50 kuintalë lakër të cilësisë së parë, kërkojmë të shikohet puna e fermerëve sepse nuk po garantojnë as bukën”, tha ai.

Lulzim Basha tha se fermeri shqiptar po falimenton sepse qeveria nuk jep subvensione sepse ka rritur shpenzimet e saj të luksit.

“Fermerët shqiptarë po harxhojnë më shumë se sa po nxjerrin nga puna e tyre. Pse ndodh kjo?! Aureli e tha fare mirë. Eshte tallja e Edi Ramës me fermerin, se nuk qenka konkurues. Po si mund të konkurojnë me fermerët e BE-së kur ata subvensionohen me qindra miliona euro çdo vit? Po si mund të konkurojnë kur prodhimet e importit mbysin tregun vendas dhe prodhimet e tyre nuk arrijnë të dalin as me çmimin e kostos për arsyen e thjeshtë se qeveria nuk i mbështet. A e dini sa ka dhënë Edi Rama subvencione për Shqipërinë vitin e kaluar? 7 milionë dollarë për gjithë Shqipërinë. Po a e dini sa ka harxhuar për bileta avioni?! 15 milion dollarë. Dy herë më shumë para për të hypur menderet e tyre në tajaret e botës se sa subvensione për fermerin shqiptar. Kjo është e vërteta”, tha Basha.

Kreu demokrat listoi edhe 12 mashtrimet e Edi Ramës për bujqësinë duke filluar me hapjen e 150 mijë vende pune në fshat, 5 fishim fondesh për bujqësinë, heqjen e akcizës dhe taksën e qarkullimit, 160 milionë dollarë invetime në ujitje, etj.

Sadik Sula, blegtor nga Divjaka tha se “jemi në kufinjtë e ekzistencës. Numri i krerëve në zonën tonë është përgjysmuar sepse çmimi i qumështit është më i lirë se një bidon me ujë. Sëmundja na dëmtoi këtë vit sepse nuk u vaksinuan në kohë dhe këtë do e vuajmë edhe për 3 vitet në vijim. Nuk kemi pasur asnjë subvension nga qeveria. Më përpara kemi marrë deri në 200 mijë lekë për kokë në gjedhë, dhe 50 mijë lekë për të imtat. Nuk dimë kush i merr subvensionet”.

Një agronom nga Saranda u shpreh se sot “nuk ka subvensione. Madje kanë vendosur edhe tatime duke u tallur me nipte për fermerët. Ata duhet të lihen të lirë të punojnë dhe nuk duhet të ketë burakraci e shkopinj në rrota. Imputet bujqësore nuk janë ulur por përkundrazi kostoja është rritur shumë”.

Një fermer nga Kutallia e Beratit  tha se nuk po nxjerr asnjë fitim ndonëse ka investuar në sera, për shkak të çimeve të larta të imputeve bujqësore. “Kam 15 dynym sera dhe në 3 vitet e fundit kam dalë edhe me humbje. Kryeministri na premtoi se do ulte çmimet e plehrave dhe kjo nuk ndodhi. Sot kushton 75 mijë lekë një thes pleh me 25 kile, ose 300 mijë lekë një kuintal”, tha ai.

Lulzim Basha u shpreh se ka rrugëdalje nga ky kaos në bujqësinë shqiptare duke vënë dorë direkt në ndihmë të fermerëve. “Ka zgjidhje për të dalë nga kjo krizë. Ka rrugëdalje. Qeveria e e dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme ka një plan zhvillimi për bujqësinë. 150 milionë euro në vit nga të cilat 100 milionë euro do të jenë subvensione të drejtpërdrejta për të gjithë fermerët shqiptarë bazuar mbi prodhimin bujqësor ose blegtoral dhe pa burokraci, pa nipt por vetëm me numër identifikimi të çdo fermeri dhe prodhimin e certifikuar. Do të thotë që për cdo kokë bagëti, për çdo kuintal prodhim, fermeri shqiptar do të marrë mbështetjen që meriton nga shteti, nga republika e re siç bën çdo vend europian me fermerët e tij”, deklaroi Lulzim Basha.


Njoftim per shtyp 5 Mars 2017

 

Read More
04 Mar
0

Çdo para në shëndetësi do të hidhet vetëm për ti shërbyer njerëzve

Në mbrëmjen e 15 të qëndresës qytetare në sheshin e lirisë tema e diskutimit të hapur ishte shëndetësia në sytë e një pacienti. Kryetari demokrat Lulzim Basha dëgjoi qytetarë të thjeshtë të cilët ndanë përjetimet e tyre personale në dyert e spitaleve dhe farmacive në Shqipëri.

Brikena Dana, mjeke nga Vlora e sheh largimin e kolegëve të saj nga Shqipëria si fenomen alarmant.

Aleksandër Gjoni, pensionist, e sheh problemin kryesor tek trajtimi shëndetësor që i ofrohet shqiptarëve.

“Mosha e tretë ka probleme të theksuara shëndetësore, pjesa më e madhe e të cilave janë kronike. Dihet shkencërisht që medikamentet kur merren për një kohë të gjatë japin efekte anësore negative të cilat mund të bëhen edhe të rrezikshme për jetën. Ndaj cilësia dhe siguria e ilaçeve është shqetësim kryesor. Me ardhjen e Ramës kryeminsitër u amendua ligji i mëparshëm, duke i dhënë mundësi minsitrit që ilaçet t’i marrë nga vende jashtë Europës, të cilat janë dhe vende me demokraci të brishtë si Turqia, Qipro, Serbia etj. Ndaj industria e medikamenteve, duke mos pasur kontroll shtetëror, ka future mafien e ilaçeve në Shqipëri”.

Alma Iliazi, invalide, kryefamiljare, nënë e një fëmije të cilin nuk e shpëtoi dot përpara 17 vitesh, sot ka vajzën e saj, studente ekselente, të sëmurë.

“Ilaçet kushtojnë nuk mi rimburson kush. Vajzën e kisha një muaj në pediatrinë e Tiranës. Mjekët dhe infermierët më referonin në vende të ndryshme. Analizat duhet t’i bënim në privat dhe më ka ndihmuar Kisha Ortodokse pasi vajza kërkoi ndihmë me telefon. Më kërkuan një analizë tjetër për 280 mijë lekë të tjera por unë nuk jam bankë. Më kane nxjerrë nga spitali të pashëruar. E mora vajzën në shtëpi. E mora por të rrish në të ftohte, sepse bashkia shpërndan dru vetëm për militantët e saj, kjo nuk është jetë”.

Zonja Iliazi u shpreh e penalizuar nga shteti i cili nuk i ofron ndihmë ekonomike pasi politikat sociale të disa viteve më parë i dhanë zonjës kryefamiljare shtëpi.

“Nga qeveria Berisha para 11 vitesh u trajtova si e pastrehë, jam kryefamiljare dhe më dhanë një shtëpi. Vetëm se kam marrë atë shtëpi po penalizohem sot, asnjë ndihmë, asnjë gjë prej gjëje. Vetë jam e sëmurë. Nuk rrohet kështu por mendoj vetëm për atë fëmije që e kam të vogël. Ajo jeton me 7 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike, nga të cilat 1200 lekë t’i mban banka.Ne nuk duam politikë me barkun bosh dhe me ilaçe të skaduara”.

Enkelejda Haxhiu, laburante e papunë tregoi për peripecitë e familjes së saj në dyert e spitaleve dhe farmacive të cilat detyrojnë pacientët të paguajnë seancat e kemioterapisë.

“E njoh shëndetësinë ku duhet të jetë shpresa dhe ndihma e para, onkologjiku. Kam dy vjet që spitalin e njoh mirë, por nuk kam parë asnjë lloj ndryshimi. 6 seanca kemioterapie të blear vetë. Një burokraci e pakuptueshme proceduriale pa asnjë vlerë. Mamaja ime është pensioniste. Unë e papunë. Mbaroi kemierapia dhe prisnim me orë të tëra për të gjetur një krevat. Një torturë e paparë”.

Arjan Gadini, humbi vjehrrin në betejën kundër tumorit, por lufta nuk ishte e thjeshtë.

“Ose do paguanim 5 mijë euro për kemioterapi, ose do gjenim miq diku lartë. Edhe mua që ma ka mundësuar puna të njoh njerëz, pasi kontaktova miqt e mi, përsëri nuk arritëm kurrë ta marrim kemioterapinë sistematikisht njëherë në dy javë në mënyrë të pandërprerë ashtu siç duhej. E dini përse? Sepse e shisnin. Sot vjehrri im nuk jeton më, por unë e kam betuar që sa të kem frymë Ilir Beqajn do e shoh në pranga në dorë dhe ju sigurooj edhe që e kam mënyrën. E di ai çfarë kërcënimesh më ka bërë. Më kërcënuan me banda në shtëpinë ku jetoj me djalin tim dy vjeçar. Më treguan koburet. Më vunë tritol në makinë. Por unë nuk u tërhoqa sepse nuk ishte problem vetëm i familjes time, por i shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë”.

Një i moshuar i cili prej pak kohe i është nënshtruar një operacioni, tregoi për qytetarët e sheshit të lirisë historinë e tij.

“Edhe pse nuk kam fuqi të flas ashtu si dua unë dhe ashtu si e meritoni ju, do ju tregoj kalvarin e këtyre ditëve. Më ra infarkt dhe më çuan në urgjencë. Më mbajtën një natë aty. Të nesërmen më çuan në kat të dytë në koridor më lanë dy ditë. Pasnesër më çuan në një dhomë ku më mbajtën dy ditë. Një ditë më vonë më cuan në kat të parë prapë dhe djemt e mi e panë se nuk kishte rrugë tjetër ndaj me paratë nga emigracioni me çuan në një spital privat që më operuan dhe unë sot kam mundësi të flas para jush këtu. Sot marr 9 ilaçe që bëjnë diku tek 50 mijë lekë, pa rimbursim. Kjo është shëndetësia falas!”

Lulzim Basha pranoi se shëndetësia, përpara se të vinte Edi Rama në pushtet, nuk shkëlqente.

“Le ti themi gjërat ashtu siç kanë ndodhur. Nuk është se shëndetësia para se të vinte Edi Rama shkëlqente, kishte probleme. Problem ishte edhe korrupsioni në shëndetësi. Ky, erdhi në një moment kur shqiptarët duhet të zgjidhnin, dhe premtoi shëndetësinë falas. Premtoi shëndetësinë falas dhe pas zgjedhjeve të qershorit 2013 u gjend në zyrën e kryeministrit, në zyrën e pushtetit! Edi Rama kishte mundësinë të zgjidhte që milionat e eurove që vijnë nga taksat tuaja ti shpenzonte për të përmirësuar sistemin shëndetësor shqiptar, por nuk zgjodhi këtë”.

Për kryedemokratin Basha, mundësitë që gjeti kryeminsitri Rama kur erdhi në pushtet, i kanalizoi në xhepat e klientëve dhe miqve të tij.

“4 vite si Kryeministër ka harxhuar afro 1 miliard euro për shëndetësinë! Tani po vjen ora që ju të merrni vendimin tuaj, pra pas 4 vjetësh, siç e ka demokracia, po vjen ora që shqiptarët të zgjedhin! Të zgjedhin midis vazhdimit të kësaj katastrofe totale, të kësaj masakre totale që është shëndetësia e Edi Ramës, apo të zgjedhin ta shkarkojnë me vote të lirë e të ndershme”.

Lulzim Basha foli edhe për planin e demokratëve.

“Unë jam i lumtur t’ju njoftoj sot se Partia Demokratike në bashkëpunim me ekspertët më të mire vendas dhe të huaj dhe kur them të huaj them më të mirët e Europës dhe Amerikës, ka bërë gati planin për ta nxjerrë shëndetësinë nga gjendja mesjetare ku e katandisi Edi Rama. Nuk do të jetë e lehtë, por është plotësisht e mundur sepse e para do të shtojmë buxhetin për shëndetësinë, së dyti do të anullojmë që ditën e parë të gjitha koncesionet korruptive dhe e treta, këto para do ti çojmë vetëm në investime dhe shërbime ku përfitimet shkojnë vetëm dhe vetëm te ju, tek pacienti shqiptar dhe te askush tjetër, pëveç pacientit shqiptar”.

Si për të ritheksuar se vendimi është në dorë të qytetarëve, Lulzim Basha përsëriti zotimin e tij si lider i opozitës.

“E di që në ditë të veçanta siç ishte dita e djeshme, pyesni veten se mos tërhiqet apo dorëzohet Lulzim Basha. Jua them dhe më besoni se kjo nuk është beteja jonë e parë, nuk është as beteja jonë e dytë. E mbani mend dekriminalizimin? E mbani mend reformën në drejtësi? Ju jap fjalën, nuk tërhiqem, do jem me ju deri në fitore! Kjo betejë nuk bëhet për të bërë Lulzim Bashën kryeministër, kjo betejë nuk bëhet për pushtetin tim dhe as për pushtetin e Partisë Demokratike, por për më të shenjtin pushtet, pushtetin e qytetarëve për të zgjedhur me votë të lirë dhe të ndershme këdo ata dëshirojnë të zgjedhin”, deklaroi Lulzim Basha.


Njoftim per shtyp 4 Mars 2017

Read More
04 Mar
0

Shëndetësia më keq se në vitin 90, paratë nuk hidhen për qytetarët

Në ditën e 15 të protestës në Sheshin e Lirisë u diskutua për shëndetësinë me mjekë dhe profesorë të njohur të vendit.

Mjeku radiolog nga Vlora Egli Veliu që u bë i njohur për denoncimin në media për situatën e rëndë në spitalin ku ai punon,  mbështeti protestën për zgjedhje të lira e të ndershme për të patur një qeverisje që ti kthejë shërbimin shëndetësor qytetarëve. “Mamografia nuk funksionon as sot në Vlorë dhe emisioni Stop e bëri të ditur në datën 8 të muajit të kaluar. Në datën 9 mua më heqin nga puna dhe më çojnë diku tjetër dhe me digjet edhe makina që është rast i paprecedentë sepse nuk kam pasur asgjë personale dhe nuk kam pasur asnjë armik. 10 vite në punë dhe më flakën si një leckë. Kam punuar shumë me 40 vizita në ditë por për këta nuk kemi asnjë meritë. Unë jam babai i një fëmijë 20 muajsh dhe nuk do doja të rritet nën këtë presion siç na bëhet ne apo të rritet nën këto sakrifica që po bëjmë ne”, tha Veliu.

Mjekja Roza Hilaj nga Lezha u shpreh se mjekët po lënë Shqipërinë dhe qytetarët po paguajnë shërbimet që duhet ti kishin falas. “Ne jemi të parët që i shohim dështimet e reformës në shëndetësi në spitalet tona rajonale. Si mund të japësh mjekësi falas pacientëve kur buxhetet e spitaleve tona janë si të viteve 90, në një kohë që popullsia është shtuar. Nuk u ofron atyre medikamentet dhe ato shkojnë ti blejnë privatisht. Ku është falas këtu? Laboratorët tonë nuk i ofrojnë shërbimin e duhur ndaj dhe ata detyrojnë të shkojnë ti bëjnë privatisht. Nuk ka shëndetësi falas. Së treti, nuk ka mundëis të forojnë specialitetet e duhura sepse ka ndodhur hemoragjia e mjekëve. Për 3 vitet janë larguar 400 mjekë nga Shqipëria. Mjekët ikin se u është vrarë shpresa, nuk kanë kushte dhe nuk kanë paga të mira”, tha mjekja nga Lezha.

Profesori i njohur Edmond Kapedani u bëri thirrje intelektualëve të ngrejnë zërin e tyre. “Intelektualët duhet të jenë pjesë e kësaj proteste dhe të mos rrijnë fshehur në kafene me frikën se i fotografojnë. Intelektuali dallohet në periudha të vështira të shoqërisë kur me fjalët e tij ai ngre shoqërinë. Kolegët e mi kanë të njëjtat bindje për hashashin, krimin në politikë por tremben. Edhe në spital ka njerëz që kërkojnë llogari se çfarë bërë apo ku ishe dje. Deri këtu ka arritur. U bëj thirrje kolegëve ta vrasin frikën”, tha Kapedani.

Sandër Marku, një tjetër mjek ngriti alarmin. “Nuk ka asgjë falas në shëndetësi dhe të gënjësh për këtë është e pafalshme. Po ndaj një shqetësim. Në Lezhë është vendosur dializa dhe është prishur një repart i infektivit. Duke qënë se lezha është një zonë që përmbytet janë në rritje hepatitet. Ka rrezik që në të ardhmen të shfaqet epidemi. Atëhere si mund ta mbyllësh repartin e infektivit?”, tha ai.

Ilir Pecnikaj kërkues shkencor në farmaci dhe me 15 vite eksperiencë në Italia tha se ai nuk vlerësohet aspak në Shqipëri. “Jam çdo ditë këtu me ju që nga data 18 shkurt, për të ndryshuar këtë realitet”, tha ai.

Student i mjeksisë, Nikolin Shyqyriu tha ndihet keq të veshë bluzën e bardhë sepse njerëzit e shohin si kriminel për shkak se qeveria u ka kaluar mjekëve fajin për shëndetësinë.

Lulzim Basha tha se “kurrë shëndetësia nuk ka qenë në ditë më të keqe. Kurrë shëndetësia nuk ka qenë në gjendje më të zezë. Arsyeja është e thjeshtë, në vend që të investonte për spitale, për pajisje, për personal shëndetësor të mirëtrajnuar e në shërbim të qytetarëve, Edi Rama dhe ministrat e tij të korruptuar me një grusht oligarkësh u janë vërsulur parave të shëndetësisë për t’i futur në xhepat e tyre, për t’i futur në kontot e tyre bankare. Kjo është e vërteta e tmerrshme, kjo është hajdutëria, ky është krimi i vërtetë me të ashtuquajturën shëndetësi falas. Ne kemi një platformë të plotë për shëndetësinë shqiptare. Partia Demokratike ka punuar me njerëzit më të përgatitur për këtë platformë dhe platforma jonë do të kthejë paratë e shqiptarëve tek shërbimet shëndetësore”.


Njoftim per shtyp 4 Mars 2017

Read More
04 Mar
0

Mesazhi i Lulzim Bashës sot në ditën e 15 të protestës në Sheshin e Lirisë

Dita e 15-të e protestës ka zbardhur me premtimin e pranverës që po vjen dhe kjo do të jetë pranvera e parë e Republikës së Re dhe fitore së çdo qytetari shqiptar.

 

Unë dua të falënderoj sot në këtë ditë të 15-të të kësaj maratone të lirisë ata qindra-mijëra qytetarë shqiptarë, gjithsecilin prej jush që ndodhet sot në këtë shesh të lirisë dhe qindra-mijëra të tjerë që kanë qenë këtu ditë e natë për kauzën e madhe të lirisë, demokracisë së vërtetë dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

 

Këtu jemi mbledhur për të hedhur themelet e Republikës së Re dhe kjo vjen përmes një transformimi gjigand, një transformimi të thellë, një transformimi të jashtëzakonshëm të vlerave mbi të cilat ngrihet republika e re.

 

Këtu jemi mbledhur për të konfirmuar mbështetjen tonë totale për zgjedhje të lira dhe të ndershme si themeli i Republikës së Re.

 

Për konkurencën e lirë dhe të ndershme midis njerëzve, midis profesioneve, midis subjekteve në treg dhe midis subjekteve politike si themeli i Republikës së Re europiane, perendimore dhe euroatlantike.

 

Nuk jemi mbledhur këtu për pushtetin e askujt, nuk jemi mbledhur këtu për të negociuar e për të bërë pazare me pushtetin e inkriminuar të republikës së vjetër.

 

Më 18 shkurt qytetarët e mbledhur në bashkimin më të madh popullor morën një vendim dhe kjo lëvizje e përditshme dhe e përnatshme është monumneti i këtij vendimi. Vendimi është: nuk ka zgjedhje me Edi Ramën dhe qeverinë e tij të krimit dhe korrupsionit e drogës.

 

Nuk ka bisedime, nuk ka negociata, ka vetëm dialog për të përcaktuar largimin e tyre dhe ardhjen e një qeverie teknike, teknike që padyshim kërkon mbështetje dhe vullnet të gjërë politik. Por, do të jetë qeveri teknike, nuk do të negociojmë futjen tonë në qeveri, jo. Ne do të jemi opozita derisa qytetarët shqiptarë me votën e tyre të lirë dhe të ndershme do të vendosin se kush do të qeverisë në këtë vend.

 

Por harroje se do të bësh zgjedhje me ministrin tënd të Brendshëm që njihet botërisht si mbrojtës dhe garantues i drogës dhe i krimit.

 

Harroje, se do të bësh zgjedhje me zotërinë tënde që gdhihesh dhe ngrysesh me narkotrafikantë e kriminelë sa në zyrë, sa në restorante, sa në hotele e sa në vrimat ku futesh.

Harroje se do të kesh zgjedhje me kriminelët kryetarë bashkish, me kriminelët në Parlamet. Kjo republikë e vjetër që sot ekziston vetëm si fasadë do të shembet me çdo kusht e me çdo çmim.

 

Hapi i parë është qeveria teknike dhe padyshim në qoftë se je i gatshëm të dëgjosh zërin e qytetarëve të tu, ti duhet të kontribuosh një orë e më parë për t’i lënë vendin qeverisë teknike.

 

Përndryshe, vala popullore do të rrethojë, vala popullore do të rrëzojë.

 

Jemi të vendosur, jemi të përgjegjshëm por jemi të vendosur, lëri lojërat! Lojërat nuk të shpëtojnë.

 

A ka shqiptarë ta besojë se ti qenke i interesuar për vetingun dhe drejtësinë e vërtetë kur ke në kabinetin tënd ministra që e kanë vendin para drejtësisë për aferat e tmerrshme korruptive, për vjedhjet dhe megavjedhjet që u kanë bërë shqiptarëve dhe për krime, siç janë vjedhjet në shëndetësi të kryehajdutit me çizme Ilir Beqaj, bashkë me ty?

 

E dinë shqiptarët që sot shëndetësia e famshme falas shpenzon për çdo shqiptar vetëm 250 dollarë për frymë në vit?

 

A e dini sa shpenzon Maqedonia? 560 dollarë, më shumë se dyfishin shpenzojnë fqinjët tanë për shëndetin e qytetarëve tyre.

 

Se 560 shërbehen, kthehen në ilaçe dhe shërbime në Maqedoni. Kurse këtu edhe këto 250 vidhen dhe shpërdorohen. Vidhen me check-up-in, check-up-i është banka personale e Edi Ramës me rojtare Vilma Nushin. Janë paratë e taksapaguesve shqiptarë që shënohen sikur po harxhohen për shëndetësinë por përfundojnë në xhepat e Vilma Nushit dhe kryeministrit hajdut.

 

Sterilizimi për të cilin harxhoi miliona euro në vit është një skemë vjedhje e pastër, vjedhje e pastër e një investimi të bërë me paratë tuaja. Me paratë e taksapaguesve shqiptarë, për të cilat qytetarët po paguajnë dy herë, një herë kur investuan dhe trajnuan personelin shëndetësor dhe një herë për koncensionarin, atë kompaninë me një murator në Itali, partnerin e kryehajdutit me çizme Ilir Beqaj. Kjo është një skemë e pastër vjedhje, është hajdutëri e pastër. Dhe ngaqë ndodh mbi kurrizin e shëndetit të shqiptarëve, është një krim, është një krim i përditshëm.

 

Të gjithë ju i keni parë faktet e këtyre aferave. Të gjithë ju i keni ndjerë në shpinën tuaj, në shtëpinë tuaj, në shëndetin tuaj dhe tek të afërmit tuaj, pasojat e këtyre aferave.

Kurrë shëndetësia nuk ka qenë në ditë më të keqe. Kurrë shëndetësia nuk ka qenë në gjendje më të zezë. Arsyeja është e thjeshtë, në vend që të investonte për spitale, për pajisje, për personal shëndetësor të mirëtrajnuar e në shërbim të qytetarëve, Edi Rama dhe ministrat e tij të korruptuar me një grusht oligarkësh u janë vërsulur parave të shëndetësisë për t’i futur në xhepat e tyre, për t’i futur në kontot e tyre bankare. Kjo është e vërteta e tmerrshme, kjo është hajdutëria, ky është krimi i vërtetë me të ashtuquajturën shëndetësi falas.

 

Ne kemi një platformë të plotë për shëndetësinë shqiptare. Partia Demokratike ka punuar me njerëzit më të përgatitur për këtë platformë dhe platforma jonë do të kthejë paratë e shqiptarëve tek shërbimet shëndetësore.

 

Paratë që do të paguhen si taksa për shërbime shëndetësore nuk do të harxhohen për një grusht oligarkësh, nuk do të firojnë për një grusht koncensionarësh, nuk do të vidhen nga grusht qeveritarësh të korruptuar. Por do të harxhohen vetëm për shërbimin ndaj pacientëve shqiptarë dhe familjarëve të tyre.

 

Ne do të rrisim buxhetin për shëndetësinë. Ne do të rrisim kujdesin për institucionet e shëndetësisë në mënyrë që ata të kujdesen me dinjitet për shqiptarët.

 

Dhe unë pres me padurim rastin që së bashku me ekipin tim t’u prezantojmë në detaje zgjidhjet tona që do t’u japin shqiptarëve shërbime shëndetësore dinjitoze, të paktën të përmbushim standardet që përmbush Ballkani, se sot këta hajdutë e kanë çuar në Afrikë.

 

E kuptoni tani, se do ta bëjë vetingun si sytë e vetë. Ta bëjë që Ilir Beqja ti shpëtojë drejtësisë që konçensionarët hajdutë vazhdojnë të vjedhin paratë tuaja dhe që ministrat e tjerë të korruptuar e të lidhura me krimin, të vazhdojnë të livadhisin. Prandaj u fut sot në çadrën e korrupsionit të shoqërisë civile, çadrën e bërë njësh me krimin, çadrën e bërë njësh me korrupsionin, për t’i hedhur hi syve të shqiptarëve.

 

Nëse e do vetingun hap rrugën për qeveri teknik dhe do të ketë veting të vërtetë me prokurorë dhe gjyqtarë të pakapur që do të nisin menjëherë investigimet për korrupsionin, krimin dhe politikën e lidhur me të. Veting që të mbrosh Ilir Beqën, veting që të mbrosh Sajmir Tahirin, veting që të mbrosh Damian Gjiknurin, veting që të mbrosh Arben Ahmetajn, veting që të mbrosh veten tënde dhe bandat me të cilat rrethohesh, nuk ke për të pasur kurrë.

 

Zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe drejtësi e pakapur shkojnë bashkë. Kush ju thotë se mund të ketë drejtësi të pastër ndërkohë që kriminelët vazhdojnë të jenë në parlament, bashki dhe kërcënojnë zgjedhjet me krimin e drogën e tyre, ju mashtron. Por ju e dini këtë. Ju e dini fare mirë.

 

Erdhën këtu personalitetet europiane dhe u treguan qartë shqiptarëve se pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa luftë kundër krimit, pa luftë kundër drogës, pa luftë kundër korrupsionit dhe pa drejtësi të vërtetë e të pakapur, dyert e Europës nuk mund të hapen për Shqipërinë. Ju e dëgjuat këtë mesazh.

 

E gjithë bota e dëgjoi këtë mesazh tani po na thonë bëjeni vetingun se do të hapim negociatat. Kësaj në shqip i themi broçkulla, në anglisht ka një fjalë, bullshit. Broçkullat ti mbajnë për vete, koha kur shqiptarëve u jepnin bar dhe gënjeshtra kanë mbaruar një herë e mirë. Këta janë shqiptarët sot, këta janë shqiptarët e mi, këta janë europianët e mi; mbajini broçkullat për vete.

 

Lërini lojërat politike, lërini keqpërdorimet dhe gënjeshtrat me Europën që mezi priskan të hapë dyert me vetingun. Europa i ka vënë kushtet dhe kushti i kushteve është demokracia.

 

S’ka drejtësi pa demokraci. Nuk ka veting pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme me Edi Ramën, me krimin në atë zyrë. Qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe veting.

 

Kjo është rruga dhe e vetmja rrugë, thirri mendjes, hape rrugën, ose përndryshe populli do ta hapë me fuqinë e bashkimit të pathyeshëm.

 

Read More
03 Mar
0

Prononcimi i z.Basha pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme të BE, Federica Mogherini

“Sapo përfundova një takim me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Europian, znj.Federica Mogherini. Pata rastin ta njoh konkretisht me rrugëzgjidhjen e propozuar nga opozita për krizën e rëndë politike që vendi po kalon; i krimit të gjithëpushtetshëm të lidhur me pushtetin politik, i drogës dhe parave të drogës, i moszbatimit të ligjit të dekriminalizimit, i nxjerrjes së bandave dhe kriminelëve nga burgu me ndërhyrje të drejtpërdrejtë politike të niveleve të larta, i dështimit për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme në vitin 2014 në Korçë, në 2015 anembanë vendit, në 2016 në Dibër, i dështimit për t’i dhënë vendit reformë zgjedhore si plotësimi i të gjitha kushteve për të hapur rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, vetëm përmes një qeverie teknike. Një qeverie të vullnetit të mirë që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duke zbatuar deri në fund ligjin për dekriminalizimin, duke ndërmarrë një aksion energjik dhe efektiv kundër narkokultivimit, narkotrafikimit dhe parave të pista të drogës që sipas tashmë gjithë mediave botërore kërcënojnë zgjedhjet në Shqipëri, dhe duke krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pa dyshim duke i hapur kështu rrugë edhe zbatimit të reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut për të cilën Partia Demokratike dhe opozita kanë dhënë kontribut dhe janë krenar për kwtw.

Pyetje: Çfarë ju tha znj.Mogherini?

Basha: Zonja Mogherini do të shprehet vetë. Unë nuk jam këtu të bëj zëdhënësin e saj, por mund t’ju them se kauza jonë, kauza e qytetarëve shqiptarë ka mirëkuptim dhe mbështetje totale nga të gjithë ata të cilët i kanë dashur dhe i duan të mirën Shqipërisë. Ata që na kanë shoqëruar në 26 vite tranzicion të vështirë e kuptojnë se Shqipëria me krimin e organizuar në pushtet dhe me problemin e jashtëzakonshëm të drogës nuk është një pacient me kollë që mund të shërohet me shurup, por është një pacient me kancer që ka nevojë  për një operacion të thellë.

Ftesa ime është që faktorët e përgjegjshëm politikë të bashkohen në një pakt kombëtar për të kryer këtë operacion përmes një qeverie teknike e cila do t’i japë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo është në të njëjtën kohë edhe e vetmja rrugëdalje. Çdo rrugë tjetër e çon vendin në humnerë, në sundimin e krimit të organizuar për një kohë të gjatë, duke dëmtuar në palcë interesin kombëtar dhe jetët e të gjithë shqiptarëve në vendin tonë.

Pyetje: Z.Basha do të shkoni të hënën në Parlament në seancën për ngritjen e komisioneve të Vetingut?

Basha: Nuk ka dhe nuk për të pasur Parlament tjetër përveç Sheshit të Lirisë, deri në arritjen e një pakti kombëtar për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Read More
03 Mar
0

Mesazhi ynë, vendimi juaj ka qenë, është dhe do të mbetet deri në fund një qeveri teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme

Në natën e katërmbëshjetë në sheshin e lirisë, qytetarët dëgjuan rininë e Fondacionit për Liri dhe Demokraci në aktivitetin e tyre me temë Vota ska çmim.

Të mbështetur nga fondacione simotra si ajo konrad Adenauer prej një muaji ka hapur konkursin për të rinjtë të cilët dërguan esetë e tyre me titull: Vota s’ka çmim.

Nga 150 aplikime, tre fituesit Sidi Hasanaj, Valbona Bezati dhe Nardi Bushi mbajtën edhe një fjalë përmbledhëse të tezës së tyre mbi këtë temë e cila është edhe kauza e qytetarëve që protestojnë në sheshin e lirisë.

Kryedemokrati Lulzim Basha pasi përshëndeti pjesmarrësit në konkurs dhe takimin e hapur, theksoi për dëgjuesit mesazhin e marrë më 18 shkurt.

“Mesazhi ynë, vendimi juaj ka qenë, është dhe do të mbetet deri në fund një qeveri teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ky është vendimi juaj, ky është vendimi i qytetarëve shqiptarë. Ky është edhe vendimi i opozitës së bashkuar, i komunikuar qartë sot në përgjigje të një ftesë për dialog, po dialogut me një temë, qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

Vendosmërinë e qytetarëve dhe qëndresën e tyre Lulzim Basha e përkthen në vullnet politik.

“Qeveri teknike si kusht i patjetërsueshëm për t’i hapur rrugë zbatimit të reformës në drejtësi sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut dhe jo sipas qejfit të atyre që po u dridhen leqet që tani nga drejtësia e pavarur dhe e pakapur.”

Edit’h Harxhi tha tubimi paqësor qytetar i thirrur nga opozita nuk ka asgjë më pak se greva e urisë e vitit ‘91 që rrëzoi diktatorin Enver Hoxha.

“Parlamenti i sotëm është turp i njerëzimi,t jo vetëm i Shqipërisë.Ky tubim dhe kjo mbledhje paqësore justifikon plotësisht kauzën e madhe politike për votën e lirë.Ndaj kudo që ndodhen shqiptarët, sot i bëj thirrje të bëhen pjesë e kësaj çadre, të majtë e të djathtë, sepse kjo është çadra e lirisë.”

Çlirim Gjata theksoi përgëzimin që i ka bërë kryetarit të opozitës Basha për ndërhyrjen e fuqishme të saj në datë 21 korrik gjatë bisedimeve për dakordësinë mbi reformën në drejtësi pasi në të kundërt, sipas gjatës, Kushtetuta do ishte kthyer në një statut në dorën e një mazhorance.

“Duhet ta dijnë qytetarët se jeta e tyre bazohetmbi Kushtetutën dhe ligjet të cilat përcaktojnë mënyrën e jetesës sonë për sot e deri 100 vjet më pas. Por kush janë këta njerëz në parlament sot, të cilët sot po vendosin për fatet tona? Politika hyn ne konflikt për reformën në drejtësi dhe ambasadorët  vijnë ta zgjidhin. Kemi kushtetutë të shoqërisë shqiptare, apo të ambasadorëve?”

Alfred Rushi për të treguar lidhjen direkte të ekonomisë së një vendi dhe votës së lirë argumentoi mungesën e ekzistencës së votës së lirë, në një shtet ku qeveria vendos edhe për bukën e gojës së qytetarëve.

“Kam dëgjuar shpesh kryeminsitrin të thotë: Ne bëjmë shtet. Por a e keni dëgjuar ndonjëherë ju Kryeminsitrin të flaës për shtetin e së drejtës? Jam i sigurt se sot qeveria mbështet biznesmenë, por jo biznesin. Sipas FMN rrogat janë ulur me 1.7%, ndërsa qeveria thotë se ekonomia është rritur me 3%. Por më thoni ju si ka mundësi që ekonomia të rritet ndërkohë që rrogat e qytetarëve ulen.”

Edi Lesi sheh arrogancën në qeverisje të kabinetit Rama, si asgjësuesen e instrumentave që duhet të bëhen zëri i shoqërisë si mediat, shoqërinë civile apo vetë opozitën. Ka mbetur një siguresë që mund ta shpëtojë dhe ky është populli – tha Lesi.

Për Arben Imamin, presidentin e Fondacionit për Liri dhe Demokraci, protesta është veprim dhe fjala e Partisë Demokratike materializohet  në sheshin e lirisë për një republikë të re.


Njoftim per shtyp 3 Mars 2017

Read More
03 Mar
0

Deklaratë e koalicionit opozitar

Koalicioni opozitar duke vlerësuar momentin kritik për Shqipërinë dhe shqiptarët për shkak të kërcënimit të zgjedhjeve dhe të votës së lirë dhe të ndershme nga krimi dhe droga me lidhje qeveritare, shpreh gatishmërinë për një tryezë dialogu të vërtetë dhe jo fasadë, me përfaqësuesit e partive të koalicionit qeveritar me qëllim krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, përmes një qeverie me mbështetje të gjerë politike që do të garantojë:

1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.

2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.

3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.


Njoftim per shtyp, 3 Mars 2017

Read More
02 Mar
0

Galeria e turpit, me foto, fakte dhe krime, ja banda e Edi Ramës në Parlament, bashki dhe zyra

Protestuesit e natës së 13 në Sheshin e Lirisë u bënë pjejsmarrës të një prezantimi të kriminelëve të veshur me pushtet nga kryeministri i vendit Edi Rama. Ervin Salianji denoncoi me emer, mbiemër, vepër penale por edhe mënyrën e mbrojtjes nga kjo qeveri të këtyre kriminelëve, të angazhuar nga shefi i ekzekutivit kundër votës së lirë të shqiptarëve.

Klemend Balili, Elvis Rroshi, Armando Prenga, Ilir Beqaj, Arben Ndoka, Mark Frroku, Shkelqim Selami dhe të tjerë, të hetuar, të dënuar dhe me rekorde kriminale në Europë dhe brenda vendit, sot mbahen ende në pushtet, ose minimalisht nën çadrën e Partisë Socialiste për ti shpëtuar drejtësisë.

Nevila Nika, ish drejtoreshë e Arkivave, e para grua në krye të këtij institucioni, tha se transmetimi i një kujtese dhe historisë së hidhur që ka kaluar Shqipëria, duhet bërë me doemos.

Për kryetarin Lulzim Basha, tema e diskutimit të hapur është derivat i arsyes madhore për të cilën qytetarët qëndrojnë prej 13 ditësh në shesh.

“Arsyeja është ajo që këto ditë e kemi quajtur demokracia fasadë, parlamenti, qeveria, drejtësia fasadë dhe sot kemi rastin ti shohim, këtu, prej kartoni, se çfarë ka prapa kësaj fasade. Prapa fasadës së republikës së vjetër që po vdes janë kokat e krimit dhe drogës që bashkëqeverisin me Edi Ramën dhe me këtë qeveri të inkriminuar. Kjo është arsyeja se pse Shqipëria u mbulua si asnjëherë me drogë, pse ekonomia shqiptare sot nuk prodhon më përveç drogës dhe shërbimeve të lidhura me të, pse shteti në shërbim të qytetarit ka pushuar së ekzistuari dhe kemi një shtet në shërbim të krimit dhe bandave të pushtetit. Kjo është arsyeja dhe kërcënimi real dhe i vërtetë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Politikanët e korruptuar dhe kriminelët po bëhen gati të vjedhin zgjedhjet e shqiptarëve, siç paralajmëroi para disa javësh një diplomat i rëndësishëm në Tiranë.”

Një thirrje zoti Basha ia drejtoi kryeministrit Rama, referuar incidentit të paradites në tenden e protestuesve.

“Edi Rama hiq dorë nga përçarja, distancohu nga thirrja e provokatores tënde në këtë çadër, distancohu ose mbaj përgjegjësi para shqiptarëve si përçarës i kombit! Shqiptarët nuk ta falin! Streha e fundit e krimit, streha e fundit e maskarallëkut është patriotizmi i rremë por po kështu paska edhe një strehë tjetër kur i fryn përçarjes kombëtare sepse nuk ke kurajon të ballafaqohesh me qyetarët e bashkuar shqiptarë që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme pëmes largimit të kësaj qeverie, sepse kjo është fytyra e vërtetë e qeverisjes së Edi Ramës”.

Një referim e bëri për tendën përballë të ashtuquajtur të Vettingut.

“Shikojini këto fytyra dhe përgjigjuni, mendoni se Edi Ramës i dhemb barku për drejtësinë e vërtetë dhe qytetarët që pësojnë padrejtësi apo ka merakun e këtyre me të cilët erdhi në pushtet dhe mban sot pushtetin. A mund të ketë reformë të vërtetë në drejtësi për sa kohë kjo qeveri është në pushtet? Zgjedhjet dhe reforma në drejtësi, demokracia dhe drejtësia janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra tjetrën, vettingu dhe drejtësia e pa kapur do të çlirohen vetëm me largimin e Edi Ramës dhe me një qeveri teknike që do ti hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe po kështu drejtësisë së pakapur”.

Për kryedemokratin Lulzim Basha, mbështetja e ndërkombëtarëve për kauzën e zhgjedhjeve të lira e të ndershme ska qënë kurrë më e fortë se sot.

E pikërisht në mbështetje të protestës dhe për ti thënë shqiptarëve se ata meritojnë më shumë se kaq, erdhi nga Shtetet e Bashkuara edhe sekretari i përgjithshëm i rinisë Republikane të presidentit Donald Trump, Jason Emert.

“Në Shtetet e Bashkuara ashtu si çdo vend demokratik ne bazohemi mbi ligje dhe të drejtën dhe lirinë e votës. Ju keni 13 ditë këtu. Mund tju duhen edhe 300 të tjera por nuk ka betejë më të bukur sesa ti gjuani këta me shkelm dhe të promovoni zgjedhje të lira e të ndershme”.

 

Read More
02 Mar
0

Kreu i Rinisë Republikane të Presidentit Trump në Sheshin e Lirisë: Duhet të qendroni me këtë lëvizje derisa ti shporrni këta të inkriminuar dhe hajdutë dhe të zgjidhni një qeveri të lirë dhe demokratike

Sekretari i Përgjithshëm i Rinisë së Partisë Republikane në SHBA, Jason Emert erdhi sonte në cadrën e lirisë, ku shpalli mbështetjen për kërkesat e opozitës, dhe për Lulzim Basha, duke u shprehur se ai do të jetë kryeministri i vendit.

“Ju faleminderit. Jam shumë i lumtur të jem këtu me ju. Eshtë vertet një nder qër jam këtu me ju duke parë se si gjerat ecin në këtë protestë. E di që kjo është një Levizje. Kam shumë miq në Shqipëri dhe pasi i kontaktova u thashë që do te vij e te jap mbështetje. Jam i lumtur që solla me vete edhe mot të mirë.

Siç e dini, ne Ëashington ka patur ndryshim: Partia Republikane, Presidenti Trump, dhe jam i gëzuar për ta thënë këtë; Ne premtuam për ta bërë Amerikën madheshtore sërish dhe do të mbështesim miqtë tanë kudo në botë që duan të bëjnë vendin e tyre madheshtor.

Dua t’u them që ju nuk i meritoni këta, të inkriminuarit. Asnjë vend nuk dëshiron dhe meriton të drejtohet nga krimi i organizuar apo nga bandite.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në çdo vend demokratik ne mbështesim shtetin ligjor, ne mbështesim zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ne mbështesim të drejtën tuaj për të zgjedhur.

A do ti siguroni këto standarde nga këta?! (të inkriminuarit). Kush do ua sigurojë këto standarte?! Nuk jam këtu vetëm për të mbështetur Lëvizjen tuaj për zgjedhje të lira dhe të ndershme por jam këtu edhe për të siguruar që z.Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë.

Por nuk do t’u gënjej, kjo nuk do të jetë e thjeshtë. Sot jemi në natën e 13-të dhe mbase mund të duhen edhe 300 të tjera por duhet të qendroni me këtë Levizje, sepse nuk do të ketë kënaqësi më të madhe se sa ti shporrni këta të inkriminuar dhe banditë dhe të zgjidhni një qeveri të lirë dhe demokratike.

Nga një qasje ndërkombëtare, nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm një qeveri teknike. Sepse çdokush në këtë sallë dhe kudo në Shqipëri e di se sa e rëndësishme është që të mos grabitet vota e tij.

Prandaj vazhdoni këtë punë të mirë. Vazhdoni të bëni presion. Duhet ta dini që komuniteti ndërkombëtar është me ju! Ju keni miq kudo anembanë botës por edhe një mik të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kërkon të shohë një Shqipëri të begatë, të suksesshme, një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Faleminderit që më pritet këtu”, u shpreh Emert.

 

Read More